Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/08

Nga Flori Bruqi : Kosova beson në pafajësinë tënde Gjeneral Ramush Haradinaj !




Nën moton “Drejtësi për Haradinaj” përfaqësues të forumeve politike rinore dhe organizatave rinore të shoqërisë civile u mblodhën para selisë së Ambasadës se Francës në Tiranë për të protestuar në mënyrë paqësore në mbështetje dhe për lirimin e Ramush Haradinajt, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK).
Të rinjtë në fjalën e tyre i bënë thirrje autoriteteve franceze të mundësojnë lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të Kosovës dhe rikthimin e tij në Kosovë.

“Ne sot kërkojmë drejtësi dhe kemi besim se Franca do i thotë ‘JO’ Serbisë. Ne të gjithë bashkë kërkojmë lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj dhe rikthimin e tij në Kosovë”, u shprehën të rinjtë.
“Ne besojmë, u shprehen të rinjtë se mbajtja e z. Haradinaj në paraburgim në Francë, për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 është e papranueshme dhe një fyerje për çdo shqiptar”.

“Ne besojmë po ashtu se është detyrimi ynë që të reagojmë ndaj kësaj padrejtësie që nuk prek një individ, por çdo shqiptar, në Kosovë, Shqipëri, në diasporë. Prandaj ju ftojmë të na bashkoheni edhe ju për të ngritur zërin deri në lirimin e Ramush Haradinaj”, apeluan të rinjtë pjesëmarrës në protestë.


Avokati i liderit të AAK-së, ka thënë se është shumë i brengosur për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.


Guy-Smith: Haradinaj u ndalua në Francë, për akuzat që u shpall i pafajshëm në Hagë

“Jam shumë i shqetësuar dhe i brengosur, për arsye se mendoj që ka ndikim të drejtpërdrejtë në çështjet fundamentale të sundimit të ligjit”, tha Gregor Guy-Smith,

Guy-Smith, që ka përfaqësuar Haradinaj në Tribunalin e Hagës, në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se klienti i tij është shpallur i pafajshëm pikërisht për këto akuza, të cilat i përfshin edhe fletarresti i Serbisë.

“Rasti kundër Haradinajt është gjykuar në Tribunalin e Hagës dy herë tashmë, dhe gjatë atyre gjykimeve ai është shpallur i pafajshëm në 37-të aktakuza. Edhe në rigjykim ai është shpallur i pafajshëm. Fletarresti i vitit 2004 përfshin të njëjtat akuza në të cilat ai është shpallur i pafajshëm”, tha ai.



Avokati nga Serbia: Ekstradimi i Ramush  Haradinajt kërkohet me prova të reja


Serbia kërkon ekstradimin e Ramush Haradinajt për veprat e reja që nuk kanë qenë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës, thotë për agjencinë Tanjug, avokati Toma Fila.


“Prokuroria e Hagës e ka akuzuar Haradinajn në mënyrë që ai të lirohet. Prokuroria ka mjetet që aktakuzën, nëse do që ta shkruajë ashtu që të refuzohet, hidhet ose i nënshtrohet statutit të kufizimeve”, ka thënë tha Fila për Tanjug.

Kjo deklaratë e avokatit serb erdhi pas vlerësimeve të ekspertëve të drejtësisë se Haradinaj mund të ekstradohet në Serbi vetëm nëse krimet për të cilat e ngarkon Serbia dallojnë nga ato që për të cilat është gjykuar në Hagë.



Sipas Kurir, ministria serbe e Drejtësisë e ka dërguar kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt.

Mësohet se vendimi është përkthyer në gjuhën frënge dhe i është dorëzuar gjykatës së Colmarit.
Bashkë me kërkesën për ekstradim Serbia ka dërguar edhe dokumentacionin në gjuhën franceze, në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendose nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Me këtë vendim pritet përshpejtimi i procedurës në rastin Haradinaj, ndërkohë që ai ndodhet në paraburgim, pasi gjykata kërkoi fakte shtesë nga Serbia.



Arsyet që fajësojnë Kosovën për  Ramush Haradinajn,sipas publicistit kosovar Veton Surroi:

1. Kërkesa e Republikës së Serbisë për ekstradimin e qytetarit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj në Serbi është , nga këndi i pastër juridik, përpjekjepër rrëmbim të një qytetari të Kosovës me mjete juridike.

2. Kërkesa e Republikës së Serbisë për ekstradimin e një qytetari të Republikës së Kosovës për krime të supozuara në Kosovë është, po ashtu ,veprim suspendues i autoritetit gjyqësor të Republikës së Kosovës.

3. Në që të dyja rastet, kemi të bëjmë me agresion ndaj të drejtave të qytetarëve të Kosovës, gjegjësisht rendit Kushtetues të vendit.

Autoritetet e Prishtinës dhe opinioni publik më kot ankohen për veprimet e të tjerëve, adresa është në Prishtinë. Të drejtat e qytetarëve të Kosovës nuk po mbrohen sepse ish kryeministri e tash presidenti Thaçi nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit, me të cilën Serbisë iu hap dera për në anëtarësim në BE. Në atë marrëveshje dhe marrëveshjet e tjera të dala nga ajo nuk ekziston njohja e sovranitetit të Kosovës; në to Kosova dhe Serbia ndajnë sovranitet në Kosovë. Rrjedhimisht, lejen Beogradit për kërkim ekstradim të Ramush Haradinajt , me veprimet e veta ia kanë dhënë Hashim Thaçi dhe vartësit e tij në negociatat e Brukselit.

4. Autoritetet e Kosovës nuk janë zgjedhur për të vajtuar. Janë aty për të mbrojtur interesat e vendit. Duke mos e bërë, qartazi e bëjnë veten të tepërt.


Kosova beson në pafajësinë tënde Gjenral Ramush Haradinaj !






Image result for Kosovo Ex-PM Haradinaj Criticises France for Arrest

Në Colmar të Francës nesër vendoset nëse Ramush Haradinaj do të ekstradohet në Serbi apo do të lirohet përfundimisht nga fletëarrestet e Beogradit.


Image result for Kosovo Ex-PM Haradinaj Criticises France for Arrest

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pret lirimin e tij nga gjykata franceze në Colmar, ku po mbahet që nga data 4 janar kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, nën akuzat për krime lufte.

Image result for Kosovo Ex-PM Haradinaj Criticises France for Arrest

Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij dhe nxjerrjen para gjykatave serbe, ndërsa Haradinaj thotë se në aktakuzën e Serbisë, me të cilën kërohen estradimi, “nuk ka asgjë të re me të cilën nuk është përballur edhe në Hagë”, ku dy herë është shpallur i i lirë ndaj akuzave për krime lufte.


Image result for Kosovo Ex-PM Haradinaj Criticises France for Arrest


Arianit Akil Koci i bindur se Haradinaj do të lirohet


Seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradim, do të fillojë në orën 14.00 në Colmar. Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci pohon se “kërkesa e Serbisë për ekstradim është e pabazuar”, e madje edhe “keqpërdorim i rëndë i të drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë”. Avokati Koci pohon se kërkesa e Serbisë për ekstratikm “është politike”.



Këto pohime i dëshmon me deklaratat e politikanëve në Serbi: Kryeministrit, ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Jashtëm.



“Mos të harrojmë se Aleksandar Vuçiq ka qenë Ministër për Informacion në kohën e Millosheviqit dhe Ivica Daçiq ka qenë zëdhënës i partisë SPS”, pohon Koci.



Sipas palës mbrojtëse, “pushtetarët e Serbisë nuk do t’ia falin kurrë Haradinajt, anagazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftimin e politikës gjenocidale të pushtetit të Millosheviqit”. Avokati Koci është i bindur se Haradinaj do të lirohet nesër në Colmar nga të gjitha akuzat.



Politikanët serbë bëjnë presion


Së fundi jo vetëm organet juridike dhe krerët e shtetit por edhe disa deputetë serbë kanë kërkuar ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Shefi i deputetëve të partisë SNS (partia e presidentit Nikoliq dhe kryeministrit Vuçiq), Aleksandar Martinoviq ka deklaruar në një takim me dy deputetë francezë, se “Serbia pret ekstradimin e Haradinajt në Serbi”.


 Martinoviq pohon se “të gjithë popujt në rajon kanë qenë viktimë e luftërave të kaluara, por populli serb në Kosovë e Metohi ka qenë një prej viktimave më të mëdha. Ndaj presim nga drejtësia franceze që Haradinajn ta ekstradojë në Serbi.”

Ekstradimi vetëm nëse ka akuza të reja


Christian Tomuschat

Eksperti gjerman Christian Tomuschat ka deklaruar për Deutsche Wellen pak ditë pas ndalimit të Haradinajt në aeroportin e Baselit dhe dërgimit të tij në Colmar, se Haradinaj mund të ekstradohet dhe gjykohet vetëm nëse ka ndonjë akuzë për krime që nuk janë trajtuar në Tribunalin e Hatgës. Ekstradimin në Serbi nuk e besojnë as shumë analistë serbë. Në deklaratat e tyre për DW ata thonë se më parë është i mundur ekstradimi i tij në Gjykatën Speciale në Hagë se sa në Serbi. Ndërsa Haradinaj mendon se kjo nuk do të trajtohet fare si mundësi. “Më Gjykatë speciale se Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi, i themeluar nga OKB, nuk ka. Dhe atje unë jam shpallur dy herë i lirë”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë me DW, të zhvilluar ditë më parë.

Geoffrey Nice
Ish-prokurori Hagës për REL: Ndalimi i Haradinaj politik, Serbia me akuza të reja


Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, i tha Radios Evropa e Lirë se rasti Haradinaj “është më shumë politik” dhe vetëm përmes një “presioni ndërkombëtar mund të lirohet” që , siç tha, “të mos ndikohet paqja që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Geoffrey Nice, ish-prokuror në rastin Milosheviq, tha se është i bindur se Serbia, në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt, do të paraqesë “akuza thelbësisht të tjera nga ato me të cilat është përballur Haradinaj në Hagë” duke ia “vështirësuar kundërshtimin e tij që të përballet me një gjykim të ri”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit, ne territorin francez nga policia vendase, ndërkohë që një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.

Nice tha se pret që Haradinaj të lirohet shpejt “marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe njëkohësisht edhe objektivat që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i arrijë”.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Nice, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar në Francë mbi bazën e një urdhër-arresti të Serbisë. Zoti Haradinaj është liruar nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për akuzat për krime lufte. A janë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi obligative për të gjitha shtetet?

Geoffrey Nice: Jo domosdo. Por, shumica e shteteve, mendoj unë, nëse gjejnë se dikush ka qenë i gjykuar në mënyrë të drejtë dhe është i liruar nga akuzat e njëjta, me të cilat mund të përballet në një shtet të caktuar, do ta marrin parasysh atë lirim. Problemi këtu dhe pothuaj gjasat më të mëdha këtu janë se akuzat që Serbia do t’i paraqesë kundër Haradinajt, do të jenë të ndryshme nga ato, me të cilat ai është përballur në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY). Ato mund të paraqiten ose të argumentohet se janë një lloj shtese, por jam shumë i sigurt se Serbia do të provojë që të paraqesë gjëra të tjera ose thelbësisht gjëra të tjera nga ato, me të cilat është përballur ai në Hagë. Nëse kështu ndodh, atëherë do të jetë shumë më e vështirë për Haradinajn që të thotë se nuk mund të gjykohet në Serbi. Pavarësisht nga të gjithë këta faktorë, unë s’kam dyshim se Kosova do të bëjë presion mbi Francën që ta lirojë atë ose mbrojtja e Haradinajt do të kundërshtojë ekstradimin nëse Franca nis një proces zyrtar të ekstradimit.

Radio Evropa e Lirë: Por, në çfarë rrethanash një gjykatë nacionale mund të rihapë akuzat ndaj zotit Haradinaj, që është liruar nga Gjykata e Hagës?

Geoffrey Nice: Nuk flitet për hapjen e rastit. Do të jetë, mendoj unë, një përgjigje ndaj kërkesës së Serbisë për ekstradim. Mund ta kem gabim, por unë kështu e kuptoj. Prandaj, nëse shikoni akuzat dhe nëse ato janë të njëjtat me ato që kanë çuar në lirim, unë mendoj se për ligjin francez kjo do të jetë një pengesë që ai të ekstradohet në Serbi. Ka mbase edhe shumë arsye të tjera se pse një proces i ekstradimit, bazuar në ligj, mund të bllokohet nga Haradinaj dhe mbase edhe vetë Kosova në emër të tij. Jam i sigurt se ka shumë hapa për të kaluar, por unë supozoj dhe nuk mund të jem shumë i sigurt përtej kësaj, se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion të madh mbi Francën, në njërën ose mënyrën tjetër, që t’ia mundësojë Haradinajt të lirohet. Nëse ai nuk lirohet dhe nëse ai vazhdon të mbahet në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit në Serbi dhe mbase edhe më keq, nëse ai ekstradohet në Serbi për t’u përballur me gjykim atje, efekti në çfarëdo paqeje që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të ndikohet rrënjësisht. Dhe, këtë e di secili.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju thoni se kjo është tani çështje politike?

Geoffrey Nice: Do ta cilësoja si të tillë. Shumë raste të ekstradimit kanë kënde politike në vetvete. Dhe, megjithëse, shtetet duhet të provojnë që të zbatojnë sundimin e ligjit në mënyrë publike, mund të ndjeni prapavijat politike. Dhe, gjithashtu, mund të gjeni edhe shembuj ndonjëherë kur disa shtete duan të dëshmojnë anën e tyre sovrane duke kthyer dikë prapa, p.sh në Kosovë, dhe kështu ka mundur të ndodhë në këtë rast. Prandaj, është e formësuar të jetë shumë e politizuar. Unë personalisht, në këtë moment, pa i parë akuzat që Serbia do t’i paraqesë kundër tij (mund të jenë akuzat për vitet ‘90), do të isha shumë i befasuar nëse Haradinaj nuk lirohet nga Franca shumë shpejt.

Radio Evropa e Lirë: Por, çfarë mund të bëjnë autoritetet e Kosovë në këtë rast, marrë parasysh se Kosova nuk është pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë dhe marrë parasysh se ky është urdhër-arrest i lëshuar nga Serbia përmes Interpolit?

Geoffrey Nice: Mendoj se atë që kanë bërë deri tani është të provojnë ta bindin Francën se Serbia nuk ka më juridiksion mbi ngjarjet që ndodhin në Kosovë dhe kurrë nuk ka pasur dhe do të provojnë të thonë se Serbia nuk ka pasur juridiksion mbi ngjarjet që kanë ndodhur në vitet e ‘90. Unë dyshoj nëse ky argument do të jetë posaçërisht i suksesshëm. Do të isha, gjithashtu, shumë i befasuar nëse Kosova do të vepronte e vetme kur bëhet fjalë për zbatimin e presionit politik. Ka shumë më shumë interesa të evropianëve dhe SHBA-së për të mbajtur tensionet në nivel të ulët. Në kohën kur ka çështje që rrisin tensionet në Bosnjë dhe kur e gjithë pozita e anëtarësimit të Kosovës në OKB është në pritje, mendoj, megjithëse mund të jem në gabim, që këto forca ndërkombëtare do të veprojnë që ta zgjidhin këtë rast sa më shpejt të jetë e mundur, pa rrezikuar që ish-kryeministri i Kosovës të përballet me një gjykim serb, kësaj radhe në territorin e armikut.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju prisni që zoti Haradinaj të lirohet shpejt?

Geoffrey Nice: Është një lloj supozimi, por ky do të jetë parashikimi im. Ka gjithnjë një mundësi të zgjatjes së arrestit shtëpiak, sikur edhe në një rast të një boshnjaku, Ejup Ganiq, si një subjekt i një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia me kërkesë të ekstradimit kur ishte në Londër. Procedurat zgjatën, por ai u lirua dhe urdhër-arresti nuk u zbatua dhe ai nuk u dorëzua në Serbi. Supozoj se krejt kjo mund të përsëritet këtu; një proces i zgjatur sipas ligjit francez. Por, supozimi im është se, marrë parasysh të gjitha rreziqet e tjera dhe të gjitha objektivat e tjera që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i arrijë, pres që të gjenden rrugë që ai të lirohet shpejt.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, më lejoni t’ju pyes; cila është mënyra që të hiqen urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës?

Geoffrey Nice: Ky është një problem i madh dhe unë nuk e di përgjigjen. Natyrisht nuk e dimë se sa urdhër-arreste, përveç këtij, janë ende. Në mungesë të një modeli të përgjithshëm të vendeve të tjera që provojnë të zbatojnë urdhër-arrestet e hapura që përmbajnë krime të dyshuara të individëve në konfliktet e viteve 1990, unë do të thosha se duhet sërish një presion ndërkombëtar mbi Serbinë, e cila synon anëtarësimin në Evropë për dallim nga disa të tjera që duan të dalin nga Evropa, duhet të bëhet presion mbi të që të heqë dorë nga praktika për të arrestuar secilin.

‘The Times’ shkruan për suksesin e Era Istrefit , Rita Orës dhe Dua Lipa



‘The Times and Sunday Times’ kanë bërë një shkrim dhe storie për këngëtaret shqiptare që famën e kanë shtrirë edhe jashtë kufinjëve shqiptarë.

Në këtë storie të publikuar në faqen e tyre në Facebook, përshkruhet shteti i Kosovës për nga madhësia dhe popullsia, e më pas tregohet që ndonëse shtet i vogël, nga aty kanë dal emra të mëdhenj të muzikës pop.E para, më famën më të madhe është Rita Ora. Pas saj vjen Dua Lipa kurse për fund si ëmbëlsirë mbet Era Istrefi dhe hiti i saj ‘BonBon’.

https://web.facebook.com/timesandsundaytimes/videos/1543855675643709/

How Kosovo is producing the best female pop stars.

-0:47


Pëllumb Kulla : Sa mirë bëre që vdiqe, o Dritëro!


Të qoftë i lehtë dheu që të hodhën përsipër, o njeri, por më e lehtë të qoftë balta, e paktë vërtet, por rëndesa e saj është mizore.

Po ti bëre mirë që vdiqe dhe na jep rast neve, që të deshëm, të duam dhe të nderojmë, që të merremi me të, sepse dheut nuk kemi se ç’i bëjmë.

Sa mirë, që ta zgjidhim këtë nyjë, po mundëm!

Vdekja jote, o Dritëro, na jep përparësi të themi ato që në të gjallë tënd nuk i thamë dot, ngaqë ti i dole zot vetë kaq e kaq herë. Ne jemi edhe më të zemëruar se ty, sepse ti ishe i vdekur. Dhe të vdekurit nuk zemërohen, paçka se ato që t’u thanë në vdekje janë qjndra herë më revoltuese, më shpifëse, më të padrejta dhe më të ndyra. Më të shumtët nga ata që të shanë ishin të paemra, ca edhe me gjysmëemra, por që të gjithë njësoj demagogë, njësoj sokëllitës, njësoj uluritës, njësoj mallkimtarë të diktaturës.

Çfarë thanë për ty, mund të t’i kishin thënë edhe sa ishe gjallë, edhe bile teksa lëngoje në shtrat. Do të të kishin gjallëruar. Do të të kishin ngritur në këmbë, më mirë se çdo doktor e çdo medikament! Aq revoltuese ishin.

Por pritën sa të vdisje.

Zhburrat mezi i presin vdekjet se ndihen më komodë pa atë njeriun që shajnë. Vdekjet u vijnë për mbarë shkarashkruesve që këndojnë trimëritë e veta, që mbushin

memuarët si ua do qejfi, që shtrembërojnë dhe pikturojnë ca realitete, që të vdekurit nuk ua kundërshtojnë dot.

Ti nuk i kundërshton dot teksa janë duke të thënë që ishe një nga pinjollët më të rëndësishëm të diktaturës! Ti, o Dritëro, paske qenë Luciferri i botës së artit. Ti, thonë ata, ishe koburja vrastare me të cilën Enveri vriste shkrimtarët dhe artistët, se ty diktatura të merrte pëlqimin, – dhe ti e jepje! – për çdo burgim dhe pushkatim! Ti këto mund të mos i kesh ditur as vetë, bile këta që të vërsulen të egërsuar, as t’I faktojnë dhe as t’i dokumentojnë këto. E nuk ndjejnë nevojën për fakte e dokumenta! Phë! Ata duan që ti të kesh qenë ashtu, e ti nuk thua dot jo, se nuk gjen në historinë e njerëzimit asnjë të vdekur që të thotë jo, pasi ka dhënë shpirt.

Ca bëjnë bè, – dhe nuk kanë pikën e turpit, – se ti veç gjysmën e kohës rrije në Lidhjen e Shkrimtarëve, se gjysmën tjetër e harxhoje në Ministrinë e Brendshme, duke firmosur urdhëra arrestesh e varjesh në litar!

Të hartojnë me zell lista mëkatesh me emra shkrimtarësh dhe artistësh që ti duhej t’u kishe dalë zot, sepse ishe çoban i tyre dhe të deshin të kishe protestuar, se ata po dënoheshin për faje që ndëshkonte diktatura, por ti duhej të betoheshe se kjo nuk ishte e vërtetë.

Dhe këta që të fajësojnë, o i dashur Dritëro, janë bashkëkohësit e tu. Nuk janë çunakë të rritur tani kur shahen ndyrazi pa ferrë në këmbë, pushtetarë të gjallë e të vdekur.

Fajësuesit e tu janë demagogë të paskrupull, që nuk të shajnë ty se, ta zemë, i paske lënë në baltë, kur ata kishin dalë të protestonin se po varej poeti Avzi Nelaj, po burgosej Minush Jeroja, apo syrgjynosej Spahivogli e prisnin t’u dilje në krye ti, me grushtat e tua përpjetë. Nuk ka rëndësi që ata nuk dolën për protesta hiç dhe as u pat vajtur në mend ajo gjë. Ta kërkojnë ty atë heroizëm!

Në atë kohë viheshin përpara skuadrës së ekzekutimit, ministra, komandantë repartesh partizane dhe partizanë të thjeshtë, por asnjeri nuk i kërkon asnjeriu që t’i kishte shpëtuar ata. Ty të kërkohet të kishe shpëtuar shkrimtarët! Unë, me stilin e kërkesës së Artur Zhejit, do t’i kërkoja Themie Thomajt, Ministres së Bujqësisë, të kishte shpëtuar nga burgu tërë bujqit dhe blegtorët! Por ata e fisnikërojnë kërkesën ndaj teje dhe bile, të duan të kishe shpëtuar eshtrat e Fishtës që u flakën në Bunë, të mbroje poetët që ty të bënin hije dhe ata që nuk ta rrezikonin famën hiç!

Ty, o i ëmbli poet, të kërkojmë tani që vdiqe, të kishe vdekur nja 50 vjet më parë në sheshin Skënderbej, duke I vënë flakën vetes, si Jan Palaku çek, në mbrojtje të shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë!

***

Por kjo nuk është veçse një zhurmë e poshtër, demagogjike, reaksjonare dhe antikombëtare. Këta shkurtabiqër që nuk bëjnë dot hije mbi dhè, e kanë dashur Shqipërinë e asaj kohe një shkretëtirë me thatësirë të zgjatur, me diell të ashpër, pa hije dhe pa oaze. Këta kërkojnë ca hije për staturën e tyre të shëmtuar duke u çjerrë tani se e deshën Shqipërinë e atëherëshme pa një Ismail dhe pa një Dritëro. Për nevojat e tyre dijallëzore ata ulurijnë të pakënaqur që vendi i tyre kishte vjersha dhe këngë! Meqë ishte diktaturë deshën që njerëzit të mos qeshnin, të mos mrekulloheshin nga pikturat, të mos përloteshin nga këngët e trimërisë! Nuk deshën këmbë aktori nga ata që të linin me gojë hapur, këngëtarë që i kthenin në skenë dy dhe tri herë. Këta i deshën mësuesit të mos u tregonin nxënësve bukuritë e gjuhës shqipe, deshën arsimtarë që të kundërshtonin programet e të mos i vinin shkollarët e vegjël të bënin hartime për luftën, të mos recitonin vjersha për qingjat, për malet me borë, për Partinë dhe për Enverin.

Këta maskarenj e dijnë fare mirë se po kërkojnë të pamundurën!

E kërkojnë tani dhe nuk guxuan ta kërkonin atëherë, jo më në Zërin e Rinisë, por as në një kafenè.

Këta të kujtojnë ata gazetarët amerikanë që Ilia Ehrenburgut, shkrimtarit, që vinte nga vendi i sovjetëve, pasi Stalini në një fushatë të egër pat vrarë dhe shfarosur mijëra e mijëra shkrimtarë dhe gjeneralë, kur shkeli në aeroportin e Nju Jorkut e pyetën: “Po ty zotëri që na zbret nga Moska, a nuk të vjen turp që ke mbetur gjallë?!” Poetët tanë të shquar kanë shkruar ca poema që edhe unë nuk do të desha t’i kishin shkruar, por ata nuk mund të bënin pa to. Në historinë e Europës së qytetëruar nuk pat shpëtuar dot nga këto haraçe as Gëtja, as Betoveni, as Pushkini dhe as Molieri. Shkrimtari gjerman Bertolt Breht ka shkruar një esse të tërë për “dredhitë që duheshin për të thënë të vërtetën” Këtyre poetëve tanë brilantë, udhëheqësi dhe partia e tij ua deshën vargjet si oksigjenin. Por vargjet e tyre nuk ndryshuan asnjë mendje dhe nuk shndërruan asnjë urrejtje në dashuri. Dredhia e këtyre dy mjeshtërve në dhënien e haraçit, bëri që ata të kapnin lartësira dhe mundësira të nxirrnin vepra që mbeten në visaret e kombit, ua bëri voli që të ushqenin shpresën popullit, lartësuan gjuhën e bukur shqipe, dhanë me bollëk nënkuptime, lëvruan alegoritë e “Kalit dhe Gomarit” dhe të kinezërive shqiptare të importuara tek “Koncerti” Këta autorë madhorë u bënë pararendësit e demokratizimit të shoqërisë së asfiksuar shqiptare.

Korpusi i artë i veprave që bënë, do të ndrisë në shekuj dhe pastaj, në shekuj, asnjeri nuk do t’u shtrojë më kurrë kërkesa të marra dhe idiote për ato që nuk bënë dot.

Vende të tjerë në botë kanë patur shkrimtarë që i kanë bërë ballë më me trimëri diktaturave. Atyre vendeve këta tanët, ua kishin zili jo shkrimtarët, por diktaturat.

***

Në këto ditë zije dhe unë pata publikuar ca kujtime dhe me keqardhje përballa me durim ca sulme të paemrash që ndynin veprën dhe emrin e Agollit. Bile, pa pritur të vdisja, nuk mënuan të më sulmonin dhe mua, një krijues modest, që nuk pata shkruar as “Nënën Shqipëri” dhe as “Përse mendoheshin malet.” Me fraza parafabrikate më fusnin, me të drejtë, në kategorinë e shkrimtarëve të “realizmit socialist”, por nuk më nxinin dot me asgjë. I vetmi mëkat ishte kategoria, ajo që më përkiste, meqë kam botuar vëllime, drama, komedi e kam angazhuar aktorë në qindra komedijëza skenike dhe televizive. Dhe unë duhet të skuqem për to?! A nuk duhet të më thuhet një fjalë e mirë dhe të falenderohem për tërë gazin dhe buzëqeshjet, që kam shkaktuar, unë “shkrimtari i socrealizmit?!” E nëse pranoni dhe ju se nuk paskam asnjë mëkat “komunist”, qënka faj të të kenë sjellë hyjnitë të jetosh në kohëra diktatoriale?! Mirë, atëherë:

Ti, o kritizeri im i pafytyrë dhe ju, o sharamanë pa gravitet tokësor, që kërkoni heroizmat e shkrimtarëve të “realizmit socialist”, nuk ju vjen turp që nuk kryet ju vetë një akt heroik?! Akti heroik nuk ka nevojë as për emra, që ju s’I kishit, as për stilograf, as për penel dhe as për piano e violina. Do t’ju kërkoj pra, atë që i kërkoni Dritëroit dhe Ehrenburgut:

Nuk ju vjen turp që keni jetuar në diktaturë?! Dhe as që keni mbetur gjallë nuk ju vjen turp?!

Nga: David L. Phillips : Ndikimi i “America First” në marrëdhëniet mes Amerikës dhe Kosovës



Në botën “America First” të presidentit Donald Trump, nuk duhet të pyet Kosova vetëm atë se çfarë mund të bëjë SHBA për të, por edhe të konsiderojë çfarë Kosova mund të bëjë për SHBA.

Ka shumë çështje që kjo mund të arrihet. Shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë, ndërsa shqiptarët nuk kanë mik më të madh sesa SHBA.

Mbështetja amerikane për Kosovën, si shtet me dy milion banorë në Ballkanin perëndimor, çdoherë ka qenë bipartizane. Me shpërbërjen e Jugosllavisë, shqiptarët e Kosovës deklaruan pavarësinë në 1992. Administrata amerikane në mënyrë të suksesshme mbështeti demokracinë dhe të drejtat humane në Kosovë, përfshirë këtu edhe vetëvendosjen.

Agresioni serb rezultoi me vdekjen e mbi 10.000 shqiptarëve të Kosovës dhe zhvendosjen e rreth një milionëve. Presidenti Bill Clinton vendosi për bombardimin e forcave serbe dhe ruajti shqiptarët nga gjenocidi i 1999. Presidenti George W. Bush koordinoi deklaratën e pavarësisë në 2008, ku sot 113 shtete kanë njohur integritetin dhe sovranitetin e saj.

Momentalisht Kosova nuk është vend i qëndrueshëm. 20 përqind e territorit të saj, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës dhe lumit Ibër, është nën kontroll të Serbisë. Serbia ndërtoi një mur ndarës në Mitrovicë për të aneksuar atë me “modelin Krimea”.

Kosova gjithmonë ka përkrahur marrëdhënie speciale me SHBA. Pas zgjedhjes së Trump dhe tentimit për të lëshuar pe nga Rusia (mbështetësit serb) dhe kërkesa për t’u marrë vetëm me probleme të brendshme, vendos Kosovën në pozitë të palakmueshme.

Vojislav Sheshel, lideri i Partisë Radikale serbe, u bëri thirrje serbo-amerikanëve për të votuar Trumpin. Ai i ftoi ata për të votuar për të “ardhmen e Serbisë”. Serbët ju gëzuan fitores së Trump për shkak të qëndrimit pro-rus. Ditë pas fitores së tij në Mitrovicë u vendosën shumë postera me fotografinë e Trump ku proklamonte: “Serbët qëndrojnë pas Trump të gjithë sëbashku.”

Kosova nuk është e qetë dhe kjo mund të konstatohet pas udhëtimit të trenit provokativ serb në Kosovë, që u ndal më pas nga njësia speciale ROSU. Pas saj reagoi presidenti serb Tomislav Nikolic duke kërcënuar me dërgimin e ushtrisë serbe për të mbrojtur minoritetin serb.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis, ofroi garanci për Kosovën duke theksuar: “Kosova është një shembull suksesi se çfarë ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, përkushtohet, angazhohet për mbrojtjen e vlerave dhe interesave të tij.” Ai mbështeti dhe krijimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas Mattis në Kosovë janë të stacionuar 4600 trupa të NATO prej tyre 650 ushtarë amerikanë të “Camp Bondsteel” në Kosovën lindore.

Ndërkohë që kujtimet e gjeneral Mattis janë të mirëseardhura, durimi i Trump nuk është pa limite.

Elita politike e Kosovës është e njohur për korrupcionin. Disa shqiptarë të Kosovës nuk largohen nga detyrat zyrtare vetëm për t’u ruajtur nga ecuritë penale.

Ekonomia e Kosovës është e rëndë, papunësia arrin deri në 45 përqind, ndërsa te të rinjtë kjo është shumë më e madhe. Me ekonomi të pazhvilluar vendi është i pafuqishëm për të luftuar radikalizmin. Me 90 përqind muslimanë shumë shqiptarë të Kosovës janë zhvendosur në luftime përkrah ISIS në Siri dhe Irak.

Administrata Trump nuk do shkojë larg për të ridefinuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA. Duam apo nuk duam, “America First” është kredoja momentale për definimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.

Kosova mund të demonstrojë vlerat e saj si partner i fuqishëm kundër dhunës së ekstremizmit dhe të luftojë terrorizmin. Kosova ka qenë bastion i i tolerancës dhe modernizmit fetar. Mund të jetë model pozitiv për vendet e Europës juglindore.

Në nëntor 2016, policia anti-terror arrestoi 19 persona që kishin përgatitur sulme gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit. Në parim, celula e tyre ishte përgatitur për sulme në Shqipëri, Kosovë dhe gjetkë në Ballkan. Agjencia e Intelegjencës së Kosovës duhet të thellojë bashkëpunimin me zyrtarët amerikanë në fushën kundër-terrorizmit.

Gjykata e Kosovës ka linjë të ashpër për ish ushtarët shqiptarë që kanë marrë pjesë në luftimet jashtë shtetit, duke i dënuar mbi 15 vjet burg me procese gjyqësore të përfunduara brenda gjashtë muajsh. Pas forcës së ligjit, Kosova ka zhvilluar një fuqi për ngritjen e edukimit, zhvillimin ekonomik dhe moderimin e mesazhit nga imamët.

Më shumë mund të bëhet. Politikanët e Kosovës kundërshtojnë idenë se atje ka një problem vijues me radikalizmin. Me ndershmëri dhe vullnet politik, Kosova mund të bëhet lider në parandalimin, përforcimin dhe ri-integrimin.

Kosova kërkon anëtarësim në NATO. Në fund Garda Kombëtare e Kosovës mund te jetë një aset për trupat paqësore të NATO dhe pjesëmarrjen në operacionet stabilizuese. Në rrugën për kthimin e saj në ushtri të Kosovës, qeveria e Kosovës duhet të ofrojë partneritet për forcat e sigurisë së NATO. Krijimi i kapaciteteve mund të integrojë Kosovën në NATO dhe strukturat tjera Euro-atlantike.

Veç kësaj, Kosova ka një eksperiencë ekstensive në pastrimin dhe neutralizimin e minave tokësore. Ekspertët e Kosovës me eksperiencën e tyre mund të japin kontributin e tyre duke punuar në kuadër të OKB për çmontimin e minave në vende të ndryshme të botës.

Kosova ishte një projekt i komunitetit ndërkombëtar për dekada. Për ta ruajtur këtë, Kosova duhet të demonstrojë vlerat e saj përpara administratës Trump. Operacioni më i madh është siguria, që mund të shërbejë për agjendën Trump të “America First” . Do ishte edhe një avancim i interesave të Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi: Shqipëria s’mund ta mbrojë sovranitetin e Kosovës


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ditën e martë ishte pjesë e një forum diskutimi në Shqipëri, të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës.

“Kosova shtet vetëm sa e ka fuqizuar kombin shqiptar”, tha numri dy i qeverisë së Kosovës, duke theksuar se për të ruajtur sovranitetin e saj Kosova mund të kërkojë ndihmë nga SHBA-ja, NATO, apo BE, por jo nga Shqipëria.

Kuçi sqaroi se nuk ka asnjë interes në Kosovë që të shqiptarët të bëhen nxitës të ndonjë konflikti në rajon, përkundrazi, ata do të tentojnë që të ruajnë dhe zhvillojnë paqen me fqinjët.

Ai foli dhe për skenarët që u përfolën në media për këmbim territoresh me Serbinë dhe i cilësoi si deklarata e opinione që vijnë nga bota akademike apo intelektuale dhe që s’kanë asnjë lidhje me qëndrimin zyrtar, i cili sipas Kuçit, duhet të jetë i kujdesshëm dhe në pajtim me kufijtë me të cilët Kosova është njohur si shtet prej partnerëve ndërkombëtarë.

“Shpeshsherë flitet deri ku shteti shqiptar mund të ndihmojë shtetin e Kosovës? Unë mendoj që mund ta ndihmojë ashtu siç e ka ndihmuar deri më tani. Por janë 3-4 çështje që ne duhet ti bëjmë vetë”, ka thënë Kuçi.

“E para sovranitetin duhet ta ushtrojmë vetë, mos të kërkojmë nga Shqipëria, mbase duhet të kërkojmë nga SHBA-ja, NATO, apo BE-ja. E dyta në tërësinë territoriale duhet të kërkojmë garanci ndërkombëtare. Besoj që kjo është më e udhës, ne e kuptojmë këtë lloj mbështetje që marrim nga Shqipëria, por duhet të jemi korrekt që të themi se Shqipqria dhe Kosova duhet t’i prijnë asaj që të hyjnë sërish në luftë. Ka patur luftëra mjaftueshëm. E treta duhet që autoriteti i ligjvënies dhe vendimarrjes në Kosovë ti ketë duart më të lira. Por të gjitha këto raporte duhet të jenë të kujdesshme edhe në raport me unionin evropian. Të gjithë ne Kosova, Serbia edhe Shqipëria duam të hyjnë në unionin evropian”, është shprehur Kuçi.

“Të gjithë ne kemi një pjesë të mbetur etnike diku tjetër. Shqipëria ka shqiptarë jashtë saj, po ashtu Kosova, po ashtu dhe Serbia. Hyrja në unionin evropian është rruga e parë në bashkimin e këtyre pjesëve të mbetura etnike në një organizatë. Zbutja e ekstremizmave fetare, fenomen ky më pak i theksuar në Shqipëri, por më shumë në Kosovë”, u shpreh Kuçi ndër të tjera.

I pyetur nga studentët për qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama që këtu cilësohen si nacionaliste, Kuçi iu përgjigj se marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare nuk kanë nevojë të kalojnë në retorikë nacionaliste.

“Ne duhet ta luajmë rolin e partneritetit. Ne kemi thënë që është shteti nënë dhe ne e kemi patur pikë reference, pikë drite, duhet të dalim me logjikën si ne që kemi shqiptar në Maqedoni kudo tjetër, duhet të japim premtime për aq sa mund t’i mbajmë. Por edhe nuk duhet të kërkojmë nga Shqipëria një veprim që e dëmton Shqipërinë”, ka thënë Kuçi.

“Ne duhet të bëjmë veprime të kujdesshme. Ne duhet t’i ikim politikave të inatit. politikave nacionaliste dhe të kemi politika që kërkojnë anëtarësimin në unionin evropian. Askush më shumë në rajon nuk ka nevojë për vlera evropiane se sa kombi shqiptar. Edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Kurrë nuk do të kërkojmë prej Shqipërisë diçka që e dëmton shtetin shqiptar, por atë që ka kapacitet për të bërë. Edhe ne do të kërkojmë të njëjtën. Ne do bëjmë për Shqipërinë atë që nuk e dëmton kurrë, por të kundërtën do ta forcojmë Shqipërinë dhe kombin shqiptar”, është shprehur zëvendëskryeministri Kuçi.

Kush është Driton Gashi, shefi i ri i AKI



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Duke u bazuar në Nenin 84 (21) dhe Nenin 94 (8) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, morën vendim për emërimin e Driton Gashit, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kjo është biografia e shefit të ri të AKI-së e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ishte sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie.

Shefi i ri i AKI-së është i lindur në Prishtinë, më 30.08.1977

Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Prishtinë. Po në Prishtinë ka kryer edhe Fakultetin e Shkencave Politike.

Gashi studimet Master i kreu po në Shkenca Politike, në South East Europian University Maqedoni.

Gashi ishte zyrtar i lartë për Siguri Publike-Zyra e Kryeministrit, ndërsa ka qenë edhe në pozitën e zëvendësdrejtorit për hulumtime kualitative të opinionit publik- Qendra për Studime Politike, asistent i Shefit të Grupit Parlamentar-Kuvendi i Kosovës.

Po ashtu ka qenë konsulent i UNDP për Strategjinë anti-trafikim me qenie njerëzore;

Ai ishte drejtor i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, këshilltar i UNDP në MPB për çështje të anti-trafikimit.

Driton Gashi, së fundi ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Interpol deklarohet: Kosova nuk ka lëshuar asnjë fletë arrest për serbët e dyshuar për krime lufte



Mos njohja e shtetësisë së Kosovës nga disa vende anëtare të OKB-së, ka penguar vendin tonë që të jetë me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare të Interpol-it. Por kjo nuk e ka privuar atë, që të ketë të drejtë që të lëshoj fletë arreste në INTERPOL përmes UNMIK-ut, për personat e dyshuar apo pjesëtarët e ushtrisë e policisë serbe të cilët kanë kryer krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndonëse Serbia ka paraqitur me qindra fletë arreste ndaj kosovarëve në Interpol, që nga paslufta shteti i Kosovës nuk e ka dërguar as edhe një kërkese të vetme për ndalesë të ndonjë pjesëtari të ushtrisë serbe për krime lufte në Kosovë.



 Kjo e drejtë e paraqitjes së fletë arreste në Interpol, Kosovës iu është mundësuar përmes UNMIK-ut, si urë lidhëse deri në momentin kur pranohet me të drejta të plota në OKB. Zyra e Interpol, në një përgjigje për Indeksonline, ka thënë se nuk posedon ndonjë dokument apo kërkesë të tillë nga institucionet e Qeverisë së Kosovës.


 Sanam Dolatshahi, nga zyra e Interpol që është në kuadër të UNMIK-ut në Kosovë ka thënë se për informacione më të hollësishme në lidhje me këtë çështje duhet ti drejtohet Ministrisë së Drejtësisë, pasi që kjo zyre nuk ka ndonjë të dhënë për këtë çështje.


Në anën tjetër zyrtarë të Ministrisë se Drejtësisë kanë zgjedhur të mos deklarohen fare në lidhje me këtë teme.


Në Kosovë sipas shifrave zyrtare figurojnë 11 mijë e 840 persona që kanë humbur jetën në luftën e vitit 1998-99, nga forcat ushtarake-policore serbe.

Edhe pse ekzistojnë dëshmi të gjalla persona që i kanë shpëtuar masakrave të ndryshme, Qeveria e Kosovës, nuk ka kërkuar që zinxhiri komandues i ushtrisë serbe të ndiqen për këto vepra në mënyrë ndërkombëtare përmes Interpol


Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...