Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/12

Libri i parë “Puset e vdekjes në Kosovë”, ndërsa libri i dytë “Çka ka ndodhur në Kosovë në vitet 1998-1999”. Në këta dy libra prezantohen të dhëna për mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë, të vrarë dhe të masakruar gjatë periudhës një janar të vitit 1998 –1999.



Mijëra fakte për gjenocidin serb në Kosovë...



Puset gjithmonë dhe kudo në botë kanë qenë burim i jetës, ndërsa serbët i shndërruan ata në burim të vdekjes, tha Balaj, për të shtuar se policia, ushtria dhe forcat paramilitarët serbë nuk kanë kursyer njerëzit më të pafajshëm.

Askund në historinë dhe letërsinë shqipe nuk mund të hasësh të shkruhet me urrejtje për popujt tjerë, por aty has vetëm mesazhe paqeje dhe miqësie, tha z.Balaj.

Ndërkaq, autori i dy librave dhe i një filmi dokumentar, Josef Martinsen, tha se njohja ime e parë me Kosovën ishte në qershor – korrik 1999.

“Isha i angazhuar nga Kisha e Norvegjisë dhe UNHCR-i, me një mision humanitar në ndihmë Kosovës. Më kujtohet si sot kur i nxirrnim trupat e vdekur të civilëve nga bunarët që për mua ishte një përvojë e frikshme, por ne u deshtë ta bënim këtë sepse të afërmit e tyre pritnin me padurim dhe se askush nuk e dinte se kush është në puse. Nxorëm njëqind e njëzet e shtatë trupa nga puset dhe lumenjtë”,- tha ndër të tjera Martinsen.

Autori norvegjez ka kërkuar nga institucionet qendrore dhe lokale të mbështetet financiarisht ky projekt mjaftë i rëndësishëm në sensibilizimin ndërkombëtar të vrasjeve dhe masakrimeve të popullit shqiptar nga ana e Serbisë.

Krimet e luftes ne Ballkan

Në të gjithë Ballkanin, shumë të mbijetuar të konflikteve të përgjakshme të viteve 1990 ende nuk e dinë se ç'ka ndodhur me familjarët e tyre të zhdukur. Në Kosovë, edhe diskutimi i vuajtjes së bashkësive të tjera teknike është tabu. Çfarë shprese ka për paqe dhe pajtim afatgjatë?
/en/file/show/elira-canga.jpg

Elira Çanga,gazetare nga Tirana(OSCE)

http://fellowship.birn.eu.com/en/profiles/fellows-elira-canga

Nesrete Kumnova ka themeluar shoqatën Thirrjet e Nënave pasi i biri u zhduk gjatë luftës së Kosovës



(Foto: Elira Çanga)

“Nëse do të gjendeshin eshtrat e djalit tim, atëherë të paktën do të kisha kisha një vend ku të vajtoja,” thotë 58-vjeçarja Nesrete Kumnova, djali 21-vjeçar i të cilës, Albioni, u mor me forcë nga forcat serbe në qytetin me shumicë shqiptare të Gjakovës, gjatë luftës së Kosovës.

Derisa të marrë vesh me siguri se çfarë i ndodhi të birit, sado e dhimbshme të jetë e vërteta, Kumnova nuk mundet as ta përceptojë jetesën në paqe me serbët, e jo më të falë.

“Bashkëjetesë? Kurrsesi. Pajtimi s'është i mundur po s'u shëruan plagët tona. Nuk mund të duroj as kur shoh zyrtarët serbë në qeverinë e Kosovës apo të dëgjoj gjuhën serbe. Është e pamoralshme dhe jo-etike para se të qartësohet fati i djemve tanë,” deklaron ajo.

Kumnova është e bindur se forcat serbe ia vranë të birin kohë pasi ai u ndalua më 31 mars 1999 bashkë me shumë shqiptarë etnikë në qytetin e Gjakovës, rreth 80 kilometra në perëndim të kryeqytetit Prishtinë.

I biri është vetëm një nga 1.904 kosovarët nga të gjitha etnitë të listuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq si të humbur. Ajo nuk është vetëm kur thotë se s'është në gjendje të falë apo të pajtohet me humbjen e saj.

Të paktën 750.000 shqiptarë të Kosovës u detyruan të braktisnin Kosovën në periudhën mes marsit dhe fillimit të qershorit 1999, sipas Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë, kur ushtria serbe filloi ofensivën Patkoi.

Në fund të fushatës së NATO-s në korrik 1999, sipas Gjykatës së Hagës, rreth 13.500 kosovarë gjetën vdekjen, prej të cilëve 10.356 shqiptarë etnikë.

Ndërkohë që shkalla e dhunës mbi popullsinë shqiptare e tejkalonte tepër atë të ushtruar mbi të tjerat, të gjithë grupet etnike duke përfshirë serbët, shqiptarët që gjykoheshin si besnikë ndaj Serbisë, romët dhe egjiptianët, vuajtën gjatë dhe pas konfliktit. Shumica nuk e dinë ende se çka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur.

Sfida e arritjes së paqes dhe pajtimit afatgjatë pas një lufte mizore nuk është unike vetëm për Kosovën.

Luftrat e Ballkanit nisën në Kroaci në vitin 1991 dhe konflikti u përhap më pas edhe në Bosnjë, në vitin 1992. Kishte dhunime të të drejtave të njeriut nga të gjitha palët, por forcat e sigurisë dhe milicitë serbe u shquan në masakrat e tmerrshme, pastrimin etnik, torturat, përdhunimet dhe përdorimin e kampeve të përqendrimit.

Numri i vdekjeve vetëm në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) ishte 100.000 sipas Qendrës së Kërkimit dhe Dokumentimit në Sarajevë. Nga këto, 65 përqind ishin boshnjakë (myslimanë të Bosnjës), 25 përqind serbë etnikë dhe 8 përqind kroatë etnikë.

Në shoqëritë e traumatizuara që dalin nga lufta, shumë i shohin kriminelët e luftës si heronj kombëtarë, mbrojtës dhe jo bartës të krimeve të luftës.

Ndryshe nga Gjermania, qeveritë në Ballkan ende duhet të iniciojnë programe të profilit të lartë dhe fushata për të edukuar qytetarët lidhur me të shkuarën. Shteti gjerman vazhdon të hetojë e gjykojë kriminelët e luftës, të kompensojë viktimat dhe të mbajë qendra dokumentimi më se 60 vjet pas përfundimit të Luftës II Botërore.

Varrosje, jo përballje me të shkuarën

Serbia shihet nga fqinjët e saj Bosnjë e Hercegovina, Kroacia dhe Kosova si shkaktarja e krimeve më të rënda të luftës të kryera në territoret e tyre. Sipas Qendrës së Ligjit Humanitar në Beograd, Serbia ka dorëzuar mbi 47 të dyshuar për tu proceduar nga ICTY dhe ka proceduar 383 të tjerë në gjykatat e saj, nga të cilët 143 u akuzuan dhe 68 u dënuan. Megjithatë, pak serbë e kuptojnë shkallën e krimeve të kryera në emrin e tyre në regjimin e Sllobodan Millosheviçit.

Pajtimi në rajon

Natasha Kandiç është drejtuesja e Qendrës së Ligjit Humanitar në Beograd dhe ka ngritur RECOM-in, një komision rajonal që synon nxitjen e pajtimit përmes dokumentimit të përvojave të viktimave dhe të mbijetuarve të luftrave anembanë Ballkanit.

Kandiç beson se gjyqet e krimeve të luftës do të arrijnë vetëm një masë të vogël, organizata e saj po lobon për një seri dëgjimesh publike anembanë rajonit për t'u dhënë shansin njerëzve të flasin lidhur me atë çka u ndodhi.

“Të jepen emrat e viktimave, të dëshmohet në publik, të dëgjohen zërat e të mbijetuarve; kjo do të ndihmojë në ndërtimin e një kulture kuptimi mes shoqërive. Ne gjithmonë theksojmë numrat, por është e rëndësishme të kemi emrat dhe historitë,” thotë ajo.

“Bashkëpunimi me ICTY-n ende shihet si barrë e bezdisshme, çmimi i nevojshëm për t'iu bashkuar Bashkimit Europian,” thotë Natasha Kandiç, drejtoresha e Qendrës së Ligjit Humanitar.

Serbia e zvarriti punën kur erdhi çështja e dorëzimit të të dyshuarve kryesorë për krime lufte, përfshi Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mlladiçin. Të dy mbetën në arrati, Mlladiçi për 15 vjet, megjithëse ishte përmendur nga ICTY si autori kryesor i masakrës së vitit 1995 të rreth 8.000 meshkujve myslimanë në Srebrenicë të Bosnjës lindore.

Ai iu dorëzua më në fund Hagës në maj të këtij viti, kur u bë e qartë se kërkesa e Serbisë për të hyrë në Bashkimin Europian varej nga dorëzimi i shtetasve të saj të kërkuar në lidhje me krimet e luftës.
Dejan Anastasijeviç është gazetar serb që ka kaluar shumë vite duke hetuar krimet e luftës të viteve 1990. Në blogun e tij tek BIRN, ai shkruan: “Shumica e serbëve nuk janë të bindur se Mlladiqi është fajtor për ndonjë krim, por megjithatë nuk e kanë problem arrestimin e tij për sa kohë që kjo çon në anëtarsimin në Bashkimin Europian, që e shohin si tokën e premtuar kur paratë rriten në pemë.
“Ky është ilustrim i përkryer i përpjekjes së Serbisë për ta varrosë të shkuarën e vet pa u përballur me të. Edhe kur përballen me prova të pamohueshme, njerëzit priren të rrudhin supet duke thënë se “gjatë luftës ndodhin gjëra të këqija” dhe pastaj ndërrojnë temë.”

Tanja Matiç, gazetare që mbulon gjyqet e krimeve të luftës në ICTY për agjencinë e lajmeve SENSE është tepër kritike ndaj drejtimit të Serbisë.

“Që Serbia të përballet me të shkuarën, politikanët e saj duhet t'i dënojnë qartë krimet e luftës që ka bërë ajo, jo të japin deklarata që i vënë krimet e luftës të të tjerëve në të njëjtin nivel, duke i justifikuar kështu krimet,” thotë ajo.

Mbrojtës, jo kriminelë

Ndërkohë që shumica e shqiptarëve në Kosovë janë të vetëdijshëm se Serbia nuk ka gjykuar shumë të dyshuar për krime lufte apo që kanë kryer masakra kundër popullsisë etnike shqiptare, shumica e serbëve në Kosovë besojnë se qeveria me shumicë shqiptare e Kosovës nuk ka proceduar apo dënuar shqiptarët etnikë përgjegjës për krimet e luftës gjatë dhe pas sulmeve ajrore të vitit 1999 nga NATO-ja që çuan në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova.

Hartë Interaktive: Krimet e luftës në Kosovë

Luftrat e Ballkanit që e tronditën këtë pjesë të Europës Juglindore gjatë viteve '90 shkaktuan më shumë se 121.588 njerëz të vdekur apo të zhdukur.

Vetëm në Kosovë, mes 24 marsit dhe 22 qershorit 1999, përafërsisht 10.356 shqiptarë kosovarë u vranë. Të paktën 750.000 shqiptarë të Kosovës u detyruan të largoheshin nga Kosova në periudhën e shkurtër mes fundit të marsit dhe fillimit të qershorit 1999 sipas Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë.

Sipas Qendrës së Ligjit Humanitar me qendër në Beograd, afro 2.000 – 2.500 serbë, romë, boshnjakë dhe shqiptarë “jobesnikë” besohet të jenë vrarë në Kosovë, dhe 1.300 të tjerë janë të zhdukur, sipas përllogaritjeve të njoftuara në dhjetor 2000.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) liston 1.904 njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike si ende të zhdukur.

Dëshmitarët e intervistuar nga QendraeLigjitHumanitar përmendin më se 200 incidente që përfshijnë 3.112 viktima. Shumica e këtyre viktimave u vranë ose u zhdukën mes 24 marsit dhe 15 qershorit 1999 ndërsa policia dhe ushtria serbe ishin të pranishëm në Kosovë.

Arrestimet në Serbi dhe Kosovë si dhe gjyqet e mbajtur në ICTY lidhur me krimet e luftës në Kosovë përfshijnë figurat e mëposhtme serbe dhe të UÇK-së: Vlastimir Gjorgjeviç, Sllobodan Millosheviç, Milan Milutinoviç, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj, Idriz Bala, Fatmir Limaj, Haradin Balaj, Isak Musliu dhe Agim Murtezi.

Përgatitur nga Elira Çanga

Disa refugjatë shqiptarë që u kthyen në shtëpi ia hedhin fajin popullsisë serbe për veprimet e forcave të Sllobodan Millosheviçit. Si pasojë, serbët u sulmuan drejtpërdrejt, u dëbuan më forcë prej shtëpive të tyre ose i braktisën ato nga frika e sulmeve hakmarrëse.


Babai i Nebojsha Periçit u vra menjëherë pas luftës në Kosovë (Foto: Elira Çanga)

Nebojsha Periç, 40 vjeç, jeton në qytetin me shumicë serbe të Graçanicës, 10 km larg kryeqytetit Prishtinë. Ai është i vendosur të qëndrojë në Kosovë, me gjithë dyshimin e vazhdueshëm se shqiptarët vendorë mund të jenë përgjegjës për grabitjen dhe vrasjen e të jatit në fund të vitit 1999.
Ndërkohë që Nebojsha dëshiron që fëmitë e tij pesë dhe tre vjeç të rriten në Kosovë, ai thotë se pajtimi do të jetë i mundur vetëm nëse zbulohet e vërteta.

“Dua që fëmijët e mi ta kenë të ardhmen këtu, por dua edhe të vërtetën për babanë tim. Mendoj se të gjithë serbët që jetojnë këtu duan të njëjtën gjë,” thotë ai.

“Personalisht e di se shumë serbë janë vrarë pas luftës në Kosovë… na duhet një hetim ndërkombëtar, sepse serbët këtu nuk besojnë te hetimi nga shqiptarët,” thotë Jelena, shtëpiake serbe 33-vjeçare që jeton në Graçanicë.

Qeveria e Kosovës ka ngritur Institutin e Krimeve të Luftës në qershor të këtij viti. Ai është ngarkuar me hetimin e pavarur dhe dokumentimin e masakrave të kryera gjatë luftës.

Gjithsesi, me nivele të tilla të larta mosbesimi dhe dyshimi nga të gjitha anët, do të duhet kohë e gjatë para se ndonjë organizatë e tillë të fitojë besimin e të gjitha grupeve etnike.

Prokurorët dhe gjyqtarët ndërkombëtare kanë drejtuar shumicën e gjyqeve të krimeve të luftës në Kosovë – 58 raste deri më sot, sipas Qendrës për Ligjin Humanitar. Por, gjyqet nuk kanë ndihmuar që shqiptarët etnikë të pranojnë që njerëzit e tyre kanë kryer ndonjë sulm të dhunshëm mbi serbët, me gjithë provat e hetimeve dhe procedimeve nga ICTY.

“Gjithçka është e trilluar, asnjë shqiptar s'mund ta ketë bërë diçka të tillë. Serbët na vranë e na torturuan dhe tani ne (shqiptarët e Kosovës) akuzohemi për rrëmbim, torturimin dhe vrasjen e serbëve. S'mund t'i besoj këto gënjështra,” thotë Armendi, shofer taksie 30-vjeçar nga Prishtina.
Jehona, nëpunëse 35-vjeçare shqiptare, thotë se “duhet te kemi kujdes për të dalluar krimet individuale të kryera për hakmarrje nga ato ndaj një bashkësie apo popullsie.”

Përveç ngritjes së Institutit për Krime Lufte, qeveria e ka lënë të vërtetën dhe pajtimin në masë të madhe në duart e disa OJQ-ve siç është Fondi i Ligjit Humanitar në Kosovë.
Bekim Blakaj, kreu i Fondit të Ligjit Humanitar në Kosovë, shikon faqet online të Librit të Kujtesës së Kosovës (Foto: Elira Çanga)

Bekim Blakaj, kreu i këtij Fondi në Kosovë, thotë se organizata ka krijuar Librin e Kujtesës, një regjistër qendror me gjithë kosovarët e vdekur dhe të zhdukur. Të afërmit dhe miqtë mund të shtojnë informacion dhe të gjejnë detaje lidhur me atë se ku janë parë për herë të fundit të dashurit e tyre.
Ai thotë se mbetet “tabu të flitet për viktimat e bashkësive të tjera” në Kosovë dhe do të jetë kështu deri në kohën kur të procedohen të gjithë të dyshuarit për krime lufte dhe të bëhen përgjegjës për veprimet e tyre.

Krime lufte në tokë shqiptare?

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ndërmerrte sulme nga bazat përgjatë kufirit në Shqipëri gjatë luftës.

Ndërkohë që shumica e shqiptarëve, përfshi politikanët, e pranojnë se këto baza të UÇK-së ekzistonin në territorin shqiptar, dyshimet se ato ishin vende të krimeve të tmerrshme të luftës hidhen poshtë me forcë.

Pretendimet se UÇK-ja i arrestonte serbët etnikë dhe shqiptarët e kosovës që gjykoheshin jobesnikë në këto kampe, dolën në pah së pari kur Karla Del Ponte, ish-prokurore e ICTY-t botoi librin e saj me kujtime MadameProsecutor më 2008.

Këto mëtime u përsëritën në raportin e Dik Martit botuar në fund të vitit 2010, bashkë me akuzat që drejtuesit e UÇK-së koordinonin heqjen e organeve të brendshme, si për shembull veshkat, nga të burgosurit dhe mandej përfitonin nga shitja e tyre në tregun e zi.

EULEX ka caktuar një ekip prej shtatë vetash të drejtuar nga prokurori amerikan John Clint Ëilliamson për të zhvilluar hetime.

Por, opinioni publik në Shqipëri mbetet kokëfortë ndaj mundësisë që këto krime të jenë kryer në territorin e tyre.

Në raportin e tij senatori zviceran dhe përfaqësuesi i Këshillit të Europës Dik Marti mëton se UÇK-ja i çonte të burgosurit e luftës në një ndërtesë të paspecifikuar afër qytetit të Fushë Krujës, 19 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit Tiranë. Ai thotë se disave iu hoqën organet kundër vullnetit të tyre.
Fshatarët e këtij rajoni ngurrojnë të flasin me gazetarët, por kur i ngacmon bëhet e qartë se të gjithë janë të tërbuar nga raporti i Martit dhe ndihen të përlyer pa të drejtë nga akuzat për trafikim organesh.
Rexhepi, rreth të 60-tave, ka jetuar në fshatin Derven afër Fushë Krujës gjithë jetën e tij. Ai dyshon se pretendimet për tortura dhe trafikim organesh janë krejtësisht të pavërteta.

“Gjithçka është e shpikur. Nëse do të kishte ndodhur diçka e tillë këtu, do ta kishim ditë që prej fillimit – këtu të gjithë dinë gjithçka. Por kemi dëgjuar për këtë histori të marrë vetëm disa muaj më parë, kur gjithë kanalet televizive dhe gazetat i raportuan akuzat. Habitem se si mund ta besojë ndokush diçka të tillë,” thotë ai.

Lleshi, në mes të katërdhjetave, e hodhi poshtë idenë që serbët ishin mbajtur të arrestuar ndonjëherë këtu.

“Gjatë luftës në Kosovë, shumë kosovarë [shqiptarë etnikë të Kosovës] erdhën këtu. U dhamë strehë dhe i ndihmuam, por nuk dëgjova kurrë që kanë sjellë serbë këtu dhe i ka vrarë UÇK-ja,” thotë ai.
Mosbesimi i tillë nuk kufizohet vetëm tek fshatarët, media shqiptare është e bashkuar në dënimin e saj të Martit dhe të çdo pretendimi për trafikim organesh, torture dhe vrasjeje.

Rreth 60.000 shqiptarë nënshkruan një peticion në janar 2011 duke shprehur zemërimin e tyre për botimin e raportit. Një nga nënshkruesit ishte ish-kryeministri Pandeli Majko, që tregonte fuqinë e këtij mendimi nga të gjitha pjesët e shoqërisë shqiptare.

Matti Raatikainen është hetuesi kryesor i njësisë së krimeve të luftës në EULEX, misioni i sundimit të ligjit i Bashkimit Europian në Kosovë.

Ndërsa thekson se ka aktualisht ka 70 raste të krimeve të luftës që po shqyrtohen, ai thotë se dëshmitarët ngurrojnë të dalin para dhe se shumë shqiptarë etnikë janë kundër procedimit të luftarëve të mirënjohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, të cilët i shohin si luftarë të lirisë dhe heronj kombëtarë.

Pas vitesh opresioni gjatë viteve 1990, shqiptarët etnikë filluan të kërkonin liri më të madhe nga Beogradi dhe kështu lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 1997, UÇK-ja filloi të sulmonte postat e policisë dhe ushtrisë serbe, e cila nga ana e saj shkaktoi një shtypje të dhunshme nga forcat e Millosheviqit.

“Kemi pasur vështirësi në rastet ku përfshiheshin luftarët e UÇK-së, kemi gjetur disa prova por është e vështirë të bindim dëshmitarët të dalin hapur. Në të njëjtën kohë, ka gjithmonë protesta kur ngrejmë akuza kundër ish-anëtarëve të UÇK-së,” shpjegon Raatikainen.

Mentaliteti ndryshon ngadalë në Kroaci

Në Kroaci, shumë vetë e kundërshtojnë idenë që luftëtarët e tyre të gjykohen për krime lufte, pasi e shohin veten si viktima të sulmit serb të detyruar të luftojnë për të mbrojtë kufijtë e vendit të tyre.
Këtë vit kishte një zemëratë publike dhe rënie të madhe të mbështetjes ndaj ICTY-së, pasi ajo i dha një dënim prej 24-vitesh burg gjeneralit kroat Ante Gotovina.

Gotovina drejtoi forcat kroate gjatë sulmit ushtarak quajtë Operacioni Stuhia për të marrë kontrollin e rajonit Krajina të kontrolluar nga serbët në vitin 1995, gjatë të cilit u vranë të paktën 150 serbë sipas ICTY-t. Rreth 200.000 serbë u larguan në Serbinë fqinje dhe shumica nuk u kthyen më aty.

Duke pasur parasysh se kjo ofensivë siguroi pavarësinë e Kroacisë dhe i dha fund katër viteve të luftimeve të përgjakshme, Gotovina shihet gjerësisht si hero kombëtar.

Ngjarjet e vitit 1991 mbesin të freskëta në kujtesën e kroatëve. Ishte koha kur serbët e Kroacisë, me ndihmën e ushtrisë jugosllave me shumicë serbe dhe Beogradit i deklaruan pothuajse një të tretën e territorit kroat si Republika e Pavarur e Krajinës Serbe.

Qyteti i Vukovarit u shkrumbua në muajt e parë të lfutës. Kroatja Liljana Alvir nga Vukovari humbi si të fejuarin ashtu edhe të vëllain gjatë pushtimit të qytetit.

Alvir ishte vetëm 21 vjeç kur u kap nga forcat serbe. Ajo u kthye në shtëpi si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish, por nuk u dëgjua më për të fejuarin dhe të vëllain.

“Edhe sot nuk kam paqe në shpirt, as familja ime nuk ka. Nuk e dimë a është gjallë apo vdekur im vëlla. Kemi frikë të ndezim një qiri sepse nuk duam ta konsiderojmë të zhdukur, por na vjen keq të mos e ndezim, pasi secili e ka një qiri përveç tij,” thotë ajo.

Dënimin e fajtorëve kërkon edhe Marica Seatoviç, një serbe nga fshati Nova Subocka i Kroacisë. Ajo në vitin 1991 humbi burrin e saj gjatë konfliktit dhe thotë se vrasësit e tij nuk janë gjetë ende.
Vesna Tershelic, kreu i Documenta-s, thoët se procedimi nga ICTY i luftarëve kroatë mbetet tepër e padëshirueshme nga opinioni (Foto: Elira Çanga)

“Shkova në fshatin fqinj për tre ditë dhe kur u ktheva e gjeta të vrarë tim shoq bashkë me dy burra të tjerë në shtëpinë ngjitur. Gjatë viteve gjeta se kush ishin vrasësit: gjashtë ushtarë kroatë... E kam varrosur tim shoq 20 vjet më parë dhe ende më duhet të jetoj me këtë“, thotë ajo.

Vesna Tersheliç është drejtuese e Documenta-s, një qendër e krijuar për të nxitë gjithë nivelet e shoqërisë kroate për të pranuar që krimet e luftës kanë ndodhë si në anën serbe ashtu edhe në atë kroate.

“Kemi parë një ndryshim në qëndrimet e njerëzve gjatë gjithë këtyre viteve, por ende nuk mjafton. Media në Kroaci nuk është e interesuar të shkruajë për gjyqet e krimeve të luftës. Këto jo vetëm do ta informonin publikun lidhur me atë çfarë po ndodh në gjyq [ICTY] por edhe do t'i edukonin dhe bindnin njerëzit që t'i dënojnë këto lloj krimesh,” thotë ajo.

Për të ilustruar hendekun mes teorisë së procedimit të kriminelëve të luftës dhe realitetit kur i akuzuari është i yti, ajo përmend një anketim kombëtar që zhvilloi qendra më 2006, i cili sugjeronte që 61 përqind e kroatëve besonin se të gjitha krimet e luftës duheshin hetuar dhe dënuar. Kjo ra ndjeshëm kur të anketuarit u pyetën nëse e mbështesnin procedimin e Gotovinës.

Damir Grubisha, profesor në Universitetin e Zagrebit, shpjegon: “Raste si ky [Gotovina] i përziejnë krimet e luftës me nacionalizmin, gjë që nuk është e mirë.”

Qeveria kroate kohët e fundit ka propozuar miratimin e ligjeve të reja që do të bënin të pavlera akuzat për krime lufte lëshuar nga Beogradi. Lëvizja ka shkaktuar kritika të ashpra. Pas botimit të një raporti nga Amnesty International në tetor, Bashkimi Europian e kritikoi Zagrebin duke theksuar se politikanët po joshin votuesit që janë kundër procedimeve të krimeve të luftës para zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit.

Gjermania përballet me të shkuarën

Ndërkohë që ngjarjet në Gjermani gjatë Luftës II Botërore as që mund të krahasohen me luftrat e Ballkanit, mënyra se si shoqëria gjermane vazhdon të përballet me të shkuarën e saj mund të shërbejë si shembull i mirë.

Gjermania nuk i ka harruar viktimat e Luftës II Botërore, prej të cilëve 6 milionë hebrenj vrarë gjatë Holokaustit.

Në Muzeun Hebre në Berlin ruhen dëshmi dhe rrëfime të jetëve dhe fateve të hebrejve bashkë me sende personale apo dhoma gazi artificiale.

Tanja Petersen, drejtoreshë e programeve në muzeum, thekson se është e rëndësishme që gjermanët të kuptojnë historinë e marrëdhënieve mes bashkësisë hebreje dhe seksioneve të tjera ta shoqërisë para, gjatë dhe pas luftës.

Pas kësaj, ajo nënvizon se Gjermanisë iu deshën dekada të arrijë në këtë pikë, gjë që e dëshmon edhe fakti se muzeumi u hap më 2001, mëse 50 vjet pasi mbaroi Lufta II Botërore.

Sot në Gjermani ka shumë qendra që merren me dokumentimin e krimeve të epokës naziste.
Fondacioni Kujtimi, Përgjegjshmëria, E ardhmja (Erinnerugn, Verantëortung, Zukunft) kompenson familjet e viktimave dhe të mbijetuarit dhe financohet bashkarisht nga qeveria gjermane dhe sektori privat.

Ralf Posekel, drejtor i programeve, thotë: “Edukimi është mënyra më e mirë për të kuptuar të shkuarën, dhe për këtë qëllim, librat e historisë mbeten thelbësore për të mësuar të vërtetën”.
Librat e rishikuar të historisë
Kërkuesi Georg Stoeber thoë se librat shkollorë gjermanë nuk përfshinin krimet e luftës naziste në të shkuarën (Foto: Elira Çanga)

Georg Stober, kërkues 63-vjeçar në Institutin Georg Eckert për Kërkime Ndërkombëtare mbi Librat Shkollorë, thotë, “Kur isha në shkollë në fillim të viteve 1960, nuk e diskutonim shumë Luftën I Botërore dhe rolin gjerman në të.”

Kolegia e tij 32-vjeçare Almut Stoletzki ka një përvojë krejtësisht të ndryshme.

“Gjatë viteve të mia të shkollës, në periudhën 1980 deri më 1990, jo vetëm flitej për Holokaustin dhe shfarosjen e hebrejve, por në shumë raste na jepeshin detyra të shkonim të vizitonim vendet përkujtimore apo familjet e viktimave,” kujton ajo.

Hannes Grandits, shef i departamentit të Europës Jug-Lindore të Universitetit Humboldt në Berlin, thotë se përvoja gjermane mund të ofrojë mësime të dobishme për Ballkanin.

“Zbulimi i të vërtetës dhe kuptimi është proces i gjatë, por njerëzit në Ballkan duhet të flasin dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin. Kjo, fatkeqësisht, nuk ndodh shumë shpesh,” thotë ai.

Për t'u kthyer në Kosovë, perspektiva që serbët dhe shqiptarët etnikë të kuptojnë dhe pranojnë dhimbjen e njëri-tjetrit është e largët.

Për kosovarët si Kumnova dhe Periç, të mësojnë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre është hapi i parë drejt kuptimit dhe ndoshta faljes.

Pa të vërtetën për viktimat, ndërkohë që edhe përmendja e vuajtjes së “tjetrit” mbetet tabu, serbët dhe shqiptarët etnikë do të mbesin të ndarë edhe për shumë vite në vazhdim.


Një ish-polici serb dëshmon për krimet e forcave serbe në Kosovë

Sllobodan Stojanoviq

Me gjithë përpjekjet për fshehjen e krimeve barbare të forcave ushtarake, policore e paraushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë , herë pas here, paraqiten edhe dëshmi të ish-pjesëmarrësve në operacionet e këtyre forcave.
Sllobodan Stojanoviq, ish-pjesëtar i një prej njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që kanë marrë pjesë në operacionet e kryera gjatë luftës në Kosovë, ka treguar publikisht për krimet e kryera nga kolegët e tij.
Policia serbe_gjate luftes ne Kosove

Në një rrefim të dhënë ekskluzivisht për televizionin publik të Kosovës, RTK, ai ka thënë se pjesëtarët e policisë kanë vrarë, djegur e plaçkitur në Kosovë, në kundërshtim me konventat ndërkombëtare e ligjet e luftës.
“Gjatë vitit 1999, çdokush ka mundur të vritej edhe në rrugë. Çdokush ka mundur të shkrepë me armë, të hedhë bomba. Ne ishim të mashtruar. Nuk e dinim që po vinim në një luftë të vogël. Ajo, në fakt, ishte luftë e vërtetë. Flas për gushtin, shtatorin dhe pjesërisht tetorin e vitit 1998. S’ka vend ku nuk kemi qenë në Kosovë. Njësitet tona kanë lëvizur gjithandej dhe kanë luftuar, duke filluar nga fshatrat Planejë, Lubiçevë, Leskovec në rajonin e Prizrenit, pastaj në Podujevë, në Skenderaj, në Gllogovc dhe mbi Gllogoc kemi pasur beteja. S’ka vend ku nuk kemi qenë dhe në ato beteja kanë pësuar njerëzit krahasuar me tanët. E kam fjalën për popullatën, jo për policët”, ka thënë ai.
Stojanoviq ka dhënë disa fotografi të të rinjve shqiptarë që ishin plagosur nga kolegët e Stojanoviqit.
“Ne ishim 150 policë në çetë. Nga ata 150, 10 dalloheshin për vjedhje, vrasje, masakra që unë nuk mund ta besoja. Nuk konsumonim drogë, alkool, por më duket që në pyetje ishin vetëm paratë dhe pasurimi brenda natës. Ajo nuk më ngjante me asnjë polici në botë, sepse ne kemi kod të sjelljes. Të gjithë policët ishin nënoficerë të policisë dhe ata dinin çfarë duhet të bënin me të plagosurit, me të zënët rob, të dërgohen te komanda e parë, të merren në pyetje, çfarë kërkonin në atë uniformë dhe jo të vriteshin ose të digjej fshati”, ka thënë ai.
Edhe pse këto histori mund të kenë pasoja për Serbinë, Stojanoviq ka vendosur që këto të bëhen publike.

Redaksisë së portalit e-novine i është lajmëruar polici Petar Dordevic (Gjorgjeviq) i cili akuzoi anëtarët e Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme se kanë kryer krime monstruoze në Kosovë.

krimet

Ai thotë se ishte viktimë e Njësisë për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe Prokurorisë serbe për Krime të Luftës. Dordevic me gruan dhe dy fëmijë jeton në Lihtenshtajn. Thotë se është motivuar nga Slobodan Stojanovici dhe interesimi i opinionit publik për rastin e tyre dhe për gënjeshtrat që i kanë thënë prokurori Vladimir Vukcevic dhe zëvendësprokurori për Krimet e Luftës, Bruno Vekaric.

Diku në mars 2009, pas paraqitjes time dhe të tre kolegëve në TV B92 – me imazhet tona të errësuara – nga rrëfimet tona për krimet ndaj civilëve që kanë bërë policët dhe ushtarët kudo në ish RSFJ, e sidomos pas presionit të publikut, Prokuroria nisi hetimin kundër Radoslav Mitrovicit, komandant i Detashmentit 37 të Policisë Speciale të Serbisë, Nenad Stojkovicit, komandantit të çetës IV, si dhe disa policëve tjerë nga Leskoci dhe Vlasotinci.

Kur emisioni mbaroi, në rrugën nga Beogradi në Leskovc na thirrën disa miq dhe të afërm që thanë se të gjithë në qytet e dinë se ne ishim ata që kemi folur. Kështu filluan kërcënimet nga ana policëve ndaj familjeve tona. Në atë moment ne nuk e dinim si u kuptua kjo, por më vonë ishim të sigurt se Prokuroria ka ofruar informacion për çdo gjë tek ata të cilët i kemi akuzuar. Madje të akuzuarit i kishin të gjitha deklaratat tona me shkrim dhe kopjet e tyre i ndanin në qytet.

Nëpër Vlasotinc dhe Leskoc filloi në ndjekje e paparë në ne dhe familjet tona. Mua “personat e panjohur” ma kanë gjuajtur me gurë shtëpinë, i kanë thyer tjegullat e dritaret, ndërsa çdo ditë detyrohesha t’i dërgoj e t’i kthej fëmijët nga shkolla. Në stacionin e policisë në Leskoc kishin biseduar hapur që të më vrasin, ose djalin tim, sepse kam folur për krimet e tyre.

Të gjitha kërcënimet dhe sulmet unë dhe miqtë i lajmëronim te prokurorët Vladimir Vukcevic dhe Dragoljub Stankovic. Për këtë ka shënime zyrtare. Për të gjitha kërkesat tona ata na bindnim se nuk kemi nevojë për panik e as të shqetësohemi.

Pastaj ata vendosën të arrestojnë Radoslav Mitrovicin, Nenad Stojkovicin, Dragan Milenkovicin të quajtur Sisarka, dhe të tjerët. Kundër tyre janë ngritur akuza për disa gjëra pa kuptim, edhe pse ne kemi folur për krimet më monstruoze që ata dhe policët tjerë kanë kryer. Prokurorët kanë anashkaluar dhunimet e tmerrshme të shqiptareve, vrasjen e fëmijëve, plaçkitjet e shumta dhe djegiet masive të fshatrave të tërë…

Më larguan nga shërbimi, natyrisht për shkak të dëshmisë për krime. Është montuar procedura mia gjyqësore për posedim të paligjshëm të armëve, e ato i inskenuan policët e Vlasotincit, në mesin e të cilëve Dragan Milenkovic Sisarka që ka marrë pjesë në krime. Në gjykatë kam marrë dënim katërvjeçar, sepse unë nuk jam mbrojtur si duhet ndaj akuzave pa kuptim, sepse mendoja se këtu nuk ka asgjë me rëndësi. Në Gjykatën e Lartë dënimi është përgjysmuar.

Në ndërkohë, Nenad Stojkovic, i cili erdhi në pozitën e Shefit të Administratës Policore në Leskovc, tha: ‘Veç sa të shkosh në burg, se na ta përfundojmë tregimin”! Ai donte të më thoshte se nga burgu nuk do të dalë gjallë. Sepse, para kësaj kam lajmëruar për veprimet dhe kam dhënë deklarata kundër këtij grupi keqbërësish. Kam qenë kërcënim i madh për ta, sepse kam marrë pjesë në të gjitha aksionet e Detashmentit 37 në Kosovë me çetën e Leskocit. Unë i takoja sektorit të zbulimit.

Me 30 prill 2009, papritmas dhe pa paralajmërim në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e familjes time, ku kam jetuar me gruan time, me dy fëmijë të mitur dhe një vajzë për të cilën ishim familje kujdestare, vijnë dy anëtarë të Njësisë për mbrojtjen e dëshmitarëve, Velimir Perisic dhe Dejani (nuk më kujtohet mbiemri). Më kanë thënë se në afat sa më të shkurtë duhet të bëhemi gati e të shkojmë me ta, se kanë urdhër nga Prokuroria për Krimet e Luftës që të na “mbrojnë”, sepse jetët i kemi në rrezik. Nuk kishim kohë për të menduar, sepse ata nga ngutnin duke thënë: “Mos ia lëni pastaj dikujt fajin nëse nuk vini tash me ne”. Shkuam.

Kemi arritur në Beograd rreth orës 23.00. Që atëherë, e në dy vitet e ardhshme, ne thjeshtë ishim pronë e Njësisë dhe Prokurorisë, pa asnjë të drejtë njerëzore, skllevër… Menjëherë pas mbërritjes në Beograd na morën të gjitha dokumentet personale (pasaportat, kartat e identitetit, kartat shëndetësore, librezat e punës…) dhe telefonat celularë pa asnjë konfirmim me shkrim të konfiskimit, të cilat janë të nevojshme të jepen dhe të ceken shkaqet e marrjes. Në ditët në vijim jemi detyruar të bëjmë teste psikologjike (më vonë e kam ndërlidhur këtë me profilin e specifikuar të personalitetit, që të caktonin “masat” për ngacmim dhe torturë psikologjike). Kemi qenë të detyruar për të kaluar një ekzaminim të plotë fizik në rrugë Durmitor në Beograd, me skanim të detyrueshëm të EKG-së që ju bë pa nevojë edhe fëmijëve.

Më pas mua, me ditë të tëra, nga mëngjesi deri në mbrëmje, më merrnin në pyetje në vendndodhjen e Njësisë në ndërtesë të MPB-së. Njëri pyeste, e dy shkruanin me dorë. Marrja në pyetje kishte të bënte se çfarë krime kam parë, kë dua ta akuzoj, cili është motivi i dëshmisë dhe kush tjetër mund të dëshmojë për këtë dhe krime të ngjashme… Për këtë në dy vitet e ardhshme më kanë marrë në pyetje, nga dita në ditë .

Në banesë gjithmonë vinin pa paralajmërim dhe papritur, nga 4-5 anëtarë të Njësisë, gjithmonë të zemëruar dhe të shqetësuar, duke bërtitur se jemi barrë për shtetin dhe se sa kushton mbrojtja e dëshmitarit. E gjithë kjo para fëmijëve tanë të mitur. Ata disa herë vinin natën për të kryer bastisje, duke thënë se verifikojnë mos strehojmë dikën në banesë. Gjithashtu, ata e dinin se zotëroj më shumë se njëqind fotografi tek të cilat kam shënuar krimet të tmerrshme të policisë kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, si dhe dokumente të tjera. Shpesh i kanë kërkuar, që gjoja t’i ruajnë.

Gjatë i kam lutur nëse mund të flas me shefin e tyre, Milos Perovic. Më në fund, kur ia dola të takohem me të, i tregova në mënyrë të detajuar në lidhje me gjithë këtë dhe e luta të më mbrojë nga anëtarët e Njësisë, ndërsa ai qeshej me cinizëm e thoshte: “Epo, nuk është mirë ajo që ta kanë bërë e kjo nuk do të përsëritet”. Të nesërmen, herët në mëngjes vjen një banesë banda nga katër anëtarë të Njësisë, të udhëhequr nga ndihmësi i Perovicit, Velimir Perisic, i cili me britma tha se kundër meje do të iniciojë procedurë penale dhe se do të më largojë nga programi i mbrojtjes për shkak se kam guxuar të ankohen për sjelljen e tyre.

Meqë kam punuar në Beograd, shumë policë të Njësisë i njihja. I kam parë edhe në Rahovec ku është bërë masakra ndaj civilëve. Për mua kjo është e pakuptueshme dhe e pakonceptueshme: këta njerëz janë caktuar të kujdesen për mua që jam rrezik potencial për ta!

Me një rast, në rrugën deri në Prokurorinë për Krime, në makinë ishin Aleksandar Lukic, Sinisa Savic dhe një tjetër polic që nuk e njihja. Savic e tha me zë të lartë para tyre që të kem kujdes çfarë bëj që të mos përfundojë si Zoran Vukojevic…

Si gjithmonë kur dilja nga banesa, merrja fotografitë me dokumente, sepse kisha frikë se shkojnë në posedimin të Njësisë. Në Prokurori më ka pritur Dragoljub Stankovic që i kërkoi fotot dhe dokumentet që t’i ruajë në kasafortë. Ai tha: “Më njeh moti dhe do të ishte më mirë që t’i dorëzosh që këta të Njësisë mos t’i shkatërrojnë”. Unë i besova dhe ia dhashë tre albume me fotografi, si dhe dosjet me dokumente që dëshmojnë për krime të shumta të oficerëve të lartë të policisë dhe të anëtarëve tjerë. Më vonë nga Stankovici kam kërkuar t’i kthejë fotot dhe dokumentet, e ai në ato dosje më dha letra koti, si dhe një korrespodencë ndërmjet Prokurorisë dhe Fondit për të Drejtën Humanitare. E pyeta ku janë fotot e mia, e ai tha se këtu s’kam asgjë timen. Nuk i ktheu. Besoj se i ka shkatërruar, sepse kanë mundur të përdoren si dëshmi kundër zyrtarëve të lartë të policisë.

Shumë herë jam dërguar në Prokurori për “biseda”, siç thoshin Velimir Perisic dhe policët tjerë. Kjo dukej kështu: në njërën nga zyrat e Prokurorisë më kanë pritur Dragoljub Stankovic, Nebojsa Markovir, Mioljub Vitorovic dhe Snezana Stankovic të ulur në një gjysmërreth. Unë duhej të ulesha në mes, ndërsa rreth meje ishin disa policë të Njësisë. Që nga hyrja ime ata fillonin me kritika, poshtërime dhe kërcënime. Unë kështu me orë duhej t’i dëgjoja e të mos them gjë. Prokurorët më bërtitnin, se si me sjelljen time po kërcënoj jetët e policëve. Pas daljes nga Prokuroria, ndjehesha keq dhe i çorientuar. Në jetë më mbante vetëm ideja për fëmijët.

Arsyeja për sjellje të tillë ishte se unë me shkrim i jam drejtuar Fondit për të Drejtën Humanitare për të më ndihmuar që të shpëtojë nga kthetrat e Zyrës së Prokurorisë dhe Njësisë që në mënyrë të sinkronizuar e me poshtërsi kanë punuar për të më shkatërruar mua dhe familjen time, për të hequr unë dorë nga dëshmia dhe për të pezulluar procedurën penale kundër kriminelëve të luftës.

Kur koha kalonte, e unë nuk doja t’i tërhiqja akuzat, kam duruar kërcënime më të mëdha, shantazhe, tortura… Deri aty kanë shkuar sa që biri im (atëherë 12 vjeç) u sulmua fizikisht nga persona të panjohur me shkopinj. Kam raportuar këtë, por nga hetimet nuk doli gjë.

Tortura vazhdoi: vinin natën dhe kryenin bastisje, trokitnin në derë. Na ndalën ujin e ngrohtë, e pastaj ngrohjen. Ngroheshim me shporet duke ndezur të gjitha ringlat.

Bisedat me anëtarët e Njësisë ishin të tmerrshme. Më kanë pyetur: “A do ti të holla. A ke?”, ndërsa unë thosha se kam nevojë, sepse jemi pa bukë. Ata pastaj: “Sa keq që nuk do. Hajt gëzuar”. Ose: “Çka mendon ti, se jemi postierë të të sjellim para? Çfarë të duhen paratë”?

Kërcënuan se do të më heqin nga mbrojtja, ndërsa në Prokurori Dragoljub Stankovic tha të rri sepse çfarë do të bëj pastaj. Kam kërkuar ndonjë punë, që të ushqeja familjen. Më thanë se e kam të ndaluar. I përmendnin disa rregulla, ndërsa flisnin me hamendje. Gjatë tërë qëndrimit nuk i pash ato rregulla që ta di se çfarë guxoj e çka jo.

Nuk kisha kontakt me askënd. Ma ndalën telefonin. Nuk mund ta dëgjoja as nënën që më mbeti në shtëpi. Ky ishte një ekip i tmerrit.

Tortura vazhdoi edhe kur u ktheva në shtëpi. Vinin njerëz të panjohur, ofronin disa marrëveshje, dërgonin SMS. E pashë se duhet të iki nga Serbia. Tri herë nuk ia dola, e të katërtën herë po, falë Zotit.

E lash programin e mbrojtjes. Ika më 4 korrik 2011. Nuk do t’ia dilja po të mos më ndihmonte Fondi për të Drejtën Humanitare, duke më siguruar një makinë. Nuk kisha as para, asgjë. Ishim të shkatërruar.

(Petar Dordevic është pseudonim i bashkëpunëtorit. Atë e njeh edhe dëshmitari Slobodan Stojanovic dhe disa të tjerë nga Detashmenti 37 që shpejtë do të japin intervista për e-novine)

Kush është Milovan Drecun-i?

Mr.sci.Bardhyl Mahmuti,politolog nga Tetova 

Nga serbët e parë që reaguan kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave serbe, reagimi i Milovan Drecun-it zuri vend të rëndësishëm në mediet e Kosovës. Fatkeqësisht të gjitha publikimet që iu bënë reagimit të Milovan Drecun-it u shoqëruan me sqarime vetëm për funksionin e tij si Kryetar i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë.
Funksioni që ushtron aktualisht Milovan Drecun-i është domethënës për të kuptuar vazhdimësinë strukturore të regjimit të Millosheviqit. Këtë temë e kam trajtuar më gjerësisht në librin tim «Mashtrimi i Madh». Në këtë reagim të shkurtër po sjell vetëm disa fakte që do t’u ndihmonin atyre që nuk e dinë se kush është ky person për të kuptuar se Milovan Drecun-i nuk mund të dilte me qëndrim tjetër. Për më tepër, faktet që do t’i sjell janë tejet bindëse për të potencuar se gjithmonë kur përmendet ky person Portalet dhe mediet në gjuhën shqipe duhet ta shoqërojnë lajmin më RIKUJTIMIN se vendi i këtij krimineli është në burg!

Image result for milovan drecun i slobodan milosevic


Po rikujtoj se gjatë agresionit ushtarak serb mbi Kosovën Milovan Drecun-i ishte gazetari për çështje ushtarake i Radio Televizionit të Serbisë. Në këtë cilësi a volli pareshtur vrer dhe nxiti në maksimum urrejtjen kundër shqiptarëve. Në veçanti u shqua për “intervistën ekskluzive” me Bekim Mazrekun, të riun që e kishin torturuar tmerrësisht derisa e kishin detyruar të pranonte se gjoja kishte marrë pjesë në ekzekutimin e civilëve serbë në Kleçkë. Akuza për gjoja djegien e kufomave të civilëve serbë në «Krematorin e Kleçës» është akuzë e shpërndarë në përmasa shumë të mëdha te gazetarët e huaj që vinin në Media Centarin e krijuar nga regjimi i Millosheviqit, pikërisht nga Milovan Drecun.
Krahas shpërndarjes së gënjeshtrës për «Krematorin e Kleçës» një rol të rëndësishëm luajti në shpërndarjen e gënjeshtrës se gjoja në fshatin Reçak nuk ishin vrarë civilë shqiptarë por “ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilëve, me udhëzime të instruktorëve amerikan dhe britanik, ua kishin hequr uniformat, i kishin veshur me tesha civilësh dhe i kishin gjymtuar për të krijuar përshtypjen se kishte ndodhur një masakër”.

Image result for milovan drecun i slobodan milosevic
Për të gjitha nxitjet dhe gënjeshtrat që kishte bërë kundër shqiptarëve gjeneralkoloneli famëkeq serb Nebojsha Pavkoviqi e dekoroi me dekoratën më të lartë që ndonjëherë kishte marrë ndonjë gazetar.

Related image

Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe tërheqjes së forcave serbe Bekim dhe Luan Mazreku, pasi ishin dënuar në procesin e montuar gjyqësor nga 20 vjet burg, u liruan nga Gjykata Supreme e Serbisë si të pafajshëm.

Image result for milovan drecun i slobodan milosevic
Pas përfundimit të luftës në Kosovë u ndriçua në tërësi akti gjenocidar i kryer në fshatin Reçak.
Për përgjegjësitë në krimet e kryera në Kosovë, gjeneralkoloneli famëkeq serb Nebojsha Pavkoviqi u dënua nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës me 22 vjet burg. Ndërsa, njëri nga të dekoruarit e tij, Milovan Drecun-i, i cili kishte marrë pjesë në nxitjen e akteve të dhunës, në montimin e proceseve kundër vëllezërve Mazreku dhe në fshehjen e gjurmëve të gjenocidit, nuk u dënua.

Related image

Po rikujtoj se më 1 korrik 2009, në Gjykatën për Krime Lufte në Serbi, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dorëzoi padinë kundër gazetarëve të «Radio Televizionit të Beogradit», të «Radio Televizionit të Novi Sadit» si dhe kundër gazetarëve të gazetave «Politika», «Večernje Novosti» dhe të gjithë atyre që gjatë shpërbërjes së Federatës Jugosllave u vunë në shërbim të propagandës luftënxitëse.
Image result for milovan drecun i slobodan milosevic

Me këtë padi penale, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë akuzoi gazetarët, që i shërbyen kësaj propagande, se duke manipuluar me mediet, ndikuan në përhapjen e urrejtjes ndërnacionale dhe ndërfetare, në nxitjen e diskriminimit dhe të armiqësive, me çka kanë krijuar parakushtet psikologjike për dhunën dhe për krimet më brutale.
Image result for milovan drecun i slobodan milosevic
Për këtë arsye, ky asociacion kërkoi nga Gjykata për Krime Lufte në Serbi që në përputhje me nenin 145 të Kodit Penal të Republikës Federative të Jugosllavisë të dënoheshin këta gazetarë për vepër penale të organizimit dhe të nxitjes së kryerjes së gjenocidit dhe të krimeve të luftës.

Image result for milovan drecun i slobodan milosevic
Në mesin e gazetarëve, që u paditën për manipulime mediatike në funksion të nxitjes së krimeve në Kosovë, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë akuzoi edhe Milovan Dracun-in, gazetarin e çështjeve ushtarake e politike të Radio Televizionit të Serbisë.

Related image
Akuza e Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë për manipulime mediatike në funksion të nxitjes së krimeve, për përhapjen e urrejtjes ndërnacionale dhe ndërfetare, si dhe për nxitjen e diskriminimit dhe të armiqësive nuk pati asnjë pasojë negative për Milovan Drecun-in. Përkundrazi, ai pati vetëm privilegje!
Related image

Pas veprimtarisë së gjatë aktive në kuadër të partisë së Milošević-it, në qershor të vitit 2011 u anëtarësua, në Partinë Përparimtare Serbe të kryesuar nga Kryeministri aktual i Serbisë, Alеksandar Vuçiqi.

Image result for milovan drecun i slobodan milosevic

Po i sjell për lexuesin që nuk është i informuar se bëhet fjalë për partinë politike të themeluar nga presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliqi, që ka qenë nënkryetarë i Partisë Radikale Serbe të

Vojislav Sheshelit

.Image result for milovan drecun i slobodan milosevic

Në vend që të përgjigjet për pjesëmarrje në krimet e kryera në Kosovë, ai në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovë vazhdon logjikën e përhapjes së urrejtjes dhe nxitjes së armiqësive kundër shqiptarë.

Related image
Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë insiston që ky kriminel të merr dënimin e merituar. Fatkeqësisht mediet tona i japin hapësirë qëndrimeve të këtij krimineli i cili i cilëson Kushtetutën e Kosovës dhe Qeverinë e saj si “të ashtuquajtura” dhe kërkon ndryshimin e Kushtetutës për t’ia mundësuar Serbisë kthimin në Kosovë!

Ivica Dacic është luftënxitës dhe kuisling


Lideri i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Canak

Novi Sad – Lideri i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Canak, ka thënë se paraqitjet “provokuese dhe nxitëse” të fundit të Ivica Dacic, janë “fyerje kundër shteteve fqinje”, raporton agjensia Beta.

Canak tha se pret shkarkimin sa më parë të Ivica Dacic, sepse “ka humbur edhe mbetjen e fundit të besueshmërisë që në emër të dikujt të bisedojë me fqinjët dhe Evropën”.

Ai bëri thirrje për miratimin e ligjit për lustracion, duke shtuar se pas miratimit të këtij ligji pret që Ivica Dacic të përgjigjet sipas Kodit Penal të Serbisë, “për shkak të asaj që ka bërë në të kaluarën, si para dhe pas vitit 2000”.

Sipas tij, Serbia ka nevojë për zbatimin e lustracionit sepse vetëm atëherë “nuk do të jetë në situatë që zëdhënësit krimeve të Milosevic përsëri të grinden me fqinjët dhe nxisin konflikte të reja”.

Çanak ka thënë se për Dacic “luftënxitja dhe shkaktimi i konflikteve nuk do të ishte hera e parë, dhe se pas një retorike të tillë ‘vështron nga një distancë e sigurt’”.

“Në kohën e konflikteve, në viteve e nëntëdhjeta, Ivica Dacic ka qenë zëdhënës i regjimit i cili ka udhëhequr dhe financuar luftërat. Jo vetëm që nga ajo politikë nuk është distancuar, por në mënyrën më brutale atë politikë e ka përkrahur, mbrojtur dhe promovuar”, thuhet një deklaratën e Canak.

Ai tha se Dacic është “kampion i tranzicionit”, dhe që në mënyra të ndryshme “ka marrë pjesë në të gjitha qeveritë pas tetorit të vitit 2004”.

“Veprimtaria e tij kalimtare në regjime është shoqëruar me skandale të shumta, “nga valixhja tek bananet”, kujton Çanak.

Ai gjithashtu tha se sot Ivica Dacic e kalon kohën i lirë për shkak të mungesës së provave apo vullnetit politik për t’a ndjekur penalisht, dhe se “përfaqëson edhe mbrojtësin e interesave të një shteti të huaj”.

“Dhe, me siguri, në emrin e saj, sepse ajo nuk është në interes të Serbisë, që përsëri vendi ynë është në grindje pothuajse me të gjithë fqinjët, duke mos e fshehur se më të afërta i ka interesat e tij në regjimin e Kremlinit, se interesin publik të qytetarëve të Serbisë. Ivica Dacic është një shembull modern i kuislingëve që paturpësisht promovon interesat e huaja dhe bile i paraqet si patriotizëm”, ka shkruar Canak.

Heroi i Demokracisë, gjnerali i luftës zt.Ramush Haradinaj shkruan nga Franca: Kur të vërsulet krimineli, që ka zhdukur dëshmitë e krimeve


Heroi i Demokracisë, gjnerali i luftës  zt.Ramush Haradinaj  i cili po qëndron në Francë, ku është liruar me kusht nga Gjykata franceze, pas një fletarresti serb, përmes një postimi në facebook i është kundërpërgjigjur Ministrit të Jashtëm Serb, Ivica Daçiq, i cili kishte thënë se Ramush Haradinaj është një kriminel lufte.


“Ai mundet që edhe do të lirohet, por për ne do të mbetet një kriminel lufte”, ka thënë Daçiq.



Krimineli dhe kasapi i Ballkanit, Sllobodan Milloshevq, dhe Iviva Dacic duke i duartrokitur kriminelit

Vucic i Slobo


Por Ramushi thotë se Daçiqi ka hapur lufte personale me të, dhe kështu është kur të vërsulet krimineli.

“Kur të vërsulet krimineli! Ivica Daçiq, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë. Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij!


Sejmenët e kriminelit  Slobodan Milosheviç


Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtjëse e në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, e nuk jam fshehur si ai qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me Daçiqin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.


Sipas Haradinajt, Daçiqi duhet të flas për krimet e tij dhe të shokëve të tij.


“Daçiqi duhet të flasë për krimet e tij e të shokëve të tij, e të mos kujtoj që i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje!


Dy kriminelët Serb:Sllobodan Millosheviçi dhe Shesheli

 Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot! Ai duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti!



Kriminelët në krye të shtetit Serb 

Hala nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiqit dhe jo vetëm!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.




                  Tre Kriminelët në krye të shtetit Serb 

Ndërsa krimineli serb Ivica Daciç,për Herin tonë zt.Ramush Hardanajn ka shkruar : 

                           ivica-dacic-20140505-1406701071_1486714334-7066140

Dacic: Haradinaj është një kriminel lufte

Dacic: Ai mund të përdorë fjalë të ndryshme që të paraqesë veten si viktimë politike, por ai është kriminel lufte.

Ramush Haradinaj do që ta paraqesë veten si viktimë politike, por ai është një kriminel lufte, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Këtë deklaratë për Radio Televizionin e Serbisë, kryediplomati serb e bëri në kohën kur Gjykata e Apelit në Colmar të Francës e shtyu për 2 mars vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministriit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

Para dy javësh kjo gjykatë kishte vendosur ta lirojë me kusht atë, derisa priste kërkesën e Serbisë për ekstradim

Haradinaj ishte arrestuar më 4 janar nga polica franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të vitit 2004.

Përgatiti :Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...