Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/13

Prokuroria e Kosovës duhë ti akuzojë edhe këta kriminel serb!


Për krime lufte në Kosovë duhet të akuzohën ish-kryeministri dhe ministri i jashtëm serb Ivica Daiçiq. Ky i fundit së fundmi ka thënë se Ramush Haradinaj është arrestuar jo për shkaqe politike, por për shkak se është kriminel lufte.



Ivica Daçiq, do të mbahet mend në histori për shërbimin e tij të verbër dhe vullnetin për t'i shërbyer psiko-diktatorit të fundit në Evropë, shefit dhe idolit të tij, Slobodan Millosheviq.
Përpos Daiçiqit duhet të akuzohet për rolin e tyre gjatë krimeve të luftës dhe tentim gjenocidit në Kosovë edhe këta persona : Komandanti i ushtrisë serbe, gjenerali Lubisha Dikoviq , ish-komandant dhe ish-kryeshef i Shtabit të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ, Dragan Zhivkoviq dhe Gjorgje Nikoliq, - ish-komandant i Repartit 24 të NJSP, Zharko Brakoviq, - zëvendës-komandant i Grupit të Pestë Luftarak të të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ, Robert Shmajcel

Këta  komandantë  pjesëtarë të ish Ushtrisë Jugosllave dhe Njësive Speciale të Policisë, të cilët dyshohen për vrasjen e 78 shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999.

Gjashtë (6) oficerët serb  janë të  identifikuar nga Fondi për të Drejtat e Njeriut në Beograd  që janë pjesëmarrës në krime  të Brigadës së Motorizuar 125 të Ushtrisë Jugosllave (UJ), komandantit të Repartit 24 të Njësive Speciale të Policisë (NJSP) dhe shumë pjesëtarëve të paidentifikuar të UJ dhe të Repartit 24 të NJSP, njoftojnë mediat serbe.

Midis personave të përfshirë në krime  janë  ish-komandanti dhe ish-kryeshefi i Shtabit të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ, Dragan Zhivkoviq dhe Gjorgje Nikoliq, ish-komandanti i Repartit 24 të NJSP, Zharko Brakoviq, dhe zëvendës-komandanti i Grupit të Pestë Luftarak të të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ, Robert Shmajcel.

Theksojmë  se trupat pa jetë të 17 shqiptarëve, të cilët ishin ndaluar nga pjesëtarët e ushtrisë dhe të policisë, më 4 prill 1999, janë gjetur në vitin 2001, në varrezën masive afër liqenit Peruçac, afër qytetit Bajina Bashta, trupat e pajetë të 8 burrave janë zhvarrosur nga varrezat në fshatin Brekoc, afër Gjakovës, ndërsa trupat e 53 burrave të tjerë janë ende në kërkim.

Midis 78 burrave të vrarë nga pjesëtarët e ushtrisë dhe të policisë, 11 kanë qenë të mitur, ndërsa 2 prej tyre kanë qenë djelmosha 15 vjecarë, thuhet në njoftim.

Së shpejti do të  publikohet Dosja  “Brigada e Motorizuar 125 e Ushtrisdë së Jugosllavisë”.

Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, ka qenë vet selektori i sotëm Ottmar Hitzfeld që nga konto e tij personale ka ndarë 100 mijë marka për fëmijët e Kosovës.

Nga Flori Bruqi

Vrasjet, masakrat, dëbimi masiv i shqiptarëve dhe kthyerja e tyre

Platforma antishqiptare e pushtetarëve serbë për asgjësimin e shqiptarëve ka gjetur zbatimin e saj në vazhdimësi kohore në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Ajo ka pasur kulmet e veta herë në fushën ekonomike, herë në atë politike, herë në atë fetare apo në atë ushtarake, por vazhdimisht të gërshetuara.

Ndaj popullatës dhe vendbanimeve shqiptare, policia, ushtria dhe paramilitarët serbë në masë të gjerë, duke filluar në mars të vitit 1998 e deri në pranverë të vitit 1999 ndërmorën ofensiva për vrasjen e popullatës shqiptare dhe rrënimin e vendbanimeve të tyre. Kjo shtypje kulmin e arriti në muajt mars - qershor 1999. Në këtë fundshekulli, kur bota përgatitet të hyjë në mijëvjeçarin e tretë me arritje njerëzore e qytetare, shqiptarët e Kosovës pësuan një tragjedi të vërtetë: ata u ndodhën përpara mizorive dhe reprezaljeve makabre si dhe përpara një spastrimi të egër etnik të ushtruar nga ana e forcave policore e ushtarake si asnjëherë tjetër më parë. Millosheviqi dhe bashkëpunëtorët e tij, në zbatimin e planeve të përgatitura në fshehtësi, hodhën kundër shqiptarëve kosovarë armatën 45-mijëshe të policëve, ushtarakëve dhe paraushtarakëve serbë. Repartet e saj me uniforma e pa uniforma nxirrnin dhunshëm brenda disa minutave shqiptarët nga banesat dhe shtëpitë e tyre, disa nga të cilave ua vinin flakën, ndërsa njerëzit i nisnin drejt kufirit shqiptar e maqedonas. Millosheviqi kishte vendosur që t’i qëronte hesapet përgjithmonë me shqiptarët e Kosovës, ta spastronte etnikisht tokën sa më parë nga këta banorë autoktonë. Kështu planifikonte që 610 vjetorin e Betejës së Kosovës ta “festonte” në Gazimestan pa shqiptarë në Kosovë.

Edhe përkundër vrasjeve, masakrave e dëbimeve të shqiptarëve, pushteti serb me qëllim të kolonizimit të Kosovës bënte propagandë dhe vazhdonte ndërtimin e objekteve të banimit për popullatën serbe. Kështu, siç njofton gazeta “Jedinstvo” e Prishtinës, e datës 11 mars 1999, në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren me 10 mars 1999 filloi ndërtimi i 236 banesave për nevoja të Ushtrisë Jugosllave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe kuadrave të nevojshme për ekonominë e Prizrenit.

Vala e terrorit të institucionalizuar shtetëror serb, e vrasjeve, e masakrimeve, e ekzekutimeve të shqiptarëve përfshiu mbarë Kosovën. Paramilitarët e policët, por dhe ushtarët e egërsuar serbë mund të vrisnin dhe vrisnin kë të donin e kur të donin - pa ndjerë kurrfarë përgjëgjësie as morale, as njerëzore e as ligjore. Mund të vrisnin edhe vrisnin të rinj e të reja, pleq, plaka e burra, duke mos kursyer as fëmijë e as foshnja. Vrisnin - me apo pa motiv. Vetëm pse ishin shqiptarë. Vetëm pse donin t’i zhduknin nga faqja e dheut, t’i zhduknin nga Kosova, në mënyrë që ata, që mund të shpëtonin nga plumbi ose nga thika e tyre, të iknin, të detyroheshin të largoheshin nga Kosova, në qoftë se rastësisht mund të shpëtonin nga arrestimi apo deportimi i dhunshëm i tyre.

Vrasjet dhe masakrat barbare më monstruoze, që bëri pushteti kundër popullit shqiptar në Kosovë, me synim plotësisht të qartë për shfarosjen totale të tërë popullatës shqiptare të Kosovës demaskoi plotësisht politikën dhe karakterin gjenocidal të pushtetit dhe të shtetit serb. Falangat dhe kordonet ushtarake, policore e paramilitare serbe të vdekjes nuk kursyen jo vetëm civilët e paarmatosur shqiptarë, por as gratë, as fëmijët, as foshnjet e as pleqtë e tyre. Duke treguar haptas tërë egërsinë e tyre dhe duke u munduar t’i fshinin gjurmët e dhunës makabre, forcat serbe dogjën viktimat e terrorit të tyre, ose edhe i zhvarrosën dhe i dërguan trupat e tyre në drejtime të panjohura, të cilat sot po zbulohen në varrezat e shumta nëpër Serbi.

Me fillimin e konfliktit të armatosur në Kosovë (mars 1998), spastrimi etnik e gjenocidi morën formën e një veprimtarie barbare, që sfidoi gjithë bashkësinë ndërkombëtare në prag të shekullit XXI. Bombardimet e NATO-s të filluara më 24 mars 1999 kishin për synim ndaljen dhe ndërprerjen e spastrimit etnik të Kosovës me vrasje, masakrime e ekzekutime, me plaçkitje, rrënime e djegie të vendbanimeve të tëra dhe me deportimin masiv të popullsisë shqiptare nga trojet e veta etnike, që ushtronte pushteti ushtarako-policor serbë mbi popullatën shqiptare.

Planet serbe, të propozuara edhe nga Dobrica Qosiq e akademikë të tjerë serbë, deri edhe nga qarqe të politikës zyrtare të Beogradit, kanë planifikuar zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët. Për të arritur këtë qëllim, është ushtruar gjenocid i plotë mbi një popullsi të tërë në Kosovë. Është masakruar gjithë ajo popullsi civile, për t’u poshtëruar në atë masë aq barbare e për t’u deportuar ajo në tri drejtime: Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Ky dëbim ishte eksoduesi, përkatësisht zhvendosja më masive në Evropë që nga Lufta së Dytë Botërore.

Dëbimi - nxjerrja e njerëzve me dhunë nga shtëpitë dhe banesat e tyre, ku para tytave të automatikëve urdhëroheshin që të vazhdojnë drejt stacionit të trenit ose të motorizuar, madje edhe këmbë iknin drejt Shqipërisë, kufirit me Maqedoninë, por edhe drejt viseve me popullatë kryesisht shqiptare e boshnjake në Mal të Zi. Nga të katër anët e Kosovës kolona njerëzish në këmbë, me traktorë, me makina e me tren kishin marrë rrugën e mërgimit, të ndjekur e të persekutuar nga forcat serbe. Në mesin e tyre kishte edhe të sëmurë e të moshuar dhe të hendikepuar, gra shtatëzëna e fëmijë dhe foshnja të posalindura. Udhëtonin këta të ndjekur ose ecnin këmbë kilometra e kilometra në kushte të vështira atmosferike e me përjetime e kujtime tronditëse për njerëz të vrarë e të pavarrosur, kufoma të hedhura anës rrugëve, djegie të tyre e të shtëpive të tyre. U sendërtuan në vepër thëniet e kriminelit Sheshel, i cili vazhdimisht theksonte se shqiptarët duhet të ndiqen përtej Bjeshkëve të Nemura, të vdekur ose të gjallë... Ndërsa, pushteti serb kishte bërë plane që pas kësaj të gjithë refugjatët nga Kroacia e Bosnja të sillen në Kosovë si dhe një numër i popullatës serbe nga e ashtuquajtura “Srpska Republika”, p.sh. pjesë e popullatës së Banja Llukës në Prishtinë e kështu me radhë.

Për të dëbuarit në Maqedoni vend i ferrit ishte Bllaca, ku njerëzit ballafaqoheshin me vdekjen. Të moshuarit, të sëmurit, fëmijët, të lodhur e të rraskapitur, të mërdhirë e të uritur erreshin, por nuk gjenin dot të gjallë. Bllaca ishte një katastrofë njerëzore e politikës antihumane ndaj një populli të pambrojtur. Bllaca, si e këtillë, u dënua nga opinioni demokratik e humanitar botëror.

Pas asaj rrëmuje të invazionit të policëve dhe të paramilitarëve, shtëpitë shqiptare mbetën dyerhapur. Mbetën edhe shporetat e ndezur, edhe buka në shporetë, gjellëra mbi të e përgatitur, tryeza e shtruar.

Gjatë dëbimit iu plaçkitën të hollat, gjërat me vlerë, automobilët. Ata që nuk kishin maltretoheshin, rraheshin apo edhe vriteshin. Dokumentet personale u merreshin dhe menjëherë ua grisnin, me qëllim që ata të mos kenë dëshmi legjimiteti. Ata ishin të bindur se shqiptarët nuk do të kthehen kurrë. Edhe gjatë dëbimit paramilitarët serbë u thonin: Se kurrë nuk do ta shohin Kosovën më, e nëse e shohin ate do ta shohin nëpërmjet ekranit të televizionit!; Se vetë e keni kërkuar këtë, shkoni në Shqipëri se ajo është juaja, kjo është Serbi!; Qe kjo është NATO-ja, vetë e këni kerkuar atë, etj.

Para tërheqjes, paramilitarët serbë ekzekutonin shqiptarët në vend, ndërsa gjatë tërheqjes ndanin burrat nga gratë, nga anëtarët e familjes dhe i kanë ekzektuar apo i kanë humbur, ndërsa gratë dhe vajzat ka raste kur i kanë dhunuar.

Lidhur me dëbimin e popullatës shqiptare nga Kosova, Kadare shkruante: “Deportimi i shqiptarëve të Kosovës është e treta tragjedi, më e egra, më e pashembullta e më mizorja. Por ajo ka brenda, bashkë me zinë, edhe dritën e së ardhmës. Është hera e parë që shqiptarët do të kthehen përsëri atje prej nga u shkulën. Në fatin tonë ka ndodhur nj ndryshim, nga ato që quhen hyjnore. Shqipëria, pas gjithë anktheve të saj po skajohet më në fund në atë pjesë të botës, që ëndërronin njerëzit me të ndritur të saj, që nga Gjergj Kastrioti gjer të rilindasit: në zonën evropiane, ku ka qenë e aty ku e kishte vendin. Të tjerët, fqinjët e saj të egër le të shkojnë ku të duan. Atë Kosovë, që e lanë si një të keqe, shqiptarët do të mbushin përsëri me praninë e tyre, me djemtë dhe vajzat e bukra, me rrudhat e pleqve, me armatë e pathyeshme të foshnjeve e të fëmijëve, që do të përtërihen të gjitha, siç përtërihej jeta pas ikjes së mortajës. Jeta e rikthyer pas një sezone çmohen më shumë, dhe po ashtu çmohet me shumë toka dhe shtëpia, ninullat dhe librat, de gjithçka tetër që përbën atë që thuhet vendi i atit, atdheu. Duke u ndarë nga një natë e zezë tmerri, shqiptarët nuk duhet të harrojnë në jetë të jetëve atë që u ndodhi. Jo për të rënë në kurthin e urrejtjes shterpe, por për të çmuar e për ta mbrojtur më mirë jetën e tyre…”.

Pushteti ka luajtur lojën e dyfishtë, atë të krimit të organizuar e të krijimit të bindjes te popullsia lokale serbe e malazeze se me dëbimin e shqiptarëve kjo anë do të jetë gjithmonë Serbi. Disa serbë vendorë naivë janë nxitur të bëjnë krime e mizori mbi fqinjët e vet shqiptarë, madje edhe pronat e shqiptarëve u janë ndarë serbëve lokalë. Kështu shumë serbë vendorë janë vënë pas krimit, plaçkës e ndarjes së tokave të shqiptarëve. Mirëpo, në fund pasi u shfrytëzuan u tradhtuan nga pushteti dhe një numër i tyre, pas kthimit të shqiptarëve, pas muajit qershor 1999 në atdhe, pasi i kishin duart e përgjakura bashkë me paramilitarët, policët e ushtarakët, shkuan pas tyre në Serbi e gjetiu, ku pjesa më e madhe e tyre kishte shtëpitë dhe banesat e veta.

Vandalizmi i pushtetit serb krahas krimeve çnjerëzore mbi shqiptarët, rrënimit të fshatrave shqiptare me tërë infrastrukturën, në shënjestër të shkatërrimeve sistematike pati edhe objektet shkollore, ambulanca, shtëpi të kulturës, objekte me vlerë të trashëgimisë historiko-kulturore, si p.sh. shumë kulla të vjetra shqiptare, me 27 mars 1999 ndërtesën e kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Çarshinë e Gjakovës, Çarshinë e Pejës, më se 209 xhami, shumë teqe, shtëpi të vjetra me vlerë të madhe arkitektonike etj., si dhe shumë dokumente arkivore, libra, eksponate muzeale etj.

Gjatë kësaj periudhe pushteti serb kishte plaçkitur nga kuvendet komunale, zyret e vendit etj., tërë dokumentacionin e ofiçarive, siç ishin librat amë të të lindurve, të të kurorëzuarve, të të vdekurve, librat e nënshtetësisë, pastaj dokumentacionin e shërbimeve kadastrale etj. Ato i kishte shpërndarë nëpër qytete të Serbisë. Ndërsa, dokumentet e tilla personale dhe pronësore që posedonin shqiptarët, soldateska serbe u kishte djegur së bashku me shtëpitë dhe gjithë pasurinë që kishin, ose ua kishin grisur gjatë dëbimit të tyre. Qëllimi i tërë kësaj ishte, që dokumentet e gjendjes civile, së bashku me librat e shërbimeve kadastrale dhe dokumentet e tjera me vlerë që dëshmojnë qenësinë dhe indentitetin shqiptar të Kosovës, ajo i plaçkiti për t’i fshehur gjurmët e spastrimit etnik që bënte në Kosovë dhe për të ndërruar me dhunë strukturën demografike të popullsisë në favor të pakicës serbe e malazeze dhe për t’ua ndaluar me dhunë të dëbuarve përgjithmonë kthimin në Kosovë, duke u munduar që para syve të opinionit botëror të paraqesin mungesën e këtyre dokumenteve, si “argument” se ata nuk kanë qenë kinse asnjëherë banorë të kësaj treve. Nga Arkivi i Kosovës është marrë dokumentacioni për kolonizimin e Kosovës ndërmjet dy luftërave botërore, ai i revizionit të reformës agrare dhe dokumentacion tjetër për çështje pronësoro-juridike dhe ate të dënimeve politike pas Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu edhe nga institucionet tjera shtetërore janë marrë dokumentet si ai nga Sekretariati i Punëve të Brendshme të Kosovës, nga Enti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës së Kosovës, Muzeu i Kosovës dhe shumë institucione të tjera.

Deri në fillim të majit 1999, nga Kosova ishin përzënë rreth 730.000 shqiptarë. Prej tyre 605.000 u strehuan në Shqipëri, në Maqedoni, Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa 125.000 të tjerë në vende të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës dhe Australisë. Po t’u shtohen këtyre refugjatëve edhe të ikurit deri më 1996, del se shovenizmi serb shpërnguli me dhunë deri në maj afro 1.000.000 shqiptarë të Kosovës ose më shumë se ½ e popullsisë shqiptare të këtyre trojeve. Rreth 700.000 shqiptarë u shpërngulën nga banesat dhe shtëpitë e tyre dhe u detyruan të jetonin në rajonet malore të Kosovës në një situatë dramatike.
Sipas të dhënave të UNCHR në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosovë 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Izrael etj.

Duhet theksuar se në mbrojtje të popullatës vendore shqiptare, të pragut të shtëpisë, në kthimin e krenarisë kombëtare, në sensibilimin e çështjës shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe në çlirimin e vendit kishte dhën padyshim Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bijët dhe bijat më të mira të popullit tonë. Disa nga ata dhanë vlerën më të shtrejtë për liri e pavarësi – jetën.

Njësitë militare e paramilitare anticivile serbe kanë bërë në Kosovë krime të rënda, përmasa të krimeve kundër njerëzimit. Kriminelët serbë, përkundër gjithë egërsisë që kanë treguar duke vrarë, ekzekutuar, masakruar dhe torturuar në mënyrën më të tmerrshme viktimat, gjatë tërë kohës janë munduar t’i fshehin gjurmët e krimeve të veta, duke varrosur e zhvarrosur trupat e vrarëve e të të masakruarve, duke i bartur nga një vend në vendin tjetër, duke i hedhur në puse e humnera ose edhe duke i djegur e zhdukur në mënyra të ndryshme. Megjithatë, edhe në Kosovë po shihet se krimet nuk mund të fshehen. Këtë e ka vërtetuar edhe zbulimi i rreth 550 varrezave masive dhe i qindra e mijëra varreve individuale me trupat e dekompozuar e skeletet e viktimave që ende po gjenden nëpër vise të ndryshme të Kosovës të shkaktuar nga kriminelët serbë.

Numri i të vrarëve, të ekzekutuarëve, të masakruarëve, të djegurve për së gjalli apo për së vdekuri, sipas parametrave të deritashëm, vlerësohet të jetë së paku 11.000. Mbi 2.000 shqiptarë të burgosur dihet se po dergjen nëpër burgjet e Serbisë e të Vojvodinës, ndërsa deri në 4.000 vlerësohet të jetë numri i të zhdukurve dhe i të kindapuarve. Ushtarët, policët e paramilitarët serbë kanë dhunuar femrat shqiptare në pjesë të ndryshme të Kosovës. Numri i objekteve të shkatërruara, të djegura ose të dëmtuara - i shtëpive dhe i banesave, i lokaleve afariste dhe i fabrikave, i shkollave dhe i objekteve të tjera arsimore, kulturore e shkencore, i objekteve fetare, i monumenteve kulturore e historike që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, lokaleve afariste, punëtori zejtare, fabrika etj. - është tejet i madh. Vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë (mars 1998 - qershor 1999) sipas të dhënave jokomplete janë shkatërruar dhe djegur 204.285 shtëpi, pastaj banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, në 1300 vendbanime të 29 komunave, 534 shkolla dhe 240 institucione shëndetësore, kurse 617 vendbanimeve janë shkatërruar instalimet dhe objektet për furnizim me rrymë, ujë të pijes dhe kanalizim.

Këto shkatërrime ata i bënë në emër të edukatës ksenofobe e, sidomos, të politikës serbomadhe të Millosheviqit dhe të klikës së tij. Në shtyp, në masmedia dhe në meshat e tyre ata e mbiquajtën Kosovën “Djep i shtetit serbë”, “Jeruzalemi serb”, “Serbi e Vjetër” etj. Dhe për ta gdhendur në mendjet e zemrat e gjeneratave të tyre, ata asgjësuan, përshtatën, modifikuan, krijuan ose ngritën buste, monumente, vendosën pllakata e simbole të reja anembanë Kosovës.

Strategjia serbe eshtë strategji e tokës së djegur dhe të vdekur. Spastrimi etnik që të pushtohet tërësisht territori. Pushtetarët serb kanë zhvilluar strategjinë e vet me një parim të luftërave të mëparshme të vjetra me shekuj, që thotë se “asnjë popull nuk mund të pushtohet”. Për të pushtuar territorin ata kanë zgjedhur taktikën e spastrimit etnik. Kanë pasur për qëllim që të okupojnë tokat, por nuk kanë dashur që ato toka të kenë popull joserb, lëvizja për çlirim do të ishte e vazhdueshme dhe një ditë patjetër ai popull do të gëzonte lirinë.

Mirëpo, populli shqiptar, rinia e tij përherë iu kishte kundërvën këtij terrori e kësaj dhune, e atë me forma të ndryshme. Në fillim me organizimin e organizatave ilegale, pastaj marrjes së aksioneve kundër organeve të pushtetit si dhe në vitet e fundit edhe me rezistencën aktive - forminin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën ishin përfshirë bijt dhe bijat më të mira të popullit shqiptar në mbrojtje dhe çlirim të atdheut. Falë kësaj ushtrie, e cila filloi nismën e çlirimit të vendit, pastaj angazhimi i forcave të Aleancës Veriatlantike - NATO-s në sulmet ajrore ndaj forcave serbe që nga 24 marsi e deri me 12 qershor 1999, kur forcat tokësore të NATO-s hyn në Kosovë triumfalisht. Forcat okupuese serbe nënshkruan kapitullimin dhe u detyruan të tërhiqen nga Kosova, kurse populli shqiptar të kthehet në vatrat e veta në liri dhe të marshojë në rrugën për pavarësi.

Pas tërheqjes së trupave serbe ushtarake nga Kosova, rreth 47.000 trupa ushtarake përpara afatit të pranuar në Marrëveshjen ushtarako-teknike të nënshkruar nga NATO dhe komandantët ushtarakë të ish RFJ-së me 9 qershor 1999, janë tërhequr afro 800 tanke, transportuese të blinduara, topash dhe gryka zjarri artilerie. Menjëherë, po atë ditë dhe ditëve të tjera popullata shqiptare filloi kthimin në vatrat e veta. Këtë e bënë së pari refugjatët nga Maqedonia, pastaj ata nga Shqipëria e kështu me radhë, përkundër apelit të UHNCR të rrezikut nga minat, duke mos pritur fare kthimin e organizuar që paralajmëronin organizatat dhe institucionet ndërkombëtare humanitare e të tjera.

Kthimi i shpejtë i refugjatëve nga Maqedonia, nga Shqipëria dhe nga vendet perëndimore e të largëta, si SHBA, Kanada, Australia etj. është një fakt mahnitës për botën, që tregon se sa shumë janë të lidhur shqiptarët për tokën e vet, sa shumë dashuri kanë për atdhe.

Forcat aleate të NATO-s në krye me SHBA bënë aktin më humanitar deri më tani ndaj në populli të përvujtur, duke e mbrojtur nga asgjasimi total. Ato kontribuan që Kosova sot po shkon drejt pavarësisë. U bë konstituimi i organeve të pushtetit në udhëheqjen e UNMIK-ut të cilat gradualisht kompetencat janë duke ua lëshuar vendorëve. Ndërsa, popullata serbe dhe malazeze por edhe të tjerë e cila nuk kishte kurrfarë dorë në dhunë e terror me krijimin e kushteve filloi të kthehet në Kosovë, ndërsa me zgjidhjen e statusit të Kosovës ajo duhet definitivisht të kthehet dhe të jetojë së bashku me popullatën vendore shqiptare dhe të tjerë në barazi të plotë dhe në një shtet të ri e perspektivë – Kosovën.

Eleni Varesi

Ju falënderoj për të gjithë informacionin, jo se nuk kam ndjekur me vëmendje dhe shqetësim patriot ngjarjet por nuk isha në dijeni për shifrat dhe uroj që kjo të mbetet një faqe e trishtueshme në istoririnë e vendit tonë dhe të gjithë përpjekjet të mos shkojnë kot, le të mësojmë nga historia, ju përshëndes miku im,

Ja si e luftoi ushtria shqiptare ushtrinë serbe në Kosovë



Që në vitet '80-të, ushtria shqiptare kishte përgatitur një plan që quhej "Shpërthimi" për të bërë të mundur atëe që sot është realitet, çlirimin e Kosovës.

Ideja e përgjithshme që ekzistonte edhe në USH ka qenë që "Kosova duhet çliruar me çdo kusht".

Plani “Shpërthimi”, mbi të cilën punuan vetëm katër ushtarakë madhorë të Ministrisë së Mbrojtjes, përcaktonte deri në imtësi mësymjen frontale që do të mund të merrte me forcë territoret shqiptare të humbura nga Konferenca e Londrës.

Gati 20 vjet më vonë, lufta do të niste vërtet, por këtë herë në kushte të tjera.

Kolonel Sulejman Abazi, si një nga drejtuesit e ushtrisë shqiptare që mori pjesë aktive në mbrojtjen e kufirit shtetëror, gjatë Luftës së Kosovës, rrëfen për ResPublika ditët e vështira në verilindje të vendit përballë trupave të ushtrisë serbe.

Ja intervista e plotë e Sulejman Abazit lidhur me planet e Tiranës zyrtare përpara se të niste lufta e Kosovës

A ka pasur Shqipëria plan konkret për të ndërhyrë në Kosovë?

Abazi: Po, ka një histori të tillë. Në hartën e Drejtorisë së Zbulimit të Shtatmadhorisë Shqiptare, mbi dislokimin e forcave ushtarake në drejtimin Kosovë - Shqipëri, ishin të pasqyruara saktësisht forcat e Z2-3U të Armatës së Jugosllavisë, me qendër Nish e Shkup.

Në arkiv gjendet harta e shkallës 1:200 mijë, me Nr.927, dt. 29/12/1980, e cila përfshinte krahinën e Kosovës, ku parashikoheshin 27 pika dhe rajone të paracaktuara për depërtim e veprime në prapavijë të armikut, të koduara sipas rregullit ushtarak. Kjo hartë u ndje e nevojshme të formulohej në bazë të të dhënave të zbulimit strategjik shqiptar në kohën e ngjarjeve të vitit 1968, e më pas, të vitit 1981 në Kosovë, të cilat kishin karakter të hapur politik me motive etnike.

Operacioni i mundshëm i ushtrisë shqiptare, ishte i vështirë. Ideja e masave, në raport me zhvillimet ndërkombëtare, synonte përgatitjen e lartë për të realizuar në çdo kohë mbështetjen e fuqishme, deri ndërhyrje ushtarake për çështjen shqiptare në ish-Jugosllavi. Sipas deklaratës së ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare në vitin 1981, Veli Llakaj, kuptojmë: "...kapacitetet e ushtrisë shqiptare u përgatitën, jo vetëm për të pritur shqiptarë që do shpërnguleshin nga Kosova, jo vetëm për të siguruar integritetin territorial të shtetit shqiptar, por dhe për të qenë plotësisht të aftë për të ndërmarrë veprime ushtarake mësymëse të suksesshme, madje të tilla që do të mund të korrigjonin edhe padrejtësitë historike".
Veli Llakaj, si autori i planit parashikues për një situatë të mundshme ushtarake në drejtim të Kosovës, në bashkëpunim me ushtarakun Refik Kucaj, ja paraqitën atë Enver Hoxhës, i cili e cilësoi “të pranueshëm”, me porosinë që “të mbahet në kasafortë si variant rezervë”. Ky skenar veproi në vitet ‘97-‘99.

Po në kohën kur u hartua ky plan, cilat ishin masat e mara në kufiri me ish-Jugosllavinë?

Abazi: Në vitet 1970-‘83, në drejtimin verilindor ishin vendosur 3 Korpuse gjitharmëshe, Brigada Sulmuese, batalione kufiri, tanke e potenciale të fuqishme artilerie. Kundërshtari mbante nën presion shtetin shqiptar dhe paralelisht shtypte në të gjithë format popullsinë shqiptare në Kosovë.

Përballja me shtetin jugosllav mendohej se, “s’do të ishte veprim i lehtë”. Megjithatë, me përparësi u përpunuan çështjet e drejtimet e reagimit ushtarak. Realizimi i stërvitjeve komando-shtabi në nivel operativo-strategjik, si "Kështjella", "Drini", "Shebeniku", "Taraboshi", "A-81" etj., mbanin nën presion shtetin jugosllav. Doktrina ushtarake parashikonte elementët e luftës popullore, të cilat do të realizoheshin me trupat sulmuese dhe të zbulimit për veprime në prapavijë të armikut.

Si çështje të paracaktuara, në kushtet e relievit, koha vërtetoi se ato u zbatuan në kohën e luftës në Kosovë. Në drejtimet kundër shtetit jugosllav, tërhiqte vëmendjen K5K në Pukë. Zona mbulonte drejtimet operativo-strategjike të rëndësishme. Ajo dispononte 7760 QZ (qendra zjarri) për mitraloza, 546 QZ për topat KT, 41 PZ të artilerisë (nivel baterie artilerie me 4-6 gryka zjarri), 135 km transhe e hendeklidhje. Vetëm në drejtimin Morinë-Kukës ishte realizuar funksionimi i 3769 QZ për mitraloza.

Korpusi dispononte 12 Grupe artilerie dhe 3 bateri të lartësive, 19 kompani mortajash, 15 bateri KT me 360 gryka zjarri të AT dhe 104 topa KT. Në gatishmëri të përhershme luftarake ishin 8 grupe të artilerisë, 3 bateri lartësie, 5 bateri të batalioneve mitraljerë, gjithsej 40% e artilerisë së përgjithshme. Planifikimi dhe realizimi pjesërisht i planit, me emrin kodik "A-81", shtroi hapur para udhëheqjes shqiptare idenë:

Të realizohej, në kushte të situatës së veçantë, një organizim i ri luftarak i forcave në drejtimin lindor dhe verilindor, duke pasur si qëllim kryesor idenë e lëvizjes dhe përqendrimit të trupave sipas një plani të ri rigrupimi, të paracaktuara qysh më parë. Të krijohej ideja e një riorganizimi të ri në sistemin e ndërlidhjes e të komandim drejtimit, sipas organizimit të ri të forcave dhe të mjeteve. Të përforcohej ideja e një riorganizimi të ri të forcave dhe mjeteve të ushtrisë në kushte dhe situata të paparashikuara”.

Fillimi i viteve ’80 ishte i tensionuar në Kosovë, po në Shqipëri si u përcoll?

Abazi: Në vitin 1981, shtetit shqiptar ndërhyri në zonën verilindore, për të fuqizuar me forca e mjete njësitë ushtarake në drejtimin e Tropojës dhe Kukësit, me praninë e K5K në brezin e sigurimit. Parashikimet çuan në fortifikimin e territorit kufitar, i veçantë në llojin e vet, që kapte 44 % të sasisë së përgjithshme të fortifikimit në shkallë vendi. Në këtë drejtim funksiononin 78 rajone mbrojtje të këmbësorisë.

Stërvitja komando - shtabi "Drini", me pjesëmarrje deri në 40 mijë trupa ushtarake, shkaktoi reagim nga shteti jugosllav. Në vitin 1981, në drejtimin e Kukësit e Tropojës u realizua rikonicioni i Shtabit të Përgjithshëm. Ideja: “Përsosja e elementëve të rendimit të luftimit, rritjen cilësore të kapaciteteve luftarake dhe manovrës së forcave në interes të veprimeve luftarake kundërmësymëse”. Stërvitjet komando - shtabi dhe ato me trupa të nivelit taktik, kanë qenë të shpeshta.

Në vitin 1994, ish-shefi i zbulimit të Z3U në armatën jugosllave të Maqedonisë, pohonte, "…ne mund të kalonim në regjimin e zakonshëm të gatishmërisë së reparteve tona përballë, vetëm atëherë kur siguroheshin se, me përfundimin e stërvitjeve të reparteve dhe njësive shqiptare, ishin bërë konkluzionet dhe gjërat kishin shkuar në vendet e tyre".

E shtjellova mbi bazën e dokumenteve arkivore këtë periudhë, krahasimisht me potencialet ushtarake e veprimet përgatitore, për të kuptuar se, arritjet e pasojat në disa dekada, nën presionin e një lufte të ftohtë, nuk ishin rastësi. Fakte dokumentare ende të pa ekspozuara, u kundërvihen mendimeve antikombëtare e denigruese për shkaqe ideologjike dhe politike, se gjoja, “shteti shqiptar e kishte shitur Kosovën tek Tito”. Ajo që duhet të vlerësojmë, është mendimi i konsoliduar se, po kaq sa është vepruar në përballjen e drejtpërdrejtë, shumë më tepër është punuar në fushën e shërbimeve inteligjente mbi problemin shqiptar nën ish Jugosllavi.

Kur filloi UÇK të merrte jetë dhe kur do të radikalizonte veprimet?

Abazi: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte një mësymje agresive gjithëpërfshirëse e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Në zhvillimet e luftës në Kosovë, fillimisht do të veçoja dy momente kryesore. Së pari: Aktin heroik të familjes Jasharaj në Drenicë, ku u flijuan për lirinë e Kosovës 52 pjesëtarë të kësaj familje, duke dhënë mesazhin e plotë, se tashmë lufta kishte filluar dhe me shtetin serb do të flitej vetëm me grykën e pushkës. Së dyti, 15 janari i vitit 1999, kur hordhitë serbe kryen masakrën në Reçak, duke vrarë civilë të pafajshëm dhe duke nxjerrë në dritë fytyrën e tyre të vërtetë kriminale.

Është kjo arsyeja për të shpjeguar që në fillim, se akti heroik nuk ishte një rastësi. Ajo lidhet me ecurinë e ngjarjeve që kanë ndodhur me popullin shqiptar nën ish Jugosllavi.

Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare, që pas Luftës së Dytë Botërore tek shqiptarët nën ish Jugosllavi, përkon me ngjarjet e vitit 1968, të cilat do të vijonin me demonstratat e rinisë shqiptare dhe popullit në Kosovë në vitin 1981, për të kërkuar statusin federative dhe në vitin 1989, kundër shtypjes dhe represionit të lartë ushtarako policor të regjimit të Milosheviçit. Në atë kohë, në Kosovë vepronte organizata politike, Lidhja Popullore e Kosovës, shkurt LPK.

Për hir të së vërtetës, në udhëheqësinë e lartë të LPK-së, në çdo kohë ka pasur një përplasje midis shërbimit sekret jugosllav dhe sigurimit të shtetit shqiptar.

Këto përplasje çuan dhe në zbulimin e udhëheqësisë, që u finalizuan me gjyqin e Pejës, ku u dënuan me shumë vite burg mjaftë nga drejtuesit e LPK-së. Goditja solli ndarjen e LPK-së. Prej saj doli fraksioni radikal, Fronti i Rezistencës, i vendosur të luftonte me armë kundër regjimit serb. Në vitet 1990, me miratimin e Ramiz Alisë, filloi përgatitjen në Shqipëri grupi i parë me 58 anëtarë, që u pasua edhe nga dy grupe të tjerë.

Në atë kohë, në Shqipëri u formua Partia e Unitetit Kombëtar (PUK) dhe në Kosovë shkoi direktiva për të krijuar simotrën e saj, UNIKOMB, të drejtuar nga profesori Halil Alidemaj dhe filozofi shqiptar Ukshin Hoti. Fatkeqësish, mjaft prej pjesëtarëve të dy grupeve të para u spiunuan dhe goditja prej strukturave serbe vazhdoi për eliminimin e tyre. Adem Jashari është trajnuar në Shqipëri me grupin e tretë. E thënë shkurt, Adem Jashari, ishte një betim…!

Në vitin 1999, kufiri shqiptar kërcënohej nga ushtria serbe. Si u ringrit ajo pas shkatërrimit të vitit 1997?

Abazi: Situata ishte e rënduar, për shkak të goditjes që morën elementët e Sigurisë Kombëtare në ngjarjet tragjike të vitit ‘97. Atëherë ushtria shqiptare kishte në organizim 8 divizione dhe një sasi repartesh e njësish të Komandës së Përgjithshme. Të mos harrojmë, se akoma ishim në sistemin e mobilizimit me trupa rezerviste dhe kishte një kufizim të thellë të trupave aktive.

Mundësitë e drejtpërdrejta në atë kohë ishin shumë të kufizuara. Veçanërisht Divizioni i Kukësit, në kontakt të drejtpërdrejtë me ushtrinë serbe në kufi, në një shtrirje frontale 187 km, e kishte të pamundur të rezistonte pa mobilizimin e të gjithë strukturave rezerviste, të cilat ishin ushtria reale që do t’i dilte në mbrojtje vendit.

Në vitin 1998 u ndërmorën masa urgjente për ringritjen e strukturave të ushtrisë, për stabilizimin e armatimeve, pasi ky vit shtrihej në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë, të cilat në muajt prill e deri në fund të qershorit, rezultonin me një situatë të ndezur luftarake midis ushtrisë serbe dhe strukturave të UÇK-së.

Në kohën e përgatitjes operacionale për dislokimin e Divizionit të Tiranës në veri, plotësuam mjaft detyra, veç grupeve të rikonicionit në Kukës edhe në zonën e Tiranës. Shtabi i Divizionit ishte shumë aktiv. Rehabilituam sistemin e kushtrimit ajror të kryeqytetit, të dëmtuar pas viteve ‘92. Kontribuuam në bashkëpunim me Prefekturën dhe Bashkinë e Tiranës për të ardhurit nga Kosova.

Bashkëpunuam me Policinë Ushtarake të UÇK-së, pas urdhrit të mobilizimit. Kambana e alarmit kishte rënë kudo në Shqipëri.

Kur ju dha urdhri për t’u dislokuar në kufirin verilindor?

Abazi: Në 15 shtator të vitit 1997 u riktheva në ushtri, fillimisht me detyrën e shefit të shtabit të Divizionit të Tiranës dhe pas 8 muajsh, i komanduar komandanti i Divizionit. Në këtë kohë kalova një periudhë të vështirë për jetën dhe karrierën time, kur nuk pranova të shkoja me detyrën e Komandantit të Divizionit të Kukësit, në nëntor 1998, atëherë kur më premtuan detyrën, gradën e gjeneralit, e të tjera. Në të njëjtën kohë që kryeja detyrën e komandantit të Divizionit të Tiranës, u ndodha para një vendimmarrje, të cilën e bëra sipas zgjedhjes time, pa u ndikuar nga askush. Atëherë kuptova se, kolegun tim donin ta shkarkonin.

Jam konsultuar vetëm me ish-këshilltarin e Presidentit Mejdani në atë kohë, z. Sabit Brokaj. Tendenca për të më çuar në Kukës m’u përsërit disa herë nga ministri Hajdaraga në atë kohë, me presione, deri në fund të muajit shkurt 1999. Nuk jam penduar që nuk pranova, edhe pse ëndrra e një oficeri të karrierës është të meritojë gradën “gjeneral”, madje dihem i çliruar moralisht dhe shpirtërisht. Divizioni i Tiranës kreu manovrën taktiko-operative dhe i dislokua në grykën e Morinit në kufi, deri në përfundimin e luftës në Kosovë.

Ishte koha kur shikoja karvanet me njerëz të traumatizuar që kalonin kufirin dhe dislokoheshin në Kukës e fshatrat përreth. Kukësi atëherë, si zakonisht me 15 mijë banore, mbante në gjirin e tij mbi 100 mijë njerëz dhe për atë që ka ndodhur dhe përballur, ndoshta sot duhet të ishte “Qyteti me Çmimin Nobel për Paqen”. Nga ajo kohë e vështirë ruaj kujtime shumë të mira, por dhe me syrin kritik për kohën. Shumë ngjarje që ndonjëherë ecnin më shpejtë se sa vetë koha. Kujtoj orët e vështira të datës 22 maj dhe disa ditëve më vonë.

Ndodheshim në pikën e drejtimit operativ (PDO) në fshatin Bardhoc. Ka qenë një ditë shumë e vështirë. Jam ndjerë shumë ngushtë. Bëhet fjalë për zhvillimin e operacionit “Shigjeta – 2”, mësymjen e brigadës me djemtë dhe vajzat e Kosovës, që u përgatit në Burrel dhe në disa pika brenda ZM të Divizionit të Kukësit. Kam lexuar të përsëritur shkrime për këtë veprim luftarak.

Kam pasur rastin të studioj edhe hartat e operacionit. Nga disa kolegë të mi, kjo ngjarje ngrihet në shkallën sipërore. Punë e tyre. Atëherë e shikoja veprimin luftarak brenda parimeve doktrinare të luftës.

Brigada pushtoi malin e Pashtrikut. U ndodh orë të tëra nën goditjen e hapur të artilerisë së obuzave të ushtrisë serbe. Shikonim dhe pyesnim veten: “po ne pse jemi këtu?! Nejse, nuk kam pse të flas më tej për këtë. Analizën doktrinare e kam bërë hapur publikisht në botimin tim të kohës; “Psikologjia e luftës kundër luftës”. Ajo kohë e vështirë ka pasur plotë ngjarje të fiksuara në kujtesë, që lidhen me veprimtarinë ushtarake, me qëndrime politikanësh, me deklarata e kundërdeklarata, deri me ndonjë dezertim apo abuzim, ashtu siç mbart brenda saj vlerat e një vitaliteti mbarëpopullor, përherë një hap para shtetit për t’i dalë zot fatit dhe kohës”.


Po Divizioni i Kukësit në çfarë kushtesh ishte?

Abazi: Divizioni i Kukësit ishte vënë në eficencë të plotë më të gjithë kapacitetin e tij aktiv dhe pjesërisht rezervist. Mos harroni, ishim në vitin 1998 dhe kohët kishin ndryshuar nga më parë, sa i përket anës militare të shtetit shqiptar. Në atë kohë, si dhe sot, ushtria jonë nuk ishte aspak operacionale.

Edhe pse “mbetjet” ishin akoma prezent, elementët mbrojtës ishin me probleme të mëdha, ndërrimi i strukturave kishte lënë hapësirat boshe.

Ajo që vlerësohej atëherë ishte faktori kohë, i cili dha mundësinë për të kryer veprime në interes të mbrojtjes dhe të pranisë së mjeteve të sulmit afër kufirit. Sigurisht, gati një dekadë më vonë në atë kohë, nuk mund të flisnim për modernizim të mëtejshëm, por armatimet tona të vrisnin njësoj si dhe të të tjerëve.

Kompletimi i artilerisë tokësore brenda brezit të mbrojtjes dhe përsosja e elementëve të mbrojtjes kundërtanke në grykat e mundshme të depërtimit të mjeteve të blinduara serbe, të mbështetura në një sistem fortifikimi të mjaftueshëm, e bënte strukturën e ushtrisë tonë, jo vetëm të pranishme në të gjithë hapësirën, por dhe shumë kërcënuese në rast të ndonjë aventure ushtarake të ushtrisë serbe.

Çfarë masash u morën për të përballuar eksodin e dyfishtë, jashtë e brenda kufirit shqiptar?

Abazi: Qeveria shqiptare e kohës vepronte me shumë tkurrje në raport me zhvillimin e situatave të luftës. Ne e kuptonim, se forcat ndërkombëtare e monitoronin saktë situatën dhe gjithçka veprohej brenda koordinimit të strukturave të NATO-s. Është folur shumë për eksodin të përmasave biblike të popullsisë shqiptare në Kosovë, nën presionin e zhvendosjes së dhunshme prej ushtrisë serbe dhe forcave paramilitare të saj, por rrallë herë është përmendur një eksod “i brendshëm”, që ndodhi pa një plan evakuimi, por në mënyrë të vullnetshme të popullsisë shqiptare, në thellësinë 15-20 km këtej kufirit.

Fshatrat shqiptare të buzë kufirit, por dhe në thellësi, i zbrazën nga popullsia civile. Brenda tyre qëndronin vetëm burrat e armatosur, që pa dashje u bënë pjesë e forcave të sigurisë së vendit, së bashku me efektivat e ushtrisë.

Çfarë i mbante ata djem në Kukës, Tropojë, Has në majë të maleve, në gryka e pozicione zjarri, kur e dinin se në çdo çast ishin të kërcënuar dhe mund të goditeshin nga artileria serbe? Ndoshta dikujt fati ja ka sjellë që është sakrifikuar në emër të detyrës, si shumë të tjerë, që sot janë krenarë për atë periudhë të vështirë lufte. Bashkë me ta kemi qenë edhe ne, oficerët, që nuk u ndamë prej tyre në asnjë çast, dhe po të vinte çasti të gjithë mund t’i përballonim pasojat njësoj.

Megjithatë, ata vazhdonin të bindur dhe të kryenin detyrat e tyre. Tashmë jam bindur se, nuk ka ndonjë teori të saktë për të hedhur bazat e moralit dhe në çdo rast, ne t''''i referohemi asaj.

Në kushte të tilla, morali i ka rrënjët tjetërkund, larg moralizimeve të programuara, që në ndonjë rast rëndom përsëriten nga ushtarakët. Ai i ka rrënjët në popull, tek tradita, në familje dhe shumë pak mund të themi se është rezultat i punës edukative.

Sigurisht edhe lufta ka moral. Morali në luftë, krahas tradicionalizmit që ka çdo forcë e armatosur, zë vend e forcohet në kushtet dhe rrethanat e ambientimit që të krijohet, të veprimit në masë që të imponohet, për të pranuar e përballuar qoftë dhe në mënyrë “vullnetare” të gjitha pasojat e saj. Çastet e para janë tronditëse për shumë arsye, por përshtatja me kushtet dhe rrethanat që të imponohen në luftë, janë të pashmangshme. Kam parasysh këtu edhe marrjen nën kontroll të korridorit të komunikimit në Tropojë - qafa e Morinës nga djemtë e Tropojës, me në krye Haklajt. Ata për mua kanë qenë pjesë e pashkëputur e UÇK-së. Nëse nuk do ta merrnin ata nën kontroll, atëherë këtë korridor do ta dominonte UDB-ja me njerëzit e saj”.

Çfarë përforcimesh të tjera u dërguan në kufirin verior?

Abazi: Në vitin 1998 në institucionet e shtetit shqiptar ra kambana e alarmit. Është koha e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Serbinë, pra, në një farë mënyrë, midis dy vendeve ishte situatë lufte. Në kufirin verior u morën masa përforcuese. U thirrën pjesërisht strukturat rezerviste vendore.

U planifikua dhe filloi lëvizja graduale e njësive të tjera të ushtrisë.

Në kushte, në kohë dhe hapësirë, u urdhëruan njësitë e repartet e vartësisë së drejtpërdrejtë të Komandës së Përgjithshme, respektivisht Divizioni i Tiranës dhe disa njësi të specializuara, Brigada "Komando", BrK së Mekanizuar në Laç, batalione të forcave speciale, Regjimenti i Policisë Ushtarake, reparte të Brigadës Xheniere, Regjimentit të MADM, Brigadës së Ndërlidhjes, Brigadës së Transportit Ushtarak dhe elementë të tjerë logjistik, të cilat u integruan brenda elementëve të rendimit të luftimit të Divizionit të Kukësit, pa folur për një sasi të konsiderueshme të trupave të UÇK-së, të dislokuara në 4 qendra stërvitore brenda zonës së Mbrojtjes së Divizionit, e po kështu në Burrel, në Feken, në Durrës, Mamurras etj.

Përveç trupave do të përforcohej kufiri me mjete të mekanizuara, topa e tanke?

Abazi: Në manovrën taktiko-operative të Divizionit të Tiranës u dislokuan në Kukës reparte të tankeve, të artilerisë së rëndë top obuz 152 mm, të artilerisë reaktive 189 mm, (katjusha), mjete të tjera të mekanizuara, të cilët së bashku me repartet e Kukësit, duke llogaritur kapacitetet e grykave dhe drejtimeve të mësymjes së mundshme të ushtrisë serbe, gjykoj se ishin të mjaftueshme për t’i bërë ballë çdo lloj sulmi kundër kufirit shqiptar.

Në zonën e mbrojtjes së Divizionit të Kukësit funksiononin 4 qendra të bazimit dhe përgatitjes së kontingjenteve të UÇK-së. Prej këtej bëheshin manovrat taktike me lëvizje të organizuara me mjete, natën dhe ditën, dhe shfrytëzoheshin korridoret e kalimit në territorin e Kosovës për t’u bërë pjesë aktive e UÇK-së, që luftonte direkt në terren. Së bashku me këto struktura, ushtria shqiptare ndonjëherë nuk kishte dallim.

Cila ishte gjendja morale e trupave përballë një lufte reale tanimë?

Abazi: Ka raste kur vlera e ditëve të tilla nuk maten me sasinë fjalëve që mund të thuhen në një intervistë, por me mbresat që lë në kujtesë dhe memorien historike të ditëve të vështira të Kukësit, ngjarjet më kulmore të cilat vunë në provë të vështirë strukturat e ushtrisë shqiptare në këtë luftë. Kishim marrë përsipër në atë kohë një përgjegjësi dhe këtë e ndjenim të gjithë.

Kështu na ndodhi ditën e manovrës së madhe të zjarrit dhe të trupave që u zhvillua në grykën e Morinit, vetëm dy kilometër pranë kufirit shtetëror.

Në orën 08.00 nga të gjithë komandat u raportua gatishmëria në pozicionet e zjarrit. Matanë kufirit ishte një qetësi e rreme. U takova përzemërsisht me kolonel Arbenin, në atë kohë komandant i Gardës së Republikës. Kishim kohë pa u parë. Atashetë ushtarakë kishin ardhur më parë, gazetarë, fotoreporterë, forcat e Gardës, një gjë e pazakontë në vijën e kufirit. Në një çast, nënkolonel Beshiri, shefi i Qendrës Kulturore të Ushtrisë, më pozicionoi para pikës së drejtimit të shtabit të Divizionit të Tiranës, një qendër zjarri e madhe artilerie dhe pa shumë ceremoni më thotë; "fol".

Operatori Sokoli një djalë me sy bojëqielli, ngriti kamerën duke thënë "gati". Fola i qetë dhe theksova mbi qëllimin e prezencës së strukturave të Divizionit të Tiranës në Kukës, misionin dhe detyrat kryesore, bashkërendimin e veprimeve operacionale me forcat e tjera, duke e lidhur situatën me gjendjen matanë kufirit. Siç mora vesh më vonë, dikush ishte thirrur nga Ministri në zyrë pas dhënies së kronikës në TVSH dhe ishte kërcënuar deri në shkarkim nga detyra. Padyshim hakmarrje politikanësh burokratë dhe mediokër.

Ndërkohë ishte një situatë e tensionuar, kudo dëgjoheshin komandat dhe porosit e fundit. Presidenti i Republikës na takoi të gjithëve dhe në orën 11.00 filloi qitja luftarake. Forcat vepruan në mënyrë të shkëlqyer. Zjarr artilerie i përpiktë, manovër e mrekullueshme e tankeve, vlera dhe nivel profesional. "Katjushat" fishkëllenin, artileria e rëndë gjëmonte, të gjitha llojet e armëve zukatnin me tërsëllëm dhe tërë gryka e Morinit atë paradite Maji gjëmonte.

Oshtima e armëve u dëgjua shumë larg, matanë në Kosovë. Koloneli italian Alessandro, donte të dinte më shumë për forcat e Divizionit të Tiranës. I dhashë informacion. Edhe atasheu kinez, kolonel Huei, me fjalë e superlativa i lavdëroi artiljerët për saktësinë e zjarrit, por kuptova që tjetërkund e kishte qëllimin. Donte që me çdo kusht t’i thosha "po, është e vërtetë, sepse kjo është teknologji kineze". Nuk ja thashë. Kjo qitje luftarake më bindi përfundimisht, se repartet tona në rendim luftimi ishin në gjendje të realizonin detyra delikate me përpikëri dhe efektivitet të plotë.

E dija se nënkolonel Thomai, Budjoni, Tomorri, Kastrioti, Haxhiu, Bilbili, Enveri, dhe shumë të tjerë, oficerë të mrekullueshëm të shtabit dhe komandantë të Brigadave nuk "flinin", ata përherë ishin në punë. Në sistemin e drejtimit të zjarrit të artilerisë sonë kishim shumë të dhëna të siguruara nga zbulimi i Divizionit të Kukësit për "këpushat" që ishin mbjellë matanë kufirit.

Kur do të fillonin sulmet agresive ushtarake nga ana e serbëve?

Abazi: Në datën 16 prill 1999, qeveria e Serbisë njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Shqipërisë. Veprimtaritë agresive ushtarake të paramenduara u shoqëruan atëherë me qëndrime ekstreme politiko - diplomatike. Kush mund ta bënte këtë përveç se një shteti agresor? Ka pasur shumë raste të penetrimit të trupave serbe në territorin këtej kufirit shqiptar – shqiptar.

Goditjet e ushtrisë serbe brenda territorit të shtetit shqiptar u realizuan përgjithësisht me forca të pakta, deri në kompani, me trupa speciale, kryesisht komando, në goditjet me snaiper dhe me artileri të kalibrave 82, 120, 160, 155 mm, nga distanca, por dhe me qitje të drejtpërdrejtë. Këto goditje u bënë kryesisht mbi objektet civile dhe rrallë mbi objektet ushtarake.

Në veçanti, në rrezen e këtyre goditjeve synoheshin bazat e UÇK-së, që ishin në zonën e mbrojtjes së Divizionit të Kukësit. Reagimi nga trupat e ushtrisë shqiptare ishte i reduktuar, por në disa raste, i ashpër dhe mjaft i vendosur me përdorimin e armëve automatike dhe të artilerisë, e në disa raste edhe të tankeve.

Reagimi i ashpër i forcave të Brigadës së Këmbësorisë në Tropojë u imponoi shtabeve serbe idenë se, nuk ishte e lehtë të depërtonin në territorin shqiptar. Kjo situatë në teatrin e veprimeve luftarake shmangu me gjakftohtësi konfrontimin e përgjithshëm. Synimi i ushtrisë serbe në vijën kufitare ishte shkëputja e ushtrisë shqiptare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Objektivi i tyre dështoi, pasi rrugëkalimet e lidhjes në të dy anët e kufirit, asnjëherë nuk u mbyllën.

Po përballja mes dy ushtrive?

Abazi: Ka pasur përplasje midis ushtrisë shqiptare dhe asaj serbe, po të kemi parasysh betejën e Koshares, ku nuk pati asnjë dallim midis forcave të ushtrisë shqiptare të UÇK-së e të FARK-ut. Të gjithë luftuan si shqiptarë dhe i dhanë një mësim të mirë Brigadës së Reagimit të Shpejtë të ushtrisë serbe, e cila sot e riorganizuar vringëllin armët në Luginën e Preshevës.

Në datën 26/04/99 një grup prej 35-40 ushtarësh serbë hyn në thellësi dhe u vunë zjarrin shtëpive të braktisura të fshatit Stoberdë. Disa orë përpara ata kishin kryer zbulimin me helikopter.

Në të njëjtën kohë, në fshatin Lajthizë filluan të godisnin me mortaja të rënda, të vendosura në malin e Padinës. Në datën 29/04/99, në malin e Pëllumbit u diktua vendosja e mortajave serbe dhe në orën 16.00 serbët hynë në fshatin e boshatisur, Mëhalla e Sipërme. Me veprime të shpejta e të specializuara batalioni special kreu afrimin dhe rrethimin e grupit të ushtarëve serb në fshatin Xhuxh. Ata nuk kishin llogaritur në kohë tërheqjen e tyre. Tashmë të rrethuar ata prisnin se çdo të bëhej me ta.

Ishin të gjitha mundësitë e asgjësimit të tyre, apo dhe zënies rob.

Por një arsye tjetër më e fortë bëri që të veprohej ndryshe. Fshati Xhuxh ishte i paevakuar dhe në çdo çati jetonin 10-15 frymë. Zjarri nga të dy palët do të sillte fatkeqësi të rënda në njerëzit e pafajshëm. Forcat serbe nxorën 6 mortaja 200-300 metra mbi fshatin, në vijën e kufirit. U zbatua një marrëveshje pa fjalë, por me veprime konkrete.

U krye një manovër e shpejtë me tërheqje. Kjo bëri që serbët me shpejtësi e lebeti të dilnin nga kurthi ku kishin rënë dhe të largoheshin matanë kufirit.

Goditjet e vazhdueshme të artilerisë serbe kishin shkatërruar pothuajse godinat e postave kufitare të Zherkës, Zogajt dhe të qafës së Prushit. Forcat e Divizionit të Kukësit të tërhequra më në thellësi, atëherë u përforcuan me bateri të mortajave 82 mm dhe të topave KT 75 mm. Në këto kushte arrihej të plotësohej misioni “i pengimit” të forcave serbe deri në mbërritjen e forcave kryesore të ushtrisë tonë.

Gjatë luftimeve u rrëzua dhe një avion amerikan që ra në dorën e serbëve. Si e kujtoni këtë episod?

Abazi: Në datën 30/05/99, ndodhi një “çudi” për amerikanët, të cilët ishin shumë të interesuar për avionin pa pilot, të rrëzuar në vijën e kufirit, midis forcave tona dhe forcave serbe.

Grupet e zbulimit të batalionit special në orën 15.30 u dorëzuan specialistëve amerikanë shtatë pjesë kryesore të avionit zbulues pa pilot të NATO-s, prodhim i vitit 1996. Se si janë çmontuar ato dhe se si u transportuan deri në bazë nga trupat e batalionit, këtë e dinë më mirë ata djem të zotë që e bënë.

Ky aeroplan ju rrëmbye serbëve pothuajse nga dora, pasi ata e mbulonin me zjarr objektin jo më larg nga 80-100 metra, në pritje të urdhrit për të depërtuar e për ta tërhequr vetë aeroplanin.

Si specialist të njëjtat vlerësime do të bëja dhe për trupat e Brigadës Komando. Kjo njësi u përhap në të gjithë zonën e mbrojtjes së Divizionit të Kukësit, në drejtimet kryesore dhe shpesh herë u bë objekt i goditjes së artilerisë serbe. Qëndrimi e veprimtaria e trupave "komando", maturia, profesionalizmi dhe manovra e tyre në kushte të vështira, ishin për t’u marrë shembull.

Cili ishte roli i FARK-ut në këto luftime?

Abazi: Atëherë në Kukës më bënte përshtypje dislokimi i një batalioni të fuqishëm të FARK-ut në zonën e Kolshit. Një repart i armatosur mirë, i mirëpaguar rrogëtarë, që rrinin tërë ditën të kapardisur nën beretat e kuqe dhe pretendonin se, “akoma nuk kishte ardhur koha për të luftuar në Kosovë”, kur vendi matanë digjej e shkretohej përditë dhe popullsia po spastrohej nga territori i Kosovës. Nuk kishim asnjë lloj bashkëpunimi me këtë repart. Rregullat e luftës na mësonin ndryshe. Ndërhyra fuqishëm në shtabin e Kukësit, në Shtabin e Përgjithshëm, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u bëmë shkak që ai batalion të dorëzonte armatimin strukturave të UÇK-së në Kukës dhe të largohej nga zona e luftimit.

Shumë prej ushtarëve rrogëtare të “beretave të kuqe” ju bashkuan në atë kohë strukturave të UÇK-së. Në lidhje me këto veprime, sigurisht që kemi parë shumë në një kohë të vështirë dhe kuptonim, se këto reparte politikisht vareshin nga një tjetër komandë dhe kishin të tjera synime”.

Situata në kufirin shqiptar u përcoll jo pak nga media vendase dhe ajo ndërkombëtare. Si u bë ky organizim?

Abazi: Lufta në Kosovë u bë çështje e të gjithë forcave progresiste demokratike, e opinioni ishte i interesuar për përfundimin e shpejtë të saj. Sensibilizimi ka qenë i drejtpërdrejtë në zonën e luftës.

Kujtoj ditën që zbritëm tanket pranë urës së madhe për t’i kaluar nga vau i lumit, pasi ura nuk mbante më shumë se 24 ton. Një mori gazetarësh dhe reporterësh që transmetonin në linjat satelitore drejtpërdrejtë. Vëzhgoja nga afër veprimet.

Në një çast vërej komandantin e Brigadës së Tankeve, Budjonin që po konfliktohej me gazetarët. E thërras dhe i them: “Budjon, leri të filmojnë dhe të transmetojnë direkt. Bota është e interesuar dhe duhet ta dijë, që ushtria shqiptare po dislokon në vijën e kufirit mjetet e sulmit. Kjo do të thotë shumë”. Por kemi pasur dhe raste të vështirësive, të cilat ndoshta ishin pjesë e skenarëve të paracaktuar”.

Në çfarë fushash bashkëpunuat me ushtarakët amerikanë?

Abazi: Në ditët e kalimit të Brigadës së UÇK-së, që u përgatit në Burrel, duke pushtuar malin e Pashtrikut, pasi ushtria serbe kishte kaluar në kundërveprim përgjatë dy anëve të vijës së kufirit drejt majës së malit, pas një telefonate informative, në zyrën e Selimit erdhën grupi i oficerëve amerikanë të Forcave Ajrore. U përshëndetëm shqip. Ishin të sjellshëm.

Kishin filluar të mësonin disa fjalë nga gjuha jonë. U hapën hartat mbi tavolinë dhe filloi shkëmbimi i informacionit. Kërkuan të dinin me koordinata të sakta, nga major Shyqyriu, shefi i zbulimit të Divizionit të Kukësit, se ku mund të ndodheshin bateritë e artilerisë serbe dhe ishin të interesuar se a kishte popullsi civile në këtë zonë të ngushtë. U kufizuan në një sipërfaqe 6-të km2 nga Qafa e Prushit, Krajlicë deri në fshatin Zhur, në thellësi të territorit të Kosovës.

Kërkonin, me sa kuptuam, garanci për prezencën e popullsisë civile në këtë zonë. Punuan me kujdes në hartë dhe mbajtën shënim koordinatat. Vëreja se, hartat e tyre nuk kishin të njëjtën kuadraturë me hartat tona. Për disa nga objektivat, për të cilat kishte të dhëna u përcaktuan koordinatat me saktësi. U larguan pas 30 minutash, duke përshëndetur "allashqiptarçe".

Kur do të ngrinin serbët flamurin e bardhë?

Abazi: Në orën 20.30 avionët e NATO-s realizuan një "spektakël" mbi objektivat ushtarake serbe. Pas dy orësh, në orën 22.30 dëgjojmë në drejtim të Krumës shpërthime të forta artilerie, të cilat përcilleshin deri tek ne me një zhurmë të mbytur. Në krahun e majtë të vendvendosjes sonë shtrihej kurrizi i malit të Tregtanit. Nën këmbët e tij në pjerrësitë perëndimore ndodhej qyteti i Krumës.

Nga raportimet e menjëhershme në radio kuptova se po goditej spitali i qytetit. Pas 7-8 shpërthimeve të para, në të gjithë zonën e Krumës e të Kukësit u ndërpre energjia elektrike. Ndodheshim në një kuotë të favorshme ku na jepet mundësia të vrojtonim një pjesë shumë të madhe të zonës së Kukësit dhe drejtimeve më kryesore drejt kufirit. Nga raportimet e para në radio u konstatua panik dhe mungesë informacioni të saktë për atë që po ndodhte në Krumë. E ndjeva veten ngushtë, por nuk më lejohej të ndërhyja.

Pas disa minutash dëgjova zërin e qetë e të sigurt të kolonel Selimit, shefit të shtabit të Divizionit të Kukësit, i cili u kërkoi të gjithëve të ruanin gjakftohtësinë. Po para disa orësh serbët kishin hedhur disa predha artilerie në fshatin Nikoliq, kishin plagosur disa fëmijë e kishin dëmtuar shtëpi. Në hapësirën mbi zonë pas 10 minutash u dëgjuan zhurmat e avionëve të NATO-s. Goditjet e artilerisë serbe u ndërprenë. Ishte dita kur delegacionet e të dy palëve, përfaqësuesit e NATO-s dhe të ushtrisë serbe, u takuan për herë të parë në kufirin maqedonas, në qytetin e Kumanovës, për firmosjen e marrëveshjes së kapitullimit të Serbisë”.

Territori Shqiptar u bombardua nga artileria serbe, a pati viktima nga kjo luftë?

Abazi: Me bindje të plotë them se, ditari i luftës akuzon rëndë dhe sot politika dhe ushtria serbe duhet t’i kërkojnë falje popullit shqiptar. Po mundohem të jap këtu disa të dhëna të muajit prill 1999, për të kuptuar se sa me intensitet ka vepruar ushtria serbe kundër territorit shqiptar dhe sa e dhunshme, agresive dhe kriminale është paraqitur ajo, duke dhënë natyrën më të shëmtuar të një strukture krimi, gati të dalë jashtë kontrollit në agresivitetin e saj.

Prej datës 10 prill e deri në përfundim të luftës, janë plotë 41 raste të agresionit të drejtpërdrejtë në forma të ndryshme të ushtrisë serbe kundër territorit dhe popullsisë shqiptare, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima të pafajshme.

Sipas të dhënave në datën 18/04/1999, armata Jugosllave kishte dislokuar në Kosovë 400 tanke, 300 transportues të blinduar dhe 400 njësi artilerie. Ky diapozitiv i fuqishëm ushtarak meritonte vlerësim dhe vëmendje, sepse aktualisht vepronte mbi bazën e një plani të paracaktuar dhe objektivat e tyre mund të shkonin shumë larg.

Në datën 10/04/1999 regjistrohen incidente në kufirin shtetëror, në vijën Padesh-Kamenic. Lidershipi politiko-ushtarak serb paralajmëronte Shqipërinë, pas këtyre luftimeve në kufi, se mund të bëhej ajo përgjegjëse për një shtrirje të konfliktit dhe për përhapjen e një lufte ballkanike.

Një ditë më vonë u kryhen provokime të rënda në kufi. Prej orës 11.50 e në vazhdim, artileria serbe me mortaja godiste në drejtim të pikave kufitare të Padeshit, Zogajt e Kamenicës si dhe në Tropojën e Vjetër, deri në 15 km në thellësi të kufirit shqiptar. Pas bombardimeve të zonës së Hasit u shkaktuan 4 civilë të vrarë dhe 14 të plagosur.

A pati trupa serbe që kaluan kufirin shqiptar?

Abazi: Në datën 13/04/1999 mbi 100 ushtarë serb të mbështetur nga mjete të blinduara, pushtuan postën kufitare të Kamenicës dhe më pas atë të Padeshit në Tropojë, rreth 2 km në thellësi të territorit shqiptar. Në këtë periudhë mbi 4000 banorë u shpërngulën në thellësi të vendit. Disa ditë më vonë trupat serbe hapën zjarr kundër fshatit Dobrunë dhe për 15 minuta u bë shkëmbim zjarri midis tyre dhe kufitarëve shqiptarë. Për rreth 20 minuta u goditën më artileri fshatrat Kamenicë, Padesh dhe Zherkë në Tropojë.

Po atë ditë, në pikën e kalimit të Morinit një predhë e rëndë mortaje shpërtheu pranë vargut të refugjatëve, duke vrarë një dhe duke plagosur 22 prej tyre.
Aventurizmi ushtarak nuk kishte kufij për shtabet ushtarake serbe. Në datën 21/04/1999, rreth orës 10.30 forca të shumta serbe, të mbështetura me artileri sulmuan territorin shqiptar në Has në një vijë disa kilometërshe. Luftimet midis tyre dhe forcave tona vazhduan për 8 orë dhe më pas serbët u tërhoqën.

Mos vallë e kishin të domosdoshme serbët ballafaqimin ushtarak me forcat tona? Atëherë nuk besoja se duhet të ishte kështu. Tjetërkund synonin shtabet jugosllave, por ata nuk arritën kurrë të shkëpusin lidhjet shpirtërore midis luftëtarëve të lirisë në të dy anët e kufirit shtetëror. Sipas vrojtimeve të kohës, serbët kryen fortifikime në vijën e kufirit dhe realizuan vendosjen masivisht të fushave të minuara, ndërsa goditja me raketa minë – kasetë të prodhimit serb u bë deri në thellësinë 20 km të territorit shqiptar.

Minat e vendosura apo të hedhura nga distanca, ishin mjete të vdekura, të cilat nuk ishin në gjendje të dallonin hapin e një ushtari nga hapi i një fëmije. Në çdo rast, kur mbi to shkelesh, ato lëndonin dhe gjymtonin, merrnin jetë njerëzish.

Komandat serbe vazhdonin të zbatonin urdhrat e eprorëve të tyre, edhe kur pasojat binin mbi gratë, fëmijët, të moshuarit, pra mbi njerëz të pafajshëm. Në datën 26/04/1999 rreth orës 22.00, një grup ushtarësh serb hynë në thellësi të territorit shqiptar, me synimin për të minuar zonën e Qafës së Prushit. Për 6 orë u bë shkëmbim zjarri në një vijë prej 3 km. Forcat serbe përdorën artilerinë dhe mortajat. Goditen me artileri tanket e Brigadës së Krumës, të cilët shkuan në përforcim të forcave në vijën e kufirit shtetëror.

Raste të tilla ishin të shumta në harkun kohor të dy muajve të fundit të luftës. Ka një evidencim shumë të saktë të masakrës së ushtrisë serbe, të agresivitetit të saj, të dëmeve materiale e njerëzore që kanë shkaktuar në territorin shqiptar, duke e çuar në mbi 20 mijë numrin e përgjithshëm të viktimave të luftës në atë periudhë. Por ata nuk mundën kurrë të izolonin UÇK-në dhe as të frikësonin shtetin dhe ushtrinë shqiptare.

Ishte koha kur kundër tyre ishte vënë tëre bota demokratike dhe përfundimi i tyre kapitullues ishte i paracaktuar.

A kishte një bashkëpunim mes ushtrisë shqiptare dhe UÇK-së

Abazi: Personalisht nuk e vlerësoj veten pjesëtar të UÇK-së, por thjeshtë, pjesëtar në këtë luftë. Duke qenë nën uniformën ushtarake të Forcave të Armatosura të shtetit shqiptar, me gradën “kolonel”, të dislokuar në grykën e Morinit në formacion luftarak, kam pasur raste të kontakteve me drejtues të strukturave të UÇK-së, dhe bashkërisht ndiqnim në proces të gjithë lëvizjet e tyre taktike e deri demonstrative, në raport me situatën në kufi, përherë të gatshëm të futeshim në veprim me kapacitetet tona luftarake. Ndërkohë, në Tiranë vazhdonte përgatitja dhe kompletimi gradual i Brigadës së Yzberishtit me forca aktive dhe rezerviste.

Si ishte gjendja morale e popullsisë civile?

Abazi: Në një ditë të zakonshme, me grupin e rikonicionit po përpiqeshim të gjenin vend dislokim për një grup të artilerisë së rëndë. Ngjiteshim monopatit, duke shfrytëzuar një vijë përroi, nga ku mendonim se diku do të kishte një burim uji të pijshëm. Në distance dalluam një shtëpi të vetmuar, në oborrin e së cilës ishin gati 50 fëmije dhe disa gra. Vërenim me shqetësim pse fëmijët u larguan dhe ishin mbledhur rrotull nënave të tyre duke na parë me frikë. E zonja e shtëpisë, një malësore kuksiane, u afrua dhe na uroi mirëseardhjen. Takimi me të me përzemërsi reflektoi menjëherë tek fëmijët, të cilët kuptuam se ne "ishim njerëz të mirë".

Ajo na shpjegoi se, në kohën që ne ishim duke u ngjitur, fëmijët na pikasën si grup njerëzish me uniforma ushtarake dhe të tmerruar dhanë alarmin, duke bërtitur, "shkijet, erdhën shkijet"! Të traumatizuar nga ç’u kishin parë sytë gjatë përzënies që u kishte bërë ushtria serbe nga shtëpitë e tyre, ata përjetonin në çdo rast tmerrin e një persekutimi të skajshëm psikologjik. Kuksiania fisnike u kthye drejt tyre dhe i ftoi të afroheshin.

Me droje erdhën pak e nga pak, të nxitur edhe nga nënat e tyre. U ula në gjunjë, i hodha dorën ne qafë një djaloshi fëmijë dhe diçka i thashë ëmbël ne vesh. Më pas më përqafoi.

Shpendi, shefi i Propagandës shkrepi aparatin. Një kujtim që më ka mbetur gjatë në vetëdije, duke u lutur që një ditë të mund ta takoj këtë fëmijë, që sot mund te jete 20 apo 21 vjeçar.”.

Cili është reflektimi juaj 15 pas përfundimit të luftës?

Abazi: Është kjo një kohë e mjaftueshme për reflektim, për gjithçka që u bë mirë dhe që u bë keq në atë periudhë të vështirë. Përfundimi me sukses i misionit të UCK-së dhe të ushtrisë shqiptare, me mbështetjen e fuqive më të mëdha politiko - ushtarake të kohës, veçanërisht të SHBA-ve, mbart në vetvete në këto kohë e në vazhdim, praninë e qëndrimeve subjektive, për të shfrytëzuar vlerësimet kolektive të veprimtarisë luftarake me karakter çlirimtar.
Koha e vlerësimeve kolektive ka marrë fund.

Këtë e kanë bërë oficerë dhe ish luftëtarë në mënyrën e tyre. Në raportet masë - individ, pjesëmarrje, kontribut, efektivitet operacional, raport forcash, mbështetje reciproke, fuqi zjarri, hapësirë veprimi, kryerje manovre, pra, në të gjithë spektrin e këtyre veprimeve operacionale në terren, nuk mund të pranohen dëshira individësh apo deformime, që tentohen t’i bëhen atij realitetit në kohën e sotme. Kulmi i subjektivizmi, është shtrirë në disa raste, në fetishizimin e rolit të individit.

Në kohët moderne, nuk mund të pranohet dhe të realizohet etiketimi i gjeneralëve pa gjeneralizëm, nuk mund të realizohet prodhimi ose fabrikimi i tipit të heroit në kurriz të heroizmit masiv të strukturave të luftëtarëve, të përfshirë në luftë me okupatorin në vijën e parë të zjarrit. Vlerësimi dhe respektimi i atributeve, përparësive, sakrificave të strukturave të UÇK-së, pa minimizuar vlerat e të gjithë strukturave të tjera që pretenduan për pjesëmarrjen në këtë luftë, janë një detyrim moral, profesional dhe historik, për saktësinë në disketën e memories historike të popullit shqiptar. Çdo vlerësim tjetër bie ndesh me atë çfarë ndodhi, me moralin dhe vlerat shumëdimensionale të ushtrisë më te re të kohës.
Ajo përfaqësoi shpirtin liridashës, të vendosur dhe fisnik të popullit shqiptar.

Analiza dhe historiografia ushtarake shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë, sot i është "borxh" veprimtarisë dhe aktivitetit luftarak të Brigadave në luftë, komandantëve, luftëtarëve dhe të gjithë atyre që luftuan dhe derdhën gjakun për lirinë e Kosovës. Në evidencimin e vlerave reale të kësaj periudhe të vështirë provë për kombin shqiptar, duhet të ekzistojë platforma e studimit ushtarako - shkencor për periudhën e luftës së popullit shqiptar në vitet 1997 – 2001.

Marrëzitë politike të segmenteve dhe individëve të papërgjegjshëm, të nxitur nga qarqe antishqiptare, sot tentojnë të ftohin dhe godasin marrëdhëniet brenda gjenezës tonë, të luftojnë dëshirën për ribashkim Kombëtar, duke tentuar të ndajnë popullsinë “në shqiptarë dhe kosovarë”, duke servirur “kombin kosovar”, duke dashur të ngrenë mure të rinj ndarës, të cilët janë produkt i frymës antishqiptare një shekullore. Pas kaq kohësh e në vazhdim, kombi shqiptar do t’i përcjell me nderim dhe respekt veprën madhore të atyre që dhanë jetën në altarin e lirisë”.

Kryetari i Shoqatës së Malazezve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq,kërkon falje për krimet e malazezëve në Kosovë


 Kryetari i Shoqatës së Malazezve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, në takimin e parë për themelimin e Komisionit për të Vërtetën, ka kërkuar falje për krimet që malazezët mund të kenë kryer në Kosovë gjatë luftës.

“Kërkoj falje për krimet që malazezët mund të kenë bërë. Ka pasur malazez të tillë në rajonin e Pejës dhe Prishtinës. Ka pasur edhe malazez që kanë qenë viktima dhe për të cilat duhet të kuptohet e vërteta dhe të merremi me ta të gjithë”.

Sipas Vujiçiq, ky Komision i së Vërtetës duhet të merret me viktimat e të gjitha etnive.

“Kosova nuk është vetëm e shqiptarëve dhe serbëve por i të gjithëve që jetojnë këtu. Jam në gjendje gatishmërie dhe unë dhe malazezët e mi që janë qytetarë besnik të Kosovës. Ne jemi në gjendje të gjejmë të vërtetën që do të na sjellin deri tek pajtimi, e pajtimi do të na sjell tek liria”.
Nis grevë urie kryetari i malazezëve, këto janë kërkesat e tij
Kryetari i komunitetit malazez në Kosovë, Slobodan Vujiçiç, i cili jeton në Prishtinë, nga sot ka vendosur të hyjë në grevë urie.


Kohë më parë në Parkun e qytetit, përkatësish afër bustit të dikurshëm të “Boro dhe Ramizi”, ai me vete sot kishte marrë batanije dhe jastëkun si gjëra të vetme që do ta shoqërojnë në grevën të cilin e nisi nga mëngjesi i sotëm.

Ka kohë që në këtë vend qëndron vetëm busti i Ramizit dhe mungon ai i Boro Vukmiroviqit, e pikërisht kjo është arsyeja kryesore që banori malazez i Prishtinës, Vujiçiç, nisi sot grevën e urisë.

Ai ka edhe një kërkesë për të cilën thotë se deri në realizmin e tyre nuk do ta ndal grevën. Kërkon që të emërohet rruga me emrin e shkrimtarit malazezë Radovan Zogoviçit. Sipas tij ky shkrimtarë ka dhënë shumë për popullin shqiptarë .



"Ky është busti i dëshmorëve Boro dhe Ramizi, Boro ka qenë malazezë edhe ky është simboli i luftës kundër fashizmit. Unë mendoj që Kosova nuk është kundër luftës së fashizmit dhe ky gjest duhet të jetë i riparueshëm dhe duhet të kthehet busti i Boros. E dyta, shumë kohë më parë ka qenë një rrugë në emër të malazezit Radovan Zogoviçit . Dy herë është heq emërimi i rrugës që ishte në emër të tij...Pse nuk kanë ardhur studentët me më ndihmuar mua këtu. Pse s’ka ardhur rektorati....Konsideroj që studentët shqiptarë dhe rektori i Universitetit të cilët janë nisur ato pyetjet për atë tempull duhet të nisnin pyetje edhe këtu, edhe këtu është e njëjte”, tha Vujiçiç.



Ai për shkrimtarin Zogoviç thotë se nuk është simbol i Sllobodan Milloseviçit, dhe se kërkon që studentët dhe rektori të solidarizohen me të.

“Radovan Zogoviç është simbol i lirisë, është simbol i fjalëve të mira për popullin shqiptarë. Ku janë studentët... Unë dua të solidarizohem me ta, por pres që edhe ata të solidarizohen me mua. Ashtu që ajo është një arsye, unë me të vërtet nuk dua të largohem nga këtu deri sa nuk kthehet emri i rrugës Radovan Zogoviç qysh ka qenë dhe deri sa nuk vendoset busti i Borosë. Emërimi i rrugës Emir Zogoviç ka qen më herët në shesh, më herët në Pejton, dhe i ka penguar dikujt prej shqiptarëve që është, dhe ai është heq“, tha Vujiçiç.

Përderisa ai tha se nuk kanë nevojë të hyjnë në grevë urie malazezët tjerë që jetojnë në Kosovë, kryetari i komunitetit malazez në Kosovë, Slobodan Vujiçiç foli edhe për shënjimin e ri të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Vujiçiç thotë se demarkacioni nuk është problem, pasi sipas tij edhe kryeministri malazezë ka thënë se kjo çështje është punë e brendshme e Kosovës .

“Nuk ka nevojë, unë i përfaqësoj malazezët, nuk ka nevojë që të vijnë të tjetër. Ne nuk duam që ta shkatërrojmë shtetin e Kosovës. Ne nuk duam që kjo t'i prish marrëdhëniet mes malazezëve dhe kosovarëve. Ne duam vetëm që me këtë gjestin tim, atë që mua më kanë thënë malazezët, unë dua të përçoj mesazhin. Kjo nuk ka lidhje me mosdhëniet e këqija. As demarkacioni, as Radovan Zogoviç, krejt problemet të cilat ne i kemi të përbashkëta janë probleme vëllazërore. Askush nuk mund të na prishë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe malazezëve. Unë mendoj që kryeministri malazez ka qenë i qartë që Mali i Zi kupton problemet e brendshme të Kosovës, Mali i Zi do të pres. Mali i Zi nuk do të lejoj asnjë herë që qytetarët e Kosovës të jenë viktima”, tha Vujiçiç.

Ai tha se në asnjë mënyrë nuk dëshiron që të prishen marrëdhëniet m es malazezëve dhe kosovarëve. Ai pret që kryetari i Komunës së Prishtinës për të cilin thotë se disa herë i ka bërë kërkesë për tu takuar që një ditë të gjejë kohë për takim.


Malazezët në Kosovë si shqiptarët në Mal të Zi përcaktojnë marrëdhëniet mes dy vendeve





Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur me 24 qershor 2016 , kryetarin e komunitetit malazez në Kosovë, Slobodan Vujicic., ku është diskutuar për pozitën e pjesëtarëve të komunitetit malazez në Kosovë, si dhe për çështjen e Demarkacionit, që është temë aktuale ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi, e për të cilën një rol të rëndësishëm mund ta luajë edhe komuniteti malazez në Kosovë.

Ka qenë një qëndrim i përbashkët i Haradinajt dhe Vujicic, se kjo çështje kërkon një qasje të drejtë profesionale dhe të paanshme, në mënyrë që ajo të zgjidhet në përuthje me interesat e ndërsjella.

Haradinaj, është shprehur tejet i vendosur që komuniteti malazez në Kosovë, të realizojë gjithë të drejtat e veta në kuadër të Republikës së Kosovës dhe të trajtohet si të gjitha bashkësitë tjera etnike.

“Malazezët në Kosovë sikurse edhe shqiptarët në Mal të Zi janë element i rëndësishëm që përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Haradinaj.



Flori Bruqi

Raportimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës zt.Shpend Maxhunit te Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës: Kemi kërkuar revokimin e licencës për këtë organizatë



 Aktivitetet e një grupi në veri të Kosovës, që u raportuan se ishin stërvitje nga një formacion ushtarak serb, sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, ishin sportive dhe jo ushtarake dhe se ishte monitoruar nga Policia e Kosovës.

Megjithatë, ai tha se kishte edhe gjëra që nuk ishin krejtësisht normale, siç ishte flamuri i Serbisë në atë aktivitet.

Kreu i Policisë gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje te FSK-së rreth situatës në veri, tha se nga informacionet që kanë, tha se bëhet fjalë për një aeroklub që ka për qëllim promovimin e sportit, dhe se nuk ka të bëjë me ndonjë stërvitje ushtarake.

Maxhuni tha se themeluesi i kësaj organizate është Momçillo Arllov dhe ka dokumentacionin e Republikës së Kosovës.

Shpend Maxhuni: Në veri bëri nuk pati formacione ushtarake

“Nga informacionet që ne kemi, të verifikuara me lejoni të konstatoj se bëhet fjalë për një aeroklub, klubi ‘Ujqit’, e cila është e regjistruar si organizatë jo qeveritare e pavarur, jo fitimprurëse dhe sipas saj qëllimi është të promovojë kryesisht disiplina sportive. Nga informacione që kemi verifikuar nga institucione të Kosovës kjo OJQ është e formuar sipas ligjit për bashkëpunim të OJQ-ve. Organizata në fjalë operon në veri të Mitrovicës, udhëhiqet nga Momçillo Arllov i lindur me 15. 02. 1976, origjina e tij vjen nga Kroacia dhe banon në Mitrovicën veriore që nga viti 1996”, tha Maxhuni.

Ai tha se Arllov posedon edhe letërnjoftimin e Kosovës, derisa pas verifikimit të të dhënave për të kaluar kriminale, në sistemin e Poliicisë nuk figuron se ka të kaluar kriminale.

Shpend Maxhuni tha se pajisjet që përdor kjo OJQ nuk janë armë zjarri dhe këto pajisje shfrytëzojnë sfera plastike si municion.

Shpend Maxhuni tha se veshjet që ka përdorur ky grup janë blerë në ‘Melodia PX’ dhe janë pronë individuale. Sipas tij, pajisjet janë verifikuar nga Forenzika dhe nuk janë armë, edhe pse duken si të tilla.

Shpend Maxhuni: Aktivitetin e kësaj organizate Policia e monitoroi nga afër

“Bazuar në statusin e kësaj OJQ-je, mjetet që përdorën për këtë veprimtari janë një kategori pajisjesh që quhen përsëritëse dhe nuk janë armë zjarri dhe këto pajisje është interpretuar që është autorizuar nga Poicia. Unë mund të konfirmoj se ka qenë dokument njoftues i asaj organizate e që është procedurë standarde, është deponuar në stacionin policor të Leposaviqit dhe kjo vulë është vulë protokolare e Policisë me rastin e çfarëdo informimi në Polici dhe nuk bëhet fjalë për asnjë autorizim, sepse s’ka nevojë për autorizim...Kjo nënkupton se ky aktivitet është monitoruar për së afërmi nga Policia dhe po ashtu nga raportet zyrtare që ne kemi marr ato pajisje para aktivitetit sportiv janë kontrolluar fizikisht nga policët që kanë qenë prezent në ngjarje ”, theksoi ai.

Aktiviteti i kësaj organizate sipas Maxhunit është mbajtur në muajin gusht të vitit 2016, saktësisht nga data 19 deri më 21 gusht 2016.

Ai tha se fotot që janë publikuar në media nuk kanë qenë në territorin e Kosovës, por nga një aktivitet tjetër në Serbi.

Kreu i Policisë, tha se aktualisht në Kosovë janë një numër jashtëzakonisht i madh i OJQ-ve të regjistruara, që arrijnë në 9 mijë, derisa vetëm nga të huajt janë të regjistruara diku 400 OJQ.

Derisa, ka kërkuar revokimin e licencës për këtë OJQ, pasi kanë kuptuar se themeluesi i kësaj organizate, ka të kaluar kriminale jashtë territorit të Kosovës.

Shpend Maxhuni: Kemi kërkuar revokimin e licencës për këtë organizatë

“Ne jemi në koordinim e sipër edhe me institucionet tjera relevante dhe thjeshtë kam bërë një sugjerim që të rishikohet dhe eventualisht të merret në konsideratë për revokim të certifikatës së kësaj organizate. Tani ligjërisht funksionimi i kësaj OJQ-je është në rregull sepse posedon të gjitha dokumentacionet e nevojshme, licencën , numrin fiskal, por si shkas ne konsiderojmë profilin e Arllov i cili del të jetë i involvuar në aktivitete kriminale jashtë territorit të Kosovës për të cilin Policia ka mësuar shumë vonë, jo për fajin tonë”, u shpreh Maxhuni.

Anëtarët e komisionit për Siguri patën një varg pyetjesh për Maxhunin me fokus situatën në veri.

Deputeti i LDK-së Anton Quni, tha se në veri kanë qarkulluar lajme se po stërvitet një grup njerëzish me uniforma, armë e të tjera, gjë që ka krijuar një dozë paniku. Derisa, në formë humori Quni tha se si njerëz me të kaluar ushtarake, nuk kanë fort qejf të flasin për armë lodra, sepse aktiviteti i kësaj organizate nuk ishte për relaks.

Anton Quni: Kjo organizatë nuk e ka këtë sport për relaks apo atraksion

“Ne jemi këtu me prejardhje apo ‘beckground’ ushtarak kemi pasur e përdorur armë e tjera, dhe na vjen bukur mërzi të merremi me lodra. Të njëjtit rrugëtim e kanë edhe disa djem të kësaj organizate. Janë të njohur që nga Knini, Bosnja, Kosova e tjera edhe jam më se i sigurt që nuk e kanë këtë sport për relaks apo atraksion”, tha gjenerali  Anton Quni.

Ndërsa, për deputetin-gjeneralin   Rexhep Selimi, gjendja e paraqitur në veri nga drejtori i Policisë nuk duket të jetë normale.

Rexhep Selimi: Situata nuk ishte krejtësisht sportive

“Nuk besoj se do të duhej të ishim krejt në rregull, ishte një operacion sportiv dhe ne të bëhemi avokat sportiv sepse edhe qëllimi edhe shpërndarja e tyre edhe dalja e tyre po dihet se çfarë qëllimi kanë. Prandaj shpresoj se ju do t’i merrni masat adekuate, nuk dyshoj në qëllimin tuaj, ndoshta dyshoj në diçka tjetër, kapacitetet, dyshoj në mundësinë por nuk dyshoj në qëllimin që keni”, tha Selimi.

Jo normale krejt ato skena nuk iu kanë dukur as drejtorit të Policisë Shpend Maxhuni.

Shpend Maxhuni: Pajtohem, nuk ishte e tërë ngjarja në rregull

“Jo, pajtohem plotësisht që e tërë ngjarja nuk duket të jetë në rregull dhe për këtë arsye i jam drejtuar ministrit kompetent që ta shqyrtoj revokimin e licencës për këtë aeroklub. Çka nuk më duket në rregull për mua, tash bartja e veshjeve të kamufluara të uniformës nuk sanksionohet, nuk parashihet me ligj që sanksionohet. E shpjeguam edhe çështjen e këtyre pajisjeve që duken në shikim të parë që janë armë, as kjo nuk sanksionohet. Për ne çka është e papranueshme për çka është iniciuar procedurë mbajtja e flamurit të Serbisë në territorin e Kosovës”, tha Drejtori i PK-së zt.Shpend  Maxhuni.

Shpend Maxhuni, u pyet edhe rreth gjendjes së stacioneve policore, për të cilat tha se disa janë në gjendje të rëndë dhe që po paraqesin pengesa në realizimin e punës së Policisë së Kosovës.

Shpend Maxhuni u pyet edhe për urdhërdhënësin për ndalimin e trenit të nisur nga Beogradi. Ai tha se vendimin për ndalimin e trenit e kanë marr krerët institucional, derisa urdhrin për dërgimin e njësive të Policisë në veri e ka dhënë drejtori i përgjithshëm i Policisë.

Krejt në fund, kryetari i këtij komisioni, Daut Haradinaj, pyeti Shpend Maxhunin, nëse dorëheqja e shefit të AKI-së, Agron Selimaj ishte për shkak të mosbashkëpunimit me institucionet tjera rreth informacioneve për trenin e nisur nga Beogradi. Por,Shpend Maxhuni tha se sikurse të gjitha informatën për dorëheqjen e tij e ka marr përmes mediave, porse ka theksuar se kanë bashkëpunim të mirë me AKI-në.

Shpend Maxhuni: Urdhrin për ndaljen e trenit serb e dhanë krerët e institucioneve të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se urdhri për ndaljen e trenit propagandues serb e kanë dhënë krerët institucionalë të Kosovës.

Ndërsa urdhrin për të shkuar PK-ja në veri tha se e ka dhënë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Kjo deklaratë e Maxhunit erdhi si përgjigje ndaj pyetjes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shpend Maxhuni: Stërvitjet në veri nuk ishin ushtarake por sportive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni po raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje te FSK-së rreth situatës në veri.

Deputeti Anton Quni, tha se në veri kanë qarkulluar lajme se po stërvitet një grup njerëzish me uniforma, armë e të tjera, gjë që ka krijuar një dozë paniku.

Quni ka kërkuar nga drejtori që ta sqarojë gjithë këtë situatë në veri të vendit.

Ndërsa drejtori i PK-së, Shpend Maxhuni, tha se nga informacionet që kanë konstatoi se bëhet fjalë për një aeroklub që ka për qëllim promovimin e sportit, dhe se nuk ka të bëjë me ndonjë stërvitje ushtarake.

Shpend Maxhuni tha se themeluesi i kësaj organizate e ka dokumentacionin e Republikës së Kosovës.

Kreu i PK-s tha se pajisjet që përdor kjo OJQ nuk janë armë zjarri dhe këto pajisje shfrytëzojnë sfera plastike si municion.

Shpend Maxhuni tha se veshjet nga ky grup janë blerë në Melodia PX dhe janë pronë individuale.

Sipas tij, pajisjet janë verifikuar nga forenzika dhe nuk janë armë edhe pse duken si të tilla.

Aktiviteti i kësaj organizate sipas Shpend  Maxhunit është mbajtur në muajin gusht të vitit 2016.

Ai tha se fotot që janë publikuar në media nuk kanë qenë në territorin e Kosovës, por nga një aktivitet tjetër në Serbi.

Drejtori i Policisë raporton para Komisionit:

https://www.youtube.com/watch?v=4SaqlmpS7fY




Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni raporton sot para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

2017/02/12

Rexhep Shahu: Leter nga Tirana

REXHEP SHAHU

EDHE I VDEKUR ARMIKU HAVZI NELA I MBAN SYTË NGA JUGOSLLAVIA

(fragmente nga libri im në proces për Havzi Nelën)

Natën e 10 gushtit 1998 e varën Havzi Nelën në dalje të Kukësit, pranë sheshit të axhensisë së udhëtarëve, në vendin më të populluar me njerëz. 

Të nesërmen në mëngjes shokët e partisë e të pushtetit të Kukësit shkojnë ta shohin armikun e varur. Nuk pipëtinte asgjë rrotull. Qetësi. 

Pëshpëritje nuk dëgjohen aty rotull. Ndoshta dy Drinat, i Bardhi e i Ziu, fëshfërijnë.

E shihni, edhe i vdekur ky armik i mban sytë nga Jugosllavia, tha njëri nga shokët e partisë, si për ta bindë veten e tij dhe të tjerët se është bërë mirë që partia e vari këtë armik të popullit. 

Këtë fjalë e mori era dhe ma ruajti mua gjithmonë. E dëgjoi ndonjë zog i trishtuar këtë fjalë dhe edhe zogu iku larg, sa më larg armikut dhe shokut të partisë.

Havzi Nela i varur në litar, me këmishë të zbërthyer e me bark jashtë, nuk e dëgjonte dot shokun e udhëheqjes së partisë. Havziun që lëkundej në litar era e kishte sjellë nga kishte dashtë ajo. 

Era, ajo e liga erë që frynte fllad, fllad gushti, fllad natë gushti, ia kishte kthye fytyrën nga Kosova, të cilën shoku i udhëheqjes së partisë e quante Jugosllavi. Se shoku i udhëheqjes së partisë nuk e dinte as donte ta dinte as ta pranonte as ta ndjente Kosovën, e cila ishte e huaj për shokët e udhëheqjes së partisë, ishte Jugosllavi për shokët e partisë. Havziu nuk i përgjigjej dot e ti thoshte se era më ka lëkundë dhe më ka kthye nga Kosova dhe ndoshta kjo është piktura a skulptura më e bukur e Havzi Nelës që era e zoti kishte bërë atë mëngjes, duke e kthye të varurin me fytyrë nga Kosova.

Aq afër armikut të varur sa iu afruan shokët e partisë e të pushtetit nuk i ishte afruar askush Havziut pos policëve që e kishin varë.
Nuk guxonte askush të afrohej. 

As të fliste ndonjë fjalë. Jo t’i fliste Havziut, por as zogjve nuk u drejtoi askush asnjë fjalë atë ditë që u gjet i varur Havzi Nela prej shtetit te sheshi pranë axhensisë së udhëtarëve në Kukës. 

Askush nuk ia la vetit të thoshte ndonjë fjalë, siç ia la vetit ai shoku i partisë që tha se “edhe i vdekur ky armik i mban sytë nga Jugosllavia”. Pëshpëritje a pëshpërima pati, por pëshpërima periferike, siç raportonin njerzit e sigurimit të shtetit. 

Aty pranë të varurit asnjë pëshpëritje, asnjë lutje, asnjë fjalë veç mallkimit në formë konstatimi të shokut të udhëheqjes që tha se edhe i vdekur armiku Havzi Nela i mbante sytë nga Jugosllavia.

Hetimi për Havzi Nelën që plagosi policin me pistoletë ndoshta është hetimi më i shpejtë e më i rrufeshmi që ka ndodhë ndonjëherë në historinë e hetimeve në dekadën e fundit të diktaturës komuniste.

Gojë më gojë e vesh më vesh ia përcillnin njëri – tjetrit punonjësit e Degës së Punëve të Brendëshme, të hetuesisë e prokurosisë, herë si përkrahje për mirë e herë si frikë apo si kundërshtim, thëniet e ndonjë hetuesi të Havziut, të cilët të ndodhur para presionit që ta hetonin urgjent çeshtjen, ishin shprehur pa kujdes duke thënë, çfarë ka bërë mor vëlla ky Havzi ziu, çfarë ka bërë mor jahu ky njeri që duan ta gjykojnë kaq shpejt. Ku e ka rrezikshmërinë aman Havziu në hekura… 

Është skandaloze që po na nxitojnë kështu. Ka plagosë një polic mor vëlla. E çfarë ka që nxitohet kaq shumë, ai nuk po na shpërthen burgun, nuk po na ikën askund.

VALIXHJA E MADHE E HAVZI NELËS MBUSHUR PLOT ME FLETORE.

A thua kush e i ka asgjesuar materialet në valixhen e madhe, tip kartoni, ngjyrë të errët të Havzi Nelës. 

Atë valixhe që kishte patur me vete në Arrën. Ajo valixhe ka qenë plot me fletore, me fletore shkolle të shkruara, të mbushura plot me shkrime, me vjersha e me shkrime. 

Asnjë libër nuk ka patur në atë valixhe, veç fletore shkollore të mbushura me shkrime.
Është asgjësuar si provë materiale, siç asgjesoheshin provat materiale me vendim gjykate. 

Nuk besoj se ndokush ka vjedhë ndonjë fletore në valixhen e Havziut. 

Kjo do të ishte vjedhje heroike.

Askush nuk ka shkuar të interesohet për Havziun gjatë ditëve të hetimit. Askush. Asnjëherë. 

Ai ishte i braktisur prej të gjithëve dhe këtë braktisje ai e konsideronte si dënim prej të gjithëve, bërje palë e të gjithëve me partinë e shtetin që e kishin dënuar dhe po e dënonin me dënim kapital, me varje në litar.

Duke e ndjerë këtë braktisje, ai trimërohej dhe na sfidonte të gjithëve. Ai nuk kishte çfarë humbiste. 

Ai u bë i huaji i të gjithëve, i papranuar nga askush. Sa as veten nuk e deshi më.

Havziu kishte ikë nga vendi i internimit, nga Arrni, me qëllimin e vetëm të shkonte ta takonte nënën. 

Ai, e kishte ndjerë përbuzjen e braktisjen e të gjithëve kur doli nga burgu para se ta çonin në internim në Arrën. 

Askush nuk pranoi ta merrte përsipër kujdesjen për të. As familja, as fshati, as zona, as kooperativa, as partia, as Këshilli. Vitet e gjata të burgut e kishin bërë të huaj në shtëpinë e tij, në fshatin e tij. 

Rreth dy dekada duke e quajtë partia armik, të gjithë e shihnin si armik. Duke blerë gozhdë me rregullue çatinë e rënë e të rrënuar të shtëpisë, duke diskutuar për lëndën e çatisë së shtëpisë, për trarët, për keprat, për pallzinat e shtëpisë, e thërrasin dhe e çojnë në internim sepse askush nuk kishte pranuar të thoshte po, le të rrijë në fshat Havziu se do kujdesem unë për të. 

Pas gjithë kësaj braktisje, mosbesimi, mungese dashurie, Havziu e kishte marrë vendimin e tij. 

Donte t’i jepte fund jetës. Nuk ia vlente, nuk kishte arsye, nuk kishte motiv, nuk kishte pse të jetonte, nuk priste asnjë gjë të mirë, asnjë shpresë nga askush.

Kishte ikë nga vendi i internimit, duke e ditur se po bënte vepër penale, pasi ikja nga vendi i dënimit ishte vepër penale, kishte ikë të takonte nënën dhe me mendje të ikte nga kjo botë.

Kjo ishte arsyeja që kishte gjetë atë pistoletë. Me vra veten.

Por rrethanat diktuan që ai të qëllonte mbi policin i cili shkon në shtëpinë ku ishte strehuar Havziu për ta ndaluar e shoqëruar për në polici për veprën penale që kishte bërë, ikje nga vendi i internimit.

Havziu nuk kishte shkuar fshehtas te daja i tij, e kishin parë mjaft njerëz. Aty kaloi gjithë natën deri të nesërmën, pra shumë orë. 

Policia pasi ishte njoftuar nga Arrni se ka ikë Havziu, vihet në kërkim të tij. Por në Kukës nuk ishte e vështirë të gjendeshe se ku je.

 Një polic, apo i plotfuqishmi, mjaftonte për 30 fshatra për ta ditë edhe se sa kokrra fasule ka sejcila vorbë që zihej në çdo familje. 

Aq më tepër nuk ishte e vështirë të gjendej Havzi Nela, i cili nuk kishte ikë nga Arrni ku vuante internimin për tu fshehë as për tu arratisë se po të donte e kishte bërë dhjetra herë. 

Pra nuk kishte ikë për tu fshehë, kishte ikë për ta takue nënën. Dhe natyrisht që policia e shteti e dinin këtë gjë se Havziu nuk do të arratisej. Dhe do të kërkohej tek njerzit e tij të afërt ose tek shtëpia e tij në Kollovoz. 

Po të donte me u arratisë Havziu nuk kishte nevojë me shkue as te daja as te nëna.
Po të donte me ikë edhe nga shtëpia e dajës, nuk kishte pritë mëngjesin, nuk kishte pritë me ardhë polici te shtëpia e dajës së tij, kishte ikë natën, ishte arratisë natën se ai e dinte dhe njihte vendin më mirë se polici.

U cilësua terror plagosja e policit prej Havzi Nelës. Po shteti që e vari me litar në publik, a bëri terror, a është terrorizëm shtetëror varja e Havzi Nelës.


Sent from Yahoo Mail for iPhone
__._,_.___

Posted by: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Reply via web postReply to sender Reply to group Start a New TopicMessages in this topic (1)

Have you tried the highest rated email app?
With 4.5 stars in iTunes, the Yahoo Mail app is the highest rated email app on the market. What are you waiting for? Now you can access all your inboxes (Gmail, Outlook, AOL and more) in one place. Never delete an email again with 1000GB of free cloud storage.

Yahoo! Groups
• Privacy • Unsubscribe • Terms of Use
.
 

__,_._,___

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...