Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/15

Fenomeni “Bermude”, quhet i tillë nga territori me të njëjtin emër në JL të SHBA-së ku shkaktohet nga një luspë gravitacionale të krijuar në këtë

Fenomeni i “Bermudes” ose Uon Holet


Frederik Bilça



Fenomeni “Bermude”, quhet i tillë nga territori me të njëjtin emër në JL të SHBA-së ku shkaktohet nga një luspë gravitacionale të krijuar në këtë territor të ishujve Bermude, nga ndërthurja këtu e disa faktorëve. Faktori kryesor është shtegtimi i hershëm perëndimor i granulave të Amerikës së Veriut dhe të Jugut. Nga ky shtegtim, në ndërthurje me faktorë të tjerë, ndodhi largimi i lëndës së shkrirë nën shtresat e ngurta të Tokës në drejtim të Riftit Atlantik, në kohën që Hëna bënte xhirot e para rreth Tokës, gjatë largimit të saj. Sipas T.Re ky quhet procesi fisarmonik i krijimit të rifteve.


Nën territorin e Bermudeve, sot gjenden makroguva, që duhet patjetër të kenë lidhje fizike midis tyre në formë lamelash, jo shumë larg sipërfaqes ujore. Aty kemi simptomat e lëvizjes së një luspe në ujë, ku krijohen vorbulla ujore. Nëlëvizjen e shpejtë të ujit ndikojnëdisa forca gravitacionale tokësore dhe jashtëtokësore, por rolin kryesor e luan Hëna. Ekzistenca e një makroguve në këtë territor, si dhe lëvizja ujore masive aty, si shkak i tërheqjes gravitacionale, na jep të drejtën ta quajmë Bermuden - Luspë gravitacionale. Kjo luspë, në ndërthurje me disa faktorë madhorë gravitacionalë, si me tërmetet, pozicionin e Polit të Veriut, (poli lëviz në kuadrat jo të rregullt), njollat diellore me gabarite të mëdha, planetet etj., ka shumë raste gjatë një viti, që arrin vlerën e pikut, duke shkaktuar dëme të tmerrshme. Ky është territori i njohur për bëmat e tij – Bermude, pranë Floridës. Përbëhet prej rreth 300 ishujve, por vetëm 20 janë të banuar. Pra, qysh në pamje të parë, duket një territor me ndërtim tektonik tepër të harlisur gjeologjik. Fenomeni që lind në këtë territor, shoqërohet me një kërkesë të fuqishme gravitacionale. Në këto raste, ai tërheq poshtë vaporë, anije, avionë e çfarë tëmundet. Gjatë këtyre kërcënimeve, që nuk zgjasin më shumë se një orë, në këtë territor duhet të ndihen kërcitje nëntokësore, që mund të konstatohen me aparate të ndjeshme sizmikë, por që këto nuk përmenden në asnjë shkrim për Bermuden.

Ka ardhur koha të gjejmë që më përpara, se kur do të ndodhë fenomeni i tmerrshëm dhe mistik i Bermudeve, i cili në mjaft shkrime i dedikohet edhe UFO-ve.

Sipas TRG aty ndërthuren këto fenomene:

- Nevoja për një tërmet të mundshëm, por që territori nuk e favorizon. Kjo sjell ndryshime të tjera të shpejta si :

- Grumbullimi i avujve në këtë territor në mënyrë të menjëhershme, që duket si ardhje enigmatike.

- Kolapsi gravitacional, ku çdo gjë thithet poshtë në mënyrë të tmerrëshme. Kjo është një nevojë objektive e territorit ku Toka kërkon tërmetin.

- Fusha magnetike lokale ndryshon vlerat dhe sensin, si rezultat i ndryshimit të fushës elektrike e cila lind në formën e krijimit të koracave elektrike shumë të fuqishme, të cilat lundrojnë midis pozicionit të zonës në fjalë dhe drejtimit të Hënës me vorbulla. Lartësia e tyre varet nga faktorët që e krijojnë dhe nuk është përherë e njëjtë.

- Jonizimi i ajrit në këtë territor merr vlera të larta, si rezultat i ndryshimeve dhe shoqërimeve gati të menjëhershme të këtyre fenomeneve të padukshme, që me veprimin e tyre ndaj vaporëve të mëdhenj ose të vegjël si dhe avionëve merr ngjyra mistike.

Mjerë ato mjete që ndodhen në këtë periudhë të vogël kohe në territorin ku ndodh fenomeni “Bermude” ose uon holi – anglisht, dmth gropë e papandehur ose siç quhen në fizikë – vrimat e bardha. Bëmat e këtij fenomeni janë të njohura qysh në kohën e Kolombit, i cili në ditarin e tij shkruan për diçka enigmatike që u ndodhi busullave magnetike në këtë territor. Në kohën e sotme numërohen vaporë të madhësive të ndryshme, avionë dhe skuadrilje të zhdukura pa gjurmë në këtë territor.

Teoria e Re Gravitacionale, përcakton se fenomeni “Bermude” ose uon holi ndodh edhe në pjesë të tjera të globit, por gjithmonë aty ku favorizohet nga bashkëveprimi i faktorëve gravitacional që e lindin atë.

Vatra “Bemude” shoqëron gjithmonë brezin ku do të bien tërmete, por shumë rrallë kanë vatër të përbashkët sepse ndërsa vatrat e tërmeteve kanë pozicion të njohur nëntokësor, si rezultat i prishjeve të hershme nëntokësore, vatra ”Bermude” ka të tjera shkaqe fizike, por vendndodhje që mund të parapërcaktohet. Sapo ndodh goditja sizmike, efekti i vatrës ”Bermude” eliminohet. Në rast të kundërt, ajo do të veprojë për pak ditë deri në eliminimin e faktorëve që e lindin atë. Kur pozicioni i vatrës “Bermude” nuk përputhet me vatrën e tërmetit, atëherë vlera e tërmetit është më e vogël, kurse vlera e vatrës “Bermude” është e konsiderueshme, deri në atë masë sa bën dëme të natyrës së saj.

Një rast i tillë, ndodhi në Francë më 25.7.2000. Në një nga aeroportet e Parisit, ra me flakë në nisje, një prej avionëve më të mëdhenj në botë, të shoqërisë “Konkord”. Për rrëzimin e këtij avioni, jepen e merren shumë hipoteza që duan të vërtetojnë paaftësinë e shoqërisë ajrore, por nuk gjejnë argumente, madje as në kutinë e zezë të avionit. Kjo ka një arsye: Bllokimin e menjëhershëm të komplet qarqeve elektrikë të avionit, sapo ky hyn në koracën elektrike të krijuar aty nga kushtet që përmëndëm. Pikërisht atë ditë pati shkarkesë sizmike të fortë 5,2 R në brezin vertikal në fjalë, në veri të Kallamatës. Pra, tërmeti ra ku e favorizoi pozicioni nëntokësor - në jug, kurse vatra e dëmshme “Bermude” veproi ku ishte linja e lindjes së saj. Ky është faktori i vetëm që eliminoi “Konkordin”. Pra faji nuk qëndron në konstruksionin e tij, por gjetkë. Edhe avionët e tjerë të së ardhmes si p.sh. ata evropianë “X-30”, do të përballen patjetër me këto shqetësime; duhet antibermudja që t’i shpëtojë. Dmth Konkordi nuk duhej eleminuar, sepse nuk ishte shkaku i teknikës katastrofa e tij.

Një rast tjetër i ngjashëm, është ai i rrëzimit të avionit në Venezuelë me 25 viktima ditën e tërmetit në Meksikë, më 26.1.2001. Në këtë territor veproi ato ditë El Nino (përmbytje nga ngritja e nivelit të detit), pra kërkesa gravitacionale ishte e dukshme, ndaj duhej treguar kujdes, por mungesa e një teorie bazë të këtij fenomeni solli dëme e viktima. Po kështu ka ndodhur dhe me rënien e një avioni të madh, më 5.3.2000 në Kaliforni, pikërisht kur ky territor ishte në datën e pikut gravitacional. (Ditët e pikut mund të para llogariten dhe mund të mbas llogariten).

Më 29.5.2001 pati një tërmet në afërsi të ishullit Rodos. Një tragjedi e rëndë ndodhi me dy avionë “Superpuma”, ku njëri ra në det. Pas një dite, pati përsëri rrëzim avioni pasagjerësh, të një shoqërie turke, që u shoqërua nga një tërmet i fuqishëm po atë ditë në ishujt afër Turqisë.

Ka raste të shpeshta, që Hëna në rrotullimin e saj merr me vehte koracën elektrike të padukshme, e cila për masën që ka, ndryshon lartësinë ndaj Tokës. Le të përmendim, raste të tilla të rënda që kaloi globi në fillim të vitit 2003: Më 27 janar – përmbytje në Peru e ciklon në Madagaskar; më 28 janar – tërmet në Turqi; më 29 janar – El Nino në Peru, përmbytje në Greqi në Korfuz; më 30 janar – zjarr shumë i madh atmosferik në Australi me shumë dëme. Po këtë ditë, shqetësohet në ulje avioni grek i pasagjerëve, ku udhëtonte edhe zonja e parë e Athinës atëherë, D. Bakojani, më 31 janar – në Sidnej del treni nga shinat, ku pati dhe shumë viktima; më 1 shkurt – digjet anija kozmike ”Kolumbia” me 7 kozmonautë në të. Pra nga 27janari deri më 1 shkurt, shqetësimi gravitacional, e rriti gradualisht vlerën për ta ulur përnjëherësh më 2 shkurt. Në se do të njihej teorikisht fenomeni “Bermude”, nuk do të kishte ndodhur katastrofa e “Kolumbias”, mjaft që të shtyhej ulja e saj për dy a më shumë ditë. Por ajo, për koincidencë u ul pikërisht në pikun maksimal, jo vetëm të ngarkesës gravitacionale, por edhe të koracës elektrike, e cila u fuqizua edhe më shumë prej zjarrit atmosferik të Australisë. Ngarkesa gravitacionale u shtua ndjeshëm në brezin vertikal të Amerikës prej tërmetit që ra në Turqi tri ditë më parë (shqetësimet gravitacionale tokësore zhvendosen sipas sensit orar).

Veprimet gravitacionale, që kanë përfunduar me pasoja të rënda ndaj avionëve apo vaporëve janë të shumtë, por sigurisht jo çdo rast i detyrohet këtij fenomeni. Mund të thuhet se në shumicën e tyre, mbi 90%, përgjegjës është fenomeni në fjalë–“Bermude” (uon holi). Kjo përforcohet edhe nga fakti se këto ngjarje janë të ngjeshura në data kyçe të gravitacionit territorial me vlerë të ndryshuar.



Më 24 maj 2002 u mbyt anija luksoze me 50 pasagjerë në Bangladesh. Të nesërmen, më 25 maj pati 200 viktima me trenin që doli nga shinat në Mozambik. Po në këtë datë terhiqet poshtë në det një avion në ngushticën detare në Tajvan me 252 viktima, i cili humbi në mënyrë enigmatike nga radarët që e vëzhgonin normalisht.

Le të përmendim rastin e rrëzimit të avionit në Ikaria të Greqisë, 11.2.2003. Avioni u nis për ndihmë mjekësore urgjente, por territori ku ai po kalonte ishte i ngarkuar gravitacionalisht më tepër se rastet normale, mbas dy lëkundjeve sizmike të dy ditëve më parë në glob, në Tajvan, më 9 shkurt dhe antitërmet në Mitilini, më 10 shkurt. Po atë ditë ngarkesa gravitacionale krijoi çarje të fuqishme të tokës në Tripoli. Rreshje të mëdhaja shiu dhe dëbore në Greqi. Edhe në Ikaria, ditën e tragjedisë së avionit, kërkesa gravitacionale krijoi çarje të forta të tokës. Pra, edhe ky avion që u zhduk papandehur nga radarët, e që drejtohej nga një pilot me përvojë 10-vjeçare, u godit nga fenomeni “Bermude” në Greqi ose më mirë të themi, uon holi i asaj date. Edhe ndërprerjet e energjisë elektrike, në linjën Amerikë-Kanada, Itali-Francë etj., kanë ndodhur, në data me ngarkesa gravitacionale të këtyre territoreve në pikun e tyre. Nuk është për t’u çuditur që fenomeni “Bermude” vepron ndjeshëm edhe në panelet elektronike. Kjo gjë e papëlqyeshme prek si panelet e pajisjeve elektronike të njësive industriale por edhe rrjetin e kompjuterave, të cilët pësojnë defekte në këto data.

Një rast i tillë është ai i datës 13.8.2003 kur në Evropë u bllokuan qindra mijëra kompjutera. Kujtojmë se kjo është datë ngarkese, prandaj ndodhi dhe ky fenomen. Megjithese faji iu hodh virusit “Emer Blest” i cili prek kryesisht sistemin Windows.

Ja dhe një rast tjetër: Më 29.5.2003 u ndje një tërmet 5,8 R në Algjeri. Në brezin sizmik vertikal të Evropës, ku hyn dhe territori algjerian, atë ditë u ndërpre puna normale e kompjuterave në shumë shtete të Evropës pra edhe këtu në Greqi. Kjo situatë zgjati 2 ditë e ca. Shpjegime nuk u dhanë. Nuk njihet uon holi. Kjo ishte një datë si të thuash, nga më të rrallat me ngarkesa dhe shqetësime gravitacionale. Një ditë para Algjerisë, tërmete u ndjenë në Indonezi 6,7 R, në Filipine 6,6 R, në Tajvan 6 R, në Kaliforni 4 R (2 tërmete) e përsëri në Algjeri 6 R. Këto janë të së njëjtës ditë, pra diçka e jashtëzakonshme për globin. Akoma një ditë më parë një tërmet 7 R u ndie në juglindje të Tokios (në këtë datë ra dhe një avion udhëtarësh në Turqi me 75viktima). Pra janë kryesisht faktorët gravitacionalë, që në ndërthurje me faktorë të tjerë që përmendëm më lart, favorizojnë ngacmime të tilla nëpër rrjetet kompjuterike si dhe në pajisje të ndryshme elektronike.

Vitet e fundit, janë realizuar pajisje speciale elektronike, me dimensione dhe pesha fare të vogla, që kryejnë veprime preçize e të shpejta duke zëvendësuar pajisjet e mëparëshme me gabarite dhe pesha të mëdhaja. Duhet thënë se këto pajisje janë shumë të ndjeshme ndaj fenomenit të Uon Holit.

Me të tilla janë pajisur avionët e prodhimeve të fundit, si dhe raketat kozmike. Sapo avioni apo raketa hyn në zonën e ngarkuar, të uon holit, të gjitha pajisjet e tij elektromagnetike pësojnë një ngërç, si rezultat i lindjes së mikrorrymave, që janë të rendit të atomeve e të molekulave. Dhe ndodh nxehja e tyre deri në djegie lokale. Sa më e madhe të jetë shpejtësia e lëvizjes në këtë re të padukshme, aq më shpejt ndodh katastrofa.

Si mund t`i shmangemi asaj? Tani për tani vetëm duke iu shmangur kontaktit me këto zona çka mund të parallogaritet. Deri tani kontakti me këto zona ka qenë i rastësishëm, por jo dhe i rrallë, sigurisht me dëme katasrofike, si për raketat amerikane dhe ato sovjetike apo dhe avionat e madhësive të ndryshme pa dallim nga marka. Në të ardhmen, mbi bazën edhe të eksperimenteve, fenomeni jo mistik i Bermudeve (uon holeve) do të vihet nën kontroll.

Lufta e jashtëtokësorëve kundër njerëzimit: mashtrimi më i madh në historinë njerëzore


Mjeku dhe ufologjisti amerikan, Steven Greer, një ndër hetuesit më serioz në fushën e ufologjisë, e padiskutuar nga elitat kapitaliste dhe fetare dhe, masmedia, që ata kontrollojnë, në hapësirat publike, pretendon, bazuar në fakte dhe hetime shumë-vjeçare, për mos te thënë, disa dhjetra vjeçarë, se teknologjia që dëshmojnë shumë njerëz anembanë botës, “anti-gravitacionale”, karakterisitika kryesore e së cilës është një anije kosmike e cila udhëton me shpejtësi më të madhe se të dritës dhe pazhurmë dhe paraqitet në forma të ndryshme, ka më shumë se 60 vjet që është zhvilluar nga pushteti ekonomik që operon paralel me pushtetin politik në SHBA, presidentët e të cilës, shpesh nuk informohen nga grupet që kanë zhvilluar këtë teknologji. Më konkretisht, ai pretendon se teknologjia që ne shohim në qiej është së pari jashtëtokësore, së dyti, e zhvilluar nga njerëzit, dhe së treti, disa anije kosmike janë ose kryekëput jashtëtokësore, ose të përziera, ose kryekëput produkt i tokësorëve. Përveç kësaj, ai pretendon se këto anije do t’i paraqiten njerëzimit si sulm jashtëtokësor. Domethënë, luftë kundër njerëzimit nga jashtëtokësorët! Steven është autor i një dokumentari “Sirius Desclosure” që është ndjekur nga më shumë se 1 milion njerëz. Në dokumentarin në fjalë, autori paraqet shumë dëshmi. Por dëshmia kryesore është një njeri shumë i vogël. Ndaj dhe emri i dokumentarit: “Sirius”. Ai është themelues i lëvizjes botërore 'zbulesa'. Në të vërtetë, vetë BBC-ja ka hetuar së fundmi, se paralel me pushtetin politik në Britani dhe SHBA, oligarkët ekonomikë (Bill Gates etj.) po mundohen të zhvillojnë një tjetër teknologji për zhvillimin e burimeve alternative energjitike në sekret të plotë!

 

Zbulohet mashtrimi i bisedimeve në Bruksel: Serbia do të marrë nga Kosova pa dhënë asgjë


...për pakicat shqiptare në Serbi! Ndërkohë, masmedia e kamuflon marrëveshjen duke përdorur tituj 'zbutës'!




Mediat gjermane i kanë kushtuar së fundi vëmendje të madhe gjendjes në Ballkan dhe në veçanti raporteve shqiptaro-serbe, pas murit, arrestimit të Haradinajt, trenit dhe dështimit të raundit të fundit të dialogut. Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) shkruan se Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008 por rezultoi që kjo të jetë një "pavarësi e klasit të dytë".

"Anëtarësimin e Kosovës në OKB po e eviton Serbia përmes vetos së mikut të saj Rusisë në Këshillin e Sigurimit. Pasi anëtarësimi në OKB është kusht për anëtarësim edhe në shumë organizata të tjera, shkaktohet një reagim zinxhir që rezulton me mbylljen e dyerve në shumë prej tyre". Kosova është anëtarësuar në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në federatat e futbollit FIFA dhe UEFA. Por jo edhe në organizatat e tjera siç janë Unioni i Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ITU), një nënorganizatë e OKB-së. Në negociatat e Brukselit palët janë marrë vesh që Kosova të ketë një prefiks telefonik, të cilin Serbia e quan ‘gjeografik', jo ndërkombëtar. FAZ nënvizon se Serbia i arrin marrëveshjet me Kosovën vetëm nëse bëhet fjalë për Kosovo/a* – pra me një fusnote, që dëshmon se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Gazeta FAZ shkruan se Kosova ka paguar deri tani rreth 220 milionë euro për shfrytëzimin e prefiksit të Monakos dhe të Sllovenisë për dy rrjetet e telefonisë mobile. Po ashtu për çdo bisedë apo mesazh telefonik Monaco Telecom dhe Telekom Slovenija arkëtojnë mes 20 deri 50 për qind të shumës. Ndonëse Kosova do të ketë prefiks telefonik, bisedat me Serbinë do të zhvillohen me tarifë lokale. Serbët e Kosovës mund të kenë në të ardhmen edhe rrjetin e tyre të telefonisë mobile.

Në anën tjetër, komunat dhe enklavat e pakicës serbe në Kosovë në të ardhmen edhe formalisht do të jenë një lloj shteti brenda shtetit të Kosovës, shkruan gazeta. Për këtë kanë rënë dakord qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë në negociatat e Brukselit. Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ketë stemën dhe flamurin e vet dhe do të administrojë vetë politikën arsimore, shëndetësore dhe sociale. Gazeta shkruan se serbët e Kosovës do të kenë një ‘parlament' të vetin me ‘qeveri' dhe ‘president', të cilët do t'i përfaqësojnë ata ndaj Prishtinës.

Ata po ashtu mund të zgjedhin shefin e tyre të policisë, ndonëse ai formalisht do të emërohet nga autoritetet kosovare. Por si "më i rëndësishmi" vlerësohet financimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe drejtpërdrejt nga Serbia, që të kujton Republikën Serpska në Bosnje-Hercegovinë".

Cipra përsërit qendrimin e Kishës Greke dhe të konservatorëve: nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës 31/01/2017 - 19:32 Duke 'harruar' se përfaqëson një forcë politike të majtë dhe të Majtët historikisht mbrojnë dhe luftojnë për Vetëvendosjen e popujve Dita Vizita dyditore e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, në Beograd ka zënë një vend kryesor në shtypin grek. Midis të tjerash, një rëndësi e veçantë u jepet deklaratave që ka bërë ai, për sa i përket shqetësimit nga rritja e zërave nacionalistë, irredentistë dhe intolerantë në rajon. Gjatë deklaratave të përbashkëta me homologun e tij serb, Tsipras ka theksuar se Ballkani nuk mund të ndërtohet me logjikën e rishikimit dhe ndryshimit të traktateve ndërkombëtare,por vetëm mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare, respektit të ndërsjellë, dialogut dhe bashkëpunimit, duke komentuar veçanërisht dialogun e vështirë, siç e ka quajtur ai, mes Prishtinës dhe Beogradit. “Theksova nga ana ime se, paqja dhe stabiliteti në rajon sigurohen me një zgjidhje të pranueshme nga palët për çështjen e Kosovës, e me këtë këndvështrim, Greqia do të mbetet e qëndrueshme në pozicionimet e saj, pozicionime në parimet e saj në lidhje me këtë çështje”, tha Alexis Tsipras, kryeministër i Greqisë. Nga ana e tij, Aleksandar Vuçiç ka falënderuar Athinën që nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen që Greqia ka dhënë në integrimin europian të Serbisë. Në qendër të bisedimeve mes dy kryeministrave ishin gjithashtu edhe çështjet ekonomike, përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe që do të fillojë me një mbledhje të përbashkët të qeverive të të dy vendeve në pranverë, në qytetin e Selanikut, si dhe çështjet rajonale të stabilitetit. Duke deklaruar se do të kërkojë edhe ndihmën e BE-së, Tsipras ka deklaruar gjithashtu se, për sa i përket bashkëpunimit ekonomik, përveç linjës moderne hekurudhore që do të bashkojë Beogradin me Selanikun, e si rrjedhim edhe me Portin e Pireut, një projekt tjetër që mund të ndryshojë gjeografinë e Ballkanit është ai i lidhjes së dy qyteteve nëpërmjet lumenjve Aksiu dhe Morava.

Duke 'harruar' se përfaqëson një forcë politike të majtë dhe të Majtët historikisht mbrojnë dhe luftojnë për Vetëvendosjen e popujve

Vizita dyditore e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, në Beograd ka zënë një vend kryesor në shtypin grek. Midis të tjerash, një rëndësi e veçantë u jepet deklaratave që ka bërë ai, për sa i përket shqetësimit nga rritja e zërave nacionalistë, irredentistë dhe intolerantë në rajon.

Gjatë deklaratave të përbashkëta me homologun e tij serb, Tsipras ka theksuar se Ballkani nuk mund të ndërtohet me logjikën e rishikimit dhe ndryshimit të traktateve ndërkombëtare,por vetëm mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare, respektit të ndërsjellë, dialogut dhe bashkëpunimit, duke komentuar veçanërisht dialogun e vështirë, siç e ka quajtur ai, mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Theksova nga ana ime se, paqja dhe stabiliteti në rajon sigurohen me një zgjidhje të pranueshme nga palët për çështjen e Kosovës, e me këtë këndvështrim, Greqia do të mbetet e qëndrueshme në pozicionimet e saj, pozicionime në parimet e saj në lidhje me këtë çështje”, tha Alexis Tsipras, kryeministër i Greqisë.

Nga ana e tij, Aleksandar Vuçiç ka falënderuar Athinën që nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen që Greqia ka dhënë në integrimin europian të Serbisë.

Në qendër të bisedimeve mes dy kryeministrave ishin gjithashtu edhe çështjet ekonomike, përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe që do të fillojë me një mbledhje të përbashkët të qeverive të të dy vendeve në pranverë, në qytetin e Selanikut, si dhe çështjet rajonale të stabilitetit.

Duke deklaruar se do të kërkojë edhe ndihmën e BE-së, Tsipras ka deklaruar gjithashtu se, për sa i përket bashkëpunimit ekonomik, përveç linjës moderne hekurudhore që do të bashkojë Beogradin me Selanikun, e si rrjedhim edhe me Portin e Pireut, një projekt tjetër që mund të ndryshojë gjeografinë e Ballkanit është ai i lidhjes së dy qyteteve nëpërmjet lumenjve Aksiu dhe Morava.

Duke 'harruar' se përfaqëson një forcë politike të majtë dhe të Majtët historikisht mbrojnë dhe luftojnë për Vetëvendosjen e popujve



Vizita dyditore e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, në Beograd ka zënë një vend kryesor në shtypin grek. Midis të tjerash, një rëndësi e veçantë u jepet deklaratave që ka bërë ai, për sa i përket shqetësimit nga rritja e zërave nacionalistë, irredentistë dhe intolerantë në rajon.

Gjatë deklaratave të përbashkëta me homologun e tij serb, Tsipras ka theksuar se Ballkani nuk mund të ndërtohet me logjikën e rishikimit dhe ndryshimit të traktateve ndërkombëtare,por vetëm mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare, respektit të ndërsjellë, dialogut dhe bashkëpunimit, duke komentuar veçanërisht dialogun e vështirë, siç e ka quajtur ai, mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Theksova nga ana ime se, paqja dhe stabiliteti në rajon sigurohen me një zgjidhje të pranueshme nga palët për çështjen e Kosovës, e me këtë këndvështrim, Greqia do të mbetet e qëndrueshme në pozicionimet e saj, pozicionime në parimet e saj në lidhje me këtë çështje”, tha Alexis Tsipras, kryeministër i Greqisë.

Nga ana e tij, Aleksandar Vuçiç ka falënderuar Athinën që nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen që Greqia ka dhënë në integrimin europian të Serbisë.

Në qendër të bisedimeve mes dy kryeministrave ishin gjithashtu edhe çështjet ekonomike, përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe që do të fillojë me një mbledhje të përbashkët të qeverive të të dy vendeve në pranverë, në qytetin e Selanikut, si dhe çështjet rajonale të stabilitetit.

Duke deklaruar se do të kërkojë edhe ndihmën e BE-së, Tsipras ka deklaruar gjithashtu se, për sa i përket bashkëpunimit ekonomik, përveç linjës moderne hekurudhore që do të bashkojë Beogradin me Selanikun, e si rrjedhim edhe me Portin e Pireut, një projekt tjetër që mund të ndryshojë gjeografinë e Ballkanit është ai i lidhjes së dy qyteteve nëpërmjet lumenjve Aksiu dhe Morava.

Si e asimiloi Athina Maqedoninë e Egjeut?


Fjala është për emigracionin politik maqedonas (sipas Shkupit), bullgar (sipas Sofjes) greko- sllav ose sllavo-grek (sipas Athinës) të Maqedonisë së Egjeut, larguar (apo përzënë) mbas Luftës Civile, të viteve 1946-1949 në Greqi, njëlloj si rasti i çamëve


Shaqir Vukaj


Ndërmjet shumë problemeve ballkanike, të trashëguara nga e kaluara dhe të pazgjidhura deri më sot, është dhe ai i emigrantëve apo refugjatëve të larguar sllavo-maqedonas të përzënë nga Maqedonia e Egjeut.

Problemi i emigrantëve të larguar nga Maqedonia e Egjeut është i vjetër dhe lidhet, në radhë të parë me ndarjen e Maqedonisë, si rezultat i Luftërave Ballkanike. Sipas Marrëveshjes së Bukureshtit të vitit1913, hapësira historiko-gjeografike e Maqedonisë, e banuar nga popuj e kombe të ndryshme, u nda midis Greqisë (51 përqind e territorit – Maqedonia e Egjeut ), Serbisë (38 për qind – Maqedonia Vardare) dhe Bullgarisë (11 përqind – Maqedonia e Pirinit).

Numri i maqedonasve sllavë të larguar nga Maqedonia e Egjeut është i madh, por në këtë shkrim, fjala është për emigracionin politik maqedonas (sipas Shkupit), bullgar (sipas Sofjes) greko- sllav ose sllavo-grek (sipas Athinës) të Maqedonisë së Egjeut, larguar (apo përzënë) mbas Luftës Civile, të viteve 1946-1949 në Greqi, njëlloj si rasti i çamëve tanë…

Si rezultat i luftërave Ballkanike, shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe kryesorja vendimeve të padrejta të Konferencës ë Londrës, Greqia ishte ndër vendet ballkanike që u zgjerua më shumë. Kështu, po t’i referohemi dokumenteve zyrtare rezulton se nga viti 1900 deri në vitin 1913 (mbas vendimeve të Konferencës së Londrës) territori i Greqisë pothuajse është dyfishuar. Kështu nga rreth 60 mijë kilometër katrorë, ka shkuar në rreth 120 mijë kilometër katrorë dhe, me ndryshimet e mëvonshme të kufijve, në vitin 1922, territori i saj ka arritur në rreth 131 mijë kilometër katrorë.

Po prej këtyre dokumenteve, rezulton se rritja e popullsisë deri në vitin 1907 ka qenë normale për kushtet e asaj kohe, krahasuar dhe me rritjen natyrale të popullsisë në vendet tjera ballkanike. Rritja e madhe e popullsisë së shtetit grek dhe pothuajse dyfishimi i saj ka ndodhur në vitet 1912-1913, pikërisht atëherë kur u dyfishua territori i saj. Por rritja ka vazhduar edhe në vitet e mëvonshme, kryesisht si rezultat i këmbimit të popullsive me Bullgarinë e veçanërisht me Turqinë, duke arritur në vitin 1928, në 2.4 herë me shumë se në vitin 1907.

Referuar shifrave të regjistrimit të vitit 1928, rezulton se në këtë kohë vetëm 38 për qind e popullsisë ishin grekë (sipas regjistrimit të vitit 1907), ndërsa 55 për qind ishin banorë të territoreve të shtuara, si dhe grekë të kthyer nga vendet e tjera, kështu që kishte ndryshuar krejtësisht përbërja etnike e Greqisë dhe në mënyrë të veçantë e Maqedonisë Egjeut. Vëmë në dukje se gjatë shkëmbimit të popullsisë me Turqinë, një pjesë madhe e myslimanëve të dërguar në Turqi ishin shqiptarë. Sipas shumë studiuesve europianë, në të gjitha regjistrimet e bëra në Greqi, arvanitasit dhe shqiptarët ortodoksë të Çamërisë, Athina zyrtare i regjistronte si grekë…

Sllavët e Greqisë, kanë jetuar prej shekujsh në atë pjesë të hapësirës ballkanike multietnike të quajtur Maqedoni, që u përfshi brenda territorit grek mbas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, dhe luftërave ballkanike të viteve 1912-1913, dhe që njihet me emra të ndryshëm: Maqedonia e Egjeut, Maqedonia Greke, Maqedonia Bjellomore dhe jo rrallë si Maqedonia e Jugut.

Sipas statistikave të Lidhjes së Kombeve, në këtë pjesë të Maqedonisë, që përbënte 51 përqind të territorit të krejt Maqedonisë dhe rreth 25.9 për qind të territorit të Greqisë së sotme, në momentin e përfshirjes së saj brenda Greqisë, në v. 1913, kanë jetuar 43 për qind grekë, 39 për qind turq (në këtë numër janë përfshirë dhe shqiptarët myslimanë), 10 për qind sllavë, 8 për qind hebrenj etj. Sipas të dhënave që jepen nga Sofja, në atë periudhë, aty kanë jetuar 330 mijë bullgarë, 314 mijë turq (brenda kësaj shifre janë përfshirë shqiptarët myslimanë), 237 mijë grekë, 44 mijë vlleh, 66 mijë hebrenj, 15 mijë shqiptarë etj. Sllavo maqedonasit kanë jetuar në rajone të caktuara, në mënyrë kompakte. Në këtë pjesë të Maqedonisë kanë lindur krijuesit e alfabetit sllav, vëllezërit Cirili dhe Metodi, themeluesi i Partisë Social-Demokrate Bullgare, Dimitri Bllagojev, personalitete të shquara Goce Dellcev, Hristo Smirnenski, Kryeministri i Bullgarisë në vitet 50-të të shekullit të kaluar Anton Jugov dhe shumë figura të tjera të njohura të Maqedonisë Vardare apo të Bullgarisë.

Menjëherë mbas bashkimit të Maqedonisë së Egjeut me Greqinë, Athina filloi të ndiqte një politikë diskriminuese ndaj popullsive autoktone jo greke, që ishin përfshirë brenda territorit grek, me qëllim zhdukjen ose tjetërsimin e tyre, politikë që qeveria e Athinës e ka filluar shumë herët dhe e ka ndjekur në mënyrë konstante deri në ditët e sotme. Menjëherë mbas Luftërave Ballkanike, që në vitin 1913 Athina zyrtare ka filluar largimin gradual të popullsisë sllave nga Maqedonia e Egjeut ose greqizmin e saj.

Elefterios Venizellos, në programin e tij, kishte venë si detyrë asimilimin e shkombëtarizimin e popullsive jo greke, për të krijuar “unitetin harmonik” siç shprehej ai, me territoret e tjera greke…

Për sllavët e Maqedonisë së Egjeut, kjo politikë, krahas të tjerash, filloi të konkretizohej menjëherë duke përdorur lloj-lloj mënyrash e pretekstesh. Krahas dhunës e formave të tjera për realizimin e saj, në vitin 1919 me marrëveshjen midis Greqisë dhe Bullgarisë për shkëmbimin “vullnetar” të popullsive, sipas së cilës, dhjetëra mijëra sllavë shkuan nga Greqia në Bullgari në këmbim të popullsisë greke që jetonte në Bullgari e që u kthye në Greqi (sipas të dhënave të Sofjes në këtë periudhë, nga Maqedonia e Egjeut kanë shkuar në Bullgari rreth 90 mijë vetë).

Marrëveshja e Lozanës e vitit 1923, midis Greqisë e Turqisë, për shkëmbimin reciprok të popullsive, ka sjellë një valë të re shpërnguljesh. Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, nga Turqia kanë shkuar në Greqi rreth 600-700 mijë grekë që i vendosën kryesisht në Maqedoninë e Egjeut, duke bërë që popullsia e Maqedonisë së Egjeut të arrinte në afër 1.5 milion banorë dhe kryesorja, të ndryshonte raporti etnik në favor të popullsisë greke ndaj popullsive jo greke.

Si rezultat i politikave shkombëtarizuese, shkëmbimeve të popullsive me Bullgarinë dhe veçanërisht me Turqinë dhe vendosjes së të gjithë grekëve të kthyer në Maqedoninë e Egjeut, u arrit që në vitin 1926, sipas të dhënave të Ligës së Kombeve, popullsia greke në Maqedoninë e Egjeut jo vetëm të rritej në mënyrë të dukshme, por kryesorja të rritej numri i grekëve duke u bërë dominues në krahasim me banorët e kombësive tjera (sllavo maqedonas, turq, shqiptarë, hebrenj etj.) të kësaj krahine.

Duke qenë se brenda kufijve të shtetit grek ishin përfshirë popullsi e minoritete jo greke, në gusht të v. 1920, vendet e Antantës nënshkruan në Sever “Marrëveshjen për mbrojtjen e kombësive jo greke në Greqi”, që e detyronte Greqinë të respektonte “interesat e banorëve që ndryshojnë nga shumica e popullsisë nga gjuha, kombësia dhe besimi”. Meqenëse Athina zyrtare nuk i njihte sllavët autoktonë të Maqedonisë së Egjeut si maqedonas, por si sllavë bullgarë, në v. 1924, nëpërmjet protokollit të nënshkruar midis Ministrave të Jashtëm grek dhe bullgar, Qeveria Greke pranonte zyrtarisht ekzistencën e pakicës sllave bullgare në Greqi dhe angazhohej t’i njihte asaj të drejtat dhe liritë, pavarësisht se i ndikuar nga faktorë të tjerë, Parlamenti Grek nuk e ratifikoi këtë marrëveshje. Megjithatë, në zbatim të marrëveshjes së sipërpërmendur, për mësimin në gjuhën amtare në shkolla, atë vit u hartua dhe abetarja e parë dhe u shtyp në gjuhën sllavo-maqedonase, me shkronja latine (Abecedari- siç u quajt atëherë) por që në kuadrin e politikës asimiluese mbas pak kohësh u hoq nga qarkullimi…

Në vazhdën e politikës asimiluese, në nëntor të vitit 1926, u aprovua ligji mbi ndryshimin e emrave “te huaj” dhe emërtimi vetëm në greqisht i fshatrave, qyteteve etj. si dhe greqizmi i emrave sllavë.

Gjatë diktaturës së Metaksait (1936-1941) me Dekret të posaçëm u ndalua përdorimi i gjuhës maqedonase. Me qenë se sllavo-maqedonasit flisnin vetëm në gjuhën e tyre, qeveria mori masa për “t’i mësuar” të flisnin greqisht. Të moshuarit i detyronin të shkonin në shkolla nate, ndërsa fëmijët detyroheshin jo vetëm të shkonin në shkolla greke, por edhe ta quanin veten grekë… Duket e pabesueshme, por ky Dekret është zbatuar deri vonë dhe, vetëm në vitin 1980 është lejuar përdorimi i gjuhës maqedonase, i konsideruar si dialekt sllav, por jo i njohur zyrtarisht.

Krahas shumë fakteve, dokumenteve e materialeve të botuara për politikën asimiluese ndaj sllavëve maqedonas në Maqedoninë e Egjeut, të ndjekur nga Athina zyrtare, tepër qartë flet libri “Fusha të begata, kodra të përgjakura” i autores greke Anastasia Karakasidu, Profesoreshë në Kolegjin Uesli në ShBA, botuar në v. 1997 në ShBA, ku nëpërmjet shumë fakteve e dokumenteve vërtetohet bindshëm politika shkombëtarizuese e asimiluese e ndjekur nga Athina. Aq demaskues është ky libër për politikën e Athinës, sa, në atë kohë, Ministria e Jashtme e Greqisë ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar botimin e tij…

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Maqedonia u rinda përsëri. Bullgaria, si aleate e Gjermanisë naziste pushtoi një pjesë të Maqedonisë Vardare, dhe një pjesë të Maqedonisë së Egjeut (një pjesë vogël e kësaj Maqedonie, me popullsi shqiptare, iu dha Italisë në kuadrin e krijimit të Shqipërisë Etnike). Pjesën tjetër të Maqedonisë së Egjeut gjermanët e “mbajtën” për vete, kështu që ajo u nda në tri pjesë.

Që në fillim të Luftës Dytë Botërore, sllavët e Maqedonisë së Egjeut u përfshinë në rezistencën antifashiste, duke krijuar edhe njësi të veçanta partizane. Kjo luftë përjetohej prej tyre si luftë për zgjidhjen përfundimtare të problemit maqedonas. Sipas të dhënave të Shkupit dhe Sofjes, krahas ushtrisë partizane greke, partizanët maqedonas të Maqedonisë së Egjeut përbënin një forcë të konsiderueshme në luftë kundër pushtuesit.

Gjatë Luftës Civile në Greqi (1946-1949), maqedonasit e Greqisë përkrahën masivisht Ushtrinë Demokratike Greke dhe, në rajonin e Maqedonisë Perëndimore dhe Qendrore, u krijua Fronti Nacional Çlirimtar (Organizatë politiko-ushtarake) i sllavëve maqedonas, i cili gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë aktiv. Ai ishte bërë i njohur dhe influenca e tij ishte rritur në të gjithë Maqedoninë e Egjeut. Sigurisht që kishin rolin e tyre Jugosllavia dhe Bullgaria, mbasi pavarësisht nga problemet që kishin midis tyre për problemin maqedonas, udhëheqësit e tyre vazhdonin punën për krijimin e Federatës apo Konfederatës Ballkanike, ku, sipas tyre, Maqedonia nga “mollë sherri” do të kthehej në “mollë pajtimi” dhe ku projektohej që edhe Maqedonia e Egjeut të përfshihej në këtë Federatë apo Konfederatë….

Udhëheqja e Partisë Komuniste Greke fillimisht e përshëndeti organizimin dhe luftën e këtij Fronti, por brenda popullsisë greke (edhe brenda radhëve të Partisë Komuniste Greke) kishte mendime e qëndrime të ndryshme. Kryesorja ishte se filluan të përhapeshin parulla, se ky Front kishte si qëllim ndarjen e vendit dhe shkëputjen e Maqedonisë së Egjeut nga Greqia dhe bashkimin e saj me Jugosllavinë. Kjo e detyroi udhëheqjen e PK Greke, të hiqte dorë dhe të mos ta mbështeste më, madje dhe të deklaronte publikisht se nuk kishte asnjë lidhje midis Partisë Komuniste Greke dhe Frontit Nacional Çlirimtar.

***

…Po t’i referohemi historisë rezulton, se problemi maqedonas është i vjetër, por ai është ashpërsuar veçanërisht me krijimin e shteteve të pavarura ballkanike dhe daljen hapur me pretendime territoriale ndaj njeri tjetrit. Krahas tokave shqiptare, ndaj të cilave kishin pretendime Serbia, Mali i Zi, Greqia, madje dhe Bullgaria, tepër e ashpër ishte lufta që zhvillohej për ndarjen e Maqedonisë. Për të neutralizuar dhe rregulluar problemet që lidheshin me ndarjen e Maqedonisë, krahas të tjerave ishte hedhur ideja e përpunohej varianti i formimit të një krijese federative ballkanike mbi bazën e territorit historiko-gjeografik të Maqedonisë. Varianti federativ maqedonas kishte si qëllim të neutralizonte pretendimet e Bullgarisë, Greqisë e Serbisë ndaj hapësirës multietnike që quhej Maqedoni dhe që konsiderohej si “molla e sherrit” e Ballkanit.

Pavarësisht nga mënyrat e organizimit të kësaj Federate apo Konfederate, që para Luftës Dytë Botërore, e sidomos mbas saj, udhëheqësit e Partive Komuniste Jugosllave dhe Bullgare dhe, mbas lufte, të qeverive të Jugosllavisë dhe Bullgarisë, kanë qenë shumë aktivë për realizimin e kësaj ideje. Udhëheqësit e dy partive e të dy vendeve, janë takuar disa herë, pavarësisht nga problemet e mosmarrëveshjet për mënyrën e krijimit të saj. Tërheq vëmendjen fakti se edhe udhëheqja e Partisë Komuniste Greke, fillimisht ishte shprehur për bashkimin e Maqedonisë së Egjeut me Federatën Ballkanike. Theksojmë se ndërmjet ideve e planeve që hartoheshin, kishte të tilla që krahas Jugosllavisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë në të do bënte pjesë edhe Greqia (në ndonjë rast hidhej ideja edhe Rumania) do të përbënin ketë federatë apo konfederatë.

Por pretendimet e Jugosllavisë arrinin deri aty, sa kjo e ashtuquajtur Federatë apo Konfederatë Ballkanike, të kishte si qendër Beogradin dhe të drejtohej nga ai. Por pavarësisht nga puna për krijimin e kësaj federate apo konfederate, pa mbaruar ende lufta, Tito dhe udhëheqja e Partisë Komuniste Jugosllave planifikonte që mbas lufte Maqedonia e Egjeut të përfshihej brenda shtetit jugosllav. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Në takimin e zhvilluar me Stalinin, në fillim të janarit 1945 në Moskë, përfaqësuesi i posaçëm i Titos, A. Hebrang i paraqiti atij pretendimet që kishte Jugosllavia ndaj fqinjëve (Bullgarisë, Hungarisë, Italisë, Austrisë etj). Pyetjes së Stalinit, për marrëdhëniet me Greqinë, ai iu përgjigj se Jugosllavia llogariste të merrte nga Greqia Maqedoninë e Egjeut, bashkë me Selanikun. Qëndrimi i Stalinit ka qenë tepër cinik, madje kategorik kundër, duke i thënë “Po krijoni situatë ku do të jeni në pozita armiqësore me Rumaninë, Hungarinë e Greqinë dhe po përgatiteni të luftoni me gjithë botën. Nuk ka kuptim të krijoni një situatë të tillë”.

Vëmë në dukje se gjatë Luftës Dytë Botërore, në një material të përgatitur nga Ministria e Jashtme e Bashkimit Sovjetik, për të ardhmen e Ballkanit mbas lufte, theksohej se Maqedonia e Egjeut do t’i kthehet Greqisë. Por, njëkohësisht, Moska kërkonte mbrojtjen e popullsisë sllave në Greqi. Tërheq vëmendjen fakti se më 1 shtator 1946, sapo kishte filluar Lufta Civile në Greqi, përfaqësuesi i Bashkimit Sovjetik në OKB kishte ngritur problemin e mbrojtjes së popullsisë sllave atje.

Pretendimet jugosllave për bashkimin e Maqedonisë së Egjeut me këtë Federatë apo Konfederatë, kërkesë me të cilën kishte dalë dhe Fronti Nacional Çlirimtar kishte shkaktuar kundërshtime të ashpra nga shumë shtresa të popullsisë në Greqi, përfshij edhe Partinë Komuniste Greke.

Qëndrimi i komunistëve grekë i krijoi mundësi Athinës zyrtare që të rriste propagandën në radhët e popullit grek kundër këtyre qëndrimeve, gjë që solli dhe izolimin e mëtejshëm të FNÇ.

Greqia nuk lejon futjen e teksteve mësimore për fëmijët e emigrantëve


Policia greke nuk lejoi futjen në Greqi të një kontigjenti tekstesh mësimore në gjuhën shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Sipas burimeve greke dy shoferë të Ministrisë së Jashtme shqiptare që po transportonin librat nga Pika e Kakavijës drejt Athinës u ndaluan për disa orë dhe u kthyen pas. Ndërkohë nga burimet jo zyrtare mësohet se tekstet janë sekuestruar për të parë përmbajtjen e tyre.

Pala greke nuk ka dhënë shpjegime zyrtare për ngjarjen. Në Greqi funksionojnë prej vitesh klasa të mësimit të shqipes të cilat janë hapur nga organizata të emigrantëve në bashkëpunim me disa Bashki greke. Sigurimi i teksteve për fëmijët bëhet nga vetë prindërit dhe me ndihmën e Ambasadës shqiptare në Athinë.

Ndërkohë Ministritë e Arsimit të të dy vendeve para dy vitesh kanë nënshkruar një marrëveshje per rishikimin e teksteve shkollore. Ministritë e Arsimit shqiptare dhe greke kanë shprehur vullnetin që përmes një Komisioni dypalësh të mënjanojnë nga tekstet mësimore pikëpamjet që sjellin tensione mes dy vendeve.

Dritëro Agolli dhe palaçot mediatikë



Viktor Malaj




Ligësia është e pashërueshme. Atë nuk mund ta shërojë as mosha dhe asgjë tjetër – Aristoteli

Vdekja e Dritëro Agollit shënon, përveç largimit nga kjo jetë të një bashkëkombasi të shquar, edhe pakësimin e pranisë fizike të një numri edhe ashtu të vogël të plejadës së shkrimtarëve, artistëve dhe shkencëtarëve që populli shqiptar, me shumë vështirësi, ka mundur të krijojë gjatë shekullit të njëzetë. Për të gjithë ata që e kuptojnë, por edhe e ndiejnë shpirtërisht rëndësinë që ka kultura për çdo popull, humbja e figurave të tilla duhet të sjellë lëndim, nëse jo lëndim të ndërgjegjes vetjake duhet të shkaktojë lëndim të ndjenjës së përgjegjësisë shoqërore dhe kombëtare. Sigurisht që këtu bëhet fjalë për ata individë që kanë konstitucion shpirtëror të tillë që iu dhimbset vendi dhe populli dhe jo për ata që besojnë se e mira e përbashkët matet vetëm me statusin e tyre material, social dhe politik.

Historia e njerëzimit nuk njeh asnjë rast që shkrimtarë, artistë apo dijetarë të mëdhenj të jenë pëlqyer dhe pranuar nga njëqind për qind e popullit dhe nga tërë brezat. Të mos e pëlqesh veprën letrare apo artistike të dikujt është e pranueshme dhe e arsyeshme, por të mallkosh (anatemosh) dikë në ditën e vdekjes dhe t’i shkruash “akt-akuza” publicistike dhe me natyrë juridike pak minuta pasi i është mbuluar arkivoli në tokë, kjo është burracakëri intelektuale, antihumanizëm qytetar, vetëdiskreditim publik, shprehje e ligësisë së skajshme dhe provë e degradimit moral. Dritëroi ishte vëzhgues i hollë i njerëzve dhe për ta ka thënë shumë, por sot po kujtoj qesëndinë e 25 viteve më parë “Ku jeni trima që dolët nga vrima!”.

Ashtu si çdo njeri tjetër edhe Dritëro Agolli nuk ka qenë shenjt dhe as e ka pretenduar ndonjëherë këtë status. Por, ndryshe nga gjithë të tjerët, Agolli ka qenë dhe mbetet jo vetëm njëri prej shkrimtarëve dhe intelektualëve më të mëdhenj të kombit, por ndoshta i vetmi që meriton të quhet “shkrimtari i popullit”. Në veprën e tij letrare, përveç gjenisë krijuese, është e mundur që çdo shqiptar, punëtor, fshatar, intelektual, i ditur apo jo të gjejë veten e tij, mendimet, pasionet, shijet dhe aspiratat e veta. Korpusi letrar i Agollit të krijon përshtypjen e popullit shkrimtar ku gjithanshmëria e temave dhe thjeshtësia e shprehjes, thellësia dhe vlera e mendimeve, si dhe pafundësia e shqetësimeve njerëzore nuk përjashtojnë askënd. Është gati e pamundur të gjesh një tjetër shkrimtar zemra e të cilit të rrahë kaq dendur dhe kaq në sinkron me zemrën e popullit të cilit i përket.

Përveç se shkrimtar i madh, Agolli pati edhe “fatin e keq” të ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë si dhe deputet në të dy sistemet politike. Qenia e tij në këto funksione iu ka dhënë pretekst disa dështakëve të pakarakter që t’i vërsulen me lehje fajësuese për ato që kanë pësuar me pa të drejtë apo me të drejtë disa intelektualë gjatë regjimit të para 1990, duke i veshur atij atributet e kryepolitikanit, kryeprokurorit dhe kryegjykatësit të kohës. Artisti i talentuar i fjalës skenike dhe intelektuali i nderuar Pëllumb Kulla ka shkruar rreth këtij fakti më mirë se askush tjetër, por dëshiroj edhe unë të them pak fjalë rreth kategorisë së arkivolnëmësve dhe akuzave të gënjeshtërta që bënë.

Në një shkrim të ngutshëm që dukej se shprehte padurimin e autorit për të qenë varrmihësi i parë moral i Agollit, një publicist që rend në shpinën e Kalit të Interesave duke mbajtur në dorë Flamurin e Parimeve morale dhe politike, iu vërsul të pakallurit ende në tokë duke e bërë përgjegjës si “kryecensor i regjimit stalinist shqiptar”, “kryeroje e linjës politike në letërsi dhe arte”, “dorë e fortë e spastrimeve apo burgosjeve” dhe, çfarë është edhe më e çuditshme dhe qesharake, e bënte përgjegjës edhe për “intelektualët që u përzunë si zgjebe nga Shqipëria pas 1990”, domethënë kur Agolli s’kishte asnjë funksion që t’ia mundësonte një gjë të tillë.

Autori i shkrimit nuk është i vetëm në histerinë e marrëzisë dhe të pavërtetësive që vazhdojnë të shpërfaqen prej 27 vitesh në trajtimin e çështjeve të së kaluarës tonë. Një tufë individësh, shumicën e të cilëve e përbëjnë pinjollë të elitës politike dhe kulturore të para 1990, të cilët, të pakënaqur dhe inatosur me regjimin e ashtuquajtur komunist, jo për shkak të idealeve të tyre, por të shtyrë nga pamundësia për të plotësuar të gjitha kërkesat materiale dhe etjen për luks e qejfe në vendin më të varfër të Evropës, po bëjnë çmos që moralin e tyre të mashtrimit, vetëpërndjekjes dhe shthurjes t’ia imponojnë gjithë shoqërisë shqiptare.

Si mjet kryesor kanë gjetur mohimin ekstrem të çdo arritjeje, sidomos kulturore, akuzimin pa droje dhe pa fakte të kujtdo që ka qëndruar në atë kohë në krye të elitës intelektuale dhe artistike për çfarëdo pasojash që kanë pësuar individët për shkak të regjimit dhe, nga ana tjetër, përpjekjen për t’ia shitur popullit shqiptar si modernizëm dhe progres kulturor manifestimet banale dhe, jo rrallë, amorale në art, letërsi, film e teatër pas ndryshimeve politike të vitit 1990.

Propaganda e kësaj skote të kotësive intelektuale bën çmos të krijojnë idenë se kriter bazë dhe, ndoshta, i vetëm për të vlerësuar shkrimtarët, artistët, piktorët, skulptorët, historianët apo gjuhëtarët e të kaluarës duhet të jenë raportet e tyre me regjimin. Nëse dikush nuk ka qenë burgosur apo ka pasur ndonjë post administrativ, sipas kësaj “jurie” të falsitetit shoqëror, atëherë ai dikushi është pashmangshëm mediokër, shërbëtor dhe bashkëfajtor i regjimit. Nga ana tjetër, kushdo që ka shkruar disa vjersha modeste duhet shpallur “poet kombëtar”; cilido që ka bërë piktura apo skulptura nudo (nudizmi është i vetmi frymëzim i imagjinatës së tyre) meriton t’i ekspozohen në Luvër; ata që kanë kompozuar apo kënduar ndonjë këngë duke imituar ato perëndimore duhen shpallur automatikisht gjeni në atë gjini të artit; ai ose ajo që, në studimet historike apo gjuhësore, ka mundur të shprehë ndonjë mendim sado të parëndësishëm por që ndeshej me mendimin zyrtar etj., mjafton të jenë mënjanuar apo edhe burgosur për çfarëdo vepre penale që mund të mos kishte lidhje me profesionin, të gjithë këta, pra, duhen ngritur në piedestalin e lavdisë kombëtare. Në këtë fushatë të zhvleftësimit të së vërtetës janë ngarkuar me faje të paqena edhe shkrimtarët tanë më të shquar Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, si bashkëfajtorë me regjimin për pasojat që kanë pasur disa njerëz të artit dhe kulturës.

Askund në veprimtaritë letrare dhe joletrare të këtyre dy kolosëve të letërsisë shqipe nuk gjenden nënkuptime prej të cilave të merrej shkak për të inkriminuar dhe burgosur ata njerëz që e pësuan politikisht. Kritikat letrare, artistike, metodike, shkencore apo qoftë dhe për “liberalizëm” apo “konservatorizëm” nuk kanë qenë as shkaku dhe as prova për dhënien e dënimeve të sipërthëna. Agolli dhe Kadare mund të kenë mëkatet e tyre për gjëra të tjera. Për dënimet ka qenë përgjegjëse politika e gabuar e regjimit dhe shtrembërimet e organeve të drejtësisë të ndikuara prej saj. E kundërta është e provuar. Janë me dhjetëra dëshmitarë të gjallë që kanë provuar vullnetin dhe përpjekjet, shpesh të suksesshme, të Dritëro Agollit për të afirmuar vlerat intelektuale dhe letrare të individëve që burokracia e kohës i pengonte për motive politike.

Fakti që publicisti i lartpërmendur nuk ka mundur as në të kaluarën dhe as në “sistemin e tij” të sotëm të mbërrijë majat, duket se e ka bërë të vuajë pareshtur dhe t’i vërsulet dendur kujtdo që shkëlqeu atëherë apo tani. Prandaj, me sa duket, beson se e “fundos” Agollin fizikisht të vdekur kur pohon se “….rrinte kurdoherë në bashin e vendit dhe të tribunave…”. Agolli nuk ka ndenjur në bashin e vendit për shkak të shërbimeve politike dhe as pse ishte gjuetar postesh fitimprurës siç na janë shfaqur këto vite shumë mjeshtër fatkeq të bixhozit, specialistë të mjerë të alkoolit dhe qejflinj semaforësh. Është vështirë të gjesh një intelektual të këtyre përmasave që të demonstrojë kaq thjeshtësi prej shërbëtori, dashuri të pafundme për vendin dhe popullin e tij, si dhe vetëpërmbajtje ndaj joshjeve për pasuri dhe privilegje.

Autori i luftës me të vdekurit përpiqet ta fajësojë Agollin për disa individë të burgosur si dhe për disa poetë të pushkatuar të cilët, për hir të së vërtetës, duhet thënë se qenë dënuar për krime që s’kishin kurrfarë lidhjeje me vjershat apo shkrimet e tyre por për disa vepra penale që dënohen edhe sot me masa të rënda në Shqipëri dhe në botën perëndimore.

Kur dëgjon apo lexon shkrime si ky, njeriut naiv i krijohet përshtypja e rreme se autorët janë njerëz parimorë, idealistë dhe humanë të pashoq. Edhe në shkrimin në fjalë, autori përpiqet që, në mënyrë qesharake të shfaqet si një “hero” i fundviteve ’80 kur, kinse, si rezultat i ndihmës dhe intelektit të tij paska shpëtuar paq Edi Rama duke ia hedhur komisionit të vlerësimit të pikturës së diplomimit “me një hile artistësh” apo kur përsëri e paska thirrur Rama të ndihmonin Mevlan Shanaj në një film të tij.

Mirëpo, ndërsa mallkon dhe akuzon Dritëro Agollin pa asnjë fakt konkret për padrejtësi apo krime të kryera nga strukturat shtetërore në të cilat Agolli s’bënte pjesë, është po ky person që përpara pak javësh pohonte se ishte mëkat dhe padrejtësi të gjykohej e dënohej Sali Berisha për krime të kryera apo të dyshuar si të kryer prej tij. Ky individ, i cili ka qenë mbështetës moral për vrasësit e katër qytetarëve paqësor të 21 janarit 2011 dhe amnistues moral i të gjitha krimeve të regjimit banditesk të Sali Berishës, ka guximin të akuzojë një të vdekur për faje reale apo të sajuara të kryer nga të tjerët, pa dëshirën dhe pa pjesëmarrjen e “të akuzuarit”.

Kategoria e individëve të mësipërm nuk kanë kurrfarë lidhjesh me idealet apo parimet e moralit dhe të së drejtës. Reagimet dhe qëndrimet e tyre përcaktohen nga interesat e ngushta vetjake dhe nxiten nga qejfmbetjet, inatet dhe dështimet në realizimet personale dhe, pastaj, kërkojnë ta gjejnë fajin tek të tjerët dhe t’i shfryjnë mllefet kryesisht mbi njerëz të pafajshëm. Ata janë të gatshëm të bëhen miq, shërbëtorë dhe ushtarë të kujtdo që iu jep mundësinë të arrijnë realizimin e qëllimeve dhe, sidomos, të veseve të tyre pafundësisht të paplotësuara, edhe nëse ky dikushi është një bandit, mashtrues apo kriminel i dorës së parë.

Kur emrat e këtyre arrivistëve dhe gërr-mërret e tyre, ashtu si dhe emrat e ne të tjerëve, nuk do t’i kujtojnë as banorët e lagjes, emrin dhe veprat letrare të Dritëro Agollit do t’i sjellin ndërmend me respekt dhe kënaqësi estetike dhe etike të gjithë shqiptarët kulturëdashës dhe atdhedashës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...