Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/17

Mediat amerikane – Këshilltari i Trump diskutoi sanksionet ndaj Rusisë para inagurimit

Mediat amerikane – Këshilltari i Trump diskutoi sanksionet ndaj Rusisë para inagurimit
Mediat amerikane – Këshilltari i Trump diskutoi sanksionet ndaj Rusisë para inagurimit
Mediat në SHBA raportojnë se këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn, privatisht ka diskutuar sanksionet amerikane kundër Moskës, me ambasadorin rus në SHBA, para se Donald Trump të inaugurohej si president.

Raportimet e 9 shkurtit të gazetave “The Washington Post” dhe “The New York Times”, kanë cituar zyrtar të tanishëm dhe të mëparshëm amerikanë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti.

“The Washington Post” ka thënë se disa zyrtarë të lartë amerikanë i konsiderojnë takimet e tilla si sinjale “potencialisht ilegale” për Rusinë e cila mund të pres heqjen e sanksioneve të vendosura nga administrata e Obamës në muajin dhjetor.

Këshilltarët e Trumpit kanë thënë se Flynn ka biseduar me Sergey I. Kislyak, pak ditë para Krishtlindjeve, thjeshtë për të aranzhuar bisedën telefonike në mes të Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, pas inaugurimit.

Por, gazeta “The New York Times”, ka cituar zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm amerikanë duke thënë se biseda, e cila është zhvilluar pak ditë pasi qeveria e Obamës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë me akuzën se ka kryer sulme kibernetike me qëllim që të ndihmojë Donald Trumpin të fitojë zgjedhjet, shkon shumë përtej planifikimit të një bisede telefonike në mes të dy liderëve.

Zyrtarët thonë se Flynn asnjëherë nuk ka bërë premtime të qarta për zbutje të sanksioneve, por ai e ka krijuar përshtypjen se kjo është e mundshme.

Gazeta “The New York Times”, thotë se janë ngritur dyshime se Flynn ka shkelur ligjin kundër përfshirjes në diplomaci të qytetarëve pa pozita zyrtare.

Deri më tash nuk ka ndonjë reagim ndaj këtyre shkrimeve nga administrata e Donald Trumpit

Eksportet e Gjermanisë dhe zemërimi i Donald Trump

Eksportet e Gjermanisë dhe zemërimi i Donald Trump

Rekordi i ri që kanë arritur eksportet gjermane duhet ta zemërojë proteksionistin Donald Trump. Keq për të, sepse një ekonomi e fortë gjermane shkon edhe në favor të SHBA-së, mendon Henrik Böhme.

Ky njoftim nga Gjermania duhet ta zemërojë mjaft presidentin e ri në Shtëpinë e Bardhë. Ndoshta ai mund ta “cicërojë” në twitter zemërimin sa të ngrihet nga gjumi. Ja një propozim për të: “Pra, sërish një shembull si këta gjermanët po e rrafshojnë ekonominë tonë dhe po shkatërrojnë vende pune. Përmbysin tregun tonë me produktet e tyre.”

Prit, prit, më ngadalë – ky vështrim i thjeshtëzuar mbi botën e komplikuar të ndërlidhjeve tregtare nuk ndihmon askënd. Po, është e vërtetë: Gjermania është një eksportuese e rëndësishme, madje numri tre në botë. Në vend të parë janë kinezët, në vend të dytë…kush do thoni ju? SHBA! Pse nuk e zemëron kjo askënd në Gjermani? Sepse për tregti nevojiten gjithmonë dy vetë. Njëri që do të shesë një produkt, për të cilin një tjetër ka nevojë. Sepse në Gjermani mirëpranohet që SHBA ende janë kombi më i fuqishëm ekonomik në glob. SHBA dhe jo Kina. 18 bilionë dollarë kapacitet ekonomik për 320 milionë banorë. “That’s great, Mr. President!” 18 bilionë – kjo është më shumë se arrijnë kinezët me katërfish më shumë njerëz.

Logjika e tregtisë

Nuk ka qenë madje vendim gjerman, transferimi i prodhimit kompleks amerikan jashtë. Historia e trishtueshme e industrisë së automjeteve në e përreth Detroitit, për shembull ka të bëjë më shumë me politikën e gabuar të modelit dhe cilësisë. Jo me atë, sepse sillen automjete gjermane në SHBA. E nëse Mr. President shikon në bulevardin “5th Avenue” në Nju Jork më shumë automjete me yllin e Mercedesit -e në Gjermani -gati asnjë Chevrolet – kjo mund të ketë të bëjë me vendimin e General Motors para disa vitesh – të mos e përdorë më këtë markë në Europë. Në kontinentin e vjetër General Motors ecën vetëm me Opel dhe Vauxhall. Opel shikon sa të duash në Gjermani. Pra edhe njëherë më thjesht: Çdo Opel i blerë në Gjermani mbush xhirollogaritë e General Motors. Kjo krijon e madje ruan vende pune në Detroit. Edhe me shumë produkte të tjera funksionon po kjo logjikë.

Gjermanët blejnë pa pushim

Kritika për fuqinë e eksporteve gjermane nuk është as e re dhe as origjinale. Natyrisht Gjermania mund ta zvogëlojë tepricën e eksporteve, po qe se shteti do të investonte më shumë, por le të marrim si shembull, shteti do të vendoste të rikonstruktonte të gjitha shkollat e vendit: Çfarë do përfitonin nga kjo firmat amerikane? Shpesh madje vjen edhe propozimi për rritjen e nivelit të rrogave, me qëllim që gjermanët të blejnë më shumë, edhe produkte që importohen në Gjermani. Por, së pari negociatat për pagat janë pjesë e palëve që kanë rregullore tarifash. Së dyti, gjermanët edhe në këtë gjendje e prapë blejnë si të çmendur, kjo për shkak të gjendjes së mirë të punësimit. Kërkesa brenda vendit është motori i rritjes ekonomike në Gjermani.

Me që ra fjala: Jo vetëm eksportet gjermane kanë arritur rekord në 2016-n edhe importet kanë shënuar një rekord të ri. Gjermania është po ashtu importuesja e tretë më e madhe në botë.

Ajo puna me euron e dobët…

Mirë këto, po ajo puna me euron “e dobët”, me të cilën me gjasë gjermanët “shfrytëzojnë” SHBA dhe pjesën tjetër të botës? Çfarë marrëzie! Së pari euroja nuk është valutë gjermanë, por valutë e 19 vendeve europiane. Vendime të tilla i merr Banka Qendrore Europiane, e drejtuar nga italiani, Mario Draghi. Ai me politikën e normave zero të interesit dhe një programi gjigand për blerjen e bonove shtetërore kujdeset që euro të mbetet e dobët. E dini kush është kritikuesi më i madh i kësaj politike në këshillin e BQE? Përfaqësuesi gjerman aty, kreu i Bankës Federale, Jens Weidmann.

Mos ndoshta duhet të pranohet se firmat gjermane thjesht bëjnë mirë detyrat e shtëpisë.., se firmat e mesme të prodhuesve të makinerive e dinë shumë mirë se ç’duan klientët e tyre…, se punëtorët e kualifikuar nuk u nxorrën në rrugë në kohë krize…se prodhuesit gjermanë të automjeteve edhe në SHBA sigurojnë mijëra vende pune. Ndoshta për Mr. President do t’ia vlente t’i hidhte një sy realitetit. Edhe në kohën e fakteve alternative.

Stefan Lehne: Ballkani nuk është prioritet i Donald Trump

Deutschland Stefan Lehne Carnegie Europe Brüssel (Stefan Lehne)



Roli i ambasadorëve të huaj në rajon ka traditë, thotë Stefan Lehne, ekspert për politikën e Jashtme të BE-së në fondacionin e njohur “Carnegie Europe” në Bruksel, pas disa përplasjeve publike në rajon.

Stefan Lehne: Ballkani nuk është prioritet i Donald Trump

Deutsche Welle: Në disa vende në Ballkan, ambasadorët amerikanë akuzohen nga figura publike për përzierje, madje ushtrim presioni. Në Shqipëri kryeprokurori i vendit bën fjalë për presion, në Maqedoni u fol për ndikim direkt në politikë. Më parë nuk dëgjoheshin kaq hapur zëra të tillë. Si e shpjegoni këtë?

Stefan Lehne: Në fakt më duhet të them, se gjatë angazhimit tim prej 10 vjetësh në Ballkan e kam dëgjuar shpesh këtë. Grindje me politikanëve lokalë dhe ambasadorëve amerikanë ka pasur herë pas here. SHBA janë një vend i fuqishëm, ambasadorët luajnë rol aktiv, kjo sjell herë pas herë fërkime. Nuk shoh ndonjë zhvillim të ri këtu. Roli i diplomacisë ndërkombëtare nuk është aq i fortë si në vitet 90-të, rajoni është stabilizuar, prandaj edhe roli nuk është më aq vendimtar si atëherë, por ky ndikim është prapë i madh, ka prezencë ndërkombëtare, edhe këto vende ndjekin politikën e afrimit me BE-në, këtu ambasadorët luajnë rol të rëndësishëm.

Këtë e kupton shpejt në rajon, ambasadorët i ke mjaft prezentë në media, në vende të tjera nuk është kështu, a është kjo shenja më e qartë edhe e demokracive të brishta në këto vende?

Kjo është një trashëgimi e së shkuarës. Sigurisht roli i bashkësisë ndërkombëtare në vitet 90-të ka qenë i fortë dhe i pazëvendësueshëm, Kosova ka qenë protektorat, Bosnja-Hercegovina po ashtu. Kjo trashëgimi me sa duket vazhdon ende. Por faktikisht ky rol ka ardhur duke u zvogëluar e natyrisht forcat e ndryshme politike në rajon bazohen si edhe më parë tek mbështetja e personaliteteve të huaja, por edhe profilizohen në kurriz të tyre pjesërisht.

Sa kanë të bëjnë zhvillimet e lartpërmendura me ardhjen e një presidenti të ri në SHBA, Donald Trump? Mund të flasim për formacione politike të reja në rajon që duan, le të themi, të fitojnë mbështetjen e Trump për arritjen e projekteve të tyre politike?

Më duket se kemi spekulime më shumë këtu se një bazë të vërtetë. Ajo që mund të thuhet me shumë gjasa është që Ballkani nuk gjendet në prioritetet e administratës së re. Ata kanë shqetësime të tjera, Kina, Meksika, Rusia. Ballkani zë një vend të vogël aty. Ndoshta me zonjën Clinton mund të ishin ndryshe gjërat, për shkak të përvojave të saj personale, si gruaja e ish-presidentit amerikan në vitet 90-të, ajo mund të kishte pasur një lidhje më të fortë me këtë rajon.

Por nga ana përmbajtësore, nuk mendoj se politika amerikane do të ndryshojë shumë, nuk kemi deri më tani ndonjë deklaratë nga ndonjë funksionar. Mendoj se angazhimi do të jetë më i vogël, por kjo nuk do të thotë që s’do të ketë vendin e vet, sepse amerikanët një influencë shumë të madhe në rajon, e mendoj se ambasadorët do të mbeten aktorë të rëndësishëm, edhe ndoshta nëse kanë më pak mbështetje nga Uashingtoni, gjithsesi roli i tyre do të jetë i fortë.

Deutschland Stefan Lehne Carnegie Europe Brüssel (Stefan Lehne)Stefan Lehne
Çfarë ndryshimesh mund të priten në politikën e Trumpit për Ballkanin?

Teorikisht po, por para së gjithash do të ketë shumë më pak angazhim. Besoj do të ketë më pak aktivizëm, por edhe më tej influencë në sfera të caktuara. Ndërsa lidhur me përmbajtjet, tani spekulohet shumë, se si do të jetë marrëdhënia me Rusinë, do të ketë pajtim apo një përplasje të re, kjo mund të ketë ndikime edhe pse jo të drejtpërdrejta në politikën për Ballkanin.

Në ç’kuptim?

E kuptoj se në Serbi ka njerëz që shpresojnë se Trump do të largohet nga mbështetja tradicionale për Kosovën, por unë do të habitesha shumë nëse do të kishte ndryshime tejet themelore në politikën amerikane në këtë drejtim.

Në media flitet edhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, një temë tabu deri më tani. Mendoni se kjo mund të kthehet në një temë nën administratën Trump?

Ka pasur artikuj që sinjalizojnë një hapje për riorganizimin territorial të Ballkanit. Kjo është absolutisht e pakuptueshme për mua, për administratën e re kjo nuk do të jetë një temë parësore. Ata kanë shqetësime të tjera, një politikë e re e ndryshimit të kufijve kërkon një angazhim të jashtëzakonshm e intensiv. Kjo nuk pritet aspak tani. Mendoj, se administrata e Trumpit, kur të zhvillojë politikën për këtë rajon, e kjo do zgjasë disa muaj, sepse ende nuk është përcaktuar personeli do të ecë në drejtimin mundësisht të ruajë stabilitetin në Ballkan. Jam gati i sigurtë që tendenca e politikës amerikane do të jetë në drejtim të ruajtjes së statusquosë.

Pa harruar që ndryshimi i kufijve nuk do të thotë patjetër paqe, sidomos në Ballkan…

Po, këto janë gjoja-zgjidhje që në fakt rindezin konflikte të reja. Edhe aktorët kryesorë politikë në rajon janë të mendimit se rindarja e territoreve do të sillte më shumë tragjedi se zgjidhje.

Tensionimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, gjendja në Maqedoni, zhvillimet e fundit të bëjnë të pyesësh a po rizgjohen fantazmat e së shkuarës në Ballkan?

Shqetësimi im nuk është ringjallja e konflikteve, por stanjacioni i përgjithshëm, pra kur rajoni nuk ecën përpara, as ekonomikisht, as nga strukturat politike, ose që problemet e mbetura nga e shkuara vazhdojnë të mbeten të ngrira pa bërë progres. Letargjia është rreziku më i madh.

Si e shikoni rolin e BE-së në Ballkan aktualisht. Perceptimi i unionit ka ndryshuar pas krizave brenda BE-së, duket një lloj paralizimi, po e konkurrojnë BE fuqi të tjera si Turqia, SHBA?

Nuk mund të flitet për paralizim. Natyrisht për shkak të krizave të brendshme, influenca e BE-së është zvogëluar, edhe perspektiva e anëtarësimit ka humbur mjaft besueshmërinë, prandaj është e rëndësishme që jo vetëm Komisioni, por edhe vende të tjera si Gjermania apo vende pranë si Italia të mbeten të angazhuara. As vendet e rajonit nuk kanë një alternative tjetër strategjike se orientimi në BE, e as unioni nuk ka alternativë tjetër, pasi ai ka investuar shumë, për t’i hedhur poshtë këto investime. Si në anën ekonomike, ndihma teknike e të tjera, BE është në mënyrë të pakrahasueshme më e angazhuara, se sa vende të tjera, më shumë se SHBA, Rusia, Turqia do të jenë ndonjëherë.



Stefan Lehne është studiues i fondacionit “Carnegie Europe” me qendër në Bruksel. Politika e jashtme e BE-së edhe marrëdhëniet e vendeve anëtare si edhe Ballkani janë në fokus të studimeve të tij.

Nga dosjet tek telefonatat “informale”. Dita tipike e Donald Trumpit

Nga dosjet tek telefonatat “informale”. Dita tipike e Donald Trumpit

Nga dosjet tek telefonatat “informale”. Dita tipike e Donald Trumpit

Dita e Donald Trumpit nis herët, rreth orës 06-06.30 me leximin e gazetave. “Nju Jork Tajms” dhe “Nju Jork Post” nuk mungojnë asnjëherë. Politikë dhe kronikë. Zakonisht, lajmet dhe komentet e irritojnë presidentin. Rezultati shfaqet menjëherë në Tuiter, nga mesi i paradites: 09.30-10.00 është orari i sulmeve më të forta të Trumpit.

Më pas, presidenti merr raportet e shërbimeve të fshehta si dhe informacionet për dosjet më të rëndësishme. Faqja “Huffington Post” zbulon se Trumpi kërkon që dokumentat të mos jenë të gjatë. Maksimumi një faqe. Dhe në secilën faqe, duhet të mos ketë më shumë se 9 pika, shumë skematike.

Trumpi këshillohet vazhdimisht me këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë. Por sipas “Huffington Post”, ndonjëherë nuk i merr parasysh. Këto kohë i ka kërkuar Majkëll Flinit, gjeneral në pension dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, nëse për ekonominë është më mirë të ketë një dollar të fortë, apo të dobët. Flini i është përgjigjur se nuk e di dhe se duhet të pyesë një ekspert të tregjeve financiare.

Presidenti ka një stil shumë joformal në telefonatat me udhëheqësit e huaj. Ka shkaktuar sensacion telefonata e 2 shkurtit me kryeministrin australian, Malkolm Tërnbull. Sipas asaj që raporton “Uashington Post”, Trumpi pasi i ka thënë se SHBA nuk do të presë 1250 refugjatët myslimanë, ia ka mbyllur telefonin.

Donald Trumpi nuk humbet rast për të goditur publikisht median. Gazetarët janë “qeniet më të pandershme që jetojnë mbi Tokë”. Por herë pas here presidenti ndryshon edhe ndaj kësaj kategorie. Të dielën në 5 shkurt, Trumpi shkoi të përshëndetet me gazetarët që e kishin ndjekur në rezidencën Mar-a-Lago në Florida.

Në fundjavë, presidenti ndodhet pothuaj gjithmonë në vendpushimin e tij të preferuar: vila e madhe dhe luksoze në detin e Floridës. Aty zhvillon edhe takime politike ndërkombëtare. Në fundjavë do të presë kryeministrin japonez, Shinzo Abe. Do të luajnë edhe golf. Udhëheqësi japonez është i apasionuar, ashtu si Trumpi.

Sipas “Nju Jork Tajms”, pas orës 18.00 Trumpi vesh rrobdëshambrin dhe vazhdon të punojë në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, stafi i presidentit këtë herë ka përgënjeshtruar me vendosmëri, duke thënë se në gardërobën e Trumpit nuk ka fare rrobdëshambër.

Musine Kokalari, simboli i sakrificave të vajzave dhe grave në diktaturë

Musine Kokalari, simboli i sakrificave të vajzave dhe grave në diktaturë

Musine Kokalari, simboli i sakrificave të vajzave dhe grave në diktaturë

Flet, Mimoza Dajçi, themeluese e Organizatës së Gruas The Women’s Organization në SHBA

Intervistoi: Albert Vataj

Nga përtej Atlantiku, nga toka e premtuar e kauzave të shenjta të lirisë dhe demokracisë, nga SHBA-të, mbërrin në tokën që lëngon prej kujtesës së vuajtjeve, zëri i një ndërmendeje, kushtrimi i një mirënjohjeje, solemniteti i një kremteje. E kush do ta meritonte më mirë këtë kujtesë të përkorë, këtë sublime përkujtuese, se sa Musine Kokalari, simboli i martirizimit të vajzave dhe grave në diktaturë. E kush më me ndjenjë dhe pasion, përkushtim dhe përgjegjësi, zemër dhe shpirtërore do ta bënte këtë më mirë se Mimoza Dajçi, ajo e cila ka qenë dhe vijon të jetë në radhën e parë të uraganit të të denoncimit të veprave makabre të diktaturës. Sepse ajo e di e di më mirë se askush se si dhëmb plaga e asaj të shkuare.

Emri i Musine Kokalarit lidhet me veprën më sinjifikative që është plazmuar në eterin e Shqipërisë së kohëve të errëta të diktaturës, të kohës së absurdit, të kohës së nënshtrimit, persekutimit, represionit dhe masakrave, të asaj kohe që gjithçka ishte e ndaluar. Kontributi vetmohues patriotik dhe ai i vleftë letrar i Musine Kokalarit, mbeten edhe sot një pikë referimi. Ndërgjegjja e shoqërisë shqiptare, vetëdija e opinionit publik, kujtesa, gjenden kushtruese në këto ditë kremteje, në këtë vlerësim që kapërcen kufinjt. Është 100- vjetori i lindjes së Musine Kokalarit, përkujtimi si obligim, ajo që ka bashkuar shqiptarët në SHBA. Është Mimoza Dajçi, themeluese e Organizatës së Gruas The Women’s Organization në SHBA, nismëtarja dhe finalizuesja e kësaj ndërmendje. Në intervistën dhënë për “Koha Jonë” ajo rrëfen gjithçka që ka lidhje me finalizimin e këtij kushtimi për martiren Musine Kokalari. Ajo kërkon të ndajë me lexuesit e gazetës për aktivitet që janë organizuar në nderim të emrit dhe veprës së Musine Kokalarit, disidentes së parë shqiptare, gruas që mbetet shëmbëllim i kalvarit të gjatë të vuajtjeve dhe sakrificave të dhjetëra e dhjetëra grave dhe vajzave, të cilat besuan te aspiratat e larta të atdhedashurisë, besuan tek liria dhe u bënë theror i këtyre idealeve.

– Znj. Dajçi si themeluese e Organizatës së Gruas The Women’s Organization “Hope & Peace” në SHBA, si përfaqësuese e interesave dhe rolit të gruas çfarë mund të na thoni në lidhje me veprimtarinë në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së heroinës shqiptare, Musine Kokalari, a do të kishit diçka që do të dëshironit ta ndanit me me lexuesit e “Koha Jonë” për këtë kremtim?

Së pari dëshiroj t’ju falënderoj juve për interesimin e treguar në vlerësimin e figurës shumëdimensionale të martires së deomkracisë, Musine Kokalari. Kjo figurë, emri dhe vepra, kurajoja dhe kontributi, meritojnë një vëmendje dhe vlerësim të veçantë. Ky përvjetor nuk mund të kalonte as këtu në SHBA pa atë interesim që është në një farë mënyre një mirënjohje e jona për gjithçka bëri ajo grua e kurajshme, ajo idealiste që nuk u step në realizimin e aspiratave të saj as para represionit dhe mizorisë së diktaturës. Organizata jonë e Gruas “Hope & Peace” në New York ose “Shpresë dhe Paqe”, ku si bashkëthemeluese është edhe Znj. Merita Shkupi, morëm inisiativën për të përkujtuar 100-vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit.

Në mënyrë që kjo veprimtari të na dalë sa më mirë dhe me nivelet që kërkon koha, e denjë për këtë emër dhe këtë vepër guximi dhe krenarie, puna organizative zë fill katër muaj më parë. Gjithçka nisi me krijimin e një grupi pune, i cili do të merrej me hartimin e platformës dhe realizimin e çdo komponenti përbërës të kësaj strukture organizimi. Në këtë grup pune përfshimë personalitete të njohura shqiptare nga fusha e letërsisë, historisë, artit dhe gazetarisë, si dhe poeten dhe humanisten e njohur, Rita Saliu, shkrimtaren Eglantina Mandija, e cila në krijimtarinë e saj ka shkruar shumë për heroinën Musine Kokalari. Gjithashtu në këtë organizëm veprues, vlerësojmë pjesëmarrjen e veprimtares së njohur, Merita Shkupi, gazetares dhe autores së “Hymnit të Nënë Terezës”, Dijana Toska, publicistes dhe gazetares, Elida Buçpapaj, gazetarit dhe ish-të persekutuarit politik, Beqir Sina, studiuesit dhe historianit ish-të persekutuar politik, Agron Alibali, violinistes me famë botërore, Suzana Nehani Bezhani, balerinës, Tatjana Petrela, pianistes, Elona Muça, aktivistes, Violeta Mirakaj, Dia Saraçi, Lindita Semanjaku, etj… Në mënyrë që gjithçka të funksiononte sa dhe si duhet me të gjithë anëtarët e këtij grupi pune kemi patur takime dhe konsultime të herëpashershme, këtu në në New York, me disa të tjerë që jetonin më larg kemi zhvilluar “Conference Call”.

Në hapat vijues, sipas asaj platforme ne u drejtuam Fedaratës Pan Shqiptare, “Vatra” në New York, ku u pritëm nga Presidenti i saj, Dr. Gjon Bucaj, i cili e mirëpriti iniciativën tonë dhe shprehu gatishmërinë për të na mbështetur duke na ofruar ambientet e “Vatrës” për zhvillimin e aktivitetit. Dhe me këtë rast ne e falënderojmë Dr. Buçaj për përkrahjen që na afroi.

Po pse vendoset që ta mbanit pikërisht në “Vatër” këtë veprimtari, apo keni bashkëpunim të rregullt me Organizatën “Vatra”?

Ne kemi patur në vijimësi një bashkëpunim të frytshëm me Federatën “Vatra”, që në kohën kur drejtohej nga i nderuari, Agim Karagjozi, për të cilin sigurisht ruajmë akoma respekt e konsideratë të veçantë. Përsa i përket përzgjedhjes, ne jo se nuk kishim ambiente të tjera se ku mund ta mbanin këtë veprimtari, pasi na u afruan edhe disa të tjerë auditore universitare dhe kulturore, por qëllimi ynë ishte sa fisnik dhe patriotik aq edhe historik. Dhe është pikërisht “Vatra” ajo vatër e nderuar dhe e vlerësuar, ai tribun i fjalës edhe veprës patriotikëve të shqiptarëve në SHBA dhe jo vetëm, që i jep atë shkallë të lartë vlerësimi, i atribuon këtij aktiviteti atë çfarë e ngre në nivel kremteje kombëtare. Sepse “Vatra” është e para qendër historike shqiptare në SHBA qysh në kohën e figurave potenciale historike, si Fan Noli dhe Faik Konicës. Ne si organizatë i kemi zhvilluar shpesh aktivitetet tona në ambiente të tjera shumë prestigjioze siç janë universitetet amerikane, ku sallat na janë afruar pa pagesë, ku me këtë rast falënderojmë Profesorin e “Monroe College” në Bronx patriotin e devotshëm Z. Haxhi Berisha, i cili na ka përkrahur gjithmonë në çdo veprimtari tonën. Por për vlerat që folëm më sipër ne vendosëm që ta mbanim në “Vatër”.

Gjithashtu nuk mund të rri pa e shprehur faktin se sapo u shpërnda njoftimi, patëm shumë telefonata, e-mail-e nga personalitete të ndryshme shqiptare, të cilët ishin të gatshëm të jepnin sado pak ndihmesën e tyre për mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie madhore. Ndërmjet tyre dëshiroj të përmend mbështetjen e madhe që na dhanë, Muzeu Historik “Musine Kokalari” në Gjirokastër dhe vetë mbesat e Musine Kokalarit – zonjat Arjeta, Evi dhe Enit Kokalari Lulushi.

Çfarë ndihme konkretisht ju afroi muzeu “Musine Kokalari” dhe mbesat e saj?

Mbështetja nga Muzeu Historik “Musine Kokalari” dhe mbesave, Arjeta, Evi dhe Enit janë konkrete dhe shumë me vlerë, që kishin të bënin me me materialet ekskluzive që na dërguan dhe paraqitën, të cilat e pasuruan së tepërmi arkivin e këtij aktiviteti nga jeta dhe vepra e Musine Kokalarit, ku përfshihen dorëshkrimet origjinale të Musinesë, dokumentet, krijimtari, foto të saj me familjen, letra e korrespondenca me familjarët etj. Me këtë rast më lejoni të falënderoj në mënyrë të veçantë, Arjeta Kokalari është edhe njëra nga mbesat e familjes që kujdeset në mënyrë të shkëlqyer për Shtëpinë Muze, “Musine Kokalari” në Gjirokastër, ndërsa Evi dhe Enit i janë bashkangjitur punës tonë përgatitore me të gjitha mundësitë dhe kohën e tyre.

A mund të na flisni pak për figurën e lartë te martires, Muisne Kokalari, që nuk kurseu as jetën e saj të re për çështjen kombëtare?

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adanë, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.



“Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin”. Kështu shkruante Musineja vetëm pak kohë para se të vdiste, duke lënë të kuptohej se “ai” nuk ishte veçse Enver Hoxha, i cili u kujdes deri në fund për dënimin e saj. E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, ajo u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq në vitin 1983, nga kanceri. Bashkëkohësit tregojnë se nuk iu dha mundësia as të kurohej në spitalin onkologjik. Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit. Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.

Diçka më specifike në lidhje me atë që do të çonte atë në bankën e të akuzuarve?

Fakti që ajo kishte krijuar së bashku me Skënder Muçon, Partinë Socialdemokrate, në vitin 1943, nuk mund të anashkalohej nga sistemi njëpartiak i Enver Hoxhes. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria po vihej nën diktaturë, si kundërveprim i kësaj të fundit u themelua më 6 nëntor të vitit 1946, në Tiranë, grupimi i parë opozitar antikomunist “Bashkimi Demokratik Shqiptar”, një aleancë e Partisë Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e Rezistencës, drejtuar nga Sami Qeribashi dhe me Grupin Monarkist, të drejtuar nga Qenam Dibra.

Musineja u bashkua me disidentët e tjerë të opozitës, e cila sipas ideve të saj, do të ishte ilegale dhe do të luftonte me mjete demokratike për një Shqipëri ndryshe. Ajo nuk mund të pranonte diktaturë, ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet politike, por në të njëjtën kohë dhe diktatura nuk mund ta pranonte Musinenë, ndaj e goditi për vdekje.

Në hetuesi dhe në gjyq, Musine Kokalari do të depononte: “Mbas Mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si socialdemokrate dhe kam qenë përgjegjëse e gazetës ‘Zëri i Lirisë’, ku kam botuar artikuj ku flitet për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut. Kriteri për të luftuar ishte jo për qëllimin e përfitimit të disa klikave, por për demokratizimin e vendit”.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së heroinës, Musine Kokalari dhe me kërkesë të familjareve të saj, nga Komisioni Shtetëror i Autoritet Hapet Dosja është kërkuar më në fund fillimi i të shumëkërkuarës hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, konkretisht me dosjen e Musine Kokalarit, ju si e shikoni këtë proces dhe si po e vlerësoni shpërndarjen e dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit politikë në Shqipëri?

Hapja e dosjeve ndoshta është shumë e vonuar, por mbetem me bindjen se ato duhet të kishte ndodhur kohë më parë që shoqëria shqiptare, politika, shteti të ishin të çliruar nga barra e rëndë e së shkuarës. Hezitimi i vazhdueshëm i politikës për ta shtytur për në një kohë të mëtëjme këtë hap të distancimit nga diktatura komuniste, nga veprat e përbindshme të Sigurimit të Shtetit, është sa i pakuptimtë aq dhe absurd. Nuk përjashtohet mundësia se kanë qenë segmente të caktuara brenda klasës politike shqiptare të interesuar që hapja e dosjeve të mos konkretizohej. Është pikërisht kjo klasë politike, e cila ka në radhët e saj njerëz të ish-nomenglaturës komuniste, ka ish-bashkëpunëtor të zellshëm të Sigurimit të Shtetit, të cilët jo vetëm nuk kanë kërkuar ndjesë për veprat e së shkuarës, por duket se janë bërë pengesë energjike që ky detyrim moral dhe politik të mos merrte zgjidhje. Përsa i përket dëmshpërblimeve ato duhen përshpejtuar pasi mijëra njerëz që kanë vuajtura nga ai regjim po ndahen nga kjo jetë pa marrë shpërblimin e torturave që hoqën nëpër burgje e kampet e përqendrimit shqiptar dhe kjo është e dhimbshme dhe e pafalshme, pasi siç dihet Shqipëria është klasifikuar si vendi që ka përjetuar diktaturën më të egër në Europë.

Nga media kemi lexuar se organizata juaj i ka kërkuar Presidentit Bujar Nishani që për gruan intelektuale dhe të guximshme të vendoset Çmimi “Musine Kokalari”, a keni marrë përgjigje nga Ai, nëse po a mund ta bëni publike?

Jo nuk kemi marrë përgjigje akoma, por shpresojmë të na miratohet si kërkesë.

Po ju Mimoza Dajçi a keni qenë pjesë e asaj viajtje, atij persekucioni politik gjatë rregjimit komunist në Shqipëri?

Po sigurisht që kam vuajtur edhe unë nga ai regjim makabër. Xhaxhai im Rasim Dajçi është pushkatuar pa gjyq nga rrëgjimi sllavo – komunist në Prizren. Edhe im at, Enver Dajçi, ndjesë pastë, i përket atij kalvari të gjatë vuajtjesh, ai dënua për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Në këto kushte linda dhe u rrita unë. Më kujtohet se kur isha ende fëmijë sa sa herë ngjitesha dhe zbrisja shkallëve të pallatit me dukej vetja e padukshme, sepse nuk më përshëndesnin disa nga komshinjtë tanë. Aq keq dhe aq të parespektuar silleshin ata edhe me mua fëmijë në atë kohë në lagjen ku jetonim në Tiranë. Sigurisht nuk kam vuajtur si mijëra fëmijë, të rinj e të moshuar të tjerë nëpër kampet e përqendrimit shqiptar, por përsëri peshën e rëndë të luftës së klasave dhe diskriminimin e diktaturës komuniste e kam ndjerë në çdo kohë dhe kudo. Shkolla e lartë nuk me doli, zyrat e lagjes më dërguan për të punuar për disa vite radhazi, me punë të detyruar në fermë dhe nëpër disa punë të tjera të rënda.

Shqipëria po pret në qershor të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare ku përfshirja e gruas në politikë është në kuotën 30%, sipas jush a është i mjaftueshëm ky përfaqësim ndërkohë që atje ka shume probleme sociale dhe dhunë nëpër familjet shqiptare?

Unë mendoj se përfshirja e gruas në politikë në kuotën parlamentare 30% është e pamjaftueshme. Shqipëria ka shume probleme sociale, ekonomike por edhe politike, femra atje diskriminohet edhe në auditorët e politikës dhe rastet i kemi të shumta. Në Shqipëri ka shumë dhunë, ka shumë krime ordinere, ka vrasje pa fund, ka prerje kokash nga kryefamiljari tek bashkëshortja, ka hedhje të nënës nga dritarja duke mbetur fëmijët jetimë. Kemi mos barazi gjinore në politikë. Prandaj nëse kjo shifër do të rritet do të shikojmë se atje do të kemi ndryshime të dukshme mes palëve dhe brezave që do të vinë. Pra unë jam për përfshirjen e gruas në politikë dhe vendimmarrje në kuotën 50%.

Cili është misioni i organizatës tuaj dhe në çfarë ndihmash keni operuar konkretisht?

Ne jemi një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, humane që merremi me kujdesin e gruas, nënave dhe fëmijëve, përfaqësimin dhe mbrojtjen e tyre. Shpesh kemi ngritur zërin për të drejtat e gruas ish të persekutuar politike në Shqipëri, për të drejtat e gruas së vrarë, zhdukur e keqtrajtuar nga makineria makabre serbe në Kosovë, kemi ngritur zërin për të drejtat e gruas në Çamëri, Maqedoni e për të gjitha trevat shqiptare. Në një rast përmbytjesh në Shqipëri ne së bashku me Z. Aleks Nilaj dhe Znj. Edith Blitzer kemi dërguar ndihma humanitare në Jug të vendit nëpërmjet Kryqit të Kuq Shqiptar.

Ne Mimoza, ju kemi përcjellë nëpërmjet medias elektronike dhe asaj të shkruar, ku jemi informuar se ju edhe disa anëtare të organizatës që ju tashmë drejtoni jeni dekoruar nga personalitete të larta të Amerikës, si do ti vlerësonit këto medalje që u janë akorduar?

Po është e vërtetë që si unë ashtu edhe disa nga anëtaret e organizatës tonë jemi vlerësuar me disa tituj e çmime prestigjioze nga personalitete të larta amerikane. Akordimet që na janë dhënë, sigurisht flasin për kontributin tonë human dhe shoqëror që japim për të drejtat e gruas dhe fëmijëve dhe komuniteteve të ndryshme në SHBA, por për ne një vlerësim, një çmim do të thotë shumë dhe na jep kurajon për të ndërruare nisma akoma më të mëdha në ndihmë të komuniteteve. Ne jemi dekoruar nga Presidenti i Bashkisë në Bronx Z. Ruben Diaz Jr. për “Merita të Veçanta” nga Kontrollori i Lartë i New York-ut Z. Scott Stringer me Mirënjohje të Ndryshme, si dhe nga disa organizata që bashkëpunojnë me OKB me Medaljen “Ambasadore e Paqes”.

Faleminderit Znj.Dajçi

Faleminderit edhe juve.

Një mision i shenjtëruar i zonjësVilhelmeVranari Haxhiraj

Eshref Ymeri: Katër të vërtetat e Kryeministrit Rama për Greqinë ...

Prof.Dr.Eshref Ymeri 

Autori i Deklaratës së Pavarësisë dhe Presidenti itretë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, TomasXheferson (Thomas Jefferson - 1743-1826), thotë:“Vullneti i popullit është e vetmja bazë legjitime eçdo qeverie, dhe mbrojtja e shprehjes së lirë të këtijvullneti, duhet të jetë detyra jonë e dorës së parë”.Në periudhën e diktaturës komuniste, populli shqiptarka pasë qenë ngopur deri në fyt me parullla boshe, të cilatishin vite drite larg të vërtetave historike.

 Gjithandejqarkullonin shprehjet “diktatura e proletariatit”, “zëri iklasës punëtore”, “populli është zot i fateve të veta” etj.Por këto parulla, faktikisht, nuk kishin asnjë lidhje me tëvërtetat. Nuk ka pasë ekzistuar kurrfarë diktature eproletariatit, e cila propagandohej me aq bujë në veprat epërfaqësuesve të ideologjisë komuniste, duke filluar qëprej Manifestit të Partisë Komuniste.

 Në vendet e ish-bllokut komunist, ka pasë ekzistuar vetëm diktatura epartive komuniste, të cilat bënin “shiun dhe diellin”, kurseparullat e mësipërme i përdornin për të mashtruar masat egjera të popullit, me të vetmin qëllim, që t’u krijonin“bindjen”, sikur ato na qenkeshin pjesë e pandarë emakinës shtetërore.

Publicisten mendjehollë Vilhelme Vranari Haxhiraj, erevolton tej mase një dukuri e shëmtuar e këtij çerekshekulli që kemi lënë pas,. Ashtu si edhe në periudhën esundimit të diktaturës komuniste, ende nuk vihet rekurrfarë respekti ndaj vullnetit të masave të gjera tëpopullit tonë.

 Përkundrazi, popullit shqiptar i diktohetvullneti i partisë apo i koalicionit të partive që marrinpushtetin, të cilat çojnë në parlament jo individët që i dodhe i respekton populli, por individët që përfshihen nëlistën e deputetëve, sipas vulnetit të kryetarëve të partive.Pra, vullneti i popullit shkelet me këmbë, çka do të thotëse partitë politike e kanë përjashtuar atë automatikisht ngae drejta për të qenë pjesë e qeverisjes, pjesë e makinësshtetërore.

Historiani anglez Henri Bakl (Henry Thomas Buckle-1821-1862), autor i librit me titull “Historia e qytetërimitnë Angli” (History of Civilization in England), të botuarnë qershor të vitit 1857, shkruan:“Asnjë vend nuk mund të kënaqet gjatë me lumturinëdhe me qetësinë e vet, në qoftë se populli i tij nuk vjenduke e fuqizuar hap pas hapi pushtetin e vet, nuk u jephapësirë të drejtave të veta dhe, si të thuash, nukpërfshihet në jetën e makinës shtetërore”.

Kam shumë respekt për penën e zonjës Vilhelme, ecila krijimtarinë e mirfilltë artistike, nuk e ka ndarëasnjëherë nga publicistika. S’e ka ndarë, sepse ajo, si njëpërfaqësuese me shumë peshë në radhët e inteligjencieskrijuese shqiptare, është e shqetësuar për shtrembërimin etë vërtetave historike, të cilat duhet të shërbejnë si yllkarvani në jetën e popullit tonë.

Sepse pa mbrojtjen e tëvërtetave historike, nuk mund të kulturohet populli dhenuk mund të rritet standardi i jetesës së tij. Të pavërtetatdhe mashtrimet në politikë, çojnë drejt zvetënimit tëmoralit të një shoqërie, drejt mjerimit të saj ekonomik.

Kjo është arsyeja që misioni i zonjës Vilhelme nëlëmin e publicistikës, në këndvështrimin tim, është sa inderuar, aq edhe i shenjtëruar.

Santa Barbara, Kaliforni

16 shkurt 2017

Urime pavarësia

Subject:Re: Agjencioni Floripress:Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra ,Ph.D: 9 vjetori i Pavarësisë së Kosovës na kujtonë të gjitha sakrificat shumëvjeçare të popullit të Kosovës dhe dëshmorëve të kombit në rrugën drejtë lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.
From:vedat shehu (vedshehu@yahoo.com)
To:dr.kodra@yahoo.com; ymerieshref@gmail.com; rasimbebo@att.net; sterkala@yahoogroups.com; sheleagron@yahoo.com; libri57@hotmail.com; jjd@aacl.com; skellici@comcast.net; kosovarimedia@live.de; adem_avdia@hotmail.com; gazetadielli@gmail.com; perparimh@gmail.com; rexhep_shahu@yahoo.com; jorgo.telo@gmail.com; institutidiaspores@mfa.gov.al; jkokaj@yahoo.com; vullnetmato@hotmail.com; prien@sunrise.ch; albemigrant@gmail.com; thaninaqo@hotmail.com; xhafer-leci@online.de; dajci_mimoza@hotmail.com; it@kultura.gov.al; vedshehu@yahoo.com; terziu@googlemail.com; e.loshaj@hotmail.com; nebih_bunjaku@live.com; shytiligor@yahoo.it; nacionalalbania@yahoo.com; gentibanaj@yahoo.com; mimoza.legisi@yahoo.com; n_ukgjini@yahoo.it; hajdinabazi@hotmail.com; zefndrecaj@hotmail.de; i_shema@yahoo.com; maleckamondi@gmail.com; g_ajgeraj@hotmail.com; vana-68@hotmail.com; flora.brovina@yahoo.com; bucpapaj@yahoo.com; bedrizyberaj@hotmail.com; xheladinmjeku@yahoo.com; mgecaj@hotmail.com; mirelabogdani@yahoo.com; ekoliqi@gmail.com; aliu.fatos@gmail.com; rgeci@web.de; musa.jupolli@gmail.com; homer6069@yahoo.com; nait_hasani@hotmail.com; lama_alma@hotmail.com; naxhije.doci@gmail.com; llemadeo@yahoo.de; nexhat_rexha@hotmail.com; xhshatri@pasqyra.com; izetshehu@yahoo.com; vlera.ejupi@yahoo.com; haxhirajvilhelme@gmail.com; kadrushradogoshi@hotmail.com; jgalata@aol.com; floribruqi@yahoo.com; ok.kosova1@gmail.com; fjalalire@gmail.com; halitelshani44@hotmail.com; info@albaniapress.com; mat.aref@wanadoo.fr; drenush@hotmail.com; agideba@aol.com; fritz.radovani@gmail.com; agim.binaku@hotmail.com; a_zejnullahu@yahoo.com; agim_shehu10@hotmail.com; agimvinca@gmail.com; anuro@albemigrant.com; albertzholi1@gmail.com; albinaidrizi@live.com; harxhi@live.com; abdylkadolli@hotmail.com; brg.aurel@yahoo.it; akademiapedagogjike@bestmail.us; asllanqyqalla@hotmail.com; hasan.aliaj@tiskali.it;
Date:Friday, 17 February 2017, 5:19


I bashkohem urimit vezullues te Akademikut, Profesorit. Skender Kodra per Pervjetorin e Nente te Pavarsise se Kosovees, kesaj Krahine Gjigante te ShqiperiseHistorike. 

Me kete rast desheroje te shprehem: Datat  e mëdha te Kombit 28 Nentori 1912 dhe (gati nje shekull me vone) data 17 Shkurti 2008 jane dy hapa

gjigantë te Kombit Shqiptar, brenda nje shekulli, le te shpreojme se, brenda shekullit ne vijim, do te behet dhe hapi i trete i vertete, qe seicili e parashikon vete si zhvillim i Bashkimit Europian ne Aleanceen e Trans-Atlantikut Verior.

Me konsideratë

Prof.Dr.Vedat Shehu

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...