Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/17

Liderë nga e gjithë bota e kanë uruar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për nëntëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në urimin e tij për presidentin Thaçi, ka shkruar se e ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të uroj popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë suaj më 17 shkurt.Partneriteti mes dy shteteve tona mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta. E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kremtuan së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës fitimin e medaljes së artë historike në Lojërat Olimpike në Brazil, si dhe debutimin e përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në mbështetjen e rritjes së zhvillimit demokratik dhe ekonomik, forcimin e sundimit të së drejtës në Kosovë, zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, si dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë”, ka shkruar presidenti amerikan në urimin e tij.

Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, me urimin e saj për pavarësinë, popullit të Kosovës i ka përcjellë edhe urime për sa më shumë lumturi në këtë vit.

“Kam kënaqësinë e madhe për t’ju përcjellë, Shkëlqesia Juaj, urimet e mia me rastin e shënimit të ditës tuaj shtetërore, së bashku me urimet e mia më të mira për lumturinë e popullit të Kosovës në vitin vijues”.

Kurse, Presidentja e Konfederatës zvicerane, Doris Leuthard, në urimin e saj ka shprehur bindjen se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe më shumë.

“Kremtimi i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës është një mundësi e mirëpritur për mua që t’ju përcjell, Shkëlqesia Juaj, në emër të Këshillit Federal Zviceran urimet tona më të sinqerta dhe dëshirat më të mira për prosperitetin e vendit tuaj, si dhe për shëndetin dhe mirëqenien tuaj personale. Jam e bindur se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe në vitin vijues. Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, ka shkruar në urimin e saj Doris Leuthard, Presidente e Konfederatës zvicerane.

Edhe lideri austriak, Alexander Van der Bellen, në telegramin e tij dërguar presidentit Thaçi ka uruar mirëqenie dhe të ardhme të begatë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës me kënaqësi të madhe ua përcjell urimet e mia më të ngrohta. Përfitoj nga kjo mundësi të ju dërgoj urimet e mia më të mira për mirëqenien tuaj, si dhe për një të ardhme të begatë të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar lideri austriak.

Ndërkaq, Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella, në urimin e tij ka shkruar se marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të njohin perspektiva gjithnjë e më të gjera në rrafshin politik dhe atë ekonomik.

“Me rastin e festës kombëtare, kam kënaqësinë që në emër të popullit italian dhe në emrin tim t’ju përcjell urimet më të sinqerta për mirëqenien e popullit mik kosovar. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona vazhdojnë të njohin perspektiva gjithnjë më të gjera në rrafshin politik dhe atë ekonomik. Italia mbështet plotësisht përpjekjet e Kosovës në forcimin e institucioneve të saj demokratike dhe në zbatimin e reformave që çojnë vendin drejt një integrimi të thellë evropian. Për këtë qëllim – rritjes demokratike dhe stabilitetit – Italia kontribuon vendosmërisht edhe përmes pjesëmarrjes së saj në misionet ndërkombëtare të tilla si EULEX-i e KFOR-i. Edhe vetë Kosova është duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal, veçanërisht përmes vazhdimit të dialogut me Serbinë. Duke konfirmuar edhe një herë miqësinë e qëndrueshme dhe afërsinë e Italisë me shtetin tuaj, shpreh urimet e mia më të mira për mirëqenien tuaj dhe atë të popullit mik kosovar”, ka shkruar presidenti italian.

Presidentin Thaçi e ka uruar edhe i pari i shtetit hungarez.

Kreu i shtetit hungarez, János Áder, në urimin e tij është shprehur i nderuar për të dërguar urimet e tij të përzemërta për presidentin Thaçi dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë më 17 shkurt.

“Kam kënaqësinë të theksoj se vitin që shkoi marrëdhëniet tona janë thelluar edhe më tej dhe së bashku me kontaktet tona intensive ne kemi krijuar një kornizë për të përmirësuar bashkëpunimin tonë ekonomik. Hungaria mbetet një mbështetëse e përkushtuar për të ardhmen tuaj evropiane dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën në jetësimin e aspiratave të saj euroatlantike. Ju uroj sukses të vazhdueshëm dhe urtësi në kryerjeve e detyrave në detyrën tuaj të lartë”, ka shkruar Presidenti i Hungarisë, János Áder, në telegramin e tij.

Një urim të përzemërt me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidenti Thaçi e ka marrë edhe nga presidentja kroate, Kollinda Grabar-Kitaroviq.

Në urimin e saj, Grabar-Kitaroviq shkruan se Republikën e Kosovës dhe Republikën e Kroacisë i lidh miqësia e përhershme e popujve tanë, bashkëpunimi, si dhe interesat dhe synimet e shumta të përbashkëta. Në këtë frymë, presidentja kroate e ka ftuar presidentin Thaçi edhe për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

“Ju përcjell, në emrin e qytetarëve të Republikës së Kroacisë dhe në emrin tim, urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe përvjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës, si dhe dëshira të sinqerta për prosperitet dhe suksese të reja për shtetin tuaj dhe popullin mik të Kosovës. Republikën e Kosovës dhe Republikën e Kroacisë lidh miqësia e përhershme e popujve tanë, interesat dhe synimet e shumta të përbashkëta, bashkëpunimi në shumë fusha, posaçërisht përkushtimi për rritjen e prosperitetin dhe mirëqenies së qytetarëve tanë. Në këtë frymë, kam nderin të ju ftoj për vizitë zyrtare Republikës së Kroacisë. Besoj se një vizitë e juaja Kroacisë do t’i japë një shtyse të re zhvillimit të marrëdhënieve tashmë shumë të ngushta mes dy shteteve tona dhe do të ofrojë një mundësi për të shqyrtuar propozime të reja për të begatuar lidhjet tona edhe më tej. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore zë një vend të rëndësishëm. Republika e Kroacisë mbështet fuqishëm të ardhmen e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian e në NATO dhe është e gatshme që të vazhdojë të ofrojë ndihmë dhe të ndajë njohuritë dhe përvojat të procesit të procesit të saj integrues euroatlantik. Me shpresë që juve, zotëri president, do ta kem rastin t’ju gostis sa më shpejt të jetë e mundur në Republikën e Kroacisë, ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, ka shkruar presidentja kroate Grabar-Kitaroviq.

Për Ditën e Pavarësisë, presidentin Thaçi e ka uruar edhe Presidenti i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq.

Në urimin e tij, presidenti Vujanoviq ka shkruar se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë një shembull i bashkëpunimit të mirë fqinjësor në rajon.

“Në emër të qytetarëve të Malit të zi dhe në emrin tim, ju përcjell urimet e përzemërta për festën shtetërore, 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Republikës së Kosovës i uroj stabilitet dhe përparim të mëtejshëm, ndërkaq qytetarëve të Kosovës mirëqenie. Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë një shembull i bashkëpunimit të mirë fqinjësor në rajon. Ato kontribuojnë fuqishëm në stabilitetin e tij dhe në të ardhmen prosperuese evropiane të qytetarëve të të gjitha shteteve të rajonit. Jam i bindur se do të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta në këtë drejtim. I nderuar zotëri president, ju uroj shëndet dhe suksese në detyrën tuaj të lartë”, ka shkruar Vujanoviq.

Edhe Madhëria e Tij, Mbreti i belgëve, Philippe, e ka uruar presidentin Thaçi me rastin Ditës së Pavarësisë.

“Me rastin e festimit të përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës ju përcjell, Shkëlqesia Juaj, urimet e mia për mirëqenie dhe shëndet për ju dhe për qytetarët tuaj”, ka shkruar në telegramin e tij Mbreti Philippe.

Kurse, Madhëria e Tij, Mbreti Carl XVI Gustaf i Suedisë, uron mirëqenie për popullin e Kosovës në telegramin e tij dërguar presidentit Thaçi.

“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Kosovës, dëshiroj të përcjell Shkëlqesia Juaj urimet e mia më të sinqerta dhe dëshirat më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, si dhe për mirëqenien e popullit të Kosovës”, ka uruar Mbreti i Suedisë.

Edhe Madhëria e Tij, Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, në urimin e tij dërguar presidentit Thaçi ka përcjell dëshirat më të mira për popullin e Kosovës.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj ju përcjell, Ekselenca Juaj, urimet dhe dëshirat e mia më të mira për mirëqenien e popullit të Kosovës”, ka shkruar Mbreti i Holandës.

Princi i Kurorës i Abu Dhabit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, në telegramin e tij përcjell urimet për mirëqenie, prosperitet dhe progres.

“Kam kënaqësinë që me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, Shkëlqesisë Suaj dhe popullit tuaj mik të ua dërgoj urimet më të ngrohta miqësore duke ju dëshiruar mirëqenie, progres dhe sukses nën udhëheqjen tuaj të urtë”, ka shkruar në urimin e tij Princi i Kurorës i Abu Dhabit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndër urimet e tjera për Republikën e Kosovës që kanë arritur deri më tash është edhe një letër urimi për Ditën e Pavarësisë, që presidenti Thaçi e ka marrë nga Ministria e Punëve të jashtme e San Marinos.

“Ju përcjellimet urimet tona më të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë, si dhe urimet më të mira për mirëqenien tuaj, për prosperitetin, progresin dhe mirëqenien e popullit mik të Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e Ministrisë së Jashtme të San Marinos.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë.



BUJAR NISHANI: SHQIPËRIA NË KRAH TË KOSOVËS NË RUAJTJEN E PAVARËSISË


I nderuar Zoti President,

Me rastin e 9-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të përzemërta e vëllazërore, për Ju dhe të gjithë shtetasit e Kosovës.

Përfitoj nga rasti të përshëndes gjithashtu, të gjitha arritjet e deritanishme të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe funksional të Kosovës, si dhe kontributin e rëndësishëm të dhënë në funksion të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të rajonit. Jam i bindur se falë këtij progresi, por edhe mbështetjes domethënëse të partnerëve, Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare aktive e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe do të avancojë krahas vendeve të tjera të rajonit, në agjendën e saj evropiane.

Marrëdhëniet ndërshtetërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, janë shumë të veçanta dhe të një rëndësie thelbësore, si për të ardhmen e kombit shqiptar ashtu edhe për stabilitetin dhe përparimin e rajonit. Ndaj dhe ju siguroj se Shqipëria, bazuar në frymën dhe vizionin evropian e euroatlantik, do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit dhe do ta mbështesë pa asnjë rezervë në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror.

Me urimet më të mira e vëllazërore në këtë ditë të shënuar, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Miqësisht,

Bujar Nishani”

Ju qe na sollet lirinë



Teuta A Muji


Babë,po te shkruaj perseri,
Sa here qe ka feste kombi 

Je ti i pari qe me vie ndermend ta permend, je ti heroi im, je ti krenaria ime.

Sa e sa here mendoja se cdo gje eshte e qastit ..se ti ende je gjalle thjesht po pret momentin e duhur per tu shfaqur, e kete moment me se shumti e enderroja neper festa ..te prisja vertete, me gjithe shpirt e doja ate mrekulli dhe mbi te gjitha besoja,thene me sakt doja ta besoja se kjo vertete do te realizohej nje dite ..


Doja te besoja, se nje dite do shfaqesh para nesh duke thene ja ku jam, jam ketu per ju,s'dua t ju humbas me kurre.

Do jem ketu me ju perhere.

Ky eshte vendi im, vendi qe e mbrojtem me gjithe qfare mundem une bashke me shoke, ky ishte ideali jone, kjo Liri,ky gezim ne fytyrat tuaja, kjo paqe ne Kosoven tone,ne Shqiperine tone,ishte dhe do mbetet enderra jone!
Fotografia e Anif Muji Struzhë

Te prisja ne shtepi, ne rruge ,ne cdo ane por s'te pashe me asnjehere. .e gjitha mbetet deshire e paster femijerore,e kam menduar gjithnje,e kurre s'mora guximin ta shkruaj, por ja qe ca vite me shume ne moshe mua s'me humbin aspak deshiren e madhe te shkruaj e te flas per ty perhere, me shume nder .

Babë edhe pse dua fort, un sot s'pres te te takoj si ateher, sot po te shkruaj te te them se e di qe ti i dhe shume me shume drite kesaj dite ,sesa dritat qe ndriqojne neper qytete ,ju dhate gjakun tuaj, per kete liri flamujsh neper vendlindje..
Ti sakrifikove jeten ne mbrojtje te shkolles shqipe ,une bija jote me gjithe nderin e krenarine qe mund ta karakterizoj nje femije deshmori ,sot po te shkruaj shqip, po te falenderohem shqip, dhe po festoj shqip amanetin tend ,bashke me gjithe shqiptaret ane e mbane!
Fotografia e Anif Muji Struzhë

Ju deshmore, jeni meritoret e gezimeve ne atdhe, ju jeni vete krenaria e kombit ,ju jeni yjet vezlluese ne qiell, si te tille ju mbajme ne mendje perhere !

Pusho i qete babe!

Ju jeni historia jone,ideali jone!

Ju ndriquat jetet tona, ne vendin tone!

👐🔴⚫



(Shkruan Teuta Anif  Muji, Prizren!:Bija e deshmorit Anif Muji)

17 Shkurt 2017



ALUSH SELAM HABAZAJ, EMËR I VEÇANTË E ME VLERA


Nga Albert HABAZAJ

Ndjejmë një ligështim e trishtim, që na shkakton më shumë nderim tek po përcjellim njërin nga njerëzit tanë më të veçantë për dinjitetin stoik kushtuar familjes, për humorin e shëndetshëm dhe mikpritjen bujare, “kur kish’ e kur s’kish’ në vatër”. Prekemi thellë nga dhembja që ndjejmë për humbjen e Alush Selam Habazajt. E bën të veçantë këtë ndjenjë hidhërimi tonën, sidomos fakti se Alush Habazaj s’qe thjesht një njeri i punës; ai qe zot i punës, në zheg të vapës e në ciklon të furtunës. Dhe për këtë fakt, është dëshmitare një jetë e tërë në timon trevave të Veriut, nga Laçi në Martanesh, nga Kurbini në Bulqizë, nga Kruma në Pukë, në frontet më të rëndësishme dhe të vështira të ekonomisë dhe industrisë shqiptare për kohën që jetoi e punoi minierave të bakrit e kromit, që ishin thesaret e ekonomisë së vendit. Alush Habazaj s’qe hero i shpallur, por kujtohet si hero i heshtur. Ai qe shofer mekanik dhe punoi në Parkun e Mallrave të Laçit, deri sa doli në pension. Këto pesë vitet e fundit erdhi në Vlorë për ta pritur e për të kaluar pleqërinë në vendlindje. Emri i tij është gdhendur si dinjitet i punëtorit në Laç.



Alush Habazaj kurrë nuk u mburr me origjinën e fisit të tij e me babain e tij. Ai ndihej krenar, dinjitoz dhe e ndjente si përgjegjësi fatin që ishte një bir i denjë i fisit Habazaj në Tërbaç, një djalë i zoti i nënë Esmasë - yll me derte e i Selam Habazit me histori e këngë, zëvendëskomandant i çetës së Tërbaçit në Epopenë e Njëzetës, krijues këngësh e këngëtar i rrallë i këngës tërbaçiote, sipas traditës së të parëve.
Alush Habazj lindi më 20 Prill 1942. U rrit e u edukua me ndjenjat e larta të dashurisë për Atdheun, vendlindjen e familjen. Ai ndihej krenar dhe mbante përgjegjësi, që ishte vëlla i katër vëllezërve të tjerë dhe katër motrave, njëri më i mirë se tjetri; vëllezërit: Gëzimi - bujari i qeshur e i paharruar, Faslliu - aq i dashur e i kujtuar nga të pasmit, si dhe Mustafai stoik e Fetiu me emër dhe respekt në Vlorë; motrat: Erveheja e Raimeja - fisniket tona të paharruara, si dhe Vitorja e Haxhireja, motrat që mbajnë këtë peshë mbi supe bashkë me Fetiun e Mustafanë, që lufton si ai me hallet. Pesë djem e katër vajza bënë babë Selami me nënë Esmanë (vajzë Tërbaçi dhe kjo nga Haskajt, bijë e Maçe, aq e mira e deli zonjë). Ata bënë fëmijë, që lanë gjurmë e kanë emër, secili në fushën e tij, me profilin e vet, por të gjithë të thjeshtë, të lartë, të ndershëm, shembëlltyra e prindërve në kohë.
Alush Habazaj, që sot po përcjellim fatkeqësisht kaq shpejt, ende pa mbushur 75 vjeç, ka vendin e merituar në historikun e familjes e vëllazërisë. Jeta e tij kulloi vetëm mirësi, buzëqeshje, mikpritje, vlera të larta morale e humane. Për këto virtyte e cilësi, një rol të pazëvendësueshëm pati dhe bashkëshortja e tij, Teuta Fetan Mehmeti, bijë kjo nga fisi me emër i Skëndojve në Tërbaç. Ndaj thotë populli: “Ngjan miqësia, pra bëhet”. Xha Alushi me Teutën lindën katër fëmijë, dy djem: Artorin e Saimirin dhe dy vajza: Enkelejdën e Albanën; të katër si yje, të katër si pemë të shëndetshme me rrënjë të thella, trung të fortë, degë të gjelbra e gjethe të lulëzuara, se janë të katër të martuar, kanë familje qytetare, janë me fëmijë e në punë të tyre zotër.
U hidhërua xha Alushi nga humbja e parakohëshme e dhëndërrit, Fredit, të shoqit të Banës, por katile është vdekja, nuk ka mëshirë.
Të dashur xha Mustafa e xha Feti! Të dashura hallë Vitore e hallë Haxhire! Të dashur Tori, Miri, Lejda e Bana! Të gjithë ne, që jemi këtu me ju, vëllazëria, krushqia, shoqëria, edhe tri palë miqtë nga Laçi, edhe lisi mirditor Mark Marku, i goditur për Fredin, po vemë supin në trarin e hidhërimit, që ju ka zënë, për t’jua lehtësuar dhembjen. I lehtë i qoftë Dheu! I dritëroftë kujtimi! Të rroni, ta kujtoni e të gëzoni fëmijët!

Kosova feston sot 9 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe formimit të shtetit të ri.

Image

Ceremonitë zyrtare që nisën para tre ditësh, kulmojnë sot me homazhe në varret e komandantit legjendar të UÇk-së Adem Jashari dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.

Të dy këto, personalitete me kontributin më të madh në rrugën e Kosovës drejt të qenit shtet, do të nderohen nga krerët më të lartë të institucioneve kosovare. Por në agjendën tri ditore mungon parakalimi tradicional i Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Ndërsa seanca solemne e kuvendit u zhvillua dje, po ashtu edhe pritja shtetërore me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Hashim Thaçi, në fjalën e tij tha se Kosovën e kanë njohur 113 shtete.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në faqen e tij në Facebook ka publikuar një video urimi për nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me titull “Kosova ime”.

Kjo video në mënyrë simbolike përshkruan gëzimin dhe optimizmin për rrugën e pavarësisë. Urime 9 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës!” ka shkruar Mustafa.

Si çdo vit dhe obelisku i pavarësisë NEWBORN, një ndër pikat më të vizituara në Kosovë, pritet të mbledhë shumë njerëz që do të shohin pamjen e re me mesazhin për një botë pa mure.


Po ashtu edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të uroj popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë suaj më 17 shkurt. Partneriteti mes dy shteteve tona mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta. E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në letrën e presidentit Trump dërguar Thaçit, bën të ditur Zyra e presidentit të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në letrën e presidentit Trump “kremtuan së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës fitimin e medaljes së artë historike në Lojërat Olimpike në Brazil, si dhe debutimin e përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA)”.

“E mirëpresin vazhdimin e bashkëpunimit tonë të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në mbështetjen e rritjes së zhvillimit demokratik dhe ekonomik, forcimin e sundimit të së drejtës në Kosovë, zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, si dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë”, thuhet në letrën e presidentit Trump.

Mbretëresha Elizabeta II uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit.
Mbretëresha Elizabeta II uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
“Kam kënaqësinë e madhe për t’ju përcjellur, Shkëlqesia Juaj, urimet e mia me rastin e shënimit të ditës tuaj shtetëore, së bashku me urimet e mia më të mira për lumturinë e popullit të Kosovës në vitin vijues”, thuhet në urimin e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II dërguar presidentit Thaçi.

NATO të mbrojë Kosovën, agresioni i Serbisë “kërcënon” rajonin

NATO të mbrojë Kosovën, agresioni i Serbisë “kërcënon” rajonin
Shqipëria dhe Kroacia i kanë kërkuar NATO-s, që të rishikojë planet për misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, duke thënë se retorika nacionaliste nga politikanët serb kërcënon të destabilizojë rajonin.

Tabloiti “The Express Tribune”, shkruan sot se: “Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës erdhën nën tendosjen e përtërirë kur Beogradi dërgoi një tren me parullën “Kosova është Serbi” në kufi”.

Presidenti i Serbisë ka akuzuar autoritetet në Prishtinë se kanë plane për të filluar një luftë, ndërsa homologu i tij në Kosovë ka thënë se Serbia mund të përdor modelin e Rusisë, që të aneksojë pjesën veriore të Kosovës. NATO e sheh rritjen e mprehtë me sulmet kibernetike shtetërore të mbështetura.

Mimi Kodheli dhe Damir Krsticevic, ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë dhe Kroacisë, i shkruajtën Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se dënojnë “retorikën nacionaliste nga politikanët serbë dhe veprimet e tyre konkrete në kufi”.

Ministrat theksuan se ato veprime synojnë që të “shkelin sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe të destabilizojnë situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.

Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO është parë nga të dy institucionet, si një mënyrë për të garantuar paqen në një rajon ende të plagosur nga luftërat që pasuan kolapsin e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.

Ministrat thanë se Stoltenberg mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila është e armatosur lehtë dhe e angazhuar në reagimin ndaj krizave, mbrojtjes civile dhe asgjësimin e municioneve, në një ushtri me të drejta të plota.

Por për të krijuar ushtrinë, Kosova ka nevojë për mbështetjen e minoritetit serb në parlament, përfaqësues të së cilës e kundërshtojnë këtë lëvizje. Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën në vitin 1999, kur NATO e bombardoi atë për të ndalur spastrimin etnik serb në një luftë kundër rebelimit. NATO ende ka rreth 4,500 trupa të stacionuara në Kosovë për të ruajtur paqen e brishtë.

Mbështetur nga SHBA dhe shteteve të mëdha të Europës perëndimore, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Shqiptarët etnikë përbëjnë më shumë se 90 për qind të popullsisë së 1.8 milion në Kosovë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...