Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/19

ROLI I KISHËS ORTODOKSE SERBE PËR KRIMET NË KOSOVË.

Image result for safet hasani

Nga: Mr. Safet Hasani

Kisha Ortodokse Serbe dhe krerët e saj, patrikun Pavle, peshkopin Artemije, etj., që gjatë dy dekadave të fundit nxitën ekstremizmin ekstrem serb, duke manipuluar me masat serbe me eshtrat e princ Llazarit, i cili burimet e veta i ka nga lëvizja çetnike, një lëvizje hajdute, lëvizje e cila frymëzohet në mitet nga kronikat dhe nga epika mesjetare serbe.[1] Dogma e sëmur shovene dhe ultranacionaliste e institucionit më i lartë shpirtëror serb, u bënte thirrje të gjithë serbëve që të vrasin sa më shumë shqiptarë.

Kjo duhej të behej në emër të “Zotit” serb, me arsyetim se shqiptarët janë të pa fe dhe ai që është serb i vërtetë nuk guxon të nguron dhe të ketë mëshirë në këtë drejtim. Kjo ishte dhe qëllimi i luftës 1997/99 në Kosovë, të asgjësohet përfundimisht elementi shqiptar nga trojet e veta etnike. Kisha Ortodokse Serbe me aktivitetin dhe propagandën e saj politike me shpirtin e Satanës, nxiti popullin serb të bëjë krimet më makabre ndaj popullatës civile dhe të pa mbrojtur shqiptare gjatë viteve 1998/99. Kisha Ortodokse serbe që vuan nga sëmundja e amnezionit, çmendurisë nacionale, epshit ndaj urrejtës kundër popujve jo-serb, me pamfletet dhe predikimet e saja, kanë ngulitur thellë në vetëdijen e çdo serbi urrejtjen nacionale kundër shqiptarëve dhe është vështirë edhe pas shumë shekujsh të largohet urrejtja patologjike e tyre. Ky është një kompleks i pa shëruar i nacionalizmit serb kundër popullatës shqiptare të Kosovës.

Të gjitha religjionet në tërë globin, si; myslimanë (synit dhe shijit), katolik, protestant, hindus, budist, ortodoks jo-sllav, etj., kryejnë shërbime fetare për t’i larguar njerëzit nga urrejtjet nacionaliste duke mbjell paqe dhe harmoni në popuj, ndërkaq, kisha ortodokse sllave-serbe dhe ajo greke të prirë nga klerikët e tyre nxisin urrejtje, bëjnë propaganda armiqësore ndaj popujve jo-serb dhe jo-grek. Të gjithë klerikët, predikuesit e feve tjera, i shenjtërojnë njerëzit e paqes (që kontribuojnë për paqe), ndërsa klerikët serb i shenjtërojnë ata që bëjnë krime kundër popullit jo-sllav, siç ndodhi edhe në Kosovë me popullin shqiptar. Konceptet politike, religjioze dhe ushtarake ultra-ekstreme dhe perverse serbe-ortodokse, kanë ndikuar që edhe njerëzit më përgjegjës të ortodoksizmit, të politikës dhe shkencës të futen në labirinthin vicioz, mistik, obskurantist. Vetëdija e tillë e përvetuar krijoi psikopatë, të cilët gjatë historisë, humbjet i shohin si fitore, kurse “zotimin” për Kosovën e bëjnë fundament për luftëra gjenocidale.

Dhuna ortodokse serbe zë fill në mitin grek të Anteas dhe në vetëdijen tribale, virtyt ky që e ka përcjellë popullin serb deri në ditët e sotme.[2] Kjo ideologji, në vend të kombit e thekson popullin, në kuptim të “popullit qiellor”, madhësia e të cilit nuk është raca, por “dhurata e Zotit”, e cila, nuk dihet përse, popujve të tjerë u është privuar, kurse u është dhënë serbëve në Kosovë. Në këtë mënyrë, teoria ia lëshoi vendin mitologjisë dhe religjionit, që ky të transformohet në “svetosavlje” që ta konfirmojë këtë lajthitje.[3] Ndikimet religjioze, nacionale dhe ushtarake ortodokse serbe gjatë historisë karakterizohen me tiparet gënjeshtrat dhe keq-veprimet e projektuara nga ideologjia destruktive që krijuan pamundësinë që të jetojnë së bashku me fqinjët jo-serbë.

Serbët, nën ndikimin e mitomanisë (Kosovës) pravosllavlja bëhet krivosllavlje (kuazisllavlje) dhe burim i konflikteve dhe luftërave permanente. Gënjeshtrat serbe u shndërruan në forcë demoniane, që sollën destabilizim për vetë serbët, kurse për të tjerët të këqija gjenocidale. Si gënjeshtarë të mirëfilltë, serbët janë transformuar në robër të dëshirave vetjake.[4] Ata me fashizmin kanë të përbashkët nacizmin dhe biologjizmin nacional apo racizmin, por atyre ua tejkalojnë në çmendurinë nacionale dhe me aspiratat hegjemoniste. Fryma e zotimit për Kosovën është dëshmi e çrregullimit të trurit, me prodhimin më të keq nëpërmjet “egocentrizmit fisnor” dhe “mitomanisë”, të shprehur me deformitetin gjenetik, të shprehur nëpërmjet lavdidashjes dhe pushtet-dashjes nga bartësit e tyre ultra-ekstremë.[5] GAZETA VOTRA

[1] Mehmedalija Bojic, Uzroci genocida u Bosni, Sarajevë, 2001, fq. 91
[2] Vojtech Zamarovsky, Heronjtë e miteve antike - Leksikon i mitologjisë greke dhe romake, Prishtinë, 1985, fq. 46.
[3] Rasim Muminovic, Filozofija ideologije, II, Sarajevë, 2000, fq. 328.
[4] Nexhat Ibrahimi, Roli i Kishës Ortodokse Serbe gjatë historisë në Ballkan, fajton në faqe interneti, Albanur.net.
[5] Rasim Muminovic, Filozofija ... vep. Cit. fq. 259, 269 dhe 532



Safet J. Hasani, historian, ligjërues në Forcën e Sigurisë së Kosovës në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Prof. Safet J. Hasani lindi në Vushtrri më 20. 07. 1977. Shkollën e Lartë Pedagogjike e mbaroi në Prishtinë, në kushtet e jashtëzakonshme, gjatë viteve 1994 – 97. Studimet Universitare për Histori i mbaroi në Prishtinë më 2009. Përfundoj studimet pasuniversitare Master - Histori drejtimi “Koha e re” 2009 - 2012.

Me fillimin e Luftës së shenjtë të UÇK–së Safeti do të radhitet në njësitet e para të UÇK–së në Çyçavicë – Artakoll, që më vonë me 28 shtator 1998 do të transformohet në Zonën Operative të Shalës. Gjatë luftimeve plagoset më 09.09. 1998 dhe me 15.03. 1999. Pas përfundimit të Luftës, që nga 21.09.1999 do të shërbej në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, në Zonën e IV mbrojtëse.

Pas vitit 2004, fillon në Akademinë Mbrojtëse në Prishtinë “Hamëz Jashari”, në shkollën e Oficerëve dhe N/Oficerëve, me detyrë e Ligjëruesit.

Me 21 janar 2008 filloi punën në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në detyrën e Instruktorit në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj.

Gjatë vitit 2007 u anëtarësua si shkrimtar në Biblioteken “Hyvzi Sylejmani”, në Prishtinë. Prej asaj kohe ka botuar disa shkrime politiko – shkencore, historike, kryesisht shkrime gjatë periudhës 1918 gjerë në luftën e fundit në Kosovë 1997/99. Ka shkruar për luftën 1941/45 luftërat në Artakoll.

Tituj të veprave

Pranvera e Lirisë, Prishtinë, Hyvzi Sylejmani, 2008;
Bukuria që vret, Prishtinë, 2008;
Çyqavica çerdhe trimash, Monografi, kushtuar dëshmorit të kombit Enver Tahirit, Hyvzi Sylejmani, Prishtinë, 2012
Shkrime dhe vepra të pabotuara
Artakolli gjatë LDB – re, 1941 – 1945
Rrugëtarët e rrugës së pafund, roman,
Heshtja e një krimi, Krimet serbe në komunën e Vushtrrisë, 1998/98.

Përgatiti :Flori Bruqi

Skenderbeu eshte njohur si Mbret i Shqiperise dhe Maqedonise qe ne vitin 1458. Fakte qe publikohen per here te pare.

Image result for violeta murati

NGA: Violeta Murati


Vatikani zbulon nje deshmi sekrete te historise shqiptare. Per here te pare del ne drite dokumenti ku eshte shpallur Skenderbeu mbret. Nje akt diplomatik, mandat, ne te cilin emerohet Martin Muzaka ambasador i Skenderbeut. eshte nje leter origjinale ne pergamen me nje vule
shteterore te varur, qe ruhet ne Arkivin Sekret te Vatikanit ne fondin; Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458. Pikerisht ne kete mandat Skenderbeu quhet "mbret". Ka qene dr. Musa Ahmeti nje hulumtues i ka kohshem i arkivave te Vatikanit qe ka publikuar disa dite me pare, ne internet, mandatin e mbreterise shqiptare.

Image result for violeta murati

Si u gjet vula e mbretit

Hulumtimet neper arkiva e biblioteka te ndryshme, kane mundesuar zbulime te reja te ketyre akteve, per te cilat me pare eshte menduar se jane zhdukur apo nuk kane ekzistuar fare. Duke u nisur nga keto hulumtime, te koheve te fundit (viti 2000)], studiuesi nga Zagrebi, Ahmeti, ne Arkivin Sekret te Vatikanit ne Vatikan, ne fondin: Miscellaneae, nga
viti 1458, zbulon nje mandat (akt diplomatik) origjinal te Skenderbeut, me te cilin emerohet Martin Muzaka si perfaqesues i tij "legjitim dhe legal".


"Dokumenti eshte i shkruar ne pergamen. eshte ruajtur mjaft mire", pohon Ahmeti. Dokumenti ka dimensione: 68 x 92.5 cm. Ne te jane varura edhe dy vula origjinale. E para vula shteterore e Skenderbeut dhe e dyta ajo e notarit Johannes Borcius de Grillis. "Ne na eshte bere e njohur edhe nje kopje e ketij mandati qe ruhet po ashtu ne Arkivin Sekret te
Vatikanit, ne Vatikan ne Fondin: Diversa Cameralia, vell. 30, f. 134r-v. Kjo kopje eshte e sakte dhe teper besnike, pa asnje leshim nga ana e pershkruesit", pohon studiuesi Ahmeti.

Kur u be Skenderbeu mbret?

Ishte zgjedhur Rodoni, ne jug te Shqiperise, per te nenshkruar mandatin e mbretit. Sic shenohet nga origjinali, mandati eshte leshuar me 28 tetor te vitit 1458. I drejtohet papes Piu i II-te, i cili kishte me pak se dy muaj qe kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-te fillon
pontifikatin me 3 shtator te vitit 1458 dhe vdes me 15 gusht 1464). "Papa Piu njihej si luftetar i rrepte per mbrojtejn e fese se krishtere edhe sa ishte cardinal", shkruan studiuesi Ahmeti. Nje moment tjeter i rendesishem qe terheq vemendjen te ky mandat eshte edhe pohimi i notarit publik Johannes Borcius de Grillis se ai "me urdher dhe autorizim te
mbretit..." dmth. Skenderbeun e quan Mbret. "Ky moment eshte teper domethenes ngase edhe ne vulen shteterore te varur qe e shoqeron kete dokument e gjejme te shkruar tekstin: Sigil (um)o Regni(ae) o Macedonia(e)o et oAlbania(e) qe ne gjuhen shqipe do te ishte: Vula e
Mbreterise se Shqiperise dhe Maqedonise".

Skenderbeu trashegon zyren nga i ati, Gjoni

Nga dokumentat mendohet qe zyra kancelarike qe ishte prane Skenderbeut te ishte vazhdimesi e te njejtes zyre, e cila funksiononte te i ati GjonKastrioti. Sipas Ahmetit, flitet qe kjo zyre daton ne shek XIV dhe fillimi i shek. XV. "Natyrisht qe kancelaria e Skenderbeut ishte shume me moderne dhe ju ishte pershtatur rrethanave dhe kohes kur vepronte.
Sipas hulumtimeve te bera, kemi ne dore nje te dhene teper interesante, se nga zyra e Skenderbeut, ka ndodhur qe mbrenda nje dite te nxirren 13 akte te ndryshme diplomatike, te shkruara ne 5 gjuhe. Kjo e dhene tregon se cili ishte komunikimi i Heroit tone kombetar me shtetet tjera mjesjetare dhe me fqinjet, si dhe roli shume i rendesishem qe luante kjo
diplomaci ruajtjen e pavaresise shteterore dhe teritoriale", shpjegon studiusi Ahmeti.

Historia e kancelarive shqiptare

Gjate mesjetes, sundimtaret dhe princerit shqiptare kishin zyrat e tyre te kancelarive ne nivele te ndryshme si notere, sekretare apo perkthyes. Keto zyra ishin mjaft te zhvilluara dhe mund te renditen ne radhen e kancelarive te ngjashme me te njohura, ne Evrope, gje qe tregonte per nivelin e larte te zhvillimit dhe kujdesit qe tregonin sunduesit shqiptare ne komunikim me sundimtaret tjere. Nga keto zyra dolen akte, diploma, mandate dhe dokumente nga me te ndryshmet, ne disa gjuhe qe ne ate kohe ishin ne perdorim zyrtar. Porse deri me sot ka pak njohur te mbledhura dhe qe ekzistojne per keto dokumenta orgjinale. Pjesa dermuese e tyre sic duket jane zhdukur pergjithmone; pjesa tjeter pret
hulumtuesit qe ato t'i nxjerrin ne drite dhe t'i botojne, Ndersa vetem ne keto vite po hyhet ne kete mister deshmish historike ku disa fakte te zbuluara rishtazi. Sipas studiuesit Ahmeti, karakteristike e pergjithshme e ketyre akteve te botuara eshte se ato nuk ndryshojne nga ato te sundimtareve te tjere, fqinje apo evropiane. Zakonisht ne keto kancelari jane perdorur gjuhet kulturore te kohes si: latine, greke, sllave, italijane osmane dhe ndonje tjeter. Ndersa ende nuk ka asnje dokument qe eshte shkruar ne gjuhen shqipe nga aktet noteriale.

Hidhet poshte datimi i studiuesve shqiptare

Permbyset nje nga datimet e nxjerra nga studiuesit shqiptare. Me zbulimin e mandatit te Skenderbeut nga Arkivat sekrete te Vatikanit, hidhet poshte data e shkruar deri me tani per kete document. Viti 1963 e vene nga studiuesit shqiptare nuk vlen me. Kjo date thuhet se eshte vendosur pa pasur ne dore dokumentin, as origjinalin dhe kopjen. Ndaj argumentohet gabim ky datim. Me daljen e mandatin te Skenderbeut nga nga Vatikani kjo date kalon rreth pese vite me perpara, pra ne vitin 1458, pra koha kur Gjergj Kastrioti shpallet mbret. Sic verehet nga origjinali, mandati eshte leshuar ne Rodon te Shqiperise me 28 tetor te vitit 1458. I drejtohet papes Piu i II-te, i cili kishte me pak se dy muaj qe kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-te fillon pontifikatin me 3 shtator te vitit 1458 dhe vdes me 15 gusht 1464) dhe njihej si luftear i rrepte per mbrojtejn e fese se krishtere edhe sa
ishte kardinal.

Perkthimi ne gjuhen shqipe i mandatit nga viti 1458

Mandati i Skenderbeut per Papen

Duke qene se kohe me pare jemi njoftuar nga raporti i Martin Muzakes, keshilltarit dhe oratorit (zedhensit) tone, te cilin, kohe me pare e kemi dergue te shenjteria dhe fortlumturija e Tij Hyjnore, pape Piu i II-te; qe shenjteria e Tij, papa yne, duke u kujdesur per poziten e fese se krishtere, e cila eshte sulmuar nga fatkeqesia e njerzimit, tirani turk, Mehmeti (i II-te, m.a.) dhe bashkeluftaret e tij, armiq te emrit, i krishtere; duke deshiruar qe te ndihmoj me sherbimin e tij dhe t'iu vije ne ndihme forcave te tija; ka paralajmeruar, ftuar dhe shtytur nje numer te madhe te mbreterve te krishtere, qe te ofrojne sherbimet e tyre, per nje veper kaq te shenjte dhe te dobishme; dhe se duhet bere kete nga obligimi dhe pranimi i dobive qe kane ndaj fese se krishtere; ka ftuar shume mbreter te krishtere qe te bashkohen personalisht ose duke derguar perfaqesues te tyre me autorizime te plotefuqishme dhe
zyrtare.

Ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, zot i Shqiperise, si te krishtere te mire, deshirojme te renditemi ne mesin e atyre besimtareve te krishtere, te permendur, duke u treguar besnike dhe sherbetore te denje; emrojme te lartepermendurin, Martin Muzaken, te i cili kemi besim te pakufishem dhe kofidence, per legalitetin e tij ndaj nesh, eksperiencen, ndershmerine, zotesine dhe pergaditjen e larte intelektuale; pikerisht te njejtin, Martin Muzaken, e veme, percaktojme dhe autorizojme qe sipas permbajtjes se ketij mandati te jete oratori (zedhenesi) dhe perfaqesuesi yne legjitim dhe legal; qe ne emer Tonin dhe per Ne te paraqitet prane te lartecekurit, shenjterise se Tij, papes tone dhe para shume te nderuarit Kolegj te Kardinaleve, ne Kongregacionin e permendur; dhe me mbreterit tjere apo me oratoret (zedhenesit) e tyre, aty, per te njejten problematike (teme) ose per ndihme fese sone te shenjte, e cila ne te shumten varet nga ata; per nder dhe emer te Zotit, te debatoje, te bisedoje, te jape mendim, te shqyrtoje dhe te nxierr perfundime, qe do te ishin ne favor te nje ndermarrje te tille ose te bente cdo gje qe eshte e mundur, duke pohuar, sajuar, bashkuar, mbledhur ose konkluduar, per nje veprim te tille; ne emer Tonin dhe per Ne, te marr obligime duke treguar ate qe eshte per tu lavderuar, lejuar dhe zbatuar; cka do te pranonin te gjithe te pranishmit, por edhe individualisht; dhe persa ka te bej me ne; ose sa do te kishte te bente me ne, si dhe per personalitetin Tone; me te mirat tona; token tone;
qytetet tona te fortifikuara; vendbanimet tona; keshtjellat tona dhe ne popullin tone; besniket tone te armatosur, ne njerzit tone, pjeserisht apo ne tersi; per te mbrojtur fene e krishtere dhe ne dem te armiqeve tone te permendur; siq do te verehet edhe nga mandati yne i hapur, te cilin e dergojme; dhe si mund te konkludohet, qe ligjerisht obligohemi,
qe me vulen tone, dhe me vulen e tij, me te cilen siguron per cdo premtim dhe obligim te bere; duke u pergjigjur me cfardo shume te hollash, si dhe me te gjitha te mirat tjera, te cfardo natyre qofshin ato, nga te gjithe personat, kolegjet apo bashkesite, duke mbeshtetur te permendurin, shenjterine e Tij, zotin tone, papen dhe Seline e Shenjte,shume te nderuarin Kolegj te Kardinaleve nga Kongregacioni i permendur, si dhe mbreterit, sundimtaret, dhe gjithe te tjeret, qe me forcen e nje marreveshje, per te cilen edhe ne jemi shume te interesuar, sic jemi deklaruar edhe me larte; dhe te gjitha keto i bejme personalisht;
pranojme paqen, veprojme dhe marrim nga te gjithe, pa dredhi, duke hequr cdo lloj dyshimi per mashtrim; ndersa juve, te lartepermendurit, te gjitheve dhe secilin, ju vejme dhe emrojme, duke dhene fjalen e sundimtarit (mbretit); duke shprehur devotshmerine, nderin dhe besnikerine tone; e konsiderojme si te perhersheme dhe premtojme: se te gjitha oblgimet tona do ti permbushim. Duke ju siguruar ju se, veprimet e permendura; obligimet; pa dredhi, te gjitha deri ne nje, per te cilat kemi dhene fjalen, permes oratorit (zedhenesit) ose ambasadorit tone Martin Muzakes, si te pohuara, shqyrtuara, paralajmeruara, debatuara dhe perfunduara, i pranojme dhe obligohemi per to.

Deshmine e te gjithe ketyre, e forcojme, duke urdheruar vulosjen me vulen tone te zakonshme, te varur. Leshuar ne Rodon, ne vendin e Shen Merise, ne prezencen e deshmitareve te ftuar dhe te lutur (nderuar); ne prezencen e shume te nderuarit ne
Krisht, atit dhe zotit Pal, me meshiren hynjore, kryeipeshkv i Durresit dhe i krahines se Ilirikut; dhe te nderuarit ate, Pjeter Dukes, abat prothosengulator (i betuar) ne Aleksandrin nga Moledina dhe shume te nderuarit vella Bardh, prior i Kuvendit te Shkodres nga Urdheri i predikuesve (domenikaneve) dhe nuncit apostolik ne Shqiperi, shume te nderuarit zotit Raione Celnicho.

Ne vitin e Krishtit, 1458, indikti i I-te, diten e 28 te tetorit. Noteri Grillis firmos boterisht mbreterine shqiptare

Une, Johannes Borcius de Grillis, prift i ipeshkvise se Durresit, notar publik me urdher dhe autorizim te mbretit, firmos te gjitha keto dhe secilen; isha prezent, per kete dhe i lutur; boterisht pohoj dhe firmos mandatin; por meqe isha i zene me pune, kam urdheruar qe te tjeret ta shkruajne; e une e kam firmosur me shenjen time te zakonshme, te notarit
publik dhe me emrin tim, se bashku me vulen varese te te lartepermendurit dhe shume te ndriturit zot Skenderbe, e kam forcuar besimin, me deshmine e gjithe kesaj dhe seciles, qe eshte permendur me larte.

TEUTA KAMBERI'LLALLA: ABETARJA, LIBRI I SHENJT I NDALUAR PËR NXËNËSIT SHQIPTAR NË MAQEDONI



Lëvizja e Re “Programi Unik Shqiptar”, me qendër në SHBA dhe degët e saj në Europë pasi u njoftua me skandalin e mungesës së librit të Abetares në Maqedoni ka nisur fushatën: “Abetare për të gjithë nxënësit shqiptar në Maqedoni”. Kjo iniciativë ka për qëllim që të sigurohen rreth 9.000 copë Abetare që edhe vogëlushët shqiptar në Maqedoni të mësojnë me Abetaren ashtu siç mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri, Kosovë, Preshevë dhe në Diasporë. Vetëm nxënësit shqiptar në Maqedoni nuk u është mundësuar që edhe këta si të gjithë shqiptarët të mësojnë shkronjat e para me librin e dashur me emrin ABETARE. Pra, fjala ABETARE u mungon sot vogëlushëve, kjo fjalë është hequr pa të drejtë për tu mësuar nga këta nxënës të shkollave fillore. Kjo jo për faj të ndarjes territoriale, por për faj të politikanëve të dobët shqiptar. Këta politikanë harrojnë se në Maqedoni u vendos Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës shqipe, prandaj është ofendim i rëndë që vetëm vogëlushëve shqiptarë në IJRM tu mohohet mësimi me Abetaren mbarëkombëtare.


Sot si pasojë e politikës diskriminuese nxënësve shqiptar u mungon libri bashkë me termin Abetare e cila është simbol i sakrificës i shumë pishtarëve të arsimit. Brez pas brezi ne kemi mësuar shkronjat e para me librin Abetare, që nga gjyshërit tanë dhe deri pak vite më parë, ndërsa sot fëmijët tanë nuk e gëzojnë të drejtën për të mësuar A, B, C me librin e quajtur ABETARE.

Historiku i Abetares së gjuhës shqipe fillon në vitin 1844, atëherë kur Naum Veqilharxhi botoj Abetaren e parë, dhe që atëherë janë botuar rreth 150 modele të ndryshme të shtypura në disa vende të Europës si në Bukuresht, Stamboll, Bruksel, Vjenë, Sofje, Napoli, Selanik, Athinë, Paris, Milano, Bari, Konstancë, Aleksandri etj. Autorë të këtyre Abetareve kanë qenë Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami Frashëri, Gaspër Benusi, Jani Risto Terova, Paraqshqevi Simaku, Luigj Gurakuqi, Jani Minga, Mati Logoreci, Simon Shuteriqi, Jashar Erebara, Nikoll Lako, Qamil Guranjaku, Aleksandër Xhuvani, Mehmet Gjevori etj. Këta autorë kanë pasur njohuri të thella metodike dhe analitike, duke e pasuruar dhe përshtatur Abetaren ndër vite, deri në ditët tona. Abetarja e gjuhës shqipe ka një jetë të gjatë mbi një shekull e gjysmë, një rrugë plot vështirësi dhe luftë duke lënë gjurmë në historinë, në arsimin dhe kulturën tonë. Ajo ka krijuar traditë në pedagogjinë e arsimit fillor duke zënë vend të merituar, me plot gojë mund të thuhet se Abetarja është libri i shenjtë i gjuhës shqipe. Pra ky libër ka qenë dallëndyshja e parë ku çdo shqiptar ka mësuar ABC e gjuhës së bukur amtare. Si një dallëndyshe e parë Abetarja u luftua ashpër nga armiqtë e kombit dhe arsimit shqip, prandaj ky libër edhe u vu në listën e botimeve të ndaluara për shumë vjet në shek.XIX. Në disa raste u dogj, u dhunua, autori i parë i saj Naum Veqilharxhin e helmuan dhe u përpoqën në mënyra të ndryshme që librin e tij ta zhduknin. Dëshmorë të tjerë të Abetares shqipe janë Anastas Kullurioti, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Koto Hoxhi etj. Lufta kundër Abetares bëhej në emër të pushtuesit, në emër të injorancës, të fanatizmit, të prapambetjes, të antishqiptarizmit. Por sërisht ky libër i mësimit të gjuhës shqipe mbijetoj. Lufta për të mbrojtur këtë libër ishte më e fortë se dëshirat e armiqve të kombit shqiptar, dëshira për mbijetësën e Abetares ishte më e madhe se dhuna që ushtrohej mbi të gjithë ata që merreshin me të nga përgatitjet, botimi, e deri te shpërndarja e saj.

Abetarja jonë është tekst mësimor i lidhur kaq gjatë dhe ngushtë me historinë e arsimit dhe të kulturës shqiptare. Kjo, padyshim, është si rrjedhojë e funksionit dhe rolit që luajti në Rilindjen Kombëtare në luftën për çlirimin kombëtar nga errësira e pushtimit të gjatë osman.

Sot ky libër ashtu si në shek.XIX është i ndaluar në Maqedoni për nxënësit shqiptar, pra me një taktikë diskriminuese qeveritë sllavo-maqedonase në bashkëpunim me shërbëtorët e tyre tradhtar shqiptar e kanë hequr nga qarkullimi librin e Abetares pa të drejtë, ky është një atentat flagrant që i bëhet gjuhës shqipe dhe klasa jonë politike hesht, heshtë edhe shteti Amë, heshtim të gjithë përpara zhdukjes së termit ABETARE. Kjo vetëm për nxënësit shqiptar në Maqedoni të cilët me Kushtetutë të Republikës së Maqedonisë janë pjesë e kombit shqiptar. Fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë nuk do mund ta këndojnë asnjëherë këngën Abetare fort të dua, Me ato shkronjat e tua, Dora ime u mësua, Mendja ime u ndriçua, Kam mësuar të lexoj, Shkruaj bukur, recitoj..., nuk do të festojnë "Festën e Abetares", atë festë ku të gjithë fëmijët e brezave të shkuar përgatisnin një program me vjerrsha e këngë për prindërit, ku së bashku përcillnim Abetaren e dashur që na kishte mësuar shkronjat. Në fund, shfaqja mbyllej me ardhjen e mikut të ri "Leximit" dhe gjithë librave të tjerë...


Naum Veqilharxhi - ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. 

Çfarë krimi është bërë me heqjen e këtij libër, ndërpriten urat e kaluarës me të tashmen, shlyhen gjurmët e sakrificës dhe përpjekjet e popullit shqiptar për ta mbajtur të gjallë gjuhën tonë. Nuk e ka të drejtën morale dhe politike askush të zhduki nga fjalori i gjuhës shqipe termin ABETARE, të zhduki librin me këtë emër, atë libër që është derdhur gjak. Prandaj zëvendësministri i arsimit z.Safet Neziri dhe shefat e tij politik nëse i thonë vetës shqiptar, nëse ndihen vërtet shqiptar, nëse në venat e tyre kalon gjak i pastër shqiptari, atëherë duhet urgjentisht të lirojnë nga robëria librin e Abetares për vogëlushët tanë në Maqedoni të cilët duhet të ndihen të barabartë me bashkëkombësit e tyre në Tiranë, Prishtinë, Preshevë, Diasporë e kudo.

Klasa jonë politike në Maqedoni po toleron shumë viteve të fundit në çdo drejtim. Nuk e kam fjalën për Flamurin shqiptar i cili nuk po qenë rehatinë, vendin që i takon me nder, por shqiptarët po ofendohen në çdo aspekt si komb në librat shkollor fillorë dhe të mesëm. Sot shqiptarët mësojnë në gjuhën shqipe ofendime nga më të ndryshme ndaj kombit dhe gjuhës së tyre dhe askush më nuk po ju thotë NDAL këtyre botimeve të shëmtuara edhe pse në Kushtetutën e Maqedonisë ka një Ligj që ndalon diskriminimin racor dhe fetar. Prandaj ne si Lëvizje e re në SHBA, Programi Unik Shqiptar do të punojë për tu siguruar nxënësve të klasave fillore librin e dashur, Abetaren e gjuhës shqipe falas deri sa përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Maqedonisë dhe në qeveri bashkë me zëvendësministrin e arsimit të bëjnë përpjekje që emri ABETARE të zyrtarizohet. Nuk është e drejtë që libri me emrin ABETARE të zhduket të zëvendësohet me një emër tjetër vetëm për fëmijët shqiptar në Maqedoni. Shqiptarët vërtetë janë të ndarë territorialisht në disa shtete, por ne jemi të gjithë vllazën të një gjaku dhe gjuhe prandaj nuk duhet të tolerojmë që në foshnjore të na ndajnë dhe të mësuarin e gjuhës amtare.

Armiqtë e gjuhës Shqipe, ( Sulltanet Turq dhe Patriakana Greke e Stambollit) dhe fitorja e saj.


Shkruan Teuta Llalla.

Lufta kundra gjuhës shqipe ka qenë e ashpër. Ky sulm ishte frontal dhe në të gjitha nivelet dhe drejtimet të ndryshme. Fanatikë fetarë, qe injoronin gjuhën shqipe, filluan të ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarët. Osmanët i quanin shqiptarët të PA FE dhe të PAUDHË kurse priftërinjtë greke e quanin gjuhën shqipe GJUHË BARBARE.

Një ligj kundra gjuhës dhe kulturës shqipe kishte lëshuar sulltani i Perandorise Osmane më 31-5-1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqëve kultura dhe gjuha greke, dhe lufta kundër gjuhës shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën THESALONIKI më 14-8-1999. Krahas atij vargu të pafund kryengritjesh të përgjakëshme, zuri fill edhe një revolucion kulturor, i cili ndonëse me pak i dhunës ishte gjithësesi më dramatik. Gjuhëtari i ndritur Sami Frashëri ka thënë: GJUHA ËSHTË GJËJA E PARË E PËRCAKTIMIT TË KOMBËSISË. Kultura e një populli cilësohet si mënyra e përgjithshme e jetesës dhe e mendimit.

Dëshmia më e lashtë e ekzistencës së gjuhës shqipe nuk u shkrua mbi pergame, pra në letër prej kallami, por mbi gurë të pavdekshëm nga koha. Këtë na e vërteton Prof. Dhimitër Shuteriqi për gjetjen e një fjale të vetme të gdhendur në një mozaik të Liknidit, sot Ohri i lashtë, që ka qenë kryeqyteti i fisit Ilir te Desharetëve. Është fjala GJON dhe është shkruar dhe shqiptuar njësoj vetëm nga shqiptarët, si në lashtësi dhe në kohën e sotme. Prof. Shuteriqi vure në dukje se fjala e lashtë GJON e zbuluar në Ohër, është shkruar me të gjitha normat e njohura drejtshkrimore shqipe.

Në vitin 879 pas e.s., ndeshet emri i qytetit të Krujës në kështiellën franceze të Shantilisë. Studiuesit kanë gjetur një doreshkrim, i cili në faqen 153 përmban një tekst prej tetë rreshtash me shkrim dore dhe qe është një poemë e vogël në gjuhën shqipe.

Në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën e qytetëruar, greqishtja dhe latinishtja u përdorën në të gjitha dokumentat e shkruara deri përpara pushtimit otoman. Dëshmia më e herëshme për ekzistencën e letërsisë shqipe është një thënie e shkruar nga prifti dominikan francez Brohariti, arqipeshkvi i Tivarit më 1332, i cili thoshte NDONËSE ARBËRIT KANË NJI GJUHË KREJTËSISHT TË NDRYSHME NGA LATINISHTJA, PRAPËSEPRAP ATA PËRDORIN SHKRONJA LATINE NË TË GJITHA LIBRAT. Kjo tregon se gjuha shqipe përdorej gjerësisht dhe shkruhej me shkronja latine në fillim të shekullit XIV.

Shumica e dokumentave në gjuhën shqipe vërtet humbën, por disa prej tyre arritën të mbijetojnë jashtë Shqipnis në arkivat dhe muzetë e botës. Kështu në vitin 1915 studiuesi rumun Nikola Jorga zbuloi në Bibliotekën Laurentine të Firencës një letër qarkore, të shkruar më 1462 nga Pal Engjëlli (1416-1470), Arqipeshkvi katolik i Durrësit. Teksi orgjinal thotë UNË TË PAGËZOJ NË EMNIN E ATIT E T’BIRIT TË SHPIRTIT TË SHENJTË. Libri më i vjetër është vepra e Gjon Buzukut, titulluar MESHARI. Ai përfundoi dhe u shtyp më 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua në vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon Kazazi. Më vonë MESHARI shkoi në Bibliotekën e Vadikamit, ku u rizbulua më 1909 nga arbëreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnë 32 faqet e para. Ky libër ishte shkruajtur me shkronja latine ku ishin shtuar dhe 5 të tjera.

Të tjerë dokumenta për gjuhën shqipe kemi nga shume shqiptarë që me të shumtit ishin njërës të fesë. Frank Bardhi (1606-1643) shërbeu si ipeshkev i Sapës. Bardhi hartoi fjalorin e parë në histori shqip-latinisht, që kishte 2544 fjalë shqipe dhe 5000 fjalë latine, dhe u botua në Romë më 1625. Pjetër Bogdani (1625-1689), lindi në Prizeren, dhe u emërua fillimisht ipeshkvi i Shkodrës dhe pastaj arqipeshkvi i Shkupit më 1667. Vepra e tij E VËRTETA E PAGABUESHME E BESIMIT KATOLIK u botua disa herë në Padovë dhe Venedik. Vdiq i sëmurë në Prizren dhe dëshira e tij e shprehur dikur u bë realitet. AH, SIKUR TË KISHA NJË KANDIL TË NDEZUR E TË NDRIÇOJA ATË TOKË TË VARFËR TË SHQIPNISË DHE TË SERBISË, NJË PJESË E MADHE E SECILËS FLET SHQIP.

Këto zbulime dëshmojnë që gjuha shqipe është shkruar më herët se librat historik që janë gjetur më vonë. Për shekuj me rradhë osmanët qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvëndësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumër e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria osmane i kishte ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe. Kështu që shqiptarët shkolloheshin në shkollat fetare që ishin në gjuhën turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata që shkolloheshin nuk e dinin mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Fëmijët moslemanë duhet të shkonin në shkollën e Xhamise, ku mësonin turqisht, fëmijët e krishterë duhet të mësonin greqisht. Kështu në ato pak shkolla fillore në Shqipëri asnjëra nuk përdorte gjuhën shqipe. Propagandistë të djallëzuar përpiqeshin të shkombëtarizonin brezat e ardhëshëm të rinisë shqiptare. Gjuha shqipe përdorej zakonisht në jetën e përditëshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez.

Shkolla e parë e dokumentuar në gjuhën shqipe u hap në Veljet të Mirditës më 1632. Më pas në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan më 1639 dhe në qytetin e Shkodrës më 1698. Si mësues në to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër Dhërmiu. Arsimi katolik morri vrull të madh në Shkodër më 1855, kur u hap shkolla ‘’Françeskane’’ që më vonë do quhej ILYRIKUM. Këto shkolla katolike në Shqipërinë e veriut mbaheshin kryesisht me fonde austriake. Qëndra Kulturore Voskopojare (Moskopojë) ka luajtur një rol të madh në kulturën shqiptare. Atje u themelua AKADEMIA E RE më 1744, kjo pati një ndikim të fuqishëm në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe ndërgjegjies kombëtare shqiptare.

Mbas një lufte të madhe për jetësën e gjuhës shqipe dolën atdhetarët e shquar shqiptar që shumë prej tyre u vranë nga armiqtë e gjuhës shqipe. Teodhor Kavalioti (1718-1797) nga Voskopoja, në vitin 1770 botoi Fjalori i gjuhës sllave-greke-shqipe, si dhe një studim shkencor të veçantë të shqipes. Ai ishte drejtor i AKADEMISË SË RE. Teodhor Kavalioti u vra nga të dërguarit e Fanarit (të kristerët ortodoksë të Stambollit), rrugës për të sjellë shkronjat latine shqipe të bëra prej plumbi, për shtypshkronjën ku do shtypeshin libra në gjuhën shqipe; (shih filmin UDHA E SHKRONJAVE). Naum Veqilharxhi (1767-1846) botoi në Bukurresht të Rumanisë më 1844 një abetare e quajtur EVETARI një libër me tetë faqe, që më 1845 u botua më i zgjeruar. Abetaret e Veqilharxhit u bënë qiriri i gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Por kjo abetare ngjalli frikë tek kleri ortodoksë grek, dhe me urdhër të Patriakut klerik të Stanbollit e helmuan Naum Veqilharxhin. Kostandin Kristoforidhi (1827-1895), i lindur në Skampa (Elbasan), u bë një nga gjuhëtarët më të shquar të Shqipëris, duke fituar titullin PISHTAR I GJUHËS SHQIPE. Studimet e para i morri në Janinë dhe më vonë në Kolegjin Protestant në Maltë. Në Janinë u ftua që t’i jepte mësim në shqip Dr. Johan Fon Hanit, i cili pas 40 vjet kërkimesh do të bëhej albanologu më i shquar shkencor në botë. Kristoforidhi dha mësim në Maltë, Tunizi, Tiranë dhe Skampa (Elbasan). Në Stamboll më 1882, botoi dhe një abetare në shqip, të quajtur ALFAVITAR SHQIP në gegërisht dhe toskërisht. Me rëndësi shumë të madhe është fjalori i shqipes me rreth 40.000 mijë fjalë, të mbledhura dhe të klasifikuara për 20 vjet rresht. Fjalori u botua në Athinë më 1904 pas vdekjes së Kostandin Kristoforidhit.

Për përhapjen e gjuhës shqipe, krerët bektashianë shqiptar dolën më haptazi dhe kjo për shkak të përleshjeve të tyre me otomanet e sektit Suni. Duke qenë se qeveria osmane mbajti një qëndrim mjaft armiqësor ndaj përhapjes së letërsisë në gjuhën shqipe, është e kuptueshme që angazhimi i pjestarëve të besimit mosleman në këtë fushë ka qenë fare i vogël. Megjithatë, interesi i njerëzve për gjuhën shqipe u rrit shumë dhe brenda pak vitesh u botuan katër gramatika të mira shqipe. Njëra u botua në Firencë nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte Gramatika e Gjuhës Shqipe në Greqisht, e botuar më 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashërit e botuar në Bukuresht më 1886, në shqip. Kurse më 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi në Londër një gramatike shqipe në gjuhën frënge.

Vërshimi i letërsisë kombëtare shqipe në vend sigurisht që inatosi qeverinë turke dhe kishën ortodokse greke. Patriarku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe. Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejohej asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipni. Dy armiqtë historike kundra njëri-tjetrit tani po bashkëpunonin me zell për përndekjen dhe burgosjen e gjithkujt që kapej me libra të gjuhës shqipe.

Qeveritarët osmanllinj me dhunë dhe klerikët fetarë me propagandë u përpoqën ta përçanin popullin shqiptar dhe ta linin në errësirë. Kështu kleri mosleman në rrugë fetare ndalonte besimtarët moslemanë të ndiqnin shkollat shqipe bashkë me të krishterët, me pretekstin absurd se PRISHIN BESËN. Nga ana tjetër priftër e dhespotë grekë thonin se vetëm greqishtja është gjuha e perëndisë, kurse shqipja është gjuhë SHEJTANI dhe në këtë mënyrë përpiqeshin të ndalonin përhapjen e gjuhës shqipe në shkolla, xhami, kisha e kudo. Por kundër këtyre forcave armike të gjuhës shqipe dhe interesave kombëtare u ngritën atdhetarët shqiptarë. Ata u vunë në krye të masave popullore dhe i dhanë hov lëvizjes për gjuhën dhe shkollën shqipe.

Prijësit e Rilindjes Kombëtare e kishin kuptuar mirë se rruga drejtë pavarsisë shkonte drejt arsimit dhe shkollës shqipe. Hartimi i librave dhe çelia e shkollës shqipe u bë problemi më i ngushëm. Qëllimi ishte me zgjuar ndërgjegjien kombëtare dhe për të rritur vullnetin për të luftuar për panvarsinë pastaj. Vala kundra shqiptare ishte shtuar edhe më shumë prej fqinjëve tanë mbas formimit dhe programit të LIDHJES SË PRIZRENIT. Lidhja kishte si qëllim kryesor çeljen e shkollës shqipe, por me shkatarrimin e Lidhjes puna e pionierëve të parë të arsimit shqiptar u bë dhe më i vështirë. Në Shkodër qytetarët mund të mësonin në shkollat e klerit katolik, të cilat në sy të qeveritarëve turq paraqiteshin si shkolla fetare. Kështu shkollat fillore fetare katolike u bënë çerdhja e diturisë arsimore shqipe dhe Faik Konica pat mësuar në shkollën e jezuitëve të Shkodrës. Meqenëse mësuesit shqiptar u bënë pararoja e nacionalizmit shqiptar, qeveria turke morri frikë dhe pa u mbështetur në asnjë ligj, mori masa të rrepta duke presekutuar arsimtarët shqiptar.

Në Shqipnin e jugut përhapja e arsimit shqiptar kombëtar u pengua edhe nga influenca shkatarruese e propagandës greke. Pothuase të gjithë ata që çelën shkolla shqipe në jug, ishin të fesë ortodokse. Qeveria greke me anë të Patriakanës së Stambollit dhe Fanariotëve kishin siguruar të drejtën me çel shkolla për të krishterët për t’u mësuar ortodoksëve të Shqipëris vetëm gjuhën greke. Qeveria greke me anën të shoqatave arsimore të ndryshme çeli me qindra shkolla greke në Shqipërin Jugore, për të futur ndjenjën greke në brezat e padjallëzuar shqiptar. Shqiptarët e krishterë që nuk u përulën politikës së Greqisë u mallkuan dhe u luftuan me çdo mjet. Mbas shumë botimesh e fjaloresh, shkollat moslemane kur bënin mësim në shqip shkruanin me shkronja arabe. Ndersa shkollat ortodokse greke përdornin në shqip shkronja greke. Atdhetarët e klerik katolik dëshironin që gjuha shqipe të shkruhej me shkronja latine.

Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stanboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsise shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste BASHKIMI në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh KONGRESI I MANASTIRIT ose KONGRESI I ALFABETIT.

Në këtë Kongres ishin të pranishëm 150 delegatë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga bashkësitë shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerike, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave, që botoheshin në Selanik LIRIA dhe DITURIA. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptarë te fese moslemane, katolike, ortodoksë, protestante, njerës të ditur, te cilet erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të madh kombëtar. Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesmarrësit ...SA NJË HOXHË, RENDI TA PËRQAFONTE PARA TË GJITHËVE. Kërkesa e nacionalistëve shqiptarë ishte që gjuha jonë shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj osmanllinjve qoftë ndaj grekëve.

Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatiet e tyre, vendosmëria e delegatë vepër t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësise, që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria osmane e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatet e tyre sllavë. Ndre Mjeda, një studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë, si me poshtë:

Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m’shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m’u da s’duron,
fundë e majë nji asht Shqipnia,
e nji gjuhë t’gjith na bashkon.

Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregëtarësh atdhetare shqiptarë. Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bë e njohur në të gjithë Shqipninë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë për të shtypur gazetën e përjavëshme ‘’Bashkimi i Kombit’’ si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore. Çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe. Babë Dudë Karbunara (1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës, të lexonte ungjullin në gjuhën shqipe, dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895 fanatikët i dogjën të tërë shtëpinë.

Papa Kristo Negovani, një prift ortodoks i cili punoi për përhapjen e gjuhës shqipe, në moshën 30 vjeçare, më 12 Shkurt 1909 u masakrua me sëpatë e thika nga të dërguarit e vetë peshkopit ortodoksë grek. Atë natë i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin. Poeti i asaj kohe, Loni Logri shkruajti një vajtim për të, si me poshte:

Papa Kriston e vranë,
Dhe s’ra për të një këmbanë,
Por malet e Shqipnisë
Dhe shpellat e malësisë
Thërrisnin an e mbanë,
Papa Kriston e vranë!

Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani, vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e Jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të autoriteteve osmane dhe Fanarioteve të Stambollit. Tri herë osmanllinjtë ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Më 24 dhjetor 1917, At Stathit i kishte zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, te cilet e vranë, i prenë kokën At Stath Melanit dhe ia çuan në Athinë tek paguesit e vrasjes.

Petro Nini Luarasi (1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemëve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit, Fillaterri, nxorri një lajmërim, me titull MALLKIMI I SHKRONJAVE SHQIPE. Qëndrimi grek i kishës ortodokse ishte aq i vendosur saqëe kush guxonte të këndonte meshën në gjuhës shqipe do të përfundonte me vdekje. Më 1909, qeveria osmane në bashkëpunim me kishën greke dhe sllavët, mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjutha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast.

Për atdhetarët shqiptarë u bë më se e qartë nuk do t’i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, që të dyja kundërshtarë fanatikë të gjuhës shqipe dhe të çdo ndjenjë atdhetare. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptar u ndeshën me tri probleme të mëdha: pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të kualifikuar. Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të kualifikuar të gjuhës shqipe.

Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipëris, nga data 20 deri 27 gushtë të 1909. Në këtë Kongres tetëditore, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet SHKOLLA NORMALE NË ELBASAN një shkollë gjashtëvjeçare për pregatitjen e mësuesve të rinj. Njerës të mësuar në Universitetet e huaja Europjane u gjetën dhe u caktuan për të formuar trupin pedagogjik.

Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte pëhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politikë. Klubi korçar PËRPARIMI u caktua si qëndra financiare, që do të adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja të përhapura anemban Shqipërisë. Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi: PËR MBAJTJEN E SHKOLLËS NORMALE TË ELBASANIT DUHEN PARA, PARA E MË SHUMË PARA. Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatëshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të pregatiste pionierët e arsimit për Shqipërinë që po rilindëte. Drejtori i parë i Normales ishte Luigj Gurakuqi dhe vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me këtë emër. Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909 me 143 nxënës.

Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqëve të gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlonë atdhetarët e ndershëm arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë u internua në Selanik. Zhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.

Dalja në pah e gjuhës shqipe me shkronja latine, provokoi moslemanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perendimore ishte një përçmim për fenë myslimane. Njerës të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Zhonturqëve në Stamboll shoqërinë MAHFELI me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fund të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare në të gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe.

Shoqëria reaksionare MAHFETI me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste ku 7000 njerës protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15000 vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe të dërguara nga Stambolli. Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup moslemanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60000 katolikë dhe moslemanë të ndershëm shqiptar nga Malësia e Madhe organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë, etj. Por turqit nuk deshën t’ia dinin. Atëherë në Mars 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronjua latine dhe protestat kundër vendimit të padrejt të Qeverisë Turke.

Gazeta atdhetare SHKREPTINA e Kajros botoi një momerandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipëris. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin: E GJITHË BOTA E QYTETËRUAR DHE VEÇANËRISHT QEVERIA E PERANDORISË OTOMANE LE TA DIJË MIRË SE TË GJITHË SHQIPTARËT, GEGË E TOSKË, KRISTJAN DHE MOSLEMAN, NUK DO TA PUSHOJNË LUFTËN PËR KËTO TRI KËRKESA, DERISA QEVERIA TË NA I GARANTOJË ATO ME SIGURI. Edhe në këtë luftë shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipërisë dhe pregatiti breza të rinjë atdhedashës.

Megjithëse ky zhvillim kulturor ishte përfytyruar si jo i dhunshëm, shpejt ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësin e Shqipërisë më 28 nëntor të 1912 në Vlorë. Mbas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara kryesisht nga popullsi shqiptare, u pushtuan nga serbët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët e disa u burgosën. Popullata moslemane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ndersa ata familje ortodokse shqiptare që mbetën aty me kalimin e viteve dhe me dhunë u asimiluan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.

Në përfundim të kësaj përmbledhje të shkurtër mbi ARMIQTË E GJUHËS SHQIPE DHE FITORJA E SAJ duhet të kujtojmë amanetin e atdhetarëve të ndershëm, që luftuan e punuan të bashkuar, gegë e toskë, të çdo feje, në Prishtine, Shkup e Tiranë, në Ulqin, Janine e gjetkë, për mos zhdukjen e gjuhës tonë kombëtare. Prandaj, kurrë të mos e braktisim gjuhën tonë amtare shqipe, mos ta lemë të vdesi sa t’kemi jetën, të punojmë dhe të merremi vesh të bashkuar, që sa më gjatë ta ruajmë gjuhën tonë, atdheun dhe zakonet tona të bukura të lashta që rrrjedhin nga pellazgjët tek shqiptarët.

“Origjina e pasunive të mëdha toksore në Shqipni”



Në vitin 1944, revista “Fryma” (shih: “Origjina e pasunive të mëdha toksore në Shqipni”, Nr. 4, prill 1944, fq. 145-146) që dilte në Shkodër si e përmuajshme letraro-kulturore, merrte përsipër të botonte një studim.




Kanë pasunina të mëdha tokësore në vendin tonë vetëm disa pronarë, ish-trashëgimtarë të bejlerëve sundimtarë të Shqipnis. Para se të hyjmë në themel të këtij studimi, asht e domosdoshme të bajmë një dallim midis bejlerëve sundimtarë dhe bejlerëve të tjerë me qëllim që të mos bahen konfuzione. Siç dihet, nën regjimin turk ka pasë në Shqipni dy kategori bejlerësh, përposë atyne që vetquheshin të tillë: bejlerët sundimtarë dhe bejlerët e nderit. Bejlerët sundimtarë ishin ata aristokratë që Sulltani i ngarkonte me dekret që të qeverisnin një krahinë si mbas sistemit feudal të kohës. Bejlerët e nderit ishin të gjithë ata aristokratë që Sulltani, për arësyna shërbimi ose besnikërie u kishte dhanë titullin e beut, pa pasë këta kurrfarë të drejte qeverimi. Ndër ma të ndigjuemit bejlerë sundimtarë të Shqipnis kanë qenë familjet e Vezirëve të Shkokdrës, e Toptanasve të Tiranës, e Vrionasve të Beratit dhe e Pashallarëve të Vlorës. Bejlerët e nderit nuk kanë mungue n’asnji qytet të Shqipnis të math e të vogël. Këta formojshin legjione, prandej asht e kotë me dhanë emna.
Formimi i pasunive të mëdha tokësore në Shqipni ka një origjinë historike dhe shoqnore. Mbas okupimit të vendit tonë prej turqve rreth vjetve 1466-68, u shkatrrue nga themelet qeverimi i Shqipnis prej princërve shqiptarë, shumica e të cilëve u arratisën në dhé të huej, ose u çfarosën tue u vra prej invaduesit. Sulltanët menjiherë mbas shkeljes të Shqipnis organizuen administratën e vendit, tue i lanë qeverimin e çdo krahine ndër duert e një beu të besueshëm, të sjellun nga Anadolli, ose të rekrutuem në Shqipni midis atyne trathtarëve të rezistencës Shqiptare kundra okupacionit të huej.
Tash për me mundë me shpjegue themën tonë na mjafton me dhanë disa njoftime të thjeshta vetëm rreth pjesës të regjimit shoqnuer të ri të vendosun prej ivaduesit në Shqipni: regjimit feudal.
Marrdhaniet e Beut sundimtar të çdo krahine me qeverinë qendrore dhe t’administruemit nga pikpamja fiskale rregulloheshin në mënyrë që do përshkruejmë më poshtë: Sulltani nuk i paguente Beut sundimtar rrogë të caktueme me buxhet, siç u paguhej valijve dhe nëpunësave të tjerë t’adminsitratave të ndryshme kah mbarimi i shekullit XIX dhe deri sa u zbue Turqia prej Shqipnis më 1912, por as dhe t’administruemit ishin detyrue me i pague arkës shtetnore në bazë të nonjë ligje tue u marrë për bazë fuqia kontributeve e secilit. Beu sundimtar, për me u ba ballë shpenzimeve të Qeveris të tij krahinore kishte zaptue, aty ku ndodheshin, të gjitha pasunitë e princërve shqiptarë të rrëxuem nga fuqia ose kishte vënë dorë mbi t’ardhunat e atyne pasunive tokësore të katundeve ma të begatshëm, tue i deklarue me pëlqimin e Sulltanit të gjitha këto pasuni “bejlik”, dmth. pasuni, t’ardhunat e të cilave destinoheshin për shërbimet e parafoluna.
Qeveris qendrore beu sundimtar i pagunte si mbas rasteve një shumë të hollash fikse në vjet, ose një herë vetëm në disa vjet, të holla të nxjerruna jo në bazë të nonjë ligji, por në mbështetje të fuqis arbitrare me të cilën ishte i mveshun me dekret imperial, prej t’administruemve pasunit e të cilve nuk ishin deklarue “bejlik” dhe prej burimesh të tjera. Mirë po, me kalimin e kohës, bejlerët sundimtarë dalë nga dalë, filluen me u sjellë kundrejt pasunive bejlikale si pronarë të vërtetë, dhe posa u organizue në Shqipni sistemi kadastrial, asnjani prej këtyre bejlerëve nuk mungoi me regjistrue pasunit e sipërme si prona të veta, tue u përfshi në to toka të tana katundesh, me mulinj e tjera, pa përjashtim edhe të shtëpive të bujqve. Që kështu, bejlerët sundimtarë, tue përfitue prej sistemit qeveritar të kohës së kalueme, vunë dorë pa të drejt mbi shumë prona të t’administruemve të tyne, dhe i përvetsuen këto tue i kthye në pasuni private. Këtu e ka burimin ekzistenca e të gjitha atyne pasunive tokësore të mbëdha në Shqipni, të zotnueme edhe sod prej disa pronarësh privatë, trashëgimtarë t’atyne ish bejlerëve sundimtarë që bamë fjalë ma nalt.
Po t’ishte rregullue me drejtësi gjendja e pasunive bejlikale në Shqipni nga ana e qeveris Otomane mbas vumjes në fuqi të sistemit t’emnimit personal të valive dhe nëpunsave të tjerë t’imperatoris dhe shpërblimit të tyne me rrogë të caktueme për shërbimet që kryejshin, ato pasuni duhesh t’u ktheheshin të zotve dmth. atyne bujqve që i punojshin brez mbas brezit, sepse pronat e parafoluna nuk ishin pasuni personale e beut sundimtar, por vetëm nji pjesë e t’ardhunavet të tyre ishte destinue me kontribue në përmbushjen e një funkcjoni publik.
Por drejtësia, tue pasë vend aplikimi në këtë botë, dhe sidomos për ne Shqiptarët, bejlerët edhe kur u çveshën “de jure” nga pushtetet e tyne të qeverimit, mbajtën dhe vazhdojnë me i mbajtë edhe sot, në dorë, të gjitha pronat bejlikale si pasuni të ligjshme. Tash konfiskimi i tyne i thjeshtë nga ana e Qeveris Shqiptare asht i zorshëm dhe hasë në vshtirsina juridike, mbasi këtu ndërhynë dispozitat e ligjvet civile mbi parashkrim. Por bame këtë studim vetëm sa me e parashtrue çashtjen mbasi ka një karakter aktualiteti tash që asht tue u folë për reformën Agrare dhe për përkrahje të bujqve. R.A.

ENCIKLOPEDI GJERMANE 1844-1872: TERRITORET E BANUARA ME SHQIPTARË 91400 KM²


Nga Ramiz Selimi


Shkrimet në ketë Enciklopedi janë përfshirë nga viti 1844- 1872. Historianët e kohës si Cyprien Robert, Josef Müller, Hahn dhe Bopp, kanë vizituar personalisht vendet shqiptare duke marr informacione nga dora e parë, gjithashtu ata janë shërbye me material nga historia italiane dhe asaj turke të kohës. Ky leksikon tregon qartë, se si Evropa i shikonte shqiptarët nga këndi i saj i vështrimit. Është mirë që opinioni ynë të informohet se si popujt tjerë na kanë mësuar ne në Histori.
Që nga kjo kohë kur është shtyp ky libër, populli shqiptarë është ballafaquar me shumë luftëra, me shumë sfida, me shumë probleme jetësore që kanë ndikuar drejtpërdrejt në lëvizje të popullsisë shqiptare. 91400 km² ishte sipërfaqja ku jetonin shqiptarët, në ketë enciklopedi përshkruhen shumë mirë kufijtë shqiptar, malet, lumenjtë,liqenet, qytetet, detet si dhe Gjiri i Artës. Edhe për nga numri i banorëve konsiderohej si vend me rëndësi, pasi mendohej se ishte diçka më i madh apo i barabartë me fqinjët.
Imazhi i dytë për shqiptarët në ketë libër është banimi i tyre në një banesë të vogël prej guri, në shumicën e rasteve me dy dhoma. Bie në sy mikpritja e ngrohtë shqiptare, ku para këtyre shtëpive qëndronin dy burra një grua dhe një fëmijë. Burrat kishin të veshur me shajakë e këmishë të bardhë, me jelekë të zi përmbi si dhe me plisin/kësulën e bardhë që mbanin mbi krye. Pastaj bie në sy organizimi i mirë sportiv dhe social, si çdo fshat kishte fushën sportive. ku zhvillonin aktivitete sportive të dielave, si dhe vendin qendror ku bëheshin korrje shirjet.
Këta historian shpjegojnë rrugëtimet e vështira për shkak të terrenit, mungesës së përgatitjes së nevojshme profesionale, duke u marrë shumica e popullsisë vetëm me bujqësi dhe blegtori, e pak nga ta edhe me tregti. “Qafat, nëpër të cilat rrjedhin ujërat, kanë faqe shkëmbore të thepisura. Kullotat janë mesatare dhe shumë të varfra. Jeta e banorëve është e vetmuar, në kushtet e një banditizmi të madh.”
Kur vjen puna te veshjet, shkruhet për veshjen e grave nga fiset malësore” Ata vërejnë se kësula është një element që e gjen si në viset e Gegërisë dhe në ato të Toskërisë; fustanellën e shqiptarëve toskë e cilëson “të zakonshme”; ndërsa zakoni i malësorëve për të mbajtur thesin mbi shpinë, i kujton çantën e shpinës së banorëve të alpeve.
Ata shkruajnë edhe për besimin i cili ishte i lidhur me ndarjen fetare, shqiptarët prezantohen si popull që kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar. Shqipëria më veriore, si Kosova e sotme dhe sanxhaku ishin të pastër etnikisht e të ndarë në vija etnike dhe i përkisnin besimit katolik-romakë. Pikërisht në ketë shekull kishte filluar konvertimi i popullit shqiptarë verior në myslimanë. Shqipëria e mesme ishte e angazhuar për fenë katolike greke, ndërsa Shqipëria në jug ishte kryesisht popullsi e banuar nga besimi myslimanë.
Në të kundërtën në jug, megjithatë, shqiptarët dhe grekët ishin shpesh të përzier dhe gjuhët e dy popujve shpesh dëgjoheshin si alternativa, ata përdornin gjuhën e njeri-tjetrit. Në bregun e detit pothuaj të gjithë njerëzit flisnin greqisht përveç gjuhës së tyre amtare. Vetëm në shtëpi, në familje, gjuha shqiptare ishte ende në përdorim edhe pse sundonte Ali Pashë Tepelena.
Por, ata thonë se mbi të gjitha, Greqia ishte i mbipopulluar me shqiptarë dhe ata e formonin shumicën e popullsisë në Böotia, Atikës, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis ishin të banuar vetëm me shqiptarë, gjithashtu edhe ana jugore e Euböa dhe pjesa veriore e Andros është ekskluzivisht e banuar me shqiptarë.
Nga këndi ynë i vështrimit, apo të asaj që kemi mësuar ne, këtu ka fjali që nuk na pëlqejnë ose duken që nuk janë nga ana e këtyre historianëve. P.sh fjalia:” ata tregojnë një shkallë të konsiderueshme të përbuzjes për gratë e tyre, që në të vërtetë i trajtojnë një klasë më ulët se burrat”, ose tjetra fjali:” Shqiptarët në përgjithësi janë njerëz të moderuar në biseda dhe kursyes të mirë, por ne kemi vërtetuar se ata janë shumë dembel dhe injorant, me mungesë diturie”! Një fjali tjetër që kuptohet keq në perëndim është kjo:” Vjedhjet në vendet publike nuk i konsiderojnë si një turp, por vjedhjet sekrete i konsiderojnë të turpshme dhe të dënueshme”!
Përkthimi
”Enciklopedi e vitit 1874 Shqipëria”
Shqipëria (shqip Skiperi, turqisht Arnaut), me një gjatësi 450 km dhe gjerësi-
90-135 km. Vend bregdetarë që shtrihet përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, ka një sipërfaqe prej rreth 91.400 km ² dhe rreth 2,350,000 banorë-
Kufijtë e saj të cilat janë dhënë, janë pak a shumë në përputhje me dokumentet e kohës, Shqipëria kufizohet:
• në veri me Mal të Zi, Bosnjë dhe Serbi,
• në lindje me Bullgarin e lartë, me Maqedoninë, me Thesalinë,
• në jug me Greqinë dhe të Gjiri i Artës
• në perëndim me detin Jon dhe detin Adriatikut.
Shqipëria është një vend me plot male dhe shkëmbinj, pra nga këtu e ka edhe emrin “Skiperi” (vendi i shkëmbinjve). Të gjitha malet janë të egra, të pjerrëta, me plotë lugina dhe kanione të thella. Në veri në kufirin e Malit të Zi qëndron mali i Komanit, në verilindje të vendit gjenden malet e Sharrit, në jug-perëndim të Liqenit të Ohrit shtrihen malet e Tomorit, në juglindje janë malet e Gramozit dhe prej këtu vijnë malet nyje të Meqovës (Zygos), pastaj malet e sipërme të Aspropotamotal. në jug vargmalet lindore të Pindit dhe vargmalet perëndimore të maleve Tsumerka, të cila shtrihen deri të Gjiri i Artës. Shumë prej vargmaleve përfundojnë në drejtim të detit në cepa të pjerrtë, p.sh. kepi Linguetta, kepi Laghi, kepi Pali, Rodoni.
Shqipëria është e pasur me uji. Por vetëm disa lumenj kanë gjatësi mbi 150 km, me përjashtim të lumit Drin që derdhet në Liqenin e Ohrit, të gjithë lumenjtë tjerë janë lumenj bregdetarë. Të lundrueshëm janë vetëm Drini, Vjosa, Shkumbini dhe Buna, por vetëm për pak kilometra. Nga liqenet që duhet përmendur janë në veriperëndim Liqeni i Shkodrës (Skutari), 550 km². Në qendër liqeni i Ohrit dhe në jug liqeni i Janinës. Bregdeti posedon shumë Porte dhe disa Gjinj të mëdhenj, për shembull: Gjiri i Artës, i Vlorës, i Durrësit dhe ai i Drinit, kurse në jug bregdeti është i pjerrët të Cape Linguetta, në veri është rrafshinë dhe me i cekët deri në grykën e Drinit.
Klima është shumë e ndryshme, në kodra e lartësi e egër dhe ftohtë, në lugina me e butë dhe e bukur, shpesh e nxehtë me klimë afrikane. Prandaj, edhe në prodhimin bujqësor ka diversitetin më të madh. Përderisa në pjesën e prapme të maleve toka jep drithërat, edhe luginat të dhurojnë frytet e lëngshme të Jugut, madje edhe pemë palme tropikale rriten në vende të mbrojtura, me diell në ajër të hapur.
Popullsia është e përhapur mbi kodrat dhe luginat. Shumë nga qytetet dhe kështjellat e panumërta shtrihen mbi majat e maleve. Forma e jetesës janë,si në kohërat e kapitenit Klephten, me vetëdije të njëjtë, si dikur të baronëve gjermanë grabitës. Banorë janë (rreth 3.200.000) në rrënjën e popullit shqiptar kryesisht (Arnaut Turke) ose Skipetar (njerëz mali), siç e quajnë ata veten e tyre. Ky është një popull i lashtë, i cili ka mbijetuar dy mijë vjet në mes stuhive dhe luftërave të shumta në rezidencat e tij duke u numëruar të familjet e kombeve të madha, që nga koha e Aleksandërit të Madh identifikohen me pasardhës të Ilirëve, por referuar më parë në mënyrë të pasigurt janë identifikuar si pasardhës të trakëve.
Në gjysmën veriore të vendit, popullsia shqiptare është pothuajse etnikisht e pastër, e papërzier me kombet sllave, boshnjakët dhe malazezët, një ndarje e ashpër etnike. Në të kundërtën në jug, megjithatë, shqiptarët dhe grekët janë shpesh të përzier dhe gjuhët e dy popujve shpesh dëgjohen si alternativa, ata përdorin gjuhën e njeri-tjetrit.. Në bregun e detit pothuaj të gjithë njerëzit flasin greqisht përveç gjuhës së tyre amtare. Vetëm në shtëpi, në familje, gjuha shqiptare është ende në përdorim.
Kjo e fundit vlen edhe për pjesën e mbetur të gjuhës së vjetër Thrako-Ilire, ku sipas Bopp, kjo gjuhë është një degë e pavarur e fisit indo-evropian, por e përzier me fjalë greke, romake, gjermane, sllave dhe turke. Gramatika e gjuhës shqipe mungon, pasi për të shkruar përdorën shkronjat greke,alfabeti grek, material i marrë me kusht në Lecce (Romë 1716), në “Tabelat Krahasuese” (Hall 1822), (Xylander Frankfurt 1835), Rossi (Roma, 1866), një Blanchi fjalor (ibid., 1635). Krahasime edhe nga Bopp, duke përdorur gjuhën shqipe (Berlin 1855).
Besimi është i lidhur me ndarjen fetare, që nga koha kur Ali Pasha prezantoi dhe vendosi sistemin e tolerancës fetare, Islamit dhe të Kishës Katolike në publik, ata kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar. Shqipëria më veriore është e angazhuar dhe i përket besimit katolik-romakë, Shqipëria e mesme është e angazhuar për fenë katolike greke, ndërsa Shqipëria në jug është kryesisht popullsi e banuar nga besimi myslimanë.
Shqiptari për nga madhësia është i ndërtuar me figurë të mesme, ka një fytyrë ovale me nofulla të spikatura, një qafë të gjatë, një gjoks të gjerë dhe një ecje të drejtë krenare. Një nga virtytet e tij kryesore është mikpritja, për shkak të trimërisë së tij dhe këmbënguljes janë njerëz të njohur që nga kohërat e lashta. Armët e tyre janë dy pistoleta në brez, një shpatë (Atagan) armë të gjatë, apo shpatë të shkurtër që është pak e lakuar përpara. Në pamje duken të vrazhdë por janë krenarë në natyrën e tyre, ata tregojnë një shkallë të konsiderueshme të përbuzjes për gratë e tyre, që në të vërtetë i trajtojnë një klasë më ulët se burrat.
Kostumi e grave është i dobët dhe zakonisht përbëhet nga lecka të pambukut të trashë, fustanet janë shumë të gjera, të punuara nga leshi, një veshje tipike e tyre, vajzat e reja shpesh bartin kapele nga llamarina dhe monedha të vogla të kapura në flokë. Veshja e njerëzve të zakonshëm të gjinisë mashkullore përbëhet nga një këmishë dhe pantallona pambuku të materialit të njëjtë, me një ngjyrë të bardhë, palltot e tyre janë të punuara nga leshi, me krahë të gjerë e të hapur, mbi kraharor mbajnë një shami të bardhë leshi e cila së bashku me një gjilpërë argjendi shpesh kthehet e varur në një copë të ngushtë, për të mbajtur thesin mbi shpinë. Kurse një pjesë e popullit nga mesi në jug mbajnë fustanella valë,valë të gjera. Koka e tyre mbulohet nga Plisi (Kësula), është një element që e gjen në të gjitha viset e Gegërisë dhe në ato të Toskërisë, ato i kanë gjithashtu nga pambuku. Rripi, në shumicën e rasteve është i dekoruar me argjend dhe i përpunuar me një art të lart, rripi është i lidhur vetëm me një mbërthyese ku në të ka të mbërthyera dy pistoleta. Gjatë stinës së verës, Palltot dhe xhamadanët zëvendësohen me xhaketa të lehta. Kostumet e Kapitenëve të rinj janë të nga materiali kadife, të qëndisura me ar dhe argjend.
Shtëpitë e shqiptarëve zakonisht përbëhen nga një kat përdhes dhe në shumicën e rasteve me dy dhoma, e me përjashtim të ndonjërit që ka vetëm një dhomë. Në njërën nga dhomat ruhet Misri, Drithërat dhe Rrushi, të cilat i spërkatin me kripë për të pasur një qëndrueshmëri. Secila shtëpi ka nga një kopsht të gjelbër dhe secili fshat ka nga një lendinë të gjelbër për lojërat e sportit, kryesisht lojërat zhvillohen të dielave. Gjithashtu secili fshat ka sheshin e vet qendror në formë rrethi, të mbajtur shumë pastër, pasi aty fshatarët bëjnë korrjet e drithërave me kuaj
Ushqimi i shqiptarëve përbëhet kryesisht nga perimet. Vera e rrushit, është pije që e konsumojnë tradicionalisht, por ata punojnë një lloji edhe më të fort të Verës një lloj “brandy” që e quajnë Raki, këtë e përfitojnë nga rrushi, misri dhe elbi. Shqiptarët në përgjithësi janë njerëz të moderuar në biseda dhe kursyes të mirë, por ne kemi vërtetuar se ata janë shumë dembel dhe injorant, me mungesë diturie. Vjedhjet në vendet publike nuk i konsiderojnë si një turp, por vjedhjet sekrete i konsiderojnë të turpshme dhe të dënueshme. Shqiptarët e dashurojnë muzikën, këngët dhe vallet i kanë pasion. Instrumentet e tyre janë Fyelli, tingujt e timpanit, pastaj lloji kitare me tre-faqe, me një qafë të gjatë dhe një barkë i rrumbullakët i vogël, e cila është luajtur me një plectrum dhe me një tubë gjysmë të gjatë.
Punësimi i tyre, shqiptarët janë ose barinj ose bujq. Burimet natyrore i kanë të kufizuara, objektet kryesore të bujqësisë janë luginat pjellore, ku shumë njerëz janë të përqendruar në mbjelljen e drithërave si, misër, grurë, elb, hardhia, ulliri dhe duhani. Ata eksportojnë drithëra, lëndë druri, vaj, duhan, pambuk, lesh, etj. Rreth 50 Anije të mbushura me grurë eksportohen çdo vit në Ishujt e Jonit, Itali dhe Maltë. Gjithashtu një sasi e admirueshme e drurit për ndërtim rrit brigjet e portit që presin për tu eksportuar. Duhani rritet dhe kultivohet, veçanërisht në Shqipërinë e Epërme. Pambukun e pasqyrojnë shqiptarët e Thesalisë, ata prodhimet e tyre i dërgojnë në portet Greke dhe Italiane të detit Adriatik. Prodhimi i vetëm nga produktet që faturohet është stofi i trashë nga leshi. Megjithatë, shqiptaret kane nevojë për produkte tjera, ata importojnë: Sheqer, kafe, metale, rroba, armë zjarri, pajisje mekanike, barut, etj. Tregtarët shqiptarë janë të lidhur ngushtë me shtëpitë greke në Trieste dhe me shtëpitë malteze, duke blerë mallrat e nevojshme, ata marrin mallrat britanike, që janë me te kërkuara.
Ndarja politike e tokës shqiptare është në pronësi aktualisht të disa vilajeteve Shkodra (Shqipëria e Veriut) dhe Janina (Shqipëria Jugore), Shkupi (Shqipëria Verilindore), Manastiri (Shqipëria e mesme). Qytetet më të rëndësishme janë qytete bregdetare si, Durrësi Vlora dhe Preveza, qytetet tjera me rëndësi janë: Shkodra, Shkupi, Alhissar, Kruja, Elbasani, Berati, dhe Arta, në rajonet malore lindore Prizreni, Peja, në juglindje Ohri, Manastiri dhe Janina.
Emri i shqiptarëve dhe kryeqyteti i tyre Albanopolis është përmendur për herë të parë nga Ptolemeu. Me fjalën apo emrin e tyre Alban, ata paraqiten më vonë (në shekullin e 12.), si luftëtarët më të mirë dhe më të mëdhenj, si fisi më trim nga ilirët, si fis trashëgimtarë të denjë të Ilirëve. Trimërinë e treguan shpesh në luftën kundër grekëve dhe të Perandorisë Lindore për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë e saj më vonë. Turqit pasi e pushtuan vendin e shqiptarëve i ndryshuan emrin nga Albanon në Arnaut.
Shqiptarët janë të ndarë në dy degë kryesore, Toskë në jug të Shqipërisë dhe Gegë në pjesët qendrore dhe veriore të Shqipërisë. Megjithatë ata nuk janë të përkufizuar vetëm në shtëpitë e tyre të Shqipërisë dhe nuk e përmbushin krejt këtë vend. Ata jetojnë edhe në perëndim të Serbisë, së bashku me pjesët turke të Bullgarisë, madje edhe në Austri jetojnë shqiptarë si (në Dalmci në Zara dhe Pola) dhe Italinë jugore (Puglia, Calabria, Sicilia) ku ka kolon shqiptar. Por, mbi të gjitha, Greqia është i mbipopulluar nga ana e tyre dhe ata e formojnë shumicën e popullsisë në Böotia, Atikës, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis janë të banuar vetëm me shqiptarë, gjithashtu edhe ana jugore e Euböa dhe pjesa veriore e Andros është ekskluzivisht e banuar me shqiptarë.
Në kohët e lashta, Shqipëria e përbënte një pjesë të Epirit dhe banorët e saj janë konsideruar të egër dhe luftëdashës, luftënxitës. Kurse nga bregu i detit ka depërtuar kultura greke, siç dëshmohet nga mbeturinat e shumta të Antikës. Nën sundimin e Mbretit Pirro vendi shqiptarë ka luajtur një rol të rëndësishëm në histori (një kohë të shkurtër) derisa ajo ishte thyer brenda veti në shumë komunitete të vogla të cila ranë në varësi të Maqedonisë. Rreth 200 P.E.S, fillon nënshtrimi e vendit nga romakët. Qytete të shumta filluan të ngritën në brigje të detit: Apolonia (tani Polina) ishte qendra apo selia e zhvillimit të shkencave. Durrësi (Dyrrachium) me anë të tregtisë ishte bërë i madh dhe i pasur. Në vendet malore, megjithatë, ishte ruajtur gjuha e vjetër dhe zakonet e tyre. Me lëvizje të popullsive dhe migrime të shumta edhe në Shqipëri u zhduk sundimi romak. Barbarizma të paparë deri atëherë rezultuan në shekullin 7, 8 dhe 9 me pushtimin e tokave Ilire nga fiset sllave. Ata zaptuan toka Ilire vranë njerëz dhe digjen gjithçka shqiptare. Pjesë e madhe e popullsisë Ilire u asimilua në sllav. Nga viti 870 Ohri ( Lychnidos vjetra) ishte kryeqendra e një Princi të Bullgarisë. Vetëm pas rënies së këtij sundimi tepër të egër sllav (1018), popullsia ilire që ju kishte mbijetuar këtyre furtunave, filloj të kthehet përsëri në zotërimin e tokës së tyre dhe ushtrimit të gjuhës së tyre. Me Perandorinë Bizantine, shqiptarët pothuaj se ishin vazhdimisht në luftë, ku njerëzit ishin shumë të shqetësuar, kishte grabitje dhe vrasje të përditshme. Pastaj pasuan betejat e gjata me turqit. Tashmë në vitin 1380 të krishterët, shqiptarët së bashku me sllavët dhe hungarezët luftuan kundër Turkut. Në betejën e tmerrshme të Kosovës me (1389) kundër Islamit, ushtria shqiptare kishte humbur boshtin e saj në ketë betejë duke pesuar humbje të mëdha në njerëz. Pas kësaj beteje shumë fise shqiptare emigruan në zonat pabanuara shqiptare, në bjeshkë dhe male, në tokat e boshatisura të Atikës, Thesalisë dhe Morës duke lënë tokat e pjellëshme në duar të armikut. Ata themeluam qytete të shumta shqiptare koloniale, të cila më vonë kontribuuan dhe benë rezistenca të guximshme me turqit e sulltan Pajazidit dhe sulltan Muratit. Shqiptarët në ketë kohë mbushen gradualisht me çadrat, stanet dhe kasollet e tyre të gjitha malet.
Historia me e ndritur shqiptare e asaj kohe është e lidhur ngushtë me emrin e Skënderbeut, princi i cili guximshëm për 25 vjet me radhë mbrojti trojet e veta.
(Nga viti 1443-1467), më shumë heroizëm të paparë, si dhe fat kundër tërë pushtetit të Turqisë (Superfuqi e kohës) luftuan me vite të tera me plot sukses ketë pushtues, përderisa vjehrri i tij, Acatina Topia, shfaqet në jug duke mbuluar jugun e Shqipërisë. Edhe pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët për një kohë luftuan kundër osmanëve, e njohur është mbrojtja e Shkodrës dhe një nga betejat e fundit të tyre të periudhës.
Me marrëveshjen e paqes në mes të Venecianëve dhe Turqve më 1478-të, Shqipëria u bë krahinë turke, mirëpo ky vend asnjëherë nuk u qetësua. Që nga mesi i shekullit 17, islami filloi gjithnjë e më shumë të depërtojë në Shqipërinë e deri atëhershme të krishtere. Po ashtu shqiptarët u dërguan edhe në shërbimet ushtarake të turqve, në luftëra të shumta që bënin ata .Shqiptarët formonin thelbin e armatës turke, ata ishin komando dhe ishin ushtarë të mirë, që Turqia i dëshironte medoemos në radhët e veta. Udhëheqësit më trima të ushtrisë osmane më së shpeshti ishin shqiptarët. Po edhe në vendet punuese të administratës së perandorisë, shqiptarët gjithnjë e më shpesh zinin vend.
Edhe kur Rusët në vitin 1770 i nxitën Grekët në kryengritje kundër Turqve, këta të fundit i dërguan fqinjët shqiptarë kundër popullit fatkeq Grek, e të cilët të gjithë urrejtjen e lashtë të tyre ndaj grekëve dhe dëshirën e tyre për të vrarë e lëshuan në shfrenim. Ali Pasha (Princ), i pari i Tepelenës, në këtë kohë fillojë udhën e tij të çuditshme. Pakë nga pakë e solli gjithë Shqipërinë nën sundimin e tij. Mirëpo kur ai tentojë që nëpërmjet vrasjeve dhe tradhtive ndaj shokëve shqiptarë të lartësohej si despot i plotfuqishëm, këta për ta shmangur ketë u hodhën në anën e osmanëve, dhe kështu fuqia e ngritur nga ai (1822) shpejtë u thye.
Lufta 40 vjeçare e Aliut për të forcuar pozitën e tij, e cila u zhvillua po thuaj se pa ndërprerje, dhe populli luftarak u kalit në jetën e egër sa që pas rrëzimit së despotizmit, shpërtheu revolucioni Grekë, që i hapi udhë dhe një rast të mirë popullit Grek për plaçkitje. Shqiptarët muhamedanë u hodhën në anën e Turqëve, të krishterët, veçanërisht në bjeshkët jugore banorët e”Armatolen”dhe”Klephthen”(d.m.th Suliotët), u hodhën në anë të grekëve. Pjesa më e madhe e të krishterëve në këtë luftë të gjatë kundrejt vëllezërve të tyre muhamedanë u munden.
Pas betejes tek”Navarino”dhe njohjes së pavarësisë së grekëve, veprimet e egra të shqiptareve tani u kthyen kundrejt turqve. Nën udhëheqjen e Arslan Beut dhe Mustafa Pashës së Shkodrës, ata lartësuan flamurin e kryengritjes, morën udhëheqjen e kryengritjes në duar. Në këtë lidhje u fut edhe Pasha i Bagdatit, Dauti ndërsa Mehmed Aliu nga Kajro hidhte zjarr me ari mbi. Perandoria duhej të sulmohej nga të gjitha anët. Po në këtë kohë u paraqit Reshid Pasha me tërë ushtrinë turke, i cili më parë kishte vendosur paqe me rusët në Adrianopole. Tradhtia, i hapi udhën e suksesit drejtë qëllimit. Ai i ftojë të gjithë prijësit shqiptarë në Manastir, me qëllim të mënjanimit të konflikteve, pasi ai u kishte premtuar fjalën e tij të nderit për kalimin e sigurt, se nuk do tu ndodhë asgjë, por në realitet kështu ata ranë në kurthë. 400 prirës shqiptarë erdhën në një rrethim të fortë në Manastir, mirëpo besa e dhënë u kthye në tradhti, ata u vranë dhe masakruan nga Rashid Pasha, me çka shpejtë pasojë nënshtrimi i vendit.
Por një revoltë e popullsisë myslimane shpërtheu me 1843 në Shqipëri për shkak të rekrutimit të trupave. Kjo revolt u përhapë me shpejtësi mbi zonat malore të Rumelisë deri në brendi të Bulgarisë. Omer Pasha me ushtri së pari i goditën shqiptarët në Kaplanly duke i thyer dhe pastaj i nënshtrojë ata nëpërmjet kuvendit të Kalkandelen duke okupuar Prishtinën, ata okupuan tërë provincën shqiptare. Një kryengritje e re nga shqiptarët në verën e vitit 1847 u shtyp shpejt. Gjatë revolucionit grek të vitit1854, edhe Shqipëria bënte lëvizjet dhe përgatitjet për kryengritje, por një shpërthimin kryengritjesh këtë vit nuk kishte
Literatura:
• Cyprien Robert, Les Skllevërit de la turquie (Paris, 1844, botim i ri për 1851 vazhdoi në 1852, 2 Vols, i Fedorovich gjerman, Dresden, 1844, 2 Vols)
• Josef Müller, Shqipëria dhe Rumelisë, statistikore-topografike Përfaqësimi (Pragë 1844)
• Hahn, Studime Shqiptare (Jena 1854)
• Hahn, greke dhe shqiptare zanash përrallë (Leipzig, 1864, 2 Vols)
• Hahn, përmes territorit të Drinit dhe të Vardarit në vitin 1863 (Vjenë 1870)

Washington Post: Kisha mbi njëmijë vjeçare në Prizren, dëshmi për rrënjët katolike të shqiptarëve


E përditshmja amerikane The Washington Post, ka bërë një hulumtim për rrënjët e shqiptarëve të Kosovës në aspektin religjioz.

Sipas hulumtimit të kësaj gazete, del se rrënjët e hershme të myslimanëve kosovarë i përkasin pikërisht religjionit katoliko-roman.

Në fshatin Gjonaj të rajonit të Prizrenit, ekziston një kishë e vjetër më shumë se njëmijë vjeçare e cila është njëra nga dëshmitë për rrënjët katolike të shqiptarëve, transmeton prizrenpress.
Çelësat e kësaj kishe i mbajnë serbët të cilët edhe thonë se u përket atyre, mirëpo banorët e atyshëm thonë se kjo kishë u përket shqiptarëve dhe ka qenë e tyre deri në konvertimin e fshatit në Islam.
Një banor i këtij fshati, i cili njëkohësisht është edhe prift ka thënë se beson që i gjithë Ballkani ka qenë me religjioz katolik, dhe sipas tij, janë pikërisht objekte të tilla fetare, si kjo kishë në Gjonaj që e dëshmojnë përkatësinë fetare të shqiptarëve dhe ballkanasve në kohën e dominimit dymijë vjeçar të Perandorisë Romake.
Pasi që Kosova kaloi nën regjimin otoman, nga pjesa e parë e shekullit 15 e deri në vitin 1912, pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës u konvertuan në Islam.
Mirëpo, përkundër asaj që pjesa më e madhe e rajonit të Brodit tashmë janë myslimanë, shumica e banorëve të këtij rajoni e përkrahin këtë hulumtim dhe kanë shprehur interesim për zbulimin e rrënjëve të tyre të kamotshme e pothuajse të harruara.
“Kjo është historia e kombit tonë”, ka thënë Ademi.
“Paraardhësit tanë kanë qenë katolikë dhe këta janë hapat tanë të parë për zbulimin e rrënjëve tona”, ka shtuar ai.
Zyrtarisht 90% e popullatës së Kosovës i takon besimit islam, ndërsa vetëm 3% e tyre atij katolik.
Mirëpo, përkundër këtyre të dhënave, prifti katolik Dodë Gjergji mendon se këto shifra fshehin afinitetin e vërtetë shpirtëror të kosovarëve. Sipas Gjergjit, vetëm 10% e popullatës kosovare e praktikojnë besimin mysliman, ndërsa pjesa tjetër janë sekularë.
“Besimi islam nuk është diçka që shqiptarët e kanë marrë vullnetarisht, por ka qenë diçka që ju është imponuar”, ka thënë Gjergji.
“Historia kristiane është më e fortë se historia otomane”, ka shtuar ai, duke folur për Washington Post.
Gjergji ka thënë se është mjaft i kënaqur me rritjen që ka shënuar religjioni katolik në vitet e fundit.
“Jemi shumë të kënaqur për shkak se në këtë kohë pasigurie duhet guxim i madh që dikush të deklarohet se dëshiron të kthehet në rrënjët e veta”, ka thënë ai.
Po ashtu, në Kosovë nuk mungojnë as familjet ku bashkëjetojnë dy fetë, ajo myslimane dhe katolike.
Agron Bytyqi, ish-ushtar i UÇK’së, tani piktor dhe profesor i artit në Universitetin e Prishtinës, tregon se është rritur me babain katolik dhe nënën myslimane.
“Si fëmijë nuk e kam ditur se çfarë religjioni i përkas, por pasi jam rritur kam pasur lirinë për të zgjedhur njërën nga të dyja fetë”, thotë Agroni, i cili është pagëzuar tek në vitin 1995.
Në anën tjetër, feja katolike njeh edhe “Laramanë”, të cilët e fshehin besimin e tyre të vërtetë. Epiqendra e këtij komuniteti është në lindje të Kosovës. Gjysma e shtëpive të fshatit Zhegër janë laramanë, për shembull. Ata nuk kanë kishë në fshat, por janë të njohur për ndezjen e qirinjve dhe lutjes në shtëpi sipas traditave katolike.
Një “Laraman”, Rexhep Sejdiu, jeton në Zhegër që 38 vite dhe është pronar i një pompe të benzinës.
“Ndjehem katolik”, ka thënë ai, duke shtuar se shumë rrallë e diskuton çështjen e religjionit jashtë familjes së tij. Ai e viziton kishën në Jakaj fshehurazi gjatë natës ndërsa ditën bëhet mysliman.
“Laramanët frikësohen të deklarohen si katolikë”, ka thënë prifti.
Sipas priftit, kjo ndodh sepse nëse e bën publik që i takon besimit katolik mund të shkaktojë probleme, një ndër të cilat është privimi nga martesa i fëmijëve të tyre.
“Laramanët” nuk deklarohen si katolikë për shkak se mendojnë se nuk do të mund të jetonin në stilin e jetës që dëshirojnë. Marre nga Telegrafi.com

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...