Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/22

Veprimet dhe deklaratat nxitëse nga Serbia mund të shihen si ‘retorika destabilizuese'


Zgjedhjet presidenciale në Serbi ka shumë gjasa që të ndikojnë jo vetëm tek serbët që jetojnë në Kosovë, por rrjedhimisht edhe në procesin e dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kanë theksuar autoritetet në Kosovë.

Ciklet zgjedhore në të dyja vendet, thonë zyrtarët në Prishtinë, kanë shtyrë për një afat zhvillimin e dialogut dhe njëkohësisht edhe proceset e ndërlidhura me zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi janë paraparë të zhvillohen në pranverën e këtij viti, jo më shumë se një vit pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në këtë vend.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se fushatat zgjedhore dhe deklaratat nxitëse gjatë zgjedhjeve në Serbi, ‘gjithnjë kanë reflektuar edhe në Kosovë’.

?Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Rel-it se fushatat zgjedhore që ndodhin në Serbi provojnë një marketing politik në dëm të marrëdhënieve mes dy shteteve duke ‘bllokuar procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve”.

“Gjatë këtyre gjashtë viteve të dialogut, sa herë që ka pasur zgjedhje në të dyja shtetet, kanë ndikuar në ngadalësimin e dinamikave të dialogut. Ne jemi dëshmitarë kur vitin e kaluar Serbia përsëri pati zgjedhje nacionale dhe diku nga fillimi i vitit deri në fund të gushtit kishim një lloj bllokade në dialog”, tha Tahiri.

Ministrja Tahiri tha se veprimet dhe deklaratat nxitëse nga Serbia mund të shihen si ‘retorika destabilizuese’ dhe si pjesë e agjendave të reja dhe ambicieve gjeo-politike që Rusia po i shfaq ndaj Ballkanit. Sipas saj “Serbia shpesh i kthehet mentalitetit të vjetër”.

“[Serbia] në vend se të bëhet një faktor jo-stabiliteti duhet të ndryshojë dhe të bëhet një faktor stabiliteti, të ketë prirje dhe sjellje evropiane. Alternativat e tjera që është duke i përdorur janë në dëm të vetë Serbisë. Dhe unë pres se Serbia tani e tutje ta ulë zërin, sepse edhe administrata e re amerikane e ka bërë të qartë politikën e vet të jashtme në raport me Ballkanin dhe Kosovën, ku është thënë qartë se vazhdon mbështetja në raport me Ballkanin dhe Kosovën”, tha Tahiri.

Zgjedhjet presidenciale serbe pritet që të përfshijnë edhe Kosovën me pjesëmarrjen e qytetarëve serbë të Kosovës në to, ka thënë deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq.

Ai tha se zgjedhjet në Serbi ‘natyrisht se kanë ndikim në Kosovë pasi ato do të organizohen edhe në vendet e banuara me popullatë serbe në Kosovë’, por nënvizoi se pavarësisht ‘fjalorit të përdorur në fushatën zgjedhore nuk do të ndryshojë raportet në bisedimet që zhvillohen në Bruksel, por do të mund të ndikojë në një shtyrje të shkurtër të tyre deri në përfundim të zgjedhjeve”.

“Ngadalësimi i dialogut mund të ndodh, por ai ngadalësim nuk do të jetë për një kohë të gjatë. Eventualisht mund të shtyhet, në një formë, për një periudhë relativisht të shkurtër. Përndryshe nuk pritet shtyrje e gjatë”, tha ai.

Zgjedhjet në Serbi, thonë analistët në Kosovë, mund të ndikojnë në dinamikën e dialogut që po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e BE-së dhe mund të ‘ngrisin tensione të caktuara në Kosovë’.

Driton Selmanaj njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, tha se nga ajo që është parë edhe me herët Kosova ka qenë përherë një ‘kartë e fushatave zgjedhore në Serbi’.

“Serbia nuk po arrin që të ketë një kartë tjetër në procesin e kërkimit të votave dhe në procesin e zgjedhjeve. Karta e vetme vazhdon të mbetet Kosova ose tematika që përfshinë serbët e Kosovës në territorin e Kosovës si më e rëndësishmja dhe më interesantja për qytetarin e Serbisë dhe më pas kjo mund të përkthehet në vota”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha se veprimet e javëve të fundit “përfshirë ato me trenin dhe fletë-arrestimet ndërkombëtare e kanë rënduar dialogun e Kosovës me Serbinë”.

“Ajo çka është e rëndësishme, duhet të masim efektet dhe veprimet konkrete që Serbia i bën në raport me Kosovën. Sjelljet e fundit siç ishin me murin, me trenin dhe me fletarrestimet ndërkombëtare janë ato të cilat e pengojnë ose ngarkojnë shumë dialogun”, tha Selmanaj.

Prishtina dhe Beogradi kanë hyrë në një proces të dialogut që prej vitit 2011 duke arritur një varg marrëveshjesh përfshirë edhe Marrëveshjen kornizë të Prillit të vitit 2013, që u pa si e arritura më e madhe e dialogut.

Dialogu i hapi Serbisë negociatat për anëtarësim në BE ndërkohë që Kosovës i siguroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Takimi historik Donald Trump-Kadri Veseli : Kosova merr mbështetjen e SHBA-së

Takimi historik Veseli-Trump, Kosova merr mbështetjen e SHBA-së (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është lideri i parë nga shtetet e Ballkanit që është takuar me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.


Veseli ka publikuar në faqen e tij në Facebook, fotografinë e takimit me presidentin e SHBA-së Donald Trump, pak ditë pas kthimit të tij nga Washingtoni.

Kryetari Veseli ka siguruar qytetarët se gjatë takimit me presidentin Trump ka marrë mbështetje të plotë amerikane për Republikën e Kosovës.

“Të dashur miq,

Sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Washington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”, ka shkruar Veseli.

Analiza e fshehtë e CIA-së në vitin 1979: Kështu ishte menduar pavarësia e Kosovës dhe formimi i “Shqipërisë së Madhe”


Si e kishte analizuar CIA amerikane politikën e kahmotshme shqiptare për pavarësinë e Kosovës, metodat brutale të Aleksandar Rankoviqit dhe idenë e republikës shqiptare në Jugosllavi, e cila u shndërrua në “qëllim të përhershëm” në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.


Në prill të vitit 1979 CIA kishte bërë analizën e “çështjes së Kosovës” në Jugosllavi. Në dokumentin e shifruar “RDP80T00942A001000060001-7”, të titulluar “Jugosllavia: Problemi i Kosovës”, agjencia amerikane e inteligjencës kishte vërtetuar gjenezën e problemit shqiptaro-serb dhe implikimet e këtij problemi lidhur me të ardhmen e Kosovës në Jugosllavinë pas Titos, shkruan gazeta serbe “Kurir”, përcjell Telegrafi.

Analiza e CIA-së fillon me tezën se, edhe pse rivaliteti serbo-kroat prinë në Jugosllavi, në prapavijë zhvillohet rivaliteti serbo-shqiptar, i cili do të ketë “ndikim po aq të rëndësishëm se si do t’ia dalë Beogradi në krye me problemin e pakicave nacionale”.

Raporti konstaton se si, përkundër përpjekjeve serbe që ta përvetësojnë Shqipërinë në vendimet, siç janë rritja e shkallës së autonomisë dhe ndihma ekonomike, nacionalizmi shqiptar po forcohet në kohën e një ekonomie gjithnjë e më të dobët në Kosovë.

“Regjimi i Enver Hoxhës në Shqipërinë fqinje, e konsideron Kosovën si një entitet nën kontroll të përkohshëm të Jugosllavisë… Edhe pse nuk ka dëshmi për aktivitete të jashtme subversive në Kosovë, gjendja tashmë është përgatitur për ndërhyrje të jashtme. Kjo veçmas është e vërtetë, sepse problemi i pakicës shqiptare në Republikën jugosllave të Maqedonisë mund ta destabilizojë rajonin, ndaj të cilës Bullgaria ka pretendime territoriale”, thuhet në analizë, transmeton Telegrafi.

CIA potencon se një milion shqiptarë në Jugosllavi përbëjnë grupimin më të varfër etnik në vend, ndërsa në të njëjtën kohë ka shkallën më të lartë të natalitetit dhe të analfabetizmit, gjë e cila shqiptarët i bën veçmas të lidhur me tokën.

“Rryma e fuqishme e nacionalizmit shqiptar është zhvilluar me qëllim të tejkalimit të efektit të qeverisjes së dikurshme serbe, kurse është e bazuar në pritjet jo reale të përfitimeve ekonomike… Prania e atdheut të pavarur shqiptar brenda kufijve të Kosovës, ia shton dimensionin e jashtëm këtij problemi”, thuhet në analizën e CIA-s.

Raporti i CIA-s: Si u masakruan shqiptarët nga çetnikët serbë më 1943

Raporti i CIA-s: Si u masakruan shqiptarët nga çetnikët serbë më 1943 (Dokument)

Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane CIA, ka bërë publike rreth 13 milionë faqe të dokumenteve që deri më tani kanë qenë të klasifikuara dhe paqasshme për publikun e gjerë. Në to flitet edhe për shqiptarët.


Një pjesë e këtyre dokumenteve përfshijnë edhe të dhëna për shqiptarët dhe për gjendjen e tyre në ish-Jugosllavi, dokument ky që përmban 33 faqe, e që titullohet ‘Minoriteti shqiptar në Jugosllavi’, i datës 7 janar 1953.

Në këto dokumente analizohen shumë aspekte të jetës politike e deri te ajo kulturore e shqiptarëve në Kosovë.

Në kapitullin për situatën politike dhe historike deri më 1944, CIA shkruan: “Autoritetet jugosllave shfrytëzuan injorancën e shqiptarëve dhe nën pretekstin se ishin turq për shkak të besimit të tyre islam, ua refuzuan atyre të drejtën për të folur gjuhën e tyre dhe tentuan të asgjësojnë traditat dhe ndjenjën e tyre patriotike dhe kombëtare”, transmeton gazetametro.net.

Më tutje, raporti thotë se ‘serbët i kishin detyruar shqiptarët të braktisnin shtëpitë e tyre, për t’i mbushur po ato shtëpi me banorë serbë dhe malazezë’.


Dokumentet sekrete në të cilat kishin qasje vetëm zyrtarët amerikanë, raportonin mes tjerash edhe për masakrat që kryenin nga çetnikët serbë dhe malazezë.

“Në dimrin e vitit 1943 pati masakra të mëdha ndaj shqiptarëve në Rozhajë. 500 persona ishin vrarë me thika dhe armë të rënda nga çetnikët dhe më pas partizanët”, thuhet në raport.


Më tej inteligjenca amerikane shkruan edhe për disponimin politik të shqiptarëve për t’u bashkuar me Shqipërinë, në një kohë kur ajo ishte nën sundimin e Enver Hoxhës.

“Grupet komuniste brenda kosovarëve të cilët dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë e Enver Hoxhës nuk janë më të mëdha se 5 përqind. Ata që dëshirojnë të kthehen nën sundimin e Karagjorgjevicit në Jugosllavi dhe kthimit në pushtet të Zogut në Shqipëri, sillen nga 10 në 15 për qind”, shkruan më tej inteligjenca amerikane.

Sipas CIA-s, Rusia deshi të krijojë shtet shqiptaro-maqedon në Ballkan


The Central Intelligence Agency (CIA) ka publikuar dokumente sekrete nga puna e tyre, raporte të përndjekjes së punës së shteteve.

Sipas CIA-s, Rusia deshi të krijojë shtet shqiptaro-maqedon në Ballkan (Dokument)

Në mesin e dokumenteve që dje u bënë publike, është edhe një raport i CIA-s për idenë e Rusisë për të krijuar një shtet shqiptaro-maqedon dhe për ta shpëtur nga Jugosllavia e atëhershme.

Në vitin 1949, Rusia e sotme (Bashkimi Sovjetik i atëhershëm) kishte në plan të krijonte një shtet që do të kapte kufinjtë deri në Prizren, Prishtinë, Vranje dhe në pjesën veriore të Nishit të sotëm. Ky kufi duhej të shkonte deri në Radomir dhe Pirin. Selaniku gjithashtu ishte brenda këtyre kufinjëve të menduara nga Rusia.

Në vitin 1949 Rusia për këtë projekt kishte filluar përgatitjet dhe ta bënte realitet, duke dërguar 15 njësi të tankeve në Bullgari. Bile, Rusia ka kërkuar edhe ndihmën e shteteve fqinje si Bullgaria.

Në atë periudhë, Rusia e ka vlerësuar se Josip Broz Titot do të ishte i pa fuqishëm për të mbrojtur këto kufinj, të menduara mirë nga Bashkimi Sovjetik me këtë plan, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ky shtet i krijuar nga Rusia menjëherë do të bashkohej me Shqipërinë e atëhershëm.

Si dhuratë për ndihmën e Bullgarisë për tu realizuar ky projekt, Kavalla do të ishte e shteti bullgar.

Central Intelligence Agency (CIA): Tirana, Prishtina, Sofja, Athina dhe Ankara ishin në prag të luftës për shqiptarët e Maqedonisë (


CIA: Tirana, Prishtina, Sofja, Athina dhe Ankara ishin në prag të luftës për shqiptarët e Maqedonisë (Dokument)

Central Intelligence Agency (CIA) ka publikuar me miliona dokumente të klasifikuara që shkruajnë informacione sekrete për të gjithë shtetet e botës dhe një ndër ta është edhe Maqedonia me ‘’problemin’’ e shqiptarëve në vitin 1994 për të cilin CIA kishte shkruar se është në pikë të vlimit në mes shteteve të Ballkanit.


Telegrafi Maqedoni ju sjell dokumentin e radhës nga CIA që daton nga viti 1994 ku zyrtarë të CIA-s në Ballkani kishin paralajmëruar bazën në SHBA për një konflikt të mundshëm në Ballkan për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Më herët publikuam tema tjera që kanë të bëjnë me dokumentet zyrtare të CIA-s për ish-Jugosllavinë dhe Maqedoninë.

-Plani i Rusisë për të krijuar një shtet maqedono-shqiptarë në Ballkan që pastaj do të bashkangjitej me Shqipërinë. Këtë plan Rusia e kishte bërë, duke e marrë parasysh edhe dobësinë e federatën e Jugosllavisë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhajmerr letër urimi nga Sekretari amerikan i Shtetit: Mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Kosovën

Hoxhaj merr letër urimi nga Sekretari amerikan i Shtetit: Mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Kosovën

Enver Hoxhaj


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pranuar një letër urimi nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, me rastin e përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës.


Në letrën drejtuar kryediplomatit kosovar Hoxhaj, Tillerson shkruan se “ShBA e vlerëson miqësinë e saj të fuqishme me Kosovën, e cila bazohet në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë”.


Rex Tillerson

Tillerson ka vlerësuar progresin që populli i Kosovës ka bërë në zhvillimin e demokracisë dhe institucioneve multietnike në nëntë vite pavarësi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për ta mbështetur Kosovën të shënojë suksese dhe do të vazhdojmë të punojmë me liderët dhe qytetarët e Kosovës në kërkim të paqës dhe prosperitetit”, përfundon Tillerson në letrën e tij.

Ministri Hoxhaj ka thënë se ky urim është dëshmi e qartë e marrëdhënieve speciale që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urimi i Sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson me rastin e shënimit të nëntë vjetorit të pavarësisë së Kosovës është dëshmi e qartë e marrëdhënieve speciale që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo deklaratë është konfirmim i qasjes afatgjate të politikës së jashtme të ShBA-së ndaj Kosovës dhe mbështetjes për të arriturat që ka pasur Kosova në këto nëntë vite pavarësi. Kosova është e përkushtuar për ta thelluar bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik me SHBA-në i cili është i një lidhje të veçantë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka theksuar se marrëdhënia me Amerikën është më shumë se një bashkëpunim politik ekonomik e kulturor.


“Për shkak të mbështetjes historike amerikane për Kosovën dhe përmasave të fuqisë së saj në botë, marrëdhënia me Amerikën është më shumë se një bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor. Ajo është dhe do të mbetet marrëdhënia e veçantë globale për vendin”, ka deklaruar Hoxhaj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...