Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/28

E ardhmja e kombit vjen e sigurt kur pranohet e shkuara dhe e sotmja –IV-

Vilhelme Vrana Haxhiraj



   Eh, sa jetë elitash mohoi komunizmi,ky sistem barbar i pluhurizimit të vlerave humane! I vrau pa mëshirë, i burgosi në qelivarret e vdekjes, i internoi në llomi kënetash, i sakatosi fizikisht,i gjymtoi mendërisht dhe i baltosi morlisht, duke i bërë shtretër për mushkonja e gjarpërinjë,por idetë e tyre janë ende gjallë. Sot të gjithë“Ata” janë në këmbë për të folur e për të treguar realitetin e hidhur,për kalvarët e vuajtjeve çnjerëzore të një kombi që e çmon lirinë,ku secili rrëfen dhembjen me gjuhën e së vërtetës.”       
                                                                        Vivra
                                                                                                                             
Diktatori paranojak më parë vrau besimin...,pastaj palcën dhe trurin e kombit

Një kombi që i kanë vrarë besimin; një kombi që i zhdukën palcën që përfaqësohet nga shtresa e mesme, e thënë ndryshe (kollona vertebrale që mban në këmbë shtetin),si dhe kombit që i helmojnë, i pluhurizojnë e i varrosin trurin e tij, inteligjencën, e cila udhëheq ndërgjegjen kombëtare, është i destinuar të vuajë deri sa të çkombëtarizohet.

     Prej vitit 1944 deri më 1978, në 34 vjet Shqipëria komuniste ndoqi një poliktikë të jashtme jo rigoroze. Ajo vendosi dhe prishi alenaca me“miq të mëdhenj”të cilët i mbivlerësoi, kurse më pas u armiqësua me ta. Kurse në politikën e brendshme PKSh mbolli frikën e vrasjeve me apo pa gjyq, të burgimit, internimit vetëm për një fjalë goje. Shqiptarët e ndershëm i vranë e i burgosën si antiparti e antipushtet, me akuzë “agjitacion e propagabndë”(pse nuk piu dollinë për mustaqet e Stalinit;ose, përse e rrëkëlleu gotën e rakisë  për qejf të kokës së peshkut dhe jo për Partinë dhe udhëheqësin legjendar; apo dikush shprehu të vërtetën e madhe se,( fëmijët i kishin fjetur të uritur se në dyqane nuk kishte bukë). Në vazhdën e 70 arrestimeve dhe vrasjeve të vitit 1944,(me akuzën si kriminel lufte); burgosjet e vitit 1945 për shpronësimet dhe dorëzimin e floririt; burgosja  dhe vrasja e deputetëve apo përkrahësve të tyre. 

Më1946                                                                                                                                                   .    Sh qipëria ,Parajsa ku kanë folenë Perënditë, u shndërrua në një një burg me tela me gjemba, ku kishte vetëm rojtarë dhe të burgosur.
                                                                                                                                                                                    
vrasja apo burgosja e udhëheqësve të luftës çlirimtare,  vrasja e inxhinierëve të Maliqit; mbyllja e shkollës së Harry Fullzit”, ndjekja e Amabsadës Amerikane nga Tirana. Kjo ishte pasqyra ku paranojaku Hoxha me klyshët e tij, si bijtë e hienës, shihnin shembëlltyrën e tyre kriminale e vrastare.





                                                                                                                                                
  *Më 1947-48 vrasja e burgosja e inxhinierve të Naftës. Pastaj më 1950 në Vlorë u burgosën 75 persona (nga borgjezia e tregtarët e qytetit apo çifligarët në fshat për taksat e jashtëzakonshme). Kjo maskaradë u quajt gjyqi i kulakëve, me akuzën e përbashkët “sabotatorë”.Njerëzit janë të ndryshëm, se kanë karakter, edukim, kulturë, ide dhe formim individual të veçantë. Duke qenë të tillë ,si dhe në kushte jetike të ndryshme,si mund të kryejnë të gjithë një gabim e të njëjtin faj këta njerëz të ndryshëm? Udhëheqja e PKSH‑së asnjëherë nuk interesohej për fatin e shqiptarëve që jetonin brenda kufijëve të Shqipërisë Londineze, aq më tepër për shqiparët që jetonin në Jugosllavi. Ishte merakosur për Poan e Istrien si dhe bregdetit slloven. Pas marrjes së këtyre të fundit, E. Hoxha më 18 gusht 1947, përshëndeti personalisht për këtë fitore të madhe të arritur nga Jugosllavia. Kjo tregon se edhe vetë sistemi “Republikë Popullore e Shqipërisë” ishte një tjetër imitim jugosllav.
(Doktoratura:Artan Hoxha- Tiranë 2014 Marrëdhëniet mes ortodoksisë autoqfale shqiptare dhe komunizmit 1945-67.

 *Improvizimi i hedhjes së bombës në Ambasadën  sovjetike në Tiranë
 Të mençurit gojëkyçur, veshëvulosur e symbyllur, pyesnin ndërgjegjen që i mundonte: “Cili vallë do të jetë krimi i radhës?!” Më 26 shkurt 1951 regjimi komunist ekzekutoi  22 intelektualë shqiptarë me pretekstin se, në 21 shkurt kishin shpërthyer një bombë në ambasadën sovjetike në Tiranë. Ata u ekzekutuan në mesnatë, në afërsi të urës së Beshirit, 15 km larg Tiranës, të lidhur dorë për dorë me zinxhir dhe u varrosën në një gropë të përbashkët. Diktatura komuniste inskenoi në stilin e saj vrastar, të ashtuquajturën bombë për justifikimin e valës së terrorit që ndërmorri kundër figurave të shquara të cilëve mund t'u njohim vetëm një faj, patriotizmin, antikomunizmin dhe formimin e tyre në vendet e zhvilluara perëndimore. Ishte absurditet, preteksti për hedhjen e bombës në oborrin e ambasadës sovjetike, kur këta njerëz nuk kishin lidhje me këtë institucion diplomacie.Kjo erdhi si pasojë e kthesës politike të diktatorit E.Hoxha drejt politikës së Moskës, vetëm për të rritur e forcuar besimin e Stalinit. Në këtë ngjarje gjetën zbatim në mënyrë të përsosur gjithë urdhërat dhe taktikat sovjetike për të eliminuar kundërshtarët, duke ia kaluar madje edhe vetë udhëheqësit shpirtëror, Stalinit. Kjo masë ekstreme e marrë nga sistemi jashtë ligjeve në fuqi, solli pushkatimin e intelektualëve nga familje fisnike shqiptare dhe kjo do të vazhdonte edhe në të ardhmen me spastrimin, internimin e familjeve të tyre, me breza dhe si fise. Intelektualët e vrarë nga diktatura komuniste 66 vite më parë ishin; Sabiha Kasimati, Mehmet Shkupi, Ali Qoralliu, Anton Delhysa, Gafur Jegeni, Fadil Dizdari, Gjon Temali, Haki Kodra, Jonuz Kaceli, Lluka Rankoviç, Manush Peshkopia, Myftar Jegeni, Niko Lezo, Pjerin Guraziu, Reiz Selfo, Zyhdi Herri, Tefik Shehu, Thoma Katundi. Eh, sa jetë elitash çoi dëm komunizmi,ky sistem barbar i mohimit të vlerave?! I vrau,i burgosi, i internoi, i sakatosi, i gjymtoi e i baltosi duke i bërë shtretër për mushkonja e gjarpërinjë, por idetë e tyre janë ende gjallë. Sot janë në këmbë për të folur e për të treguar realitetin e hidhurdhe për kalvarët e vuajtjeve me gjuhën e së vërtetës...
 Fjalët e një diplomati :"në kohën kur kanë jetuar këta personalitete, e vërteta ishte si qiri mes një errësire të madhe, por nga ai qiri u ndezën shumë qirinj të tjerë". Sipas tij, "sot drita e së vërtetës së tyre, shkëlqen sikurse do të shikojmë në këtë ekspozitë që po e përurojmë sot, një dritë që komunizmi dhe asnjë lloj diktature nuk mund ta shuajë dot". Në këtë kontekst, Ambasadori Withers tha se "për këtë arsye ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse përpjekja për të cilën ata luftuan vazhdon ende, dhe nëse nuk tregohemi të kujdeshëm për të mbrojtur të vërtetën që ata e mbrojtën me jetët e tyre, ata qirinj mund të rishuhen përsëri" – tha Ambasadori i SHBA në Tiranë, John Withers, më 10 maj 2010 (Presidenti Topi dekoron me urdhrin “Nderi i Kombit” 4 intelektualë të vrarë nga Komunizmi:
  
*Qetësia e rreme e viteve 1950-53
Gjatë viteve 1950–53, duket në pamje të jashtme se janë periudhë  e qetësisë relative që flet për marrëdhënie të mira mes kampit socialist. Klerikët e lartë të kishës ortodokse lëviznin shpesh në vendet e bllokut sovjetik, në kishat ortodokse simotra. Kishin edhe financimet shtetërore të mira, në krahasim me komunitetet e tjera fetare. Edhe pse pozita e kishës ortodokse ishte disi më e privilegjuar se sa ajo e kultit musliman dhe katolik, por nuk kishte të drejtën të arsimonte klerikët e vet dhe as të hapte shkolla teologjike. Pra këtu dukej ndërhyrja dh vartësia e saj nga pushteti qëndror .Vdekja e Stalinit më 1953 dhe ardhja e Hrushovit në krye të BS, solli  prishjen e miqësisë Tiranë-Moskë
    Pas vdekjes së Stalinit më 1953 marrëdhëniet Moskë- Tiranë po shkonin drejt ftohjes. Këtu ndikoi era e re e politikës së BS për një bashkëpunim të ri me Perëndimin që solli vizita e Nikita Hrushovit ShBA më 1951, si dhe sulmi që Hrushovi i bëri Stalinit si diktator. Më 28 mars 1955 Shqipëria aderoi në Traktatin e Varshavës, organizatë ushtarake e krijuar nga BS, që bashkoi vendet komuniste të Evropës lindore për t’iu kundërvënë NATO-s.Në maj 1959,pavarësisht nga vizita e Hrushovit, marrëdhëniet Tiranë-Moskë, nuk ishin në nivelin e dikurshëm. Shkak u bë qëndrimi i PK të BS ndaj Jugosllavisë. me të cilën Shqipëria ishte ndarë që në vitin 1948. Kurse Nëntori i 1960 shënoi fundin e marrëdhënieve Moskë-Tiranë. E.Hoxha në mbledhjen e 81 Partive Komuniste e Punëtore të Botës kritikoi rëndë politikën hrushoviane e titiste .Kjo solli një tronditje në Kampin Socialist të lindjes, gjë që s’u përtyp lehtë nga B.S.
“Më 1961 u ndërprenë marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me aleatin e saj më të madh, B. S. Dalja faktike e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës më 1962 dhe dalja ligjore më 1968, solli vetizolimin e saj. Ky izolim i padrejtë i një kombi që e çmonte së tepërmi lirinë, solli jo vetëm varfërinë materiale të këtij vendi të pasur, por edhe varfërinë mendore dhe shpirtërore të tij.
     Shqipëria e vogël atë kohë, kishte një ndarje të dyfishtë, që vazhdoi gjatë...:
1- Shqipëria e detyruar nga Partia-shtet( P.P.SH) padrejtësisht ishte ndarë nga bota Perëndimore.
2- Politika e njëanshme e Diktaturës hoxhiane i kishte ndarë shqiptarët në 2 kampe, në armiq të betuar të njëri-tjetrit. Si duket kjo shoqëri e mbushur me urrejtje, mllefe dhe hakmarrje vazhdon edhe sot pas gati 20 vjetësh” (Vivra-9-4-2008-Standard- Fjala e Lirë, Tribuna Shqiptare, Illyria, Gazeta Kritika)

*Nënshtrimi i  Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë(KOASH)

KOASH u nënështrua përfundimisht nga qeveria komuniste e Hoxhës në shkurtin e 1950, me udhëheqëse shpirtërore Patriarkanën e Moskës. Në Kongresin e III të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë  asistonin E.Hoxha dhe Adil Çarçani. Ndërhyrja e qeverisë komuniste të Hoxhës dhe aprovimi personal i tij  në çështjet e besimeve fetare në ndryshmin e statutit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë e miratuar në vitin 1928 nga Qeveria e Monarkisë së Zogut, ishte me pasoja të mëdha për këto komunitet fetar dhe Shqipërinë. Në atë statut të miratuar nga Kongresi i III i Kishës Orthodhokse, u sanksionua që në krye të asaj kishe mund të vinte në Shqipëri çdo Peshkop i huaj. Pas rënies së komunizmit, duke u bazuar në statutin e vitit 1950, erdhi në Shqipëri edhe “Hirësia e tij” Anastas Janullatos,  që gjithçka mund të jetë, por njeri i Zotit , kurrë!  Prania e tij ngjalli polemika dhe debate të mëdha të cilat vazhdojnë ende jo vetëm në qarqet fetare por dhe ato shtetërore.”  ( botoi -alba-soul -9-shkurt-2017) . Është fakt i pamohueshëm se faktor dhe aktor është politika komuniste që edhe sot kisha Fan Nolit dhe Visarion Xhuvanit ka humbur identitetin.
(Doktoratura:Artan Hoxha- Tiranë 2014 Marrëdhëniet mes ortodoksisë autoqfale shqiptare dhe komunizmit 1945-67)
    Prishja e marrëdhënieve  me BS e çliroi diktaturën shqiptare nga nevoja për të përdorur Kishën ortodokse. Veçanërisht lidhja me Kinën maoiste hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet e regjimit me bashkësitë fetare, përfshi këtu edhe K.Ortodokse të Shqipërisë. Pas prishjes me Moskën, në fillim të miqësisë me Kinën u ndie ndikimi  negativ i saj në politikën fetare të diktaturës, e cila nisi luftën deri në shkatërrimin e institucioneve fetare muslimane, katolike dhe ortodokse (1964-67) .Në 3 vite E.Hoxha përgatiti terrenin dhe në Kongresin V të PPSh–së nisi Revolucionin Kulturor, që me fakte u çel në shkurt të vitit 1967. Institucionet fetare ishin të pafuqishme për t’i rezistuar valës së shkatërrimeve si dhe burgosjes , apo vrasjes së klerikëve.  

    *Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqëndrimit
   Shqipëria e genocidit komunist, nga parajsa, e përkëdhelura e Zotit,ku kanë folenë perënditë ishte shndërruar në një burg,mbushur  me rojtarë e të burgosur.  Ky vend magjik e prrallor, i admiruar nga të gjithë ishte kthyer në një varrezë plot me varre pa emër. Në baltën që i lindi, u varros palca dhe truri i kombit. Duke ndjekur shembullin e Stalinit, komunizmi shqiptar shpiku Luftën e Klasave, në fshat damkosi kulakun,  që ishte genocidi brenda llojit, si përvoja më e egër e terrorit vrastar,më e dhunshme ,antinatyrale  dhe antinjerëzore… “përndjekja, lufta e klasave, dhuna ndaj fjalës së lirë, të thënë e të shkruar, terrori, heronjtë dhe viktimat e tij, shkelja e të drejtave të njeriut, janë pasojë e një regjimi diktatorial armik i demokracisë, prandaj dënimi i krimeve, integrimi pa kushte, pozicionimi i merituar i tyre në historinë dhe realitetin e vendit, janë elementë të rikthimit të ligjshmërisë, jo si favor, por si një e drejtë themelore, pa të cilën demokracia nuk do të ishte e plotë". (Presidenti i Republikës Bamir Topi, Info-presidencë-10-maj-2010)  
 Nëqoftëse do t’i referohemi shifrave zyrtare të shpallura nga Komisioni trepalsh i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Komitetit Shtetëror të të Përndjekurve Politikë dhe Shoqatës Kombëtare të të Përndjekurve Politikë, rezultojnë këto të dhëna: Të ekzekutuar 6.023  persona; -Të vdekur në burg 1.065; -Të burgosur 34.135(26.768 burra dhe 7.367 gra); -Të sëmurë mendorë 260; -Të internuar deri në vitin 1954  janë: 59.517;  -Të vdekur në internim 9.000. Xhelatët e kohës së kolerës komuniste kishin burgosur 150 shkrimtarë, poetë, përkthyes, gazetarë të burgosur, nga ata u pushkatuan  15 , një( 1) i varur, 12 të vdekur në hetuesi e burg dhe sa e sa të tjerë vdekur në internim…
   Po të shtojmë numrin e fëmijëve të internuar nën katërmbëdhjetë vjeç, si dhe ata që janë internuar pas vitit 1954 dhe që nuk janë përfshirë në këto lista, atëhere rezulton se numri i përgjithshëm i atyre që kanë pësuar direkt persekutimin i kalon të 260.000 personat. Duke marrë parasysh se gati 70% e tyre i përkasin periudhës deri në vitin 1954, kur popullsia e vendit nuk i kalonte të 1.000.000 banorët, rezulton se mbi 18% e asaj popullsie është persekutuar direkt. Po t’i shtojmë kësaj edhe pjesëtarët e tjerë të familjeve të tyre, atëhere përqindja arrin përmasa rrënqethëse, në gjysmën e popullsisë .( AQSh-komisioni trepalsh)
   Për terrorin dhe krimet e diktaturës krimet komuniste mjafton të kujtojmë natën e fundgushtit 1949, ku në kampin shfarosës të Tepelenës, ku mbaheshin 1200 të burgosur, vdiqën 33 fëmijë, shumica  mirditorë. Ç’krim kishin bërë ata fëmijë të pafajshëm, ato foshnje që prisnin të pinin gjirin e nënës?! Ç’pati shteti komunist me ta?Pse nuk lejoi të rriteshin si fëmijët e tjerë, sepse edhe ata ishin bijët Shqipes?
“Vetëm në Shkodër,4000 familje nuk kanë gjetur eshtrat e familjarve vdekur në burgje apo internim.(vo: Fritz Radovani- fjala e lirë).Kurse në Vlorë nga 1800 të burgosur politikë, 400 janë pa asnjë dëshmi. Torturat ishin 40 lloje nga më çnjerëzoret. I linin  njerëzit pa bukë për ditë të tëra, të varur në mur me zinxhirë prej100 kg dhe u hidhnin ujë të ftohtë në dimrin e akullt. I linin të vërtiteshin në 1 m vend për orë të tëra derisa t’u binte të fikët. Janë vrarë dhe dënuar femra që nuk iu nënshtruan sistemit komunist, pa bërë asnjë faj, por vetëm për agjitacion dhe propagandë etj.

Revolucioni kulturor 1967, vrau  besimin e shqiptarit e ndërgjegjjen  kombëtare. 

Pas largimit të H.Kapos e deri më 6 shkurt 1948, Ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi ishte Tuk Jakova, më pas Ramadan Çitaku, që u shkarkua pas "prishjes së madhe" madje u shkarkua edhe si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Krahas politikës së jashtme, ku Shqipëria e vogël është përdorur si mashë nga shtetet të cilët i besoi, ata e morën nën mbrojtjen vetëm për të realizuar synimet e tyre, por kurrë për të plotësuar interesat  e saj. Revolucioni kultural kinez i vitit 1966, që u pranua dhe  dhe nisi e u zbatua në Shqipëri në shkurt 1967, nuk kishte asnjë lidhje me konceptin revolucion e aq më tepër kulturor. Cilën gjellë të të tjerëve: të serbëve , të rusëve  apo të kinezëve,  pa ia provuar shijen, nuk e gatoi në tenxhere shqiptari dritëshurtër në kohën e kolerës dhe ia përshtati shijes së rrallë mesdhetare?!  I ashtuquajtuari revolucion kulturor ishte ngjitja e luftës së klasave në kurbën më të lartë të piramidës së vuajtjeve anti njerëzore, si dhe ashpërsimit të saj. Daullet binin në Kinë, por çuditërisht jehona e tyre  u dëgjua në Shqipëri. Dhe nuk ishte e rastësishme  që shqiptarët nisën vallen me atë ritmin e revolucionit kulturor kinez. Kujtoj se në verën e vitit 1966 u mohuan profesionin, duke i nxjerrë në rrugën e madhe  vetëm në Vlorë 165 intelektualë ( mësuesë, ekonomistë, inxhinierë, mjekë, specialistë të të gjitha fushave etje, për të cilët deri atëherë kishin nevojë. Kurse tani  jo më...,sepse ata  intelektualë, të cilëve u mohuan profesionin, nuk ishin të aftë dhe të besuarit e PPSh që ta ngrinin luftën e Klasave në shkallën më të lartë të saj.  Nuk duhet të harrojmë se për 22 vite “Partia mëmë”nxori bijtë e saj të arsimuar me mësimet e saj dritëdhënëse, të cilët u vunë në krye të këtij revolucioni. U ngritën kundër kishave dhe xhamijave, vazhduan luftën e klasave në një fazë të re më të egër. U turrën si hienat për kërmë, ndaj klerikëve myslyman dhe veçanërisht atyre katolikë.  Mendjendriturit thonë: “Qenit i vjen rrebeja, kur ha këmbët e tij.”  Ose  Qenit kur i vjen ngordhja, shkon e përmjer në derë të xhamisë ...”  Dhjetëra -mijëra familje u dëbuan nga qytetet, i internuan në fshatra, ku nuk kishin asnjë strehë ku të fusnin kokën. Ata që dikur kishin qenë pronarë të atyre trojeve i strehuan në kotecet e pulave, në angare e duhanit apo në varret  e pashallarëve. Prishën kishat dhe xhamitë, kurse qindra fretër të arsimuar në Austri , Romë apo në liceun Françeskan të Shkodrës, i burgosi , i vrau, i vari dikatatura e egër komuniste me urdhër të miqve të mëdhenj sllav. Veprime të tilla e qetësonin E. Hoxhën, i jepnin atë kënaqësi që i jep Vampirit kur kafshon në fyt viktimën , që të jetojë  me gjakun e tij. Kjo tragjedi  tregoi se shtetit utopik komunist  shqiptar me themele prej rëre, filluan t’i grryhen të ashtuquajturat themele. Pasi hëngri kokat e fisnikërisë, intelektualëve, hëngri shokët e luftës me prejardhje fisnike, më pas filloi të hajë vetveten.Për realizimin e genocidit, veproi në mënyrën më vulgare të ligësisë. Sapo njërin vëlla e ngrinte në detyrë të lartë shtetërore, vëllanë tjetër e eliminonte. Apo detyronte djalin të dënonte me vdekje babanë. Viti 1967 shënoi fillimin e etapës përfundimtare të  shkatërrimit të shqiptarëve, ku gjëmëmadhi vuri dorë mbi institucionet fetare, vrau besimin e shqiptarëve. Menjëherë filluan arrestime në masë të klerit katolik e mysliman. Dhjetëra fretër u burgosën, u vranë në emër të revolucionit kulturor kinez. Dhjetëra qindra familje të ashtuquajtura të deklasuara, pa asnjë lajmërim u çuan kamionin te dera dhe i dëbuan nga qytetet si të padëshirueshëm të pushtetit diktatorial, si antishqiptarë. I trajtuan sikur të ishin plehëra dhe jo njerëz. Pas burgimeve apo internimeve shumë vjeçare, ndoshta kishin nisur të krijonin një bazë ekonomike në qytet, por kur i vërvitën si plehra  në angaret e duhanit të kooperativës, apo në kotecet e pulave të fermave e kooperativave, apo shndërruan në shtëpi banimi  varret e Pashallarëve. Për të gjithë ata shqiptarë  nisi një etapë e re  e luftës së klasave dhe internimit që vazhdoi dhe mori fund në vitin 1990.

Shkurorëzimi diplomatik i PPSh me Kinën
Më 28 korrik 1978, PPSh-ja përmes Gazetës Zëri i Popullit” dhe ATSh-ës, njoftoi prishjen e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me Republikën Popullore të Kinës. Si shkak PKSh akuzoi qeverinë kineze si revizioniste dhe tradhtare të marksizëm -leninizmit. Pra PPSh si i  fundmi i mohikanëve, ngeli i vetmi vend komunist në botë që do të ndërtonte komunizmin, duke ndjekur dogmat marksiste –leniniste, ndërsa shqiptarit i shtrëngoi rripin. Punëtori I ndërtimit e mbante shpirtin me një kothere misri të lyer me sheqer. Të njëjtën gjë bënte fshatari në pikun e vapës së korrikut, i thahej fyti për një pikë dhallë. Heqja e oborrit kooperativist  e shkatërroi ekonominë shqiptare.
 Kjo skenë tregon më së miri se në diktaturë ka pasur "Vëllazërim gjaku"

Shkurorëzimi i PPSh me të gjithë  miqtë, vetizolimi , prerja e marrëdhënieve tregtare me jashtë, e çoi nivelin ekonomik në zero. Fabrikat e uzinat u mbyllën për mungesë të lëndës së parë, buxheti shtetëror shkoi në nivelin e tre ditëve bukë… Burgjet të tejmbushur me djem dhe vajza nënash, që kishin lënë udhëkryqeve të jetës grate dhe  fëmijët  jetimë me prindër gjallë… Të ngelur si peshku pa ujë, me lugën e zbrazët, të vetizoluar me detyrim  të PPSh nga bota e zhvilluar, pa mjete jetese për 50 vjet me radhë, me shqiptarët u eksperimentua. Është një lloj si me kafshët e Tundrës, të Stepës apo të Pyjeve Tropikale, t’u mohosh lirinë , ushqimin dhe jetën e tyre në tërësi e t’i mbyllësh në një kopsht zoologjik, i çon drejt zhdukjes si specie. Shqiptarët e gjorë të mbyllur si në një kafaz hermetik, të cilëve u lejuan vetëm ajrin, ujin dhe dritën, duke ia prerë çdo burim jetik, provuan se sa kohë do të duronin. Ne jemi racë e çuditshme, tepër e veçantë, që i mbijetojmë çdo situate apo çdo rrethane. Mjerë kombi!

Vëllazërim gjaku “-Kështu niste  një shkrim gazeta "Bashkimi" më 17 maj 1946.Gjashtë  Maqedonas:Dushko Popoviç, Ilia Antevski, Rade Ugrinovski, Kristo Oxhaklisti, Trifon Andovski dhe Drage Todorovski, dënuar nga Gjykata e Tiranës për akte terrorizmi u varën në Tiranë më 14 maj 1943. Kur nderonin 6 terroristë ndaj shqiptarëve, si të mos revoltohesh me qëndrimin e komunistëve shqipëtarë, kur më 2 prill 1945, ndodhi Masakra e Tivarit nga banditët serbo ‑ malazes që hiqeshin si "vëllezër" dhe si "miq" të mëdhenj të shqiptarëve.
Ja përse nuk mund të mendohej që Kosova t'i kthehej Shqipërisë
 Po e mbyll këtë kapitull me një paragraf tejet domethënës thënë nga Kreu i Shtetit Shqiptar…Prof.Dr.Bamir Topi:
“Qëndresa dhe vdekja e këtyre personaliteteve të jetës kulturore dhe ligjore shqiptare dhe e shumë të tjerëve që njohën kodin e ferrit të Dantes, me të drejtë sot duhet të shihen si elita e qëndresës. 
Ajo na mëson një të vërtetë të madhe, pa të cilën do ta kishim të vështirë të kuptojmë se ç’ndodhi, në një kohë kur populli shqiptar u gjend përballë sfidash të egra, ku ndonjëri edhe u thye, ku të tjerë u shndërruan në qenie pa të drejta, ose ndokush u shndërrua në instrument ideologjik të regjimit. 
 Kjo e vërtetë është tragjike, por edhe heroike.
 Ajo na thotë se aty ku ishte burgu, aty ku ishin telat me gjemba, aty ku ishin torturat, aty ky përballej vdekja - aty ishte ATDHEU.
Aty ishte At Vinçens Prendushi, Myzafer Pipa, Musine Kokalari, Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela, Arshi Pipa, Pjetër Arbnori, e mbi 150 shkrimtarë, përkthyes e artistë të tjerë të dënuar për fajin e vetëm se deshën fjalën e lirë!
 ”Presidenti Topi, Panorama-gazeta shqiptare-10-5-2010 )Fjala gjatë dekorimit me “Nder i Kombit”:të vrarëve nga diktatura: Genc, Leka, Vilson Blloshmi, Muzafer Pipa,Havzi Nelaj(


 ********

Nga Floripress:

Burgu i Burrelit, një ndër më të vjetrit në Shqipëri është ndërtuar gjatë kohës kur mbretëronte Ahmet Zogu. Ky burg është ndërtuar në vitin 1938, dhe shiriti i përurimit të tij është prerë nga kryeministri i kohës Koço Kota, për të cilin, për ironi të fatit, ky burg do të bëhej edhe varri i tij. Vetëm pak vite më pas, kur ky burg u mor në dorëzim nga fitimtarët e luftës nacional-çlirimtare, ish-kryeministri Kota është vrarë, pas dënimit që mori në këtë burg. Ahmet Zogu e ka dizenjuar për kriminelë ordinerë më rrezikshmëri të lartë, dhe me këtë justifikohen edhe masat e larta të sigurisë në ndërtimin e tij. Në këtë burg për 40 vite me radhë janë mbajtur në qelitë e tij të dënuar, të cilët kishin tradhtuar interesat e Atdheut, nisur nga pikëvështrimi dhe rregullat e atij sistemi. Por nuk ka qenë më i tmerrshëm në kohën e komunizmit se sa në kohën e Zogut, kur thuhet se ishte një ferr i vërtetë. Menjëherë pas rënies së komunizmit burgu ndërroi banorë nga të dënuar politikë në ordinerë, por asnjë herë nuk u mbyll. Burgu i Burrelit ndodhet vetëm pak metra larg godinës së Komisariatit të Policisë duke krijuar një lidhje mes uniformave të dy institucioneve, që në fakt kanë varësinë nga dy ministri të ndryshme. Shumë pranë godinës së komisariatit të shfaqet rrethimi i telave me gjemba, rreth 5 metra i lartë.


Burgu i Burrelit prej kohësh konsiderohet si një ndër institucionet më të sigurta të vuajtjes së dënimit. Falë kësaj cilësie janë sjellë në këtë burg dhe të dënuar të njohur të bandave më të rrezikshme në Shqipëri si Zani Caushi, Jaho Salihi, Gaxhai, Dritan Kateshi, Tafili i Shkodrës, Lul Caka e të tjerë. Ndonëse në një farë mënyre autoritet e Ministrisë së Drejtësisë janë mundur që të jenë të rezervuar në lidhje me praninë e elementeve të rrezikshëm në këtë burg, burime të sigurta konfirmojnë se brenda tij jetojmë afërsisht 40 të dënuar me rrezikshmëri shumë të lartë dhe madje me dënime të përjetshme. Referuar disa burimeve të brendshme të këtij burgu, ky numër është i papranueshëm nga rregullorja, pasi në një rast revolte, ata janë shumë të rrezikshëm dhe neutralizimi i veprimeve të tyre kur janë në numër të madh është mjaft i vështirë. 


Por nëse burgu do të mund të hapej, prania e tyre në publik mund të kthehet në një fatkeqësi me përmasa të mëdha. Mund ta quajmë burgu i "të fortëve", pasi në këtë institucion vuajnë dënimin persona të cilët kanë dënimin maksimal të dhënë nga gjykata.
 


Burgu i Spaçit ishte një burg politik i sigurisë së lartë, që ishte aktiv gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Burgu gjendet (gjendej) në fshatin Spaç.
Burgu i Spaçit renditet, aktualisht, si monument kombëtar i kategorisë së dytë.
Kohët e fundit ka pasur plane që Burgu i Spaçit të kthehej në një muzeum, por deri më sot, asnjë hap i mëtejshëm nuk është bërë në këtë drejtim.

Në vitin 1973 në Burgun e Spaçit pati një rebelim të të burgosurve, të cilët arritën të ngrinin një flamur jo-komunist. Një rebelim i ngjashëm u krye edhe në Burgun e Qafë Barit në vitin 1984 ku shpërthyen të njëjtat dufe e u ngritën kërkesa e dëshira për liri, që u shtypën njëlloj me dhunë e gjak[1].
Në burgun e Spaçit kanë vuajtur dënimet politike disa intelektualë të famshëm, ndër të cilët edhe Fatos Lubonja.


Burgu i Qafë Barit ka qenë një burg i sigurisë së lartë gjatë diktatursë komuniste shqiptare, ku Partia Komuniste dërgonte, si në shumë burgje të tjera të ngritura në atë kohë, të burgosurit politikë.

Misteret e Çatisë së Gjarpërinjve

Image result for Prof.dr. Eshref Ymeri

Prof.Dr.Eshref Ymeri



Këtu e dy vjet të shkuara, shkrimtari vlonjat Eqerem Canaj, pati botuar romanin me titull “Çatia e gjarpërinjve”. Para se ta niste për në shtypshkronjë, ai ma pati dërguar me postë elektronike. Kishte dëshirë që të shprehja ndonjë mbresë. E lexova romanin me shumë kureshti, i pata hedhur ca mbresa në kompjuter dhe ia nisa. Por duke qenë shumë i zënë edhe me përgatitjen për botim të librin tim “Përkthimi, një histori pasioni” dhe me artikuj publicistikë, mbresat për atë roman i pata harruar në magazinën e kompjuterit dhe më pati dalë nga mendja për t’i botuar në internet, paçka se zotëria Eqerem Canaj i pati përfshirë ato si recension për romanin e botuar. I kërkoj ndjesë për botimin e mbresave të mia në internet me dy vjet vonesë.
Para se të ndalem në këndvështrimin tim për këtë roman, dëshiroj të theksoj se poet-shkrimtari Eqerem Canaj e ka lidhur vërtetësinë e realitetit që përcjell në krijimtarinë e vet me shtresëzimet e një stili të papërsëritshëm që e shpërfaq me një shpirt krijues të jashtëzakonshëm. Gjuha e tij vjen e përfton disa shtresëzime stilistikore që ndërkëmbehen herë me finesën e gjuhës së latuar letrare, herë me rrëfimtarinë e pasur të gjuhës dialektore. Kësisoj realiteti shqiptar i përcillet lexuesit përmes një mjedisi gjuhësor të kristalizuar.
Në të njëjtën kohë, në krijimtarinë e tij dalin në spikamë të gjitha ngjyrimet semantike dhe ekspresive të regjistrit gjuhësor. Veç kësaj, duhet theksuar domosdoshmërisht frymëzimi tepër karakteristik që e dallon poet-shkrimtarin Eqerem Canaj tek endet në krahët e fantazisë së tij krijuese. Frymëzimi i tij nuk është gjë tjetër, veçse një ndjesi e gjallë, një dhuratë qiellore, një rreze drite e dërguar nga Hyjnia. Si një krijues me një talent të veçantë, Eqerem Canaj mbetet poet edhe në prozë, e cila të mahnit me elegancën e saj. Frymëzimi i tij lind nga kontaktet me jetën që i nxit pasionin krijues, i cili, si prushi mes hirit, vjen e përflaket nga flladi i fantazisë.
Kjo është edhe arsyeja që në prozë-poezinë e tij çdo fjalë lind një mendim, çdo mendim na jep një tablo, çdo tablo na nxit një ndjenjë, çdo ndjenjë na përcjell një shprehje herë të hyjnishme, herë të përndezur, herë plot freski.
E reja ose e pazakonta e ndjenjave që shpreh ky autor në krijimtarinë e vet, qëndron në faktin se ai, me shprehjet, ngjasitë, ndjenjat apo tablotë që përcjell me penën e vet, i lë lexuesit gojëhapur deri në mahnitje.
Fjala ka një autoritet të jashtëzakonshëm në penën e këtij poet-shkrimtari. Sqima e tij është befasuese në përzgjedhjen e fjalëve. Fjala e tij është tërësisht e tabanit kombëtar. Krijimi i fjalëve të reja me brumin e shqipes sonë hyjnore, duhet të shërbejë si shkollë për të gjithë krijuesit tanë të rinj. Pasuria leksikore që sjell në gjuhën shqipe ky autor i talentuar, duhet të tërheqë vëmendjen e Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë.
Që këtu e ca vite të shkuara, pata lexuar romanin “Njeriu me nofulla të hekurta” të këtij poet-shkrimtari me një individualitet origjinal. Më pas pata lexuar përmbledhjen me tregime dhe me novela me titull “Legjenda e Marsidës”, librin “Romani i një urtaku” romanin “Metastazë në blu” dhe përmbledhjen poetike “Gjethi i kuq”.
Tani ky autor vë në dorën e lexuesve romanin e ri “Çatia e Gjarpërinjve”. Ky roman përbën një risi në letërsinë shqipe, sepse, për herë të parë në prozën tonë artistike, plazmohet një dukuri e çuditshme, një heroinë e pazakontë për lexuesin shqiptar, por fort e pranishme në historinë tonë kombëtare. Heroina kryesore e këtij romani është… anarkia.
Po ç’është kjo anarkia? Ç’do të thotë kjo fjalë? Në përkthimin nga greqishtja, do të thotë “pa” dhe “shtet”. Ndokush këtë fjalë mund ta lidhë me nocione të tilla, si “kaos” ose “kryengritje”, “çrregullim” ose “liri e plotë” apo “liri pa kurrfarë kufizimi”. Po cila është arsyeja e një të kuptuari të tillë të kësaj fjale, cili është kuptimi i saj i vërtetë? Sipas shpjegimeve që jepen në fjalorë të ndryshëm enciklopedikë, anarkia është një filozofi politike, e cila përmbledh në vetvete teori dhe pikëpamje që nënkuptojnë likuidimin e çdolloj qeverisjeje dhe autoriteti të dhunshëm të njeriut kundër njeriut.
Romani “Çatia e Gjarpërinjve” shërben për lexuesin si një“aparat projeksioni”, i cili përcjell në skenën e jetës shqiptare ca të vërteta tragjike që vijnë nga koha e terrorit komunist, vazhdojnë me përmbysjen e tij zyrtare dhe vijojnë me dukuritë anarkiste të përçudnisë demokratike.
Sipas përcaktimit të mësipërm, anarkia përfaqëson një doktrinë të tërë filozofike, e cila propagandon shembjen e pabarazisë mes njerëzve para ligjit. Pikërisht kjo pabarazi shërben si zanafillë e luftës së anarkistëve me një të tillë institucion siç është shteti.
Në këtë roman, shkrimtari Eqerem Canaj ka arritur t’u kthjellojë mendjen lexuesve për bindjet e tyre të ngulitura djallëzisht në heshtjen e tyre gjatë shumë dhjetëvjeçarëve, si pasojë e indoktrinimit me hape me efekte mendjeturbulluese, sikur sistemi komunist në Shqipëri na paska qenë gjoja më i organizuari dhe se rendi shtetëror dallohej për rregullin dhe disiplinën shembullore, paçka se në kushtet e një diktature të egër. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Shteti represiv komunist shqiptar ka qenë karakterizuar nga një botëkuptim thellësisht anarkist në marrëdhëniet me qytetarët e thjeshtë. Asokohe, i vetmi individ që gëzonte imunitet të plotë, ishte vetën Njëshi. Të tjerët ishin “mikroparcela eksperimentale”, ku Njëshi bënte prova pas provash për të ruajtur dhe për të përjetësuar pushtetin e vet.
A mund të mos quhej anarkist një vend kur një individ i hierarkisë së lartë shtetopartiake një ditë më parë tundej në kolltuk, kurse të nesërmen përfundonte në një mbeturinë sociale ose para skuadrës së pushkatimit? Ose kur një individ i thjeshtë që nxirrte bukën e gojës pranë tornos apo pranë parmendës, një ditë të bukur përfundonte me hekura në duar për hiçgjë? A ka anarki më të madhe se kjo?
Me skenën që autori përshkruan mjeshtërisht se si kriminelët e Njëshit i presin gjuhën ministrit të brendshëm me aq barbari që të kujton kohën e inkuizicionit të tmerrshëm, lexuesi nuk mund të mos bindet që anarkia e sistemit komunist, e kultivuar me aq fanatizëm prej Njëshit, ishte themeli i ekzistencës së tij.
Vrasja e gjeneralëve dhe internimi i kufomave të tyre diku larg, siç thotë autori në këtë roman, a nuk ishte shprehja më e koncentruar e anarkisë në ushtrimin e pushtetit të pakufizuar prej Njëshit, si i vetmi individ me imunitet të paprekshëm?
Me këtë roman, shkrimtari Eqerem Canaj ka bërë demaskimin më shembullor të anarkisë komuniste që ka tromaksur një popull të tërë gjatë një periudhe gati gjysmëshekullore. Prandaj ideja kryesore e këtij romani përmblidhet në pikësynimin për të përmbysur jo çdolloj autoriteti shtetëror, por vetëm atë lloj autoriteti që bën të mundur pabarazinë mes njerëzve para ligjit.
A kishte gjë më të tmerrshme sesa anarkia e bandës së kuqe, që, në kapërcyellin e ekzistencës së saj në majat e pushtetit, iu vërsul vendit, i cili, mbi gërmadhat e varfërisë komuniste, arriti të ndërtonte një ngrehinë delikate të rregullit dhe të qetësisë?
Shkrimtari Eqerem Canaj, në këtë roman, ngre mjeshtërisht siparin e ca të vërtetave tragjike që shoqëruan anarkinë komuniste në vitet e demokracisë përçudnore. Fuqia e papërmbajtur e magjisë që pllakosi botën shqiptare, fuqi kjo që më parë s’përmendej as për ndofarë hijesh fantazore zbehtake, pa bërë kurrfarë dallimi, erdhi e i pajisi njerëzit e zakonshëm me ca mundësi të reja. Ajo nuk bënte naze në përzgjedhjen e njerëzve: nëse njeriu ishte i mirë ose i keq, i turpshëm apo i pamëshirshëm, i thjeshtë apo kriminel i lindur. Ajo s’e çante kokën fort se cilat janë motivet që e udhëheqin njeriun në këtë jetë.
Ky roman herë-herë të kujton romanin e famshën filozofik të shkrimtarit, të mendimtarit dhe të gazetarit anglez Çesterton (Gilbert Keith Chesterton - 1874-1936), me titull “Njeriu që quhej e Enjte” (The Man Who Was Thursday) dhe me nëntitull “Mishmashi i Natës” (A Nightmare), i botuar në vitin 1908. Në këtë roman përshkruhet historia e një të riu me emrin Gabriel Sajm, i cili hyn në një përleshje fantastike me të keqen e gjithësisë që përfaqësohej nga një grup anarkistësh të kuturisur.
Diku në këtë roman, shkrimtari Eqerem Canaj shkruan jo pa një rëndim në shpirt:
“Secili turret, lakmon të rrëmbejë dhe vetëm të rrëmbejë: të jetojë mbi stërmundin e tjetrit”.
Këto fjalë drithëruese më sjellin ndër mend veprën e filozofit gjerman Maks Shtirner (Max Stirner 1806-1856), me titull “I vetmi dhe prona e tij”. Kjo është vepra më e njohur në historinë e anarkizmit evropian. Idetë e tij, gjatë disa dhjetëvjeçarëve, shënuan lulëzimin e individualizmit dhe të nihilizmit në kulturën evropiane. Ideja themelore e veprës së tij mund të përmblidhet në pak fjalë:
“Puna ime nuk duhet të jetë as e mirë, as e keqe, as hyjnore, as njerëzore, meqenëse e mira, e keqja, Hyjnia, njerëzimi - të gjitha këto janë nocionet e mia subjektive: përveç meje, për mua nuk ekziston asgjë”.
Autori nuk ndalet në këtë roman në vitet e mjerimit komunist, kur individi i thjeshtë i masës “popull” u varfërua deri në caqe mitike. Por ai shpalos mjeshtërisht para lexuesit produktin e varfërisë mitike që polli ideologjia komuniste: individin e tjetërsuar, të ndërkryer në varfërinë e tij, e cila e ka shndërruar atë në një shëmbëlltyrë individualiste, të karfosur keq nga një egocentrizëm i skajshëm. Dhe tek sodit një individ të tillë mjeran, autori shpërthen:
“…keq unë, keq ti, mirë, kur të tërë jemi keq”.
Tek ravijëzon tiparet karakteristike të një mase gjigante njerëzish të varfëruar që kërkon të shfryjë në prehrin e anarkisë, autori nuk thotë as edhe një fjalë të vetme për kundërtinë e saj, të cilën lexuesi duhet ta nënkutojë me nuhatjen e vet: për tufën e vogël të pasanikëve, të rrasur brenda gjerdheve të Bllokut komunist. Se një gjë e tillë merret me mend kollaj. Se ky është ligji i jetës: kur një popull i tërë varfërohet në skajshmëri, një bandë e vogël në krye të tij pasurohet deri në pabesueshmëri.
Në faqet e këtij romani anarkia vjen e merr të tilla përmasa të frikshme, saqë autori nuk e quan të arsyeshme të hyjë më përsiatje të panevojshme. Ai mjaftohet me një frazë të vetme, e cila zbërthen filozofinë mbizotëruese që e ka karfosur keq psikologjinë e njerëzve të lebetitur nga varfëria dëshpëruese:
“Populli, ngrirë e mbirë pranë ekraneve TV, lotonte, psherëtinte. Dhe, padrejtësisht, lutnin epokën e Diktatorit, edhe pse kishin qenë skllevër të bindur të tij”.
Në këto kushte, bandat e trafiqeve të gjithfarllojshme marrin në dorë frenat e shtetit dhe Adriatiku bëhet dëshmitar i fatkeqësive të renda njerëzore që i mban të fshehura brenda humnerave të tij të mistershme. Dhe Blloku i dikurshëm, i ndarë nga masa e individëve të thjeshtë me murin e bajonetave të Gardës Kombëtare, vjen e zhvendoset në Çatinë e Gjarpërinjve, ku kush e kush më parë mundohet të luajë rolin e “përdëllimtarit më të kulluar” për fatet e një populli të mjerë, taman si në skenën e një teatri absurd, nëpër të cilën vërtiten të gjithë heronjtë kryesorë të romanit
Në këto ngjarje e sipër, autori nxjerr në skenë një këshilltare të huaj, Stela Moretin, e cila, për ta shpëtuar miletin nga thonjtë e varfërisë, rekomandon hapjen e “Firmave Rentiere”. Simbolika është interesante: politikanëve të huaj vetëm “për të mirën” e Shqipërisë “u është përvëluar shpirti gjithmonë”. Rendja e njerëzve drejt dyerve të atyre firmave, me shuqe parash ndër xhepa, merr përmasa të frikshme. Dhe prapa dyerve të atyre Firmave fantazma, paratë përfundojnë në thasë plastmasi, në të cilat do t’u merrej fryma ca nga ca, deri në zhdukjen e tyre tërësore. Prandaj autori s’e fsheh dot dëshpërimin e vet për gjëmën që i pret njerëzit nga Firmat Rentiere:
“Ata najlonë a plastmasë të zinj - arkivole të punëtorëve, fshatarëve, të të paditurve, qyqarëve që, ca pas ca, varrosnin jetë njerëzish: fati mjeran i një populli i cili beson tej mase”.
Gjithë katrahurën e individëve të marrosur nga varfëria në kapërcyellin e dy sistemeve shoqërore dhe sidomos pas fashitjes së frymëmarrjes së Firmave Rentiere, autori e përcjell me nota tragjikomike: njerëzit turren drejt depove ushtarake të armatimit për të rrëmbyer armët. Dhe autori vazhdon rrëfimin e tij me të vërteta të gjëmshme për fatin e turmave të mashtruara:
“Ushtarakët e vjetër morën detyra të reja, të rëndësishme. Patën shërbyer pesëdhjetë vjet në ushtri e s`e kishin provuar fishekun - plumbin luftarak. Perëndia ua pruri në derë, do të mund të vrisnin vëllain, gruan, nënën, babën, njeriun e gjakut”.
Analiza e koncepteve të Platonit dhe të Aristotelit të krijon mundësinë për ta trajtuar lëvizjen e kategorive të tragjikes dhe të komikes jo vetëm në formën e kundërvënies, por edhe në formën e tërheqjes drejt njëra-tjetrës dhe të kalimit nga njëra te tjetra. Rrjedhimisht, me notat tragjikomike, me të cilat shkrimtari Eqerem Canaj pasqyron keqardhjen për masën e përvuajtur të njerëzve që kanë humbur toruan dhe nuk dinë se çfarë bëjnë në marrëzinë e tyre kolektive, lidhet të kuptuarit e faktit se fatkeqësitë e tyre, në një masë të caktuar, janë pasojë jo vetëm e një organizimi shoqëror me mangësi të theksuara, por edhe e dobësisë së intelektit, e budallallëkut dhe e vullnetit të dobët individual.
Tragjikomedinë në përshkrimin e ngjarjeve, autori e ndërkërmben herë-herë edhe me groteskun, si mënyrë artistike, për t’u dhënë edhe më shumë mprehtësi dhe nota kontrastuese skenave reale në botën e individëve të tromaksur që nuk dinë nga t’ia mbajnë. Kjo është edhe arsyeja që ai shkruan:
“Do të nënkuptohej koncepti filozofik i epokës së re, tash e prapa, nuk hedhim valle në gojë të ujqërve, po në gojën e qenëve të ngordhur”.
Ky është një pohim i dhimbshëm i një figure të mirënjohur të letrave shqipe, si shkrimtari Eqerem Canaj, që përcjell një të vërtetë tragjike për fatet e një populli që ka gati një çerek shekulli pas rënies zyrtare të diktaturës komuniste, që nuk po hyn dot në hullinë e normalitetit. Me sa duket, Njëshi vërtet ka kohë që ka ikur në botën e përtejme, por litarin e ka lënë nëpër këmbët tona. Dhe ne nuk jemi ende në gjendje për ta prerë atë një herë e mirë, ashtu si Aleksandri preu me shpatë nyjën gordiane.


2017/02/26

Letër nga Amerika


 
Filarmonia e Vjenës në Carnegie Hall
Nga Mimoza Dajçi
Shkurt 2017.

Pas shfaqes spektakolare që Filarmonia e Vjenës dha në Kryeqytetin Shqiptar edhe artëdashësit New York-ez patën kënaqësinë të shijonin këto ditë tingujt e Straussit, Mozartit dhe Beethovenit në Carnegie Hall Manhattan. Qindra të rinj e të reja muzikantë, profesionistë, pasionantë të muzikës klasike, si zakonisht edhe aristokracia amerikane, ndoqën nga afër muzikën tradicionale dhe contemporale të Filarmonisë së Vjenës. 
Orkesatra e Vjenës filloi të japë koncerte muzikore në New York qysh nga viti 1989, ku vazhdon edhe sot këtë traditë të bukur artistike. Dirigjent i këtij sezoni dimëror në New York ishte përzgjedhur Dirigjenti i Orkestrës Simfonike të Cleveland-it Franz Welser - Most, i cili ka kohë që ka lidhur kontratë pune me Filarmoninë e Vjenës. 
Pranë kësaj filarmonie performojnë kryesisht instrumentistë austriakë, por ka edhe të huaj, mes tyre edhe dy shqiptarë. Njihet tashmë violinisti Shkëlzen Doli dhe në çelo luan Edison Pashko. Eshtë për tu vlerësuar ky fakt se të aderosh në një orkestër me famë botërore nuk është e lehtë, por falë talentit, punës dhe suksesit edhe shqiptarët kanë arritur majat e muzikës botërore.
Violinisti Shkëlzen Doli performoi Shtatorin e kalur përkrah yllit të muzikes shqiptare Rita Ora me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan. Ai gjithashtu u bë promotor midis qeverive shqitpare dhe austriake që Koncertet e Vjenës të shfaqeshin për herë të parë edhe në Shqipëri.
Koncertet e Filarmonisë së Vjenës janë ngjarjet më të ndjekura në botë, ku përveç muzikës ka edhe kërcime nga balerinët e Operas së Shtetit, kryer në ambjentet e brendshme dhe të jashtme të pallateve historike prestigjioze të Vjenës. Baletet ndiqën për arsye logjistike, vetëm nga publiku televiziv. Biletat për të ndjekur koncertin shiten nëpërmjet internetit në muajin janar, pothuajse një vit para koncertit.
Për më shumë se 170 vjet, tingujt e orkestrës vjeneze dëshmojnë cilësi të rangut të lartë. Origjina e orkestrës lidhet me Operan e Oborrit, muzikantët e së cilës ishin Mozarti, Beethoveni etj. Filarmonia e Vjenës jep vazhdimisht koncerte në kuadrin e "Javëve të Filarmonisë së Vjenës". Koncerti i parë mbajtur në New York shënon vitin 1989 e deri në ditët e sotme. 
Në vitin 2005 Filarmonia e Vjenës u shpall Ambasadore Nderi e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.  

 

Një natë në stan...




NJË NATË NË STAN

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Ulur në stanin e Rasimit, aty përbrenda
ne mes zjarrit ndriti më shumë se hëna
mes hapsirës, mureve gur gur.
Nate e vonë ishte; buke,djath dhe te gjitha te mirat
ofronte sofra...
Bukë e rreshkur në mashën mbi prush përtypja 
teksa flakët i sodisja 
Jashtë dëgjohej lëngimi i makinerisë serbe

Kamionet e ushtrise serbe,pergjgjigjet Rasimi;
Në Karakoll shkojn,se tremben nga Shqipëria.
Qentë lehin jashtë ndërsa rrethonin koliben
nuk i ndal as pushka, se janë shumë besnik.
ujqërit sillen vërdallë për të grabitur delet,
kot e kanë se sulen të gjithë si rrufeja.
Dëgjohej shiu qe binte jashtë,
qetësi brenda dhe shikoja pushkën varur
me kollon fishekësh.
Frenxhitet e holla të drejtuara nga kufiri,
katër pushkë të tjera të fshehura në kulm.
Sërish zhurma e makinerisë serbe,
kthyer nga kishte ardhur.
Rasimi, ngrihet dhe zë frenxhinë
nga të pabesët.
Dil në anën tjeter dhe vështro më tha;
syrin mos e largo deri kur të ikin katilët.
Në koliben tjetër varur tre fenare me gaz
nuk rrinte asnjëri brenda,për t´ia dredhur
serbianve!
Edhe ne sulmofshin të pabesët,mendoj
se jemi atje te fenaret.
Amanet e kishte nga plaku kete marifet.
Qentë këpusnin zinxhirët dhe më vonë u qetësuan.
U qetësua edhe Rasimi dhe urdhëroi të ulemi.
Pushket plot varur në tra,
Zjarri dhe flakët bënin punën e tyre,
shiu pushoi,gjumi më kishte marr nga lodhja.
Më kishte mbuluar më gëzofsh delesh
Që të mos ftohem, dëgjoja këtë burrë
bujar kur i hedhte dru zjarrit, 
herët pa dalur drita më përcolli,
një revole në brez mbaja...
Mos ec "udhës së re" se ndoshta tradhtarët
të kanë parë e të zenë pritë,
zbrit "lugut të bojkut" je më i sigurt,
më këshillonte burri i bjeshkëve
me traditë...
I çova fjalë se jam shendosh e mirë,
Sa herë të ndjekin spiunët dhe tradhtarët,
eja në këte konak stani, në BESË JE...
Kanë ikur gjaksorët,spiunët dhe tradhtarët,
stanet jane bërë sa një katund,
nuk dëgjohet më,
makineria serbe drejtuar kufirit të dhunshëm
dëgjohen vetëm blegërinat dhe cicërrimat e zogjve...

Reshat Badallaj

Cikël poetik nga Përparim Hysi

Unë jam nga  ZHARRËZA!
    "O shtëpi! Moj shtëpi!
     Të kem një varr si ti"
             Popullore
   (cikël me poezi)

Nga  Përparim   Hysi

Unë jam nga  ZHARRËZA!
        "O shtëpi! Moj  shtëpi!
          Të kem një varr si ti!"
                   Popullore
Unë jam nga ZHARRËZA dhe nga fshatrat pë rreth
Dhe me të gjithë ata që u prishën shtëpitë
Përgjegjësinë mbaje ti, o shtet!
As më bëhet vonë, në ndryshojnë qeveritë.
Kontratat me të huajët i lidh qeveria
(As që dua të di: e djathtë  a e majtë?)
Mua, si qytetar, mos më prishet shtëpia
Asnjë qeveri mos tentoi  që t'i shpëtojë fajit.
Nuk duhen braktisur qytetarët si jetimë
Të mbyllur, të fyer si të "dorës së dytë"
Në protestën e tyre: të gjithë legjitimë!
Qeveria  mbyllur që të dy sytë!
Përse do nisej ajo "Ecje Biblike?"
Mbi njëqind e ca kilometra(tëgjitha në këmbë?!!!)
Dhe provokohen insinuata aq dramatike
Sikur ja:-Qeveria,sapo  u krijua... mbrëmë?!!!
Unë jam nga ZHARRËZA dhe dëgjo, qeveri!
Asnjë fitim nuk ke me njerëz të pakënaqur!
U ke "vrarë" gjumin; i ke lënë pa shtëpi!
Mjerë qeveria që përbuzë "SOKRATË TË VUAJTUR" *
*në thonjëza-shprehje MIGJENIANE!
                     
                         Tiranë, 25 shkurt 2017
         E nesërmja
Pas të sotmes, vjen e nesërmja
E sotmja? E trishtë apo e zezë
Më e bukur do jetë e nesërmja
Dhe nuk e shtroj si hipotezë.
Që të jetë e nesërmja e bukur
Nuk duhet të kemi veç shpresë
Por mos qëndrojmë duarkryq e të humbur
Dhe mos pushtohemi debulesë.
Mos vrapojmë pas"idhujve të rremë"
Apo pas të"ashtuquajtur liderë"
Secili prej tyre veçse rren
Dhe nuk shkruaj a flas në erë
Jam shumë i saktë dhe i kthjellët
(Mos u bëni qorra me sytë hapur!)
Këta "paloliderë" më sjell të vjellët
Mbeti  SHQIPËRIA si vdekur e pakallur!
Dhe hiqen sikur po treten për hallet tona
(Për vete: janë pasuruar duke mashtruar e vjedhur)
Po kur pretendojnë se"pa ta? Vjen zezona!!!)"
Bash ata që halleve tona  u kanë pshurrur dhe pjerdhur,
Heshtjen e turpshme ta flakim tej
Si një rrobë të vjetër që më nuk vlen
Dhe mos besoni në këta "korifej"
Veç kështu e nesërmja e bukur vjen.
                     20 shkurt 2017
          ABSTRAKTJA
Abstrakten nuk e dua ( a nuk është e vështirë?!)
Dua realen, se  është e prekshme.
Abstraktja më lodh (djersit pa pirë)
Kurse e vërteta më pëlqen, qoftë dhe e "potershme".
E vërteta është si dita... e mbushur plot dritë
Abstraktja si nata ( po kush e do natën?)
Të vërtetën në shkrime dhe në poezitë
Më lodhin shkrimet që tarjtojnë abstrakten.
Abstraktja në shkrime e poezi nuk më pëlqen
Jeta është e bukur dhe të jetë e prekshme
Kur vete ma bën poezinë si teoremë
Si lexues e di se si ndihem? Si zogu ndër leqe...
                    18 shkurt 2017
                   Tiranë,  26 shkurt 2017


      

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...