Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/02

Vështrim – Për Demarkacionin rrugëdalje është konsensusi nacional

 

Nga Skënder MULLIQI

Dita e mirë shihet në mengjes, dhe më këtë kastë të njejtë politike zgjedhjet e radhës nacionale nuk do ti koontribuojnë këtij qëllimi. Edhe pse jo të shpallura zyrtarisht kampanja veq ka filluar. Dhe, duket së shoqëria jonë nese nuk largohen nga pushteti të gjithë ata të cilët e prunë gjendjën e rëndë ekonomike dhe gjendjen permanente acaruese politike , ndasitë e mëdha politike do të vazhdojnë dhe nuk do të shërbejnë kohezionit në shoqërinë tonë . Por, megjithate zgjedhjet nuk kan alternavitivë tjetër, dhe do të ishte dashur dosido të largohen strukturat e burokratizuara politike të cilët janë bërë të demshme për të radhmen tonë .Qytetarëve u ka mbetur që mos ti përseritin gabimet nga e kaluara e afërt . Këto zgjedhje nacionale të cilat po vijnë bashkë më zgjedhjet locale , janë rasti që politika jonë e mbrapsht të kthehet në binarët normal të saj, ku të gjithë betejat politike do të zhvilloheshin mbrenda Paralamentit të përcjellura mirë nga mediet publike. Të gjithë qytetarët kan të drejtë të informohen drejt për gjithëqka , e jo si deri më tash që interesat e tyre u zevëndësuan turpshem më interesa të partive politike në pushtet. Institucionet e dala nga vota e lirë nuk janë vetëm të partive fituese të zgjedhjeve por janë të të gjithë qytetarëve .Pushtetet deri më tash punuan në mënyre selective duke lënë anash tërsisht interesin shtetëror dhe interesat kombëtare .Demokracia po është vetëm verbale sepse ne fakt u instalua dhe po vazhdonë të instalohet sistemi autokratik i vendimarrjës. Parlamenti i ardhshem të jetë model i një investimi të mirë në Kosovë . Dihet së si qeveria ashtu edhe parlamenti janë të mbushur më njerëz jo meritor të cilët aty kan ardhur edhe me vota të kontrabanduara. Aktualisht në qender të vemendjës është pse nuk kemi demokraci në kuptimin e plotë në Kosovë?A janë mediet sot të rrezikuara sikurse viteve te 90-ta ? Dhe pyetja e radhës A është ky pushteti më keq në historinë e shqiptarëve ? Nuk janë këto pyetje sugjestive , por janë pyetje të cilat I kan imponuar këta njerëz në krye të shtetit , e të cilët nuk kan punuar mirë.Dhe, në të gjitha pyetjet e parashtruara përgjigjën më të mirë do ta kishin dhënë ekspertet dhe intelektualet . Ne, sot e gjithë ditën po I biem daullës së punet në Kosovë si n ë planin politikë dhe atë zhvillimor nuk po shkojnë mirë, dhe e gjithë kjo imponon një rrethan tjetër politike shumë më pozitive .Kosova është në grupin e vendeve më demokraci të kufizuar ,Dihet së çfarë është shkalla e krimit të organizuar , korrupcionit dhe shumë dukurive tjera negative , të cilat serozisht e kan rrezikuar demokracinë e brishtë , por edhe e kan luhatur nivelin e sugurisë .Dihet së nën demokraci vjen në shprehje regjimi autokratik. Sipas shumë të dhënave liria e medieve nuk është në nivelin e dëshiruar dhe as për afër në nivelin e vendeve te zhvilluara evropiane.Me fjalë të tjera ata të cilët duhet të ngrisin zërin dhe të japin përgjigje në shumë pyetje janë historianet , ekspertet e ekonomisë dhe politikologët .Njerëzve të politikës kryesisht iu mbetet që të japin vizione te qarta dhe të japin përgjigje konkrete në politikëbërje.Përvoja ka treguar së shumica e njerëzve në mbarë botën demokratike problemet e tyre ua servojnë atyre të cilët edhe i zgjedhin në mënyrë fatlume ato probleme , e jo ti grumbullojnë edhe më shumë . E di se nuk është lehtë , por qytetaria në zgjedhjet e radhës do të duhej mirë të mendojnë së për kënd të votojnë , në mënyrë që mos të kukasin pastaj për gabimin e bërë .Edhe pse qytetarët sërish do të thirren që të qesin votën nga subjektet garuese politike , ata mos të bien pre e manipulimeve dhe manipulatorëve .Iu premtuan atyre mrekullira këto struktura politike dhe nuk i realizuan as premtimet elementare .Premetuan që nga viti 2010 së do të kemi shpejt liberalizim të vizave e nuk i patem. Premtuan së do të bëhëmi pjesë e Evropës së bashkuar e as afër ajo punë nuk është . Genjyen për të gjitha marrveshjet e lidhura më Serbinë së nuk janë në dëm të Kosovës , e po shihet ashiqare së janë në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë. U ka mbetur keq këtyre hileqareve të politikës aktuale në krye të shtetit që ti shesin toka Serbisë në veri dhe Malit të Zi në jug. Janë duke harruar së këto dy çështje janë probleme nacionale e jo problem të Hashim Thaqit dhe të Isa Mustafës. Nese që të dytë bashkë më këtë koalicion qeverisës janë mësuar të mbijetojnë në kriza, popullit kjo pak i inteson , sa i intereson që Kosova mos të humb territore siq kemi humbur gjatë historisë. Nese dikush mendon së Demarkacioni i formës qeveritare është punë e lehtë do të mashtrohet shumë .Pasojat mund të jënë të pa riparueshme . Nuk është fare nevoja që vendi të futët në gjendje të rëndë politike . Rrugëdalje është koncensusi nacional e jo marrja e vendimve krye në vete të atyre të cilët po mëndojnë së janë bërë Zot të kësaj toke …

SYTË E MI VETËM NJËHERË E PANË


Reshat Badallaj-Zhuriani

Ikja nëpër rrugët e gjakosura
ku spiunët më dëgjonin dhe frymëmarrjen.
U nisa në rrugën ku dëgjoheshin plumba
nën mjegullën e padukshme.
Terri mbuloi bjeshkën dhe ne ecnim e ecnim
andej Drinit dolëm të kllapuar nga lodhja.
Në zemër të Shqipërisë pushuam,
ulur në natyrë, nën hijen e lisava.
Dielli depërtonte përmes degëve
që tundeshin nga puhia e lehtë.
Gjethet i hapnin rrugë rrezeve diellore
dhe bënin dritë mbi fytyrën e saj.
Nuri i saj si pasqyrë shkëlqeu dhe ndali diellin
Ehu,ç´bukuri!
Një muzikë e huaj zhurmonte më tej,
sikur më pengonte,
doja vetëm zërin e saj të dëgjoja.
Papritmas nje gjethe e vogël sa një pupël zogu
u shkëput dhe ra në qerpikun e saj kafe.
Kur mbylli syrin, gjethja ra në prehrin tim.
E pa dhe me shikimi i saj u ndal në qiell,
unë rrija akull në anë të një katili që më vështronte!
E morri dhe iku me hijen e së keqes.
Në cep të rrugës ktheu kokën nga unë
sikur donte të shihte edhe njëherë
vetëm edhe njëherë...si për herë të fundit.


U ndam për të mos u parë më kurrë.

E imazhi i saj do rëndonte në shpirt, ah sa shumë.

Eh, dashuria, e pastër e pa hile
sikur bashkoi një ndjesi, i kuq si gjaku...
U gjetëm po kurrë nuk u pamë më,
ndonëse instikti më thotë se do pimë sërish kafe
në vendin ku u ulum për herë të parë.
Do ulemi si ishim atëherë,
ajo në anën e majtë, në anën e zemrës...
Nuk do e kthej kokën dhe ndoshta këtë herë nuk do iki si era e të më lërë pas kujtimin.
Një ditë do ecim bashkë përgjithmonë
drejt horizonteve të reja...

KJO ASHT DITA E MËSUESIT SHQIPTAR



Nga Fritz RADOVANI:

1      DHJETOR  1909



HAPET  SHKOLLA  NORMALE  ELBASAN



KJO  ASHT  DITA  E  MËSUESIT  SHQIPTAR

SHKOLLA SHQIPTARE NORMALE E ELBASANIT U HAP ME 1 DHJETOR 1909.



DREJTORI I PARË I SAJ ASHT KENË ATDHETARI LUIGJ GURAKUQI.

Mbas Kongresit të Manastirit me 14 – 22 Nandor 1908, u mbajt Kongresi i Elbasanit nga data 2 – 8 Shtator 1909, ku u vendos hapja e Shkollës së Parë të Mesme Pedagogjike në Gjuhën Shqipe, e njohun me emnin Normalja e Elbasanit.



 Kjo shkollë do të luente një rol vendimtarë per mësimin e Gjuhës Shqipe nder Trojet tona, si dhe do të kishte per qellim kryesor piksynimin e paraqitun nga Atdhetari Luigj Gurakuqi, i cili me rasën e hapjes së saj tha: “...Shqipnia u lëkund e tana nga zani i Shkollës Normale; atdhetarët nuk kursyen ndihmat e veta të begata, ndersa djelmët tanë rrodhën nga të gjitha viset e Shqipnisë e u derdhën këtu në Elbasan... Jo vetem nga Toskëria që ka qenë gjithmonë e para nder tregimet kombtare e nder luftat e Gjuhës, por ma fort nga Gegënia e Siperme, nga ajo Kosovë sa fisnike e trimoshe, me përpjekjet e të ndershmit Hasan Prishtina, i cili, na rrnoftë përjetë, na erdhën mjaft nxanës sa mund të thuhet pa frikë lajthimi se nuk ka asnji kand të Shqipnisë që të mos të ketë këtu mbrenda perfaqësuesit e vet.”
Shkolla Normale e Elbasanit tue u rreshtue me Shkollat e njohuna të Shkodres, u ba prita ma e pakapercyeshme nga anmiqtë shekullor të Shqipes së shkrueme: turq e sllav!
E nuk duhet të harrojmë Mësuesit e Nderuem Atdhetarë Shqiptarë, që per kontributin e Tyne në arsimimin e brezave të rijë me Gjuhën Shqipe, dhanë edhe jeten.


Ndertesa e sotme e Normales së Elbasanit...


Edhe këte Vater të Kulturës sonë kombtare, po punohet me shkatrrue, me e lanë “pa Emen” dhe pa trashigimtarë, si shumë Vatra të tjera... Sikur kjo shkollë të ishte themelue nga një anadollak në pragun e Pavarsisë, dhe të kishte punue per me nxjerrë nga bankat e asaj shkollë mësues turq... A do të quhej “1 Dhjetori Dita e Mësonjësit ?!”

Në se tek Monumenti i Vlonës së 1912 nuk asht vue as Don Nikoll Kaçorri dhe as Luigj Gurakuqi, simbas porosisë së anadollakut Ramiz Alia: “Këta nuk duhet me qenë aty si Katolikë..!”, asht mirë ti botoni këta “amanete”, dhe të hiqni dorë nga genjeshtrat dhe rrenat 75 vjeçare që pasohen me “mirkuptimet e tolerancat fetare”!..

            Melbourne, Dhjetor 2016. 

Po s'e putha buzën tënde (një cikël me lirika)


Nga Përparim Hysi


Kishe ndryshuar "luk"

Kishe ndryshuar"luk", sot ishe si lule
Syri m'u këput, kur sytë ti m'i ngule
Kur sytë ti m'i ngule (unë s'e hëngra thatë)
Se m'u duk, moj lule, sikur më zunë djajtë.

E humba pusullën, m'u liruan burgjitë
Desh kafshova gjuhën, kur pashë bukuritë
Shtatin si fidan, bërë me porosi
U bëra duman, sado pleqëri.

Po ç'vajti më tutje, moj "lukendryshuar"
U ngjallën ca "huqe" që nga moteshkuar...

Po s'e putha buzën tënde?

E quaj veten si pa fat, po nuk putha buzën tënde
Thosha:-Vallë, mos bëj"mëkat" (se më dukeshe si një "shënjte?!)
Buza ime zu t'më hajë, sytë e mendja veç nga ty
Mos pandeh se qe kollaj dhe tani, në pleqëri.

Duro ditë e duro javë (epo më s'mban ujë pilafi)
"Dhija mish e cjapi tavë" dhe puth buzën... mos qe mjalti?
Mjaltë qe pa vënë në zjarr, buza jote, o moj "shenjte!"
Djalloplak, dreqi të marrë! O moj"shenjte!",sa më "enjte"

Një dëshirë

Një dëshirë si pak të fshehur, sa dhe vetes s'ia pohoj
Malli fshehur, malli mbledhur, u bë lumë e zu vërshoi
Zu vërshoi se s'e mban shtrati, aq i madh ishte vërshimi
Hëngri veten nga "inati", ndaj e "zbrazi", Përparimi.

Se të kapa e të putha (dashuritë flasin pa folur)
(Hë, mor qyq, të doli turpja,- foli mikja ime e njohur)
Befasia qe e madhe, se më erdhi krejt papritur
Unë kaq kohë si në"alarme" veç nga syri i saj i ndritur.

E kujtoj kohën e bukur dhe u kthehem viteve para
Mikja që më bëri turbull, tash si unë: me flokë të bardha.
Flokë të bardha porsi unë (që të dy; disa herë gjysh)
Mosha e tretë duhet më shumë (kështu është: pa si a qysh?!)

Nga cikli "Kohë pleqërie"

Tiranë, 2 mars 2017

Pse? nuk më lanë Vatranët, të flisja edhe unë……..!




Shkruan Beqir SINA


Ky sqarim vjen pas një “incidenti”, që ndodhi të Shtunën në Vatër…..Rroftë Vatra! Loving Vatra!


BRONX NY : Pse? “Vatra”, nuk ma dha të drjetën të bëj jo vetëm nji sqarim - por as të drejtën e fjalës, para Vatranëve, një e drejt kjo që as në kohën e gjyqeve dhe perjashtimeve nga Partia e Punës, në kohën e Komunizimit, nuk kan qenë, pavaresisht se çfarë vendimi është marr më pas, me perjashtim apo burgosje, interrnim dhe ndonjë rast pushkatim.

Ky problem mendoj se nuk duhet të spekullohet, nuk duhet hiperbolizuar as bër ndonjë “big dill” , në asnjë mënyrë, as ngase në të ishte i përfshirë Editori i Diellit Dalip Greca, i cili në “pa-fuqi” për ta zgjidhur vet - dhe në përgjigje - do ta çonte situatën, për të mbuluar gabimet deri në shantazhmin e Vatranve, se ai “ishte i gatshëm t’i dorzonte çelsat.

Kjo lloj zgjidhje, është më se qesharake, në kohën e sotme, është shumë mediokre, të bësh një shantazh të till, sot mbas 26 vjet demokraci, dhe një zhvillimi të till, që ka marrë teknologjia kompjuterike, dhe puna e Editorit, Kryeredaktorit, Gazetarit apo çfarë duhet për një njeri të mbajë një gazetë, revistë apo televizion -

Mjafton të paguash dikë, aq sa e ka rrogën Dalipi tek Dielli, apo ndoshta sipas të ardhurave pak më shumë, dhe e sigurt se Editorin e Diellit, pa frikë, e them se 100 her më mirë dhe më me profesionalizëm e përkushtim do ta bëjë kushdo si gazetar apo editor, e njohes i teknologjisë kompjuterike ne komunitet.

Sepse, sot gazeta Dielli, ka 24 faqe a më shumë, të gjitha shkrimet janë të marra nga interneti (copyright) ose të dërguara tek Editori - pa asnjë lloj pagese - honorare, sepse aty paguhet vetem Dailip Greca, i cili merr kreditin , mburret në intervista se e “Ri-ngjalli” Diellin, zgjedh “bashkëpuntorët” , u bën “qoka” disave se po ua boton shkrimet, komentet e analizat, dhe ne fund paret i merr Dalipi,.

Ndërsa, me disa nga vatranët që nuk jan gazetar, ai ja u ka gjetur “miden” sepse ata duan vetëm të dalin në fotografi, dhe Dalipi, t'ua nxjerri në gazetë, keshtu Editori të mbetet si njeriu, që “përveçse si Dalip Greca” në gazetën Dielli, nuk mundet të gjendet njeri tjeter në komunitet, ta mbajë e bëj gazetën.

Por, ndoshta edhe shumë si unë, besojnë dhe jam i sigurt se po, :“Sesi, Dailip Greca, por edhe si unë vet (Beqir SINA gazetar), në se mendojë, ashtu si Dalipi Editori i Diellit, i madh, dhe vetem të shitem para lexuesve, para Vatranëve dhe komunitetit - deri sa një dit, me më hyn edhe vetja në qef ( se jam gazetar i madh, si unë nuk ka, legjend, e tjer e tjer, ku ta di unë), atëhere, duhet ta kuptoj(m)ë se nuk j(a)emi asgjë, dhe e kemi thyer kokën.

Jemi nga ata lloj gazetarësh në komunitet, që ngelën per ditë vetem duke ua dërguar shkrimet e publikimet komunitetit, nëpër e-maile dhe Facebook, vetem për t’u dukur edhe kur ata nuk na duan me na pa me sy, e leje më për të na lexuar - sepse vetem i mërzisim aq shumë, sa që edhe nuk na lexojnë më.

Ngaqë, kjo sa shkrova më lart, ka të bëj me atë, përse nuk ma dhanë fjalën qoft edhe një herë të flas para Vatranëve, natyrisht, që më duhet të sqaroi, se as edhe një herë nuk kam thën se Dalip Grecën, se kam pasur koleg dhe shok të mirë, bile kemi shkuar shumë mirë, kush na ka parë në aktivitete tona në komunitet.

Gjithmon kam thën se Dalip Greca, po e bën si duhet punën tek Dielli. Kam pohuar atë se Dielli, nga që dilte 4 apo 1 her në vit, dy apo tre vjet, Dalipi, arriti të nxisi vatranë, të “shkundin xhepat”, dhe t’a nxjerrin një her në muaj me shpenzimet e tyre, që mësova se kushtojnë 4000 dollar në muaj. Kam thën se Dalipi, po e mban derën e Vatres, hapur, nga mëngjesi deri në darkë, pret edhe përcjell të gjithë mysafirët e Vatrës, e të tjera, ( por, të mos harrojmë se e vogël apo e madhe, rroga që paguhet Dailipi si Editor i Diellit, është më madhja dhe e vetmja rrogë që Vatra mesa di unë, paguan)

Por, në këtë pik diskutimi që doli si shkak i problemit tim me Dalip Grecën, më duhet ta mbyll me këto fjalë se ; “Shantazhi, sot është e stilit apartçik, e kadrovik, dhe i përket asaj kohës së sistemit komunist, kur kuadrot e athershme, përfshirë ish gazetarin e Organit të Komitetit të Partisë së Rrethit të Lushnjes,”SHKËNDIA” - ish Kryeredaktorit dhe Editorit të saj, Dalip Greca, 30 vjet më parë, ai apo shokët e tij të gazetarisë të realizmit socialist ua bënin shefave të tyre.… “

Por, le të mos zgjatem - se e di se dikush do të thot, po na e “çau kokën" si shumë….me këtë Dalipin, sikur të kishte qen Ferid Zakaria, apo Wolf Blitzer, Anderson Cooper, a ndonjë gazetar tjetër i CNN …

Ky sqarim vjen pas një “incidenti”, që ndodhi të Shtunën në Vatër…..

Ngase, atë ditë udhëheqësit e lart të Vatrës, diskutojnë për mua, dhe pa mua!!!! dhe pikërisht në kohën sapo unë largohem nga mbledhja e tyre, dhe qendrojë disa minuta(30 minuta) jashtë - në sidewalk,

Mbasi unë isha duke folur në telefon me një mikun tim, i cili kishte kërkuar një takim në Vatër, unë, pa ditur asgjë se çfar ata po diskutonin, brenda tyre,( sqarim : sipas programit të ditës, që e gjeta në flet që ishte shperndar aty në Vatër, ku lajmeroheshin pjesmarresit në pikat e programit të mbledhjes, nuk ishte fare emri dhe problemi im për tu diskutuar)

Mua më çoi atë ditë në Shtëpin e Vatrës, në Bronx, koncidenca ime, që të isha atë ditë aty, se ashtu më tha Kryetari dhe Nën/Kryetari i Vatrës, tre ditë më parë, "të vishë në orën 1;30 apo 2;00 pm, kur ne përfundojm mbledhjen dhe takohemi me mysafirin, që ka kërkuar takim”.

Pra, është e vertet, që unë nuk isha i ftuar, por si gjithmon si shumë i afërt me Vatrën dhe vatranët, po dëgjoja nga larg, dhe po prisaj të mbaronte mbledhja dhe të takoheshim me kryetarin edhe ndonjë anëtar të kryesisë, ashtu si edhe kishm biseduar me ta 3 ditë më parë.

Mirëpo, unë duke qenë aty edhe present, mirë se kishin ardhur me vendim të formës së prerë, të cilin si thashë më parë, zyrtarisht e kishin marrë se” Beqir SINA, nuk do të pranohet në Vatër” , me hipokrizi dhe aspak burrëni, në fund të mbledhjes, kur unë hyra në Vatër, dhe Këshilli Drejtues i Vatrës, dikush po largohej, dikush po qendronte, pothuajse, që të gjithë përfshirë kryetarin dhe nën kryetarin me shumë dashamirësi dhe respekt, takohen e përshëndeten me mua - pa më thën se çfarë është diskutuar, ose çfarë është folur për mua dhe se çfarë vendimi ata kan marrë.

Me mua nga njera anë po këta njerëz më hiqen, sikur nuk ka ndodhur asgjë, dhe duke më lënë përshtypjen se ne jemi ashtu si kemi qen në marrëdhëniet me njeri tjetrin, deri sa u bën edhe disa fotografi nga unë, megjithse, po ata kishin folur për mua dhe nuk më pranonin në antarisnë e Vatrës, pa ma dhan fjalën, dhe pa kërkuar ndonjë sqarim ose apelimi - që unë kisha të drejt të bëja, se për mua ishte folur në Këshillin Drejtues i Vatrës, po atë ditë dhe atë orë, ata hidhen kundra meje jashtë.

Megjithse, ata tani fantazojnë si edhe e kan zakon, se na shau, Beqiri, tha keshtu apo ashtu - ose i tha kështu ky apo ai Beqirit, kur nuk isha prezent, le të vazhdojnë e ballafaqohemi, bile buldingu ka edhe kamera - dhe policia mundet ti jap per investigim.

Unë, se çfarë ishte folur dhe marr vendim e mora vesh në darkë, kur një mik me telefonoi dhe tregoi se pasi jan lexuar letrat (të cilat jan vetem mesazhet e miaj që i ishin dërguar në postën elektronike personale (adresa e e-maileve dalip.greca@gmail.com) me sharje banale e ofendime per Dalipin, derguar më 4 Janar 20017, dhe pas saj, bashkëatdhetarit tonë, shqiptaro amerikanit Dalip Greca, dhe që në përmbajtje nuk kan asnjë fjalë , denigruese, shpërfytëruese, apo dashakeqe, për Federatën PanShqiptare të Amerikës, Vatra, ose me thenjen Vatranet, ata thanë se ne tani, “ duhet të marrim një vendim: i cili ka qen i formës së prerë, dhe pa të drejtë, per mua, mbase “apelimi” ose të paktën fjalën, duhej të ishte për të dy personat, për të cilët ata diskutuan dhe folën në Këshilli Drejtues i Vatrës.

Pra, me këtë rast Këshilli Drejtues i Vatrës, kishte vetem një perjashtim dhe mbylljen e derës së Vatrës, dhe ai ishte i “msheftë” i kurdisur dhe i meskin, ndaj një ish të presekutuarit. Pikērisht, Beqir Sinës, atij që lindi dhe u rritë pa babë dhe pa “nënë’ në kampet e tmerrshme të interrnimit, sepse babai i tij, për afro 50 vjet ishte së bashku me disa nga këta Vatran,në ver e në shi, sa në Washington e Nju Jork, Boston e kudo, me flamurin pa Yll, për lirinë e të drejtat e shqiptarëve në ish Jugosllavi, rrëzimin e komunizimit në Shqipëri, e që sot, po ia bëjnë “gjyqin” të birit të tij - megjithëse, nuk e anëtarësuan, por që e ka ndier, dhe e ndjen veten Vatran me një kontribut, 27 vjeçar në Federatën PanShqiptare të Amerikës VATRA.

Unë kam lindur dhe jam rritur deri në moshēn 32 vjeç në të njëjtin rreth -Lushnje, me Dalip Grecën, ai në qytet dhe Kryeradktor i gazetës Shkëndija, unë në barangat e interrimit Saver me bashkëvujatsit e mi të dashur, pikërisht :

“Aty ku njëriu i socializmit, mundohej të na i nxirrte syt, ne që ishim të interrnuarit dhe të presekutuarit, dhe, që ishim ai, tjetri, që po i ruante syt, të paktën qē të mbeteshim me një sy, dhe të mos mbeteshim qorr fare”, deri sa të na hapeshin të dy syt, më 1991, me rënjen e komunizimit,

Kurse, të shtunën, më 25 Janar 2017, githmon simbas, atyre që me zor paskan pritur të hidhen si lukenia kundra meje, : “Unë paskam qen një njeri i “rrezikshëm” problem për Vatrën, “mistrec’ si më quajti një miku im, mbasi unë e paskam “sharë”, Dalip Grecën, pavarësisht, se në emër të Vatrës apo personale, kjo as që u duhet atyre tu hynte në punë, ose të ndaleshin pak, por sepse ata thanë atë ditë: “Jemi ne ata që e bëjm atë që Beqir Sina, nuk duhet të shkel më në Vatër”.

Dhe, për ta zyrtarizuar e bërë fakt , gjoja sipas rregullores, dhe treguar “demokraci”, gjithmon sipas mendjes së tyre, dolën me vendimin, që kreysia duhet ta merrte.

I cili, për hir të vërtetës ishte marrë një javë më parë, kur të Ejten, më 23 Janar 2017, Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj dhe n/Kryetari i Vatrës, zoti Agim Rexhaj, padrejtësisht, më kishin thirrur në shtëpinë e Vatrës, vetem mua - e jo të dy -

Megjithse, unë u thashë dhe u kisha thënë, se nuk kisha asgjë me ata të dy, as me Vatrën, por me Dalip Grecën, personalisht. Dhe, kerkova si burrat fisnik, si miq apo si institucion se duhet te jemi të dy në ballafaqim, ashtu zgjidhet problemi, që mos kishte arritur deri këtu, ku arriti. Dhe, në asnjë mënyrë ata të dy, apo edhe miqt e mi në Vatër, të mos mbanin krahun tim, pavarësisht se jemi miq, shok apo çfardo, por secili prej nesh pra Dalipi dhe Beqiri, ashtu si mendonin le të flasin vet, jo me “avokat” ose “gjykatësit".

Kryetari dhe nën/kryetari me justifkimin se ishin miqt e mi, thanë se e kishin bër këtë takim , sepse Dalip Greca “ u kishte thën atyre, nuk kam gjê me Beqirin, prandaj edhe nuk kishte ardhur dhe ua kishte lën këtyre tê dyve në dorë, dhe, ata si një fjalë si 100 fjalë, të “palëkundur’ ne qendrimin e tyre, më kërkuan,drejtpersedrejti që unë ; “Beqir SINA, ti shtrija dorën Dalip Grecës, duke i kërkuar falje, sepse, unë isha fajtor sipas tyre”.

Ne takimin e Buçaj dhe Rexhaj, ata vet kishin sjell në tavolinë formularin e regjistrimit, me shpresë, si ka shkruar edhe vet Dr. gjon Buçaj, se ata do t'a mbyllnin problemin duke ndjek, sipas tyre rrugën e pajtimit, mbas spjegimit sipas tyre, "se Editori nuk kishte faj".

Pra, unë mora formularin dhe, në sy të tyre sa po e mbusha, dhe e firmosa, ne fund, të dy menjëher me thanë, se se aty është nji fjali që thotë se "Dua të behëm anetar i Vatrës, do të respektoj Kanunoren e saj.", Ata kishin shtuar dhe se "edhe po të kishe qenë antar, do t'ishte perjashtue nese zihesh me Vatran", “po e dij”, u thash, dhe nuk kam ndermend me u zen me kerkend ne kete bote..

Do të thotë, se deri këtu, gjithëçka është shumë normale, mbasi çdo gjë atë ditë ishte mbyllur, pa kerkuar unë falje, sepse, unë u thash nuk kam arsye, dhe nuk kam ardhur për këtë, që "Dalipi, të më kërkoi falje mua, gjë që nuk e dua, as që unë të kërkojë fjale' se nuk jemi në Gjyqë këtu dhe nuk po takohemi të gjykojm njeri tjetrin apo ta paragjykojmë, "aq më keq që unë jam dhe Dalipi Greca jo !

Ata ngriten supet, dhe nuk dinin çfar të thonin, se u kapën ngusht....dhe nuk i kishin e llogaritur qendrimin tim, por kishin menduar ose edhe i kishin premtuar Dalipit, se " me Beqirin e mbyllim ne këtë, problem..."

Dhe, kêshtu atë natë u ndam shumë miqësor, “ata, në qendrimet e tyre, unë të mijat,” pa kurr farë problemi , ndërsa, unë u largova dhe e lamë të takoheshim të Shtunën me mysafrin, që kishte kërkuar nji takim-vizite në Vatër.

Që të dy as që than se “Po, apo Jo”, më kan refuzuar kërkesen për antarsim, dhe as që më telefonuan, per të më thënë se kerkesa ime do të diskutohej apo jo, dhe se kur dotë diskutohej, do të më tregonin, pra gjithçka që është më se noramale.

Mirëpo, për atë që ndodhi të Shtunën 25 Janar 2017, ende, unë nuk po arrijë që ta kuptoj - pse nuk më është thën asgjë, pas të Ejtes, ose tek e fundit të Shtunën, kur ata kishin folur, prap për mua dhe pa mua përsëri.????, dhe kishin marrë atë vendim që duhej të ma komunikonin mua, apo jo..

Apo, duhej edhe një “show off”, një diskutim dhe debat i mediokerve, pa pik profesionalizmi dhe etike, rregulloreje, e ku ta di unë, që Këshilli Drejtues i Vatrës, ishte për të u mbledhur edhe megjithse mbledhia mbaroi, të çohej dikush e të kërkonte me insistim me shumicë votash, që Kryetari të lexonte, Kanunoren, Nenin 9-të të saj( Kanunoren, ia kishte dhën Dalipi, se ajo faqe, ku ishte Neni 9-të, ishte palosur), për të treguar se Beqir Sina, nuk i pranohet te jet anëtar i Vatrës, dhe se Beqiri, prej atij vendimi nuk mund të shkel në dyert e saj……

Dhe, kështu, parregullësit, shejtanlliqet , dhe gjërat e mbrapshta , që dikush qendron pas tyre, sepse, mirë çfarë u bë dhe se u “shanë apo nuk u shanë” - “e lagu apo se lagu", “Beqiri apo Dalipi", një pyetje për ju Këshilli Drejtues i Vatrës, ka :

Kur unë erdha në fund të mbledhjes, e cila sapo kishte përfunduar gjithëçka, pra u vendos ajo që u vendos nga të gjithë, pse nuk mu tha se : “Beqir Sina, na vjen shumë keq - por për shkak të rregullores - kërkesa juaj ishte refuzuar”, dhe ne jemi apo nuk jemi miq dhe shok gjithmonë, kështu u vendos.

Por, pothuajse i gjithë Këshilli Drejtues i Vatrës, ata që kishin diskutuar dhe morën vendimin, si kur hyra dhe kur dola atë pasdite nga Vatra, me shumë përzemërsi dhe kortesi, u takuan me mua, siç ishim takuar gjithmonë, “Si je zoti Sina dhe në fund mirëupafshim zoti Sina”, përfshirë, Kryetarin dhe N/Kryetarin dhe zonjën Sekretare Naze Veliu, por edhe ish diplomatin e perjashtuar - tani 3 vjet vatran i flakët, Dritan Mishton.

Por, prej se kur “ndodhi ajo që ndodhi atë ditë’”, që po të mos kishte pasur qëllime të këqia, dhe dikush nga prapa ti orkestronte ato, kam lexuar shumë këto ditë nga historiku i Vatrës, dhe, kam gjetur deri shumë debate të ashpëra dhe të rrezikëshme , vulgare e politike, mes figurave të shquara të Vatrës, anëtarëve të saj, qysh nga koha e Nolit, e deri tek pasardhësi i tyre Agim Karagjozi, paraqitur edhe në faqet e gazetës Dielli, por as edhe njher , nuk gjeta të jet një rast si ky, i imi, që të bëjë një paralelizmim.

As nga ato debatet dhe letrat tek Dielli të Profesor Arshi Pipës, i cili deri sa vdiq vdiq -si Vatran….dhe as nga ato kur Noli akuzohej si Komunist...."Prifti Bolshevik me mantel të kuq"

Pra, ky rasti im me Dalipin, është një rast i pa precdent në historinë 107 vjeçare, e Vatrës, një rast që do të hyjë prej së shtunës 25 Shkurt 2017, në librin e historisë së Vatrës, dhe për mendimin tim, ia vlen shumë, për ta bër publik, dhe mësuar shumë nga Vatra e sotme.

Sepse, më në fund mbas 107 vjetëve Vatra, e gjeti dhe e zbuloi “ armikun” e saj, “dashakeqin”, e “mistrecin” e Vatrës……ky ishte vendimi dhe vetem kjo ishte zgjidhja….e atyre, që folën vet dhe vendosen vet.

Dhe, se Beqir Sina, një vatran me kontribut në Vatër me dy breza - Një shqiptaro amerikan, që ka 27 vjet, që luftojë me Vatrën, së bashku me Vatranët, ( një pjesë e tyre, jan nga ata që kan qenë bashkë, me mua, edhe në kohët më të vështira, por ja se të shtunën, atij i ata ia lexuan “bazybenë”. Megjithse, Beqir Sina, po me ata Vatran, e kishte veten në rrezik, disa her, në Amerikë , me të dërguarit, komunistët, sigurimasit, dhe ish oficerat e sigurimit dhe të Ushtrisë Popullore, aqsa, që atë rrezik Beqir Sina, “nuk e kishte pasur, as edhe në kohën e Diktaturës".

Por, Beqiri, sot me sinqeritetin më të madh, dhe ndërgjegjen e tij fisnike, që ka, ua bën me dije të gjithëve, atyreve, që i ka dashamirë, miq dhe shok, qofshin ata në Vatër, apo jo, dhe atyre që nuk më duan me më pa me sy, ( se të gjithë kemi miq dhe shok, miq e shok për kokë, por edhe nga ata që nuk na duan, ose hiqen sikur të duan për shok e mik, por nënën ta q…..), nuk po e bën këtë sqarim, në asnjë mënyrë, që të më japin mua të drejt apo jo, dhe të bëjnë fajtor Dalipin, JO! JO!JO! As qe te vije në Vatër, megjithse më vjen keq.

Por, vetëm për atë, që nuk ma lejuan ta them edhe unë një fjalë, se çfarë kishte ndodhur dhe pse kishte ndodhur, le të më refuzonin, punë e tyre, le të më nxirrin nga Vatra, edhe me “shqelma” ose “zhag” si i themi ne Shqiptaret, pune e tyre, por me vjen keq dhe kurr nuk do t’ja falë vetes, se “Pse u gjenda unë para një furie emocionale urrejtje, sharjesh dhe ofendimesh rruge, para dyerve të Vatrës”, para syve të miqve të miqve, atyre që më duan dhe më respektojnë me sinqeritet dhe jo me hiprokrizi.

E bëj këtë sqarim :”Përse? sepse as njëri nuk mori guximin dhe inisiativën të pyeste vetem nji her , se :’ “Pse kishte ardhur puna deri tek kjo “zënie” me Dalipin? Dhe, a është e vërtet, se unë kam pasur, dhe kam “problemet e mija personale” me një person të tretë ?, që, Dalip Greca, po i dilte në mbrojtje, pra në krah, së bashku me një farë Dritan Mishto? deri, sa arriti që po prapa krahve te mi, të më ngrinte të gjithë Vatranët, kundra meje, dhe të më tregojë Kanunoren.

Mirëpo, tani të vij tek fundi e këtij debati personal dhe që Dalip Greca, duke shfrytëzuar postin e tij - e bëri problem të Vatrës, sepse këtë debat me Dalip Grecën, unë e kam pas qysh kur ai ishte rrogëtari i Ekrem Bardhës…..

Dalip Greca, kur ishte tek Illyria e Ekrem Bardhës, si kryeredaktor i seksionit shqip, ( para 15 a 16 vjetve më parë) se të bëhej Editor i Diellit,( ke Dielli ai ka 7 vjet), dhe, duke ndjekur me besnikëri politikën editoriale të Ekrem Bardhës, i cili është i deklaruar si një anti Vatran i perbetuar, e polemik me Vatren, dhe njeri shumë i afërt me PS-në, në Tiranë, (sidomos me Fatos Nanon Kryeminister dhe Rexhep Mejdanin President), ka pasur një debat të ashpër me mua për Vatrën, dhe emrat e disa nacionalsitëve, patriotëve dhe demokratëve shqiptar, në Amerikë, me faqe të tëra, dhe disa numëra.

Deri sa Ekrem Bardha, erdhi në Nju Jork, dhe takoi babain tim Rasim Sina, me të cilin kishin qen edhe ushtar tek Rrapi i Treshit në Tiranë, dhe ju lut tim eti ta mbyllnim atë debat mediatik, duke bër nji takim qe unë të mos merresha më me atë.

Ky pra është sqarimi im - që me detyruan ta bëj Vatranët, pra atë që nuk ma lejuan ta them në Vater, të gjith të dini se çfarë ka ndodhur - brenda mureve dhe jashtë Shtëpisë së Vatrës, dhe se Vatra nuk është pronë e Dalip Grecës, Beqir Sinës, apo edhe atij që po "pergatitet" të vij në krye të saj, se siç dihet ka zgjedhje në fund të Prillit, në Vatër.

Mbasi një pjesë e di dhe një pjesë jo!

Kryesia, e Vatrës, ( Dr. Gjon Buçaj, nën kryetari Agim Rexhaj, Sekretaria Naze Veliu, Mithat Gashi, Dritan Mishto, Zef Perndoci, Ramiz Muja), jo vetëm që ngritën dorën dhe zërin që më refuzuan nga Vatra ( dhe, sinqerisht, që u jam shumë mirënjohës për vendimin, dhe e respektojë vendimin e të gjithëve atyre, që u drejtuan ndaj meje në munges, por jan sjell me pa të drejt shumë - shumë keq ndaj meje. Medojë unë se nuk e meritoja këtë.......!!!! Rroftë Vatra! Loving Vatra!



Falenderojmë gazetarën e mirënjohur shqiptare Mimoza Enver Dajëin,
për dërgimin e materialit për botim në Agjencionin Floripress

Maqedonia moniste në luftë me nënshtetasit e vet!



Nga Isuf B.Bajrami

Për aparatin shtetëror monist në Maqedoni nuk janë të rëndësishëm njerëzit, sepse për të është i rëndësishëm sistemi i sundimit! Për të s’është e rëndësishme jeta, sepse për të është e rëndësishme ideologjia. Maqedonia “shtet” që nuk mund të jetë e stabilizuar, sepse nuk është e siguruar me lirinë e nënshtetasve të vet. Ajo është “shtet” i ndjekjeve ideologjike, politike dhe policore, i burgjeve, i masakrave dhe dëbimeve masovike.”Shtet” që filozofi politike ka dhunën, metodë – manipulimin e rezultat – frikën e përgjithshme të qytetarëve të saj.



“Shtet”, që në emër të “demokracisë” mbrohet prej mendimeve të lira të qytetarëve të saj! Që me kundërshtarët e vet politikë, flet nëpër grykën e pushkës! Që prej mendimit të lirë dhe prej kritikës, mbrohet si prej armikut!



”Shtet” që nuk donë të kuptojë se ligjet dhe normat shtetërore dhe shoqërore, teoritë politike, letrare dhe artistike, njësoj janë sot që të mund të tejkalohen nesër prej ligjesh, normash, teorish më të reja dhe më të drejta! Thotë se gjatë historisë çdo gjë ka ndryshuar, por vetë mendon se është e pandryshueshme dhe e përjetshme.



”Shtet” që kudo dhe kurdo e krijon dhe e kërkon të njëjtën, njëjtësinë, që, për këto arsye, le shkretëtirë në shpirtin e njerëzve. Pasojë e kësaj filozofie politike është kriza e rëndë shpirtërore dhe morale që përjetojnë sot dhe që do të përjetojnë të gjithë nesër. Është domosdoshmëri psikologjike dhe historike dalja prej këtij pellgu – diktaturë dhe prej këtij “shteti” – kamp. Të gjithë këto janë një e djeshme, por një e djeshme që i sjellë përvojë të hidhur të sotmes dhe të nesërmes.



Shqiptarët që jetojnë në trojet e veta, nuk kërkojnë gjë më tepër, ata duan të trajtohen si qytetarë të barabartë me maqedonasit. Në qoftë se kjo politikë diskriminuese do të vazhdojë edhe në të ardhmen, atëherë shqiptarët do të kërkojnë t’i jepnin fund kësaj gjendjeje jo normale dhe do të kërkonin të ndaheshin nga Maqedonia. Pa asnjë hezitim e diskutim, kjo do të sillte shpërbërjen dhe zhdukjen nga harta evropiane të kombit maqedon. Sikurse politika e pushtetmbajtësve maqedonë t’i përmbahej porosive dhe mësimeve të Goce Delçevit; “Kombet të bëjnë gara kulturore dhe jo gara të dhunës dhe të intrigave”! Sikurse pushtetarët maqedonas t’i ktheheshin politikës reale dhe miqësore ndaj popullit shqiptar,që është populli më i vjetër dhe autokton në Maqedoni. Në mënyrë demokratike të pranonte t’u njohë shtetasve shqiptar barazinë sociale, politike, nacionale, qytetare dhe shtetërore, kjo do të ishte ajo politikë që do të nxirrte nga pellgu i pafund këtë vend ballkanik. Kjo do të shërbente si një faktor i rëndësishëm për ekzistencën e “shtetit” të Maqedonisë. Me barazi të plotë në çdo fushë, pa dhunë dhe diskriminim midis të gjitha nacionaliteteve që bashkëjetojnë sot në Maqedoni.



Në shërbim të veprimeve destruktive të politikës antishqiptare u vu ushtria dhe policia maqedonase, e cila, nëpërmjet dhunës e terrorit, bastisjeve, rrahjeve, burgosjeve, vrasjeve! Pushteti maqedonas, kërkon të shuan aspiratën e shqiptarëve për të drejtat e tyre legjitime kombëtare. Këto veprime banditeske të autoriteteve dhe policisë-politike maqedonase janë një shprehje e urrejtjes së thellë që ata ushqejnë ndaj popullsisë shqiptare, me veprimet e të tyre antihumane, antikulturë, gjë që është e pashembullt për çdo vend evropian. Këto veprime kryhen në një kohë kur udhëheqës të ndryshëm politikë, personalitete të larta maqedonase flasin me të madhe për “barazinë” e popujve, për ”respektimin” e të drejtave dhe të lirive të njeriut. E kjo është hipokrizia më e madhe e mashtrimi më i ulët që shfaqet aktualisht në Ballkan, sidomos në trojet ku banojnë kryesisht shqiptarët.



Nuk është parë dhe dëgjuar që në një vend evropian të ushtrohet dhuna e terrori, të përdoren armët dhe të derdhet gjaku ndaj një populli që lufton për të drejta kombëtare, arsimin në gjuhën amtare. Kjo ndodh vetëm në vendet me orientim sllavo-ortodoks; Serbi, Mal i Zi, Maqedoni, Greqi, në këto vende ballkanike që njihen për egërsinë dhe barbarinë e tyre.



Gjakderdhja, terrori i egër ushtruar ndaj qytetarëve shqiptarë, na kujton pa dashur kohën e mesjetës kur shkencëtarët digjeshin të gjallë, ngaqë shkenca e tyre u hapte sytë njerëzve të pashkolluar, na kujtojnë Xhordano Brunon që u dogj i gjallë në sheshin e Romës për arsye të zbulimeve të tij të mëdha shkencore për planetin e Tokës. Ky atentat i qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve është në të njëjtën kohë edhe një atentat ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat ndër të parat e njohën Republikën e Maqedonisë pas “shkëputjes” së saj nga ish Jugosllavia titiste. Do të ishte mirë që qeveritarët maqedonas të nxirrnin përfundime pozitive nga qëndrimi realist i qeverisë shqiptare që ishte i vetmi shtet dhe komb fqinj i maqedonasve që e njohu ekzistencën e kombit dhe të shtetit maqedon. Në barazinë e plotë midis popujve qëndron edhe formula e stabilitetit të brendshëm të Maqedonisë. Në qoftë se nuk kuptohet realisht kjo gjë, atëherë pasojat do të jenë më të mëdha me përmasa katastrofike.



Është koha që shqiptarët t’i kuptojnë miqtë dhe armiqtë e tyre, çiltërsinë dhe hipokrizinë, fjalët nga veprat. Po jetojmë në një kohë historike kur vendoset për fatin e Kryeqytetit të Dardanisë – Shkupit,këtij trualli historikisht Ilir, të çlirohet apo të mos çlirohet?! Gjendemi në udhëkryq historik: ta kemi fatin e rëndë të gjertanishëm, apo të kemi fat më të mirë. Kjo politikë që ndiqet nga qarqet sunduese maqedonase është një politikë dritëshkurtër, pa asnjë të ardhme, një politikë që është në dëm edhe të vetë interesave të popujve maqedonas. Por duhet ditur se ekzistenca e vetë Maqedonisë si shtet rrezikohet tej mase, duke nëpërkëmbur një popull autokton, që ka gjuhën dhe zakonet e veta, kulturën dhe traditat e tij. Është e pamundur të nënshtrohet dhe të shtypet populli më i vjetër në Maqedoni, siç është populli shqiptar. Historia shumëshekullore e popullit shqiptar dëshmon për luftërat që ka bërë ai për të ruajtur identitetin e tij, për të mbrojtur trojet e tij nga pushtuesit e ndryshëm qysh në kohët më të hershme e gjer më sot.



Brezat e sotëm janë të tendosur mendërisht, fizikisht dhe moralisht: po përpiqen që ta ndërrojnë gjendjen e trashëguar aq të hidhur. Brezat e sotëm po bëjnë shumë, por kush e sheh realisht gjendjen në të cilën jemi. Po jetojmë në kohën kur në hapësirat e perandorive të fundit në kontinentin evropian po krijohen shtete të reja kombëtare.



Ngjarjet ecin me një ritëm të shpejtuar, por nuk munden të mos vërehen se ne ecim me vonesa, me turr dhe improvizime, kurse para institucioneve dhe forumeve ndërkombëtare dalim si grup etnik e jo si Komb. Çështjen shqiptare nuk e kemi shtruar si çështje të pozitës së Kombit shqiptar në tërësi, në Ballkan, prej zgjidhjes të së cilës varet se a do të ketë, a jo rend drejtësie, humanizmi dhe paqe në Ballkan.



Është një kohë, ku si pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë titiste, bëhet ri konsolidimi politik dhe shtetëror i “shteteve” të Ballkanit, e neve krijimi i shteteve të reja kombëtare në hapësirën e ish Jugosllavisë titiste, na zë pa e vendosur se çka duhet të kërkojmë. Ne, megjithatë, ballafaqohemi me disa vështirësi të brendshme në jetën politike dhe morale me të cilat janë ballafaquar edhe paraardhësit tanë.



Po krijohet një rend i ri botëror, i cili i ka disa parime të cilave u përmbahet, e ne nuk e dimë qartë se cili mund të jetë vendi ynë në atë rend. Çështja shqiptare është “ndërkombëtarizuar”, por nuk guxojmë të harrojmë se ndërkombëtarizimi nuk është bërë drejt. Ne jemi i vetmi Komb në kontinentin evropian, që mbi gjysma e popullit dhe territorit është nën sovranitet të huaj. Vendoset për ardhmërinë e gjysmës së Kombit shqiptar, e kjo më në fund, domethënë për ardhmërinë e krejt Kombit shqiptar. Në qoftë se deri dje synohej për mbrojtjen e tërësisë së tokave shqiptare, sot duhet të synohet bashkimi i popullit të ndarë.



Kjo është një rrugë e drejtë, drejt idealit shtetëror, domethënë drejt bashkimit, për popullin shqiptar më në fund është rrugë drejt mundësisë, që të jetë i barabartë me popujt e tjerë ballkanikë dhe europianë, është rrugë drejt përparimit, mirëqenies dhe lumturisë. E them kështu sepse duke synuar barazinë e popullit shqiptar me popujt e tjerë ballkanikë, synohet rend e drejtësi, humanizëm e paqe në Ballkan.

Të luftojmë në shërbim të jetës

Nga Aurel Dasareti*

* Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)



Kërcënimet dramatike ndaj mbijetesës së individit apo të kombit shqiptar na obligojnë të luftojmë në shërbim të jetës. Duhet të hapim rrugën për të shembur çdo dogmatizëm, çdo provincializëm dhe rivalitet të sëmurë midis nesh.
***
Zyrtarët shqiptarë kanë fjetur në orën e mësimit. Zinxhirët udhëhiqen nga një bandë e pleqve të çmendur të cilët janë duke shkuar drejtë atje ku merret alarmi i merituar. Ata janë të sigurt që të dridhen në pantallonat e veta! Por ata duheshe… Një rrobaqepës është gjithmonë në përputhje me kohën.
Politikanët dhe qeveritarët shqiptarë përherë kanë qenë trimat më të mëdhenj në botë, jo sepse askujt nuk i tremben por për asnjë send nuk turpërohen.
Shqipëria / Kosova kanë dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor. Shkaku? – korrupsioni. Vendit i nevojiten prokurorë dhe gjykatës të pavarur, të guximshëm.
Domosdoshmërish, edhe ne duhet të themelojmë “Shërbimin e Sigurimit Policor – Shërbimin Informativ Ushtarak” – shumë sekret, shumë të pavarur, shumë të kualifikuar, shumë demokratik, shumë patriotik, shumë efikas – ashtu që, sipas nevojës, të pastrojnë llogaritë me plehrat biologjik që e kalojnë vijën e kuqe. Secili Shtet Ligjor për njerëzit të cilët nuk respektojnë Ligjet e Shtetit, kryen represion.
Në një shoqëri nuk ka asgjë më mirë se kur kriminelët e vrasin njëri-tjetrin. Por, nuk do të lejojmë që ende ta poshtërojnë, dhunojnë, shtypin, mashtrojnë, shfrytëzojnë, plaçkitin, grabitin, frikësojnë, masakrojnë popullatën. Ne do t`i varrosim aq thellë sa që ata kurrë nuk do të vijnë lartë përsëri.
Jo krimit, haraçit, kontrabandës, vrasjeve politike! Kriminaliteti dhe vrasjet e përditshme në vend kërkojnë domosdoshmërish të mblidhen armët. Të çarmatosim trojet shqiptare nga psikopatët, frikacakët, kriminelët, minjtë dhe karkalec. Këta burrec, për motive banale, keqpërdorin armën duke dëmtuar vëllezërit/motrat e gjakut. Si qyqar nga natyra, asnjë plumb nuk e shkrepën në okupatorët gjakatarë sllavo-ortodoks në luftërat për çlirim kombëtar (1988-2001). Atëherë ikën apo u fshehën pas fustaneve, dimive të grave, të cilat tani i keqtrajtojnë.
Shqiptarë, gjithë së bashku domosdoshmërish të punojmë për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë (gjithë shqiptarisë) në botë! Nuk mund të ndryshohet Shqipëria pa ndryshuar diçka në mentalitetin tonë. Për të ndryshuar Shqipëria secili prej nesh domosdoshmërish të ndryshohet pak: në qasjen tonë ndaj problemeve, në mentalitetin tonë, në zakonet tona të punës. Kjo sepse Shqipëria është një koleksion i të gjithë neve: në marrëdhënie me jetën, në marrëdhënie me punën, në marrëdhënie me përgjegjësinë, në marrëdhënie me familjen, në marrëdhënie me veten e tij dhe ambicien e tij.
Duhet hequr imuniteti politikanëve sepse nuk funksionon – Keqpërdoret. Imuniteti parlamentar është një mbrojtje e një anëtari të Parlamentit (Kuvendit) kundër persekutimit të mundshëm politik nga ekzekutivi (policia).
Në vendet demokratike të gjithë njerëzit e zgjedhur në pushtet (deputetët) gëzojnë imunitet parlamentar sipas kushtetutave, përafërsisht: Asnjë anëtar i Parlamentit (Kuvendit) pa pëlqimin e parlamentit nuk mundet të ndiqet penalisht ose të burgoset, përveç nëse ai është kapur në flagrancë.
Kur policia dyshon se një deputet ka kryer një krim, i kërkon Parlamentit (Kuvendit) të heqë imunitetin para se ajo ngre një akuzë. Normalisht se Kuvendi përmbush menjëherë kërkesat e tilla, pasi kuptimi (qëllimi) i imunitetit nuk është se deputetët mundet të jenë në gjendje për të thyer ligjin pa pasoja, por vetëm për t`i mbrojtur kundër persekutimit të motivuar politikisht.
Humbja e traditave – Një traditë është një praktikë sociale, një shfaqje, një institucion apo produkt që është transmetuar mbi nyje të shumta (për shembull, nga brezi në brez), në një shoqëri ose në një grup. Detyra e traditës është që të lidhë së bashku të vjetra dhe të reja për të krijuar një vazhdimësi historike të një grupi ose anëtarëve të komunitetit. Përmbajtja e traditës është e lidhur shpesh me objekte kulturore, që janë veçanërisht të vlefshme, sepse ato formojnë një pjesë integrale të një shoqërie ose trashëgimit shoqëror të një grupit. Është diçka e bukur kur një familje e vjetër është e lidhur me shtëpinë e vet, por ajo do të rinohet dhe madhërohet vetëm nëse bijtë do të kenë qëllime më të larta se ato të familjes.
Asimilimi – “Ta bësh të njëjtë.” Shikuar nga aspekti i psikologjisë kulturore, asimilim do të thotë se një grup i pakicës përshtatet duke ulur karakteristikat e veta dhe duke fituar (përvetësuar) gjuhën dhe kulturën e shumicës. Një lloj i strategjisë e cila është përdorur ose përdoret ndaj individëve apo grupeve që në një mënyrë apo tjetër janë përcaktuar si të huaj. Asimilimi në përgjithësi konsiderohet si një politikë që një shtet apo një qeveri përballet me një minoritet gjuhësor apo kulturor apo një grup emigrantësh për ta bërë më të ngjashëm me popullsinë shumicë. Kjo do të thotë që individët apo grupet pranohen në shoqërinë e gjerë me kushtet e shoqërisë së gjerë. Kjo është një proces vetëm për vajtje (rrugë në një drejtim, pa biletë kthyese) në të cilin ata që asimilohen domosdoshmërish t`i ndryshojnë vlerat e tyre themelore kulturore .

Asimilimi konsiderohet si një nga perspektivat e të drejtave të njeriut në marrëdhëniet në mes të komuniteteve pakicë dhe shumicë – si rrjedhojë, të asimiluarit, anëtarët e pakicës do të kenë të njëjtat të drejta individuale si njerëzit e tjerë. Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të ekzistojë si një minoritet i veçantë me kulturën e vet, por duhet të shkrihen në bashkësinë e anëtarëve të kulturës së shumicës.
Ka një numër shembujsh të strategjisë asimiluese ku janë përdorur masa jashtëzakonisht të rënda dhe barbare, ku grupit të asimiluar në realitet nuk i është njohur e drejta e dinjitetit të barabartë dhe të drejtat e njëjta si popullsia shumicë. Këtë e kemi sidomos te asimilimi me dhunë i shqiptarëve të kolonizuar nga ana e grekëve, serbëve, bullgarëve, malazezve. Në historinë e Shqipërisë (natyrale) gjenden gjithashtu shumë raste ku turqit osmanlinj, megjithëse pakicë në trojet tona, në forma të ndryshme kanë asimiluar shqiptarë duke i bërë ata anëtarë të plotë të grupit etnik të tyre.
Termi “asimiluar” i referohet një strategjie ndaj pakicave etnike, kjo do të thotë se shumica përpiqet për të detyruar pakicën që krejtësisht të heqë dorë nga kultura e tyre, dhe të bëhet pjesë e kulturës së shumicës. Asimilimi është përkufizuar në shkencat sociale si proces tjetërsimi ku një minoritet (emigrantësh) heq dorë nga identiteti i tyre etnik, dhe kjo, nga pikëpamja kulturore, bëhet identike me anëtarët e shoqërisë mikpritëse (nikoqire).
Shqiptarët e diasporës, duke filluar nga brezi dytë, me siguri do të asimilohen. Stërgjyshërit e nënës sime (arbëreshe, lindur në Australi) kanë ikur prej Shqipërie në Itali në vitet (1500-1512). Dhe, unë jam gjenerata e tretë (nga ana e babait) që kam lindur në Perëndim. Akoma mbahemi…
Shqipëria nuk është anëtare e BE. Për momentin, fatmirësisht për ne. Kjo sepse humbjet do të ishin shumë më të mëdha se përfitimet. BE nuk e përfillën Shqipërinë. Me siguri se do ta detyronte vendin të pranon me milion azilkërkues afrikan-aziatik, që mesatarisht lindin 5-6 fëmijë. Pasojnë ribashkimet familjare me të afërmit nga atdheu i tyre, martesat e përziera (me femrat shqiptare). Kriminaliteti do të dhjetëfishohet, Ligji i Sheriatit (nga arabët, somalezët, pakistanezët…) do kërkohet, Atdheu i copëtuar edhe më tepër do të tkurret, shqiptaria do të tjetërsohet…
Më ngacmoi: “Ne serbët jemi historikisht të vlefshëm – për dallim nga shqiptarët. Çfarë janë shqiptarët? Shqiptarët janë shoqërisht të padobishëm, historikisht njerëz të parëndësishëm.”
Marrëveshja Kosovë – Serbi ishte vetëm një Kapitullim i vullnetshëm, pa rezistencë!
Politika shqiptare synon interesat e pushtetit të politikanëve jo interesit të popullit. Për hir të karrigeve, gjatë historisë, shqiptarët kanë sakrifikuar territore.
Brukseli – me miratimin e shqiptarëve, e ndau Mitrovicën. Pse u bë lufta e UÇK-së?!
Krahu sllavo-ortodoks dhe grekët bëjnë politikë profesioniste ndërkaq shqiptarët politikë diletante. Lejojmë kolonizatorët të marrin gjithçka që kërkojnë prej nesh. Është koha e fundit që shqiptarët të mos veprojnë ndaras. Kudo që gjenden të bashkohen në një front. Vetëm të bashkuar do të munden të ballafaqohen me aktivitetet antishqiptare të tradhtarëve dhe kolonizatorëve.
Unë nuk e di ku ka filluar tragjedia jonë por e di ku gjendemi tani. Propozoj të fillojmë me një fletë bosh përndryshe shpejt do të zhdukemi nga faqja e dheut. Sillemi pa busull në shtrëngatën e madhe. Delet duhet ta gjejnë dashin që prinë kopenë. Shqiptarët nuk duhet të lejojnë më t`i udhëheqë një Dash i tredhur por një Dashi i këmborës. Shqiptari nuk duhet të ketë pretendime të vogla në listë, kur ai është duke kërkuar udhëheqës të rinj, duhet kërkuar njerëz me “aftësi të jashtëzakonshme” nga aspekti qeverisës por edhe ushtarak e policor.
Njeriu nuk mund të zgjedh se ku do të lind ose ku do të vdes, por mund të zgjedhë ku do të jetojë.

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...