Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/14

Vasfi Samim Visoka (1908 – 1981)


Vasfi Samim Visoka 


Vasfi Samim Visoka (1908 – 1981 Mallakastër) ka qenë doktor i shkencave, mjek veteriner, dhe publicist shqiptar.

Jeta dhe vepra e tij janë botuar në 28 vëllime dhe është vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhri "Mjeshtër i Madh", viti 2008. Samimi është përfaqësues i asaj gjenerate profesionistësh intelektualë të formuar në Turqi dhe Gjermani, të cilët jetësuan lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës. Renditet ndër themeluesit e shërbimit veterinar e zooteknik në Shqipëri dhe si njëri nga futbollistët e parë shqiptarë që ka luajtur jashtë vendit në Turqi në një sezon të rregullt futbollistik para Riza Lushtës dhe Loro Boriçit në Itali.





Nëna Kosovë është një nga përshkrimet e sinqerta dhe romantike të autorit për vitet 1938-43. Libri çelet me shprehjen poetike: "Kam Shkuar pesë herë në Kosovë. I jam bërë pesë herë dashnor.Qielli i Kosovës ndriçon me rrezet e diellit që i veshin syrin njeriut, atmosfera e saj ësht mbushur me një fuqi tërheqëse dhe në tokat e saja të shenjta valon një fuqi magjiplote."

"SHQIPËRIJA E VERTETË, NËNA KOSOVË" (1938-1943), (Njenja dhe mendime), Tiranë:1995

"Ky libër i dedikohet martirëve të motshëm e të rinjë, kohrave të kaluara e të ditëve te sotshme, që kanë ra dëshmorë për lirin e kombit e t’atdheut.Në këtë libër nuk ka politikë, shovinizëm dhe pamje të nji-anshëm, por ka vetëm nji parashtrim i sinqert i nji të vërtete të shenjtë njerëzore!..."

MKRS-JA THEMELOI ÇMIMIN NDËRKOMBËTAR “LETËRSIA SHQIPE”


Vlera monetare e këtij Çmimi është 10 mijë euro dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.
Image result for LIBRI SHQIP NE KOSOVE

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka themeluar një çmim të veçantë për personalitet, të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.

Image result for LIBRI SHQIP NE KOSOVE

Çmimin në fjalë mban emrin “Letërsia Shqipe” ndërsa vlera monetare e këtij Çmimi është 10 mijë euro dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.

Image result for LIBRI SHQIP NE KOSOVE
Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit. Ministri Kujtim Shala e vlerësoi këtë çmim si një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afrimin e mëtejmë të letërsisë shqipe, dhe shtoi se një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare.

TREGIMET E DHIMBSHME TË NËNAVE GJAKOVARE, NË KINEMANË "JUSUF GËRVALLA" PEJË




Filmi shfaqet më 17 mars  2017 me fillim nga ora 20:00 ndërsa për të fol rreth filmit i pranishëm do të jetë Gazmend Bajri-regjisor e producent.

Të premten në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, shfaqet filmi “Ferdonija”, me regji të Shkurte Dautit e Gazmend Bajrit. Ky film do të shfaqet në kuadër të ngjarjeve të organizuara për revitalizimin e kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

“Ferdonija”, flet për rrëfimin e më tepër se një dekadë e gjysmë të nënave gjakovare, të cilat nuk kanë as edhe të vetmin shpjegim ose dëshmi për fatin e fëmijëve e burrave të tyre. Ato kërkojnë që të zbulohet çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre, të zbulohen rrethanat e vrasjes dhe zhdukjes së tyre, të zbulohet ku prehen trupat e tyre dhe t’u mundësohet, së paku, rivarrim i dinjitetshëm e human. Tërë këtë periudhë ato mblodhën vetë ato pak fakte e dëshmi që mund t’i mblidhnin, protestuan vazhdimisht duke kërkuar që t’u ndihmohet në këtë kërkesë të tyre - por, ato injorohen vazhdimisht e trajtohen shpesh në mënyra johumane e mospërfillëse.

Filmi shfaqet më 17 mars me fillim nga ora 20:00 ndërsa për të fol rreth filmit i pranishëm do të jetë Gazmend Bajri-regjisor e producent.

AMBASADORI AMERIKAN NË KOSOVË GREG DELAWIE: TË VOTOHET LIGJI PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE


Greg Delawie

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë sa më parë projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Reagimi i Ambasadorit Amerikan Delawie ka ardhur disa ditë pasi deputetët kosovarë nuk qëndruar në numër të mjaftueshëm në seancë duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm për ta votuar këtë projektligj i cili ndodhej në lexim të dytë.

Kjo ka nxitur reagimin e Ambasadorit Amerikan i cili përmes një postimi në Twitter ka thënë se përkrah projektligjin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë sepse i njëjti "pamundëson kriminelët me lidhje politike që ti ikin dënimit", ka shkruar Delawie.

Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë Dhuarat Hoxha prezantoi ndryshimet ligjore si nevojë për rritjen e efikasitetit dhe zbatimit të ligjit përmes largimit të ndikimit të ekzekutivit në gjyqësor me heqjen e së drejtës që ministri si i emëruar politik të lejoj pezullimin e ekzekutimit të dënimit.

GJNERALI FAMOZ DAUT HARADINAJ: TË GJITHË JEMI PËR THEMELIMIN E USHTRISË SË KOSOVËS


Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerali famoz Daut Haradinaj, ka bërë me dije se qeveria e Kosovës ka kohë 30 ditë që të sjellë në kuvend projektligjin për FSK-në.

“Qeveria mund të sjellë edhe më shpejt projektligjin dhe varet edhe prej koalicionit si do të veprojnë”, ka thënë Haradinaj sot për INFO 3 Live, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). “Nuk shoh që ka qytetarë të Kosovës, që janë kundër FSK-së. Lista serbe është kundër dhe për këtë institucionet e vendit janë detyruar që të bëjnë projektligj për transformimin e FSK-së. Nuk shoh deputetë që do të jetë kundër ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se edhe si komision edhe si deputet vlerëson se Kosova ka nevojë për ushtri. “Kur të don koalicioni le të sjellin në kuvend këtë projekt ligj”, ka thënë ai. Sipas tij Qeveria e Kosovës, nuk ka dilemë për themelimin e ushtrisë së Kosovës. “Ka plotë shtete që nuk e quajnë ushtri, psh. Kina nuk e quan ushtri”, ka thënë ai. Haradinaj ka thënë se Pakoja e Ahtisarit ka qenë kompromis nga të gjithë “Pakoja e Ahtisarit ka paraparë themelimin e FSK-së, për një periudhë trevjeçare”, ka thënë ai.

Sipas tij, pasi që Lista Serbe nuk po jep sinjal që të kontribuoj në votimin për ndryshimet kushtetuese që do të themelonin ushtrinë e Kosovës.

Haradinaj ka vlerësuar se SHBA-të, duhet që të bëjnë presion tek Lista Serbe. “Duhet që të ketë presion edhe mbi Beogradin pasi që Lista Serbe po është në direktiva të tij. Ne nuk mund të presim në pafundësi”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se Kosova e gatshme të kontribuojë në misione paqësore.

Ai ka thënë se qëllimi i Kosovës, është anëtarësimi në NATO.

Nga Flori Bruqi : Ata që janë të zhytur në krim nuk marrin vizë nga presidenti shqiptar Zt.Bujar Nishani


Presidenti shqiptar Zt.Bujar  Nishani kërkon informacion për të kaluarën e ministrave të posazgjedhur nga Edi KristaqRama



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, pas mbledhjes së sotme të kryesisë, bëri të ditur emrat e katër ministrave të rinj të propozuar prej tij, në vend të ministrave të shkarkuar një ditë më parë, transmeton ATSH.

Për postin e ministrit të Brendshëm, Rama propozoi emrin e Fatmir Xhafajt, aktualisht kryetar i komisionit parlamentar të Ligjeve, në postin e ministrit të Mireqenies Sociale dhe të Rinisë propozohet Olta Xhaçka, deputete e PS-së,në postin e ministrit të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ish-drejtore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në postin e ministrit të Pushtetit Vendor propozohet Eduard Shalsi, kryetar i komisionit parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.
Përveç Xhafaj që ka mbajtur dhe më parë poste ministrore, në 2002-n ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe në 2003-2005, ministër i Drejtësisë, tre emrat e tjerë e kanë për herë të parë detyrën e ministrit.

Katër propozimet për vendet vakante në qeveri, kryeministri do ja përcjellë për dekretim Presidentit të Republikës.

Një ditë më parë Rama konfirmoi largimet e 4 ministrave duke argumentuar se këto ndryshime u bënë nga fushata e pritshme elektorale e zgjedhjeve të 18 qershorit dhe se ato nuk kanë lidhje me protestën e opozitës apo me ndonjë kërkesë të aleatit në koalicionin qeverisës, kryetarit të LSI-së, Ilir Meta.
Ministrat e larguar nga detyra janë Saimir Tahiri, nga posti i ministrit të Brendshëm; Ilir Beqja nga posti i ministrit të Shëndetësisë; Blendi Klosi nga minister i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Bledi Çuçi nga posti i ministrit të Pushtetit Vendor Bledi Çuçi.


Edhe pse një ditë më parë u deklaruan nga kryeministri Edi Rama se do të jenë ministrat e rinj, katërshja Xhafaj, Manastirliu, Xhaçka dhe Shalsi nuk do të ulen në kolltukun ministror edhe për të paktën një javë tjetër.



Urdhrat e emërim-shkarkimeve, edhe pse të bëra tashme publike nuk kanë dalë ende nga zyra e kryeministrit me firmën e Ramës për të shkuar drejt godinës në anën tjetër të bulevardit, zyrën e Presidentit të Republikës.

Gjë që as sot nuk bëhej dot, si ditë feste zyrtare dhe me shumë gjase do të bëhet nesër. Por, edhe nëse dërgohen nesër nga qeveria drejt Presidencës, emërim-shkarkimet e ministrave, duhet të presin të paktën një jave për të marrë edhe dekretin e Presidentit Bujar Nishani.

Dhe pas kësaj është në dorë të Kuvendit, që t’i shqyrtoje dekretet e Presidentit brenda 10 ditëve nga hedhja e firmës se tij. Burime nga zyra e Presidentit të Republikës, pohuan për Tv Klan se të katër kandidaturat e ministrave të rinj do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi të figurës dhe personalitetit të secilit.

Verifikim që do të kryhet nga institucionet e inteligjencës. Vetëm pasi të ketë marrë informacionin përkatës për secilin kandidat, Presidenti i Republikës do të vendosë nëse do t’i dekretojë apo jo si ministra.

Në CV-të e tyre apo në formularët e dekriminializimit, asnjë prej katër kandidateve të përzgjedhur si ministra të ardhshëm nuk kanë shënuar të kenë patur probleme me drejtësinë shqiptare apo të huaj.

Por verifikimi nga ana e Presidentit konsiderohet tepër e nevojshme për secilin anëtar të qeverisë, dhe qe është brenda tagrit të Presidentit të Republikës për ta bërë.

Mos e humbisni/ Ja CV-të e ministrave të rinj sipas Berishës
Emërimet e reja në qeverinë e Kanabistanit!

“Te dashur miq, mediat njoftojnë se:

-Ministria e droges i besohet Fatmir Droges, qe me vellain e tij kryekspert, trafikant nderkombetar droge, Arianin te denuar ne Itali, Venezuele dhe Ekuador, do siguroje trafikun e drogave te forta ne Shqiperi. Vella Ariani kontrollon per llogari te familjes trafikun e droges ne Vlore,Fier!Fatmiri si minister drejtesie e lehtesoj para drejtesise italiane duke mashtruar dhe paraqitur vllaçkon si te infiltruarin e antidroges shqiptare!

-Shendetesia ju besua ndrikulles Manastirliu, asistentes me çizme ne te gjitha vjedhjet te famozit Beqaj.

-Ministria e meshires dhe perdellimit i besohet ndrikull Oltes, e cila thuajse eshte rritur ne strehen varfnore te humanistes se famshme Shemsie Kadrise por qe ngrihet ne pergjegjesi sepse mami Neta e ka si dy here çupen e saj!!

-Ministria e pushtetit vendor i besohet Shalsit, hajnit te betuar me ze dhe figure se ne pushtet do vjedhim me lezet. Per kujtese, Shalsi perjetoi nje depresoin te thelle, thuhet me tentativa suicidale sepse krushka e pare nuk i dha asnjerin nga 8 apartamentet qe Shalsi nenkryetar bashkie i kishte marre me lezet si dhurata por qe i kishte vendosur ne emra te krushkes dhe rrethit te saj. Shalsi eshte serioz, do te vjedhe me lezet!’, shkruan në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.

Luaje macë kryet e buallit :Dokumentet autentike, vëllai i ministrit të ri të Brendshëm, trafikant droge në Itali



Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafës, është në pritje të dënimit nga Gjykata e Leçes në Itali, e cila po gjykon një grup kriminal shqiptarësh, të përfshirë në trafik ndërkombëtar dhe shpërndarje e shitje lëndësh narkotike.


EKSKLUZIVE/ Dokumentet autentike, vëllai i ministrit të ri të Brendshëm, trafikant droge në Itali

Hetimet për këtë grup kriminal janë zhvilluar në periudhën 2000-2001 nga Drejtoria e Antimafias në Leçe dhe janë zbuluar të paktën 7 raste kur Agron Xhafaj është përfshirë me veprime aktive në furnizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike marijuanë, heroinë dhe kokainë në tregun italian.
Sipas hetimeve të Antimafias italiane, Agron Xhafaj vepronte në Bolonja. Ai ishte pjesë e një grupi që siguronte drogën kryesisht në Shqipëri dhe më pas e shpërndanin në qytete si Salento, Firenze, Bologna, Parma, etj.
Në këtë hetim ka qenë i përfshirë edhe Drejtoria e Antidrogës Amerikane (DEA), pasi grupi i shqiptarëve, ku Agron Xhafaj kishte rol kryesor, kryente trafik lëndësh narkotike nga Italia në Amerikë.
Rezulton se Agron Xhafaj është përfshirë drejtëpërdrejtë në një linjë trafiku lënde narkotike nga Italia për në Poloni. Por, kjo linjë nuk rezultoi produktive, pasi Agron Xhafaj siguroi një sasi lënde narkotike të cilësisë së dobët, e cila nuk i pëlqeu pritësve polakë.
Në vijim janë 7 rastet e evidentuara nga Antimafia Italiane, ku është përfshirë drejtpërdrejtë Agron Xhafaj në importimin, furnizimin, shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të Italisë.
Raste të konstatuara deri në Dhjetor 2001.
RASTI I PARË
Zonat e veprimtarisë kriminale: Në Leçe, Venezia, Bologna, Firenze dhe lokalitete të tjera
Vepra penale: “Pjesëmarrje në një organizatë trafiku dhe shpërndarje lëndësh narkotike (heroinë, marijuanë dhe hashash)”; Shtetasi shqiptar Fadil Papa siguronte lëndë narkotike në Shqipëri, duke realizuar edhe transportimin e saj për në Salento (Itali). Pas qëndrimit të përkohshëm në zona të paidentifikuara salentine, lënda narkotike ndahej dhe shpërndahej tek persona të tjerë; në Venezia vepronte Besnik Murataj, i cili, në bashkëpunim me Tomasz Piekarniak i jepte vazhdimisht lëndë narkotike Rino Gerardit dhe Ervin Qezit, të cilët zhvillonin më tej aktivitetin e tyre në zonat e Venezias dhe Trevisos; në Bolonja vepronte Agron Xhafaj (i cili administronte një rrjet në tijin shpërndarësish, në bashkëpunim me Orges Seferaj); në Parma vepronte Altin Maci dhe në Imperia vepronte Edison Sali;
RASTI I DYTË
Zonat e veprimtarisë kriminale: Në Leçe, Venezia, Bologna, Treviso dhe lokalitete të tjera, të konstatuara deri në Dhjetor 2001.
Vepra penale: Pjesëmarrje në bashkëpunim ndërmjet tyre dhe me persona të tjerë në organizatë për mbajtje, importim në territorin e Shtetit (Itali) dhe transportim të një sasie të papërcaktuar marijuane; konkretisht, Fadil Papa siguronte dhe importonte lëndë narkotike deri në brigjet e Salentos, ndërsa Agron Xhafaj ishte ngarkuar ta tërhiqte menjëherë, duke kërkuar bashkëpunimin e Besnik Murataj.
RASTI I TRETË
Në provincën e Leçes, dt. 10.09.2000;
Besnik Murataj zotëronte dhe i jepte Agron Xhafaj, nëpërmjet Tomasz Piekarniak, sasi prej 125 gramë heroinë, për shpërndarje të menjëhershme;
RASTI I KATËRT
Në Bologna, dt 3.11.2000;
Besnik Murataj zotëronte dhe i jepte Agron Xhafaj, nëpërmjet Tomasz Piekarniak, sasi prej 40 gramë heroinë, për shpërndarje të menjëhershme;
RASTI I PESTË
Në Bologna, dt 13.11.2000;
Besnik Murataj zotëronte dhe i jepte Agron Xhafaj, nëpërmjet Tomasz Piekarniak, një sasi të papërcaktuar hashashi, për shpërndarje të menjëhershme;
RASTI I GJASHTË
Në Bologna, dt. 13.11.2000;
Besnik Murataj, në bazë të kërkesës së Paolo Lo Sasso, siguroi lëndën narkotike nga Agron Xhafaj dhe Orges Seferaj, që më pas iu dha një agjenti të DEA-s (agjent i infiltruar, i cili i ishte atashuar grupi amerikan që bashkëpunonte me personat e mësipërm)
RASTI I SHTATE
Në Firenze dhe lokalitete të tjera, dt. 13.06.2001;
Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj kanë pasur në posedim dhe kanë tentuar t’i japin Rino Gerardi dy kg lëndë narkotike hashash, e cila transportohej nga Orges Seferaj. Por, dorëzimi nuk u realizua, pasi Seferaj u arrestua në flagrancë, në Venezia, dt. 1.7.2001;
IMPORTIMI I DROGËS TË DATËS 14.10.2000 DHE FURNIZIMI ME HEROINË I ALTIN MACIT
Në vjeshtën e vitit 2000, u regjistruan shumë telefonata në gjuhën shqipe, në bazë të cilave kuptohej se Besnik Murataj, krahas faktit që furnizonte me lëndë narkotike Paolo Lo Sasson, ai kishte ngritur dhe drejtonte një rrjet të tijin, të përbërë nga bashkëkombës të tij, për shpërndarjen e drogës në Itali dhe Poloni.
Hetimet treguan se Besnik Murataj, pasi kishte dërguar në fillim të shtatorit sasi të ndryshme lëndësh narkotike marijuanë dhe hashash për në Poloni, nëpërmjet Tomasz Piekarniak, ai kishte vendosur që, në bashkëpunim me këtë të fundit, të angazhohej në shpërndarjen e hashashit dhe heroinës në zonën e Venetos dhe Emilia Romagna, në Itali.
Në 14.10.2000, në bazë të përgjimeve, u dokumentua importimi në Salento i një sasie droge nga ana e Fadil Papa, i cili do ia dorëzonte Besnik Murataj nëpërmjet Agron Xhafaj. Nga ana tjetër, Besniku priste të furnizohej nga Altin Maci, i cili vepronte në Parma, nëpërmjet Edison Salit. Në vijim të përgjimeve, u arrit të kuptohej se bisedat ndërmjet tyre i referoheshin lëndës narkotike heroinë.
Në orën 06.45 të dt. 14.10.2000, Fadil Papa (i njohur edhe si CIMI), mbërriti në bregun e Salentos dhe kontaktoi me kunatin e tij, Besnik Murataj, të cilit i kërkoi të dërgonte një korrier:
Besnik: Arrite?
Cimi: Eh!... Çfarë duhet të bëj tani? Kush do të vijë?
Besnik: Ja, t’i them Agronit
(tel.n.944 dt. 14.10.2000).
Pasdite, Besnik Murataj telefonoi Agron Xhafaj. Ky i fundit i thotë që nuk mund të shkonte të merrte drogën, pasi kishte probleme me makinën. Kjo telefonatë i shërbeu policisë italiane për të identifikuar plotësisht Agron Xhafaj. Dhe në fakt, ashtu rezultoi, pasi Besnik Murataj në atë rast (si edhe në shumë raste të tjera) e kontantonte në nr. e 0338/1015650, i cili ishte në përdorim nga Agron Xhafaj (dokument i kompanisë telefonike, TIM):
Besnik: Oh, Goni!...Ka ardhur Çimi. Si t’ia bëjmë?
Goni: Po çfarë të them, nuk e di. Unë po vazhdoj të kërkoj, se mbeta kështu, pa makinë...Çfarë të të them unë?
(tel.n.997, dt. 14.10.2000, ora 16.21).
Një orë më vonë, Besnik Murataj i telefonon kunatit të tij, Fadil Papa (në të njëjtin numër, me të cilin kishin komunikuar në mëngjes), ku i shpjegon se takimi duhet të shtyhet, pasi Agron Xhafaj kishte një problem me makinën.
Komunikimi telefonik vijon me një bashkëpunëtor të Fadil Papa, me emrin Bledi, i cili sqaronte se “CIMI” (Fadil Papa) kishte sjellë në Itali një sasi droge, e cila duhej dorëzuar:
Besnik: Do të nisesh sot?
Bledi: Eh!... Nuk e di nëse Cimi do të vij sot apo jo
Besnik: Po atë muhabetin…atë muhabetin, e ka fshehur në ndonjë vend?
Bledi: Eh!..Është akoma këtu!
Besnik: Po mirë atëherë, le të iki ai. Kur të vij prapë, në mënyrë që....edhe unë të organizohem më mirë, pasi....nuk ka makinë ky miku, kështu që...i thuaj që të mos presë...miku është në Bologna
(tel.n.1013 dt. 14.10.2000, ora 17.30).
Në 29.10.2000, nga një komunikim telefonik i përgjuar, ndërmjet Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj, kuptohet që, gjatë një takimi të zhvilluar në Parma, Besniku kishte rënë dakord me Altin Macin që droga të dërgohej në datë 30 tetor.
Në vijim të bisedave telefonike lidhur me këtë transportim, Besnik Murataj i kërkon ndihmë Agron Xhafaj për të ndarë sasinë e heroinës që do të merrnin.
Besnik: Dje isha në Parma...takova një mik...për atë muhabetin që të kam folur...Çdo gjë është në rregull.
Goni: Dakord...Ti...unë nuk e di se si e ke bërë muhabetin
Besnik: Është djalë i mirë....i vitit 1985....më kupton?
Goni: E cilit vit është makina?
Besnik: 1985
Goni: 85
Besnik: Eh!...Është e vitit 1985, por unë nuk e di nëse mund të marr një makinë kështu...Makina duhet rregulluar disi...më kupton?
Goni: Të kuptoj…
Besnik: A merr vesh Gesi (Orges Seferaj)?
Goni: Marr vesh unë
Besnik: Unë nesër do të shkoj deri atje. Nesër do e mbaroj atë muhabet
Goni: Nesër do e marrësh atë makinën…?
Besnik: Eh!
Goni: Nesër është e hënë. Të martën në darkë jam aty
(tel.n.1295, dt. 29.10.2000, ore 15,51).
TRAFIKIM HEROINË E HASHASHI NDËRMJET BESNIK MURATAJ DHE AGRON XHAFAJ DHE SHPËRNDARJA NË TREGUN E TREVINOS
Disa sasi heroine të siguruara nga Altin Maci në dt. 30.10.2000 i jepen Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj në Verona: një sasi prej 125 gramësh iu dhanë në dt. 3.11.2000 dhe 40 gramë të tjera iu dhanë në dt. 13.11.2000. Në të dy rastet, dorëzimi i lëndës narkotike realizohej nga korrieri polak, Tomasz Piekarkian.
Disa telefonata të përgjuara në 3.11.2000 dokumentojnë qartësisht qëllimin e udhëtimit të Tomasz Piekarniak në Bolonja. Në orën 10.17, Besniku njoftonte Agron Xhafaj që”ai” sapo ishte nisur; në orën 13.16 qartësohet që personi që po vinte ishte Tomasz Piekarniak, pasi ky I fundit, pasi kishte mbërritur në Bologna, informon Besnik Murataj se kishte takuar mikun dhe ishte gati për t’u kthyer; në orën 17.10, edhe Agron Xhafaj njofton bashkëkombasin e tij që korrieri sapo ishte nisur për t’u kthyer; në orën 18.19, Tomasz Piekarniak siguron Besnik Murataj se kishte mbërritur në shtëpi.
Në të njëjtën mbrëmje, Agron Xhafaj i ankohet Besnik Murataj se përse sasia që kishte mbërritur nuk korrespondonte me atë për të cilën kishin rënë dakord. Agron thotë që sasia e sjellë nga Tomasz ishte 125 gramë (heroinë).
Goni: Sa....ishte… ai numri që më kishe nisur?
Besnik: njëqind e tridhjetë
Goni: Jo...është më pak. Është njëqind e njëzet e pesë
Besnik: Jo, nuk është e mundur
(tel.n.1421 dt. 3.11.2000, ora 20,24).
Pak më vonë, pasi kishin bërë biseda të tjera
Goni: Unë e peshova vetë me saktësi
Besnik: Edhe unë me saktësi vëlla (e pakuptueshme). E pashë vetë në gazetë, dy herë, që ishte njëmijë e nëntëqind e tridhjetë. Ndoshta një ose dy, edhe mund....
Goni: Çfarë të bëj. Ta lëj apo ta prek?
Besnik: Është djalë i mirë…
Goni: Unë nuk e di. Unë sa e hapa, e hapa sapo e takova.
Besnik: Dëgjo...vazhdo bëj punën tënde.
(tel.n.1424 dt 3.11.2000, ora 20.35)
Besnik Murataj, ndërkohë që furnizonte Agron Xhafaj në Bologna, merrte nga bashkëpunëtorë shqiptarë sasi të llojeve të ndryshme narkotikësh, të cilat i shpërndante në tregun trevinjian, nëpërmjet bashkëkombasit të tij, Ervin Qezi
Ndërkohë, më 13.11.2000, në bazë të disa telefonatave, Besnik Murataj i dërgon edhe 40 gramë heroinë Agron Xhafajt, nëpërmjet Tomasz Piekarniak dhe, njëkohësisht, tërhiqte një sasi hashashi, të cilën një ditë më pas ia dorëzon “Vinit”, identifikuar si Ervin Qezi.
Në dt. 12.11.2000 janë regjistruar bisedat e marrëveshjes paraprake ndërmjet Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj:
Goni: A do e dërgosh ti atë?
Besnik: Po, do e dërgoj nesër...
Goni: Rreth 40 mijë lireta mund t’i (..e pakuptueshme) Gesi
Besnik: Sa?
Goni: Dyzetmijë lireta për tre ose katër ditë. Më pas nuk ka problem, se do të vij vetë aty
(tel.n.1693 dt 12.11.2000).
ARRESTIMI I ORGES SEFERAJ DHE SEKUESTRIMI I DY KG HASHASH,
DT. 1.7.2001
Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet personave të hetuar, në dt. 1.7.2001, Agron Xhafaj, nëpërmjet korrierit të tij, Orges Seferaj, do i dërgonte Besnik Muratajt 2 kg hashash, e cila do i dorëzohej Rino Gerardit, njeri i besuar i Muratajt në furnizimin me heroinë. Pas mbërritjes në Venezia (nga Vlora) të Seferajt, ai u arrestua në flagrancë, pasi ishte në ndjekje nga punonjësit e policisë. Në momentin e arrestimit, atij iu gjet sasia e lëndës narkotike (Raporti Informativ i Skuadrës Operative të Venezias, nga nr. 11 te nr. 11/A)
Në dt. 30.06.2001 janë regjistruara telefonatat e kryera për këtë ngarkesë,
Fillimisht, Besnik Murataj diskutonte me Agron Xhafaj:
BESNIK: Do vish të shohësh ti për punën?
Goni: Ëhë, ëhë.
BESNIK: Që të shohesh se për çfarë pune bëhet fjalë dhe për të shkuar te pronarët, kupton?
Goni: Të kuptova. A të marr edhe Gesin (Orges Seferaj)?
BESNIK: Eh…
Goni: Të nisem unë?
BESNIK: Eh, eh!!
Goni: Në rregull, Ku do të takohemi më pas?
BESNIK: Mbaj shënim diku, që të të them se ku është restoranti
Goni: Prit një minutë
BESNIK: Ke ndonjë laps aty?
Goni: Prit sa të gjej një. Alo...
BESNIK: Hum..
Goni: A të niset Gesi sot për andej?
BESNIK: Eh?
Goni: Gesi, Gesi, po të them
BESNIK: Eh..
Goni: Mund të vijë sot.
BESNIK: Mirë, të vijë.
Goni: Ai duhet të shkoj pak deri në Firenze
BESNIK: Ai do që të vij nesër, thua ti?
Goni: Jo, jo. Ai duhet të takojë atë djalin në Firenze, për atë makinën
BESNIK: Hum..
Goni: Pastaj, ti e di mirë.
BESNIK: Tani, ai e ka parasysh. Ai mund të jetë atje pasdite, rreth orës 4-5. Kupton?
GONI: Hum, hum.
BESNIK: Në 6.
GONI: Në rregull. Më thuaj atëherë
BESNIK: Ajo...po të them ku është Restorant “Rialto”
GONI: Ku?
BESNIK: Në Rialto.
GONI: Ri…
BESNIK: Rialto.
GONI: Alto.
BESNIK: Rialto, aty është edhe një tabakeri. Është fiks aty. E ka numrin? Se ia kam dhënë unë numrin e restorantit.
GONI: Po, e ka!
BESNIK: Para se të mbërrij aty, t’i thotë që “për një minutë jam aty”. Ai do të jetë aty dhe do t’i thotë “për një sekondë jam aty”. Pastaj, aty është edhe pronari, kupton?
GONI: Në rregull!
BESNIK: ky do të shkoj dhe do t’i thotë që jam te tabakeria, kupton?
GONI: Po, po
BESNIK: Dhe ky do të presë afër tabakerisë, kupton?
GONI: Po…
Pasdite, Besnik Murataj njoftoi Rino Gerardin lidhur me korrierin:
BESNIK: Do të shihemi nesër..
RINO: Joo! Pra jo sot?
BESNIK: Po, po, nesër. Do të shihemi nesër. Kur të vij unë atje, do të jem te tabakeria...më kupton?
RINO: Po!
BESNIK: Sa të të telefonoj unë, ti vjen për 10 minuta, aq të duhet deri te tabakeria, kupton?
RINO: Mirë! Por...
BESNIK: Më pas do të shkojmë te restoranti për të folur për atë punën, kupton?
RINO: Po!!
BESNIK: Në rregull!
RINO: Po për nesër, a është në rregull puna?
BESNIK: Po, po
RINO: A është çdo gjë në rregull? Në çfarë orë?
BESNIK: Në rregull janë gjërat. Nuk e di në cilën orë, po nga dreka, nga pasditja mendoj, rreth orës një, orës dy. Kupton? Në atë orë do të takohemi, në rregull?
RINO: Në rregull!!
BESNIK: Në rregull atëherë!
RINO: Ki kujdes!
BESNIK: Mos u shqetëso!
RINO: Ciao!
BESNIK: Ciao!
(Tel. n.166 dt. 30.6.2001, ora 17,23):
Të nesërmen në mëngjes, Murataj informon Gerardin për orarin e mbërritjes së korrierit, si edhe i shpjegon disa karakteristika fizike të tij. Në raportin e Skuadrës Speciale, i bëhet një përmbledhje e telefonatës dt. 1.7.2001, ora 10.50
“Besniku informon Rinon se kushëriri i tij mbërrin pas dy ose tre orësh dhe ai duhet ta shoqërojë deri te restoranti. Do të takohen pranë Tabakerisë. Kushëriri i tij është rreth 1 metër e 80, ka një vësh, është i dobët. Rino i thotë që kuptoi dhe po e pret”.
Në orarin e caktuar, Gerardi nuk po takonte korrierin dhe i kërkon në mënyrë të vazhdueshme të dhëna shqiptarit.
“Rino i kërkon Besnikut që ta telefonojë sa më shpejtë. Pas 8 minutash, i kërkon sërish ta telefonojë. Besniku i thotë që të presë edhe pak se po vjen”. Këto telefonata zhvillohen ndërmjet orës 13.10-13.18 të dt. 01.07.2001.
Në orën 16.38, Besniku e pyet Gerardin nëse e ka takuar Orges Seferajn, meqë nuk ka marrë asnjë lajm prej tij. Rino Gerardi i jep përgjigje negative.
Në orën 17.39, Besnik Murataj i thotë Gerardit që të largohet, pasi diçka duhet të ketë shkuar keq.
Dhe në fakt, Orges Seferaj kishte mbërritur në Venezia, ashtu siç e kishte njoftuar Besnikun në sekretarinë telefonike (ora 14.30). Por, menjëherë ishte arrestuar në flagrancë nga policia në Venezia, pasi iu gjetën në posedim 2 kg hashash (ndarë në 8 pjesë) dhe 3 gramë marijuanë. Gjithashtu, Seferajt iu gjet edhe një telefon celular me nr. 0333/7528189. Bëhej fjalë për të njëjtin numër, me të cilin ai kishte komunikuar me Agron Xhafaj dhe Besnik Murataj një ditë më parë.
Sapo kanë mësuar se Orgesi u arrestua, Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj janë përgjuar, nga ku ka rezultuar se ata po bëjnë përpjekje që t’i gjejnë një avokat Seferajt.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...