Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/14

AMBASADORI AMERIKAN NË KOSOVË GREG DELAWIE: TË VOTOHET LIGJI PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE


Greg Delawie

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë sa më parë projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Reagimi i Ambasadorit Amerikan Delawie ka ardhur disa ditë pasi deputetët kosovarë nuk qëndruar në numër të mjaftueshëm në seancë duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm për ta votuar këtë projektligj i cili ndodhej në lexim të dytë.

Kjo ka nxitur reagimin e Ambasadorit Amerikan i cili përmes një postimi në Twitter ka thënë se përkrah projektligjin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë sepse i njëjti "pamundëson kriminelët me lidhje politike që ti ikin dënimit", ka shkruar Delawie.

Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë Dhuarat Hoxha prezantoi ndryshimet ligjore si nevojë për rritjen e efikasitetit dhe zbatimit të ligjit përmes largimit të ndikimit të ekzekutivit në gjyqësor me heqjen e së drejtës që ministri si i emëruar politik të lejoj pezullimin e ekzekutimit të dënimit.

No comments:

Post a Comment

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...