Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/16

Kur Nexhmije Hoxha dilte nga burgu, ja kush e priste tek dera

Kur Nexhmije Hoxha dilte nga burgu, ja kush e priste tek dera (Video)

Agjensia e lajmeve “Associated Press” vijon të publikojë video të rralla nga arkiva, që datojnë në vitet e errëta të Shqipërisë.

Në videon e fundit, shihet Nexhmie Hoxha, në janar të vitit 1997, teksa lë qelinë e burgut në moshën 75-vjeçare.

Ajo pritet jashtë hekurave nga nusja e saj e djalit të saj, Liliana Hoxha, e cila ndryshe nga takimi i përzemërt pas lirimit, e ka kritikuar vitet e fundit.

Ndër të tjera, ajo shfaqet edhe në shtëpi, e rrethuar nga familjarët dhe librat e ish-diktatorit Hoxha.

Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, u arrestua në vitin 1991 dhe u dënua me 11 vjet burg për korrupsion.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...