Të lumtë Zt.President i Kosovës Hashim Thaçi
“Siç jeni të njoftuar, dje i kam dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën shkurtimisht kam paraqitur të gjitha argumentet kushtetuese, ligjore dhe politike për domosdoshmërinë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës dhe kam shpjeguar pse ky transformim duhet të ndodhë pikërisht tani, ka shkruar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Siç jeni të njoftuar, dje i kam dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën shkurtimisht kam paraqitur të gjitha argumentet kushtetuese, ligjore dhe politike për domosdoshmërinë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës dhe kam shpjeguar pse ky transformim duhet të ndodhë pikërisht tani.
Ky transformim nuk mund të konsiderohet unilateral, sepse opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë jemi duke punuar në këtë drejtim.
Ky veprim do të mund të konsiderohej i njëanshëm vetëm në rast se dikush nga bashkësia ndërkombëtare aludon që Kosova duhet të marrë leje nga Serbia për vendimet e saj sovrane.
Më lejoni të jem i qartë: kjo nuk do të ndodhë.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë në versionin shqip që ia kam dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. HTH
Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie kërkon të ndalohet themelimi i ushtrisë në këtë fazë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar prerazi nga autoritetet e Kosovës që të stopojnë procedurat për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ambasadori Greg Delawie e ka cilësuar të papranueshme mënyrën se si po punohet për këtë çështje. Po ashtu ka demantuar presidentin Thaçi dhe kryeparlamentarin Veseli, se janë koordinuar me SHBA-të.
Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, i ka paralajmëruar autoritetet e Kosovës për pasoja nëse themelojnë Ushtrinë e Kosovës nëpërmjet ligjit.

Zt.Greg Delawie ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar gjatë që Kosova të ketë ushtri, por nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe në konsultim me të gjitha komunitetet në Kosovë.
Diplomati amerikan ka thënë se ka qenë i habitur me propozimin e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e projektligjit të FSK-së, hap që për më tepër e ka bërë të ndihet i zhgënjyer marrë parasysh të gjithë përkushtimin e ShBA-ve për të ndërtuar kapacitetet aktuale të FSK-së.
Ambasadori amerikan po ashtu ka demantuar deklaratat e fundit të liderëve të Kosovës, Thaçit dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët kanë thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës është duke ndodhur në koordinim të plotë me partnerët.
Ambasadori Delawie ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndalojnë nismën për bërjen e ushtrisë në këtë kohë. Ka bërë thirrje që të reflektojnë për pasojat e mundshme nëse vazhdohet në mënyrën e propozuar javën e kaluar.
“Shpresoj se Qeveria e Kosovës do të ndalet dhe do të fillojë një përpjekje për të siguruar mbështetje të gjerë të bashkësive të Kosovës për këtë hap, dhe do të punojë ashtu siç ne gjithmonë e kemi diskutuar. Dhe sigurisht, Shtetet e Bashkuara me kënaqësi do të punojnë me njerëzit e Kosovës në atë çështje”, ka thënë Greg Delawie.
Tutje, Ambasadori Greg Delawie ka numëruar disa prej përkrahjeve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për ndërtimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së.
Thotë se ShBA-të “mburren shumë” me punën që kanë bërë për FSK-në që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Në këtë kontekst, ai thotë se vendi i tij nuk është kundër formimit të ushtrisë, por jo në mënyrën e propozuar.
Me gjithë vërejtjet, Thaçi dhe Veseli kanë insistuar se ky proces është në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtare dhe në asnjë mënyrë kjo nuk mund të ketë pasoja negative për Kosovën dhe ushtrinë e saj të ardhshme.
No comments:
Post a Comment