Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/16

KU MUNGON AT GJERGJ FISHTA S’ KA SHQIPTARË SE... “HANË ME GISHTA”

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e VI.



Image result for fritz radovani

  At GJERGJ FISHTA O.F.M.
                                                                                   
                                                            (Grafikë nga F.Radovani)

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”

HAPNI DOSJEN E ARKIVIT “FRANÇESKANËT” E SHIKONI ÇKA PO BANI !!

■Pak ditë perpara kam shkrue per “Shkollat Shqiptare, pa dyer’ e dritare...”, ku per fatin e keq të Shqiptarëve, rrymat e ndryshme të ideologjive të hueja kanë hy dhe nuk po kanë të dalun nga shkollat tona. Fillojnë tek ushqimi i fëmijve tanë që janë librat shkollore, dhe vazhdojnë deri ku asnjë Shqiptarit nuk i ka shkue mendja aty, ku i ka rrah damari i tradhtisë Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, në “Revolucionin Ideologjik e Kulturorë 1967”, gjoja i modelit kinez, po ma fort i modelit “Haxhi Qamilist të tiranëve të Tiranës sonë”, “kështjellë e pamposhter e socializmit në Ballkan.., e besa, edhe pak ma andej!”.

■Ditën e parë sllavokomunistët jugosllav erdhën në Shkoder, me 29 nandor 1944, gjoja me shoqnue brigadat partizane. Vepra e parë antishqiptare ishte vendosja e Flamurit të zhigatun me yllin partizan të Titos në kompanjelin e Kishës së Fretenve në Gjuhadol...

Partizanëve që hyne në Shkoder ju printe Nexhi Arra e Asllan Lici, dy topalla si “partia”!

Me siguri malazezët e kishin mbajtë ndermend daljen e vet në 1913 nga Shkodra, atëherë kur At Gjergj Fishta vendosi po në atë unazë të kompanjelit Flamurin e Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, me 13 Qershor 1913 dhe, në rrugët e Shkodres rinia shkodrane këndonte me zanin e dalun nga zemra Hymnin e Flamurit me muziken e At Martin Gjokës...

Ata urdhnuen që mos të kndohet ma Hymni i Flamurit që kishte shkrue At Fishta, me muzikë nga At Gjoka, po të zevendsohet me Hymnin që shoqnohej me muzikë rumune.

Kështu okupatorët e rij filluen me ba ligjin që ua kishte lanë në dorë Konferenca e Jaltës.

■Kush ishte Ky Frat i zbathun me Emnin At Gjergj Fishta, që jugosllavët kerkonin me çdo kusht fshimjen e Vepres së Tij, një nga Emnat ma të mëdhej dhe të njohun jo vetem nga Populli ynë, po në gjithë Boten, si Atdhetar dhe Poet Kombtar i Shqiptarëve ?!

Asnjë nga Klerikët Katolik Shqiptar nuk e ka fillue jeten e Meshtarisë në tavolinen e Tyne të punës tue shkrue vjerrsha apo libra historije... Të gjithë edhe pse ishin teolog të perkryem dhe me diploma filozofije, fillonin sherbimin fetar si “Ushtarë të Krishtit” tue shkue nder katundet ma të humbuna dhe ashtu të zbathun u trokitnin atyne dyerve që i kishte shkatrrue robnia shekullore, per me ringjallë Besimin dhe Shpresen tek Zoti.

Ata dhe vetem Ata, ishin që me durimin ma të madh ju ndihmonin vllazenve të vet me dalë prej asaj së tmerrshmes vorfni, ku i kishin zhytë barbarët e pushtuesve të huej me ndihmen e madhe dhe të pakursyeme të tiranëve tanë, jo vetem antishqiptarë po edhe antinjerzorë. Ishte vetem Kryqi i pari që Ju duhej me pajtue gjaqet e grindjet e mbjelluna nga pushtuesit nder Ata Vatra të padhunueme asnjëherë nder shekuj, deri në pushtimin sllavokomunist të shovenistëve antishqiptarë, kriminelëve Tito, Stalin dhe Enver.

Doket e zakonet e Atyne Bjeshkëve ruheshin me pushkë per mos me ua prekë askush.
Vihej cungu i lisit nder Vatra sa u shkonte miku dhe “Bukë e Krypë e Zemer” ju shtrohej të gjithve edhe pa dijtë se cilit Besim i perkiste Miku, të cilit i kishte hapë portaren.

Ishin Fretnit të parët që me durimin e Vllaut dashamirë, ua mbushnin mendjen që me çdo kusht duhej që fëmijët e atyne Malsorëve të atyne vendeve të tretuna, me shkue nder shkolla edhe pse ju duhej me orë të tana me ecë nder malet pa rruga kalit...

E nder ata sofra të rrumullakta, ju vinte buka e kakinit e freskët nga stajanicat burrnesha. Bash nder ata sofra Kleri Katolik mësoi kush asht Besa Burrnia e Bujaria e Maleve tona Fisnike dhe kreshnike, që kishin ndigjue nga gjyshet e veta kur ishin fëmijë... 

E bash aty dredhej cigarja e shkrepej gota e rakisë, tue u Lavdue Krishti, aty mësuene se kujt i tha sëpari Malësori ynë se: “Shka asht ndera e trashigueme e të Parve të Tyne, nder breza”. 

Klerikët tanë e filluen jeten si mësues, vazhduen si profesor dhe kur hyne në moshen e pjekunisë u njohën si filozof ase psikolog të kuvendeve të Burrave nder ato krahina...

At Gjergj Fishta ishte i pasionuem nga edukimi dhe mendimi pedagogjik, dhe fillimisht ishte i dhanun shumë në fushen e arsimtarit dhe kuptimin e kulturës kombtare.

Me një mjeshtri të pakrahasueshme arrijti me kenë shkenctar në fushen e Gjuhësisë, të Letersisë, Shkollës Shqipe, pikturës, arkitekturës dhe i prirjes me shpejtësi per vepra të reja artistike, kulturore dhe mbi të gjitha Atdhetare e Fetare të bazueme gjithmonë si të gjithë Françeskanët Shqiptar, besnikë në Formulen e patjetersueshme “Atdhe e Fe”.

■At Gjergj Fishta njëherit me aktivitetin e vet shumë të spikatun në Shoqninë kulturore “Bashkimi” me 1899, që kryesohej nga Imz. Prend Doçi, ishte edhe ideator i një Qendres së Studimeve Albanologjike, me të cilen mendonte që Shkollave tona ti jepte fizionomi kombtare Shqiptare, dhe këte e mërrijti në vitin 1902, kur në Shkollen Françeskane Ai futi Gjuhen Shqipe, dhe nën kujdesin e Tij filloi botimet e revistave dhe teksteve Shqip.

Pranë Shkollës Françeskane në Shkoder, ndertoi edhe Theatrin që asht edhe sot ku, me një pasion e dashuni të madhe mblidhej edhe Populli i Shkodres me u njoh me veprat theatrale të njohuna edhe nga skenat Europjane. Aty shperthej edhe humori shkodranë.

■Në vitin 1908 asht Kryetar i Komisionit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.

Botimi i Revistës “Hylli i Dritës” në 1914 i paraprinë Komisjes Letrare të 1916. Botimet bahen në Shtypshkronjen e tyne, dhe arkivohen pranë Muzeut Fretenve të pajisun me vlera të mëdha arkeologjike nga bashkpuntori i At Fishtës, i madhi At Shtjefen Gjeçovi.

Shkolla e Fretenve në Shkoder asht e njëkohëshme me tjerat që u hapën në shek. XIX, po si kjo ashtu edhe e Jezuitëve ishin të hapuna per të gjitha Besimet. 

Ndersa per ato vlera të paçmueshme kombtare që edukonin ato, ua la ligjeratave të Prof. Arshi Pipës dhe Martirit burgjeve komuniste Osman Kazazit, i cili thonte: “Po mos të kishe kenë nxanës nder bankat e shkolles së Fretenve të Shkodres, sot do të njihesha si një spijun!”, dhe vazhdonte me orë të tana tue shpjegue vlerat Atdhetare të Asaj kulture të paster.

■At Gjergj Fishta (këte herë jo me zhgun) asht në 1919 në krahun e djathtë të delegatëve në Konferencën e Paqës në Paris, me Kryetarin Imzot Luigj Bumçi. 

Atje asht botue dhe një material historik që per fat ruhet edhe sot, po që kush kerkoi me perdhosë Atin e Madh të “Lahutës së Malcis”, edhe sot nuk e ka lexue jo, nga padija se kush e ka shkrue sa, nga urrejtja ndaj vetvetes që gjithë jeten nuk ka mërrijtë me mësue as një të dhjetën e atyne rreshtave që At Gjergj Fishta, ua mësoi delegatëve të gjithë Europës atje.

■Prania e At Gjergjit në Amerikë, dhe lidhja e Tij atje me Kolegjin Katolik Amerikan per çeshtjet aktuale të Shqipnisë, ndoshta, do të kishte zbeh shumë “figura” që sot mburren me meritat dhe vlerat Atdhetare me të cilat At Fishta, arrijti suksese të pabesueshme sepse, ende sot si të gjitha meritat e Klerit Katolik Shqiptar, kerkohen me u errsue, dhe me kohen me i lanë në harresë, tue mendue edhe varrosjen e atyne vlerave Kombtare!

Asht mirë me e botue telegramin që At Fishta e bani porsa u kthye në Paris, jo per gja tjeter por, po i del per zot ndokush që as nuk ia din as permbajtjen atij telegrami...

■Çudija ma e madhe per mue asht qendrimi i klerikëve të rij katolik, që edhe pse ua kam tregue sekretin e Eshtnave të Bekueme të At Gjergj Fishtës, të ruejtuna në Vorrezat e Rrëmajit... 

Ende sot, nuk kanë ba asnjë veprim per nxjerrjen e Tyne... Kjo veper e tyne më shtynë me u mendue: “Mos ndoshta e urrejnë At Fishten, se nuk e ka shkrue Vepren e Vet “Lahuta e Malcis” toskënisht ?”

■Mos u merzitni... Bani shumë mirë me lexue “Gomarin e Babatasit” !!

            Vazhdon Pjesa e VII.

            Melbourne, 17 Mars 2017.


*********

                                                               



Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. 

Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. 

U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. 

Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. 

Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist.

 Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. 

Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948.

 Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve.

 Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. 

Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi.

 Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

Redaksia "Floripress",Prishtinë

2017/03/15

Çfarë drejtësie quhet kjo , kur çlirimtari mbahet ne arrest me propozimin e kriminelëve

Fotografia e Ekrem Arifi


Prof.Ekrem Arifi


Çfarë drejtësie quhet kjo , kur çlirimtari mbahet ne arrest me propozimin e kriminelëve që ishin autorë të drejtëpërdrejtë të krimeve , dhunimeve plaqkitjeve , të çdo gjëje që ishte shqiptare , kroate apo boshnjake. A nuk dihet boterishtë se Nikoliq , Vuqiq , Daciq janē ata qe kërkuan burgosjen e Çlirimtarit Ramush Haradinaj dhe po ketyre u beson një shtet Europian siç është Franca.




 Sot nuk ka qenë dashur te nderprehet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës , por ka qenë dashur që Kuvendi i RK të bie vendim per ndërprerjen e bisedave me Srbi , te shpallet fletë arrest për të apostrofuarit më larte , të thirret në bisedë zyrtare Ambasadori Françez , ndërkohë edhe Ambasadori ynë të tërhiqet përrkohsisht nga nga Franca deri sa Qeveria Franqeze nuk jep urdhër për lirimin e Ramush Haradinajt sepse po shihet qartë se Gjykata Françeze është e kapur nga politika serbomadhe , ndoshta kjo ështe nostalgji e tyre.

Ishin kohë të vështira ....



Image result for azem vllasi

Në Kosovën demokratike janë bërë shumë gazetar “analista” që tentojnë ta “vlerësojnë” zt.Azem Vllasi,sipas kuteve “patriotike”.

Them troq,se zt.Azem Vllasi,është Lider komunist  i  cili në kohën e satrapit Sllobodan Millosheviqit,e hëngri burgun për Autonominë e Kosovës dhe vetë Trepçën.

Po të mos ishin disa fytyra emblematike të popullit shqiptar në kohën e monizmit nuk do të kishim asë Autonominë e ’74-tës!

Pra, ata të mire apo të këqijë nuk e luajtën për asnjë pëllëmbë vijat kufitare të Kosovës,siç po luhën tash.
Image result for Azem Vllasi,Kaqusha Jashari

Azem Vllasi,ishte lider politik I shqiptarëve në një përiudhë tejet të vështirë(vitet 70-80 ishin kohë të pakohë).

Jugosllavia atëbotë kishte 6 Republika dhe dy Krahina Autonome.Kishte një ushtri të 4-tërtën në Evropë si dhe një popullsi heterogjene prej rreth 22 milion banorësh.

Titoja e mashtrojë deri në vdekje krejt botën.E le më disa shqiptarë që ishin atëbotë në udhëheqësinë e vendit.
Image result for Azem Vllasi,Kaqusha Jashari


Në kohën e Fadil Hoxhës,Mahmut Bakallit,…e dhjeta të tjerëve u formua Univerziteti i Prishtinës, që ishte qerdhë e intelektualëve më në zë shqiptar(Ali Hadrit,Gazmend Zajmit,Dërvish Rozhajës,Osman Imamit,Musa Haxhiut,…etj., fytyra të ndritura të kombit tonë).

Image result for dervish rozhaja                    Image result for gazmend zajmi
  
Thashë ishte kohë e pa kohë.Ishte rrezik i madh të kundërshtosh një ushtrije  të tërë agitropësh të shtetit Serb në krye me çetnikët e vjetër dhe të rinjë të Millosheviqit…Azem Vllasi u gjykua dhe u denua nga Millosheviqi…,prandaj edhe ky fakt vlenë të çmohët…sepse Azem Vllasi,…Ekrem Arifi,Kaqusha  Jashari e disa të tjerë ju kundërvyen një regjimi çetnik të Milloshqeviqit…


Image result for minatoret e trpqes 89

Pas lufte aktiviteti i zt.Azem Vllasi, ishte këshillues i qeveritarëve tanë. Azem Vllasi  është njohës i mire i politikës rajonale dhe asajë globale në veçanti.


Image result for demostratat e 89

Më vije keq kjo çfarë atij i ndodhi,ngase mos harroni ti kundërvehësh gungaqit Sll;obodan Millosheviq në vitët 80-ta ishte më vështirë se ti kundërvihesh dragojve të tashëm Ivica Daciç,...
e iqave dhe viqave tjerë…si :  Dobrica Qosiqit, Ljubisha Tadiçit, Vuk Drashkoviçit,Vojisllav Sheshelit,Tomislav Nikoliqit,Aleksandër Tijaniçit, Millovan Drecunit,Dragan Damjanoviçit,Millosh Antiçit ,Tomislav Sekuliqi,Gjorgje Aksiqi,Sveto Dollasheviqi,Sllobodan Bojiqi, Radovan Vujoviqi,Vuko Shaliqi ,....Akademisë dhe Akademikëve serb (në SANU);Memorandumit famoz serb ...etj.

Elita e tashme e Kosovës  ka rreth 18 vjetë  që po sorollatët më ish nxënësit e  kryeçetnikut Sllobodan Millosheviq! ...

Pra,kujdes,mos shani,por gjykoni me mendje të shëndoshë me fakte e jo me  eufori “patriotike” të disa hiq patriotave të facebokut.



Flori Bruqi



********

Shikoni këto materjale :

Shikoni këto materjale :

https://www.youtube.com/watch?v=-7vRSzZM3yM

https://www.youtube.com/watch?v=hn739xBfoio

https://www.youtube.com/watch?v=OexrVmgmvws

https://www.youtube.com/watch?v=TnwPACSav3s

https://www.youtube.com/watch?v=K8UFWm-G3X4

https://www.youtube.com/watch?v=x7cdCMzBXWM

https://www.youtube.com/watch?v=5XB7PA1CNaM

https://www.youtube.com/watch?v=zFYFZGoeLeQ

https://www.youtube.com/watch?v=iQkZXVlTp3A

https://www.youtube.com/watch?v=HiIPLHnpfVU

https://www.youtube.com/watch?v=z1mnHFkq1o4

https://www.youtube.com/watch?v=zFYFZGoeLeQ&t=23s

https://www.youtube.com/watch?v=kjyIu47TShI

https://www.youtube.com/watch?v=Wil5Kr5F_tg

https://www.youtube.com/watch?v=qCVuxvTJuuo

Avokati kosovar ,shqiptari Tomë Gashi : : Kosova që nga qershori i ’99-ës ka të drejtë ta padis Serbinë për gjenocid



Avokati i njohur Tomë Gashi ka dhënë kritikuar politikanët kosovarë, për çështjen e paditjes së Serbisë për gjenocidin e ushtruar në luftën e fundit në Kosovë. ‘


Gashi ka thënë se krerët e lartë shtetëror në vend janë arsyetuar se nuk mund të bëjnë asgjë në lidhje me këtë pasi sipas tyre këto çështje kanë qenë pjesë ekskluzive të UNMIK-ut.


Këto komente avokati Tomë Gashi i ka bërë përmes një statusi të publikuar në llogarinë e tij në facebook, teksa dhe njëherë pyet ”Pse Kosova nuk po e padit Serbinë për gjenocid”.


”PSE KOSOVA NUK PO E PADIT SERBINË PËR GJENOCID

Kosova faktikisht që nga 12. qershori 1999, ka pasur të drejtë që ta padisë Serbinë për gjenocid ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, meqenëse vrasjet masive,duke përfshire edhe qindëra maskra të popullatës civil, plagosjet masive, shkatërrimet masive të vendbanimeve të shqiptarëve dhe të gjitha të kqijat e tjera, Serbia i ka berë në mënyrë sistemeatike dhe të organizuar vetëm për shkak të urrejtjës nacionale ndaj shqiptarëve të Kosovës.






Edhe pse, Kosova ka qenë e lire nga okupatori serb që nga 12. qershori i vitit 1999, Kosova deri më datën e shpalljës së pavarësisë më 17. shkurt 2008 juridikisht ka qenë nën patronatin e OKB-së, repsektivisht Misionit të UNMIK-ut në Kosovë.


Ky fakt është përdorur nga plotikanët e lartë të Kosovës, se kinse nuk mund të bëjnë asgjë në drejtim të padisë kundër Serbisë, sepse këto çështje kanë qenë pjese ekskluzive e UNMIK-ut.


Kështu nuk ka qenë, mirëpo edhe po të ishe kështu, Kosovës si shtet i pavarur që nga
17. shkurti 2008 nuk ja ka ndaluar askush që ta padisë Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hague-Holandë, ashtu siç kanë vepruar Krocia, Bosnja dhe Hercegovina.


Ka pas raste të herë pas hershme të ” kërcënimeve” apo paralajmërimeve të zyrtarëve të lartë shtetëror se do ta padisin Serbinë për gjenocid, dhe këtë me së shpeshti e ka permendur Presidenti i tanishëm dhe ish Kryeministri z.Hashim Thaçi.


“Kercënimet” e tij ndaj Serbisë kanë qenë për përdorim të brendshëm politik, për të krijuar fluska kërcënuese ndaj Serbisë me padi për gjenocid, e në të njejtën kohë duke negociuar me Serbinë në Bruksel për çështje të brendshme të Kosovës dhe duke i paraqitur këto negociata kinse janë në të mirë të Kosovës.



Ata që negociojn me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, kurrë nuk do ta padisin Serbinë për gjenocid, sepse janë të sigurt se kjo sigurisht nuk do ti pëlqej Serbisë, por ky nuk është problemi kryesor i tyre.Problemi kryesor i tyre është se a do ti pëlqej kjo apo jo Bashkësisë Ndërkombëtare, posaçërisht SHBA-së dhe shteteve të BE-së.

Image result for qekiqi i drejtesise

Juridikisht është e lejuar, praktikisht është e pafalshme, pse Kosova as pas 18 viteve të çlirimit nga gjenocidi i Serbisë dhe 9 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk e bënë këtë.


Sigurisht që tani zyrtarë të lartë shtetëror apo një pjesë e tyre prioritet jetësor e kanë të bashkëpunojnë me secilin që mund të ju jap pak shpresë, se kinse nuk do të akuzohen në Gjykatën Speciale, që per fat të keq të tyre, selia e kësaj Gjykate me votat e tyre në dëm të Kosovës si shtet, dhe dëm të shqiptarëve në përgjithësi dhe ish pjestarëve të UÇK -së në veçanti është caktuar të jete Hague në Holandë.


Ironia me e madhe është se në vend që burrështetasit tanë të jenë në Hagë si paditës kundër Serbisë, një pejsë e tyre fare lehte mund ta gjejnë veteveten të akuzuar në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe ata e dine se akuzat kryesore ju vine nga shteti i Serbisë, të cilën ata kurrë nuk e paditën për gjenocid ndaj shqiptarëve.


Kështu ne, shqiptarët e Kosovës me voten e deputetve të Kuvendit të Kosovës, për të themeluar Gjykatën Speciale në Hagë kundër vetëvehtës, nga viktima të luftës u shendërruam në të akuzuar potencial për krime të luftës…!!!”





Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha patundshmëritë që ishin në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përktatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë që ndodhen në Kosovë të regjistrohen tashmë si prona të Kosovës.

Isa Mustafa

Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa

Në vendimin e firmosur nga kryeministri i vendit Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa e të cilin e media obligohet “Agjencia e Kadastrës së Kosovës që ta bëjë regjistrimin e të drejtës pronësore sipas procedurave brenda afatit që është përcaktuar me ligj”.




ms dhurata sadiku hoxha is currently political advisor to the prime ...

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha : Për pronat vendosim vet si shtet

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë, se çështja e pronave në territorin e Kosovës “nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve që zhvillohen në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë”.

Ajo tha se me vendimin për kalimin në pronësi të Kosovës të pronave të paluajtshme të ish-Jugosllavisë, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës, qeveria e Kosovës ka vepruar “njëjtë sikurse edhe të gjitha ish-republikat e ish-Federatës jugosllave”.

Deklaratat e ministres Dhurata Hoxha pasuan reagimet e zyrtarëve të Qeversisë së Serbisë dhe të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që e cilësuan vendimin e Qeverisë së Kosovës për pronat e paluajtshme si “të jashtëligjshëm”

“Për pronat në territorin e Republikës së Kosovës kemi pavarësi të plotë, kemi sovranitetin dhe nuk ka nevojë të bisedojmë me askënd tjetër. Është çështje që si shtet e vendosim vetë. Sikurse ish-republikat e tjera të ish-Jugosllavisë e kanë përdorur të njëjtën praktikë”, tha ministrja Dhurata Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës me një vendim të saj të para dy javëve ka vendosur që të gjithë pronën e patundshme të regjistruar në emër të RSFJ-së, Republikës së Jugosllavisë, Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës, ta kalojë në pronësi të Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit në këtë pronësi përfshihen patundshmëritë shtetërore, administrative, ushtarake dhe të organizatave shoqëroro-politike.
Ramiz Kelmendi

Ramiz Kelmendi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, që ka nisur këtë proces, i tha Radios Evropa e Lirë se kjo çështje është dashur të përfundojë që ditën kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj.

Kelmendi ka thënë se shumica e komunave në Kosovë janë ‘përballur me problemin e zhvillimit të hapësirave ekonomike sepse parcela të caktuara i kanë takuar Ushtrisë së Jugosllavisë’.

Por, vendimi i qeverisë së Kosovës për pronat e patundshme është parë si i ’jashtëligjshëm’ nga zyrtarë serbe dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Aleksandar Vučić
Aleksandar Vuçiq

“Në Samitin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor i cili pritet të mbahet nesër në Sarajevë, do të shkoj me idenë për të shtrirjen e miqësisë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka deklaruar se në këtë takim do të diskutohet për projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pas një vizite në Berlin ku u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke folur për një shkrim të revistës ‘Frankfurter’, ai ka thënë se ndihet i kënaqur që dikush në Gjermani e sheh si politikanin i cili mund të sjellë stabilitet në rajon.

Për sa i takon takimit të nesërm, Vuçiq ka thënë se në qoftë se takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa ai do të ia thotë të gjitha ato që mendon për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ne do të reagojmë edhe për Trepçën, unë nuk e di se si ai ka në plan të marrë në posedim këtë pronë”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu ai komenti mbi vendimin e autoriteteve kosovare që të gjitha pronat e paluajtshme të regjistruara në emër të Jugosllavisë, Serbisë dhe ‘Krahinës Autonome të Kosovës’, të regjistrohen në emër të Kosovës si pronare e tyre.

Marko Djuric

Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha të mërkurën se do t’i “propozojë qeverisë së Serbisë ta anulojë vendimin e ‘jashtëligjshëm’ të autoriteteve në Prishtinë për përvetësimin e pasurisë së Serbisë, me të cilin duan ta legalizojnë ‘grabitjen’”.

Gjuriq që takoi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për kalimin në pronësi të saj të pronave të ish-Jugosllavisë, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës, tha se “qeveria e Serbisë sikurse në rastin e ligjit për Trepçën të cilin e ka anuluar, ka arritur që me sukses të mbrojë interes kombëtare kur Prishtina deshi ta rrëmbente kombinatin”.

"Konsideroj se është me rëndësi që bashkësia ndërkombëtare konkretisht, me vendosmëri dhe qartë të deklarohet për çështjen e këtij akti kriminal dhe vendimi kriminal, siç kanë bërë edhe në rastin e përpjekjes për të krijuar në territorin e krahinës sonë jugore, të ashtuquajturën ’ushtri’", ka thënë Gjuriq.

Slavko Simiq

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ndërkaq ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për regjistrimin në pronësi të saj të të gjithë pronës që dikur ishte në pronësi të RSFJ-së, Serbisë dhe Krahinës Autonome, "është represiv dhe ai duhet menjëherë të tërhiqet".

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është tendencioz dhe paraqet përpjekje që përmes vendimeve të institucioneve të Kosovës të vazhdohet represioni mbi popullatën serbe në Kosovë dhe Metohi, me marrjen e pasurisë shoqërore e private të popullit serb”, ka thënë Simiq, citojnë mediat serbe.

Por, ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha tha se serbët e Kosovës mund të kenë opinionet e tyre, por vendimet I merr qeveria e Kosovës.

“Ata mund ta konsiderojnë ose të kenë opinionet e tyre. Por, në Republikën e Kosovës vendos Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ne kemi marrë vendim krahas ligjeve në fuqi”.


Ivica Daqiq: Vendimi i Kosovës ilegal dhe i papranueshëm

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të gjitha pasuritë e paluajtshme të regjistruara në emër të RSFJ-së t’i regjistrojë në emër të Kosovës, për Serbinë janë të plotësisht ilegale, të papranueshme dhe nuk kanë rëndësi juridike, deklaroi të mërkurën zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Ivica Daqiq.

“Ky është edhe një hap i njëanshëm i Prishtinës, i cili dëshmon se atyre nuk u intereson dialogu në Bruksel, pasi që disa herë e kemi nisur këtë temë, dhe ata asnjëherë nuk kanë dashur që të bisedojnë për këtë”, tha Daqiq për media në Beograd.

Reagon Gjuriq pas vendimit të kryeministrit Mustafa për pronat

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë sot se qeveria serbe do të propozojë në seancën e ardhshme që ta anulojë vendimin e siç e quan ai të paligjshëm të autoriteteve në Prishtinë të përvetësimit të pronave.

Gjuriq ka thënë në një konferencë shtypi pas takimit me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova se qeveria do të mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë.

Qeveria e Kosovës sot ka marrë një vendim që të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë që janë në Kosovë do të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës.

Pronat e regjistruara në emër të Serbisë dhe RSFJ'së bëhen të Kosovës?

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha patundshmëritë që ishin në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përktatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë që ndodhen në Kosovë të regjistrohen tashmë si prona të Kosovës.

Në vendimin e firmosur nga kryeministri i vendit Isa Mustafa e të cilin e media obligohet “Agjencia e Kadastrës së Kosovës që ta bëjë regjistrimin e të drejtës pronësore sipas procedurave brenda afatit që është përcaktuar me ligj”.

Për të disktuuar për këtë çështje, shefi i të ashtuqujaturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka ftuar në një takim urgjent përfaqësuesit serbë në Kosovë.


Image

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,drejtojë sot letër shefit të NATO-s,Jens Stoltenberg,: Nuk e pyesim Serbinë për ushtrinë

Hashim Thaçi, 2012.jpg

Të lumtë Zt.President i Kosovës Hashim Thaçi


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmes një letre drejtuar shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nisa e tij që ta transformojë FSK-në në Ushtri nuk mund të konsiderohet unilateral, sepse sipas tij opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë është duke punuar në këtë drejtim.

“Siç jeni të njoftuar, dje i kam dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën shkurtimisht kam paraqitur të gjitha argumentet kushtetuese, ligjore dhe politike për domosdoshmërinë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës dhe kam shpjeguar pse ky transformim duhet të ndodhë pikërisht tani, ka shkruar  Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Siç jeni të njoftuar, dje i kam dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën shkurtimisht kam paraqitur të gjitha argumentet kushtetuese, ligjore dhe politike për domosdoshmërinë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës dhe kam shpjeguar pse ky transformim duhet të ndodhë pikërisht tani.

Ky transformim nuk mund të konsiderohet unilateral, sepse opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë jemi duke punuar në këtë drejtim.

Ky veprim do të mund të konsiderohej i njëanshëm vetëm në rast se dikush nga bashkësia ndërkombëtare aludon që Kosova duhet të marrë leje nga Serbia për vendimet e saj sovrane.

Më lejoni të jem i qartë: kjo nuk do të ndodhë.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë në versionin shqip që ia kam dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. HTH

Image

Image
Image

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie kërkon të ndalohet themelimi i ushtrisë në këtë fazë

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka paralajmëruar autoritetet e Kosovës për pasoja nëse themelojnë Ushtrinë e Kosovës nëpërmjet ligjit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar prerazi nga autoritetet e Kosovës që të stopojnë procedurat për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ambasadori Greg Delawie e ka cilësuar të papranueshme mënyrën se si po punohet për këtë çështje. Po ashtu ka demantuar presidentin Thaçi dhe kryeparlamentarin Veseli, se janë koordinuar me SHBA-të.

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, i ka paralajmëruar autoritetet e Kosovës për pasoja nëse themelojnë Ushtrinë e Kosovës nëpërmjet ligjit.


Zt.Greg  Delawie ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar gjatë që Kosova të ketë ushtri, por nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe në konsultim me të gjitha komunitetet në Kosovë.

Diplomati amerikan ka thënë se ka qenë i habitur me propozimin e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e projektligjit të FSK-së, hap që për më tepër e ka bërë të ndihet i zhgënjyer marrë parasysh të gjithë përkushtimin e ShBA-ve për të ndërtuar kapacitetet aktuale të FSK-së.

Ambasadori amerikan po ashtu ka demantuar deklaratat e fundit të liderëve të Kosovës, Thaçit dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët kanë thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës është duke ndodhur në koordinim të plotë me partnerët.

“Kjo nuk është ajo se si ne e parashikuam se do të ndodhë procesi. Kjo me të vërtetë nuk e pasqyron përmbajtjen e diskutimeve që ne kemi pasur me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në të kaluarën e afërt”, ka thënë ai.
“Ne punojmë shumë ngushtë në partneritet lidhur me këto çështje. Kjo është arsyeja pse disi u befasuam dhe u zhgënjyem kur ky projektligj u paraqit javën e kaluar sikur të kishte rënë nga qielli”.

Ambasadori Delawie ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndalojnë nismën për bërjen e ushtrisë në këtë kohë. Ka bërë thirrje që të reflektojnë për pasojat e mundshme nëse vazhdohet në mënyrën e propozuar javën e kaluar.

“Shpresoj se Qeveria e Kosovës do të ndalet dhe do të fillojë një përpjekje për të siguruar mbështetje të gjerë të bashkësive të Kosovës për këtë hap, dhe do të punojë ashtu siç ne gjithmonë e kemi diskutuar. Dhe sigurisht, Shtetet e Bashkuara me kënaqësi do të punojnë me njerëzit e Kosovës në atë çështje”, ka thënë Greg Delawie.
Kur është pyetur se çfarë nënkupton me pasoja, ambasadori Delawie ka thënë: “E dini si, shpresoj se kurrë nuk do ta marr vesh këtë”.

Tutje, Ambasadori  Greg Delawie ka numëruar disa prej përkrahjeve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për ndërtimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së.


Thotë se ShBA-të “mburren shumë” me punën që kanë bërë për FSK-në që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kontekst, ai thotë se vendi i tij nuk është kundër formimit të ushtrisë, por jo në mënyrën e propozuar.
“Qëndrimi ynë është se ky transformim duhet të ndodhë nëpërmjet një amendamenti kushtetues. Ky ka qenë qëndrimi ynë për një kohë të gjatë. Nëse shikoni uebfaqen tonë do të shihni dëshminë time para Senatit të SHBA-ve në vitin 2015 ku unë e thashë pikërisht këtë. Kjo është e rëndësishme sepse na ndihmon që të sigurohemi se të gjitha bashkësitë janë të përfshira në procesin shumë të rëndësishëm të vendimmarrjes. Pra, ne kemi punuar në këtë me vite”, ka thënë Delawie në këtë intervistë për Insajderin.
Javën e kaluar, presidenti Hashim Thaçi propozoi që misioni i FSK-së të ndryshohet përmes një projektligji të ri për këtë Forcë, meqë sipas tij, Kosova nuk mund të presë më gjatë komunitetin serb në Kosovë, që të pranojë ndryshimet kushtetuese.


Që nga ajo kohë, reagime të shumta kanë ardhur jo vetëm nga Ambasada amerikane, por edhe nga NATO dhe vende të tjera, siç është Norvegjia.

Me gjithë vërejtjet, Thaçi dhe Veseli kanë insistuar se ky proces është në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtare dhe në asnjë mënyrë kjo nuk mund të ketë pasoja negative për Kosovën dhe ushtrinë e saj të ardhshme.


Qeveria e Kosovës ka pranuar projektligjin e propozuar nga Presidenti Thaçi, ndërsa ka njoftuar se e ka proceduar tek disa ministri për të dhënë mendimin. Ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka thënë të martën se ministria që ai drejton ka dhënë mendim pozitiv lidhur me projektligjin, por ka shtuar se ka bërë disa rekomandime.

Libri i LUAN ÇIPIT "LULISHTARËT E KOMBIT"




Një tetëdhjetë e tre vjeçar-vital

Libri i LUAN ÇIPIT "LULISHTARËT E KOMBIT"

Perparim_Hysi

Nga Përparim Hysi



Nuk është fare vështirë për mua që të flas për Luan Çipin. Kam 5-vjet që shkëmbej "tepsitë" me të (siç ndodhte rëndom me gjitonët e mirë të "asaj kohës tjetër", se,tanimë, ka vdekur kjo traditë aq e bukur) dhe kaq nuk është pak,që të më japë mua të drejtën për të folur për të. Vështirësia është kund tjetër: sa jam unë në gjendje që të shkruaj, me saktësi, për Luan Çipin si shkrimtar dhe poet. Por, në fund të fundit, unë do jap mendimin tim dhe"vulën" për këto mendime të mia, do ta japë sa lexuesi dhe, ca më shumë, autori.

* * *

Luan Çipi

Luan Çipi

Nëse e quaj Luan Çipin 83-vjeçar- vital ( më duket se ka hyrë tek 84-vjeçët), mos kujtoni se po zbukuroj. Jo.I tillë është në gjithë "grupin mikst tonin" me mbi 20-vetë, ku,sado Urtak, bubullon me fjalën që zë vend dhe, ca më tepër, kthehet në moshë rioshi, në takimet festive tonat. Luan Çipi, është për "grupin" si motorinua që ndez makinën në një festë gazmore. Poezinë e ka në buzë, këngën në grykë dhe makina, tek ia "shkelim gazin" sipas mënyrës sonë, ndizet dhe përshkon kilometra të tëra,gaz e hare. Në të gjitha rastet e gëzimit,"dollibashi" është LUANI. Po sa i zoti është për poezi e këngë, aq është dhe për penë. Luani shkruan një prozë të thjeshtë, pa lajle e lule, por të qartë e të pranueshme për lexuesin. Për të shkruar, ai ka filluar pas viteve të Demokracisë dhe shkruan dhe në prozë,dhe në poezi. Deri tani, ai ka shkruar 12 -libra, nga të cilat 4-libra janë me poezi.
Duke e filluar "vallen e të shkruarit", pasi doli në pension, Luan Çipi nuk ka bërë asgjë më shumë, se sa ajo që thotë Antoine Saint EXUPERY që thotë: " Jeta ka kuptim, kur e këmben atë me diçka tjetër". Dhe, me të vërtetë, ai e këmbeu me diçka shumë të dobishme: duke shkruar poezi e prozë dhe duke mbushur faqe të tëra librash që mbajnë autorësinë e tij.
* * *
E vërteta është që unë kam shkruar dhe herë tjetër për Luanin dhe si shkrimtar, po se po, por edhe si poet. Sot, tek marrë të shkruaj për librin e tij, të porsadalë, "LULISHTARËT E KOMBIT", jam pak si në hall: se, ç'është e vërteta ( ai e ka vënë dhe vet në dukje se ai titulli kaq "sinjifikativ" është ca i debatueshëm; pse më duket sikur e thoshte dhe për mua,sado që përdorte një përemër të pakufishëm), unë nuk ndaj të njëjtën pikëpamje me të, për ndonjë nga ata "Lulishtarë", por, sidoqoftë, s'kam se si mbyll sytë dhe të bëj sikur nuk e vë re,nismën e mirë dhe të guximshme, njëherësh, që,duke hulumtuar, më shumë nga kushdo se ne,"të debatueshmit",ka ditur të dalë nga"deti" në stere. Duke lexuar me vëmendje për cilindo prej këtyre "LULISHTARËVE", të bie në sy një fakt shumë domethënës: autori është munduar jo t'i "zbukuroj LULISHTARËT", por t'i japë ashtu si janë. Pra, ka hequr pjesën e"baltës" që ua prishi portretin e tyre fizik dhe, ca më shumë, atë moral. Kur them moral, kam parasysh që LUAN ÇIPI është munduar që të heqë "skoriet" që regjimi i së kalaurës hodhi mbi ta,en grup.

* * *
Po t'i marrësh një për një,"LULISHTARËT", janë, me pak përjashtime, të njohur për lexuesin e moshave 40-vjeç e lart. Janë njohur si të damkosur me nofkën famkeqe: tradhtarë të ATDHEUT! Kaq mjafton, që të të vëjë në ngasje dhe të shohësh me gjakftohtësi se ç'ka bërë autori. Për mendimin tim, LUAN ÇIPI ngjet me atë arkeologun që zbulon nga nëntoka një skulpturë të gropsour; i heq asaj cergën apo baltën e kohërave dhe, pasi e pastron, e vendos në një panel për ta parë shikuesit. Ja, këtë, ka bërë dhe LUAN ÇIPI, qëkur ka ndeshur me realitetin historik, përmjet shkrimeve dhe dokumenteve (ka"lundruar me anijen e tij eksploruese në detet e internetit"), na i ka vendosur para sysh dhe na thotë:- Ja, të tillë kanë qenë. Me të mirat e me të metat; me të bardhat e me të zezat. Nuk do të na imponohet dhe shpesh bën pyetje sugjestionuese. Por, gjithsesi këto pyetje sugjestionuese, e kanë jo vetëm përgjigjen brenda (flas për ata që dinë të lexojnë, domosdo), por nuk është fare vështirë për ta kuptuar: balanca e autorit anon nga një anë shumë domethënëse: "LULISHTARËT" janë grirë, janë ndjekur, janë dënuar me të pa të drejtë nga regjimi. Dy fjalë ndajnë detin: vërini në kandar ç'kanë bërë këta për Atdheun apo në ç'masë e kanë "dëmtuar" atë, dhe, pa dyshim. do t'i jepni të drejtë autorit.

Që historia jonë është parë,bardhë e zi, kjo dihet prej të gjithëve. Askush prej personazheve që kanë bërë "HISTORINË E SHQIPËRISË" si KOMB e Shtet, në optikën tonë nuk del plotëisht i pastër. Edhe sikur të fillonte historia me ISMAIL QEMALIN (unë këtë e quaj "BABAI I KOMBIT SHQIPTAR"), përsëri dhe për të është hedhur dhe stërhedhur baltë.

"Lulishttarët" e Luanit kanë peshën e tyre relevante në faqet e historisë dhe do të ishte fare e padrejtë që të liheshin ashtu në "hije" me një damkë aq të turpshme: si tradhtarë! P.SH., në gjithë historinë tonë të luftës kundër pushtuesëve italianë, është ngritur në apogje MUJO ULQINAKU (ka qenë kapter) dhe fare,deri vonë, nuk përmendej ABAZ KUPI (me gradë major asi kohe), vetëm e vetëm, se ky,ABAZ KUPI, iu kundërvu komunistëve. Dhe LUAN ÇIPI, që djeg vajguri me "hallet e botës". skrupuloz siç është në misonin e tij, tak dhe"sikur e zë prej veshi ENVER HOXHËN d.v" dhe me fjalët e dala nga goja e tij, portretizon një nga "LULISHTARËT" e KOMBIT. Pa fare emfazë, por kjo"pranëvënie e fjalëve të Enver Hoxhës, për BAZIN e Canes, më çon në vitet e diktaturës, ku në gazetën "Zëri i popullit", kishte një rubrikë shumë sijifikative" Pohojnë me gojën e tyre". Tek e citoj këtë fakt kaq domethënës, për ABAZ KUPIN allias Bazi i Canes, jo pa domethënie, është dhe ajo kënga për komunistin Qemal Stafa:"...ngreu Qemal, të keqen/të pret BAZI i Canes/. Kaq, po nuk është pak: si një fshat që duket që nuk do kallaus.

Dhe mos më thoni se të gjithë e dinit këtë varg që është aq domethënës. E tha dhe e shkroi Luani. Po kështu mund. të citoja për dy"Qazimët": KOKOSHI E KOCULI! Për dy"ABAZËT": Abaz Kupi e dhe ABAZ ERMËNJI. Për Muharrem Bajraktarin dhe, për më pak të njohurin (ndoshta jo vetën nga unë),Sami Koka; për Skënder Muçon; për SAFET BUTKËN apo dhe për ndonjë tjetër. E vetme keqardhje ime për autorin, është se, tek ka shkruar për një figurë si BAJO TOPULLI, do doja që të qe "thelluar" më tepër, se, për çudi, dhe sot e kësaj dite ka mbetur në hije.

Sido që ka shkruar dhe për këdo që ka shkruar, në fund të fundit, LUAN ÇIPI, ka etikën e një shkrimtari të ndershëm se, kur është puna për fakte historike, ai tregon burimin se ku është mbështetur.

* * *
Libri i Luanit nuk mbaron me kaq. Ai, duke u nisur nga qëllimi i mirë, për të përfshirë në libër edhe ngjarje të jetuara (gati të freskëta, të ndodhura vetëm në vitin 2016), e ka pajisur lbrin me recenca a përshtyje për libra kolegësh apo dhe me ndodhi që kanë lënë gjurmë me vlerë. Të tilla janë recencat për libra të Petraq JANKO PALIT; për shkrimtarin gazetarin e Poetin Duro Mustafai; për historianin,Qatip Mara; përshtypjet me dy poete të Diasporës,KOZETA ZYLO E RAJMONDA MOISIU; me poetin kosovar AGIM VINCA. Për studiuesin skurpoloz GËZIM LLOJDIA.Për 85-vjetorin e Kolonel,FATOSH VOSHTINËN. Prekës bëhet sidomos me shkrimin për DRITËROIN që merr shkas nga libri"Prit dhe pak". Ky libër, dhuruar nga DRITËROI përmjet dorës së DURO MUSTAFAIT, e ka bërë LUANIN që jo vetëm të vendosë një poezi shkruar,enkas, për të , por dhe përshtypjet e tij për librin e fundit të POETIT, tanimë, të ndarë nga jeta, por vetëm fizikisht.

* * *
Nuk mund ta mbyll këtë shkrim timin, pa veçuar diçka thelbësore për LUAN ÇIPIN si Njeri. Dy shkrimet e fundit që mbyllin librin,janë paksa të veçantë. Njëri për një shokun tonë të aksidentuar (për fat të mirë, tanimë ai është kthyer në grupin tonë prej 20-vetash). Është fjala për ekonomistin në pension MINELLA MOSKO. Duke bërë portretin fizik e moral të MINELLA MOSKOS, Luan ÇIPI, bën një akt sa human aq dhe të ngrohtë shoqëror. Ky shkrim për MINELLËN është "ILAÇI" që nuk gjendet në asnjë spiceri, veç tek zëmra e madhe e LUAN ÇIPIT.

* * *
Mbyllja është sa e dhimbshme aq dhe prekëse. Nga radhët e grupit mikst, u këput NJERIU më gazmor i grupit: DOKTOR SADEDIN GJOKA! Ai, dentisti, që punonte, pothuaj, falas. Ai dentisti aq bujar dhe aq njerëzor. Ai që si këngën dhe gazin e kishte në gojë. Në gojë dhe në zëmër. Dhe ato fjalë që LUAN ÇIPI i ka thënë për të mirin dhe të papërsërtishmin, Dr.SADEDIN GJOKËN, sikur janë thënë nga të gjithë ne, që, sado pak, lamtumirën e bëjmë pak më shumë të dhimbshme.

Dhe, në fund, tek i jap fund shkrimit tim për vitalitetin e 83-vjeçarit LUAN ÇIPI, mendoj se i rrinë për shtatë ato fjalët që ka thënë dikur një nga firstledët amerikane, ELEONORA ROOSWELT, që ka thënë:" Kur kam filluar të mos jap kontribut, kam filluar të vdes". Tani gjykoni vet, duke parë kontributin e LUAN ÇIPIT dhe thomëni është vital a jo? Mos duhet bërë zhvendosja e numrave? Pa dyshim. Epo jetë të gjatë e pena- plug, or mik!

Tiranë, 15 mars 2017

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...