Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/21

Flori Bruqi : 462-vjet me parë nisi rrugën gjuha shqipe me Mesharin e Gjon Buzukut

462 vjet më parë nisi rrugën e vet fjala e shkruar shqip, në veprën më të vjetër shqipe ”Meshari” i Gjon Buzukut.


meshari - Copy

“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor”, shkruan Gjon Buzuku në Meshar, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot.

Libri përbëhej nga 110 fletë mirëpo kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore. Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë veriore jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe.

Me veprën e vetë, ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqipe me alfabet latin.


******

Image result for ”Meshari” i Gjon Buzukut.

Që nga botimi e deri më 1740, gati dy shekuj, "Meshari" ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.

Më 1740 u zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Gjithë gëzim për këtë gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe. Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik në alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.

Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane. Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Çabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit. Ekspozimi i veprës origjinale për herë të parë në Shqipëri u arrit në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë.

Image result for ”Meshari” i Gjon Buzukut.

Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit të tij. A është kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s'mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qënë ne listën e atyre librave që kanë qenë të ndaluar. Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo që është e gjymtuar. Kjo ndoshta, është arsyeja që sot gjenden vetëm në dy kopje të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qënë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpër duar.


Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta. Më e vjetra prej tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është "Meshari" i Gjon Buzukut (1555). Veprën e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Data, të cilat ndodhen të shkruara në pasthënien e vepres. Është kjo koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj, nuk del e qartë.
Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.

 Image result for ”Meshari” i Gjon Buzukut.

"Meshari i Gjon Buzukut" (1555), Tiranë 1968. Ky është botimi i plotë i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Çabej, i cili ka shkruar studimin hyrës. Namik Resuli,Skenderbeju "Il Messale di giovanni Buzuku", Vaticano - 1958, është po ashtu botimi i plotë dhe me transkriptim.
Image result for ”Meshari” i Gjon Buzukut.

Libri ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj Permban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, prandaj dhe është quajtur "Meshar". Është shkruar në shqipen e asaj kohe.

Related image

Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore.Për disa tinguj të shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i përkasin gjuhes latine, autori përdor pesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik.
Image result for ”Meshari” i Gjon Buzukut.


Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorë pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël. Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike, pjesë që lexohen e rilexohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare, përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin. Për ilustrim po sjellim një pjese nga kjo vepër:
Meshari.JPG

"...Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë...Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë..."
Related image

(...Ne vitin 1554 me njezet mars e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në dhjetor 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t'u punuar në gjuhën tonë).

Image result for ”Meshari” i Gjon Buzukut.

Ne kohën e protestantizmit në Europë - kërkesa kryesore e kesaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhen amtare.

Related image

I ndikuar nga idetë e kësaj lëvizje, Buzuku për t'u krijuar mundësi besimtarëve katolikë shqiptarë të merrnin drejpërdrejt në gjuhen amtare shkrimin e shenjtë. Puna e tij nuk shërbente vetëm për degjimin e kuptimin e përmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikënisje për shkrimin e gjuhës.

Image result for ”Meshari” i Gjon Buzukut.

Me veprën e tij ai mundohet të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim. Ai shkruan në pasthenie:


Meshari 300 vjeqar 

"...u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom ( që të jetë dëgjuar) nsë shkruomit shenjtë, nse dashunit nsë botësë, sanë, desha me u dedigunë përsa mujta me ditunë, me zbritunë ( me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglonjinë...".


Image result for ”Meshari” i Gjon Buzukut.
Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku veprën e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara. Në "Meshar" gjendet edhe kjo lutje që nuk gjendet ne asnje meshar të botës:


"Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut."

Image result for ”Meshari” i Gjon Buzukut.

Vepra është dëshmi e një tradite të mëparshme shkrimi të shqipes kishtare, traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi Shqipëria e kanë marrë me vete. Gjuha e veprës e ka bazën në të folmen Verilindore.

Marine Le Pen nën hetim nga gjykata për aferën e asistentëve fiktivë në PE



1.Marine Le Pen drejt heqjes së imunitetit për shpërndarjen e imazheve të Shtetit Islamik në Twitter

Një komision i Parlamentit Evropian i hapi rrugën sot heqjes së imunitetit parlamentar të Marine Le Pen, kërkuar në kuadër të një hetimi për publikimin nga presidentja e Frontit Kombëtar të fotove të grupit të Shtetit Islamik në Twitter.

Eurodeputetët e Komisionit “Çështjet Juridike” janë shprehur në favor të heqjes së këtij imuniteti, kërkuar nga drejtësia franceze.

Të gjithë deputetët do të shprehen të enjten për këtë çështje.

Heqja imunitetit të kandidates në zgjedhjet presidenciale franceze është kërkuar nga prokuroria e Nanterres, që ka nisur një hetim gjyqësor kundër saj për publikimin e imazheve të dhunshme.

Mbrojtur nga mandati i saj evropian, Marine Le Pen kishte refuzuar një thirrje të policisë për këtë hetim.


2.Parlamenti Evropian i hoqi imunitetin, me një maxhorancë të dukshme, deputetes së ekstremit të djathtë francez, njëkohësisht kandidates presidenciale, Marine Le Pen për postimin e imazheve grafike të viktimave të grupit terrorist islamik të ISIS-it.

sdfejhfyj

Parlamenti Evropian i hoqi imunitetin, me një maxhorancë të dukshme, deputetes së ekstremit të djathtë francez, njëkohësisht kandidates presidenciale, Marine Le Pen për postimin e imazheve grafike të viktimave të grupit terrorist islamik të ISIS-it.

Heqja e imunitetit i lejon një gjykate në Paris që të hetojë atë për postimin e tre imazheve të britalitetit të ISIS-it në Twitter, në vitin 2015, përfshirë një fotografi të trupit pa kokë të gazetarit amerikan, James Foley.

”Mendoj se një maxhorancë e dukshme mbështeti heqjen e imunitetit”, tha deputeti që kryesonte sesionin plenar



3.Marine Le Pen nën hetim nga gjykata për aferën e asistentëve fiktivë në PE


Shefja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen është thërritur nga gjykata, me mundësinë për ndëshkim, në kuadër të hetimit mbi dyshimet për punësime fiktive të asistentëve parlamentarë të partisë Fronti Kombëtar në Parlamentin Evropian (PE), sipas burimesh pranë kësaj dosje.


“kandidatja në presidencialet franceze, që është në krye të sondazheve për raundin e parë të zgjedhjeve më 23 prill, pohoi në një letër të dërguar tek gjyqtarët se ajo do t’i përgjigjet kësaj thirrje vetëm në fund të fushatës”, një informcaion i konfirmuar nga avokati i saj, Rodolphe Bosselut.

Jean-Marie Le Pen është kundër një presidenti mysliman në Francë

Jean-Marie Le Pen është kundër një presidenti mysliman në Francë

Themeluesi dhe ish-lideri i partisë së djathtë ekstreme franceze Fronti Kombëtar (FN), Jean-Marie Le Pen (87), ka deklaruar sot se nuk e dëshiron për president “kryetarin Mustafa” në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, deklaratë kjo e cila është vlerësuar si tejet provokuese.

“Ekziston një lloj besëlidhje e shenjtë mes ekstremit të majtë dhe të djathtës që dëshiron ti dalë në rrugë Frontit Kombëtar”, ka shtuar Le Pen, një ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale, në të cilat e djathta ekstreme ka shënuar sukses të konsiderueshëm duke fituar shumicën, por jo edhe aq mjaftueshëm sa për të qeverisur në një nga 13 rajonet.

Themeluesi i Frontit Kombëtar është përjashtuar nga partia në gusht të këtij viti, pas deklaratave anti-semitike dhe provokuese, ndërsa tani me këtë parti udhëheq e bija e tij Marine Le Pen.

“Nuk do të dëshiroja që në vitin 2017 të formojmë qeverinë me një ndonjë president Mustafa”, ka deklaruar Jean-Marie Le Pen, duke iu referuar romanit kontrovers të shkrimtarit Michel Houellebecq, i cili përmend një fitore të mundshme (tani për tani jo ekzistuese) të një partie myslimane dhe zgjedhjen eventuale të një presidenti mysliman në Francë.

Flori Bruqi : Kurrë nuk do të fitojë në Francë Marine Le Pen


1.Kush mund ta votojë Marine Le Pen?

 Marine Le Pen (lindur më 5 gusht 1968 në Neuilly-sur-Seine, Franca) është një politikane franceze. Ajo është e vajza vogël e Jean-Marie Le Pen.Ajo është avokate nga 1992 deri në 1998, anëtare e Parlamentit Evropian që nga viti 2004, kryetare e Frontit Kombëtar që nga data 16 janar 2011.

Emigrantët e brezit të dytë dhe të tretë dhe disa ish-komunistë francezë do të votojnë për Marine le Penin. Në shikim të parë, tingëllon si një kontradiktë e madhe historike, megjithatë, çdo gjë i përshtatet në mënyrë të përsosur, asaj që po ndodh rreth fenomenit gjithnjë e më të debatuar të “populizmit”. Fronti Kombëtar, tani është partia e parë e Francës (këtë të dhënë e konsolidojnë përditë sondazhet). Kjo gjë ka ndodhur për shkak se tejkalimi i dialektikës e majtë/e djathtë ka lëshuar rrënjë në strukturën elektorale të popullit francez, duke bërë që, grupe sociale që kanë qenë tradicionalisht të lidhura me universin socialist, nisën të zgjedhin Le Penin, si zëdhënëse të shqetësimeve të tyre.

Ashtu si ndodh kudo, populizmi arrin të imponohet. Është bërë tashmë, tepër e thjeshtë që të gjesh në internet histori francezësh me prindër nga Algjeria, Tunizia dhe ish-kolonitë e tjera franceze, kryesisht emigrantë të besimit mysliman, anëtarë apo simpatizantë të Frontit Kombëtar. Që gjatë zgjedhjeve rajonale të vitit 2015, doli se 22% e qytetarëve francezë me origjinë arabe zgjodhën Frontin. Sondazhet e fundit të gazetës “La Croix” shkojnë aq larg, sa të parashikojnë një 26%-ësh të votave, në zgjedhjet e ardhshme të muajit prill. Të tjera, më optimiste, thonë se ekipi i udhëhequr nga Le Peni do të mbështetet nga 37% e arabëve të brezit të dytë (22% e të cilëve janë praktikues myslimanë), nga 24% e qytetarëve me origjinë nga Afrika Qendrore dhe Afrika Veriore dhe 20% e homoseksualëve. Një e dhënë kjo që nuk mund të mos të të lërë të habitur, kur merr parasysh se në vitin 2002, kur ishte Jean Marie le Peni që mbërrinte në balotazh, mbështetësit e Frontit Kombëtar nga vendet arabe dhe afrikane ishin vetëm rreth 8%.

Franca e thellë, pra, “banlieue”-të, periferitë e largëta prej qendrave të mëdha, ku financa e lartë ka ndërtuar selinë e saj, pavarësisht nga gjeografia dhe tradita zgjedhore, janë duke u përgatitur për të mbështetur fort Marine le Penin.

Banorët e këtyre zonave, në fakt, vuajnë nga problemi i sigurisë, në mënyrë shumë më të ngutshme se sa ata të lagjeve të pasura. Vetë arkitektura e qyteteve franceze, është e projektuar dhe ndërtuar përmes parimit të asimilimit, por ka shtyrë mijëra qytetarë nga kolonitë dhe familjet e tyre drejt periferive, aty ku problemet sociale dhe degradimi urban që janë akumuluar në vitet e fundit dhe që janë bërë të njohura përmes ngjarjeve të kronikës, perceptohen më mirë. Lexohen kështu, histori myslimanësh, të cilët nuk shkojnë në xhami, nëse nuhasin ajrin e ndikimeve ideologjike përmes parave të Katarit. Bëhen kështu të shpjegueshme, edhe në funksion të një oportuniteti politik, deklaratat e Le Penit, për nevojën që, francezët me shtetësi të dyfishtë (izraelite dhe franceze), të zgjedhin një vendbanim.

Emigrantët e brezit të dytë dhe të tretë, por edhe ish-komunistët. Dalja e librit të Christophe Guilluy “La France peripherique. Comment on a sacrifie les classes populaires”, po e forcon këtë parashikim. Autori, një ish-bashkëpunëtor i “Liberation” dhe “Le Monde”, gjeograf marksist, anëtar aktiv i “SOS Racisme” dhe mbështetës politik i trockistit Arlette Laguiller, duke “udhëtuar” mes arsyeve të kaosit social në Francën e sotme, përpiqet që të shpjegojë arsyet për një konsensus sovranist.
Guilluy flet për elitë konformistësh që jetojnë në lagjet e pasura, ajo e Bobos, që kanë humbur kontaktin me realitetin e francezëve, të cilët nuk mund të paguajnë faturat. Normalët, të ashtuquajturit “të shpronësuarit e demokracisë”, viktimat e kursimit dhe të mbyllur në periferitë e skajshme, atje ku romët janë një tjetër problem.

Jean-Claude Michea, në kohë të tjera, kishte sqaruar këto aspekte duke denoncuar përzierjen mes të majtës qeveritare dhe kapitalizmit, një marrëveshje që kishte për qëllim të krijonte një qark të shkurtër në elektoratin socialist. Nga intelektualët e majtë, në fund të fundit, vijnë arsyet teorike pse në veri të gjashtëkëndëshit, territori historik komuniste, zonë punëtorësh, Fronti Kombëtar është në 50% të votave. Ata që Guilly i ka quajtur “të dënuarit e progresit”, të gjithë të përjashtuar nga procesi i globalizimit, ata do të shfaqen kompaktë në kutitë e votimit. Vijnë prej anëve nga më të ndryshmet, por me arsye të përbashkëta, për të votuar me bindje Marine le Penin.


Marine Le Pen - Pressekonferenz (DW/E. Bryant)





2.Shokon Le Pen: Nëse e fitoj Francën, anuloj njohjen e Kosovës, tokë e shenjtë serbe

Kandidatja presidenciale Marine Le Pen ka deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës do ta nisë anulimin e njohjes së Kosovës. Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf” ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheq njohjen e Kosovës”.

Po ashtu tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet e ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”.

Sipas sondazhit të fundit, nga gazeta e famshme “Le Figaro”, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron udhëheqin garën presidenciale me nga 26%, përfaqësuesi konservator Françios Fillon ka 17%, ndersa dy kandidatët majtistë, socialisti Benoît Hamon dhe ekstremisti Jean-Luc Mélenchon, kanë nga 12%.

Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill 2017.

****

Të ftohtit të hyn deri në kockë. Megjithatë Laurent Salles vazhdon të shpërndajë fletëpalosje në tregun e përjavshëm:në to shihet Marine Le Pen, kryetarja e Front National, shkurt FN.
Katër vjet më parë, Salles ishte një anëtar i thjeshtë i konservatorëve të djathtë. Kurse tani është ai është pjesë e Këshillit të qytetit Suresnes, në periferinë perëndimore të Parisit, këshill i përbërë më parë tradicionalisht nga komunistët.

Shumica e kalimtarëve ecin pa ndaluar, por disa ndalojnë dhe marrin e futin në xhep ndonjërën nga fletëpalosjet me shkëlqim, duke vazhduar të hanë panine me djathë dhe perime.
"Unë vë re një ndryshim në atë si takohen njerëzit me ne," thotë Salles, i cili është bërë anëtar i FN para tri dekadash, kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç. "Eshtë një mënyrë shumë më pak konfrontuese, sepse kanë ikur frikërat nga ne. Ata na perceptojnë si mbajtës të postit, që na kanë zgjedhur".
"Pesë ose gjashtë vjet më parë, zgjedhësit nuk donin t'u thoshin instituteve të sondazhit që edhe e çonin nëpër mend që të votonin për FN," thotë Jean-Yves Camus, ekspert për ekstremizmin e djathtë. "Sot ata e shprehin këtë shumë më hapur, megjithëse FN nuk ka ndryshuar shumë gjëra nga pozicionet e tij për identitetin kombëtar, imigrimin dhe armiqësinë ndaj të huajve."
3.Përfytyrimi për botën i Le Penit

Para pak kohësh, Le Pen tha në një konferencë shtypi për mediet e huaja se do ta rinegociojë anëtarësinë në BE të Francës - duke përfshirë edhe një referendum për "Frexit"- brenda gjashtë muajve pas marrjes së postit. Ajo do të reduktojë më tej mandatet e parlamentit francez, si pjesë e një programi më të gjerë për modernizimin e strukturave shtetërore.

Ajo e mbrojti edhe populizmin në rritje në Evropë dhe në SHBA. "A janë ata (populistët - vërejtje e red.) që duan të mbrojnë qeverinë e popullit, për popullin dhe në emër të popullit?" i pyeti Le Pen gazetarët e huaj. "Po të jetë kështu, unë e pranoj me dëshirë që të më thërrasin populiste."

Le Pen noton e mbajtur nga një valë e pakënaqësisë për ekonominë e pafuqishme, kundër migrimit dhe një feje militante islame. Vëzhgues presin që Le Pen të dalë si kandidatja më e fortë nga zgjedhjet paraprake në prill, por që ta humbasë zgjedhjen e balotazhit kundër kandidatit të konservatorëve, François Fillon.

Edhe i ati, Jean-Marie arriti në vitin 2002 të dalë në balotazh kundër presidentit konservator në detyrë, Jacques Chirac. Më shumë se 82% e votave që mori Shiraku në raundin e dytë u interpretuan si referendum kundër ekstremizmit.

Marine Le Pen është 25 vjet më e re se i ati atëherë dhe shumë më e preferuar se sa i ati i gatshëm për sherr. Ajo i ka zbutur disi ekstremet e mprehta të FN, e ka bërë atë më të përshtatshme për shoqërinë. "Zakonisht, partitë ekstremiste të djathta drejtohen nga meshkuj", thotë eksperti Camus.

"Kurse tani ne kemi një grua relativisht të re, e cila lë përshtypje moderne dhe që tërheq jo vetëm të moshuarit, por edhe të bardhët e rinj - edhe femrat"."Ne nuk e kemi pasur kurrë FN në pushtet", thotë 59 vjeçarja Evelyne Nodex në tregun e Suresnes. "Pse duhet të jetë ajo më e keqe se gjithë të tjerat?""

Marine Le Pen: Dënim me vdekje xhihadistëve

4.Marine Le Pen: Dënim me vdekje xhihadistëve


Liderja e Frontit Kombëtar në Francë, Marine Le Pen mbështet opsionin e dënimit me vdekje për radikalët islamikë, në Francë por dhe në vendet e tjera të Evropës.

“Personalisht, si avokate, mendoj se dënimi me vdekje është një instrument i nevojshëm në arsenalin gjyqësor të një vendi”, ka thënë Le Pen për agjencinë e lajmeve “ANSA”.

Pak ditë më parë ajo kishte propozuar mbajtjen e një referendumi për rikthimin e zbatimit të dënimit me vdekje në kryeqytetin francez, pas sulmeve terroriste.

E ashpër Marine Le Pen u shpreh që ditën e masakrës së 12 anëtarëve të redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”.

“Duhet t’i themi mjaft hipokrizisë dhe t’u vëmë gjërave emrin që kanë: kjo është një masakër e përgatitur nga integralizmi islamik”, deklaroi liderja e Frontit Nacional.

I ngjashëm ishte edhe reagimi i babait të saj, Jean Marie Le Pen, i cili u distancua nga solidariteti kombëtar mbi ngjarjen në redaksinë e periodikes satirike duke thënë: “Je ne suis pa Charlie”. (Unë nuk jam Charlie)

Edhe pse dënoi vrasjen e 12 bashkëkombasve, themeluesi dhe kryetari i nderit i Frontit Nacional denoncoi marshimin ndërkombëtar në Paris, duke e cilësuar si “të orkestruar nga mediat”.

“Sot thuhet ‘jemi të gjithë Charlie’ apo ‘unë jam Charlie’. Epo, më vjen keq por unë nuk jam Charlie. Dhe kjo, pavarësisht se jam i shokuar për vdekjen e 12 shtetasve francezë, identitetin politik të të cilëve as që dua ta di, edhe pse mesa di është ajo e armiqve të Frontit Nacional, që kërkoi shkrirjen e saj përmes një peticioni jo shumë kohë më parë”, shkroi Le Pen në blogun e tij.

Rezolutë në Kongresin amerikan: Shqipëria rrezikohet nga Rusia


Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri mund të ndikohet nga sulmet kibernetike dhe fushata propagandistike e Rusisë

Në këtë përfundim kanë dalë 11 kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara, të cilët duke u nisur nga akuzat e përfshirjes së Rusisë në procesin zgjedhor amerikan, por edhe në disa shtete të tjera, kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, ku kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në këto fushata si dhe vendosjen e sanksioneve nga Amerika, ndaj personave përgjegjës.

Në dokumentin prej 4 faqesh, kongresmenët listojnë rastet, kur disa shtete nëpërmjet agjencive të inteligjencës apo institucioneve të tjera, kanë denoncuar sulme kibernetike apo kanë zbuluar hakera rusë, të cilët kanë tentuar të marrin, por edhe kanë marrë në kontroll disa servera të rëndësishëm, duke ndikuar në procesin zgjedhor.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre, është dhe përhapja e lajmeve të rreme nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe dy agjencitë e lajmeve ruse “Russia Today” apo “Sputnik News” gjatë periudhës së referendumit në Mbretërinë e Bashkuar për daljen e saj nga Bashkimi Europian.

Kongresemenët kërkojnë që në kohën kur Shqipëria, Franca, Gjermania, Serbia, por dhe disa shtete të tjera kanë të planifikuara të mbajnë zgjedhje të përgjithshme, lokale apo presidenciale gjatë këtij viti, Federata Ruse është angazhuar në një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike dhe dezinformimi për të influencuar politikën dhe zgjedhjet në të gjithë Europën.

“Zyrtarët rusë, thuhet ne rezolute, kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndarë NATO-n, dobësuar institucionet demokratike dhe mbështetur ekstremiste, kandidatët pro-Moskës në të gjithë Europën”.

Për këtë arsye, kërkohet që Rusia të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet kibernetike që kanë në shënjestër qeveritë europiane, partitë politike, zyrtarët e qeverisë, subjektet zgjedhore dhe sistemet informuese publike.

Shqipëria ka nevojë për një “dhjetor” tjetër

Image result for andon dede

 Prof.Dr.Andon Dede, Nju York

Sa u gëzuam atë dhjetor të ’90-ës! Si fëmijë, besuam se tash e mbrapa edhe ne do t’i ngjanim botës, jo vetëm se shpëtuam nga zinxhirët e një prej diktaturave më të tmerrshme që kishte njohur ky vend, por dhe për dritën jeshile që menduam se u hap edhe për ne, drejt lirisë, mirëqënies, prosperitetit e tërë të mirave që sjellin këto.
Por, shumë shpejt u zhgënjyem keqas, në të gjitha drejtimet. Dhe ky zhgënjim ishte dhe është edhe më i tmerrshëm, më shkatërrues e më vështirësisht i përballueshëm se ai i prindërve tanë kur, mbas Luftës së Dytë Botërore, jo më që nuk hëngrën me lugë floriri, siç iu qe premtuar, por ndjenë se në qafë iu vu një lak i ri që s’e kishin provuar kurrë më parë. Pse e them këtë? Se, tek e fundit, diktatori e shpura e tij nuk e fshihnin se qenë një diktaturë, gjoja ”e proletariatit”, paçka se ata që sundonin s’kishin asgjë të parbashkët jo më me proletarët por as me turmat e pangopura me bukë që kishin nën vete. Kurse zhgënjimi i tanishëm është dhe më i pagëlltitshëm kur mendojmë se na vjen në një klimë krejt të ndryshme nga ajo e pas-Luftës, prej atyre që iu besuam e që, në dallim nga të të parët, na u hoqën se i përkisnin një “race” tjetër, me demek demokratike. Por, s’qe e thënë. Edhe ata, si gjithë pushtetarët, shumë shpejt u tjetërsuan. Them u tjetërsuan apo u transformuan se, në fillimet e tyre, në mos të gjithë, të paktën disa syresh, edhe mund të kenë qënë sadopak idealistë. Por, përvoja jonë tregoi atë që bota e ka përjetuar me kohë, se pushteti është më i fortë se çdo ideologji apo ideal.
Klasa politike që ka sunduar në këtë çerek shekulli, e cilitdo krahu qoftë, e ka diskretituar keq veten dhe e ka humbur të drejtën për të qeverisur më tej. Por, ecë e hiqe! Është shumë e vështirë, në mos e pamundur.
* * *
Shpesh pyes veten dhe, ma merr mendja se këtë pyetje e kanë bërë dhe e bëjnë edhe shumë të tjerë: “Si qe e mundur që Enveri qëndroi në pushtet për afro gjysmë shekulli, kur shumë njerëz të ndershëm e të mënçur e kuptuan që në fillim se kishin të bënin me një mashtrues e kriminel që nuk i dhimbsej jo më jeta e popullit por as e miqve e bashkëpuntorëve të tij më të ngushtë, madje, edhe e atyre që e kishin mbajtur me bukë apo që kishin vënë në rrezik kokën e tyre për jetën e tij?! Dhe përgjigjen e kam kuptuar me kohë: Çdo diktator, gjë e parë që bën, krijon atë aparat apo mekanizëm që do t’i duhet për të mbajtur e forcuar pushtetin, për të vënë nën zgjedhë të tjerët. Këtë bëri edhe Enveri, sa mori pushtetin: solli nga fshatrat më të humbura legjionet e pashkolluara dhe mbushi me to radhët e aparatçikëve dhe sidomos të Sigurimit famëkeq. Për jetën e re që po shijonin, përmes komoditeteve të shumta që iu siguroi, ata ishin gati të vrisnin dhe nënën e babën po t’ua kërkonte ai që i solli në ato poste.
Kalojmë tani në kohën tonë. Edhe këta të sotmit, jo vetëm e kanë kuptuar e përvetësuar me themel këtë “sekret” por edhe e kanë zbatuar e po e zbatojnë po me aq sukses, duke krijuar një strukturë administrative e mbrojtjeje sa që e ke të vështirë në mos të pamundur për t’i lëvizur nga karriget ku janë ulur, në pushtet apo në opozitë qofshin, gjë që për mua, tashmë nuk ka thuajse asnjë ndryshim e rëndësi. Janë gati njëlloj si ata, për nga etja për pushtet, zullumet që bëjnë e mjerimin që iu shkaktojnë masave të pambrojtura të popullit.
Gjithë sa shpreha më sipër, më shtyjnë të mendoj se Shqipëria mund të shpëtohet nga kjo gjendje kënetore ku është fundosur, vetëm përmes një “dhjetori” tjetër që të largojë nga pushteti apo dhe politika, në përgjithësi, tërë këtë lukuni mashtruesish, hajdutësh, pse jo dhe kriminelësh, që në çerek shekullin që lamë pas, kanë menduar e punuar vetëm për xhepat e tyre dhe e kanë katandisur popullin si mos më keq, duke e detyruar edhe pas njëzet e pesë vjetëve pluralizëm që, për të mbijetuar, ta gjejë zgjidhjen tek emigrimi. Një ndjenjë turpi dhe tmerri më kap sa herë që infrmohem nga Media se jemi vendi i dytë në Botë, pas Sirisë, për numurin e azil-kërkuesve. Mirë ata të gjorë që e bëjnë këtë për të shpëtuar kokën nga lufta vëlla-vrasëse apo dhe bombardimet e avionëve, qofshin ata të miqve apo të armiqve; po bashkë-atdhetarët tanë kush po i detyron të marrin rrugën e dhimbshme të kurbetit, edhe tani në shekullin e ri?! Do të mjaftonte vetëm ky fakt për të kuptuar se kush e ka qeverisur e po e qeveris Shqipërinë në këtë çerek shekullin e fundit të të ashtuquajturit tranzicion që një Zot e di se kur do të mbarojë. Hë, pra, a mund tu besosh të tillë poltikanëve, fatet e vendit e të popullit, me apo pa pushtet qofshin? Zgjidhja e vetme, për mendimin tim, do të qe vetëm një fillim i ri me mendësi të re dhe njerëz të rinj. Unë nuk e pres zgjidhjen përmes zgjedhjeve, qofshin ato edhe “të ndershme e të drejta”, siç po pretendohet nga protestuesit aktualë në çadrën e ngritur para kryeministrisë. Po a nuk jemi bindur katërcipërisht në këto 25 vjet se në Shqipëri një pretendim i tillë është as më shumë e as më pak por një utopi e kulluar?! Kush do t’i sigurojë ato, mos vallë e ashtuquajtura “qeveri teknike”, votimi elektronik apo ndërkombëtarët, që po bëhen qesharakë me refrenin e çdokatërvjetshëm se “zgjedhjet e fundit ishin një hap përpara, pavarësisht se kishin akoma disa probleme”, e të tjera dokrra si këto?! Ndaj them se do të ishte naivitet i pafalshëm që të presim ndryshime rrënjësore për të cilat folëm më lart, përmes zgjedhjeve, siç e kanë dëshmuar bindshëm rrotacionet politike të deritanishme.
* * *
Kur them se duhet një “dhjetor” tjetër, nuk kam parasysh që të ndiqen ato rrugë e të përdoren ato mjete të ’90-ës, se tashmë kanë ndryshuar kohët e, për pasojë, kushtet e brendëshme e të jashtëme nuk janë më ato, pavarësisht se hendeku në mes të pasurve e të varfërve apo, thënë ndryshe, mes atyre që ditën të përfitojnë nga ndërrimi i sistemit dhe shumicës së popullit që mbeti po aq i varfër e i braktisur, në mos edhe më keq, vazhdon të jetë present në të katër anët e vendit. Me “dhjetor” tjetër pra, unë kam parasysh largimin nga skena politike e të gjithë kësaj klase oligarkësh e banditësh dhe zëvendësimin e saj me një të re, të edukuar e të formuar sipas standarteve të sotme perëndimore.
Jam i vetëdijshëm se në gjithë sa shpreha më sipër, ka një kontradiktë të madhe: nga një anë them se duhet “dhjetor” tjetër që të largojë klasën politike që ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe, nga ana tjetër, pohova dhe pamundësinë e këtij ndryshimi, nga që pushtetmbajtësit e kanë krijuar e konsoliduar atë aparat apo mekanizëm mbrojtës sa që me një vlerësim realist thuajse e bën të pamundur një ndryshim të tillë. Po atëhere, ç’duhet bërë? Si mund të mendohet dalja nga kjo gjendje që është bërë prej kohësh një domosdoshmëri absolute?
E di gjithashtu se nuk po them ndonjë gjë të re, sidomos përsa i përket diagnozës së parë, daljes nga sistemi oligarqiko-diktatorial që është instaluar aty. Përsa i përket zgjidhjes, edhe pse duket si e pamundur, në tregun mediatik janë hedhur mendime të ndryshme, madje nuk kanë munguar edhe veprimtari të organizuara për të bindur njerëzit se ç’duhet të bëjnë. Një pjesë e mirë e tyre kanë shprehur mendimin se duhet filluar pikërisht nga ndërgjegjësimi i masave për gjendjen ku janë e për ndryshimet që duhen bërë. Të tjerë, bien në pozitat e një fataliteti të skajshëm duke mohuar çdo dritë jeshile në atë realitet të errët shqiptar. Ka ndër ta që e shohin zgjidhjen tek ndërkombëtarët, duke pohuar se pa angazhimin e tyre as që mund të dilet nga ajo gjendje…Mund të jenë hedhur edhe ide e mendime të tjera. Unë, sado e çuditëshme të duket, bije dakord me të gjitha e me asnjë. Pse e them këtë? Po a nuk na dukej dhe realiteti ynë i para ’90-ës të shekullit të kaluar si i i çimentuar e si i përjetshëm, ndaj të cilit nuk mund të bëje dot asgjë për ta përmbysur? Por ja që mrekullia ndodhi. Për atë përmbysje apokaliptike sigurisht që ndikuan faktorë të jashtëm e të brendshëm: nga njera anë popullit i kishte ardhur shpirti në majë të hundës, si tani dhe, nga ana tjetër, Bota Lindore ish-komuniste, përqark, kishte kohë që ziente. Pa këta dy faktorë, pra, as që mund të mendohej dhjetori i ’90-ës.
Po tani, si qëndron puna? Pavarësisht se jemi në kohë e në kushte krejt të tjera, disa analogjira qëndrojnë, siç dolën dhe nga ekspozeja e mësipërme. Duke ndërgjegjësuar masat brenda dhe në një bashkërendim veprimesh me ndërkombëtarët, diçka mund të bëhet për t’ia vështirësuar apo dhe pamundësuar sundimin e mëtejshëm kastës së re oligarqike, që herë është në pushtet e herë në opozitë.
Prapë sikur nuk thamë ndonjë gjë të re, nëse nuk zbresim në një plan më konkret se si mund të realizohet kjo. Po ta krahasojmë Shqipërine e sotme me një të sëmurë, para se të japim “ilaçet”, le të kthehemi pak mbrapa për të njohur shkaqet e sëmundjes. E, pra, pse erdhi kjo gjendje? Si mundi klasa e re poltike të zëvendësojë të vjetrën, në vend që të ndërtonte një të re, për të instaluar dhe këtu, më në fund, shtetin ligjor e demokracinë e vërtetë, që do t’i priste rrugën dhe çdo abuzimi me pushtetin?! Përgjigja është shumë e qartë për tërë ata që kanë një minimum kulture social-politike dhe sadopak njohje të realitet shqiptar: mungesa e institucioneve.(!) Pse e them këtë? Se korrupsion, krime e dukuri të tjera negative të të gjitha llojeve, ka edhe në shtetet më të përparauara e me demokraci të instaluar prej kohësh. Por, ajo që i dallon ato nga këneta jonë politiko-shoqërore, janë institucionet e konsoliduara që nuk merren me llafollogji boshe, siç po bëjnë “baballarët” tonë të kombit me të ashtuquajturën “reformë në drejtësi”, dhe jo vetëm. Ata hartojnë ligje, në bazë të përvojave të huaja që i gjen me bollëk; ua përshtatin kushteve të vendit dhe, më kryesorja, i zbatojnë ato me rreptësi deri në fund. Për tu bindur për këtë, mjafton t’i përjgijgemi një pyetjeje fare të thjeshtë: shteti oligarqiko-kriminal që është instaluar tek ne, mos ka ardhur nga mungesa e ligjeve dhe për këtë na u dashka reforma?! Absolutisht jo! Le ta ngul bisturinë edhe më thellë: mos regjimi i Enver Hoxhës e kishte të keqen vetëm tek ligjet? Prapë përgjigjem: absolutisht jo, kryesisht tek moszbatimi i tyre!
E zëmë se po biem dakord për këtë. Por lind problemi tjetër, edhe më i koklavitur se i pari: po si t’ia bëjmë që ne institucionet tona, siç e pohojnë tashmë njëzëri analistë e poltikanë, të huaj e të vendit, janë nga më të korruptarat?! Me ç’njerës do t’i mbushim ato institucione që të na zbatojnë ligjet e të krijojnë atë klimë mbytëse për hajdutët e kriminelët pushtetmbajtës?
Kjo është e vërtetë, por për të dalë nga kjo gjendje do të thosha përsëri: e vështirë, por jo e pamundur… “Po si, pra?” - do të më ndërpresë fjalën, jo pa të drejtë, lexuesi i mundshëm. Dhe përgjigja ime është ajo e fillimit: të përpiqemi për një “dhjetor” tjetër, jo përmes një revolucioni me dhunë, por të kadifenjtë, të butë, të shtruar, pak nga pak. Që të mbërrish në majë të malit, do hedhësh fillimisht hapin e parë. Këtu po, mund të ndihmojnë shumë edhe ndërkombëtarët në drejtimin apo monitorimin e institucioneve, por jo si deri tani që, për mendimin tim, nuk e kanë përligjur veten, duke u bërë përgjithësisht, palë e pushtetmbajtësve.
Nju York, 20 mars 2017.

DHURATAT PER STALININ E TITON

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e VII.


DHURATAT PER STALININ E TITON


NGA MUZEU I FRETENVE



KËTU ISHTE MUZEU DHE BIBLIOTEKA E FRANÇESKANVE

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”

SHKODER 1945 – JANAR...

■Duhej “thye” brilanti i Klerit Katolik Shqiptar, Françeskanët e vendosun në Shek. XIII. Mbas një muej që Provinçiali i Françeskanve të Shqipnisë At Mati Prennushi, u ankue në komanden e ushtrisë N. Çl., per vendosjen e flamurit me “yllin partizan” në kompanjelin e Kishës Françeskane në Gjuhadol me 29 nandor 1944, në ditët e para të Janarit 1945 tek Provinçiali At Prennushi, mërrijti komandanti i forcave partizane në Shkoder, gjeneral Sheuqet Peçi, i shoqnuem me një grup ushtarakësh të ardhun nga Jugu si “çlirimtarë”.

Mbasi rane dakord per “zbritjen e flamurit të zhigatun me yllin jugosllav”, gjenerali Peçi kerkoi me vizitue Muzeun, ku ndodheshin objektet me vlerë të zbulueme nga Frati i njohun arkeolog në universitetet e Europës, dhe i vramë nga serbët At Shtjefen Gjeçovi...

Nga grupi i ushtarakëve, gjenerali mori mbas vetes në Muze tre ose kater vetë, dhe u nis mbas Provinçialit, i cili e hapi Muzeun... Porsa hyne mbrendë u drejtuen nga një raft ku ishin disa armë shumë të vjetra me doreza argjenti, dhe mbasi kerkuen me ua hapë ata rafta veçuene mbi një tavolinë gjashtë nga armët ma me vlerë... Veçimi i tyne nga një grup injorantësh i kishte ba shumë pershtypje At Prennushit, i cili në darkë i ka tregue Nanës sime jo vetem, sjelljen e tyne që mbasi i kanë marrë, i kanë dhanë një “pustull” si dokument të firmosun, por mbasi gjeneral Peçi, ka nxjerrë të gjithë grupin me armët e marruna në Muze, ka fillue me i ba presion Provinçialit se, “kam urdhër nga lartë, me ju njoftuar se duhet të filloni me organizuar mbledhje me të gjithë klerikët, per t’i njohur me vendimin e marrur lartë që Kleri Katolik Shqiptar, shumë shpejtë duhet të shkëputet nga Papa i Romës, i cili është armik i betuar i komunizmit. Për këte do njoftojmë shumë shpejtë edhe Argjipeshkvin Thaçi, si dhe Argjipeshkvin Vinçenc Prennushi në Tiranë.”

■At Matia me gjakftoftësinë karakteristike asht pergjegjë: “Mos merrin zahmet aspak me njoftue Argjipeshkvijtë as, në Shkoder e as, në Tiranë po, thoni shokve tuej atje naltë, se më ka thanë Provinçiali i Françeskanëve të Shqipnisë At Mati Prennushi, se para jush këte shkëputje me Papen e kanë kerkue edhe malazezët e Krajl Nikollës, po unë i kam thanë se ‘Jam gadi me u varë në konop dhe Betimin tim para Kryqit Krishtit n’ Elterin Shenjtë me 4 Prill 1904, nuk e kam ndermend me e shkelë sa t’ jenë jeta! Per këte që po ju tham ju, jam i sigurtë se si unë, kanë me ju pergjegjë të gjithë shka bajmë këte zhgun!”

■Pa kalue një javë... Nga gjysa e Janarit 1945, ka mërrijtë në Kuvendin e Fretenve, një nga kriminelët e Spanjës, komandanti i brigadës I sulmuese, gjenaral Mehmet Shehu, mbasi dy ditë para kishte kapë tradhtisht në shpellen e Selcës, Mikun e At Matisë, trimin e njohun Prekë Cali, bashkë me grupin e djelmëve që ishin me Te, dhe kishte vra e mbytë nder shkamijt e Atyne Bjeshkëve edhe 118 Burra pa gjyq, mbasi ua ka djegë shtëpijat dhe plaçkitë edhe gjanë e gjallë, tue i shfarosë perjetsisht nga pronat e veta...

Mehmeti fillimisht ka kerkue me vizitue Gjimnazin e Fretenve, ku ka folë me një gjuhë krejt tjeter nga e vetja. U ka folë studentave per “meritat e Françeskanve e rolin e Tyne në histori”... Kur At Matia asht ankue per “armët e marruna nga gjeneral Peçi...”, i ka premtue që mbrenda dy ditësh armët do ti kthente, dhe i ka sjellë perveç “dy armëve, që ishin dergue per Moskë, dhe në një ceremoni në Kremlin i janë dhurue Stalinit!!”...

Kur asht ngjitë naltë në zyre të At Matisë, ka persëritë edhe ky fjalët e Sheuqet Peçit, per “shkëputjen e Klerit Katolik nga Vatikani...” dhe, At Matia, i ka pergjegjë me ato fjalë që një javë para i ka thanë gjeneral Peçit...” Tue dalë nga dhoma i ka thanë: “Më tregoi para se të vij tek ju shoku Sheuqet, ti thashë ato se keni per t’ u penduar!” At Matia, ka mbyllë biseden me këto fjalë: “Ma shumë do të pendohen ata që do të veprojnë si doni Ju!”...

17 NANDOR 1946...KUVENDI I FRETENVE KTHEHET NË BURG...

■Të gjithë Fretnit e ndodhun aty, prangosen dhe fillojnë hetimet... “Akuza kryesore ishte futja e armëve në Kishen e Gjuhadolit...” Dylloset Shkolla, Muzeu... dhe Biblioteka...
Blokohen të gjitha dorshkrimet dhe studimet me vlerë shkencore gjuhsore dhe letrare, historike, gjeografike, fetare dhe artistike, ku perfshihet edhe një statujë e ndodhun mbi tavolinen e At Gjergj Fishtës, “Zoja e zezë”, dhe një Figure “Zoja e Kelmendit”, per te më ka thanë perkthyesi Gjon Shllaku (1962), kur e kanë marrë në pyetje: “Ka pa me sytë e vet kornizen e asaj Figure, mbi koken e hetuesit dhe, në te e vendosun foto e Titos”...

***
■HAPJA E DOSJEVE do të bajnë të kjartë edhe se “kush ua tregoi Sigurimit të shtetit edhe skutat e Kuvendit, ku ishin të murosuna dokumentat dhe dorshkrimet me vlerë të Etenve Gjeçovi, Fishta, Donat Kurti, Palë Dodaj, Viktor Volaj, Harapi, Sirdani, etj., që ma vonë u pervetsuen dhe u botuene shumë prej tyne nga pseudo profesorët hajdutë...

Ka pasë edhe zane që thonin se shumë nga dorshkrimet e At Gjeçovit, janë “paketue dhe nder valixhe janë dergue në Bosnje, prej kah nuk janë kthye kurrma...” Sigurisht, ata janë marrë pa asnjë vështirsi, mbasi agjentët e UDB ishin të kudondodhun, kryesisht nder zyret e hetuesisë, dhomat e torturave, të arshivave e deri tek zbatimet e vrasjeve me gjyq e pa gjyq...Deri tek plutonet e ekzekutimit kur urdhnonte vrasjet vetë D. Mugosha.

 ■Por, në Kuvendin e Fretenve sytë e agjentave të Titos baheshin kater, se aty ishte vendi ku, me një perkushtim të madh punohej ditë e natë prej tyne siç: “Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit,..vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun e të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët !” At D.Gjeçaj, “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 - 1990”, botue Tiranë 1993.

■Në lidhje me shkatrrimin e Kuvendit të Françeskanve në Shkoder duhet theksue se dhe mbas prishjes me Jugosllavi, lidhjet e UDB me Sigurimit të shtetit vazhdonin normal.
1948, Në dukje ishte një “prishje e lidhjeve” tona, po në fakt nuk kishte të bajnë fare me mardhanjet e mëshefta të vrasjeve të “organizueme” Shqiptaro – Jugosllave.

■Shkatrrimi i Katoliçizmit ishte një qellim i perbashkët i Enver Hoxhës dhe Titos...
Këte e dinte edhe diktatori Stalin, i cili pajtohej me qellimin e tiranëve të Ballkanit...
1967 SHKATRRON ME REVOLUCION PERFUNDIMISHT BESIMET FETARE !

■Mbas vitit 1946 kishin mbetë pak libra në Kuvendin e Fretenve të Arrës së Madhe dhe, pak gjana me vlerë tek Kuvendi i Troshanit... Tek Arra e Madhe vazhdonte me punue edhe pse i paralizuem At Justin Rrota. Me mbështetjen e Ramiz Alisë, punimet e Tij të gjitha perfunduen nder raftat e librave të hajdutit Jup Kastrati... Askush nuk flet as sot!

Kur Jezuitët e Shkodres ikën per Itali, Ata i shperndane librat dhe mjaft punime me vlerë tek disa mësues Shqiptarë, që mësonin nder klasat fillore... Më ka tregue Prof. Lluka Karafili, që edhe Atij i kishin dhanë disa libra. Prof. Lluka në vitin 1958, ka pasë punue një tabelë të plotë per “Pemen e Familjes Kastrioti”, të cilen e kam vizatue unë, rreth dy meter me të gjitha detajet deri në ditët tona. Profesor Lluka e dorzoi në Akademi dhe me pat tregue se “nuk i kanë dhanë asnjë pergjegje”. Humbi tabela e vdiq edhe Profesori...

■E vetmja Bibliotekë e mbetun në Shkoder pranë objekteve Fetare, ishte ajo e ruejtuna deri në 1967, në Argjipeshkvinë Metropolitane të Shkodres. Me Revolucionin Kultural, u dergue në Muzeun e Shtetit në Shkoder, dhe mbasi e vodhën Jup Kastrati, dhe kryetari i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëstëve të Shkodres, Vehbi Bala me “shokë” të tjerë, sigurisht, të besueshem të PPSH dhe Sigurimit të shtetit, tepricat i dorzuen në Biblioteken e shtetit të qytetit Shkoder... Disa libra i mori edhe Instituti Pedagogjik.

■Kujtoj atëherë që mbasi kaloi një kohë e shkurtë mbas mbylljes së të gjitha objekteve të kultit në Shkoder, u pat krijue një grup hajdutësh i “besueshëm” pranë kom. Ekzekutiv të Shkodres, i cili filloi tek korrnizat e veprave të artit në Kishen Kathedrale, orët e vjetra të kompanjelave, njena prej të cilave u vue në Kalanë e Gjinokastres (dhe asht atje), si dhe mobiljet e daltueme të drunit dhe, perfundoi tek qylymat e xhamija tue i shitë me disa shuma lekësh, (per mos me ua dhurue) disa aktivistave të njohun per fletë rrufetë dhe informacionet që i jepnin Ramiz Alisë, aso kohe kur flinte e zgjohej tek shoku i vet i vjeter Mihajl Prifti, dhe organizonin mbledhje me mikun e tyne të dashtun e besnik: “Kryetarin e Komisionit Perzgjedhjes Leteraturës Fetare Kishtare, shokun Jup Kastrati” ndersa, per detyrat e agjentave Sadik Rama, Angjelin Kumrija, Prekë Sokoli etj.., asht i njohun Selaudin Cena, që aso kohe bashkpunonte me “shoqen” Sofije Prifti...

■Sikur të shkruhen të gjitha shkatrrimet e veprave gjuhsore, letrare, artistike: vjedhjet e bame nder objektet Fetare kryesisht Katolike, zhdukjet e veprave të artit dhe prishjet e tyne nga injorantët e sigurimit që nuk e dinin se shka kanë vjedhë... Shqipnia renditet nder vendet ma të shpartallueme nga pushtuesit e vet tiranë e barbar anadollakë, të shek. XX – Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia e pasuesit e tyne tradhtarë!

■Të pakten botoni proces – verbalet me që materialet ua “dhuroi” Ramiz Alia...

Vazhdon Pjesa VIII.
Melbourne, 21 Mars 2017.






Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...