2017-05-01

Majlinda Bregu: Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real.

Nga Majlinda Bregu
Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike! Orët e mundësisë për të ndaluar futjen në një rrugë që kurrë s’ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë! U bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë.
Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe cadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek ceshtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme.  Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.
Vendimmarrjen e një grupimi politik e di institucion po aq të rëndësishëm sa dhe vendimin e gjithkujt për të dëgjuar ndërgjegjen e tij.
Po aq, forumet e partisë i di si institucione vendimarrëse e jo vetëm pika të statutit.
Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real.
Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd.
Ndërkohë maxhoranca vazhdon fare e patrazuar rrugën e saj të kapjes përfundimtare të të gjithë pushteteve dhe duket se nuk e ka hic për gajle ta kapë edhe parlamentin e ta bojatisë të tërin mavi. Shpresa e madhe e disa të fajshmëve se martesa e interesit të Edi Ramës me Ilir Metën do përfundonte me divorc dhe nga divorci do rrëzohej qeveria, u tret si flluskë sapuni.
Kam kërkuar tek miqtë tanë të Partive Popullore ndihmë për të mos lejuar që Edi Rama të shpallet si engjëll e hero i reformës në drejtësi. Por me pranimin e kompromisit të ofruar nga David McAllister dhe Knut Flekenstein ai vrau më shumë se dy zogj me nje gur të vetëm! Edhe PD-në e nxorri refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s’ka lënë gje pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës; edhe Ilir Metën e hoqi qafe duke i hequr të fajshmëve stolin ku mendonin se do të ngjiteshin për të dalë mbi PS-në.
Dhe ja ku jemi sot. Edi Rama del na jep orë e minuta në dispozicion për një kompromis, në çartje për tu dukur si engjëll që lutet për paqe, ndërkohë që e dinë mirë edhe socialistët se sa i dëshiruar është për zgjedhje me kundërshtar.
Unë nuk besoj se Edi Rama që bën sot e gjithë ditën të përvëluarin për dialog e për zgjidhje, ka ndonjë ëndërr tjetër vec asaj që tani të bëhet dhe mbret!
Po PD-ja ku ishte dhe ku është në gjithë këtë mjegull? Pa një debat minimal dhe pa as më të voglën shenjë reflektimi në këtë situatë kaq të rrezikshme për të ardhmen e saj?!
Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor. Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat ku kandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht!
Partia Demokratike nuk u pajtua asnjë sekondë, as me bojkotin antieuropian të Edi Ramës dhe as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lirë!
Dhe ju siguroj të gjithë ne që e kemi quajtur antieuropian e antikombëtar Edi Ramën e kemi besuar se i tillë vetëm ai mund të ishte. Një arsye më shumë kjo për të mos rënë dakord sot me veprime e bllokime si ato të Edi Ramës dje.
E di që zeri im sot mund të duket një zë në shkretetirë, por shpresoj të mos mbetet kështu.
Kam heshtur këto kohë publikisht dhe jam përpjekur me mish e me shpirt ta ndihmoj PD-në dhe Lulzim Bashën duke u përpjekur t’i bind miqtë tanë të PPE të na vijnë sërish në ndihmë. Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s’na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: “Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!”
Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi!
Dhe une jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi!
Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht nësë ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë evropiane! Po më shumë se për ata, ne sot duhet të mos e pranojmë më tutje në heshtje opsionin e transformimit të PD-së nga një alternativë reale e kësaj maxhorance të frikshme, në justifikimin e saj më fantastik pë cdo paudhësi më të madhe!

Theodhor Pangallos trondit Greqinë: Jam arvanitas. Periferia e Athinës zotërohej deri vonë, e edhe sot nga arvanitasit


Ja çfarë ka thënë Theodhor Pangallos, deputet dhe ish-ministër i jashtëm i Greqisë:
“Nuk jam historian që të sjell një mendim të bazuar historik, por jam Arvanitas dhe di historinë e familjes time ashtu siç e dinë edhe shumë arvanitas të Athinës. Le të mos harrojnë lexuesit se në kundërshtim me Athinën, periferia e Athinës zotërohej deri vonë dhe në shumë raste vazhdon të zotërohet nga fshatra që rrënjët e tyre shkojnë shumë mbrapa dhe thellë atje ku vetë familjet njihen mirë mes tyre.
Nga ana e babait tim Janaq Meleti (Haximeletis) kishte nderin të gjendej në krah të Karaiskaqit si nënkomandant i tij. Për çdo njeri që merr mundin të pyesë do të mësojë shumë histori nga të gjitha fshatrat arvanitase për kapedanët vendorë dhe trimat që luftuan për lirinë e atdheut të tyre
Z Vlahojani në një antologji të vetëm historike ka shkëputur një tregim të shkurtër ku në një mbledhje të Parlamentit në momentin kur gjakrat ishin nxehur, një luftëtar i vjetër i 1821 iu drejtua protagonistëve në gjuhën arvanitase që të pushojë grindja. Dhe ajo pushoi”.

Po na vrasin përditë me pula vendi dhe importi tërësisht kancerogjene!


Tregu shqiptar ka pula kancerogjene. Ka pula pa asnjë vlerë ushqimore, ka pula të fryra e të forcuara me injeksione kimike! Ka pula me mish, që u zbërthehet edhe me ujë dushi! Ka pula, kockat e të cilave janë kalbësira! Këto pula plehurina e vrasëse, pa asnjë vlerë ushqyese, paketohen e etiketohen jashtë kufirit e brenda Shqipërisë, me të dhëna sikur janë me standarde të tregjeve të vendeve të BE dhe u shiten shqiptarëve! Madje, ka edhe sasi tonelata pulash që u falen prej tregut e pularive të botës së tretë e të disa vendeve të BE si mbeturina, të cilat maskarenjtë e tregut shqiptar i fusin në tregun tonë,  çertifikuar si të sigurta e me vlera ushqyese prej shefave dhe kontrollorëve të AKU në PIK (kufi) dhe në depot e shumicës, shkruan Telegrafi.
Ky falsitet bëhet edhe në thertoret e pularive të vendit, të cilat përveç rrjepjes së pulave sikur i kanë shqyer qentë, kanë edhe një krim tjetër që lejohet prej kontrollorëve dhe specialistëve të AKU: Pulat e vendit paketohen e çohen në treg me gjithë pjesën e kërcirit të këmbës, kur kjo është kategorikisht e ndaluar edhe prej BE, por edhe me ligjin shqiptar të ushqimit. Pse? Sepse kërcinjtë e këmbës së pulës, pas rrjepjes dhe kontaktit me sistemin ngrirës e ftohës, çlirojnë e përcjellin “doza” të rrezikshme infeksioni për jetën e konsumatorit, madje edhe për vetë infektimin me to të krejt mishit të pulës, duke e mbushur me përmbajtje kancerogjene.
Ka një fakt krahasues: Edhe pse pulat që vijnë nga importi janë kalbësira dhe mish kancerogjen prej abuzimeve me rritjen dhe shëndoshjen e tyre me kimikate, ato nuk lejohet të futen në treg me pjesën e kërcirit të këmbës. bëni ballafaqimin e pulave të importit dhe pulave të vendit në treg dhe e konstatoni këtë fakt. Po përse lejohet nga specialistët dhe kontrollorët e AKU, ky krim e skandal ushqimor që bëjnë komplekset e mishit të pulës në Shqipëri?
Këtë na e konfirmoi një “kasap” pulash në një nga komplekset që therin e shesin pula në Shqipëri. Sipas dëshmisë së tij, kjo bëhet për fitim në peshë! Konkretisht, një pjesë kërciri e pulës peshon 33 gramë, ose 66 gramë të dyja këmbët.
Llogaria bëhet me numrin e pulave që komplekset hedhin në treg. Vetëm një fakt: Shqipëria importon mbi 6 mijë ton pula kalbësira në muaj. A hanë nga këto lloj pulash qeveritarët dhe sidomos ata që kanë përgjegjësi direkte për kontrollin e tyre? Cilët janë atë që e lejojnë këtë krim ushqimor?

E mbani mend Parashqevi Simakun? Lajme shumë të këqija vijnë nga ajo


Këngëtarja e njohur e viteve 80-90 me zërin e të cilës u rritën prindërit tanë, duket se ka probleme të mëdha me shëndetin. Burime pranë saj thonë se ajo nuk është fare mirë dhe po vuan nga një sëmundje.
Këngëtarja e “E duam lumturinë” e cila u dallua për zërin dhe paraqitjen e saj skenike ishte shumë e dashur për rininë e atyre viteve, por ajo vendosi të ikte nga Shqipëria drejt Amerikës pikërisht në ditët e saj më të mira në karrierë.
Që pas asaj kohe Parashqevia i ka humbur kontaktet me muzikën.

Besueshmëria e Medieve në Epokën Digjitale


Nga Ariana Bytyqi, 
HYRJE:
Që të mbijetojë i duhet të ketë në mendje shijet e lexuesit, dhe jo edukimin e publikut apo përcjelljen e axhendave politike, kjo lloj qasjeje apo modeli e vë theksin se para çdo gjëje tjetër ajo që merr prevalencë në llogaritë e përditshme të masmedias, është pikërisht tërheqja e audiencave sa më të mëdha, duke u bërë sa më tërheqës për lexuesin apo teleshikuesin mesatar. Në këtë mënyrë, sipas kësaj kategorie, kemi gjithnjë e më tepër hapësirë për lajmin rozë apo lajmin e lehtë, madje edhe në ato media të konsideruara si serioze dhe me bazë përcjelljen e aktualitetit në mënyrë profesionale. Në Shqipëri transformimi apo metamorfoza e masmedias ka kaluar nëpër disa faza, ku kujtojmë shtypin opozitar të fillim viteve 90, në fillim me Rilindja Demokratike, më pas me Koha Jonë, që u bë një simbol i shtypit të lirë, duke arritur në tirazhe befasuese me afro njëqind mijë kopje në ditë. Më pas kemi shpërthimin e tregut televiziv me revolucionin dixhital të Top Channel, por edhe të stacioneve të tjera kombëtare televizive si TV Klan, Vizion Plus etj., si dhe të dhjetëra të tjerëve lokalë, herë të licencuar dhe herë jo, që herë transmetojnë programe pirate dhe herë blejnë paketa interesante televizive, herë transmetojnë programe serioze, edukuese dhe informuese, ndërsa herë të tjera VIP-a dhe rripa bëhen protagonistë të asaj që Andy Warhole i quan 15 minutat e famës së çdokujt.  Shtypi i shkruar te ne, i ballafaquar me kushte të vështira infrastrukturore, si shpërndarja e dobët, rënia e interesimit të përgjithshëm për të lexuar, konkurrenca televizive apo shpesh rreshtimi i hapur politik, nuk ka arritur tu rezistojë kësisoj presioneve të një tregu përherë dhe më të pamëshirshëm.
Mediat e Murdoch-ut kanë filluar prej kohësh aplikimin me pagesë të gazetës online për formatin e plotë, ndërsa lejojnë pjesë të veçanta të lexohen falas, nismë e suksesshme dhe që gjeneron shpresë për një mbijetesë dhe madje sukses në tregun gjithnjë dhe më kompetitiv të informacionit. Të tjerë janë shndërruar në tabloidë apo praktikojnë variante miks në përpjekje për të kënaqur gjithë llojet dhe kategoritë e lexuesve. Nga njëra anë duket se po përfundon koha e një epoke të artë për median e shkruar, nga ana tjetër duket se po lind një tjetër  që është mjaft shpresëdhënëse dhe mjaft premtuese në perspektivë, ndonëse pa një formulë të qartë suksesi.
Një nga gazetarët më të shquar të shekullit të kaluar, i cili revolucionarizoi gazetarinë televizive, është Edward R. Murrow, historia e të cilit është përshkruar mjeshtërisht në filmin “Good night and good luck” të George Clooney-t. Murrow i cili jetoi në vitet 50-të njihej mbi të gjitha për kundërvënien publike që i bëri një prej aktorëve më të frikshëm të skenës politike amerikane, senatorit Joseph McCarthy i cili njihet për ‘gjuetinë e shtrigave’ ndaj ata që ai cilësonte komunistë në SHBA sipas oreksit dhe që prekte garancitë e të drejtave civile që gëzonin qytetarët amerikanë.
Gjithashtu filmi hapet me një fjalim lamtumire që gazetari i shquar e jep në fund të karrierës, atëherë kur shenjat e para të infeksionit në gazetari dhe ku gjurmët e pushtetit të ardhshëm të korporatave, që janë më të theksuara se kurdoherë sot, kishin filluar të shfaqeshin. Paralajmërimi i Murrow-t dhe gazetarëve të tjerë të shquar të atyre dekadave që bënë histori dhe revolucionarizuan tregun e informacionit më tepër se një parashikimi i një Kasandre duhet parë si një thirrje aktuale, për të parë se çfarë duhet bërë, qoftë edhe në kontekstin lokal që media e shkruar mos të humbas terren ndaj konkurrentëve televizivë, radiofonikë apo internetikë.
Mbetet të shpresojmë që kjo dashuri e parë mes atyre që shkruajnë dhe lexuesit të vazhdojë dhe të njohë rritje si cilësore, edhe sasiore. Krijimi i infrastrukturës së nevojshme që tregu i medias së shkruar të jetë i pranishëm në zonat rurale dhe periferike, po aq sa në ato urbane dhe qendrore, ka një funksion jo vetëm informues, por edhe formues.
Nga ana tjetër, gazetaria investigative është një tjetër element sine qua non i shtypit të shkruar por dhe me disa vizive që nuk mund të rivalizohet lehtësisht nga blogjet dhe media online. Kjo i rrit edhe besueshmërisë medias së shkruar, diferencimin në produktin që ofron me llojet e tjerë të burimit të informacionit dhe ndjesinë që ajo gjeneron te lexuesi[1]. Vetëm kësisoj mund të arrij gazetaria e shkruar t’i rezistojë ndryshimeve sa globale, aq edhe lokale dhe të mbajë pranë vetes lexuesin.
Videot e ndryshme të hedhura në youtube kanë shërbyer jo pak për mobilizime të ngjashme në Siri e gjetkë. Por a do të thotë kjo që shtypit të shkruar po i bien kambanat e fundit? Në fakt personalitete të tillë që variojnë nga semiologu dhe intelektuali publik me staturë ndërkombëtare si Umberto Eco, apo Jeff Bezos, i cili bleu së fundmi Washington Post, mendojnë të kundërtën, duke argumentuar që do të ketë gjithnjë një treg të gazetës së shtypur e cila lidhet sa me shijet njerëzore, aq edhe me konceptin e gazetarisë profesionale.
Debati mbi tejkalimin e modeleve të vjetra të masmedias, të përqendruara kryesisht te shtypi i shkruar, radio dhe televizioni dhe revolucioni që po ngjet me formën dhe përmbajtjen të ndryshme te masmedias, që e kanë demokratizuar, relativizuar dhe revolucionarizuar atë njëherazi, janë sot në epiqendër të diskutimeve të profesionistëve dhe politikë-bërësve anembanë botës. Jo rastësisht ishte kombinimi i medias alternative si burim i shpërndarë pushteti me teknologjinë që bënë të mundur përhapjen e revolucioneve të pranverës arabe dhe më gjerë. Kjo bëri që revolucioni iranian të quhej twitter, ai egjiptian revolucioni facebook dhe apo në Tunizi ku celulari luajti rolin qendror për shpërhapjen e informacionit dhe mobilizimin e turmave.
Autorja Sonia Livingstone vinte re që përkufizimi “New Media”, është një përkufizim tepër abuziv për kohën që jetojmë, për shkak se ka karakter të përgjithshëm, dhe për më tepër është përdorur për t`u distancuar nga një periudhë, me qëllim evidentimin e hopit teknologjik, dhe proceseve dixhitalizuese[2]. Ajo insistonte që aktivitetet që pasuan, orientoheshin drejt disa zhvillimeve, që përveç bazës teknologjike dixhitale, nuk kanë trashëguar asgjë tjetër. Ne dimë në mënyrë fare të përgjithshme, që mediat e reja kanë revolucionarizuar raportet tona në kohë dhe hapësirë, kanë shumëfishuar kanalet dhe përmbajtjet, kanë bërë realitet simultanitetin e aktiviteteve komunikuese, kanë ridimensionuar pozicionin dhe rolin e audiencës, por kjo nuk mjafton për ta mbyllur diskutimin konceptual mbi atë se ç’janë mediat e reja dhe ku dallojnë nga mediat tradicionale? Çdo të themi sot në epokën e konvergjencës së mediave, ku teknologjia integron kodet në një pajisje, ku e njëjta përmbajtje qarkullon në të gjitha llojet e mundshme të infrastrukturës. A merr kuptim që t`i ndajmë me thikë përmbajtjet e mediave tradicionale nga ato të mediave te reja, ku me një telefon ne xhep ne mund të shikojmë video, audio live, ose në trajtë podcast; të regjistrojmë përmbajtje tërësisht të reja, të konsumojmë materiale në tekst, audio video?
Vetë Elihu Katz, kur fliste për “Vdekjen e televizionit”, theksonte se nuk e dinte në kishte vdekur koncepti i audiencës, por ajo që ai mbronte me siguri ishte fakti që të paktën ajo audiencë e tipit “broadcasting” e lidhur “embedded” me atë infrastrukturë, me siguri që ishte zhdukur në këndvështrimin e tij. Vë theksin te mënyra se si është trajtuar koncepti i “Audiencës”, sepse ka autorë që e kanë vënë në pikëpyetje të fortë vetë konceptin, në një botë interaktive, të pjesëmarrjes si “produser”, pra një përdorues-prodhues që ushqen hapësirën ku konsumon. Jetojmë në epokën e “media embedded”, “evermedia” apo “media-satureted” , që përdoren si koncepte sinonimike me të njëjtin kuptim: e gjithë eksperienca jonë është e ndërmjetësuar, në një mënyrë ose tjetrën, sepse kush pretendon që ka një hapësirë të vetën intime, apo familjare, apo shoqërore të pavarur, të distancuar nga konsumi mediatik – në një vëzhgim të thjeshtë vërehet se një pjesë e konsiderueshme e aktivitetit social kryhet tek rrjetet sociale, si hapësira ku gjithsecili kompozon veten, ndërton marrëdhënie, shkëmben dije, shpërblehet emocionalisht – të gjitha këto procese që janë asociuar me media të ndryshme përgjatë historisë. Vetë ndarja hapësirë private dhe publike, relativizohet shumë në kontekstin e rrjeteve sociale[3]. Vlen të themi dy fjalë më tepër për “Social TV”, sepse ndoshta është hapësira më përfaqësuese e të gjitha ideve që parashtruam më lart.
Ёshtë e kuptueshme që në shoqëritë tona me stanjacion të zgjatur në inovacion, e reja shkakton “dramë”, siç do të shprehej Mc Luhan., pra një shoqëri që ka jetuar epistemologjikisht për dekada në një hapësirë socio-teknike të caktuar, nuk e ka të lehtë të ndërtojë instrumenta për të kuptuar realitetet e reja që ndërhyjnë dhunshëm te mënyra e jonë e të jetuarit. Çështja shtrohet: A ka kuptim që në kohën ku jetojmë, në epokën e mediave sociale, konvergjencës së mediave, dhe përmbajtjeve, në kohën e cross-platform-ave, të vazhdojmë të flasim për ndarjen klasike media të reja dhe media tradicionale?
Së fundi, vlen për t`u theksuar se në rastin e “Spreadable Media”, ku mund të klasifikojmë rrjetet sociale dhe APPs, audienca në të gjitha modalitetet e sjelljes së saj, fiton autonomi si një agjenci më vete, e cila krijon vlerë më vete, thekson Jenkins – që në fakt është vlere financiare, por që origjinën nuk e ka fare financiare, pasi krijohet nga rrjeti i pafund i bisedave të përdoruesve, të cilët shprehin vlerësimet e tyre. Sjell dinamika të jashtëzakonshme për matjet audiencës, sepse shfaqet shansi historik, për të pajtuar traditën kuantifikuese me atë kualitative. Në këto hapësira ka tepër rëndësi klasifikimi i të dhënave demografike, por më tepër rëndësi kanë të dhënat kualitative, që në këtë rast janë fort të çmuara për reklamuesit – të uritur ngahera. Dhe në kuptimin metodologjik mbi matjet e audiencës, humbet aktualitet ndarja mes menyrës tradicionale dhe mënyrave me bashkëkohore. Këtu matjet integrohen.
Në ligjërimin shqiptar, në media, nëpër konferenca, debate të ndryshme, botime, apo dhe diskutime sporadike online, të bie në sy një qasje e përgjithshme që përpiqet t’i ndajë mediat e reja nga mediat tradicionale, duke i dhënë nga pak nuancë historike si ndërrim epokash, nuancë teknologjike në kuptimin e të qenit në përputhje me prirjet e kohës, nuancë sociologjike si një çarje mes brezash, dhe psikologjike-konjitiviste duke klasifikuar tipa njerëzish në varësi të lidhjes emocionale me inovacionin, pse jo dhe nuanca marketingu, ku përzihen nga pak karakteristikat e personit me ato të pajisjes që përdorim, në një simbiozë ku individi plotëson brand-in dhe brand-i individin[4].
Tek Social TV, që është një përzierje mes mediave të konverguara, cross-platform-ave dhe rrjeteve sociale, vihen re disa karakteristika që mjegullojnë së tepërmi ndarjet mes mediave klasike dhe mediave të reja. Megjithëse ne mund të konsumojmë materiale të tipit “broadcast”, në rastin e TV tradicional, si normë ai proces përfundonte aty, kurse në rrjetet sociale përmbajtja nuk jepet në linearitetin e kohës, por qarkullohet, në kohë, dhe tek të tjerët (Circulation). “Circulation”, nuk mund të ngatërrohet me konsumin e distancuar që i bëjmë programeve të caktuara, por ai më tepër është i lidhur me qarkullimin e materialeve te njëri-tjetri, për shkak të shijeve të njëjta, mbështetjes, pra një KONSUMATOR –DISTRIBUTOR. Këtu do të na vijë në ndihmë koncepti tepër i artikuluar i Henry Jenkins “Spreadable Media”. Ai e konsideron si hapësirë, ku qarkullimi i përmbajtjeve mes pjesëmarrësve nuk është proces neutral, por prodhon vlerë nëpërmjet qarkullimit. Këto janë disa nga karakteristikat që ai nxjerr në pah, dhe që e relativizojnë ndarjen mes mediave te reja dhe tradicionale, pasi siç e shohim shumë forma komunikimi, dikur me teknologji dhe përmbajtje të ndara, këtu gjenden tërësisht të integruara, në harmoni të plotë:
a) Lehtësia e aksesit për të shpërndarë
b) Shpërndarja në shumë kanale njëherësh
c) Diversifikon eksperiencat
d) Krijon trendet e mendimit, qëndrime origjinale
e) Përmbatja vjen te ne, ne nuk e kërkojmë – reformimi i modelit klasik Push Model.
f) Bashkëpunimi mes përdoruesve, pavarësisht ndasive ekonomike, apo të ndonjë lloji tjetër.
g) Krijon vlerë tregu në mënyrë autonome, pavarësisht synimit të agjencisë shpërndarëse.
h) Rrjete komunikimi të lokalizuara dhe të përkohshme, që duhen gjurmuar nëpërmjet stategjish: Transmedia
Planning.
Ervin Goci
Kur mbarojn mediet klasike dhe ku  fillojnë  mediet e reja
Prishtinë, 29 janar. – Hulumtimi “Pavarësia dhe besueshmëria e mediave në Kosovë”, i realizuar nga Qendra për Hulumtim të Opinionit në UBT dhe Instituti i Medias i Kosovës, është prezantuar sot në Prishtinë, me pjesëmarrje tëeditorëve, gazetarëve e përfaqësuesve të mediave dhe të institucioneve të ndryshme.
Rektori i UBT-së, dr.EdmondHajrizi, në hapje të prezantimit, theksoi se ky hulumtim ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit mes UBT-së dhe Institutit të Medias të Kosovës, institucione këto që kanë ndërtuar një strategji bashkëpunimi edhe në projekte të tjera.
Rezultatet e prezantuara sot të hulumtimit “Pavarësia dhe besueshmëria e mediave në Kosovë” janë vetëm pjesa e parë e një projekti më të gjerë, i cili parasheh realizimin edhe të dy hulumtimeve të tjera deri në fund të vitit, për të pasur një publikimit të pasqyrimit të plotë të mendimit të qytetarëve rreth kësaj pavarësisë dhe besueshmërisë së mediave në vendin tonë[5].
FazliVeliu, kryetar i Bordit të Institutit të Medias të Kosovës, theksoi se hulumtimi e ka peshën e tij më të theksuar sidomos në hulumtimin e besueshmërisë së mediave, një fushë e cila nuk është edhe aq e hulumtuar në vendin tonë.
Hulumtimi është realizuar në formë të anketimit, e përzgjedhur si e tillë pasi UBT dhe IMK dëshirojnë të ofrojnë raport me të dhëna parësore. Të anketuarit janë zgjedhur rastësisht.Mosha e tyre është nga 18 deri në 78 vjeç, ndërsa në hulumtim janë mbuluar regjionet kryesore të Kosovës. Nga 1200 të anketuar, 54.43 për qind kanë qenë meshkuj, ndërsa 45.57 për qind femra.
Disa nga përgjigjet e të anketuarve në pyetjet e shtruara në hulumtim ishin këto:
Të pyetur cili është burimi prej nga informohen, 60.66 për qind e të anketuarve kanë thënë se burim informatash për ta është interneti, 30.95 për qind televizioni, 4.75 për qind gazetat, ndërsa 1.64 për qind radiot.
Në pyetjen cilat informacione i preferojnë, përgjigjet janë këto: lajmet vendore (60.33 për qind), lajmet ndërkombëtare (13.44 për qind), lajmet nga sporti (21.15 për qind), lajme të tjera  (5.08 për qind).
Të anketuarit i janë përgjigjur edhe pyetjet lidhur me pavarësinë e mediave. 69.84 për qind janë shprehur se në Kosovë ka media të pavarura, ndërsa 30.16 për qind thonë se nuk ka.
Të anketuarit janë pyetur edhe: A janë të politizuara mediat në Kosovë? 17.21 për qind thonë se shkalla e politizimit është 20-30 për qind, 61.31 për qind thonë se kjo shkallë është 50-60 për qind, ndërsa 21.48 për qind mendojnë se shkalla e politizimit të mediave është 80-90 për qind[6].
Ndërsa, ndërlidhur me besueshmërinë e mediave, mendimet e të anketuarve janë këto: 13.77 për qind e të anketuarve thonë se mediat janë të besueshme, e quajnë pozitiv këtë element, 69.02 për qind flasin e trajtojnë si mesatare besueshmërinë, ndërsa si negative 17.21 për qind[7].
Qytetarët kanë dhënë përgjigjet e tyre edhe lidhur me besueshmërine e informatave/lajmeve
në internet. Përgjigjet e tyre janë: Shumë mirë 5.90 për qind, mesatarisht mirë 58.69 për qind dhe jo në nivelin e duhur 35.41 për qind.
Tema e hulumtimit ka zgjuar interesim të madh të të pranishmëve, të cilët në një debat të gjerë kanë paraqitur mendimet dhe qëndrimet e tyre rreth temës së pavarësisë dhe besueshmërisë së mediave në Kosovë.
Bajrush Morina 29 janar
Posted by: Bota Press
Panoram e mediave dixhitale
Në përgjithësi është e vështirë të vlerësosh zhvillimet e procesit të dixhitalizimit dhe të tregut të medias në tërësi, për shkak të mungesës së vazhdueshme të studimeve kërkimore publike, të besueshme dhe sistematike. Rritja shpërthyese e mundësive për të përdorur internetin është padyshim realitet. Sipas ITU-së përqindja e popullsisë që kanë mundësi të përdorin internetin u rrit nga 0.1 % në vitin 2000 në 43 % në vitin 2010. Numri u dyfishua nga 2008-a në 2010-ën[8].
Shumica e organeve mediatike kanë faqet e tyre web, të cilat përpiqen t’i mbajnë të përditësuara. Gjithsesi kjo gjë nuk i shmang nga uniformiteti i përmbajtjes së informacionit, që rezulton në një zgjedhje të kufizuar të lajmeve politike, një prirje drejt “tabloidizimit’ dhe profesionalizmit të dyshimtë.
Një numër në rritje prodhuesish lajmesh qarkullojnë informacion mbi një llojshmëri temash nga politika te stili i jetës. Edhe media tradicionale është ndikuar nga dixhitalizimi: ato ofrojnë informacion në formate të shumëfishta, edhe në analog edhe në dixhital, por pa përmirësime të dallueshme në cilësi, shtrirje dhe ndikim. Rrjetet sociale mbeten në mënyrë të qëndrueshme mes faqeve më të vizituara gjatë ditës. Ndërveprimi që siguron media e re ofron platforma të gjera për diskutim publik dhe ato janë veçanërisht popullore mes të rinjsh, duke filluar nga komentet e deri te blogjet.
Media e shkruar po humbet terren sidomos mes të rinjve. Kjo rënie, veç konkurrencës së televizionit dhe medias së re, ka të bëjë edhe me dështimin e medias së shkruar për të ofruar përmbajtje tërësisht ndryshe ose më të thellë se sa ajo që ofron media elektronike apo media e re. Platformat multiplekse ekzistuese përfshijnë disa stacione radioje por rëndësia e kësaj të fundit si burim informacioni është gjithnjë e në rënie. Edhe pse numri i stacioneve radiofonike private është i madh ajo që ato ofrojnë në përgjithësi përqendrohet te muzika dhe argëtimi[9].
Deri tani dixhitalizimi ka patur një efekt të kufizuar mbi gazetarinë. Gazetaria e lajmeve është bërë më e shpejtë dhe më e thjeshtë. Gazetaria qytetare, megjithatë, nuk është zhvilluar ende. Për sa u përket kushteve të punës shumica e gazetarëve në Shqipëri punojnë ende pa kontratë, duke nxitur kështu një klimë autocensure që sjell pasoja të dëmshme te produkti i lajmeve. Situata lë më shumë për të dëshiruar në zonat jashtë kryeqytetit ku pagat e gazetarëve janë nën mesataren.
Nga ky këndvështrim shohim se dixhitalizimi nuk ka ndikuar mbi gazetarinë investigative; mundësitë e krijuara nga burimet e informacionit online nuk kompensojnë pengesën e frikës që shkaktohet nga mungesa e mbrojtjes ligjore dhe zakonore.
Është e vështirë të vlerësohet ndikimi që ka dixhitalizimi mbi profesionalizmin e gazetarëve në mungesë të një monitorimi të organizuar të standardeve etike. Gjykimi në këtë rast vështirësohet nga fakti se të njëjtët gazetarë në disa raste punojnë njëkohësisht edhe në median tradicionale edhe në median online. Për këtë arsye mbulimi i temave mbetet i njëjtë.
Respektimi i të drejtave të autorit është bërë më problematik pasi si media online edhe ajo tradicionale marrin materialet e njëra tjetrës pa i atribuuar ato. Në të njëjtin këndvështrim negativ, dixhitalizimi ka lehtësuar shpërndarjen e shpifjeve dhe fyerjeve, pasi shumica e faqeve web nuk kanë moderatorë apo mënyra filtrimi.
Megjithë përhapjen e internetit qytetarët dhe grupet e shoqërisë civile pothuajse nuk i përdorin fare platformat dixhitale për aktivizëm social. Shumica e OJF-ve nuk kanë ende profile në Facebook dhe në rastet kur i kanë, ato përditësohen rrallë dhe përdoren më shumë si një mjet shtesë informimi se sa si mjet mobilizimi social. Njerëzit i përdorin forumet për të komentuar lajmet, dhe për të shprehur opinionet personale.
Por nuk ndodh kështu me partitë politike, të cilat e përdorin median sociale gjithnjë e më tepër për të rritur mbështetjen dhe ndikimin e tyre, prirje kjo që vihet re më shumë tek politikanët e opozitës. Ndikimi tërësor i këtij aktiviteti nuk është ende shumë i qartë. Megjithëse zgjedhjet e fundit lokale patën mbulim të gjerë në median sociale, të dhënat tregojnë se vetëm 12 përqind e njerëzve të moshës nën 40 vjeç besojnë se instrumenta si këto mund të ndikojnë mbi politikanët.
Burimet Kryesore të Lajmeve
Çdo analizë apo renditje e ofruesve kryesorë të lajmeve është e vështirë pasi në Shqipëri nuk ka ende praktika serioze dhe publike të studimit mbi lexuesit e medias së shkruar apo ndarjen e audiencës së medias elektronike. Për më tepër, për të përcaktuar se si ndarja e audiencës ka ndryshuar pas pesë viteve është edhe më e vështirë po të kemi parasysh se përpjekja e fundit për të bërë një studim të mirëfilltë të lexusve dhe të audiencës daton në vitin 2002 dhe 2003 nga Instituti i Sondazheve dhe Opinioneve.  Kjo praktikë nuk vazhdoi më tej[10].
Disa media zhvillojnë studimet e veta, por objektiviteti i rezultateve është i dyshimtë. “Të gjitha mediat e bëjnë vetë studimin e tregut dhe ua prezantojnë ato klientëve,” thotë një raport, duke përvijuar kështu një tablo shumë subjektive të situatës së tregut dhe të matjes së audiencës. Në këtë kontekst çdo përpjekje për të renditur ofruesit e lajmeve, në shtyp apo në median elektronike, do të ishte spekullim.
Media Online
Shumica e medias tradicionale kanë faqet e tyre web, ndërkohë që media e re është e ngjashme në përmbajtje me median tradicionale. Është interesante të vëmë re se disa nga mediat në renditjen e 40 faqeve web më të ndjekura përfshijnë edhe media në shqip jashtë vendit si Telegrafi, Koha Ditore, dhe Bota Sot. Sipas klasifikimit të trafikut në web, mediat më popullore janë: Top Channel, BalkanWeb, Ikub.al, Telegrafi, NOA, Shekulli, Lajmi Fundit, dhe Gazeta Tema.
Nga këto faqe web, Top Channel, Shekulli, dhe Gazeta Tema përfaqësojnë stacione televizive dhe gazeta ekzistuese. BalkanWeb është një nga të parat media lajmesh online ose agjenci lajmesh që ka përfituar prej të qenurit pjesë e një grupi mediatik që ka edhe një kanal lajmesh, një gazetë të përditshme dhe një radio. Një ndërmarrje e tillë nuk dhunon dispozitat ligjore që ndalojnë pronësinë e llojeve të ndryshme të medias, pasi dispozitat mbi pronësinë i përkasin vetëm medias elektronike ndërsa media e shkruar nuk është aspak e rregulluar në këtë drejtim. Në fakt modele të ngjashme pronësie nuk janë të panjohura në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. NOA dhe Lajmi i Fundit janë të ngjashme, duke shërbyer si agjenci lajmesh ato kanë lajme të përditësuara vazhdimisht në çdo seksion dhe nuk duket të kenë ndonjë target apo specializim të qartë. E fundit, Ikub.al, është një miks lajmesh dhe stili “Fletë të Verdha”, informacion që lidhet me kërkime për punë dhe prona, dhe përfshin edhe një bazë të dhënash ligjore si dhe një numërator telefonash.
Ndikimi i Medias Dixhitale tek Lajmet me Cilësi të Mirë
Është ende shumë herët për të vlerësuar nëse kanalet e reja dixhitale dhe media e re kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së lajmeve. Ashtu siç e kemi përmendur më sipër në platformat dixhitale ka dy kanale me lajme; ato shihen vetëm nga ata që janë të abonuar, gjë që e kufizon ndikimin e tyre. Edhe pse e njëjta përmbajtje e lajmeve është e vlefshme edhe në transmetimet analoge, është e vështirë të bësh dallime në cilësi, audience apo ndikim mes lajmeve që ofrohen vetëm në dixhital dhe lajmeve të ofruara edhe në analog edhe në dixhital. Për më tepër, për sa i përket lajmeve që ofrojnë, ato janë të njëjta ose shumë të ngjashme me kanalet analoge të lajmeve. Ato u bashkëngjiten kanaleve ekzistuese me lajme apo stacioneve të rëndësishme duke përdorur kështu të njëjtat burime informacioni. Në këtë kontekst megjithëse në Shqipëri dixhitalizimi ka sjellë më shumë zgjedhje, nuk mund të themi që është siguruar një informacion më i larmishëm dhe një cilësi më e madhe e lajmeve.
Në të njëjtën mënyrë, është e vështirë të shohim ndonjë ndryshim të vërtetë në cilësi apo gamë të lajmeve. Kjo ndodh edhe për shkak se media online dhe ato tradicionale janë shpesh pjesë e të njëjtit grupi mediatik dhe ofrojnë të njëjtën përmbajtje. Për shembull BalkanWeb, një nga mediat më popullore, bën pjesë në të njëjtin grup mediatik që ka një gazetë, një televizion me lajme dhe një stacion radiofonik. Shekulli online është version online i të përditshmes Shekulli. Edhe pse versioni online përditësohet rregullisht dhe ka mundësi që nuk i ofrohen gazetës së shtypur, grupi i gazetarëve dhe i kontribuesve, për rrjedhojë edhe informacioni dhe lajmet, janë pak a shumë njësoj. Sigurisht ka një ndryshim për sa i përket shpejtësisë dhe formës me të cilat ofrohen lajmet, por jo domosdoshmërisht në cilësi.
Përmbajtja e Prodhuar nga Përdoruesi (PPP)
Një vështrim i përgjithshëm mbi PPP
Në Shqipëri faqet më popullore të Internetit janë Facebook, Google, YouTube, Yahoo!, Windows Live, Ikub.al, BalkanWeb, Top Channel, Wikipedia, dhe MSN. Nga këto Facebook-u dhe YouTube janë shumë popullore së bashku me Google. Së fundmi Facebook-u duket ta ketë kaluar Google, që ishte faqja më popullore e Internetit për një kohë të gjatë. Profilet në Facebook nga Shqipëria shkojnë afërsisht në një milion me një shtrirje në 75 përqind të popullsisë që përdor internetin. Një PPP tjetër ndërkombëtar shumë popullor është edhe Wikipedia edhe pse më pak popullore se sa dy faqet e përmendura më sipër, por edhe më pak se disa prej faqeve shqiptare të Internetit[11].
BalkanWeb-i, si pjesë e një grupi mediatik të konsoliduar, renditet e shtata ndër faqet e Internetit më popullore në vend dhe faqja mediatike që vizitohet më shpesh. Sipas Google Ad Planner (Planifikues Reklamash i Google), BalkanWeb-i në janar të vitit 2012 projektohej të kishte 290,000 përdorues unikë. BalkanWeb shërben si një faqe interneti lajmesh i cili ofron edhe format lajmesh në video. Veç kësaj në këtë faqe shihet dhe transmetimi live i kanalit televiziv News 24 i cili është pjesë e të njëjtit grup mediatik. Kjo faqe interneti përditësohet rregullisht dhe përveç lajmeve ofron edhe shërbime të tjera si parashikimi i motit, anketa për  publikun, lajme të formatuara për telefona celularë dhe furnizime RSS. BalkanWeb ka edhe një forum tek i cili pretendohet të ketë më shumë se 23,500 anëtarë. Ky forum përmban një numër temash diskutimi duke filluar që nga politika e deri tek humori. Po ashtu si faqja e Top Channel pjesa e vetme e prodhuar nga përdoruesi është forumi dhe komentet mbi lajmet. Faqja ofron edhe mundësi për të ndarë përmbajtjen me të tjerët në mediat sociale.
Top Channel, një nga stacionet televizive kombëtare komerciale zë vendin e tetë si një nga faqet më popullore të internetit. Sipas Google Ad Planner, kjo faqe Interneti llogaritej të kishte një numër prej 320,000 vizitorësh unikë gjatë janarit 2012. Së bashku më BalkanWeb, faqja e Top Channel tërheq më shumë se gjysmën e reklamave në internet. Faqja e Top Channel përditësohet rregullisht me lajme, në formatin e shkrimeve dhe videos. Ajo ofron edhe ritransmetime të programeve informative dhe argëtuese. Faqja ofron butona për të ndarë përmbajtjen në Facebook apo Twitter. Megjithatë përveç pjesës së forumit, përmbajtja e faqes nuk mund të cilësohet si PPP.
Një faqe tjetër popullore interneti është edhe Ikub.al, me rreth 150,000 përdorues unikë. Kjo faqe është një kombinim me lajme, informacion të llojit “Fletë të Verdha” si dhe njoftime të dobishme gjithfarësh si psh vende pune, shitje-blerje pronash, njoftime biznesesh të ndryshme, etj. Faqja ofron edhe një librari ligjesh, një numërator telefonik familjesh dhe biznesesh dhe informacion mbi aktivitete kulturore. Këto lloj informacionesh dominojnë mbi pjesën e lajmeve, e cila përditësohet disi rregullisht, por që zë një hapësirë më të vogël krahasuar me pjesët e tjera[12]. Kjo faqe ka edhe një forum diskutimesh por nuk poston ndonjë statistikë mbi numrin e përdoruesve të saj.
Faqja tjetër më popullore është e agjencisë së lajmeve NOA që llogarit rreth 93,000 përdorues unikë në janar 2012. Kjo faqe ofron kryesisht lajme, disa prej të cilave edhe në formatin video. Ndërkohë që faqja u ofron përdoruesve mundësinë të ndajnë përmbajtjen në mediat sociale, PPP-të e vetme janë komentet mbi lajmet e ofruara.
Në 10 faqet e Internetit më popullore nuk hyn asnjë nga blogjet. Blogspot.com zë vendin e 11të në listën tërësore për Shqipërinë, dhe faqet që përfaqësojnë blogje të vërteta ose mund të klasifikohen si të tilla, mezi arrijnë të hyjnë në 50 pozicionet e para.
Rrjetet Sociale
Sipas Alexa.com[13], Facebook-u është rrjeti social më popullor me rreth një milion përdorues në vend. Faqe të tjera popullore janë faqet më të njohura ndërkombëtare si YouTube, Yahoo!, Windows Live, Wikipedia, dhe MSN. Ndryshe nga vendet e tjera Twitter-i nuk duket të jetë shumë popullor në Shqipëri, duke zënë vendin e 17-të mes faqeve më të përdorura. Rrjeti tjetër ndërkombëtar më popullor është LinkedIn, që zë vendin e 18të. Një sondazh i zhvilluar me njerëz nën moshën 40 vjeç tregoi se më shumë se 35 përqind e të pyeturve përdornin rrjetet sociale dhe teknologjitë Web 2.0 për të ndërvepruar me miqtë e tyre, ndërkohë që më shumë se 25 përqind i përdornin ato për të lexuar artikuj dhe opinione, vetëm 5.2 përqind publikonin artikuj online.
Për sa u përket faqeve shqiptare të Internetit, vazhdojnë të jenë më popullore faqet e mediave tradicionale të konsoliduara, edhe pse faqe të reja kanë pësuar ngritje në klasifikim. BalkanWeb zë vendin e parë, i ndjekur nga Top Channel. Ikub.al renditet mbi BalkanWeb dhe Top Channel për muajin janar 2012, por ndryshe nga dy të parat, nuk është një media e vërtetë por një faqe ku vendosen lajme nga mediat e tjera. NOA është gjithashtu popullore si faqe e ndjekur nga Telegrafi.com, Albeu.com, Gazetatema.net, Panorama.com.al, dhe Ora-news.com. Megjithatë asnjë nga këto faqe nuk janë rrjete sociale në vetvete edhe pse pothuajse të gjitha kanë forume për përdoruesit ose shërbime të tjera të një lloj natyre socializimi. Shumica e tyre ofrojnë lajme dhe informacion të prodhuar kryesisht nga media tradicionale, ndërsa komentet dhe forumet mbi informacionin janë një vlerë e shtuar. Ndërkohë, ndërsa popullariteti i Facebook-ut është i padiskutueshëm, është e vështirë të përcaktosh cili rrjet social përdoret më shumë nga shqiptarët.
Përpjekjet për të ndërtuar rrjete sociale në gjuhën shqipe kanë filluar vitet e fundit, edhe pse popullariteti i tyre është shumë larg atyre të rrjeteve sociale ndërkombëtare. Me i njohuri duket të jetë Top.al, tek i cili regjistrohen 46,132 përdorues në janar 2011[14]. Të tjerët janë Iliria.net, Albfriend.com, dhe Adoli.net. Megjithatë përdoruesit e këtyre faqeve duket se janë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia apo diaspora në përgjithësi. Për shembull 46 përqind e vizitorëve të Forumishqiptar.com janë në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër në Kosovë dhe diasporë; tek Peshkupauje.com, vizitorët në Shqipëri llogariten 41 përqind e numrit total të vizitorëve.
Lajmet në Median Sociale
Mungesa e sondazheve për konsumatorët dhe e të dhënave të tjera që lidhen me konsumin e informacionit në faqet e lajmeve në internet në Shqipëri e bën shumë të vështirë të përcaktosh përdorimin real të rrjeteve sociale dhe blogjeve. Faqet e internetit që përfshijnë informacion dhe rrjete sociale siç janë Google, Facebook, YouTube, Yahoo!, MSN, dhe Wikipedia janë gjerësisht popullore megjithëse nuk ka informacion nëse ato përdoren për ndërveprim personal ose për ndonjë qëllim informues. Nga ana tjetër fakti i thjeshtë se katër nga 10 faqet e internetit i përkasin biznesit të lajmeve dhe të informacionit mund të tregojnë se një nga aktivitetet kryesore të shqiptarëve në web ka të bëjë më kërkimin e lajmeve dhe burimeve të informacioni[15]t.
Në të njëjtën kohë, mediat tradicionale kanë filluar të përdorin median sociale, edhe pse ende në një fazë fillestare. Shumica e mediave tradicionale kanë profilet e tyre në Facebook dhe ndajnë aty pjesë nga përmbajtja e tyre në shtyp apo televizion. Disa prej tyre lejojnë publikun të ndajë përmbajtjen e tyre në profilet në Facebook. Kjo krijon mundësi për shpërndarje më të gjerë të lajmeve. Megjithatë nuk ka të dhëna se deri në ç’masë përdoret kjo mundësi që ju ofrohet pasi vetëm një numër i vogël mediash zbulojnë statistika rreth shpërndarjes së lajmeve të tyre në platformat e medias sociale.
Blogjet pothuajse nuk përdoren fare nga politikanët ndërkohë që janë disa intelektualë që kanë filluar të blogojnë. Njëri prej tyre është Fatos Lubonja, një intelektual i njohur, editorialist dhe botues i një reviste të përtremuajshme Përpjekja.  Artikujt mund të komentohen nga publiku. Nuk ka statistika mbi popullaritetin e kësaj faqeje, por duket se blogu vizitohet më shpesh nga përdorues të moshës 18 – 24 vjeç dhe me arsim të lartë. Një blog tjetër i mbajtur nga një akademik dhe intelektual është Xhaxhai.wordpress.com nga Ardian Vehbiu. Ky blog ka artikuj, komente, dhe opinionin e autorit mbi tema të ndryshme si historia, politika, kultura, sociologjia dhe gjuhësia,dhe është gjithashtu i hapur për komente nga publiku. Kjo faqe renditet e 85-a në Shqipëri. Disa prej këtyre artikujve botohen edhe në gazetat e përditshme.
Përveç këtyre dy blogjeve ka disa të tjerë më pak popullorë të mbajtur nga gazetarë apo akademikë, të ngjashëm me blogjet e përmendura më sipër, siç është Ditari i Tiranës (Diary of Tirana (http://diaryoftirana.blogspot.com/), shkruar nga gazetari Gjergj Erebara; blogu i gazetares Edlira Gjoni (http://edliragjoni.wordpress.com/); Urban Survivor (http://urbasurvivor.blogspot.com/), nga gazetari Sokol Shameti; Saktivista (http://saktivista.com/), nga një grup intelektualësh nga Kosova dhe Shqipëria; dhe Gjeneral Megafoni (http://gjeneralmegafoni.com/), i cili ka kryesisht editoriale dhe opinione mbi politikën dhe renditet i 278-i mes faqeve në Shqipëri. Një nga blogjet e para dhe nga më popullorët është Peshkupauje.com, i cili renditet i 188-i   dhe përbëhet nga një mbledhje e artikujve, editorialeve të gazetave të përditshme, si dhe komente dhe shkrime nga faqe të tjera interneti apo blogje të tjera.
Ajo që kanë të përbashkët këto blogje është dublikimi i përmbajtjes së botuar, pasi pothuajse çdo shkrim publikohet më parë në shtypin e shkruar. Megjithatë publikimi online i këtyre shkrimeve ka çuar në shkëmbim të opinioneve dhe diskutimeve mes lexuesve, një mundësi kjo që mungon mes lexuesve që blejnë gazetën në shtyp. Veç kësaj këto blogje nuk përdoren për të shpërndarë lajme, por përdoren për të shfaqur opinione dhe komente të autorëve dhe në disa raste përdoren edhe për të tërhequr opinionin e publikut në lidhje me një çështje të caktuar. Temat kryesisht lidhen me situatën politike në Shqipëri dhe deri diku edhe me problemet sociale dhe jetën kulturore në përgjithësi[16].
Ndërmarrjet tregtare dhe bizneset nuk i kanë praktikuar blogjet. Kanë zgjedhur rrjetet sociale, veçanërisht Facebook, si një mundësi të mirë për të tërhequr vëmendjen tek aktivitetet e tyre tregtare. Këto profile e bazojnë popullaritetin e tyre te numri i miqve që kanë, duke shpresuar se kjo do të sjellë edhe vëmendjen e konsumatorëve. Veç kësaj hapja e profileve të kompanive tregtare konsiderohet si reklamë falas. Gjithsesi të bloguarit nuk është një praktikë shumë popullore.
Ky është një fragment i raportit “Zhvillimi i medias dixhitale,” i cili ndër të tjera përqendrohet te pasojat e dixhitalizimit dhe zhvillimit të medias së re te peizazhi mediatik, cilësia e raportimit, gama e informacionit që merr publiku, si dhe roli i vetë publikut në informim. Raporti është botuar në janar 2012 dhe varianti i plotë gjendet në këtë adresë:
Medi@link
Ilda Londo
PËRFUNDIME
               Gjatë hulumtimeveː
  • Mediat e Murdoch-ut kanë filluar prej kohësh aplikimin me pagesë të gazetës online për formatin e plotë, ndërsa lejojnë pjesë të veçanta të lexohen falas, nismë e suksesshme dhe që gjeneron shpresë për një mbijetesë dhe madje sukses në tregun gjithnjë dhe më kompetitiv të informacionit.
  • Edward R. Murrow, historia e të cilit është përshkruar mjeshtërisht në filmin “Good night and good luck” të George Clooney-t. Murrow i cili jetoi në vitet 50-të njihej mbi të gjitha për kundërvënien publike që i bëri një prej aktorëve më të frikshëm të skenës politike amerikane, senatorit Joseph McCarthy i cili njihet për ‘gjuetinë e shtrigave’ ndaj ata që ai cilësonte komunistë në SHBA sipas oreksit dhe që prekte garancitë e të drejtave civile që gëzonin qytetarët amerikanë.
  • A ka kuptim që në kohën ku jetojmë, në epokën e mediave sociale, konvergjencës së mediave, dhe përmbajtjeve, në kohën e cross-platform-ave, të vazhdojmë të flasim për ndarjen klasike media të reja dhe media tradicionale?
  • Top Channel, një nga stacionet televizive kombëtare komerciale zë vendin e tetë si një nga faqet më popullore të internetit. Sipas Google Ad Planner, kjo faqe Interneti llogaritej të kishte një numër prej 320,000 vizitorësh unikë gjatë janarit 2012. Së bashku më BalkanWeb, faqja e Top Channel tërheq më shumë se gjysmën e reklamave në internet.
  • BalkanWeb-i, si pjesë e një grupi mediatik të konsoliduar, renditet e shtata ndër faqet e Internetit më popullore në vend dhe faqja mediatike që vizitohet më shpesh. Sipas Google Ad Planner (Planifikues Reklamash i Google), BalkanWeb-i në janar të vitit 2012 projektohej të kishte 290,000 përdorues unikë.
  • Në Shqipëri faqet më popullore të Internetit janë Facebook, Google, YouTube, Yahoo!, Windows Live, Ikub.al, BalkanWeb, Top Channel, Wikipedia, dhe MSN. Nga këto Facebook-u dhe YouTube janë shumë popullore së bashku me Google. Së fundmi Facebook-u duket ta ketë kaluar Google, që ishte faqja më popullore e Internetit për një kohë të gjatë. Profilet në Facebook nga Shqipëria shkojnë afërsisht në një milion me një shtrirje në 75 përqind të popullsisë që përdor internetin.
  • Sipas Alexa.com[17], Facebook-u është rrjeti social më popullor me rreth një milion përdorues në vend. Faqe të tjera popullore janë faqet më të njohura ndërkombëtare si YouTube, Yahoo!, Windows Live, Wikipedia, dhe MSN.
  • Mungesa e sondazheve për konsumatorët dhe e të dhënave të tjera që lidhen me konsumin e informacionit në faqet e lajmeve në internet në Shqipëri e bën shumë të vështirë të përcaktosh përdorimin real të rrjeteve sociale dhe blogjeve.
LITERATURA ⁄ BIBLIOGRAFIA
  1. [1] Ilir Kalemaj, Sfidat e shtypit të shkruar në Epokën e Globalizmit, 26 Maj 2014
  2. [1] Ilir Kalemaj, Sfidat e shtypit të shkruar në Epokën e Globalizmit, 26 Maj 2014
  3. [1] Po aty
  4. [1] Ilir Kalemaj, Sfidat e shtypit të shkruar në Epokën e Globalizmit, 26 Maj 2014
  5. [1] Ervin Goci, Kur mbarojnë mediet klasike dhe ku fillojnë  mediet e reja
  6. [1] Ervin Goci, Kur mbarojnë mediet klasike dhe ku fillojnë  mediet e reja
  7. [1] Po aty
  8. [1] Bajrush Morina, Panoram e mediave dixhitale, Posted by: Bota Press, 29 janar
  9. [1] Bajrush Morina, Panoram e mediave dixhitale, Posted by: Bota Press, 29 janar
  10. [1] Bajrush Morina, Panoram e mediave dixhitale, Posted by: Bota Press, 29 janar
  11. [1]http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf
Medi@link, Ilda Londo
  1. [1]http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf
Medi@link, Ilda Londo
  1. [1]http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf
Medi@link, Ilda Londo
Medi@link, Ilda Londo
  1. [1]http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf
Medi@link, Ilda Londo
[1] Ilir Kalemaj, Sfidat e shtypit të shkruar në Epokën e Globalizmit, 26 Maj 2014
[2] Ilir Kalemaj, Sfidat e shtypit të shkruar në Epokën e Globalizmit, 26 Maj 2014
[3] Po aty
[4] Ilir Kalemaj, Sfidat e shtypit të shkruar në Epokën e Globalizmit, 26 Maj 2014
[5] Ervin Goci, Kur mbarojnë mediet klasike dhe ku  fillojnë  mediet e reja
[6] Ervin Goci, Kur mbarojnë mediet klasike dhe ku  fillojnë  mediet e reja
[7] Po aty
[8] Bajrush Morina, Panoram e mediave dixhitale, Posted by: Bota Press, 29 janar
[9] Bajrush Morina, Panoram e mediave dixhitale, Posted by: Bota Press, 29 janar
[10] Bajrush Morina, Panoram e mediave dixhitale, Posted by: Bota Press, 29 janar
Medi@link, Ilda Londo
Medi@link, Ilda Londo
Medi@link, Ilda Londo
Medi@link, Ilda Londo
Medi@link, Ilda Londo

TO THE TOP 1, 2, 3 (sipas kërkesave të COMMON EUROPEAN FRAMEWORK OF REFERENCES)


TO THE TOP 1, 2, 3 (sipas kërkesave të COMMON EUROPEAN FRAMEWORK OF REFERENCES)

To the top 1: Niveli Fillestar përmban: 8 module dhe 1 seksion përsëritjeje për secilin modul.
Çdo modul ndahet në 4 mësime apo nëndarje dhe 1 tjetër për përsëritje në fund të modulit respektiv.

Modulet duhet të zhvillohen si më poshtë vijon:
Secili modul duhet të shtrihet në harkun e 2 orëve mësimore: 2 x 60’=120’ çdo javë si dhe 1 orë=60’ për përsëritje.
Si rrjedhojë kemi:

8 module x 3 orë mësimore = 24 orë mësimore+2 orë në dispozicion të testimeve=26 orë
26 orë mësimore duhen shtrirë në harkun kohor të 13 javëve, (studenti ka në dispozicion 2 orë mësimore çdo javë).

Të mos harrojmë se studenti duhet testuar me shkrim të paktën 2 herë gjatë zhvillimit të kësaj metode, këshillohet një herë pas modulit 4 dhe në fund, pra me një shtesë prej 2 orësh mësimore. Këshillohet që studenti i këtij niveli të testohet edhe me diktime të shkurtër (brenda orës mësimore, 10 deri në 20 minuta) sipas nevojës dhe mundësive që paraqiten.
Meqenëse ky nivel si çdo nivel tjetër vjen edhe me librin e punës rekomandohet që sipas nëndarjve mësuesi duhet të zhvillojë edhe ushtrimet e larmishme të këtij libri. Libri i punës nuk presupozon orë shtesë. Një pjesë e ushtrimeve duhen zhvilluar në klasë dhe pjesa tjetër si detyra shtëpije të kontrollueshme nga mësuesi shoqëruar me vlerësimin e tij/saj. Diktimi është mëse i domosdoshëm për këtë nivel.

TO THE TOP 2
Niveli mbi-fillestar (elementary) përmban 8 module.      
  
Secili modul përmban 6 nëndarje, nga të cilat 5 janë mësime dhe 1 është Përsëritje në fund të modulit.

Eshtë e domosdoshme që 4 mësimet e para të modulit të shtrihen në një hark kohor prej 2 orësh mësimore, (p.sh 1a +1b në një orë e kështu me rradhë) mësimi i fundit me titull TOP SKILLS të zhvillohet në 1 orë, po kështu edhe përsëritja në 1 orë mësimore. Pra gjithsej 4 orë mësimore.
Si rrjedhojë kemi: 8 module x 4 orë mësimore (1 orë mësimore = 60’) =32 orë mësimore.
Pas çdo 2 module kemi një seksion apo nëndarje tjetër që titullohet CULTURE PAGE, e cila zhvillon aftësitë dhe shprehitë e ligjërimit si dhe hap horizonte e jep informacione të reja. Mendohet që kjo nëndarje të zhvillohet në 1orë mësimore. Kemi 4të tilla. Rezultati vjen me një shtesë prej 4 orësh: 32 +4 =36 orë mësimore.
Duhet që studentët ti nënshtrohen një testimi, i cili ndahet në 3 orë mësimore sipas nevojave të tyre dhe të mësuesit por që domosdoshmërisht 1 prej tyre duhet bërë në fund të të gjitha moduleve.  
Studenti në dispozicion ka 2 orë mësimore çdo javëPra kemi 36 +3 =39 orë mësimore, të cilat duhen zhvilluar afërsisht në 19 javë.
Këshillohen diktimet e shkurtër prej 15-30 minutash brenda orës mësimore.
Eshtë e nevojshme që studentët të dëgjojnë duke përdorur CD-të  shoqëruese ose gjatë procesit mësimor ose si detyrë shtëpije.
Libri i Punës duhet përdorur me efikasitet gjatë zhvillimit të moduleve përkatëse. Ushtrimet e tij nuk duhen zhvilluar me orë më vete por sipas problemeve të trajtuara në Librin e Studentit sipas Moduleve dhe nëndarjeve. Ushtrimet duhen zhvilluar në klasë si dhe në shtëpi, në formën e detyrave të kontrollueshme nga mësuesi
KUJDES: Duhet bërë kujdes që harku kohor i shtrirjes së Nivelit nuk duhet shtyrë në mënyrë artificiale.                   

TO THE TOP 3
Niveli Paramesatar përmban 8 Module. Çdo Modul përbëhet nga 6 nëndarje nga të cilat 4 janë Mësime1 paraqitet me titullin TOP SKILLS dhe nëndarja e fundit është Përsëritja.
4 Mësimet e para në çdo Modul duhen zhvilluar në 2 orë mësimore (1 orë mësimore = 60’), (p.sh. 1a+1b sëbashku e kështu me rradhë). Pavarësisht se Gramatika nuk është nëndarje më vete, mendohet që edhe ajo të zhvillohet me 1 orë shtesë për çdo Modul.
Nëndarja TOP SKILLS është menduar të zhvillohet me 1 orë mësimore për çdo modul.
Përsëritja duhet të shtrihet edhe ajo në 1 orë mësimore për çdo modul. Por nuk duhet të harrojmë që studentët kanë nevojë për tu testuar herë pas here. Kështuqë mendohet tu zhvillojmë 4 teste të përhapura 1 pas  çdo 2 Moduleve. Testi i fundit të jetë përfundimtar. Testimi shtrihet në harkun kohor të 4 orëve mësimore.
Të mos harrojmë CULTURE PAGE e cila zhvillohet pas çdo 2 Modulesh dhe që do të zerë një hark prej 4 orësh mësimore.
Pra paraqitja përfundimtare e zhvillimit të këtij niveli është:
8 module x  5 orë mësimore = 40 orë mësimore. Këtij totali i shtojmë 4 orët e testimit si dhe 4 orët e Faqes Kulturore që përbëjnë 48 orë mësimore.
Edhe në këtë nivel studenti ka në dispozicion 2 orë mësimore çdo javë. Pra 48 orët mësimore duhen zhvilluar në 24 javë.
Në këtë nivel kujdes duhet ti kushtohet PAIRWORK ACTIVITIES, veprimtari që aftësojnë studentin të përballet me sfidat e provimeve të gjuhës angleze; aftësi që kanë të bëjnë me të folurit në mjedise të ndryshme. Veprimtaritë kanë vendin e tyre në procesin mësimor dhe nuk ndahen më vete.
Libri i Punës ofron ushtrime të përzgjedhura mirë, të cilat duhet të zhvillohen të integruar me ushtrimet e Librit të Studentit, sipas nëndarjeve ose nevojave që ka grupi. Një pjesë e ushtrimeve duhen zhvilluar në klasë dhe pjesa tjetër në shtëpi në formën e detyrave të shtëpisë, të kontrollueshme nga mësuesi.
Të katër aftësitë: të lexuarit, të shkruarit, të dëgjuarit dhe të folurit duhet të zënë peshën që u takon.
Studenti duhet të dëgjojë rregullisht CD-në shoqëruese, e cila i jep mundësi të përmirësojë intonacionin dhe shqiptimin e drejtë të fjalëve.                
KUJDES: këshillohet që harku kohor i zhvillimit të Moduleve të këtij niveli të mos zgjatet artificialisht. 

Punoi
Prof. As. Dr  Shpresa Qatipi (Rira)

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...