TO THE TOP 1, 2, 3 (sipas kërkesave të COMMON EUROPEAN FRAMEWORK OF REFERENCES)
To the top 1: Niveli Fillestar përmban: 8 module dhe 1 seksion përsëritjeje për secilin modul.
Çdo modul ndahet në 4 mësime apo nëndarje dhe 1 tjetër për përsëritje në fund të modulit respektiv.
Modulet duhet të zhvillohen si më poshtë vijon:
Secili modul duhet të shtrihet në harkun e 2 orëve mësimore: 2 x 60’=120’ çdo javë si dhe 1 orë=60’ për përsëritje.
Si rrjedhojë kemi:
8 module x 3 orë mësimore = 24 orë mësimore+2 orë në dispozicion të testimeve=26 orë
26 orë mësimore duhen shtrirë në harkun kohor të 13 javëve, (studenti ka në dispozicion 2 orë mësimore çdo javë).
Të mos harrojmë se studenti duhet testuar me shkrim të paktën 2 herë gjatë zhvillimit të kësaj metode, këshillohet një herë pas modulit 4 dhe në fund, pra me një shtesë prej 2 orësh mësimore. Këshillohet që studenti i këtij niveli të testohet edhe me diktime të shkurtër (brenda orës mësimore, 10 deri në 20 minuta) sipas nevojës dhe mundësive që paraqiten.
Meqenëse ky nivel si çdo nivel tjetër vjen edhe me librin e punës rekomandohet që sipas nëndarjve mësuesi duhet të zhvillojë edhe ushtrimet e larmishme të këtij libri. Libri i punës nuk presupozon orë shtesë. Një pjesë e ushtrimeve duhen zhvilluar në klasë dhe pjesa tjetër si detyra shtëpije të kontrollueshme nga mësuesi shoqëruar me vlerësimin e tij/saj. Diktimi është mëse i domosdoshëm për këtë nivel.
TO THE TOP 2
Niveli mbi-fillestar (elementary) përmban 8 module.
Secili modul përmban 6 nëndarje, nga të cilat 5 janë mësime dhe 1 është Përsëritje në fund të modulit.
Eshtë e domosdoshme që 4 mësimet e para të modulit të shtrihen në një hark kohor prej 2 orësh mësimore, (p.sh 1a +1b në një orë e kështu me rradhë) mësimi i fundit me titull TOP SKILLS të zhvillohet në 1 orë, po kështu edhe përsëritja në 1 orë mësimore. Pra gjithsej 4 orë mësimore.
Si rrjedhojë kemi: 8 module x 4 orë mësimore (1 orë mësimore = 60’) =32 orë mësimore.
Pas çdo 2 module kemi një seksion apo nëndarje tjetër që titullohet CULTURE PAGE, e cila zhvillon aftësitë dhe shprehitë e ligjërimit si dhe hap horizonte e jep informacione të reja. Mendohet që kjo nëndarje të zhvillohet në 1orë mësimore. Kemi 4të tilla. Rezultati vjen me një shtesë prej 4 orësh: 32 +4 =36 orë mësimore.
Duhet që studentët ti nënshtrohen një testimi, i cili ndahet në 3 orë mësimore sipas nevojave të tyre dhe të mësuesit por që domosdoshmërisht 1 prej tyre duhet bërë në fund të të gjitha moduleve.
Studenti në dispozicion ka 2 orë mësimore çdo javë. Pra kemi 36 +3 =39 orë mësimore, të cilat duhen zhvilluar afërsisht në 19 javë.
Këshillohen diktimet e shkurtër prej 15-30 minutash brenda orës mësimore.
Eshtë e nevojshme që studentët të dëgjojnë duke përdorur CD-të shoqëruese ose gjatë procesit mësimor ose si detyrë shtëpije.
Libri i Punës duhet përdorur me efikasitet gjatë zhvillimit të moduleve përkatëse. Ushtrimet e tij nuk duhen zhvilluar me orë më vete por sipas problemeve të trajtuara në Librin e Studentit sipas Moduleve dhe nëndarjeve. Ushtrimet duhen zhvilluar në klasë si dhe në shtëpi, në formën e detyrave të kontrollueshme nga mësuesi
KUJDES: Duhet bërë kujdes që harku kohor i shtrirjes së Nivelit nuk duhet shtyrë në mënyrë artificiale.
TO THE TOP 3
Niveli Paramesatar përmban 8 Module. Çdo Modul përbëhet nga 6 nëndarje nga të cilat 4 janë Mësime, 1 paraqitet me titullin TOP SKILLS dhe nëndarja e fundit është Përsëritja.
4 Mësimet e para në çdo Modul duhen zhvilluar në 2 orë mësimore (1 orë mësimore = 60’), (p.sh. 1a+1b sëbashku e kështu me rradhë). Pavarësisht se Gramatika nuk është nëndarje më vete, mendohet që edhe ajo të zhvillohet me 1 orë shtesë për çdo Modul.
Nëndarja TOP SKILLS është menduar të zhvillohet me 1 orë mësimore për çdo modul.
Përsëritja duhet të shtrihet edhe ajo në 1 orë mësimore për çdo modul. Por nuk duhet të harrojmë që studentët kanë nevojë për tu testuar herë pas here. Kështuqë mendohet tu zhvillojmë 4 teste të përhapura 1 pas çdo 2 Moduleve. Testi i fundit të jetë përfundimtar. Testimi shtrihet në harkun kohor të 4 orëve mësimore.
Të mos harrojmë CULTURE PAGE e cila zhvillohet pas çdo 2 Modulesh dhe që do të zerë një hark prej 4 orësh mësimore.
Pra paraqitja përfundimtare e zhvillimit të këtij niveli është:
8 module x 5 orë mësimore = 40 orë mësimore. Këtij totali i shtojmë 4 orët e testimit si dhe 4 orët e Faqes Kulturore që përbëjnë 48 orë mësimore.
Edhe në këtë nivel studenti ka në dispozicion 2 orë mësimore çdo javë. Pra 48 orët mësimore duhen zhvilluar në 24 javë.
Në këtë nivel kujdes duhet ti kushtohet PAIRWORK ACTIVITIES, veprimtari që aftësojnë studentin të përballet me sfidat e provimeve të gjuhës angleze; aftësi që kanë të bëjnë me të folurit në mjedise të ndryshme. Veprimtaritë kanë vendin e tyre në procesin mësimor dhe nuk ndahen më vete.
Libri i Punës ofron ushtrime të përzgjedhura mirë, të cilat duhet të zhvillohen të integruar me ushtrimet e Librit të Studentit, sipas nëndarjeve ose nevojave që ka grupi. Një pjesë e ushtrimeve duhen zhvilluar në klasë dhe pjesa tjetër në shtëpi në formën e detyrave të shtëpisë, të kontrollueshme nga mësuesi.
Të katër aftësitë: të lexuarit, të shkruarit, të dëgjuarit dhe të folurit duhet të zënë peshën që u takon.
Studenti duhet të dëgjojë rregullisht CD-në shoqëruese, e cila i jep mundësi të përmirësojë intonacionin dhe shqiptimin e drejtë të fjalëve.
KUJDES: këshillohet që harku kohor i zhvillimit të Moduleve të këtij niveli të mos zgjatet artificialisht.
Punoi
Prof. As. Dr Shpresa Qatipi (Rira)