Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/04/30

Publikohet video e re: Këta dy deputetë të BDI’së qeshin teksa huliganët sulmonin deputetët

Deputeti i BDI-së Artan Grubi flet i qetë dhe lirshëm në mesin e masës së dhunshme që sulmon deputetët në Kuvend.

Në një video të publikuar nga Almakos ai vërehet duke lëshuar më pas pa kurrfarë pengesash sallën. Por nuk ishte vetëm Grubi që kishte këtë “privilegj” ditën që ndodhi dhuna në Kuvend.

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, dhe Vesel Memedi janë parë mes turmës së huliganëve të buzëqeshur, dhe për habi të gjithëve ata kanë qëndruar pa asnjë problem në mesin e tyre edhe përkundër agresivitetit të tyre, derisa në anën tjetër pak metra më largë janë rrahur barbarisht deputetët tjerë.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...