...
Në lidhje me këtë dramaturgu Jeton Neziraj ka treguar për KultPlus se reagimet e tilla nuk i kupton kur shfaqja ende nuk ka ardhur në jetë dhe ata nuk e dinë se çfarë do të përmbajë kjo shfaqje.
Shfaqja ‘Bordel Balkan’ me regji të regjisorit të njohur serb Andras Urban dhe tekst të dramaturgut kosovar Jeton Neziraj e cila pritet të vijë nesër premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duket se po hasë në probleme.
Organizata e Veteranëve të Luftës, ka reaguar sot në mënyrë të ashpër ndaj kësaj shfaqje. Madje, drejtuesit e kësaj organizate e kanë kërcënuar edhe me jetë dramaturgun Neziraj, me pretendimin se teksti i shfaqjes është denigrues për UÇK-në. Ata kanë kërkuar që publiku ta bojkotojë shfaqjen dhe, për më tepër, kanë kërcënuar se do të bëjnë çmos për ta penguar vënien e saj në skenë.
“Nuk e kam shumë të qartë përse OVL apo ndonjë grup tjetër njerëzish ndihen të fyer, sepse, shfaqja akoma nuk është dhënë para publikut. Pra, duket paradoksale që ky reagim vjen për një shfaqje teatri e cila akoma s’është shfaqur, akoma s’ka ardhur në jetë. Megjithatë, ky reagim i parakohshëm lë të nënkuptohet se ata janë të manipuluar nga dikush që dëshiron që me këtë shfaqje të prodhoj një skandal të përmasave të pariparueshme dhe synon t’a kthej këtë vend në terrinë, ku, ndër të tjera, edhe standardet dhe vlerat estetike teatrore kontrollohen e caktohen nga jo-profesionistët”, ka treguar dramaturgu Neziraj për KultPlus duke vazhduar tutje të tregoj se një grup personash prej 7 a 8 nga kjo shoqatë ishin sot në Teatrin Kombëtar dhe nën kërcënime e fyerje e bënë të qartë që nesër do t’a pengojnë mbajtjen e premierës.
“Ata, ndër të tjera, më kërcënuan edhe me jetë. Por unë dëshiroj ta ftoj publikun nesër në premierë që ta përcjelli shfaqjen dhe t’i bëhet mburojë shfaqjes – dhe kjo do të duhej të ishte betejë e të gjith neve, dhe e atyre që dëshirojnë që, në këtë vend, liria krijuese, liria e shprehjes të jenë mbi kërcënimet dhe mbi shantazhet e thirrjet për vrasje”, u shpreh krejt për fund Neziraj.
Deri më tani premiera e shfaqjes “Bordel Balkan” do të jepet siç është paralajmëruar më herët dhe nëse ka ndonjë ndryshim krejt kjo do të vijë si rezultat i vendimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës pasi që ky projekt është i këtij institucioni.
***
Për hirë të vërtetës Agjencioni Floripress,boton tekstin integral të shfaqjës së dramaturgut shqiptar Jeton Neziraj, e cila reprizohët sonte nga Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) i financuar nga MKRSK.
Ndërsa regjisori i dramës siç thamë më lartë është një serb me emrin Andrash Urban.
Facebook © 2017
Sokol H Plakolli
N J O F T I M PER MEDIA DHE QYTETARË :
Më date 02.05.2017 pas mesdites do të filloi greva e urisë
"ARTISTI I NË PETKUN E LUFTËTARIT TË LIRISË "
Greva do të realizohet në sheshin " Skënderbeu" para Teatrit Kombëtar të Kosovës.
E drejta e grevës është e drejtë qytetare e cila mbrohet me konventa ndërkombëtare.
Andaj kërkoi nga mediat dhe qyetaret te percjellin greven.
Shërbimi policor i Kosovës dhe Komuna jane njoftuar me kohe dhe sipas nevojës do ta monitorojne, mbrojë grevën dhe grevistin, në këtë rast mua Sokol Plakolli që jam organizatori dhe realizuesi i grevës :
"ARTISTI I NË PETKUN E LUFTËTARIT TË LIRISË "
Greva ka karakter paqësor, në mbështetje të grevistit nuk do të ketë asnjë element ndihmës, grevisti do të qëndroi në qiell të hapur, gaditu ne shenje nderimi para rrobave te ushtarit te lirise, dhe nuk do ta lëshoi hapësirën e grevës përpos për nevoja personale dhe për pjesëmarrje në ndonjë debat të hapur televiziv.
Grevës me lejen e organizatorit të grevës mundë ti bashkëngjiten edhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit artistik dhe qytetarë. Por ata fillimisht do të lajmërohen në polici për t'u regjistruar si anëtarë të grevës.
Pra greva ka karakter paqësorë, nuk është protestë por grevë.
Kërkesat e grevës janë:
1. Hapja e dyerve te teatrit për artist.
2. Organizimi i debateve publike për të nxjerrë në pah të vërtetën e hidhur që po mbretëron brenda teatrit.
3. Vetëdijësimi i Ministrit të Kulturës dhe institucioneve gjegjëse për faktin se Teatri Kombëtar po udhëhiqet me direktiva nga Beogradi dhe nga individ jo adekuat.
Grevisiti:
Sokol Plakolli ( regjisor i teatrit)
044149058
Fotografia e Sokol H Plakolli