I dashur Prof.FLORI,
Ju përshëndes dhe uroj nga zemra një fundjavë të shëndetshme e të gëzuar aktive. Se edhe me krijimtari, të tillë e quaj unë, kënaqësinë e një shkrimtari. Por kjo, mund të bjeri ndesh me dëshirat e pjestareve të tjerë në familje. O Zot! Kur më në fund do të çlirohemi nga vargoj të tillë që: EDHE PA 'TO, jeta ndryshon kuptimin? Dhe përgjigja dihet. Asnjëherë! Ndryshe miku im Prof.FLORI, si mund t'I shkuanit 41 vepra letrare dhe shkencore botuar në Prishtinë dhe Tiranë?
Lexova me shumë kënaqësi shënimet e Mr.Sei.Prof.Selim Krasniqi për Ju, dhe PALLATI I AKERONIT si një lum I hadit, m'u shfaq se nxiu TABLETIN tim. Ky I fundit, sinjalin se po mbaronte bateria ( te 15% ) kishte kohë që më ishte shfaqur. Por në çastin që më duhej të shkruaja për URAN DUKAGJININ, këtë personazh që ndiqet hap pas hapi nga UDB-Ja, këta kukudhë të neveritshëm, ekrani u nxi. Atëhere kuptova se bateria kishte shkuar te 5%-shi dhe ekrani u errësua. Natyrisht që vendosa prizë dhe gjithçka u ndriçuar. Por kjo s'do të thotë aspak se UDB-ja I nxori në sipërfaqe veprimet e saj. Lugetërit dhe shpirtërat e këqij do t'a mbushin sërisht AKERONIN. Dhe sërisht, do të përfundojnë në FERR!
Miku im FLORI!
Nuk e di si e freskoni lëndën në portalin Tuaj. Poqe se përtëritjen e keni çdo fund jave, unë do të kujdesem të dërgoj tregimin e rradhës. Duhet të dini se: gjithmonë trajtoj tema që shqetësojnë kohën dhe shoqërinë tonë.
Misioni Juaj për SHQIPTARIZMIN, besoj që e kërkon këtë. Dhe jo thjesht: Art-për-Art.
Nuk po zgjatem! Dëshiroj çdo të mirë për Ju, familjen Tuaj dhe bashkëpunëtorët e portalit. Korektesa Juaj më ka befasuar dhe mendoj se qëndroni në Aristokracinë e Shtypit Elektronik!
Urimet e mia për këtë mirëpritje në MANASTIRIN KRIJUES, ( Po e shtrydh figurën e MURGUT të të madhit KADARE ).
Miqësisht
SOTIR ATHANASI,
Athinë,
29, Prill, 2017?