Propozimi i ri i LDK’së i cili parasheh që marrëveshjes për demarkacionin t’i shtohet edhe një aneks që e obligon Qeverinë e Kosovës që pas dy viteve ta rishqyrtojë një pjesë te vijës kufitare me Malin e Zi, nuk ka arritur t’i bind dy partitë opozitare, AAK’në dhe VV’në, të cilat kanë thënë se do e kundërshtojnë çfarëdo varianti të demarkacionit.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se idetë e fundit që po trumbetohen për demarkacion “nuk janë asgjë më shumë se gërhamat e fundit të kryeministrit në krye të qeverisë dhe prandaj tenton të “blejë” kohë për të vazhduar qëndrimin në pushtet”.
“Ne e kemi kundërshtuar sepse e dimë të vërtetën të cilën na e kanë dëshmuar qytetarët e asaj ane ndër gjenerata dhe nuk na lejohet që ne të veprojmë ndryshe nga çka thotë historia e asaj toke dhe e vërteta e atij kufiri. Pra çështja e demarkacionit në versionin çfarë është sot, nuk është ndeshje dëshirash në mes të popullit, opozitës me qeverinë, por është ndeshje parimesh” , është shprehur Lekaj .
Ndërsa nga ana tjetër, partia me e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, i ka thënë gazetës se qëndrimi i VV’së në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi as nuk ka ndryshuar e as nuk do të ndryshojë, “sepse zgjidhja dihet dhe është e qartë: demarkacioni duhet shqyrtuar i tëri”.
“Është e qartë se partitë në pushtet duan ta neglizhojnë sa më shumë këtë çështje, por nga ana tjetër, ka një vendosmëri që versioni aktual i demarkacionit të mos kalojë asesi. Si përfundim, ne besojmë se demarkacioni nuk duhet të sillet fare në Kuvend, e nëse veç sillet, ne do ta kundërshtojmë”, i kanë thënë Gazetës Metro zyrtarë nga VV’ja.
Ndërkohë, ditë më parë disa nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që e kundërshtonin Demarkacionin i kanë propozuar liderit të tyre të tyre, Isa Mustafës, një zgjidhje që do t’i bindte ata ta votonin këtë marrëveshje ndërkombëtare.