2017-05-02

Ivanka Trump publikoi librin e saj të dytë

...

Libri i dytë i Ivanka Trump, me titull “Gratë të cilat punojnë: Rishkrimi i rregullave për sukses” (Women Who Work: Rewwriting the Rules for Success), sot ka dal nga shtypi.

Në librin e dytë të vajzës së presidentit amerikan Donald Trump ju ofron këshilla grave si të përparojnë nëpër vendet e tyre të punës, si të balancojnë jetën familjare dhe profesionale dhe se si të arrijnë plotësimin personal.

Të ardhurat nga shitja e këtij libri për vetëndihmë do t’i jep për qëllime humanitare. Ajo refuzoi ta promovoj librin në mënyrë që të evitoj spekulimet për keqpërdorim të pozitës së saj të këshilltares në Shtëpi të Bardhë.

Libri i saj paraprak “Harta e Trump’it”, e publikuar në vitin 2009, ofronte këshilla të llojllojshme për karrierë më të mirë, tregime për ndërmarrjet e babait të saj dhe anekdotat nga takimet me persona të njohur.

Mirëpo, në librin e dytë Ivanka ofron këshilla më praktike dhe më serioze, thonë kritikët e librit.

Emmanuel Macron premton rregullin etik nëse zgjidhet president i Francës


...
  •  

Kandidati i qendrës në zgjedhjet për president të Francës Emmanuel Macron sot ka premtuar aprovimin e kodit etik i cili do të pengoj ekzekutuesit e funksioneve publike të krijojnë konflikt interesi, nepotizëm dhe probleme tjera të cilat i brengosin votuesit.

Macron, ish ministër në qeverinë socialiste i cili para një viti e themeloi lëvizjen e tij, gjithashtu premtoi se do të mund të sigurojë shumicën parlamentare e cila do të aprovonte këtë rregull etik, por edhe të tjerë të nevojshëm për Francën për të dal nga vështirësitë ekonomike, përcjell gazetametro.net

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 7 maj 2017 , ndërsa zgjedhjet parlamentare janë paraparë të mbahen në qershor.

Sipas anketave të fundit, Macron në raundin e dytë mund të fitojë 59%të votave, ndërsa kandidatja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen 41 %.

Le Pen akuzohet për vjedhje të fjalimit


...
  •  

Kandidatja franceze për Presidente, Marine Le Pen, po akuzohet nga opinioni publik për plagjiaturë të një fjalimi të kandidatit për President që tashmë ëshhtë eliminuar, Francois Fillon.

Shumë pjesë të fjalimit të saj që e mbajti në Villepinte të Parisit, ishin të kopjuara fjalë për fjalë nga fjalimi i Fillon, të cilin ky i fundit e kishte mbajtur më 15 prill, përcjell BBC.

Mediat franceze kanë publikuar një video në të cilën mund të shihet qartë se si Le Pen ka zgjedhur ta ‘huazojë’ fjalimin e ish-kandidatit për President.

https://www.youtube.com/watch?v=MUhI5p9T81k

Aeroportit të Prishtinës i mungon mbishkrimi në gjuhën shqipe


...
  •  

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shfaqur shqetësimin e tij lidhur me Aerpoportin e Prishtinës, përkatësisht për faktin se këtij aeroporti i mundon mbishkrimi në gjuhën shqipe.

Pacolli përmes rrjetit social Facebook ka thënë se ky aeroport duhet si të mos ishte fare i Kosovës, përcjell gazetametro.net



“Nëse ju ka rënë në sy, sigurisht do të ndani me mua hidhërimin tuaj. Aeroporti i Prishtinës sot mban mbishkrimin “Pristina International Airport”, pra Prishtina shkruhet me “S” e jo me “Sh”. Poashtu, mungon mbishkrimi në shqip”, ka shkruar Pacolli.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës”. A thua ata të PPP-së që e kanë nën kujdes dhe monitorojnë këtë aeroport janë interesuar ndonjëherë për këtë mungesë serioze, apo?”, ka përfunduar reagimin e tij i pari i AKR’së.

Kinematografia e filmave shqiptar e prodhuar nga Kosovafilmi

Kosovafilmi është organizatë për prodhimin, distribuimin dhe shfaqjen e filmave. 

Është themeluar me 20 Shkurt 1969 me vendimin e Kuvendit të Kosovës. 

Drejtori i parë ishte Abdurrahman Shala. Në vazhdim Kosovafilmin e ka udhëhequr Azem Shkreli, në periudhën e të cilit janë realizuar filmat më të suksesshëm dhe me të mirë, pastaj Xhevat Qorraj, Ekrem Kryeziu. 

 Kosovafilmi ka zhvilluar aktivitetin e vet në sektorin e prodhimit, me filma të shkurtër, dokumentarë dhe më vonë filma të metrazhit të gjatë.

 Në vitin 1969, Kosovafilmi bën kooproduksionin e parë me Filmske Novosti, Beograd, Avala Film, etj. 

Në vitin 1971, është themeluar sektori i distribuimit të filmit: shitblerja e filmave dhe shfaqja e tyre me të drejta ekskluzive në tërë hapësirën e ish-Jugosllavisë. 

Ka blerë dhe distribuar 200 filma artistik të prodhimit të huaj, kryesisht perëndimor.

Kjo është lista e kino filmave të prodhuar nga Kosovafilmi.


Kosovafilmi ka prodhuar një numër të madh filmash dokumentarë nga të cilët ndër të dalluarit janë: "Brigadat kosovare", "117", "Bukë e kryp e Zemër", "Tepricat", "Pik e Gur", "Ngjyrat e dheut", "Dita e Mërgimtarëve", "Kur pranvera xhirohet" etj.


Kosovafilmi me prodhimet e veta ka arritur këto çmime-Shpërblime :
- Regjisor Besim Sahatçiu Çmimet: - “Arena e Artë” për skenar “Pula 1979” - “Arena e Art” për rolin kresor “Pula 1979” - “Shperblimi tradicional i kritikeve te filmit” Sarajeve 1979”
- Regjisor Isa Qosja
  • Proka” prodhim i vitit 1987
- Regjisor Isë Qosja Çmimet: “Shperblimi Shpresat e Reja” Kanë 988
- Regjisor Ekrem Kryeziu Çmimet: “Arena e Bronzit” për regji “Pula 1980”

Filmat dokumentarë


Regjisor Besim Sahatçiu
Çmimet: Pllaketa e Artë në Festivali e Filmit Dokumentar dhe të Metrazhit të Shkurtër – Beograd 1978
  • Tepricat” prodhim i vitit 1981
Regjisor Ekrem Kryeziu Çmimet: Diplomë për regji në Festivalin e Filmit Dokumentar dhe të Metrazhit të Shkurtër Beograd 1981

2003 “ Zakonet e shqiptarëve në Mal të Zi”, dokumentar Emin Halili. 2003 “Kosovafilmi dikur”, Isa Qosja, dokumentar

Ku është kështjella e Lekës dhe çfarë perle paraqet Suka e Cermjanit?

Image result for gani mehmetaj

 Nga Gani MEHMETAJ



Suka e Cërmjanit është pika më atraktive jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit- Rrënojat e kështjellës janë dëshmi e një qytetërimi antik e mesjetar.

Kështjella e Lekës është atraksioni tjetër i paparë. Fortifikata malore e ndërtuar në një qafë malore, ku duhet të ecësh së paku një orë këmbë pas katundit të fundit, kontrollon hapësirën nga kufiri imagjinar shqiptaro-shqiptar deri thellë në Rrafshin e Dukagjinit. Sipas arkeologut Haxhi Mehmetaj, me të cilin ishim disa javë në hulumtime, kështjella e Lekës i takon periudhës së antikës së vonë, që dëshmohet me teknikën e murimit me gëlqere e botë të bluar, thotë ai. Askush nuk e di nga cili Lekë e mori emrin kështjella: nga Leka (Aleksandri i Madh), nga ndonjë princ ilir me këtë emër, apo nga Lekë Dukagjini? Arkeologu i Institutit Arkeologjik, H. Mehmetaj e përjashton mundësinë që kështjella ta ketë marr emrin nga princi shqiptar, sepse muret e kësaj kështjelle malore janë së paku 1200 vjet para se të jetonte Lekë Dukagjini. Ndërkaq, emri Lekë, shkurtim i emrit Aleksandër ishte aq i shpeshtë ndër ilirë e arbëror, është i shpeshtë edhe ndër shqiptarë të sotëm, sepse Aleksandrin (Lekën) e Madh, e konsideronin të gjakut të tyre.
Kështjella e Lekës, e ndërtuar në një kodër në pllajën e malit me të njëjtin emër, sipas arkeologut Haxhi Mehmetaj, i takon antikës së vonë. Ka tri fortifikata që e vrojtojnë hapësirën për të ndjekur lëvizjet e armikut dhe për të ruajtur popullatën vendëse nga sulmet. Muret e kështjellës kanë trashësi 2 metra e 60 centimetra, deri në tri metra.
Por biografinë e princit të fortifikatës malore (Lekën) e mbuluan shekujt. Tek-tuk ndonjëri i thotë edhe Kështjella e Kaurit, sepse Leka, princi antik i kështjellës, sipas turqve domosdo kaur duhej të ishte.
Nga Kështjella e Lekës, njëra ndër kështjellat më të mëdha malore, në skajin perëndimor të Rrafshit të Dukagjinit, sipëri katundit Popoc kapet me lehtësi Suka e Cërmjanit, ku është kështjella më e madhe që shtrihet në thellësi të Luginës.
Një kështjellë tjetër e pa hulumtuar, për të cilën nuk dihet asgjë, është Kështjellën e Mbretit, katër orë rrugë të pashkelur malore, tepër të vështira për një njeri të pastërvitur (askush nuk e di e cilit mbret ishte), sipëri katundit Molliq. Kështjella e Mbretit është më e larta në këtë krahinë (970 metra lartësi mbidetare), e mbuluar me shkurre e lisa qindravjeçarë që të zhduket parasysh si në xhunglat e Amazonit. Edhe njohësit më të mirë të terrenit malor nuk mund ta gjejnë e ta identifikojnë, ndërsa pa ndihmën e vendësve është e pamundur.
Të gjitha kështjellat nga Hasi deri në Koshare, kur vrojton nga kullat e fortifikatës, komunikojnë me lehtësi edhe sot me Sukën e Cermjanit, pika më atraktive jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, mbase në tërë Gadishullin Ilirik. Nga Suka e Cermjanit e kanë kontrolluar hapësirën e rrjedhës së Drinit, por edhe të disa lumenjve të tjerë që derdhën në këtë pellg, ushtarët roje kanë paralajmëruar lëvizjet e armikut dhe janë mobilizuar për mbrojtje.
Arkeologu, Mehmetaj, udhëheqës i ekipit, thotë se pjesa më e madhe e këtyre kështjellave janë të antikës së vonë, të kohës së sundimit romak, disa prej të cilave kanë vazhdimësi edhe në mesjetë, por nuk e përjashton mundësinë që të kenë kryer funksione edhe në parahistori. Muret e tyre janë impozante. Nga kullat e kështjellave mund të ndjekësh edhe sot lëvizjet e njerëzve e të makinave dhjetëra kilometra thellë në horizont pa ndihmën e dylbive.
Nga Suka e Cermjanit vrojtohet në ditë të kthjellëta i tërë Rrafshi i Dukagjinit deri në Prishtinë. Me Kështjellën antike, me shtresimet e disa shekujve, me pamjet përrallore që të ofron visorja mahnitëse, me ujëmbledhësin e Radoniqit, (në ditë vere gjakovarët freskohen), në antikë e në mesjetë e ka kontrolluar një hapësirë të madhe. Rrënojat e kështjellës së Cërmjanit janë dëshmi e një qytetërimi antik e mesjetar. Nga ai qytetërim i braktisur, sot të vret syrin rezervuare të zbrazëta nafte, hekurishte të antenave gjigante, të braktisura, themele betoni të nxjerra nga dheu e të shpërndara gjithandej. Është një shëmti rrëqethëse
Suka e Cërmjanit, një thesar kombëtar, do të duhej të bëhej pika më atraktive. Me investime të konsiderueshme zbulohet perla që do të joshte vizitorë nga e gjithë bota. Aty ku duhej të ishte kështjella e konservuar, me guiden turistike që do të shënjonte kohën kur është ndërtuar, për se ka shërbyer dhe kush e ka sunduar, ta çrregullon imagjinatën xhamia e tyrbja e ngjyrosur, të ndërtuara pas luftës, në mënyrë klandestine, pa leje ndërtimi dhe pa pëlqimin e askujt. Madje, në këtë xhami e tyrbe nuk vjen askush të falet, sepse katundi cermjan e ka xhaminë e vet.
Kështjella e Sukës së Cërmjanit nuk mund të jetë vetëm e Gjakovës, as vetëm e Dardanisë, është pasuri kombëtare shqiptare dhe pasuri e njerëzimit.
Suka e Cermjanit, ashtu si e ka fal natyra dhe ashtu si e ndërtuan ilirët e arbërorët, është bukuri e rrallë, atraksion turistike, me shtresimet arkeologjike, është orë historie që do t’u shërbente brezave kur ua shpjegon Ilirinë e Dardaninë antike, krahinë të Ilirisë. Ashtu si është nuk shfrytëzohet për asgjë dhe nuk i shërben askujt, pos një familje të ardhur nga katundet e Rahovecit pa pëlqimin e katundarëve, me një kope delesh e me një tufë gjedhesh që të duket si ngulim nomadësh aziatik. Të mbërthen vaji kur e sheh katandisen e një thesari kombëtar.
Nga maja e majës së Sukës dikur forcat serbe gjuanin me artileri pikat ushtarake të Parteshit e Kosharës, për të goditur forcat çlirimtare. Në fushat e arat e Cërmjanit ka gjurmë të vendbanimeve ilire në një hapësirë të gjerë, madje është një ngulim i tërë qyteze. Legjenda për macen që ecte nëpër mure nga skaji i qytetit, në skajin tjetër flitet edhe këtu, sikurse në shumicën e katundeve që i vizituam gjatë prillit.
Katundi Cërmjan, sipas gjetjeve arkeologjike, kishte vendbanime parahistorike, por edhe të antikës në disa vende.

GRETA GARBO OSE SIPAS FELINIT THEMELUESJA E URDHËRIT RELIGJIOZ QË QUHET KINEMA


INTERVISTA – GRAY HORAN: JUA ZBULOJ HALLËN TIME GRETA GARBO 



Përktheu: ELIDA BUÇPAPAJ


Hyjnoren Greta Garbo e kemi imagjinuar të ftohtë dhe misterioze, por stërmbesa e saj na zbulon një Greta Garbo të panjohur deri tani.


Filmi i fundit i Greta Garbos u shfaq më 1941, që titullohej Two-Faced Woman – Gruaja me dy fytyra. Ishte aq i pasuksesshëm sa shënoi edhe fundin e karierës së saj. Ideja që ajo të shfaqej me një « look të ri», si e donte regjisori George Cukor, duke e bërë që të trukohej në mënyrë krejt të ndryshme nga përpara. Për publikun e saj, Greta Garbo nuk do të duhej të ndryshonte: Nuk ishte kjo që duhej t’i kërkohej një ikone të kinematografisë, duke e bërë aktoren e bukur suedeze të zhdukej një herë e përgjimonë nga ekrani. Prej këtij momenti filloi periudha e Mungesës së Madhe. Dhe si ndodh rëndom me legjenda të tilla, realiteti i saj u kthye në një jetë tejet të rezervuar që shkonte deri në obsesion. Për ta njohur Garbon në jetën e saj të përditëshme, çka nuk arritëm kurrë ta mësonim kur qe gjallë, na tregon një ekspozitë në Triennale të Milanos, që mban emrin Greta Garbo, Misteri i Stilit, me veshjet dhe garderobën e saj. Veç këtyre ekspozohen edhe disa kostume të rralla me të cilët ajo ka interpretuar në filma të ndryshëm. Në këtë ekspozitë shfaqen për të parën herë veshjet e saj private, të cilat janë dëshmitare të mënyrës bashkëkohëse dhe moderne të personazhit të shquar, që e bëni atë të qendronte në avantguardë, ashtu si tregon edhe stërmbesa e saj, Gray Horan në intervistëm e mëposhtëme, dhënë ekskluzivisht për Revistën italiane Io donna.

Kur arrite ta kuptosh si stërmbesë se hallë Kata, si e thërrisnin në familje, ishte në realitet Greta Garbo?

«Nuk dija asgjë për të shkuarën e saj deri sa mbusha dhjetë vjeç, kur m’u desh të shtrohesha një javë në spital për një operacion dhe më duhej që t’i mbaja sytë të fashuar. Garbo më kishte sjellë disa disqe, midis të cilëve kolona zanore e filmit Peter Pan dhe një album me këngë të Maurice Chevalier. Përmes këngëve rashë në dashuri me të, dhe kur ai ardhi në New York për një koncert, ajo bëri që të takoheshim me Chevalier në backstage, prapaskenë. Ndërsa fliste me prindërit e mij, ai vazhdoi të përsëriste shpesh emrin Greta Garbo. Me t’u kthyer në shtëpi fillova të konsultohesha me enciklopedinë dhe duke e parë fotografinë e kuptova se kush ishte gruaja për të cilën ata flisnin. Më kujtohet se mbeta thellësisht e impresionuar, por jo e habitur ».

Kur keni filluar të shihnit filmat e saj dhe cili prej tyre iu ka pëlqyer më shumë?

«Kur filmat e saj shfaqeshin në televizor unë ngulesha për të ndjekur deri netëve vonë. Por më të preferuarit e mi janë Margarita Gotie dhe Ninoçka. Tek Gotje ajo është sublime dhe veshjet janë aq romantike, ndërsa tek Ninoçka është shumë e gjallë dhe gazmore. Do të thosha se ky personazh është më afër se askush me Garbon në jetën e saj reale ».

Gjithmonë për të është thënë se ka pasur një karakter tepër të ftohtë. Në fakt ajo ka qenë shumë e dhënë pas familjes së saj, në çfarë rastesh takoheshit me të?

«Kujtoj se halla vinte në shtëpinë tonë jashtë New York-ut disa herë në vit dhe ne shkonin e i bënim vizita në apartamentin e saj ku jetonte. Për Krishtlindje përgatisnim një tip bufeje suedeze me të gjitha gatimet që preferonte ajo duke përdorur për mbulesë tavoline dhe piceta buke, që nëna e Garbos, që ishte stërgjyshja ime i kishte qendisur me duart e saj. Pas vdekjes së gjyshit tim Sven, që ishte vëllai i Garbos, nëna ime, vëllezërit e mi dhe unë mbetëm të vetmit njerëzit e saj. Ajo e admironte tim atë që ishte mjek, dhe ishte e vetmja që e thërriste «njeriu në të bardha». Duke mos pasur fëmijë, ajo e kishte nënën time si bijë, dhe ishte shumë krenare për të, sepse nëna ime ishte nga të paktat femra të asaj kohe që kishte mbaruar fakultetin për jurisprudencë në Universitetin e Yale, ku asaj kohe pranonin shumë pak vajza ».

A e kishe ndonjëherë sensacionin se halla jote Kata ishte një mit?

«Greta Garbo ishte unike dhe këtë e kam pasur gjithnjë të qartë. Ishte e bukur dhe elegante. Kuptohej nga mënyra si sillej dhe si silleshin të tjerët ndaj saj që ishte tepër e rëndësishme. Ajo të frymëzonte respekt dhe vëmendje ».

Greta Garbo gjithnjë të krijonte përshtypjen e misterit. Këtë përshtypje e krijonte edhe në familje ?
«Jeta e saj private ishte e një artisteje. Qëndrimi i saj ndaj jetës vinte nga shpirti i saj i ndjeshëm. Nuk pranonte kompromise, ishte autentike, dhe për gjithçka kishte mënyrën e saj unike. Nuk mund të influencohej lehtësisht prej të tjerëve, por ishte edhe gazmore dhe moderene, Praktikoi yoga-n gjatë gjithë jetës dhe kanë mbetur legjendare ecjet e saj të gjata. Ajo preferonte vetëm ushqimet natyrale dhe të shëndetshme, siç bëhet sot në botën e yjeve, por mendoni se ajo këtë gjë e ka bërë e para e të parave. »

E si ishte e organizuar në shtëpi garderoba e Garbos, e cila tani është ekpozuar?

«Kishte transformuar një dhomë gjumi të apartamentit të saj në New York në garderobë, me dollapë rrobash e këpucësh që arrinin deri në tavan, ajo aty mbante veshjet dhe koleksionet e këpucëve. Kujdesej për veshjet duke i mbuluar me letër të hollë speciale për t’i mirëmbajtur sa më mirë. Sot garderoba e saj ruhet në dhoma të posaçme me temperaturë të kontrolluar dhe gijthçka është kataloguar. »

Bizhuterinë e mbante rrallë dhe kjo duket qartë në fotografitë e saj.

«Greta Garbo i vlerësonte gjërat e bukura, përfshi këtu edhe bizhuteritë. Ajo kishte bizhuteri të mrekullueshme të markave të famshme Cartier e Van Cleef & Arpels dhuruar nga admiruesit dhe ata që i vinin rrotull, por ajo blente bizhuteri të çmuara edhe vetë. »

A kishte ndonjë objekt që e mbante si fatsjellës ?

«Mbante gjithnjë një unazë të trashë floriri me një vulë, e cila i ishte dhuruar dhe që kishte formën e një përkrenareje fisnike suedeze. Mbante edhe shumë byzylykë ari në varg të dizajnuar nga Verdura. Janë bylyzykë klasikë që i prodhojnë edhe sot e kësaj dite. Një herë më dha një këshillë për bizhuteritë. Më tha: “Nuk duhet që ato të hyjnë në garë me fytyrën tënde”. Në rastin e saj, nuk kishte asnjë gur i çmuar që të mund të qe në lartësinë e saj. »

GRETA GARBO – HYJNESHA

Greta Garbo, emri i artit i Greta Lovisa Gustafson lindi në Stokholm më 18 shtator 1905 dhe vdiq në New York më 15 prill 1990. Ajo është aktore me origjinë suedeze nga më të famshmet e të gjitha kohëve, duke magjepsur gjenerata të tëra fansash të kinemasë, me bukurinë e saj misterioze. Për bukurinë dhe artin e saj si aktore u mbiquajt Hyjnorja.

Qëndron në Suedi deri në vitin 1926, kohë kur viziton Mekën e Kinemasë, Hollywood-in., ku fillon edhe jeta e aktores Greta Garbo. Prej 1927 deri më 1937 interpeton rreth njëzet filma me role joshëse. Tek Anna Christie (1930), Garbo do të flasë për herë të parë në filmin me zë. Në botën e kinemasë Greta Garbo ishte e rrethuar prej legjendave. Në Hollywood merrej nëpër gojë për historitë e saj të dashurisë, duke filluar prej aktorit John Gilbert e me rardhë. Aktorja suedeze, e dashuruar me aktorin, e braktis atë, posa ky i kërkoi të martohej.

Ajo kërkonte të mbetej gjithnjë autonome dhe e pavarur.

Për ekranin e madh Grate Garbo ka xhiruar shumë filma, duke u shndërruar në një mit të kinemasë, si Ana Karenina, Ninoçka, Margarita Gotie, Mata Hari etj. etj. Ajo ka interpretuar spiunen, mbretëreshën që bënte lojë të dyfishtë, vrasësen, aristokraten, gruan e pabesë, gruan joshëse të parezistueshme, kurtizanen dhe prostitutën. Tek Ninoçka, komedia e vetme që ajo ka interpretuar, hyjnesha e ekranit të madh dëshmon cilësi të mëdhaja interpretimi, ku përherë gjatë roleve të saj mbetet Greta Garbo. Për këtë, filmi u reklamua me sloganin “Garbo laughs”, pra “Greta Garbo qesh”).

Më 1941 largohet nga skena. Më 1950 revista Variety e kandidon si aktoren më të mirë të gjysmëshekullit të parë. Çmimin Oskar te karrierës e mori më 1954. Si aktorja më e mirë është kandiduar edhe katër herë të tjera për Oskar.

Më 1953 ajo bleu një apartament tepër lluksoz me shtatë dhoma në New York City më 450 East 52nd Street, ku jetoi deri në fund të jetës. Nëpër muret e apartamentit vareshin kuadro të Renoir, që ishte njëri nga piktorët e saj më të preferuar.

Vdiq në Medical Center në Manhattan në ditën e Pashkës më 1990. Ajo ishte pjesë e Star system, mit, hyjneshë, duke e mbyllur jetën larg çdo publiciti. Federico Fellini e kishte përcaktuar si themeluesen e një urdhëri religjoz që quhet kinema.

Vdiq në moshën 84 vjeçare, si rezultat i një pneumonie dhe mosfunksionimit të veshkave. Përpara ajo kishte arritur që ta kuronte me sukses kancerin e gjirit. Pas vdekjes trupi i saj u kremua dhe pas një beteje të gjatë ligjore hiri i saj u çua në Varrezet Skogskyrkogården Cemetery në Stokholmin ku kishte lindur. Ajo la për trashëgim krejt pasurinë e patundëshme të vlerësuar prej $20,000,000 USD stërmbesës të saj Gray Reisfield nga New Jersey, pikërisht asaj që ka dhënë intervistën e mësipërme. Ajo i jetoi vitet e pas braktisjes së kinemasë totalisht e izoluar dhe larg projektorëve, por pa e braktisur asnjë çast jetën e saj private. Ndërkohë duke qenë një grua tepër e zgjuar, kishte investuar në pronësitë tregtare përgjatë Rodeo Drive në Beverly Hills. Ajo njihej si kursimtare në ekstremitet dhe ishte tepër e pasur.

Për kontributin e saj që ka dhënë për kinemanë, ajo e ka yllin e saj në Bulevardin e Famës në Hollywood Walk of Fame tek 6901 Hollywood Boulevard./Elida BUÇPAPAJ

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...