2017-05-11

NË 36 VJETORIN E TENTIM-VRASJES TË VEPRIMTARIT RASIM ZENELAJT


Image result for xhafer leci

NGA: XHAFER LECI


     Rasim Zeneli ka qenë dhe mbetet një veprimtar i denjë i "Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare", e themeluar dhe e drejtuar më përkushtim të madh kombëtar, nga baca Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti. Rasim Zeneli ishte një anëtar dhe aktivist aktiv i çështjes kombëtare, i cili vepronte përmes lëvizjes "Besëlidhja".



 Me 1972, Rasimi emigron në Gjermani,  sepse Ai vëzhgohej për veprimet e Tij, nga organet e sigurimit të shtetit jugosllavë.
Rasimi ishte viktima e parë e teroroit serbë në Perëndim, cili plagosë rënd nga UDB-a Jugosllave, në Frankfurt të Gjermanisë, më 14 prill 1981, në moshën 31 vjeç.Rasimi i kishte pes vëllazër, vet ishte më i riu. 

Rasimi me ato mundësi që ka patur, me mjetet materiale ka ndihmuar “Besëlidhjen“. 
Në protestat, demonstrimet antijugosllave, të organizuara nga "Besëlidhja", Rasimi ishte në rrjeshtin e parë, me një pëtgaditje solide politike dhe vendosmëri të pashoqe luftarake. 
      36 vjet më parë, më 14 prill 1981, ndaj tij u organizua një atentat nga sigurimi sekret jugosllav "UDB-a. Për vrasjen e Rasimit ishte përgaditur një 25 vjeçare serbe,  e cila shprazi plumba në shtyllën kurrizore të tij, duke e plagosur rëndë, për ta lënë përjetësisht në karrikën invalidore.

Image result for xhafer leci
      Spekllime të shumëta dhe të qëllimta kamufluese, ka pasur rreth kësaj tentim-vrasjeje. Ka pasur përçapje që rasti të cilësohet si privat dhe prishje pazari në aventura dashurie. Përveç propagandës serbe, me spekullimet të pista, janë marrë edhe disa kuadro të LPK-së enveriste, tashmë, me dyshimin e bazuar si spiunë të UDB-së.

Image result for xhafer leci
      Por, Gjykata Gjermane, këtë krim e ka cilësuar për motive politike. Hezitimi i atentatorës për të mos folur, ka hasur në vendosmërinë e ekipit hetues gjerman. Dhe,vajza serbe ka pranuar se "atentatin e kam bërë me porosi të UDB-së jugosllave". Atentatorja është dënuar me 7 (shtatë) vjet burg.
      Në vijim të kësaj ekspozeje, po japim fjalën origjinale të Rasim Zenelit, të mbajtur në Kongresin e -II-të të Patisë “Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare” qe mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë, më 14 -15. IV. 1979, Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, Kryetar, Vehbi Ibrahimi ishte nënkryetar i Komitetit Qendror.
     Gjithashtu, sjellim për lexuesit edhe shkrimin e revistës prestigjioze gjermane "Der Spiegel", të botuar më 3.5.1982, me të dhënat nga kriminalistika gjermane, përkatësisht, nga dosja në gjykim,  për rastin e Rasim Zenelit:




          
 




DER SPIEGEL 18/1982

03.05.1982
 
SHЁRBIMET SEKRETE

Nё rast tё thirrjes telefonike vrasje

Para njё Gjykate Porotё tё Frankfurtit bisedohet, se si shёrbimi sekret jugosllav i eliminon nё Republikёn Federale emigrantёt jo tё pёrshtatshёm.

Kurё mekaniku Rasim Zenelaj, 34, jugosllav i emigruar, me prejardhje shqiptare dhe bashkёpaditёs nё njё proces vrasjeje, dёshiron qё tё arrijё vendin e tij nё sallёn e gjyqit, i nevoitet ndihmё. Paraplegjik nё njё karrigё me rrota duhet tё bartet shkallve lartё.

Nё mesin e katёr tё akuzuarve e pёrcjell njё zonjё e re kёtё paraqitje, dukshёm duke u pёpjekur, qё mos tё tregojё emocione: serbja Zorica Aleksic, 25, e cila para fundvitit e ka shtrirё pёr toke mekanikun me pesё plumba tё njё pistolete „Ceska“. „Unё kam qenё vetёm njё vegёl“ deklaron ajo pёr gjakderdhjen,“ nё parim qёndrojnё nё prapavijё njerzё tёrsisht tё tjerё.“

Kushё ёshtё me tё vёrtet pёrgjegjёs pёr tё shtёnat ndaj Zenelajt, dёshiron ta dokumentojё Prokuroria Shtetrore me njё zinxhir tё deklaratave tё dёshmitarve. Nё procesin e Gjykatёs Porotё, i cili fillon pёrsёri tё premtёn tё kёsaj jave (Seanca e parё kryesore ёshtё dashur tё ndёrpritet pёr shkak tё sёmundjes sё njё gjykatёsi), shpesh do tё jet fjala pёr shёrbimin sekret jugosllav „Sluzba Drzavne Bezbednosti“ (SDB) dhe bashkёpuntorёt e Konzullatёs Gjenerale nё Frankfurt-pёrsёri bie njё rrezё e dritё mbi luftёn nëntokësore ndёrmjet jugollavё tё emigruar si dhe shёrbyesve sekret.
Policia kriminale e konsideron se mbёshtetёsit e vrasjes janё dy jugosllav, tё cilёt kanё ditur t’i shmangen arrestimit zyrtar, qyshё nё ditёn e veprёs, mё 14. maj 1981:*Svjetozar Mirjacic, 42, i quajtur nga bashkёvendasit “Tozo”, i cili nё Zyrёn Shtetrore tё Hessenit ishte i regjistruar si sekretar i parё i Konzullatёs Gjenerale tё Frankfurtit dhe se atje kujdesej pёr çёshtjet doganore;*Rade Surla, 55, njё ish drejetor bankar nga Spliti, i cili nё Frankfurt e udhёhiqte njё firmё tё ndёrtimtarisё „Sideta Bau“ dhe nga kroatёt e emigruar ka qen i respektuar si „partizan i vjetёr.

Vetёm nga arratisja e Surlas (gjurma e fundit: njё llogari e hotelit mbi 363 Franka nё Shtrasburg) hetuesit mendojnё qё tё dijnё, se atyre i ka ikur njё shёrbyes sekret-edhepse nё Jugo-skenёn e Frankfurtit ai qyshё moti ka qenё i pёrfolur. Pёr shembull 1980, kurё kroati i migruar Nikola Milicevic  ёshtё pёrgjakur deri nё vdekje me gjashtё tё shtёna nga vrasёs tё panjohur nё njё vendparkim tё Frankfurtit (SPIEGEL 4/1980).

Nё lokalin-kroat „Hajduk Split“, qarkullonte nga pranvera e 1981 thashethemja se do tё pasonin aksione tё reja.

Zёra anonim nё telefon e kanё paralajmruar Zenelajn, bashkёpronarin e lokalit, i cili vepronte si arkatar i njё rrethit emigrantёsh shqipёtar, qё tё mos mirrte pjesё nё demosntratat pёr shkak tё trazirave nё Kosovё. Zenelaj i nevrikosur: „Nёse ju dёshironi tё mё vrisni, atёherё beheni kёtё, por mos mё thirrni tёrё kohёn kёtu nё telefon dhe mos mё nevrikosni.“

Thirrjet telefonike, kёshtu mendon  policija tё dijё tani, kanё ardhur nga zyrja e ndёrtimtarisё sё Rade Surlas. Atje nuk kishte mbetur e fshehur, se shefi shpeshёherё kishte vizita nga vendlindja, njё herё njё gjenaral nga Bosnja, herёn tjetёr njё kurir nga Kosova; secilёn herё janё kёshilluar prapa dyerve tё mbyllura.

Nganjёherё i ёshtё huazuar njё „Volvo“ i Sideta Bau pёr „detyra tё veçanta“ Konzullatёs Gjenerale tё Jugosllavisё. Nganjёherё ndёrmarrsi i ndёrtimtarisё ёshtё vozitur te njё shtёpi ogurzezё „shtёpi e gjelbёrt“ nё afёrsi tё Rottschildallee, metrat e fundit deri te banesa konspirative, shkonte ai nё kёmbё. Sepse: „Sa mё pak qё dinё“, i shpjegonte ai shoferit tё tij,“aq mё mirё pёr ty.”

Nё konzullatё ёshtё pёshpёritur, se pas luftёs Surla kishte luajtur njё rol tё rёndsishёm nё shёrbimin sekret jugosllav. Ish raporte tё besueshme policore, se Surla nё vitin 1950 ёshtё grindur me  shefin shtetror Tito, ai si idhёtar i Stalinit kishte qenё nё ishullin e tё denuarve “Goli Otok” ( ishullin tullac) dhe e ka humbur gradёn e oficierit.

Tё tjerёt dinin tё tregonin, se si Surla pas një punё 30 vjeçare atje e kishte marrur njё shqelm, “sepse ai nuk kishte dashur tё nёnshkruaj, se dikush kishte pёrvetsuar tё holla”. Si drejtor i Investbankёs nё Split Surla nё bazё tё hulumtimeve tё policisё kriminale ishte shkarkuar nё vitin 1971, sepse nёn patronazhin e tij  kishin rrjedhur “para nё tё zeza te ministrat”. Se a ёshtё pёrfshirё Surla si migrant pёrsёri me shёrbimin sekret, pёr tё vepruar nё rehabilitimin e tij nё vendlindje, ёshtё vetёm njё spekulim i hetuesve. Ёshtё evidente, se Surla rregullisht ёshtё takuar me konfidentin “Tozo” herё nё konzullatё, herё nё “shtёpinё e gjelbёrt”.

Ёshtё duhur tё ket qenё fjala pёr agjent-tё fshehtё, pёr ryshfete dhe pasaporta tё falsifikuara, pёr pёrgjime telefonike dhe atentate. Nё rastin Zenelaj luante edhe njёfar Iso Dautofski njё rol, i cili nё vitin 1980 ishte angazhuar nga Surla nё firmёn e ndёrtimtarisё-nga pikpmja e policisёkriminale, si njёri nga disa agjent tё SDB nё gjurmё tё Zenelajt.

Dautovski duhet tё ket hulumtuar, se funksionari-shqipёtar  Zenelaj nuk kishte vetёm kontakt tё pёrhershёm me Kosovёn, por kishte “edhe njё dobёsi pё femrat”. Njё punёtore nga Weiterstadti, serbja Zorica Aleksic, erdhi qartazi deri te debitimi i sajё kriminel. Dautovski e njftoi atё me Zenelajnё dhe ia dorёzoi asajё, kёshtu nё bazё tё hetimeve, mё nё fund armёn e vrasjes sё bashku me municion.

Kur Zorica Aleksic nё fillim tё kryerjes sё mardhёnies seksuale mё nё fund goditi, Zenelaj e pёsoi njё plumb tё ndaluar cerebral. Kryesja e veprёs, e cila ditёn e veprёs ishte arrestuar nё aeroportin e Frankfurtit, i ka zbuluar mё vonё detajet e komplotit. Kur ndёgjoi Surla, se Dautovski nuk ia arriti, qё tё arratiset, e la qё tё sjellet vetura e tij. Qё nga kjo ditё mungojn nё Sideta Bau 300 000 Marka.
Nё ndёrkohё Surla ёshtё parё nё hotelin e Beogradit “Slavija”. Ai kёrkohet me fletёarrest ndёrkombёtar. Por Interpol Beograd nuk pёrgjigjet. 

Dy linke-shkrime  orgjinale të këtij shkrimi në gjuhën gjermane edhe në PDF




Kosovës po i ikin mjekët


Institucionet e shëndetit publik në Kosovë po përballen me fenomenin e ikjes së mjekëve specialistë nga vendi.
Kuadri specialistik mjekësor po tregon interesim për punësim në vende të ndryshme të botës, ku pagesat janë shumë më të mira. Edhe infermierët, në shumë raste, kanë ndjekur rrugën e mjekëve specialistë.
Ndryshe, nevoja për mjekë e infermierë në Kosovë, konsiderohet e madhe. Vetëm në Qendrën Klinike Universitare, janë më shumë se 30 mijë vizitorë gjatë ditës.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me Gertruda Dylën, mjeke specialiste e kardiologjisë, e cila ka vendosur që karrierën e saj prej kardiologe ta zhvillojë në Gjermani. Ajo, që nga viti 2011 punon në një spital privat për kardiologji.
“Në Gjermani kam filluar punën duke iu falënderuar referencave ose rekomandimeve të profesorëve gjermanë, me të cilët kam pasur bashkëpunim. Një ndër ta është Prof. Dr. Eberhard Von Hodenberg, shef i Klinikës Kardiologjike, ose origjinal ‘Herzzentrum Lahr Schwarzwald’ në Gjermani. Ai ligjëron edhe në SHBA”.
“Në Kosovë kam punuar në spitalin e Gjakovës. Nga viti 2001 deri në vitin 2011 kam ligjëruar si asistente në Fakultetin e Mjekësisë në Institutin e patologjisë. Kam shërbyer edhe në Afganistan si mjeke”, ka treguar Dyla.
Arsyet pse ka ikur nga Kosova, sipas zonjës Dyla, kanë qenë të shumta. Por, para së gjithash ajo mendon se largimi nga vendi, vjen si zgjidhje në momentin kur vendlindja, shteti yt, nuk të ofron vendin e merituar. Në këso raste, duhet gjetur alternativa tjera, thotë ajo.
“Të vendosësh që ta lësh vendlindjen, nuk është e aspak e lehtë. Mirëpo, nëse vendlindja nuk të ofron një jetë të qetë, të dinjitetshme, me shpresë dhe perspektivë për veten tënde dhe familjen tënde, atëherë mendoj se secilit prej nesh, kur na jepet mundësia, pavarësisht sfidave e vështirësive që na presin në vendin e huaj, vendos ta lëshojë Kosovën”, thotë Dyla.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se fenomeni i ikjes së stafit profesional nuk po e godet vetëm Kosovën. Sipas tyre me situatën e ikjes së stafit nga vendi përballen edhe shtetet më të zhvilluara, përfshirë edhe Gjermaninë.
Por, ashtu nuk mendon edhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla. Ai thotë se në anketën e fundit që është bërë, prej 1 mijë studentëve të anketuar, 73 për qind e tyre kanë deklaruar se do të ikin jashtë vendit.
“Në Kosovë kemi nevojë për 5 mijë punëtorë shëndetësorë më shumë se sa që aktualisht i kemi. Në anën tjetër, vetë Qeveria e përkrah ikjen e tyre jashtë vendit. Ne i shkollojmë, i përgatisim dhe më pas i dërgojmë të gatshëm në shtetet e Bashkimit Evropian”, kishte thënë Syla kohë më parë për Radion Evropa e Lirë.
Sidoqoftë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si qendër referente për tërë Kosovën, janë të punësuar rreth 613 mjekë dhe 1,882 infermierë. Paga e mjekëve specialistë është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri, për punën që kryen, paguhet rreth 300 euro në muaj.

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...