Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/06/30

SOTIR ATHANASI : ZONJA DELFIN DHE VAJZA ME NISHAN NË FAQE

Image result for SOTIR ATHANASI
            ( tregim)

( Ky tregim është shkruar
për t'u paraqitur garën
e rradhës ku jepet çmimi
          simbol:
 ( NJË BUQETË LULE )

                                        E rrahu NËNA DJALIN,
                                        E lidhi te pema,
                                        E lidhi nga krahu,
                                        Që s'frynte era.
                                    (Vargje të stilit poetik-Ajk.)

Atë buzëmbrëmjeje deti ishte mjaft I qetë.
Mbase e kërkonte shpëlodhjen  nga zhurmat e banjëzuesve, ndaj edhe sikur mezi priste të përfundonin dëfrimet disa të rinj që,
tek-tuk, s'ngopeshin ende në zbavitjet e tyre.
Në breg, ca fëmijë kënaqësinë e kishin të ngacmonin kandilët e detit, të cilët për çudi megjithë pastrimin, aty-këtu, syri të kapte sërish të tilla.  
Një fshatar, pranë motorit në trotuar,  
(se ai gji shpëlodhës e kishte edhe këtë favor ),  la dy kaçile të mbuluara me një cohë dhe si u xhvesh, u zhyt në det me ngutin e njeriut që,
jo gjithaq kërkon freskimin, se sa merakun për moshumbjen e ditës pa ia marrë dozën e kripës atij deti, si dhe avujt e jodit aq të dëshëruar nga kushdo.
Një zog I vogël kërceu nga ajo shportë prej xunkthi dhe për shkak të pjerësisë së vëndit, si u rrukullis goxha ngeci në rërë.
Cicërima e tij tërhoqi vëmëndjen e një vogëlushi I cili e kapi.
Por s'arijti t'a përkëdheli se klloçka, me një lëvizje të rrufeshme,
hoqi cohën e shportës dhe fluturimthi,
ndali krahët kërcënueshëm përpara fytyrës së djalit.
Fëmija mbeti i çuditur  se si ajo pulë I rrëmbeu nga dora zogun dhe,
sa hap e mbyll sytë, me vocrakun e saj në sqep,
u fut sërish në kashtën e asaj shporte.
Kjo ngjalli ca diskutime dhe fshatari, që e kishte vëzhguar nga larg skenën,
shpjegoi se klloçka duhet t'a ketë kapur nga bishti të voglin e tij.
Ngjarja, midis gazmores,  kuriozitetit, por edhe zararit, u mbyll këtu

Në breg, binte në sy edhe ai gjysëm harku metalik me tri këmbë, si të qe gërma greke: "Π"-i, me të cilën ecte  një mesogrua.          
Ajo zbriste nga dhoma e saj e shoqëruar nga një i  ri rreth të tridhjetave për të ardhur buzë detit  dhe si e linte aty π-inë futej në ujë.
Kurkush nuk kishte kërshërinë të shihte se si dhe ku notonte.
Se shfaqej vetëm në hyrjen dhe daljen nga uji.
Invaliditeti tek ajo, ndonëse tejet i dukshëm, shpërfillej thuajse nga të gjithë.
Veçse kjo ngjante e tillë javën e parë.
Të dytën, të gjithë e morën vesh se dëshira e saj qe të lahej e mënjanuar,
madje në një cak tejet të largët,
(gjë që e respektonte me fanatizëm çdo ditë) dhe që patjetër,
lihej të nënkuptohej zbatimi i porosive të mjekut.
Në rërë, kishte plot çifte që shëtisin, pjesa më  e madhe me shapka.
Ata lagnin këmbët ose luanin me dallgën si të donin t'i kthenin në shenjë falenderimi, buqëqeshjen këtij deti bujar. Kaq.
Më shumë do të mësonim më vonë.

Gjithçka fliste për një mbrëmje që po zbriste butë, ëmbël e ngazëllenjëse,
po të përjashtojmë tingujt skajshëm,  
tejet të largët që një klarinetist luante në botën e vet,
melodi  të thekura në trishtim.
Mua, tek sodisja këtë peisazh, më dukej mbrapshtësi përhapja e atyre tingujve. Ngjasimi me kolonën  zanore që jemi mësuar të shoqërojë interpretimin e aktorëve në një film dramatik, e përforconte në një shkallë edhe më të epërme pesimizmin. Shtoi kësaj edhe bestytninë time të përtejme mbi shenjat metafizike, që gjasa të pritet me patjetër.
Se ajo gërvimë, angullimë a kudi unë se çfarë tjetër,
(le të flasim, po të doni, nga cilido pozicion,) s'kishe  se si të mos e merrje, si një uverturë, shenjë, a provë se po përgatitej të vinte, një klithmë.
Mbase jo  morti, por thirrje për kushtrim, ato jone dridhëruese të nisura në fillim si rënkime e pastaj të kthyera  në britma e ndihmë; patjetër, që duhet të kërkonin.
Dhe, o Zot!

S'e kisha shpënë ende në fund arsyetimin mbi këtë parandjenjë,
kur nga deti erdhën vërtet thirrjet alarmante për shpëtim.
Qenë shumë zëra njëherësh që kërkonin secili në mënyrën dhe formën e tij, të njëjtën gjë: mobilizimin e asaj bashkësie pushuesish në mbështetje të një njeriu, të  një jetë që rrezikohej të humbiste.  
- O Zot, - tha dikush pranë bregut, ndërkaq, sa hap e mbyll sytë,
një djalë i ri me pantallona të shkurtëra plazhi, u turr me vrapë drejt detit.
- Ç'të ketë ngjarë, o Zot? - pyeti një I moshuar në breg.
- E ç'duhet të ngjasë pas asaj kukuvajke luajtur me atë klarinën ndjellakeqe,
- tha dikush tjetër vërsnikë I të parit.
- Sigurisht që s'pritej gëzim, por mos e ço , o Zot të keqen deri në mort!
Boll pranë zgripit e ndolli fryma e atij klarinetisti.
- Nuk është mirë të bëjmë me faj lajmëtarin, - iu kundërvu butë një I tretë soditës I vjetër I atyre rërërave.
- Lajmëtarin po,  por jo ndjellësin e fatkeqësisë, - ia  priti një grua që, sapo iu bashkua turmës së bërë tanimë.
- Drita e Hënës dhe sinjali i fatkeqësisë,  vijnë gjithmonë tinës,- u dëgjua një zë anonim mes grumbullit që mbanin frymën nga deti.
- Prandaj janë edhe pabesia si gratë,  - e vulosi një rondokop, që njihej nga të gjithë frekuentuesit e kafeneve dhe tavernave të atij plazhi,  si rrëfyes tradhëtish vetëm  nga femrat. Kjo ngjalli ilaritet e shpërthim së qeshurash.
Ndërkaq deti u mbush me njerëz si të ishin ushtarë dhe t'i kishte thirrur në alarm borrizanti.
Apeli për ndihmë kishte dridhëruar të gjithë atë brgdet të vogël.
Dëndësia e njerzve, në mos e bënte tërësisht të errët pamjen, miqt e mi, e turbullonte keqas kjartësinë e saj.
Nga ana tjetër, jo gjithaq lëvizjet,  se sa paniku I njerëzve e zhndërronin  në moskuptuese ngjarjen dhe e vishnin me mister atë. Nuk është e panjohur prirja e pushuesve për t'i dhënë një rëndësi të pamerituar edhe një episodi fare të rëndomtë, vetëm e vetëm që të mburren për praninë në dëshminë e saj.
Por këtu, flitej për diçka të pazakontë.  
Gjithsesi, ne që ishim në rërë dëgjonim të kthyerit e parë të konkludonin:
- Ai trupmadhi,    nuk e ndihmoi edhe pse qe më afër asaj. Ndërsa,  gruaja si të ish delfin u turr dhe  ia hoqi fatkeqin nga krahët . . , e shërbëtorit të HADID-IT.
- Nga thonjtë e vdekjes e ke fjalën?
- E, se duhet të vdesë njeriu, pastaj t'a marri dorëzim Perëndia,- u tall një I pushues nga Kreta.  Por batuta e tij, s'gjeti mbështetës.
- Shpatullat me zemrën nuk janë motra, - ndërroi temë shoku I tij me këtë gojore.
- Pse s'janë të tilla zemra e asaj gruaje ishte më e madhe se shpatullat e atij burri për të cilin bëtë fjalë aty më parë, ju, zotni.
Kjo dytrajtësi e shtrimit të problemit, fliste edhe për dyformësi të paraqitjes së tij dhe i vetmi intelektual në atë turn, shquhej për të tilla.   
Më në fund, u muar vesh se e rrezikuara ishte një e re, madje tepër e re.
Ajo, sëpari  e kishte kërkuar vetë mbytjen
(siç u përfol më vonë) dhe se më pas, kur kishte gëlltitur një gllënjkë,
në të dytën, qe penduar, si për t’i dhënë kohë gruas-delfin t’i jepte ndihmën dhe t’a shpëtonte.  
Dhe kështu kishte ngjarë:
Gruaja-delfin rrufeshëm I kishte shkuar pranë dhe e kishte ngrijtur mbi ujë.
Ajo e shoqëroi deri tek cektësia VAJZËN.
Aty e mori para duarve një I ri.
Brun, me farforita të mëdha dhe pak mustaqe mbi buzë.
Ky, me një vrapim atleti, punë sekondash e vendosi në rërë.
Nga mënyra e veprimeve,
por më shumë nga ëmbëlsia dhe shqetësimi, me të cilën i kryente ato,
linin të kuptohej se: në mos qe i dashuri i saj, tejet i afërt,  
duhet mepatjetër, të kishte qënë.  
Një nga gratë e shumta të grumbulluara në breg,
(siç doli më vonë, qe punonjëse e mjekësisë )
u mor me vajzën dhe s’e pati të vështirë t’ia nxirrte ujin e gëlltitur dhe t’a risillte në jetë.
Vajza, më në fund u ngrijt më këmbë.
Portretin e saj e bënte edhe më të verdhë ndriçimi neon, ashtu siç ia theksonte edhe më tepër nishanin në faqe.
Njerëzia duartrokiste dhe përgëzonte djalin.
Ndërsa ky sqaronte se nuk e kishte shpëtuar ai dhe se:
do të na befasonte të gjithë,  kur tha që:
shpëtimtarja ishte. . . , GRU. . ..JO. ZONJA-DELFIN, të cilën e mbanin dy të rinj prej krahu derisa një i tretë të sillte harkun me tri këmbë, në formën e gërmës greke Π -i, që e kishte ngulur në rërë. Por ai hark, tanimë, vështirë se do t'i shërbente asaj.
ZONJA-DELFIN  pas kësaj,  këmbët thuajse nuk i ndjente ishin sajat. Urdhërimin gjithashtu. Madje, ajo mezi mbante drejtpeshimin.   
Harkun metalik e mori një djalë dhe dy të tjerë  ZONJËN  përpara duarve të kryqëzuara si karike,  për t’a shpënë te ambulanca e urgjencës e cila qëndronte në shërbim njëzetëekatërorë në njëzetë e katër.
Harku metalik, nën dritat neon ngjasonte me një brerore
e mbase edhe menjë . . . HARK TRIUMFI.
Kurse portreti I ZONJËS-DELFIN  shëmbëllente si të qe  HYJNIA E DETIT.

Çuditërisht, klarinetisti I largët kishte marrë një melodi të gëzuar e optimiste për jetën. Dhe eja mos beso pastaj për bestytni! Po ç’them edhe unë. Jeta është e bukur! Jetojeni atë,  miqt e mi!

Në lajmet e orës së fundit, televizioni kombëtar njoftonte se shpëtimtarja e së resë të aksidentuar, paskish qënë ish kampionia e notit në rininë e vet. Ajo vuante nga një  paralizë e pjesëshme nga  gjymtyrëve e poshtëme dhe pas kësaj, mjekët thonin se sforcimi I beftë e rezikonte të mbetej plotësisht e paralizuar nga të dy këmbët.
Veçse. . . .,  Ngjan e pabesueshme për të qënë e vërtetë, por e tillë është përnjëmend:
Ajo grua, shpëtoi një vajzë të re të cilën, për shkak të largësisë dhe hijeve të ngrysjes,  nuk e dinte që kishte qënë VAJZA e saj, fryma, shpirti dhe motivi i jetës saj.
- Thirrja e të parëve, ajo e NËNËS e ktheu atë DELFIN,  
- tha I vetmi intelektual,  në klubin ku ishim mbledhur dhe ndiqnim programin në TV.

Atë mbrëmje, e zonja e bujtinës, që ishte gjithashtu e pranishme,  na spjegoi se ngjarja, nuk ishte, të themi fare, ashtu e shkëputur. Një grindje e rëndomtë dashurie me partnerin e saj, tanimë të penduar, e kishte shpënë drejt mbytjes,  
VAJZËN ME NISHAN.
- Djaloshi brun, me farforita të mëdha dhe pak mustaqe mbi buzë, mos ishte I dashuri? - pyeti dikush.
Hoteljerja pohoi me krye padashur të japi më shumë sqarim. Por edhe s’qe e domosdoshme. U mjaftua me shprehjen:- Pendimi ishte I dukshëm.
- Pendimi ia kalon për nga shpejtësia zararit, por nuk e pengon dot atë, - tha sërish një tjetër gojore shoku I pushuesit nga KRETA.
Ky nuk e vinte në dyshim që e ëma nuk e kishte njohur vajzën. Por edhe kjo nuk iu afrua kot asaj.
- Janë të pashmangshme grindjet: NËNË - BIJË, - e vulosi kretasi.
Shoku I tij, gjeti rastin të thoshte ca vargje, tejet të qëlluar që unë do t'i grupoja në stilin AJK të Poezisë.
Le t'i dëgjojmë ato, prandaj I kemi vënë në krye të këtij rrëfimi:

                     E rrahu NËNA DJALIN,
                     E lidhi te pema,
                     E lidhi nga krahu,
                     Që nuk frynte era.

Kjo flet për pendimin dhe jo vetëm, miqt e mi
- Ai nuk do të vlente në qoftëse e keqia do të kishte ngjarë.
Tani dashuria merr një hov të ri.
- Kjo ka rëndësi, - tha I vetmi intelektual në atë bashkësi, - dhe jo ato çikë mustaqe mbi buzë të atij djali që, të paktën nuk e pranoi të qe shpëtimtari. Sepse,  për mendimin tim, duhet të ishte shkaktari.

Pas katër a  pesë vitesh, ja ku jemi sërish në plazhin e parapëlqyer të LIVANATES.
Të etur për t’u zhytur në ujin e detit që mëngjesin e parë, zbritëm nga hoteli dhe lamë peshqirët mbi  tendë,
Banjëzuesit meraklinj  të mëngjesit po dilnin nga zhytja e parë.
Në buzëdet,  ngulur pranë valës sytë na zunë harkun metalik me tri këmbë, ose gërmën greke: Π - inë.  Aty pranë, një vogëlushe tri a katër vjeç dhe e ëma e saj fare e re që, siç ndodh rëndomë, s’guxonte të lagte këmbët nga të rënqethurat e ndryshimit të temperaturës. Ajo nxiste me siguri të bijën duke I thënë:
- Helenë! Ja gjyshja po na I bën me shenjë! Është ajo e mban për dore babi. Nuk e sheh? Kur u afrua në breg, unë njoha ZONJËN-DELFIN, që tanimë qe bërë edhe gjyshe.
Nuk e kishim aspak të vështirë që sëbashku me time shoqe, të kuptonim se njerui përkrah,  ishte dhëndëri Ι saj. Djaloshi brun me farforita të mëdha dhe pak mustaqe mbi buzë. Në rërë e bija e ZONJËS-DELFIN, qe VAJZA ME NISHAN NË FAQE  me fëmijën e saj, Helena.
Drama e asaj dite katër a pesë vjet më parë, kishte rrezikuar mbase, edhe ardhjen në jetë të kësaj vogëlushe që si flutur iu ngjit në gjoksin e gjyshes së saj, të asaj GRUAJE që shumkush, me 'ta dhe unë e kemi quajtur: ZONJA-DELFIN.

Në mars, ditën e caktuar për nënat, këtë tregim do t'a paraqes në tavolinën e shkrimtarëve  me buqetën e luleve në mes. Shpresën  të jem një nga mëtuesit të orkidës e kam. T'a fitoj a po jo, kjo varet nga trapeza. Besoj  që dy nga pjesëmarsit  të mos e vlerësojnë nga gradiacioni I alkoolit!  Përkundrazi.Të marrin në analizë: kapriçion e djaloshit me pak mustaqe buzë;  marrëzinë e VAJZËS ME NISHAN NË FAQE dhe  sakrificën tashmë, NËNËS saj . . ,  ZONJËS-DELFIN.

SOTIR ATHANASI

Athinë,  16 Shkurt 2016!


******

Miku im, Prof.dr.FLORI, përshëndetje nga ATHINA!

Sezoni I plazhit dhe pushimeve relaksuese pranë ujërave të detit, aq të pëlqyera për gjithkënd e sidomos nga rinia, jo rrallë kanë sjellë edhe fatkeqësi.

Tregimi im kësaj here rok një temë që bën thirrje për: SYÇELTËRSI, VIGJILENCË DHE SOLIDARITET.

Lexim të këndshëm, miqt e mi dhe ndjekës të këtij portali kaq simpatik: AGJENCIONI FLORIPRESS.

Shoqërisht,

SOTIR ATHANASI,

Athinë, 20, Qershor, 2017!


******

VEPRIMTARI E BUKUR, QË SYNON TË JETË TRADICIONALE…


(Në Vushtrri të Kosovës, u mbajt Manifestimi Letrar, “Fjala e gurit - 2017”)


Image result for Ermirë R. Jusufi,POETE

Nga: Ermirë R. Jusufi , kryetare e Klubit Letrar “Latif Berisha”

1.

Sot, më datën 28 qershor 2017, në sallën e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë (Kosovë), u mbajtë Manifestimi Letrar “Fjala e gurit – 2017” (Edicioni i parë). Ai u organizua nga Klubi Letrar “Latif Berisha”, e në përkrahje financiare nga DPKRS, i kësaj Komuneje. Në prani të një numri të konsiderueshëm krijuesish: nga Kosova, Shqipëria, Suedia e vende të tjerë, hapjen e këtij manifestimi e bëri kryetarja e Klubit, poetja Ermirë R. Jusufi. Me një fjalë përshëndetëse, ajo falënderoi të pranishmit, kolegët krijues, të ftuar dhe adhurues të fjalës së bukur poetike shqipe.
Në pjesën tematike, që iu kushtua jetës dhe veprës së Latif Berishës, për biografinë dhe krijimtarinë e tij, ligjëroi Bedri Tahiri. Ndërsa ligjëruesi i dytë, krijuesi Xheladin Mjeku, nga Prishtina, foli për vlerat e poezisë së të vetmes përmbledhje, “Tufa”, të krijuesit të paharruar, Latif Berisha.
Më tej, moderatori i këtij manifestimi, Endrit Kovaçi hapi “Orën e madhe poetike”, duke i ftuar, sipas radhës, të gjithë krijuesit, pjesëmarrës në Konkursin Letrar të këtij manifestimi. Poashtu kishte edhe krijues tjerë, që shprehën dëshirën e tyre që ta begatojnë këtë manifestim, me leximin e poezive të tyre, jashtë konkurencës së konkursit. Me dashamirësi, iu plotësua kjo kërkesë të gjithë të interesuarve, që të interpretojnë poezitë e tyre.

2.

Në pjesën e fundit të manifestimit, paraprakisht, me Çmimin “Pena e Fjalës”, për merita të veçanta në fushën e krijimtarisë letrare, u nderua autori Bedri Tahiri. Pastaj u shpallën edhe përfundimet e Konkursit Letrar. Kështu, juria, me përbërje: Safet Hasani, kryetar; Remzije Zekolli dhe Izet Abdyli, anëtarë, pas leximit dhe shqyrtimit të 52 poezive, të arritura në konkursin letrar, shpalli fitusit, sipas radhës…

Kështu, me Çmim të parë, u vlerësua poezia “Ju na mësuat”, me shifër “Logishta”; çmimi i dytë i takoi poezisë “Zë kryengritës”, me shifër “Juristi” dhe çmimi i tretë iu nda poezisë “Hesht”, me shifër “Arona”. Po ashtu, juria ndau edhe Çmimin motivues, për krijuesit e rinj, që këtë radhë i takoi poezisë ”Kohë e çmendun”, me shifër “Pluhni i kohës”. Autori, që dëshmoi autorësinë, ishte Besart Tafaj nga Tropoja, fitues i çmimit motivues. Kurse fituesit tjerë pritet që autorësinë e tyre ta dëshmojnë, në ditët vijuese.

Në këtë manifestim letrar vjen edhe një befasi, që nuk ishte pritur. Kështu, Lëvizja Kombëtare Shqiptare “Pajtimi i gjaqeve”, në 22- vjetorin e saj, i dha “Mirënjohje” Latif Berishës, për veprimtari atdhetare dhe humanitare. Në emër të Klubit Letrar “Latif Berisha”, këtë “Mirënjohje” e pranoi kryetarja, Ermirë R. Jusifi, të cilën ia dorëzoi prof. dr. Mehmet Rrukiqit.
…Në mbyllje të gjithë kësaj veprimtarie të bukur e mbrësëlënëse, të gjithë pjesëmarrësit u ftuan në një drekë tradicionale. Aty iu ndanë atyre “Mirënjohje”, për pjesëmarrjen dhe ndihmesën e çmuar, në në këtë manifestim poetik.

Vushtrri-Kosovë, 28 qershor 2017

Tri histori me zogj


Image result for PERPARIM HYSI


Nga Përparim Hysi


Peligorga


Tek kalova urën, për të dalë tek shkollla "Vasil Shanto" hodha sytë mbi lumthin e Lanës, i vënë në "dispilinë" nga një platformë betoni që vazhdonte rrugëtimin deri në derdhje. Mbi platformën e betonit, ka një rripëz të butë rëre dhe, pikërisht atje, pashë një peligorgë që çukiste me sqep. Është nga zogjtë më të bukur në Shqipëri që, ndryshe, nga zogjtë e tjerë, folenë e bën duke hapur një vrimë disi të gjatë dhe pak me dredha. Sa pashë peligorgën, duket erdhi fëmijëria dhe më mori prej dore dhe më çoi drejt e tek shtëpia ime e vjetër që kishim në fshatin Petovë të Fierit. Shtëpisë sime nuk i ka mbetur asnjë shenjë si dëshmi, por ajo qëndron mbi kokën time me gjithë sipërfaqen e saj dhe është si një "makazinë" e mbushur me kujtime.
Natyrisht, kujtimet me peligorgën janë veç "thërrime", por, sidoqoftë, tek i rrëfej nuk është se dëmtoj dikë.
Kam qenë diku tek 11-vjeçët, kur, mu ku ndante ara jonë me arën e Shefitit, një bashkëfshatarit tonë, pashë një peligorgë që u fut në vrimën e saj. Me vrap, mora një kazmë dhe një bel dhe, pasi i zura vrimënhyrëse me pallton time, fillova të gërmoja që ta zija të gjallë. U lodha ca dhe, sado që vrimën e kishte bërë paksa me dredha, më së fundi e zura. Jo e zura, po kisha zënë qiellin me dorë,se aq u gëzova. Po kur thoshin që Perëndia na rrinte në qiell? Po jo. Tani "Perëndinë" e kisha në duarët e mia dhe qeshë bërë vet me krahë, sa gati fluturoja. Ashtu tërë gaz bërtisja sa kisha në kokë:- Po dilni, nuk e shihni se çfarë po ju bie? Po sjell vet "Perëndinë nga qielli" dhe, ndërsa prisja ndonjë shpërblim për këtë "akt të madh trimërie",kur dëgjoj gjyshen time të mirë që të më varte "dekoratën?!".
- Po ç'ke bërë kështu, more i paudhë që nuk lë dy gurë bashkë? Po edhe zogjtë nuk lë rehat? Lëshoje,- më tha. Lëshoje, se ndryshe, jo vetëm do të ngordhë, por do të të lërë dhe ndonjë taksirat!!!
Lëshojeeeeeeeeee? Po është në taketuke kjo gjyshja ime që, me të vërtetë, ka qenë aq e mirë sa qe "ilaç" që të shëronte me fjalë e me vepra.
Unë mezi e zura... Epo do të shihni,- thashë,- kur t'ia mbush barkun me grurë e oriz dhe, në vend të ujit, t'i jap qumësht, pastaj zini e flisni.
Ashtu me atë në dorë, gjeta një kutiçkë dhe,pasi e mbylla aty, frymën tek thesi me grurë. Ia mbusha rreth e përqark dhe po bëja sehir sesi do fillonte të hante. Peligorga as begenisi t'i hidhte sytë.
Bobo,- bëra. Me siguri, nuk e ka parë. Atëherë ndërhyra vet. Ia kapa kokën dhe ia "zhyta"sqepin mu mbi detin me grurë. Hiç fare. Po bëhesha me nerva. Ia hoqa grurin dhe e zëvendësova me oriz. Përsëri hiç. Oho,- thashë,- vapë është dhe do ujë. Ujë? Po si mund të pijë "Perëndia" ujë? Hyra tek qilari dhe vodha një filxhan me qumësht. Na,pi këtë,- i thashë,- se ta mbush prapë unë. "Perëndia" kish shpallur "grevën e urisë".Mirë,- i dhash karar. Do duroj deri nesër. Nesër ke për t'i kollofitur të tëra. Por "Perëndia" aq qe zemëruar me mua,sa as të nesërmen as piu dhe as hëngri gjë. Jo vetëm kaq, duket nga inati zura të zverdhesha dhe, papritur, më filluan ca ethe me të dridhura. Termometër nuk kishim gjëkund, por buzët e gjyshes"ilaç" të vendosur mbi ballin tim, matën temperaturën.
Filloi "lufta me mjete rrethanore" për të më ulur temperaturën.
Fillimisht,- foli "ilaçi",- shko e lësho zogun. Po nuk lëshove atë, kështu do të hidhesh përpjetë siç hidhet ai në kafaz.
Me lot në sy, e lëshova dhe, po me lot, ndoqa fluturimin e saj të gëzuar. GJyshja nuk m'i ndau kompresat dhe, përkohësisht, u qetësova dhe unë. Por,sado që jam i moshuar, çdo peligorgë më duket si ajo,"mikja ime e vjetër" që nuk më njohu fare për zot.

Dallëndyshja
Këtë historinë me dallëndyshen ma ka treguar dajua i babait tim, ISMET KORITA! Qe burrë i ditur dhe historitë sikur i mbante fshehur në xhep.
Më pyeti një ditë, e di ti pse dallëndyshja e bën folenë në strehë të shtëpive tona. Unë mblodha supet.
Dhe ai filloi:
Udhëtonin me një vapor ku ,veç pasagjerëve, ishin dallëndyshja, gjarpëri dhe mushkonja. Pasi bënë goxha rrugë të gjatë, mu në mes të detit, ndodhi një avari në anije. Kapiteni dha alarmin. Është hapur një vrimë në anije që, po nuk e zumë shpej e shpejt, do mbytemi të gjithë. Alarmi qe i madh. Sakaq foli gjarpëri. Vrimën e zë unë, por dua të pi gjakun më të ëmbël. Gjakun e kërkoj unë,- tha mushkonja. Sakaq dhe gjarëpri u mblodh kutullaç dhe zuri vrimën dhe priste lajm nga mushkonja. Mushkonja pi gjak këtu e pi atje dhe e gjeti që gjakun më të ëmbël e kishte njeriu. U khye nga "kërkimet" e saj dhe, kur mbrriti, nisi t'i thotë gjarpërit:- O gjarpër, gjakun më të ëmbël e ka nj..., dallëndyshja tak dhe ia "preu gjuhën mushkonjës" dhe zuri të bënte "cëz". Gjarpëri u nxeh me dallëndyshen (se nuk mori vesh për gjakun e ëmbël) dhe i tha:- Moj dallëndyshe do të lë më zog në fole ty?
Mua,- tha dallëndyshja,- do më marrësh të keqen,se unë folenë do ta bëj mu mbi kokë të njeriut! Dhe, prej asaj kohe, mushkonja bën "cëz", gjarpëri nuk e mori vesh se njerëzit kanë gjakun më të ëmbël dhe dallëndyshja është zogu që çerdhen e bën mbi "kokë të njeriut".

Pëllumbi
E lashë në fund historinë me pëllumbin. Para tri- katër ditësh shkova për të pirë një kafe me mikun tim,DURO MUSTAFAI. E kam larg shtëpinë nga ai, por e kam afër si mik. Udhëtoj në këmbë dhe, ngaqë rruga është goxha e gjatë, por dhe, ngaqë është shumë vapë, po çlodhesha tek një kafe që është ballëpërballë me bustin e MBRETIT ZOGU I-rë.
Po e kundroja krejt pa ndonjë qëlllim,se nuk është hera e parë që e shoh. Dhe as nuk dua që të hyjë në ato "ujëra", në e meritonte a jo. Se kësaj i thonë:" Ty nuk të qasin në fshat dhe zë kërkon shtëpinë e priftit". E kundroja dhe kaq si njeri i ngeshëm. Kur, papritur, pashë diçka që më befasoi. Befas, fluturoi një pëllumb dhe tak e qëndroi mu mbi kokë të mbretit. Bobo,- qeshja me veten,- sikur ta dijë pëllumbi mbi kokën e kujt i ka vënë këmbët.
Por pëllumbi, nuk qenkësh pëllumb, por qenkësh rebel. Tak dhe zuri sqeponte kokën e mbretit. Kjo nuk durohej. Të ishte diku pa njerëz, do ta trembja pëllumbin, por mendimet m'i ndrëpreu një plak (goxha më i moshuar nga unë) dhe ai,siç duket, po e vinte re pëllumbin "agresor" dhe tha:
- Ani, andej nga na, qebesa, për mbretin i tjerrin ca të thame.
Oh,- ndërhyra unë,- mos e ke fjalën për LUIGJ GURAKUQIN e BAJRAM CURRIN? Mor,ju të shkolluemit kaq dini, por nga na, i ka cofë dhe do burra burra,- tha. Dhe njëni prej tyre ka qenë HOXHË ZOGA me nam, or ti. M'i tha dhe ato emra që ka"cofë", ma tha dhe emrin etij(pa ia kërkuar, ta thotë LULASHI, or ti), por unë harroj sa hedh dy çapa, dhe duke ndjekur të thënat e atij, them:- Pëllumbi kështu veproi veç instiktivisht, por mendja e njeriut zë e shtegton kujtimeve dhe futet në hamendësime siç u futa unë,ngaqë një plak i panjohur me emrin Lulash sikur po më hapte një fletë historie ndofta të pazbardhur.

*përmendja e një emri krejt të panjohur si"HoxhëZoga" ndoshta është krjet rastësisht dhe vetëm e solla si e dëgjova, Në nuk është i saktë, ndodh nga harresa ime dhe aq,

Tiranë, 29 qershor 2017

TELEGRAM PREJ PARISI

Image result for FRITZ RADOVANI

Nga Fritz RADOVANI:



Image result for AT GJERGJ FISHTA O.F.M., IMZ. LUIGJ BUMÇI, DHIMITER BERATI. PARIS.


AT GJERGJ FISHTA O.F.M., IMZ. LUIGJ BUMÇI, DHIMITER BERATI. PARIS.


1919  PA SHKODER E VERI NUK KA HISTORI ! 

EDHE SHQIPES ME IA HJEKË PUPLAT NUK E NJEH KUSH MA PER SHQIPE !

■Fatkeqsisht, “historianët tanë të njohur” mbas vitit 1944, i kanë hjekë koken!

Engjulli i birucave të Sigurimit Shtetit në Shkoder, Moter Gjyzepina Radovani ka thanë: “Si mbas parimit komunist: Sytë që kanë pa duhën verbue;  e duhën shurdhue veshët që kanë ndigjue; e pré gjuhët që mund të flasin; e, shkurtue krenat që mendojnë!“ (1946)

Mbi bazen e këtij parimi asht shkrue çdo fjalë nder librat e “Historisë” së Shqipnisë, ku, perditë e ma shumë po punohet per zhdukjen e Figurave të Lavdishme të Historisë sonë.

Kam shkrue para pak vitesh të vertetën historike të shpetimit të Korçës dhe Gjinokastres nga aneksimi i Greqisë, në vitin 1920, nderhymjen e Imzot Luigj Bumçit direkt tek Papa Klementi i V dhe, “si veproi Papa tue u lidhë me Presidentin Amerikan Willson...”, prap vazhdojnë fallsifikatorët e Historisë, me genjeshtrat e veta të pakorrigjueshme!

1920 – 1924 Asht periudha ma brilante e pjesmarrjes At Gjergj Fishtës O.F.M., në fushen politike, kur me esen e vet “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne”, shkrue në Paris në vitin 1919, kur ishte Sekretar i Delegacionit zyrtar të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në Paris, i zgjedhun në këte detyrë nga Kryetari i Delegacionit Imz. Luigj Bumçi, i cili kur e lexoi në sallen e delegatëve, i tregoi mbarë Europës kush perfaqson Shqipninë atje!

■Shqipnia e dalun nga kthetrat turke në vitin 1912, pa kalue as dhjetë vjetë kishte atje një Delegacion që Kryetari i Tij Imz. Bumçi dhe, Sekretari At Fishta, komunikonin me të gjithë delegacionet e Botës, pa pasë nevojë per perkthyes! Kjo ishte Shqipnia! Prania e Klerit Katolik Shqiptar prej ngjarjeve të Deçiqit, asht faktori i themelimit Shtetit!

1922 AT GJERGJ FISHTA NË WASHINGTON...

■Një Burrë Trim i veshun me zhgunin e Shen Françeskut dhe me konopin e Tij per bel, shkeli në Ameriken e largët... E pra, atje Ai shkoi me “lypë”...

8 MAJI 1922 – WASHINGTON...

■At Gjergj FISHTA i shkruen leter Provinçialit At Palë DODAJ:

“Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, si të kam shkrue (29.4. 1922) françeskanin me ndikim të madh në qarqet diplomatike të Washington-it, Atë Godfried Shilling, dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, per njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun. Ai ka folë me Senatorin Henry Cabot Lodge, i Partisë Republikane, njeri me autoritet të madh dhe i një mendimi me Presidentin Wilson për të drejtat e barabarta të popujve,  dhe sot më tha: Se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesin kerkesen e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës.”
  
Në fund të letrës, At Fishta shton : “Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si ato të “Vatrës”, s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë, të cilve ua pata paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane. Washington, 8 Maji 1922.
***
At Gjergj Fishta, takimet në Washington nuk i ka ba në rolin e një deputeti të Shqipnisë, edhe pse ishte me mandat nga populli në dy legjislacione, por si intelektual që kishte marrë famë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Faik Konica në përgjegje të një letre që At Fishta i kishte dërgue, i shkruen nga Bostoni: “Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguat. Kini lënë në Shqipëtarët e këtushëm një kujtim lartësie dhe drite, që kà shuar gjithë moskuptimet e shkuara”.

■Kur At Fishta u kthye nga Amerika, me të mërrijtun në Paris, i bani një telegram Mikut vet dhe Provinçialit njohun të Fretenve të Shqipnisë Atë Pal Dodaj, per suksesin në Amerikë dhe knaqësinë e njohjes së Shqipnisë, e se asht tue shkrue një poemë satirike. Asht fjala për poemën "Gomari i Babatasit"...

***
■Mendoj se ka ardhë koha që Populli Shqiptar të njoh mendimin e dijetarit të madh
At Zef Valentini S.J.:

“At Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar.
Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj”.

            Melbourne, 29 Qershor 2017.



“Tirana” e gjunjëzuar nga Diktatura Komuniste

Image result for SKIFTER KELLICI

Nga Skifter Këllici, komentator sportiv i RTVSH-së (1959-99)





Edhe tani më kujtohet mirëfilli ajo e martë e datës 27 qershor të vitit 1967, pra 50 vjet më parë, kur sportdashës të “17 Nëntorit”, në rrugë, lulishte e kafene të Tiranës, shumë të pikëlluar shprehnin nën zë dufin nga lajmi që kishin lexuar nëd faqet e “Sportit Popullor’-skuadra e tyre e zemrës, pas ndeshjes së fitur kundër “ Partizanit” ishte përjshtur nga kampionati, kur thusjse e kishte siguruar plotësisht kurorën e kamipones.



Historia e futbollit botëror njeh shumë skandale që kanë ndodhur brenda dhe jashtë fushave të futbollit-përjeshje të futbollistëve në fushë dhe jashtë saj, ndërhyrje të tifozëve të njërës, a tjetrës skuadër, kërcënime dhe joshje të drejtuesve të klubeve ndaj gjyqtarëve, allisheverishe, shfaqje korrupsioni që kanë sjellë si pasojë përjashtime futbollistësh, trajnerësh, drejtuesish, por kurrë përjashtimin e ndonjë skuadre nga vazhdimi i kampionatit. Dhe kjo, sepse rregullorja e futbollit nuk parashikon veprime të tilla.

Nuk përfshihen këtu raste kur janë përdorur makinacione për të favorizuar një skuadër a një tjetër, siç ndodhi në sezonin 2005-06 në Itali,ku, si pasojë e procesit të ashtuquajtur“calciopoli”, “Juventusit” iu hoq titulli kampion dhe u dënua të luante në kategorinë e dytë, dhe “Milani”, ”Fiorentina”, ”Lacio”, “Rexhina” etj., u detyruan ta fillonin kampionatin me disa pikë më pak…

Por ajo që ndodhi më 24 qershor të vitit 1967, pas ndeshjes “17 Nëntori”-“Partizani”, kur të dyja këto skuadra u përjashtuan nga vazhdini i këtij kampionati, është një shëmbull i paparë dhe unikor në botë.

Deri në kampionatin e vitit 1965-66, kur “Vllaznia” ishte shpallur dy herë radhazi kampione, më 1945 dhe 1946, vetëm dy skuadra kishin fituar kampionatet në vazhdim: Këto ishin “Partizani”, i krijuar më 1946, (11 herë) dhe “Dinamo”, e krijuar më 1950, (6 herë).

Dhe ja, në ndeshjen e fundit të kampionatit të vitit 1965-66 “17 Nëntori” i Tiranës, duke mundur “Partizanin” 2-0, fitonte për herë të parë në historinë e kampionateve të pas Luftës së Dytë Botërore, titullin kampion.

Ishte me të vërtetë një shuplakë shumë e rëndë që i jepej këtyre dy skuadrave të privilegjura të udheheqjes komuniste, dy skuadrave, përkatësisht të Ministrisë së Mbrojtes dhe Ministrisë së Brendshme.Thyhej kështu një mith.

Në dukje, këtu nuk kishte agjë të keqe. Madje, po zgjerohej kështu gjeografia e kampionëve. Por udhëheqjes komuniste i pëlqente që kampionatin ta fitonte cildo skuadër, por jo “17 Nëntori”, pra, “Tirana”, shumëherë kampione që nga 1930 kur ishte zhvilluar kampionati i parë…

Urrejta kundër diktaturës komuniste ka qenë e heshtur, sepse dhuna e saj nëpërmjet armës së kësaj diktature, Sigurimit të Shtetit, ishte shumë e madhe. Kështu kjo urrejte përpiqej të gjente shprehje në mënyra të tërthorta. Dhe një nga këto mënyra u bë futbolli.

Sportdashësit e “17 Nëntorit”, dhe këta nuk ishin vetëm tiranas vendas, por edhe mijëra e mijëra te tjerë në kryqytet e qytete të tjera të vendit, gëzoheshin pa masë kur skuadra e tyre fitonte ndaj “Dinamos” dhe, veçanërisht, ndaj “Partizanit”. Këtë gëzim ata e shprehnin hapur me thirrjet, “Forca Tirana, (Tirona)!”, sidomos në ndeshjet kundër skuadrave ushtarake të mësipërme.

Ishte një dukuri e përafërt me thirrjet e sportdashësve tiranas në vitet 1942-43, kur “Shprefeja”,skuadër e të rinjve të lagjeve te Tiranës, luante kundër skuadrave fashiste italiane. Kur ushtarakët fashiste thërrsnin:”Forca li axurri!”, ata u kundërpërgjigjeshin me thirrjet: “Forca të kuqtë!”, sepse fanellat e “Shprefesë” ishin të kuqe dhe të mbathurat e zeza, pra, si ngjyrat e flamurit kombëtar.

Mirërpo kjo thirje nuk u tingëllonte mirë në vesh anëtarëve të Byrosë Politike. Me përjashtim të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe Hysni Kapos, të gjithë byroistët e tjerë do t’i shihje çdo të diel në tribunën e stadiumeve. Dhe të tërë,veç Kadri Hazbiut, ishin tifozë fanatikë të “Partizanit”. Madje, gjeneral Petrit Dume kishte raste që në pushime të ndeshjes së “Partizanit” edhe të zbriste në dhomat e zhveshjes dhe të ndërhynte që të hiqej ky, apo ai futbollist që, sipas tij, nuk po luante mirë.

Një herë, sic dëshmon Miço Ndini, ish-futbollist i njohur i “Partizanit” të viteve 60-të, ky gjeneral, pas një humbjeje të kësaj skuadre me “Skënderbeun”në Korçë, arrinte me makinën e tij autobusin e “Partizanit”, që udhëtonte për më Tiranë, e ndalte atë dhe fyente futbollistët...

Po të kthehemi të “17 Nëntori”.Pas një fitoreje të skuadrës së tyre kundër”Besës në Kavajë,në fillim të dimrit të vitit 1967, tifozët tiranas, me të ardhur në stacionin e trenit, nuk u shpërndanë, por u drejtuan në Klubin e Shtëpisë së Oficerëve, (sot godina e MTKRS-së), dhe atje vazhduan me thirrjet: “Tirona, Tirona!”. Dhe të mos harrojmë se na ato çaste në klub ndodhej pikërisht gjeneral Petrit Dume, bashkë me jerarkë të tjerë të diktaturës,t ë cilët, s’do mend,mbetën të tromaksur.

Që ky ishte një provokim i hapur, për këtë nuk kishte dyshim,Por, a mund të arrestohej ndokush, kur fare mirë ai mund të përgjigjej: “Nuk bëra asgjë, veçse thira më shokët e mi: “Forca “Tirana”!”?. Sigurisht që jo.

Byroistëve nuk u pëlqente dhe fakti tjetër që sportdashësit tiranas e quanin skuadrën e tyre me emrin e e vjetër, “Tirana”, dhe jo “17 Nëntori”, siç u quajt ky klub pas ardhjes se komunisteve në fuqi, për nder të çlirimit të kryeqytetit.

Ja, pra,në këtë atmosferë zhvillohej kampionati i vitit 1967. Kasta e kuqe nuk mund të gëlltiste një fitore të dytë të “17 Nëntorit” në këtë kampionat, aq më tepër pas fitores së një viti më parë.

Duke parë që kjo skuadër po shkëputej nga “Partizani” e “Dinamo”, paria e Ministrisë së Mbrojtjes filloi të përdorte makinacione nga më absurdet. Pikërisht në këtë periudhe, futbollistët e “17 Nëntorit”, Ali Mema dhe Gëzim Kasmi, të dy pedagogë të kultures fizike, u dërguan, i pari në Shkodër, (gjashtë muaj) dhe i dyti në Skparar, (18 muaj), që të kryenin… zborin usharak. I tërë ky makinacion u krye drejtpërdrejt drejt me urdhër të gjeneral Petrit Dumes.Kështu skuadra tiranase u detyrua të luante gjatë tërë këtij sezoni pa këta dy lojtarë tutullarë.

E, megjithatë, valanga e “Tiranës”, (kështu po vazhdoj ta quaj tani këtë skuadër), ishte e pandalshme. Kishte fituar 3-2 edhe takimin e parë të sezionit 1966-67 kundër “ Partizanit” dhe futej në fushë që të fitonte edhe të dytin…

Dhe, ja, erdhi 24 qershori i vitit 1967. Ditë e shtunë. Përse kjo ndeshje të shtunën dhe jo të dielën, sipas kalendarit? Edhe këtu kishte një dredhi: të dielën “Vllaznia” priste në Shkodër “Dinamon”. Deri atë javë “Tirana” kryesonte me 33 pikë,”Dinamo” kishte 31 dhe “Partizani” 25, jashtë çdo lufte për t’u bërë kampion.Por duhej pra, me doemos që “Tirana” të mos përsëriste suksesin e një viti më parë.

Duhej pa tjetër që “Partizani” të fitonte kundër “Tiranës”. Dhe atëherë të bëhej ç’është e mundur, madje, të ushtrohej në një mënyrë a një tjetër, trysni ndaj “Vllaznisë”, edhe ajo pa pretendime për titull, që “Dinamo” të fitonte.

Në këtë mënyrë, si “Tirana”, ashtu edhe “Dinamo”, barazoheshin me pikë e, kësisoj, krijohej mundësia që kampionatin ta fitonte kjo e fundit, me fjalë të tjera, një tjetër skuadër ushtarake, por këtë radhë e Ministrisë së Brendshme.

E vertëta është se kjo dëshirë e udhëheqjes komuniste nuk ishte kaq e lehte të realizohej, sepse në tri takimet e fundit të kampionatit “Tirana” do të ndeshej me “Tomori ” e Beratit, ”Lokomotivën”e Durrësit dhe “Traktorin”e Lushnjës, që ndodheshin në shkallët e fundit të renditjes së kampionatit. Mirëpo tiranasit shpartalluan $do hamendësim të parisë së kupolës së kuqe: ata mposhtën në sy të saj “Partizanin” me rezultatin 2-1.

(Të dyja skuadrat aktivizuan në atë sezon këta futbollistë:

“Tirana”:Tafaj, Elini, Frashëri, Dhales, Gjoni,Bytyci, O.Mema, Xhaçka, Bukoviku, Hyka, Kazanxhi,Ishka, (trajnerë, M.Alla.e E,Shehu).

“Partizani”:Janku, Jozja, M.Gjika, S.Gjika, Dingu, Rragami, Shule, Karriqi, Shllaku, Dani,Rudi Pano, Jashari, Shaqiri…(trajnerë, R.Resmja e M.Ndini.)

Nuk po trajtoj kronikën e ndeshjes, ( me përbërjet e skuadrave), e cila për turp, as nuk është pasqyruar në faqet e gazetës “Sporti Popullor”. Por nga fundi i pjesës së dytë, pati raste të një loje të rëndë, të shkaktuar nga lojtarë të të dyja palëve. Kjo atmosferë e nderë vazhdoi edhe pas përfundimit të takimit, para dhomave të zhveshjes. Por nuk pati përleshje, nuk pati, për më tepër, as ndërhyrje të shikuesve tifozë të njerës, a tjetrës palë në fushë.

Gjyqtari mund të kishte përjashtuar futbollistë nga të dyja skuadrat, deri aq sa lejon rregullorja. Edhe lojtarët që shkaktuan përleshje, mund të ishim përjashtuar për kaq, ose aq ndeshje…Të gjitha këto mund të kishin ndodhur, përsëri duke u zbatuar rregullorja e futbollit.

(Ndërkohë, “Dinamo” nuk mundi të arrinte veçse një barazim në Shkodër dhe kështu mbeti tri pikë larg “Tiranës”, e cila, duke pasur, sic e thashë edhe më sipër, ndeshje më të lehta, tashmë po çimentonte rrugën për të fituar për të dytën herë radhazi titullin kampion).

Si pasojë, pas përfundimit të ndeshjes “Tirana”-”Partizani”, në stadium shpërthyen sërishmi brohoritjet hovëzuese ,”Tirona,Tirona!”, të cilat, si gjithnjë, u vrisnin veshin byroistëve. Ndaj ata u larguan të vrenjtur nga stadiumi dhe ua hipën makinave të tyre të zeza, për t’u zhdukur në Bllokun e Udhehëqësve.Megjithatë, duke shestuar diçka të ligë…

Vendimi mizor!..

Dhe ja ligësia skandaloze: në gazetën “Sporti Popullor”, të datës 27 qershor të vitit 1967 u botua vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas të cilit të dyja skuadrat përjashtoheshin nga kampionat i vitit 1966-67 për shfaqje te theksuara antisportive.

Ku vendim absurd ra si bombë në opinonim sportiv shqiptar.Si ishte e mundur që FSHF-ja të guxonte të merrte një vendim të tillë dhe mbi çfarë faktesh, kur vetëm disa futbollistë u grindën me njeri-tjetrin?.

Vite më pas, kur jam marrë më këtë ngjarje tmerrësisht dramatike, kam pyetur ish-drejtues të FSH të Futbollit, madje të Komitetit Shtetëror të Kulturës Fizike dhe Sporteve. Por, për fat të keq, të tërë kanë ngritur supat, duke më shpjeguar se nuk mbanin… mend hollësi të këtij vendimi. Atëherë jam drejtuar në Drejtorinë e Përgjithme të Arkivave të Shtetit dhe kam hapur dosjet përkatëse të këtij institucioni të lartë shtetëror. Mjerisht, nuk kam gjetur as ndonjë procesverbal të ndonjë mbledhjeje të FSHS-së për këtë ndeshje, asnjë vendim, asgjë…

Atëherë lind pyetja:Kush e mori këtë vendim? Kryesia e F.SH.të Futbollit?

Por cili nga anëtarët, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e saj, a kryetarin, a kryesinë e e Komitetit të Kulturës Fizike dhe Sporteve, do të kishte marrë guximin të ndërmerrte një hap të tillë, për të përjashtuar dy skuadra nga vazhdimi i kampionatiti, aq më tepër kur njera prej tyre nuk ishte as më shumë e as më pak, por “Partizani” i Ministrisë së Mbrojtjes, skuadër e zgjedhur e Kupolës së Kuqe?...

Është e qartë që u ky vendim u diktua nga vetë Byroja Politike. Dhe më mirë se kushdo tjetër, këtë e dinte Ramiz Alia, shefi i propagandës në Byronë Politike, ai që nuk mungonte kurrë jo vetëm në ndeshjet e “Partizanit”, por edhe të skuadrave të tjera. Madje që nga Amerika ku jetoj, i kam dërgur email vetë atij , (ra-alia@yahoo.com), për të ma zbuluar këtë të vërtetë përvëluese, por nuk kam marrë përgjigje.

Motivi ështe shumë i qartë: duke përjashtuar “Tiranën”, “de jure”, kampione,“de facto ” kampione të bëhej “Dinamo”, pra, në fund të fundit, një tjetër skuadër e diktaturës. Dhe në opinon krijohej ideja: ”Ja,bashkë me “Tiranën, përjashtohet edhe “Partizani”, pra dënimi është i barabartë për të dyja skuadrat”.

Por harrohej, ose bëhej sikur harrohej, se kështu “Tiranës” iu mohua titulli kampion në një kampionat thuajse të fituar tri javë para mbylljes së tij.

Kjo ishte një goditje shumë e fortë që iu dha kësaj skuadre dhe spordashësve të saj. Ishte një luftë e filluar që në shtator të vitit 1963. Dhe ja se si:

Atëherë futbollisti i njohur i Tiranës, Skënder Halili,një nga qendërmbrojësit më të mëdhej të futbollit shqiptar të të gjithë kohëve, pas shërbimit ushtarak të kryer në radhët e “Dinamos”, nuk pranoi propozimin e drejtuesve të Ministrisë së Brendshme që të vazhdonte të luante në radhët e kësaj skuadre, edhepse iu afruan kushte të mira pune e jetese. Ai u kthye te “Tirana” e tij e shtrenjtë, te shokët e skuadrës, te sportdashësit që e pritën krahëhapur.

Por drejtuesit e Ministrisë së Brendshme ia mbajtën vath në vesh këtë refuzim. Dhe ja, u gjet një shkas për ta shkatërruar përfundimisht. Befas në shtator të vitit 1966, para se “Tirana” të nisej për një ndeshje jashtë vendit,,ai u burgos..Urdhëri u dha drejtpërdrejt nga vetë ministri, Kadri Hazbiu, sepse atij iu gjetën …ca dollarë amerikanë dhe, si pasojë, u dënua me disa vjet burgim.

Kështu në moshën 24-vjeçare u mbyll jeta sportive e këtij futbollisti që do t’i kishte dhënë aq shumë futbollit shqiptar.Por dikaturës aq i interesonte. Rëndësi kishte që një “armik” të asgjësohej. Vdekja e tij e parakohshme më 1982 dhe varrimi i tij, ku, me gjithë kohën e keqe, morën pjesë qindra e qindra spotdashës, ishte një shfaqje e heshtur proteste ndaj dikaturës. Pastaj, kjo luftë,siç e pamë,vazhdoi me… “kryerjen” zborit ushatark jashtë Tiranës të Ali Memës dhe Gëzim Kasmit.

Sidoqoftë, një akt i tillë i mbrashtë dhe mizor, nuk e mposhti “Tiranën”. Që ishte skuadra më mirë e atyre viteve, ajo e dëshmoi këtë duke fitur kampionatet e vitive 1968, 68-69 dhe 1969-70, duke shënuar kështu një nga faqet më të lavdishme jo vetëm të këtij klubi ,por edhe të futbollit shqiptar.

Vite më pas kam pasur rast të bisedoj me Skënder Jarecin, ish-futbollist dhe pastaj edhe trajner i “Dinamos”. Duke rikujtuar përjashtimin e “Tiranës” nga kampionati i sezonit 1966-67, ai ma pati thënë:”Në ceremoninë e përfundimit të këtij kampionati i këshillova futbollistët e mi të mos bënin të ashtuquajturin rrotullim rreth fushës me kupën në duar që nuk e meritonim..Ajo kupë dhe ai rrotullim i takonte “17 Nëntorit ” dhe vetëm atij”. Dhe kështu ndodhi…Për çudi askush nga drejtuesit e Ministrisë Brendshme nuk më kritikoi”. I nxitur nga kjo dramë e madhe sportive, më 1997 nisa të shkruaja romanin me titull “Tirana”, dy orë para dënimit”. M’u desh të bisedoja me futbollistë të asaj kohe, portierin Elini, mbrojtësit Frashëri,Osman Mema, vëllai i Ali Memës, me portierin e “Partizanit” Janku, me Panajot Panon legjendar…Por edhe me trajnerin e “Partizanit” të atyre viteve, Refik Resmja.

"Përjashtimi i Tiranës”,- më tha Resmja atëherë,- qe një akt i shëmtuar i diktaturës.

Unë u indinjova së tepërmi, ndonëse nuk më erdhi mirë që ne e humbëm atë ditë ndeshjen me të.Por “Tirana” e meritoi fitoren, siç do të meritonte dhe fitoren e atij kampionati”.


Skifter Këlliçi (born January 17, 1938), is an Albanian fiction writer, screenwriter, sports journalist, and radio & TV personality. He started the first radio program that broadcast live sports events in 1958 on Radio Televizioni Shqiptar, the Rubrika Sportive, a show that continues to this day, and later did the same on the Albanian television. He has been a successful screenwriter with movies such as Pas gjurmëve (English: Following the tracks), winner of the international Giffoni Film Festival, Italy, in 1979.

Life and work

Skifter Këlliçi was born on January 17, 1938 in Tirana, Albania, where he finished his secondary studies in 1955. In 1959, he graduated from the University of Tirana in Albanian Language and Literature, and started working as a journalist and a sports' commentator at the Radio Televizioni Shqiptar, where he had already interned, starting from 1958. He pioneered a very well known radio show, called Rubrika sportive, which would comment on the sports events of the weekend. Later, Këlliçi would start the same show in the Albanian Television, thus becoming the first anchorman of this show, which still continues today. Because of a long political persecution during the years 1975-1985, Këlliçi could no longer host the Rubrika sportive show in the Albanian television. He returned as an anchorman in 1985, but was again politically persecuted in 1986, and disappeared once more from the screens.

Along with Anton Mazreku, and Ismet Bellova, Këlliçi is considered one of the most renowned sports commentators in the Albanian speaking world.

Këlliçi has also been successful in creative and nonfiction writing, a field in which he has published more than 20 books, consisting of short stories, novels, as well as screenplays. Among them are children's novels like 'Kujtimet e mëhallës së vjetër' (English: Memories from the old neighborhood), (1967), and 'Pas gjurmëve' (English: Following the tracks), (1972). The later was the basis for Këlliçi's screenplay of the movie with the same title, which won the Prize of the President of the Italian Republic at the International Giffoni Film Festival, Italy in 1979,[1] and 'Shpërthimi' (English: The Explosion) (1983), on whose motives he also wrote the screenplay of the movie 'Fushë e blertë, fushë e kuqe' (English: Green field, red field)(1985).

Among his novels the most successful ones have been those with historical motives such as 'Atentat ne Paris' (English: Assassination in Paris), 1978 (which was republished with significant changes me 2011), 'Vrasës me duar te bardha (English: White hands killers), 1991, 'Dashuri e gdhendur ne shkemb" (English: Love carved in stone) (2004), where he represents Illyria of year 9 A.D. in its revolt against Roman Empire, led by Tiberius, the son of Octavian, Roman Emperor. According to critics, the book has a well framed Albanian national vision
.
In 2010 Këlliçi published the novel "Shtatori i gjëmës së madhe" (English: The September of Great Calamity), (2010), dedicated to the September 11 attacks on the Twin Towers in New York City, which, among its 3,000 victims, included three Albanian-Americans, personified in the novel. A year later he published "Politikanët mëkatarë fluturojnë në Mars" (English: Wretched politicians fly to Mars)), (2011), a sarcastic novel with characters that are not difficult to spot from the Albanian political scene, where they are shown to be utterly corrupted.

Among his work as a publicist a special mention is deserved by 'Futbolli Shqiptar' (English: Albanian soccer), (1988), which he co-authored with Belgian sports journalist, Serge Van Hoof, "Nga 2-3-5, në 4-4-2,vështrim historik mbi evoluimin e sistemeve taktike të futbollit shqiptar, (1930-1987)", (English: From 2-3-5, to 4-4-2, a historical view on the evolution of tactical systems in Albanian soccer, (1930-1987))(1987) and 'Historia e Radiotelevizionit Shqiptar,(1930-1990)', (English: History of the Albanian Radio-Television,(1930-1990)')(2003).

In 1999 Skifter Këlliçi emigrated to Boston, United States, where he currently resides. He has continued to publish in the Albanian press, as well as several fictional and historical books.
Sources.


2017/06/27

Adolf Hitler:Gebt mir 4 jahre zeit

Adolf Hitler para 80 vitesh: "Me jepni kater vite kohe". Dhe mori peng gjithe boten!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...