Nga
Fritz RADOVANI:
AT GJERGJ FISHTA O.F.M., IMZ. LUIGJ
BUMÇI, DHIMITER BERATI. PARIS.
1919 ■PA SHKODER E VERI NUK KA HISTORI !
EDHE
SHQIPES ME IA HJEKË PUPLAT NUK E NJEH KUSH MA PER SHQIPE !
■Fatkeqsisht,
“historianët tanë të njohur” mbas vitit 1944, i kanë hjekë koken!
Engjulli i birucave të Sigurimit Shtetit në Shkoder,
Moter Gjyzepina Radovani ka thanë: “Si mbas parimit komunist: Sytë që kanë pa
duhën verbue; e duhën shurdhue veshët që
kanë ndigjue; e pré gjuhët që mund të flasin; e, shkurtue krenat që mendojnë!“
(1946)
Mbi bazen e këtij parimi asht shkrue çdo fjalë nder
librat e “Historisë” së Shqipnisë, ku, perditë e ma shumë po punohet per
zhdukjen e Figurave të Lavdishme të Historisë sonë.
Kam shkrue para pak vitesh të vertetën historike të
shpetimit të Korçës dhe Gjinokastres nga aneksimi i Greqisë, në vitin 1920,
nderhymjen e Imzot Luigj Bumçit direkt tek Papa Klementi i V dhe, “si veproi
Papa tue u lidhë me Presidentin Amerikan Willson...”, prap vazhdojnë fallsifikatorët
e Historisë, me genjeshtrat e veta të pakorrigjueshme!
1920 – 1924 Asht periudha ma brilante e pjesmarrjes At Gjergj Fishtës
O.F.M., në fushen politike, kur me esen e vet “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne”,
shkrue në Paris në vitin 1919, kur ishte Sekretar i Delegacionit zyrtar të Shqipnisë
në Konferencen e Paqës në Paris, i zgjedhun në këte detyrë nga Kryetari i
Delegacionit Imz. Luigj Bumçi, i cili kur e lexoi në sallen e delegatëve, i
tregoi mbarë Europës kush perfaqson Shqipninë atje!
■Shqipnia e dalun nga kthetrat turke në vitin 1912, pa
kalue as dhjetë vjetë kishte atje një Delegacion që Kryetari i Tij Imz. Bumçi
dhe, Sekretari At Fishta, komunikonin me të gjithë delegacionet e Botës, pa
pasë nevojë per perkthyes! Kjo ishte Shqipnia! Prania e Klerit Katolik Shqiptar
prej ngjarjeve të Deçiqit, asht faktori i themelimit Shtetit!
1922 AT GJERGJ FISHTA NË WASHINGTON...
■Një Burrë Trim i veshun me zhgunin e Shen Françeskut dhe
me konopin e Tij per bel, shkeli në Ameriken e largët... E pra, atje Ai shkoi
me “lypë”...
8 MAJI 1922 – WASHINGTON...
■At Gjergj FISHTA i shkruen leter Provinçialit At Palë
DODAJ:
“Këtu në Washington
kam kontaktue me nji senator katolik, si të kam shkrue (29.4. 1922) françeskanin me
ndikim të madh në qarqet diplomatike të Washington-it, Atë Godfried Shilling, dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, per njohjen e
Shqypnisë si Shtet i Pamvarun. Ai ka folë me Senatorin Henry Cabot Lodge, i
Partisë Republikane, njeri me autoritet të madh dhe i një
mendimi me Presidentin Wilson për të drejtat e barabarta të popujve, dhe sot më tha: Se njohja e
Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesin kerkesen e
Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës.”
■Në fund të letrës, At Fishta shton :
“Ndërkaq vizita eme në Washington ka
pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të
Amerikës.
Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si ato të “Vatrës”,
s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë, të cilve ua pata paraqitë çashtjen
sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare
të Shqypnisë nga Qeverija amerikane. Washington, 8 Maji 1922.”
***
At Gjergj Fishta, takimet në Washington nuk i ka ba në rolin e një deputeti
të Shqipnisë, edhe pse ishte me mandat nga populli në dy legjislacione, por si
intelektual që kishte marrë famë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Faik Konica në përgjegje të një letre që At Fishta i kishte dërgue, i
shkruen nga Bostoni: “Ju falem nderit
për letrën e bukur që më dërguat. Kini lënë në Shqipëtarët e këtushëm një
kujtim lartësie dhe drite, që kà shuar gjithë moskuptimet e shkuara”.
■Kur At Fishta u kthye nga Amerika, me të mërrijtun në Paris, i bani një
telegram Mikut vet dhe Provinçialit njohun të Fretenve të Shqipnisë Atë Pal
Dodaj, per suksesin në Amerikë dhe knaqësinë e njohjes së Shqipnisë, e se asht
tue shkrue një poemë satirike. Asht fjala për poemën "Gomari i Babatasit"...
***
■Mendoj se ka ardhë koha që Populli
Shqiptar të njoh mendimin e dijetarit të madh
At Zef Valentini S.J.:
“At Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai
nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar.
Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E
randsishme asht që ai të njihet prej saj”.
Melbourne,
29 Qershor 2017.