2017-07-12

Politikanët ballkanikë keqpërdorin nacionalizmin për të fshehur dështimet e tyre


Fitim Dika

Fitim Dika

Prestigjiozja gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" nën titullin "E ardhmja e Ballkanit është në BE" boton një artikull të zëdhënësit për politikën e Jashtme të Partisë Socialdemokrate, Niels Annen. "Në Ballkanin Perëndimor elitat kombëtare rrezikojnë paqen e brishtë, për të hequr vëmendjen nga dështimet e qeverisjeve të tyre", shkruan Annen dhe kërkon që BE në samitin e Triestes të mërkurën të reagojë ndaj kësaj politike të papërgjegjshme, përcjell DW.


Zëdhënësi i socialdemokratëve për politikën e Jashtme, Niels Annen thekson se Ballkani Perëndimor është rikthyer në agjendën e ditës, por me lajme të politikës së brendshme që vijnë nga rajoni - si provokimet e dyanshme mes Serbisë dhe Kosovës, retorika shqiptaromadhe e politikanëve kosovarë, mësymja e dhunshme e parlamentit maqedonas. "Këto të sjellin ndërmend vitet 90-të, por paralelja historike është e gabuar. Sepse motori i këtyre tensionimeve nuk janë tensionet etnike, por interesat e elitave kombëtare, që duan të sigurojnë pushtetin e tyre e të pengojnë reformat demokratike."

Niels Annen shkruan në artikullin e "FAZ" se zhvillimeve aktuale në rajon, BE nuk duhet t'i përgjigjet me lirimin e kushteve të anëtarësimit. "Një 'rabat gjeopolitik' shkatërron besueshmërinë e BE-së. Qeveritë në Ballkan duhet të pranojnë, se vlerat e BE, respekti për institucionet demokratike, të drejtat e opozitës dhe liria e shtypit nuk janë në dispozicion.

Avokati Gashi, Milaim Zekës: Jep emra konkretë sa të duash, por vetëm ky person e di kush do të akuzohet nga Specialja

Milaim Zeka, ish-gazetar-tash deputet i Nismës për Kosovën, ka deklaruar se Gjykata Speciale, aktakuzat e para do t’i ngrit në fund të muajit korrik apo në fillim të gushtit. Ai ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi është cak i sigurt i saj, derisa sipas tij, të akuzuar do të jenë edhe krerë të lartë të SHIK-ut dhe të partive politike si PDK, AAK, Nisma, Vetëvendosje dhe LDK.

“Gjykata nuk është as raciste, as kundër UÇK-së. Gjykata Speciale, sipas të gjitha gjasave, do të ngrit të paktën katër aktakuzat e para, në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit të këtij viti. Në goditjen e parë, PDK do të pësojë e para, mirëpo edhe partitë e tjera do të jenë në shënjestër. Presidenti Thaçi është cak I sigurt, po krejt kjo varet nga renditja e zinxhirit komandues. Krerët e lartë të SHIK-ut do të përfundojnë në Hagë, për t’u lëshuar radhën akuzave të tjera, që do të kapin krerë të lartë jo vetëm të PDK-së, po edhe të AAK-së, Nismës, VV-së e PDK-së”, ka deklaruar Zeka, përmes një postimi në Facebook.

Por, duke folur në një prononcim , avokati Tomë Gashi, ka vlerësuar se për aktakuzat e Speciales e din vetëm kryeprokurori David Schwendiman dhe askush tjetër.

“Askush nuk mund të dijë se kush mund të jetë i akuzuar nga Gjykata Speciale, këtë mund t’a di vetëm prokurori Schwendiman, i cili është prokuror i Prokurorisë që vepron në kuadër të Gjykatës Speciale dhe askush tjetër nuk mund ta dijë me siguri. Sigurisht që njerëzit i japin të drejtë vetes që të japin emra konkret, se kinse e din se kush do të jetë i akuzuar, mirëpo ajo është çështje e tyre”, ka theksuar avokati Gashi.

Specialja ndryshon skenën politike në Kosovë?

Ai ka thënë se Gjykata është e gatshme, por është prokuroria, ajo e cila sipas tij, duhet t’i dërgojë akuzat që Specialja të nis punën e saj.

“Sa i përket fillimit të punës së Gjykatës Speciale, Gykata e ka kompletuar infrastrukturën ligjore dhe poashtu e ka stafin e gatshëm për punë, duke përfshirë edhe gjyqtarët dhe stafin tjetër, që janë këshilltarët juridik dhe çështje të në mënyrë që Gjykata të mund të nis punën e saj”, është shprehur tutje Tomë Gashi.

I pyetur , nëse Gjykata do të ndryshojë skenën politike në Kosovë, avokati ka pohuar, derisa theksuar se një gjë e tillë ndodh nëse akuzohen zyrtarë të lartë të partive politike.

“Po me siguri që e ndryshon klimën politike në Kosovë, nëse akuzohen zyrtarë të lartë të partive të caktuara politike, atëherë sigurisht që do të ketë ndryshime, mirëpo duhet të presim që akuzat të bëhen publike dhe pastaj mund të flasim se kush do të goditet me këto akuza të prokurorit”, ka përfunduar  avokati Gashi.

Die Welt: Brukseli kërkon krijimin e një Jugosllavie të re dhe hezitimi i Kosovës

Warum Brüssel ein neues Jugoslawien schaffen will

Von Boris Kálnoky

Auf dem Balkan möchte ein halbes Dutzend Staaten in die EU. Weil sich die Union keine neuen Beitritte leisten kann, will sie Zeit gewinnen
0 Kommentare



Die Idee wurde auf dem Balkan geboren. Der heutige serbische Präsident Aleksandar Vucic hatte sie formuliert: Wäre es nicht praktisch, die Länder auf dem Balkan in einem gemeinsamen Wirtschaftsraum zu verbinden? Das könnte doch der erste Schritt auf zum Beitritt zur EU sein. Die EU griff die Idee schnell dankbar auf.

Auf dem Balkan drängt ein halbes Dutzend Staaten in die EU – aber die Union ist in ihrer tiefen Krise mit anderen Dingen beschäftigt. So könnte die Zollunion auch ein gutes Instrument sein, um Zeit zu gewinnen. Die EU muss keine neuen Mitglieder aufnehmen, wahrt aber ihren Einfluss auf dem Balkan – wo rivalisierende Mächte um Einfluss ringen.

Kroatien und Slowenien sind inzwischen schon in der EU. Montenegro, Serbien und Albanien sind Beitrittskandidaten. Bosnien hat seinen Antrag gestellt auf eine Beitrittskandidatur. Mazedonien bemüht sich gerade, den ewigen Streit um die Bezeichnung des Landes mit Griechenland beizulegen – danach wird Athen ein mazedonisches EU-Beitrittsbegehren womöglich nicht mehr blockieren. Auch das Kosovo will in die EU.

Die Zeiten der großen Erweiterungen aber sind vorüber. Die EU ist auch deshalb in die Krise geraten, weil sie mit 28 Staaten nur noch schwer steuerbar ist. Nach dem Brexit scheint die Aufnahme zahlreicher neuer Staaten auf dem Balkan schwierig. Da könnte eine an Brüssel angebundene Balkan-Zollunion eine Notlösung sein. Hinter den Kulissen wird sie seit Jahren diskutiert, als Instrument, das ewige Pulverfass Balkan zu entschärfen, ohne die EU erweitern zu müssen.

Wirtschaftlich ist der Balkan für die Europäer belanglos. Ordnungspolitisch hingegen ist er, wie so oft zuvor in der europäischen Geschichte, von zentraler Bedeutung. Wo früher Bündnissysteme ein wenig Stabilität in das explosive Völkergemisch zwischen Belgrad und Skopje, Sarajewo und Tirana brachten, ist heute die Hoffnung auf einen EU-Beitritt der Garant für Frieden. Entsprechend wachsen die Spannungen auf dem Balkan. EU-Erweiterungskommissar Johannes Hahn betont immer wieder, der Beitritt bleibe das Ziel. Von ihm stammt die Formel, „positive Abhängigkeit“ voneinander könne dazu beitragen, die allgegenwärtigen ethnischen Spannungen in der Region zu entschärfen. Im Grunde wäre es eine Wiedergeburt des alten Jugoslawien, freilich nur als Zoll- und Transportunion. Minus Kroatien und Slowenien natürlich, die gehören bereits zur EU. Dafür mit Albanien. Serbien, Bosnien-Herzegowina, Kosovo, Montenegro, Mazedonien – es wäre eine Union der ärmeren Nachfolgestaaten Jugoslawiens. Man kann nachvollziehen, warum Belgrad Gefallen daran finden könnte. Serbien wäre in einem solchen Gebilde der Schwerpunkt, zu dem alles gravitieren würde.

So wie Belgrad Jugoslawien dominierte, würde es dieses Neu-Jugoslawien prägen. Mazedonien müsste nicht mehr ständig um seine Existenz bangen. Es wäre endlich Teil eines größeren Verbundes, statt allein, umgeben von feindseligen Nachbarn: Griechenland, Albanien, Bulgarien, Serbien, die alle der Meinung sind, Mazedonien sei kein richtiges Land, es gehöre teilweise eigentlich zu ihnen. Auch in Bosnien würde man als Teil einer solchen Union etwas weniger Angst haben, eines Tages auseinanderzubrechen.


Umfragen belegen, dass der Zerfall Jugoslawiens die eine Sache ist, die in jeder der Nachfolgerepubliken – außer vielleicht Kosovo – bereut wird. Der Zerfall Jugoslawiens hinterließ bis heute ein Vakuum im europäischen Machtgefüge, das nie gefüllt wurde. So wie der Zerfall des Habsburgerreiches einst Europa zerbrechlicher machte und Hitler die Schwäche der entstandenen Zwergstaaten ausnutzte, so hat das Ende Jugoslawiens einen permanenten Konfliktherd im Herzen Europas geschaffen, der nie ganz gelöscht wurde. Wo Russland, die Türkei, die USA, Deutschland, kurzum die Großmächte ihr Spiel mit dem Feuer um geopolitische Dominanz spielen.

Das alte Jugoslawien zerfiel, weil es an inneren Spannungen krankte, vor allem an der Rivalität zwischen Serben und Kroaten. Eine neue Westbalkan-Union wäre auch bipolar: Acht Millionen Serben in Serbien und Bosnien sowie fünf Millionen Albaner in Albanien, Kosovo und Mazedonien würden sie dominieren und mit- und gegeneinander wetteifern.

Konkret geht es darum, dass mehr als 30 bilaterale Verträge die Handelsbeziehungen der diversen Westbalkan-Länder mit den Europäern und untereinander regeln. Sie durch einen einzigen Vertrag und eine einzige Vereinbarung zwischen einer Westbalkan-Zollunion und der EU zu verbinden, das wäre eine erhebliche Vereinfachung und könnte Wirtschaftswachstum fördern. Dass in der Folge einer solchen regionalen Wirtschaftsintegration auch deren EU-Beitritt vereinfacht und beschleunigt werden könnte, das klingt logisch. Gerade in Bezug auf das Kosovo, wo die Ängste vor einer solchen Balkan-Union am größten sind. Aber eine EU-Mitgliedschaft für das Kosovo krankt daran, dass es in den Augen Serbiens kein eigenständiger Staat ist, sondern zu Serbien gehört. Da sind ähnliche Probleme programmiert wie zwischen der EU und der Türkei in der Zypernfrage.

Insofern kann man Montenegros Ängste verstehen: Das Land ist am weitesten vorangeschritten in seinen Beitrittsverhandlungen, und wenn eine Balkan-Zollunion letztlich tatsächlich zu einem Ersatz würde für die volle EU-Mitgliedschaft, hätte das Land am meisten verloren. Für Kosovo aber, dessen Chancen am geringsten sind, könnte eine solche Union eine Chance sein, zumindest einen ersten Schritt zu tun in Richtung EU. Zu weiteren Schritten wird die Union vorerst nicht bereit sein.

https://www.welt.de/print/die_welt/politik/article166547588/Warum-Bruessel-ein-neues-Jugoslawien-schaffen-will.html



Die Welt: Brukseli kërkon krijimin e një Jugosllavie të re dhe hezitimi i Kosovës


Mbi Ballkan kërkojnë një gjysmë duzinash shtete anëtarësim në BE. Për shkak se BE nuk mundet të pranojë shtete tjera, ajo kërkon të fitojë kohë. Me këtë BE kërkon të rruajë ndikimin dhe ti mbajë larg fuqitë tjera që përpiqen të shfrytëzojnë këtë boshllëk. “BE kërkon të krijojë union tjetër për të shfuqizuar Fuçinë e Barutit mbi Ballkanin. Në princip kjo është një rilindje e Jugosllavisë së vjetër, e lirë vetëm në doganë dhe transport: minus Kroacia dhe Sllovenia që janë pjesë e BE dhe plus Shqipëria.”

Sipas “Die Welt” ideja ka lindur në Ballkan dhe citon presidentin serb Aleksander Vucic. “A nuk do ishte më praktike, që vendet e Ballkanit të lidheshin me një zonë të përbashkët ekonomike? Ky do ishte hapi i parë për anëtarësim në BE. Brukseli e përshëndeti shpejt idenë.”

Se pse kjo pëlqehet nga Serbia, është e afërmendsh për autorin e shkrimit Boris Kálnoky. “Në këtë union Serbia do ishte qendra gravitative siç dikur Beogradi sundonte Jugosllavinë. Në këtë “Jugosllavi të re”, Maqedonia nuk duhet të shqetësohej për ekzistencën e saj. Tani ajo është e rrethuar me fqinjë armiq: Greqia, Shqipëria, Bullgaria, Serbia, që të gjithë kanë mendimin, se Maqedonia nuk është shtet tamam dhe është pjesërisht pjesë e tyre. Edhe Bosnja nga ky Union do kishte më pak frikë për tu shpërbërë një ditë.”

Kosova nuk u pendua për Jugosllavinë?

Më tej autori sqaron se shpërbërja e Jugosllavisë la një boshllëk në vitet pasardhëse që akoma mund të sjell konflikte të armatosura, ku Rusia, Turqia, SHBA, Gjermania mund të luajnë lojën e tyre me zjarr për dominancë gjeopolitike. Thuajse të gjitha shtetet - mbase përveç Kosovës - janë penduar për atë që i ndodhi Jugosllavisë.

“Jugosllavia e vjetër u shpërbë si pasojë e rivalitetit mes serbeve dhe kroatëve, por tani ajo mund të zëvendësohet mes tetë milion serbëve dhe pesë milion shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Kjo do rregullohej me nënshkrimin e 30 marrëveshjeve bilaterale ekonomike mes vendeve të Ballkanit perëndimor.”

Autori në fund shkruan se frika më e madhe nga ky union është në Kosovë, që në sytë e Serbisë akoma nuk shihet si shtet i pavarur. Atje parashihen probleme të ngjashme si mes BE-së dhe Turqisë në çështjen qipriote.

“Nëse frika e Malit të Zi deri diku kuptohet, pasi kishte bërë hapa para rrugës drejt anëtarësimit në BE, për Kosovën ama që shansat janë më të vogla, një Union i tillë është shansë për një hap më para drejt BE. Për hapa tjerë Unioni nuk do ishte hëpërhë gati.

Komisari për Politika të Zgjerimit dhe Fqinjësisë Johannes Hahn: "Një miliardë euro për Ballkanin Perëndimor"


Qëllimi i investimeve në Ballkan është ndërlidhja më e mirë e përgatitja e këtyre vendeve për anëtarësim në BE, pohon në intervistë ekskluzive për DW-n, komisioneri Johannes Hahn. Ai flet edhe për projekte konkrete.

Deutsche Welle: Zoti Hahn, a ka impulse të reja dhe pritje pozitive për samitin në Trieste? Muajt e fundit në raportet mes Ballkanit Perëndimor dhe BE ka pasur vështirësi të shumta.

Johannes Hahn: Unë mendoj se samiti në Trieste është përgatitur në mënyrë të mrekullueshme nga nikoqirët italianë. Ne jemi përpjekur që në këtë samit të kemi sa më shumë rezultate konkrete. Për shembull, kemi përgatitur për nënshkrim një marrëveshje për transportin. Kjo do të thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndërlidhen me ligjet e BE - që forcon edhe raportet ekonomike dhe i jep impulse të reja rajonit. Ne do të miratojmë një radhë projektesh në fushën e transportit, respektivisht energjisë, në vlerë prej rreth 200 milionë euro, që në fund mund të rezultojnë me investime në vlerë prej rreth 540 milionë eurosh. Këtu është shumë me rëndësi që të krijohet edhe baza për rritjen ekonomike në rajon dhe për një tregti ndër-rajonale, ku ka shumë potencial. Ne mendojmë se në vitet e ardhshme në këtë rajon do të hapen rreth 80.000 vende të reja pune.

Këto janë lajme të mira, po ku ka më së shumti pengesa?

Po, si gjithmonë në rajon, më së shumti ka probleme me afatet kohore për zbatim. Ka shumë premtime, shumë pëlqime, por zbatimi i marrëveshjeve është më i ngadalshëm. Këtu kërkohet më shumë angazhim. Por kjo është gjendja në rajon dhe me këtë jemi mësuar. Tek e fundit, qëllimi është që 20 milionë banorëve të atjeshëm t'u hapet një perspektivë, të sigurohet stabiliteti, dhe nëse doni - të garantohet paqa në rajon.

Stabilitet, siguri, prosperitet ekonomik - të gjitha këto i përmendët, por jo edhe demokracinë. Shumë shpesh thuhet se me projektet e BE-së po forcohen tepër strukturat autokratike në rajon. Cilat janë argumentet tuaja kundër këtyre pohimeve?

Kur flas për stabilitetin, natyrisht që kjo nënkupton edhe forcimin e demokracisë. Nëse njerëzit nuk mund të shprehin mendimin e tyre të lirë, nëse nuk janë të lirë në veprim, atëherë nuk mund t'i gëzojnë këto vlera, të cilat Evropën e bëjnë kaq unike. Ky është edhe shkaku pse Evropa është kaq atraktive edhe për vendet e Ballkanit, të cilat duan që një ditë të anëtarësohen në BE. Zhvillimi ekonomik është i mundur vetëm nëse funksionon shteti juridik. Kjo sepse askush nuk do të investojë para në rajon, as investitorët e rajonit as ata nga vendet e BE, nëse p.sh. nuk funksionojnë si duhet organet juridike.

Në samitin e sotëm do të prezantohen projekte konkrete. Cilat?

Ne kemi përgatitur konkretisht gjashtë projekte për trafikun, si në fushën e rrugëve ashtu edhe hekurudhave. Projekti hekurudhor i njohur si "Korridor 8", që ndërlidh Lindjen me Perëndimin, nga Bullgaria deri në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Më pas ajo mund të vazhdojë edhe për Shqipëri. Ne kemi parasysh edhe rrugët ujore mes Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë. Këtu bëhet fjalë në radhë të parë për ndërtimin e porteve. Të gjitha këto janë të rëndësishme. Apo dhe projekte të ndryshme për ndërtimin e rrugëve, si për shembull mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë. Këto janë investime vendimtare, por që duhet të realizohen. Në fushën e transportit do të japim në dispozicion rreth 145 milionë euro, që mund të shkaktojnë investime të përgjithshme deri në 450 milionë euro. Një projekt tjetër në fushën e energjisë është "Interconnector", një linjë e përçimit të gazit mes Serbisë dhe Bullgarisë. Një investim prej rreth 50 milionë eurosh.

Zhvillimi ekonomik, marrëveshjet për transport - të gjitha këto tingëllojnë gati si anakronike nëse shikojmë konfliktet e hapura në raportet mes vendeve të këtij rajoni. Si do t'i zgjidhni këto probleme të mëdha?

Ky është në fakt edhe sharmi i këtij procesi, sepse ne themi: ne duam t'i bashkojmë të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku, pavarësisht nga niveli që kanë arritur në procesin e anëtarësimit të ardhshëm në BE. Ne konkretisht jemi duke zhvilluar negociata me Serbinë dhe Malin e Zi, me të tjerat jemi shumë larg. Por me përpjekjet tona që këto vende, të cilat janë të rrethuara nga anëtaret e BE-së, t'i fusim në infrastrukturën e BE-së në transport dhe në energji, krijohet një bazë për futjen e tyre në struktura të BE-së. Në këtë mënyrë krijohet edhe baza për zgjidhjen e njërit apo tjetrit konflikt, apo të paktën që të zhvillojmë një perspektivë, e cila mund të funksionojë në të ardhmen.

Cilët janë hapat që duhen ndërmarrë pas samitit?

Marrëveshjet duhet të zbatohen. Unë këtë vit kam marrë pjesë në fillimin e dy projekteve për ura, në Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci, por edhe në Serbi. Edhe në sektorin e energjisë kemi financuar disa projekte, që duhet të ndërlidhin Malin e Zi me Italinë por edhe Malin e Zi - përmes vendeve të Ballkanit - me Rumaninë. Këtu në Trieste do të ndodh diçka shumë konkrete: bëhet fjalë për ndihmën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në kuadër të samitit do të nënshkruhet një marrëveshje për ndarjen e një buxheti prej 48 milionë eurosh, që mund t'u ndahen si kredi rreth 6000 sipërmarrjeve. Pra kemi të bëjmë me projekte shumë konkrete që duhet të ndihmojnë zhvillimin ekonomik. Ne me siguri që do të përgatisim projekte konkrete edhe për samitin e ardhshëm. Sepse deri në fund të kësaj dekade duam të ndajmë rreth një miliardë euro, për të arritur diçka në këtë rajon...

…që këto vende të futen në BE?

…që këto vende të përgatiten për një kalim sa më të lehtë deri në BE.

2017-07-09

LEGJENDAT E VERTETA PER LUGETNIT !

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e XVIII

LEGJENDAT E VERTETA PER LUGETNIT !

Image result for enver hoxha dhe ramiz alia  


SOT: “ASHT GJITHSHKA E PABESUESHME !”

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”

 Image result for enver hoxha me stalinin

TETOR 1945: Eduard Kardeli, numri dy i Beogradit, porositi Enver Hoxhën: Nëse do të mbajsh pushtetin, në radhë të parë duhet të zhdukish klerin katolik, dhe Enver Hoxha ashtu bani e madje, edhe ma shumë.

Related image

20 SHKURT 1946: “... Kallxon nji zojë, e cila aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim personal të Sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë... 

Image result for enver hoxha metiton
Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë Enverit: “Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë”, duhet - vazhdoi ai, “...si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!”  (At D. Gjeçaj “Martirizimi i Kishës Katolike në Shqipni” fq. 36.)

1 KORRIK 1946: “Shoku” Tito, dekoroi Enver Hoxhen në Beograd “Hero i Popujve të Jugosllavisë”...që vazhdon me kenë edhe sot!

Image result for enver hoxha dhe ramiz alia

DOSJA 1623:Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant.Ka pasur edhe vendim Byroje për këtë!” ●Torturuesit dhe kriminelët Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori,  Muço Saliu, Siri Çarçani etj. tregojnë, se kur ishin në Shkodër, në janar të 1945, ishte në dijeni edhe Mehmet Shehu për operacionin e Veriut, “...që kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e  dyshimtë dhe Parinë e vendit....”  (Dosja 1623) ●Pandi Kristo pohon në burg: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!..

Related image
***
NANDOR 1949: Në Suhumi, BRSS. Ishte takimi i tretë i Josif  V. Stalinit me Enver Hoxhën. Përkthen ambasadori sovjetik në Tiranë Çuvahin...
Enver Hoxha mbas prishjes së Stalinit me Titon... tregon: “Gjatë bisedës me Stalinin i vura në dukje qëndrimin e klerit, sidomos të atij katolik në Shqipëri, pozitën tonë në marrëdhënie me të dhe e pyeta se si e gjykonte qëndrimin tonë.
 – Vatikani – më tha ndër tjera shoku Stalin – është një qendër reaksioni, vegël në shërbim të kapitalit e të reaksionit botëror...– A ka pasur priftërinj katolikë në Shqipëri që kanë tradhtuar popullin? – më pyeti mandej shoku Stalin.

Image result for enver hoxha dhe ramiz alia
– Po, i thashë. – Bile krerët e kishës katolike u bashkuan që në fillim me pushtuesit e huaj nazifashistë, u vunë kokë e këmbë në shërbim të tyre, bënë ç’ është e mundur të shkatrronin Luftën tonë Nacional – çlirimtare e të përjetësonin sundimin e huaj. 
– Çfarë keni bërë ndaj tyre?
– Pas fitores, i thashë, i kapëm, i nxorëm në gjyqe dhe atje morën dënimin e merituar.
– Mirë keni bërë, më tha. 
– Po të tjerë, që kanë mbajtur qëndrim të mirë a keni pasur? – pyeti. 
– Po, i thashë, veçanërisht klerikë të fesë ortodokse e myslimane.
– Çfarë keni bërë me ta? – më pyeti... – I kemi mbajtur pranë...

Related image

***
1967 RPSSH SHPALLET SHTET ATEIST NGA PPSH:
“REVOLUCIONI IDEOLOGJIK E KULTURAL” Mbytë e vret vetem Klerikë Katolik:
1967:Klerikë të pushkatuem, të mbytun në hetuesi dhe të zhdukun nder burgje e kampe mbas vitit 1967 ishin Këta Klerikë Katolik, tue u bazue në Arkiv të MM (1998):
■Imzot Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980)  I shkruen E. Hoxhës: “Na jemi të gatshem të bajmë sakrifica per mbarëvajtjen e Atdheut, kjoftë dhe me jeten tonë!”...Vdes në hetuesi.
■Don Mark Hasi (1920 – 11 Shtator 1981) Në vitin 1967 ishte sekretar i Imz. Ernesto Çobës...Nuk pranoi me deklarue kunder Tij.. U arrestue së dyti, i pari klerik në 1967.  Asht dënue me 25 vjet burg. Vdiq në kampin e shfarosjes së Ballshit, me 11 Shtator 1981.
■Don Zef Bici (19 Maji 1919 – 10 Maji 1968) Në vitin 1967, kur arrestohet ishte famullitar i Tiranës. Pushkatohet me 10 Maji 1968. 
■Don Mark Dushi (19 Nandor 1920 – 10 Maji 1968). Ishte klerik në Tiranë. Arrestohet në 1967 dhe pushkatohet me 10 Maji 1968.
■Don Marin Shkurti (1933 – 1 Prill 1969). U shugurue meshtar me 8.12.1961. U arratis se vazhdoi sherbimet fetare mbas 1967. E kthyen miqtë e sigurimit shtetit, UDB jugosllave dhe e vranë kriminelët e sigurimit shqiptar me 1 Prill 1969...
■Don Shtjefen Kurti (24 Dhjetor 1898 – 20 Shtator 1971)  Prifti që ka Pagëzue një fëmijë! U  pushkatue 20 Shtator 1971. E kush e beson sot këte veper plot urrejtje!?
■Don Anton Doçi (15 Qershor 1915 – 1973) Vdes nga vuejtjet në kampin e shfarosjes së Ballshit në 1973.
Related image

■Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Ky asht Kleriku që ka vue gojë kunder diktatorit Enver Hoxha. U pushkatue me daten 10 Shkurt 1974, per sëvdekuni, mbasi i shkyen gjymtyrët... Kriminelët Shyqyri Çoku, Alush Bakalli etj...
■Don Prekë Nikçi (2 Nandor 1921 – 15 Mars 1974) Nuk pranoi as Ky me mohue Fenë. E mbyten në kazanat e fabrikës së çimentos në Krujë.
■Don Lazer Jubani (23 Prill 1925 – 29 Korrik 1982) Shugurohet me 8.9.1946, nga Imz. F. Gjini. Dënohet me burg...Asht nder studjuesit e historisë... Helmohet nga sigurimit...
■Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Ishte ordinar i Abacisë së Mirditës. Njeri shumë i besueshem i Imz. Frano Gjinit. Sigurimi kerkon prej Tij letrat e Imz. Gjinit dhe dokumenta tjera, të cilat, mendohej se i ka Don Leci...Ky nuk i dorzon, pranon dënimin dhe vdes në burgun e Tiranës, me 4 Prill 1986...
■Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Asht arrestue se ishte klerik katolik në 1952...Një Kalvar i pafund, që mbyllet në dy muej para se të plotsonte dënimin. Vdes në Zejmen në 1987. 
■Imz. Lazer Sheldija (1928 – 10 Shtator 1988) U shugurue meshtar në Romë në 1960. Misionar që nuk harroi kurrë martirizimin e vllazenve në Shqipni. E mbysin njerzit e derguem nga sigurimi në New York, me 10 Shtator 1988...se, Ky ishte nxanës i Trackit...
■Don Pjeter Gruda (1 Gusht 1922 – 13 Janar 1989) Mbasi bani 15 vjet burg, ishte i sëmurë, vdiq në kampin e Sarandës, tre muej para lirimit të klerikëve me 13 Janar 1989...
1944 – 1989: GJENOCIDI ka vra dhe ka zhdukë, gjithsejt 66 Klerikë Katolik në Shqipni... ●Mosha mesatare ishte 47 vjeç, kanë ba 258 muej hetuesi ose 21 vite sëbashku. Shumica nuk ka dalë në gjyqe publike dhe nuk i asht ndigjue gjyqi nga populli.
1967: Janë arrestue, torturue, dënue, janë interrnue dhe ridënue deri në zhdukjen e plotë nder kampet e shfarosjes së Republikës Socialiste të Shqipnisë, këta Klerit Katolik  perfshi në këte Gjenocid të “Revolucion Ideologjik e Kultural”, vetem mbas 1967:
1. At Pjeter Mëshkalla, 25 vjetë burg.  2. Don Mikel Koliqi, 38 vjetë burg dhe interrnim.  3. Don Nikollë Mazrreku, 37 vjetë burg e interrnim.  4. At Zef Pllumbi, 28 vjetë burg e interrnim. 5. Don Simon Jubani, 26 vjetë burg.  6. At Gegë Lumaj, 20 vjetë burg.  7. At Gjergj Vata, ban mbi 10 vjetë burg si edhe pasuesit... 8. Don Frano Illija.  9. Don Ndoc Sahatçija.  10. Don Nikollë Troshani. 11. Don Zef Simoni.  12. Don Kolec Toni.  13. Don Ndré Krroqi.  14. At Anton Luli.  15. Don Ndoc Ndoja.  16. Don Gjergj Simoni.  17. Don Marjan Arta. 18. Fratel Gasper Jubani. 19. At Ferdinand Pali. 20. At Aleks Baqli. 21. At Leon Kabashi. 22. Don Martin Trushi. 23. Don Nikollë Pergjini interrnohet. 
1969:Ishte një Kishë Katolike e 1361, në Vaun e Dejës... Thohej, se aty asht kunorzue i Madhi Gjergj Kastrioti me Doniken. Në vitin 1969, e shemben anadollakët që urrenin Kastriotin, Fenë Katolike, Shqipninë Europjane, Flamurin me Shqipe dykrenare... 
■Mbas mbylljes perfundimtare të Kishave, ata u shkatrruen kulm e thëmel, ndersa, Klerikëve tё dëbuen nga qelat e Tyne, ua plaçkiten veprat letrare dhe artistike, ashtu si Kishave ku Ata kanë sherbye. Nga të gjitha Kishat u çvarrosen Klerikët e vdekun dhe u tretën Eshtnat e Tyne, tue fillue nga Kisha Jezuitëve, Kathedrale e Shkodres etj...
■Klerikëve Katolik u asht ndalue me ligj çdo aktivitet fetar. ■ Mbas vitit 1967 në Shqipni, nuk ka mbetë asnjë Kishë Katolike. ■ As ky terror e shfarosje...nuk quhet Gjenocid !?.. ●Prej 200 Klerikëve Shqiptarë në vitin 1944, janë pushkatue dhe mbytë ndër burgje, hetuesi, spitale psikiatrike si dhe kampe shfarosje  66 klerikë. Ndersa, kanë vuajtë shumë vite burg me punë të detyrueme nder kampe 65 Klerikë.●Këta Klerikë, kanë krye studimet e nalta në 24 universitete Europjane. Ndersa, “Revolucioni Kultural i 1967” nuk ka burgosë, vra as nuk ka mbytë ASNJË Klerik Orthodoks, Musliman dhe Bektashinjë...
1967...”REVOLUCIONI” Ishte vetem Urrejtje...Vrasje... Ishte Gjenocid i vertetë!
8 NANDOR 1984 Enver Hoxha në librin “Shënime për Lindjen e Mesme” porositë: “Shqiptarët duhet t’i përshtaten Kur’anit...” 1958-1983...janë 545 faqe nga ditari politik Enver Hoxha. Publikue me 8 nandor 1984, në Tiranë...
1985, PRILL Ramiz Alia në postin e Enver Hoxhës, porositë në Shkoder: “Shoku Enver na la... Prandaj, të jemi shumë vigjilentë sidomos, me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë...por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël, mos prisni por sinjalizoni Partinë, vini prangat dhe jipni plumbin ballit!” (Prill 1985).
2 DHJETOR 1992 Ramiz Alia e Sali Berisha inkuadrojnë Republiken e Shqipnisë në “Konfrencën Islamike”... 
1992 TETOR: Prof. Arshi PIPA, riboton në gazeten e Durrësit “Adriatik”:“Turqit e Rij të Shqipnisë së Re!” marrë nga “Dielli”, Boston, MA USA, vol. 83, nr. 10, maj-qershor 1992. “Adriatiku”, 3-10 tetor 1992, nr. 20 (2360), viti i 23-të i botimit.
■Mos e harroni këte titull, se per ju qeveritarë e ka shkrue: “Turqit e Rij të Shqipnisë së Re”, që po e pasoni shtetin dorë në dorë tue e zhytë në krime, vjedhje e plaçkitje... Pikrisht, nga “Rilindja komuniste” në “kopshtin e lulzuar të drogës”!..
            Vazhdon Pjesa e XIX.
            Melbourne, Korrik 2017


Arkivat sovjetike: shqiptarët tentuan t’i merrnin të 12 nëndetëset


Ferdinand Dervishi


Në pjesën e parë të këtij cikli flitej për themelimin nga sovjetikët të bazës Luftarako-Detare të Vlorës, një ide e ardhur për kundërpeshë të Flotës Amerikane në Mesdhe. Sipas Hrushovit, kreut të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ideja kishte lindur pas luftës së Dytë Botërore, “kur ishin acaruar sërish marrëdhëniet e Bashkimit Sovjetik me vendet kapitaliste”. Sovjetikët kishin vlerësuar se me pozicionin e saj Shqipëria e kërcënonte seriozisht veprimtaritë e bllokut ushtarak të NATO-s në Detin Mesdhe. Prandaj, në marrëveshje me shqiptarët, ishte vendosur që në gjirin e Vlorës të dërgohej flota ruse e nëndetëseve. Shpejt këtu mbërrijnë nga Balltiku, njëra pas tjetrës, 12 nëndetëse sovjetike të tipit Whiskey dhe gjithë logjistika tjetër, një grup anijesh të funksioneve të ndryshme si dhe bateri kundërajrore, sistem i fuqishëm radiondërlidhjeje etj. Me kalimin e kohës më shumë se 300 marinarë shqiptarë trajnohen për drejtimin e nëndetëseve, ndërkohë që sipas marrëveshjes në fund të vitit 1960, katër prej këtyre mjeteve luftarake të pazakonta, do i kalonin shtetit shqiptar. Duke manovruar me nëndetëset, sovjetikët nisën të realizonin objektivat e tyre. Në një rast ata dërguan një nëndetëse deri në Gjibraltar dhe në një tjetër rast një nëndetëse, po e bazës së Vlorës, ndoqi nga pas një kryqëzor, që mbante në bord vetë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu, në pak muaj sovjetikët kishin arritur qëllimin e tyre kryesor: të nisnin balancimin e forcave ushtarake me ato amerikane në Detin Mesdhe. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, nisur më 25 maj 1959, Nikita Hrushovi kishte plane të mëdha për Shqipërinë. Ai kishte vendosur që në afërsi të bazës së Vlorës, por edhe në pozicione të tjera të vendoseshin raketa me rreze të mesme e të vogël veprimi, me qëllim që të balancoheshin edhe raketat amerikane në Itali. Por frika e Enver Hoxhës për dënimin e kultit të Stalinit dhe kryesisht mosdhënia e ndihmave ekonomike të kërkuara nga Bashkimi Sovjetik, ftohin marrëdhëniet politike shqiptaro-sovjetike, gjë që u pasqyrua edhe në ato ushtarake.

(vijon nga numri i kaluar)

Në Moskë, Hoxha dhe Mehmet Shehu, kryetari i Qeverisë Shqiptare mbajtën fjalime të flakta antihrushoviane. Ata u sulmuan nga lideri i komunistëve polakë, Gomulka, i cili goditi thelbin antimarksist të udhëheqësve shqiptarë. Menjëherë pas tij në mbrojtje të Hrushovit dolën liderë të tjerë, kështu që Hoxha dhe Shehu, pa pritur përfundimin e mbledhjes, udhëtuan për në Tiranë. Ata nuk shkelën më në Moskë. Kur kishte ftesa, dërgonin sekretarin për ideologjinë, Ramiz Alia. Verën e vitit 1961, pasi pa në radhën e të ftuarve drejtuesin e delegacionit shqiptar, Ramiz Alia, Hrushovi, që nuk dallohej për elokuencë, iu drejtua me zë të lartë: “Së shpejti shoku Enver Hoxha do të dërgojë në vendin tënd pantallonat”. Që nga kjo ditë, në takime nisi të mos vinte as sekretari për ideologjinë.
Por pavarësisht nga mosmarrëveshjet mes liderëve të BS dhe Shqipërisë, ato mes marinarëve në vitin 1960 vazhduan të mbeteshin të mira. Siç kujton kundëradmirali Zagrebin, gjatë gjithë vitit 1960 ushtarakët tanë, kryesisht marinarët, punonin me shqiptarët shumë miqësisht dhe nuk kishte asnjë konflikt. U zgjerua porti i Durrësit, u përfunduan objektet ushtarake për mbështetjen e anijeve dhe mbrojtjen anti desante të bregut. Në fund të vitit 1960, nga marina sovjetike iu dhanë shqiptarëve, sipas marrëveshjes, katër nëndetëse, “C-241”, “C-242”, “C-358” dhe “C-360” si dhe baza lundruese “Vladimir Nemçinov”. Në ceremoninë e dorëzimit në Gjirin e Vlorës, duke u sjellë me një triumf të pazakontë, morën pjesë drejtuesit e flotës shqiptare dhe oficerët e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Por edhe pas dhënies së nëndetëseve, sipas kërkesës së shqiptarëve, oficerët dhe komandantët tanë, vazhdonin t’i mësonin shqiptarët dhe të dilnin në det bashkë me ta. Zhytja dhe manovrimi i nëndetëseve kryhej nën survejimin e kontrollin e plotë të specialistëve tanë. Ndërkohë, në Shqipëri pritej të instaloheshin 17 njësi të raketave bregdetare, por ndërprerja e marrëdhënieve politike ndërpreu gjithçka.
Plenumi i ndarjes
Situata u përkeqësua kur nga 13 deri në 20 shkurt të vitit 1961, në Tiranë u mbajt Plenumi i Komitetit Qendror të PPSH-së. Vendimet e tij në këtë kohë mbetën të panjohura për marinarët tanë, por thelbi u mësua gjithsesi. Në Vlorë mbërriti ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, dhe bëri një mbledhje të mbyllur të aktivit të partisë së flotës shqiptare. Marinarët tanë kishin shumë miq ndër kolegët shqiptarë edhe mes oficerëve, dhe shpejt u mësua se Balluku në këtë mbledhje kishte mallkuar Hrushovin dhe udhëheqjen sovjetike duke i akuzuar për revizionizëm, mungesë dëshire për të ndihmuar Shqipërinë, dhe të tjera të ngjashme. Ai kishte dhënë detyra që të ndërpriteshin çdo lloj marrëdhëniesh me instruktorët sovjetikë, mbajtjen larg të atyre nga nëndetëset që tashmë u ishin dhënë shqiptarëve, të ndërprisnin çdo lloj kontakti me ekuipazhin e anijeve sovjetike. Veç këtyre, Balluku kishte kërkuar që të mos lejohej dalja e anijeve tona nga baza e Pasha-Limanit, madje kishte dhënë urdhër që për të realizuar këtë të përdoreshin bateritë e topave bregdetarë.
Situata nisi të bëhej katastrofike. Përpjekja për të zbutur këtë situatë përmes ndërhyrjes së Traktatit të Varshavës, rezultoi edhe më fatale dhe çoi në përshpejtim të ndarjes finale, pasi shqiptarët i frikësoheshin ndërhyrjes së armatosur të BS në vendet e demokracive popullore. Në mbledhjen e vendeve pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës, në mars të vitit 1961, Greçko kërkoi me insistim që baza e Vlorës të kalonte në mënyrë të padiskutueshme nën komandën e forcave të Traktatit të Varshavës. Por shqiptarët e hodhën poshtë këtë kërkesë, edhe pse vendeve të tjera anëtare u ishte marrë ndërkohë ky vendim. Në të njëjtën kohë në Tiranë shkuan zv/ministri i Punëve të Jashtme, N. P. Firjubin, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Sovjetike, Gjeneral Armate A. I. Antonov dhe zëvendësi i komandantit të Shtabit Qendror të Marinës, Admirali N. D. Sergejev. Qëllimi i tyre ishte që të merreshin vesh me shqiptarët që baza e Vlorës t’i nënshtrohej komandës së forcave të Traktatit të Varshavës. Por shqiptarët qëndruan në të tyren, duke shpjeguar se nuk u nënshtrohen vendimeve të komandës së Traktatit të Varshavës. Pa arritur asgjë në synimet e tij, Firjubini u kthye mbrapsht bashkë me gjeneralët e tij.
Rrethanat u acaruan dhe më, kur me vendim të gjeneral-kolonelit A. M. Adrejev, që kryesonte grupin e këshilltarëve tanë në Shqipëri, nisi evakuimin në BS, të familjeve të oficerëve tanë. Në të njëjtën kohë më e nevojshme ishte të zgjidhej çështja e brigadës së 40 të anijeve tona të dislokuara në Shqipëri, pasi udhëheqësit shqiptarë nisën të paraqisnin të drejtat e tyre edhe mbi tetë nëndetëset e tjera, madje mbi të gjithë strukturën e bazës, bashkë me mjetet ndihmëse. Për zgjidhjen e problemeve të lindura dërguan ish-komandantin e njësisë 40, kundëradmiralin C. G. Jegorov. Por shfaqjen e tij shqiptarët e pritën shumë keq. Enver Hoxha në kujtimet e tij e paraqet atë si një fabrikë helmi: “revizionistët sovjetikë dërguan në Tiranë edhe një kundëradmiral. I gjithë grupi përbëhej nga oficerë të Zbulimit, të dërguar te ne për të organizuar trazira, sabotazh dhe veprimtari diversioniste në bazën e Vlorës”. Dhe e gjithë veprimtaria armiqësore e Jegorovit përmblidhej në faktin se ai duhet të drejtonte operacionin e kthimit të tetë nëndetëseve tona në bazën e tyre në Balltik.
Shqiptarët përherë e më shpesh nisën të shkonin te kërcënimet për përdorimin e forcës në gjysmën e parë të majit të vitit 1961. Kështu në momentin kur në gjirin e Vlorës hyri anija transportuese sovjetike “Çiaturi”, mbi të u drejtuan topat dhe u inspektua nga pala shqiptare.
Dërgohet komandanti i
Flotës së Detit të Zi
Incidentet u shpeshtuan dhe në fund të muajit maj, të vitit 1961, komandanti i Flotës së Detit të Zi, admirali V. A. Kasatonov mori urdhrin të shkonte në Vlorë për të organizuar nxjerrjen nga Shqipëria të nëndetëseve dhe bazës sonë lundruese. Ai doli nga Sevastopoli me kryqëzorin “ Mihail Kutuzov” nën shoqërimin e dy torpedinerëve dhe tankerit “Briri i artë”. Teksa kalonte në ngushticën e Bosforit, Kasatonovit i dërguan telegram me urdhra të reja që thoshin se ai duhet t’i kthente anijet mbrapsht në bazë, veç tankerit. Sepse Shqipëria kishte urdhëruar ndalimin e futjes së anijeve tona në ujërat e tyre territoriale. Kështu që Kasatonov u detyrua të fluturonte për në Shqipëri që nga Moska, ndërkohë që një grup i oficerëve të flotës vazhduan udhëtimin me “Bririn e artë”. Në momentin e mbërritjes së tankerit në bazën e Vlorës, Kasatonovi, kishte mbërritur gjithashtu. Pasi mbërriti në Vlorë, Kasatonovi ngrit flamurin e vet në bazën lundruese “Viktor Kotelnikov” dhe menjëherë thirri në mbledhje kundëradmiralin A. V. Zagrebin, Jegorovin, kapitenin e Rangut të Parë, P. P. Kulika, - këshilltarin e drejtuesit të shtabit të flotës shqiptare, komandantët e bazës lundruese dhe nëndetëseve, këshilltarët dhe instruktorët e anijeve etj. Komandanti urdhëroi që menjëherë të niste përgatitja për largimin drejt Sevastopolit dhe për në Balltik. Një vëmendje të veçantë ai i kushtoi përgatitjes për largimin duke i parandaluar shqiptarët që të hidhnin duart mbi anijet tona të flotës ndihmëse, tankerëve, cisternave etj. Baza lundruese “Kotelnikov” mori urdhër që të qëndronte në spirancë në gjirin e Vlorës, ndrysa tetë nëndetëset u kapën në anët e saj. Kasatonovi e dërgoi Zagrebinin në Tiranë, për të miratuar planin e zhvendosjes tek ambasadori sovjetik I. V. Shikin dhe tek gjenerali A. M. Andrejev. Plani mori miratimin e plotë të tyre. A. M. Andrejev dhe A. V. Zagrebin i bënë vizitë ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Beqir Balluku, dhe e njoftuan atë për vendimin e Qeverisë Sovjetike për të dërguar anijet në Bashkimin Sovjetik. Por që të informohej komandanti i Flotës Shqiptare, nuk u bë e mundur edhe pse këtë preferoi ta bënte personalisht Kasatonovi. Kërkesës për takim me kundëradmiralin Teme Sejko, shqiptarët iu përgjigjën se ishte e pamundur, pasi admirali ishte i zënë. Por shpejt u sqarua se Sejko ishte arrestuar bashkë me një grup oficerësh të Marinës. Ai u akuzua për komplot për të përmbysur udhëheqjen politike të Shqipërisë. Sejko u pushkatua.
Largimi
Nën tytat e topave që neve u kishim dhuruar dhe kërcënimit të vendosjes eventuale të minave, 8 nëndetëset dhe baza lundruese “Viktor Kotelnikov” dolën nga gjiri i Vlorës. Në krye, në një anije lufte, doli zv/komandanti Kozllov me qëllim që të mësonte nëse ishte e lirë ngushtica mes ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit. Pas eksplorimit nisi lëvizjen dhe pjesa tjetër e varganit. Më 8 qershor 1961, pasi kishte përmbushur misionin që i kishin besuar, Vladimir Afanasjeviç Kasatonov, braktisi Shqipërinë duke lundruar me tankerin “Briri i artë”. Në Detin e Zi ai kaloi në kryqëzorin “Kubishev”, ku u prit me përzemërsi nga V. V. Mihailin. Vladimir Afanasjeviçi i tha atij se shqiptarët nuk patën guxim të përdornin forcën, gjithsesi ata ishin bërë gati për këtë. Siç kujton Mihailin: komandanti dukej shumë i lodhur, edhe pse nuk e jepte veten. Porositi një dush të ngrohtë, një gotë vodkë dhe urdhëroi të mos e zgjonin deri sa të mbërrinin në Sevastopol, ku e priste S. G. Gorshkovi. Së bashku, ata duhet të hartonin një raport për udhëheqjen dhe të përpunonin kërkesa për veprimtarinë e mëtejme.
16 maj 1961
Në Kongresin e Katërt të Partisë së Punës së Shqipërisë, u deklarua se ishte zbuluar një komplot i udhëhequr nga komandanti i Flotës, kapiteni i Rangut të Parë, Teme Sejko. Në këtë kohë udhëheqësit e shteteve pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës, deklaruan qëllimin e tyre “të dërgonin në Shqipëri një komision specialistësh të Traktatit të Varshavës për verifikimin e pretendimeve për komplot”. Por reaksioni i Qeverisë shqiptare ishte i ashpër: asnjë komision, asnjë kontakt. E gjitha kjo në fund të fundit çoi në prishjen e pashmangshme. Më Kongresin e 22 të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Hrushovi publikisht sulmoi Partinë e Punës të Shqipërisë, duke e akuzuar atë për armiqësi në drejtim të Partisë Komuniste sovjetike. Në dhjetor të vitit 1961 Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik.


Batutat e Hrushovit në fillim të mbledhjes për ndërtimin e Murit të Berlinit
Ramiz Alia, si e krahasuan me pantallonat e Enverit

TIRANE - Pak muaj më parë, i ftuar në emisionin “Top – Story” të gazetarit Sokol Balla, ish-sekretari i Parë i Partisë Së Punës dhe njëkohësisht ish-president i vendit, Ramiz Alia, rrëfeu një përplasje të pazakontë me Nikita Hrushovin, kreun e komunistëve sovjetikë. Ngjarja zhvillohej në sallën e një takimi të krerëve të shteteve të quajtura të demokracive popullore, i mbajtur në Moskë në mesin e vitit 1961, që do të kishte në qendër të tij ndërtimin e Murit të Berlinit. Sipas rrëfimit të Alisë, Hrushovi ishte acaruar kur kishte parë atë në vendet e rezervuara për Enver Hoxhën, kreun e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe atë të Qeverisë, Mehmet Shehu. Duke argumentuar se delegacioni shqiptar nuk kishte statusin e duhur, Hrushovi i sulet Ramiz Alisë me fjalë të ashpra, dhe kjo bëhet shkak për mos fillimin e bisedimeve. Madje Hrushovi dhe të tjerët largohen në një ambient tjetër, në pritje që delegacioni shqiptar të dilte fare nga salla. Kjo është historia, porse batuta më e njohur prej saj, e nxjerrë nga goja e Nikita Hrushovit, ka mbetur e panjohur për shqiptarët edhe pse ka qarkulluar në rrethet politike të kohës dhe është stampuar në media të shkruara. Edhe Alia vetë, gjatë intervistës për gazetarin Balla, nuk e përmendi, mbase sepse batuta e Hrushovit në adresë të tij është fyese. Ja se çfarë përshkrimi i bën situatës Mihail Jakovleviç, një prej përkthyesve të Hrushovit. “...në këtë mbledhje ishte ftuar Sekretari i Parë i PPSH-së, Enver Hoxha. Ky, meqë duket u frikësohej kritikave, në vend të tij kishte dërguar në këtë takim zëvendësuesin. Por Hrushovi e hapi mbledhjen me pyetjen për statusin e delegacionit shqiptar. Nisi grindja. Hrushovi propozoi që delegacioni të konsiderohej i paautorizuar të vendosë për çështje të ndryshme, sepse ajo ishte një mbledhje e sekretarëve të parë dhe jo një takim miqësor. Nga ana e tyre përfaqësuesit e Shqipërisë deklaruan se ata kishin fuqinë e duhur dhe autorizim zyrtar të lidershipit të tyre për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që do të ngriheshin në këtë takim. Hrushovi u përgjigj prerë se atë nuk e kënaqte aspak pozicioni i Enver Hoxhës, pasi ai, tekstualisht: “sot mund të dërgojë zëvendësuesit e tij, nesër ai, mundet, dërgon shoferin e tij, dhe pasnesër do të na varë pantallonat në shpinën e karriges”. Pas këtyre fjalëve Hikita Hrushovi i sugjeroi delegacionit shqiptar të braktiste sallën e takimit. Por ata e injoruan. Hrushovi lajmëroi pushim, të gjithë u çuan dhe dolën. Mbeti vetëm delegacioni shqiptar. U fikën dritat, mbërritën pastrueset, por përfaqësuesit e Shqipërisë mbetën në vendet e tyre. Kështu që Hrushovit dhe të tjerëve iu desh që të mblidheshin në një sallë pranë. Gjithsesi në këtë pikë shqiptarët e braktisën mbledhjen”.

Promovohet libri i Llukman Halilit për rrëfimin politik mbi Ibrahim Rugovën

Edhe kryetari i Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore, me kryetar, z. Gani Xharrahi e falënderoi autorin dhe e përgëzoi për këtë punë, që ka bërë. Në promovim ishin të pranishëm edhe veprimtarë të dëshmuar të çështjes kombëtare, si Tonë Marku, Prof. Nikollë Kërhanaj, Eset Ahmeti, kryetar i Shoqatës “Iliria” në Koper të Sllovenisë, ndërsa z.Mustafa Hoxha dhe Gazmend Daka, me që ishin pjesmarrës në panair edhe ata erdhën në këtë eveniment të librit.

Dashnim Hebibi, Rijekë

Këto dy ditë, në Rijekë të Kroacisë me organizim të Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, me kryetare zonja, Suzana Jakupi, Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore, me kryetar, z. Gani Xharrahi, u mbajtën disa takime dhe më kryesorja “Panairi – Ditët e produkteve kosovare”, ku morën pjesë 14 përfaqësues të firmave të ndryshme nga Kosova, si dhe vizita të ndryshme me përfaqësues të lartë të këtij qyteti. Ndërsa, në orët e pasdites, konkretisht në orët e para të mbrëmjes rreth orës 19.30, filloi edhe promovimi i librit në gjuhën kroate të Dr.sc.Llukman Halilit me titull “Politiçka ispovijest dr.Ibrahim Rugova” e botuar nga Bashkësia Shqiptare PBM-e me redaktore përgjegjëse znj.Ermina Lekaj-Perlaskaj dhe redaktore Suzana Jakupi. Libri në fjalë ka 208 faqe dhe është i tirazhit prej 1000 copë. Përmbajtja e librit kryesisht është me raporte të z.Halili kur ka punuar si gazetarë për agjencinë e lajmeve kroate Hina. Autori i këtij libri siç dihet, e ka përcjellur vazhdimisht gjatë kohës sa ishte gazetarë aktivë presidentin e ndjerë tash mëDr.Ibrahim Rugova. Promovimin e hapi znj. Suzana Jakupi, kryetare e Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, ku përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe autorin. Z.Jakupi, i njoftoi edhe njëherë të pranishmit në këtë promovim, se këto dy ditë kishin shumë aktivitete dhe është shumë e kënaqur dhe falënderuese të gjithë atyreve që kanë kontribuar, që këto aktivitete të kalohen si është më së miri. Edhe kryetari i Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore, me kryetar, z. Gani Xharrahi e falënderoi autorin dhe e përgëzoi për këtë punë që ka bërë. Në promovim ishin të pranishëm edhe veprimtarë të dëshmuar të çështjes kombëtare, si Tonë Marku, Prof. Nikollë Kërhanaj, Eset Ahmeti, kryetar i Shoqatës “Iliria” në Koper të Sllovenisë, ndërsa z.Mustafa Hoxha dhe Gazmend Daka, me që ishin pjesmarrës në panair edhe ata erdhën në këtë eveniment të librit. Profesor Nikollë Kërhanaj, pasi përshëndeti autorin dhe e përgëzoi, ai kujtoi edhe pjesë nga takimet që i ka pasur me presidentin e ndjerë, Dr.Ibrahim Rugova, duke e vlerësuar presidentin e ndjerë, një figurë e madhe kombëtare që i solli Kosovës shumë të mira në kohërat më të vështira. Prandaj, presidenti Rugova, do të jetë një emblemë paqësore jo vetëm e Dardanisë, por edhe në arenën ndërkombëtare. Është simbol i paqes kombëtare”. Gjtihashtu në këtë promovim me disa fjalë, pasi e përshëndeti autorin dhe e përgëzoi për këtë punë të madhe e modeste që ka bërë në këtë libër, veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, njëherit figura më e vlerësuar e komunitetit tonë në Kroaci, ashtu si u vlerësua edhe nga të pranishmit, z. Ton Marku. Z.Marku, siç dihet, ishte mikë i ngushtë i presidentit Rugova, ai pati nderin siç tha edhe vetë, të takoj jo më pak se mbi 25 herë presidentin në Shqipëri, sepse në ate kohë, ky veprimtarë, nuk ka pasur mundësi të shkoj në Kosovë, për shkaqe të njohura. Ai ndër të tjera potencoi, se: “Filozofia e presidentit Rugova ishte shumë enigmatike tek shtetet perendimore. Presidenti Rugova, kishte urtësinë e tij politike si burrështetës. Presidenti Rugova, ishte personalitet që ka pasur vizion dhe qëllimin e pavarësisë së Kosovës. Me urtësinë e tij, ai fitoi shumë miqë dhe e krahasoj me Havelin. Presidenti Rugova ishte shumë i përpiktë dhe ai ka njohur mire genin shqiptarë. Të flasësh për presidentin Rugova, me disa fjalë në këtë promovim është e pamundur, që të mos zgjatem edhe më shumë, por duke pasur parasysh, se jemi në promovim libri, unë lutem dhe besoj shumë, se vizioni politikë që ka pasur presidenti i ndjerë Rugova, ky arqitektë i Pavarësisë së Kosovës, do të mësohet brez pas brezi. Të jemi të bashkuar dhe të punojmë edhe më shumë ne shqiptarët kudo që jemi”. Z.Safet Avdullahu nga Rahoveci, veteran i luftës në Kosovë dhe Kroaci, tregoi një rast, kur ka ardhur Presidenti Rugova në Kroaci dhe ishte ai, që I kishte qëndruar afër në çdo moment që të mos i ndodhte asgjë. Vërtet ishte një kujtim emocional. Bashkëkomnasi ynë Mytalip Jashari nga Gostivari i cili jeton dhe vepron në Rijekë, përgezoi autorin me që e njeh edhe më herët. Edhe të tjerët që ishin prezent bashkëbiseduan me autorin. Autori Halili, falënderoi që të gjithë që ishin prezent dhe padyshim edhe ata që ia mundësuan që ky libër të sheh dritën.Pastaj, foli edhe për punën që e ka bërë ndër vite për këtë libër. Krejt në fund të këtij promovimi, autori dhuroi të pranishmëve edhe librin e tij më të ri me nënshkrim të tij personal dhe u shtrua në koktej rasti.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...