2017-07-12

Politikanët ballkanikë keqpërdorin nacionalizmin për të fshehur dështimet e tyre


Fitim Dika

Fitim Dika

Prestigjiozja gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" nën titullin "E ardhmja e Ballkanit është në BE" boton një artikull të zëdhënësit për politikën e Jashtme të Partisë Socialdemokrate, Niels Annen. "Në Ballkanin Perëndimor elitat kombëtare rrezikojnë paqen e brishtë, për të hequr vëmendjen nga dështimet e qeverisjeve të tyre", shkruan Annen dhe kërkon që BE në samitin e Triestes të mërkurën të reagojë ndaj kësaj politike të papërgjegjshme, përcjell DW.


Zëdhënësi i socialdemokratëve për politikën e Jashtme, Niels Annen thekson se Ballkani Perëndimor është rikthyer në agjendën e ditës, por me lajme të politikës së brendshme që vijnë nga rajoni - si provokimet e dyanshme mes Serbisë dhe Kosovës, retorika shqiptaromadhe e politikanëve kosovarë, mësymja e dhunshme e parlamentit maqedonas. "Këto të sjellin ndërmend vitet 90-të, por paralelja historike është e gabuar. Sepse motori i këtyre tensionimeve nuk janë tensionet etnike, por interesat e elitave kombëtare, që duan të sigurojnë pushtetin e tyre e të pengojnë reformat demokratike."

Niels Annen shkruan në artikullin e "FAZ" se zhvillimeve aktuale në rajon, BE nuk duhet t'i përgjigjet me lirimin e kushteve të anëtarësimit. "Një 'rabat gjeopolitik' shkatërron besueshmërinë e BE-së. Qeveritë në Ballkan duhet të pranojnë, se vlerat e BE, respekti për institucionet demokratike, të drejtat e opozitës dhe liria e shtypit nuk janë në dispozicion.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...