Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka qartësuar veprimtarinë e kaluar të nënës së tij, e cila ishte temë e rrjeteve sociale që nisi me një postim të deputetes së zgjedhur të PDK-së, Ganimete Musliu.
Sejdiu u shpreh se në padinë që ka bërë ndaj Ganimete Musliut e Abelard Tahirit, pret që të marrë dëmshpërblim prej së paku dhjetëmijë eurove, shumë të cilën do ta japë për bamirësi.
“Minimumi pesëmijë euro nga një person dhe pesëmijë nga tjetri. 10 mijë euro do t’ia japë shoqatës së pensionistëve, ditën që sistemi i drejtësisë do të funksionojë”, tha ai.
Gjithashtu, masë tjetër që pret Sejdiu është edhe masa e sigurisë që, sipas tij, të apostrofuarit në asnjë rrethanë e asnjë formë nuk do ta përmendin emrin e nënës së tij, Suzana Sejdiut.
/RTV D/