2017-07-15

‘Lista e zezë’ e Edi Ramës/ Shpërthen Luan Rama: Kryeministri tani merret me spiunë anonimë

‘Lista e zezë’ e Edi Ramës/ Shpërthen Luan Rama: Kryeministri tani merret me spiunë anonimë

Luan Rama

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, është shprehur i revoltuar në lidhje me përfshirjen në “listën e zezë” të atyre që kanë abuzuar në administratë, të kryeministrit Edi Rama.

Rama thotë se më shumë se sa nga fakti që një spiun anonim i është ankuar kreut të qeverisë për një abuzim.

“Kryeministri i vendit tim, bëhet zëdhënës i spiunit anonim dhe me një veprim të papërgjegjshëm publikon një listë me emra, mes të cilëve edhe emrin e Dr. Petrelës”.

Rama shkruan gjithashtu në një status në Facebook se e përçmon listën me 100 emra të publikuar nga kryeministri pasi refuzon të tregohet i pandershëm përballë një “brezi intelektualësh e mjekësh të shquar”.

Në një status të mëparshëm, Luan Rama e quajti “papërgjegjshmëri dhe abuzim” listën e Ramës, duke e krahasuar këtë të fundit me ish-liderin kinez Mao Ce Dun, për modelin e përdorur “me spiunë e gardistë të kuq”.

Statusi i plotë

Dr. Mentor Petrela – referencë përkushtimi në shërbim të qytetarëve!

Nuk më befason fakti që një spiun anonim i është ankuar Kryeministrit të Rilindjes per Dr. Mentor Petrelën!

Më fyen e më lëndon fakti që Kryeministri i vendit tim, bëhet zëdhënës i spiunit anonim dhe me një veprim të papërgjegjshëm publikon një listë me emra, mes të cilëve edhe emrin e Dr. Petrelës!

E njoh personalisht Dr. Petrelën dhe kam patur rastin të shoh drejtpërdrejt përkushtimin e tij në shërbim të jetës së njeriut, kam patur rastin të provoj humanizmin dhe profesionalizmin, qytetarinë dhe ndershmërinë e tij si përfaqësues i një brezi të shkëlqyer mjekësh dhe intelektualësh që i bëjne nder Shqipërisë!

Ndaj e përçmoj atë listë!

Sepse përndryshe, do të isha i pandershëm jo vetëm përballë Dr. Petrelës, po perballë një brezi të tërë intelektualësh e mjekësh të shquar që kanë shërbyer e shërbejnë me devocion e përkushtim, por do të isha i padrejtë edhe përballë babait tim që sot është në jetë falë Dr. Petrelës dhe ekipit të tij të talentuar, ku bëjnë pjesë mjekë të shkelqyer si Dr. Arsen Seferi, Dr. Kaloshi e shumë të tjerë!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...