Një plakushe rrudhace, një zgërbonjë,
me vello nuseje të re
Të dashur miqtë e mi të nderuar Elida dhe SkënderBuçpapaj,
Në Portalin tuaj “VOAL” të ditës së djeshme, lexovaartikullin redaksional me titull“Die Welt për Samitin e Triestes: Brukseli po synon krijimin e Jugosllavisë së re”.
U revoltova tej mase në qenien time të pafuqishmepër t’i ndëshkuar rëndë projektuesit e “Jugosllavisë së re”- Parisin dhe Berlinin -, të cilët duan ta varrosinpërfundimisht aspiratën mbinjëshekullore të kombitshqiptar për ribashkim të trojeve etnike. Përsëri në qenientime të pafuqishme, klitha përbrenda:
“Eh, ore Çurçill, ç’gabim fatal bëre që këmbënguledia herë dhe i mbushe mendjen Ruzveltit për hapjen e Frontit të dytë kundër Gjermanisë naziste! Pse nuk e le mbarë Evropën Perëndimore në mëshirën e Hitlerit? Se pastaj Hitlerin do ta sulmonte Armata e Kuqe e Stalinit. Sulmin Stalini e kishte planifikuar ta fillonte të dielën e 06 korrikut 1941 (por Hitleri ia rrëmbeu iniciativën ngadora më 22 qershor 1941) dhe plani ishte hartuar që sulmitë ndalonte në Gjibraltar. Kësisoj mbarë EvropaPerëndimore do të qe bërë komuniste dhe pas një gjysmëshekulli do të qe katandisur në atë derexhe ekonomike, kuu katandis Bashkimi Sovjetik në fundin e viteve ’90”.
Këtë përsiatje e bëra për arsye se Perëndimi evropian, sidomos Franca dhe Gjermania, ushqejnë në heshtje njëdashuri përvëlimtare për Rusinë, por qysh të bëjnë se u kazënë rrota bishtin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë Rusia e ndien, e kupton shumë mirë, Prandaj edhe, ashtu siç po punon me ethe për rikrijimin e perandorisësovjetike, po mundohet të rikrijojë “Jugosllavinë e re” me ndihmën e Perëndimit Evropian. Sepse përmesJugosllavisë së re, të kësaj plakusheje rrudhace, kësajzgërbonje me vellon e një nuseje të re, Rusia kërkon tëjetë violin e parë në Evropën Juglindore dhe këtë rajon, përmes Serbisë, ta ketë nën kontrollin e vet të rreptë. Prandaj nuk ishte fare rastësi ndërhyrja e paradokohshmee Moskës, përmes ambasadorit të saj në Bruksel.
Përmes mjeteve të informimit masiv është bërë e ditur se “ambasadori rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov, ka deklaruar se vendi i tij mund tëofrojë alternativë për Maqedoninë, Ballkanin Perëndimorapo qoftë ndonjë vend tjetër, për shkak se, sipas tij, gjithmonë ka alternativë tjetër nga integrimeteuroatlantike, transmeton INA, duke cituar portalineuroaktiv” (Citohet sipas: “Integrimi në NATO e BE? Rusia ka tjetër ofertë për Maqedoninë”. Faqja e internetit“Përqasje”. 06 maj 2017).
Në këtë mënyrë, të dashur miqtë e mi, Perëndimievropian po synon që kombit shqiptar t’i vendosë në krye“çobanin serb”. Dhe këtij synimi nuk ia pret dot turrinkush, se në krye të klasës politike shqiptare nëtrekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, është ulurkëmbëkryq tradhtia kombëtare, e cila, në vazhdën e traditës së tradhtarit kriminel Enver Hoxha,serbosllavizmin e ka fort për zemër, kurse populli shqiptarështë mercenarizuar dhe, me heshtjen e vet, e ka vënëveten tërthorazi kokë e këmbë në shërbim të kësajtradhtie.
Me respekt dhe mirënjohje ndaj jush.
Eshref Ymeri
San Diego, Kaliforni
13 korrik 2017