2017-07-12

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, shprehu besimin se liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të konfirmojnë formimin e një hapësire rajonale ekonomike.


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, shprehu besimin se liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të konfirmojnë formimin e një hapësire rajonale ekonomike.

“Kjo do të nënkuptonte krijimin e një zone prej rreth 20 milionë njerëzish, në të cilën do të kishte qarkullim të lirë të mallrave dhe shërbimeve”, tha Hahn në Samitin e BE-së dhe të Ballkanit që po mbahet në Trieste të Italisë.

Hahn tha se hapësira e përbashkët ekonomike do të rriste shkëmbimet tregtare në Ballkanin Perëndomor, të cilat, sipas tij, kanë ngecur.

“Ata që besojnë se tregu ekonomik rajonal mund të pengojë idenë e anëtarësimit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në BE, gabojnë. Është e kundërta. Bëhet fjalë për përgatitjen e rajonit për treg të përbashkët të BE-së”, tha Hahn.

Samiti në Trieste ka mbledhur udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar mënyrat e integrimit të rajonit në BE.

Ky është tubimi i katërt i tillë në kuadër të “Procesit të Berlinit”, të cilin e ka nisur kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...