2017-07-13

Letër publike për Samitin e Trieshtës

Një plakushe rrudhacenjë zgërbonjë
me vello nuseje  re

 dashur miqtë e mi  nderuar Elida dhe SkënderBuçpapaj,
 Portalin tuaj “VOAL”  ditës  djeshmelexovaartikullin redaksional me titullDie Welt për Samitin e TriestesBrukseli po synon krijimin e Jugosllavisë  re”.
revoltova tej mase në qenien time të pafuqishmepër t’i ndëshkuar rëndë projektuesit e Jugosllavisë së reParisin dhe Berlinin -, të cilët duan ta varrosinpërfundimisht aspiratën mbinjëshekullore të kombitshqiptar për ribashkim të trojeve etnikePërsëri në qenientime të pafuqishmeklitha përbrenda:
“Eh, ore Çurçillç’gabim fatal bëre që këmbënguledia herë dhe i mbushe mendjen Ruzveltit për hapjen e Frontit të dytë kundër Gjermanisë naziste! Pse nuk e le mbarë Evropën Perëndimore në mëshirën e Hitlerit? Se pastaj Hitlerin do ta sulmonte Armata e Kuqe e StalinitSulmin Stalini e kishte planifikuar ta fillonte të dielën e 06 korrikut 1941 (por Hitleri ia rrëmbeu iniciativën ngadora  22 qershor 1941) dhe plani ishte hartuar që sulmitë ndalonte në GjibraltarKësisoj mbarë EvropaPerëndimore do të qe bërë komuniste dhe pas një gjysmëshekulli do të qe katandisur në atë derexhe ekonomikekukatandis Bashkimi Sovjetik në fundin e viteve ’90”.
Këtë përsiatje e bëra për arsye se Perëndimi evropiansidomos Franca dhe Gjermaniaushqejnë në heshtje njëdashuri përvëlimtare për Rusinëpor qysh të bëjnë se u kazënë rrota bishtin me Shtetet e Bashkuara të AmerikësKëtë Rusia e ndien, e kupton shumë mirëPrandaj edheashtu siç po punon me ethe për rikrijimin e perandorisësovjetikepo mundohet të rikrijojë Jugosllavinë e re me ndihmën e Perëndimit Evropian. Sepse përmesJugosllavisë së re, të kësaj plakusheje rrudhacekësajzgërbonje me vellon e një nuseje  re, Rusia kërkon tëjetë violin e parë në Evropën Juglindore dhe këtë rajonpërmes Serbisë, ta ketë nën kontrollin e vet  rreptëPrandaj nuk ishte fare rastësi ndërhyrja e paradokohshmeMoskëspërmes ambasadorit të saj në Bruksel
Përmes mjeteve  informimit masiv është bërë e ditur se “ambasadori rus  Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov, ka deklaruar se vendi i tij mund ofrojë alternativë për MaqedoninëBallkanin Perëndimorapo qoftë ndonjë vend tjetërpër shkak se, sipas tijgjithmonë ka alternativë tjetër nga integrimeteuroatlantiketransmeton INA, duke cituar portalineuroaktiv (Citohet sipasIntegrimi  NATO e BE? Rusia ka tjetër ofertë për Maqedoninë”. Faqja e internetitPërqasje”. 06 maj 2017).
 këtë mënyrë dashur miqtë e miPerëndimievropian po synon  kombit shqiptar t’i vendosë  kryeçobanin serb”. Dhe këtij synimi nuk ia pret dot turrinkush, se  krye  klasës politike shqiptare trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, është ulurkëmbëkryq tradhtia kombëtare, e cila vazhdën e traditës  tradhtarit kriminel Enver Hoxha,serbosllavizmin e ka fort për zemërkurse populli shqiptarështë mercenarizuar dhe, me heshtjen e vet, e ka vënëveten tërthorazi kokë e këmbë  shërbim  kësajtradhtie.
Me respekt dhe mirënjohje ndaj jush.
Eshref Ymeri
San DiegoKaliforni
13 korrik 2017

2017-07-12

LAMTUMIRË MIKU YNË AGIM GASHI!

Sot në Spitalin e Dúrenit të Gjermanise , pas një sëmundje të rëndë , vdiq atdhetari, poeti dhe këngetari - Agim Gashi- i cili në jetën kulturore do të mbahet mend për qindra këngë popullore e folklorike , ishte prezent gati  katër dekada  nëpër koncerte, festivale,gazmende familjare,
manifestime kulturore në Kosovë dhe diasporë.

Ishte i pranishem në aksionin e pajtimit të gjaqëve më 1990 përkrah profesorëve Anton Çetta, Zekiria Cana,Mark Krasniqi  etj. për bashkimin e shqiptarëve.

LAVDI vepres së madhe te tij, i lehte i qoftë dheu i Kosovës.







Agim Gashi, rapsod dhe këngëtar. Ka lindur më 27.07.1954 në fshatin Okllap, afër Janjevës komuna Lipjan.

Ishte fëmija i parë i prindërve të Hamitit dhe Fikrijes për të qenë pastaj 8 fëmijë, katër motra e kater vllëzër.

Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndersa katër klasët tjera në Janjevë dhe Sllovi. Akademinë e msuesisë e kreu më 1973 dhe u inkuadrua si mësues, sëpari në fshatin e lindjes e pastaj në Janjevë. Ndërkohë vazhdoi studimet në gjuhë dhe letërsi.

 Meqenëse Agimi në shpirt kishte tërsisht gjak këngeje e muzike, sepse që nag viti 1973 ishte edhe këngëtar i rregull i RTP-së, kjo e rrëmben për ta shkëputë nga studimet për të vazhduar shkollimin e zërit tek profesori i njohur Terpkov nga Shkupi që ishte baritonisti më i njohur i kohës.

Në këtë kohë ai merrej edhe me folklorin ku ishte edhe bashkpuntor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës, seksioni i etnomuzikologjisë dhe i folklorit. Këtu pati rastin të bashkpunoj ngusht me Prof. Anton Çetten, Bahtrir Shehollin, Anton Berishen, Dr. Zekiria Canen, Rexhep Munishin etj.

Qysh në vegjëli Agimi pati fatin të bie në kontakt me „Lahuten e malsisë“ së At Gjergj Fishtes dhe me shumë vepra tjera të rilindasëve, që në atë kohë i mbante të mshefuar familja e tij.

Babai dhe axhallarët panë se te Agimi gufonte një talent i rrallë si në këndim ashtu edhe në recitime të vargjeve, ata u angazhuan të ia mbjellin dashurinë e madhe për atdheun dhe lirinë e tij.

Qysh në moshen dhjetëvjeçare ai pothuaj e këndonte dhe e recitonte „Lahuten e Malcisë“ për çka fshat më fshat bahej me gomar e me kali për të i prezentuar aftsitë në dasmat e ahengjet e kohes.

Nuk është çudi pra që sot dorshkrimet e Agimit numrojnë mbi dhjetëmij tituj të këngëve dhe poezive të shkruara nga dora e tij e që fatkeqësiht një pjesë shumë e vogel është publikuar .

 Do të ishte fatkeqësi që ky arsenal të mbetet në sirtarë apo edhe të humbë fare. Vlen të përmendim se poezinë e parë Agimi e botoi në moshën dhjetë vjeçare në gazetën „Pionieri“.

Agimin nuk do e gjejmë vetëm me këngën dhe poezinë e tij por edhe në demostratat e viti 1968, 1981, 1989…

Për këtë nga regjimi komunist ai denohet me vite burgim, maltretohet, persekutohet dhe izolohet e në fund në janarin e vitit 1994 derisa gjendej i mërguar nga dhuna, atij ia vrajnë djalin, Ninelin 17 vjeçar e që sot e atëherë nuk ia di as varrin.

Menjëherë pas daljes nga burgu më 1989 dhe pak më vonë edhe nga izolimi, edhe pse disa here e rrahen mizorisht dhe barbarisht, ai nuk e ndali aktivitetin as ilegl e as ate legal, as të këngës e as të shkrimeve, ku për çdo ngjarje Agimi thurte nga një këngë për të mbetur histori e paharruar e kombit.
Viti 1990 Agim Gashi i bashkohet karavanit të pajtimtarëve për tu bërë krah i djathtë i Anton Çettes, Don Lush Gjergjit, Zekiria Canes, Hoxhë Kokrrukut e shumë e shumë veprimtarëve të pajtimit.

Buçima e këngës së tij jehonte fuqishëm në trojet etnike dhe zbuste edhe zemrat prej guri për ta shtri doren e pajtimit. I gjurmuar dhe i përcjellur nga policia serbe, i rrahur dhe i persekutuar me dhjetra here u detyrua ta lë vendlindjen të migroj në Slloveni krejt me qëllim të vazhdimit të aktivitetit të tij. Aty në Lubjanë Agimi u kyq menjëherë në aktivitetet e shoqates „Migjeni“ ku pati rastin të veproj me njerzit që në atë kohë qendronin atje e siq ishin: Ukshin Hoti, Sali Kabashi, Naim Maloku, Halil Matoshi, Shemsi Reçica, Abedin Maliqi e shumë të tjerë.

E kemi për obligim ta cekim se të vetmit Ukshin Hoti dhe Agim Gashi për shkak të kushteve ekonomike banonin në konviktin e nxënësve „Zvijezni Center“ të Ljubjanës.

Gjatë qëndrimit në Lubjanë Agimi nuk ndejti duarkryq por me shpenzimet e veta regjistroi albumin dy pjesësh „I këndojmë Kosovës, i këndojmë demokracisë“ që më vonë me ndihmen e vllëzërve Kuzhnini dhe në përkujdesjen e prof.dr. Zekiria Canes dhe prof.dr.Shaban Hashanit, u shumzuan në Jugoton të Zegrebit.

 Ky album u shpërnda në të gjitha trojet etnike por një sasi e konsideruseshme u konfiskua nga policia serbe kuke mos menduar ata se kënga e Agim Gashin nuk ndalet as me dhunë e as me terror. Aktiviteti i tij tani ishte përqendruar në Zagreb ku pati rastin të punonte me dëshmorët Fehmi e Xheva Lladrovcin, të burgosur tjerë politik shqiptar e ata kroat, me Tuxhmanin, Mesiqin, Grakaliqin, Dr. Langun, me minatoret e Trepçes, me delegatët e Kuvendit të Kaçanikut, si dhe shumë personalitete të jetës politike dhe kulturore të kohes.

Eshtë i njohur koncerti i Zagrebit organizuar nga Shoqata „Nëna Tereze“ ku Agimi në prani të delegatëve të Kushtetutes së Kaçanikut dhe mijëra spektatorëve i këndoi Kushtetutes së Kaçanikut!
Gjat qendrimit në Kroaci Agimin e shofim gjithnji në shoqëri me Prof.Dr. Zekiria Canen dhe veprimtar tjerë duke formuar aktivet e LDK-së në tërë qytetet kroate si dhe në shumë aktivitete tjera.
Helmimi i nxënësve në Kosovë Agimin e trondit thellë, kështu që duhej vepruar akoma.

Ai kalon në Sarajevë për ta vazhduar aktivitetin e tij. Atje në atë kohë familjet boshnjake dhe kroate e në organizimin e këshillit për ndihma Kosoves ku Kryetar ishte këngëtari boshnjak Safet Isoviq,
organizuan ftesen me qëllim këndelljeje të 1500 fëmijve shqiptar që ishin helmuar nga soldatesaka serbe. Agimi edhe këtu angazhohet e duke u takuar me Alia Izetbegoviqin, Halil Çengiqin, Fikret Abdiqin etj.

Pas qëndrimit dy javor të fëmijëve shqiptar në BH, dita kulmore ishte organizuar në sallen „Zetra“ të Sarajevës ku me anë të koncertit ku do të këndonin Safet Isoviq, Hanka Palldu dhe Agim Gashi, do i thuhet lamtumirë fëmijve mysafir. Koncerti ishte impoznt.

Kënga për falenderimin e organizatorit dhe popullit të bosnjes që aq ngusht solidarizohej me vuajtjet tona, Agimi kishte komponuar një këngë që e tërë salla prej 30 mijë njerzish buçiste duke kërkzuar përsëritjen. Ovacionet i shaktuan rrjeshtat e fundit të këngës ku thuhej pos falenderimeve edhe „Të na rrojnë Ibrahimi dhe Alia“!

Jeta në Sarajev iu vështërsua andaj Agimi detyrohet patjeter të vie në Kosovë ilegalisht. Pas qendrimit dy mujor, policia i bie në gjurmë dhe e arrestojnë duke e maltretuar mizorisht.
Pas disa ditësh e lirojnë por i konfiskohen të gjitha dikumentet i indetifikimit dhe se çdo ditë duhej lajmëruar policinë se ku gjendej. Një ditë, të vitit 1992, policia serbe e Lipjanit nuk paten fatin të takohen me Agimin.

Ai tani me ndihmen e disa miqëve ishte në Shkup tek miku i tij Mala. Atje i sigurohet një pasaport falso dhe merr rugëne e mërgimit. Me sharkinë e tij sëpari këngën e fillon në Vien të Austrisë. Disa koncerte humanitre për 3%-shin e RK, Agimi ishte i pari që e filloi këtë akcion për të mos u ndal as sot me këngën dhe shkrimet.

Duhet të përmendim edhe faktin se poqëse Agimi kishte marrë për veten e tij parat e fituara nga qindra e qindra koncerte e tubime tjera, ai do të ishte njeriu më i pasur i yni. Por, ai të gjitha të ardhurat i dhuronte në destinacionet për të varfër e për luften. Thjesht ai ka shpirtin dhe zemren të mbushur dashuri për atdheun dhe popullin sepse një jetë vuajtje kaloi duke mos u ndal.

Pastaj si mund të harrohen qindra mbrëmje letraro-muzikore që Agimi i organizonte me mikun e tij, poetin Ali Podrimen, pastaj me Azem Shkrelin e ndjerë, me skulptorin Agim Çavderbashen, poeten Lindita Arapin, Adem Gashin, Faruk Tashollin etj.

Tani Agimi është i vetmi qytetar i RK që nuk ka kulm mbi kokë por ska as biçikletë dhe pothuaj as kushte minimale për të jetuar. Gajt një vizite në banesen e tij Agimi shpaloste shumë mirënjohje, diploma e dekorat por që fatkeqësisht ato nuk ia lehtsonin jetën e varfër. Fati dashti që Agimi të vuan shumë. Detyrohet ta lëshon punën në radin DW-lle ku punonte, për tu kujdes për vajzen e tij Azalenë. Ate e rriti me mund por e rriti dhe sot ai ndjehet fitimtar dhe i pasur moralisht.

Shtëpinë që e pati në qendren e Lipjanit ia dogje serbet. Askush deri më sot jo që i erdhi dikush në ndihmë, por përkundrazi kërkohej koka e tij. Që nga çlirimi e këndej atij i bëhen maltretime në aeroportin e Prishtines duke e mbajtur para mases si peng nga gjysmë ore derisa të vijë një epror tjeter ti lejohet hyrja apo edhe dalja nga Kosova. Një gjë e tillë ti ndodh njeriut që dha shumë për lirinë e këtij kombi është e pa drejtë, apsurde dhe marroqe.

Fatkeqësisht Agim Gashi sot vuan nga një sëmundje tejet e rëndë. Ushqimet me afat të skaduar që merrte tani e disa vite në Kryqin e Kuq ia shkatrruan mëlqinë.

Banon në Düren të Gjermanisë me vajzen e Tij Azalenë e që tani duhet të shtrihet në spital për trajtime të rënda kunder kësaj sëmundje.
Është njohës i mirë i folklorit burimor shqiptar dhe ishte bashkëpuntor i jashtëm i Institutit Albanologjik në Prishtinë. Një ndër aktivistët më të zellshëm të pajtimit të gjaqeve.
Për aktivitetet e tij dhe për këngën që e këndonte me plot guxim, ishte i ndjekur dhe i dënuar politikisht.

Ai ka përjetuar një jetë plot vuajtje nga regjimi serb aq sa nuk përshkruhen, aq sa e plagosën shpirtërisht me vrasjen e djalit të tij 17 vjeçar Ninelin.

Agimi, miku i poetit Ali Podrimja, Azem Shkrelin e ndjerë, me skulptorin Agim Çavderbashen, poeten Lindita Arapi, Adem Gashi, Faruk Tashollin etj.

Jeton i mërguar në Gjermani bashkë me vajzën e tij Azalenë, por me shpirtin e tij në vendlindje. Shtëpia e tij u dogj gjatë luftës duke i shkaktuar një plagë të madhe në shpirt.

Poezia më poshtë, është shkruar nga dora e tij, që nuk rresht kurrë së shkruari edhe pse fatkeqësisht Agim Gashi sot vuan nga një sëmundje tejet e rëndë. Ushqimet me afat të skaduar që merrte tani e disa vite në Kryqin e Kuq ia shkatrruan mëlçinë.

Ai është optimist dhe një njeri me zemër të madhe që asnjëherë nuk ka rreshtur së shkruari për vendin e tij, ashtu siç shprehet dhe një miku i tij:Jeni ylli i mëngjesit që shndrit në Diasporë.

AH, KANCER QOFSH MALLKUE !

Ah kancer qofsh mallkue
Sa tinzar e me plot hile,
Kur të kafshon s’të lëshon më,
Pabesisht sikur një skile.

Ka sa kohë e jo fort moti
Më ky hy tinzisht n´mëlçi,
Ma ndale vrullin e këngës sime
Më solle të zezën melodi.

Tani as vargjet s’i shkruaj dot
me dhimbjen në trup që kam,
Ma ke ngri dorën dhe fytin
Sa i pa fat në jetë unë jam.

Desha dhe një këngë ta këndoj
Nënës sime që vuan për mua,
O kancer, ti qofsh mallkue
Sa shumë vuajtje më ke shtuar.

Kur ka ndi ajo nënëlokja
Që djalit t´saj në kurbet të zi,
I ka hy në trup kancer sikleti,
Tashmë ajo nuk shef me sy.

Është kërrus e s’mund me ecë
Rrudhat n´ballë iu kanë shtue,
E din nëna se dy zemra
Kurbeti i zi i ka shkrumue.

Tash kurbetit i ndihmon
Edhe kancerit me tradhti,
Kanë hy n´trup të mjeshtërojnë,
Vdekjes sime t’i shtojnë afri.

II

Nuk ka ditë që nëna ime,
Nuk më merr në telefon,
Ah, e mjera sa shumë vuan
Vetëm zani im atë e qetson.

Sa me dridhërim po i shkon zëri:
-Si të kam, o biri im i shtrenjtë
A ka shpresë edhe njëherë
Me të përqafue në këtë vend?

Eja bir edhe njëherë të shifemi
Se shumë jetë nëna nuk ka,
Eja, o bir, pushomi lotët
Se s’mund nëna të vdes pa t´pa.

Durim, moj nënë edhe pak
Do t´ma ndërrojnë mua mëlçinë,
E ta hjekin bashkë me kancerin
Pastaj të vi aty ta gëzoj shtëpinë.

Do të marr në prehrin tim
Si ti mua kur isha fëmi,
S’do të ndahemi më nanë e bir,
Do t´jetojmë bashkë të dy.

Çdo mëngjes, moj nëna ime,
Kam me ti puthë rrudhat e ballit,
E kurbeti përgjithmonë
Do të mbetet kujtim i mallit.

Prit mos vdis, pa ardhë me t´pa
Pashë atë gji që ma ke dhënë,
Pashë thërrimet për rritjen time
Po të lutem, moj e shtrenjta nënë.

Dhe kur përmes telefonit
Nënë e bir ne bisedojmë,
Fare kjartas ndihet rënia
E lotëve tanë që pikojnë.

Një pale lot derdhen në atdhe
E një palë tjerë n´kurbet të zi,
Ah moj nënë, kjo jetë mizore,
Si shkon kështu pa lumturi.

III

Nëna ka një pension t´vogël,
Si të gjithë atje larg në atdhe,
Dërgon të rinjtë tek posta jonë
Për telefon kartelë me i ble.

Të gjitha pra ato para
Për ca ditë i ka harxhue,
Nuk po mundet zemra e nënës
Pa ma ndigjue zërin mue.

S’mund me e ndalë vajin e shkreta
Lotët faqeve rrëke i shkojnë,
-A po përdor bir, ti ato barna
Dhimbjet fort a të mundojnë?

M´dridhet zemra, rrënqethet trupi,
Çfarë përgjigje ti jap nënës,
I them, jo, moj nëna ime
E gënjej si në dritën e hënës.

Prekem shumë, më vjen turp,
Mbi pesëdhjetë vite që kanë kalue,
Se gënjeva kurrë nënën time
Tash kanceri m´ka detyrue.

O kancer, ty të djegtë zjarri
Bashkë me ty dhe kurbetin e zi,
-Mos ke dert, moj nëna ime
Shumë shpejt tek ti do të vi.

Se një Zot që na ka falë,
Ka lënë ndarjen edhe bashkimin,
Pas hidhërimit, Ai ka lënë
Ndoshta për ne edhe gëzimin.

Tash po pres unë i mjeri
Ç’do të ndodhë me jetë, me mue,
A do të kem fatin e lumtur
Edhe njëherë nënën me e takue?!...



Fotografia e Sabrije Gaxherri


Duke e shkruar këtë biografi shumë të shkurtër të mikut tim Agim Gashit, më ra ndermend poezia e “Din Mehmetit” me titull “Krismë është emri im” ku poeti thot:


Kam bredhur Rrafshit të Dukagjinit
Me tupan të ngjeshur pas shpine
Prej dasmës në dasmë
Prej vdekjes në vdekje
Hej, krismë është emri im!

Unë për Agimin do të thoja:
Kam bredhur në të gjitha trojet etnike
Në metropolet e Evropës plakë
Me sharkinë time të ngjeshur në shpirt
Për një dasmë të kombit
Për një vdekje njerzore
Hej, liri është emri im!



Akademik Prof.Dr.Skender Kodra dhe Flori Bruqi

Përse i duhet Bashkimit Europian një Ballkan i integruar në një “Treg-osllavi”?

Duhet të dështojë Samiti i Triestes


NGA: GENC DRINI



Në synimin për të zhytur shqiptarët në një treg të përbashkët të Ballkanit perëndimor, alias një Jugosllavi tjetër, një synim që godet shqiptarët.

Duhet të ketë sukses Samiti i Triestes në mbështetjen e secilit nga të gjashtë shtetet për të zhvilluar ekonomitë e tyre, zhvilluar reformat dhe përgatitur për tu integruar sa më parë secili prej tyre në Bashkimin Europian.

Përse i duhet Bashkimit Europian një Ballkan i integruar në një “Treg-osllavi”?

Bashkimi Europian përpiqet ti rezistojë sfidave të kohës dhe të shmangë rrezikun e shembjes, një temë e zhvilluar gjatë në shkrimin e kaluar, nr.6. Normale do ishte që t’ia niste nga brënda përbrënda me një strukturim të thellë të BE, por idetë e deri sotme mbi të cilat supozon të mbështetet ky strukturim shtrohen si një eksperimet ekonomiko politik që paradoksalisht mbart që në gjenezë dhe ai rrezikun e dështimit të BE. Atëherë BE që të fitojë kohë për vendimin e madh ripërtritës po të pasigurtë, i largohet kokëdhimbjes, dhe i lëshohet të eksperimentojë në kufirin e vet të jashtëm, në të gjashtë shtetet e Ballkanit që nuk janë në BE, por që i konsideron të domosdoshëm dhe me perspektivë integrimi në BE sidoqë në një perspektivë të pa cak. Por të gjashtë shtetet e Ballkanit janë paradhoma e ruajtjes ose shkatërrimit të BE. Të lëna pa mbështetje dhe pa perspektivë për integrim të shpejtë në BE-së, janë të rrezikuara nga rrëmuja, ekspansioni i Rusisë po dhe nga penetrim I Turqisë. Shtetet Shqiptare, shqiptarët mbi të gjithë po dhe shtetet sllave të Ballkanit e kërkojnë këtë shans për tu inegruar në BE, bëjnë reforma adaptuese dhe e mbështesin BE në përpjekjet që bën. Por e keqja është te dioptria me të cilin BE i afrohet këtyre shteteve. Ndërkohë që pesë nga këto shtete duan të vazhdojnë të pavarura dhe synojnë vetëm integrim në Bashkimin Europian, BE jashtë vullnetit të tyre do ti shohë të integruar në mes vedi të gjashta në një Treg të Përbashkët dhe bën presion mbi ta. Në këtë rrugë këto shtete mund të bëhen paradhoma e shkatërrimit dhe të Bashkimit Europian sepse çdo dhunë ndërton keq, shumë keq dhe çdo mekanizëm i sajuar arbitrarisht fillon të çalojë sot, sjell reagim dhe nesër zgjon dhunë dhe furtunë deri dhe lufta. Faktorët destabilizues që egzistojnë sot në këtë pjesë të Europës, nesër mund të hedhin në erë përsëri Ballkanin dhe më gjërë.

Po themelorja për ne sot për sot është se për ti shkuar politikës së përkrahjes së Serbisë nëpërmes krijimit të një Tregu të Përbashkët, BE po iu kundërvihet haptas interesave kombëtare të shqiptarëve

Çfar nuk u duhet dhe çfarë u duhet shqiptarëve

Së pari Bashkimi Europian po përkrah një projekti serb. NJë projekt i krijuar në Serbi në interes të Serbisë i mbështetur dhe nga gjermanët e të tjerë europianë për interesin e BE por në kurrizin e shqiptarëve. Një projekt serb që godet dhe dhunon shumë rëndë shqiptarët. Duke i përvjedhur dhe përplasur shqiptarët në një trego-sllavi, Jugosllavi tjetër, u vjedh shqiptarëve shansin e madh historik të bashkimit të dy shteteve shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës. Bëhet barrierë kundër bashkimit Kombëtar, dhe i lë shqiptarët të copëzuar në gjashtë shtete, në katër prej tyre në territore të pushtuara. Ky projekt serb i mbështetur nga BE me filozofinë e tij dhe praktikën dhunuese që po ndërtohet sjell dezintegrimin e mëtejshëm të palcës shqiptare. Është sarkastike dhe e dhimbëshme që me këtë projekt përçarës të shqiptarëve bëhen gjermanët që arritën për vete bashkimin e gjermanëve. Ata kryeministra shqiptarë që do firmosin një projekt të tillë që për projektin serb dhe serbmbshtetës hedh në erë projektin shqiptar të bashkimit të natyrshëm të Shqipërisë me Kosovën dhe bashkimin kombëtar, janë palë ose bëhen palë me synimet e projektuesve të këtij projekti. Që projekti mbështetet nga BE dhe që ka si themel lajkëtimin e Serbisë për ta mbajtur afër mjafton të shohim deklarimin e egër të Komisionerit për fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjërimit Johanes Hahn kundër bashkimit të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës. “Në një intervistë për Tema për pyetjen: A është i mundur një bashkim midis dy vendeve nëse të dy qeveritë shprehin vullneti e tyre të lirë në këtë drejtim? Ai përgjigjet në mënyrën më drastike, dhe kategorike: “Ky diskutim është i rrezikshëm dhe i pa pranueshëm”, si të ishte tamam një përfaqësues i Beogradit dhe po ja shkatërronin projektin e Serbisë për një Jugosllavi tjetër. Jo më kot Hahn është propagandues i palodhur i një Tregut të Përbashkët të të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor, ku sipas “Financial Times”, dt. 24 mars 2017 :“Serbia dhe Shqipëria janë gati për gjithçka.. Serbia do të luajë brënda këtij grupi atë rol që luan Gjermania në BE... Mali i Zi dhe Kosova megjithatë janë të alarmuara.”

Drejtuesit e qeverisë shqiptare duhet të kujtohen se pati burra të zgjuar Shqipëria në vitet 1931 atëherë kur silleshte nëpër Ballkan ideja e një Federate Ballkanike. Në mbledhje e rradhës në Ankara, ministri i jashtëm shqiptar Mehmet Konica pyeti përfaqësuesit e shteteve ballkanike fqinjë nëse kishin synime të sinqerta ndaj shqiptarëve apo përveç tokave shqiptare të pushtuara donin të gllabëroni edhe Shqipërinë? U përgjegjën se e kanë seriozisht dhe ishin për një “federatë të sinqertë”. Atëherë Ministri Shqiptar kërkoi që më parë të gjitha trojet shqiptare në Ballkan të bashkoheshin në një shtet shqiptar e pastaj si një shtet mund të bënin pjesë në Federatën Ballkanike. Merreni me mend reagimin e atyre shteteve që mbanin të pushtuara ato toka, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë…dhe loja e demaskuar e fqinjëve dështoi.

Së dyti, projekti serb, i fut të gjithë shqiptarët nën hyqmin Serbi, nën dominancën ekonomiko politike serbe. Një ëndër e kaherëshme serbe, që do ishte një sukses i pa imagjinueshm për serbët pasi shkarkuan një zgjëndërr të tmerrëshme genocidale mbi shqiptarët dhe popujt e kësaj pjese të Ballkanit. E nesërmja është e pasigurtë, do jetë ndryshe dhe kryeminstri që firmos një projekt të tillë ka firmosur për një përplasje të nesërme më të tmerrëshme për shqiptarët se ato që ndodhën në dy ish Jugosllavitë.

Bashkimi Europian plot entuziazëm muskuloz shkarkon në Trieste në një mori seksionesh ekonomike, projekte, banka, kredi dhe mirë bën po ti vërë në punë jo për të strukturuar një trego-sllavi, po për të subvencionuar zhvillimin e secilit shtet, duke synuar përmbushjen prej secilit të kritereve që u nevoiten për tu integruar në BE, pa i detyruar të grupohen në hanin tregosllavi apo Jugosllavi tjetër. Popuj ashtu të përgjakur nga serbët të cilët “nuk kanë përse kërkojnë falje sepse “serbët nuk kanë bërë krime” të “gjithë të tjerët po”, kështu konstaton Vuk Drashkoviç...Si mund të bashkëpunohet me një shtet që të ka vrarë ditën për diell në sytë e gjithë kamerave të botës dhe pa shpirtësisht rreket të mashtrojë veten dhe të tjerët dhe deklaron se ti je vrasësi? Asnjë lloj grupimi nuk mund të krijohet me një shtet Serb, e popull që nuk e ndjen veten fajtor për krimin e luftave që bëri në ish Jugosllavi. Bashkimi Europian vetëm duke ndjekë kët arsyetim duhet të ndërpresë çdo ide për treg të përbashkët a Jugosllavi. Askush nuk do ta pranojë dhe nuk mund të funksionojë. Vetëm kështu BE mund të ndihmojë këto shtete të ikin nga atmosfera e rrezikëshme dhe ti shpëtojë këto shtete, po dhe veten. Vetëm kështu mund të ndalojë dhe penetrimin e shteteve të tjera si Rusia, Turqia, deri dhe Kina. Më pas me të gjasht shtetet përbrënda BE që fashit etjet agresive serbe, mund të provohet gradualisht afrimi shumë gradual i popujve. Kjo do kohën e vet dhe nuk vjen me fantazira skemash të ftohta teknokratike, me tregje të përbashkëta si imitime qesharake të Tregut të Përbashkët Europian, dhe as kapitalesh që përpiqen të penetrojnë pa përfillur popujt e të gjashtë vendeve, ndërgjegjet, historitë ardhur nga shekjut , të ardhmen e tyre të veçantë, aspiratat e tyre. E këto projekte nuk mund ti kalojnë arbitrarish as “me muskuj” nëpërmes Samitesh të bujëshme.

Çfarë do bëjë ky samit ndryshe që nuk e bë në samitet si Kongresi i Berlinit, Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913, Traktati i Fshehtë i Londrës 1915, Konferenca e Paqës në Paris më 1920, Jalta? Të gjitha shuajtën orekset sllave me toka shqiptare. Për të ruajtur qetësinë e Europës, shqiptarët dhe tokat shqiptare iu dhuruan sllavëve dhe grekëve. Dhe tani pas bombardimeve të NATO-S që bëri aq shumë për shqiptarët, drejtësinë, dhe gjeostrategjinë e vendeve Perëndimore, BE është e bindur se duhet ta përkëdhelë Serbinë që të afrohet me Perëndimin dhe ti largohet Rusisë. Për këtë i ofrojnë serbëve në pjatën e argjendë një treg të përbashkët a Jugosllavi tjetër dhe në të, tortën e plotë shqiptare. Kjo dhunë kundër shqiptare nuk duhet të ndodhë kurrë. BE nuk siguron kështu kurr kështu afrimin e Serbisë me BE. Serbia vetëm përfiton dhe rreh në e dy krahët duke e ditur se nesërmja është ndryshe, dhe gjithçka mund të ndryshojë, duke e ditur se vetë Bashkimi Europian mund të shkatërrohet. Kjo nuk është një dëshirë e askujt, po fatkeqësi për Europën. Po Rusia është në zemrën e Serbisë, është kontributi i saj historik që flet për të. Po më konkretisht që me luftat ruso turke nga v. 1878 Rusia ka mbështetur vazhdimisht Serbinë dhe zmadhimin e saj me toka shqiptare dhe të tjera. Po kështu në. V. 1912-13, e në vijim gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore. E mbështet edhe sot me të gjitha mënyrat. Dhe më kot bën të habiturin Ministri Jashtëm Gjerman Sigmar Gabriel kur konstaton se: “nuk mund të besoj që serbët ende besojnë që Rusia garanton ndihmën më të madhe financiare për Serbinë. Në këtë kontekst, ai ka kritikuar Serbinë se nuk ka flamuj të BE-së nëpër rrugët e Beogradit, ashtu siç ka flamuj të Rusisë, njofton B92…Nuk mund ta kuptoj se pse për shembull dikush që udhëton nga aeroporti për në qendër të Beogradit mirëpritet me postera të mëdhenj dedikuar miqësisë mes Rusisë dhe Serbisë, kurse ngjyrat e kaltërta dhe verdha të Bashkimit Evropian janë thuajse të padukshme”, ka thënë ai.(“…Ku janë ngjyrat e BE-së në rrugët e Beogradit”? “Tetova Sot”, 2.6.2017) Thelbi i asaj që bëjnë serbët për ta është i vërtetë, shkon thellë në histori. Serbia do rrahë në dy krahët duke i bërë presione vazhdimisht Europës që do detyrohet vazhdimisht ti bëjë lëshime Serbisë dhe sigurisht kompensimin e ka afër si gjithmonë, shqiptarët...!

Prej ngutjes ekzistenciale BE në vend të një qasjeje strategjike afat gjatë për shtetet e rajonit, bazuar mbi historinë dhe të ardhmen, ku përfshihet dhe zhvillimi jo kontradiktor, jo përplasës i lëshohet një politike emergjence duke shartuar mbi skemat e vjetra me Jugosllavi, skemën për një rajon ekonomik zhvillimor të aftë për të absorbuar dhe siguruar kapitalet Perëndimore. Jo më kot kancelarja A.Merkel e shpreh se Ballkani Perëndimor është në interesin e BE që kërkon një zonë pa barriera, dhe sipas saj i shërben dhe vendeve, popujve të rajonit. Zëdhënësi,“shtyrësi optimist”i këtij këndvështrimi, Komisioneri i BE, Hahn shprehet vazhdimisht se “nisma e liderëve për krijimin e tregut të përbashkët duhet të nënkuptohet si “largim i pengesave, për të lejuar rrjedhje të lirë të tregtisë dhe shërbimeve”, dhe kjo do përmirësonte rajonin ekonomikisht”. Tingëllon një slogan tepër arkaik, semplist që apriori vë ekonominë në plan të parë duke shpërfillur politikën, por siç është provuar bollshëm në ish Jugosllavitë politika mund të marrë para dhe të përmbysë çdo gjë. Përpjekjet politike për të paqtuar shqiptarët e Kosovës me serbët, shqiptarët e Maqedonisë me maqedonësit, ngatrresat në Bosnje, janë të pa mjaftueshme dhe jo në rrugën e drejtë. Mbi të gjitha i lë shqiptarët të copëzuar në gjashtë shtete dhe ndërkohë që gjermanët arritën bashkimin e gjermanëve, rruga trego-sllavi që propozojnë gjermanët për rajonin duket si shumë sarkastike.

Me etje në komentet e politikanëve europianë po dhe të “atyre që e kanë mësuar mësimin përmendësh, flitet për një treg prej 20 miljonësh dhe subvencione, investime. Në projektin Treg i Përbashkët, projektuesit nuk shohin më njerëz, nuk janë më njerëz, janë kthyer në target të tregut mbi të cilët mund të operohet “pa mëshirë”. Pikërisht këtë treg dhe fuqi punëtore synon BE. Po askush nuk krijon iluzione prej këtyre premtimeve, dhe shumave edhe sikur të përmbushen. E ardhmja që krijohet nëpërmes tyre është gjithçka dhe jo investimet në vetvete. Edhe ish Jugosllavia kishte 20 miljon banorë, dhe madje u derdhën shuma kolosale të prodhuara nga një kohë e artë ekomnomike deri në 20 miljard dollar në të dhe prap ajo u shkatërrua në zjarrin e luftave të nisura nga Serbia agresore. Këtë duhet ta ketë kushdo parasysh, veçanërisht politikanët e Shqipërisë.

Shqetësimi i Ministrit D.Bushati

Ministri i jashtëm i Shqipërisë D. Bushati është praktik dhe shpreh shqetësimin se për projektet për të cilat janë marrë vesh deri tani nuk po ka subvencione dhe kërkon që kjo të arrihet.”(“Samiti i Triestes, Bushati…“Sot”8 korrik 2017) Po, pa u gjetur paratë për projekte e miratuara tashmë, përse Bashkimi Europian dhe kancelarja Merkel ngulin këmbë për Samitin e Triestes dhe projekte të tjera që aty do miratohen? Sepse ky samit është ai ku do vendosen bazat organizative të Tregut tëPërbashkët Europian të të ashtuquejturit Ballkan Perëndimor”, do miratohen bazat e mbërthimit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor sipas planit gjerman. Deri më sot gjithçka është bërë qe punë përgatitore dhe propagandë, luftë psikologjike dhe sondazh, adoptim po dhe hulumtim për qëndrimin e klasave poilitike në të gjashtë shtetet, dhe presion. Plane të vogla, struktura të caktuara, ndërsa për në Trieste organizatorët mendojnë se janë pjekë disi kushtet dhe pretendohet të merren vendime të prera dhe të rëndësishme politike sipas planit gjerman. Por drejtues të BE e kuptojnë se duhen përsëri muskuj të forte europianë që ti bindin kryeministrat e të gjashtë shteteve të rajonit, mbi të gjithë të shteteve shqiptare mbi kurrizin e të cilëve shkarkohet ky treg i përbashkët. Vetëm nëse arrijnë ti bindin, vetëm atëherë mund të subvencionoheshin ato projekte, po ama vetëm ato projekte që do ndërlidhnin pa shkëputshëm Serbinë me pesë vendet e rajonit dhe jo përpara. Kjo është ëndrra e Serbisë që të kalërojë mbi shqiptarët që e ofruar nga një diplomaci serbe largpamëse u kapërdi nga BE. Por padrejtësia sjell dezekilibër më të madh, dhe një të ardhme dhe më të errët me katastrofat luftësjellëse. Shqiptarët duhet ti shmangin me çdo kusht dhe të mos zhyten në kurthat e zbukuruara me lloj lloj emërtimesh po që zhvleftësojnë në mënyrë drastike shqiptarët.

Kancelarja Anxhela Merkel në raport me SHBA theksoi gjatë një mitingu në Mynih, se “Koha kur mund të mbështeteshim plotësisht tek njëri tjetri pothuajse ka përfunduar. Është eksperienca ime këto ditët e fundit”. Ajo vazhdon:“Ne, Evropianët, duhet të marrim fatin tonë në dorë”, shtoi ajo. Gjermania është një shtet i madh, Bashkimi Europian është i madh dhe i fuqishëm, dhe shqiptarët, europianë para ose si të tjerët, duan të integrohen në atë grup shtetesh BE po ku secili mbron interesat e veta. Mbi këtë koncept ashtu si secili shtet dhe komb, dhe shqiptarët duhet të marrin fatet e veta në dorë dhe janë këto momente kyçe ku e tregojnë veten burrat e shtetit.

Samiti në Trieste është tubimi i katërt i tillë në kuadër të “Procesit të Berlinit”, të cilin e ka nisur kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014.


Një samit në Trieste të Italisë do të mbledhë sot udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar mënyrat e integrimit të rajonit në BE.

Samiti në Trieste është tubimi i katërt i tillë në kuadër të “Procesit të Berlinit”, të cilin e ka nisur kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014.

Pas Berlinit, tubimi është mbajtur në Vjenë në vitin 2015 dhe në Paris vitin e kaluar.

Në samit do të marrë pjesë Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, si dhe zyrtarë të lartë të Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Britanisë së Madhe.

Nga liderët e Ballkanit Perëndimor, në samit do të jenë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Merkel pritet të paraqesë planin “Berlin Plus”, qëllim i të cilit është krijimi i një hapësire të përbashkët ekonomike, në mënyrë që integrimi ekonomik i rajonit të mbështesë edhe reformat sociale, politike e të tjera.

Plani parasheh edhe fonde për ndërtimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e teknologjisë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...