Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/07/18

Nga EDOUARD SCHNEIDER-Emra perëndish që shpjegohen vetëm shqip – ja pse nuk kanë kuptim greqisht


Kushdo që do ta lexojë komplet librin e Edouard Schneider mbi Pellazgët, përkthimit të cilit i kam kushtuar një kohë të çmuar, do të kuptojë se, përveç të vërtetës së madhe që shqiptarët janë pasardhësit direkt të tyre, të gjithë emrat e zotave dhe perendeshave greke kanë kuptim në gjuhën shqipe. Të gjithë bijtë dhe bijat e tyre, gjithashtu, kanë emra që zbërthehen dhe kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe. Emrat e të gjithë heronjve të luftërave antike kanë emra që autori me shumë kujdes i ka zbërthyer në gjuhën shqipe. Pra, Pellazgët flisnin gjuhën e cila, sipas autorit, edhe sot flitet në Mirditë (Veriu i Shqipërisë). Ne, shqiptarët, nuk jemi bijtë e Evropës, por baballarët e saj… SK

Me bashkimin e saj me Qiellin, Toka lindi titanët dhe gjigantët. Ndër të parët u vërejt Rhea, nëna i Jupiterit, që rrjedh nga Rhé, re, rhéja, retë.Saturni, kronosi ((Χρόνος) grek, që rrjedhin nga Koh ose Roh, që do të thotë, kohë. Duke ia shtuar rrënjës Koh ose roh, partikulen (pjesëzën) e mbaresës së greqishtes os, bëhet rohos ose Kohos, prej nga bëhet Kronos, dihet që Saturni prezantonte kohën. Thétis, perëndesha e detit e cila rrjedh nga Dét, deti, nëna në gjuhën shqipe. Themis, perëndeshë e drejtësisë, e cila është e përfaqësuar me një peshore në dorën e majtë dhe një shpatë në dorën e djathtë, rrjedh nga T’mys, të mbys, të vras. Ajo ishte ligji i drejtësisë, e cila ekzekutonte pasi vente në peshojë, gjykonte; sy për sy, dhëmbë për dhëmbë dhe gjak për gjak, sikur sot.

Fotografia e Luftulla Peza

Në mesine gjigantëve, të cilët kanë lindur nga bashkimi i Qiellit dhe i Tokës, më i dukshëm ishte Ghiyas, me një shtat kolosal, të fortë, krenar, i ashpër, i dhunshëm dhe njëri nga fëmijët e ashpër të Tokës. Shqiptarët e Veriut, tashmë e kemi parë deri më sot, ende ruajnë emrin Ghégue, gjegj (gegë) gheos sipas Homerit, të cilët jetonin përtej maleve Acroceraunian (Akroceranian), që do të thotë, në veri të Epirit. Duke mbajtur emrin e gjigantëve, Ghégues (gegët) ende duket të kenë një mbetje të këtij shtati dhe kornize gjigante, që vërehen në masë të bashkatdhetarëve të tyre, të cilët janë në përgjithësi të vegjël, qenie të vogla, por të shkathëta dhe të shpejta sikur dreri.

Emri i maleve Acroceraunian (Ακροκεραύνια) është tipik në gjuhën shqipe, si rrjedhim, Acroceraunian, thonë gjuhëtarët grekë rrjedh nga αχροςdheχερχùνος – vetëtimë. Siarkos edhe kéravnos që rrjedhin nga shqipja dhe shpjegojnë jo vetëm ekspozimin e majave të larta nga sulmet e rrufesë, por edhe rezultatin e këtyre sulmeve. Kështu arkos lartë, rrjedh nga kry, dhe siç e dimë, quhet koka, pika më e lartë e individit, e malit. Kéravnos rrjedh nga folja me kirue (me qirue) pastroj, rruaj, në kuptimin zhveshjes, zhvesh. Në të pakryerën e dëftores, kjo folje bën kirova. Prefiksi vokal a këtu është për e. Pra, e kemi frazën e-kry-kirova, që do të thotë: dhe kokaqërohej. Në qoftë se ia shtojmë mbaresën greke, ios apo os kockave, do të kemi Ekrykirovaios, prej nga vjen Akrokéravnios dhe e përkthejmë; mali të cilit rrufeja ia qëronte majat. Për të shprehur këtë gjendje të një maje të qëruar (zhveshur), shqiptari thotë Shôg (tullac), të cilit latinët i thonë calvus.

Nga vetvetja, Toka lindi ciklopët të cilët e kishin vetëm një sy në mes të ballit. Herodoti thotë se: në Evropën Veriore ka ar me bollëk. Si mund të nxirret, merret? Unë nuk mund të flas me siguri, por gjithmonë është thënë se njerëzit që kishin vetëm një sy, të cilët njiheshin me emrin Arimaspians, e nxirrnin (rrëmbenin) me thonj. Ciklopët pra duhet të kenë qenë rrëmbyesit ose pronarët e arit ashtu sikur emri i tyre, gjithashtu, na e sugjeron. Arimaspe rrjedh, ose nga ari ar ose dhe me shpù, me sjellë aty, ose nga ari (ar); main, ata e konservojnë, ruajnë në shpìs- në shtëpi. Në rastin e parë, ata do të jenë ofruesit ose grumbulluesit e arit Ari-me-shpu, nga këtu Arimaspens, në rastin e dytë, ata janë pronarë ose rojtarë të arit: ari-main-shpîs nga këtu arimaspens. Sa i përket syrit të vetëm dhe të madh, kjo na tregon se ciklopët, bijtë e Tokës, nuk ishin asgjë më shumë se minatorë. Duke pasur aftësinë për të përdorur të dyja duart, ata lidhnin padyshim mbi kokë flakadanë të pishaverrëshinore, të cilat i ndizeshin deri kur hynin në gërmime, aty ku e nxirrnin ose fusnin arin. Ata dilnin nga aty me flakadanë pishe të ndezur në ballë, mu për këtë, thuhej se ishin fëmijët e Tokës, me një sy të vetëm të madh në mes të ballit.

Saturni është, siç e kemi thënë, Koha, gllabëruesi i pangopur i fëmijëve të vet. Por Rhea, gruaja e tij, ia vjedh dhe i shpëton disa prej pangopësisë së tij, duke i dhënë çdo herë për të gëlltitur një gurtë mbështjellë. Kështu u shpëtuan Jupiteri, Neptuni, Plutoni dhe Junona. Kjo e fundit, më vonë u bë bashkëshortja e Jupiterit, vëllait të saj dhe mbretëresha e perëndive dhe njerëzve.

Teogjenia e grekëve të lashtë i kishte dhënë këta emra për këto katër hyjni.

Jupiteri ishte Zeus-i, Zefs (Ζεύς).

Neptuni ishte Posidoni (Ποσειδώς).

Plutoni ishte Hadès (`’Aδης)

Junona ishte Hera (Ήρα).

Jupiteri prandaj ishte i bir i Rheaose i Nue, nga retë. Pjellë e kujt mund të ishte reja? Nga stuhia, rrufeja apo bubullima. Kjo e fundit është kryesisht ajo që godet imagjinatën, është zëri i madh dhe i fuqishëm i resë, i qiellit të vrenjtur, i Universit. Por, Zeus rrjedh nga Zâ ose Zà, i cili në gjuhën shqipe do të thotë Zë (vox) edhe sot thuhet zot, Zot i shqiptarëve. Bubullima është zëri i Zotit, kjo është arsyeja pse Jupiteri, zoti i zotave, është i paraqitur duke mbajtur për dore bubullimën.
Jupiteri është paraqitur gjithashtu mbi një fron, ku një shqiponjë e madhe me flatra të shpalosura ec mbi re, në dorë e mban rrufenë. Po rrufeja, si shqiponja, si reja janë të ftuarat konstante të maleve të larta, p.sh. të Olimpit, vendqëndrimi i preferuar i zotave. Prandaj, origjina e emblemës së pellazgëve të helenizuar është sikur te shqiptarët e sotëm, të cilët gjithashtu, jetojnë në male të larta dhe prej atje zbresin, sikur shqiponja në lugina për të kapur gjahun e tyre. Nga ky fakt quhen shqiptarë (Shkyptars) që nuk do të thotë malësorë (malorë), siç u tha, por banorëtë zonave të banuara nga shqiponjat, ndjekës të shqiponjave dhe bijë të shqiponjave. Shkybé (shqipe) në shqip quhet shqiponja.

Hesiodi na tregon se Jupiteri pati shumë gra para se të martohej me xhelozen Junon-a.

E para prej këtyre grave ishte Méthis, që ua kalonte me shkëlqimin e saj perëndive dhe njerëzve. Jupiteri nga frika se fëmijët që do të lindnin nga ky bashkim do të revoltoheshin kundër tij, e mbyll Méthis në thellësi (gropë). Zoti i zotave në këtë mënyrë inkorporonte dritën. Por, Méthis rrjedh nga fjala Ment, d.m.th. inteligjencë, arsye, reflektim. Prandaj, alegoria e forcës dhe fuqisë duke u lidhur me inteligjencën për të pjellë kë? Minerva, perëndesha e Diturisë dhe Mendimit, e cila del plotësisht e armatosur nga kreu (koka) i Jupiterit, që do të thotë, urtësia e fjalës dhe e mendimit. Minerva, pra, e mençur, e arsyeshme dhe e fuqishme është Verbi, Fjala e Perëndisë. Në të vërtetë, në gjuhën shqipe, thàné dhe théna (thanë apo thënë), do të thotë- them, fjalë, folje. E-thána, them, fjala, folja është Athina (Αθήνα) e grekëve. – Nëse e kërkojmë rrënjën e fjalës latine Minerva, atë e gjejmë ende në gjuhën shqipe dhe me të njëjtin kuptim; Ment, inteligjenca, erdh, erdh. Kjo do të thotë se pas bashkimit (unifikimit) me dritën, i erdhi inteligjenca Jupiterit.

Gruaja e dytë e Jupiterit ishte Thémis (Θέμης) e cila lindi Drejtësinë dhe Paqen. Ne kemi parë tashmë se çfarë është rrënja e emrit të kësaj gruaje interesante të Zotit të madh të Olimpit.

Gruaja e tretë e Zeusit ishte Eurynome (Ευρυνόμη) vajza më e re dhe më e bukura e Oqeanit. Emri i kësaj perëndeshe gjendet në një parafrazë që karakterizon rininë dhe bukurinë e saj. E rî me nam që sot do të thotë, e re me famë, nënkuptohet nga bukuria. Fjala nam nuk përkthehet fjalë për fjalë, por e ka kuptimin, që s’ka shoqe, e bukur që i bie ne sy gjithkujt apo vërehet nga të gjithë etj. /Shqiptari.eu/

Përktheu:Sefedin Krasniqi 

Gjuha shqipe është pronë e kombit shqiptar

Fotografia e profilit të Luftulla Peza

Prof.Dr.Luftulla Peza

Gjuha është elementi bazë, që përcakton përkatësinë etnike të ç’do populli. Prandaj çdo vend dhe popull guhës së tij i kushton vemendje të jashtzakonshme dhe harxhon për te shuma të mëdha parash, për ta ndriçuar sa më mirë. Sipas dijetarit të madh maqedono/shqiptar Aristoteli, “sa më e vjetër të jetë gjuha aq më fisnik është populli, që atë e flet”. Kjo e vërtetë ka rëndësi të madhe kulturore për ne shqiptarët, sepse flasim gjuhën më të lashtë të planetit, të provuar me prova të shumta bindëse dhe të pakundështueshme. Prandaj gjuhës së tij amtare çdo popull kërkon ti gjinden rrënjët, sepse në këtë mënyrë përcaktohen edhe rrënjët e vetë popullit.

Të gjithë popujt ballkanik dhe europian e kanë zgjidhur problemin e origjinës së gjuhës së tyre dhe me këtë edhe të popullit të vet. Gjuhtarët e tyre punojnë pa pushim për këtë, mbledhin prova dhe shpesh i falsifikojnë ato në favorin e tyre. Kështu p.sh. mjaft studiues grekë dhe disa studiues të prapambetur perëndimorë, mundohen me të gjitha llojet e falsifikimeve ta paraqsin gjuhën greke më të lashtën në Europë, duke falsifikuar edhe provat. Por “Iliada” dhe “Odisea” të Homerit (shek.8 p.e.s.), që ata i kanë falsifikuar si vepra letrare në gjuhën greke, vërtetohen plotësisht, se janë në gjuhën pellazge/shqipe dhe në to nuk ka asnjë shenjë greke. Edhe mbishkrimet e lashta të Vinkës (mijëvjeçari i 6 p.e.s.), Athinës, Korinthit (shek.8 p.e.s.), Thebës (shek.7 p.e.s.), Kretës (shek.6-3 p.e.s.) etj., i përkasin gjuhës pellazge/shqipe dhe jo greke. Kështu grekët janë popull më i ri dhe të ardhur në rajonin e Egjeut gjatë shekullit 5 p.e.s., ndërsa shqiptarët janë vendas, autokton.

Në situatë krize origjine janë edhe serbo-bullgarët e Maqedonisë. Këta mundohen ta paraqesin veten si maqedonë, me origjinë nga maqedonët e lashtë. Mundohen të falsifikojnë edhe gjuhën e lashtë maqedone, sikur e kanë folur paraardhësit e tyre. Por nga gjuha, që ka folur mbreti Filip, Aleksandri i Madh, filozofi i madh Aristoteli etj. kanë mbetur mbishkrime të qarta, që vërtetojnë se gjuha maqedone ka origjinë pellazge dhe përputhje të plotë me gjuhën e sotme shqipe (zbardhur nga studiuesi nga Kosova Shaban Berisha).

Shqiptarët, megjithse me historinë dhe gjuhën më të lashtë të shkruar në botë dhe me më shumë prova shkrimore se të gjitha gjuhët e tjera, janë ende në gjysmën e rrugës, në sajë të sabotimit nga gjuhtarët e tyre. Këtë e them me keqardhje, por është reale dhe rasti i parë në botë, që ndodh kështu, ku gjuhtarët nëpërkëmbin provat e lashtësisë së gjuhës së tyre amtare, bëjnë krim.

Gjuhtarët shqiptarë megjithse paguhen nga shteti për të studiuar gjuhën shqipe dhe të analizojnë provat, që ka me shumicë për lashtësinë e saj, nuk bëjnë asnjë përpjekje për ti analizuar këto prova. Ata kanë gjetur rugën më të shkurtër, më mirë i mohojnë këto prova dhe largohen nga puna e vështirë, që lidhet me studimin e tyre. Dijetarët e huaj kanë theksuar se gjuha shqipe ka një farë lidhje me gjuhën ilire, thrake etj., por nuk ka dokumente shkrimore për këtë. Këto fraza përsëriten si papagalli nga gjuhtarët shqiptarë. Ata nuk bëjnë asnjë përpjekje për studimin e gjuhëve ilire, thrake, maqedone etj., nga e cila mendohet se vjen gjuha shqipe. Ata nuk përpiqen fare ti lexojnë mbishkrimet e lashta, të krenohen me këtë punë dhe ti sjellin dobi gjuhës dhe kombit të vet, por në disa raste i kanë falsifikuar ato qëllimisht. Në këtë rrugë të mbrapshtë ata mbështeten në disa dogma të gabuara të mësuesve të tyre dhe disa albanologëve të huaj, që nuk e kanë studiuar plotësisht gjuhën shqipe, nuk bëjnë as para as anash.

Të ngelur në udhëkryq për origjinën e gjuhës dhe të kombit të vet, shqiptarët janë mjaft të shqetësuar dhe mundohen të kërkojnë zgjidhje. Për ti ardhë në ndihmë kësaj çeshtje tejet të rëndësishme, mjaft bijë dhe bija të popullit tonë vullnetarisht i janë përkushtuar studimit të gjuhëve të lashta të Ballkanit, Azisë së Vogël, Lindjes së Afërt, Mesdheut etj. Në sajë të punës së tyre është vërtetuar me dokumente të shumta, se këto gjuhë kanë lidhje të ngushtë me gjuhën shqipe, sepse të gjitha e kanë origjinën e tyre tek një gjuhë më e lashtë, që dijetarët e lashtë e kanë njohur si gjuha pellazge. Në sajë të punës së tyre këmbëngulëse dhe duke zbatuar me përpikmëri disiplinën shkencore, këta studiues vullnetarë kanë arritur rezultate mahnitëse për gjuhën tonë, duke gjetur lidhje të ngushta të saj me gjuhën pellazge, gjuhën e shumerëve të lashtë, sanskrite, koptike, hitite, me shkrimin Linear B të gjuhës së Mikenës (koha e bronzit) etj. Duke ndjekur me përpikmëri rrugën shkencore, duke punuar me vullnet të lartë me literaturën dhe provat e gjetura, këta janë bërë studiuesit e vërtetë të gjuhës shqipe dhe të lidhjeve të saj me gjuhët e lashta. Në vend të përkrahen nga istitucionet gjuhësore dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, për punën e tyre të madhe në dobi të gjuhës dhe historisë sonë, ata luftohen si armiq, duke ju ngjitur lloj-lloj epitetesh ose burgosur, siç qe rasti i Dh. Pilikës.

Interesimi për gjuhën amtare shqipe ka filluar tek shqiptarët shumë heret, para ndërmarrjes së Rilindjes Europiane dhe Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në vitet 1000-1200 gjuha shqipe ka qenë shkruar normalisht, kanë qenë botuar libra të ndryshëm, por shumica u zhdukën nga kleri ortodoks grek. Fati i mirë, që njeri nga këta libra u gjet vitet e fundit në bibliotekën e Vatikanit nga dr. Ahmeti. Në vitin 1210 Theodor Shkodrani ka shkruar dorshkrimin e tij në gjuhën shqipe, që përbën dokumentin e shkruar më të vjetër të mesjetës të gjuhës sonë.

“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”. THEODOR SSCODRAANNITTEE”. /Me ndihmën dhe dëshirën e forte të të Lumturit ZOT e mbaroi në vitin 1210 ditën e 9 të marsit, Theodhor Shkodrani/

Gjatë kësaj kohe, sigurisht, që ka pasur edhe punime të tjera në gjuhën shqipe, por nuk janë ruajtur. Në vitin 1462 formulohet në gjuhën shqipe “Formula e Pagëzimit”, një dokument tjetër i gjuhës sonë. Në viin 1635 nga Frank Bardhi, shkrimtar, publicist dhe etnograf shqiptar, boton fjalorin “Dictionarium Latino-Epirotum”, i pari fjalor i gjuhës shqipe, ku gjuha shqipe shfaqet si gjuha epirote. Pse nuk e pranojnë gjuhtarët tanë dorëshkrimin e rëndësishëm të Theodor Shkodranit? Sepse ju duket marre, që të tjerët bëjnë zbulime, ata vetë asnjë, rrinë në hije.

Këto dhe materiale të tjera në gjuhën shqipe, ngritën interesin për gjuhën tonë ndër dijetarët e huaj, që ndihmuan në studimin e saj.

Shtatëdhjetë vjet më vonë, në vitin 1705 filozofi dhe matematicieni gjerman W. Laibnic, i

pari dha mendimin se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha ilire. Ai nuk pati ndonjë bazë të rëndësishme shkencore për të arritur në këtë përfundim të rëndësishëm, por prania e disa fjalëve të njëjta në gjuhën shqipe dhe atë ilire e çoi filozofin në këtë përfundim të madh.

Gjuhës shqipe ju kushtuan me studimet e tyre të thella në mënyrë të veçantë N.Keta (1777) dhe Z. Krispi (1831), që u pasuan më pas nga De Rada, Dh. Kamarda, I.Thomopoulo edhe shumë dijetarë të tjerë, që vazhdon edhe në ditët tona. Krispi ndërtoi edhe një fjalor pellazgjisht-shqip, ku mblodhi mjaft fjalë të lashta pellazge, të gjetura tek shkrimet e autorëve antikë, me të cilat mbështeti origjinën pellazge të gjuhës shqipe.

Asnjeri nga këta studiues nuk ka qenë student i gjuhësisë, dikush u shkollua për prift, dikush diplomat, tjetri filosof etj. por gjuhën shqipe e donin si të marrë dhe punonin për te dhe zbuluan gjëra të mrekullueshme. Me punën e përditëshme u bënë profesionista të mbaruar.

Me ngritjen e qendrës studimore në Tiranë më 1940 dhe sidomos pas viteve 60 të shekullit të kaluar, problemi ndryshoi. Autorët e mësipërm u harruan dhe problemi mori rrugë të mbrapshë. Në këtë rrugë shquhen A. Kostallari, drejtori i Institutin të Gjuhësisë dhe sidomos E. Çabej, zv. Kryetar i Akademisë së Shkencave. Nuk desha të merrem me këtë problem, por detyrohem, sepse studiues të dështuar me veprimtarinë e tyre shkencore, që nuk i kanë dhënë asgjë shkencës dhe gjuhës shqipe, gjithmonë kur vjen puna për tu mbrojtur nga kritikat, për punën e tyre të dobët, qesin në ballë mësuesin e tyre E. Çabej, duke e quajtur atë gjeni dhe pa të drejtë pioner dhe themelues i studimit të gjuhës shqipe etj. Këta adhurues të Çabejt gjithmonë ngrejnë në qiell punën e tij në gjuhësi, pa venë në dukje dëmet që ka sjellë.

Krahas kontributit në studimin e gjuhës shqipe, E. Çabej, me qëndrimet e tij të ngurtë dhe shpesh jo të drejtë, i ka sjellë edhe dëm të madh gjuhës shqipe, sidomos historisë së saj.

1-E. Çabej ndoqi rrugën studimore të mësuesve të tij austriakë, që e njihnin pak gjuhën shqipe dhe gjuhët e lashta. Çabej gjithë jetën mbeti një besnik i pa epur i mësimeve të mësuesve të tij mbi gjuhën shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera. Në këtë drejtim ai përsëriti ato shka mësoi në shkollë dhe nuk solli asgjë të re. Ai asnjë herë nuk u përpoq ti njihte dhe gjithmonë i neglizhojë studimet me vlera të madha për gjuhën shqipe të N. Ketës, Z.Krispit, De Radës, Dh. Kamardës, F. Adamidit, I. Thomopollos, S.Kondës, Z.Majanit etj., që gjuhën shqipe e kishin amtare ose mjaft të njohur dhe që njihnin mirë gjuhën greke dhe latine. Në këto studime janë dhënë prova të shumta dhe bindëse, që gjuha shqipe ka lidhje të ngushtë me gjuhën pellazge dhe është gjuha më e lashtë e familjes Indo-Europiane. Mbajtja e qëndrimit mospërfillës ndaj këtyre studimeve me vlerë të madhe, tregon për shkelje të rëndë të disiplinës shkencore në punën e E. Çabejt, që e çuan atë në gabime serioze. Pse u soll Çabej në mënyrë kaq mospëfillse me studiuesit e hershëm të gjuhës shqipe? Këtë nuk e dimë, por shkelja e disiplinës shkencore gjithmonë dëmton rëndë figurën e çdo shkencëtari dhe studimet e tij lenë mjaft për të dëshiruar.

2-Gjatë kohës, që E.Çabej drejtonte gjuhësinë shqiptare nuk u përkthyen në shqip asnjë nga veprat mbi gjuhën shqipe të studiuesve arbëresh N.Keta (ende pa përkthyer), Z.Krispi, Dh. Kamarda (ende pa përkthyer), De Rada (një pjesë ende pa përkthyer), sepse në to mbështetet origjina pellazge e gjuhës dhe e kombit shqiptar. Nga jetshkrimet e Krispit dhe të De Radës në Fjalorin Encikl. Shqiptar janë fshirë pjesët, që flasin mbi pellazgët, perënditë pellazge etj., duke i zhveshur nga thelbi i krijimtarisë shkencore. Ky cungim është vepër e Akademisë së Shekncave.

3-E. Çabej ka qenë kritiku i rreptë, por pa baza, i prejardhjes pellazgjike të gjuhës shqipe, duke i prerë asaj lidhjen me rrënjët natyrale pellazge. Çabej ka lënë këtë gjykim për këtë problem: “Pellazgët në burimet greke dhe romake përmenden si një shtresë etnike paragreke, jo më ekzistuese në periodën antike. Herodoti dhe Straboni flasin për ta për një kohë të lashtë, i paraqesin popull barbar d.m.th. jo grekë dhe me gjuhë të ndryshme nga greqishtja. I lokalizojnë në rajonin e detit Egje, kryesisht në Thesali me përhapje edhe në Epir, Azi të Vogël, Kretë dhe ishuj të tjerë...Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të tyre me ilirët e me thrakët, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor, që mund të quhej me rezervë pellazg, për shumë arsye dhe të karakterit gjeografik, nuk mjaftojnë kurrsesi për të pohuar me një farë baze vërtetësie shkencore një birësi pellazge të popullit shqiptar”. Ai ka shkruar edhe se me problemin pellazgjik nuk duhet tu tymosin kokat nxënsve.

Për një lidhje të ngushtë të gjuhës pellazge me gjuhën shqipe edhe para tij kanë shkruar shumë dijetarë dhe kanë sjellë prova, që u nënvleftësuan. Me këtë veprim të pa studiuar dhe shumë të dëmshëm, gjuhës shqipe ju pre lidhja me rrënjën e saj pellazge dhe humbi origjinën e saj më të lashtë.

Kush janë pellazgët? Pellazgët janë themeluesit e qytetërimit të parë në botë. Pellazgët e Vinkës të parët ndërtuan stilin e ri të jetës në botën e lashtë: nga mbledhës-gjuetar, ata ngritën arat dhe farmat, prandaj u quajtën “arbanë” = bërës të arave, që më pas u kthye në “albanë”. Kështu shënohet fillimi i bujqësisë në botë. Ata të parët ndërtuan fshatrat, shtëpitë, përpunuan baltën dhe zhvilluan poçerinë, qumshtin, lëkurën, drodhën fijen, endën copë për veshje: Të parët në histori krijuan rrobat dhe krijuan fustanellën pellazge, me të cilën mburremi sot. Pellazgët të parët gërmuan minierat dhe shkrinë bakrin. Ata shpikën alfabetin, me të cilin në poçeri shkruan fjalët: “UJI” dhe “DOR”, fjalë të gjuhës sonë dhe me të cilin sot shkruan e gjithë bota perëndimore.

4-Gjatë kohës, që drejtonte E. Çabej, në gjuhësinë shqiptare nuk është bërë asnjë përçapje për studimin e gjuhëve të lashta të Ballkanit: ilire, maqedone, epirote, thrake, dake etj., megjithse shumë autorë për këto gjuhë kanë dhënë mendime, që kanë afërsi me gjuhën shqipe. Ky është qëndrim anti shkencor dhe mjaft i gabuar, me pasoja të rënda për gjuhën dhe kulturën tonë. Edhe sot albanologjia nuk ka asnjë studim për këto gjuhë, që vërteton propambetjen e saj.

Gjatë vitit 2015, në bashkëpunim me Liljana Pezën, mbaruan studimin mbi gjuhës hitite, ku për herë të parë, vihet në dukje afrimi i madh me gjuhën shqipe. Arsyeja? Sepse të dyja kanë origjinën e përbashkët tek gjuha më e lashtë pellazge. Studimin deshëm ta paraqesin në seminarin për gjuhën shqipe në Prishtinë. Sipas të gjitha rregullave, dërguam tek organizatorët përmbledhjen e referatit. Kur erdhi puna për të marrë pjesë në seminar, nuk u pranuam, sepse drejtuesi i tij prof. Paçarizi, nuk i pëlqeu, që gjuha shqipe lidhej me një gjuhë të lashtë. Për të mësuar se kush është ky Paçarizi lexova doktoranturën e tij në internet mbi gjuhën shqipe. Në te nuk ka asnjë mendim origjinal, vetëm fraza Çabej ka thënë kështu, Ismaili ka thënë ashtu, e kështu përsëriten mendimet e autorëve të tjerë deri në fund. Asgjë të re nuk ka sjellë Paçarizi në doktoranturë, që është një paçavure e vërtetë. Por ai është “profesor” në Universitetin e Prishtinës, mëson studentët si të bëjnë shkencë, pa u marr fare me shkencë, të largohen nga shqipja.

Armiqësia ndaj gjuhës shqipe dhe gjuhëve të lashtsa të Ballkanit vihet re edhe në Institutin e Gjuhësisë në Tiranë. Unë dhe Liljana Peza morëm pjesë vitin e kaluar në Konferencën Gjuhësore të organizuar nga ky institut. Referuam mbi lidhjet që ka gjuha pellazge dhe ilire me gjuhën shqipe. Paraqitëm shumë dokumente dhe mbishkrime. Pas referimit drejtuesja e seancës Anila Omari na u drejtua me arrogancë: “kush ju ka lejuar ju të vini në konferencën tonë”?, “ne nuk hedhim poshtë punën tonë”, “mbishkrimet që referoni janë në gjuhën greke”, “nuk ekziston dorshkrimi i Theodhor Shkodranit” etj. Ju drejtova zonjë të më tregojë se cili nga mbishkrimet e paraqitura është në gjuhën greke? Nuk qe në gjendje të përgjigjej. Më pas instituti, pa asnhë recenzë shkencore, me anë të një redaksie që drejtohej nga A. Omari, vendosi, që referati ynë të mos botohet në materialet e konferencës, sepse “diskretiton Qendrën Albanologjike”

Kush e diskretiton Qendrën Albanologjike veprimtaria e deritanishme e A. Omarit, që mohon lashtësinë pellazge dhe ilire të gjuhës shqipe dhe mbishkrimet e lashta, që shpjegohen vetëm me gjuhën tonë i falsifikon me dashje si të gjuhës greke apo referati ynë, “Vazhdimsia e gjuhës pellazge dhe ilire në gjuhën shqipe”, që me prova të shumta mbështet lashtësinë pellazge-ilire të gjuhës dhe kombit tonë? Këto janë skandalet në Institutin e Gjuhësisë në Tiranë

Qendrimet që ka mbajtur dhe mbron A.Omari & Co

Arrtjet, që mbrojmë ne

-Gjuha shqipe rrejdh nga ilirishtja, por nuk ka dokumente shkrimore, ilirët nuk e njihnin shkrimin,

-Mbishkrimet në Durrës, Apolloni e gjetkë i përkasin gjuhës greke dhe jo gjuhës ilire,

-Nuk përfillin studimet e N.Keta, Z.Krispi, De Rada, I.Tomopollo, S. Konda, Z.Majani,

-dokumenti më i hershëm i shkruar i gjuhës shqipe është “Formula e Pagëzimit” e shekullit 15,

-letërsia shqipe fillon me Mesharin, shek. 16;

-lidhje të gjuhës shqipe me gjuhë pellazge nuk ka,

-kërkesa që të zgjidhet origjina e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar është #kërkesë romantike” e shekullit 18,

-A.Omari & Co paguhen nga shteti miliona lekë në muaj

-Gjuha shqipe rrjedh nga gjuha pellazge dhe ilire, që vërtetohet me shumë mbishkrime pellazge dhe ilire, që përputhen me gjuhën shqipe,

-Mbishkrimet në Durrës, Apolloni e gjetkë i përkasin gjuhës ilire dhe jo greke,

-Dokumenti i shkruar më i hershëm në gjuhën shqipe ndodhet në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas:janë të shkruara fjalët: UJI e DOR,

-Letërsia shqipe fillon me Iliadën dhe Odisenë, shek.8 p.e.s.,

-Gjuha shqipe e ka origjinën tek gjuha pellazge,

- Origjina e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar janë të zgjidhura përfundimisht: ata rrjedhin nga pellazgët,

-Pellazgët shpikën alfabetin, që e trashëguan ilirët, grekët dhe romakët

-Ne marrim vetëm pensionet tona të vogla, asnjë lek nga shteti

Nga këto skandale shikohet se sa e sëmurë është gjendja në këtë institut.

5-Gjatë kohës që drejtonte Çabej, por edhe sot në gjuhësinë shqiptare, nuk u studiuan mbishkrimet ilire, shekulli 4-3 p.e.s., nga Durrësi, Apollonia, Butrinti etj., të cilat u falsifikuan pa mëshirë nga “profesionistët” e gjuhësisë edhe sot paraqitën si të gjuhës greke. Disa nga këto mbishkrime janë tashmë deshifruar plotësisht dhe përputhen tërësisht me gjuhën shqipe dhe asnjë fjalë greke nuk ka në to. Qëndrimi i gjuhësisë sonë ndaj këtyre mbishkrimeve është anti shkencor, me pasoja të rënda ndaj gjuhës sonë, që favorizon pa të drejtë gjuhën greke.

E. Çabej shprehet: “Gjuhët e lashta të Ballkanit për mungesë të mbishkrimesh të tyre, mund të thuhet se njhen pak ose aspak. Prej gjuhës së thrakasve ka disa mbishkrime..Prej gjuhës së ilirëve të Ballkanit nuk është gjetur gjer më sot asnjë mbishkrim”. Prandaj të dyja këto gjuhë mbeten pothuajse të panjohura për ne (Çabej, 1977, f.3). Të shprehesh kështu veresi për problemin në shkencë, pa studiuar materialin bazë dhe literaturën është qëndrim antiskencor. Për gjuhën ilire kaq mjaft mbishkrime.

6-Antishkencor dhe i padenjë është qëndrimi i E. Çabejt ndaj studiuesit tonë të njohur, profesor Spiro Kondës, i cili mbronte me argumente bindëse tezën pellazgjike të prejardhjes së gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Libri i tij “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik” (1964) përbën një gur mjaft të fortë në themelet e historisë sonë të lashtë, me zanafillë pellazge. Konda u përbuz dhe u denigrua për mendimet e tij përparimtare nga Çabej, Buda e vartësit e tyre. U desh të ndërhynte E.Hoxha, që Kondës ti jepej rroga, ti krijoheshin kushte të përshtatshme pune dhe libri i tij të botohej. Konda dhe A.Xhuvani janë dy profesorët shqiptarë të parë të emëruar, por për Kondën nuk u shkrua asnjë rrjesht në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, që përgatitet nga akademia.

7-Qëndrimi mjaft i gabuar dhe me pasoja të rënda i E.Çabejt u shfaq në ndërtimin e standartit të gjuhës shqipe. 70 % e popullit shqipar flet dialektin gegë të gjuhës shqipe, i cili nga ana e tij është edhe dialekti më i lashtë i saj, prandaj ky dialekt duhet të ishte themeli i shqipes standarte. Por standarti i gjuhës shqipe u vendos politikisht mbi bazën e dialektit toskë në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), ku u saktësua gjuha letrare shqipe. Zgjedhja e dilaktit toskë qe politike dhe në kundërshtim me historinë e gjuhës shqipe, me bazë tek gjuha pellazge, që është dialet gegë. Ideatori kryesor i këtij hapi krahinor, mjaft të gabuar ka qenë Çabej. Sot nuk është koha të kthehemi pas, por standartin ta riparojmë dhe ta bëjmë sa më të vlefshëm për gjuhën tonë. Nuk mund të rrinë jashtë fjalorit të gjuhës shqipe fjalët pellazge homerike: ILI (= ylli), ASHT, MENIA, ANDRA etj.

8- E.Çabej, A. Buda etj. futën në shkencën tonë rrugën e gabuar të trajtimit të problemeve sipas dëshirës dhe jo sipas rregullave strikte shkencore. Mohimi pa kriter i mjaft studimeve me vlerë të madhe për gjuhën, historinë dhe kulturën tonë, mohimi i mjaft mbishkrimeve të lashta të gjuhës sonë është në kundërshtim të plotë me rregullat, që ka shkenca. Në shkencë nuk mund të sillesh sipas dëshirave, por vetëm mbi bazën e provave dhe të dëshmive të sakta. Sepse ecën sipas dëshirave të E.Çabejt dhe A.Budës dhe jo sipas rregullave shkencore të kohës, gjuhësia dhe historia jonë janë në gjedje të mjeruar, që ende nuk e dinë, që gjuha dhe populli ynë kanë origjinë pellazge. Për këtë provat janë të qarta si drita e diellit, studimet janë të shumta sa uji i detit, por duhet vetëm vullneti dhe aftësia profesionale, për ti përvetësuar. Por këto veti, që përbëjnë thelbin e shkencëtarit, mungojnë në gjuhësinë dhe historinë tonë.

Sot në pushtetin e gjuhësisë shqipe në Tiranë, Prishtinë dhe në disa katedra, ku trajtohet gjuha shqipe në vende të huaja, kemi nxënsit e dobët të E. Çabejt, që janë dëmtuesit më të mëdhenj të gjuhës sonë amtare. Ata të mirët, që mendonin edhe për pellazgët ose skartoheshin ose përjashtoheshin. Këta, që janë në pushtet e mbajnë të blokuar lashtësinë e gjuhës shqipe në mesjetë me “Formulën e Pagëzimit”, duke mohuar provat e shumta për origjinën e saj pellazgjike, ilire, thrake, maqedone etj. Të gjithë këta nuk kanë asnjë mendim të vetin, por e bëjnë shkencën me idetë e mësuesve të tyre, duke shkeluar të gjitha rregullat e disiplinës shkencore: nuk studiojnë literaturën shkencore, që mbështet me prova bindëse origjinën pellazge të gjuhës shqipe, nuk dinë ti lexojnë mbishkrimet e lashta pellazge, ilire, maqedone, epirote, etruske etj., as edhe kur i kanë zbardhur të tjerët, por i falsifikojnë ato në mbishkrime greke. Me këtë rrugë krejtësisht të gabuar, pa tjetër do të arrijnë përfundime të gabuara. Një pjesë e tyre janë të paguar nga shërbimet e huaja, që të heshtin për lashtësinë e gjuhën shqipe, për ti dhënë përparësi gjuhës greke, si gjuha më e lashtë, një pjesë janë të pa aftë. Prandaj i kam propozuar qeverisë shqiptare ta mbyllë Institutin e Gjuhësisë për dy vjet, sepse vetëm dëm i sjell gjuhës shqipe. Paratë e kursyera të investohen në disa projekte për studimin e gjuhëve pellazge, ilire, thrake, maqedone, shumere, koptike etj. Njerzit e specilizuar për studimin e këtyre gjuhëve janë.

Para disa vjetësh një studiuese, që punonte për doktoranturë në Fakultetin Histori-Filologji, në doktorantusë e saj kishte ndërtuar edhe një kapitull mbi pellazgët. Pedagogu, që ishte udhëheqësi i saj, sapo e pa këtë i drejtohet: “Me pellazgët kërkon ti të mbrosh doktoranturën? Hiqi menjëherë se ndryshe do të rrëxohesh”. Të tillë të keqinformuar ka me shumicë në fakultetet tona, që mësojnë studentët e gjuhësisë dhe historisë, me urrejtje për gjyshrit tanë ilirë, dardanë, maqedonë, epirotë, thrakë etj., që i paraqisin injorantë dhe analfabetë, që nuk njihnin shkrimin dhe nuk kanë lënë mbishkrime. Stërgjyshët tanë pellazgët nuk i njohin fare dhe për ta s’kanë asnjë lidhje me shqiptarët.

Akademia jonë e Shkencave është gjithashtu në anën e atyre, që luftojnë gjuhën dhe historinë tonë. Para dy vjetësh ju drejtova kryesisë së akademisë me kërkesën, që të paraqitnin në sesionin e akademisë, studimin me provat e duhura, ku pasqyrohet lidhja e gjuhës shqipe me gjuhën pellazge dhe ilire dhe vërtetohet lashtësia e saj. Përgjigja na u dha negative, akademia nuk don të dëgjojë zërin e studiuesve dhe për provat mbi lashtësinë e gjuhës shqipe. U lidha me një nga akademikët e njohur, ai më pyeti a je në gjendje të vish dhe të na paraqisësh maerialin tani? Ju përgjigja jam gati kur të kërkojë akademia. Por më pas heshti. Akademikët tanë kështu mbajnë përgjegjësi të gjithë për atë që institucioni i tyre është pozicionuar kundra lashtësisë pellazge/ilire të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar.

Ndryshe nga akademia jonë, ka vepruar Akademia Egjiptiane në vitin 1902. Atje para akademisë studiuesi shqiptaro/egjiptian Fratari Adamidi paraqiti studimin: “Les Pelasges et leurs descendants Albanees”/Pellazgët dhe pasardhësit e tyre shqiptarët”/. Adamidi jo vetëm që u mirprit, megjithse ishte një gjuhë e huaj, por u duartrokit dhe fitoi gradën shkencore doktor i shkencave. Libri i tij i vogël ka vlerë të madhe për gjuhën shqipe, por fare i panjohur nga gjuhtarët shqiptarë. Pse akademikët shqiptarë nuk pranojnë të ulen, të shohin dhe dëgjojnë provat për lashtësdinë e gjuhën amtare? Ky është qendrim antishkencor dhe në kundërshtim me frymën e Akademisë së Shkencave. Ajo duhet të jetë çerdhe e dijes, ku herë mbas here, nëpër sesione, të raportohen të rejat nga shkenca dhe të përhapeshin në të gjithë vendin. Por ndodh e kundërta. Presim nga akademikët, në se janë të tillë, të organizojnë një seancë, ku të kemi mundësi të referojmë provat e shumta për lashtësinë pellazge të gjuhës shqipe. Ata mos të rrinë vegla të frymës së vjetër, që ka sunduar akademinë tonë dhe i ka sjellë dëm kolosal gjithë kulturës sonë. Të jesh doktor, profesor apo akademik është nder i madh, që ke marrë nga shoqëria. Por kjo njëkohësisht është barrë e rëndë, sepse duhet të përpiqesh ta justidikosh me punën dhe qëndrimin tënd. Puna e parë e këtyre është të mbrojnë kulturën dhe gjuhën e vet amtare, ti sjellin nder dhe lavdi popullit të vet. Kush nuk e bën këtë, nuk e meriton titullin e lartë, që i ka dhënë shoqëria!.

Qeveria shqiptare duhet të interesohet dhe të kontrollojë ku shkon dhe sa dobi sjellë investimi i saj për studimin e historisë së lashtë të popullit tonë dhe të gjuhës shqipe, që lidhet me te. Ndonëse origjina pellazge e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar ka 200 vjet që është zgjidhur dhe me prova të shumta është mbështetur nga qindra dijetarë edhe në ditët tona, gjuhtarët shqiptare me metoda antishkencore dhe falsifikime e lufton origjinën e lashtë të gjuhës sonë dhe të popullit tonë, për ti dhënë përparësi gjuhës dhe kulturës greke. Në Institutin e Gjuhësisë (Qendra Albanologjike) Tiranë, në mënyrë sistematike dhe me vetëdije të plotë falsifikohen dokumentet bazë për të penguar lashtësinë e gjuhës shqipe. Asnjë studim mbi gjuhët e lashta ilire, maqedone, epirote, thrake etj., që dijetarët i kanë etiketuar të afërta me gjuhën shqipe. Asnë studim mbi mbishkrimet e lashta ilire, epirote të Durrësit, Apollonisë, Butrintit, që dëshmojnë gjuhën shqipe, vetëm se ato falsifikohen sikur janë në gjuhën greke. Asnjë studim mbi mbishkrimet pellazge, maqedone, etruske, që dijetarët i kanë zbërthyer me anë të gjuhës shqipe. Paaftësia dhe korrupsioni kanë hyrë thellë në këtë institut, që dëmtojnë rëndë gjuhën shqipe. Është e domosdoshme, që qeveria të ngrejë një grup ekspertësh të paanshëm për ti analizuar mbishkrimet e lashta, kujt gjuhe i përkasin.

Shqipëria u shkërmoq nga lufta midis kampeve politike dhe nga kjo më keq e pësoi shkenca, që u venit dhe s’po e merr veten. Sot në Shqipëri ka shumë profesorë, por ka pak ose aspak shkencë. Unë njoh mirë fushën e gjuhësisë, gjendjen e së cilës e paraqita më sipër, por edhe gjeologjinë. Gjatë viteve socialiste gjeologjia lulëzoi me të gjitha degët e saj: paleontologjinë, që studion botën e lashtë organike, mineralogjinë, që studion përmbajtjen e mineraleve në shkembenjtë e ndryshëm, petrogafinë, që studion përbërjen shkembore, gjeokiminë, kiminë etj. Sot gjeologjia jonë është si repart këmbsorie, gjeologu shkon në terren, merr kampionin, që e dallon se është gëlqerorë, ranorë, ultrabazik etj. dhe vetëm kaq. Çfar ka brenda kampioni që mori, ai nuk e din, sepse kjo është punë e tjetërkujt, e specialiteve të ngushta, që tek ne sot janë shuar.

Për ti dhënë impuls shkencës dhe për ta ngritur atë në nivelin bashkëkohor, duhet ringritur Komiteti i Shkencës, i cili të kordinojë dhe kontrollojë të gjithë punën shkencore në vend. Ai nuk duhet të lejojë, që të shkelet disiplina shkencore në asnjë degë të shkencës, ashtu siç po ndodh në ditët tona, në institucionet shqiptare të shkencës. Komiteti të mos jetë thjeshtë një zyrë punsimi, por institucion, që ta verë shkencën shqiptare në binarë të drejtë në bazë të përvojës së saj pozitive dhe përvojës nga shkenca e përparuar botërore.

Shqiptarët dhe bashkimi kombëtar



Fotografia e Selam Sulejmani

Akademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

(Kryetar i ASHSHA në Maqedoni)



(Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për rizgjim dhe bashkim kombëtar, por jo sipas konceptit të derisotëm)

Shqiptarët, një nga popujt më të hershëm që njeh historia e njerëzimit, deri më sot janë lodhur dhe raskapitur tepër në lufta të përhershme dhe beteja të ashpra për ruajtjen e qenies së tij, nga pushtues dhe sundues të shumtë, sidomos nga fqinjët egoistë, shovinistë dhe grabitqarë. Prandaj, më shumë se kurrë ka nevojë për rishqyrtimin e së kaluarës, për këndellje, bashkim forcash dhe energjishë, për zgjim, përlindje, ripërtëritje dhe ringritje, për ta zënë vendin e merituar në rrjedhat e sotme të qytetërimit bashkëkohor.

Vetëm 30% e shqiptarëve sot jetojnë në trojet e veta etnike, në dy shtetet e krijuara me shumë sakrifica, si dhe në trojet e veta etnike nën shtetet fqinje, ku ende janë të shtypur dhe peng i politikave dhe gjeostrategjive të mëdha botërore.

Vetëm 20% të territoreve që kishin dikur të parët tanë, sot janë të lira dhe qeverisen (formalisht) nga vetë shqiptarët (meqë sovranitet absolut nuk ka asnjë shtet në botën e sotme).

Ne shqiptarët përfundimisht duhet ta ndryshojmë të sotmen tonë, që të mbijetojmë në të ardhmen, në konkurrencë të ashpër për mbijetesë të kombeve, gjuhëve dhe identiteve të veçanta.

Në të kaluarën kemi derdhur shumë energji të kotë, gjak dhe dije për botën, për çlirimin, krijimin, emancipimin dhe drejtimin e shteteve të huaja dhe perandorive të mëdha të përbashkëta me kombet tjera; për krijimin e shteteve të huaja nga të cilat gati asgjë nuk kemi përfituar si komb, përveç interesave të atyre udhëheqësve dhe familjeve të tyre në vendet tjera, si themelues dhe drejtues të atyre shteteve, të cilët sakrifikuan gjithçka për interesa të huaja, nën flamuj të huaj dhe në gjuhë të huaja.

Kujt i shërbeu e gjithë kjo lavdi, përveç kombeve dhe shteteve që u shëbyen me besnikëri këta strategë ushtarakë, dijetarë, politikanë, diplomatë dhe burrështetas shqiptarë?

Është koha kur kjo farrë dhe energji e shkapërderdhur gjithandej nëpër botë, t'i kthehet Atdheut të të parëve, me mendje dhe trup, duke mbledhur forcat sa të jetë e mundur më tepër, duke ofruan dijen dhe kapitalin, fokusuar energjitë dhe përkushtimin për t'ia kthyer nderin dhe dinjitenin Atdheut të përbashkët dhe Gadishullit tonë Ilirik!

Këtu gjithçka flet në gjuhën tonë, në gjuhën e të parëve tanë. Kudo që të gërmojmë, na flet shqip nëntoka, kultura materiale, varret dhe eshtrat e të parëve tanë, të rënë në mbrojtjen e qenies sonë dhe kësaj toke nga pushtuesit e ardhur këndejpari nga thellësitë e kontinenteve të tjera.

Sot, në botë jetojnë mbi 30 milionë shqiptarë, shumica e të cilëve edhe mendojnë dhe frymojnë ende shqip. Ju duket ëndërr dhe iluzion, vetëmashtrim dhe utopi?! Njëmijë herë ju garnatoj se jo! Shihni rrjedhën e lumejve, sado t'ua kenë ndryshuar kahen, kur ato fryhen e tërbohen në rrethana të caktuara, e gjejnë shtratin e vet të dikurshëm.

Shqiptarët sot, më shumë se kurrë kanë nevojë të trazohen, t'i zgjojnë ndjenjat e fjetura. Sinqerisht kanë nevojë për esullim dhe zgjim, bile dhe për tërbim!

Shqiptarëve sot, ua imponojnë rrethanat e reja të punojnë pandalur për bashkimin e tyre kombëtar dhe territorial, por jo sipas konceptit të derisotëm.

Nuk kanë nevojë shqiptarët për bashkim kombëtar me ide të vjetruara, me ide dhe strategji të huaj, të mirëpërgatitur nga qarqe politike të jashtme për komprometimin e kësaj ideje.

Nuk kanë nevojë shqiptarët për bashkimin e tyre kombëtar, të nxitur dhe kontrolluar nga të tjerët. Bashkimi i shqiptarëve duhet të jetë i natyrshëm, me njerëz dhe koncept të ri, me forca të reja përparimtare, duke dhënë prova konkrete, hap pas hapi.

Secili ka të drejtë ta kërkojë lirinë dhe të drejtat e tij të natyrshme, të mbrojtura me gjak dhe sakrifica ndër shekuj, sidomos ne shqiptarët

2017/07/17

Sami Frasheri "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet" Bukuresht 1899

Subject:Re: Një plakushe rrudhace, një zgërbonjë, me vello nuseje të re
From:Vilhelme Haxhiraj (haxhirajvilhelme@gmail.com)
To:floribruqi@yahoo.com;
Date:Saturday, 15 July 2017, 18:49


Përshëndetje Flori!
Ju përgëzoj që mbështesni dhe i bëni jehonë thirrjes së Prof.Dr.Eshref Ymerit për një Shqipëri Natyrale.(Etnike)!

Nuk kam qenë në shtëpi ditët fundit dhe tani që sapo hapa postën elektronike më ra në sy te "Fjala e Lirë" shkrimi i Prof.Dr. Eshref Ymerit, i shqiptarit të vërtetë, i nacionalistit që është ndër të paktët atdhetarë me kurajo qytetare dhe morale, që shkruan të vërtetën,mbështetur në fakte reale. Gjithashtu më kishte ardhur thirrja juaj në adresën time...

 Ata që e quajnë veten shqiptarë, kurrë nuk duhet të harrojnë se të drejtën legjitime si banorët më të hershëm të gadishullit të Europës jugëlindore dhe autokton në këto troje, kanë qenë, janë dhe mbeten Pellazgo-ilirët.Është e drejta e shqiptarëlve, pasaardhësve direkt të banorëve të parë të Ballkanit,-pellazgo-ilirë. Ardhacakët e gadishullit Ballkan, fiset semite që në shek 17 par.Kr, u vendosën në ishujt jonian, me të vetmin synim për të pushtuar Trojën. Pasi u bashkuan fiset e ardhura nga Afrika dhe Azia, nën siglën"Grek" u përgatitën për gati 5 shekuj dhe pastaj nisi lufta e famshme  e Trojës në shek-XIII_XII par. Kr.. Vetëm pas 5 shekujsh të tjerë, në shek VIII- VII-par.Kr, pushtuan gadishulin ballkanik, ku gjetën një rend social-ekonomik të zhvilluar dhe mbi kulturën e tyre ngritën një kulturë të re, së cilës i dhanë emrin " kultura helene". Lidhur me faktin e autencitetit pallazgo-ilir, po citoj dy paragrafe:

1-"Këtu tragjedia e një populli që i ka dhënë elementët më të mirë të tij, ushtarë, filosof, burrat e shtetit , të shenjtët, të gjithë pushtueseve të tij, sllavë e latin, grekë dhe turq, dhe që më në fund thërret bijët e tij, të varfër e të keqtrajtuar për ti edukuar në gjirin e tij ; që mundohet të rindërtoj me vështirësi të mbëdha një koshencë kombëtare. Dhe kjo dëshirë kolektive ka pasur për një kohë të gjatë një sintom të vetëm por të fuqishme: ruajtjen dhe unitetin e gjuhës kombëtare."

Sami FrasEugenio Vaina De Pava , "Albania che Nasce" , Catania , 1914

2"-Shqiptarëtë flasinë një nga më të vjetërat e më të bukurat gjuhë të dheut. Gjuhëratë që kanë qënë shoqet dhe motërat e shqipes, kanë mijëra vjet që kanë humbur e s'fliten në nonjë vënt të dheut. Shqipja është shoqe e ngushtë me greqishten e vjetër, me Llatinishten, me Sanskrishten, gjuhënë e Indisë së vjetër,me Zendishten, gjuhënë Persisë së vjetër, me Keltishten me Teutonishten. Këto quhenë gjuhëra të vdekura, e shqipja, gjuha jonë, q'është m'ë e vjetërë nga ato, ësht'e gjallë e flitetë edhe sot si në kohën e Pelasgvet."

(Sami Frasheri "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet" Bukuresht 1899)

Historia parahelene dhe parailire, flet me gjuhën e së vërtetës, se pallazgo-ilirët ishin banorët e parë dhe shumë më të hershëm se këto fise. Për këtë dëshmon kultura materiale arkeologjike që gjendet në gjithë tokën e Greqisë së sotme, dukenisur që nga fillimet e rrënojave të Akropolit e më gjerë... Por ,duke u vendosur në gadishullin ballkanik, nisën të kërkojnë toka të reja më në veri. Duke u vendosur në qytezat ilire si në Butrint, Delvin, Himarë, Orikum, Apolloni , Durrës etje, kriuan kolonitë e tyre. Por kjo nuk do të thotë se grekët janë themeluesit e këtyre qyteteve-shtete. Ata mbi kulturën vendase vendosën kulturën e tyre duke lënë gjurmë deri në ditët tona. Por ishin ilirët të parët që hodhën themelet e këtyre qyteteve. Si dëshmi e gjallë është Butrinti si qendër e banuar parahelene ka qenë qysh nga shek XII par.Kr.  E njëjta gjë  u përsërit 15 shekuj pas ardhjes së grekëve në gadishull, me sllavët që duke u vendosur në jugë të Evropës, u quajtën Jugosllavë(sllavët e jugut) . Këto fise pa origjinë përdorën të gjitha mënyrat dhe mjetet për të zgjeruar sferat e influencës në Evropën jugëlindore. Si shovinistë që janë,metoda më e mirë e tyre ishte"Përça e sundo"! Nga që u shkon për shtat ligësia ndaj fqinjit, përdorën rrjetin e agjenturës. Ata të jugut penetruan në emër të Kishës helene, kurse të veriut në emër të "vëllazërmit të gjakut" dhe të ndijhmës recipoke., arritën që më 1945, Çamëria iu aneksua Greqisë përmes dhunës, përndjekjes  dhe çkomtarizimit. Kurse serbët me idetë marksiste -leniniste, duke e shndërruar veten në kujdestarë  dhe udhëheqës shpirtëror të PKSh-ës, futën vëllavrasljen mes shqiptarëve. Shovinizmi si metodë përdori shterpësinë e kombit më të lashtë të Evropës. Me urdhër të tyre , por me dorën e shqiptarit vranë ajkën e Kombit, fisnikërinë që është palca e kombit dhe intelektualët me kulturë perëndimore që ishin truri i kombit. Vrasjet pa gjyq,në grupe apo pas krahëve e shndërruan Shqipërinë në një burg dhe në një varrezë mbushur me varre pa emër...Me ndihmën e E.Hoxhës dhe agjenturës serbe në Shqipëri, pasi aneksuan Kosovën në Republikën e gjashtë të Federatës Jugosllave, synouan ta krijojnë një konfederatë Ballkanike me në krye Serbinë. Kështu që Shqipëria qysh gjatë viteve 1941-1948, vitet e miqësisë së madhe, ishte gati të kalonte Republikë e shtatë e Jugosllavisë. Si duket po përsëritet historia dhe duke luajtur me Maqedoninë, duke përdorur disa bukëshkalur që e quajnë të drejtë copëzimin e Shqipërisë nga Traktati i fshehtë i Londrës, harrojnë origjinën e tyre të dyshimtë, që kanë frikë të ballafaqohen me të vërtetën lakuriqe. Por  hedhin  gurin dhe fshehin dorën...
    Po pyes ndërgjegjen e këtyre antikombëtarëve: A i do i verbri sytë? Aq shumë e dëshirojnë bashkimin e trojeve kombëtare, të trojeve me etni, me racë e me të njëjtën gjuhë gjitha ata bashkëkombas  që kanë në gjak shqiptarizmin! Le të shpresojmë se do të bëhet dëshira e Zotit, që të mos ketë më hendeqe mes shqipatrëve.! Veçse nukmduhet të harrojmëse kjo është detyrë dhe përgjegjësi e të gjithëve ne.
Respekte Vilhelme Vranari Haxhiraj
Vlorë 15-7-2017

Vilhelme Vranari Haxhiraj : Duhet thënë ndal shovinizmit në Ballkan, që të mos përsëriten më tragjeditë!

Image result for vilheme vranari


Vilhelme Vranari Haxhiraj

Duhet thënë ndal shovinizmit në Ballkan, që të mos përsëriten më tragjeditë!

Përshëndetje Flori!

Ju përgëzoj që mbështesni dhe i bëni jehonë thirrjes së Prof.Dr.Eshref Ymerit për një Shqipëri Natyrale(Etnike)!

Nuk kam qenë në shtëpi ditët fundit dhe tani që sapo hapa postën elektronike më ra në sy te "Fjala e Lirë" shkrimi i Prof.Dr. Eshref Ymerit, i shqiptarit të vërtetë, i nacionalistit që është ndër të paktët atdhetarë me kurajo qytetare dhe morale, që shkruan të vërtetën,mbështetur në fakte historiko-reale. Gjithashtu më kishte ardhur edhe thirrja juaj në adresën time...Ju faleminderit!
Ata që e quajnë veten shqiptarë, kurrë nuk duhet të harrojnë se të drejtën legjitime si banorët më të hershëm të gadishullit të Europës jugëlindore dhe autokton në këto troje, kanë qenë, janë dhe do të mbeten Pellazgo-ilirët. Kjo trashëgimi është e drejta e shqiptarëve, si pasaardhës direkt të banorëve të parë të Ballkanit,-pellazgo-ilirë. Ardhacakët e gadishullit Ballkan, fiset semite që në shek 17 par.Kr, u vendosën në ishujt jonian, me të vetmin synim për të pushtuar Trojën dhe të gjenin një vendbanim të ri në Evropë. Pasi u bashkuan fiset e ardhura nga Afrika dhe Azia, nën siglën"Grek" u përgatitën për gati 5 shekuj dhe pastaj nisi lufta e famshme e Trojës në shek-XIII_XII par. Kr… Vetëm pas 5 shekujsh të tjerë, në shek VIII- VII-par.Kr, pushtuan gadishulin ballkanik, ku gjetën një rend social-ekonomik të zhvilluar dhe mbi kulturën e tyre ngritën një kulturë të re, së cilës i dhanë emrin " kultura helene". Këtë e arritën duke shvendosur vendin e Perëndive nga Dodona Thesprote në nalin e Olimpit, jo vetëm për ta tjetërsuar , por edhe për ta legjitimuar lashtësinë e tyre farse në Ballkan. Lidhur me faktin e autencitetit pallazgo-ilir, po citoj dy paragrafe:
1-"Këtu tragjedia e një populli që i ka dhënë elementët më të mirë të tij, ushtarë, filosof, burrat e shtetit , të shenjtët, të gjithë pushtueseve të tij, sllavë e latin, grekë dhe turq, dhe që më në fund thërret bijët e tij, të varfër e të keqtrajtuar për ti edukuar në gjirin e tij ; që mundohet të rindërtoj me vështirësi të mbëdha një koshiencë kombëtare. Dhe kjo dëshirë kolektive ka pasur për një kohë të gjatë një sintom të vetëm por të fuqishme: ruajtjen dhe unitetin e gjuhës kombëtare."
Eugenio Vaina De Pava , "Albania che Nasce" , Catania , 1914

2"-Shqiptarëtë flasinë një nga më të vjetërat e më të bukurat gjuhë të dheut. Gjuhëratë që kanë qënë shoqet dhe motërat e shqipes, kanë mijëra vjet që kanë humbur e s'fliten në nonjë vënt të dheut. Shqipja është shoqe e ngushtë me greqishten e vjetër, me Llatinishten, me Sanskrishten, gjuhënë e Indisë së vjetër,me Zendishten, gjuhënë Persisë së vjetër, me Keltishten me Teutonishten. Këto quhenë gjuhëra të vdekura, e shqipja, gjuha jonë, q'është m'ë e vjetërë nga ato, ësht'e gjallë e flitetë edhe sot si në kohën e Pelasgvet."
(Sami Frasheri "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet" Bukuresht 1899)

Historia parahelene dhe parailire, flet me gjuhën e së vërtetës, se pallazgo-ilirët ishin banorët e parë dhe shumë më të hershëm se këto fise. Për këtë dëshmon kultura materiale arkeologjike që gjendet në gjithë tokën e Greqisë së sotme, duke nisur që nga fillimet e rrënojave të Akropolit e më gjerë... Por ,duke u vendosur në gadishullin ballkanik, nisën të kërkojnë toka të reja më në veri. Duke u vendosur në qytezat ilire si në Butrint, Delvin, Himarë, Orikum, Apolloni , Durrës etje, kriuan kolonitë e tyre. Por kjo nuk do të thotë se grekët janë themeluesit e këtyre qyteteve-shtete. Ata mbi kulturën vendase vendosën kulturën e tyre duke lënë gjurmë deri në ditët tona. Por ishin ilirët të parët që hodhën themelet e këtyre qyteteve. Si dëshmi e gjallë është Butrinti si qendër e banuar parahelene ka qenë qysh nga shek XII par.Kr. E njëjta gjë u përsërit 15 shekuj pas ardhjes së grekëve në gadishull, me sllavët që duke u vendosur në jugë të Evropës, u quajtën Jugosllavë(sllavët e jugut) . Këto fise pa origjinë përdorën të gjitha mënyrat dhe mjetet për të zgjeruar sferat e influencës në Evropën jugëlindore. Si shovinistë që janë,metoda më e mirë e tyre ishte"Përça e sundo"! Nga që u shkon për shtat ligësia ndaj fqinjit, përdorën rrjetin e agjenturës. Ata të jugut penetruan në emër të Kishës helene, kurse të veriut në emër të "vëllazërmit të gjakut" dhe të ndijhmës recipoke., arritën që më 1945, Çamëria iu aneksua Greqisë përmes dhunës, përndjekjes dhe çkomtarizimit. Kurse serbët me idetë marksiste -leniniste, duke e shndërruar veten në kujdestarë dhe udhëheqës shpirtëror të PKSh-ës, futën vëllavrasjen mes shqiptarëve. Shovinizmi si metodë përdori shterpësinë e kombit më të lashtë të Evropës. Me urdhër të tyre , por me dorën e shqiptarit vranë ajkën e Kombit, fisnikërinë që është palca e kombit dhe intelektualët me kulturë perëndimore që ishin truri i kombit. Vrasjet pa gjyq, në grupe apo si individ, pas krahëve e shndërruan Shqipërinë në një burg dhe në një varrezë mbushur me varre pa emër...Me ndihmën e E.Hoxhës dhe agjenturës serbe në Shqipëri, pasi aneksuan Kosovën në Republikën e gjashtë të Federatës Jugosllave më 1948, synouan të krijojnë një konfederatë Ballkanike me në krye Serbinë. Kështu që Shqipëria qysh gjatë viteve 1941-1948, vitet e miqësisë së madhe, ishte gati të kalonte Republikë e shtatë e Jugosllavisë. Si duket po përsëritet historia dhe duke luajtur me Maqedoninë, duke përdorur disa bukëshkalur që e quajnë të drejtë copëzimin e Shqipërisë nga Traktati i fshehtë i Londrës, harrojnë origjinën e tyre të dyshimtë, që kanë frikë të ballafaqohen me të vërtetën lakuriqe. Por hedhin gurin dhe fshehin dorën...,sepse kështu u shkon për shtat.
Po pyes ndërgjegjen e këtyre antikombëtarëve: A i do i verbri sytë? Aq shumë e dëshirojnë bashkimin e trojeve kombëtare, të trojeve me etni, me racë e me të njëjtën gjuhë gjitha ata bashkëkombas që kanë në gjak shqiptarizmin! Le të shpresojmë se do të bëhet dëshira dhe vullneti i Zotit, që të mos ketë më hendeqe mes shqiptarëve! Veçse nuk duhet të harrojmë se kjo është detyrë dhe përgjegjësi e të gjithë shqipëtarëve që duan ta ruajnë identitetin kombëtar, që të mos lejojnë që të përsëriten më tragjeditë e kombit më vital, po më të leqendisur nga hajnët e kohës së vjetër dhe të re, qofshin të huaj apo vendas.
Respekte !Vilhelme
Vlorë 15-7-2017


*****

Vilhelmja lindi në Kaninë më 08.12.1944. U arsimua me shumë vështirësi. Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri (3) lëndë. Internohet përsëri me familjen Vrana dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit.Rifitoi të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë . Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë. Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdon pa punë si demokrate Pas viteve 1990 ka punuar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Vlen të përmëndet si një veprimtare e shquar. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit ( 22/4/1992)

Është një nga 4-5 femrat e para që u ngritën kundër diktaturës. Ka qenë themeluese dheKryetare e L. D. të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e K.K. të L.D.G. Sh.dhe të P.D.Sh.Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten.

Në moshën 52 vjeçe u realizua ëndrra e saj. U botua vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (skicë, tregim, novelë), fabulën, përrallën, romanin. Kujtojmë se merret me studime historike.

Në 17 vite karealizuar 35 vepër letrare, si dhe 3 ribotime. Ka gati për botim 2 romane, një poezi, ese publicistikë, një me prozë të zgjedhur, vëll.” Letra nga burgu”, një studim filozofik etje. Gjinia letrare, ku autorja gjen veten të plotësuar, është romani. Deri tani ka botuar 18 romane, ku spikat personazhi femër dhe problemet sociale që tjetërsuan njerinë si rezultat i varfërisë ekonomike, shpirtërore dhe mendore, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot. Tejet e suksesshme është: Trilogjia“Vështroni Meduzën”( 3 vol), ku në mbi 1100 fq. përshkruhet realiteti shqiptar, që nis nga shek. i XV-të dhe deri në rënien e diktaturës. Në romanin“Rrëfim në të perënduar”, ngrihet me forcë kundër dhunës ndaj femrës. Te romani “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me dashurinë e dy të rinjëve, që sfidon diktaturën, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore. Është e para dhe e vetmja autore që solli Babanë e Kombit, Ismail Bej Vlorën të gjallë pas 100 vitesh, si personazh. Ndaj edhe Dr. Fatmir Terziu -Londër dhe Prof.Dr.Eshref Ymeri në ShBA, e kanë quajtur romanin e saj"Rikthim i Ismail Qemalit" "E Munguara në Letërisnë Shqipe". Ose shkrimtari Bedri Çoku kur flet për vlerën e këtij romani bashkëkohor, thekson:" Shkrimtarja e kombit ngriti Babanë e Kombit nga varri shekullor që t'i rrëfehej, se s'kishte tjetër se kujt t'i qahej..." Aktualisht krahas letërsisë artistike dhe punës studimore, vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, Kosovë, SHBA, Londër,Kanada, Bukuresht, Itali, Zvicër ,Austri, Gjermani, Suedi etje…dhe për disa vite ka qenë Kr/redaktore e Gazetës “Kanina”.

Puna e saj është vlerësuar nga kritika profesionale, si:Kallulli, Grillo, Laço, Spahiu, F.Sina, Bubani,Terziu, Prençi, C.I.Fortino, M.Antonesku, Qelaru, V. Muça, O.Gargano,F. Minguli, si dhe shumë analistë, shkrimtarë dhe lexues. E vlerësuar me mbi 20 çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, krijimtaria e saj është përfshirë në 18 antologji në disa shtete. Edhe pse është në moshën 70 vjeç, e pranon sfidën me krijimtarinë e saj autentike, filozofike, psiko-sociale dhe shpresëdhënëse, duke u ballafaquar me krijimet e letërsisë shqipe. Ka botuar tek ShB "Toena" dhe tani boton te ShB"Nacional"

Shkrimtarja Vilheleme Vranari Haxhiraj, pasardhëse e familjes më të lashtë të Kaninës,të Princit Gjergj Arianiti, të cilën sot pa frikë e quajnë “ Herta Muleri Shqiptare”.
Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale(skenarë) për fëmijë.

Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, politikë, kulturë, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Bukuresht, Francë, Suedi, Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etje…
Ka përkthyer 3 libra nga gjuha italiane.

E vetmja ai utore shqiptare që futet në Antologjinë italiane(2010-2012) mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota.

Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune.
Duke i dhuruar lexuesit 36 vepra brenda 17 viteve, mjaft publicistikë në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave më të shquar të letërsisë shqipe.

Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.

Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe.

Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.

Së dyti solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit , frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50 vjeçare.

Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë

Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.

“Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror. Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin Nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.




Botime të autores:


Poezi

Loti nuk ka faj, 1996

Të pres, 2000

Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009.

Prozë e shkurtër

Mamaja, novelë 2000

Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)

Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.

Mamaja, novelë Rumanisht, 2011

Çmimi i Dualizmit, novelë, 2012 ShB Nacional

Një mall i pashuar, novelë, 2014, ShB Nacional

Romane

Dhembje nëne, 1998

Jetë në udhëkryq, 2001

Ringjallur si Krishti, 2002

Amanti i Arbërisë, 2003

Rrëfim në të perënduar, 2007

Unaza e Prangosur, 2008

Zonja me karafila të bardhë, 2009

Dritëhijet e medaljes… enigmë, 2010- ShB Nacional

Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional -

Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011

"Pa Titull" Ese-publicistikë ShB Nacional-2011—Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012

Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012

Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012

Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, ShBNacional-2013

Bashkë në dashuri dhe atdhetari –botim i dytë- Bukuresht 2014

Loja e Mëkatit- Sh.B.Nacinal- 2015

Unikale - Sh.B.Nacinal- 2015

Trilogji

Prolog Jete, roman I, 2007

Vështroni Meduzën, roman II, 2005

Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006

Ese-publicistikë

"Pa Titull", 2011

Letërsi për fëmijë

10 Fabula, 2000

Bëmat e Dhelprës fabula, 2002

Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003

Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008

E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009

Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:

Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, ShB Nacional-2010

Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, ShB Nacional 2011

Shoku im arushi-përralla - ShB Nacional -2013

Krijimtaria e Vranarit përfshirë në 22 antologji. Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse

Vlerësime Letrare dhe Mirënjohje:

Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj është vlerësuar me mbi 20 çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare,si:

Çmimi “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”, nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve Vlorë (2006).

Çmimi për “Poezinë e mirëinterpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve (2007).

Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”

Çmimi internacional Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali), çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri (2009).

Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).

Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i mediave-2009

Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).

Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010)

Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010)

Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010)

“Çmimi i parë” Mal i Zi” -2011

Çmimi i tretë në prozë -2011

Çmimi "Mirënjohje e Arsimit Shqiptar" -7 mars 2012 (për 100 vjet Pavarësi)

Vlerësohet me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penës" dhe Medalje Ari nga Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi ,më 27-6-2012 (në 100 vjetorin e Pavarësisë kombëtare)

Çmimi "Mirënjohje e Bukureshtit” për 100 vjetorin e Pavarësisë (28 nëntor 2012)

Shpallet "Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë" në 100 vjetorin e Pavarësisë.

Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia “Firence- Italia -2013. E vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë Italiane të 3 viteve (2010-2012)
Çmimi “Pena e Kristaltë”dhe “Çmimin e Dytë” në Suedi-14 Mars 2014
Merr titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Shoqata Atdhetare kulturore Mbarëkombëtare Labëria.

“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015

Dy fragmente nga analizat e romanint “Loja e mëkatit “ të shkrimtares shumëdimensionale, tashmë e mirënjohur dhe e vlerësuar si brenda dhe jashtë vendit, Vilhelme Vrana Haxhiraj:

“ ...“Loja e Mëkatit” i Mjeshtres së Madhe Vranari, një roman modern me stilin e Xhejms Xhois, nis me një narrativ linear, të tendosur, me një stigmë që kapërcen det, tokë, dritë, ajër, bunker dhe izolim, madje shterpëzon konceptin njeri në itinerarin jetë-vdekje, liri-bunkerizim…, duke sfumuar në këtë gjysëmterr fate njerëzish, madje edhe të një foshnjeje të braktisur që bëhet më pas ulërimë e kontekstit.

 Narrativi i strukturuar bukur e thjesht, në një formë sa të kapshme e po aq të pastër dhe të pasur në gjuhë e lexim..., pasi plagët që shëron Vranari, kanë qenë, janë dhe do të mbeten debat i kudogjendshëm.

Vranari, vazhdon të provojë me punë dhe me talent se është femra shkrimtare më prodhimtare, cilësore dhe më e ndjeshme e problematikave shqiptare në dekadat e fundit...”

Dr.FatmirTerziu- Londër kritik, studiues, poet,shkrimtar, kineast, botues dhe publicist i shquar.
Me romanin” Loja e mëkatit” e Vilhelme Haxhiraj, jam“ngopur”me një sëri refleksionesh të cilat më trazojnë shijet estetike, si në një bahçe ku kultivohet me nikoqirllëk një prozë e vërtetë moderne... Gjatë leximit, burgo-vilat marrin përmasat e“Kështjellës” Kafkiane, por me një ndryshim esencial, se aty gjallon një jetë me lakuriqsinë e saj të pështirë, e cila mbytet në një apokalips shoqëror.

 Kjo përngjan me atë shkallën e fundit të Ferrit Dantesk, ku Ugolinë surealë shqyejnë mëndjet dhe shpirtërat njerëzor. Autorja me mjeshtërinë e penës i kapërcen kufijët e sureales, duke milituar në një kohë substanciale të re, në gjurmët e lëna nga mjeshtërit e mëdhenj Aragon, Brekart, Borges, Eko, duke stiluar me një koncept të ri në natyralitetin bio-shqiptar një dramacitet linear.

Gjithçka zhvillohet si në një teatër të stilit tragjik Shekspirian, me çështjet e diskutueshme që mbartin e mbarështrojnë një produkt letrar sa moderrn aq dhe autokton.

 Nga një ngarkesë e tillë estetike, mëkati në romanin “Loja Mëkatit” ka marrë përmasat e universialitetit nga pena mjeshtërore e Vilhelmes si: mëkat moral, shoqëror, ekonomik, ndërshtetëror e institutcional.

Kronikë nga Samiti i G20 në Gjermani

Image result for mimoza dajci
Nga Mimoza Dajçi Boletini



Korrik 2017

Siç ishte njoftuar nga media, Samiti i G20 u mbajt nga datat 7- 8 Korrik 2017 në Hamburg të Gjermanisë. Në të morën pjesë krerët e shteteve më të fuqishme ekonomike botërore. I pranishëm ishte edhe Presidenti i SHBA Donald Trump, i cili sipas komenteve të Shtëpisë së Bardhë, paraprakisht i shprehu mbështetjen e tij kancelares Merkel për Samitin e G20.
Gjithashtu Shtëpia Bardhë sqaroi më parë, se gjatë bisedës telefonike liderët diskutuan rreth “Marrëveshjes së Parisit” për klimën, iniciativës për financime të pjesëmarrjes së grave në bisnes dhe për tregëtinë, duke përfshirë edhe çështjen mbi kapacitetin e tepërt global të çelikut. Po gjatë kësaj telefonate presidenti Trump i tha kancelares Merkel se ndihet i gëzuar që mund të ndihmojë që Samiti të ketë sukses.
Në Samitin e G20, u mblodhën presidentët dhe kryeministrat e vendeve me kapacitete të fuqishme ekonomike dhe botërore, ku diskutuan kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike, tregëtisë së lirë dhe çështje të tjera, por ky samit nuk kaloi pa kontradikta që priteshin, veçanërisht për Marrëveshjen e Parisit mbi klimën globale dhe shfuqizimin e subvencioneve të karburanteve.
Para fillimit të punimeve të samitit presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan për herë të parë takimin dy krerësh në Hamburg.
Hamburgu u përfshi në flakë nga protestuesit, të cilët përshkallëzuan lëvizjet e tyre në bllokime rrugësh, vandalizma duke djegur dhe shkatërruar makina dhe dyqane, mësyn rezidencën ku ishte akomonduar presidenti Trump, të cilët bënë të pamundur qarkullimin e lirë të First Lady të SHBA Melania Trump, si dhe sulmuan hotelin ku ishte vendosur presidenti Putin. Situata i doli jashtë kontrollit policisë dhe qeverisë së Hamburgut, prandaj kërkuan përforcime nga shtete të tjera rreth Gjermanisë.
Për të sjellë ushtrinë e tij, i gatshëm u tregua edhe presidenti Putin, por me ardhjen e disa helikopterëve dhe forcave policore nga shtete të tjera brenda Gjermanisë gjendja u stabilizua. Qarkullimi i lirë i qytetarëve u bë pothuajse i pamundur, dyqanet dhe shumë institucione u mbyllën, kudo protestuesit ardhur edhe nga shtete të ndryshme të botës, si kundërshtarë të këtij samiti si anti - kapitalist, vërshuan nëpër rrugët e Hamburgut ku ishin mbi 10,000 persona, protestat e të cilëve si fillim ishin paqësore, ku për ruajtjen e qetësisë dhe rendit forcat gjermane angazhuan 20 mijë policë ne Hamburg, kancelarja Merkel u bëri thirrje demonstruesve që të qëndronin të qetë kur të protestonin kundër Samitit G20, por kur protesta mori përmasa të tjera, policia u përball ato ditë me mijëra ekstremistë të dhunshëm anti - globalistë. Numri i tyre u rrit ndjeshëm dhe veprimet e tyre vandale nuk u përballuan dot vetëm nga policia vendase.
Nga ana e saj kancelarja Merkel gjatë zhvillimeve të Samitit te G20 në Pallatin e Kongreseve në Hamburg, u shpreh duke thënë se “Ne i dimë qëndrimet e qeverisë amerikane për çështje të caktuara dhe nuk pres - tha ajo - që brenda këtij samiti dy-ditor në Hamburg të ndryshojnë këto qëndrime rrënjësisht”.
Ushqimi dhe Qendrat e urgjencës mjekësore brenda ambjenteve të Pallatit të Kongreseve ishin në gadishmëri të plotë dhe të një niveli të lartë shërbimi 24 orë, vetë Pallati i Kongreseve qëndroi për katër ditë hapur 24 orë, ku priti, mbajti dhe përcolli mysafirët e Samitit.
Para fillimit të samitit Kancelarja Merkel zhvilloi takime dhe konsultime me krerët e Bashkimit Evropian dhe vendeve evropiane që morën pjesë në samit, si dhe zhvilloi bisedime telefonike me presidentin e Rusisë, Kinës dhe Koresë së jugut.
Në Samitin e G20, në një paralajmërim të tij nuk mori pjesë Mbreti i Arabisë Saudite. Shkak, sipas kësaj mbretërie, ishte konflikti midis Arabisë Saudite dhe Katarit.
Ndër udhëheqësit kryesorë të këtyre shteteve Zonja Merkel u përshi në takime me presidentin Trump, Zonjën May, presidentin e ri të sapo zgjedhur francez Emmanuel Macron, etj. Si përfundim shtetet e G20 arritën në një kompromis dhe deklaratë të përbashkët përsa i përket tregëtisë së lirë dhe luftës kundër proteksionizmit.
Në mbështetje të Samitit G20 në Hamburg, u mbajtën një sërë koncertesh nga këngëtarët dhe artistët më të famshëm të botës, si brenda Pallatin të Kongreseve dhe jashtë ambjenteve të tij. Po në Hamburg, në Filharmoninë më të famshme botërore, u dha një koncert me muzikë klasike, ku morën pjesë edhe presidentët botërorë, përfshi edhe Donald Trump me bashkëshorten e tij Melania Trump.
Në një nga seancat e këtyre punimeve pata rastin të njoh si të ftuar gjithashtu edhe shqiptaren Ornela Mulla, studente e shkencave politike në Universitetin e Torontos në Kanada, e cila ishte duke ndjekur studimet e nivelit Master në Munk School of Global Affairs në Berlin.

* * *

Pas C20 dhe G20 në Gjermani

Pas përfundimit të Samitit C20 dhe G20 në Gjermani, ku rastësisht u takova aty me studenten shqiptare e cila ndiqte studimet për shkenca politike në Berlin Ornela Mulla, ftuar edhe ajo në Samitin e G20 në Hamburg, patëm mundësi të vizitonim qytetin përreth Hamburgut, muzeumet, institucione të rëndësishme kulturore e historike, si dhe “Beatles Plaza”, ku bën emër për herë të parë dhe u njohën si të famshëm këngëtarët e grupit “Beatles” dhe banda e tyre muzikore, Muzeun e Çokollatave, Portin më të madh Detar në botë që lidh Gjermaninë me të gjitha vendet e botës, ndërtesën e Elbphilharmonie, Simbolin e Der Koenig Der Loewen (The Lion King) ku shfaqen spektakle të rrymave të ndryshme muzikore dhe xhirohen jo vetëm filmat e njohur gjerman por edhe ato Hollivudian.
Pas Hamburgut udhëtuam drejt Berlinit. Atje vizituam Murin e Berlinit dhe Muzeun e Murit të Berlinit. Muri i Berlinit u ndërtua me 13 gusht 1961 dhe u shkatërrua më 9 nëntor 1989, por sot e kësaj dite shikoje të mbijetuara disa segmente të tij. Ishte një barrierë prej betoni gati 3 metra e lartë dhe përshkonte gjithë kryeqytetin gjerman duke e ndarë në lindje dhe perëndim. Mur që ndau më dysh Gjermaninë duke parandaluar kalimin e emigrantëve nga blloku lindor në perëndim.
Në të bënin pjesë dhjetra kulla vëzhgimi dhe dyer kalimi, përfshi edhe "Pikëkalimin Çarli", që konsiderohej si linja e hekurt midis dy botëve të kundërta përgjatë gjithë kohës së luftës së ftohtë. Qëndroi nën kontroll të rreptë për 28 vjet duke ndarë Berlinin lindor me Berlinin perëndimor, post-blloku lindor rrethohej me tela me gjemba dhe mitrolozë, ndërsa post-blloku perëndimor që ishte nën kujdesin e forcave paqeruajtëse vrojtohej vetëm me flamujt e lirisë që valëviteshin paqësisht. Shkatërrimi i tij shënoi edhe fillimin e krisjes së komunizmit në Evropë.
Gjithashtu në Berlin vizituam Topografinë e Terroreve, Muzeun Historik të Berlinit, Muzeun “Anne Frank”, Parlamentin Gjerman, ose Deutscher Bundestag siç e quajnë gjermanët, Muzeun e makinave super të shtrenjta dhe të shpejta "Trabi" që përdoreshin nga sigurimi shtetit ndërtuar me aparatuara spiunazhi. Memorialin e Holokaustit, muzeumet e krimeve të stasit dhe spiunëve. Muzeu i stasit dhe Muzeu i spiunëve, ishin ndërtesa me disa kate, ngritur në qendër të Berlinit dhe mund të vizitoheshin nga çdo qytetar apo vizitor i rastit.
Duke lidhur ngjarjet atje, me vendin tonë Shqipërinë është për të ardhur keq që akoma nuk ka përfunduar proçesi i hapjes së dosjeve për spiunët e sigurimit, e jo më të ndërtohet një muze me kate për spiunët, specifikisht për ata kriminelë që vranë e masakruan, burgosën e internuan mijëra e mijëra shqiptarë, burra, gra përfshirë edhe fëmijë.
Në qytetin Lüneburg dhe qytezën Deutsch Evern vizituam Fabrikën Gurore të famshme të Kripës, që historikisht i kishte sjellë shumë fitime vendit, sot kthyer në Muze, Shkollën e Muzikës, Gjykatën e Lüneburg-ut, ku kishte filluar pune si juriste edhe një vajzë e re shqiptare, quajtur Donika Mehmeti. Në Lüneburg na priti dhe shoqëroi familja e juristëve shqiptarë Ajnishahe dhe Hisni Mehmeti nga Kosova, të cilët kishin vite që kishin emigruar në Gjermani. Na ftuan dhe na mirëpritën edhe në banesën e tyre, si dhe na shëtitën përreth qytetit Lüneberg dhe qytezës Deutsch Evern, ose siç quhet në gjuhën shqipe Qyteza e Dojçit. Kishin katër fëmijë, Donikën, Arbërin, Korabin dhe Atdheun, të cilët edhe pse kishin lindur në Gjermani e flisnin gjuhën shqipe me gramatikë të rregullt e shumë pastër, çfarë tregonte kujdesin që kishin treguar prindërit e tyre për mos asimilimin e gjuhës amtare tek fëmijët e tyre. Ata të katërt studiojnë nëpër universitetet shtetërore me rezultate të larta në mësime. Donika, vajza e parë e familjes, sapo kishte përfunduar studimet për juriste me rezultate të shkëlqyera, të njëjtin specialitet që edhe prindërit e saj kishin kryer në Prishtinë, ku dhe ishin njohur së bashku. Për rezultatet e saj të larta akademike, Donika renditej tek studentët më të mirë në të gjithë shtetin Gjerman ku ajo jeton, dhe e 16-ta në të gjithë Gjermaninë.
Po ashtu në Hamburg u takuam dhe shëtitëm së bashku përgjatë Portit më të madh Detar në botë dhe Filharmonisë së Gjermanisë, me familjen Osmani, bashkëshortët Drita dhe Irfan Osmani nga Prishtina. Ata kishin tre djem, Naimin, Afrimin dhe Florinin, rritur e shkolluar në Gjermani me rezultate të shkëlqyera nëpër universitete dhe ishin punësuar nëpër Institucione të rëndësishme të vendit. Shqipen sigurisht e flisnin rrjedhshëm e pastër, si dhe përcillnin festat dhe traditat e bukura shqiptare. Edhe Drita me Irfanin na ftuan dhe gostisën në banesën e tyre. Takimi me këto dy familje atdhetarësh e patriotësh dhe mikëpritja e tyre, na lanë mbresa të mrekullueshme, të cilat do të mbeten të paharruara në kujtesën tonë.

O SHQIPNI ..! PO JU VJEN ERA RUB !!

Image result for FRITZ RADOVANI

Nga Fritz RADOVANI:



SHKA NUK BANI TURKU, SLLAVI E GREKU E BANI “NËNA E  JUEJ PARTI !”
ME ATA TRADHTARË, QË PO I VENË MINAT EDHE KËSAJ SHQIPNI !
8 NANDOR 1941: VETEM TË ZEZA I SOLLI KOMUNIZMI SHQIPNISË !
1944 MAJI – TIRANË: “Në ditët e fundit, sikundër na lajmëroi radjoja e Londrës, paska arritur në Kryeqytetin e Perandorisë Britanike një gjeneral përfaqsonjës i Titos që deklaroi“Nuk ka asnjë dyshim se lëvizja e Titos synon në rikrijimin e ish Jugosllavisë, sikundër nuk ka asnjë dyshim se edhe Jugosllavija e Titos, përsa u përket minoritetëve do të ndjekë po atë politikë të maruemes Jugosllavi, që konstatonte në sllavizimin e minoritetëve dhe veçanërisht për sa u përket shqiptarëve në çdukjen e tyre fizike me anën e masave shumë moderne për sllavët: të masakrave kolektive, të kolonizimit, të emigrimit të forcuar dhe kështu me rradhë, me që shqiptarët u provua se është e pamundur të sllavizohen...” “Tokat e Liruara 1941-1944: Përmbledhje dokumentesh”, nga Qerim Lita. Vllimi III, botim i vitit 2016.
Mardhanjet e Enver Hoxhës me Dushan Mugoshen dhe Miladin Popoviqin, siç tregon edhe e “njohura” e tyne Nexhmije Hoxha, kishin të bajnë kryesisht per “drejtuesin” që do të vinte në krye të Partisë Komuniste Shqiptare. Problemi i ripushtimit të tokave tona të lira nga viti 1941, dhe varsia e plotë e Shqipnisë nga Jugosllavia komuniste, nuk mund të diskutoheshin fare, jo pse, ashtu u vendos në Jalta, po ashtu donte “druzhe” Tito. 
■Asht e domosdoshme që të hapim dhe të studjojmë arkivat historike, per me nxjerrë perfundimin se cili asht kenë qellimi që Konferenca e Jaltës “arrijti me fshij nga harta e Ballkanit ‘Shqiptarët”?! Mos asht ky veprim një perputhje me Kongresin e Berlinit 1913, kur u vendos për të ruejtë “statusquon” në Ballkan dhe paprekshmëninë e Perandorisë Otomane vetem për interesat e veta. Konferenca zgjati plot një muej deri me 13 korrik 1878 kur përfundoi Kongresi. Vazhdimsia ishte edhe ma tragjike, mbasi kur Perandoria Otomane do të dorzonte çelsat e Ballkanit, ajo u pajtue me sllavët per coptimin e Trojeve Shqiptare. Pergjegjen ma të saktë Europës ia dha Don Nikoll Mazrreku, që e pagoi me 38 vjetë burg në sistemin komunist të instaluem në Shqipni nga Jalta në 29 Nandor 1944.
Fakti historik i kësaj katastrofe asht shkrue nga z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”...
1945 “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.” (fq. 443) Shqipnia ju la sllavokomunistit Tito, që jo vetem vazhdoi shtypjen pamëshirë mbi Popullin Shqiptar me injorantin karrierist Enver Hoxha, por edhe e shkatrroi perfundimisht tue e shkëputë nga Europa, me pelqimin e diktatorit Stalin...
Kur ne themi se “Shqipëria është çliruar nga bijtë e saj...”, Enveri, në intervistat që ka dhanë në Jugosllavi me 30 qershor 1946, kur shkoi me u dekorue nga Tito “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, me 1 korrik 1946, ka thanë: “Është e pamundur të imagjinosh rezistencën e popullit të vogël shqiptar kundër armikut pa luftën e popujve jugosllavë”. E ky tradhtar ishte “hero” i tyne dhe vazhdon me kenë edhe sot!
Dokumenti ma i turpëshem i firmosun nga E. Hoxha në vitin 1946, në Konferencën e Paqës në Paris, as nuk zehet me gojë nga pseudohistorianët tanë, edhe pse Enveri e ka folë aq bukur në gjuhen frenge... Karriga e vet i dukej ma e bukur se Kosova...Para se të shkonte në Paris, ishte mysafir  në shtëpi të Titos, e porsa mërrijti atje deklaroi: “Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë, Jugosllavisë”. Një kusht per mbajtjen e kolltukut!
Asnjëherë në këta 76 vjetë nuk asht thanë as shkrue e verteta e Trojeve Shqiptare, që mbas 1944 mbeten jashta Hartës Shtetit Shqiptar, vetem pse tradhëtarëve Hoxhës dhe Alisë, historianët tanë i pluhnosnin dokumentat me “akuzat ndaj fqinjëve, kryesisht me pretendimet greke dhe qendrimin prosllav të disa shteteve europjane që në vitin 1913”.
***
■Bana një “parathanje” të shkurtë të asaj tragjedije që u fillue në 1941 dhe po vazhdohet nga trashigimtarët e tyne tash 76 vjetë, per me arrijtë tek qellimi kryesor i fqinjve tanë:
SHKOMTARIZIM E ZHDUKJE E SHTETIT SHQIPTAR TË GJERGJ KASTRIOTIT
Mbi bazen e Parimeve komuniste: “Shpif e shpif, se diça mbetë!”, “Përçai e sundo!”, “Mbillni urrejtje!” dhe, predikoni “Jugosllavia e Re”, “Republika e Re”... “Katolikët e Shqipnisë së Veriut...” e së fundi: “Tregu i Perbashkët i Ballkanit Perëndimor...”, qendra e të cilit “organizohet” nga Samiti i Triestes, Selia e Beogradit e minaret e Stambollit!
■Të gjitha rrolle nder pantollonat e A. Merkel dhe komisionerit Hahn, që tregon idenë se “...nisma e liderve për krijimin e tregut të përbashkët duhet të nënkuptohet si largim i pengesave, për të lejue rrjedhje të lirë të tregtisë dhe shërbimeve, dhe se kjo, do përmirësonte rajonin ekonomikisht”... Asht kenë një shprehje e vjeter, ma e vjeter se “idea e tyne” në Kongresin e Berlinit: “A e ke pa një pelë n’ atë anë?”...
■Sikur ky “projekt i Tregut Perbashkët i Ballkanit Perëndimor” mos t’ ishte shkatrrimi perfundimtar i “Asaj copë Shqipni të Gjergj Kastriotit”, që ka mbetë jo nga mëshira e zemergjansia e tyne, po nga “Shpata që Gjergji i Madh i la trashigim Gjergjit Vogel, nder Alpet e Ilirisë së vjeter”, bash aty ku anadollaku Enver Hoxha (pra gjyshi i pushtetarëve të sotem), me 29 Maji 1969 i vuni dinamitin dhe shkatrroi kulm e themel Monumentin Madhshtor kombtar Kishen e Vaut të Dejës, ku u kunorzue Mbrojtësi i Europës nga të pakrahasueshmit osmanllinjë, të pandryshueshem nga të sotmit po, edhe të nesermit...
■Po, Rusia plakë e Stalinit “math” po pajtohet me planet “Pro – sllave”? – Me siguri po!
Mjafton “zhdukja” e Kanunit Lekë Dukagjinit, Emnit të At Shtjefen Gjeçovit, Lahutës së At Gjergj Fishtës, Flamurit të Dedë Gjo’ Lulit, Emnave të At Mati Prennushit e At Buon Gjeçaj, Martirizimi dhe gjenocidi komunist ndaj Popullit Shqiptar, Inteligjencës sonë dhe të Klerit Katolik Shqiptar të pergatitun në Europën Perëndimore, Gjuhës Gegnishte dhe Gjakut derdhun per Liri dhe Pavarsi nga Shqiptarët Trima t’ Alpeve tona... Shfarosja e Demokratëve Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Don Nikoll Kaçorri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Ibrahim Rrugova... Janë “garanci” e tradhtarëve të Popullit Shqiptar!
■E Ju, Vlonjat.., merrni vesht njëherë e mirë se çka do ky Kryeministri prej Jush:
Dhe, mbasi të ngritni monumentet e “atyre heronjëve që vranë Ata Lleshrat e Prengrat vetem pse ishin Katolik...”, “Republika e Re, duhet të groposin tre pash nendhe të gjitha Monumentet e Avni Rrustemit, që na pat vra mikun tonë: Esad Pashë Toptani!”
            Melbourne, Korrik 2017.





Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...