2017-07-21

BUSTI I SKËNDERBEUT NË OBORRIN E MENSUR ISMAILIT NË BELICË



REXHEP SHAHU



Dikush hedh gurë e baltë kundër Skënderbeut, si qentë që lehin hënën. Thotë i biri i botës, sikur ka jetuar me të atë kohë, se Vojsava, nëna e Skënderbeut ka qenë serbe. Ky mavria që thirret si i ditur, të japë mend, medet ku ka rënë shqiptari i sotëm (!!!), kujton se dhjet flori sa herë dhjet nga goja. Në fakt, sa herë harrohet e behet anonim, ky mavri a malukat hedh shashka të tilla për me përzie pazarin e me dalë në sipërfaqe të pellgut.

Fotografia e Rexhep Shahu


Dikush tjetër, shqiptar krejt i zakonshëm, që nuk shtiret si mendimtar, si dijetar, si intelektual e as si zagar me ia kujtue të zotit se unë lehi për ty, pra shqiptari i zakonshëm i kësaj toke i ndërton bust Skënderbeut në oborr të shtëpisë së tij. Kështu ka ndodhë para dy vitesh në Belicë të Strugës në Maqedoni. Kam qenë aty dhe e kam parë me sytë e mi. Mensur Ismaili ka vendosur bustin e Skënderbeut me përmasa reale në oborrin e vilës së tij. Ai nuk ka ditur asgjë se çfarë mund të ketë folur keq ndokush për Skënderbeun. Shqiptari shqiptar vendi nuk dëgjon nga ai vesh. E ndonjë mercenar që paguhet herë andej e herë këndej, leh për të zotin e vet.


Fotografia e Rexhep Shahu


Qentë nuk e lehin hënën se duan apo mund ta hanë, por lehin hënën që të thonë me të lehurën e tyre se ne jemi këtu, ja ku jemi dhe mos na lini pa ndonjë kockë që të kemi çfarë të lëpijmë.
Dikush, i braktisur edhe prej vetes së tij, rreket të kapet te bishti i kalit të Skënderbeut për tu ngjitë tek lavdia e ëndërruar.

Dikush i bashkohet korit antishqiptar antiSkënderbe dhe mjaullin për të gjetë një deriçkë për tek lavdia e fama e munguar.

Fotografia e Rexhep Shahu

Ndonjë mut i trusur, i thatë, që s’e hanë as pulat, që rri i mrroltë e shtiret si filozof i thuktë, që bën ca rrudha në ballë, e mezi e mban të qeshurën prej qendrimit të vet fallco teksa fotografohet që mendon edhe të kape bolet e kalit të Skënderbeut e veç të flitet për të, të thuhet se është dikush në këtë botë ku nuk e përfill askush dhe nuk e merr askush seriozisht, artikulon teza armiqsh dhe bëhet altoporlant i armiqve të shqiptarëve në emër të kozmopolitizmit dhe të koridoreve të reja fije të holla me Beogradin e vjetër nga katundet më skerka të Shqipërisë, duke rivalizuar shtetarët që hapin koridore legale Tiranë – Beograd.

Këta magarë gërdalla që venë shalla në vend të kërpeshave, harrojnë se u duhen 1200 vjet me përmbysë atë që është ngritë prej Skënderbeut.

Këto magarë gërdalla mbushin ndoshta xhepat nga duar të padukshme që kanë synuar e synojnë ta ndalojnë udhëtimin e Shqipërisë drejt Europës. Udhëtimi i shqiptarëve drejt Europës bëhet vetem me Skënderbeun e askënd tjetër. Ata që nuk duan, paguajnë magarët që të pëllasin kundër Skënderbeut e të na e bëjnë Skënderbeun me nënë serbe a kineze a pakistaneze…

Harrojnë gjithashtu më kryesoren. Se shqiptarët reagojnë ndryshe. E harrojnë këtë reagim popullor që bëhet pa urdhër të askujt dhe nuk e ndalon urdhëri i askujt.

Fotografia e Rexhep Shahu


Shqiptarët vazhdojnë ta nderojnë Skënderbeun si zotin e tyre. Jo për inat të ndokujt. Në të gjitha kohërat, edhe në diktaturë, bustet e vogla të Skënderbeut gjendeshin gjithkund me krenari merreshin jepeshin si dhurata dhe ishte në prag të çdo oxhaku busti i Skënderbeut. Shqiptarët që janë shqiptarë rrace reagojnë ndryshe kur vjen puna për heroin e tyre kombëtar. Ata i ngrenë Skënderbeut bust në përmasa reale në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kjo gjë u duket krejt, krejt e zakonshme. Rastësisht, dy vjet pasi ka ndodhë ngritja e një busti, rastësisht e mësova dhe po e rrëfej sot, kur i zoti i shtëpisë as e ka ndërmend.

Skënderbeu është mbreti ynë më i madhi, më thotë krejt natyrshëm Mensur Ismaili, një shqiptar patriot, pa leje të askujt, nga fshati Belicë në rrethinat e Strugës të Maqedonisë. Mensuri që i ruan me fanatizëm të rrallë rrënjët e veta, i ka ngritë bust Skënderbeut në oborr të vilës së tij. Skënderbeu është burri ynë i kombit, heroi ynë i vetëm rreth të cilit mblidhemi të gjithë shqiptarët kudo ku jetojmë e punojmë. Skënderbeu është babai ynë, babai i kombit tonë, vijon Mensuri i Belicës, i cili jeton prej 30 vitesh në Zvicër pa i ikë asnjëherë Belices.

Fotografia e Rexhep Shahu

Në vitin 2015 Mensuri me familjen e tij, kanë ndërtuar në Belice një bust të Skënderbeut. E kanë vu bustin në oborr të vilës. Që nga aty në 1900 metër lartësi mbidetare Skënderbeu derdh vështrimin mbi Strugë e tej e tej Pollogut. Busti prej 1 metër i lartë, është i gdhendur në gur, në gur të shkulur prej aty. Është i vendosur në një fron guri mbi 1.5 metër të lartë, gur i nxjerrë aty në themelet e kullës apo vilës së tij në Belicë.

Kam plotësuar një ëndërr timen të hershme, më thotë Mensur Ismaili dhe kam plotësuar amanetin e babës për të mos e lëshuar kurrë Belicen. Tani kemi edhe Skënderbeun këtu në Belicë dhe jemi lidhë më shumë me rrënjët tona.

Në mënyrën më të thjeshtë, të pabesueshme, Mensur Ismaili, emigrant prej 30 vitesh në Zvicër, që nuk e lëshon dot Belicën e as ajo atë, më thotë se Skënderbeu na ka mbrojtë, ai na ka ruajtë dhe prandaj jemi shqiptarë.


Fotografia e Rexhep Shahu


Unë e përgëzoj i entusiazmuar Mensurin, kur ndjej e shoh zagarhane që lehin në hënë ndaj Skëndebeut. E Mensuri natyrshëm, duke u skuqë si djalë i ri, më thotë, nuk kam ba ndonjë çudi, na i besojmë Skenderbeut, ai na ruan ne shqiptarëve. Na nuk kemi hero ma të madh.

Belica është një fshat shqiptar, me namë e famë në rrethina të Strugës, 1900 metër mbi nivelin e detit, rreth 20 kilometër larg Strugës, në prehër të Malit të Jabllanicës, në kufi me Qartishten e Malin e Kuq në kufirin administrativ mes Shqipërisë e Maqedonisë, por fshat i njohur, me histori të pazbuluar, të pashkruar, të paregjistruar, por me banorë si Mensuri me të tijtë e bashkëfshatrët që janë zgjuar si kurrë më parë për ta mbrojtë e dashtë vendlindjen e tyre dhe për ta nxjerrë në dritë historinë e dikurshme të bujshme vendlindjes dhe historinë e banorëve të saj që janë derdhë gjithandej Europës.
Belica, tashmë fshat vilash hijerënda prej guri, fshat me histori të bujshme njerzish punëtorë e atdhetarë, ka tri kisha një xhami dhe një teqe.


Fotografia e Rexhep Shahu


Kishat flasin shqip në themele e çati, në rrënjë e degë në derë e në prag, në votër e oxhak.
Teksa shoh bustin e Skënderbeut në oborrin e vilës së Mensur Ismailit në Belicë të Strugës, teksa shoh të zotët e vilës dhe fëmijët që rrinë me Skënderbeun, harroj e nuk dëgjoj daullet e atyre që shesin baballarët, nënat e motrat e tyre për pak famë, emër e lavdi dhe janë gati të bëjnë gjithçka, ta shesin edhe Skënderbeun, ta bëjnë serb kur s’kishte ende serbë, vetëm e vetëm që të përziejnë ndonjë herë pazarin e të dalin në ndonjë kronikë të blerë televizive apo të sponsorizuar nga antishqiptarët që janë gjithmonë mes nesh.

2017-07-18

Ç'po ndodh me Erdoganin një vit pas puçit


Nga Soner Çagataj*



*Soner Çagataj është anëtar i Institutit Uashington për Politikat e Lindjes së Afërme dhe autor i librit me titull “Sulltani i ri; Erdogani dhe Kriza e Turqisë Moderne”.


Ç'po ndodh me Erdoganin një vit pas puçit




Erdogani e di se ai nuk mund të vazhdojë të qeverisë Turqinë ashtu siç i pëlqen atij, me mënyra demokratike – prandaj po përpiqet që t’i japë fund demokracisë në vend.
Kjo javë shënon përvjetorin e parë të tentativës së dështuar të grushtit të shtetit kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, një përpjekje të cilën ai mjeshtërisht e ka përdorur për të shtypur të gjithë kundërshtarët e tij politikë.

Më 16 prill, ai fitoi referendumin për ndryshimet kushtetuese, të cilat i japin atij dhe kompetenca ekzekutive, duke e bërë politikanin më të pakundërshtueshëm pas themelimit të republikës laike nga Mustafa Kemal Ataturku në vitin 1923.

Related image

Në vitet 1920 dhe 1930, Ataturku themeloi Turqinë moderne, një republikë e ndërtuar sipas vizionit të tij të shoqërive perëndimore. Në Turqinë e tij, shteti largoi fenë nga punët e shtetit dhe e kufizoi atë brenda kornizave të sferës private dhe diskriminoi të gjithë qytetarët e devotshëm.
Por, pasi fitoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2003, Erdogan ka çmontuar gradualisht modelin shoqëror të ndërtuar nga Ataturku, dhe në sistemin politik dhe arsimor të Turqisë vërshuan rrymat e Islamit konservator, dhe e ka larguar Turqinë nga Evropa dhe perëndimi. Kjo, në mënyrë paradoksale, është dhe ngjashmëria e Erdoganit me Ataturkun.
Sigurisht, Erdogani nuk ndan të njëjtat vlera me Ataturkun, por thjesht ka përdorur metodat e tij. Ashtu siç Ataturk riorganizoi Turqinë moderne, në të njëjtën mënyrë dhe Erdogani po ndërton një shtet të ri, një shtet tërësisht islamik në politikën e brendshme dhe të jashtme – duke synuar që ta shndërrojë vendin e tij në një fuqi të madhe dhe një herë. Erdogani është një Ataturk, anti- Ataturk.
Siç dhe e kam shtjelluar në librin tim “Sulltani i ri”, i rritur gjatë periudhës së Turqinë sekulariste dhe duke u përballur me përjashtimet sociale që në moshë të re, për shkak të devotshmërisë së tij, Erdogani motivohet nga armiqësia ndaj metodave të ndjekura nga Ataturku. Megjithatë, ai ka çmontuar sistemin e Ataturkut duke përdorur mjetet dhe elitat kryesore të shtetit: institucionet shtetërore dhe shtresat sociale. Erdogani ka përdorur mjetet dhe metodat e themeluesve të Turqisë moderne për të zëvendësuar madje dhe vetë Ataturkun.

Turqia 1 vit pas grushtit të shtetit

Produkti përfundimtar është një Turqi, e cila tani diskriminon qytetarët, të cilët nuk identifikohen pikësëpari dhe më së shumti me islamin politik dhe konservator, të cilës i përket dhe vetë Erdogani. Megjithatë, vetë Erdogani ka një problem: Ataturku erdhi në pushtet nga radhët e ushtrisë, si gjeneral, ndërsa presidenti ka një mandat demokratik për të qeverisur. Dhe për më tepër, Turqia është e ndarë për gjysmë – Erdogani fitoi referendumin e prillit me vetëm 51 % të mbështetjes popullore.
Pavarësisht kësaj, Erdogani do të ndryshojë Turqinë sipas modelit të tij, në të njëjtën mënyrë siç bëri dhe Ataturku dhe pikërisht ky është dhe thelbi i krizës së Turqisë: gjysma e popullsisë mbështet politikën dhe idetë e Erdoganit, ndërsa gjysma tjetër i kundërshton ato me forcë. Për sa kohë Turqia do të vazhdojë të jetë një vend demokratik, Erdogani nuk mund të vazhdojë të qeverisë vendin sipas ideve dhe mënyrës të tij.

Image result for Soner Çagataj
Pikërisht kjo nxjerr në pah dhe anën e errët dhe joliberale të Erdoganit, i cili duke insistuar në implementimin e platformës së tij për ndryshime revolucionare kundër një shoqërie të ndarë në gjysmë, ai është duke goditur të gjithë kundërshtarët e tij politikë, dhe duke izoluar disidentët. Ndonëse ka fituar zgjedhjet në rrugë demokratike, Erdogan gradualisht është bërë më autokratik se kurrë më parë dhe, pasi ka fituar zgjedhjet, arena politike ku zhvillohen të gjitha betejat e partive politike, është jo e barabartë, dhe për këtë ai ka përdorur çdo gjë për të mos lejuar që të humbasë pushtet, por përkundrazi të rrisë pushtetin e tij.
Prandaj, ndonëse zgjedhjet në Turqi vazhdojnë të jenë të lira, me kalimin e kohës ato po bëhen gjithnjë e më të padrejta dhe të pabarabarta. Strategjia elektorale e Erdoganit ka krijuar një polarizim të skajshëm të shoqërisë në Turqi: baza e tij konservatore, që përbën rreth gjysmën e popullsisë së vendit, janë mbledhur me zell rreth tij dhe në mbrojtje të tij; ndërsa gjysma tjetër nuk e duan dhe e përbuzin.


Tentativa e dështuar e grushtit të shtetit të vitit të kaluar vetëm sa shtoi dilemat për të ardhmen e Turqisë. Ndonëse pas tentativës së grushtit të shtetit, fillimisht nisi një fushatë spastrimesh dhe arrestimesh ndaj mbështetësve të lëvizjes konservatore të Gylenit – dikur aleatë, të cilët i akuzon si organizatorë të tenttivës së grushtit të shtetit - Erdogani ka nisur një valë të gjerë spastrimesh dhe arrestimesh, duke duke arrestuar këdo që e kundërshton atë dhe idetë e tij.
Ai ka burgosur rreth 40 mijë persona pas tentativës së grushtit të shtetit dhe ka spastruar rreth 150 mijë persona. Kundërshtarët e tij, tashmë e urrejnë. Por, Erdogani as që do t’ia dijë. Më 18 maj, ai deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme e vendosur menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar do të zgjatej deri sa të garantohej “mirëqenia dhe paqja në vend”.
Madje, ai ka kërcënuar se do të arrestojë dhe Kemal Këllëçdaroglu, Kryetarin e Partisë Popullore Republikane [CHP], i cili aktualisht po udhëheq një marshim nga Ankaraja në Stamboll për të protestuar kundër masave të vazhdueshme të Erdoganit. Erdogani e di se ai nuk mund të vazhdojë të qeverisë Turqinë ashtu siç i pëlqen atij, me mënyra demokratike – prandaj po përpiqet që t’i japë fund demokracisë në vend.

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërrua jetë gazetari e publicisti Qani Mehmeti.

Related image

Sot në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë, publicisti dhe redaktori i vyer i Radio Televizionit të Kosovës, Qani Mehmeti.

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërrua jetë gazetari e publicisti Qani Mehmeti.

Qani Mehmedi lindi me 12 mars 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçoves. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa magjistroi në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re “ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”.

Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “ Lajm” kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Qani Mehmeti ishte laureat i Çmimit për gazetari “Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka” Çmimit ndërkombëtar “Ballkani – zemra e Evropës”, që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën “ Zëri i Rinisë”, punëtor i dalluar i Gazetës “ Rilindja”. Laureat i një varg mirënjohjesh dhe shpërblimesh tjera.

Ka botuar me dhjetëra kolumne editoriale, intervista në gazetat e Prishtinës Tiranës, Shkupit, Zagrebit dhe Sarajevës.

Së fundi ka botuar studimin “Shtetformimi i Kosovës 1968 -2008”.

Qani Mehmedi ishte dëshmi e gjallë e historisë së Kosovës në afro dyzet vitet e fundit. Ai kishte një arkiv të madh të trashëguar nga lidhjet, bashkëpunimet patriotike dhe miqësitë e shumta.

Varrimi i të ndjerit  u bë sot në fshatin e tij të lindjes në Drogomisht të Vogël, në Kërçovë të Maqedonisë në orën 18:00.

Media shqiptare humbi një vokacion të shkëlqyer


Prof. Dr. Lisen Bashkurti



U nda nga jeta Qani Mehmeti. Nuk dua ta besoj. Vdekja e rrembeu ate qe meritonte te rronte gjate sepse vetem i jepte te gjitheve. Nderkohe vdekja po le pas njerez qe duhej t’i kishte marre sepse vetem duan t’i marrin kesaj bote. Qaniu ishte nje njeri unik.

I shkolluar ne menyre te gjere. I pajisur me nje kulture te pasur jetesore. I talentuar tej mase per gazetari te cdo zhanri. Hulumtues i fakteve, ngjarjeve e situatave. Prognozues i mprehte dhe e sakte. Qani Mehmeti ishte nje korpus me vehte diturie dhe jete. Qani Mehmeti la pas nje boshllek te madh. La zbrazeti tek bashkeshortja vet, tek vajza dhe djali, te miqte dhe koleget e shumte, te faqet e gazetave, te ekranet e radiot ane e mbane Ballkanit.

Por Qaniu eshte nga ata qe punojne ne te gjalle per pavdeksine e tyre. Ai na la pas nje korpus publicistik te ralle dhe unik. Ai na la shkollen e debatit “pro dhe kontra”. Ai na la pas nje model gazetari te ditur, te mprehte, te guximshem, atdhetar, liberal dhe stilist te mrekullueshem. Qaniu u nda ne moshen me te mire. Ishte koha kur pena e tij vetem krijonte. Ishte momenti kur shpirti i tij buronte si gurre. Ishte casti kur Kombi kishte kaq shume nevoje per mendimin e tij. Ti u ndave nga kjo bote miku im, Qani Mehmeti. Le pas shume brenga…kishe plot endrra..bartje shume deshira….Do na mungosh perjete Qani Mehmeti…ike kur me se shumti kishin nevoje per dashurine tende familja, per penen tende shoqeria, per keshillat e tua koleget, per humorin tend shoqeria… Prehu ne paqe Qani Mehmeti dhe i paharruar qofte jeta dhe vepra jote!

Thrakët, që në lashtësi kanë folur dhe shkruar gjuhën pellazge/shqipe




NGA LUFTULLA PEZA- LILJANA PEZA

Thraka në lashtësi ka qenë shtet i fuqishën dhe shtrihej afërsisht në territorin e sotëm të Bullgarisë me disa pjesë të shteteVe fqinj. Në Luftën e Trojës (rreth vitit 1250 p.e.s.) Thraka ka qenë aleat e trojanëve, kundra akejve dhe qytet-shteteve të tjera pellazge, që sulmuan Trojën. Edhe kur Aleksandri i Madh, sulmoi Perandorinë Persiane në Azi të Vogël, thrakasit u bashkuan me te.
Për gjuhën thrake dihet shumë pak. Thrakasit mendohet se kanë folur gjuhë Indo-Europiane, që sot është gjuhë e vdekur. Përpjekje për studimin e saj ka patur nga studiuesit bullgar, por asnjë përpjeke, fatkeqësisht, nuk është vërejtur nga studiuesit shqiptar të gjuhësisë.
Por studimi ynë mbi gjuhën thrake është i pari që ndërmerret dhe vërteton të kundërt, sepse guha thrake ka afërsi të madhe me gjuhën shqipe dhe kështu që ajo nuk është gjuhë e vdekur, por vazhdon në gjuhën shqipe
Materiali gjuhësor për të studiuar gjuhën thrake përfshin fjalë të sprovuara nga shkrimet e lashta greke dhe latine, emra gjeografikë, emra njerzish, emra  të perëndive si dhe fjalë nga mbishkrimet e ruajtura të gjuhës thrake. Nga 26 mbishkrime thrake, që njihen, vetëm katër prej tyre janë të gjatë dhe kanë vlerë gjuhësore (Duridanov 1975). Në gjuhën thrake nuk është ndeshur letërsi e shkruar, përveç mbishkrimeve. a patur vepra letrare.  Por, duke gjykuar nga niveli kulturor i shoqërisë thrake dhe përdorimi i gjerë i alfabetit, në gjuhën thrake duhet të jenë shkruar vepra letrare në lëkura dhishë dhe delesh, që më pas  janë dëmtuar nga pushtuesit dhe koha.
Disa fjalë të gjuhës thrake kanë hyrë edhe në gjuhën  bullgare, sidomos emrat e lumenjëve: Isker (Panega), Asam (Osum), Eter (Jautra),  Iber (pjesa e sipërme e Maricës) etj., malet Ossogoro, Rodop etj.   Disa fjalë thrake kanë hyrë në greqisht. Ka pasur mendime për afërsi të gjuhës thrake me atë ilire, por sot nuk janë më, sipas studiuesve bullgarë.
MBISHKRIMI EZEROVO
Mbishkrimet kanë shumë rëndësi për studime gjuhësore. Nga gjuha thrake ruhen disa, por më i gjati është mbishkrimi Ezerovo. Mbishkrimi është gjetur në vitin 1912 në një varr, në Parzenaka, pranë fshatit Ezerovo të trevës së Plovdivit, Bullgari.  Pesha e unazës është 31.30 gr. arë. Bashkë me unazën e artë në varr janë gjetur edhe disa objekte të tjera arkeologjike, ndër të cilat një kurorë e artë, një karficë e vogël e artë, enë bronzi, një pasqyrë bronzi etj. (Serafinov 2010). Shkronjat janë shtypur në pllakën e artë në formë eliptike, me përmasat: 17×20 mm e gjatë dhe 4-5 mm e trashë (Duradinov 1976).
Mbishkrimi Ezerovo datohet shekulli 5 p.e.s.,  ka 61 germa, me fjalë të bashkuara dhe të shpërndara në 8 rrjeshta, në formë eliptike, shtatë nga të cilët ndodhen në sipërfaqen e unazës, ndërsa rrjeshti i tetë me një fjalë të vetme, ndodhet në anën e poshtëme të trashësisë së unazës (shih figurën).

ImageMe studimin e këtij mbishkrimi janë marrë disa studiues bullgar e serbo-bullgar të Maqedonisë, por nuk kanë arritur ta zbërthejnë, sepse nuk e njoin gjuhën thrake, me të cilën është mbishkrimi. Bile një studiues serbo-bullgar shkruan se gjuha e mbishkrimit është bullgarishtja e vjetër, por harron se sllavët në Ballkan kanë ardhur në Ballkan gjatë shekujve 6-7 të erës sonë, d.m.th. më shumë se një mijë vjet pas mbishkrimit.
Mbishkrimi i  Ezerovos është trajtuar në një farë mënyre drejtë nga dy studiuesit shqiptar: Muharrem Abazaj dhe Bajram  Doka nëpërmjet gjuhës shqipe. Abazaj shkruan se gjuha e mbishkrimit është gjuha pellazge, por germat janë greke, ndërsa Doka pranon që gjuha thrake është gjuhë ilire.
Në studimin tonë të mbishkrimit Ezerovo kemi përputhje me trajtimet e Abazajt dhe Dokës, por kemi bërë disa ndryshime, që na u dukën të domosdoshme.
Mbishkrimi Ezerovo nga Plocdivi, Bullgari, përbëhet nga  61 germa dhe me fjalë të bashkuara. Me ndarjen e fjalëve del që mbishkrimi përbëhet nga 28 fjalë. Germat e përdorura në mbishkrim janë të alfabetit pellazg, i njohur dhe i shpërndarë në të gjithë rajonin e Mesdheut.
Përshtatja jonë e mbishkrimit thrakas Ezerovo është si vijon:
ΡΟΛΙΣΤΕΝΕΑΣΝ = ROL IZ TE NE ASN = RRALLË ËSHTË TE NE ASHT,
ΕΡΕΝΕΑΤΙΛ = E REN E ATIL = E REN E ATIJ,
ΤΕΑΝΗΣΚΟΑ = TE ANH SKO A= TE ASHT PO SHKO,
PΑΖΕΑΔΟΜ = RA SE A DOM = RA SE ASHT DOM (dom, dam, dëm),
ΕΑΝΤΙΛΕΖΥ = E A N TIL E ZI = E ASHT NË TIJ E ZI,
ΠΤΑΜΙΗΕ = PTA MIHE = PËR TA MIH (ndihmuar),
PΑΖ = RA Z = RA ZI,
HΛΤΑ = HATA
Kuptimi i plotë i mbikrimit është:
“RRALLË ËSHTË TE NE E RËNA SI E ATIJ, SHKOI, RA SE ËSHTË DËM DHE ËSHTË NË ZI PËR TA NDIHMUAR, RA ZI, HATA”.
Siç shihet mbishkrimi është në gjuhën thrake, por që shpjegohet shumë mirë me ndihmën e gjuhës shqipe. Janë mjaft të qarta disa fjalë të dialektit gegë në gjuhën thrake në mbishkrim, p.sh. ROLL = rallë, ASHT = është, SHKO = shko, DOM = dom, dam, dëm, A = Asht. Të gjitha fjalët e gjuhës së lashtë thrake, që ndeshen në mbishkrim, janë sot në përdorim në gjuhën shqipe.
Nuk vërtetohet asnjë fjalë sllave në mbishkrim, ndërkohë që mbishkrimi i përket shekullit të pestë p.e.s. Nuk mund të ketë fjalë nga sllavët, të cilët kanë ardhur në Ballkan gjatë shekujve 6-7 të erës sonë d.m.th. me tepër se një mijë vjet më vonë. Edhe fjalë greke në mbishkrimin Ezrovo nuk ka.
Përse nuk ka letërsi të ruajtur në gjuhën thrake? Mendojmë se në Thrakë, Trojë dhe në vende të tjera të Egjeut, gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. në përgjithësi shkenca, dija, teknika  dhe letërsia u zhvilluan me shpejtësi dhe çeshtjet, që lidhen me shkrimin dhe letërsinë, pësuan ndryshimet e duhura. Njeriu për të shkruar u largua nga mënyra e vjetër, kur shkruhej në pllaka guri apo enë balte. Në përdorim u fut teknologjia e re e kohës,  sepse për të shkruar filluan të përdoren lëkurat e bagëtive. Të gjithë veprat shkencore dhe letrare u shkruan në lëkura, që u dogjën ose u prishën nga zjarre të ndryshne ose shkaktarë të tjerë natyrore. Kjo është arsyeja,  që në gjuhën thrake, trojane dhe në gjuhë të tjera të lashta nuk ruhen vepra letrare apo shkencore gjatë kësaj kohe.
ALFABETI THRAK
Germat, me të cilat është shkruar gjuha thrake përëbjnë alfabetin e thrak, që ka qenë përdorur për ta shkruar atë, të paktën gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s., kur ruhen mbishkrimet, por sigurisht edhe më parë dhe më pas.  Këto germa nuk mund të jenë germa greke, sepse grekët në kohën, që janë shkruar mbishkrimet thrake, gjatë shekujve VI-V p.e.s., sipas të gjitha dokumenteve arkeologjike dhe shkrimore, nuk kishin ardhur ende në rajonin e Egjeut. Grekët kanë ardhur në Ballkan si barinj dhe pa asnjë nivel kulturor, gjatë shekullit të 5 p.e.s. Ata nuk dihet se nga kanë ardhur dhe në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturorë dhe asnjë të tillë nuk sollën. Dokumentet kulturore të para greke në Ballkan dhe rajonin e Egjeut fillojnë të shfaqen gjatë shekullit të pestë p.e.s.  në Trojë, ishullin e Lemnit etj. Por këto nuk janë dokumente shkrimore. Fiset greke, kur erdhën nuk kishin as emër
Alfabeti i përdorur në mbishkrimin Ezerovo është një formë e alfabetit të njohur pellazg, i përhapur dhe i përdorur gjerësisht në të gjithë rajonin e Mesdheut.
Këto germa, çfaqen për herë të parë në Qytetërimin Pellazg Vinkë-Turdas gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Më pas alfabeti u trashëguan nga popujt e mëvonshëm, që lindën nga pellazgët, siç janë : ilirët, epirotët, thrakët, dakët, maqedonët etj. në Ballkan,  frigët, lidët, likët, jonët etj. në Anadoll dhe etruskët në Itali. Alfabeti thrak ka qenë sigurisht i plotë, por sot, duke gjykuar nga mbishkrimet e njoura ruhen vetëm këto germa:
Α, Ε, Ι, Λ, Μ, Ν, Ο, Π, Ρ, Σ, Τ, Η, Ζ, Υ. Sigurisht, që ky nuk është alfabeti i plotë thrak, por duket qartë, që ai ka qenë i plotë. Por, si fenomen i njohur ne gjuhësi, me kalimin e mijëra viteve shumë shkronja dhe fjalë nuk kanë mbijetuar, pra janë zhdukur, për tu zëvendesuar me fjalë të reja, po ky fenomen ka ndodhur edhe në format e ndryshme gramatikore. Kjo vlen edhe në formimin e fjalisë. Përshtatja e mbishkrimit  me ndihmën e gjuhës shqipe, tregon se gjuha thrake ka qenë një dialekt i gjuhës më të lashtë, pellazge dhe shumë e afërt me gjuhën e sotme shqipe, por ashtu si dhe gjuha ilire dhe gjuhët e tjera të lashta të Ballkanit dhe Anadollit.
Profesorei bullgar V. Georgiev shkruan (1977): “Gjuha thrake dhe pellazge është folur në Europën jugë-lindore (Ballkan) jo vetëm gjatë antikitetit, por edhe gjatë neolitit- 7 mijë vjet p.e.s.“.  Ky përfundim i Georgevit vërtetohet plotësisht nga studimiet tona, sepse në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas kemi gjetur fjalët e para të gjuhës pellazge, të shkruara në rrasa balte: VIJV = UJI dhe DOR = DORA
Nga gjuha thrake ashtu si gjuha ilire deri vonë, mendohej, që nuk është lënë asgjë e shkruar, gjë që e pohojnë edhe studiuesit shqiptar si E. Çabej etj. por dokumente flasin të kundërtën.
Diodori i Sicilisë, që ka jetuar gjatë shekullit të parë p.e.s., shkruan se thrakasit Orfeu dhe Linosi kanë përdorur alfabetin më të vjetër. Ai shkruan njëkohësisht se nuk kanë qenë të parët grekët, por pellazgët, që kanë përdorur germat e Kadmit (fenikase), prandaj këto germa quhen pellazge (Historical Library of Deodorus the Silician, W.Mc Dowell, London, 1814, p. 208).  Mbi alfabetin pellazg kanë shkruar edhe shumë studiues të lashtë ose të kohrave më të vona, të përmbledhura në studimin tonë mbi alfabetin, që do ta botojmë më vonë.
Studiuesit bullgarë kanë ndërmarrë shumë studime me vlerë të madhe mbi gjuhë thrake dhe kanë nxjerrë shumë të dhëna mbi ndërtimin e saj, gramatikën etj. Ata kanë studiuar edhe gjeografinë e lashtë të Thrakës nga kanë nxjerrë shumë emra njerzish, emërtime vendesh, lumejsh etj. Por ata  nuk kanë arritur të japin plotësisht ç’përfaqëson gjuha thrake, nga ka ardhur kjo gjuhë dhe sidomos në se ka ndonjë degë gjuhësore, që lulëzon edhe sot dhe ka lidhje me gjuhën thrake.
Studiuesit shqiptar të institucioneve shtetërore e kanë lënë në mëshirë të fatit  gjuhën thrake dhe të gjitha gjuhët e lashta të Ballkanit apo Anadollit. Ata kanë pritur ti zgjidhin të huajtë çeshtjet e koklavitura dhe pastaj përfundimet ti marrin të gatëshme. Pse të lodhen, shteti i paguan edhe pa punuar, duke pritur !! Kur  studiues të tjerë, jashtë suazave të tyre administrative,  japin fakte për lidhje gjenetike të gjuhës shqipe me gjuhët e lashta pellazge, ilire, hitite, thrake etj., ata i hidhen në fyt, duke i quajtur “diletantë” dhe “patriotë të rremë”, siç veproi  M.Korkuti [1],[2] , paçka se disa prej tyre janë persona të njohur në shkencë dhe shoqëri, kanë mbrojtur studimet shkencore brenda dhe jashtë shtetit dhe kanë botuar studime, që janë vlerësuar nga oponencat.
Nga të dhënat e autorëve të përmendur më sipër,  nga studimi i mbishkrimeve thrake si dhe nga burime nga gjuhët e lashta, kemi ndërtuar këtë fjalor të parë, të shkurtër thrakisht-shqip.
Image
[1] M.Korkuti 2016. Gabime trashanike në botimet historike. Mjaft diletantizëm. Gaz.Shqiptare, 1 qershor 2016.
Image

[2] L. Peza 2016. Akademia e shkencave saboton njohjen e lashtësisë së gjuhës shqipe. Pashtriku.org, 11 korrik 2016
Në gjuhën thrake ka edhe shumë fjalë të tjera, që ende duhen studiuar, sepse shumë prej tyre gjatë historisë kanë dalë jasht përdorimit ose kanë pësuar edhe ndryshime të mëdha. Gjuha thrake ende ruan ne gjirin e saj shumë fjalë thrake, që fatëkeqësisht në gjuhën shqipe nuk përdoren.
Gjuha thrake ka ngjashmëri të madhe me gjuhën shqipe dhe përbën një dialekt të lashtë të saj, që tregon se e ka origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge, nga e cila rrjedh edhe gjuha shqipe. Prandaj është e domosdoshme, që gjuhës thrake ti kushtohet vëmendje nga Instituti i Gjuhësisë në studimin e saj të gjithanshëm.

Nga EDOUARD SCHNEIDER-Emra perëndish që shpjegohen vetëm shqip – ja pse nuk kanë kuptim greqisht


Kushdo që do ta lexojë komplet librin e Edouard Schneider mbi Pellazgët, përkthimit të cilit i kam kushtuar një kohë të çmuar, do të kuptojë se, përveç të vërtetës së madhe që shqiptarët janë pasardhësit direkt të tyre, të gjithë emrat e zotave dhe perendeshave greke kanë kuptim në gjuhën shqipe. Të gjithë bijtë dhe bijat e tyre, gjithashtu, kanë emra që zbërthehen dhe kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe. Emrat e të gjithë heronjve të luftërave antike kanë emra që autori me shumë kujdes i ka zbërthyer në gjuhën shqipe. Pra, Pellazgët flisnin gjuhën e cila, sipas autorit, edhe sot flitet në Mirditë (Veriu i Shqipërisë). Ne, shqiptarët, nuk jemi bijtë e Evropës, por baballarët e saj… SK

Me bashkimin e saj me Qiellin, Toka lindi titanët dhe gjigantët. Ndër të parët u vërejt Rhea, nëna i Jupiterit, që rrjedh nga Rhé, re, rhéja, retë.Saturni, kronosi ((Χρόνος) grek, që rrjedhin nga Koh ose Roh, që do të thotë, kohë. Duke ia shtuar rrënjës Koh ose roh, partikulen (pjesëzën) e mbaresës së greqishtes os, bëhet rohos ose Kohos, prej nga bëhet Kronos, dihet që Saturni prezantonte kohën. Thétis, perëndesha e detit e cila rrjedh nga Dét, deti, nëna në gjuhën shqipe. Themis, perëndeshë e drejtësisë, e cila është e përfaqësuar me një peshore në dorën e majtë dhe një shpatë në dorën e djathtë, rrjedh nga T’mys, të mbys, të vras. Ajo ishte ligji i drejtësisë, e cila ekzekutonte pasi vente në peshojë, gjykonte; sy për sy, dhëmbë për dhëmbë dhe gjak për gjak, sikur sot.

Fotografia e Luftulla Peza

Në mesine gjigantëve, të cilët kanë lindur nga bashkimi i Qiellit dhe i Tokës, më i dukshëm ishte Ghiyas, me një shtat kolosal, të fortë, krenar, i ashpër, i dhunshëm dhe njëri nga fëmijët e ashpër të Tokës. Shqiptarët e Veriut, tashmë e kemi parë deri më sot, ende ruajnë emrin Ghégue, gjegj (gegë) gheos sipas Homerit, të cilët jetonin përtej maleve Acroceraunian (Akroceranian), që do të thotë, në veri të Epirit. Duke mbajtur emrin e gjigantëve, Ghégues (gegët) ende duket të kenë një mbetje të këtij shtati dhe kornize gjigante, që vërehen në masë të bashkatdhetarëve të tyre, të cilët janë në përgjithësi të vegjël, qenie të vogla, por të shkathëta dhe të shpejta sikur dreri.

Emri i maleve Acroceraunian (Ακροκεραύνια) është tipik në gjuhën shqipe, si rrjedhim, Acroceraunian, thonë gjuhëtarët grekë rrjedh nga αχροςdheχερχùνος – vetëtimë. Siarkos edhe kéravnos që rrjedhin nga shqipja dhe shpjegojnë jo vetëm ekspozimin e majave të larta nga sulmet e rrufesë, por edhe rezultatin e këtyre sulmeve. Kështu arkos lartë, rrjedh nga kry, dhe siç e dimë, quhet koka, pika më e lartë e individit, e malit. Kéravnos rrjedh nga folja me kirue (me qirue) pastroj, rruaj, në kuptimin zhveshjes, zhvesh. Në të pakryerën e dëftores, kjo folje bën kirova. Prefiksi vokal a këtu është për e. Pra, e kemi frazën e-kry-kirova, që do të thotë: dhe kokaqërohej. Në qoftë se ia shtojmë mbaresën greke, ios apo os kockave, do të kemi Ekrykirovaios, prej nga vjen Akrokéravnios dhe e përkthejmë; mali të cilit rrufeja ia qëronte majat. Për të shprehur këtë gjendje të një maje të qëruar (zhveshur), shqiptari thotë Shôg (tullac), të cilit latinët i thonë calvus.

Nga vetvetja, Toka lindi ciklopët të cilët e kishin vetëm një sy në mes të ballit. Herodoti thotë se: në Evropën Veriore ka ar me bollëk. Si mund të nxirret, merret? Unë nuk mund të flas me siguri, por gjithmonë është thënë se njerëzit që kishin vetëm një sy, të cilët njiheshin me emrin Arimaspians, e nxirrnin (rrëmbenin) me thonj. Ciklopët pra duhet të kenë qenë rrëmbyesit ose pronarët e arit ashtu sikur emri i tyre, gjithashtu, na e sugjeron. Arimaspe rrjedh, ose nga ari ar ose dhe me shpù, me sjellë aty, ose nga ari (ar); main, ata e konservojnë, ruajnë në shpìs- në shtëpi. Në rastin e parë, ata do të jenë ofruesit ose grumbulluesit e arit Ari-me-shpu, nga këtu Arimaspens, në rastin e dytë, ata janë pronarë ose rojtarë të arit: ari-main-shpîs nga këtu arimaspens. Sa i përket syrit të vetëm dhe të madh, kjo na tregon se ciklopët, bijtë e Tokës, nuk ishin asgjë më shumë se minatorë. Duke pasur aftësinë për të përdorur të dyja duart, ata lidhnin padyshim mbi kokë flakadanë të pishaverrëshinore, të cilat i ndizeshin deri kur hynin në gërmime, aty ku e nxirrnin ose fusnin arin. Ata dilnin nga aty me flakadanë pishe të ndezur në ballë, mu për këtë, thuhej se ishin fëmijët e Tokës, me një sy të vetëm të madh në mes të ballit.

Saturni është, siç e kemi thënë, Koha, gllabëruesi i pangopur i fëmijëve të vet. Por Rhea, gruaja e tij, ia vjedh dhe i shpëton disa prej pangopësisë së tij, duke i dhënë çdo herë për të gëlltitur një gurtë mbështjellë. Kështu u shpëtuan Jupiteri, Neptuni, Plutoni dhe Junona. Kjo e fundit, më vonë u bë bashkëshortja e Jupiterit, vëllait të saj dhe mbretëresha e perëndive dhe njerëzve.

Teogjenia e grekëve të lashtë i kishte dhënë këta emra për këto katër hyjni.

Jupiteri ishte Zeus-i, Zefs (Ζεύς).

Neptuni ishte Posidoni (Ποσειδώς).

Plutoni ishte Hadès (`’Aδης)

Junona ishte Hera (Ήρα).

Jupiteri prandaj ishte i bir i Rheaose i Nue, nga retë. Pjellë e kujt mund të ishte reja? Nga stuhia, rrufeja apo bubullima. Kjo e fundit është kryesisht ajo që godet imagjinatën, është zëri i madh dhe i fuqishëm i resë, i qiellit të vrenjtur, i Universit. Por, Zeus rrjedh nga Zâ ose Zà, i cili në gjuhën shqipe do të thotë Zë (vox) edhe sot thuhet zot, Zot i shqiptarëve. Bubullima është zëri i Zotit, kjo është arsyeja pse Jupiteri, zoti i zotave, është i paraqitur duke mbajtur për dore bubullimën.
Jupiteri është paraqitur gjithashtu mbi një fron, ku një shqiponjë e madhe me flatra të shpalosura ec mbi re, në dorë e mban rrufenë. Po rrufeja, si shqiponja, si reja janë të ftuarat konstante të maleve të larta, p.sh. të Olimpit, vendqëndrimi i preferuar i zotave. Prandaj, origjina e emblemës së pellazgëve të helenizuar është sikur te shqiptarët e sotëm, të cilët gjithashtu, jetojnë në male të larta dhe prej atje zbresin, sikur shqiponja në lugina për të kapur gjahun e tyre. Nga ky fakt quhen shqiptarë (Shkyptars) që nuk do të thotë malësorë (malorë), siç u tha, por banorëtë zonave të banuara nga shqiponjat, ndjekës të shqiponjave dhe bijë të shqiponjave. Shkybé (shqipe) në shqip quhet shqiponja.

Hesiodi na tregon se Jupiteri pati shumë gra para se të martohej me xhelozen Junon-a.

E para prej këtyre grave ishte Méthis, që ua kalonte me shkëlqimin e saj perëndive dhe njerëzve. Jupiteri nga frika se fëmijët që do të lindnin nga ky bashkim do të revoltoheshin kundër tij, e mbyll Méthis në thellësi (gropë). Zoti i zotave në këtë mënyrë inkorporonte dritën. Por, Méthis rrjedh nga fjala Ment, d.m.th. inteligjencë, arsye, reflektim. Prandaj, alegoria e forcës dhe fuqisë duke u lidhur me inteligjencën për të pjellë kë? Minerva, perëndesha e Diturisë dhe Mendimit, e cila del plotësisht e armatosur nga kreu (koka) i Jupiterit, që do të thotë, urtësia e fjalës dhe e mendimit. Minerva, pra, e mençur, e arsyeshme dhe e fuqishme është Verbi, Fjala e Perëndisë. Në të vërtetë, në gjuhën shqipe, thàné dhe théna (thanë apo thënë), do të thotë- them, fjalë, folje. E-thána, them, fjala, folja është Athina (Αθήνα) e grekëve. – Nëse e kërkojmë rrënjën e fjalës latine Minerva, atë e gjejmë ende në gjuhën shqipe dhe me të njëjtin kuptim; Ment, inteligjenca, erdh, erdh. Kjo do të thotë se pas bashkimit (unifikimit) me dritën, i erdhi inteligjenca Jupiterit.

Gruaja e dytë e Jupiterit ishte Thémis (Θέμης) e cila lindi Drejtësinë dhe Paqen. Ne kemi parë tashmë se çfarë është rrënja e emrit të kësaj gruaje interesante të Zotit të madh të Olimpit.

Gruaja e tretë e Zeusit ishte Eurynome (Ευρυνόμη) vajza më e re dhe më e bukura e Oqeanit. Emri i kësaj perëndeshe gjendet në një parafrazë që karakterizon rininë dhe bukurinë e saj. E rî me nam që sot do të thotë, e re me famë, nënkuptohet nga bukuria. Fjala nam nuk përkthehet fjalë për fjalë, por e ka kuptimin, që s’ka shoqe, e bukur që i bie ne sy gjithkujt apo vërehet nga të gjithë etj. /Shqiptari.eu/

Përktheu:Sefedin Krasniqi 

Gjuha shqipe është pronë e kombit shqiptar

Fotografia e profilit të Luftulla Peza

Prof.Dr.Luftulla Peza

Gjuha është elementi bazë, që përcakton përkatësinë etnike të ç’do populli. Prandaj çdo vend dhe popull guhës së tij i kushton vemendje të jashtzakonshme dhe harxhon për te shuma të mëdha parash, për ta ndriçuar sa më mirë. Sipas dijetarit të madh maqedono/shqiptar Aristoteli, “sa më e vjetër të jetë gjuha aq më fisnik është populli, që atë e flet”. Kjo e vërtetë ka rëndësi të madhe kulturore për ne shqiptarët, sepse flasim gjuhën më të lashtë të planetit, të provuar me prova të shumta bindëse dhe të pakundështueshme. Prandaj gjuhës së tij amtare çdo popull kërkon ti gjinden rrënjët, sepse në këtë mënyrë përcaktohen edhe rrënjët e vetë popullit.

Të gjithë popujt ballkanik dhe europian e kanë zgjidhur problemin e origjinës së gjuhës së tyre dhe me këtë edhe të popullit të vet. Gjuhtarët e tyre punojnë pa pushim për këtë, mbledhin prova dhe shpesh i falsifikojnë ato në favorin e tyre. Kështu p.sh. mjaft studiues grekë dhe disa studiues të prapambetur perëndimorë, mundohen me të gjitha llojet e falsifikimeve ta paraqsin gjuhën greke më të lashtën në Europë, duke falsifikuar edhe provat. Por “Iliada” dhe “Odisea” të Homerit (shek.8 p.e.s.), që ata i kanë falsifikuar si vepra letrare në gjuhën greke, vërtetohen plotësisht, se janë në gjuhën pellazge/shqipe dhe në to nuk ka asnjë shenjë greke. Edhe mbishkrimet e lashta të Vinkës (mijëvjeçari i 6 p.e.s.), Athinës, Korinthit (shek.8 p.e.s.), Thebës (shek.7 p.e.s.), Kretës (shek.6-3 p.e.s.) etj., i përkasin gjuhës pellazge/shqipe dhe jo greke. Kështu grekët janë popull më i ri dhe të ardhur në rajonin e Egjeut gjatë shekullit 5 p.e.s., ndërsa shqiptarët janë vendas, autokton.

Në situatë krize origjine janë edhe serbo-bullgarët e Maqedonisë. Këta mundohen ta paraqesin veten si maqedonë, me origjinë nga maqedonët e lashtë. Mundohen të falsifikojnë edhe gjuhën e lashtë maqedone, sikur e kanë folur paraardhësit e tyre. Por nga gjuha, që ka folur mbreti Filip, Aleksandri i Madh, filozofi i madh Aristoteli etj. kanë mbetur mbishkrime të qarta, që vërtetojnë se gjuha maqedone ka origjinë pellazge dhe përputhje të plotë me gjuhën e sotme shqipe (zbardhur nga studiuesi nga Kosova Shaban Berisha).

Shqiptarët, megjithse me historinë dhe gjuhën më të lashtë të shkruar në botë dhe me më shumë prova shkrimore se të gjitha gjuhët e tjera, janë ende në gjysmën e rrugës, në sajë të sabotimit nga gjuhtarët e tyre. Këtë e them me keqardhje, por është reale dhe rasti i parë në botë, që ndodh kështu, ku gjuhtarët nëpërkëmbin provat e lashtësisë së gjuhës së tyre amtare, bëjnë krim.

Gjuhtarët shqiptarë megjithse paguhen nga shteti për të studiuar gjuhën shqipe dhe të analizojnë provat, që ka me shumicë për lashtësinë e saj, nuk bëjnë asnjë përpjekje për ti analizuar këto prova. Ata kanë gjetur rugën më të shkurtër, më mirë i mohojnë këto prova dhe largohen nga puna e vështirë, që lidhet me studimin e tyre. Dijetarët e huaj kanë theksuar se gjuha shqipe ka një farë lidhje me gjuhën ilire, thrake etj., por nuk ka dokumente shkrimore për këtë. Këto fraza përsëriten si papagalli nga gjuhtarët shqiptarë. Ata nuk bëjnë asnjë përpjekje për studimin e gjuhëve ilire, thrake, maqedone etj., nga e cila mendohet se vjen gjuha shqipe. Ata nuk përpiqen fare ti lexojnë mbishkrimet e lashta, të krenohen me këtë punë dhe ti sjellin dobi gjuhës dhe kombit të vet, por në disa raste i kanë falsifikuar ato qëllimisht. Në këtë rrugë të mbrapshtë ata mbështeten në disa dogma të gabuara të mësuesve të tyre dhe disa albanologëve të huaj, që nuk e kanë studiuar plotësisht gjuhën shqipe, nuk bëjnë as para as anash.

Të ngelur në udhëkryq për origjinën e gjuhës dhe të kombit të vet, shqiptarët janë mjaft të shqetësuar dhe mundohen të kërkojnë zgjidhje. Për ti ardhë në ndihmë kësaj çeshtje tejet të rëndësishme, mjaft bijë dhe bija të popullit tonë vullnetarisht i janë përkushtuar studimit të gjuhëve të lashta të Ballkanit, Azisë së Vogël, Lindjes së Afërt, Mesdheut etj. Në sajë të punës së tyre është vërtetuar me dokumente të shumta, se këto gjuhë kanë lidhje të ngushtë me gjuhën shqipe, sepse të gjitha e kanë origjinën e tyre tek një gjuhë më e lashtë, që dijetarët e lashtë e kanë njohur si gjuha pellazge. Në sajë të punës së tyre këmbëngulëse dhe duke zbatuar me përpikmëri disiplinën shkencore, këta studiues vullnetarë kanë arritur rezultate mahnitëse për gjuhën tonë, duke gjetur lidhje të ngushta të saj me gjuhën pellazge, gjuhën e shumerëve të lashtë, sanskrite, koptike, hitite, me shkrimin Linear B të gjuhës së Mikenës (koha e bronzit) etj. Duke ndjekur me përpikmëri rrugën shkencore, duke punuar me vullnet të lartë me literaturën dhe provat e gjetura, këta janë bërë studiuesit e vërtetë të gjuhës shqipe dhe të lidhjeve të saj me gjuhët e lashta. Në vend të përkrahen nga istitucionet gjuhësore dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, për punën e tyre të madhe në dobi të gjuhës dhe historisë sonë, ata luftohen si armiq, duke ju ngjitur lloj-lloj epitetesh ose burgosur, siç qe rasti i Dh. Pilikës.

Interesimi për gjuhën amtare shqipe ka filluar tek shqiptarët shumë heret, para ndërmarrjes së Rilindjes Europiane dhe Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në vitet 1000-1200 gjuha shqipe ka qenë shkruar normalisht, kanë qenë botuar libra të ndryshëm, por shumica u zhdukën nga kleri ortodoks grek. Fati i mirë, që njeri nga këta libra u gjet vitet e fundit në bibliotekën e Vatikanit nga dr. Ahmeti. Në vitin 1210 Theodor Shkodrani ka shkruar dorshkrimin e tij në gjuhën shqipe, që përbën dokumentin e shkruar më të vjetër të mesjetës të gjuhës sonë.

“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”. THEODOR SSCODRAANNITTEE”. /Me ndihmën dhe dëshirën e forte të të Lumturit ZOT e mbaroi në vitin 1210 ditën e 9 të marsit, Theodhor Shkodrani/

Gjatë kësaj kohe, sigurisht, që ka pasur edhe punime të tjera në gjuhën shqipe, por nuk janë ruajtur. Në vitin 1462 formulohet në gjuhën shqipe “Formula e Pagëzimit”, një dokument tjetër i gjuhës sonë. Në viin 1635 nga Frank Bardhi, shkrimtar, publicist dhe etnograf shqiptar, boton fjalorin “Dictionarium Latino-Epirotum”, i pari fjalor i gjuhës shqipe, ku gjuha shqipe shfaqet si gjuha epirote. Pse nuk e pranojnë gjuhtarët tanë dorëshkrimin e rëndësishëm të Theodor Shkodranit? Sepse ju duket marre, që të tjerët bëjnë zbulime, ata vetë asnjë, rrinë në hije.

Këto dhe materiale të tjera në gjuhën shqipe, ngritën interesin për gjuhën tonë ndër dijetarët e huaj, që ndihmuan në studimin e saj.

Shtatëdhjetë vjet më vonë, në vitin 1705 filozofi dhe matematicieni gjerman W. Laibnic, i

pari dha mendimin se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha ilire. Ai nuk pati ndonjë bazë të rëndësishme shkencore për të arritur në këtë përfundim të rëndësishëm, por prania e disa fjalëve të njëjta në gjuhën shqipe dhe atë ilire e çoi filozofin në këtë përfundim të madh.

Gjuhës shqipe ju kushtuan me studimet e tyre të thella në mënyrë të veçantë N.Keta (1777) dhe Z. Krispi (1831), që u pasuan më pas nga De Rada, Dh. Kamarda, I.Thomopoulo edhe shumë dijetarë të tjerë, që vazhdon edhe në ditët tona. Krispi ndërtoi edhe një fjalor pellazgjisht-shqip, ku mblodhi mjaft fjalë të lashta pellazge, të gjetura tek shkrimet e autorëve antikë, me të cilat mbështeti origjinën pellazge të gjuhës shqipe.

Asnjeri nga këta studiues nuk ka qenë student i gjuhësisë, dikush u shkollua për prift, dikush diplomat, tjetri filosof etj. por gjuhën shqipe e donin si të marrë dhe punonin për te dhe zbuluan gjëra të mrekullueshme. Me punën e përditëshme u bënë profesionista të mbaruar.

Me ngritjen e qendrës studimore në Tiranë më 1940 dhe sidomos pas viteve 60 të shekullit të kaluar, problemi ndryshoi. Autorët e mësipërm u harruan dhe problemi mori rrugë të mbrapshë. Në këtë rrugë shquhen A. Kostallari, drejtori i Institutin të Gjuhësisë dhe sidomos E. Çabej, zv. Kryetar i Akademisë së Shkencave. Nuk desha të merrem me këtë problem, por detyrohem, sepse studiues të dështuar me veprimtarinë e tyre shkencore, që nuk i kanë dhënë asgjë shkencës dhe gjuhës shqipe, gjithmonë kur vjen puna për tu mbrojtur nga kritikat, për punën e tyre të dobët, qesin në ballë mësuesin e tyre E. Çabej, duke e quajtur atë gjeni dhe pa të drejtë pioner dhe themelues i studimit të gjuhës shqipe etj. Këta adhurues të Çabejt gjithmonë ngrejnë në qiell punën e tij në gjuhësi, pa venë në dukje dëmet që ka sjellë.

Krahas kontributit në studimin e gjuhës shqipe, E. Çabej, me qëndrimet e tij të ngurtë dhe shpesh jo të drejtë, i ka sjellë edhe dëm të madh gjuhës shqipe, sidomos historisë së saj.

1-E. Çabej ndoqi rrugën studimore të mësuesve të tij austriakë, që e njihnin pak gjuhën shqipe dhe gjuhët e lashta. Çabej gjithë jetën mbeti një besnik i pa epur i mësimeve të mësuesve të tij mbi gjuhën shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera. Në këtë drejtim ai përsëriti ato shka mësoi në shkollë dhe nuk solli asgjë të re. Ai asnjë herë nuk u përpoq ti njihte dhe gjithmonë i neglizhojë studimet me vlera të madha për gjuhën shqipe të N. Ketës, Z.Krispit, De Radës, Dh. Kamardës, F. Adamidit, I. Thomopollos, S.Kondës, Z.Majanit etj., që gjuhën shqipe e kishin amtare ose mjaft të njohur dhe që njihnin mirë gjuhën greke dhe latine. Në këto studime janë dhënë prova të shumta dhe bindëse, që gjuha shqipe ka lidhje të ngushtë me gjuhën pellazge dhe është gjuha më e lashtë e familjes Indo-Europiane. Mbajtja e qëndrimit mospërfillës ndaj këtyre studimeve me vlerë të madhe, tregon për shkelje të rëndë të disiplinës shkencore në punën e E. Çabejt, që e çuan atë në gabime serioze. Pse u soll Çabej në mënyrë kaq mospëfillse me studiuesit e hershëm të gjuhës shqipe? Këtë nuk e dimë, por shkelja e disiplinës shkencore gjithmonë dëmton rëndë figurën e çdo shkencëtari dhe studimet e tij lenë mjaft për të dëshiruar.

2-Gjatë kohës, që E.Çabej drejtonte gjuhësinë shqiptare nuk u përkthyen në shqip asnjë nga veprat mbi gjuhën shqipe të studiuesve arbëresh N.Keta (ende pa përkthyer), Z.Krispi, Dh. Kamarda (ende pa përkthyer), De Rada (një pjesë ende pa përkthyer), sepse në to mbështetet origjina pellazge e gjuhës dhe e kombit shqiptar. Nga jetshkrimet e Krispit dhe të De Radës në Fjalorin Encikl. Shqiptar janë fshirë pjesët, që flasin mbi pellazgët, perënditë pellazge etj., duke i zhveshur nga thelbi i krijimtarisë shkencore. Ky cungim është vepër e Akademisë së Shekncave.

3-E. Çabej ka qenë kritiku i rreptë, por pa baza, i prejardhjes pellazgjike të gjuhës shqipe, duke i prerë asaj lidhjen me rrënjët natyrale pellazge. Çabej ka lënë këtë gjykim për këtë problem: “Pellazgët në burimet greke dhe romake përmenden si një shtresë etnike paragreke, jo më ekzistuese në periodën antike. Herodoti dhe Straboni flasin për ta për një kohë të lashtë, i paraqesin popull barbar d.m.th. jo grekë dhe me gjuhë të ndryshme nga greqishtja. I lokalizojnë në rajonin e detit Egje, kryesisht në Thesali me përhapje edhe në Epir, Azi të Vogël, Kretë dhe ishuj të tjerë...Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të tyre me ilirët e me thrakët, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor, që mund të quhej me rezervë pellazg, për shumë arsye dhe të karakterit gjeografik, nuk mjaftojnë kurrsesi për të pohuar me një farë baze vërtetësie shkencore një birësi pellazge të popullit shqiptar”. Ai ka shkruar edhe se me problemin pellazgjik nuk duhet tu tymosin kokat nxënsve.

Për një lidhje të ngushtë të gjuhës pellazge me gjuhën shqipe edhe para tij kanë shkruar shumë dijetarë dhe kanë sjellë prova, që u nënvleftësuan. Me këtë veprim të pa studiuar dhe shumë të dëmshëm, gjuhës shqipe ju pre lidhja me rrënjën e saj pellazge dhe humbi origjinën e saj më të lashtë.

Kush janë pellazgët? Pellazgët janë themeluesit e qytetërimit të parë në botë. Pellazgët e Vinkës të parët ndërtuan stilin e ri të jetës në botën e lashtë: nga mbledhës-gjuetar, ata ngritën arat dhe farmat, prandaj u quajtën “arbanë” = bërës të arave, që më pas u kthye në “albanë”. Kështu shënohet fillimi i bujqësisë në botë. Ata të parët ndërtuan fshatrat, shtëpitë, përpunuan baltën dhe zhvilluan poçerinë, qumshtin, lëkurën, drodhën fijen, endën copë për veshje: Të parët në histori krijuan rrobat dhe krijuan fustanellën pellazge, me të cilën mburremi sot. Pellazgët të parët gërmuan minierat dhe shkrinë bakrin. Ata shpikën alfabetin, me të cilin në poçeri shkruan fjalët: “UJI” dhe “DOR”, fjalë të gjuhës sonë dhe me të cilin sot shkruan e gjithë bota perëndimore.

4-Gjatë kohës, që drejtonte E. Çabej, në gjuhësinë shqiptare nuk është bërë asnjë përçapje për studimin e gjuhëve të lashta të Ballkanit: ilire, maqedone, epirote, thrake, dake etj., megjithse shumë autorë për këto gjuhë kanë dhënë mendime, që kanë afërsi me gjuhën shqipe. Ky është qëndrim anti shkencor dhe mjaft i gabuar, me pasoja të rënda për gjuhën dhe kulturën tonë. Edhe sot albanologjia nuk ka asnjë studim për këto gjuhë, që vërteton propambetjen e saj.

Gjatë vitit 2015, në bashkëpunim me Liljana Pezën, mbaruan studimin mbi gjuhës hitite, ku për herë të parë, vihet në dukje afrimi i madh me gjuhën shqipe. Arsyeja? Sepse të dyja kanë origjinën e përbashkët tek gjuha më e lashtë pellazge. Studimin deshëm ta paraqesin në seminarin për gjuhën shqipe në Prishtinë. Sipas të gjitha rregullave, dërguam tek organizatorët përmbledhjen e referatit. Kur erdhi puna për të marrë pjesë në seminar, nuk u pranuam, sepse drejtuesi i tij prof. Paçarizi, nuk i pëlqeu, që gjuha shqipe lidhej me një gjuhë të lashtë. Për të mësuar se kush është ky Paçarizi lexova doktoranturën e tij në internet mbi gjuhën shqipe. Në te nuk ka asnjë mendim origjinal, vetëm fraza Çabej ka thënë kështu, Ismaili ka thënë ashtu, e kështu përsëriten mendimet e autorëve të tjerë deri në fund. Asgjë të re nuk ka sjellë Paçarizi në doktoranturë, që është një paçavure e vërtetë. Por ai është “profesor” në Universitetin e Prishtinës, mëson studentët si të bëjnë shkencë, pa u marr fare me shkencë, të largohen nga shqipja.

Armiqësia ndaj gjuhës shqipe dhe gjuhëve të lashtsa të Ballkanit vihet re edhe në Institutin e Gjuhësisë në Tiranë. Unë dhe Liljana Peza morëm pjesë vitin e kaluar në Konferencën Gjuhësore të organizuar nga ky institut. Referuam mbi lidhjet që ka gjuha pellazge dhe ilire me gjuhën shqipe. Paraqitëm shumë dokumente dhe mbishkrime. Pas referimit drejtuesja e seancës Anila Omari na u drejtua me arrogancë: “kush ju ka lejuar ju të vini në konferencën tonë”?, “ne nuk hedhim poshtë punën tonë”, “mbishkrimet që referoni janë në gjuhën greke”, “nuk ekziston dorshkrimi i Theodhor Shkodranit” etj. Ju drejtova zonjë të më tregojë se cili nga mbishkrimet e paraqitura është në gjuhën greke? Nuk qe në gjendje të përgjigjej. Më pas instituti, pa asnhë recenzë shkencore, me anë të një redaksie që drejtohej nga A. Omari, vendosi, që referati ynë të mos botohet në materialet e konferencës, sepse “diskretiton Qendrën Albanologjike”

Kush e diskretiton Qendrën Albanologjike veprimtaria e deritanishme e A. Omarit, që mohon lashtësinë pellazge dhe ilire të gjuhës shqipe dhe mbishkrimet e lashta, që shpjegohen vetëm me gjuhën tonë i falsifikon me dashje si të gjuhës greke apo referati ynë, “Vazhdimsia e gjuhës pellazge dhe ilire në gjuhën shqipe”, që me prova të shumta mbështet lashtësinë pellazge-ilire të gjuhës dhe kombit tonë? Këto janë skandalet në Institutin e Gjuhësisë në Tiranë

Qendrimet që ka mbajtur dhe mbron A.Omari & Co

Arrtjet, që mbrojmë ne

-Gjuha shqipe rrejdh nga ilirishtja, por nuk ka dokumente shkrimore, ilirët nuk e njihnin shkrimin,

-Mbishkrimet në Durrës, Apolloni e gjetkë i përkasin gjuhës greke dhe jo gjuhës ilire,

-Nuk përfillin studimet e N.Keta, Z.Krispi, De Rada, I.Tomopollo, S. Konda, Z.Majani,

-dokumenti më i hershëm i shkruar i gjuhës shqipe është “Formula e Pagëzimit” e shekullit 15,

-letërsia shqipe fillon me Mesharin, shek. 16;

-lidhje të gjuhës shqipe me gjuhë pellazge nuk ka,

-kërkesa që të zgjidhet origjina e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar është #kërkesë romantike” e shekullit 18,

-A.Omari & Co paguhen nga shteti miliona lekë në muaj

-Gjuha shqipe rrjedh nga gjuha pellazge dhe ilire, që vërtetohet me shumë mbishkrime pellazge dhe ilire, që përputhen me gjuhën shqipe,

-Mbishkrimet në Durrës, Apolloni e gjetkë i përkasin gjuhës ilire dhe jo greke,

-Dokumenti i shkruar më i hershëm në gjuhën shqipe ndodhet në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas:janë të shkruara fjalët: UJI e DOR,

-Letërsia shqipe fillon me Iliadën dhe Odisenë, shek.8 p.e.s.,

-Gjuha shqipe e ka origjinën tek gjuha pellazge,

- Origjina e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar janë të zgjidhura përfundimisht: ata rrjedhin nga pellazgët,

-Pellazgët shpikën alfabetin, që e trashëguan ilirët, grekët dhe romakët

-Ne marrim vetëm pensionet tona të vogla, asnjë lek nga shteti

Nga këto skandale shikohet se sa e sëmurë është gjendja në këtë institut.

5-Gjatë kohës që drejtonte Çabej, por edhe sot në gjuhësinë shqiptare, nuk u studiuan mbishkrimet ilire, shekulli 4-3 p.e.s., nga Durrësi, Apollonia, Butrinti etj., të cilat u falsifikuan pa mëshirë nga “profesionistët” e gjuhësisë edhe sot paraqitën si të gjuhës greke. Disa nga këto mbishkrime janë tashmë deshifruar plotësisht dhe përputhen tërësisht me gjuhën shqipe dhe asnjë fjalë greke nuk ka në to. Qëndrimi i gjuhësisë sonë ndaj këtyre mbishkrimeve është anti shkencor, me pasoja të rënda ndaj gjuhës sonë, që favorizon pa të drejtë gjuhën greke.

E. Çabej shprehet: “Gjuhët e lashta të Ballkanit për mungesë të mbishkrimesh të tyre, mund të thuhet se njhen pak ose aspak. Prej gjuhës së thrakasve ka disa mbishkrime..Prej gjuhës së ilirëve të Ballkanit nuk është gjetur gjer më sot asnjë mbishkrim”. Prandaj të dyja këto gjuhë mbeten pothuajse të panjohura për ne (Çabej, 1977, f.3). Të shprehesh kështu veresi për problemin në shkencë, pa studiuar materialin bazë dhe literaturën është qëndrim antiskencor. Për gjuhën ilire kaq mjaft mbishkrime.

6-Antishkencor dhe i padenjë është qëndrimi i E. Çabejt ndaj studiuesit tonë të njohur, profesor Spiro Kondës, i cili mbronte me argumente bindëse tezën pellazgjike të prejardhjes së gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Libri i tij “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik” (1964) përbën një gur mjaft të fortë në themelet e historisë sonë të lashtë, me zanafillë pellazge. Konda u përbuz dhe u denigrua për mendimet e tij përparimtare nga Çabej, Buda e vartësit e tyre. U desh të ndërhynte E.Hoxha, që Kondës ti jepej rroga, ti krijoheshin kushte të përshtatshme pune dhe libri i tij të botohej. Konda dhe A.Xhuvani janë dy profesorët shqiptarë të parë të emëruar, por për Kondën nuk u shkrua asnjë rrjesht në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, që përgatitet nga akademia.

7-Qëndrimi mjaft i gabuar dhe me pasoja të rënda i E.Çabejt u shfaq në ndërtimin e standartit të gjuhës shqipe. 70 % e popullit shqipar flet dialektin gegë të gjuhës shqipe, i cili nga ana e tij është edhe dialekti më i lashtë i saj, prandaj ky dialekt duhet të ishte themeli i shqipes standarte. Por standarti i gjuhës shqipe u vendos politikisht mbi bazën e dialektit toskë në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), ku u saktësua gjuha letrare shqipe. Zgjedhja e dilaktit toskë qe politike dhe në kundërshtim me historinë e gjuhës shqipe, me bazë tek gjuha pellazge, që është dialet gegë. Ideatori kryesor i këtij hapi krahinor, mjaft të gabuar ka qenë Çabej. Sot nuk është koha të kthehemi pas, por standartin ta riparojmë dhe ta bëjmë sa më të vlefshëm për gjuhën tonë. Nuk mund të rrinë jashtë fjalorit të gjuhës shqipe fjalët pellazge homerike: ILI (= ylli), ASHT, MENIA, ANDRA etj.

8- E.Çabej, A. Buda etj. futën në shkencën tonë rrugën e gabuar të trajtimit të problemeve sipas dëshirës dhe jo sipas rregullave strikte shkencore. Mohimi pa kriter i mjaft studimeve me vlerë të madhe për gjuhën, historinë dhe kulturën tonë, mohimi i mjaft mbishkrimeve të lashta të gjuhës sonë është në kundërshtim të plotë me rregullat, që ka shkenca. Në shkencë nuk mund të sillesh sipas dëshirave, por vetëm mbi bazën e provave dhe të dëshmive të sakta. Sepse ecën sipas dëshirave të E.Çabejt dhe A.Budës dhe jo sipas rregullave shkencore të kohës, gjuhësia dhe historia jonë janë në gjedje të mjeruar, që ende nuk e dinë, që gjuha dhe populli ynë kanë origjinë pellazge. Për këtë provat janë të qarta si drita e diellit, studimet janë të shumta sa uji i detit, por duhet vetëm vullneti dhe aftësia profesionale, për ti përvetësuar. Por këto veti, që përbëjnë thelbin e shkencëtarit, mungojnë në gjuhësinë dhe historinë tonë.

Sot në pushtetin e gjuhësisë shqipe në Tiranë, Prishtinë dhe në disa katedra, ku trajtohet gjuha shqipe në vende të huaja, kemi nxënsit e dobët të E. Çabejt, që janë dëmtuesit më të mëdhenj të gjuhës sonë amtare. Ata të mirët, që mendonin edhe për pellazgët ose skartoheshin ose përjashtoheshin. Këta, që janë në pushtet e mbajnë të blokuar lashtësinë e gjuhës shqipe në mesjetë me “Formulën e Pagëzimit”, duke mohuar provat e shumta për origjinën e saj pellazgjike, ilire, thrake, maqedone etj. Të gjithë këta nuk kanë asnjë mendim të vetin, por e bëjnë shkencën me idetë e mësuesve të tyre, duke shkeluar të gjitha rregullat e disiplinës shkencore: nuk studiojnë literaturën shkencore, që mbështet me prova bindëse origjinën pellazge të gjuhës shqipe, nuk dinë ti lexojnë mbishkrimet e lashta pellazge, ilire, maqedone, epirote, etruske etj., as edhe kur i kanë zbardhur të tjerët, por i falsifikojnë ato në mbishkrime greke. Me këtë rrugë krejtësisht të gabuar, pa tjetër do të arrijnë përfundime të gabuara. Një pjesë e tyre janë të paguar nga shërbimet e huaja, që të heshtin për lashtësinë e gjuhën shqipe, për ti dhënë përparësi gjuhës greke, si gjuha më e lashtë, një pjesë janë të pa aftë. Prandaj i kam propozuar qeverisë shqiptare ta mbyllë Institutin e Gjuhësisë për dy vjet, sepse vetëm dëm i sjell gjuhës shqipe. Paratë e kursyera të investohen në disa projekte për studimin e gjuhëve pellazge, ilire, thrake, maqedone, shumere, koptike etj. Njerzit e specilizuar për studimin e këtyre gjuhëve janë.

Para disa vjetësh një studiuese, që punonte për doktoranturë në Fakultetin Histori-Filologji, në doktorantusë e saj kishte ndërtuar edhe një kapitull mbi pellazgët. Pedagogu, që ishte udhëheqësi i saj, sapo e pa këtë i drejtohet: “Me pellazgët kërkon ti të mbrosh doktoranturën? Hiqi menjëherë se ndryshe do të rrëxohesh”. Të tillë të keqinformuar ka me shumicë në fakultetet tona, që mësojnë studentët e gjuhësisë dhe historisë, me urrejtje për gjyshrit tanë ilirë, dardanë, maqedonë, epirotë, thrakë etj., që i paraqisin injorantë dhe analfabetë, që nuk njihnin shkrimin dhe nuk kanë lënë mbishkrime. Stërgjyshët tanë pellazgët nuk i njohin fare dhe për ta s’kanë asnjë lidhje me shqiptarët.

Akademia jonë e Shkencave është gjithashtu në anën e atyre, që luftojnë gjuhën dhe historinë tonë. Para dy vjetësh ju drejtova kryesisë së akademisë me kërkesën, që të paraqitnin në sesionin e akademisë, studimin me provat e duhura, ku pasqyrohet lidhja e gjuhës shqipe me gjuhën pellazge dhe ilire dhe vërtetohet lashtësia e saj. Përgjigja na u dha negative, akademia nuk don të dëgjojë zërin e studiuesve dhe për provat mbi lashtësinë e gjuhës shqipe. U lidha me një nga akademikët e njohur, ai më pyeti a je në gjendje të vish dhe të na paraqisësh maerialin tani? Ju përgjigja jam gati kur të kërkojë akademia. Por më pas heshti. Akademikët tanë kështu mbajnë përgjegjësi të gjithë për atë që institucioni i tyre është pozicionuar kundra lashtësisë pellazge/ilire të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar.

Ndryshe nga akademia jonë, ka vepruar Akademia Egjiptiane në vitin 1902. Atje para akademisë studiuesi shqiptaro/egjiptian Fratari Adamidi paraqiti studimin: “Les Pelasges et leurs descendants Albanees”/Pellazgët dhe pasardhësit e tyre shqiptarët”/. Adamidi jo vetëm që u mirprit, megjithse ishte një gjuhë e huaj, por u duartrokit dhe fitoi gradën shkencore doktor i shkencave. Libri i tij i vogël ka vlerë të madhe për gjuhën shqipe, por fare i panjohur nga gjuhtarët shqiptarë. Pse akademikët shqiptarë nuk pranojnë të ulen, të shohin dhe dëgjojnë provat për lashtësdinë e gjuhën amtare? Ky është qendrim antishkencor dhe në kundërshtim me frymën e Akademisë së Shkencave. Ajo duhet të jetë çerdhe e dijes, ku herë mbas here, nëpër sesione, të raportohen të rejat nga shkenca dhe të përhapeshin në të gjithë vendin. Por ndodh e kundërta. Presim nga akademikët, në se janë të tillë, të organizojnë një seancë, ku të kemi mundësi të referojmë provat e shumta për lashtësinë pellazge të gjuhës shqipe. Ata mos të rrinë vegla të frymës së vjetër, që ka sunduar akademinë tonë dhe i ka sjellë dëm kolosal gjithë kulturës sonë. Të jesh doktor, profesor apo akademik është nder i madh, që ke marrë nga shoqëria. Por kjo njëkohësisht është barrë e rëndë, sepse duhet të përpiqesh ta justidikosh me punën dhe qëndrimin tënd. Puna e parë e këtyre është të mbrojnë kulturën dhe gjuhën e vet amtare, ti sjellin nder dhe lavdi popullit të vet. Kush nuk e bën këtë, nuk e meriton titullin e lartë, që i ka dhënë shoqëria!.

Qeveria shqiptare duhet të interesohet dhe të kontrollojë ku shkon dhe sa dobi sjellë investimi i saj për studimin e historisë së lashtë të popullit tonë dhe të gjuhës shqipe, që lidhet me te. Ndonëse origjina pellazge e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar ka 200 vjet që është zgjidhur dhe me prova të shumta është mbështetur nga qindra dijetarë edhe në ditët tona, gjuhtarët shqiptare me metoda antishkencore dhe falsifikime e lufton origjinën e lashtë të gjuhës sonë dhe të popullit tonë, për ti dhënë përparësi gjuhës dhe kulturës greke. Në Institutin e Gjuhësisë (Qendra Albanologjike) Tiranë, në mënyrë sistematike dhe me vetëdije të plotë falsifikohen dokumentet bazë për të penguar lashtësinë e gjuhës shqipe. Asnjë studim mbi gjuhët e lashta ilire, maqedone, epirote, thrake etj., që dijetarët i kanë etiketuar të afërta me gjuhën shqipe. Asnë studim mbi mbishkrimet e lashta ilire, epirote të Durrësit, Apollonisë, Butrintit, që dëshmojnë gjuhën shqipe, vetëm se ato falsifikohen sikur janë në gjuhën greke. Asnjë studim mbi mbishkrimet pellazge, maqedone, etruske, që dijetarët i kanë zbërthyer me anë të gjuhës shqipe. Paaftësia dhe korrupsioni kanë hyrë thellë në këtë institut, që dëmtojnë rëndë gjuhën shqipe. Është e domosdoshme, që qeveria të ngrejë një grup ekspertësh të paanshëm për ti analizuar mbishkrimet e lashta, kujt gjuhe i përkasin.

Shqipëria u shkërmoq nga lufta midis kampeve politike dhe nga kjo më keq e pësoi shkenca, që u venit dhe s’po e merr veten. Sot në Shqipëri ka shumë profesorë, por ka pak ose aspak shkencë. Unë njoh mirë fushën e gjuhësisë, gjendjen e së cilës e paraqita më sipër, por edhe gjeologjinë. Gjatë viteve socialiste gjeologjia lulëzoi me të gjitha degët e saj: paleontologjinë, që studion botën e lashtë organike, mineralogjinë, që studion përmbajtjen e mineraleve në shkembenjtë e ndryshëm, petrogafinë, që studion përbërjen shkembore, gjeokiminë, kiminë etj. Sot gjeologjia jonë është si repart këmbsorie, gjeologu shkon në terren, merr kampionin, që e dallon se është gëlqerorë, ranorë, ultrabazik etj. dhe vetëm kaq. Çfar ka brenda kampioni që mori, ai nuk e din, sepse kjo është punë e tjetërkujt, e specialiteve të ngushta, që tek ne sot janë shuar.

Për ti dhënë impuls shkencës dhe për ta ngritur atë në nivelin bashkëkohor, duhet ringritur Komiteti i Shkencës, i cili të kordinojë dhe kontrollojë të gjithë punën shkencore në vend. Ai nuk duhet të lejojë, që të shkelet disiplina shkencore në asnjë degë të shkencës, ashtu siç po ndodh në ditët tona, në institucionet shqiptare të shkencës. Komiteti të mos jetë thjeshtë një zyrë punsimi, por institucion, që ta verë shkencën shqiptare në binarë të drejtë në bazë të përvojës së saj pozitive dhe përvojës nga shkenca e përparuar botërore.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...