Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/07/21

Ambasasorja Sahatqija takim me komunitetin në New York

Related image

Nga Mimoza Dajçi Boletini




Në kuadrin e aktiviteteve të shumta që organizon Konsullata e Republikës së Kosovës në New York, kryesisht nga Ambasadorja Znj. Teuta Sahatqija, u zhvillua edhe takimi i rradhës me përfaqësues të organizatave jo qeveritare që veprojnë në New York e më gjerë.

Të pranishëm ishin Ambasadorja Sahatqija, Konsulli i Përgjithshëm Z. Fatmir Zajmi, Federata Pan Shqiptare "Vatra" përfaqësuar nga Z. Marjan Cubi, Organizata e Gruas "The Women's Organization "Hope & Peace" me përfaqësuese Znj. Mimoza Dajçi, Z. Ismer Mjeku nga Agjensia "Albanian Yellow Pages", ish Drejtori ekzekutiv i KKSHA Z. Avni Mustafa, Z. Marko Kepi nga Organizata "Rrënjët Shqiptare", Organizata "Shokë Klase Përgjithmonë" ku të ftuara ishin Presidentja Zj. Lendita Hoxha dhe Besjana Hoxha.


 Pjesëmarrës gjithashtu ishin titullarë të tjerë të Konsullatës së Kosovës në New York dhe mjeku nga Tirana, ardhur për specializim në SHBA, ish i persekutuari politikë nga rregjimi komunist në Shqipëri Z. Ked Fortuzi.

Fjalën e hapjes e mbajti Ambasadorja Znj. Teuta Sahatqija, e cila si fillim falenderoi të pranishmit dhe parashtroi pikat për diskutim, ku ndër më kryesoret ishin: Pjesëmarrja e diasporës shqiptare në votime (nëpërmjet postës elektronike) për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017 që do të mbahen në Kosovë. Investimet e mundshme të biznesmenëve shqiptarë apo individëve të ndryshëm nga SHBA në Kosovë, ndjekja e studimeve Degree Programs (RIT) dipllomë amerikane që njihet jo vetëm në Kosovë, por edhe në disa shtete të tjera të botës, shkollimi sezonal universitar veror në Kosovë. Paisja me pasaportë të Republikës së Kosovës apo çdo lloj dokumenti indentifikues për shtetasit kosovar, ku përfshihen të gjitha veprimet konsullore.

Një pikë tjetër që Ambasadorja Sahatqija u ndal ishte edhe angazhimi i Konsullatës së Republikës së Kosovës me OJQ shqiptare - amerikane si partner i përbashkët në Festimet e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Rreth temave që u prezantuan, në diskutim u përfshinë të gjithë pjesëmarrësit, ku çdo njeri paraqiti idetë, opsionet dhe mundësitë për angazhim, si dhe u la që në takimin e arrdhshëm të dilet me plane dhe ide të qarta se si mund të ecet më tej veçanerisht për parapregatitjet e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga makineria kriminale serbe e Millosheviçit.

Konsulli i Përgjithshëm Z. Fatmir Zajmi njoftoi se dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës mes një fondi të përbashkët ishin të gatshme për të investuar në New York me një "Projekt Pilot" për ngritjen e një Qendre Kulturore Shqiptare .

Takimi kaloi miqësor e i përzëmërt në një nga ambjentet e Selisë së Konsullatës së Republikës së Kosovës në Manhattan, ku për mysafirët nuk mungoi, çaji, kafja dhe frutat e stinës.

Manhattan, korrik 2017

Me eruditin e psikiatrisë ndërkombëtare-Akademik Prof.Dr.Skender Kodrën,mburret shqiptaria!

Image result for SKENDER KODRA

Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Ce Zene e Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.

Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme. Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D.

Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar.

Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.

Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar, Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra si: Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001) Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.

Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, reagoi menjëherë ndaj dhunës së përdorur dhe dënimeve me rastin “Monstra”, ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm

NEW YORK : Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane në reagimin e saj thotë se:" Dënimet dragoniane, dhuna e përdorur dhe diskriminimi klasik, i shtetit Maqedonas, deri tek vrasjet brutale, ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, në këtë shtet, si dhe rasti “Monstra”, ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm, mendojmë se i ka ngjallur indinjat dhe ka detyruar të rinjët shqiptarë, të bëjnë thirrje në rrjetet sociale, të çohen fuqishëm dhe të dënojnë këto veprime që janë në kundërshtim me te gjitha normat, e kartat ndërkombëtare, për lirit e të drejtat e njeriut kudo në botë".

Prandaj thotë kjo akademi përballja me të vërtetën, heqja dorë nga paragjykimi, dhe gjykimet e montuara ndaj popullit shqiptarë, si në kohën e Millosheviqit, do t’u bënte mirë edhe politikave e politikanëve të Shkupit, dhe, vet kryeministrit maqedonas Nikolla Gurevskit, për një Maqedoni europiane dhe e integruar në të gjitha strukturat euro -atlantike, natyrishtë së bashku me Shqipëtarët.

Ndërsa, reagimi ynë që vjen nga SHBA, dhe protestat e shqiptarëve në Shkup, Strugë, Tetovë, Gostivar dhe Dibër, patjetër, që janë një e drejtë themelore, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kudo që ata janë, në Kosovë, Bujanovc, Medvegje, Preshevë, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni dhe Çamërinë.

Ne, thuhet në dekleratë kemi pasur një arsye e fortë, që na ka shqetësuar dhe indinjuar vazhdimisht për të mos heshtur dhe reaguar për t'u dalur në krah të shqiptarëve të Maqedonisë, edhe her të tjera, prej se kur kemi dalur në emigracion, dhe ashtu siç ishte edhe rasti më i fundit ai i Enciklopedisë famëkeqe të ideuar nga akademikët ultranacionalist sllavo-maqedonas.

Megjithatë, thuhet në dekleratën e kësaj akademie me bazë në New York, ne mendojmë se për një familje shqiptare dhe për të gjithë shqiptarët e vërtetë, ajo çfarë po ndodh sot në Shkup, është një dhimbje e madhe dhe një e drejtë për të protestuar në mënyrë paqësore për botën e qyteruar, ndërsa këto ngjarje, provokuar nga dënimet të shqiptarëve për rastin “Monstra” ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm, dhe dhuna e përdorur gjatë këtyre ditëve ndaj protestuesve do të mbeten një turp i madh, për Shkupin, dhe botën e qyteruar - kur sheh se qytetarët e një vendi me tradita e zakone të hershme, kulturë e histori perendimore, të trajtohen dhe diskreminohen si qytetar të dorës së fundit, pikërishtë, në zemër të Europës dhe shekullin e XXI-.

Me këtë rast Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof.Dr. Skender Kodra në dekleratë, thotë "Në emër të kësaj akadmie, dua t’ju falenderoj të gjithëve shqiptarët për pjesmarjjen e tyre në këto protesta dhe dëshirojë e lusë qytetarët, që ato të jenë paqësore dhe dhe të mos bien viktima të ndikimeve të çfarë do lloji qofshin ato, dhe që ia prishin dhe dëmtojnë imazhin e shqiptarëve. Është, një kenaqësi e veçantë që të bashkojmë zërin tonë, vetëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kundër diskriminimit, kundër , dhunës, vrasjeve dhe dënimeve të motuara siç është edhe rasti Monstra,".

Në fund të kësaj deklerate Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, thotë se beson që SHBA së pari si mik i madh i shqiptarëve por dhe BE, me rolin e tyre do të afrojnë një zgjidhje të këtij problemi si një garanci shumë të madhe ndër popullsinë shqiptare, e cila ka të vetmën shpresë dhe të vetmën mbrojtje, me sy nga Washingtoni dhe Brukseli .

I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar.

Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.
Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë.

Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme.

Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.

Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte.

Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.

Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.

Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.

Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar. Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro-
Amerikane me qendër në New York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.

Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike.

BUSTI I SKËNDERBEUT NË OBORRIN E MENSUR ISMAILIT NË BELICË



REXHEP SHAHU



Dikush hedh gurë e baltë kundër Skënderbeut, si qentë që lehin hënën. Thotë i biri i botës, sikur ka jetuar me të atë kohë, se Vojsava, nëna e Skënderbeut ka qenë serbe. Ky mavria që thirret si i ditur, të japë mend, medet ku ka rënë shqiptari i sotëm (!!!), kujton se dhjet flori sa herë dhjet nga goja. Në fakt, sa herë harrohet e behet anonim, ky mavri a malukat hedh shashka të tilla për me përzie pazarin e me dalë në sipërfaqe të pellgut.

Fotografia e Rexhep Shahu


Dikush tjetër, shqiptar krejt i zakonshëm, që nuk shtiret si mendimtar, si dijetar, si intelektual e as si zagar me ia kujtue të zotit se unë lehi për ty, pra shqiptari i zakonshëm i kësaj toke i ndërton bust Skënderbeut në oborr të shtëpisë së tij. Kështu ka ndodhë para dy vitesh në Belicë të Strugës në Maqedoni. Kam qenë aty dhe e kam parë me sytë e mi. Mensur Ismaili ka vendosur bustin e Skënderbeut me përmasa reale në oborrin e vilës së tij. Ai nuk ka ditur asgjë se çfarë mund të ketë folur keq ndokush për Skënderbeun. Shqiptari shqiptar vendi nuk dëgjon nga ai vesh. E ndonjë mercenar që paguhet herë andej e herë këndej, leh për të zotin e vet.


Fotografia e Rexhep Shahu


Qentë nuk e lehin hënën se duan apo mund ta hanë, por lehin hënën që të thonë me të lehurën e tyre se ne jemi këtu, ja ku jemi dhe mos na lini pa ndonjë kockë që të kemi çfarë të lëpijmë.
Dikush, i braktisur edhe prej vetes së tij, rreket të kapet te bishti i kalit të Skënderbeut për tu ngjitë tek lavdia e ëndërruar.

Dikush i bashkohet korit antishqiptar antiSkënderbe dhe mjaullin për të gjetë një deriçkë për tek lavdia e fama e munguar.

Fotografia e Rexhep Shahu

Ndonjë mut i trusur, i thatë, që s’e hanë as pulat, që rri i mrroltë e shtiret si filozof i thuktë, që bën ca rrudha në ballë, e mezi e mban të qeshurën prej qendrimit të vet fallco teksa fotografohet që mendon edhe të kape bolet e kalit të Skënderbeut e veç të flitet për të, të thuhet se është dikush në këtë botë ku nuk e përfill askush dhe nuk e merr askush seriozisht, artikulon teza armiqsh dhe bëhet altoporlant i armiqve të shqiptarëve në emër të kozmopolitizmit dhe të koridoreve të reja fije të holla me Beogradin e vjetër nga katundet më skerka të Shqipërisë, duke rivalizuar shtetarët që hapin koridore legale Tiranë – Beograd.

Këta magarë gërdalla që venë shalla në vend të kërpeshave, harrojnë se u duhen 1200 vjet me përmbysë atë që është ngritë prej Skënderbeut.

Këto magarë gërdalla mbushin ndoshta xhepat nga duar të padukshme që kanë synuar e synojnë ta ndalojnë udhëtimin e Shqipërisë drejt Europës. Udhëtimi i shqiptarëve drejt Europës bëhet vetem me Skënderbeun e askënd tjetër. Ata që nuk duan, paguajnë magarët që të pëllasin kundër Skënderbeut e të na e bëjnë Skënderbeun me nënë serbe a kineze a pakistaneze…

Harrojnë gjithashtu më kryesoren. Se shqiptarët reagojnë ndryshe. E harrojnë këtë reagim popullor që bëhet pa urdhër të askujt dhe nuk e ndalon urdhëri i askujt.

Fotografia e Rexhep Shahu


Shqiptarët vazhdojnë ta nderojnë Skënderbeun si zotin e tyre. Jo për inat të ndokujt. Në të gjitha kohërat, edhe në diktaturë, bustet e vogla të Skënderbeut gjendeshin gjithkund me krenari merreshin jepeshin si dhurata dhe ishte në prag të çdo oxhaku busti i Skënderbeut. Shqiptarët që janë shqiptarë rrace reagojnë ndryshe kur vjen puna për heroin e tyre kombëtar. Ata i ngrenë Skënderbeut bust në përmasa reale në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kjo gjë u duket krejt, krejt e zakonshme. Rastësisht, dy vjet pasi ka ndodhë ngritja e një busti, rastësisht e mësova dhe po e rrëfej sot, kur i zoti i shtëpisë as e ka ndërmend.

Skënderbeu është mbreti ynë më i madhi, më thotë krejt natyrshëm Mensur Ismaili, një shqiptar patriot, pa leje të askujt, nga fshati Belicë në rrethinat e Strugës të Maqedonisë. Mensuri që i ruan me fanatizëm të rrallë rrënjët e veta, i ka ngritë bust Skënderbeut në oborr të vilës së tij. Skënderbeu është burri ynë i kombit, heroi ynë i vetëm rreth të cilit mblidhemi të gjithë shqiptarët kudo ku jetojmë e punojmë. Skënderbeu është babai ynë, babai i kombit tonë, vijon Mensuri i Belicës, i cili jeton prej 30 vitesh në Zvicër pa i ikë asnjëherë Belices.

Fotografia e Rexhep Shahu

Në vitin 2015 Mensuri me familjen e tij, kanë ndërtuar në Belice një bust të Skënderbeut. E kanë vu bustin në oborr të vilës. Që nga aty në 1900 metër lartësi mbidetare Skënderbeu derdh vështrimin mbi Strugë e tej e tej Pollogut. Busti prej 1 metër i lartë, është i gdhendur në gur, në gur të shkulur prej aty. Është i vendosur në një fron guri mbi 1.5 metër të lartë, gur i nxjerrë aty në themelet e kullës apo vilës së tij në Belicë.

Kam plotësuar një ëndërr timen të hershme, më thotë Mensur Ismaili dhe kam plotësuar amanetin e babës për të mos e lëshuar kurrë Belicen. Tani kemi edhe Skënderbeun këtu në Belicë dhe jemi lidhë më shumë me rrënjët tona.

Në mënyrën më të thjeshtë, të pabesueshme, Mensur Ismaili, emigrant prej 30 vitesh në Zvicër, që nuk e lëshon dot Belicën e as ajo atë, më thotë se Skënderbeu na ka mbrojtë, ai na ka ruajtë dhe prandaj jemi shqiptarë.


Fotografia e Rexhep Shahu


Unë e përgëzoj i entusiazmuar Mensurin, kur ndjej e shoh zagarhane që lehin në hënë ndaj Skëndebeut. E Mensuri natyrshëm, duke u skuqë si djalë i ri, më thotë, nuk kam ba ndonjë çudi, na i besojmë Skenderbeut, ai na ruan ne shqiptarëve. Na nuk kemi hero ma të madh.

Belica është një fshat shqiptar, me namë e famë në rrethina të Strugës, 1900 metër mbi nivelin e detit, rreth 20 kilometër larg Strugës, në prehër të Malit të Jabllanicës, në kufi me Qartishten e Malin e Kuq në kufirin administrativ mes Shqipërisë e Maqedonisë, por fshat i njohur, me histori të pazbuluar, të pashkruar, të paregjistruar, por me banorë si Mensuri me të tijtë e bashkëfshatrët që janë zgjuar si kurrë më parë për ta mbrojtë e dashtë vendlindjen e tyre dhe për ta nxjerrë në dritë historinë e dikurshme të bujshme vendlindjes dhe historinë e banorëve të saj që janë derdhë gjithandej Europës.
Belica, tashmë fshat vilash hijerënda prej guri, fshat me histori të bujshme njerzish punëtorë e atdhetarë, ka tri kisha një xhami dhe një teqe.


Fotografia e Rexhep Shahu


Kishat flasin shqip në themele e çati, në rrënjë e degë në derë e në prag, në votër e oxhak.
Teksa shoh bustin e Skënderbeut në oborrin e vilës së Mensur Ismailit në Belicë të Strugës, teksa shoh të zotët e vilës dhe fëmijët që rrinë me Skënderbeun, harroj e nuk dëgjoj daullet e atyre që shesin baballarët, nënat e motrat e tyre për pak famë, emër e lavdi dhe janë gati të bëjnë gjithçka, ta shesin edhe Skënderbeun, ta bëjnë serb kur s’kishte ende serbë, vetëm e vetëm që të përziejnë ndonjë herë pazarin e të dalin në ndonjë kronikë të blerë televizive apo të sponsorizuar nga antishqiptarët që janë gjithmonë mes nesh.

2017/07/18

Ç'po ndodh me Erdoganin një vit pas puçit


Nga Soner Çagataj*



*Soner Çagataj është anëtar i Institutit Uashington për Politikat e Lindjes së Afërme dhe autor i librit me titull “Sulltani i ri; Erdogani dhe Kriza e Turqisë Moderne”.


Ç'po ndodh me Erdoganin një vit pas puçit




Erdogani e di se ai nuk mund të vazhdojë të qeverisë Turqinë ashtu siç i pëlqen atij, me mënyra demokratike – prandaj po përpiqet që t’i japë fund demokracisë në vend.
Kjo javë shënon përvjetorin e parë të tentativës së dështuar të grushtit të shtetit kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, një përpjekje të cilën ai mjeshtërisht e ka përdorur për të shtypur të gjithë kundërshtarët e tij politikë.

Më 16 prill, ai fitoi referendumin për ndryshimet kushtetuese, të cilat i japin atij dhe kompetenca ekzekutive, duke e bërë politikanin më të pakundërshtueshëm pas themelimit të republikës laike nga Mustafa Kemal Ataturku në vitin 1923.

Related image

Në vitet 1920 dhe 1930, Ataturku themeloi Turqinë moderne, një republikë e ndërtuar sipas vizionit të tij të shoqërive perëndimore. Në Turqinë e tij, shteti largoi fenë nga punët e shtetit dhe e kufizoi atë brenda kornizave të sferës private dhe diskriminoi të gjithë qytetarët e devotshëm.
Por, pasi fitoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2003, Erdogan ka çmontuar gradualisht modelin shoqëror të ndërtuar nga Ataturku, dhe në sistemin politik dhe arsimor të Turqisë vërshuan rrymat e Islamit konservator, dhe e ka larguar Turqinë nga Evropa dhe perëndimi. Kjo, në mënyrë paradoksale, është dhe ngjashmëria e Erdoganit me Ataturkun.
Sigurisht, Erdogani nuk ndan të njëjtat vlera me Ataturkun, por thjesht ka përdorur metodat e tij. Ashtu siç Ataturk riorganizoi Turqinë moderne, në të njëjtën mënyrë dhe Erdogani po ndërton një shtet të ri, një shtet tërësisht islamik në politikën e brendshme dhe të jashtme – duke synuar që ta shndërrojë vendin e tij në një fuqi të madhe dhe një herë. Erdogani është një Ataturk, anti- Ataturk.
Siç dhe e kam shtjelluar në librin tim “Sulltani i ri”, i rritur gjatë periudhës së Turqinë sekulariste dhe duke u përballur me përjashtimet sociale që në moshë të re, për shkak të devotshmërisë së tij, Erdogani motivohet nga armiqësia ndaj metodave të ndjekura nga Ataturku. Megjithatë, ai ka çmontuar sistemin e Ataturkut duke përdorur mjetet dhe elitat kryesore të shtetit: institucionet shtetërore dhe shtresat sociale. Erdogani ka përdorur mjetet dhe metodat e themeluesve të Turqisë moderne për të zëvendësuar madje dhe vetë Ataturkun.

Turqia 1 vit pas grushtit të shtetit

Produkti përfundimtar është një Turqi, e cila tani diskriminon qytetarët, të cilët nuk identifikohen pikësëpari dhe më së shumti me islamin politik dhe konservator, të cilës i përket dhe vetë Erdogani. Megjithatë, vetë Erdogani ka një problem: Ataturku erdhi në pushtet nga radhët e ushtrisë, si gjeneral, ndërsa presidenti ka një mandat demokratik për të qeverisur. Dhe për më tepër, Turqia është e ndarë për gjysmë – Erdogani fitoi referendumin e prillit me vetëm 51 % të mbështetjes popullore.
Pavarësisht kësaj, Erdogani do të ndryshojë Turqinë sipas modelit të tij, në të njëjtën mënyrë siç bëri dhe Ataturku dhe pikërisht ky është dhe thelbi i krizës së Turqisë: gjysma e popullsisë mbështet politikën dhe idetë e Erdoganit, ndërsa gjysma tjetër i kundërshton ato me forcë. Për sa kohë Turqia do të vazhdojë të jetë një vend demokratik, Erdogani nuk mund të vazhdojë të qeverisë vendin sipas ideve dhe mënyrës të tij.

Image result for Soner Çagataj
Pikërisht kjo nxjerr në pah dhe anën e errët dhe joliberale të Erdoganit, i cili duke insistuar në implementimin e platformës së tij për ndryshime revolucionare kundër një shoqërie të ndarë në gjysmë, ai është duke goditur të gjithë kundërshtarët e tij politikë, dhe duke izoluar disidentët. Ndonëse ka fituar zgjedhjet në rrugë demokratike, Erdogan gradualisht është bërë më autokratik se kurrë më parë dhe, pasi ka fituar zgjedhjet, arena politike ku zhvillohen të gjitha betejat e partive politike, është jo e barabartë, dhe për këtë ai ka përdorur çdo gjë për të mos lejuar që të humbasë pushtet, por përkundrazi të rrisë pushtetin e tij.
Prandaj, ndonëse zgjedhjet në Turqi vazhdojnë të jenë të lira, me kalimin e kohës ato po bëhen gjithnjë e më të padrejta dhe të pabarabarta. Strategjia elektorale e Erdoganit ka krijuar një polarizim të skajshëm të shoqërisë në Turqi: baza e tij konservatore, që përbën rreth gjysmën e popullsisë së vendit, janë mbledhur me zell rreth tij dhe në mbrojtje të tij; ndërsa gjysma tjetër nuk e duan dhe e përbuzin.


Tentativa e dështuar e grushtit të shtetit të vitit të kaluar vetëm sa shtoi dilemat për të ardhmen e Turqisë. Ndonëse pas tentativës së grushtit të shtetit, fillimisht nisi një fushatë spastrimesh dhe arrestimesh ndaj mbështetësve të lëvizjes konservatore të Gylenit – dikur aleatë, të cilët i akuzon si organizatorë të tenttivës së grushtit të shtetit - Erdogani ka nisur një valë të gjerë spastrimesh dhe arrestimesh, duke duke arrestuar këdo që e kundërshton atë dhe idetë e tij.
Ai ka burgosur rreth 40 mijë persona pas tentativës së grushtit të shtetit dhe ka spastruar rreth 150 mijë persona. Kundërshtarët e tij, tashmë e urrejnë. Por, Erdogani as që do t’ia dijë. Më 18 maj, ai deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme e vendosur menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar do të zgjatej deri sa të garantohej “mirëqenia dhe paqja në vend”.
Madje, ai ka kërcënuar se do të arrestojë dhe Kemal Këllëçdaroglu, Kryetarin e Partisë Popullore Republikane [CHP], i cili aktualisht po udhëheq një marshim nga Ankaraja në Stamboll për të protestuar kundër masave të vazhdueshme të Erdoganit. Erdogani e di se ai nuk mund të vazhdojë të qeverisë Turqinë ashtu siç i pëlqen atij, me mënyra demokratike – prandaj po përpiqet që t’i japë fund demokracisë në vend.

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërrua jetë gazetari e publicisti Qani Mehmeti.

Related image

Sot në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë, publicisti dhe redaktori i vyer i Radio Televizionit të Kosovës, Qani Mehmeti.

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërrua jetë gazetari e publicisti Qani Mehmeti.

Qani Mehmedi lindi me 12 mars 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçoves. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa magjistroi në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re “ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”.

Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “ Lajm” kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Qani Mehmeti ishte laureat i Çmimit për gazetari “Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka” Çmimit ndërkombëtar “Ballkani – zemra e Evropës”, që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën “ Zëri i Rinisë”, punëtor i dalluar i Gazetës “ Rilindja”. Laureat i një varg mirënjohjesh dhe shpërblimesh tjera.

Ka botuar me dhjetëra kolumne editoriale, intervista në gazetat e Prishtinës Tiranës, Shkupit, Zagrebit dhe Sarajevës.

Së fundi ka botuar studimin “Shtetformimi i Kosovës 1968 -2008”.

Qani Mehmedi ishte dëshmi e gjallë e historisë së Kosovës në afro dyzet vitet e fundit. Ai kishte një arkiv të madh të trashëguar nga lidhjet, bashkëpunimet patriotike dhe miqësitë e shumta.

Varrimi i të ndjerit  u bë sot në fshatin e tij të lindjes në Drogomisht të Vogël, në Kërçovë të Maqedonisë në orën 18:00.

Media shqiptare humbi një vokacion të shkëlqyer


Prof. Dr. Lisen Bashkurti



U nda nga jeta Qani Mehmeti. Nuk dua ta besoj. Vdekja e rrembeu ate qe meritonte te rronte gjate sepse vetem i jepte te gjitheve. Nderkohe vdekja po le pas njerez qe duhej t’i kishte marre sepse vetem duan t’i marrin kesaj bote. Qaniu ishte nje njeri unik.

I shkolluar ne menyre te gjere. I pajisur me nje kulture te pasur jetesore. I talentuar tej mase per gazetari te cdo zhanri. Hulumtues i fakteve, ngjarjeve e situatave. Prognozues i mprehte dhe e sakte. Qani Mehmeti ishte nje korpus me vehte diturie dhe jete. Qani Mehmeti la pas nje boshllek te madh. La zbrazeti tek bashkeshortja vet, tek vajza dhe djali, te miqte dhe koleget e shumte, te faqet e gazetave, te ekranet e radiot ane e mbane Ballkanit.

Por Qaniu eshte nga ata qe punojne ne te gjalle per pavdeksine e tyre. Ai na la pas nje korpus publicistik te ralle dhe unik. Ai na la shkollen e debatit “pro dhe kontra”. Ai na la pas nje model gazetari te ditur, te mprehte, te guximshem, atdhetar, liberal dhe stilist te mrekullueshem. Qaniu u nda ne moshen me te mire. Ishte koha kur pena e tij vetem krijonte. Ishte momenti kur shpirti i tij buronte si gurre. Ishte casti kur Kombi kishte kaq shume nevoje per mendimin e tij. Ti u ndave nga kjo bote miku im, Qani Mehmeti. Le pas shume brenga…kishe plot endrra..bartje shume deshira….Do na mungosh perjete Qani Mehmeti…ike kur me se shumti kishin nevoje per dashurine tende familja, per penen tende shoqeria, per keshillat e tua koleget, per humorin tend shoqeria… Prehu ne paqe Qani Mehmeti dhe i paharruar qofte jeta dhe vepra jote!

Thrakët, që në lashtësi kanë folur dhe shkruar gjuhën pellazge/shqipe




NGA LUFTULLA PEZA- LILJANA PEZA

Thraka në lashtësi ka qenë shtet i fuqishën dhe shtrihej afërsisht në territorin e sotëm të Bullgarisë me disa pjesë të shteteVe fqinj. Në Luftën e Trojës (rreth vitit 1250 p.e.s.) Thraka ka qenë aleat e trojanëve, kundra akejve dhe qytet-shteteve të tjera pellazge, që sulmuan Trojën. Edhe kur Aleksandri i Madh, sulmoi Perandorinë Persiane në Azi të Vogël, thrakasit u bashkuan me te.
Për gjuhën thrake dihet shumë pak. Thrakasit mendohet se kanë folur gjuhë Indo-Europiane, që sot është gjuhë e vdekur. Përpjekje për studimin e saj ka patur nga studiuesit bullgar, por asnjë përpjeke, fatkeqësisht, nuk është vërejtur nga studiuesit shqiptar të gjuhësisë.
Por studimi ynë mbi gjuhën thrake është i pari që ndërmerret dhe vërteton të kundërt, sepse guha thrake ka afërsi të madhe me gjuhën shqipe dhe kështu që ajo nuk është gjuhë e vdekur, por vazhdon në gjuhën shqipe
Materiali gjuhësor për të studiuar gjuhën thrake përfshin fjalë të sprovuara nga shkrimet e lashta greke dhe latine, emra gjeografikë, emra njerzish, emra  të perëndive si dhe fjalë nga mbishkrimet e ruajtura të gjuhës thrake. Nga 26 mbishkrime thrake, që njihen, vetëm katër prej tyre janë të gjatë dhe kanë vlerë gjuhësore (Duridanov 1975). Në gjuhën thrake nuk është ndeshur letërsi e shkruar, përveç mbishkrimeve. a patur vepra letrare.  Por, duke gjykuar nga niveli kulturor i shoqërisë thrake dhe përdorimi i gjerë i alfabetit, në gjuhën thrake duhet të jenë shkruar vepra letrare në lëkura dhishë dhe delesh, që më pas  janë dëmtuar nga pushtuesit dhe koha.
Disa fjalë të gjuhës thrake kanë hyrë edhe në gjuhën  bullgare, sidomos emrat e lumenjëve: Isker (Panega), Asam (Osum), Eter (Jautra),  Iber (pjesa e sipërme e Maricës) etj., malet Ossogoro, Rodop etj.   Disa fjalë thrake kanë hyrë në greqisht. Ka pasur mendime për afërsi të gjuhës thrake me atë ilire, por sot nuk janë më, sipas studiuesve bullgarë.
MBISHKRIMI EZEROVO
Mbishkrimet kanë shumë rëndësi për studime gjuhësore. Nga gjuha thrake ruhen disa, por më i gjati është mbishkrimi Ezerovo. Mbishkrimi është gjetur në vitin 1912 në një varr, në Parzenaka, pranë fshatit Ezerovo të trevës së Plovdivit, Bullgari.  Pesha e unazës është 31.30 gr. arë. Bashkë me unazën e artë në varr janë gjetur edhe disa objekte të tjera arkeologjike, ndër të cilat një kurorë e artë, një karficë e vogël e artë, enë bronzi, një pasqyrë bronzi etj. (Serafinov 2010). Shkronjat janë shtypur në pllakën e artë në formë eliptike, me përmasat: 17×20 mm e gjatë dhe 4-5 mm e trashë (Duradinov 1976).
Mbishkrimi Ezerovo datohet shekulli 5 p.e.s.,  ka 61 germa, me fjalë të bashkuara dhe të shpërndara në 8 rrjeshta, në formë eliptike, shtatë nga të cilët ndodhen në sipërfaqen e unazës, ndërsa rrjeshti i tetë me një fjalë të vetme, ndodhet në anën e poshtëme të trashësisë së unazës (shih figurën).

ImageMe studimin e këtij mbishkrimi janë marrë disa studiues bullgar e serbo-bullgar të Maqedonisë, por nuk kanë arritur ta zbërthejnë, sepse nuk e njoin gjuhën thrake, me të cilën është mbishkrimi. Bile një studiues serbo-bullgar shkruan se gjuha e mbishkrimit është bullgarishtja e vjetër, por harron se sllavët në Ballkan kanë ardhur në Ballkan gjatë shekujve 6-7 të erës sonë, d.m.th. më shumë se një mijë vjet pas mbishkrimit.
Mbishkrimi i  Ezerovos është trajtuar në një farë mënyre drejtë nga dy studiuesit shqiptar: Muharrem Abazaj dhe Bajram  Doka nëpërmjet gjuhës shqipe. Abazaj shkruan se gjuha e mbishkrimit është gjuha pellazge, por germat janë greke, ndërsa Doka pranon që gjuha thrake është gjuhë ilire.
Në studimin tonë të mbishkrimit Ezerovo kemi përputhje me trajtimet e Abazajt dhe Dokës, por kemi bërë disa ndryshime, që na u dukën të domosdoshme.
Mbishkrimi Ezerovo nga Plocdivi, Bullgari, përbëhet nga  61 germa dhe me fjalë të bashkuara. Me ndarjen e fjalëve del që mbishkrimi përbëhet nga 28 fjalë. Germat e përdorura në mbishkrim janë të alfabetit pellazg, i njohur dhe i shpërndarë në të gjithë rajonin e Mesdheut.
Përshtatja jonë e mbishkrimit thrakas Ezerovo është si vijon:
ΡΟΛΙΣΤΕΝΕΑΣΝ = ROL IZ TE NE ASN = RRALLË ËSHTË TE NE ASHT,
ΕΡΕΝΕΑΤΙΛ = E REN E ATIL = E REN E ATIJ,
ΤΕΑΝΗΣΚΟΑ = TE ANH SKO A= TE ASHT PO SHKO,
PΑΖΕΑΔΟΜ = RA SE A DOM = RA SE ASHT DOM (dom, dam, dëm),
ΕΑΝΤΙΛΕΖΥ = E A N TIL E ZI = E ASHT NË TIJ E ZI,
ΠΤΑΜΙΗΕ = PTA MIHE = PËR TA MIH (ndihmuar),
PΑΖ = RA Z = RA ZI,
HΛΤΑ = HATA
Kuptimi i plotë i mbikrimit është:
“RRALLË ËSHTË TE NE E RËNA SI E ATIJ, SHKOI, RA SE ËSHTË DËM DHE ËSHTË NË ZI PËR TA NDIHMUAR, RA ZI, HATA”.
Siç shihet mbishkrimi është në gjuhën thrake, por që shpjegohet shumë mirë me ndihmën e gjuhës shqipe. Janë mjaft të qarta disa fjalë të dialektit gegë në gjuhën thrake në mbishkrim, p.sh. ROLL = rallë, ASHT = është, SHKO = shko, DOM = dom, dam, dëm, A = Asht. Të gjitha fjalët e gjuhës së lashtë thrake, që ndeshen në mbishkrim, janë sot në përdorim në gjuhën shqipe.
Nuk vërtetohet asnjë fjalë sllave në mbishkrim, ndërkohë që mbishkrimi i përket shekullit të pestë p.e.s. Nuk mund të ketë fjalë nga sllavët, të cilët kanë ardhur në Ballkan gjatë shekujve 6-7 të erës sonë d.m.th. me tepër se një mijë vjet më vonë. Edhe fjalë greke në mbishkrimin Ezrovo nuk ka.
Përse nuk ka letërsi të ruajtur në gjuhën thrake? Mendojmë se në Thrakë, Trojë dhe në vende të tjera të Egjeut, gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. në përgjithësi shkenca, dija, teknika  dhe letërsia u zhvilluan me shpejtësi dhe çeshtjet, që lidhen me shkrimin dhe letërsinë, pësuan ndryshimet e duhura. Njeriu për të shkruar u largua nga mënyra e vjetër, kur shkruhej në pllaka guri apo enë balte. Në përdorim u fut teknologjia e re e kohës,  sepse për të shkruar filluan të përdoren lëkurat e bagëtive. Të gjithë veprat shkencore dhe letrare u shkruan në lëkura, që u dogjën ose u prishën nga zjarre të ndryshne ose shkaktarë të tjerë natyrore. Kjo është arsyeja,  që në gjuhën thrake, trojane dhe në gjuhë të tjera të lashta nuk ruhen vepra letrare apo shkencore gjatë kësaj kohe.
ALFABETI THRAK
Germat, me të cilat është shkruar gjuha thrake përëbjnë alfabetin e thrak, që ka qenë përdorur për ta shkruar atë, të paktën gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s., kur ruhen mbishkrimet, por sigurisht edhe më parë dhe më pas.  Këto germa nuk mund të jenë germa greke, sepse grekët në kohën, që janë shkruar mbishkrimet thrake, gjatë shekujve VI-V p.e.s., sipas të gjitha dokumenteve arkeologjike dhe shkrimore, nuk kishin ardhur ende në rajonin e Egjeut. Grekët kanë ardhur në Ballkan si barinj dhe pa asnjë nivel kulturor, gjatë shekullit të 5 p.e.s. Ata nuk dihet se nga kanë ardhur dhe në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturorë dhe asnjë të tillë nuk sollën. Dokumentet kulturore të para greke në Ballkan dhe rajonin e Egjeut fillojnë të shfaqen gjatë shekullit të pestë p.e.s.  në Trojë, ishullin e Lemnit etj. Por këto nuk janë dokumente shkrimore. Fiset greke, kur erdhën nuk kishin as emër
Alfabeti i përdorur në mbishkrimin Ezerovo është një formë e alfabetit të njohur pellazg, i përhapur dhe i përdorur gjerësisht në të gjithë rajonin e Mesdheut.
Këto germa, çfaqen për herë të parë në Qytetërimin Pellazg Vinkë-Turdas gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Më pas alfabeti u trashëguan nga popujt e mëvonshëm, që lindën nga pellazgët, siç janë : ilirët, epirotët, thrakët, dakët, maqedonët etj. në Ballkan,  frigët, lidët, likët, jonët etj. në Anadoll dhe etruskët në Itali. Alfabeti thrak ka qenë sigurisht i plotë, por sot, duke gjykuar nga mbishkrimet e njoura ruhen vetëm këto germa:
Α, Ε, Ι, Λ, Μ, Ν, Ο, Π, Ρ, Σ, Τ, Η, Ζ, Υ. Sigurisht, që ky nuk është alfabeti i plotë thrak, por duket qartë, që ai ka qenë i plotë. Por, si fenomen i njohur ne gjuhësi, me kalimin e mijëra viteve shumë shkronja dhe fjalë nuk kanë mbijetuar, pra janë zhdukur, për tu zëvendesuar me fjalë të reja, po ky fenomen ka ndodhur edhe në format e ndryshme gramatikore. Kjo vlen edhe në formimin e fjalisë. Përshtatja e mbishkrimit  me ndihmën e gjuhës shqipe, tregon se gjuha thrake ka qenë një dialekt i gjuhës më të lashtë, pellazge dhe shumë e afërt me gjuhën e sotme shqipe, por ashtu si dhe gjuha ilire dhe gjuhët e tjera të lashta të Ballkanit dhe Anadollit.
Profesorei bullgar V. Georgiev shkruan (1977): “Gjuha thrake dhe pellazge është folur në Europën jugë-lindore (Ballkan) jo vetëm gjatë antikitetit, por edhe gjatë neolitit- 7 mijë vjet p.e.s.“.  Ky përfundim i Georgevit vërtetohet plotësisht nga studimiet tona, sepse në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas kemi gjetur fjalët e para të gjuhës pellazge, të shkruara në rrasa balte: VIJV = UJI dhe DOR = DORA
Nga gjuha thrake ashtu si gjuha ilire deri vonë, mendohej, që nuk është lënë asgjë e shkruar, gjë që e pohojnë edhe studiuesit shqiptar si E. Çabej etj. por dokumente flasin të kundërtën.
Diodori i Sicilisë, që ka jetuar gjatë shekullit të parë p.e.s., shkruan se thrakasit Orfeu dhe Linosi kanë përdorur alfabetin më të vjetër. Ai shkruan njëkohësisht se nuk kanë qenë të parët grekët, por pellazgët, që kanë përdorur germat e Kadmit (fenikase), prandaj këto germa quhen pellazge (Historical Library of Deodorus the Silician, W.Mc Dowell, London, 1814, p. 208).  Mbi alfabetin pellazg kanë shkruar edhe shumë studiues të lashtë ose të kohrave më të vona, të përmbledhura në studimin tonë mbi alfabetin, që do ta botojmë më vonë.
Studiuesit bullgarë kanë ndërmarrë shumë studime me vlerë të madhe mbi gjuhë thrake dhe kanë nxjerrë shumë të dhëna mbi ndërtimin e saj, gramatikën etj. Ata kanë studiuar edhe gjeografinë e lashtë të Thrakës nga kanë nxjerrë shumë emra njerzish, emërtime vendesh, lumejsh etj. Por ata  nuk kanë arritur të japin plotësisht ç’përfaqëson gjuha thrake, nga ka ardhur kjo gjuhë dhe sidomos në se ka ndonjë degë gjuhësore, që lulëzon edhe sot dhe ka lidhje me gjuhën thrake.
Studiuesit shqiptar të institucioneve shtetërore e kanë lënë në mëshirë të fatit  gjuhën thrake dhe të gjitha gjuhët e lashta të Ballkanit apo Anadollit. Ata kanë pritur ti zgjidhin të huajtë çeshtjet e koklavitura dhe pastaj përfundimet ti marrin të gatëshme. Pse të lodhen, shteti i paguan edhe pa punuar, duke pritur !! Kur  studiues të tjerë, jashtë suazave të tyre administrative,  japin fakte për lidhje gjenetike të gjuhës shqipe me gjuhët e lashta pellazge, ilire, hitite, thrake etj., ata i hidhen në fyt, duke i quajtur “diletantë” dhe “patriotë të rremë”, siç veproi  M.Korkuti [1],[2] , paçka se disa prej tyre janë persona të njohur në shkencë dhe shoqëri, kanë mbrojtur studimet shkencore brenda dhe jashtë shtetit dhe kanë botuar studime, që janë vlerësuar nga oponencat.
Nga të dhënat e autorëve të përmendur më sipër,  nga studimi i mbishkrimeve thrake si dhe nga burime nga gjuhët e lashta, kemi ndërtuar këtë fjalor të parë, të shkurtër thrakisht-shqip.
Image
[1] M.Korkuti 2016. Gabime trashanike në botimet historike. Mjaft diletantizëm. Gaz.Shqiptare, 1 qershor 2016.
Image

[2] L. Peza 2016. Akademia e shkencave saboton njohjen e lashtësisë së gjuhës shqipe. Pashtriku.org, 11 korrik 2016
Në gjuhën thrake ka edhe shumë fjalë të tjera, që ende duhen studiuar, sepse shumë prej tyre gjatë historisë kanë dalë jasht përdorimit ose kanë pësuar edhe ndryshime të mëdha. Gjuha thrake ende ruan ne gjirin e saj shumë fjalë thrake, që fatëkeqësisht në gjuhën shqipe nuk përdoren.
Gjuha thrake ka ngjashmëri të madhe me gjuhën shqipe dhe përbën një dialekt të lashtë të saj, që tregon se e ka origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge, nga e cila rrjedh edhe gjuha shqipe. Prandaj është e domosdoshme, që gjuhës thrake ti kushtohet vëmendje nga Instituti i Gjuhësisë në studimin e saj të gjithanshëm.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...