Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/08/13

Polemika/ Mimoza Ahmeti kundër "Kadaresë"; Henri Çili: S’jua ka ai fajin për mediokritetin letrar

Polemika/ Mimoza Ahmeti kundër
Pas kritikave të shkrimtares Mimoza Ahmeti për “Çmimin Kadare” dhe cilësimit me ironi për shkrimtarin e madh, Kadare, si “Shkrimtari Perëndi”, që duhet t’u hapë rrugë të rinjve, reagon botuesi Henri Çili.


Në një shkrim publikuar po në “Mapo”, pas atij të shkrimtares Ahmeti, botuesi Çili thekson se shkrimtari i madh nuk ka asnjë ndikim në vendimet e jurisë dhe se pas 27 vitesh Shqipëria ende nuk ka arritur të prodhojë një autor ndërkombëtarisht të njohur.
Shkrimi i Mimoza Ahmetit për çmimin Kadare:

Me ose pa dije, bota ku jetojmë është ende një ego e fortifikuar, muret e së cilës janë në mendje, por jo vetëm: ato janë edhe te fuqia e cila është pushtet. Kjo ndërtesë e egos (Bildung) u transformua në shekuj duke kaluar nga kapital diktati në një referencë sa vjen e më e vetjake njerëzore.

ramadani

Letërsia e gjelbër e vë njeriun në përmasën e vetëmjaftueshmërisë. Romani i gjelbër, poezia e gjelbër nuk është vetëm ai/ajo që flet për natyrën dhe njeriun, por gjithë çfarë minimizon shkallën e mitit në kuptimin e botës dhe e përgatit njeriun për një jetë pa komplikime sociale, është ekologji, gjelbërim.

Reduktimi i egos, ky proces i pashmangshëm për vetë natyrën e numërueshme të materialit fals me të cilin është endur, të ndarjes së botës më dysh: pozitive – negative, partizan – ballist, “shef i shërbimit sekret të Shqipërisë në kohën e Zogut” apo shërbëtor i Pallatit të ëndrrave në kohën e Xhaxhit, si të gjitha llojet e gjërave që ekzistojnë prej cilësie kundërvënieje, tregon artificën me të cilin ego ngre e mban diferencë.

mimoza_ahmeti_1

Kjo nuk ia heq, përkundrazi ia shton nevojshmërinë reduktimit, domethënë shprehjes së fjalës së lirë, njohjes e prezantimit në rastin e autorëve të rinj të romanit a poezisë, po dhe arteve të tjera, që janë në gjendje ta bëjnë dhe po e bëjnë këtë ndryshim cilësor me mjete arti e teknike aq mirë.

Romani është pikërisht gjinia letrare që zhvillon konceptin, duke hapur rrugë për tjetrin, veçanërisht me ndryshimin moral-ndjesor në qëndrim ndaj objektit, që është njëherësh riformulim i objektit për të gjithë. Ky proces sjell informacion të shtresave të padukshme për shtresat e dukshme dhe shndërron vetë lëndën e dimensionimit përgjatë përqafimit libër- lexues.

Ka pastaj dhe ego të rralla, që përgjithësojnë në rrallësi, po në të përgjithshmen, algoritmi narrativ lëviz në një problem që ka një vlerë të përbashkët për të ndarë, të një grupi, apo të një njeriu të vetëm, kushedi.

Të jetuarit në një botë të cilën modernët e quajnë e Tjetërsimit, nuk është një ngushëllim për romancierët e rinj e të vjetër ndaj lexuesit mungues të tyre të humbur prej diktatesh, por është një tregues për abundancën si evazion të lexuesve që dikush tjetër, me mjete pushteti, mund të sigurojë, të cilin thjesht për rimë me emrin roman, po e quaj Rahman.

Le të supozojmë se Rahmani ka korrur dy mijë për qind signifikancë totale te një shoqëri lexuesish në vite, me hir e me pahir. Ky evazion, përveç krefjes së egos së Rahmanit, është provë e mbulimit me kast të të gjithë variablave të tjerë artistikë që shoqëria prodhon në formë veprash letrare prej autorësh, për të dhuruar ndërgjegje me art me anë të leximit. Sistemet sociale dhe ato letrare me sa duket kanë një mekanizëm ndërlidhës, i cili bëhet më i vështirë për krijuesin, në vendet me liri të kufizuar.

henri-ramadan

Tautologjia e vazhdueshme e një vetëmandatimi: Rahmani që ndërhyn herë pas here në opinione letrare me politikë, duke siguruar me to vazhdimësinë absolutiste të veprës së vet e uzurpuar tërë hapësirën e publikimit e reklamimit, ku i përkushtohet: kritika, distribucioni, përkthimi i librit në gjuhë të huaja, deri në panaire ndërkombëtare, tregon për censurën selektive të këtij mekanizmi.

Kjo krijon më pas një precedent tjetër të dëmshëm: zvordhjen e dëshirës së autorëve për të hyrë e signifikuar në një arenë- rrenë, ku të gjithë tundin kokën se është e vërtetë, e duartrokasin, por dinë se është një gënjeshtër.

Letërsia Shqipe nuk ka pasur asnjëherë, madje, aq më tepër, nuk ka, vetëm një romancier. Le ta themi hapur se gjenia e prozës shqipe është kaq e larmishme dhe e një dimensioni kaq kompleks, sa mund të habiste edhe një shoqëri me kulturë fuqie.

Po në vazhdim ndodh frustrimi i autorësisë letrare, prej një egoje të universalizuar me mjete pushteti – një fenomen po aq tiranik sa edhe frustrimi i së drejtës së fjalës në regjimin totalitar të shkuar. Duket e pabesueshme por kemi prodhuar shkrimtarin Perëndi që tani prodhon veten duke na bërë politikë për art, madje edhe kur i drejtohet artit; le të shohim në intervistën e fundit të tij te Mapo, për konkursin e romanit, me emrin e tij, se si shprehet.

Nga njëra anë pohon se nuk ua njihkemi mirë jetën shkrimtarëve të shquar shqiptarë të së kaluar për arsye të regjimit (thua se nuk patën njerëz e familje për të treguar për ta edhe pas çerek shekulli demokraci), nga ana tjetër akuzon mbi të kaluarën e jetës së tyre me informata të dyshimta, të paverifikuara. Kështu e quan kuriozitet që nuk u dënua një shkrimtar, dhe “duhet t´i zbulojmë këto kuriozitete”. Flet për individualitetin e një autori, që nuk e kuptoj përse i duhet gjindur ceni biografik në vend që të vlerësohet vepra. Përmend për të fjalën “dënim” që as regjimit, si duket, nuk i vajti mëndja t´ia adresonte. Kërkon luftë klase në letërsi. Thotë: “…ne që e kishim aq të lehtë për të dënuar gjithkënd”. Kush ne?! Dhe fut si pa dashje emrin e Kutelit në këto kontekste , dhe me një gur qëllon shumë zogj.

Për fituesin e çmimit me emrin e tij, të sivjetmë, thotë se është shkrimtar serioz. Ky term nuk përdoret në kritikën letrare. Fituesi i çmimit lidhka trevat shqiptare me shqipen dhe kjo është e rëndësishme, po nëse romani paska vlerë artistike plus, aq më mirë. Nuk mund ta kuptoj këtë shkujdesje deri në arrogancë ndaj principit letrar: zëvendësimin me politizime të opinioneve letrare. Do të doja që këto lajthitje të ishin naivitet i pasionit kombëtar, por ai e përdor pasionin kombëtar të shqiptarëve për të forcuar poltronën e vjetër.

Ndryshe foli përkthyesi Gjerman, Hans Joachim Lanksch, të njëjtën ditë, në MAPO, për letërsinë shqipe, në shkrimin me titull: “Ne përpiqemi të përhapim letërsinë shqipe, por…”

Me altruizëm dhe patriotizëm shpirtëror ai u lutet shqiptarëve ( ndërsa kulturat e tjera u luten përkthyesve të huaj) që: “Fakti se me përjashtim të veprës kadareane letërsia shqipe është një terra inconita në Gjermani, Austri dhe Zvicër, është një pengesë e madhe për ne përkthyesit” dhe më pas, sikur të qe ai shqiptar e ne gjermanë, na drejtohet: “Të dashur miq, falmani për ca fjalë shqipe troç, nuk dua të jem mësuesi i Shqipërisë, mirëpo institucionet përkatëse duhet ta kuptojnë se kultura, sidomos letërsia, është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e imazhit të vendit tonë në botën e jashtme”.

Do t’i përgjigjem zotit Lanksch se shumë autorë këtu e ndiejnë frustrimin dhe shtypjen direkte apo të tërthortë të shkrimtarit që amalgohet me pushtetin, dhe të pushtetit që ia shpërblen, siç e ndjej edhe unë, edhe në rastin kur u përpoqa të përktheja me çdo kusht një nga veprat e mia “Gruaja Halucinante” (Roman, OMBRA GVG, 2006), në Gjermanisht, në vitin 2007, vepër e cila në shqip rrëshqiti pa ndonjë qëndrim të kritikës. Joachim Roem, përkthyesi i mrekullueshëm i poezive të mia të dikurshme të sapo-hapjes së Shqipërisë në nëntëdhjetën, më la në baltë. Rahmani e kishte përvetësuar përkthyesin dhe ai nuk mund të bënte pa lejen e tij. Këtë mund të them edhe për Jusuf Vrionin, të cilin e pati ekskluzivisht të vetin; Jusufi më kërkoi vetë të përkthente librin tim me poezi ”Delirium” e pastaj u tërhoq.

E botova Romanin Gruaja Halucinante dy vjet më pas, me ndihmën e Kultur- Kontaktit, në Austri, me shumë sakrifica, e pengime nga Rahmani. Por në katalogun e Panairit Ndërkombëtar të librit në Messe të Austrisë,( jemi në vitin 2009 tani), isha e vetmja autore që poshtë fotos kisha një reklamë në vend të librit. Dhe kjo nuk ishte rastësi. Kjo pengonte kalimin e librit tim në një gjuhë tjetër, në anglisht, frëngjisht, pasi botuesit që kishin ardhur nga bota e Perëndimit nuk do ta gjenin librin të kataloguar. E shoqja e Rahmanit kishte edhe ajo një libër në të njëjtin panair me mua, të kataloguar bukuri. Aty kuptova se pushteti i Rahmanit për të penguar ishte transnacional!

Romani i gjelbër shqiptar ka një lëvizje kaq të gjerë e të pasur dhe ende nuk ka një adresë ku të korelojë dhe jo të censurojë vlerën. Sepse ai është spontan dhe jo i programuar për kopjim politik. Për romanin modern shqiptar nuk mund të mos përmend kryeveprën e shkrimtarit Henrik S. Gjoka “Simfonia e fundit në ishullin Simon” që më pati tronditur me artin e shkrimit dhe domethënien, që e lexova para disa vitesh. Jeta dhe vepra e këtij autori lidhen pashmangshmërisht me njëra-tjetrën te romani “Gjuetia e Pëllumbave”. Modele të reja perceptimi. Me qendër njeriun. Por edhe te fillestarët: si romani “Bërthama”, e autores Eir Plasari, që fitoi çmimin Migjeni, që ende ka mbetur vetëm në shqip dhe një seri autorësh të tjerë, plot rijësi, që i takova në botimet e “Mapo”, por dhe gjetkë.

Shkrimtarë si Kuteli, Poradeci, Fishta, Ballanca, Trebeshina, e të tjerë, që shkolla e realsocit i brryloi, që çdo letërsi tjetër do t’i kthente në muza të një identiteti letrar dhe jo vetëm aq, edhe më të vonët autorë të tjerë, tregojnë variacione narrative autentike, por nuk stimulohen, përkundrazi.

Ndërkohë Rahmani iu thotë lexuesve se Marksi nuk e ka mirë kur propozon se shkrimtarët duhen përkëdhelur. Për veten e tij i mori maksimalisht përkëdheljet e regjimit, i shiti për disidencë në Perëndim dhe nuk po le gjë pa bërë të mos ngrenë krye krijuesit!

Ka ardhur koha të zbythet e të lërë vend edhe për autorët e tjerë, madje duhej me kohë ta kish bërë, edhe për bashkëmoshatarët e tij, të cilëve padrejtësisht iu absorboi krejt mjedisin e lexuesve, në vite, me talent dhe makiavelizëm; por edhe më të rinjve fare le t´u hapë udhë. Të mos zgjedhë e propozojë për përkthime në gjuhë të huaja autorë që nuk ia përcikin hijen.

“Tutori” quhet romani që paraqita në konkurs sivjet, një vepër e vogël por e madhe për nga dimensioni letrar dhe sublimimi i viteve që m´u deshën për ta përftuar duke e jetuar, por u habita kur më thanë se ishte e ndaluar pjesëmarrja e autorëve në Razëm, ku deklarohej çmimi!

Jam fituesja e Festivalit të parë Ndërkombëtar të Poezisë, San Remo, Itali, organizuar nga RAI, ku m’u dorëzua Palma e Artë në transmetim direkt, por as edhe një televizion i yni nuk mori mundimin një herë të marrë atë segment filmimi të fitores që e panë italianët, e t’ua tregojë shqiptarëve, pasi është dhe e tyrja.

I them Rahmanit se shkrimtari i madh mbahet mend, para së gjithash, nga bonsensi, nga mënyra se si e pranon tjetrin dhe veten te tjetri! Taktikave që përdor për posedim letrar me politika ka kohë që u ka dalë era…Do të ishte mjerim për çdo lloj arti dhe artisti që të përdorte truket e pushtetit për t’u bërë tërheqës!

Shkrimi nga botuesi Çili:

E dashur Moza, duke qenë një nga poetet e mia të preferuara, dhe një nga bashkëpunëtoret në rubrikën e rrjetit të kritikës shqip në gazetën “Mapo”, u befasova kur lexova shkrimin tënd për çmimin “Kadare” dhe, në përgjithësi rreth debatit që ka shkaktuar edicioni i tretë i këtij çmimi.

Fillimisht, do të doja të thosha që befasia, në fakt nuk është vetëm e jotja, është përfaqësuese nga konstatimi i mungesës së përgjithshme të emancipimit në mjedisit letrar shqiptar. Unë sapo jam futur në kuadrin e iniciativës letrare të Universitetit Europian të Tiranës gjatë këtyre viteve për të strukturuar, për të ndërtuar, për të bërë funksional e legjitimuar për nga cilësia çmimin letrar “Kadare”, një çmim që jepet tashmë për herë të tretë, dhe besoj që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje. Mungesa e emancipimit është befasuese. Shkrimtarë të njohur të cilët refuzojnë të jenë në juri sepse nuk duan të kenë belara, votime jurish të cilët zihen e përpëliten me njëri tjetrin, pjesëmarrës të çmimit të cilët, pas kësaj, as denjojë të vijnë e të përfillin ceremoninë e honorifikimit të një kolegu të tyre, që gjithsesi njëri do ishte fitues dhe nuk do ishin 40 apo 50 shqiptarë.
henri-ramadan
Por mbi të gjitha, këtë vit, jam befasuar nga reagimet shumë të ashpra të dy prej favoritëve të këtij çmimi, të Virion Graçit dhe tëndin, pasi ishit në short listën e pesë finalistëve. Tamam-tamam është një gjë e ditur banaliteti, meskiniteti apo ligësia e mjediseve letrare kudo në botë. Mirëpo mendoja se kjo ligësi iu përkiste shkrimtarëve periferikë, të parealizuar apo shkrimtarëve të cilët mekanizmin e dështimit përpiqen t’ia projektojnë mjedisit letrar, kohës, epokës, komploteve apo ndonjë gjëje tjetër.

Por, personalisht jam shumë i zhgënjyer që përfaqësues tipik i këtij fenomeni jeni ju dhe Virion Graçi, dy autorë që personalisht ju njoh dhe ju respektoj.

Përtej momentit personal, mendoj që teprimi i madh në lidhje me këtë temë, ia vlen të ndalemi, të analizojmë e të shkojmë më tej.

Së pari, kohët kanë ndryshuar e dashur Moza. Jetojmë në kohë lirie, dhe askush nuk ka detyrim ndaj askujt, dhe askush nuk i jep llogari askujt mbi ndërtimin e një çmimi, një jurie, mënyrën si voton apo mënyrën si akordohet një çmim. Aq më tepër sikurse thashë, se ekzistojnë qendra të mëdha, personazhe të mëdha që kushtëzojnë çmimet, eksportin letrar shqiptar për 27 vjet pas një hyrjeje në botën e lirë, ku liria e qarkullimit të ideve, përkthimeve është e plotë. Madje-madje kaotike. Si të tillë ne kemi marrë iniciativën letrare për të ndërtuar çmimin Kadare si një mënyrë për të inkurajuar autorin shqiptar, që shkruan shqip, letërsinë shqipe, jo vetëm nëpërmjet një çmimi, me një vlerë monetare shumë të mirë, prej 10 mijë eurosh, por edhe përmes botimit dhe marrëdhënieve publike, reklamimit të këtij autori në harkun e një viti pas botimit të fituesit. Kështu kemi bërë me fituesit: Rudolf Markun, Shkëlqim Çelën dhe kështu do të bëjmë edhe me Musa Ramadanin.

Në vend që kjo iniciativë të meritojë një përshëndetje ose të paktën indiferencë, paranoja deri në marrëzira ngrihen në qarkullim në lidhje me skema, kundërskema apo kontrolle të këtij çmimi, për të cilin unë dhe juria, janë dhjetë emra, që çdo vit kemi qenë dhe jemi dëshmitarë.

Së dyti, Ismail Kadare, shkrimtari ynë i shquar i cili pati mirëkuptimin të na lejonte emërtimin e çmimit “Kadare”, pikërisht për inkurajim të autorit shqiptar, për të rritur reputacionin e autorit shqiptar, për të rritur reputacionin e këtij çmimi, që është në bazë të qëllimit, më sjell në vëmendje një fjali të tij. Para tre vjetësh kur Kadare pas shumë hezitimesh (sepse mund të lindnin debate të kësaj natyre) na dha leje për emërtimin e çmimit, duke na thënë: “Nëse ju mendoni se kjo i shërben letërsisë shqipe dhe promovimit të saj, pse jo. Por unë nuk dua, për asnjë arsye të kem lidhje me procesin, fituesin, me emrat”. Dhe, në fakt kështu ka ndodhur. Juritë e çmimit Kadare kanë votuar lirshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, për autorin që kanë menduar, duke kryer një proces transparent.

Një gjykim që gjithsesi mbetet subjektiv, por të tilla janë çmimet, që nga dita që janë krijuar e deri sa të perëndojë bota.

E treta dhe më e rëndësishmja, kontributi i Kadaresë nëpërmjet këtij çmimi për autorët shqiptarë, i cili ndryshon kryekëput nga çmimi ndërkombëtar Kadare, nga mesi i viteve ’90, ka diçka shtesë për të theksuar: Kadare nëpërmjet parathënieve, rekomandimeve, diskutimeve, eseve të tij ka nxitur sa më s’ka letërsinë shqipe, autorin e ri apo autorin shqiptar këtu dhe jashtë vendit.

Kujtoj disa parathënie, shënime letrare, intervista apo pjesë nga libri “Mëngjese në kafe Rostand”, ku ai përmend e promovon autorët shqiptarë që kanë botuar jashtë, zonjat e letërsisë shqipe apo autorin shqiptar në përgjithësi i cili del jashtë. Si i tillë Kadare meriton të quhet një promovues sui generis i letrave shqipe.

Nuk duhet të harrojmë e dashur Moza, që Ismail Kadare është e vetmja markë publicitare e letërsisë shqipe e kulturës shqiptare që ne kemi në qarkullim dhe që mund të potencojmë në botën e qytetëruar ku lufta, konkurrenca e veprave cilësore është absolutisht e ashpër, e pamëshirshme.

Fakt është që në këto 27 vjet ku liria e botimeve ka qenë e garantuar, liria e qarkullimit të ideve dhe shkëmbimit kulturor me botën e jashtme ka qenë e garantuar po ashtu, ne nuk kemi arritur të prodhojmë, esencialisht, një autor apo një brez autorësh shqiptarë ndërkombëtarisht të njohur. Dhe për këtë, jo vetëm që Ismail Kadare nuk ka faj, e ka fajin vetëm mediokriteti letrar, apo për ta thënë në mënyrë më të sjellshme, cilësia e munguar e letërsisë apo autorëve shqiptarë për t’u bërë ndërkombëtarisht të përfillshëm.

Me gjithë ndihmën e Kadaresë, duke promovuar përmes parathënieve, shënimeve, rekomandimeve për shumë e shumë autorë shqiptarë, përsëri njohja ndërkombëtare nuk ka qenë e mundur.

Të shohim, nëse në të ardhmen, ndonjë përfaqësues apo fitues i çmimit “Kadare” do të bëjë thyerjen. Pra, do të thyejë premisat për një famë ndërkombëtare të një shkrimtari tjetër shqiptar.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja. Kohët kanë ndryshuar rrënjësisht. Iniciativat kulturore dhe letrare nuk janë më pronë e askujt. Ato janë pronë e të gjithëve. Përbashkimi konstruktiv rreth këtyre iniciativave, çmimeve, dhe eventeve kulturore e letrare, është ndoshta shtrati letrar ku mund të lindin apo kultivohen talentet e mëdha. Të cilat ndoshta një ditë mund të kishim një cilësi të re për të kapërcyer kufijtë e kulturës shqiptare dhe për të hyrë në mjedisin letrar ndërkombëtar.

Rrëfimet e striptisteve për netët e nxehta në plazhet e jugut të Shqipërisë dhe klientët VIP

Rrëfimet e striptisteve për netët e nxehta në plazhet e jugut të Shqipërisë dhe klientët VIP

Vajza në foto quhet Paola. Punon çdo natë si kërcimtare në një lokal në Himarë. Në Brazil thotë se është pjesë e industrisë porno, por në Shqipëri i mjafton të zhvishet duke kërcyer.

Fiton mjaft para edhe kështu. Mijëra pushues që dynden në korrik dhe gusht në jug të vendit, kërkojnë të dëfrehen dhe në raste si këto, paratë nuk janë problem.

Si shumë biznese të tjera, edhe lokalet që ofrojnë kërcimet “striptease” janë zhvendosur në jug të vendit. Janë 7 vajza, që punojnë në një prej bizneseve të natës në Himarë.
Për Edicionin Veror, Paola dha një intervistë toples. Sapo mbaroi performancën në pistë, mes qindra syve që e ndiqnin në çdo lëvizje, Paola mori paratë që klientët i kishin hedhur në skenë dhe doli në ambjentet e pasme të lokalit.

Me duart që i mbulonin gjoksin, tregoi se e bën këtë punë prej vitesh. “Në Shqipëri janë dorëlëshuar për vajzat që bëjnë striptease”, tha ajo ndërsa mbante me dorën tjetër mikrofonin e Abcnews.

Detaje nga puna si striptiste dha një vajzë tjetër për Edicionin Veror. 20 vjeçarja shqiptare që punon në lokalet e natës nuk pranoi të identifikohej. Ajo është e profilizuar në kërcimin “twerk”, një performancë me të cilën fiton shumë para. Të preferuari janë klientët, që i quan VIP.

“Vijnë edhe klientë të njohur, VIP. Ka plot prej tyre, por nuk mund të them emra. Bakshishi më i madh që kam marrë është 500 euro. Nuk është e lehtë të harrohet fytyra e atij që të jep 500 euro për një kërcim. Madje ka edhe politikanë që kërkojnë ta shijojnë jetën e natës” thotë ajo dhe sytë i shkëlqejnë menjëherë.
Kërcimet bëhen edhe në dhoma private, të ndara me perde me ambjentet e tjera të lokalit. Vajzat zhvishen për 50 euro. Në rastet kur klienti kërkon më shumë, “dalim menjëherë nga dhoma” thotë ajo. Situata të pakëndshme ka plot, por truprojat e lokalit reagojnë menjëherë.
Ndryshe nga sa mendohet, puna është e lodhshme. Vajzat punojnë nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit.
Intervista e pazakontë do të zbulojë më shumë nga puna e Paolës dhe shoqet e saj kërcimtare të premten në Edicionin Veror, ku nuk mungojnë skenat e nxehta në lokalin e natës.

Vendimi që Rusia të lëshojë viza për kosovarët me pasaporta kosovare e ka tronditur Serbinë.


Të kujtojmë se ambasada ruse në Beograd ka njoftuar se qytetarët nga Kosova mund të hyjnë në Federatën Ruse vetëm në raste të veçanta apo kur marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive.
E përditshmja më e madhe serbe “Blic” në numrin e së shtunës ia ka kushtuar tërë ballinën këtij lajmit, transmeton Indeksonline.
“Putin pranon pasaportën e Kosovës”, është titulli kryesor i “Blic”-it, derisa në mbititull ka të shkruar: “Vëllazërisht – Vendim i befasishëm i miqve tanë të mëdhenj”.
“Prishtina kremton atë që Rusia pas 15 vitesh i ka pranuar dokumentet e tyre të udhëtimit. Moska ‘sqaron’ se me pasaportë të Kosovës tash për tash mund të hyjnë vetëm sportistët”, shkruan “Blic”.
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se “fajtor për këtë është Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e jo rusët”.

“Jugosllavi të re”/ Ekonomi: S’ka asgjë të tillë, Rama në Trieste propozoi zonë ekonomike Ballkanike

“Jugosllavi të re”/ Ekonomi: S’ka asgjë të tillë, Rama në Trieste propozoi zonë ekonomike Ballkanike

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi është shprehur se “nuk ka asnjë Jugosllavi të re, ka vetëm vende të Ballkanit, një zonë ekonomike rajonale.”

E ftuar mbrëmë në emisionin “Fol me mua, fol me ata”, të gazetarit Enkel Demi, Ekonomi tha se në Samitin e Triestes nuk e hasi askund idenë e Jugosllavisë së re apo të vjetër.

Më tej ajo sqaroi se zona e përbashkët ekonomike për rajonin e Ballkanit ka qenë ide e Edi Ramës dhe jo e Aleksandar Vuçiç.

Sa i përket prezantimit të Shqipërisë në Samitin e Triestes, Ekonomi deklaroi se vendi ynë shkoi me 143 projekte.

Ajo tha se 15 prej tyre u maturuan, pra ishin në përputhje me rregullat konkurruese që parashikonte ky samit, ndërsa 5 prej tyre u miratuan duke bërë që Shqipëria të jetë vendi që do të gjenerojë më shumë të ardhura se vendetr e tjera pjesëmarrëse.

Ekonomi tha se ideja e një rajoni të përbashkët rajonal u hodh për të afruar Ballkanin me Bashkimin Europian, ku disa çështje do të rregullohen brenda kësaj hapësire, duke u dhënë vendeve më shumë mundësi për lëvizjen e investimeve.

Nga Mairav Zonzein : Lufta e Izraelit kundër Xhorxh Sorosit

George Soros 47th Munich Security Conference 2011 crop.jpg

George Soros

Si një i mbijetuar i Holokaustit, një financier i suksesshëm i cili përqafon kapitalizmin e tregut të lirë dhe një filantrop që mbron demokracinë liberale, Xhorxh Soros duhet të jetë një mik i establishmentit izraelit. Por zoti Soros ka dështuar testin e vetëm që duket se merret në konsideratë nga udhëheqja aktuale e Izraelit: mbështetjen e pakushtëzuar për qeverinë, përkundër politikës së saj të okupimit, diskriminimit dhe mospërfilljes së të drejtave civile dhe ato të njeriut.

Për vite me radhë, zoti Soros shmangu kryesisht filantropinë e lidhur me Izraelin, por ai u përfshi në vitin 2008, kur ai kontribuoi për J Street, një grup i moderuar pro-izraelit me lobim pro paqes dhe me bazë Uashington, pas themelimit të saj. Përmes Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Soros gjithashtu kontribuon për organizatën izraelite për të drejtat e njeriut B’Tselem dhe grupin anti-okupues Thyerja e Heshtjes, të cilat janë bërë pjesë të një fushate në rritje të delegimitimit të tyre nga qeveria izraelite.

Por kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ngriti piketat e kësaj grindje javën e kaluar kur ministria e tij e jashtme lëshoi një deklaratë që në fakt mbështeti një përpjekje propaganduese të qeverisë hungareze kundër zotit Soros dhe iu bashkua denoncimit të saj. Kjo kundërshtoi komentet e mëhershme të ambasadorit të Izraelit në Hungari, Yossi Amrani, i cili kishte shprehur tronditjen e tij për fushatën e reklamave prej 21 milionë dollarë nga partia qeverisëse e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, që ka shënjeshtruar zotin Soros për mbështetjen e tij për shërbimet për refugjatët dhe emigrantët. Fushata e posterave, e cila gjithashtu ka tërhequr grafiti në mënyrë eksplicite antisemitike, “ngjall kujtime të trishtuara, por mbjell gjithashtu urrejtje dhe frikë”, tha ambasadori, duke iu referuar fatit të hebrenjve hungarezë gjatë Holokaustit.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme mohoi se komentet e ambasadorit izraelit “kishin si qëllim të delegitimizonin kritikat ndaj George Soros” nga qeveria e zotit Orban. Në vend të kësaj, zëdhënësi vazhdoi të sulmonte miliarderin filantropist për “minimin e vazhdueshëm të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Izraelit”, me financimin e organizatave “që shpifin për shtetin hebre dhe kërkojnë të mohojnë të drejtën për vetëmbrojtje”.

Orban ka akuzuar personalisht veprimet e zotit Soros “duke u përpjekur fshehurazi dhe me para të huaja për të ndikuar në politikën hungareze” – një deklaratë që duket se lidhet me një nuancë anti-semite rreth ndikimit hebre dhe megjithatë çuditërisht sjell dënimin nga ministri i jashtëm izraelit të z. Soros. I duhet guxim i madh z. Netanyahut, që të zgjedhë në këtë moment që të godasë z. Soros, ndërsa ai është në rënie – jo vetëm sepse zoti Soros është edhe një herë viktimë e antisemitizmit në zemër të Evropës, por edhe sepse ai po shpifet nga Hungaria për përpjekjen e tij për të luftuar të njëjtat ndjenja raciste kundër pakicave që çuan në Holokaustin.

Në një reagim të rrallë ndaj fushatës së Orbanit, një zëdhënës i Soros, Michael Vachon, tha: “Si një i mbijetuar i Holokaustit i cili u fsheh nga nazistët në Budapest dhe më vonë ishte vetë refugjat, Soros e njeh mirë se çfarë do të thotë të jesh në rrezik vdekjeprurës. Ai mban kujtimin e refuzimit të bashkësisë ndërkombëtare për refugjatët hebrenj që iknin nga nazistët.”Ai vazhdoi: “Është nga kryqëzimi i këtyre përvojave që lindi ndjeshmëria e tij për refugjatët nga Siria e shkatërruar nga lufta dhe gjetkë”.

Posterat janë gjithashtu vetëm episodi më i fundit në një periudhë të gjatë kohore, të bashkërenduar nga qeveria e z. Orban për të demonizuar z. Soros. Në prill, Hungaria miratoi legjislacionin që kërcënon të mbyllë Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest, një institucion i akredituar nga Amerika, i themeluar në vitin 1991 nga zoti Soros dhe që u drejtohej studentëve nga vendet post-sovjetike dhe shtetet autoritare. (Në vitin 2009 kam marrë një diplomë atje.)

Për shkak të reputacionit të tij si një burim filantropik kundër regjimeve represive duke derdhur miliona dollarë në vendet post-sovjetike, Soros është në thelb person non grata në Rusi. Ai konsiderohet gjithashtu si një armik nga Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara pasi është një bamirës i kandidatëve demokratë dhe qasjeve liberale. Ai u paraqit krahas figurave financiare të shquara hebraike në reklamën përfundimtare televizive të fushatës zgjedhore të vitit 2016 të Donald Trump, e cila gjerësisht konsiderohej se përmbante një nëntekst anti-semit.

Humanitarizmi dhe universalizmi i z. Soros përfaqësojnë një shprehje të identitetit hebre të pas holokaustit, që është anatema e nacionalizmit të linjës së ashpër të koalicionit qeverisës të Netanyahu, i cili i përmbahet misionit klasik sionist që kërkonte t’i jepte fund ekzistencës e antisemitizmit dhe diasporës duke mbledhur të gjithë hebrenjtë në vendin historik të Izraelit. Ashtu si në rastin me Hungarinë, Z. Netanjahu gjithnjë e më shumë po e bashkon Izraelin në aleanca me shtete jo të lira dhe autokratike si Rusia, Turqia dhe Egjipti. Cinizmi final i aleancave të tilla është i dukshëm në gatishmërinë e zotit Netanyahu për të toleruar antisemitizmin e kampit global nacionalist të krahut të djathtë nëse kjo gjë do të forconte lëvizjen e Izraelit më të Madh.

Kjo shpjegon pse, për shembull, qeveria izraelite mbeti e heshtur kur administrata Trump nuk përmendi hebrenjtë apo antisemitizmin në deklaratën ndërkombëtare të ditës së përkujtimit të Holokaustit këtë vit. Strategjia ishte gjithashtu mjaft e qartë kur Z. Netanjahu i tha hebrenjve francezë pas sulmit terrorist në supermarketin në Paris në vitin 2015 se Izraeli ishte shtëpia e tyre. Z. Netanjahu sheh pak vlerë në ruajtjen e komuniteteve hebraike jashtë Izraelit, pasi ai do të preferonte që hebrenjtë të emigronin në Izrael.

Për Z. Netanyahu, në mënyrë ideale nuk do të kishte dallim mes identitetit hebre dhe identitetit izraelit. Z. Soros përbën një pengesë për këtë projekt, sepse ai është një figurë e tillë e profilit të lartë midis komuniteteve të diasporës hebraike që nuk kanë domosdoshmërisht një identifikim të fortë me Izraelin – ose më keq, që janë kritike për të. Në ndjekjen e strategjisë së tij, Z. Netanjahu ka larguar vazhdimisht shumicën e hebrenjve amerikanë në baza politike dhe fetare.

Vullneti i kryeministrit izraelit për të mbështetur sulmet e zotit Orban ndaj zotit Soros nuk është vetëm një fyerje e drejtpërdrejtë ndaj bashkësisë hebraike të Hungarisë, por edhe një ndihmë e rrezikshme ndaj antisemitizmit në një kontinent, i cili po krijon edhe një herë tjetër ndjenja ekstreme nacionaliste dhe anti-emigrante. Megjithëse e konsideron veten si udhëheqës, madje edhe një shpëtimtar i hebrenjve botërorë, zoti Netanjahu është gjithçka tjetër përveç se një i tillë.

Tiffany, vajza e “harruar” e Donald Trump


Ajo është një ndër dy vajzat e Donald Trump dhe quhet Tiffany, por për mediat më shumë njihet për jetën e saj luksoze dhe aventurat e shumta.

Tiffany Ariana Trump u lind në 13 tetor 1993 dhe është vajza e vetme e Donald dhe gruas së tij Marla Maples.

Ajo u rrit nga nëna e saj në Kaliforni teksa babai i saj jetonte dhe punonte në Nju Jork.

Tiffany ka lëshuar disa klipe dhe i pëlqen muzika dhe modelingu, ku ka marrë pjesë në disa evente të rëndësishme.

Por ndryshe nga fëmijët e tjerë të Trump, ajo nuk ka dashur të shfaqet shumë, pavarësisht se në pikat e nxehta të fushatës së tij, Donald e ka ftuar në mitingje si dhe në Konventën Republikane ku ai mori nominimin.
tiffany
Tiffany cilësohet nga mediat amerikane si “vajza më qejflie që ka pasur ndonjë president”.

Ajo shoqërohet me fëmijët e disa yjeve amerikanë dhe ka 390 mijë fansa në Instagram ku poston foto nga jeta e saj luksoze.

Prapaskenat e lidhjes Ilir Meta- Nikolla Gruevski me lobistin misterioz të rusëve dhe ç’përfaqëson bomba që u botua nga “Politico”

Prapaskenat e lidhjes Meta-Gruevski me lobistin misterioz të rusëve dhe ç’përfaqëson bomba që u botua nga “Politico”
Dalja në dritë e operacioneve të lobistit ruso-hebre, David Zaikin, nga ana e gjigandit mediatik amerikano-gjerman politico.eu, ka zbardhur vetëm një pjesë të aferës që përbashkonte në interesa politike Ilir Metën dhe Nikolla Gruevskin.

Një histori që është bërë publike në fillim nga tesheshi.com, e më pas nga ana e mediave maqedonase.

David Zaikin është njeriu që përfaqësonte interesat e kompanive energjetike ruse jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në radhë të parë në Europë dhe Ballkan.

Politico shkruan se Ziakin është lidhur me LSI-në që kur Ilir Meta ka pasur probleme serioze në Departamentin e Shtetit, pra që në vitin 2015.

Ishte koha kur në Maqedoni kishin shpërthyer “bombat” e Zoran Zaev.

Kontakti me njeriun misterioz ka ndodhur në Stamboll, ku si ndërmjetës kanë qenë njerëz shumë të fuqishëm në financat rajonale, por që janë në kundërshtim të fortë me qeverisjen e Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Image result for David Zaikin
David Zaikin(https://www.youtube.com/watch?v=dcUGuDW-y8g)

Pikërisht në Stamboll janë takuar së bashku krerët e LSI-së dhe VRMO-DPME-së.

Siç mësohet, Ilir Meta nuk ka qenë prezent në takim, por është përfaqësuar nga një sipërmarrës shumë i rëndësishëm, i cili nuk është pjesë direkt e politikës, por qëndron shumë afër Ilir Metës.

Pikërisht takimi i Turqisë ka qenë edhe lidhja e madhe e konsorciumit të përbashkët të Metës dhe Gruevskit, duke pasur si fije të përbashkëta lidhjet dhe interesat ruse në Ballkan.

Vitin e shkuar, Ilir Meta, si kryetar Kuvendi, gjatë një vizite zyrtare në Pekin, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me konsorciumin kinez që ka blerë më pas kompaninë kanadeze të naftës Banker Petroleum, e cila ka të drejtat e zonës naftëmbajtëse në Patoz -Marinës.

Edhe pse Meta shoqërohej nga një grup shumë i madh deputetësh në Kinë, takimin me konsorciumin që bleu më pas Bankers-in e ka zhvilluar vetëm për vetëm.

Pjesë nga delegacioni i deputetëve që shoqëronin kanë pasur dyshime që atëherë në lidhje me takimin misterioz të Ilir Metës.

Por mësohet se në atë takim ka qenë prezent dhe “njeriu i një mijë pushteteve dhe një mijë mistereve”, David Ziakin.

Ky i fundit ka sjellë propozimin që në në Patoz- Marinëz të kishin një rol menaxherial kompanitë ruse Gazprom dhe Lukoil.

Që këtu nisin më pas një sërë zhvillimesh të vrullshme në Shqipëri dhe Maqedoni, të cilat lidheshin në një pikë: interesat e përhapjes në Ballkan të influencës energjetike ruse.

E gjithë kjo lojë e madhe mori shpërthimin e fuqishëm kur në SHBA fitoi Donald Trump, kandidati që kishte lidhje me qarqe ruse dhe që vetë David Ziankin arriti të gjente fije periferike.

Gjithsesi, këto fije nuk arritën kurrë që të hynin në brendësi të establishmentit të Trump.

Por Ziankin tentoi që të lobojë për LSI dhe VRMO-DPMNE në një grup kongresmenësh republikanë që të sulmonin ambasadorët e SHBA në Tiranë dhe në Shkup.

Por ajo që bëri bujë, ishte pikërisht burimi apo qendra nga ku u paguan paratë për lobim në SHBA.

Ishte e njëjta pikë, e cila u arrit të zbulohet nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, i cili regjistron të gjitha pagesat e bëra për lobim.

Ky informacion iu referua direkt autoriteteve shqiptare nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe u bë publike nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në emisionin Top Story, në fillim të këtij viti, pa hyrë në çadër Partia Demokratike.

Në atë kohë u mendua se bëhej fjalë për Lulzim Bashën dhe lobime të nxitura nga PD-ja. Megjthatë, edhe pse publikisht nuk u tha se ishte LSI burimi i lobimit të përbashkët me Nikolla Gruevskin, Ilir Meta e mori mesazhin se i gjithë operacioni i tij ishte zbuluar, dhe kështu nisi luftën frontale me Edi Ramën.

Por gjithçka u bë e qartë pikërisht kur qarqe mediatike pranë LSI-së mbështetën hapur një koalicion mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Dhe në Tiranë u zhvillua lufta më e madhe. Gazeta Express e Prishtinës, e drejtuar nga Berat Buzhala, tashmë njihet si portali mediatik i LSI-së dhe e ka përkrahur hapur atë që prej një viti.

Nga Express doli edhe kërkesa e hapur për të përkrahur Nikolla Gruevskin, pikërisht kur Edi Rama thirri në Tiranë partitë politike shqiptare në Maqedoni ku dhe u vendos “Platforma e Tiranës” dhe bashkimi në një front për t’i thonë “Jo” Gruevskit dhe për të krijuar një aleancë me Zoran Zaev.

Presidenti i Maqedonisë Gjeorgje Ivanov e refuzoi mandatimin e Zaev, duke refuzuar të gjithë kërkesat e Bashkimit Europian.

Ndërkohë në Uashington, lobisti i përbashkët i Metës dhe Gruevskit bëri përpjekjet e fundit për të bindur Departamentin e Shtetit të SHBA që të mos pranonte Zaevin si kryeministër.

Por Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson nuk e pranoi kërkesën që i erdhi nga një grup konferesmenësh dhe mbështeti ambasadorin amerikan në Shkup.

Pikërisht në këtë çast, Vladimir Putin thirri në Moskë Gjeorgje Ivanov dhe u bënë gati trazirat e 27 prillit ku u tentua të likuidoheshin fizikisht Zoran Zaev dhe Zijadin Sela.

Pikërisht kur gota u derdh, Tillerson dërgon në Shkup Hoyt Brian Ye, i cili i bën të ditur Ivanovit se Uashingtoni është në dijeni të lidhjes me rusët e David Ziakin dhe lobimet që ishin paguar me para shumë të dyshimta.

Mësohet se zyrtari i DASH ka folur edhe për origjinën e parave, gjë që mbetet një informacion shumë, shumë sekret.

Të njëjtin dokument Hoyt Yee e solli edhe në Tiranë, ku brenda natës bindi Lulzim Bashën të firmosë paktin me Edi Ramën, duke mënjanuar përfundimisht LSI-në nga pushteti i pas 25 qershorit.

Edhe zhvillimet e tjera që lindën, e kanë burimin pikërisht nga kjo aferë e cila ka brenda involvimin e fuqishëm të rusëve në Shqipëri dhe Maqedoni.

Madje sa për kujtesë, në ditët e çadrës dhe tensionit të lartë në Tiranë, ambasada ruse në Shqipëri kërkoi një personel sigurimi shtesë që u refuzua kategorikisht nga Edi Rama, i cili vendosi forcat RENEA në shërbim 24 orë për të mbrojtur diplomatët rusë.

Por publikimi i gjithë kësaj afere nga një media shumë prestigjoze siç është Politico dhe gazetari Isaac Arnsdorf, që ka burime shumë të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit, hapi shumë “petët e lakrorit” në politikën në Tiranë, sa që pritet të shkaktojë një tërmet të vërtetë në LSI.

Pasojat nisën të jepen që ditën e sotme kur u shkakrua Petrit Vasili, kryetari që aq shumë u përkrah nga Ilir Meta, për ta “blinduar” LSI me një zgjidhje familjare, siç është katapultimi i Monika Kryemadhit, bashkëshortes së Metës në krye të partisë.

Një lëvizje që nuk është aspak politike por që paralajmëron bunkerizimin e kësaj force kah interesave të familjes Meta.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...