2017-08-14

BAJRAM HASANI I NISMËS I QUAN “PISHPIRIKË” DEPUTETËT E VETËVENDOSJES


Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e Daradan Molliqaj, për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hasani i Nismës i quan “pishpirikë” deputetët e Vetëvendosjes

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Hasani i ka quajtur ata ‘pishpirikë’, dhe ka thënë se janë të vegjël për të folur për komandantët.

“Kokan qu pishpirikat e Vetëvendosjes sot edhe po e shajnë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush jeni ju more pishpirika të vegjël të flisni dhe të gjykoni njerëzit dhe familjet që dhanë gjithçka për lirinë që e gëzojmë sot të gjithë, përfshirë edhe juve”, ka shkruar Hasani në rrjetin social.

“Ku ishit ju kur këta komandantë që sot i shani, luftonin për lirinë e Kosovës. Ku ishit ju kur këta komandantë punonin për ndërtimin e institucioneve dhe shtetit të cilin sot ju e përbuzni. Këta komandantë i dhanë shumë luftës dhe paqes. Jeni aq të vegjël para madhështisë së tyre. Kur këta luftonin dhe pas luftës ndërtonin rrugët, autostradat, shkollat e aeroportin ju ishin duke ja vënë zjarrin institucioneve të këtij vendi për çka keni edhe aktakuza”, thuhet në shkrimin e Hasanit në Facebook.

GJENERAL MAJOR LAHI BRAHIMAJ ''MAXHUPI'' I AAK-SË I QUAN “NDYRËSIRA” DEPUTETËT E VETËVENDOSJES PAS DEKLARATAVE PËR KOMANDANTËT

Brahimaj i AAK-së i quan “ndyrësira” deputetët e Vetëvendosjes pas deklaratave për komandantët

Brahimaj i AAK-së i quan “ndyrësira” deputetët e Vetëvendosjes pas deklaratave për komandantët
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e Daradan Molliqaj, për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Brahimaj ka thënë se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë, nuk mund ta njollosë askush.

“Populli ynë në rrugëtimin e tij ka njohur e ka tejkaluar aq shumë ndyrësira, sa që këta të fundit s’do t’i llogarisë që kanë ekzistuar”, ka shkruar Brahimaj në rrjetin social.

Ky është shkrimi i plotë i Brahimajt në Facebook:


Luftën e UÇK’s nuk mundet me njollosë askush, mëse paku ata të cilët për luftën e djemve dhe vajzave me të mirë nuk ju kanë folur as prindërit e tyre gjenetik në fëmijëri, as prindërit politik, tani kur po i thonë vetes se janë bërë dikushi.

Populli ynë në rrugëtimin e tij ka njohur e ka tejkaluar aq shumë ndyrsira, sa që këta të fundit s’do t’i llogarisë që kanë ekzistuar.

Shqiptarët gjithnjë do të ndihen krenarë dhe me fat, që e patën UÇK’në dhe komandantët e saj që mundësuan lirinë e vendit.

Historia e Grandit do të shqyrtohet nga Gjykata e Arbitrazhit


Vullnet Krasniqi

Qeveria e Kosovës do të ketë edhe një betejë tjetër në Gjykatën e Arbitrazhit. Pasi humbi betejën me Z Mobile dhe është në një tjetër betejë me kompaninë AXOS, institucionet ekzekutive të vendit do të përballen edhe me një padi tjetër.

Hiq më pak sesa biznesmeni Behxhet Pacolli dhe kompania e tij “MabCo Sontructions” ka paditur Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë.

Lajmin e ka marrë vesh Insajderi përmes burimeve të saja ndërsa vet Gjykata e Arbitrazhit e njohur me emrin zyrtar si Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve e ka publikuar këtë informacion në faqen e Bankës Botërore.


Përmes këtij publikimi, Arbitrazhi ka treguar se e ka pranuar lëndën e kompanisë në pronësi të Pacollit me datën 21 korrik.

Në këtë informacion thuhet se subjekti i mosmarrëveshjes është “blerja e aksioneve” dhe hyn tek sektori i turizmit, sipas të dhënave të publikuara nga Arbitrazhi.




Padia e kompanisë në pronësi të Pacollit ka të bëjë me rastin e Hotel Grandit të cilin Pacolli e kishte blerë e më pas i ishte anuluar ky privatizim. Kjo temë ka qenë një ndër më të komentuarat në vitet e fundit në Kosovë, sa i përket skandaleve të privatizimit në vend.

Pranimi i lëndës në Gjyktën e Arbitrazhit është hapi i parë që padia të ecë tutje megjithatë kjo nuk do të thotë asgjë për vendimet që kjo gjykatë mund të marrë.

Insajderi ka marrë vesh se kompanisë së Pacollit i shtë kërkuar që brenda 10 ditëve të dërgojë materialet përcjellëse

SKANDALI I MINISTRES HOXHA: SUSPENDOI AVOKATIN SHTETËROR VETËM PSE U DEKLARUA KUNDËR KORRUPSIONIT



Shefqet Hasimi është suspenduar sot nga puna në Avokaturën Shtetërore me një vendim të marrë nga ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Shkak për suspendimin nga puna të Hasimit, sipas vendimit të marrë nga ministrja Hoxha, është fakti se ai kishte kritikuar zyrtarët e lartë të AKP-së rreth çështjes së Hotelit Grand dhe rreth keqpërdorimeve të AKP-së për një parcelë tokë.
Skandali i ministres Hoxha: Suspendoi avokatin shtetëror vetëm pse u deklarua kundër korrupsionit
Një letër elektronike që avokati shtetëror Shefqet Hasimi i kishte dërguar zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) – ku i kritikonte ata për keqpërdorime – i ka kushtuar atij me suspendim nga puna. Hasimi është suspenduar sot nga puna e tij në Avokaturën Shtetërore me një vendim të marrë nga ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Shkak për suspendimin e Hasimit nga puna, sipas vendimit të marrë nga ministrja Hoxha, është fakti se Hasimi kishte kritikuar zyrtarët e lartë të AKP-së rreth çështjes së Hotelit Grand – rast që është në shqyrtim nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (GJND).

“Z. Shefqet Hasimi, Avokat Shtetëror në Avokaturën Shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë, pezullohet nga puna. Për faktin se tashmë ky rast [rasti i Hotelit Gradn v.j] është në kontest në arbitrazh ndërkombëtar dhe deklarimet e tilla(të pa argumentuara) të zyrtarëve shtetërorë, aq më tepër të institucionit i cili është përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi për përfaqësim të Republikës së Kosovës në këtë procedurë të arbitrazhit, konsiderohen si shkelje serioze e dispozitave të cekura më lartë”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë.


Insajderi ka siguruar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për suspendimin e Hoxhës, i cili është marrë sot me nënshkrimin e ministres Hoxha. Në vendim është publikuar edhe letra elektronike që avokati shtetëror, Shefqet Hasimi u kishte dërguar më 2 qershor të këtij viti, drejtorit menaxhues të AKP-së Ekrem Hajdarit dhe zëvendësdrejtorit menaxhues Avni Jasharit.

Në këtë e-mail të dërguar, Hasimi kritikon zyrtarët e lartë të AKP-së edhe për keqpërdorime dhe korrupsion me rastin e dhënies me qira të një parcele tokë.

“I nderuari z. Ekrem Hajdari, Drejtor Menaxhues Avni Jashari, zëvendës Drejtor Menaxhues në AKP, si që jemi infomuar se për 99 vite keni dhënë pesë hektarë tokë në UGLAR, Naim Berishës, këtë tokë e keni dhënë me qira për 99 vite që do të thotë se nuk është pronar juridik, por qira mbajtje shtrohet pyetja sipërdaqja përfshirë me AUTOSTRADË, ka bërë të pa mundshme zbatimin e kësaj kontrate kur një hektar është përfshirë në AUTOSTRADË. Shtrohet pyetja si mund të ndodhë, e ke dhënë me qira për një euro, e tani ekspertët kanë vlerësuar 52 euro, do të thotë 510 herë më shumë, të nderuar lidhur me këtë rast dhe të gjitha rastet tjera për keqpërdorimin e kësaj çështje që nuk keni marr veprim me BORDIN e AKP-së që ta rishqyrtojnë kontratat ku përfshihet interesi PUBLIK-SHTETROR”, shkruhet në e-mailin e Shefqet Hasimit, dërguar dy zyrtarëve të lartë të AKP-së.


Avokati shtetëror po ashtu u thotë zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit se e kanë dëmtuar Kosovën edhe në rastin e Hotelit Grand, duke i paralajmëruar se ata mund të hetohen për këto keqpërdorime.

“Kemi shumë raste të njëjta ku dënohet buxheti i Kosovës, ju e dini se cfarë demi i keni shkaktuar edhe me Grand Hotelin dhe shumë shitje të tjera të LIGJSHME, nësë nuk ndërmerrni veprime ju do të jeni subject i HETIMEVE, kërkoj që së shpejti do të merr vendim BORDI I AKP-së”, thuhet më tej në e-mailin e Shefqet Hasimit, të dërguar më 2 qershor.






Ministria e Drejtësisë ka thënë se ndaj Shefqet Hasimit është inicuar procedurë disiplinore për shkak të shkeljes së ligjit, raporton Insajderi.

“Deklarimet e tilla me anë të e-mailit zyrtar të z.Hasimi e që sipas Ligjit nr. 04/L-184 për Adiministrimin e Punës në Zyrë, nenin 13 konsiderohet komunikim zyrtar, konsiderohen se janë në kundërshtim me Rregulloren nr. 04/2011 për procedurat disiplinore për shërbimin civil, neni 6 (shkelje serioze) paragrafi 1.10 I cili përcakton “shkelja e detyrave që bijen ndesh me interest e insitucinit apo veprimet që dëmtojnë insitucionin dhe organet e tjera shtetërore”, thuhet në vendim.

Ministria e Drejtësisë, në vendimin e marrë sot për pezullimin e Shefqet Hasimit, ka thënë se “në lidhje me të cekurat e lartshënuar ndaj z. Hasimi me anë të shkresës me nr të prot 01-3274 të datës 11.08.2017, është inicuar procedurë disiplinore, duke marrë në konsideratë nenin 16 të Ligjit nr.04 L-157 për Avokaturën Shtetërore.”



Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ky vendim është marrë “me qëllim që procedura disiplinore e inicuar ndaj z. Hasimi të zhvillohet në mënyrë të papenguar dhe duke mos paragjykuar rezultatin procesit, u vendos si në dispozitivin e këtij vendimi.”

Rasti për të cilin Shefqet Hasimi kishte kritikuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), ai i Hotelit Grand në Prishtinë, është duke u shqyrtuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit (GJND).

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka paditur shtetin e Kosovës për këtë rast. Padia e kompanisë në pronësi të Pacollit, “MabCo Sontructions” ka paditur Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë.

Flori Bruqi : Gjuha është ashpëruar ndjeshëm mes regjimit diktatorial të Koresë së Veriut dhe SHBA-ve.


Kush do të marshonte me  presidentin amerikan Donald Trumpin në një luftë të mundshme me Korenë Veriore?

Bota po mban frymën për shkak të skenarit kërcënues të luftës – Koreja e Veriut synon të sulmojë me raketa ishullin e Paqësorit, Guam, ku SHBA ka bazën e saj ushtarake. Sipas toneve luftarake nga Pheniani raketa megjithatë do të fundoset në det, 30-40 kilometra para Guamit, që do të thotë ajo bie në det pak para ujërave të kontrolluara nga amerikanët. Kështu SHBA-të politikisht nuk do të ishin të detyruara të reagonin me kundërsulm.

Por frika nga shkallëzimi i situatës mbetet: Edhe nëse Koreja e Veriut godet në afërsi, presidenti amerikan mund të ndjehet i provokuar e të reagojë si edhe u shpreh me “zjarr e zemërim”. Por mund të ndodhë që raketa koreanoveriore pa dashur të godasë ujërat territoriale amerikane. Ajo që dihet është, nëse fillon një luftë në Gadishullin Korean, kjo do të prekë të gjithë bashkësinë ndërkombëtare.

Janë të detyruara shtetet e NATO-s për të ofruar ndihmë në kuadër të aleancës?
Për anëtarët e aleancës vlen parimi: Nëse kryhet një sulm i armatosur ndaj një aleati, ky shihet si sulm ndaj të gjithëve. Këtë e kërkon neni 5 i Marrëveshjes së Aleancës së Atlantikut Verior. Por neni 6 e kufizon këtë, vetëm për sulme ndaj territorit shtetëror të një shteti europian, atlantikoverior të NATO-s, apo “ndaj një ishulli ku njëra palë ka të drejtat territoriale në zonën atlantikoveriore e në veri të tropikut të gaforres (Tropiku i Veriut, shën.red.”


Kjo klauzolë e përjashton ishullin Guam që ndodhet shumë më tepër në jug. Megjithatë nga qarqet e NATO-s bëhet e ditur, se aleatët nuk ndjehen të kufizuar nga kjo klauzolë dhe se do të mbështesin SHBA-të.

Si do të ofrohej mbështetja?

Mbështetje në kuadër të NATO-s nuk do të thotë, se aleatët do të dërgojnë të gjithë anije luftarake në drejtim të Paqësorit Jugor, në rast se Guami sulmohet. Politologu Matthias Dembinski nga Fondacioni i Hesenit për Studimet e Paqes dhe Konflikteve, thotë se megjithatë „ato e peshojnë vetë, se si do ta ofrojnë këtë mbështetje.” Me vështrim nga Gjermania, politologu thotë, se „ne do të ofronim ndihmë diplomatike, solidaritet, por jo ndihmë ushtarake.”

Po Britania e Madhe?

Qeveria në Londër prej kohësh zhvillon me SHBA një „marrëdhënie speciale”, një partneritet të veçantë, që ka bërë që trupat britanike të nisen bashkë për luftë me trupat amerikane, si në vitin 2001 në krah të presidentit Bush, kur nisi lufta e Irakut. Megjithatë Dembinski nuk beson se Britania e Madhe do t’i dilte krah SHBA-së nëse sulmohet Guami. Ky vend nuk është më në këtë rajon prezent si më parë nga ana e politikës së sigurisë, thotë eksperti.

Kush mund ta mbështeste SHBA ushtarakisht?

Megjithëse sulmi koreanoverior ndaj Guamit është hipotetik, Australia siguroi ndërkohë Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e saj. Kryeministri Malcolm Turnbull u shpreh se këtë e parasheh si të detyrueshëm Pakti i Sigurisë së Paqësorit, ANZUS. Në të vërtetë në marrëveshje nuk shënohet ndonjë detyrim, por konsultim. Megjithatë Australia i ka mbështetur SHBA-të, si në luftën e Koresë ashtu edhe të Vietnamit me një numër të madh trupash.

Po ashtu ushtarakisht do të merrte pjesë edhe Koreja e Jugut, që në rast sulmi nga ana e Koresë së Veriut do të ishte më e prekura. Në rajon edhe Japonia qëndron krah Shteteve të Bashkuara. Por pritet që japonezët të mos angazhohen shumë ushtarakisht, sepse kushtetuta pacifiste është mjaft e kufizuar për sulmet ushtarake. Edhe popullsia japoneze është mjaft skeptike ndaj opsionit ushtarak.

Sa realist është skenari i luftës mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së?
Politologu Dembinski pret që të mos shtrohet çështja e opcionit ushtarak. Vetëm numri i viktimave të luftës në gadishullin korean do të ishte aq i madh, saqë të dyja palët kanë një interes themeltar që ta mënjanojnë përplasjen ushtarake. Sipas tij, ky konflikt „po ngre flluska më shumë se duhet”



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se deklarata e tij për Korenë Veriore se “do të përballet me zjarr dhe tërbim” nëse e kërcënon SHBA-në, nuk ka qenë “mjaftueshëm e ashpër”.

Duke biseduar me gazetarët, derisa është në pushime në Nju Xhërsi, Trump ka thënë, se derisa ai është në gjendje për të negociuar, Penjani, duhet të jetë “jashtëzakonisht i shqetësuar”, nëse tenton t’i bëjë diçka SHBA-së.

“Koreja Veriore bën mirë që të vetëkontrollohet, ose do të jetë në telashe, ashtu si shumë pak vende kanë mundur të jenë ndonjëherë”, ka thënë Trump.

Koreja Veriore, ka thënë se ka kompletuar planin, ashtu që gjatë mesit të muajit gusht, të jetë e gatshme për nisjen e raketave me rreze të mesme afër territorit Guam, i cili është territor i ushtrisë amerikane në Oqeanin Paqësor.

Trump ka thënë se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, “ ka treguar mosrespekt të madh për vendin tonë. Ai ka thënë gjëra të tmerrshme”.

“Hajde ta shohim se çka do të bëjë në Guam”, ka thënë Trump.

“Nëse ndodh diçka atje, Korenë Veriore e pret diçka që bota nuk ka parë më herët”, ka thënë ndër të tjera ai.

Pak kohë pas deklaratave të presidentit Trump, ka folur edhe Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Jim Mattis, duke thënë se vendi është i gatshëm për përballje me Korenë Veriore, mirëpo Uashingtoni preferon të zgjidh problemet përmes negociatave sepse çdo luftë do të ishte “katastrofike”.



Presidenti Trump përballë kritikave lidhur me protestat e dhunshme


"Ne jemi gati. Me armë të mbushura dhe të drejtuara"., ishte deklarata më e fundit e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump pas kërcënimeve të regjimit korean se do të godisnin ishullin e Guamit, një territor amerikan në oqeanin Paqësor.



Presidenti Donald Trump tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut do të “pendohet shpejt” nëse kërcënon ose vepron kundër Guamit, apo ndonjë territori tjetër të Shteteve të Bashkuara apo aleat.

Në komentet e bëra të premten pasdite në Bedminster të Nju Xhersit, Presidenti Trump tha se dhjetëra miliona amerikanë mbështesin qëndrimin e tij të ashpër ndaj kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut.

Pas disa ditë kërcënimesh të ashpra ndaj Koresë së Veriut, Presidenti Trump ia drejtoi paralajmërimin e tij të premten udhëheqësit të vendit komunist, Kim Jong Un.

Më herët të premten, Presidenti komentoi në Twitter se "zgjidhjet ushtarake janë tani plotësisht gati," nëse regjimi i Kim Jong Un-it "bën veprime të pamatura".

NJë ditë më parë ai tha se mesazhi i tij për udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un, mund të mos kishte qënë i fuqishëm sa duhet.

"Ajo që kanë bërë dhe që janë lejuar të bëjnë është tragjedi dhe nuk mund të lejohet."

Zoti Trump iu përgjigj njoftimeve të Koresë së Veriut se ajo ka plane për të hedhur raketa pranë ishullit Guam. Guami është strehë e një baze ajrore dhe e një instalimi detar amerikan me një personale ushtarak prej 7 mijë vetësh.

"Të shohim çdo të bëjë me Guamin. Nëse bën diçka, ajo që do t’i ndodhë Koresë së Veriut, do të jetë një ngjarje që askush nuk e ka parë ndonjëherë."

Shumë analistë, i kanë kritikuar deklaratat e presidentit Trump.

“Mendoj se gjuha e Presidentit Trump ishte acaruese. Është e njëjta gjuhë zjarrvënëse që jemi mësuar të dëgjojmë nga koreanoveriorët,” tha John DeLury i Universitetit Yonsei të Koresë së Jugut.

Por presidenti Trump thotë se diplomacia nuk ka funksionuar me Kim Jong Unin apo të atin e tij:

"Ata kanë negociuar për 25 vjet. Clinton bëri negociata. Ai ishte i dobët dhe i paefektshëm. Çfarë ndodhi me presidentin Bush, çfarë ndodhi me Obamën? Obama as që donte të fliste për këtë."

Presidenti nuk pranoi të specifikonte se cila do të jetë përgjigja e Shteteve të Bashkuara. Por në një konferencë për shtyp, ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë modernizuar arsenalin e tyre bërthamor për të siguruar që Amerika mbetet vendi më i fuqishëm bërthamor në botë. Ai tha gjithashtu se do të investohen miliarda dollarë për të rritur sistemin e mbrojtjes nga raketat dhe për të modernizuar më tej ushtrinë amerikane:

"Askush, përfshi Korenë e Veriut, nuk do të na kërcënojë ne për asgjë."

Ekspertët ushtarakë kanë thënë se Shtetet e Bashkuara janë të afta të asgjësojnë ushtarakisht Korenë e Veriut por me një kosto të madhe njerëzore. Një sulm bërthamor mbi atë vend, do të vriste miliona koreanoveriorë dhe do të dëmtonte fqinjët e Phenianit. Sulmi do të armiqësonte gjithashtu Kinën.

Zoti Trump tha gjithashtu se armët bërthamore janë kërcënimi më i madh në botë dhe do të donte eliminimin e tyre.

"Do të doja që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, Pakistani dhe shumë vende të tjera që kanë armë bërthamore t’i eliminonin ato."

Por derisa ta bëjnë këtë, presidenti Trump premtoi se Shtetet e Bashkuara do të jenë vendi bërthamor më i fuqishëm në botë.





Gjenerali i lartë amerikan Joe Dunford ka mbërritur në gadishullin Korean mes kërcënimeve të pashembullta midis Uashingtonit dhe Phenianit dhe ndërsa manovrat ushtarake vjetore midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut rrezikojnë të rrisin tensionet.

Duke folur për gazetarët rrugës për në Kore, gjenerali Joe Dunford, shef i shtatmadhorisë amerikane, tha se fokusi kryesor i ushtrisë është të mbështesë fushatën diplomatike dhe ekonomike të administratës, për ta bërë gadishullin Korean pa armë bërthamore, ndërkohë që përgatit opsionet ushtarake, nëse kjo fushatë dështon.

Ai tha se vizita e tij në rajon këtë javë synon të sigurojë aleatët si Koreja e Jugut dhe Japonia, ndërkohë që ndërton marrëdhëniet ushtarake me Kinën, në mënyrë që të parandalohen rreziqet.

"Ne të gjithë kërkojmë të dalim nga kjo situatë pa luftë, një botë ku Pheniani zotëron armë bërthamore që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre rajonalë; kjo është e papranueshme. Si udhëheqës ushtarak, mua më duhet të siguroj se presidenti të ketë opsione ushtarake praktike, në rast se fushata e presionit diplomatik dhe ekonomik dështon," tha gjenerali Dunford.

Megjithatë, disa ekspertë nuk pajtohen me idenë se blerja e armëve bërthamore nga Pheniani është një opsion i papranueshëm. Richard Bush, një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën China John L. Thornton të Institutit Brookings, thotë se administrata Trump ka bërë gabim të madh, duke përcaktuar se zotërimi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut, të afta për të goditur Shtetet e Bashkuara, është diçka për t'u luftuar.

"Rreziku ose fokusi më i madh duhet të jetë sigurimi që Koreja e Veriut nuk i përdor këto aftësi”, - tha Richard Bush për Zërin e Amerikës.

Gjenerali Dunford arriti në bazën ajrore Osan në Korenë e Jugut të dielën vonë. Ai ka në plan të takohet me Presidentin Moon Jae-In dhe homologun e tij ushtarak të Koresë së Jugut të hënën, përpara se të udhëtojë për në Kinë dhe Japoni më vonë gjatë javës



Gjatë ditës së djeshme. Koreja e Veriut kërcënoi se do të godisnin këtë ishull ku ndodhen rreth 150 000 ushtarë amerikan me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, zyrtarë të Kinës kanë deklaruar se nëse është Koreja e Veriut ajo që godet e para SHBA-në, ata do të qendrojnë neutral, por nëse SHBA-të godasin të parat, atëhere do të rreshtohen në krah të regjimit komunist

SHBA: Dy ushtarë janë vrarë dhe pesë janë plagosur në Irak

Tensionet ndërmjet Koresë Veriore dhe SHBA-të janë duke u rritur, dhe banorët e ishullit Guam në Oqeanin Paqësor janë paralajmëruar për sulmin e mundshëm nga regjimi i Kim Jong-un.

Siç raporton Sky News, Zyra për mbrojtje të civilëve në Guam ka shpërndarë një broshurë me të cilën paralajmëron banorët se si të veprojnë në rast se Koreja Veriore do të lansojë raketat në drejtim të këtij ishulli, ku janë të vendosura dy baza ushtarake, një ajrore dhe një e marinës.

Në këtë broshurë u rekomandohet banorëve që në rast sulmi të mos shikojnë në shpërthime dhe të kërkojnë strehim në struktura të forta, mundësisht nën tokë.

Në paralajmërimin drejtuar banorëve të këtij ishulli jepen edhe udhëzime për shmangie nga radiacioni.
“Nëse është e mundur, bëni tush me shumë ujë dhe sapun, në mënyrë që të largoni kontaminimin radioaktiv”, thuhet në broshurë.

Kërcënimi i Koresë Veriore me sulm mbi Guamin, territor amerikan në Paqësor, i njohur për nga plazhet e bardha, vjen pasi që presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Pjong-jangun me “zjarr dhe hidhërim të atillë që bota ende nuk e ka parë”.

Pjong-jangu pohon se kreu ushtarak i Koresë Veriore këtyre ditëve ka përfunduar planet për të sulmuar me katër raketa të drangut të mesëm Hvasong-14, të cilat pritet të bien në deti në largësi prej 40 kilometrash nga Guam. Në Guam jetojnë rreth 160.000 banorë, të cilët janë të shqetësuar me kërcënimet e fundit të kreut të Koresë Veriore.

“Ne nuk e dimë nëse Koreja Veriore kësaj radhe do të përmbushë kërcënimet e veta. Duke ditur se në Guam ndodhet një sasi e madhe e armatimit amerikan, e gjithë ajo që mundemi të bëjmë është të lutemi dhe të besojmë se gjithçka do të jetë në rregull”, ka thënë një banore e ishullit për mediat amerikane.



SHBA nuk synon ndryshimin e regjimit në Phenian apo përshpejtimin e ribashkimit të gadishullit korean, deklaruan sot zyrtarët amerikanë në fushën e mbrojtjes dhe të diplomacisë.


Jim Mattis dhe Rex Tillerson pohuan në një editorial të botuar nga “Wall Street Journal” se SHBA nuk po kërkon asnjë pretekst për të pozicionuar trupat në veri të zonës së demiliratizuar (që shënon kufirin mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut). Nuk kemi aspak dëshirë t’i bëjmë keq popullit koreano-verior që ka vuajtur shumë dhe që nuk duhet të barazpeshohen me regjimin armiqësor të Phenianit.

Ky mesazh vjen në kundërpeshë të deklaratave mjaft të ashpra të publikuara javën e kaluar nga presidenti Donald Trump pas një sërë provokimesh nga pala koreano-veriore, kryesisht të testeve të dy raketave balistike ndërkontinentale. Kjo është gjithashtu një formë nga ana e Uashingtonit për të mbështetur Kinën fqinje. Instalimi i kryer së fundmi i një sistemi mbrojtës anti-raketor amerikan (THAAD) në Korenë e Jugut nuk i pëlqyer aspak Pekinit.

“Nëse Kina kërkon të luajë një rol më aktiv për të siguruar paqen dhe stabilitetin, përfshirë ne të gjithë, dhe Kinën në vend të parë do të nxjerrim përfitimet më të mëdha, ajo duhet të marrë vendimin për të ushtruar ndikimin e saj diplomatik dhe tregtar mjaft vendimtar në lidhje me Korenë e Veriut”, shkruajnë të dy zyrtarët e lartë.

Të dielën, drejtori i CIA-s, Mike Pompeo kishte vënë theksin se një konflikt me Korenë e Veriut nuk ishte aspak i afërt.




Kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Joseph Dunford, gjatë një takimi 50-minutësh me presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in, ka diskutuar për provokimet e Koresë Veriore.

“Opsionet ushtarake që janë duke u përgatitur kundër Koresë Veriore do të përdoreshin kur sanksionet diplomatike dhe ekonomike do të dështonin”,- ka thënë Joseph Dunford.

Ai ka qenë në Seul për të diskutuar me zyrtarët ushtarakë të Koresë Jugore.

Tensionet janë rritur në muajt e fundit për shkak të shqetësimeve se Koreja Veriore është gati ta përmbush qëllimin e saj për ta vënë në shënjestër të armëve bërthamore SHBA-në.

Koreja Veriore dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer kërcënime me sulme ushtarake javën e kaluar.



Lufta me Korenë  Veriore nuk është afër, por rreziku ekziston


Dy zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në Shtetet e Bashkuara thonë se konfrontimi me Korenë Veriore nuk është afër, por kanë sinjalizuar se mundësia e luftës ende ekziston.

“Ne nuk jemi më afër luftës se sa që ishim para një jave, por ne jemi më afër luftës se sa që ne ishim para një dekade”, tha gjenerali, H.R. McMaster, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit, Donald Trump, gjatë një interviste të djeshme në rrjetin televiziv, ABC.

Mëtutje, ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara po vaazhdojnë të udhëheqin “përpjekje shumë të përkushtuar diplomatike”, që kryesohet nga sekretari i shtetit, Rex Tillerson.

Po ashtu, konsiderohet se sanksionet e reja financiare kundër Koresë Veriore, do ta dekurajojnë liderin verikorean, Kim Jong Un, nga lëvizjet e mëtejshme provokuese.

Image

Aktualisht, Trump dhe Kim kanë këmbyer kërcënime, pasi Pheniani e kishte vazhduar testimin e raketave balistike ndërkontinentale, duke i injoruar sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Trump ka deklaruar se ushtria e Shteteve të Bashkuara është e gatshme dhe i ka tërhequr vërejtjen liderit, Kim Jong Un, se ai “do të dëshpërohej shpejt” nëse ndërmerr ndonjë aksion kundër territoreve të Shteteve të Bashkuara ose aleatëve amerikanë.

Duke folur dje në rrjetin televiziv, Fox News Sunday, drejtori i agjencisë CIA, Mike Pompeo, tha se është e rëndësishme që Koresë Vriore t’i bëhet e qartë se durimit amerikan po i vie fundi.

Më utje ai theksoi:

“Ne nuk jemi në një rrezik të afërt i cili mund të ndodhë sot. Një sulm nga Koreja Veriore nuk është diçka që është afër. Populli amerikan duhet ta dijë se kjo administratë po bën çdo gjë të mundshme. Presidenti e ka autorizuar komunitetin e inteligjencës dhe Departamentin e Mbrojtjes për të qenë të sigurt se ne e mbrojmë Amerikën nga ky kërcënim”, tha Mike Pompeo.

Gjenerali Joseph Dunford, shef i Shtatmadhorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, udhëton për në Azi dhe pritet të takohet me liderët e Koresë Jugore, Japonisë dhe Kinës.

Ai u tha reporterëve se synon “të kuptoj se çfarë temeprature është në rajon” dhe do të diskutojë për opsionet ushtarake në rast se dështon “fushata për presion diplomatik dhe ekonomik”.

“Ne po shikojmë që nga kjo situatë të dalim pa luftë”, tha Joseph Dunford. Turneu i tij në Azi po bëhet derisa gazeta e Koresë Veriore, Minju Joson, në një editorial ka shkruar se ushtria verikoreane është “e aftë për të zhvilluar çfarëdo lufte të cilën e dëshirojnë Shtetet e Bashkuara”.



Testimi i raketave balistike interkontinentalenë Korenë Veriore 


Koreja Veriore ka arritur sukses në testimin e raketave balistike interkontinentale duke iu falënderuar blerjes së teknologjisë ushtarake nga ish-vendet e Bashkimit Sovjetik në tregun e zi.

Armatimi besohet të jetë blerë nga një fabrikë ukrainase, thuhet në analizën e Institutit ndërkombëtar për studime strategjike dhe vlerësimeve të besueshme nga agjencitë e inteligjencës së SHBA-ve.

Koreja Veriore është furnizuar në tregun e zi me motor të fuqishëm të raketave, gjë e cila i ka mundësuar asaj që të kryejë disa teste në korrik, të cilat mund të arrijnë në territorin amerikan, thuhet në konkludimin e studimit nga Instituti ndërkombëtar për studime strategjike, shkruan “New York Times”.

Ekspertët, të cilët kanë analizuar fotografinë e liderit të Koresë Veriore Kim Jong-Un se si shikon motorët e ri të raketave, konkluduan se ato vijnë nga ish-flota e dikurshme raketore sovjetike. Motorët e tillë janë aq të fuqishëm sa vetëm një raketë mund të bartë 10 koka termo-nukleare ndërmjet kontinenteve.

Ekspertët amerikanë besojnë se motorët RD-250 kanë origjinë nga fabrika e raketave Juzhmash në qytetin ukrainas Dnjepër, e cila gjatë Luftës së Ftohtë ka prodhuar raketat më vdekjeprurëse në arsenalin sovjetik dhe ka mbetur njëra nga furnizuesit kryesorë rusë edhe pas ndarjes së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Image

Analiza konfirmon atë që zyrtarët e inteligjencës e thonë që sa kohë, se raketat e reja të Koresë Veriore janë të bazuara në teknologji komplekse, e cila dëshmon se ky vend nuk ka mund të arrijë një përparim kaq të madh brenda një kohe të shkurtër, nëse nuk do të blinte dizajnin, harduerin dhe ekspertizën në tregun e zi.

Ekspertët amerikanë thonë se nuk ka fakte se qeveria ukrainase ka qenë në dijeni ose të ketë pasur kontroll mbi zhvillimet në kompleksin Juzhmash. Arritja e motorëve të raketave RD-250 në Korenë Veriore mbetet ende mister, shkruan “New York Times”.

Raportimet e para bëjnë me dije se motorët nga fabrika ukrainase kanë arritur në Korenë Veriore në shtator të vitit të kaluar, kur lideri veri-korean Kim Jong-Un kishte vëzhguar testin e motorit të ri raketor.

Analisti gjerman Norbert Brige ka zbuluar se motori kishte shumë ngjashmëri me modelin RD-250 nga fabrika ukrainase




Sekretari i Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje në Ukrainë, Oleksandr Turchynov thotë  se nuk e ka furnizuar kurrë Korenë Veriore 

Ukraina ka thënë se nuk e ka furnizuar kurrë Korenë Veriore me motorë të raketave, duke reaguar pas një raporti të publikuar nga gazeta New York Times, e cila duke cituar ekspertë ka thënë se Penjani mund të jetë duke blerë pajisje raketore nga një fabrikë në Ukrainë.

“Ukraina nuk e ka furnizuar kurrë Korenë Veruore me motorë të raketave apo ndonjë pajisje tjeter raketore”, ka thënë përmes një deklarate, sekretari i Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje në Ukrainë, Oleksandr Turchynov.

Në artikullin e 14 gushtit, New York Times, ka raportuar se ekspertët besojnë që një fabrikë e pajisjeve raketore në Ukrainë, “ ka më së shumti mundësi të jetë burimi i motorëve”, e cila mundësoi, testimin e dy raketave balistike interkontinentale në korrik të këtij viti.

Sipas po këtij raporti, thuhet se fabrika e kontrolluar nga shteti, e njohur si Yuzhmash, nuk është shumë larg prej territorit të pushtuar nga separatisët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Në këtë raport është cituar edhe një projekt kërkimor nga Michael Elleman, ekspert për raketa, në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, me bazë në Londër.

”Ka mundësi që këto pajisje të kenë ardhur nga Ukraina, në mënyrë ilegale”, i ka thënë Elleman gazetës.

“Pyetja më e madhe është nëse ukrainasit janë duke iu ndihmuar verikoreanëve edhe tani. Jam shumë i shqetësuar”, ka shtuar tutje ai.

Drama “Fisheku në pajë” e shkrimtarit Fadil Kraja hyn në fondin e artë të dramaturgjisë shqiptare

Nga RAMAZAN ÇEKA

Pesëdhjetë vjet më parë, më 29 korrik 1967 Trupa e Teatrit “Migjeni” në Shkodër ngjitet në skenë me premieren e dramës “Fisheku në pajë” të shkrimtarit që më vonë do të bëhej edhe një ndër dramaturgët më të shquar të Shqipërisë prof. Fadil Kraja.

Shkak për t’ju rikthyer në retrospektivë kësaj ngjarje të shënuar të dramaturgjisë shqiptare, u bë një fletëpalosje, që pas 50 vitesh ia sollën në dorë nga Tirana dramaturgut të madh, autorit të kësaj drame. Kjo fletëpalosje e ilustruar ishte ruajtur me kujdes nga familja e “Artistit të Popullit” Tano Banushi.

Unë isha prezent në tavolinë me profesorin e nderuar kur ia dha e bija në dorë dhe e pashë që me sa përmallim e nostalgji, duke iu dridhur lehtë duart, filloi ta shfletonte, kështu që vendosa të shkruaj diçka për ta kujtuar korrikun e 50 viteve më parë.

Drama “Fisheku në pajë”, një ndër kryeveprat e këtij dramaturgu të madh erdhi në skenë në një kohë kur Shqipëria kishte nevojë më shumë se kurrë të emancipohej për të dalë nga prapambetja e gjatë, në mënyrë të veçantë në zonat e thella malore, ku ndikimet e kanunit dhe zakoneve ishin më të mëdhaja.

Edhe vetë titulli i dramës na çon tek njëri prej këtyre zakoneve, në ato kohë të errëta, kur vajzës që martohej, në pajë i vihej edhe një fishek, të cilin kishte të drejtë ta përdorte bashkëshorti i saj, nëqoftëse shihte një faj ose gabim të së shoqes dhe vendoste për jeten e saj me vetëgjygjësi, duke përdorur fishekun që kishte ardhur në pajen e nuses.

Drama bëri bujë të madhe. Niveli i saj i lartë ideo-artistik, loja e përkryer e aktorëve të Trupës së Teatrit “Migjeni”, niveli i lartë profesional i regjisorit, atëherë të sapodiplomuar e që më vonë do të bëhej një ndër regjisorët më të famshëm të Shqipërisë, Serafin Fanko. Të gjithë këto komponentë u bashkuan aq harmonishëm, duke e kthyer këtë shfaqje që në premierën e saj, në një ngjarje të shënuar dhe duke i siguruar asaj suksesin e padiskutueshëm.

Ngjarje të tilla të mëdha, siç janë premierat e teatrit të dramës dhe të estradës të shfaqura në Teatrin “Migjeni”, në atë kohë bëheshin pjesë e jetës shoqërore të qytetit të Shkodrës. Shkodranët, ashtu siç diskutonin me pasion në punë, në familje dhe ambiente të ndryshme për një ndeshje futbolli të ekipit të zemrës “Vllaznia”, po me kaq pasion diskutonin edhe për një dramë, për një estradë, për një këngë ose për një film.

Drama “Fisheku në pajë” hyri përnjëherë në jetën e tyre dhe qytetarët e Shkodrës u bënë kritikët e parë që do t’i jepnin vendin që meriton kësaj vepre të madhe të shkrimtarit të tyre, birit të tyre Fadil Kraja.

Këtë e tregon më së miri edhe numri i pafund i shfaqjeve, i cili në vitin 1973 arriti në 250 herë e disa vite më vonë Trupa e Teatrit “Migjeni” realizoi edhe shfaqjen e 500-të, duke thyer kështu një rekord që nuk kishte ndodhur më parë, por duke thyer njëkohësisht rekord edhe në gjeografinë e shfaqjeve të saj që numëron 22 rrethe, në qytete, por edhe në aksionet e rinisë të asaj kohe.

Njëqind shfaqjet e para rolin e Gjelosh Nikës e luajti i paharruari Preng Lëkunda “Artist i Merituar”, i cili fatkeqsisht u nda nga jeta gjatë një shfaqjeje në skenën e kino-teatrit në H/C Vau-Dejës. Më pas këtë rol do ta luante me shumë sukses një aktor tjetër shumë i shquar në teatër e kinematografi “Artisti i Merituar” Ndrekë Prela.

Në një bisedë me prof. Fadil Krajen, ai kujton me nostalgji e pse jo edhe me përmallim edhe pjestarët e Trupës së Teatrit “Migjeni” të asaj kohe, duke filluar nga Ndrekë Prela e Vitore Nino, Bep Shiroka e Vjoleta Sekuj, Tinka Kurti e Elez Kadria, Pistol Soja e Ramiz Rama, Donika Frania e Paulin Lcaj, Rikard Ljarja, Viktor Bruçeti, Ymer Bala e shumë e shumë të tjerë, pa harruar skenografët e shquar Bep Shiroka e Lec Fishta, për të vazhduar me “prapavijën” e realizimit teknik me rrobaqepës, grimierë, marangozë e realizues të ndriçimit dhe efekteve zanore.

Siç thamë më lart, me 25 qershor 1973 në Teatrin “Migjeni” u shfaq drama “Fisheku në pajë” për të 250-ën herë dhe u organizua si një shfaqje jubilare, ku morën pjesë përveç spektatorëve shkodranë edhe të ftuar nga të gjitha trupat profesioniste të Shqipërisë.

Kësaj periudhe i përket edhe kjo fletëpalosje që u botua dhe u shpërnda në atë kohë.

Duke shfletuar këtë dokument, bie në sy kujdesi që ka treguar “Artisti i Popullit” Tano Banushi, duke mbledhur firmat e të gjithë pjesëmarrësve, nga autori e regjisori e deri tek inspektorët e skenës, firma që në një farë mënyre i bëjnë këta artistë të shquar të mos harrohen kurrë, i bëjnë në një farë mënyre pronarë të kësaj vepre, duke nënshkruar një akt “noterial” historie.

Dramaturgu Fadil Kraja “Mjeshtër i Madh”, ka një karrierë të gjatë artistike, ku në mënyrë të veçantë spikat bashkëpunimi me Trupen e Teatrit “Migjeni”, duke e siguruar kështu suksesin e ndërsjelltë, sukses që do të vazhdonte në dy drama të tjera të fuqishme siç janë: “Gjaku i Arbrit” dhe “Baca i Gjetajve” për të ardhur deri tek ditët tona kur ky prodhimtar i madh nuk rresht së krijuari dhe bashkëpunuari me teatrin e tij të zemrës, duke u kthyer kështu në një figurë emblematike që të kujton Shekspirin e madh dhe teatrin e tij.

Kujtime të tilla, retrospektiva kaq të këndshme, duket sikur rinojnë dramaturgun tonë të madh, tanimë në moshë të thyer, por të qartë e plot plane e vizione që të mrekullojnë me mënyrën se si lidhen me ngjarje dhe probleme bashkëkohore të shoqërisë sonë.

Nuk është statistikë apo një ngjarje sa për t’u shënuar, por një ngjarje e rëndësishme që i përket vitit të largët 1974, vit kur nis punën për herë të parë Teatri Popullor i Gjakovës, i cili natën e parë të përurimit shfaq dramen “Fisheku në pajë” me regjisor të mirënjohurin Muharrem Qena. Kjo trupë do të bëjë më vonë një turne të suksesshëm në tërë Shqipërinë.

Pas shfaqjes së kësaj trupe në Shkodër, aty ku kishte lindur, u shtrua një darkë madhështore, ku ndoshta për herë të parë u bë një “binjakëzim” që pavarësisht kufizimeve politike dhe ndërshtetërore do të vazhdonte edhe më gjatë me “Bacen e Gjetajve” e “Gjakun e Arbrit”.

Drama “Fisheku në pajë” është vënë në skenë nga dhjetra trupa profesioniste e amatore në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Diasporë, duke treguar kështu se kjo vepër është një ndër më të arriturat në gjithë fondin e dramaturgjisë shqiptare.

Zhurma si rrugë e shkurtër e gomerëve. Madhështia dhe mjerimi i gazetarisë

Image result for Indro Montanelli

Indro Montanelli

Di që shumë prej jush janë të interesuar ndaj gazetarisë dhe mjeteve të komunikimit. Unë këtë pasion fillova ta kultivoja që nga Gjimnazi, nuk kam dashur të bëj asgjë tjetër veç të jem Gazetar, me dëshpërimin e madh të babait tim. Ai, si Drejtor i mirë i një Liceu, e konsideronte me shumë përçmim si një profesion rastësor.

Por gazetaria ka qenë prirja e madhe e jetës time. Ju pranoj që edhe pse e kam dashur dhe vazhdoj ta dua këtë profesion, nuk mund tja këshilloj asnjë të riu ta ndërmarrë këtë profesion sot, sepse besoj që gazetaria tashmë është në fund.

Duhet të shndërrohet tërësisht, në një kuptim që unë nuk di ta parashikoj. Jam i kapur mbas kujtimeve dhe vij nga një shkollë e caktuar, dhe në këtë moshë e kam shumë të vështirë të mendoj diçka ndryshe. Shpresoj për ju që të ketë vend për një transformim tërësor, që të marr në konsideratë ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në kohë- ndër të cilat shumë për faj dhe shtrembërime të gazetarëve-, nga hyrja e teknologjive të reja, ku e tëra është një përmbysje traditash.

Gazetaria klasike, nga e cila nuk shqitem dot, është e pamundur të përshtatet.

Kur fillova, 60 vjet të shkuar, kishim si prekje teknologjike, makinën për të shkruar “Olivetti Lettera 22”, mbi të cilën vazhdoj të shkruaj. Nuk e prodhojnë më, ndaj arrita të blej 5 copë pranë shitësve të objekteve të vjetra, që i kam zhvendosur në pika të ndryshme. Përtej kësaj nuk mund të shkoj. Unë fax-in nuk di ta përdor, një person i afërt, e bën për mua, përndryshe nuk do dija as të vendosja një fletë. Ne gazetarët duhet të bëjmë llogaritë me një armik të pashpirt. Dhe në vënd që ta luftojmë atë, jemi vënë në shërbim të tij: ky është televizioni. Kam të njëjtat ide si Popper, televizioni është fatkeqësia më e madhe që mund të na ndodhte, sepse është përdorur pikërisht për të qenë e tillë. Gazetat janë shndërruar në megafonë të televizioneve, ndaj hasim 8 ose 9 kolona mbi Pipo Baudon ose Alba Parietin. Televizioni mund të ishte një instrument i madh për kulturën, por nuk është. Kjo është puna e tij. Çka është puna jonë, është që jemi bërë megafonë, duke i kopjuar edhe zakonet dhe duke i njohur epërsinë.

Italia, përveç se ka përzierë përherë seriozen me kotësinë, ka trajtuar përherë kotësinë si të vetmen gjë serioze. Dhe nuk bëjmë gjë tjetër vetëm përshtatemi duke e çuar në ekstrem këtë perversitet në zakonet tona. Por ka më keq. Televizioni mëson dhe i hap rrugën protagonizmit, që duke u bashkuar me gazetarinë, ka efekte katastrofike. Televizioni nxit interesin më të shëmtuar të gazetarëve të këqinj, kërkimin me çdo çmim të bujës. Nëse dikush nga ju do të dojë të bëj këtë profesion, shpëtojini joshjes nga buja, scoop’i!

Kujtoni që ajo është rruga e shkurtër e gomerëve. Lejon të arrish përpara, por keq. Publiku është një kafshë e çuditshme, ngjan si një që kupton pak por ka kujtesë, dhe nëse ju luani me besimin e tij, jeni i humbur. Këtë besim duhet ta fitoni seriozisht dhe me lodhje, ditë pas dite. Kjo nuk na shpëton nga gabimi, por na imponon detyrimin të denoncojmë veten tonë, kur kuptojmë gabimin, dhe ti kërkojmë falje lexuesit.

Në rast se doni të bëni këtë profesion, kujtohuni mirë. Është një profesion që kërkon shumë modesti, shumë, dhe protagonizmi është pengesë me këtë ligj themelor.

Sot unë shikoj drejtorët e rinj. Janë shumë të mirë, kuptohet, kanë rreth 40 dhe 50 vjeç, mund të ishin fëmijët e mi. Por nuk janë në drejtim, i kam në sy, janë në zyra marketingu, sepse gjëja thelbësore e një gazete është e ashtuquajtura audiencë. Dhe audienca sjell reklamë, sepse një gazetë nuk duhet vetëm të jetojë, por duhet edhe të prodhojë lekë, sidomos po të dojë të jetë e pavarur.

Një gazetë që duhet ti kërkojë dikujt lekë detyrimisht është shërbëtori i tij. Unë e humba gazetën La Voce sepse nuk arrita ta çoj në bilanc aktiv.

Është audienca në format e saj më të ndyra që na detyron të banalizojmë edhe gazetën, që për të arritur të printohet duhet ta përshkruajë këtë rrugë. Por kjo rrugë ama nuk na çon gjëkundi. Ne kemi një gazetari gjithnjë e më të keqe sepse është përherë në kërkim të audiencës, gjithnjë e më shumë në kërkim të reklamës, duke kënaqur kështu përherë shijet më të këqija të publikut, në vend që ti korrigjojë. Të kuptohemi, publiku është gjithmonë pronari ynë, nuk mund të përplasemi kokë më kokë, por duhet edukuar. Pa ja a u treguar ama, sepse ska asgjë më të keqe se sjelljet prej të mënçuri. Nuk di në gazetaria është e aftë të përmbushë një evoluim në këtë kuptim, por unë nuk shikoj shenja. Në rast se do të kisha 40 vjet më pak, do mundohesha sërish të bëja një gazetë. Tani dikush mund të mrekullohet, por do të ndiqja rrugën e hapur nga armiku im i hershëm Ferrara me Il Foglio. Ajo gazetë është ajo që do të doja të bëja unë me La Voce, që nuk pata fuqinë dhe mundësinë ta bëja. Një gazetë që përputhte menjëherë mjetet e saj me kostot, me pak faqe, që mund t’ia dilte pa shumë reklamë, me gazetarë-(ah)-të paguar pak.

Po ne jemi përherë të paguar pak, sepse ky zanat nuk bëhet për lekë. Përkundrazi, në rast se takoni një gazetar të pasur, mos e besoni. Gazetaria nuk të çon në pasurim, mund të të çoj në mirëqenie, për hir të së vërtetës. Unë nuk ankohem, kam aq sa më mjafton, biles edhe më shumë për të jetuar mirë. Por një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera. Një gazetar që skllavëron zanatin – duke i kërkuar ndjesë Prokurorit – unë do e pushkatoja.

Siç e shikoni nuk po ju sjell lajme të mira, ama, në këtë pikë duhet t’ju them dhe diçka tjetër. Ndoshta kam bërë një zanat të gabuar, por nuk pendohem. Besoj se gazetaria në Itali, ka luajtur një mision, ajo hoqi kulturën italiane nga kalatë e saj, nga bandat mafioze. Kërkoj falje t’ua kthej kështu mikpritjen tuaj, por duhet t’iu them se gazetaria këtë detyrë e ka kryer prej dekadash, duke çuar kulturën në mes të publikut. Kultura italiane kishte një nevojë të madhe, sepse nuk di ti flasë publikut. Ka gjuhën e saj, të papërkthyer në gjuhën e zakonshme. Ndoshta ju e dini që unë nuk kam shumë për tu mburrur me vitin 1968’ dhe me atë që bëra aty, sepse mbaj ende në trup shenjat dhe gjurmët, por arsyet e largëta të atyre djemve që më hodhën sipër një tufë me plumba, ndoshta unë po të kisha moshën e tyre do i ndaja me ta. Me siguri do të isha larguar sepse mënyra si donin ti bënin gjërat ishte e gabuar, por diçka ishte ama. Në rebelim në një farë mënyre fisnike të të kuptuarit kulturën, diçka të drejtë, ka.

Kush nga ju do të dojë të bëjë këtë zanat të kujtohet të zgjedhë pronarin e tij, lexuesin. Të vihet në shërbim të tij dhe të flas gjuhën e tij, jo atë të akademisë. Të çoj kulturën e akademisë drejt kuptimit. Kini parasysh që kjo ka qenë një nga tradhtitë më të rënda në Itali, dhe janë kryer goxha të tilla. Doni prova? Merrni një shkrim të çfarëdoshëm të Italisë së 700’ës dhe krahasoheni me faqet e enciklopedisë franceze. Faqet e Volterit, të D’Alembertit, janë të qarta dhe të kthjellta, kuptohet gjithçka. Në të tjerat nuk kuptohet asgjë: gjuhë e veshur, jo reale, gjuhë princërish. Gjuha e kulturës në shërbim të zotit, që pastaj u shndërrua në parti. Domethënë u keqësua më tepër, sepse ishte më mirë ti shërbeje një Duke ose Kardinali se sa një partie. Ishte më pak e padenjë, edhe pse ishte e padenjë edhe ajo. Kujtohuni që kultura në Itali nuk u përhap kurrë, ajo pak që ishte u bë prej gazetarisë. Nëse ju doni të bëni këtë punë, ky është angazhimi që ju keni për të përmbushur. Për ta bërë, nuk ka vuajtje që mund tju kthej mendjen, dhe kjo punë është shumë e bukur. Nuk të çon askund por është e bukur. Gazetaria bëhet për gazetari, dhe për asgjë tjetër.

(Ky është teksti i leksionit të fundit të gazetarisë i mbajtur nga Indro Montanelli, në Universitetin e Torinos, në 12 Maj, 1997)

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...