2017-09-20

LETËR HAVZI NELËS


Sent: Wednesday, 20 September 2017, 23:00:54 CEST

Image result for rexhep shahu




REXHEP SHAHU



LETËR HAVZI NELËS


I DASHUR HAVZI, NUK ANKOHEM PËR NEBILAT





Me 19 shtator 2017, fotografinë tënde Havzi, debilat e nxorën krah për krah me kopertinën e librit të poetit serb Aleksandar Qotriq që unë botoj këto ditë, një libër i mrekullueshëm, me aforizma, aforizma që më ngjiten sapo i lexova.
E nxorën foton tënde krah kësaj kopertinë duke thirrë “Dritë! Dritë!” sikur panë dritën në gjirizin ku notojnë, sikur zbuluan kontinent të ri.
I turren thonjtë e pistë të palamë qe njëqind vjet si shigjeta të helmëta dhe ia drejtuan në sy Flamur Hoxhës, mikut tim, njeriut të përkryer, kandidat i PD për deputet në Kamzë që mori vota sa tre deputetë bashkë, por që siç po del, i kanë munguar votat e Nebil Çikës se ai nuk të jepka vota por dhe të nxirrka sytë nëse nuk i jep lekë kur të kërkon për punët e bizneset e tij.
Ia drejtuan thonjtë e llomtë për me ia nxjerrë sytë, me ia shkulë kokërrdhokët e syve se pse nuk i ka dhënë lekë bosit Nebil. Sikur ia ka borxh bosit Nebil.
Unë nuk e di, por në supet e mia nuk mund ta mbështesë pushkën Nebili e të qëllojë pas shpinë, Flamur Hoxhën.
Se plumbi i kthehet mbrapsht Nebilit që e din se si kthehet plumbi mbrapsht.
E gjetën shkakun se pse biznesmeni humanist Flamur Hoxha nuk financon bustin e Havzi Nelës, (nënkupto biznesin e Nebil Cikës, nuk ia ndërroj unë germën e parë të emrit Nebilit).
Flamuri ka mëkatuar, thonë hijenat, i dashur Havzi se nuk financon bustin e Havzi Nelës por financon një libër të një poeti serb, Shitësit e Mjegullës.
Ky është mëkat i Flamurit, është krimi i tij thonë kalorësit e antikomunizmës.
Sikur Flamuri e ka për detyrë ta financojë bustin e Havziut dhe qejfet e Nebilit se ndryshe Flamuri nuk është antikomunist, ndryshe Flamuri nuk është patriot e atdhetar se të tillë të shpall Nebil Cikëa, natyrisht nëse paguan tek ai taksë patriotike taksë antikomuniste.
Fotografia jote krah kopertinës së librit të poetit serb i dashur Havzi nuk është turp as mëkat, por është nisë si plumb antikomunist kundër Flamur Hoxhës. Por kësaj radhe nuk është plumb në zarf, por plumb hapur për denigrim të Flamurit në emër të antikomunizmës.
Si, nuk di ti çfarë është plumbi në zarf… Mos më çudit i dashur Havzi. Plumbi në zarf është diçka si plumbi në pajë, si fisheku në pajë. Po ty të kanë pas varë e nuk e ke parë dramën Fisheku në pajë, të profesorit tim Fadil Kraja.
I dashur Havzi
Ty të varën në litar në 1988. Para teje, në kohën kur ti luftoje në Spaç dhe denoncoje atje diktaturën, Flamur Hoxhës partia ia ka pushkatur gjyshin në vitin 1974, kur Flamuri ishte në klasën e dytë fillore. E lanë pa gjysh, ia pushkatuan gjyshin dhe e internuan gjithë familjen e tij të madhe. Ishin pari e dinasti familja e tij, gjashtë skoda me rimorkio iu deshtën shtetit për ta internuar familjen e Flamur Hoxhës. 6 skoda aq sa spiuna u deshtën me të dënue ty edhe me 8 vjet të tjera burg mbi 15 vjetëshin e parë në Spaç.
Pra hijenat iu sulen Flamurit duke më goditë dhe mua.
Pse financon një poet serb e nuk i jep lekë biznesmenit të antikomunizmës Nebil Çikës që don të bëjë një bust për ty Havzi, sikur ai është pronari yt, tutori yt.
Flamur Hoxha, njeri i lirë, civil, qytetar, biznesmen i suksesshëm në Shqipëri e Itali, pa marrë pjesë kurrë në tendera shteti me fonde publike, ka financuar disa libra biblioteke, (nuk e dinë debilat çdo të thotë libër biblioteke) të munguara në bibliotekën shqiptare.
Shkrimtari i madh Zija Çela, për kontributin në financimin e librave të rrallë, e ka shpallur Flamurin “Deputet i Letërsisë”, po debilat nuk marrin erë nga këto punë.
“Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” të Vlladan Gjeorgjeviqit ishkryeministër i Serbisë, të përkthyer nga Mustafa Kruja ishkryeministër i Shqipërisë e financoi Flamuri dhe është sot në bibliotekën tonë. “Shpërngula e Shqiptarëve” e Vaso Cubrilloviqit u financua prej Flamurit dhe për herë të parë është libër në shqip. Patriotët skipëtarë dhe pronarët e antikomunizmës, nuk thanë asnjë fjalë pse unë botova këto libra urrejtje me financimin e Flamurit. As kur botuam me financimin e Flamurit Dimitrije Tuceviqin, as Kosta Novakoviqin, as Ballukxhixhin, as kur botuam humanistët e mëdhej francezë D’estournellë de Constant “Unë i kam shumë borxh Shqipërisë”, as kur botuam librin avokatues të shqiptarëve “Shqipëria në 1921” të Justin Godart, që veç të tjerave tregon masakrat greke në Jug të vendit si rrallë kund.
Flamuri ka financuar volumet e profesor Shefqet Hoxhës që nuk gjenden e përsëriten më, Përrallat, Baladat, Epikën dhe Lirikën disa mijëra faqe, që janë rrënjët tona.
Hijenat që mendojnë e shpallin se dinë shkrim e këndim përvecse dinë të hanë paçe e pilaf me qofte nuk folën kurrë asnjë fjalë për financimet e mësipërme të Flamurit, as të revistës letrare Illz, revistë letrare e Tiranës që e financon Flamuri.
Më fal i dashur Havzi se kërkova shumë e pretendova shumë nga gjobvënësit. Ku dinë ata çfarë është revista letrare ballkanike që e financon Flamuri. Ata dinë vetem çfarë janë lekët, eurot për biznesin e tyre, paçe e pilaf me qofte.
Biznesin tim unë e kam të suksesshëm i dashur Havzi se unë jam përmbushë intelektualisht me librat që ka financuar Flamuri, kam plotësuar ëndrrat e mia, por lekë nuk fitova me librat se keto janë libra që nuk sjellin lekë. Se as edhe gjenitë e antikomunizmës, as ata që shpallin e çertifikojnë kënd duan antikomunist, as ata nuk blejnë libra, nuk lexojnë libra, kanë lexuar mjaft, ia kanë nxjerrë rrënjët, ata duan ndonjë gotë raki, paçe e pilaf dhe ndonjë lekë nën dorë…
Në fletërrufenë ndaj Flamurit e meje që vunë dje kampionët e lirisë e të antikomunizmës i dashur Havzi, kishin përkthyer nga serbishtja CV e poetit Qotriq.
Kanë përkthyes që ua përkthejnë biografitë çetnikëve si Qotriqi dhe më hakërrehen me CV të tij në dorë duke qëlluar plumba (jo në zarf) kundër Flamurit pse financon aforizmat e Qotriqit e jo bustin e Havziut, pronar i të cilit është antikomunisti më i madh i Europës Nebil Çika.
I dashur Havzi Nela!
Kane dale do gjobvenesa te tmerrshem qe u vene gjoba njerzve per ty, gjoba patriotike ne emrin tend.
Mos u cudit, ti nuk je cudite asnjehere. Ne emrin tend jane bere e do te behen turpe te medha, turpe patriotike i dashur Havzi, turpe te lyera e te ngjyera me antikomunizem.
Por keto gjobat per ty, gjoba ne emrin tend, nuk i kisha degjuar i dashur Havzi. Por do degjojme shume te padegjuara, do rrefejme shume rrefenja te pa rrefyera...
I dashur Havzi Nela!
Po duan me ti marre edhe ato 910 leket qe ia pate lene amanet nenes tende para se me te var ne litar, po duan me ti marre edhe ato leke me ta ba nje bust prej bronxi, sa ma te holle, bust per ty qe vetem me ty nuk ngjan askund, askund aq sa ngjaj une me hazretin Lenin...
Ka dalë një hienë tjetër dhe po e shqyen Havzi Nelën.
Duro i dashur Havzi, duro...
I dashur Havzi Nela!
Antikomunistat me leje, biznes bejne, biznes gjobveniesh.
I dashur Havzi Nela, edhe bronxin per bustin tend duan me ta vjedhe patriotat.
I dashur Havzi Nela, do te shkruaj nje leter te gjate dhe do e fus ne liber. Ndoshta duhen thene te gjitha gjerat.
Me 1996 u bera kryetar i Shoqates Kombetare Miqte e Havzi Neles. Sa te urrejne Havzi
I dashur Havzi,
ne gjobvenie per llogari te bustit per ty eshte perfshire edhe ndonje patriot i zbukuruar ne plumba (ne enderr) duke i ike Kosoves, duke i ike luftes e qendreses per Kosoven, duke u bere çlirimtar refugjat, duke u bere Mic Sokol naten kur s'e sheh askush, duke u bere kundershtar i flakte i Serbise, dhe jaran i çetnikeve qe jane ministra ne Qeverine e Kosoves. A po kupton i dashur Havzi. Po, e di, e ngateruar eshte pak, por do te ta qartesoj me vone ne kete leter. Pa marak.
Per gjobvenesit patriote qe i vene gjoba patriotike biznesit, i dashur Havzi Nela, ti nuk je kombetar, me permasa kombetare, ti je lokal, ata duan nje cope bust me llamarine te bronxte qe te mos ngjaje aspak me ty por bust qe ta vene dikund ne ndonje skute te Kukesit.
Se ne Tirane jo, ti nuk je per Tirane, ata jane per Tirane, ti je lokal, hero lokal, provincial.
Mos u deshpero Havzi! Ti ke pare keq e me keq. Po ka edhe te tille qe te shqyejne edhe te vdekur, ka hiena i dashuri im Havzi.
I dashur Havzi Nela!
Une nuk e kisha ditur se ne emrin tend jane gjobitur e ndeshkuar e kercenuar politikisht edhe pushteare te ndryshem lokale a zyrtare qendrore, jane bere flete-rrufe si flete gjobash nga skutha te ndryshem ne emer te denimit te krimeve te komunizmit.
Para shume vitesh skulptori Ilmi Hoxha beri bustin tend i dashur Havzi. Nuk e beri te gjalle, por iu afrua sa s'ka me shume. Bashke me Petrit Palushin, Nazif Doklen e disa te tjere qe perfilleshim ne Kukes, e miratuam ate bust per tu bere. Ia shprehem dakortesine tone PD.
Por nuk u be ne bronx ai bust sepse ngjante me ty Havzi.
Sot biznesmenet patriota duan te vjelin gjoba te bejne nje bust qe te mos ngjaje aspak me ty i dashur Havzi.
I dashur Havzi Nela!
Ne vitin 1996 kur u bera kryetar i Shoqates Kombetare Miqte e Havzi Neles, premtova se do te luftoj qe te ndalet lekundja jote se ende lekundesh ne litar, do te luftoj te pranohesh se ende refuzohesh, nuk pranohesh, do te te mbroj nga komunistat antikomuniste, do te te mbroj nga hienat, nga ata qe duke te lepire te kafshojne, do te te mbroj nga gjithe debilat e shoqerise.
Por nuk te mbrojta dot dhe sot shpall pendesen time.
Por do te t'i ruaj eshtrat se mua me takon me ti ruajte eshtrat qe duan me ti zhduke, me ti mbeshtjelle me ndonje llamarine sa me te holle bronzi por te qe mos ngjaje me ty dhe per kete llamarine bronxi me gjobite sa me shume njerez, me i gjobite patriotikisht, antikomunistikisht...
I dashur Havzi
Unë nuk marr përsipër të ndryshoj asnjë serb. As nuk marr përipër që serbët të luftojnë për çlirimin e Kosovën nga Serbia. Serbët e duan Kosovën brenda Serbisë, brenda shtetit të tyre serb. Qotriqi thotë:
***
“Kosova është Jerusalemi ynë”.
Po aq sa është dhe Jerusalemi.
***
Prishtina nga Beogradi është 350 km larg.
Çdo ditë është edhe më larg.
***
Beogradi dhe Prishtina dialogojnë në Bruksel.
Ashtu vendosi Uashingtoni.
***
Nëse nuk e pranojmë Kosovën si fqinj,
do na futet edhe ndonjë tjetër në mes.
***
“Do kthehemi në Kosovë”!
Për të luajtur ndeshje ndërkombëtare.
***
Edhe nëse nuk duket ashtu,
rruga drejt Europës kalon nëpër Kosovë.
***
Serbia do të jetë përsëri një e tërë.
Kur të ikin Kosova dhe Vojvodina.
***
Dy shtete shqiptare tashmë ekzistojnë – Shqipëria dhe Kosova,
dy të tjerë janë në formim – Maqedonia dhe Zvicra.
Këto janë disa nga aforizmat e Qotriqit në librin e tij Shitësit e mjegullës që botim I imi me mbështetjen financiare të Flamur Hoxhës
Por patriotët e shquar shqiptarë që i ikën luftës që nuk u zbukuruan me ndonjë plagë në luftë, që nuk u përzhitën ndopak, që nuk guxuan as të heqin mbiemart e tyre serbë thonë ëshët kriminel Qotriqi. Natyrisht që Qotriqi nuk është patriot shqiptar ai duhet të jetë patriot serb.
Thelbi yt Havzi, nuk është qenia jote poet që rreken të të quajnë e shpallin. Jo. Askush nuk të dënoi si poet, nuk e ditën se je poet as shoqëria as partia që të dënoi. Thelbi yt është disidenca e formuar e shprehur qartë çdo ditë prej teje e sidomos në përballje në gjyqe.
Vëllai t’i ruajti vjershat dhe sot ato të dhanë përmasë tjetër, por ama sot, pasi të varën.
Ti nuk je hero shoqatash i dashur Havzi, janë të vogla shoqatat për ty, nuk të nxënë dot. Se shoqatat janë në ndonjë rast edhe çerdhe përdhunuesish, gjobëvënësish si në rastin tënd që synojnë të gjobisin të tjerët në emrin tënd.
Ti nuk je hero lokal, je hero kombëtar dhe për ty duhet të kujdeset shteti dhe jo shoqatat që të përdorin ty me nxjerrë lekë prej teje. Se helbete, i duhen lekët kryetarit të shoqatës, kryetar është tjetri e kryetarlleku ka shpënzime, don pak burrni, pak privilegje. Për me i sigurue këto, duhet me gjobitë biznese, me u marrë lekë gjasme për bust për ty e me i përdorë ato lekë edhe për bust.
Ti nuk je hero shoqatash por hero kombëtar. Kjo nuk do të thotë se shoqatat përbuzen e nuk u pranohet e njihet kontributi, u njihet kontributi po jo zgrapja e askujt në emrin tënd, ky nuk është kontribut.
Bustet kanë veçori se vendosen në vende publike dhe duhet të bëhen përmes konkurimeve të lira të artistëve nga shteti dhe bustet nuk janë pronë shoqatash.
Ti i dashur Havzi nuk ke pronar asnjë kryetar shoqate që në emrin tënd u vë gjoba bizneseve duke zgrapë lekë për bustin tënd, duke bërë presione të pështira bizneseve duke sanksionuar se kush nuk i jep euro Nebilit nuk është patriot as antikomunist por është serb, shka, çetnik, tradhëtar.
Konkurimi i lirë i artistëve e vendos cili bust shpallet fitues për mjedise publike sepse nuk ka askush të drejtë të ndotë ambjentin me buste që zgjedhin apo caktojnë e i vlerësojnë si të mira pronarët e busteve, pronarët e shoqatave që gjobisin biznesmenë.
A më thua i dashur Havzi sa lekë janë lëvruar në emrin tënd, për llogari të madhnimit tënd, për buste, bazorelieve, pllakate, libra, fletore, fletëpalosje, dreka, darka etj etj.
Thjeshtë ta di, e mbaj sekret, nuk i tregoj askujt përveçse e botoj. Kam qenë pjesë dhe kam hy me nda kur dikur desh u bënë copa duke akuzuar njëri – tjetrin për një bazorefiev sa ka kushtuar, sa broz keni vjedhë etj etj.
I dashur Havzi, ka ndodhë e po ndodh ende përditë një keqkuptim i madh me ty. Hijenat që duan të të shqyejnë, kalorësit e vetshpallur të lirisë, ata që shpallin se janë sjellësit e lirisë e të demokracisë, duan të të përvetësojnë e të të shalojnë ty. Kujtojnë e duan të na bindin të gjithëve sikur ti je hero i të përsekutuarve politikë antikomunistë (po pse ore, a ka edhe të përsekutuar politikë komunistë…), sikur ata janë pronarët e tu, sikur ti nuk je hero i të gjithëve ne, hero shqiptar, hero i demokracisë.
I dashur Havzi, kur të bëhet civile vërtetë shoqëria jonë ti do të jesh hero më shumë se kombëtar. Je hero europian që je dënuar me varje në litar i fundit në Europë duke i kënduar Helsinkut. Do të ndjehen jo mirë pronaërt e tu kur të ndodhë kjo…
Busti për ty i dashur Havzi nuk mund të jetë bust privat se ti nuk je tashmë hero privat, ti je hero që shoqëria e sotme nuk po të nxe, hapsirat e sotme nuk po e nxënë heroizmin tënd, përmasat e tua të mëdha i rrinë të vogla shoqërisë sot edhe 30 vite pas varjes tënde.
Shteti demokratik ka detyrim ligjor e moral për ty, për bust për ty, për gjithë nderet për ty, sepse ti në fund të fundit u sakrifikove për një shtet të lirë e demokratik, për një shtet siç e kemi sot, të lirë, demokratik por të papërsosur.
Shoqatat e gjobëvënësit shpallin disidentë, shpallin antikomunistë, çertifikojnë antikomunistë, japin triska antikomunisti.
Nëse nuk të shpall antikomunist Nebili nuk je antikomunist me i nxjerrë brinat sa të kaut të larmë.
Antikomunist mund të bëhësh me një shuk lekësh, me një dorë eurosh në dorë Nebilit.
I dashur Havzi se të lodha,
Patriotat e gjobëvënsit në emër të antikomunizmës harrojnë se letërsia eshte letërsi e jo politikë as luftë, harrojnë se letërsinë e bëjnë letrarët e politikën politikanët. Unë kam marrë përsipër të bëj letërsi, të botoj letërsi të zgjedhur ballkanike.
Ne letrarët nuk jemi fajtorë për politikën e politikanët, politika e politikanët janë fajtorë për letërsinë.
Ndërsa debilat do të gëjojnë gjithmonë në ahuret e gjirizet tona.

Reshat Sahitaj: Heshtja e qëllimshme

Image result for reshat sahitaj



Analisti Reshat Sahitaj konsideron se Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti po heshtin qëllimisht, duke shpresuar së informatat për lidhjet e tyre të harrohen në mënyrë që mos të marrin përmasa masovike. "Heshtjes së Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit po i ndihmojnë edhe televizionet tona, sepse lajmi për këto lidhje sekrete të Albinit dhe Shpendit me Nenadin dhe serbë të tjerë nuk u përmend në asnjë lajm qendror të mjeteve të informimit në Kosovë. Atë mbrëmje u lexua letra e Nenad Rikallos gati e tëra, mirëpo nuk u tha në lajme një fjali e vetme lidhur me Albinin e Shpendin.


Fotografia e Reshat Sahitaj


Këta të VV-së janë të çuditshëm kur u zbulohen faktet në dëm të tyre, i heshtin, e kur vetëm një dobësi të kundërshtarit ta dinë, ngrihen në demonstrata. Unë mendoj se është obligim moral i Albinit dhe Shpendit që të dalin para elektoratit të tyre dhe ta thonë të vërtetën lidhur me relacionet e tyre me Nenad Rikallon", u shpreh ai."VVja nuk duhet t'i sulmojë e ofendojë ata që shkruajnë realitetin e hidhur mbi relacionet sekrete të Albinit e Shpendit, sepse tanimë ato u bënë publike dhe ne kemi plotësisht të drejtë morale dhe ligjore të kërkojmë sqarime urgjentisht.

Fotografia e Reshat Sahitaj

Mirëpo, militantët e tyre e sulmojnë çdo individ që guxon të postojë në faqen e tyre të 'Facebook'-ut, duke e quajtur gjoja i paguar nga Serbia. Si është e mundur kur një lexues, një qytetar i thjeshtë e madje edhe publik të etiketohet spiun i Serbisë nga këta militantë, ndërsa nuk akuzohen Albini e Shpendi?!", thotë Reshat Sahitaj. Sipas tij, Albini dhe Shpendi do të heshtin edhe më tutje, me qëllim që mos t'u zbulohen gjëra edhe më komprometuese, për të cilat ne nuk dimë asgjë. "Unë personalisht, si qytetar i thjeshtë i këtij shteti, i bëj thirrje publike Albin Kurtit që ai të deklarohet publikisht mbi relacionet e tij me Nenad Rikallon dhe jo vetëm kaq, por çka e ka shtyrë Albin Kurtin të nënshkruajë formimin e një asociacioni me një serb të dyshuar për krime lufte e nuk e ka nënshkruar votën për Ramushin që të bëhet kryeministër i Kosovës pa votën e serbëve?! Sqarimi publik i Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit mbi lidhjet me të dyshuarin për krime lufte do t'i ndihmonte elektoratit të tij dhe partisë, VV-së, e në anën tjetër do të qetësoheshin shpirtrat e trazuar të mbarë popullit tonë. Është tepër shqetësuese që Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti të jenë në krye të pushtetit, qoftë komunal ose qendror, sepse lidhjet e tyre sekrete me serbë janë antikombëtare dhe për këtë duhet sqarim publik. Nëse Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti nuk japin sqarime publike, atëherë deputetët e Kuvendit duhet të kërkojnë në seancën e parë që Albin Kurti të deklarojë për lidhjet e tij më të dyshuarin për krime lufte", vijoi më tutje ai.

(Kosova Sot)




20 September 2017
19:24
Shpërndarje
0

ZBARDHJA E LIDHJEVE TË AKTIVISTËVE SHQIPTARË E SERBË TË KAN-it

Skandali "Rikallo" godet kupolën e VV-së




Sahitaj: Deputetët e Kuvendit të kërkojnë që Albin Kurti të deklarojë për lidhjet e tij me të dyshuarin për krime lufte

"Me heshtjen e tyre, Albin Kurti e Shpend Ahmeti ndoshta ende shpresojnë se vërtet populli do të harrojë faktin që treshja: Kurti, Ahmeti dhe Rikallo ishin shokë të ngushtë dhe themeltarë të KAN-it, asociacion që kishte për mision jo vetëm kthimin e serbëve, por edhe rivendosjen e bashkimvëllazërimit dhe futjen e proletariatit në jetën e qytetarëve të Kosovës, financuar nga Serbia dhe kapitalistët serbë të Austrisë", tha analisti Gani Qarri

Pavarësisht faktit që një grup qytetarësh prishtinas të lagjes 'Dardania' po vazhdojnë të denoncojnë hapur ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo, për tortura dhe maltretime në kohën e luftës dhe reagimeve të disa partive politike, mbetet akoma një enigmë e madhe pse në këtë rast po heshtin aq shumë Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti për lidhjet e tyre të hershme të partneritetit bashkëveprues të pasluftës me ministrin Rikallo. Tani ministri Rikallo deklaroi se në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin ka marrë pjesë në themelimin e organizatës joqeveritare KAN, e njohur edhe për skandale financiare. Ndërkohë, po shihet që Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti kanë shpresuar se populli do të harrojë këtë fakt, që të tre paskan qenë pjesë e KAN-it, derisa dyshohet që KAN-i i Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit ishte një asociacion me vizionin për kthimin e bashkimvëllazërimit e proletariatit në jetën e qytetarëve në Kosovë, të financuar nga Serbia dhe kapitalistët serbë të Austrisë. Analistët po e shohin heshtjen e dyshes kryesore në VV se do t`iu dalin edhe të tjera të palara në shesh, deri te shitja masive e lejeve ndërtimore, përmes së cilave para po i blejnë votat e popullit, të vetëdijshëm se populli ata nuk i do dhe as nuk i vlerëson, prandaj Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti nuk po deklarohen rreth financimit nga kapitalistët serbë-austriakë.

Heshtja e qëllimshme

Analisti Reshat Sahitaj konsideron se Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti po heshtin qëllimisht, duke shpresuar së informatat për lidhjet e tyre të harrohen në mënyrë që mos të marrin përmasa masovike. "Heshtjes së Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit po i ndihmojnë edhe televizionet tona, sepse lajmi për këto lidhje sekrete të Albinit dhe Shpendit me Nenadin dhe serbë të tjerë nuk u përmend në asnjë lajm qendror të mjeteve të informimit në Kosovë. Atë mbrëmje u lexua letra e Nenad Rikallos gati e tëra, mirëpo nuk u tha në lajme një fjali e vetme lidhur me Albinin e Shpendin. Këta të VV-së janë të çuditshëm kur u zbulohen faktet në dëm të tyre, i heshtin, e kur vetëm një dobësi të kundërshtarit ta dinë, ngrihen në demonstrata. Unë mendoj se është obligim moral i Albinit dhe Shpendit që të dalin para elektoratit të tyre dhe ta thonë të vërtetën lidhur me relacionet e tyre me Nenad Rikallon", u shpreh ai."VVja nuk duhet t'i sulmojë e ofendojë ata që shkruajnë realitetin e hidhur mbi relacionet sekrete të Albinit e Shpendit, sepse tanimë ato u bënë publike dhe ne kemi plotësisht të drejtë morale dhe ligjore të kërkojmë sqarime urgjentisht. Mirëpo, militantët e tyre e sulmojnë çdo individ që guxon të postojë në faqen e tyre të 'Facebook'-ut, duke e quajtur gjoja i paguar nga Serbia. Si është e mundur kur një lexues, një qytetar i thjeshtë e madje edhe publik të etiketohet spiun i Serbisë nga këta militantë, ndërsa nuk akuzohen Albini e Shpendi?!", thotë Reshat Sahitaj. Sipas tij, Albini dhe Shpendi do të heshtin edhe më tutje, me qëllim që mos t'u zbulohen gjëra edhe më komprometuese, për të cilat ne nuk dimë asgjë. "Unë personalisht, si qytetar i thjeshtë i këtij shteti, i bëj thirrje publike Albin Kurtit që ai të deklarohet publikisht mbi relacionet e tij me Nenad Rikallon dhe jo vetëm kaq, por çka e ka shtyrë Albin Kurtin të nënshkruajë formimin e një asociacioni me një serb të dyshuar për krime lufte e nuk e ka nënshkruar votën për Ramushin që të bëhet kryeministër i Kosovës pa votën e serbëve?! Sqarimi publik i Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit mbi lidhjet me të dyshuarin për krime lufte do t'i ndihmonte elektoratit të tij dhe partisë, VV-së, e në anën tjetër do të qetësoheshin shpirtrat e trazuar të mbarë popullit tonë. Është tepër shqetësuese që Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti të jenë në krye të pushtetit, qoftë komunal ose qendror, sepse lidhjet e tyre sekrete me serbë janë antikombëtare dhe për këtë duhet sqarim publik. Nëse Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti nuk japin sqarime publike, atëherë deputetët e Kuvendit duhet të kërkojnë në seancën e parë që Albin Kurti të deklarojë për lidhjet e tij më të dyshuarin për krime lufte", vijoi më tutje ai.

Bomba plasi në oborrin e VV-së

Analisti Reshat Badallaj thotë se pikërisht me rastin Rikallo plasi bomba në oborrin e klubit të inkriminuar të VVsë. "Rikallo, që tani për tani po dyshohet për kriminel lufte, ndërkaq nuk po dyshohet fare, por shumë dëshmitarë të gjallë po e njohin që shqiptarët i ka shkokërdhuar dajak dhe i ka bërë sakat", u shpreh ai. "Pa e shtyrë askush këtë kapadai shqiptar urrejtës, foli nga goja e tij se kishte miq të kahershëm ortakët e tij të ngushtë: Shpendin e Ali Ahmetit, djalin e një titisti, Albin Kurtin dhe shumë të tjerë. Nenadi ka akoma shumë për të treguar se kush është ai biznesmeni serb që jeton në Austri, se nga sa para i ka paguar, do të flasë edhe nga sa para kanë marrë nga 'George SORROSI'. Nga kjo po del se lidhja e tyre është e kamotshme, që u vërtetua nga miku i tij i vjetër me tradita të moçme antishqiptare që kishte maltretuar shqiptarët si kafshët në kohë lufte. Se vërtet është kështu e vërtetoi edhe Fisnik Ismaili, djali i atij që kishte mik të ngushtë kryekriminelin serb, Slobodan Milosheviqin", theksoi Reshat Badallaj.

Të panjohura të tjera mund të dalin në dritë

Analisti politik, Faton Mehmeti, pohon se vetë fakti se Albini dhe Shpendi po heshtin ndaj rastit 'Rikallo' shpreh më së miri njohjen që kanë këta mes tyre dhe rrezikun nga ai që t'u nxjerrë në shesh të gjitha të palarat. "Kanë frikë se Rikallo do t'u zbulojë edhe të tjera të panjohura, prandaj edhe po heshtin. Gjithsesi do të duhej të prononcoheshin të dy, pasi janë të cituar nga Rikallo dhe një shpjegim është i domosdoshëm dhe krejt normal. Nuk besoj se Albini dhe Shpendi kanë pritur që Rikallo të flasë për njohjen e tyre, bashkëpunimin që kanë pasur, si dhe gjëra të tjera që momentalisht janë të panjohura. Është mungesë guximi të heshtësh, derisa dikush të etiketon, ose citon për një çështje të caktuar. Pavarësisht se deri ku ka rezultuar bashkëpunimi mes tyre, Albini dhe Shpendi duhet të flasin", potencoi ai. "Heshtja është pranim i fajit, i pamundësisë për ta mohuar të vërtetën. KAN-i ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision proklamonin se kanë ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Albin Kurti ishte pjesë e saj së bashku me Shpendin, aty ishte edhe Rikallo, i cili tani e zbuloi të vërtetën. Albini duhet të shpjegojë cili ishte roli i Rikallos aty dhe çfarë kërkonte ai aty. Këtyre dhe shumë të tjerave Albini dhe Shpendi duhet t'u përgjigjen. 'Vetëvendosje' është pasardhëse e KAN-it, si ka tash mundësi VV-ja të thirret në patriotizëm, derisa KAN-i kishte për qëllim bashkimin shqiptaro-serb", tha Faton Mehmeti.

Drejtësia të hetojë rastin

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, konsideron se drejtësia duhet të merret thellësisht me këtë çështje. "Akuzat e bëra ndaj ministrit Rikallo janë të domosdoshme të shqyrtohen nga ana e organeve kompetente dhe mbi atë bazë të merret vendimi. Jam shumë dakord se asnjë kriminel serb, si dhe asnjë gjenocidist i Serbisë nuk duhet të jetë i lirë, e ku më në qeveri. Ajo që më prek jashtëzakonisht shumë është heshtja e politikanëve të Kosovës në raport gjoja me këtë person të akuzuar për kriminalitet. Është detyrë e domosdoshme që të gjithë të apostrofuarit të deklarohen, s'është me rëndësi kush dhe subjekti politik të tregojë raportet me Rikallon. U takon edhe Albinit dhe edhe Shpendit të tregojnë se ku kanë qenë me të, në cilin subjekt kanë punuar dhe çka kanë punuar", u shpreh ai. "Nuk mundet kjo çështje thjesht të kalojë dhe të harrohet. Krimi është krim dhe çdokush që nuk deklarohet për të bartë përgjegjësi. Kuptohet nëse jo penale, morale domosdo", tha prof . Muhamet Kelmendi. Ai edhe në këtë rast ka rikujtuar vuajtjet e rënda, për 20 mijë femra të dhunuara, që askush nuk është përgjigjur dhe 1 milion shqiptarë të dëbuar me dhunë dhe asnjë kriminel nuk gjendet në burg.

Të formohet një komision hetimor parlamentar

Profesor Riza Smaka nuk dëshiron të mos u besojë denoncimeve të bëra nga qytetarët, por ai thekson se derisa nuk vërtetohet gjendja e mundshme e fajë- sisë që i ngarkohet atij, ai duhet të konsiderohet si person i pafajshëm. "Në këtë etapë të theksimeve, referuar keqtrajtimeve të civilëve shqiptarë nga ministri Rikallo, si dhe involvimeve eventuale të Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit në afera dhe kombinatorika politike dhe financiare inkonsistente, duhet përcaktuar një qëndrim parimor të paparagjykuar. Në radhë të parë, aktualisht, nuk argumentohet asnjë farë teze e tillë pos që apostrofohet nga individë të caktuar. Ndaj, sipas hipotezës së pafajësisë, përderisa fajësia të mos verifikohet në procedurë legale, nuk duhet të paragjykohet asgjë", u shpreh ai. "Ndërkaq, ka vend dhe nevojë imediate për t'u ngritur një komision hetimor parlamentar 'ad hoc' për temat në fjalë dhe pas konstatimeve të miratuara nga ai komision do të duhej debatuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Varësisht nga konkluzionet e Kuvendit, institucionet publike përkatëse do të duhej proceduar rastet konkrete, konform me ligjin e aplikuar", tha Smaka për "Kosova Sot".

Përpjekja për bashkim-vëllazërim

Analisti Gani Qarri ka thënë se rasti më i ri i sapoaktualizuar i bashkëpunimit me njerëz e organizata të përfolura, jo vetëm për keqpërdorime financiare, por edhe ndërkëmbëza shtetërore e kombëtare nga udhëheqësit kryesorë të VV-së, në emër të të ashtuquajturave OJQ, i bërë publik këto ditë nga Nenad Rikallo, mund të jetë vetëm një gur i vogël në grumbullin e madh të prapë- sive të vetë ish-kryetarit të 'Vetëvendosjes', Albin Kurti, dhe kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti. "Përkundër faktit se Rikallo qysh moti përflitej nga jo pak banorë të lagjes 'Dardania' në Prishtinë për torturat, që ai u bënte fqinjëve të tij shqiptarë gjatë kohës së luftës në Kosovë, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti derisa bashkëpunonin me të nuk e akuzuan atë kurrë, por u përpoqën bashkë me këtë zyrtar të lartë të Listës Serbe vite me radhë për sjelljen e serbëve nga Serbia në Kosovë, duke e akuzuar vetëm tani për krime ndaj shqiptarëve, sikur ato të kishin ndodhur dje dhe pas përfundimit të bashkëpunimit të tyre me të. Për aq më keq, si shoku Kurti ashtu edhe shoku Shpend Ahmeti, vazhdojnë të heshtin pa fije turpi edhe pas dëshmisë së Nenad Rikallos, se ai në të kaluarën jo fort të largët shokët dhe bashkëpunëtorë më të ngushtë i kishte pikërisht Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin, me të cilët në vitin 2003 ata kishin krijuar edhe OJQ-në e ashtuquajtur KAN, (Kosovo Asociacion Network), të njohur jo vetëm për skandale financiare, të cilën Rikallo e konsideron edhe si paraardhëse të 'Vetëvendosjes' ", potencoi ai. "Me heshtjen e tyre, Albin Kurti e Shpend Ahmeti ndoshta ende shpresojnë se vërtet populli do të harrojë faktin që treshja: Kurti, Ahmeti dhe Rikallo ishin shokë të ngushtë dhe themeltarë të KAN-it, asociacion që kishte për mision jo vetëm kthimin e serbëve, por edhe rivendosjen e bashkim-vëllazërimit dhe futjen e proletariatit në jetën e qytetarëve të Kosovës, financuar nga Serbia dhe kapitalistët serbë të Austrisë?", vijoi më tutje analisti Qarri.

Një agjent i pensionuar i MI5, John Hopkins (80)para vdekjes e pranon se e ka vrarë princeshën Diana me urdhër të familjes së saj



 Retired MI5 Agent Confesses On His Deathbed I Killed Princess Diana



https://www.youtube.com/watch?v=L6eTKqx9_rE



Një agjent i pensionuar i MI5, John Hopkins (80), pranoi një varg të vrasjeve të pabesueshme pasi doli nga spitali në Londër, duke thënë se i kanë mbetur vetëm disa javë jetë dhe nuk dëshiron të vdes pa e treguar të vërtetën, transmeton InfoPress.

Hopkins pretendon se ai ishte i përfshirë në 23 vrasje të agjencisë britanike të inteligjencës në mes të viteve 1973 dhe 1999, duke përfshirë edhe vrasjen e Princeshës Diana.

Hopkins, i cili 38 vjet ka punuar si një operativ për M15, pretendon se ky shërbim është përdorur shpesh për vrasjen diskrete të individëve të cilët janë konsideruar si kërcënim për sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar.

I maskuar si inxhinier mekanik dhe ekspert në municion Hopkins pretendon të ketë përvojë të gjerë në metodat konvencionale të vrasjes, duke përfshirë kimikate dhe helme. Intelegjenca britanike pretendon se ai ishte pjesë e një qelize të shtatë operativëve të cilët kryen vrasje politike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Shumica e viktimave ishin politikanë, aktivistë, gazetarë dhe udhëheqësit e sindikatave.

Për princeshën Diana tha se ajo ishte unike në mesin e viktimave të tij, dhe se ishte e vetmja grua që kishte vrarë ndonjëherë, si dhe personi i vetëm nga Shoqëria Mbretërore. Ajo është gjithashtu e vetmja viktimë vdekjen e së cilës e ka urdhëruar vetë familja mbretërore.

Nga njëra anë, Diana ishte “e bukur, dhe e dashur” që nuk të humbte jetën kaq e re, por sipas pikëpamjes së tij ajo kërcënonte kurorën mbretërore.

“Familja mbretërore kishte prova që planifikon të divorcohet nga princi Charles. Ajo e dinte shumë sekrete mbretërore. Bosi im më tha se ajo duhet të vdesë. Ai mori urdhra direkt nga princi Filip, dhe është dashur ta bëjmë që të duket si aksident. Unë kurrë nuk kam vrarë një grua, aq më pak një princeshë, por kam zbatuar një urdhër. Unë e bëra atë për mbretëreshën dhe vendin. Fazën e ardhshme e konspiracionit të nivelit të lartë përfshinte edhe mediat të cilat kanë bërë pjesën e tyre”, tha ai.

Ky ishte një aksion i organizuar mirë

Ish-oficeri i zbulimit që po kalon ditët e tij të fundit në shtëpi, tha se pret të arrestohet, pas rrëfimit të tij. Hopkins ka shpjeguar se çdo hetim në këtë çështje do të jetë i vështirë për ta dëshmuar dhe “shumë i komplikuar”, sepse ka disa të dhëna të shkruara të aktiviteteve sekrete MI5, si dhe “shumica e kolegëve të mi tashmë të vdekur”, u shpreh ai.

Dëshmitari më i rëndësishëm për vrasjen e Princeshës Diana, shefi i Hopkins, vdiq nga një atak në zemër në vitet 2000, dhe Princi Philip, “natyrisht, kurrë nuk do të jetë i akuzar”. Nëse Princi Philip i lejon ndonjëherë ta analizojë një psikiatër, unë jam i sigurt se ai do ta deklarojë si psikopat”, shprehet ai.

Kur e pyetën pse nuk refuzoi ta vrasë princeshëm Diana, ai u përgjigj:” Ne në shërbim të MI5 betohemi për besnikëri ndaj Kurorës. Nëse do të kisha refuzuar do të isha shpallur tradhtar dhe do ta kisha shkatërruar jetën time”, përfundon ai.

I ndershëm, burrë i ditur e i zgjuar - Jahja Lluka

Image result for JAHJA LLUKA


Jahja Lluka u lind më 17 mars 1952, në Pejë, ku e përfundoi edukimin fillor dhe atë të mesëm, ndërsa studimet e larta të Elektroteknikës i vijoi në Zagreb.

Pas kthimit nga Zagrebi, studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Magjister i maredhanjeve nderkomtare. Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetuese të Kosovës.

Në vitin 1990, pas protestave të shumta në qytetin e Pejës, themeloi së bashku me shumë shokë Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh kryetar, post të cilin e mban edhe aktualisht.

Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptarë nga puna, nga ana e ish-regjimit të dhunshëm serb, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje të cilat vuanin edhe për kafshatën e gojës.

Z. Lluka, bashkë me veprimtarë të tjerë pejanë, themeloi Këshillin e Solidaritetit, këshill ky i cili ndihmoi minatorët e “Trepçës”, të Goleshit, të Kishnicës, të Fabrikës së Municionit në Skënderaj si dhe grumbulluan e dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptarë të Komunës së Pejës.

Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për t’u vetëmbrojtur nga hordhitë serbe.

Ka bërë disa vite burg në Burgun e Dubravës, të Lipjanit, të Pejës dhe të Pozharevcit.



Aktivitet e tij nëpër vite: 

• Themelues i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta (1990);

• Themelues i Këshillit të Solidaritetit në Pejë dhe Kryetar i sajë (1990);

 • Themelues i Partisë Republikane të Kosovës dhe nënkryetar i saj;

• Themelues i Odës Ekonomike të Kosovës;

• Anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

• Shef i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj (2004/2005);

• Shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Kryeministrit Bajram Kosumi;

• Këshilltar i Kryeministrit Agim Çeku;

• Është anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës.


jahja-lluka-i-dhuron-libra-bibliotek-euml-s-s-euml-shkoll-euml-s-ldquo-lasgush-poradeci-rdquo-n-euml-kijev-euml_hd

Themelues i çmimit “Hasan Prishtina” i cili ndahet për merita të veçanta për pengimin e pastrimit Etnik të Kosovës dhe për krijimin e kushteve për kthim, (deri me tani ky çmim ju ka nda: Nënës shqiptare – nënë e cila ka lind 16 fëmij dhe të gjithë kanë qendruar në Kosovë, Presidentit Klinton, Kryeministrit Tony Bler, Sekretares se shtetit znj. Olbrait, Familjes Jasharaj, Familjes Haradinaj, Gjeneralit Klark, Ambasadorit Voker dhe Ambasadorit Wisner);

Është edhe krijues letrar.

Botimet:


1. Përmbledhje me poezi “Vargje Vetmie” 

2.Përmbledhje me poezi“Edhe ti Atdhe” 

3.. Shpërngulja e Shqiptarëve nga Peja dhe Rrethina – 1912 – 1994 

4. Monografi – “Për Shtetin Tim, Kosovën”


*******



2.Hasan Prishtina, uragan i çështjes shqiptare

Image result for JAHJA LLUKA
Shkruan: Jahja Lluka

I ndershëm, burrë i ditur e i zgjuar, njeri që e shkriu jetën për të mbjell farën e diturisë, me zemër të përvëluar për kombin, atdhetar i spikatur dhe mbrojtës i lirisë, atdhetari që dha gjithçka për pengimin e projekteve sllave për shprënguljen e shqiptarëve nga trojet etnike, deputet në Parlamentin Osman, poltikan e burrështetas, janë vetëm disa nga epitetet që i gëzonte patrioti i madh shqiptar Hasan Prishtina në shtypin shqiptar të kohës.

Mëmëdhetari i shquar, siq e quante gazeta “Bashkimi i Kombit” që botohej në Manastir, me prejardhje të familjes nga Polaci i Drenicës, cilësohet si një ndër figurat më pozitive historike shqiptare.

Trim, i ndershëm, që “ka marrë burrërisht Flamurin në dorë….”, që “besnikërinë dhe dashurinë për atdhe e ka provuar jo me fjalë, por me vepra dhe sakrifica…”, “ i cili trimërisht i mbronte të drejtat shqiptare në Parlament të Turqisë…, një nga më të mëdhenjtë atdhetar…”, dhe mjaft vlerësime të tjera që rrallëher i bëheshin dikujt tjetër.

Çështjen shqiptare Hasan Prishtina e kishte marrë si qështje jetësore, ai nuk kishte dhe nuk bënte asnjë kompromis në këtë pikë. Padyshim që ishte njëri ndër zërat më aktiv në Parlamentin e madh Osman në mbrotje të qështjes shqiptare, për respektimin e të drejtave sovrane të kombit dhe trojeve etnike shqiptare, për shkollimin dhe arsimimin e popullsisë shqiptare, për shtetin shqiptar, ai përdorte diplomacinë dhe mjetet diplomatike, por edhe këto kishin kufirin e tyre, prandaj Hasan Prishtinën e gjeje edhe në qetat e kryengritjeve të mëdha anti osmane për lirinë e kombit, bashkë me Isa Boletinin e luftëtar tjerë shqiptar.
Image result for JAHJA LLUKA
Hasan Prishtina si deputet në Parlamentin Turk, e shtjelloi çështjen e shqiptare duke sugjeruar që jeta të ndërtohet mbi themelet e ligjeve, që gjuha shqipe të përdoret në sistemin shkollor deri në arsimin e mesëm, që nëpunësit e administratës të dinë gjuhën shqipe, që të ketë falje për ata që do të jenë në opozitë etj. etj. Ai thoshte se natyra e fuqisë dhe disiplinës qëndronte në cilësitë e intelektit shqiptar.
“Jam i bindur sot që shqiptarët përbëjnë popullin më të zgjuar të Ballkanit. Munden me meritue një të ardhme të shkëlqyeshme!”.

Duke e parë se diplomacia me qeverinë osmane ishte e kotë, Hasan Prishtina iu bashkua kryengritjes së madhe mbarëpopullore për çlirimin e trojeve shqiptare. Një moment historik e i kthesës së madhe.

Kjo luftë zhvillohej për t’i dhënë fund sundimit barbar të Turqve të Rinj, të cilët po kryenin shumë mizorira në kurriz të popullit tonë. Kjo është një luftë mbarëpopullore sepse edhe kishte të bënte me një problem mjaft të rëndësishëm mbarëkombëtar, prandaj edhe pati përkrahjen aktive të patriotëve të tjerë shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare.

Si mbrojtës i lirisë së kombit, Hasan Prishtina gjithnjë shprehej pa rezerva dhe pa nënkuptime. Për këtë çështje ai është krejt i qartë në formulime dhe transparent në veprime duke u shprehur se, nëse edhe xhonturqit nuk do të ndërrojnë qëndrimet politike kundrejt Çështjes Shqiptare, nëse shqiptarëve nuk do t’u garantohen të drejtat e tyre politike, atëherë do të ndodhin ngjarje të përgjakshme dhe të hidhëta.
Pas fitores së madhe të Shpalljes së Pavarësisë, 28 nëntor 1912, në plan të parë doli çështja e mbrojtjes së tërësisë territoriale nga synimet shoviniste të fqinjëve veriorë, lindorë e jugorë.

Në këto kushte atdhetari i pamposhtur arrin në pamëdyshje në përfundimin: “… jemi detyruar të luftojmë të dëshpëruar kundër armiqve tanë për të mbrojtur të drejtat më legjitime të vendit tonë dhe vatrat tona”.

Një nga shtyllat kryesore që formon personalitetin e plotë të Hasan Prishtinës është edhe kuptimi që ka si dhe qëndrimi që mban kundrejt problemit të gjuhës shqipe e të arsimit shqip. Ai me të drejtë ruan mendimin se, gjuha është një nga elementët kryesorë të një kombi, prandaj edhe e trajton këtë çështje jo vetëm me forcën e logjikës por edhe me vrullin e atdhetarit e patriotit duke dhënë edhe shembuj konkret në të mirë të kësaj kauze.

Hasan Prishtina ishte pjesëmarrës aktiv dhe autoritar në Kongresin e Manastirit më 1909, që u mbajt për përcaktimin e alfabetit shqip. Këmbënguli që të vendoset Alfabetit shqip.

Në përgjithësi ai gjykonte se dituria e poshtëron padijen, se ajo është një tregues i qytetërimit të një kombi, por edhe kusht për zhvillimin e tij.

Hasan Prishina dëshironte një arsim masiv, prandaj një nga kërkesat e tij dhe të bashkëshokëve të vet të përhershëm ka qenë që, gjuha të mësohet deri në nivelin e shkollës së mesme.

Vetë jep shembullin duke mbuluar shpenzimet për arsimimin e 50 të rinjve kosovarë në Shkollën Normale të Elbasanit, ashtu si tregohet fisnik e human kur pohon që, të ardhurat nga botimi i një libri për Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912, do t’i përdorte për arsimimin e fëmijëve jetimë të Kosovës, të Dibrës e të Çamërisë që gjenden në Shqipëri. Shum herë ka dhënë të holla për zhvillimin e arsimit shqip duke e konsideruar atë si faktor “… për përparim të diturisë në Shqipëri…”, dhe kërkonte me këmbëngulje që në Kosovë të dërgohen mësues për të përhapur mësimin shqip duke iu kundërvënë kështu intrigave, që thureshin kundër gjuhës së bukur shqipe.

Hasan Prishtina mbetet një atdhetar i spikatur; se ai, si rrallëkush dallohet si mbrojtës i zjarrtë i lirisë, tërësisë territoriale dhe arsimit e gjuhës shqipe.

Atdhetari Hasan Prishtina, me tërë qenien e tij propagandonte dhe punonte kundër shprënguljes së shqiptarëve nga territoret e tyre të pushtuara, ai e dinte mirë se shprëngulja e shqiptarëve do të thoshte humbje e territoreve, prandaj pavarësisht dhunës së shfrenuar të pushtuesve ai bënte thirrje pa nda për qëndrim të popullatës shqiptare në trojet e veta stërgjyshore.

“Dy duar për kokën, koka për atdheun” thoshte Hasan Prishtina, duke e qartësuar në këtë formë që atdheu, vendlindja jam mbi gjithçka. Kjo thënie në ditët e sotme ka një domethënie të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh ikjen e rinisë shqiptare, shprënguljen nga atdheu, kjo na jep të kuptojn atë që duhet, dashurinë dhe sakrificën që duhët të bëjmë për atdheun.

Hasan Prishtina kishte parime të larta morale duke shprehur thelbin e formimit shpirtëror e moral të popullit shqiptar. Ishte i tillë, mbeti i tillë dhe emri e vepra e tij do të ngelen të tilla deri në fund të kohës.

Duke çmuar veprën e madhe të Hasan Prishtinës, shumë shkolla e institucione sot mbartin emrin e tij, në respekt të atdhedashurisë, punës e kontributit të këtij vigani kombëtar, në fillim të viteve 1990, në Polac të Drenicës, u krijua edhe Lëvizja “Hasan Prishtina” e cila si synim kishte parandalimin e shpërnguljes së shaiptarëve nga dhuna e shfrenuar e sistematike e pushtuesve serb në vitet e 90.

Kurse për merita të veqanta në pengimin e pastrimit etnik të Kosovës dhe krijimin e kushteve për kthim, kjo shoqatë që nga 1997 ka themelur edhe çmimin “Hasan Prishtina” , çmim ky që ju është ndarë personaliteteve të spikatura me motivacione kryesisht për mbrojtjen e të drejtave shqiptare siq janë Familja Jashari, Familja Haradinaj, Nënës Shqiptare ( një nëne që ka lindur 16 fëmijë dhe i ka rritur të gjithë në Kosovë), pastaj ish sekretares Madeline Albright, Gjeneralit amerikan Ëesley Clark, politikanit amerikan Franck Uisner, Sekretares Clinton, Kombtares Shqiptare të Futbollit e personaliteteve tjera me ndikim të cilët ndihmuan ndihmuan qështjen shqiptare.





********


3.Jahja Lluka: Ikja e kosovarëve, bashkë me propagandat qëllimkeqe duhet të ndalen menjëherë


Jahja Lluka, Udhëheqës i Departamentit të Diasporës në AAK ka thënë se pamjet shqetësuese që vijnë nga stacioni i autobusëve në Prishtinë, vazhdojnë të jenë shqetësim për të gjithë.

Në këtë drejtim, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dinë se ta dinë se kufiri mes shteteve të Bashkimit Evropian është e pamundur të kalohet në mënyrë ilegale.

Sipas tij, sidomos ata që po “i fryjnë” kësaj dukurie duhet të mendojnë mirë, duke paralajmëruar se të gjithë ata “trafikantë, matrapazë të ndryshëm edhe qarqe politike”, se kjo nuk do të kaloj pa u ndëshkuar.

“E kaluara na ka treguar se shumë trafikantë, matrapazë e përfitues kanë qenë të lidhur, të yshtur nga shteti serb për të bërë “punën e dreqit”, zbrazjen e Kosovës nga aseti ynë më i çmuar, rinia”.

“Kosova po kalon në një fazë tjetër të rëndësishme, perspektiva evropiane, zhvillimore dhe mundësia për të jetuar dinjitetshëm, bashkë me shpresën për të ardhme do t’i kthehet shpejt, prandaj kjo ikje bashkë me propagandat qëllimkeqe duhet të ndalen menjëherë”.

“Kosovës nuk i duhet edhe ndonjë lajm tjetër për ndonjë tragjedi të mundshme që mund të ndodh në kufijtë e shteteve të BE-së, prandaj secili që është pjesë në njërën apo format tjera të kësaj dukurie, duhet të mendoj mirë para se të veproj”, ka thënë Lluka.

Në këtë drejtim, ai ka shtuar se AAK është duke e përcjellë me vëmendje të plotë dhe në vendin e ngjarjes të gjithë këtë dukuri por edhe propagandën që po e bëjnë të njëjtat fytyra çdo natë.

“Përveç apelit për qytetarët, i ftojmë edhe institucionet e Kosovës, që urgjentisht të ndërmarrin hapa konkret kundër trafikantëve dhe matrapazëve të ndryshëm. Gjithashtu ftojmë institucionet relevante të organizojnë urgjentisht një takim me kompanitë transportuese dhe tu bëhet me dije se trafikimi është krim, e krimi ndëshkohet”, ka thënë Jahja Lluka.

2017-09-19

Libra të rinj për shkarkim falas në internet

Ne Vuthaj, aty ku historia nderthuret me natyren turistike

Ne Vuthaj, aty ku historia nderthuret me natyren turistike
Vuthaj, kjo trevë etnike shqiptare shtrihet midis tre kufijve shtetëror Shqipëri, Kosovë dhe Mali i Zi. Në pjesën shqiptare ze vend në Malësinë e Madhe në zonën e Kelmendit. Sot drejt saj ka një rrugë te re e të bukur që mund të udhëtohet në çdo stinë.

Qysh në lashtësi ka qenë e njohur me emrin “Vuthaj” ose “Katundi Vuthaj”.

Por, duke pasur parasysh shtrirjen, kompaktësinë e territorit dhe të banorëve, distancën nga njeri katund tek tjetri, themi se është një krahinë e vogël shqiptare në zemër të alpeve, me bukuri mahnitëse, me karakteristika lokale të veçanta.

Map of Vusanje Montenegro
Kjo trevë etnike shqiptare qysh ne lashtësi ka qene e njohur me emrin "Vuthaj" ose "Katundi Vuthaj". Por, duke pasur parasysh shtrirjen, kompaktësinë e territorit dhe te banorëve, distancën nga njeri katund tek tjetri, themi se është një krahinë e vogël shqiptare ne zemër te alpeve, me bukuri mahnitëse, me karakteristika lokale te veçanta.

Etimologjie e toponimit "Vuthaj" e ka trajtuar edhe Prof. Eqerem Çabej. Ai thotë se ky toponim vjen nga fjalët : "I vute", "i pervute".

Etnografe sllav qe kane shkruar për ato krahina, toponimin "Vuthaj" e kane zëvendësue me toponimin "Vusanje". Kuptohet se qëllimi i tyre ka qene e mbetet teoria absurde "se këto vende kanë qen te pa banuara, se Vuthjanët Kelmendas nuk janë autoktone ne këto treva, por ardhacak..." Dihet se sllaveve u mungon tingulli "th", prandaj nuk mund ta shqiptojnë si te tille. Për këtë arsye ata ndoshta e kane zëvendësue me tingullin "S". Ata toponimin "Vusanje" mundohen ta shpjegojnë me fjalën "vuk" (ujk), e cila thonë ata, më vonë ka evoluar në "Vusanje". Ky i ashtuquajtur shpjegim është i pa bazuar, absurd dhe i papranueshëm.

Ne dokumentet e shkruara toponimin ne fjale e takojmë qysh në shek. XIII, ne trajtën "Vutkagni" ose "Vutkaj", edhe ky fakt hedh poshtë si te pabazuar emërtimin sllav "Vusanje". Mandej, duhet shtuar se shumë serbisht folës që e ndëgjojnë për herë të parë këtë toponim në gjuhen shqipe e shqiptojnë "Vutaj" ose "Vut-Haj".

Image result for vuthaj

Nderkaq, në Vuthaj brez pas brezi është ruajtur dhe përcjelle neper shekuj legjenda e "Vajzes Vuthit". Kjo legjendë përmban shumë të dhana toponomastike të ruajtura deri ne ditët tona, qe te moshuarit i tregonin shume shpesh, madje me krenari duke pohuar se rrjedhin nga një fis i lashte Shqiptar.


10 qershor 1878 : Përpjekjet e atdhetarëve te shquar te kombit tone për liri e pavarësi u kurorëzuan me, KRIJIMIN E LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZERENIT me 10 Qershor 1878. Njeri prej themeluesve te saj ka qene edhe ALI BEG GUCIA. Me këtë rast duhet ti evokojmë disa nga kujtimet e shumta popullore te ruajtura dhe te transmetuar brezpas brezi ne kuvendet shkollë te Odes Burrave. Dihet se njëra nga krahinat ma te rrezikuara te truellit shqiptar ne ato vite ishin Plava E gucia. Kjo krahin ne atë periudhe, sipas te dhanave qe disponojm, perbahej nga dy qytete te vogla, gucia me 4000 dhe Plava me 3500 banore si dhe nga 29 fshatra. Ne baze te vendimeve te traktit te Shen stefanit si dhe te vendimeve te Kongresit te Berlinit, kjo Krahin Shqiptare duhej t'i aneksohej Malit zi. Ne lidhje me kto ngjarje kujtesa popullore na sjell edhe dy fakte te tjera : Kur knjazi i karadakut shkoj ne Stamboll te Sulltanit me lyp pak tok i tha : Padishah i neruem dhe i derguem prej zotit ne tok me i ba mir gjines, ju e dini se ne jetojm ne ni vend te vogel e te shkrete, me buk e pa buk, me uj e pa uje. Atje gjinja po me desin e bagetia po me cofin.Prandaj te lutem ba me rahmet e ma jep ni ven ci t'kete ni pus me uje, ku gjinja e bagetia te ken munsi me pi. Po ku asht ky vend ci munem me ta dhan ty o knjaz i Karadakut?- pyeti sulltani. Ky ven asht ne hydyt me mua. Aty asht ni I'gate e vogel e ai uje mue me del boll per gjin e bageti. Pra ba me rahmet e ma jep se gjinja e atij veni nuk kane me cue krye, e kur ta shohin fermanin me mehyrin tan, kan me ju lut zotit per jetgjatesin e tuaj. dhe sulltani, "rahmetliu i madh" ne ni kohe kur po i knohej talkini i funit, e mashtroi knjazin.

Image result for vuthaj


Në Malsi te madhe ky moment është dhëne nga anonimi popullor ne ketë formë;

ishte kan knjazi i malit t'zi
ishte cue nade ne sabah
llaf me te shoqen ci po ban

Nga sa u tha me sipër, duket qarete se sulltani ishte i gatshem për ta prenue coptimin e tokave shqiptare, për te shpetuar cka mun te shpetohet nga Perandorija e kalbur osmane. Kurse knjazi i karadakut ishte nje lypsar dredharak dhe mashtrues qe kerkonte zgjerimin territorial ne dem te trojeve Shqiptare, duke shfrytezuar rrethanat e krijuara. Kurse, populli i rrezikuar i ksaj krahine, ne ate kohe i përgjigjej Sulltan Muratit dhe Knjazit te karadakut :

u hap lajmi ne t'kater anet
thone a cue nje vampir,
e ka emnin shen stefan,
E pat vorrin ne turqi,
Toke e qiell do me i perpi.

Anonimi popullor e jep lajmin ogurzi se armiku i vdekur asht çuar dhe kerkoje te na robroj përsëri, prandaj duhet qite kushtrimi, duke thane :

Merrni vesh Shqiptari,
Me u bashkue i madh e thmi
Me u bashkue Shqiptarët krejt,
Pej ne shtat e shtatedhet vjec.

Dhe, populli i kësaj krahine te rrezikuar i përgjigjet thirrjes, duke organizuar kuvendin e par ne lidhje me këto ngjarje ne Livadh te kovacit, pran një guri, i cili ruhet deri ne ditët tona si monument i kësaj ngjarje te shënuar. Ne këtë kuvend popullor mori pjesë populli dhe parija, te kryesuar nga Ali Begu. ALi Begu njoftoj lajmin ogurzi me këto fjale : "Burra, ju baj me dije se baba mret na shiti ne Stamboll te i huaji". Kurse njerëzit qe ishin te tubuar me një zë iu përgjigjen : "sulltan murati munet me shit tokat e tij se tonat pa dek na te tan jo". Ndërsa rapsodi popullor këtë moment kritik, e perjetsonne vargjet :

Ali Begu ni burr drague,
Kurr ma gusht nuk kish qillue,
fill për pe u kish kallxue :
-Mreti turk na ka tradhtue !
Kuptohet se gjendja e krijuar ishte shumë e rende dhe zgjidhja kërkonte urtesi e trimeri, por ma shumë se çdo gja tjetër kërkonte bashkimin e armëve, prandaj ai, Ali Begu, sikurse na thotë anonimi popullore, u drejtohet te pranimshve :
Folni trima , folni Sokola
...................................
dhe për ta tregua barrën e madhe qe duhej ta përballoje populli Shqiptar, ne veçanti banoret e ktyne trevave anonimi e vazhdon :

Me ne a veç Zoti e Ora ......................

, të gjithë të pranishmit shprehin besimin e tyre se shqiptarët të mësuar me luftëra të pandërprera kundër pushtuesve të ndryshëm, të bashkuar me besa- besë, do të luftojnë, të mbrojmë Trojet e veta, nderin dhe burrërinë shqiptare.

Ndërkohë, sikurse thamë, me 10 qershor 1878 ishte themeluar Lidhja Shqiptare e Prizerenit, e cila shënonte një nga fitoret më të mëdha të popullit shqiptar pas një robërije shumëshekullore. Njëkosisht ishte frymzim, shpresë dhe besim se trojet shqiptare të rrezikuara tani do të mbroheshin nga kjo lidhje, nga i gjithë populli shqiptar. Me këtë shpresë dhe me këtë besim u kthye Ali Begu në Guci nga Kuvendi i Prizerenit. Posa arriti në Guci ai organizoi mbledhjen tek Kërshi i Kalasë në Kërshllahe.
Ndërkohë, Ali Begu kishte marrë një letër nga knjaz Nikolla. Ai, sipas kujtesës popullore, në atë letër shkruente : "Mue mreti i Stambollit mi ka dhanë Plavë e Guci. Un do ti marr, por due me i marrë pa gjak e kjo varet prej jush. Prandaj due me një fjalën tuej, si doni me m' pritë, si mik apo si anmik ? Un jam gati për të dyja".

Kjo treve përfshin një territor pak a shumë te madh me lugina e vende te buta, me bjeshkë livadhore dhe gerdhatore nga Burimi i Valbones deri tek Burimi e Ali Pashe Gucisë, nga liqeni i shtarës deri tek Guri i Gjon Bales, nga Guri i Sahatit deri te shkalla e Vuthit.Treva Vuthjane përmbahet nga këto vendbanime (fshatra) te përhershme : Valbona, Katuni i Epërm (sipërm), Ceremi, GjonBalajt, Qosajt, Kukajt, Hakajt dhe Zabeli.

Oshtë pjesë përbërëse e Kelmendit te hershem. Kufizohet me treva te tjera shqiptare : Malësia e Gjakovës, Dukagjinin, Bjeshkët e Kelmendit te Gurit, Gucinë dhe Plavën.
Prandaj themi se kjo trevë përbëhet nga një territor kompakt, me bjeshkë e vrri te lidhura mjedis tyre.

Popullsia është shqiptare. Popullata shqiptare në Vuthaj viteve të fundit është mpakur shqetësueshëm si rrjedhojë e emigrimit të vazhdueshëm për në SHBA dhe vende të tjera perëndimore.
Interesante mbetet qe popullsia është e bindur për disa zona ku kane jetuar fise katolike apo fiset janë konvertuar.
Image result for vuthaj
Fshati ka rreth 198 shtëpi Shqiptare (Ahmetaj, Bruçaj, Çelaj, Dedushaj, Goçaj, Gjonbalaj, Kukaj, Qosaj, Ulaj, Vuçetaj dhe Vukaj)

Toponime te tilla janë : "Maja e vajzës" - thepi i veçuar shkambor prej nga u hodh ajo vajze, mbasi e hodho Harapin e zi te pertej detit dhe për mos u ra ne dor shokve te tij ; "Bregu i Romanit" (romani është Harapi i Zi), vendi ku u zhvillua dyluftimi i fundit dhe prej nga "Vajza e vuthit" i hodhi kundershtaret ne humbere ; "Romani" - vendi ku ra Harapi i Zi ; "Qetat e Romanit" - vendi ku u varros ai, i cili, sipas legjendës, është i detyruar te përgjigjet sa herë ti thërrasin ; "Guri i Romanit" i cili ra ne ato kohëra dhe zuri vend ne një hapësire të vogël mbi "Qetat e Romanit" si roja e përjetshme, si tregues se fatin e Romanit herët a vone, dot ta pasoj seicili pushtues i ktyre trevave ; "Ashti i Romanit" - Pylli mbi "Qetat e Romanit". Por, banorët e lasht te kësaj treve arbërore emërtuan edhe një shpell te vogël ne Rrathet e Podgojes, karshi "Qetave te Romanit", vend shumë i thyeshëm shkëmbor, me emrin "Bira e Harapit". Gojdhana popullore thotë se edhe toponimi "Valbona" ka mbetur qe nga ato kohëra te hershme. Meqense "Vajza e Vuthit" kishte qen e bukur dhe e shkatht si "Zane Mali", ne kujtim te saj emërtuan "Luginen e Bukur" ne gjuhen e tyre "Valbona". Te gjitha këto, dhe shumë deshmi te tjera qe dot te trajtohen në këtë punim te traditës se trashëguar neper shekuj nga brezat e lisit Vuthajan, na bejn te besojmë se kjo trevë ka qene sikurse njihet edhe ne ditët tona vetëm me emrin shqip "Vuthaj". Kështu e kane njohur banoret e hershem te kësaj ane dhe te trevave tjera shqiptare. Duhet thënë se nga fjala "Vuthaj" rrjedhin drejt përdrejti shumë fjale te tjera si "Vuthi" mbiemer, i cili trego prejardhjen e mbajtsis se tij, shume i përhapur ne krahina te ndryshme shqiptare si ne Peje, Gjakove e deri ne Tirane e Vlore ; "Vuthjan" (i Vuthjan) - banor i kësaj treve ose me origjin te lasht nga kjo treve. Po ashtu emrin Vuthaj dhe mbiemrin Vuthaj e gjejme ne këngët popullore qe dot perfshihen ne ket punim. Prandaj themi se treva vuthjane ka qen e banuar qysh ne lashtsi nga fiset iliro-shqiptare e ne vazhdimsi dhe panderprerje, se vuthjanet, banoret e ksaj treve, jane autokton ne trojet e tyre dhe jo ardhacak, se kjo krahin nuk ka qen vend i shkret dhe i pa banuer.


Kjo Treve ka bukuri te rralla ne vrri dhe bjeshke, te cilat me te vërtet mun te quhen Perlat e Alpeve Shqiptare. Te tilla janë bjeshket livadhore te mrekullueshme qe shtrihen ne një sipërfaqe alpine te pafundme, te rrethuar nga kurora e pyjeve gjethore dhe halore, e tille ështe pjesa gerdhatore e bjeshkeve te kësaj krahine qe ngrihet si nje kurore madheshtore nga Kollata te Maja e Hekurave, nga lartesit e Romanit te Bregu i Neshtrashes qe perfundojne ne Brade te Vezirit. Te tilla jan luginat qe bashkojn kete treve nga Liqeni i Shtares deri te burimi i Ali Pashës dhe ne vazhdim deri te Liqeni i Plavës, Lugina e Valbones dhe ajo e Ceremit. Te tilla jane burimet dhe rrjedhat ujore ne liqenet e bukur ne majet me te larta. Por, prej tyre do te veconim per bukurin e tyre magjike Synin e Skafkacit, burimin e Valbones, Burimet e Ali Pashe Gucise ; Ujvaren gGerla ne Katunin e Epërm, Ujvaretne Cerem dhe Valbon, lumejt qe pershkojn kto krahina e shum burime te tjera. E gjith hapsira Vuthjane lidhet dhe perban një pjesë kompakte me male te larta, pyje shekullore, bimesi te shumellojshme, sidomos ne periudhen e pranveres kur bjeshket mbulohen me lule shum ngjyrshe. Pra, e gjithe kjo qe u tha me siper, perban treven e lasht te Lisit Vuthjan. Por, Vuthjan te shperngulur nga kjo treve ka edhe ne shuma krahina te tjera shqiptare, ne Rugove, Peje e rrethina, Rozhaj, Peshter, Krujë, Shkodër, Tirane, Fier, Durrës, Vlore, Elbasan, Prishtine, mandej ne shum vende evropjane edhe ne ShBA, etj. Vuthjanet, megjithëse te shperndar ne krahina e vende te ndryshme here nga dhuna e pushtuesve te njepasnjeshme, here per shkaqe ekonomike si dhe per te dy faktoret njekohesisht, përsëri kudo qe ndodhen, kane ruajtur kujtimin e origjines, kujtimin e te parëve, kujtimin mbi bukurite natyrore te vendit te parëve te tyre, kane rujtur lidhjet me treungun e Lisit si dhe me deget e tij te shpërndara, por kryesisht me deget qe me burreri e trimeri qendruen ne trojet etnike te te parve duke përballuar furtunat e njëpasnjëshme dhe duke mbijetuar. Prandaj dot i trajtojmë ceshtje qe jan te lidhura drejtpërsëdrejti me Vuthjanet e trojeve te lashta qe dashurin e tyre për truallin qe jau lane te paret, nuk e zevendesuan me asnjë tjetër. Por, për aq sa kemi te dhena do te flasim edhe per ato dege te larguara nga trungu. Fakti qe njeri nga te paret e Vuthjanve te sotëm, Nrel Bala është vrarë ne lufte kundër pushtuesve osman, pikërisht duke mbrojtur këto troje vërteton se aji ishte banor Kelmendas i kësaj treve, se Kelmendi dhe Kelmendasit kane shtrirje shume ma te madhe nga kjo krahinë qe sot quhet Kelmend (Kelmendi i Gurit). Gojdhana popullore e deshmone një gjë te tille. Pranija e Kelmendasve ne shumë krahina te tjera, ne trojet e veta edhe ne ditët tona mesemiri deshmon një gjë e tille. Vete etnografet sllav qysh ne vitin 1921 kane prenuer se nga 5000 shtepi qe ka Kelmendi, vetëm 500 prej tyre ndodhen brenda kufijve politik te shtetit Shqiptar, ndersa 4500 jashtë kufijeve politik, dmth ne trojet e tyre etnike te pushtuara nga Serbia e Mali i Zi. Është i njohur fakti se për Kelmendin dhe Kelmendasit kane shkruar etnografe e shkencëtar te huaj e Shqiptare dhe te gjithë ata kane prenuar faktin se Kelmendasit janë autoktone ne trojet e tyre. Pas pushtimit Osman te kesaj krahine, shume familje Kelmendase qe nuk prenuen pushtimin osman, nuk prenuen islamizimin, u larguan nga trojet e veta ne drejtime te ndryshme, por sidomos ne drejtim te veriut dhe te jugut, pasardhsit e te cilve i takojme edhe sote ne kohen tone qe nga Peshteri e Senica e deri ne Lezhe. Gjithashtu kemi takuar ne pasardhs Vuthjane te kthyer ne trojet e te parve te tyre, te cilet ishin larguar nga ato ane ne periudhen e luftës qe bante Kelmendi kundër pushtuesve osmane. Duhet theksuar se eshtë fakt i pamohueshem, se pavarsisht nga besimi fetar dhe shperndarja neper vende te ndryshme lidhjet farefisnore, te dashurise, dhe vllazerise Kelmendasit i kane ruajtur deri ne ditet tona. Edhe sot ata i thonë njari tjetrit kushurij, pa marr parasysh besimin fetar katolik apo mysliman. Ne Krahinën e gucise dhe te Plavës edhe sot banoret e ktyne trojeve i dine bjeshkt e Kelmendasve, te larguar nga këto treva. Edhe sot i thonë "Vizitori i sykajve", "Buni i Dyl Dashit", "Zeletina e Mirit", "Goleshi i Turkut" (këtë bjeshke te kelmendasve e mori turku, prandaj i mbeti ky emër). Pra, sikurse duket shume qart, nga ato qe ka ruajtur populli i ktyre trevave ne kujtesen e tij, këto treva etnikisht e historikisht kane qene te Kelmendasve autokton Shqiptar, pavarësisht nga fakti se ne situata e rrethana te ndryshme here janë pervjel ne male te larta here janë shtrire ne luginat dhe fushat pjellore. Prandaj duke pasur para syshe sa parashtruem, themi se Kelmendi ne te kalueren ka pase një shtrirje shume ma te madhe nga ajo qe sot nenkuptone krahina e Kelmend me disa fshatra ne vendet ma te thyera shkembore te Alpeve Shqiptare. Po ashtu themi se ne ato kohra e me vone erdhen ne trojet e Kelmendasve cipcinj serbosllav. Por ketu duhet Theksuar dhe një fakt tjetër-asimilimi i femijve te besimit kristjan sikurse ka ndodhur me Velikasit (banoret e fshatit Velike) qe dihet mirfilli dhe prenohet nga te gjithë se janë me perardhje Shaljane, por qe sot e quajn veten malazias. Legjenda me e lashte qe ështe ruajtur ne gojdhanen popullore Vuthjane deri ne ditet tona, eshtë ajo e "Vajzes Vuthit", te cilën po e shenojme te plote, ashtu sikurse e kemi degjuar shume here nga te moshuarit.
Related image

"Ne kohna shumë te motshme, ne këto troje ku na lan te paret tanë, kur kish pas dal Harapi i Zi i përtej detit, ish ken ba luft e madhe. Te paret tane kudo kishin pas luftue kundër të hujve. Por mas shum luftimesh, t'huajt kishin pas mrri deri ne krahinën tone. Ketu ish ken ba luftë e madhe. N'ato kohna, ne luftë kishin pas marr pjesë burra dhe gra. Njana prej tyne ish pa kjen vajz shum e bukur, por edhe trimnesh si ma i miri burrë. At vajzë te bukur kish pas dasht me marr për veti aj ci ish ken i pari i asaj ushtrie t'huej ci kish pa ardh prej dhënave te largëta. Ajo nuk ish ken dhan ,as ligshtue e lufta kish pas vazhdue. Vajza e Vuthit, bashkë me shokët e shoqet e saj, e kish pas terhiq anmikun neper male e thepa deri sa ishin ken ngjit n'maje te Gerdhates se thepisun. Aty, ne një log te asaj bjeshke, ish ken ba lufta e funit. Vajza e Vuthit neshet e kacafytet me Romanin (emni i Harapit te Zi), te cilin ajo e gjoj prej një maje shkami dhe ai ra ne humner. E Vajza e Vuthit per mos me ju ra ne dor shokvete Romanit, ra prej nje thepi mali posht pa lan gjurm kun. Qe prej asaj kohe te larget, veni prej ku ka ra Vajza e mori emnin "Maja e Vajzes." Nersa veni ku u ba kacafytja e funit e ci Vajza e Vuthit e gjoj anmikun, e mori emnin "Bregu i Romanit". Veni ku ra ai mori emnin "Romani". Pastaj Romanin e kishin pa shti n'dhe ne do qeta e veni ku ai e ka vorrin e ka emnin "Qeta e Romanit". Dhe qysh se e kan shti n'dhe nat ven, ai duhet mu pergjegj sa her t'i thrrasin. Mbi "Qetat e Romanit" ndodhet "Guri i Romanit" si roj qysh nat kohe. Ai u kallxon tan zaptuesve t'huaj se herët a von edhe ata ka me i gjet cka e gjet romanin. E ata te huaj Lugines se Bukur ja vun emnin ne gjuhen e tyne Valbona. Kështu na kan than te paret tanë, e kshty po t'thom edhe na se mosme ja pa kallxue njanitjetrit kish me kan ne dhe, bashkë me Romanin "Te moshuarit" ne tregimet e tyre thonin se "dikur ne ato ane kish pas shkue edhe greku. Por ne kohen e grekut kish pas fal Zoti bor te madhe e otergjet ci binin prej Romanit e Lugut t'math, takoheshin te Syni, bereqet nuk kish ba hic e greku kish pas thye qafen anej prej nga kish pas ardh". Midis Katundit t'Eper dhe GjonBalajve, nje vend edhe sot quhet "Mokna". Aty kalon nje she me uje te vazhdueshem, dimër e vere. Te mocmit thon se aty, ne ate she dikur kane qene mullijt e fshatit. Rrenojat e tyre kane qene te dukshme deri vone. Ne nje legjend tjeter, e cila shkon edhe tre breza ma larg,por qe ne koh asht ma e vonshme se legjenda e Vajzes se Vuthit, thuhet se i pari i Vuthjanve Bala, e ka origjinen tek Shejt Kelmendi. Nuk perjashtohet mundesia qe te jete keshtu, por gjithsesi legjenda e Vajzës se vuthit ështe shumë shekullore me një truall te caktuar prandaj dhe esht e besueshme se Bala asht Kelmendas ne truallin e vet, ne Vuthaj, te trashiguar brez pas brezi, dhe ne asnjë menyr nuk mun te trajtohet si ardhacak. Ne legjendën e Vajzës se Vuthit, qe eshte ma se dy mij vjecare, thuhet qarte se Vuthjant ishin ne trojet e tyre te lashta dhe luftonin per mbrojtjen e tyre. Gjithashtu legjenda eshte argument ne te mir te se vërtetesë se te gjitha kto trva kane qene qysh se ne lashtsi te të parëve tanë Iliro-Shqiptar. Po kështu ështe i njohur edhe i prenuar fakti se Kelmendasit kane qene adhurues te trojeve te veta dhe te jetes se lir ne to, pa pushtues te huaj, kunder te cilve luftuan neper shekuj. Kështu qe ne rrethana e situata te caktuera, ata jan tkuerr "kanë marr malin me jetue te lir". Prandaj dhe i gjejm ne kto malsi te thepisura dhe shkambore. Shume here te moshuarit thone : "He, more, burra, t'paret tan kurr nuk i l'shuan këto troje. Ata shpesh her i patën lan luginat e fushat e tyne e dualen ne bjeshkt e nalta me jetue te lir bashkë me Shqipet".
Image result for vuthaj

QE Vuthjanet janë Kelmendas pranohet nga te gjithë. Ndërsa, persa i përket autoktonis se tyre, ne trojet ku ndodhen dhe sot mendimet ndahen. Te huajt keqedashas këtë fis te lasht jane munduar ta paraqesin si ardhacak, por pa argumenta. Na themi se Vuthjanet jan autokton ne trojet e tyre etnike me vazhdimsi shumë shekullore. Vuthjant, Kelmendas kane qen te njohur për perkushtimin ndaj atdheut dhe lirisë, njerzillekun, burrërinë, ndershmerin, besnikrin, sinqeritetin, mirkuptimin, njerëzor, vendosmerin për te mbrojtur te drejten e tyre deri ne fund, ndenjen e dashuris per njeriun-krijesen madhore te Zotit ne toke, dashurin ndaj trashegimsise qe ju kane lan te paret, ndaj tokes amtare, vendosmerin për te luftuar kundër "te drejtës se topuzit", dëshirën për te mësuar e përparuar, për te luftuar te keqen, padrejtsine, dhunen, shtypjen, rrenen, pabesin, vjedhjen.
Për Vuthjanet te shejta kanë qen toka, qielli dhe dielli. Nje gjë te tille duket nga perbetimet qe jan ruajtur deri ne ditët etona si : pasha driten e diellit ci na jep jetë, pasha qiell e tok, pasha token ci po shkel, pasha token ci e kemi shpi per ket e ate jet ! Po ashtu virtytet te pacenushme te te parve tone kane qene miku, mikpritja, bujaria, besa. Kto cilsi te tyre i kane ven re edhe studiues qe jane marr me problemin Shqiptar. Kështu ata i kane cilsuar Kelmendasit, pra, edhe Vuthjanet, si te eger dhe trima prej natyre, trupmdhenj dhe te pashem qe din me luftue shume mire. Prandaj kurre nuk ju binden dhe nuk ju nanshtruan te huajit, as sllavit as turkut, por pranuen jetën e lire tradicionale ne bjeshkt e veta. Shumë studius i kane vlersuar Kelmendasit si burra te beses, te vendosur ne fjalen e dhane. Posacarisht për vuthjanet janë shprehur mendimtar te huaj dhe Shqiptare se "janë banoret ma te cmuar ne Krahinën e Plavës. Ata e mbajn fjalën, janë te ndershem dhe trima". Ndersa Anton Ceta, duke folur per banoret e ksaj krahine, thotë se "nga kta trima (Vuthjant) kishte frig edhe Veziri i shkoders. Vuthjant si trima e pleqnar jane te njohur edhe jashtë kësaj treve". Karakteristikat te perbashkta fizike te Kelmendasve kane qene trupi i gjat dhe i holl, te pashem, me vecori antropologjike te perbashkta. Te till kane qene te paret tane. Ata kurre nuk i rane kujt ne qafe. asnjeher nuk ban luftra pushtuese. Mbrojtjen e trojeve te veta e bene me perkushtim dhe mbijetuan duke perballuar me vetmohim te gjitha rebeshet qe u perplasen gjat shekujve ne truallin Arbëror. Dhe ne, bijt e tyre, duhet te veme ne jetë amanetin e te parve : Te bashkuar, te ndertojme boten e lir Shqiptare ne trojet tona etnike. Kështu janë dhe do te jane edhe pasardhsit e Vuthit ne trojet e veta te lashta, te edukuar ne oden shkolle te burrave me frymen e traditës epike te maleve tona, ashtu sikurse vllazrit e truellit kombëtar, Vuthjanet do ta ruajnë ne zemrat e tyre respektin dhe kujtimin për para ardhsit dhe flijimet qe ban ata per ket toke te shenjt, për te rujtur e kultivuar tek pasardhsit traditat me te mira te kombit, e mbi çdo gjë dashurin per njari tjetrin, për atdheun, urrejtjen per pushtuesit. Te gjithe popujt,ne bot ,ruajn ne kujtesen e tyre shekullore brez pas brezi ngjarje e personalitete te shënuara te historisë se tyre. Edhe vllazrit tone te krahinave te tjera Ilire-Shqiptare, ruajne ne kujtesen e tyre, perkujtojn me respekt ngjarjet madhore qe kane lene gjurme te pa shlyeshme ne historin e kombit tone, perkujtojn me nderim personalitet dhe trimat qe nuk kursyen as jetën e tyre per te miren e popullit e atdheut. Te gjithë ne Shqiptarët krenohemi me emrat e mbreterve Ilir, Agronit, Teuta, me Skenderbeun dhe fitoret e tij, me lidhjen e Prizerenit e personalitetet e asaj kohe, me 28 nëntorin e burrat qe ngriten flamurin ne Vlore. Nje tradite e tille ështe kultivuar edhe ne treven Vuthjane, ne Oden e Burrave. Ne këto kuvende vazhdimisht jane permende me respekt bemat e mira te para ardhsve. E njera nder to qe ka zan vend te rendsishem eshte rujtja e origjines, prejardhjes Iliro-Shqiptare. Prandej, Vuthjant kudo qe ndodhen deri ne ditet tona, e dine prejardhjen, e dine se janë autokton ne trojet e veta, por eshte e kuptueshme se disa ngjarje dhe personalitete perjashtohen ne qenien e njerzve për rendesine qe kane pasur, kane dhe do te kene. Prandaj edhe Vuthjani te fletme krenari per te paret e vet, për bemat e tyre, trimerin qe kane treguar ata per mbrojtjen e trojeve amtare qysh ne lashtësi. Te paharruara kane mbetur dhe jan percjell vazhdimisht ne Oden e Burrave luftërat e paraardhsve tane kunder pushtimeve latine, bizantine, sllave e osmane. Te gjitha trimerit jan perjetsuar ne legjenda, tregime e kënge nga anonimi popullor.
A e dine se e kan prenua fejen e anmikut?

 Image result for vuthaj

Nje nder këto negjarje te rëndësishme, qe Ësht ruajtur dhe përcjellur neper breza, ështe edhe lufta e Kelmendit kundër pushtuesve osmane. Sipas gojdhanes lufta ka qene e gjate, ashpër dhe me shumë viktima nga te dya palet, me shumë dame per palet nderluftuese. Legjenda mbi ket ndeshje te madhe asht rujtur dhe percjell neper shekuj ne Oden e Burrave nga te moshuarit, te cilet kur tregonin bemat e te parve per mbrojtjen e vatrave arbrore, te prenishmit i ndegjonin me vemendje dhe respekt. Ne ket legjende thuhet : "Ne kohen kur pushtuesit osman luftonin me zaptue tokat tona, te paret tanë kudo luftuen burrnisht e trimnisht per mbrojtjen e trojeve te veta. Lufte te rrepte e te gjatë bani edhe Kelmendi, gjithkun ne tokat Shqiptare prej Jeni Pazarit e deri ne Nikc. Thon se luftë e madhe ish kanë ba ne Luginën e Gucise, ku pushtuesit osman u nalen per shume kohe. Kelmenasi, e kishin pas damtue shume pushtuesin osman tue mesy natën ne cadrat e tyne, tue vra shume ushtar osman e pa u damtue vete, tue u kthye ne shpatijet e maleve. Prej anej ruheshin se mos u afroheshin ushtaret osman. Kelmenasit kur shkojshin ne lufte, seicili kishte me veti ka nje duek te mushun me lesh dhensh te pa lam. Këtë e vejshin përpara dhe shkonin tue e shty e tue ju afrue armikut. Ushtaret osman kishin arme te mira, por me to nuk mujshin me vra Kelmenasit se plumat nuk e cpojshin leshin e pa lam, po meteshin ne ta. Osmanet bajshin cudi pse nuk pa mun vrasin Kelmenas, kur ata i msyjshin dhe i vrisnin natën. Besa,ne ket lufte burrave ju kane nimue edhe grate me cka kane mujt. Ne te tana luftnat grate e Kelmenit jane te nigjueme. Kështu pra lufta nuk po maronte e ushtaret osman ishin terbue krejt prej inatit ci s'po munen me shtrue Kelmenin. Dhe, qe besa e burrave, nuk munemme dit edhe sa kohe kish g'jat ajo lufte sikur te mos e kishin marr vesh ushtaret e Sulltanit se si mrohen Kelmenasit me lesh dhensh te pa lam. Dhe e kishin pas marre vesh nji nat qi kishin pas vra do Kelmenas e shoket nuk kane mujt me i bajt por kan met aty ku i kan vra. Kur i kan gjet ata te vramit i kane gjete bashkë me duej te mushun me lesh te pa lam. Besa, more burra, ne këtë luftë ashte vra nje mashkull i yni ci ish kan boll trim. Emnin e ka pas Nrel Bala, bash vllau i Gjon Bales. Kure pan ushtaret osmane me cka mroheshin Kelmenasit, kur msyjn natën, morën pran shume huj e ata huj i prehen ne te dy anet, pastaj shkuen i ngulen neper ato vene ci vijshin Kelmenasit natën. Keshtu kur Kelmenasit msyenin natën, rane ne pengesa, ne huj ci kishin ngul osmanet dhe nuk mujten me perparue ma nej, po u cuen n'kam e kur u cuen i msyen ushtaret osmane dhe i thyne. Kështu kanë ardh pushtuesit osman ne anen tone. Kur hin ne venin ton ata kishin ba cka bajn ata ci nuk e kan rodin e burrnis, kishin pas vra, djeg plackit cka kan gjet. Kshtu kish pas marue kjo lufte, por Kelmenasit kurr nuk e pushuen luften kuner pushtuesit osman e ma vonë kuner pushtuesve tjere. Qysh n'at kohe kan met emnat : Guri i Gjon Bales (ne Balcine te Luzhes), Ashti i Nrelit (pyll midis Zarunices e Fushes sirme). Kto emna jan dhe sot. Pra duhet me dit se tokat e Bales kane ken prej te Guri i Sahatit deri ne Shkalle te Vuthit, prej te Liqeni i Shtares e deri te Guri i Gjon Bals. Gjith ky ven, me bjeshk e vrri a ken i t'parve tane. Ne sot nuk e kemi te tan truellin e Bales se nat kohe shum Kelmenas e lshuen venin e msyen kah mujten. Kishin pas shkue ne thellsi te bjeshkve deri ne Malsi te Madhe e ma larg, por edhe ne drejtim te veriut kah Rozhaja e Peshteri, ku edhe sot janë kushrijte tane. Disa edhe ishin ken kthye prap se Gjoni jau pat lan amanet mos me lshue truellin e vet. Edhe nje gja duhet me dit ; thonin te moshuanit. Ne venin tone nuk ka pas kam shkjau. Ata ktu i solli turku raje e na meten ma jau pa sherrin brez pas brezi'". Kështu thotë gojdhana popullore. Deri ketu shkon edhe lidhja farefisnore e brezave. Prandaj, perfshirja e një periudhe shumë shekullore ne gojdhanen popullore mesemiri deshmon se vuthjanet janë banor autoktone ne trojet e tyre te lashta dhe nuk janë ardhacak te vonshem sikurse jan munduar e mundohen ti paraqesin historjanet dhe etnografet serbosllav. Vuthjanet Kelmenas kane lene gjurm te pa shlyeshem ne trevat e tyre etnikisht te pastra, te cilat, madje dhe sot, ne pjesen ma te madhe te tyre, jane etnikisht te pastra. Pra, ne ket treve jetoj dhe mbijetoj ne shekuj elementi Iliro-Shqiptar ne vazhdimsi e pa nderprerje. Ne lidhje me dy vllazerit Vuthjan te dhanat gojore nuk perputhen plotsisht. Te moshuarit qe kam bisedua me ta per ket problem, kane deklaruar se edhe ato jane Vuthjane. Vllazeria Gocaj, thonin te moshuarit, padyshim u larguan nga kto troje ne drejtim te Peshterit, prej nga me vone, një deg e ksaj vllazerie kthehet ne Vuthaj. Kuptohet se gojdhana nuk percakto me saktesi datat e levizjes, kur u larguan dhe kur u kthyen, por pohon zhvillimin e ngjarjeve ne kohe te ndryshme. Jane Vuthjan autokton dhe banor ne trojet e veta edhe vellazeria Selimaj. "Na ,Selimajt jemi vuthjan hanedan, jemi te Pretashit. Selimi, Isufi e Vuksani jane kane vllazen. Te Isufit, ne kohna t'hershme jan ken cue prej knej dhe kanë pa shkue e zan ven ne Nikc. Atje janë edhe tash trashigimtaret e tij. Disa prej tyne kan majt fene myslimane e disa te tjer janë kthye prap ne fen e t'parve".


Pavarsisht nga ndonje ndryshim qe vihet re ne tregimet e te moshuarve. Çka asht e kuptueshme po te kihet para sysh fakti se kane kalue shume e shumë shekuj, te gjithë ata te moshuare qe kame pasur fatin e mire te bisedoj me ta ne lidhje me këto probleme, kane qene te një mendimi për ceshtjet qe po rendisim : Vuthjanet qysh ne lashtsi janë autokton ne trojet e tyre, ne vendbanimet e sotme, por edhe te shperndar ne shumë krahina te tjera ; Vuthjanet janë Kelmenas autokton ne Kelmend dhe jo ardhacak; - hapsira Vuthjane ka qene etnikisht e paster, e banuer vetem nga fisi Vuthjan.

Related image
Pushtuesit e ndryshem qe kane kalue neper këtë treve gjithmon u larguen prej saj ; - ne kohen e pushtimit osman ne kto ane pati dyndje ardhacakesh te myslimanizuar, Sikurse ka qen Radoja nga Kuci ; - ne te njejten periudh shume Shqiptar nga Gucia e Plava qe kishin prenue fen islame, lidhen krushqi me ardhacaket e myslimanizuar serbishtfoles, gje qe gradualisht ne këto familje coj ne humbejen e gjuhës Shqipe dhe marrjen e gjuhës së nenës ; -gjate periudhës se pushtimit osmane, shumë familje vuthjane per shkaqe te dhunës turke ose për shkaqe ekonomike u detyruan te largohen nga këto troje ne drejtime te ndryshme. Shperngulje te shumta nga kto treva Shqiptare sidomos ka pasur rreth viteve 1700, dhe me vone me 1912, 1913, 1919 e 1920. Por shpernguljet ma te mdha vihen re pas vitit 1960 ; - Shqiptaret e Krahines Plav e Guci, pra edhe Vuthjanet Kelmendas, moren pjes aktive ne te gjitha levizjet e mëdha dhe te vogla kryengritse kundër pushtuesve osman dhe ma vone, atyre serbosllav. Sidomos janë për tu përmendur kryengritjet e viteve 1684, 1711, 1737-1739, 1847, etj, vecanarisht e randsishme ka qene lufta e vitit 1878-81 për mberojtjen e ktyne trojeve nga pushtuesit malazes. Gjithashtu, Vuthjant kane marre pjes ne te gjitha levizjet kryengritse kunder pushtuesve osman, qe cuen ne shpalljen e pavarsise te shtetit Shqiptar nga perfaqsuesit etij ne Vlore me 28 nëntor 1912. Megjithse ne këtë Krahine lufta vazhdoj deri ne vitin 1924. Sipas deshmive qe disponojme, Gucia e Plava kane qene krahine e Shkoderas deri rreth viti 1800. Pastaj kjo krahin kalo ne vartesi adminstrative te Prizerenit dhe ma vone te Pejes. Kelmendi, pjes e te cilit asht edhe treva Vuthjane, ne te kalueren ka pasur shtrirje shumë ma te madhe nga ajo qe ka sot. Nje gje etille deshmohet dhe vertetohet me faktin se edhe sot kemi krahina Kelmendase qe mbijetuan neper shekuj duke u ndeshur me pushtues te ndryshem sllav, osman, e përsëri sllav, por qe sot ndodhen ne trojet e tyre etnike si ne Rugove, Peje, Rozhaj e deri ne Sanxhak. Vetëm ne Plav e Guci janë rreth 27 vllazeri me origjin Kelmendase, kurse Rugova ështe tersisht Kelmend etnikisht i pastrert. Velikasit, banoret e Velikes, fshat ne Komunen e Plaves, me origjin Shaljane, janë te asimiluer e sllavizuar nga kisha ortodokse sllave. Kushrijt e te njejtit trung ndodhen ne fshatra te rrethit pejes, kryesisht ne Isniq. Ndersa ne Velike nje vllazeri e ka rujtur miemnin "Shaliq". Te moshuarit ne tregimet e tyre mbi lashtesin nuk harrojn as grekun, i cili, thonin ata, la permenden ne are dhe shkoi andej ka kish pa ardhe. Gjithsesi te huajt qe kaluen neper kto troje, lane gjurme, sidomos ne besimet fetare. Dihet se sot Shqiptaret, pasardhsit e ilirve, janë te tri besimeve : katolike, myslimane, dhe ortodoks, përvec sekteve te tjera, qe për fat te keq nuk jan as ato te pakta. Por, rendesi te dores se par ka fakti se megjithse besimet fetare jane te ndryshme, marrdhanjet e gjakut Shqiptar, marrdhanjet midis Shqiptarëve te besimeve te ndryshme nuk u tranditen asnjë herë. Perkundrazi, pavarsisht nga besimi, ato dmth, marrdhanjet vllazerore kane qene dhe janë gjithmonë te tilla. Kshtu ne Krahin ton, myslimane katolik, kane festuar bashkarisht bajramin dhe pashken, kane lidhe kumari dhe vllazeri, madje ka pas edhe raste te lidhjeve martesore. Gjithmon janë ndodhur bashkarisht kur i ka thirr atdheu, duke u betuar sipas traditës : "per qiell e per dhe e baj deken si me le". Gojdhana popullore shenon dhe faktin se pas vdekjes se Gjonit, Sanxhakbeu i Shkodrës e thrret Dedushin ne bese "me ja mush menjen me nrrue fen" por masi ky nuk ka prenuae, ai e ka pre ne bese. "Begleret i kanë pas pru shkijet cipcinj ne këto toka, tue u dhan bjesh e vrri e ata na meten ktu ku i kemi edhe sot. Boll i keq ka ken edhe Mahmut Begolli i Pejës".
Related image

Ma armik i keni turqit qe tkan ba mutliman. Kelemndas jane Krishter.

Armik i egër i këtyre trevave Shqiptare, i te parëve tone ka qene car Dushani, i cili i ndëshkonte shume rende "te pabindurit", duke i detyruar te prenonin fenë ortodokse dhe te flisnin "sikurse ka folur Zoti", mbasi sipas megallomanise serbosllave, edhe zoti paska folur serbisht. Qe nga kjo kohe emrat vetjak, onomastika, pësoj një goditje te rende. Madje, ne këtë drejtim, edhe te tri besimet fetare kane lanë gjurmët e tyre. Pushtuesi serbosllav, duke u përpjekur qe ti jep ngjyre sllave cdo gjurme Iliro-Shqiptare, me qellim dhe ne këtë krahine, si ne krahinat e tjera, ndryshuen shume toponime si : Vuthaj-Vusanje, Guci-Gusinje Martinaj-Martinoviq, Gricori-Grncar, Pepaj_Pepiq, Nokshiq-Novshiqi, Plav-Pllav, Dardha-Krushevo, Qafa e Diellit-Dio, Burimet-Izvori, etj.


Edhe te dhanat historike deshmojne se këto treva kane qene te banuara qysh ne lashtësi nga fisi Iliro-Shqiptar. Eshtë e njohur se fiset Ilire luftuan kundër romakve me se një shekull, dhe u pushtuan prej tyre vetëm ne vitin 167. Kësaj periudhe i përket edhe legjenda e Vajzës se Vuthit, e cila deshmohet ne toponimet e rujura deri ne ditët tona. Po ashtu asht fakt i njohur se Gucia dhe Plava kane qene krahinë perberse e "Ilirikut" te Shkodres. Mbi lashtsine Shqiptare te ktyre trvave deshmojn edhe toponimete tjera si : Vizitori, Trojani, Vutkani, gjetjet arkeologjike ne Rakopec (sot Brada e Vezirit), e cila ne te kalueren ka qene prone e vllazerve Vuthjane Brucaj. "Kurt Lula Brucaj, komit, ne kohen e pushtimit osman kishte vrare shum nizam te turkut. Veziri i Shkodrës me dredhi e kish pas kap Kurtin dhe e kish pas var ne flokët e tij. Qysh prej asaj kohe ket bjeshk e mori veziri i Shkodrës, prandaj dhe quhet Brada e Vezirit". Monumente te tjera te kulturës, te lashtësisë Ilire ne këto treva jane pervec gjetjeve arkeologjike ne Rakopec, edhe varret e Ilirve ne Vizitor te vogël, varret e Ilirve ne Hot, Kisha Katolike ne Martinaj qysh ne shek. XIV, xhamia e pare ne Plavne vitin 1471. Rreth vitit 1638 sipas Mazrekut, shumica e popullsisë ne Guci e Plav ka kalue ne fenë islame.

Related image

 Ne Vuthaj, rreth vitit 1700 ka pas mbi 40 mysliman. Xhamia e Cekajve ne Guci, ndërtuar ne vitin 1687. Xhamia e Vezirit (Mehmet Pashe bushatit) ne Guci, ndertuar ne vitin 1765. Xhamia e Gjyl Beut ne vitin 1883/34. Xhamija e Ali Pashe gucise ndërtuar ne vitin 1899. Ne Vuthaj kan qene fillimisht tri xhami, ne katund Eperm GjonBalaj dhe Qosaj si dhe mejtepi Gjonbalaj. Ma von u ndertuan xhami edhe ne cerem e Valbone. Ne Runica dikur, sipas gojdhanes, ka pasur xehe. ky vend ndodhet siper Liqenit te Shtares. Duhet theksuar se, ne kto treva, ne pergjethsi, nuk janë bere kërkime te mirfillta arkeologjike, megjithse vende te tilla ku mun te bëhen kërkime ka. Prandaj duke pasur parasysh sa thame, pretendimet serbosllave se banor i par i kësaj treve ka qene Gjoni, i biri i Bales, jane te pa argumentura, tendencioze, absurde dhe qellimkqia, te cilat, ne fund te funit, kane vetëm një synim : te mohojne vazhdimesin e elementit Shqiptar ne kto treva. Ne lidhje me kete po u sjell një deshmi autentike. Ne vitn 1948 ne Gjonbalaj, tek shpia e Cun Mules, vjen nje grup i perber nga historian dhe etnograf malazes per te mbeledhur te dhana gojore. Shprehja e par e tynre ishte : Vi ste Albanci, ali dosljaci (ju jeni Shqiptar, por adhacak). Ne fakt, kjo nuk ishte pytje por nje pohim joshes dhe provokues. Joshes se prenonte faktin se Vuthjanet jan Shqiptare. Pra nuk janë as turq, (sikurse i quanin dikur), as mysliman. Por, nga ana tjetër ishte nje shprehje provokuese, për t'i futur ne rruge pa krye bashkbiseduesit, sepse ata duhej te thonin, sipas llogjikes serbosllave "jemi Kelmendas por ardhacak". Kurse Cvijiqi me 1905 dhe 1908 jep kto te dhana : Ne guci e Plave dhe ne 29 katunde te kësaj krahine jane 207 familje ortodokse me 2053 anëtare ; 705 familje myslimane dhe 878 familje Shqiptare. Esht e qarte dhe dihet nga te gjithë se edhe 705 familje myslimane, boshnjake, sikurse quhen nga populli i atjeshem per arsye se ne familje kan folur gjuhen e Boshnjakëve te Bosnjes, ne shumicen e tyre kane qene me perardhje Shqiptare. Janë te njohura vellazerite shqiptare si : Nikocaj, Berisha, Kastrat, Hot, etj., qe ne Guci duke u martuar me gra boshnjake nga thellsia e Luginës se Limit, sollen ne familjet e tyre te folmen boshnjake. Eshte fakt i njohur dhe i prenuar, ne kohen tone, nga gjithë e njerëzit e ndershem, se diplomacia evropiane ka ber padrejtsite ma te mdha ndaj kombit Shqiptar, ndaj ceshtjes komtare shqiptare, duke filluar qe nga kongresi i Berlinit me 1878, Konferenca e Ambasadorve ne Londër ne vitin 1912-1913, Konferenca e Parisit me 1919, dhe konferencen e Jaltes me 1945, duke shkeputur nga trungu kombëtar Shqiptar me shum se dy te tretat e territorit dhe me shume se gjysmen e popullsisë, e neket kuader dhe Krahinat Plav e Guci, Hot e Grude, qe me luften e tyre heroike kundër pushtuesve osman e malazes, sfiduan fuqite e mdha te kohës, mposhten ne fushën e luftës osman e malaziasit, duke mbrojtur me gjakun e tyre këto treva te pastra etnike.
Image result for vuthaj

Shume te dhana dokumentare dhe gojore dëshmojnë me qartsin ma te madhe se populli i kësaj Krahine asnjeher nuk i miratoi, nuk i prenoi as qe dot i pranoje kurre vendimet e dhunshme qe coptojn trojet Shqiptare. Faqe e ndritur ne historinë e luftërave qe kane bere te paret tone, për mbrojtjen e trojeve te tyre, eshte pa dyshim Lufta e Nokshiqit dhe fitorja e arritur kundër forcave malaziase, diplomacisë se Fuqive te Mëdha te kohës, synimeve ekspansioniste ruso-sllave dhe dredhive osmane për te shpetuar veten ne deme te interesave jetsore te Kombit Shqiptar. Për fat te keq duhet than se kjo teme kaq madhore, qe u kurorzua me fitoren e shkëlqyer te forcave ushtarake Shqiptare te komanduara dhe drejtura nga Lidhja e Prizerenit, pothuajse nuk asht trajtuar fare, e cila për vendin qe ze dhe jehonen qe pati ne ngritjen e ndergjegjes Kombëtare, meriton shume ma teper kujdes. Rrethanat ne te cilat u zhvillua Lufta e Nokshiqit. kriza lindore, lufta ruso-turke dhe nenshkrimii traktit famkeq te Shën Stefanit, e benin situatën shume te rend dhe te nderlikuar per Kombin Shqiptar. Populli Shqiptar ne ate periudhe te veshtire ndodhej para dy alternativave¨: Te prenonte vendimin e Shen stefanit, te cilat coptonin trojet Shqiptare midis Bullgarisë, Serbisë dhe Malit te Zi, dmth te prenonte ripushtimin, ose te organizohej per te perballur situaten e nderlikuar te brendshme dhe nderkombtare, te vazhdonte me trimeri luften clirimtare kunder pushtuesve te vjeter dhe te rinj. Populli Shqiptar, megjithse ne rrethana te vështira, zgjodhi rrugën e dyte, rrugën e vazhdimit te luftës për çlirimin kombëtar, dhe per mbrojtejen e trojeve Etnike Shqiptare te rrezikuara nga synimet ekspanzioniste ruso sllave.

Related image

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...