2017-09-29

Rrëfen ‘pa dorashka’ mbesa e ish-Presidentit Nishani: Sa më paguan “Playboy” për fotot e zhveshura

13687188_265205927194902_71706615_n
Për Beniada Nishanin (Jakiç) sapo ka nisur një fazë e re në karrierën e saj si modele, pasi është përzgjedhur imazh i revistës “Playboy” të Portugalisë, si modelja që bie në sy për këmbët e gjata.
25- vjeçarja e lindur në Durrës, por e rritur në Itali, ishte në Tiranë pak ditë më parë për të hapur sezonin e rit televiziv të “Top Show”-t, që moderohet nga Alban Dudushi. Në intervistën televizive, ajo tregoi detaje për kontratën e re të punës, si imazhi i vajzës nga Shqipëria në faqet e revistës erotike.
Rrëfen ‘pa dorashka’ mbesa e ish-Presidentit Nishani: Sa më paguan “Playboy” për fotot e zhveshura

“Kam bërë disa foto për të marrë pjesë në “Playboy”, i kam realizuar ato për disa stilistë dhe së shpejti do të dalin foto të tjera”, tha Beniada. E nuk ka vonuar shumë dhe modelja bionde, e cila po studion në degën e aktrimit në Itali, ka postuar në profilet e saj zyrtare fotot e para nudo, të shkrepura në breg të detit për kontratën e re.

Natyrisht që një ofertë e tillë kërkon guxim të mjaftueshëm për t’u pranuar, ndaj pyetja që të vjen në mendje është se sa mund të jetë paguar Beniada nga “Playboy”?

“Jam paguar shumë, por nuk mund të flas me shifra”, tha Beniada për gazetën “Panorama”, duke lënë të nënkuptohet se ndihet shumë e kënaqur.

“This week in Portugal with PlayBoy staff”, ishte statusi dhe një foto ekskluzive, ku Beniada Nishani (Jakic) njoftoi disa ditë më parë miqtë se sapo kishte nisur punën si modelja imazh e revistës “Playboy” të Portugalisë. Kështu, listës së modeleve shqiptare që pozojnë për “Playboy” i shtohet edhe Beniada, pas Iris Shalës, Delfina Azirit, etj.


BENIADA: NUDO SI SOFIA LOREN E KATE MOSS, ATO U SHFAQËN PLOTËSISHT LAKURIQ DHE U NGRITËN NË MAJËN E SUKSESIT…

Biondja që po komentohet këto kohë në showbiz-in italian me pozat e saj të guximshme, sapo ka realizuar edhe fotot e reja topless në breg të detit për revistën “Playboy”, ndërkohë që ka marrë komplimente dhe urime pa fund nga miqtë për përfshirjen në këtë projekt të ri ndërkombëtar.

Po cila është jeta e vërtetë e vajzës mendjehapur dhe ambicioze nga Durrësi? Beniada u bë e njohur në Itali me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua në Shqipëri si mbesa shumë seksi e ish-presidentit Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me synimin për të fituar role protagonisteje në kinematografinë italiane.

Seti më i fundit i saj ishte me shoqen 22-vjeçare Ines Trocchia, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar po ashtu për “Playboy”. Për miqësinë apo afeksionin mes saj dhe supermodeles italiane Ines Trocchia, ajo tregon: “Miqësia jonë është konsoliduar me kalimin e kohës, dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku. Mes nesh ekziston marrëdhënie e mirë e respektit reciprok, ndërsa në lidhje me perceptimin e saj për pozat topless apo nudo, ajo shprehet:

“Sa për fotot kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma, ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra janë bërë mjaft popullore, si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless”, tregon ndër të tjera ajo.

Emancipimi seksual i ka ndihmuar shumë gratë, por jo dhe aq burrat.

Seksologu trondit me teorinë e tij! Pse u zhvillua kaq shumë prostitucioni

Është zbuluar se, të paktën, gjysma e vajzave provon kënaqësi në klitoris që në periudhën nga 6-12 vjeç, ndërkohë që asnjë djalë nuk arrin të ketë orgazëm dhe ejakulim para pubertetit.

Më në fund, femra, nëse është e stimuluar në mënyrë adeguate, mund të ketë një përgjigje multiorgazmike, kurse mashkulli e kundërta, ka një “periudhë refraktare” që varion nga 15 minuta tek adoleshentët deri në 24 orë tek personat më të moshuar, me shumë diferenca individuale.

Pra, çlirimi seksual ka qenë një avantazh, kryesisht për femrën, ndërsa mashkulli tenton të largohet nga seksualiteti relacional e jo vetëm ai bashkëshortor.

Sipas seksologut italian Willy Pasini kjo shpjegon dhe zhvillimin e madh të prostitucionit në një botë, ku seksi është i lejuar edhe pa pagesë. Një praktikë e tillë përtrin modelin e vjetër, ku mashkulli, nëpërmjet parasë vendos si do ta menaxhojë sferën erotike e si do ta rifitojë dëshirën. Pra, prostitucioni, nuk është i lidhur me një nevojë fizike të mashkullit, por me nevojën e tij psikologjike për të patur një marrëdhënie pushteti me erosin.

Edhe përsa i përket evolucionit të ndjenjave, po shkohet drejt një bote të kontrolluar nga femrat. Po të kujtojmë paraardhësit tanë gjuetarë, ata zotëronin “largpamësinë” për ta kontrolluar sa më mirë gjahun. Kurse sot, më i rëndësishëm është shikimi në “periferi” i gruas ose më mirë të themi “shikimi me bisht të syrit”.

Dhe së fundi ndjenjat. Meshkujt nuk dinë çfarë të bëjnë me to. Kujtoj këtu se kur kam shkruar një libër për intimitetin, një burrë mu rrëfye se ai kishte nevojë për të folur pas aktit intim, për të bërë të mundur qe të kalojë pak koha ose periudha “refraktare” që të mund të fillojë sërish. Me një fjalë, intimiteti kërkon një mbushje kohe midis njërit ampleks dhe tjetrit.

Artur Ajazi: Batakçinjtë dhe gjobaxhinjtë e medias shqiptare



Ndryshimet e thella politiko-sociale në Shqipëri pas vitit 1992, sollën bashkë me shumë gjëra të tjera pozitive për vendin, edhe veset negative të shqiptarëve. Ajo çfarë prisnin shumica e shqiptarëve nga ndryshimet politike, shumë shpejt do të kthehej në zhgënjimin më të madh, kur panë me sytë e tyre se si, qeveritarët dhe ligjvënësit e rinj, po transformoheshin nga njerëz normalë në batakçinj dhe gjobaxhinj, madje duke infektuar me vese të tilla fatkeqësisht edhe median e lirë, të sapolindur.

Hapja e shumë gazetave, radiove, televizioneve, natyrisht solli tek ne edhe frymën e re, duke u dukur si progres, për një qasje ndryshe, dhe të një transformimi mendor dhe logjik të problemeve të përditshme, dhe atyre që lidheshin me politikën dhe qeverisjen.

Në Tiranë dhe rrethe, shumë shpejt nisën të botohen gazeta të ndryshme, nisën të çelen radio dhe televizione private , duke rritur tregun, konkurencën dhe rriskun e mbijetesës së tyre. Në tregun e medias të vetmit që nuk kishin (dhe nuk e kanë) mundësinë financiare të hapnin dhe mbanin gjallë një gazetë, revistë, apo radio e televizion, ishin gazetarët profesionistë. Në skenë nisën të dalin “pronarët” e rinj të mediave, që fatkeqësisht nuk vinin nga gazetaria por nga rruga, nga emigrimi, nga bota e trafiqeve dhe krimit.

Ata kishin tashmë paranë, kishin milionat, kishin miqësinë me politikanin dhe ministrin, deputetin, apo kryetarin e partisë. Të mbështetuar nga politika, ata nisën të blenin gazeta, radio dhe televizione, nisën të blenin diploma, të vishnin kostumin dhe kollaren, nisën të mbushin gishtat me unaza floriri, dhe të afroheshin sa më shumë me pushtetin, duke u shërbyer atyre. Mbijetesa në tregun e medias, realisht u bë e vështirë, gjë e cila vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite.

Në 27 vitet e tranzicionit demokratik, janë hapur dhe janë mbyllur me dhjetra e dhjetra gazeta, revista, radio dhe televizione, por fatin e mirë, të mbijetesës e kanë patur gjithmonë ata, që nuk kanë patur kurrë në jetën e tyre lidhje me median, (anonimatët) por veçse me politikën dhe botën e errët të trafikut . Këta të fundit, pasi ndryshuan “lukun” e tyre, dhe pasi siguruan edhe ndonjë miqësi ministri apo politikani, nisën një tjetër kapitull të jetës së tyre, duke harruar se e kaluara kurrë nuk mund të blihet.

Ata tashmë nisën ti gjenin vetë “rrugët” e daljes nga rreziku i falimentimit , duke u kthyer në gjobaxhinj, ndaj atyre që nuk binin në ujdira për tenderin, sponsorizimin, përqindjet e fitimit, apo edhe marifete të tjera të ndyra. Ata që sot, e vetëquajnë veten “pronarë” apo “drejtues mediash”, nuk janë gjë tjetër veçse “gjobaxhinj dhe batakçinj të rëndomtë”, pa kurrfarë etike dhe elegance as në mënyrën e komunikimit, (të paktën të shtiren sit ë emancipuar) nga koha e afrimitetit të tyre me kollaret e pushtetit.

Ata që sot, drejtojnë disa prej mediave në Shqipëri, veç anës së errët të së kaluarës së tyre, veç mundësisë zero të qasjes me një media, janë sot njerëzit më të përfolur dhe më të penalizuar, për “gjobëvënie, shpifje, akuza të fabrikuara”, dhe që janë palë në dhjetra procese gjyqsore si të akuzuar. Duke përdorur mantelin e “pronarit apo drejtuesit të medias”, ka sot shumë prej tyre që u bëjnë presione psikologjike, njerëzve të pushtetit në Tiranë dhe rrethe, duke reflektuar ndaj tyre mungesë etike, sjelljen brutale, shpifjen, dhe akuza të fabrikuara, me qëllimin e vetëm marrjen e ndonjë tenderi, apo zhvatjen e ndonjë grushti me para për të mbijetuar në tregun e pabarabartë mediatik.

Në Shqipëri ka ardhur koha, e seleksionimit përfundimtar edhe në fushën e medias, ka ardhur koha e Vettingu-t edhe në media, për të nxjerrë jashtë rradhëve të saj, ata që nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarinë e mirëfilltë. Ka ardhur koha të flaken tutje, gjobaxhinjtë dhe batakçinjtë e medias, ata që kanë vite që vegjetojnë dhe penetrojnë me mashtrime, duke u kthyer në ushtarë të politikanëve dhe oborrit të partisë, për të mbajtur gjallë median e tyre të kthyer në paçavure, nga ku vetëm e vërteta nuk gjendet gjëkundi.

Ka ardhur koha, që ata që mbushin faqet e gazetave me sajesa, mashtrime, dhe shpifje për të fituar tenderat dhe milionat e pazareve të pista, duke përdorur fatkeqësisht madje edhe gazetarë hallexhinj, të dalin nga skena nga ku kanë hyrë rastësisht, për tu rikthyer në origjinën dhe botën e tyre perverse.

Albin Kurti kërkon falje për deklaratat antisemite të Visar Korenicës



Ish-kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se partia e tij e ka qortuar kandidatin e VV’së për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, për deklaratat e tij antisemite. “Ne e qortuam kandidatin tonë në Rahovec, kurrë nuk do ta përsërisë një gjë të tillë”, ka thënë Kurti.

Deklaratat e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, për zhdukjen e Izraelit, i ka komentuar deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti.Ish-lideri i VV’së ka thënë se deklarata e Korenicës është e gabuar dhe e padrejtë.

“Kjo deklaratë është e gabuar dhe e pa drejtë, nuk është dashur të thuhet. Ne e kemi qortuar për deklarata e tij dhe kjo nuk do të përsëritët më. Ne këtë qortim e kemi bërë në takime me të. Ai ka treguar qëndrimin e tij dhe është penduar. Ai ka thënë se ketë deklaratë e ka bërë nga zemërimi dhe se tash nuk e ka këtë qëndrim. Unë besoj në ndryshimin e njeriut”, ka thënë Kurti në KTV.

Kurti ka kërkuar edhe falje për deklaratat që i ka bërë Korenica.

Fatos Lubonja: Rama po bën masakër urbane, pushtetin e blen me paratë e krimit


Fotoporteti

Fatos Lubonja , lindi në Tiranë në vitin 1951, është humanist dhe shkrimtar shqiptar.

Mbaroi studimet për fizikë në vitin 1974 në Universitetin e Tiranës.

U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim.

Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua sërish edhe 16 vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare. Nga burgu u lirua në vitin 1991, pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim.

Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në vitin 1994 themeloi revistën "Përpjekja". Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci.

Botime

"Në vitin e shtatëmbëdhjetë", 1994
"Ploja e mbrame", 1994
"Ridënimi", 1996
"Liri e kërcënuar"
"Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në rrezik", 1999


*****

Lubonja është ngacmuar për këtë analizë nga një shkrim i para ca ditëve te revista Monitor, sipas së cilës Shqipëria ka 235 metra katrorë sipërfaqe qemdrash tregtare për çdo 1000 banorë, duke kaluar vende të zhvilluara si Gjermania, Spanja, Italia e Franca.

Në shkrim theksohej fakti se dyshja Rama-Veliaj po japin një bum lejesh ndërtimi për kulla dhe qendra të reja tregtare dhe kjo mund të rezultonte në flluska piramidale të rrezikshme për ekonominë shqiptare, kur disa qendra tregtare duket se kanë falimentuar, ndërsa për lejet e banimit risilleshin deklaratat e Veliajt për asnjë ndërtim të ri në qytet.

Lubonja e çon më tej analizën e tij kur shkruan se ky është një projekt paradoksal dhe duhet analizaur thellë.

‘Si ka mundësi që në një kohë që shqipëria sa vjen e boshatiset e varfërohet në blerje, ndërton gjithnjë e më shumë sipërfaqe shërbimi për njerëzit. Kaq budallenj qenkan të ashtuquajturit investitorë sa i kthejnë para kot në çimento?’ – shkruan Lubonja për Panorama.

Sipas Lubonjës nëse thellohesh në hipoteza të besueshme të cilat janë dy, ato janë, njëra më e rrezikshme së tjetra.

‘Hipoteza e parë është se këto qendra tregtare e kulla ndërtohen nga aventurierë që marrin para të madhe borxh nga bankat, një pjesë të të cilave e përdorin për ndërtimin e objekteve, kurse pjesën tjetër e fusin në xhepat e tyre. Pas kësaj, ata mund të shpallin falimentim duke ua lënë bankave objektin që kurrsesi s’do të mund ta shesin me një çmim që të kompensojë shumat që kanë lëvruar. Rreziku në këtë rast është që këtë diferencë ta paguajnë qytetarët nëpërmjet shtetit apo, edhe më keq, nëpërmjet kursimeve të klientëve. Në këtë rast jemi më afër konceptit të piramidave financiare të ‘97-s.’ – shkruan Lubonja.

Lidhur me hipotezën e dytë, Lubonja argumenton se paratë me të cilat po ndërtohen këto kulla e qendra tregtare vijnë nga krimi i organizuar.

‘Hipoteza e dytë është se paratë me të cilat po ndërtohen këtë qendra e kulla nuk vijnë nga bankat, por nga krimi i organizuar, shkurt nga trafikantët e drogës që s’kanë se ku t’i investojnë dhe pastrojnë paratë e pista më lehtë se në Shqipëri.’ – thekson Lubonja më tej.

Lubonja shton se mund të jetë edhe një kombinim i dy hipotezave, por sipas tij peshën më të madhe e ka e dyta, pra paratë për këto ndërtime vijnë nga krimi i organizuar në vend.

‘Mund të kemi të bëjmë edhe me një kombinim të të dyjave, por personalisht besoj se peshën më të madhe në bumin e fundit e ka kjo e dyta. Kjo, së pari duke parë se kanabizimi i Shqipërisë ka arritur nivele rekord dhe, së dyti, pasi bankat, sipas ç’kemi lexuar, janë më të kujdesshme për të dhënë kredi me rrezikun që të kthehen në kredi të këqija.’

Lubonja e vë theksin te fakti se problemi i problemeve është se të dyja variantet nuk mund të realizohen pa bashkëpunim me qeverinë, pasi ajo i jep lejet e ndërtimit pa u shqetësuar as për burimin e parave, as për faktin se kjo është një rrugë zhvillimi e ekonomisë krejt e gabuar.

‘Këta po japin leje ndërtimi gjithandej, edhe në vende nga më të pabesueshmet që dukshëm shëmtojnë peizazhin urban, përveçse shkatërrojnë tokën e bukës dhe zhvleftësojnë vlerën e banesave ekzistuese. Pra, pyetja shtrohet: pse kupola e Partisë Socialiste, pasi na premtoi zero ndërtime në Tiranë është lëshuar në këtë masakër urbane?’

Sipas Lubonjës kjo shpjegohet me faktin se kupola e krimit dhe njerëzit e krimit rreth saj, janë të paaftë që të ndërtojnë një ekonomi të shëndoshë dhe duan të qëndrojnë në pushtet në sajë të parave të krimit.

‘Për Edi Ramën & Co nuk ka rëndësi se kjo e ashtuquajtur “rritje” nuk është gjë tjetër, veçse rritja e një tumori që po pushton gjithnjë e më shumë trupin e shëndoshë të vendit, as se po u hapin gjithnjë e më shumë dyert e ekonomisë dhe të pushtetit njerëzve të krimit me rreziqe të jashtëzakonshme për demokracinë. Ata kanë llogaritur se kjo para e pisët do të vërë sidokudo në qarkullim ekonominë, do të punësojë ca njerëz, do të shpërndajë ca para. Sigurisht, pa harruar paratë që fusin vetë në xhep, si dhe ato që duhen për propagandën brenda dhe jashtë vendit për të mbuluar krimin që po kryhet.’

Në fund Lubonja kritikon opozitën që nuk reagon për këto projekte të Ramës duke i lënë “dorë të lirë” për të bërë gjithçka ka planifikuar.

‘Çuditërisht, opozita që deri dje ulërinte për njerëzit e krimit në Parlament, nuk është dukur të reagojë për këtë projekt, i cili qëndron në thelb të asaj se pse u mbush Parlamenti me njerëz të krimit. Duket sikur shqiptarët kanë shtypur butonin që i kalon në gjendjen e nënshtrimit total ndaj së keqes, si në kohën e diktaturës, dhe po presin Mesinë të vijë t’i shpëtojë. Kjo është një ëndërr nga e cila duhet të zgjohen sa më parë’.

THANI NAQO : PLAKUSHI U BËRI ME BAHÇE E VRESHTA




(mesazh për bahçevanët e botës)


Hej, mos harroni të famëshmin Miçurin,1)


Në bahçet tuaja bustin t’ia ngrini.


Mrekullira bëri ai me shartim,


Belica e kumbulla e fruta si gjinj!
Mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,


Bustin e tij porositeni menjëherë.


Plakushi u bëri me bahçe e vreshta,


Damixhanat ua mbush me raki e verë!


Hiqni kapelen dhe pershendeteni:


-Tungjatjeta, mbreti ynë, në shekuj rrofsh.


Nga moll’e kuqe e gjer tek pjepri,


Në çdo tavolinë i madhërishëm qofsh!


Hajt, mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,


Mos u mërzitni kur të bini në pleqëri.


Miçurini u bëri me bahçe dhe vreshta,


Damixhanat ua mbush me verë e raki!



2008-2017


1)Ivan V.Miçurin (1855-1935)= seleksionist dhe ortokulist rus me famë botërore në prodhimin e më shumë se 300 llojeve hibride te pemeve
frutore.

Prostitucioni online, konfuzioni i organeve proceduese dhe historia e studentes që u kap dy herë


Vajza me inicialet B.D, studente e Ekonomikut pasditen e 5 shtatorit 2017 ishte duke shkuar në punë. Një apartament në Tiranë, në të cilin përmes një kompjuteri e një kamere ajo edhe vajza të tjera ofrojnë shfaqe seksuale për klientët në krahun tjetër të linjës.

Prostitucioni online, konfuzioni i organeve proceduese dhe historia e studentes që u kap dy herë

Studentja kishte pak muaj që ishte punësuar në këtë sallon, pasi braktisi të njëjtën punë diku tjetër, kur vendi dhe puna u bënë publike nga një emision televiziv dhe u mbyll nga policia e Tiranës. Ajo që B.D nuk e dinte ishte se disa agjentë policie po e ndiqnin sërish prej kohësh.

Atë ditë policia ndërhyri në apartamentin ku vajza trokiti të hynte, duke ushtruar kontroll dhe shoqëruar vajzat që u gjetën në punë, mes kamerave për web dhe lodrave seksuale, dhe një çift bashkëshortësh të akuzuar se drejtonin biznesin. Çifti i bashkëshortëve Artur B. dhe Dafina T., janë arrestuar nga policia për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve dhe ambjenteve për prostitucion”, ndërsa 6 vajzat përfshi B.D u proceduan në gjendje të lirë për akuzën e “ushtrimit të prostitucionit”.

Por ndërsa vetëm në dy vitet e fundit janë ndaluar dhe arrestuar më shumë se 20 persona, kryesisht vajza rreth të 20-tave, që punojnë në dhomat që ofrojnë shfaqe seksuale, policia dhe prokuroria nuk janë të qarta se çfarë akuzash mund të ngrenë, apo nëse kjo punë përbën realisht vepër penale.

Megjithëse, në raportin për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2016, Prokuroria e Përgjithshme evidenton se veprat penale “kundër moralit dhe dinjitetit” ku janë klasifikuar edhe këto raste, kanë një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2015, dhe policia dyshon se numri i qendrave të ngjashme në vend është më i madh se sa rastet e identifikuara, mungesa e legjislacionit e bën të paqartë se çfarë mund bëjë dhe a duhet të ndërhyjë ajo në këto raste.

Dy prokurorë që folën për BIRN, në kushte anonimiteti, thanë se ishte e pasaktë që çështja të referohej si prostitucion.

“Këto raste nuk mund të hyjnë në këtë kategori veprash penale. Mendoj se mund të diskutohet deri diku vepra e “Pornografisë”, por dhe kjo kërkon diskutim, pasi kjo dispozitë parashikohet (vetëm) kur kemi të bëjmë me të mitur”-tha një prej prokurorëve për BIRN.

Ai shtoi se “prostitucioni virtual”, që do të thotë zhveshja apo veprime të ndryshme intime para kamerës nuk janë parashikuar në Kodin Penal të Shqiëpërisë.

Vetë policia që ka ndërhyrë në disa raste i ka referuar çështjet në forma të ndryshme, duke lënë të kuptohet konfuzionin ligjor rreth tyre.

Në një operacion të ngjashëm të koduar “Hot Line“ kryer në 29 prill 2016, ku policia arrestoi dhe më pas la të lira 5 vajza që punonin në dy prej këtyre “salloneve të seksit virtual”, materialet janë referuar në prokurori për akuzën e “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së ambjenteve për prostitucion”.

Ndërkohë BIRN mëson se në një tjetër operacion të koduar “Chat Line 2” kryer në qershor të 2017, policia ka arrestuar 6 vajza (tashmë të gjitha të liruara), ndaj të cilave ka referuar materialin në prokurori për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Avokati Nexhdet Kambo, të cilit BIRN i kërkoi mendim juridik rreth këtyre çështjeve tha se në këto raste mungon ana objektive e veprës penale të “prostitucionit” dhe “shfrytëzimit të prostitucionit”. Sipas tij “nëse s’ka objekt, që të përmbushë elementet e veprës penale, s’mund të akuzosh dikë që si ka kryer elementët e veprës”. Ai thotë se i sheh këto raste si biznese të ligjshme dhe se detyra e shtetit është t’i kontrollojë në aspektin e detyrimit financiar dhe kontributeve shoqërore.

E gjendur për para një situate të tillë, gjykata e Tiranës kryesisht i ka lënë të lirë të arrestuarit në pritje të proceseve gjyqësore. Po kështu edhe në rastin e 5 shtatorit gjykata vendosi të lirojë nga qelia dhe të caktojë masën e “arrestit në shtëpi” për administratoren Dafina T. Për bashkëshortin e saj, që shërbente si taksist i këtyre vajzave, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa i liroi të gjitha vajzat.

Vetë të ndaluarit thanë se nuk kishin dijeni se ajo që po bënin ishte e paligjshme. “…Nuk kam detyruar asnjë vajzë të bëjë një punë të tillë. Çdo veprim kryhej me dëshirën e tyre dhe mund t’i pyesni këto në gjykatë…”-ka deklaruar Dafina T. gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë.

Avokati i saj Stefan Topalli, i tha BIRN se akuzat e ngritura nga policia janë të ekzagjeruara, pasi juridikisht nuk ka “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”. “Juridikisht këto raste janë shumë të diskutueshme. Në gjykimin tim, nuk ka vepër penale nga ato që pretendohet. Mund të hyjë tek pornografia, por dhe kjo ka shumë diskutim,” tha avokati për BIRN.

Por sociologia Marsida Simo i tha BIRN se kjo punë gjatë të cilës vajzat flasin, e zhvishen në dhoma chati me të tjerë përmes internetit, mund të quhet prostitucion virtual dhe është thjeshtë një vijim i prostitucionit i ndryshuar me zhvillimin e teknologjisë duke përshtatur ofertën me kohën.

Simo tha se shqetësimi në këtë rast ishte mundësia që në aktivitet të përfshiheshin të fëmijë. “Mos të mendojmë që prostitucion do konsiderojmë vetëm aktin fizik sepse i gjithë procesi që ndiqet për të përfituar këtë shërbim është ilegal…”-thotë për BIRN sociologia Simo.

Megjithatë për prokurorët për sa kohë kjo vepër nuk përshkruhet në Kodin Penal dhe sa kohë asnjë nga pjesëmarrëset nuk është e mitur, është e pamundur të merren dënime në gjykatë. Një prej tyre i tha BIRN se i shikon këto raste më tepër si koopetencë e Drejtorisë së Tatimeve, ndërsa tha se ato duhet të licensohen dhe të paguajnë detyrime financiare ndaj shtetit.

Prokurori bëri një paralelizëm të këtyre rasteve në të cilat ka ndërhyrë policia, me komunikimin virtual telfonik që u bë i njohur si “0900-ta”, të cilat reklamohen lirshëm në televizon dhe faqe gazetash./birn/

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...