Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/11/18

Haradinaj, njeriu i Rendit të Ri Botërorë

Fotografia e Rajmonda Malecka


1.

Një nga “terrenet”, mbi të cilin është shkruar, folur, jemi grindur, kemi kritikuar njëri-tjetrin e të tjera gjëra, ka qenë dhe vazhdon të mbetet qartësia historike mes rraportit të individit me ngjarjet historike të vendit. Të gjithë historitë e popujve, pavarësisht interpertimit, janë në këtë llojë komunikimi, i cili për shkakun e kursit të historisë që ndjek një vend i caktuar apo për interesat e historianëve të caktuar, trysnohet dhe krijon barriera, që për t’u kapërcyer duhet kohë, hop social dhe interpertim të pa-anshëm, pa harruar largimin në kohë.
Historia është si një fushë beteje, që e vënë nën reagimin kohorë, i ngjan një fushë beteje, shikohet nga bedenat e larta, ku kuptohet, gjykimi është më i qartë dhe më real.
E gjithë kjo vjen në vëmendje për një arsye të dukshme, pasi në të gjithë luajalitetin e ideve dhe korrektimeve, madje dhe të kontributeve jo të pakta, që lidhen me angazhimin për çështjen tonë kombëtare, e cila është në “zenitin” e saj, një debat i dukshëm ka të bëjë me rraportet e personaliteteve historike me çështjen kombëtare, prej nga ku shqiptarët kanë humbur jo pak energji, njerëz, argumenta dhe faktorë eventualë.
Që kur çështja jonë Kombëtare u bë prezente, preçedenti i Londrës ndoshta ka mbetur më i dukshmi dhe më i njohuri. Në ece-ja-kën e historisë sonë kombëtare, ka patur dhe vazhdon të ketë një “evazion” të dukshëm, prej nga e gjithë historia shqiptare e ka për detyrë të referojë, po ashtu e gjithë ajo që na ka mbetur e lidhur nyjë është po ajo, po ashtu siç është e domosdoshme, që gurin burrëror dhe themeltar ta mbajmë të pastër, të fortë dhe ta quajm vërtetë të tillë.
Ngjarjet që rrodhën pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër sollën në skenën e konceptit atdhetar dhe atë kombëtar (nga të gjithë trojet shqiptare), modelin më të nevojshëm dhe më burrërorë të luftëtarit, në cilësitë e të cilit kërkohej të kishte një marrdhënie të shumtë dhe me krahët në të ardhmen. Jo më kot, ende e sot në kulturën e kujtesës së shqiptarëve, e cila vjen me anë të letërsisë dhe dokumentit historik, vazhdojnë të vit-o-j-në emra të dëgjuar shqiptarësh, të cilët e shndërruan të gjithë peshën e vet, të familjes dhe të trevës në një barrikadë për ta mbrojtur vendin nga një eliminim eminent dhe i dukshëm.
Nuk gabohet kurrë të merresh dhe të sjellësh në kujtesë ngjarjet e hershme dhe të vona të këtij kalibri, prej ku ka ende dukje dhe nevojë të ushqehet kultura atdhetare e shqiptarëve, të cilët, jo në të gjithë rastet e kanë përballuar me dinjitet dhe qartësi trysninë e zhvillimeve të mëdha që i kanë rrethuar. Falë një angazhimi të Perëndimit, i cili në realitetin dhe dimensionin shqiptarë ka lënë gjurmë të mëdha, sot shqiptarët janë pjesë e zhvillimeve të mëdha të cilësisë, hopit dhe ndërgjegjes së Europës dhe më gjërë. Kurrë në botë nuk ka patur një angazhim të njohur dhe të sofistikuar, lidhur me zhvillimet globale, të cilët kapërdihen me vështirësi nga popujt e vegjël, të cilët më së pari përpiqen të bëhen të dukshëm dhe të njohur në politikën dhe “konkurrencën” e kulturës së popujve dhe kombeve.
Në gjithë këtë marrdhënie, e cila i ngjan fabulës së “peshkut të madh dhe të vogël”, gjithmonë gjendet një “shkak” një motiv dhe realitet ku mund të kapesh, për të qenë prezent i realitetit dhe i zhvillimeve. Për shkakun e një mundësie e të shfaqurit dhe ekspozuarit të realitetit njerëzorë në të gjithë cilësitë e veta (politike, diplomatike, kulturore, historike, moderne dhe konservatore), në sajë të zhvillimit të madh elektronik dhe dixhitale, tregu i idevë vazhdon të jetë një nga fushat më intensive, prej nga pritet të hidhen piketata e zhvillimit për të ardhmen e njerëzimit. Falë gjithë këtyre zhvillimeve, rraporti i njerëzimit me individin e duhur dhe të nevojshëm, qoftë atë historik dhe atë aktual, i cili virtualisht arrin të komunikojë me të gjithë globin dhe njerëzit e tij, ka mbetur një temë e preferuar dhe nevojshme.
Dukshëm tek popujt e vegjël, ky llojë “konservatorimi” është një mjet me çfarë ato mbajnë veten dhe sigurojnë ekzistencën e cilësisë së tyre.
2. (Edukacioni historik)

Gjithësisht ende dhe sot në jo pa vende të botës vazhdon të “kultivohet” kultura dhe edukimi historik, që për shkaqe të ndryshme vazhdon të shpjegohet si një nevojë edhe pse në skenën e zhvillimit social, atë historik dhe njerëzorë kanë fituar terren jo të vogël teori nga më kozmopolitet. Është e thjeshtë për të kuptuar pse ndodh kjo. Në ekuilibrat diplomatik ndërkombëtar mungon më së parë pavarësia thelbësore e faktorëve që duhet ta themelojnë këtë ekuilibër. Problemet ekonomike vazhdojnë të jenë kyç në këtë angazhim, prej nga çështjet e edukacionit kombëtar (i cili domodo ka rrjedhur nga ai historik), duket se po parathonë se do të ketë zhvillime.
Në këtë llojë marrdhënie, gjithmonë të kushtëzuar, ku mendimi dhe shikimi larg i shqiptarëve ka qenë më së pari të përballojë pushtuesin dhe jo të bëjë një “Extra” diplomaci, kuptohet se edukacioni historik ka qenë pjesë e qëndresës me të cilën ajo është ushqyer. Jo pak, por gati një gjysëm shekulli, për shqiptarët pati një terr informative dhe drama e tyre mbeti e mbuluar me një perde të hekurt. Ashtu siç ndodh gjithmonë në diktaturat. Normalisht, gjëja e parë që bëhej e ditur ishte se nuk kishte asnjë llojë mundësie për ndihmë, nuk mund të shkonte asnjë lajmës për atë që ndodhëte vazhdimisht, as nga Perëndimi dhe as nga Lindja, kur kjo e fundit ishte vetë e zhytur në moçalin që kishte bërë vetë që pas Luftës së Dytë Botërore. Në këto kushte, më mirë është të thuhet “grackë”, prej të cilës shqiptarët duhej të qëndronin. Kodi ishte historizmi shqiptarë, i cili realizohej me mjetet më të njohura të historisë së qëndresës, të cilën dinë ta realizojnë vetëm popujt që kanë për mision mbi-qëndresën.
Një marrdhënie e çuditshme, në elementët e të cilës u vunë të gjithë gjërat me të cilën shqiptarët mbanin jetën gjallë, që nga sjellja në rrugë, qëndrimi në ambjente, veshja, “normat” e komunikimit, koha e lirë, letërsia dhe kënga, lindja dhe vdekja, arkitektura e ndërtimit dhe dasma u shndërruan në një gjuhë të veçantë, që njerëzit i përcillnin njëri-tjetrit kumte dhe shpresë….
Ndoshta që nga momenti kur në letërsinë e shkruar dhe të interpertuar asish, doli Beteja e Fushë-Kosovës, e estetizuar dhe e letrarizuar, e historizuar dhe e përdorur më së pari nga kultura e shkencës etnike dhe pastaj ajo historike, për t’u politizuar, shqiptarët, duket se e asmiluan historinë e tyre me një marrdhënie fiksionale, d.m.th tregimtare. Normalisht ky qe dhe mbeti një “rregull” i nevojshëm, kur kënd-figurimi historik i Ballkanit ka qenë i kushtëzuar nën oreksin nacinal-shovinist.
Të gjitha ngjarjet politike dhe “rrebelizmi” i shqiptarëve në trojet etnike kanë patur një “busull” orientuese, e cila ka patur të bëjë me historinë dhe lajmin që u ka dhënë historia atyre. Shqiptarët e Kosovës (dhe të tjerët padyshim), për gati gjysëm shekullin e tyre të zi nën-Jugosllavi, i kanë besuar më shumë kujtesës historike dhe formulimit thelbësorë të akteve madhore historike që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e në vazhdim. Ata kështu kanë menduar se do të ruajnë qendërsinë dhe rraportin e ngushtë me aspiratën e tyre historike. Popujt që mbi-ekzistojnë dhe kur rrezikohen ruhen të tillë, vetëm pse kanë kujtesë historike. Fushë Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit ka prodhuar ngjarje, motive dhe mësime historike, për t’i rritur djemtë dhe vajzat e veta me një shqiptarizëm të shkëlqyer. Haradinaj është pjesë e dukshme e këtij “konteksti” brilant, lidhur me atë që historian na ka lënë si porosi aktive.

3. (Kultura duke u rritur dhe formuar)

Cilido, toponim-i-n dhe emrin e trevës së Rrafshit të Dukagjinit, në Kosovë e ka përvetësuar në një kuptimësi dhe në një marrdhënie shumë më të madhe se sa të kumton emri i një vendi, qoftë dhe i njerëzve të tij. Ndodh gjithmonë kështu dhe kjo është një gjë e rëndësishme. Ashtu siç përvetësohet emri i Skënderbeut apo i heroit të fundit të shqiptarëve Adem Jashari. Pas të ndjek një shumësi informacioni dhe asosacionesh. Të ndodh kështu me një të huaj që i kujton dhe shpije në Krujë. Secilido, don apo nuk don, sheh dhe e shtrin “kumtin”e njohjes përtej asaj që i bëhet e ditur. Kështu e përvetëson dhe Rrafshin e Dukagjinit, qoftë kur i dëgjon emrin, qoftë kur takon fushëdukagjinasin. Njohja shkon përtej realitetit të vet. Është një emër i mbushur me bubullima dhe vetëtima historike.
Në të gjithë shumësinë etnologjike, atë kulturore, historike, qoftë dhe ekzistenciale, ku koncepti i përbashkësisë është fundamental dhe i dorës së parë, një rol të madh ka luajtur formimi individual. Konceptualisht kjo nuk i bie aspak ndesh konceptit të bashkësisë, i cili tradicionalisht është më i ngulitur dhe veprues në anën efektive të shqiptarëve, të cilët kanë qenë të lidhur dhe aktiv me psikologjinë e luftës dhe të qëndresës përmes luftës.
Dhe filozofia popullore dhe mjetete e njohura popullore, të cilat mbajnë peshën e madhe të zhvillimeve historike, dukshëm si ato shqiptare, ku beteja e ekzistencës dhe e kundërshtisë së armikut, përmes qëndresës, ka qenë popullore dhe e kumtuar po nga dhe për popullin, falë dhe një vetëdije të shkëlqyer të popullit, sendërtimin final të realitetit ekzistencial apo dhe atij kundërshtues e ka realizuar përmes spirales, pra, duke vënë në krye prijësin.
A është ky prijës një llojë investimi individual!
Në pjesën më të dukshme që njerëz të njohur të Çështjes sonë kombëtare, lidhur dhe me zhvillimet e vona, individët, gjithmonë duhet të vijnë në kohët me zhvillime të tilla, duket se kanë patur një zhvillim dhe angazhim mbi-personal, sepse vetë ngjarjet kanë kërkuar këtë llojë marrdhënie. Në asnjë llojë zhvillimi nuk mund të ketë marrdhnëie të zhdrejta, në kundërthënie prej njëra–tjetrës mes individit dhe zhvillimeve sociale, qoftë dhe me këtë llojë kuptimësie.
Në të gjithë rastet, kur është kërkuar të denigrohet individi, ka patur përpjekje për ta shndërruar aktivitetin e tij në një cilësi të kushtëzuar me përfitimet për veten apo të një rrethi të ngushtë. Në zhvillimet e pas “99-të, në Kosovë është përpjekur nga rrethana të caktuara të largëta dhe të afërta, ashtu siç ka ndodhur jo pak herë për t’i shndërruar përpjekjet e disa individëve në kushtëzime të tilla. Kuptohet qartë, kjo është një strategji me “qitje të largët”, prej nga kërkohet të krijohen distanca dhe hendeqe të mëdha mes njerëzve të duhur të shoqërisë me zhvillimet që ju duhen atyre.
Në këtë llojë marrdhënie kërkohet të vendoset dhe njeriu i luftës dhe i kohrave moderne Ramush Haradinaj, jo vetëm nga kundërshtarët e njohur të shqiptarëve, por dhe nga kompleksi brenda shqiptarë, i cili betejën politike dhe konkurrencën brenda shqiptare, e kanë shndërruar në një betejë të pandershme dhe pa “rregulla loje”.
Në të gjithë mardhënien që Ramush Haradinaj ka shpalosur me historinë, njerëzit historik dhe ata të kohës së tij, ka një komunikim të dukshëm dhe funksional me atë që ka patur dhe ka nevojë vendi. Haradinaj duket qartë se ka marrë dhe mban mbi shpinë peshën e madhe që Kosova duhet të marrë mbi shpinë pas luftës që shqiptarët dhe NATO-ja zhvilluan në vitin 1999. Në udhë-vazhdim, kjo është një nga treguesit me çfarë matet dhe peshohet formimi i një njeriu të luftës dhe të paqës.

4. (Treva si krenari dhe nevojë)

Asnjeri, i cili dëgjon për Haradinajt, veçmas për Ramush Haradinajn nuk “din” se sa të rënë ka në Rrafshin e Dukagjinit, as sa janë të zhdukur, as sa të shkolluar në Universitetet e vendit dhe të huaj ka, as sa popullsi ka dhe shumë gjëra të tjera, të cilat gjithmonë e ndjekin pas vetëdijën dhe nevojën për tu mbushur me informacion, sa të dijëson Ramush Haradinaj.
Në rregullën e parë të lidhjes apo “komunikimit”, që të vjen në mendje, qoftë dhe me dialoguesin, Haradinaj duket se e tërheq pas vetes të gjithë Rrafshin e Dukagjinit, ashtu siç të duket se Rrafshi i Dukagjinit e tërheq atë pas vetes. Është një llojë “dialogu”, të cilit për asnjë llojë mjeti investigativ, që ndodh rëndom në “motivacionin” që letërsia politike e kohëve të fundit aplikon për individët e caktuar, duke qenë krejt konkrete, nuk mund t’i shmangesh. Kjo ndodh për shkakun e një lidhje “gjenetike”, e cila e ka ushqyer të gjithë popullsinë shqiptare në trojet etike, e cila pas viteve 1912 mbeti jashtë trungut amë.
Për më shumë se sa një shekull, askundi më shumë se sa tek shqiptarët e Kosovës dhe të trevës së Dukagjinit, nuk ka patur një “monolog” të çuditshëm, të qëndueshëm dhe veprues. Dialogu me veten, të kërkuarit e forcës dhe qëndresës, me pak fjalë të kërkuarit e jetës tek vetja, ka qenë një realitet i madh për trevën e Rrafshit të Dukagjinit. Ka patur arsye dhe shkaqe fondamentale që e kanë bërë të tillë komunikimin mes historive, njeriut me historinë, njeriut me aktualitetin dhe të ardhmen. Historia e Rrafshit të Dukagjinit i ka ushqyer njerëzit e vet me një vet-qenësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e vështirë e ardhmja në një vend ku nuk ka histori, d.m.th, ku nuk ka të shkuar (të kaluar).
Rrafshi i Dukagjinit iu ka afruar njerëzve të tij, të vjetër dhe të rinj hapsirë, dialog, komunikim, shembuj dhe motive për të mos e humbur tragën e etnitetit, sado që kohët globale dhe ritmet qytetëruese të kohëve të sotme të krijojnë suporte dhe hope dhe kundër “kompleksit” të vetëqenësisë. Kështu kanë jetuar dhe kanë mbetur popujt e shenjtë dhe epik, pavarësisht trysnisë dhe atmosferës shtypëse që kanë sjellë kohët, qoftë përmes konflikteve të caktuara qoftë dhe konteksteve, të cilët shfaqen jo rrallë në realitetet historike. A nuk kanë qenë “kontekstetet” e caktuara, prej nga sot ne kemi dhe të ashtuquajtura “gjuhë të vdekura” dhe shumë asish të tjera.
Jo vetëm Haradinaj, por kushdo që të thotë se jam nga Rrafshi i Dukagjinit, duket se të jep shenjën më të mundëshme, më tipike dhe më të nevojshme për ta njohur. E gjithë kjo ka një arsye historike, një arsye më shumë se sa shkakësore, e cila kohë pas kohe i ka shtuar cilësi trevës, duke mbajtur një marrdhënie të mrekullueshme me konditat historike. Njerëzit e Rrafshit të Dukagjinit, në të gjithë cilësitë e tyre, të cilat shpalosen me një llojë kodi burrërorë, t’i japin kumtet e formimit të tyre, mjafton të komunikosh me ta në odën e burrave, në rrugë kur mund të këmbesh një duhan, siç thonë shqiptarët në përgjithësi, aq më tepër kur shtrohesh në kullën dukagjinase.
Ndoshta ka qenë dhe do të mbetet një kondicion brilant dhe shprehës ndërmarrja e dukagjinasve për (ri)-ndërtimin e kullave. Kulla është një zhvillim i hershëm dhe autokton, prej nga sentimenti i etnicitetit është ri-themeluar vazhdimisht, si një cilësi për ta ushqyer brez pas brezi trevën me kultin e shenjtë të atdheut dhe të tokës amë. Përmes kultit të kullës, ku është thënë dhe shndërruar në mësimin e parë e gjithë historia e dhimbshme, por e paepur e shqiptarëve, duket se kulti i qëndresës më së pari ka buruar nga siguria që të jep toponimi “kullë”. Brenda saj dhe në konditat e saj burrnore, bëhet gjithmonë më e mira, më e mençura, më e sigurta dhe ajo që nuk mund të kthehet kurrë pas. Kulla është një llojë kushtetute, është një llojë “libri i shenjtë”, në të cilën janë seleksionuar dhe skalitur fytyrat e kohrave nga hershmëria e deri sot.
Ramush Haradinaj e ka “sendërtuar” jetën dhe aktivitetin e vet atdhetarë si një kod i mrekullueshëm i fjalës, qetësisë, durimit, fisnikërisë dhe pa-epsisë që kulla e ka në konceptin e saj. Kulla ka cilësi dhe motive, ka rregulla dhe peshë. Ajo është një godinë afër madhështres, e lartë, e fortë, e sigurtë (si gjoks burri), por është një strukturë historike, që lidhet me qenësinë, besën dhe burrninë.

5. CV- e njeriut të njohur.

Jetëshkrimi i Ramush Haradinajt është krejt i ndryshëm nga rregulla me çfarë mund të shkruhet CV-ja e një personaliteti i çdo-llojë qoftë ai. Ndodh rrallë, kur nuk ka asnjë nevojë të shënosh, kur dhe ku ke lindur. As dhe me çfarë je shkolluar dhe në ç’nivel je i shkolluar. Nuk ka nevojë mbase të shënosh dhe hob-it, kurbaturat e jetës, vendet e punës, dëshmitë e profesionit apo shkencës, që ke lëvruar apo synon të lëvrosh.
Janë të rralla vendosje të tilla njerëzish, të cilët koha i bën personalitete të besueshme më shumë se sa një jetëshkrim, për të cilën kanë nevojë njerëzit në një shoqëri të emancipuar dhe moderne. Jo shpesh njerëz të këtij dimensioni vijnë në jetën dhe ritmin e epokës dhe të monumentalitetit të popullit të vet, i cili i kapërcen “doganat” dhe barrierat, jo vetëm, prej njohjes që u siguron pozicioni shoqëror, por për një llojë realiteti i cili është i dëshirueshëm dhe i vlerësueshëm nga të gjithë. Një njeri i paqës është kështu sado të duan apo të mos duan ato pak që nuk duan. Haradinaj është një prurje njerëzore e atij lloji që njerëzimit i mungon në të shumtën e epokës së vet. Krijesa të tilla, në të cilën zënë vend shumë faktorë dhe “axhentë” genetik, pranohen me vështirësi për shkakun më të sinqertë, se nuk “besohet” se ka të tillë dhe së dyti për shkakun e një keq-dashësie, të cilën e ushqejnë sëmundjet e vjetra të prapambetjes së qytetërimit njerëzorë. Njerëz të tillë janë lajmëtarët dhe kasnecët e një shoqërie për të cilën është ëndërruar që në idealitetin e hershëm të njerëzimit.
Pas çlirimit të Kosovës, para kosovarëve dhe faktorit shqiptar fillonte një epokë tjetër dhe pse si përjetim historik shqiptarët ishin në udhëvazhdimin e tyre. Më e vështirë se lufta, më e vështirë se qëndresa, më e vështirë se ç’kishin kaluar dhe rruga ku i kishte sjellë ata.
Historikisht, me dashjen e njohur të armiqve të tyre, ata ishin akuzuar se s’mund të vetëqeverisen, se s’mund të bëjnë shtet, se ishte gjëja më e papranueshme t’i leje pa diktat dhe “usta”mbi kokë shqiptarët.
Ishte përmendur kaq shumë historikisht ky “argument”, sa një nga opsionet themelorë që e kushtëzonte statusin e Kosovës, si kohë dhe si “cilësi” ishin standartet. Beteja ishte e vështirë për arsyen e parë, se Kosova qe shndërruar në një tokë të djegur, pas largimit me dhunë që serbët ju bënë shqiptarëve.
Brenda dhunës së madhe, nëse do të mund të “thirrej“ kështu, serbët praktikuan të gjithë llojet e genocidit, etnocidit dhe barbarisë. Konflikti ishte maksimalisht i madh dhe armiqësia s’mund të amortizohej, vetëm me kujtime. Plagët e hapura ishin një fakt tronditës dhe një konflikt veprues.
Në këto rrethana shqiptarëve u kërkohej që ato të “hidhnin pas krahëve” kujtesën e afërt dhe t’u afronin serbëve të Kosovës paqe, mirëkuptim dhe dashuri. Pra, ato ishin para betejës, nga e cila kërkohej të ”mundnin” vetveten. Në këto kushte dihet se do të kalonte prova e rëndë e standarteve, prej të cilës serbët dhe strategjia e tyre e njohur sllave, fitoi terren dhe kohë. Shqiptarët pranuan, duke i besuar moralit të Perëndimit dhe të NATO-s. Ata e dinin se dogma e njohur historike e serbëve” shqiptarët nuk mund të vetëqeversen” kishte fituar terren, prandaj iu afruan bashkëpunimit. Në të vërtetë ishte koha e njerëzve të epokës moderne për Kosovën dhe të gjithë çështjes sonë kombëtare.
Në këtë betejë, në këtë nyjë, kur opinioni në liri për shqiptarët po monitorohej me imtësi, në skenë doli njeriu Ramush Haradinaj, i cili u shndërrua në figurë ekuilibruese dhe në figurën ndër më të qëndrueshmet për ta çuar Kosovën në të ardhmen e vet.
Ramush Haradinaj si kryeministri i Kosovës, në kushtet e një marrdhënie tjetër, që Kosova dhe njerëzit e saj kishin vendosur me kundërshtarët e vet historik, me rajonin, pastaj dhe me Perëndimin, duket se qe një triumf i jashtëzakonshëm i çështjes sonë kombëtare në sytë dhe praktikën e diplomacisë ndërkombëtare. Në këto rrethana, dukej se miti i vjetër dhe i rremë i sllavëve po binte me shpejtësi. Ramush Haradinaj u shfaq si një udhëheqës elegant, i qartë, i qetë, i mençur dhe brilant, për të gjithë atë që duhej dhe kërkohej nga Kosova dhe shqiptarët në këtë kohë.
Ramush Haradininaj solli në dritë profilin e të ardhmes politike dhe sociale, prej nga realitetin e qëndresës shqiptare e kishte shndërruar në energji paqe dhe qytetarie. Haradinaj e profiloi me brilantitet, me komunikim dhe dialog, të gjithë postin e vështirë dhe problematik të kreut qeverisës të Kosovës, nën mbikqyrjen e Perëndimit dhe organizmave të tjera, duke patur një keq-qëndrim të faktorit politik serb në Kosovë.
Në këto kushte doli në dritë AKUZA e Tribunalit të Hagës kundër Ramush Haradinajt. Në këto kushte akuza e Del Pontes është e frikëshme, sepse ajo i hapi shteg interpertimit për ta paragjykuar, për ta shtrembëruar, madje për ta kriminalizuar luftën e drejtë të shqiptarëve.
Akuza, e cila rëndon veçmas mbi Ramush Haradinajn është shkruar dhe “argumentuar me një gjuhë të tejkaluar nga termat dhe “leksikologjia” e gjuhës së drejtësisë.
Akuza, veçmas mbi Haradinajn, duket se ka një “kujdes“ të veçantë, që për natyrën e ndërtimit të një akuze e tejkalon “detyrën” e saj.
Akuza, që vendoset mbi Ramush Haradinajn, duket se “shtresëzon” një nervozizëm të dukshëm. Ajo ka një kapërcyell kohorë, kur Kosova katërcipërsht administrohej me dhunë dhe qeverisej në të gjithë institucionet qëndrore dhe lokale, ato të rendit dhe të sigurisë nga Serbia dhe jo nga një “kaçak” apo “kriminel” si Ramush Haradinaj.
Thirrja e Ramush Haradinajt në Hagë u shndërrua në të kundërtën e asaj me çfarë pritej të ndodhte me të. Ai kishte një kulturë historike të mrekullueshme, për t’i dalë zot vendit të vet përmes fatit të vet të dhimbshëm dhe të keq. Asgjë nuk e lidhte me kaçakërinë e kriminelëve të luftës në Ballkan të cilën ende sot e kësaj dite po e praktikojnë disa të njohur serbë, të cilët e kanë mbytur ish-Jugosllëvinë me gjak e barbari. Askush nga shqiptarët në historinë e këtij vendi nuk i ka ikur fatit të vështirë që ka kërkuar vendi i vet.
Pa as më të voglin dyshim, Ramush Haradinaj u thirr në Hagë, duke paramenduar se ish-luftëtari dhe komandanti i njohur i UÇK-së do të rrebelohej dhe nuk do të paraqitej në Hagë, d.m.th do ta refuzonte drejtësinë ndërkombëtare. Ishte një “telepati” dhe supozim e rremë i atyre që menduan se Ramush Haradinaj do të manifestonte krenarinë e njohur të një fushëdukagjinasi dhe nuk do t’i bindej ligjit. Ai më mirë se kushdo, i ndodhur përballë një aktakuze të tillë, të zezë sa nuk ka ku të shkojë, ku çfarë e keqe kishte ndodhë në serbët e Kosovës dhe në kundërshtarët e Haradinajt i kishte bërë ai, sipas aktakuzës së Del Pontes, ai e dinte se do të jetë e vështirë, por dhe lufta e paqës është pjesë e fatit të vendit të vet. Të gjithë shqiptarët, të gjithë analistët, të gjithë diplomacia ndërkombëtare e din se fati i Haradinajt bën pjesë në fatin e shqiptarëve, prandaj ai nuk e refuzoi Tribunalin e njohur, të cilit i është besuar të gjykojë krimet mbi njerëzimin.
Në fund të fundit kjo është CV-ja, jo vetëm e Haradinajt, por e gjithë Çështjes sonë kombëtare, ku jeta e tij përbën dhe jetën e të tjerave, ku vuajtja e tij, është themeluese e besimit të të tjerëve (a s’është kështu dhe kryqëzimi i Krishtit?!), ku drejtësia e tij bëhet pjesë e historisë së vendit dhe njerëzve të tij.


6. (Veset e vjetra Ballkanike)

Ballkani, përveçse brenda vetes, ka patur marrdhënie të çuditshme dhe me të tjerët larg vetes. Kanë qenë marrdhënie të kushtëzuara, prej nga kanë ardhur dhe kurbaturat e paparashikuara. Në të shumtën e herës, ndoshta gjithmonë, në këto kurbatura ka patur ngjarje, luftëra dhe konflikte të pritshme dhe jo të pritëshme. Duket se ky llojë relativizmi, sepse konfliktet dhe psikologjitë e konflikteve vendosin gjithmonë marrdhënie relative, ka bërë që rraporti mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, qëndrimit të drejtë dhe jo të drejtë, patriotizmit dhe shovinizmit të jetë një klimë për të cilën as perëndimi dhe as vetë ballkanasit të mos befasohen.

7. (Beteja për t’i humbur dritën dhe shkëlqimin luftës së UÇK-së)

Beteja e Fushë- Kosovës vazhdon të jetë njëra ndër parathëniet, e cila çliroi kuptimësinë me të cilën do të ishte marrdhënia e shqiptarëve me serbët, të cilët së bashku në atë kohë ju kundërvunë armikut të përbashkët të të gjithë ballkanasve. Beteja e humbur, as më pak dhe as më shumë paratha se në Ballkan pushtuesi do të qëndronte shumë kohë, do të imponohej aq sa do të mundohej, do të përpiqej të themelonte veten, ashtu siç ai kishte filozofinë e vet të perandorisë më të madhe të kohës.
Ballkanasit për një kohë të gjatë, relativisht të rëndë, lëvizën nën këtë pushtet të rëndë, por nuk harruan veset e tyre të etnisë, të karakterit dhe të përqëndrimit të tyre. Nën sundimin otoman, serbët më së shumti e kërkuan vetveten në konjukturalitetin e kohës, gjë të cilën e vërtetoi ardhja e kohës së “Trashigimisë turke” në Ballkan. Linja genetike vazhdon të jetë gjetje, strategji, forcë dhe terren jo vetëm për t’i rezistuar kohës, por dhe për t’ju imponuar asaj. Ndërsa shqiptarët mbetën në luftë.
Ky rraport i vjetër, i lexuar nëpër kontekstin e ngjarjeve ballkanike dhe të marrdhënieve të shqiptarëve, veçmas me serbët dhe sllavët, ka mprehur dukshëm tek serbët shqisën e territ. Nuk bëhet fjalë për një “terr informative”, një term i kohrave moderne, por një terr, i cili është pak më shumë se sa kaq. Është një terr i shndërruar në dashakeqësi, në ligësi dhe abuzivitet me historinë, veçmas me luftërat e shqiptarëve.
Realisht ky mekanizëm ka qenë ndër më të herët, i njohur si i tillë, prej nga merrej vesht se kjo do të ishte në strategjinë e serbëve dhe të gjithë familjes sllave për t’ju imponuar realitetit historik dhe atij diplomatik. Ndoshta ka arsye ende për ta vendosur në një kontekst më të besueshëm apo më me shumë argumenta betejën e Fushë Kosovës, pavarësisht se etnologjia shqiptare jep argumenta të besueshme për të gjithë rraportet shpirtërore dhe ato etike, madje dhe ato të kodeve zakonore, të cilat i bëjnë serbët më të vonë, normalisht më të vonët e popullsive të evidentuara në Ballkan, më të vonë në konceptin e të jetuarit me fqinjët ndershmërisht.
Betejën e Fushë Kosovës, serbët e kanë shndërruar në trofe fitoreje, kur dihet mirë se kualicioni ballkanik humbi. Emrin e fushës së betejes serbët e kthyen në toponimin e etnisë së tyre, ndërsa politikisht dhe ushtarakisht atë betejë e shndërruan në një argument historik.
Është një kurs i vazhdueshëm, në kurthin e të cilit mund të bjerë dhe historia dhe etnologjia dhe diplomacia, e cila deri sot ka rënë. Serbët janë përpjekur që shqiptarët t’i injorojnë si element fondamental në historinë e luftërave në Ballkan. Në këto kushte, ata janë përpjekur të heqin shkëlqimin e të gjithë sakrificave shqiptare në luftërat çlirimtare në kuadër ballkanik dhe më gjërë. Në këtë kurs është dhe ngjarja e fundit me njërin nga eksponenëtët e Luftës në Kosovë, Ramush Haradinajn.
Prandaj, Haradinaj thirret në Hagë, me qëllimin për ta ri-futur në kurth dhe në keq-kuptim fatal çështjen e Kosovës dhe të gjithë çështjen tonë kombëtare.
Më mirë se sa dhe egërsia në xhungël, ku gjithçka ndodh dhe askush nuk jep llogari për çfarë ndodh, serbët siç duket i ofruan “njohje” të madhe (“mësimtari” të themi R.M), Del Pontes për fshehjet dhe ikjet ballkanike. S’ka patur arsye që të mos besojë dhe Del Ponte, kur asnjë nga të kërkuarit e saj në Serbi nuk u dorëzua në Hagë. Të gjithë “ikën”. Të gjithë u fshehën dhe pse dihet ku janë. Ikën nga Serbia duke qenë në Serbi. Fshihen në terrene ku është pikërisht ushtria serbe, ç’ka do të thotë se ato ruhen po nga ushtria e tyre, ajo ushtri, e cila e shtroi dhe kërkoi ta mbyste jo vetëm Kosovën por të gjithë Ballkanin në gjak dhe tmerr. Dihet se fshihen në manastire dhe kisha, pikërisht ku është udhëheqësia e tyre shpirtërore dhe nacional-shoviniste,- orthodhoksia. Del Ponte s’ka arsye të mos i dijë këto, kur ajo ka autoritetin të vërë në lëvizje të gjithë mekanizmat e gjetjen dhe vënies së tyre në bangën e të akuzuarit. Kjo që ka ndodhur me të kërkuarit e Hagës në Serbi ka qenë një njohje, por që ka rezultuar e gabuar, lidhur me atë, që është paramenduar me Haradinajn.
Mjafton të lexosh dhe librin më të thjeshtë dhe pa asnjë profesionalizëm shkencorë dhe historik të një serbi, dhe marrdhënia e parë që bën lexuesi me të është mohimi i shqiptarëve, qoftë si etni, qoftë si faktor historik i gadishullit, qoftë dhe si një realitet historiko-ushtarak i zhvillimeve ballkanike. Ka qenë një aksion i përhershëm serb me çfarë shkenca historike dhe ajo ushtarake serbe ka bërë gjithë kohën në Ballkan, sa herë ka qenë e mundur të thuhet për shqiptarët. Kjo padyshim ka qenë një nga arsyet që serbët e kanë bërë të tillë interpertimin për shqiptarët, duke qenë kaq të sigurtë se kanë bërë gjënë më të nevojshme për ta “legjitimuar” vetveten në Kosovë dhe të gjithë tokat e trevat shqiptare.
Ashtu siç ndodh me njeriun që është në shtëpinë e vet, dhe nuk i shkon mendja se dikush tjetër do t’i thotë, madje do ta vrasë dhe do ta sulmojë se është jo e tija, por e atij tjetrit, shqiptarët kanë patur një vendosje tjetër me veten, historinë dhe kundërshtarët e vet, që ai i ka quajtur fqinj dhe jo armiq. Por ndodh-ka dhe kështu.
Rasti i Haradinajt, duke u thirrur dhe akuzuar nga Haga, për krime kundër njerëzimit, është as më pak dhe as më shumë një çështje dhe mekanizëm që ka brenda një mendësi dhe koncept të vjetër ballkanik, pikërisht të kundërshtarëve të shqiptarëve. Është rasti më i dukshëm, prej nga kërkohet përmes Hagës, të injorohet, të shndërrohet në anatemë dhe bumerang lufta e UÇK-së. Është po ai cinizëm dhe po ajo strategji keq-dashëse, prej nga duken idetë dhe tendencat e sofistikuara, të të gjykuarit nga Evropa a më gjërë, që lufta më e fundit të mos thirret si çlirimtare, si anti-koloniale, si anti-skllavëruese, por të motivohet dhe shpejt të emërtohet si luftë kundër njerëzimit.
“Rregullimi” juridik, që Del Ponte i ka bërë aktakuzës për Haradinajn, ku duket hapur se nuk ka asnjë konsideracion kohorë dhe kontekst zhvillimesh, ku duket qartë se nuk ka asnjë relacion konflikti dhe për ç’shkak ishte ky konflikt, ku nuk konsiderohet aspak se ç’donin të bënin serbët me shqiptarët po qe se nuk do të ngriheshin shqiptarët të mbronin veten, ku nuk konsiderohet aspak të qenët zot në shtëpinë tënde etnike, është i frikshëm.

8. (Perëndimi përballë vetvetes)

Kurrë më të braktisur nuk u gjendën shqiptarët e të gjithë trevave, kur Haradinaj u kërkua në Hagë. Brenda secilit u shemb diçka e rëndësishme, diçka që sa kishte filluar të ndërtohej. Dinjiteti, morali i lartë dhe vizioni i njeriut në liri. Bota e qytetëruar u mori Njeriun e Parë shqiptarëve. I hodhëm sytë andej nga erdhi zëri për të na e marrë njeriun tonë, të Parin tonë. Ndoshta sa kishim filluar të harronim ç’kishte ndodhur që para 100 vjetëve të fundit, madje dhe më parë.
Të gjithë ishin me të. Ai u nis tutje për t’u përballur me një betejë tjetër, brenda së cilës ishte dhe ai konflikti i lashtë. Brenda saj ishte dhe ajo lufta e fundit, prej nga shqiptarët ende nuk kanë arritur të fshijnë gjakun e derdhur. Brenda saj ishin të gjithë ato që kishin ndodhur në historinë tonë te vjetër dhe të re. Beteja ishte po ajo, pavarësisht se ajo vinte me një skenë tjetër. Vinte me aktorë të tjerë. Vinte me aktorë të çuditshëm, të cilëve ju kishim besuar provën gjenerale. Ju kishin besuar që ta akuzonin historinë në emrin tonë, në emër të të drejtës sonë, t’i bënin gjyqin historisë dhe jo të na thirrnin ne në këtë gjyqë, aq më tepër të na akuzonin ne shqiptarët.
Ende, atje ku ishin dhe nuk ishin ato që duhej të iknin, kolonizatorët, dalin shtëllunga tymi. Plagë të vjetra dhe të reja i gjen kudo, qofshin varrezat pa u nda, qofshin njerëzit e humbur, ku të afërmit u kërkojnë vetëm të dinë se ku i zhdukën apo dhe kockat. Jo pak, takon invalidë të cilët lufta deshi t’i përpinte, por ato mbetën si shenjë e mbijetesës dhe barbarisë që kishte më vete kolonizatori.
Shqiptarët nuk besuan. Është një cilësi e lashtë historike e tyre. Njeriu i tyre i Parë gjithmonë ka qenë bashkë me ta. S’ka mundur t’ju a marrë as hasmi, as lufta dhe as sëmundja. Sa ka rënë, ai ka rilindur prap, ashtu si njeriu i Perëndisë. Është bërë i gjallë dhe zjarr i ndezur, ashtu si feniksi.
Është ngritur nga varri dhe i veshur luftëtarë është gjendur në ballë të llogores dhe të betejës së jetës dhe vdekjes. Pastaj është shndërruar në ushtarin dhe komandantin e përjetshëm. Ka mbetur përjetë në llogore dhe në karakollin e lartë të kalasë. Se ka hequr kurrë rrobën e rëndë dhe të lagur të luftës.
Edhe kur ka qenë e pamundur të ishte kështu, ai shqiptari e ka sajuar brenda vetes, si në “somnambul” i ka mbushur mendjen vetes se ai Njeriu i Parë është gjithmonë me të, ec bashkë me të dhe e ndjek hap pas hapi. Është një logjikë historike që ka qenë gjithmonë prezente.
Në kujtesën e ne shqiptarëve nuk ka asnjë arsye që ne ta harrojmë atë nga kemi ardhur. Nuk mund të harrojmë të gjithë kalvarin që Fuqitë e Mëdha dhe Evropa na vuri mbi qafë që nga 100 vjet e të shkuara. Ne nuk mund të besojmë sado Evropa dhe Fuqitë e Mëdha, të na thonë sot se kemi gabuar. Ka qenë më keq se sa kaq. Jo pak, por disa Konferenca, disa traktate të fshehta dhe të njohura, kongrese, burra shtetesh të mëdha, që ndanin pasuritë dhe trofetë e luftës, janë mbledhur për ta copëtuar, për ta zvogëluar, për ta shdërruar në një qelizë të vetme, të paaftë për të mbajtur veten, prej nga shqiptarët do të duhej të kërkonin vet-asimilimin. Vet-asimilimi nuk ka brirë, nuk ka ligj, ai vjen në këto kushte dhe rrethana, të cilat shtetet e Perëndimit kanë kërkuar tu krijojnë shqiptarëve. Klima ballkanike që lanë pas të gjithë këto kalvare evropiane mbi kurrizin e shqiptarëve kërkoi dhe vuri në eksperiment dhe këtë llojë shpikje monstruoze. Shqiptart e kuptonin mirë këtë, se të mëdhenjtë kërkonin që shqiptarët një ditë të kërkonin të sqetulloheshin, të shuanin dritën e tyre dhe të mbuloheshin nga drita e të tjerëve, veçmas të serbëve dhe të grekëve. Nuk mund të gjendet në asnjë hartë masakra në të gjithë anët që u është bërë shqiptarëve. Nga të gjithë anët ato kanë qenë të kafshuar nga egërsira dhe nuk kanë qenë të kufizuar nga popuj qytetarë, popuj që kërkojnë marrdhënien dhe bashkëpunimin. A nuk ka qenë ky eksperimenti i tmerrshëm, duke pritur që një ditë shqiptarët të kërkonin t’i përfaqësonte dikush tjetër. Ndoshta vetëasmilimi do t’jua lehtësonte sakrificën e këmbyer me të fikurin e krenarisë dhe etnicitetit të tyre. Kjo është një histori, e cila ka marrdhënie me të gjiithë zhvillimet shqiptare në Ballkan, qoftë në ditë lufte dhe në jo lufte.
Thirrja e Haradinajt në Hagë është një rast për të mos harruar, sepse ngatërresa ballkanike ka qenë pjesë e ngatërresës së Europës. Del Ponte ka rënë në kurthin e ngatërresës ballkanike, që në momentin e pare, kur dosja e Kosovës është vënë mbi tavolinën e saj. Kur konsiderohet të thuhet kështu, kjo është më e vërteta gjë që thuhet për farsën që mbolli “era Del Ponte” për krimet në ish-Jugosllavi. Ish-Jugosllavia është një katrahurë krimi, fashistëzimi dhe nazistëzimi për popujt, prej të cilit duhet të ndahet mirë jo praktika europiane por ajo në të gjithë botën, se është një shembull unikal në historinë e njerëzimit. S’do të kishte shërbim më të mirë dhe më të madh që Del Ponte do t’i bënte njerëzimit dhe të ardhmes së tij, nëse ajo do ta zbardhte krimin monstruoz në ish-Jugosllavi.
Në të gjithë dritën që u përpoq dhe po përpiqet të hedhë Perëndimi, në atë që e kemi quajtur Rendi i Ri Botërorë, ka patur të bëjë me ndershmërinë për të kaluarën e Evropës dhe më gjërë. Në këtë pikpamje Haga u duk si një ngushëllim dhe një shpagim për krimin që kishte ndodhur dhe që mund të ndodhëte në Evropë, për vetë faktin e potencialit të dukshëm të një penaliteti të tillë në këtë hapsirë. Pra, Haga u kuptimësua si koncepti i të drejtës njerëzore, si koncepti për t’ja larguar frikën njerëzimit nga krimi dhe barbaria, të cilat i pjellin vetëm diktaturat dhe ideologjitë diktatoriale, të montuara në qeveri dhe shtete të kësaj natyre.
Koncepti dhe autoriteti i Hagës mbetet i pa-realizuar, përmes stilit të punës dhe mënyrës se si e “formatioi” Del Ponte dosjen Kosova. S’ka asnjë dyshim se dhe ligjet e drejtësisë janë pjesë e ligjeve njerëzore, janë pjesë e jetëve dhe kohëve njerëzore, të cilat e ushqejnë atë. Në këto kushte dhe në këtë “start”, ajo nuk solli gjetje dhe mekanizma për të vënë në bankën e drejtësisë ndërkombëtare duart me gjak të kriminelëve serbë (të njohur ndërkombëtarisht), të cilët shteti nacional-shovinist serb i bëri udhëheqës, për shkakun e kriminalitetit që ato ushtruan mbi shqiptarët dhe kundërshtarët e tyre. Për më tepër ajo nuk përdori drejt dimensionin që i siguroi dhe i afroi një mundësi e të tillë, për të vënë në vend të drejtën e një populli paqësor dhe të kulturuar përpara pakteve që i kërkuan diplomacia ndërkombëtare, kur fare mirë ai mund ta ndizte Ballkanin më shumë se sa çdo konflikt tjetër ballkanik.
Mënyra se si Del Ponte e ka ushtruar autoritetin e saj, tregon se ajo ka qenë e papërgatitur (!?) që ta “peshojë” të drejtën e shqiptarëve. Del Ponte duket se ka një njohje dis-balancuese të historisë dhe kushteve historike, të kritereve që përbëjnë fakte dhe argumenta për drejtësinë, të shqiptarëve dhe të serbëve në rrjedhën e konfliktit. Del Ponte dukshëm injoron kontekstin historik, rraportin pushtues dhe i pushtuar, sepse ky rraport dhe kuptimësi politike apo diplomatike është reale, përderisa për ta larguar Serbinë si pushtuese të Kosovës u angazhua NATO-ja, një forcë ndërkombëtare. Ajo nuk vë në arsyetim rraportin kolonizator dhe i kolonizuar. Ajo nuk shfaq asnjë përcepsion dhe reagim për projektin në tentativë (absolutisht i vërtetë), që pushtuesi kishte menduar për të eliminuar me çdo mjet shqiptarët. Del Pontes i bën përshtypje, ndoshta tejet-“njerëzore” (!?), dhe e “tund” shumë krahun e peshores për një serb të vrarë apo të zhdukur (që s’dihet se pse!?), dhe aspak për mijra shqiptarë të vrarë, masakruar, përdhunuar, vrarë e varrosur kolektivisht dhe pse autorët dihen.

9. (Qytetari i parë i botës moderne dhe Rendi i Ri Botërorë…)

A janë kështu njerëzit e të ardhmes, ato që presim ne të gjithë të jemi? A do të jetë vërtetë ky njeriu i ardhshëm i botës, i cili do të ketë mundësinë të bisedojë dhe të komunikojë me njerëzit e të gjithë botës, me të gjithë rracat dhe nivelet e shoqërisë njerëzore? A është vërtetë ky njeriu që ne njerëzit e paqës dhe të ndërgjegjes së lartë, po rendim për kaq shekuj, i cili ja behu dhe doli nga ne shqiptarët?
Haradinaj dukshëm është koncepti historik i shqiptarëve, një model i shkëlqyer me çfarë shqiptarët i dhanë një sinjal kohrave moderne jo vetëm të vetes por, të gjithë Rendit të Ri Botërorë. Ai “ndërtoi sjelljen e njeriut të njohur atdhetar dhe patriotit, i njohur tek shqiptarët, që kur shqiptarëve ju praktikua copëtimi. Është sjellja e atij njeriu historik në kushtet e Rendit të Ri Botëror. Për ta kuptuar këtë nuk ka asnjë vështirësi. Në kuadrin e “metaforës” së njeriut, që kohrat kërkojnë, ai është nga ato kuptimësi njerëzore që vuajtja, dhimbja dhe tendenca për t’ja suspenduar dritën që ai i dha kohës, vetëm se e lartëson akoma më shumë, e nxjerrr më shumë në dritë.
Haradinaj është modeli i njeriut të kohës, dimensioni i njeriut qytetarë të Rendit të Ri Botërorë. Ai është shqiptari tipik përballë vetes dhe zhvillimit.
Në të gjithë marrdhënien e padëshirueshme jo vetëm të Haradinajt, por të gjithë shqiptarëve, që Tribunali i Hagës krijoi me të, ai do të kthehet në qortimin e madh që Perëndimi do t’i bëjë vetes në një kohë të shpejtë dhe jo historike, ashtu siç ka ndodhur me keq-ndërtimin ballkanik, që Fuqive të Mëdha ju desh dhe po ju duhet ta ri-ndërtojnë pas gati një shekull. Në angazhimin e betejës për të fituar mbi padrejtësitë e historisë, Haradinaj është gabimi moral që Perëndimi i bëri vetes, duke u përpjekur të vërë nën fajësi tipin e luftëtarit të kohrave moderne, i cili ju vu në mbrojtje popullit të vet, i cili synohej të zhdukej i gjithi nga një terrorizëm i paimagjinuar dhe i pamenduar nga asnjë llojë arsyetimi njerëzorë dhe parashikues i tillë.
Haradinaj është një gabim strategjik dhe diplomatik që Perëndimi i bëri vetes, sepse në çështjen më të njohur, më të lexueshme dhe të konceptuar, sipas gjithë akteve ndërkombëtare mbi të drejtën e Vetëvendosjes, bëri palë armikun e njerëzimit armikun e qytetërimit, armikun e unitetit njerëzorë, armikun e të gjithë investimit intelektual, politik, diplomatik, financiar dhe strategjik, që bota e zhvilluar ka bërë për njerëzimin dhe modelin e të ardhmes.
Me thirrjen e Haradinajt në Hagë, “ndërtimi” i një akuze si ajo që është bërë me dije, Perëndimi rrëzoi kështjellën e vyrtytit të njeriut të tij, i cili është shfaqur rrallë herë, ku shqiptari Haradinaj ishte dhe është njëri prej tyre.
Ramush Haradinaj thirret në Hagë për t’u fajësuar, si njeriu që ka kryer krime mbi njerëzimin. Ramush Haradinaj thirret në Hagë për t’u fajësuar se ka dhunuar një popullsi tjetër. Pra, kuptimësia e parë, që mund të merret nga e gjithë kjo konsideratë është fajësia. Një fajësi që ka në themel një konflikt të hershëm etnik, një konflikt që është gjerësuar horizontalisht dhe vertikalisht. Haradinaj vjen përballë kësaj akuze duke pasur pas vetes shqiptarët, dramën dhe tragjedinë e popullit më të lashtë ballkanik, ndërsa serbët duke pasur pas vetes historinë e tyre, nacinal-shovinizmin e verbër dhe barbarë, shtetin serbo-sllav, ushtrinë dhe policinë e historive barbare, duke patur pas historinë e shtrembëruar deri në absurd.
Do të ishte absurd që Del Ponte të mos fajësonte serbët, aq sa është paradoks të fajësosh shqiptarët. Në një luftë mes dy palëve nuk mund të ketë dy të fajësuar. Besoj se kjo logjikë është “argument” dhe për drejtësin.


10. (Duke i shtuar dritën emrit të vendit të vet)

Ashtu si Jasharët, Haradinajt qëndrojnë në nyjën e dhimbshme dhe dramatike të çështjes sonë kombëtare. Haradinajt qëndrojnë në themelin e kurbanit, me çfarë u ushqye themeli i ekzistencës së kështjellës së shqiptarëve.
Jasharët dhe Haradinajt janë dy aktet tragjike që kanë ndodhur në Kosovë, jo vetëm në vitet 1998-1999, por gjatë një shekulli. Të dy emrat, të dy dyert e mëdha e shpërshfaqën, e bënë më të dukshme dhe më të pashme atë që ndodhëte në të vërtetë në Kosovë.
Jasharët dhe Haradinajt e ndihmuan aq shumë ndërgjegjen kombëtare dhe motivet e forcës që krijon një popull për të ardhmen e vet, sa do të duhej shumëfishi UÇK-së, t’i jepte kaq kurajo dhe vetëdijë një populli, i cili kishte provuar në ndërgjegje dhe në psikologjinë e vet eksperimentet më të sofistikuara dhe më barbare, për të hequr dorë dhe për t’i provokuar harresë historike dhe harresë kombëtare.
Jasharët dhe Haradinajt janë shembujt e një konstrukti të madh shpirtërorë dhe burrërorë, po aq qëndrestarë dhe me prakticitet historik, sa është e pamundur të mos konsiderohet një model i mbijetesës së një etnije, të cilën qëllimshëm perandoritë e të keqes e kanë sulmuar për ta zhdukur, qoftë eksperimentalisht, qoftë barbarisht.
Haradinajt qëndrojnë në karakollin e kështjellës së qëndresës shqiptare, me çfarë u ushqyen shqiptarët, epoka dhe historia në prurje, brezat me forcën e rezistencës aktive, me shembullin e pashoq të flijimit për atdheun dhe etninë. Haradinajt qëndrojnë në ritmin dhe podin e cilësive më të domosdoshme, që popujt në epokën e kolonializimit, ushqejnë proteinën e tyre për të mbetur dhe mbijetuar.
Haradinajt u kthyen në diellin e mëngjesit, prej nga njerëzit ushqejnë ritmin e përjetshëm të dritës, të jetës dhe të të ardhmes.

1000 fëmijë

(Baladë për Luan Haradinajn)

Si t’i bëjmë ëndërrat e tua një fëmijë të bukur,
Mbetur fushave, përjetë në vrap,
Si shqipja që vdes, lind e vdes për të bijtë,
Kreshtë më kreshtë e shpat më shpat.

Si t’i bëjmë hapat e tu shkallë dielli,
Të shohin dritë të gjithë fëmijët e Kosovës,
Bërë karvan të rënësh Grykës së Kaçanikut,
Rojë mbetur Rrafshit të Dukagjinit, Grykës së Rugovës.

Si t’i bëjmë sytë e tu mëngjese shqiptare,
Spërkatur nga vesa, pa re në qiellin e kaltër,
Bërë agim, fëshfërimë, syth i blertë në degë,
Kthyer në diell i ndezur në çdo vatër.

Si t’i bëjmë pritjet e nënës –dorë ledhatare,
Vënë mbi ballë e gjakun e çdo plage,
Dashuri dhëndurrësh, nipash e mbesash,
Që betohen e vdesin për besë e për varre.

Si ta bëjmë mallin e babit, kthyer nder e gjak,
Shpirt shqiptari prej 1000 vjet,
Ta bëjmë mall, kështjellë, mal e marsh,
Për të mos u shuar, për të mos vdek.

Si ta bëjmë lirinë një vajzë të bukur,
Që si trumcak i bukur rri e pret në shteg,
T’i vijë trimi me gjak plagësh e pluhur udhësh,
Ta shuajë mallin e vjetër që dhemb e djeg.

Si t’i bëjmë lotët tonë fjongë ari,
Lidhur si shall përjetësie në buqeta lulëkuqesh,
Të rendin 1000 fëmijë livadheve me barë,
Trima të përjetshëm në prehëra nusesh.

Përtej vetvetes

Na ndodh të pyesim:
-A ka gjë tjetër përtej nesh?!

1.
Kështu e solli rasti, falë këmbënguljes së autores, për t’u gjendur pranë pengut dhe lëngatës së Kosovës, kur asaj i morën “Njeriun e Parë”, Ramush Haradinaj, i cili qe vënë në ballin e punës për vendin e vet, duke prodhuar një ekuilibër të nevojshëm dhe të duhur politik. Pikërisht në kohën kur vendit i duhej ky ekuilibër, gjëja e parë me të ciliën jam përballur kur kam dëgjuar lajmin e të kërkuarit të tij në Hagë (aq më tepër, kur ai shkoi vetë atje), ka qenë një arsye e thellë e imja, ta konceptoj idealisht xhestin, si akt përtej vetvetes, d.m.th si një akt hyjnorë. Vetëm hyjnorët krijojnë realitete të tilla të paimagjinueshme sado fantazi dhe romantizëm që ushqejnë individët dhe popujt.
Vetë sakrifica ka dhënë shembuj se ka një gjasë dhe zanafillë hyjnore. E ardhur deri në kohën e perëndive antike, kjo llojë sakrifice ka mbetur një “arë e mbjellë thellë”, e cila mbin gjithmonë, pa patur në “metabolikën“ e vet konceptin stinorë. Kjo llojë sakrifice duket se ka qenë dhe vazhdon të jetë një llojë pasqyre, ku morali njerëzorë, ai që shërben për të gjithë, ka parë gjithmonë fytyrën e vet. Pra, ai miti biblik vazhdon të jetë diku këtu pranë nesh…afër nesh, madje brenda nesh.
Duket qartë, sakrifica ka një kusht të vështirë, elementët dhe “aksesorët” e të cilit gjenden brenda njeriut, i cili është një kusht në vetvete. Duhet të mundësh vetveten. A është kjo më e vështira gjë që mund të kryejë njeriu, kur dimë fort mire se ai e ka më të madhen vështirësi këtë llojë akti, për shkak të vetëdijes së lartë që e karakterizon si qenie e evoluuar?
Po.

2.

Një nga”lajmet” dhe kumtet biblike, të cilin e sofistikoi, e estetizoi, e mbushi me mish dhe me gjak të një ngjarje sa njerëzore po kaq dhe mbi njerëzore, ka të bëjë me mitin e qëndresës. Që nga kjo kohë, e drejta për të qëndruar njohu shembuj të pafundmë dhe të pa-imagjinuar njerëzorë të individëve dhe të popujve në të gjithë globin tokësor. Në përplasjen për të qëndruar dhe për ta shtypur qëndresën, duket se e drejta vazhdon të jetë përsëri një motiv dhe model i hershëm biblik. Mundimi brilant i Antigonës, në një tragjedi dhe ngatërresë të jashtëzakonshme, ku bënin vend dhe i hakërreheshin njëri-tjetrit morali me flligështinë, telepatia e orakullit me kohën dhe vendin e gabuar, pakujdesia me fatin e keq, koha e gabuar me inçestin, dhimbja me kundër-dhimbjen, katër-udhësia me thirrjen e gjakut, dihet mirë se u shndërrua në një dramë të përjetshme të njerëzimit për të modeluar mitin e qëndresës.
Tragjedia, përveçse e monumentalizoi qëndresën, ajo e shndërroi në një moral të përjetshëm të drejtën për të qëndruar pa referuar rrethanat e para, ashtu siç ndodhi me ngjarjen antike të Edipit dhe kompleksit të tij. Antigona e kapërceu ngjarjen dhe flligështinë, madje inçestin e tmerrshëm, e ndodhur para thirrjes së gjakut të vet. Në të vërtetë, nuk mund të mos themi se ajo, Antigona, kërkoi të shihte para, d.m.th ajo mitizoi të ardhmen duke qëndruar. Po të shihte pas, ngjarja me Edipin, vetë inçesti dhe “amoraliteti” që kishte brenda ndodhia e tmerrëshme, do ta pengonte atë. Ajo nuk do të mund të rrezistonte. Duket se miti i qëndresës, i të drejtës njerëzore për të qëndruar ju bashkangjit realitetit njerëzorë dhe të mëvonshëm historik, për ta shndërruar qëndresën në një marrdhënie universale, të përceptuar me gjuhët e veta nga historia, drejtësia, diplomacia dhe vetë morali njerëzor. Në të vërtetë, moralet e të gjithë fabulave të qëndresës, kanë të bëjnë me të ardhmen e kombeve dhe popujve.
Gjithëçka ka ardhur si një rrezultat i “tejkalimit” të vetvetes, sepse çdo trup mbart dhimbjen e vet, çdo moral ka hapsirën dhe indikacionin e vet, çdo tru ka kapacitetin e vet. Bibla dhe mësimtaritë e tjera fetare i kanë quajtur akte apo realitet hyjnor, d.m.th një diçka jashtë nesh, duke qenë ndërkohë krejt brenda nesh. Ndoshta kështu është dhe pse unë besoj se është një asosacion, një bashkim idealesh, ndjesish dhe vetëdijesh. Pra, është një strukturë jashtëzakonisht e komplikuar, një staturë moderne dhe shumëkohore, e cila na bën me dije se përtej nesh ndodh që jemi ne.

3.

Miti i qëndresës ka prodhuar kulturë, letërsi, filozofi, psikologji, relacione shkencore dhe argumenta të komplikuara. Miti i qëndresës ka sjellë në skenën e njerëzimit dhe të zhvillimeve njerëzore, veçanërisht kulturë të dobishme për njerëzimin, për të gjithë njerëzit dhe ngjarjet e dhimbëshme njerëzore, të cilët luftojnë për të mbetur në cilësinë e tyre. Haradinaj është një marrdhënie e shumfishtë me mitin antik të qëndresës, i cili arrin të mbijetojë në kohët e marrdhënieve “primitive”, për më tepër të shdërruara në shtjella shtihane, madje të prodhojë cilësi të sjelljes dhe ndërgjegjes.
Haradinaj është tipi, krejt i ri, i luftëtarit të kohrave moderne, i cili i imponohet kohës përmes përtej-vetes dhe ndërgjegjes qytetare, i cili e rrespekton në maksimumin e vet atë që thirret ligj, pavarësisht në ai vepron drejt apo jo. Sokrati e piu vetë helmin, sepse kërkoi të rrespektonte ligjin.
Për popullin dhe historinë e vet Haradinaj është shembulli i sakrificës së Krishtit për popullin e vet, i mësimit burrërorë dhe të mençur me çfarë njerëzimi do të mund të jetë komunikues dhe i qartë. Duke shkuar në Hagë ai e shtroi “mitin” e luftës së popullit të vet në marrveshjen e madhe të barabartësisë njerëzore, për çfarë e gjithë historia njerëzore ka prodhuar luftëra, dialogë dhe akte madhore.
Haradinaj na njoftoi se përtej vetes ka diçka tjetër, madje dhe më e rëndë dhe më e rëndësishme se vetja jonë! Në fund të fundit dhe ky libër është një dialog me këtë llojë ngjarje, pavarësisht se e trishtuar.

Dëfrim CANI
Tiranë, Qershor 2007

“…Rajmonda… sikur u dhuron lexuesve një hymn interesant me tituj simbolik…”
Riza Greiçevski

“Heroizmi, sakrifica, durimi dhe lufta e rinisë kosovare e frymëzuan Rajmondën, i ngacmuan asaj muzën poetike.”
Dilaver Goxhaj

“Duke qenë dëshmitare e kujeve të mundimeve të popullit kosovar dhe kushtrimit për liri e pavarësi, nëpërmjet ndjenjave dhe homazeve për të rënët, poetja na sjell në radhë të rënët në liri, ata që së bashku me gjithë ushtrinë i sollën Kosovës Ditën e Madhe, Diellin e Lirisë…”
Zoi Kote

“Kjo bijë e Shqipërisë di të këndojë me duf për flamurin në stuhi, ku:“foshnja në krahë të shqipes bën nina nana”: sepse ndjen se “Dardane e vjetër,/ Kosovë e re,/ ke qenë shqiptare,/ shqiptare je…”
Halil Buçpapaj

“…Maleçka përjeton me ndjenjë dhe mjeshtëri të shkuarën, të sotmen, dhe të ardhmen e Shqipërisë, me të dhe të Kosovës së martirizuar”
Shefqet Vangjeli

“Liria dhe përparimi nuk kanë lindur nga heshtja. E pra, Rajmonda nuk heshti. Nuk heshti vepra e saj me armë, nuk heshti fjala për ç’ka jetoi dhe pa me sytë e saj.”
Iliriana Sulkuqi

“Por tani që lufta e Kosovës ka mbaruar, Rajmonda Maleçka, të gjithë memorien e saj po e hedh në kompiuter, për të botuar kushedi sa libra të tjerë…”
Sadik Muraj

“Në krijimtarinë e Rajmondës gjejmë edhe motive të tjerë të natyrës filozofike, sociale, ku jepen rraportet midis qenies, shpirtit dhe krijuesit si dhe imazhe të tjera…”
Dukagjin Hata

“U bëra një lexues i rregullt i librave Tuaj. Jeni afirmuar tanimë si shkrimtare nëpërmjet poezive e publiçistikës”
Prend Caka

“Rajmonda gëzon privelegjin e papërsëritshëm deri në legjendë të sakrificës për fatin e popullit të saj, motrave dhe vëllezërve kosovarë. Ajo është fiksuar në kujtesën e këtij brezi të martirizuar si një yllë i rrallë midis yjeve të sakrificë së motrave të rralla…”
Sadri Ahmeti

“Rajmonda Maleçka në një masë ka plotësuar kërshërinë historike dhe dëshirën e madhe të vet autores për të njohur botën, për të përjetuar luftën si luftë, që lind liri e veçmas Bashkim Kombëtar.”
Rami Kamberi

“Nuk ka shqiptar që nuk i ka ndjekur në mënyrë kronologjike ngjarjet e Kosovës, por janë të rrallë ata apo ato që janë shkrirë me luftën dhe sakrificat e tyre deri më sot, në prag të shpalljes së Pavarësisë.
Një nga luftëtaret femra të rralla është dhe autorja e këtij libri, Rajmonda Maleçka”
Minella Kureta

Ndahet nga jeta: XHEVAHIRE GASHI, “FLUTURA” E VALLEVE TË MALËSISË SË GJAKOVËS (TROPOJË)…


Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues

Sot, në mëngjes, në Internet lexuam këtë lajm: “Me hidhërim të thellë ju njoftojmë, se u nda përgjithnjë nga jeta, nëna jonë Xhevahire Gashi-Vidrica.Varrimi bëhet në Tufinë, ditën e dielë, ora 13:00.Adresa e familjes është: “Rruga “5 Maji”, pallati në formë U-je, Tiranë. Nga: Familja Vidrica”.
Me këtë rast, ju dërgojmë ngushëllimet tona dhe marrim pjesë në hidherimin e madh të pjesëtarëve të familjeve Vidrica e Gashi, si dhe artdashësve të Malësisë se Gjakoves (Tropojë), për ndarjen nga jeta të "fluturës" brilante të valleve popullore të asaj krahine, Xhevahire Elez Gashi-Vidrica! Jemi të sigurtë që emri i saj do të mbetet i paharruar dhe do të kujtohet gjatë, nga të gjithë ata, që e njohën dhe brezat pasardhës.

Në shenjë nderimi e kujtimi, për jetën dhe përkushtimi e saj, më poshtë po ribotojmë një shkrim modest.

Tiranë, 18 nëntor 2017

x x x

IN MEMORIAM XHEVAHIRE GASHI

“Kur shkruan për një person të caktuar, së pari, nëpër mend kalon vitet e shkuara. Pra, përpiqesh të kujtosh njohjet e lidhjet e mëparshme me të. Kam dashur të shkruaj disa herë për një nga talentet më të spikatur të valles popullore tradicionale të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Është fjala për “fluturën” ose valltaren brilante e, ndoshta, të papërsëritshme të asaj treve, Xhevahire Gashin. Por nuk e di, se si jam “ngatërruar” në këtë gjë dhe vetëm tani po i shkruaj këto pak radhë. Jam i nxitur edhe nga fakti se ajo, kohët e fundit, ka qenë e shtruar në një spital të kryeqytetit Tiranë dhe tani vazhdon të jetë ca e pamundur nga shëndeti, në shtëpi.

 Me këtë, dua të shpreh nderim e respekt për talentin, përkushtimin dhe interpretimet e saj, nëpër skenat shqiptare dhe jashtë tyre.

Në vitin arsimor 1957-1958, pas mbarimit të gjimnazit në Tiranë, m’u dha rasti të jem mësues në shkollën 7-vjeçare të fshatit Tropojë. Aty kisha koleg edhe shokun e shkollës 7-vjeçare të Kolgecajt (sot qyteti “B.Curri”), Fahri Doçin, sot “Mësues i Popullit”, më vonë kunat i Xhevahires. Ndërsa drejtor kishim normalistin e Elbasanit, Elez Gashin, gjithashtu tani “Mësues i Popullit”. Ky na tregonte se kishte 5 vajza dhe se i kishte rritur me vështirësi, pasi bashkëshortja e tij ishte ndarë nga jeta në moshë të re. Njëra nga ato ishte Xhevahirja, e cila më vonë do të bëhej e njihej një ndër valltaret më virtuoze të Malësisë së Gjakovës (Tropojë) ose do të mbetej përherë “xhevahire”, në interpreptimin e tyre.

Vitet rodhën e përsëri u takova me Elezin, në vitet 1966-1973, kur shkova familjarisht, nga Tirana, në qytetin “B.Curri”. Në atë kohë, pesë vjet isha kryeinspektor i kulturës së rrethit, ndërsa ai mësues në shkollën 8-vjeçare të qyteti “Bajram Curri”. Siç dihet, atëherë tregohej kujdes i veçantë për lëvizjen amatore kulturore-artistike. Në shkallë rrethi, kishim ngritur një ansambël të këngëve e valleve popullore, me emrin e bukur “Valbona”.

Ai jepte koncerte, herë pas here, për banorët e qytetit e rrethit dhe e përfaqësonte krahinën tonë në veprimtaritë në shkallë kombëtare. Kuptohet, se në këtë ansambël kishim mbledhur talentet më të spikatur, si për këngët dhe vallet popullore. Kujtoj tani me nderim këngëtarët: Isuf Halili, Riza Zymeri, Zef Avdia, Murat Alia, Pjetër e Ndoc Imeraj dhe valltarët Hazir Rrustemi, Skënder Haklaj e Deli Metaliaj, rapsodin Sokol Arifi, instrumentistët Ali Mula, Malush Shabani e Sokol Zmajli dhe mjaft të tjerë. Ndërsa nga vajzat, ishin bërë të njohura valltaret e shkathta Bubë Mici e Hajrie Haklaj, vogëlushet e “Valles së gështenjave” e të tjera.

Por ajo, që i jepte jetë e gjallëri të veçantë valleve karakteristike tropojane, ishte pikërisht Xhevahire Elez Gashi. Kishte dalë në skenë që në vitin 1955, kur ishte 8 a 9-vjeçare, nxënëse e shkollës 7-vjeçare dhe nuk iu nda asnjëherë.

Duke parë talentin e saj, dy vjet më vonë, ajo ishte dërguar pjesëtare në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, në Moskë, për ta përfaqësuar Shqipërinë në një festival ndërkombëtar, ku u nderua me çmim të parë.

Por edhe në vitet pasardhëse, ajo nuk iu nda skenës edhe kur u martua me bashkëfshatarin tim, Gani Vidrica dhe lindi e rriti 6 fëmijë: Kozetën e Anën, Bardhylin, Fatmirin, Albanin e Taulantin. Bile, dy nga djemtë e saj, Bardhyli e Fatmiri arritën të bëhen valltarë të talentuar, në udhën e nënës së tyre Xhevahire, aq të njohur për interpretimin e valles popullore tropojane.

Në vitet pasadhëse, nuk kishte shfaqje folklorike në bazë rrethi, ku ajo të mos ishte ndër më të dalluarat dhe më të pëlqyerat në skenë. Kjo vinte se Xhevahirja binte në sy për lëvizjet e saj të shkathta e të sakta. Ruante besnikërisht traditën burimore të atyre valleve, që i kishin kërcyer historikisht, vajzat e gratë e asaj treve.

Tani, pas kaq vitesh, më kujtohet dhe një shfaqje e ansamblit “Valbona”, në qershor 1970, para popullit të qytetit e fshatrave të rrethit të Tropojës. Kur Xhevahirja doli në skenë dhe vallëzoi si “flutur”, sheshi i stadiumit të qytetit shpërtheu në duartrokitje të fuqishme.

Po kështu, u prit ajo ngrohtësisht edhe në sa e sa shfaqje të tjera, në Festivalet Folklorike të Gjirokastrës dhe deri në Festivalin Ndërkombëtar, në Ohër të Maqedonisë. Në të gjitha këto veprimtari, ajo është shpallur “Laurate e Festivalit”.

Nuk jam specialist i valleve e i këngëve popullore të vendlindjes sime, Malësi e Gjakovës (Tropojë). Por kam venë re me kënaqësi se hapat e valleve popullore të asaj krahine, luajtur nga Xhavahire Gashi, kanë shërbyer edhe për koreografët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore të Shqipërisë. Kështu, mund të them dhe për “kopjimin”, që ata u kanë bërë hapave të valltarit të jashtëzakonshëm të asaj krahine, Hazir Rustemi. Koreografi i njohur, Ramazan Bogdani është shprehur, kur Xhevahirja mori pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar, në Librazhd (2002): “Duhet përgëzuar Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore, që i mori këto “bulëza” dhe i bëri perla të Shqipërisë e me përhapje edhe më të gjerë.

 Kam pasur fatin e madh, që punoj prej kohësh me të dhe Xhevahirja nuk është vetëm një valltare, por edhe një bartëse e folklorit të Malësisë së Gjakovës, përsa i përket zakoneve dhe riteve të dasmës e posaçërisht për veshjet popullore, të cilat i ka pasur dhe i ka në shpirt”. Po, është e vërtet se ajo, si qëndistare e talentuar, ka përgatitur sa e sa veshje të bukura popullore të krahinës, sidomos për gratë e vajzat, me të cilat pastaj ato edhe kanë marrë pjesë në veprimtaritë e ndryshme kulturore-artistike.

Megjithëse mosha e gjendja shëndetësore nuk ia lejon të dalë më në skenë, tani Xhevahirja sjell ndërmend udhën e përshkuar nëpër skenat lokale, kombëtare e ndërkombëtare. Dhe, natyrshëm, ka nostalgji, por dhe krenari të ligjëshme për vitet e shkuara, kur nuk u kursye as u lodh ndonjëherë, duke e kërcyer me pasion vallen popullore të krahinës së vetë. Talentin e saj të rrallë ajo e shfaqi, së pari, para malësorëve të vendlindjes, por dhe në skena të tjera shqiptare, ku u ndoq me dëshirë dhe u duartrokit nxehtësisht.

Në mbyllje të këtyre radhëve, i urojmë nga zemra valltares “flutur”ose “xhevahire” të Malësisë së Gjakovës(Tropojë), Xhevahire Gashi: Shëndet të plotë, jetëgjatësi e lumturi familjare!”
(Nga libri, me autor Murat Gecaj, “Për ju, krijuese”, Tiranë, 2015, faqe 222-224)

REFLEKSION MBI LIBRIN E Prof.Dr.FLORI BRUQI: "DËSHMI TË KRIMIT TË PANDËSHKUAR"

Image result for sotir athanasi

SOTIR ATHANASI


Librin e fundit të akademikut, Prof.Dr.FLORI BRUQI, "DËSHMI TË KRIMIT TË PANDËSHKUAR", e mbajta gjatë nëpër duar duke e lexuar e shfletuar me laps në dorë. Së brëndëshmi ndjeja një siklet e trazim të ngjajshëm me ato që na bënin të na dridhej jo vetëm zemra, por çdo qelizë e trupit.

(Të gjithë kemi parë dokumentarët mbi kasapanat e nazizmit ndaj hebrejve në kampet e shfarosjes në masë.

 Në furrat e djegies me emra që ngjallin llahtarë, ndonëse isha i bindur që: skenat e ngjajshme, nga kriminelë shpërndarë mbi një popullsi civile, me karakteristika të denja vetëm për dinosaur prehistorikë në parcela me njomishte, fatkeqësisht, i përjetonte populli im autokton.

Në atë krahinë me emrin KOSOVË dhe që: me aq puritantizëm, pa asnjë anëshmëri e krah politike, si një gjykatës i veçantë i historisë, por edhe si një prokuror, bir i kombit të vet, ngrihet në lartësinë që ia kërkon koha.

Image result for flori bruqi

Shkrimtari :Flori Bruqi

Autori, Prof.dr.FLORI BRUQI ( për çudinë tonë ) ka duruar ( mbase me dhëmbët shtrënguar nën okelion: Mos durofsh, o Perëndi, por të lutem paisëm me forcë të përballoj dhimbjen dhe t'u them bashkëkohësve të mi, që: të jenë vigjilent e të hapin sytë për atë që kanë kaluar bashkëkombësit e mi. Kaq.

Se Prof.Dr.FLORI BRUQI, si ndonjë APOSTUL i dërguar nga fuqiploti, hulumton në dokumentacion.

I qëmton me durimin e kirurgut neuropsi-qiatër ato, përpara se t'ia paraqesë BOTËS, e cila
 ( O ZOT! ) e ka më të lehtë shpërfilljen dhe rehatinë, se sa të vigjëlojë se çfarë ndodh rreth saj!

Oh! Po si ka mundësi që kontinenti ynë i vjetër të jetë plakur kaq shumë (se s'dua të them është matufjepsur ) kaq skajshëm, sa të mos dijë të dallojë. Çfarë?

Image result for libri i flori bruqit

Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri

Atë që të rinjtë e nazistizuar serbë, alla (TURMA ARKAN), kishin kohë që nuk u dërgonin të dashurave të tyre (në qoftëse ende egzistonte dashuria) buqeta me lule të freskëta.

Jo.

Ata i zëvëndsuar ato me krena njerëzish civilë të pafajshëm. Shënja këto të një BARBARIZMI modern.

Le t'i  referohemi historisë.

Hitleri hypi në fuqi më '33-shin. Më '39, sulmoi Çekosllavakinë.

 Pra, vetëm gjashtë vjet iu deshën të helmonte rininë e vëndit të tij, që: për hir të një Gjermanie të madhe, të hiqtete dorë nga lulet, nga dhimbja kur sheh lotët e një nëne, nga humanizmi kur të del përpara një paraplegjik, nga. . . Nga ndihma mbi më të pafuqishme, nga. . . .

Image result for libri i flori bruqit

Edhe katrani MILLOSHEVIÇ, këtë bëri. E filloi me paramilitarët për një Sërbi të madhe dhe solli kasapanën ndaj popullit boshnjak. Parimi i të pangopurit, është: "oreksi hapet duke ngrënë".

Shpërfillja e Kontinentit MATUF EUROPIAN, solli masakrat nga më të rafinuarat e më të përgjakëshmet tashmë, edhe në KOSOVË.

Related image

E dini, miqt e mi, si quhej plani për genocid e shfarosjen nga trojet e tyre mijëravjeçare, nënvizoj, autoktonët, një gjakësit tanë të KOSOVËS?

- PATKOI, - duhet të përgjigjet çdo nxënës, jo vetëm në shkollat e KOSOVËS dhe të Shqipërisë, por edhe në të gjithë KONTINENTIN tonë ku aspirojmë të hyjmë.

Image result for libri i flori bruqit

Ani se ishte i budallepsur, derisa nën hundët e tij emërtohej plani më famëkeq, për turpin e saj mbi trupin e brishtë e të skllavëruar më keq se në mesjetë të KOSOVËS.

Vetë fjala të sjell ndërmënd kafshën dhe kafshëritë. Por ky term të kujton se PATKOI është prej hekuri dhe i destinuar për thundrën e kalit.

Related image

Veçse miqt e mi, historia ka treguar jo rrallë, se ka parë në këtë botë edhe mushka me fytyrë njeriu.

Atyre, për fat të keq, ko gjithmonë, u ka mbathur patkojtë për t'i dërguar në ferr; por i ka lejuar që të hartojnë plane me emërtime djajsh për të fshehur udhëzimet e për t'i nënkuptuar ato.

Image result for libri i flori bruqit

 Simbole që shmangin dhënien e llogarisë në një gjyq të mundshëm. Lejon çpyllëzime e hapjen e fushë-gropave të frikëshme për të mbuluar mijëra të masakruar si nga një lukuni ujqërish.

Paçka se ndër 't'a më shumë se gjithçka, ishin trupa njerëzish civilë ku: gratë me fëmijët e tyre, këta ëngjëjt të pafajshëm nuk kurseheshin.

Image result for libri i flori bruqit

PATKOI u adresohet individëve ekstremistë, alla ARKAN. E për 'ta, nuk ka pse të përgjigjet kryexhelati, kryepërdhunusi i grave, kryekasapi i fëmijëve.

Pastaj, edhe sikur të ketë ndonjë prokuror ( siç historia do të tregojë ) se asnjëherë s'kanë munguar të tillë.
Image result for libri i flori bruqit

Siç ka patur madje me tepri lakenj në çdo oborr mbretërinjsh pa lesh në kokë e me parukë, Ashtu siç kemi parë e jemi habitur se një farë, KARLA DEL PONTE, për turpin e origjinës së saj, të paguhej për të mbrojtur nallbanët e PATKOIT, simbas parimit: sulmi është mbrojtja më e mirë. Kësisoj, në mos t'a justifikonte, të paktën të lante duart me PATKOIN si PONT PILLATI.

Image result for libri i flori bruqit
Të më falin lexuesit por, sapo hodha emrin e këtij prokurori që gjykoi JEZU KRISHTIN, më ra në sy tingëllimi shqip (thuajse motamo kur "ll"-ja, zëvëndësohet me "dh"-në) i prokurores. . . ., PONT(I) me mbiemrin Pi(ll)ati, me një zëvëndësim e "ll"së në kllapa me "dh"në.


Image result for libri i flori bruqit


Pra: PONT PI() ati. . . .Dhe u shkriva së qeshuri. Çfarë ironie groteske i  ka rezervuar historia kësaj fyçke.

Edhe këtu më doli predestinata që e kam trajtuar dikur në një roman timin. ( Mënjanë modestinë).

Aty, midis të tjerave, them. Në orkestrën e filarmonisë së Vjenës (koncertin e së cilës e sheh gjithë BOTA çdo 1 Janar), është edhe shqiptari ynë nga KOSOVA, SHKËLZEN DOLLI.

Dhe ky violinist, ka mbërrijtur aty me talentin dhe aftësinë e tij, për të kënaqur BOTËN E QYTETËRUAR duke luajtur, veç së tjerash edhe . . . , DANUBIN BLU.

Kurse, e ashtuquajtura (si në shqip. Mos qeshni!), prokurorja që kërkon të përligji krimet e një kasapi me emrin sinonim alla HITLER -MILLO-SHEVIÇ, që luajti në KOSOVËN tonë kryexhelatin, ky hartues i planit PATKOI, orkestroi masakrën më të madhe në EUROPË pas Luftës së Dytë Botërore.


DANUBIN BLU E SKUQI ME KUFOMAT E SHQIPTARËVE AUTOKTONË TË KOSOVËS.

Nuk them më shumë, por mushkës hartues të PATKOIT, PRESIDENTI KLINTON, ia mbërtheu mirë patkojt dhe i doli në krah një populli të tërë siç ishin shqiptarët e KOSOVËS.

Në këto pak rreshta, pa mëtuar të bëj analizë, po u shmangem numurimit të krimeve të ngjajshme me filmat e Hollivudit mbi shkatërrimin e Trojës, djegien me gjithçka të saj, për të mos provokuar ndonjë ulërimë mbi llahtarën. E as të ndonjë thirrje për hakmarrje. Jo. Por edhe nuk mund të mos nënvizoj U.Ç.K.-në. Luftën e pabarabartë të saj. Heronjt e saj.

Autori Prof.Dr.FLORI BRUQI, është ndalur me durim e dashuri në përshkrimin e personazheve realë në këtë luftë.
Image result for triumfi shqiptar flori bruqi

 Sakrificat e tyre. Shifrat eksponenciale mbi barbarinë e pashoq që do të befasonte për nga rekordet edhe Inkuizicionin mesjetar.


Renditja e bëmave ende të pandëshkuara, në penën e akademikut Prof.Dr.FLORI BRUQI, u përngjasin lapidarëve masivë të holokausit ngrijtur këtu e atje në EUROPËN tonë.

Me dhimbje, por na duhet të pranojmë se është: mëkatare.

Në parathënien e këtij libri, një tjetër akademik, Prof.Dr.ESHREF YMERI, miku im, që aq profesionalisht e me kopetencë, qëmton vlerat e tij, nuk mund të mos ndalet, veç së tjerash në faktin se: (Citoj):

Image result for Dëshmi të krimit të pandëshkuar

"Me botimin e librit të ri me titull "Dëshmi të krimit të pandëshkuar", akademiku FLORI BRUQI, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndriçimin e shumë të vërtetave tragjike për popullin shqiptar të Kosovës në veçanti dhe kombin shqiptar në tërësi.

Shumë nga këto probleme të mprehta që ai i ka parashtruar në këtë libër-monument, duhet t'a kishin shqetësuar me kohë e me vakt Akademinë e Shkencave në Tiranë, dhe në Prishtinë dhe mbarë klasën politike shqiptare në trekëndëshin: Tiranë - Prishtinë - Shkup. Atyre u takonte t'i grumbullonin këto fakte tronditëse , t'i pregatisnin dosjet përkatëse, t'i përkthenin në gjuhët kryesore dhe t'ua nisnin kryeqyteteve të Perëndimit europian, Brukselit, Departamentit të Shtetit, Kongresit, Senatit Amerikan dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që të zhvlerësonin tërësisht gjithë literaturën shpifografike kundër kombit shqiptar. . .

Në të njëjtën kohë, kryepolitikanët shqiptarë, le të mundohen që, të paktën një herë të vetme në jetën e tyre, të kësibëjnë nga vetja servilizmin para të huajve, të bëhen burra të politikës.. . . "


Përfundimisht:

Krahas respektit për këtë punë me vlera të pallogaritëshme nga akademikut, Prof.Dr.FLORI BRUQI, mendoj dhe propozoj se ka ardhur koha që, të dy Ministritë e Arsimit, KOSOVË - SHQIPËRI, këtë lëndë t'a fusin në programet si një lëndë të detyrueshme, siç është HISTORIA, apo matematika.

Kjo do të qe më e pakta që mund të bëhej pas kaq viteve pavarësi për Shtetin e Ri të KOSOVËS.

SOTIR ATHANASI,

GJENEVË,18, Nëntor, 2017!




*******



SOTIR ATHANASI,ka lindur në LLAVRIO të ATHINËS nga një familje me origjinë shqiptare më 26, MAJ, 1940.
Ishte vetëm gjashtë muajsh kur prindërit e tij u kthyen në Atdhe, ( në TIRANË.)

Në moshën shtatë vjeçare mbeti jetim. Fëmijërinë, shkollën 7 vjeçare si edhe të mesmen, e kaloi konvikteve.

Në rini çfaqI  prirje për letërsi, por nuk iu dha e drejta për të kryer fakultetin.

Shkrimet e para (në prozë) nisi t'I botojë në organet e kohës si: ZËRI I RINISË, Rev.YLLI, por edhe në gazetën DRITA, apo SHQIPTARJA E RE, si edhe në SHTËPINË QËNDRORE TË KRIJIMTARISË POPULLORE, me pjesë me një akt.

Për shkak të LUFTËS SË KLASAVE, iu hoq e drejta e botimit. 

Që nga viti '91 jeton familjarisht në Athinë ku: nuk ka parë asnjë ëndërr me këtë qytet. Por vetëm me TIRANËN. Vuan ende humbjen prej 26 vjetësh të ATDHEUT.

Prej një dekade e gjysëm mbajti hapur një dyqan turistik të cilin shtypi I kohës do t'a quante: QËNDRA KULTURORE E SHQIPTARËVE NË PIRE. 

Aty mund të gjeje: përveç DISKUT, FILMIT, VIDEOS e SIMBOLEVE SHQIPTARE, edhe LIBRIN SHQIP. ( Dyqani u mbyll më 2008-tën për shkak të krizës Greke ).

 SOTIR ATHANAS (I) Se tingëllon më mirë në shqip,dhe jo ATHANASI (U) Se tingëllon në greqisht.
Pra: SOTIR ATHANASI, është antar I Klubit të shkrimtarëve Shqiptar në Botë me qëndër në ATHINË.

Ka botuar : 

PUSI I VIRGJËRESHËS, (Novel)

MIDIS DY DASHURIVE  (Trilogji )

POLEN GRUAJE, ose: STAFETË E DHIMBSHME E NJË DASHURIE PARISJENE (Roman)

2017/11/15

Admirali amerikan bën thirrje për dialog me Malin e Zi për demarkacionin

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali James G. Foggo, ka bërë thirrje për Kosovën dhe Malin e Zi që të dialogojnë për, siç e quajti ai, çështjen e nxehtë të demarkacionit duke thënë që Kosovës duhet t’i vijë mirë që ka një fqinjësi shtete që janë anëtare të NATO-s, si në këtë rast Malin e Zi.


Këto komente ai i bëri pas ceremonisë së ndërrimit të Komandës së KFOR-it nga Giovanni Fungo te Salvatore Cuoco. Pos kësaj admirali amerikan ka thënë që tashmë beson se presidenti i Kosovës dhe të tjerët e kanë kuptuar që procesi i shndërrimit të FSK-së në ushtri duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Foggo ka hedhur poshtë çdo mundësi që Kosova të jetë e rrezikuar nga Serbia.

Isaac Newton ishte gjeni, por shikoni si humbi miliona para



Isaac Newton ishte një prej njerëzve më të zgjuar që ka jetuar ndonjëherë.


Image result for isak njutni

Por ka një dallim të madh mes të qënit një fizikant i zgjuar dhe një investitor i zgjuar.

Ekziston një anektodë shumë interesante mbi aventurat e Njutonit, në investimet e tij në Kompaninë “Deti i Jugut”.

“Në pranverën e vitit 1720, Sër Isak Njutoni zotëronte aksione në Kompaninë Deti i Jugut, aksionet më të pëlqyera në Angli. Duke nuhatur që tregu po dilte nga kontrolli, fizikani i madh pëshpëriti “se mund të llogariste lëvizjet e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve”.

Njutoni shiti menjëherë aksionet e tij në Detin e Jugut duke futur në xhep 100% fitime, për një total prej 7000 stërlina. Por vetëm pak muaj më vonë, i rrëmbyer prej entuziasmit të tregut, Njutoni bleu sërish me një çmim shumë më të lartë – dhe humbi 20000 stërlina. Për pjesën e mbetur të jetës, ai ndaloi cilindo që t’i përmendte fjalët ‘Deti i Jugut’”.

Njutoni nuk ishte budalla, sigurisht. Ai ishte njeriu që shpiku njehsimin dhe konceptoi tre ligjet e lëvizjes.



*****

Isak Njuton (ang. Isaac Newton),( 25 dhjetor 1642 - 20 mars 1727 ) ishte një fizikant astronom, filozof, teolog dhe matematicien anglez i cili është konsideruar gjerësisht si një nga shkencëtarët më me influencë të të gjitha kohërave dhe si një figurë kyçe në revolucionin shkencor .

Libri i tij "Philosophiae Naturalis Principia Mathematica" (Principet Matematike të Filozofisë Natyrore), botuar së pari në vitin 1687, hodhi themelet për "mekanikën klasike". Njutoni formuloi ligjet e levizjes dhe gravitetit universal që dominoi pikëpamjen e shkencëtarëve të universit fizik gjatë tre shekujve të ardhshëm .

Ai gjithashtu tregoi se nocionii i objekteve në tokë dhe trupave qiellorë mund të përshkruhet nga të njëjtat parime . Njutoni ka ndërtuar teleskopin e parë praktik që reflekton dhe zhvilloi teorine e ngjyrës në bazë të vëzhgimit se një prizëm zbërthen dritën e bardhë në shumë ngjyra të spektrit të dukshem. Ai ka formuluar edhe një ligj empirik të ftohjes dhe ka studiuar shpejtësinë e zërit .

 Njutoni ishte mik i "Trinity College" dhe Profesor i dytë Lucasian i matematikës në Universitetin e Kembrixhit . Ai ishte një i krishterë i devotshëm, por joortodoks dhe ishte anëtar i Universitetit të Kembrixhit. Ai refuzoi të marrë urdhra nga Kisha e Anglisë, ndoshta sepse ai nuk besonte doktrinën e Trinsëi. Përveç punës së tij në shkencat matematikore, Njutoni nje pjese te madhe te kohes se tij ia kushtoi studimin e alkimisë dhe kronologjisë biblike, por një pjesë e madhe e punës së tij në ato zona ka mbetur e pabotuar deri shumë kohë pas vdekjes së tij.

Në jetën e tij të mëvonshme, Njutoni u bë president i Shoqërisë Mbretërore. Ai shërbeu gjithashtu qeverinë britanike si antar i keshillit drejtues. Isak Njutoni së bashku me Gaussin dhe Arkimedin bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "treshe të artë" të matematikës. Ai ka formuluar tri ligjet kryesore të mekanikës :

Isak Njutoni lindi (sipas kalendarit Julian në përdorim në Angli në atë kohë) në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor 1642, në Woolsthorpe Manor në Woolsthorpe-nga-Colsterworth, një fshat i vogël në qarkun e Lincolnshire.

Ai ka lindur tre muaj pas vdekjes së babait të tij, një bujk i begatë i quajtur gjithashtu Isaac Newton. Lindur para kohe, ai ishte një fëmijë i vogël. Nëna e tij Ana Ayscough thoshte se nuk peshonte as çerek kile..

Kur Njutoni ishte tre vjeç, nëna e tij u martua dhe shkoi për të jetuar me burrin e saj të ri, Barnabus Reverend Smith, duke lënë djalin e saj në kujdesin e gjyshes së tij, Margery Ayscough.Njutoni nuk u martua asnjehere . Në mekanikë, Njutoni formuloi parimin e inercisë.

Në optikë, ai e ndërtoi teleskopin , zhvilloi teorinë e ngjyrave në bazë të vëzhgimit se një prizmi. (Ngjyra e bardhë zbërthehet në një spektër ngjyrash). Ai gjithashtu formuloi një ligj empirik të ftohjes.

Në matematikë, Njutoni, së bashku me Gotfried Lajbnicin dhe pavarësisht nga njëri-tjetri, zbuluan njehsimin diferencial dhe integral. Ai gjithashtu demonstroi teoremën e binomit, zhvilloi të ashtuquajturën "metodë të Njutonit" për gjetjen e zerove të një funksioni, dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme.

Pas Galileit, Isak Njutoni, e thelloi kuptimin e forcës. Ai zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se është njësoj me atë të Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj.

Njutoni ishte fetar dhe lexonte Biblën. Ai ka shkruar më shumë studime Biblike se shkencore. Njutoni, siç demonstrohet nga një sondazh të vitit 2005, është ndër shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e shkencës.

Por ky episod tregon se nuk ishte investitor i zgjuar, sepse lejoi që emocionet ta kontrollonin, dhe kështu u përfshi prej joracionalitetit të turmës.

Si i thonë, problemi më i madh i një investitori ka gjasë të jetë vetja e tij.

Zgjohuni, ta shpëtojmë Shqipërinë!

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Zgjohuni shqiptarë! Nëse nuk vendosni për hapin tjetër, do të qëndroni gjatë gjithë jetës në një këmbë. Ndërto Shqipërinë, mos lejo ta shesin, mos e le të ndryshket.

***

Trojet shqiptare sundohen nga klanet mafioze antikombëtare e jo ligji që nuk funksionon. 

Përsëri dhe përsëri Shqipëria (dhe Kosova) shfaqet si një vend i sunduar nga budallenjtë, me budallenj në pozita udhëheqëse dhe ku budallenjtë merren seriozisht.

 A nuk ka askush në pozitë që guxon të thotë se mjaft është e mjaft? Durimit tonë është duke i ardhur fundi.

Nëse dikush ka probleme fizike dhe mendore, apo vështirësi në mësim, të cilat e pengojnë për të vazhduar shkollimin shtesë, llafi vjen, kryerjen e plotë të shkollës fillore, atëherë ka mundësi ta kthejë ëndrrën në realitet duke u regjistruar në kurset e ashtuquajtura “Arsimimi për të rriturit”. Kjo është e nevojshme sidomos për qeveritarët dhe “politikanët” shqipfolës.

 Kur këta “fëmijë të rritur” takohen me autoritetet e vendeve fqinj, kinse për të mbrojtur interesat e Vendit dhe Kombit, heshtinndaj krimeve barbare të qeverive naziste/terroriste kundër shqiptarëve, apo zhurma e zërave të tyre nuk u ngjanë burrave por qarjes së kalamajve ose murmurimës së minjve.

Çdo zyrtar shtetëror ka përgjegjësi për veprim apo për mosveprim, përndryshe duhet të dënohet penalisht.
***
Para nesh ka shumë punë dhe probleme të pazgjidhura. Ka shumëfyerje reciproke të drejtpërdrejta dhe ofendime përmes mediave. Më e keqja në të gjitha ato është se gjithkush mendon se vetëm ai ka të drejtë.

Për fat të keq, një situatë e tillë nuk çon në asgjë, dhe ne të gjithë duhet të jemi gati të kalojmë përmes disa gjërave për qëllimin e Unitetit Kombëtar.

 Gabimi më i madh është krijimi i një organizate apo partie politike që varet nga individët. 

Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk do të jemi në këtë botë për një kohë të gjatë dhe se të gjithë duhet të punojmë së bashku që të arrihet qëllimi final. Ribashkimi i trojeve.

Ne duhet t'i zëvendësojmë të gjithë të ashtuquajturit “politikanë”. Ne kemi nevojë për politikanë të vërtetë që janë atdhetarë të fortë, ekspertë të veprimeve, objektivë, të mençur, kanë kuptim të shëndetshëm dhe e njohin historinë. 

Kjo është, në kundërshtim me atë që politikanët tanë janë: kriminelë gjithëpërfshirës, tradhtarë antikombëtarë, të paralizuar në veprime, konflikt-shkaktues, qëndrim lëshues dhe memec ndaj të huajve dashakeq, budallenj kokëtrashë, dhe ata padyshim urrejnë shqiptarët, Shqipërinë, Kosovën, trojet tjera, kulturën tonë dhe vlerat tona.

Politikanët tanë përveç krimeve tjera, kanë shkaktuar ikjen e gjithë rinisë (mashkullore) ashtu që në mungesë të tyre vajzat tona martohen me pleqtë serb dhe bullgar të FYROM-it, kanë shkatërruar vendin tonë dhe kanë zvogëluar cilësinë e jetës për qytetarët tanë.
***
Sa i përket Kosovës, fati i saj edhe më tutje i lihet mafies prej më të pistave, rregullat e lojës të së cilës janë të njohura mirë për qytetarët. 

Çdo mos-disiplinë, dhe sidomos çdo kundërshtim ndaj interesave të mafies, ju vë në një listë të fshehtë për likuidim që përjashton të drejtën për ndonjë falje.

Qeveria e kukullave, që përveç  tjerash rregullisht ka likuiduar kundërshtarët politik apo apolitik (gazetarët e ndershëm), ka çuar në humbjen e sovranitetit, identitetit dhe një pjese të madhe të territorit në favor të okupatorit.
***
Sajuesit dhe trilluesit e propagandave (nga hoxhallarë, priftërinj ortodoksetj) sidomos kundër Skënderbeut, përpiqen të përçajnë Kombin shqiptar dhe shpërbërjen e Shqipërisë. Kur kriminelët bëhen të guximshëm, kjo është për shkak se policia bëhet më e dobët.
***
Sundimtarët shqipfolës janë fajtorët kryesor të krimeve kundër pavarësisë dhe sigurisë së shtetit.

Kushdo që në mënyrë të paligjshme përpiqet të shkaktojë ose të kontribuoj që Shqipëria, Kosova ose ndonjë pjesë e vendit (trojeve të okupuara) të vihet nën sundimin e huaj ose të përfshihet në një shtet tjetër, ose të shkëpusë ndonjë pjesë të Vendit, duhet të dënohet më së paku me burgim të përjetshëm.
Tradhtia Kombëtare, shkelja e pavarësisë së shtetit dhe siguria duke e ekspozuar atë në rrezik në raport me vendet e tjera.
***
Armiku është në radhët tona.Çfarë ndihme me jelekë kundra-plumb nëse të shtënat vijnë nga brenda?Revanshi dhe kaosi janë ato për të cilat synojnë. Pa një mendim të vetëm të pasojave.
Qëllimi im (dhe jo vetëm i imi) është të kontribuoj në ndryshimin e situatës dhe bashkimin e  shqiptarëve.Unë do të punoj në atë sa më shumë që mundem.

Motoja e profesionit, natyrës dhe edukatës time është: "Detyra, Nderi, Atdheu". Unë nuk gënjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata që e bëjnë këtë.

Paralajmërim tradhtarëve:Ju kriminelë! Ka kaluar koha juaj. Ju nuk jeni aq të paprekshëm dhe të fortë siç kemi lejuar të mendoni dhe veproni deri tani. Ikni vullnetarisht.

Mos i kundërvihuni atyre që do t`u mbizotërojnë sepse ua shtoni mllefin. Veza nuk duhet të grindet me gurin.
***

Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria na takon neve, vetëm neve, dhe ne i përkasim Shqipërisë. Të gjitha trojet shqiptare janë shtëpitë tona. 

Nuk kemi asnjë tjetër. Arsyet pse e vendosim Shqipërinë kaq lart, shkojnë përtej aftësisë për të shpjeguar ose justifikuar dashurinë tonë. 

Ka të bëjë me gjenealogjinë, gjuhën, kulturën, historinë, shpresën dhe dashurinë e përbashkët. 
Bëhet fjalë për zakonet dhe momentet e mbushura me dhimbje ose pasion. 

Ka të bëjë me përvojat frymëzuese të pajtimit dhe premtimin për një të ardhme të përbashkët si komb i ribashkuar. Peizazhet dhe ngjarjet e zakonshme janë të një rëndësie të veçantë për ne, por jo për të tjerët. 

Shtëpia është një vend ku ne jemi të njohur me gjërat dhe ku rinjihemi, pavarësisht se sa gjatë kemi qenë larg saj. Kjo është Shqipëria e vërtetë, evropiane, qytetërimi ynë i çmuar dhe i pazëvendësueshëm. 

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

                          Nga akademik PHD.  Flori Bruqi Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan at...