Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/11/24

Pa asnjë ditë përvoje në vendin e tij në gjykatës kryesor në Bosnje dhe Kosovë


Pa asnjë ditë përvoje në vendin e tij në gjykatës kryesor në Bosnje dhe Kosovë

Malcolm Simmons, ish-kryetari i Trupit Gjykues në EULEX që të enjten dha dorëheqjen dhe doli në media franceze duke akuzuar EULEX-in dhe BE-në për korrupsion, nuk ka qenë asnjëherë i angazhuar si gjykatës në Angli apo Uells duke shkelur kështu rregulloren e OKB-së që kërkon përvojë 5 vjeçare në vendet e tyre, para se të dërgohen në Kosovë.

Për më tepër sipas hulumtimit të publikuar në faqen e Koalicionit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Evropën Juglindore, thuhet se Simmons nuk ka qenë kurrë i regjistruar as si avokat. Të dhëna të tilla i ka pohuar Bordi i Standardeve të Barit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Këshilli i Avokatëve.

Ai u certifikua si avokat praktikant në nëntor të vitit 1992, por ky certifikim i tij u mbyll në vitin 2000. Brenda sistemit të Mbretërisë së Bashkuar, avokatët në praktikë zakonisht shpenzojnë pak kohë në sallën e gjyqit dhe janë më pak të kualifikuar sesa avokatët normal, të cilët kanë privilegjin për të argumentuar çështjet në gjykatë.


Dyshimet për biografinë e Gjyqtarit që akuzon për korrupsion në EULEX



Për dallim nga Simmons që nuk kishte asnjë përvojë gjyqësore në vendin e tij, gjyqtarë të tjerë aktual në EULEX kanë punuar për Gjykatën Supreme në Itali, Gjykatën Supreme në Gjermani e deri në Bullgari e Turqi.


Simoons nuk i është përgjigjur thirrjes së autores së tekstit për të dhënë sqarime sesi ka arritur të zgjidhet në krye të trupit gjykues në EULEX pa pasur asnjë ditë përvojë në vendin e tij. Përgjigje të tillë nuk kanë dhënë as vet EULEX e as BE-ja.

Macolm Simmons është një zyrtar i lartë publik me përgjegjësi të mëdha në katër institucione: gjyqësori i Kosovës, EULEX-i, Zyra e Punëve të Jashtme në Britani të Madhe dhe vet BE.

Ashtu sikurse për të gjithë individët me pozita të larta, edhe biografia e Simmons do të duhej të ishte në dispozicion. Megjithatë një e tillë nuk gjendet. Ka pak informacione mbi përvojën e tij profesionale, trajnime dhe sfondi akademik.


Ajo që dihet për Simmons është miratuar pa ndonjë certifikim për përvojën dhe kredencialet e tij.

Sipas një artikulli të publikuar në janar të vitit 2004 në “Gazetën e Ligjeve” në Britani, Simmons la një post të avokatit në një firmë ligjore të vdekur në Londër, në vitin 2001 për t’iu bashkuar një misioni ndërkombëtarë të sundimit të ligjit në Sarajevë.

Simmons në këtë artikull thuhet se ka qenë një nga tetë gjykatësit dhe avokatët ndërkombëtarë që u dërguan në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit që sapo ishte formuar për të reformuar sistemin e drejtësisë në Bosnje. Edhe pse mungonte përvoja si gjyqtar në Britani të Madhe, ai u zgjodh gjykatës i Apelit në sistemin e drejtësisë në Bosnje.

Në vitin 2006, Simmons u emërua gjyqtarë në një gjykatë të Krimeve të Luftës në Bosnje dhe në një Gjykatë për Krime dhe Korrupsion. Megjithëse nuk kishte përvojë paraprake si gjyqtarë në Britani të Madhe, Simmons u quajt “gjykatës ndërkombëtar” në dokumentin e emërimit të nënshkruar me 5 maj 2006 nga Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm për Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schvarz-Schilling.

Pas përfundimit të mandatit të tij në Bosnje në vitin 2008, Zyra e Jashtme e Britanisë e dërgoi Simmons në EULEX, ku u promovua si President i Gjyqtarëve në vitin 2014.

Të dhënat e gjykatës boshnjake tregojnë se Simmons e identifikoi vetëm me titullin akademik “DR” të cilin ai e hoqi pas shkuarjes në Kosovë. As EULEX e as Zyra e Jashtme nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse Simmons mori një diplomë të tillë dhe nëse po, në cilin Universitet.

Roli i Simmons në disa raste të profilit të lartë ka ngjallë reagime dhe kritika. Këtu përfshihen rastet sikurse ai i Hasan Çengiq, ish-zëvendës ministër i Mbrojtjes në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili u lirua nga të gjitha akuzat për shpërdorim të detyrës në vitin 2005.

Simmons gjithashtu kryesoi në Bosnje, rastin e Ziajd Poljo i cilli u akuzua për shmangien e taksave për 800 milion euro. Edhe pse një nga të akuzuarit në këtë rast u shpall fajtor, Poljo nuk u gjykua pasi gjykimi u shty për shkak të pengesave administrative.

Në vitin 2005, Simmons shërbeu si kryetar i një kolegji prej tre gjyqtarësh që dënuan Ante Jelaviç, ish-kryetaren e Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës. Jelaviq u shpall fajtor për shpërdorimin e detyrës dhe u dënua me 10 vjet burg. Dënimi u hodh poshtë një vit më vonë për shkak të shkeljeve të procedurave penale në shkallën e parë.

Performanca e Simmonsit u kritikua nga Meddzida Kreso, atëherë kryetare e Gjykatës së Bosnjës e cila kundërshtoi haptas zgjatjen e mandatit të Simmons në vitin 2006.

“Kemi dëgjuar se një nga gjyqtarët nuk ka qenë kurrë gjykatës në vendin e tij. Ai nuk e din as Ligjin e vendit të tij e lërë më të Bosnjës”, ka thënë ajo.


*****

COALITION EXCLUSIVE: Top EU ‘Judge’ Lacked Credentials to Serve on Kosovo’s Bench

NOVEMBER 16, 2017 

by Natalia Żaba

https://see-whistleblowing.org/out-of-order-high-ranking-eu-judge-lacked-credentials-to-serve-on-kosovos-bench/

A little-known British lawyer rose to become one of Kosovo’s most powerful judges despite lacking the credentials to serve as an international judge and following controversies stemming from his previous posts in the Western Balkans.

Malcolm Howard Simmons has ruled on many critical cases in Kosovo and Bosnia and Herzegovina during a span of at least 11 years, even though he never sat on the bench in his home country of the UK. Substantial experience and training typically is a prerequisite for such international judges.

Despite lacking this background, Simmons has served on many courts in Kosovo, including the Supreme Court, as well as a Bosnian war crimes tribunal, according to court records and media reports. Perhaps most notably, he was the presiding judge in the 2013 acquittal of Fatmir “Commander Steel” Limaj and nine other former members of the Kosovo Liberation Army. The so-called “Klecka” case is considered by the Humanitarian Law Center to be among the most important war crimes trial in post-war Kosovo.

Simmons also sat as the presiding judge at the Kosovo Supreme Court during a 2015 war crimes case, and issued rulings on criminal cases in 2013 and 2014 involving the illegal smuggling of migrants in and out of Kosovo.

In 2014 Simmons was appointed President of Judges at the EU’s rule-of-law mission in Kosovo, EULEX. He had been seconded to EULEX in 2008 by the UK’s Foreign and Commonwealth Office (FCO). He resigned this past Thursday after making unspecified allegations of misconduct within EULEX, as first reported in Le Monde. In a statement released later in the day and reported by various outlets, EULEX said Simmons himself has been under “a series of independent investigations into serious allegations against him” during the past year.

Headquartered in Kosovo’s capital of Prishtina, EULEX was established in 2008 to help the newly independent country set up courts, prosecutors’ offices and police departments that meet European standards, free from political and criminal influences. It is EU’s largest foreign mission with 800 staffers and an annual budget of €63 million.

EULEX has been the source of several scandals in recent years, including allegations of bribery, corruption, cover-ups and whistleblower retaliation. The Simmons revelation is the latest controversy that raises questions about the agency’s operations.

Though the most powerful judge at EULEX, Simmons never served as a judge in England or Wales, according to the UK’s Royal Courts of Justice. Under a 2000 UN regulation, international judges are required to have at least five years of experience as a judge in their home country before being stationed in Kosovo.

Moreover, Simmons has never been registered as a barrister, according to the UK’s Bar Standards Board and The Bar Council. He was registered as a solicitor in November 1992, but his practicing certificate lapsed in 2000, according to The Law Society. Within the UK system, solicitors typically spend little time in the courtroom and are less qualified than white-wigged barristers, who are endowed with the privilege of arguing cases in court.

While Simmons had no judicial experience in his home country, other current and former EULEX judges include those who worked for Italy’s Supreme Court, the Supreme Court of the German state of Thuringia, regional appeals courts in Bulgaria, and criminal courts in Turkey.

Simmons did not respond to requests for an interview. EULEX officials would not explain how and why he was selected to be a judge in Kosovo, or whether they were aware he lacked prior experience in the UK. EULEX referred questions to the FCO, which in turn referred questions to the EU. Neither EULEX nor FCO officials would not comment on Simmons’ background, experience or training, and would only say that the situation is under investigation.

A Mysterious Biography

Malcolm Simmons is a high-ranking public official with significant responsibilities to four institutions: Kosovo’s judiciary, EULEX, the UK’s FCO, and the EU itself. Like all individuals in such prominent positions, his biography should be readily available. Yet, very little information on his professional experience, training and educational background has come to light.

What is known about Simmons has been compiled without input from EULEX or the FCO, which would not provide information on his experience or credentials.

According to a January 2004 article in Law Gazette, Simmons left a solicitor’s post at a now-defunct London law firm in 2001 to join the international rule-of-law mission in Sarajevo. Simmons told the publication he was one of eight international judges and lawyers dispatched to the newly formed High Judicial and Prosecutorial Councils to help reform Bosnia’s judiciary system. Though lacking any experience as a judge in the UK, he also was selected as an appeal judge for the councils, the article said.

In 2006 Simmons was appointed as a judge on a Bosnian War Crimes Court and a Crime and Corruption Court. Despite having no prior experience as a judge in the UK, Simmons was called an “international judge” in the appointment document signed on 5 May 2006 by then-High Representative for Bosnia and Herzegovina, Christian Schwarz-Schilling.

After finishing his mandate in Bosnia in 2008, FCO seconded Simmons to EULEX, where he was promoted to President of Judges in 2014.

Bosnian court records show Simmons identified himself with the academic title “Dr.”, which he dropped after moving to Kosovo. Neither EULEX nor FCO would not confirm whether Simmons received such a degree and, if so, where.

Questionable Performance

Simmons’ role in several high-profile cases has drawn public criticism. These include the case of Hasan Čengić, former deputy defense minister of the Federation of Bosnia and Herzegovina who was acquitted on all charges of abuse of office in 2005.

Simmons also presided in Bosnia over the case of Zijad Poljo, who was accused of evading €800 million in taxes. Even though another accused person in the case admitted to guilt, the trial was postponed due to administrative obstacles.

In 2005 Simmons served as president of a three-judge panel that convicted Ante Jelavić, former Chair of the Presidency of Bosnia and Herzegovina. Jelavić was found guilty of abuse of office and sentenced to 10 years in prison, though he was large at the time. The conviction was overturned a year later due to violations of criminal procedures at the first trial.

Simmons’ performance drew criticism from Meddzida Kreso, then-President of the Court of Bosnia and Herzegovina. Kreso publicly opposed extending his mandate in May 2006, expressing dissatisfaction with his work and calling for the protection of an independent judiciary.

“We heard that one of the judges had never been a judge (in his home country),” Kreso said. “He wasn’t acquainted with Bosnian law, nor was he willing to become acquainted with it. He was even unwilling to consult domestic law. I learned this from local judges he worked with.”

Kreso’s opposition to Simmons led to a major dispute with then-UK Ambassador Matthew Rycroft, currently the UK’s Permanent Representative to the UN. Rycroft prevailed in the standoff and Simmons was appointed as an international judge that same month.

“When his mandate expired, I was against extending it because of certain omissions he had made,” she added. “Despite this fact, he was appointed further and continued to work at the court.”

GJYQTARI QË PO AKUZON EULEX-IN MASHTROI ME DOKTORATURË FALSE


Vullnet Krasniqi


Avokati i dështuar në Britani që u bë gjyqtari më i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, Malclom Simmons ka mashtuar për vite të tëra duke paraqitur doktoraturën nga një Universitet që është mbyllur për shkak se ka shitur diploma flase.
Gjyqtari që po akuzon EULEX-in mashtroi me doktoraturë false
Malcolm Simmons ish-kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it i cili dha dorëheqje javën që shkoi duke akuzuar BE-në për korrupsion në misionin e saj në Kosovë, ka mashtruar me vite të tëra me doktoraturën e tij nga një universitet që ka shitur diploma.

Insajderi ka kontaktuar me HEED, insitutucioni zyrtar i Arsimit të Lartë në Mbretërinë e Bashkuar për verfikimin e diplomave dhe të Universiteteve, dhe ata kanë konfirmuar se diplomat e “FairFax University” nuk vlejnë në sistemin e Britanisë si diploma të cilat mund të përdoren për ndonjë gradim në karrierë.

“Universiteti FairFax nuk është i akredituar si i tillë, e as diplomat nga ky Universite nuk janë të akredituara e as nuk mund të merren për bazë për ngritje në karrierë. Diplomat nga ky universitet janë ‘diploma mill’”, thuhet në përgjigjen e HEED për Insajderin.

‘Diploma mill” është diplomë që merret nga një universitet që shet diploma por pa e ndjekur në fakt unviersitetin. Ato paguhen me para dhe zakonisht merren brenda një kohe të shkurtër.

Insajderi ka pyetur edhe Zyrën e Jashtme të Britanisë, organi që ka emëruar Simmons si gjyqtarë në misionin e BE-së për ligj dhe rend, EULEX apo si gjyqtarë ndërkombëtarë në sistemin e drejtësisë në Bosnje, nëse Simmons ka prezantuar doktoraturën nga “FairFax University” por ata nuk kanë kthyer përgjigje. Kanë kërkuar kohë për përgigje, duke thënë se kjo i takon adminsitratës së kaluar, para BREXIT.

Përgjigje nuk ka kthyer as vet Malcolm Simmons të cilit i janë dërguar disa pyetje për të sqaruar faktin se përse e ka prezantuar gradën e doktoraturës në CV dhe në disa media gjatë kohës sa ka qenë gjyqtarë në Këshillin e Gjyqtarëve në Bosnje e Hercegovinë.

DR.FALSO – në Bosnjë dhe Kosovë

Malclom Simmons i dha fund karrierës së tij në sistemin e drejtësisë në Bosnjë e Hercegovinë duke ushtruar poste të rëndësishme si gjykatës në Gjykatat më të larta në këtë shtet, dhe po bëhej gati që të niste misionin e tij të ri: në Kosovë, si gjyqtar i EULEX-it.

Ishte viti 2008, dhe Simmons e kishte mbushur aplikacionin për tu emëruar në EULEX dhe në listën e shkollimit universitarë renditë dy universitete dhe një kolegj. Insajderi ka siguar këtë formë të aplikacionit me informacionet e Simmons.

Të parin e renditë “Fairfax University” UK. Kualifikimi: Ph.D apo doktoratur në drejtësi. Simmons shkruan edhe muajin gusht të vitit 1995 si vit kur ka nisur studimet për doktoraturë në këtë universitet ndërsa muajin qershor të vitit 1997 si vit kur ai merr titullin Dr.Simmons.

Të dytin e rendit “College of Law” UK. Titulli mungon por ai shpjegojn se mes periudhës 1989-1990 ka bërë “ekzaminimin final të ligjit të shoqërisë”, ndërsa Universitetin e Uellsit e liston të tretin duke treguar se aty ka kryer bachelorin e fakultetit juridik.

Simmons e kishte listuar Universitetin “Fairfax” dhe titullin e tij si doktor shkence edhe pse në atë kohë ishin mbushur 4 vite që kur ky universitet ishte mbyllur përfundimisht.



“FairFax Unviersity” ishte një universitet i paakredituar në distancë që jepte diploma të gradave të ndryshme që ishte themeluar në Luziana të SHBA-së në vitin 1986 dhe u ndërpre në vitin 2004.


Diplomat e këtij universiteti nuk pranohen as në Britaninë e Madhe e cila i ka shpallur gradimet akademike të “Fairfax University” si diploma që nuk kanë ndonjë vlefshmëri akademike në Mbretërinë e Bashkuar.





Simmons e hoqi doktoraturën nga “Fairfax University” në vitin 2014

Insajderi ka pyetur në mënyrë specifike Simmons se përse në aplikacionin e vitit 2008 e kishte prezantuar doktoraturën në “Fairfax University” ndërsa e kishte hequr këtë gradë në aplikacionin e vitit 2014.

Simmons nuk ka kthyer përgjigje në asnjërën nga këto pyetje.



Insajderi ua sjellë të plotë dy aplikacionet e Simmons. Ky është ai i vitit 2008 kur EULEX ishte në formim dhe Simmons paraqet Doktoraturen nga “Fairfax Unviersity”


Ndërsa ky është aplikacioni i vitit 2014, kur Simmons kishte tërhequr doktoraturë nga CV-ja.






Insajderi ka arritur të gjejë vendimin e emërimit të Simmons në ekipin e avokatëve dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë që do të bënin reformimin e sistemit të drejtësisë në Bosnje, ku ai prezantohet me titullin Dr.


Diplomë nga “Fairfax University” kishte edhe ish-ministri suedez Sven Otto Littorin. Në vitin 2007 mediat e kishin gjetur se ai e kishte prezantuar si doktoraturë diplomën nga ky Universitet. Kjo kishte bërë që ai ta hiqte nga CV-ja diplomën që kishte marrë në “FairFax University”.

Edhe ish-ambasadori i Afrikës së Jugut në Washington DC, Mninwa Mahlangu, ishte detyruar që të heqë nga CV-ja diplomën “bachelor” që e kishte marrë nga “FairFax University”.

“FairFax University” tashmë ka një sajt i cili funksionon vetëm si arkivë. Para se të mbyllet, ai funksiononte me zyrë administrative edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Aty scpefikohet se në vitin 2005, pasië është mbyllur krejtësisht universiteti është hapur një në Ishujt Kajman “Cayman Islands” si “Fairfax University Institute”.

Insajderi ka dërguar pyetje edhe në emailet zyrtare të “FairFax University” por emailet e tyre të prezantuara në ëeb faqen e saj nuk egzistojnë apo nuk janë valide.

E nga “FairFax University Institute” nuk kanë pranuar të japin përgjigje nëse diplomat e mëhershme të këtij institucioni vlejnë në ndonjë vend.

“Ne nuk mund të flasim për diplomat nga ‘Fairfax University’ sepse ato nuk janë në kompetencën e ‘FairFax University Institute’. Për më shumë detaje mbi akreditimin e Universiteve në Britani qasujini HEDD”, ka thënë një zyrtare për media e “FairFax Unviersity Institute”.

Zyrtarisht “FairFax University Institute” nuk lëshon diploma por është më shumë një insititut që thuhet “se ka për qëllim ngritjen intelektuale të studentëve”.

Pavarësisht këtij skandali të doktoraturës nga një universitet që shet diploma, Malcolm Simmons nuk ka bërë asnjë ditë përvojë si gjykatës në Britaninë e Madhe.

Si u bë avokati i dështuar në Britani, gjykatësi kryesor në Kosovë



Simmons në Britani ka mundur të bëhet vetëm “solicitor” një term i drejtësisë në gjuhën angleze që në shqip ka kuptimin e bashkëpunuesit të avokatit me të drejtë mbrojtje. Ai ishte bërë edhe “barrister” një tjetër gradë në sistemin e drejtësisë në Britani të Madhe por nuk ka dëshmi që ai ka punuar si gjykatës, para se të emërohej si i tillë në Bosnje e Hercogovinë e më pas edhe në Kosovë.

Ai shërbeu nga viti 2001 deri në vitin 2003 si pjesë e Komisionit të Pavarur Gjyqësor, në Republikën Serbe të Bosnjes së Hercegovinës, nën mbikqyrjen e gjykatëses norvegjeze Rakel Surlien që ishte kryetare e këtij Komisioni.



Përpos një interviste dhënë për gazetën “Law Gazzete” në vitin 2004 ku flet për sfidat e tij si “reformues i sisemit të drejtësisë në Bosnje”, ai nuk mbahet në mend për ndonjë punë të madhe. Madje mediat në Bosnje e kanë akuzuar këtë komision se nuk kanë bërë punë të mirë në reformat në sistemin e drejtësisë.

Në vitin 2003 ai zgjidhet Anëtarë Ndërkombëtarë në Këshillin e Lartë i Gjyqësor dhe Prokurorial në Bosnjë, teksa në vitin 2004-2008 ai zgjidhet si gjyqtarë ndërkombëtarë i krimit në Gjykatën e Bosnjes dhe Hercegovinës.

Përkundër mospasjes së një përvoje të më hershme si gjyqtar në Mbretërinë e Bashkuar, Simmons-i u quajt “gjyqtar ndërkombëtar” në dokumentin e emërimit të tij të nënshkruar me 5 Maj 2006 nga asokohe Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schwarz-Schilling.

Dyshimet për biografinë e Gjyqtarit që akuzon për korrupsion në EULEX



Në vitin 2008 kur BE-ja solli në Kosovë, misionin e saj për ligj dhe drejtësi EULEX, Simmons ishte deleguar në EULEX-it prej Zyrës së Jashtme dhe Commonwealth-it (FCO) të Mbretërisë së Bashkuar.

Në vitin 2014, Simmons ishte emëruar Kryetar i Gjyqtarëve në EULEX. Por ai u emërua edhe gjyqtar kryesues i Gjykatës Supreme të Kosovës gjatë rastit të vitit 2015 për krime lufte, dhe nxori vendime për rastet penale në vitet 2013 dhe 2014 të cilat përfshinin kontrabandimin e paligjshëm të emigrantëve brenda dhe jashtë Kosovës.

Shumë vendime që i ka marrë Simmons në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë kanë prekur figura të rëndësishme të luftës në të dyja vendet por ata nuk kanë përfunduar të dënuar, pasi nivele të tjera të drejtësisë kanë vendosur të kundërtën. Në Bosnje ka gjykuar komandantin Hasan Čengić e në Kosovë Fatmir Limajn. Të dy këta ishin edhe minsitra në Qeveritë e vendeve të tyre, por për asnjërin nga ta, nuk ka arritur ta argumentojë dënimin me burg.

TETË VJET GJYKIM – HISTORIA E MESAZHEVE TË DORËZUARA NGA THAÇI KUNDËR LIMAJT


Vehbi Kajtazi

Tetë vjet gjykim – historia e mesazheve të dorëzuara nga Thaçi kundër Limajt

Një histori tetëvjeçare e hetimeve dhe gjykimit të Fatmir Limajt për korrupsion, merr fund të premten në shkallën e parë të gjykatës. Limaj, i akuzuar për krim të organizuar, marrje ryshfeti, e vepra tjera të lidhura me korrupsionin është zyrtari më i hetuar në vend. Një listë mesazhesh telefonike mes këshilltarit të Limajt dhe një biznesmeni është konstatuar se është fals. Dokumenti i është dhënë Limajt nga presidenti, Hashim Thaçi. Limaj, kishte akuzuar se SHIK-u nëpërmjet dhëndërit të familjes së Kadri Veselit, ish-policit Fitim Rexha ia ka montuar mesazhet. Rexha që është djali i prokurorit, Ali Rexha kishte mohuar akuzat. Sidoqoftë, gjykimi më i gjatë për korrupsion ka arritur në fund. Vërdikti shpallet të premten.
Tetë vjet gjykim – historia e mesazheve të dorëzuara nga Thaçi kundër Limajt
Një listë mesazhesh telefonike që për herë të parë i kishin rënë në dorë presidentit Hashim Thaçi, janë përdorur për tetë vjet rresht nga Prokuroria kundër Fatmir Limajt.

Mesazhet, pos që ishin si prova të papranueshme për shkak se nuk kishte një vendim gjyqi që konfirmonte nxjerrjen e tyre, ka rezultuar se janë të falsifikuara.

Autori i montimit të mesazheve në mes të këshilltarit të Limajt dhe një biznesmeni nga Gjilani, ende nuk dihet zyrtarisht, por autori i shpërndarjes së tyre dihet – ai është presidenti Hashim Thaçi.

Dokumentin prej 6 faqesh Thaçi ia kishte dhënë në dorë Fatmir Limajt, duke kërkuar llogari prej tij për keqpërdorime në Ministrinë e Transportit. Thaçi nuk kishte treguar se ku i kishte marrë ato mesazhe.


Marrja në pyetje me e-mail e Thaçit

Prokuroria nuk ka qenë në gjendje ta marrë Thaçin direkt në pyetje në cilësi të dëshmitarit, por nëpërmjet një komunikimi me postë elektronike.

Në vitin 2012, prokurori i atëhershëm i EULEX-it, Johannes Pickert i kishte shkruar presidentit Thaçi për ta pyetur se ku i kishte marrë mesazhet.

Prokurori i rastit në këtë letër shpjegonte gjithë rrugën e këtij dokumenti.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) aktualisht është duke hetuar z. Fatmir Limaj për sjellje të dyshuar kriminale lidhur me dhënien e tenderëve për ndërtimin e rrugëve në Ministrinë e Transportit prej 2008 – 2010”, shkruante prokurori në letrën drejtuar Thaçit.

Ai i kishte treguar Thaçit që Limaj ishte marrë në pyetje më 20 prill 2012. Gjatë marrjes në pyetje, Limaj ishte ballafaquar me përmbajtjen me shkrim të mesazheve tekstuale (SMS) në mes Endrit Shalës dhe biznesmenit, Florim Zuka.

Këto mesazhe ishin gjetur në banesën e Limajt gjatë bastisjes për rastin Kleçka.

“Këto SMS porosi përfshirë një korrespondencë nga viti 2009, që përmban të dhëna për Endit Shala (Shef i Kabinetit MTPT) duke bërë një marrëveshje ryshfeti më atë palë të tretë”, shkruante prokurori.

Kur Limaj ishte pyetur se pse këto SMS porosi ishin gjetur në ndërtesën e tij, ai ishte përgjigjur se këto SMS ishin falsifikuar nga dikush dhe se kryeministri Hashim Thaçi, i kishte poseduar ato nga një burim i paidentifikuar.


“Z.Limaj më tej deklaroi se Kryeministri ia dorëzoi atij këtë përmbajtje të shkruar të mesazheve tekstuale pasi u njoh me përmbajtjen e saj dhe duke informuar z.Limaj për këtë”, sqaronte prokurori.

Shtatë pyetjet e prokurorit për Hashim Thaçin

Prokurori Pickert ia kishte drejtuar Thaçit shtatë pyetje:

“A keni pranuar ndonjëherë nga dikush përmbajtjen me shkrim të mesazheve me tekst (SMS) apo informacione të tjera për mesazhe me teskt (SMS) që i përkasin një pale të tretë?

A keni qenë i informuar ndonjëherë lidhur me korrespondencat me SMS, të cilat mund të implikojnë z. Fatmir Limaj në kryerjen e veprave penale, përfshirë por jo kufizuar me korrespodencat midis Endrit Shalës dhe të tjerëve

Nëse sipas njohurisë tuaj ekziston një informacion i tillë me tekst SMS, i përmendur nën pikën 2, a të është dorëzuar ndonjëher

A e keni kontaktuar ndonjëherë z.Fatmir Limaj lidhur me komunikimet e pretenduara inkriminuese me tekst SMS dhe a e keni informuar atë që komunikimet e tilla me SMS ekzistojnë?

A i keni dorëzuar ndonjëherë një version në letër të përmbajtjes se mesazheve me tekst SMS Fatmir Limaj apo dikujt tjetri, përfshirë po jo kufizuar, atyre të cilët ju e dini se shoqërohen dhe/apo janë shokë me Fatmir Limaj?

A i keni dorëzuar ndonjëherë një version elektronik të përmbajtjes së mesazheve me tekst SMS Fatmir Limaj apo dikujt tjetri, përfshirë po jo kufizuar, atyre të cilët ju e dini se shoqërohen dhe/apo janë shokë me Fatmir Limaj?


A keni qenë të informuar rreth manipulimeve gjatë aktivitetit të përgjimeve që kanë qenë të urdhëruara në mënyrë ligjore, apo rreth ndonjë manipilumi në këtë drejtim?





Thaçi kishte refuzuar të përgjigjej në shumë prej këtyre pyetjeve. Nuk ishte përgjigjur po ashtu nëse këto mesazhe ia kishte dorëzuar Limajt, personalisht.

“Duke iu referuar kërkesës suaj për të ofruar sqarimet e mira lidhur me disa çështje të cilat ndërlidhen me rastin në fjalë, me lejoni që në formë përmbledhëse të sqaroj si më poshtë”, i kishte shkruar Thaçi prokurorit gjerman të EULEX-it.

“Unë në cilësinë time si kryeministër i Republikës së Kosovës shpesh herë ndodhë që të pranoj letra anonime me përmbajtje të ndryshme në të cilat përmendën persona të caktuar, raste të ndryshme që ndërlidhen me aktivitetet e qeverisë që udhëheqin, apo edhe për gjera tjera”, i kishte shkruar Thaçi prokurorit.

“Pjesa dërmuese e këtyre letrave, zakonisht lexohen nga stafi im, mirëpo ka raste kur ndonjë letër me përmbajtje të caktuar lexohet edhe nga ana ime. Në të shumtën e rasteve, letrat e tilla hidhen si të pavlera mirëpo në rast se ka ndonjë letër me përmbajtje të ndonjë rëndësie për ndonjë person apo individ i cili punon për qeverinë e Kosovës, atëherë unë atë letër dhe përmbajtje ia përcjelli individit të apostrofuar”, kishte thënë Thaçi duke u përpjekur të arsyetonte veprimin e tij të dhënies së këtyre letrave, Fatmir Limajt.

“Pikërisht, një letër e tillë anonime ka qenë edhe letra për të cilën ju keni kërkuar sqarime përmes shkresës tuaj zyrtare. E gjitha çfarë mund të iu them lidhur me atë letër është se unë atë ia kam përcjellë ministrit përgjegjës të apostrofuar sepse e njëjta letër ka pasur përmbajtje që ndërlidhet me ministrinë të cilën ai drejtonte”, ishte përgjigjur Thaçi.



Si u bë që një dokument me prova të falsifikuara të jetë objekt hetimi e gjykimi për më shumë se tetë vjet?

A ishte Limaj dhe stafi i tij i korruptuar apo ishin montuar prova kundër tyre me qëllim të eliminimit politik?

Gjatë marrjes në pyetje, Limaj kishte thënë se mesazhet janë të manipuluara. Kryetari i aktual i Nismës për Kosovën që mbanë pozitën e zëvendëskryeministrit, kishte thënë se dosjen me mesazhe ia kishte dorëzuar kryeministri Hashim Thaçi, por nuk ka treguar datën se kur ka ndodhur kjo.

“Unë shkova në zyrën e kryeministrit. Dikush ia ofroi këtë kryeministrit”, kishte thënë Limaj para prokurorit duke mos mundur ta saktësojë datën dhe kohën se kur mesazhet e shtypura në letër i ishin dhënë kryeministrit Thaçi.

“Kryeministri ma dha mua atë, dhe më tha, ‘shikoje këtë’. Unë e shikova atë dhe ishte shumë serioze për mua. Në të vërtetë isha i alarmuar. E lash aty dokumentin. E thirra këshilltarin tim Endrit Shala. i thash: shpjego çka është kjo’”, i kishte thënë Limaj, prokurorit.

Shala, kishte thënë se mesazhet janë të montuara. Kishte nxjerr si dëshmi listingun e telefonatave dhe mesazheve telefonike në PTK për atë periudhë. Datat e komunikimit në mesazhe nuk përputhëshin.

Limaj: SHIK-u ma montoi rastin

Limaj, kundër të cilit pritet të shpallet aktgjykimi të premten, kishte akuzuar Shërbimin Informativ të Kosovës dhe disa pjesëtarë të EULEX-it se kishin dërguar në burg dhe i kishin hapur rastin e korrupsionit në MTPT, siç kishte thënë ai “pa pasur asnjë fakt”.

Gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” të KTV-së të në vitin 2014, Limaj kishte thënë se SHIK-u dhe dy francezë, njëri prej tyre këshilltar i ish-shefit të EULEX-it, francezin Yves de Kermabon dhe ish-kryeprokuroren e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Izabel Arnal po ashtu franceze ia kishin përgatitur këtë rast për ta eliminuar siç edhe ka ndodhur.

Kishte përmendur madje se ishte arrestuar qëllimisht vetëm që mos të ishte pjesë e Konventës së PDK-së kur Kadri Veseli u bë zëvendëskryetar i kësaj partie.

Limaj, kishte akuzuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin për eliminime politike me anë të SHIK-ut. Me eliminime kishte thënë se Veseli ka ardhur edhe në kryer të Kuvendit duke u bërë njeriu i dytë në Kosovë në hierarkinë institucionale vetëm një vit e gjysmë pas hyrjes në politikë.

“Këtu është ndihmuar edhe nga z. Thaçi dhe tash z. Thaçi vetë duhet me u ballafaqu se ma nuk e ka as Jakupin, as Fatmirin, këta tjerët nuk i ka shumë telash se i lëshojnë rrugë vetë”, kishte thënë Limaj.

Ish-ministri i Transportit i akuzuar për disa veprime kriminale përfshirë krimin e organizuar dhe marrjen e ryshfetit, kishte thënë se duke u hapur ky hetim është eliminuar politikisht. Kishte thënë se në këtë ministri ka njerëz drejtpërdrejtë të lidhur me disa ndërkombëtar të cilët i kanë hapur hetimin.

“Janë dy nga pjesa franceze që kanë qenë të lidhur me SHIK-un. Unë pres që hetuesit nëse duan ta hetojnë në EULEX çka po ndodh, jam i gatshëm me dhanë deklaratën teme se çka ka ndodhur me disa element që kanë bashkëpunuar shumë ngushtë me njerëz të Kosovës për të eliminuar dhe linçuar njerëz”, kishte thënë ai.

“Po, në kohën e z. Kërmabo, këshilltari i tij në bashkëpunim me SHIK-un…, një prokurore Izabela Arnal, gjithashtu franceze, kryeprokurore e Prokurorisë Speciale e cila e ka pas detyrën për ta bërë atë që ka bërë në Ministrinë e Transportit në atë kohë. Asnjëherë në asnjë variant mos të kish ndodh ajo në MPTP nuk, do të ishte ajo situatë në PDK që është. Dikush ka xhlozu brenda PDK-së apo SHIK-ut, ka qenë duke akuzuar”, kishte vazhduar me akuza ai.

Limaj e kishte akuzuar Kadri Veselin për montim të mesazheve telefonike ndërmjet këshilltarit të tij, Endrit Shala dhe biznesmenit nga Gjilani, Florim Zuka. Në ato mesazhe flitet për përqindje ryshfeti deri në 25 për qind.

Dhëndëri i familjes së Kadri Veselit akuzohet nga Limaj për montim të mesazheve

Limaj, kishte thënë se këto mesazhe janë montuar nga një njeri i afërm i Kadri Veselit të cilit nuk ia ka përmendur emrin në këtë emision. Mirëpo në të kaluarën e kanë akuzuar ish-policin, Fitim Rexha djalin e prokurorit Ali Rexha i cili është i martuar me vajzën e vëllait të Kadri Veselit. Fitim e Ali Rexha i kishte mohuar këto akuza dhe kishte bërë padi në gjykatë për shpifje.

“Njëri nga ata që i ka përpunuar ata SMS të montuar është njeri i afërt i Kadri Veselit”, kishte thënë ish-ministri Limaj. Kishte shtuar se ka pasur prokuror të gatshëm për të linçuar njerëz.

“A e dini që është bastisur krejt ministria e Transportit pa pas asnjë fakt, asnjë letër”, kishte thënë ai.

Përmbajtja e këtij komunikimi që tashmë është vërtetuar se janë të falsifikuara, ishte kriminale.

Në to flitej për përqindje tenderësh që shkon deri në 25 për qind në këmbim të dhënies së tenderëve për kompaninë “Tali” të Florim Zukës. Mesazhet shkruhej se ishin shkëmbyer ndërmjet ish-këshilltarit të Fatmir Limajt dhe pronarit të kompanisë “Tali” Florim Zuka në janar të vitit 2009, disa muaj para bastisjes në MTPT.

Prokuroria ndërkohë thoshte të kundërtën. Pretendonte se mesazhet janë origjinale por janë fshirë në postë. Këtë e bazonte në faktin se në shtëpinë e Fatmir Limaj ishte konfiskuar dokumenti origjinal në një USB memorie si dhe një dokument tjetër i printuar me ndryshime.

“Parat e ofruara të ryshfetit në shumën prej 250.000,00 ‘25 me katër zero’ përbënë 20% të shumës se përgjithshme, e që iu kishte kërkuar më parë Mehmet Shkodrës nga Nexhat Krasniqi Florim Zuka ishte prezent kur ishin hapur tenderët”, thuhet në aktakuzë.

Sidoqoftë, gjykimi i Fatmir Limajt, Endrit Shalës, Nexhat Krasniqit e Florim Zukës ka mbërritur në fund. Të martën prokurori ka dhënë fjalën përfundimtare, duke kërkuar dënimin e të akuzuarve.

Pas prokurorit, fjalën përfundimtare e kanë dhënë mbrojtja dhe të akuzuarit. Të premten pritet të shpallet aktgjykimi, por pa mesazhet telefonike si provë materiale. Ato mesazhe është konstatuar se janë të falsifikuara.

“Ky arrestim ndaj deputetëve tanë për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e zi dhe “Zajednicës”

“Të lirohen Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi”
Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi janë arrestuar në hyrje të Kuvendit të Kosovës, teksa po shkonin për të marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje konstaton se arrestimi i tyre është bërë në mënyrë të dhunshme, me ç’rast është përdorur edhe sprej, nga çfarë kanë mbetur të lënduar deputetë e aktivistë.

“Ky arrestim ndaj deputetëve tanë për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e zi dhe “Zajednicës”, është vazhdimësi e mendësisë së qeverisë së kaluar. Me këto arrestime dhe persekutime ndaj deputetëve dhe aktivistëve të opozitës, qeveria e Ramush Haradinajt po tregon vendosmërinë e saj për të ndjekur rrugën e dy qeverive të mëhershme – qeverisë Thaçi dhe qeverisë Mustafa”, thuhet në një komunikatë të VV-së.


Sipas tyre, një gjë e tillë është e papranueshme, dhe asnjë veprim nuk do të mund në asnjë mënyrë t’i jetësojë më këto marrëveshje, të cilave iu ka dhënë fund rezistenca e fuqishme qytetare, pjesë e të cilës dikur ishte edhe vetë Haradinaj, i cili tashmë për të ruajtur karrigen, është shndërruar në vegël të PDK-së dhe Listës Srpska.

Sipas VV-së, deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi duhet të lirohen sa më parë dhe procesi politik ndaj tyre të marrë fund. Qeveria e Kosovës dhe gjykatat e stërmbushura me gjyqtarë të korruptuar nuk mund ta cenojnë shtetësinë e Kosovës e nuk mund të shkelin mbi vullnetin qytetar.

“Ne jemi të vendosur fuqishëm kundër marrëveshjeve të dëmshme për vendin tonë, dhe kushdo që tenton që këto marrëveshje t’i ringjallë sërish, ka për të hasur në rezistencë edhe më të fuqishme qytetare. Mbrojtja e Republikës së Kosovës është domosdoshmëri, ndaj me asnjë kusht s’do të lejojmë që interesi i saj të cenohet”, thuhet në komunikatë.


Sipas VV-së, asnjë tentativë për ta heshtur apo zmbrapsur Lëvizjen nuk ka funksionuar në të shkuarën e aq më pak do të funksionoj tash.

Policia e Kosovës arrestoi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu. Policia për të arrestuar Kurtin ka hedhur edhe sprej.



Nga hedhja e sprejit, deputeti Rexhep Selimi, Arbër Rexhaj dhe Driton Çaushi dhe përfaqësues tjerë të Vetëvendosjes dukej se kishin probleme për shkak të sprejit.


Nga hedhja e sprejit kanë pësuar edhe gazetarë e kameramanë. Ambulanca ndodhet para Kuvendit të Kosovës për trajtimin e deputetëve dhe aktivistëve të VV-së.

Deputetët e VV-së e presin Kurtin para Kuvendit, Policia po tenton ta arrestojë

E plotësuar: Deputetë të lëvizjes Vetëvendosje janë para Kuvendit të Kosovës për të pritur deputetin Albin Kurti, të cilin Policia e Kosovës po tenton ta arrestojë.

Aktivistë të Vetëvendosjes po tentojnë ta ndalojnë arrestimin e Kurtit, ndërkohë që aty vërehet prani e shtuar e Policisë.

Një ditë më parë gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu madje u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mos paraqitjes së tyre në seancën gjyqësore ndaj hedhjes së gazit lotsjellës.

EULEX-i kurdisi Rastin për gjeneralin e Luftës-Heroin e demokracisë,zt.Fatmir Limaj

Image result for fatmir limaj

Ishte akuzuar nga EULEX-i për krim të organizuar dhe vepra të lidhura me korrupsion. Por, sipas një ish gjyqtari të misionit evropian në Kosovës, rasti kundër Fatmir Limajt është i kurdisur.

Britaniku, Malcolm Simmons, kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, në një intervistë për gazetën franceze, Le Monde, ka deklaruar se akuzat e ngritura në vitin 2012 ndaj ish komandanti i UÇK-së, tani lideri i Nimës për Kosovën, janë të motivuara politikisht.


“Kam qenë kryetar i gjyqit në këtë proces në vitin 2013 dhe shumë shpejt e kuptova se misioni EULEX dëshironte t’i nxjerr atij pengesa në rrugë kur afroheshin zgjedhjet. Kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it të asaj kohe, Charles Smith, më tha që misioni EULEX dëshironte që z.Limaj të dënohej”, ka deklaruar britaniku Simomons.

Simmons, ka treguar edhe arsyet pse erdhi deri të gjykimi i komandant Çelikut.

Ai ka thënë se EULEX është një mision politik.

Ish Prokurori Komunal i Prishtinës ,tash avokat Tahir Rrecaj thotë :EULEX-it nuk duhet as dy ditë t’i vazhdohet mandati në Kosovë

Image result for tahir rrecaj

Avokati Tahir Rrecaj ka thënë se mospranimi i një numri dëshmish dhe vendimi lirues i gjykatës për akuzat ndaj Fatmir Limajt tregojnë se krejt rasti ishte montuar nga vendorët dhe ndërkombëtarët.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se duhet kompensuar dëmi që i është bërë Limajt, ndërsa ka kërkuar që misionit të EULEX-it në Kosovë të mos i vazhdohet as edhe dy ditë, lëre më dy vjet siç është kërkuar.


“Është i kuptueshëm reagimi dhe fjalimi emocional i Fatmir Limajt, pasi akuzat ndaj tij kanë qenë të pabaza. Besoj ju kujtohen ngjarjet spektakolare të viti 2010, bastisjet dhe arrestimi i Limajt, si dhe deklarata e ish-kryeprokurorit të EULEX-it për këtë çështje, se kinse kanë dëshmi që ai ka keqpërdorur 80 milionë euro”, tha ai. “Prokuroria nuk ka pasur asnjë provë dhe do të ishte e çuditshme që të ankohen në këtë vendim, pasi edhe vet ngritja e akuzës ka qenë e habitshme, marrë parasysh faktin që nuk ka pasur fakte, kur kjo është bërë. Ky është një rast i montuar nga vendorët dhe ndërkombëtarët”.

Sipas tij, “ky rast dhe rastet tjera kanë dëshmuar që misioni i EULEX-it ka dështuar në Kosovë”.

“Ata kanë pasur mision sundimin e ligjit, por kanë punuar dhe vepruar ashtu siç nuk duhet. Unë kurrë nuk kam marrë shembull nga puna e tyre, pasi kanë dështuar krejtësisht. Mandati nuk duhet t’u vazhdohet as edhe dy minuta, lëre më dy vjet, sic po propozohet”, ka thënë Rrecaj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...