Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/12/23

“STILLE NACHT” TEK URA VAJGURORE – BERAT …

Nga Fritz RADOVANI:


Image result for AT PJETER MESHKALLA S.J.

AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988) 

1952 SHQIPNIA – NJË COPË TOKË E RRETHUEME N’ TELA ME FERRA!
Oborre burgjesh e hetuesishë gjithkah të rrethuem në tela me ferra... Mbi muret e nalta të veshun me tela me ferra shihej një kabinë drrasash, me një shkallë druni – truproja e burgut ose e hetuesisë... Dritare të mbylluna mos me u ndigjue virrmat nga torturat!
26 Burgje dhe hetuesi kishte vetem Shkodra në atë kohë tmerri e terrori.
Shifra e pergjithshme në gjithë Shqipninë nuk duket se do të botohet ndonjëherë ashtusi, shifrat e të vdekunve nder tortura dhe burgje apo të pushkatuem e të zhdukun...
Sa kampe pune dhe shfarosje, interrnimi apo dëbimi kishte ky burg në zemren e atij kontinenti të quejtun Europë, ku gjaku shkonte rrëkajë e telat me ferra shkonin ma larg se nder gropat e mjerueme të Siberisë, mbushë me Eshtna të Popullit masakruem Rus!
Askush nuk di as s’ flet. Kujtojnë vetem turmat që kalonin pranë shtatoreve të rrethuem me roje të armatosuna tue brohoritë “Enver, Tito, Stalin, Dimitrov, Mao Ce Dun...”
Ngarkue me strajca e plaçka per njerzit e tyne të dashtun nder kampet e kudondodhuna.
E rrugat me pluhun ktheheshin në baltë nga lotët e Nanave e të Motrave të Tyne!
Shpesh kam mendue me vete: “A këndonte kush nder këta labirinte vrasjesh?!” ...
Kur u pat lirue vllau Alfonsi, nga burgu heren e parë e pata pyet dhe, më pat tregue se nder hetuesi nuk kishte ndigjue kangë perveç virrmash nga torturat, ndersa nder kampe pune po, kujtonte të parin kangtar shkodranë, muzikantin e njohun Gac Çuni dhe, se ka pasë rasë që shperthente ndonjëherë nga merzia edhe Don Mark Hasi...
Tregonte se nder kanale rrallë ndigjohej kangë prej dishprimit, dhe shpesh kishte rasa që kangtari dënohej me qendrim nder biruca, ku edhe uji u jepej me pikatore, duhani jo se jo, po edhe ushqimi zbriste në buken e thatë pa asgja tjetër...
Çudia ma e madhe per vllaun asht kenë kur ka ndigjue tue këndue në një kamp tek Ura Vajgurore, në Berat At Pjeter Mëshkallen, të cilin unë atëherë s’e njihshe!
Kampet e punës apo të shfarosjes së shteteve komuniste ishin si fundi i ferrit...
Në fundin e ferrit në atë kamp ku ishte edhe At Pjeter Mëshkalla, ndoshta, ndokush nuk e beson, por asht ma vështirë me ba të tjerët me këndue, se me këndue Ai vetë, pra, bash me 24 Dhjetor 1952, Natën e Krishtlindjëve, janë dëshmitarë djelmoçat e rijë të asaj kohe, bashkvuejtës në kampin e të burgosunve numur 1, tek Ura Vajgurore në Berat, që bashkë me mësuesin e tyne kënduen me zâ të lehtë “Stille Nacht”, madje, shumë lehtë, se me zâ ma të naltë mund t’u “prishej” qetësia policëve, që aq iu donte, e kush e di se çfarë mund të vinte n’ atë Natë të Madhe Feste prej drite!..
***
1990...Ishe me një gazetar anglez ndër varrezat e Rrëmajit, pak ditë mbas hapjës së Kishave, kur papritmas afrohët një vajzë e re dhe më kërkon me folë me gazetarin.
Fol, i thashë, se nuk të ndalon kush ma me folë me té, po a din ti me folë anglisht?
–Po, m’u përgjegj ajo, dhe menjëherë filloi me i folë rrjedhshëm gazetarit. Ajo i tregoi atij kënaqësinë që ndjente për hapjen e Kishave në Shqipni nga Don Simon Jubani, edhe pse ajo vetë ishte le mbas mbylljes së tyne, në vitin 1970. Ajo i foli për bindjen e plotë që kishte prej kohësh, se do të vijnë kjo ditë sepse, kur e pyeti gazetari si të asht krijue kjo bindje, vajza, me krenari, ju përgjegj:  “Unë e dijsha se do të hapën prap Kishat në Shqipni, madje edhe shpejt, se këte ma ka thanë Mësuesi em At  Pjetër Mëshkalla. Unë jam kenë nxanëse e Tij. Ai më ka mësue fshehtas uratët e para, katekizmin. Ai më ka kungue sëpari.
Madje, Ai më ka mësue edhe anglishtën tue më nxitë se ka me tu dashtë njëditë dhe, qé, sot po flas me ju! Unë jam krenare, sepse kam kenë nxanësja e fundit e Tij.
Prej Tij kam mësue moralin fetar katolik, prej Tij kam mësue çdo gja të mirë, se vetëm mirë dinte me mësue At Pjetër Mëshkalla!”.
“Se Berat, se Berat...”, e kanga vazhdon...
65 VJET  PERPARA... TEK URA VAJGURORE... “STILLE NACHT”...
Gjurmët e Njerzëve të Mëdhej nuk shuhen kurrë... Edhe pse nuk i bajnë “Shejten”...
At Pjeter Mëshkalla gjurmët e veta të pashlyeshme i la tek e gjithë Rinia Shqiptare!

            Melbourne, 22 Dhjetor 2017.


*****


Alban Guri: Padër Pjetër Meshkalla S.J. meshtar katolik, atdhetar i lartë

At Pjeter Meshkalla portret
(Ai na mëson arsyet për të cilat duhet me folë e jo ato për të cilat na duhet me heshtë)

Në gjyq Ai deklaroi: “S’parit kur linda kishe vetëm nji emën. Ky ishte emni Shqiptar, sepse linda prej prindve shqiptar, mandej u pagëzova e më vuene emnin Pjetër, më quejten katolik e mbas sakramendeve të tjera u bana ushtar i Krishtit e i Papës, Mëkambsit të Krishtit në tokë. Pra, ma parë se me marrë të gjithë emnat tjerë, emni i parë që kam marrë në këtë tokë dhe kam mbajt me nder, asht qenë emni shqiptar.” Ky episod është i mjaftueshëm për të treguar se sa Atdhetar ishte Padër Meshkalla. Ai që në moshë të re i shpreh mendimet e tij me artikuj, vjersha, etj.., duke shkruar në revistën “LEKA” që nga viti 1925. Atdhetarizmin e tij Ai e shpreh veçanërisht në 50 vjetorin e Kolegjit Saverian në Shkodër: O i Lum, bekimet mi ne po shprazi e burra nderi për Atdhe na ban! Ky burrë shqiptar dhe meshtar katolik e filloi rrugën e tij dritëdhënëse në kuvendin e Jezuitëve, në fillim të shekullit të 20-të, në qelën e ftohtë e pa zjarr të kuvendit, ditëve të dimrit, dhe pas dëshmive të pashembullta që u dha gjithë breznive shqiptare, e mbylli atë plot Lavdi në 28 korrik 1988 në moshë 87 vjeçare.

Si klerik Ai do ta përkufizonte klerin katolik shqiptar kështu: “Kleri katolik shqiptar asht kleri ma heroik që ka për me cilsue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesqind vjet robnie nën Turqi, po të merret historikisht prej 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri më 1944 kur këtu erdhën në fuqi komunistat, tue lanë menjanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi) jan vetëm 30 vjet mundësi, për të formue nji kler shqiptar, e për 30 vjet me nxjerr aq heronj sa kemi nxjerr na, nuk asht asnji kler në botë.”

E në fakt shumë heronj nxorri Shqipëria prej pavarësisë së saj. Pothuajse të gjithë ata që e deshën Shqipërinë të pavarur, ishin të lidhur me fenë e Krishtit dhe flamurin e Kastriotëve. Ata iu dedikuan me mish e me shpirt, dhuruan jetën e tyre, vitet e bukura të rinisë, pasurinë e tyre materiale apo atë intelektuale e shpirtërore. Padër Meshkalla e donte shumë rininë. Punonte pa u lodhur dhe gëzohej me ta. Në qendrat “Shën Gjon Bosko” themelue në 1934 në Shkodër dhe atë të “Shën Pjetrit” themelue në 1937 në Tiranë, ai bani nji punë të madhe me të rinjtë, sidomos kundër ideve komuniste e ateiste që po përhapeshin asokohe në Shqipni. Gjatë vitit 1940, pasardhësit e Gjergj Kastriotit, dy meshtarët shembull i vyer patriotizmi, Padër Pjetër Meshkalla sëbashku me Padër Gjergj Fishtën, në famullinë ku Padër Meshkalla shërbente në Tiranë, u mësojnë të rinjve që të mos përshëndesin me mënyrën fashiste. Për kët motiv ai konsiderohet i padëshirueshëm nga autoritetet e kohës. Prej tij nxansit dhe besimtarët do t’mësonin dhe ndëgjonin vetëm himne atdhetarie e dashurie për Krishtin. Padër Meshkalla besonte shumë tek rinia, deri aty sa të fliste gjithnjë në mbrojtje të saj, qoftë edhe kur i duhej të përballej me fshatarët e kuq sllavo-komunist. Në një episod që ndodhi gjatë burgimit tij, dokumentat thonë se ai reagoi kështu: Drejtori i burgut i kërkoi që të angazhohej me përkthime, por Padër Meshkalla i fortë e i palëkundun si gjithmonë nuk pranoi duke thanë:- Nuk mund t’i jap as rinisë e as pleqve me dorën teme helmin e marksizëm-leninizmit, kundër të cilit kam qenë gjithë jetën time. Atëherë ata e pyesin: – Çfar pune din me ba ti? Ai u përgjegjet: – Vetëm meshtar! Po tjetër punë? – e pyesin ata. Asgja!– u përgjegjet ai… Vetëm me thanë meshë. Po mbas meshet, me çfarë pune je marrë në shtëpinë tande? – e pyesin ata. Jam marrë me lulet! – i përgjigjet ai. Edhe në vuajtje shpirtërore e fizike ai dinte të sfidonte me takt dhe ironi xhelatët. Sistemin e urryer komunist ai e përkufizoi vetëm me një fjali të shkurtër por shumë domethanse:

Njerëzit janë të lidhun prej kafshatës së gojës! Pikërisht kjo po ndodh edhe sot, kur grupimet drejtuese në politikë po mundohen t’i mbajnë njerëzit të lidhur prej kafshatës së gojës, duke u munduar kështu të shkelin e të përdhosin dinjitetin e individit, të cilin Krishti e ngriti lart me Lavdinë që fitoi mbi Kryq.

Atyre që e dënuan, Padër Meshkalla iu tha:

Më dënoni sa të doni, mbasi nuk keni se ç’të më bani. Unë prap se prap do dal sepse ju shpejtë keni për të mbarue, mbase shoqi-shoqin keni me hangër e aty asht fundi juej! Feja e Krishtit s’mbaron kurrë!

Po të ishte gjallë, Ai kështu do t’u drejtohej edhe drejtuesve të sotëm që shumë të ndryshëm nuk janë nga ata të djeshmit. Sipas Tij, të papenduarit e sotëm, tek ecin moskokëçarës në rrugën e baballarëve për qëllime përfitimi në para publike dhe karrierë, do rrënojnë njëri-tjetrin, sepse grykësia për para dhe për abuzime me pushtetin u ka errësuar sytë. E në të vërtetë ashtu ndodhi, siç e parashikoi Ai. Padër Meshkalla bani 10 vjet burg e doli. Por do t’kalonte dhe shumë vite të tjera në burg e kampe interrnimi. Kjo ishte vetëm një pjesë e jetës së tij mes persekutimeve. Ndaj këtyre vuajtjeve atë e mbante në jetë dhe me kurajo “Zoja e bekueme”-siç shprehej vetë ai. Mundimet i përballonte sepse donte të ishte zëri i një populli të shtypur, të fliste kundër padrejtësive dhe modelit ateist antinjeri që po impononin armiqtë e shqiptarëve dhe disa shqiptarë të pashkollë që rezultuan armiqtë e vetvetes.

Njiherë në burg shkon Mehmet Shehu e i drejtohet Padër Meshkallës: He, a ke xan mend apo jo? E ai i përgjegjet: Zotni kryeministër, me xan mend xanë fëmija, unë e ti nuk kemi ç’ka me xan mend të tjera. Po kështu, nji tjetër herë, Mehmet Shehu shkon në burg me gjeneral Gjin Markun dhe e provokojnë Padër Meshkallën që ai të fliste.

Ky u kthehet dhe u thotë: Na jemi nën dhè e ju mbi dhè, por na jemi ma t’fortë se ju! As ma pak e as ma shumë se nji prift katolik model, atdhetar e burrë i fortë siç ishte Padër Pjetër Meshkalla. Nji ditë në burg shkoi për vizitë drejtori i burgjeve të Shqipnisë, ndërsa Ai po merrej me lulet.

Kur pa Padër Meshkallën duke punue, drejtori komunist e pyeti: Pse po punon kaq bukur, ti nuk na don ne?! Ai iu përgjegj: Asht e vërtetë se nuk ju due por më pëlqen me ju ba me e lëvdue punën e armiqve tuej!

Kjo ishte mënyra me të cilën Ai i përdhoste xhelatët e tij. Prej kohëve kur ishte bari e mësues i të rinjve, vlen të veçohet nji episod kur Padër Meshkalla hyn në klasë e u thotë nxansvet: Të çohet në kambë ai që ka thye xhamin me top!

Nji prej nxansve çohet e thotë: Xhamin e ka thye X-i. Ai e nxjerr nxansin qi foli përpara klasës, e ndëshkoi me nji shputë të lehtë e i thotë: Un nuk të thash me më tregue ti kush e theu xhamin, por kërkova me u çue në kambë ai vetë e me tregue, mbasi kjo që ban ti asht me u ba spiun i shokvet e prandaj un të ndëshkova. Fajtori duhet të ketë guximin me diftue vetë fajin e vet.

Ai i ndëshkonte veset e sidomos atë të spiunit. Kjo ishte edukata jezuite që Ai i jepte rinisë. Në poezinë e tij “Hipokrizia” shprehet qartë dufi me të cilin i luftonte veset. …mos të jem un ujk i veshun me lëkurë kingji, as varr i zbardhun jashtë e mbrende kufomë.

Kurse sa për protagonizmin e tij, tregon qartë episodi kur nji prift i shuguruem msheftas në 1962 i tregon Padër Meshkallës se si Monsinjor Çoba i kish mësue atij gjashtë arsyet përse njeriut i duhet me heshtë. Padër Meshkalla i përgjigjet priftit të ri: Shko e thuej Monsinjorit me të mësue gjashtë arsyet që duhet me folë, se s’asht ma koha me heshtë! Pra ky meshtar i madh dhe burrë i drejtë besonte tek Fjala dhe tek aksioni katolik.

Për kët arsye i ndenji besnik Fjalës së Zotit, fesë së Krishtit dhe flamurit të Gjergj Kastriotit. Motoja e Tij ishte: “Vllazen me të gjithë. Kësodore kemi me provue me fakte se asht e mundun bashkëjetesa ma paqësore e ma e frutshme me besime t’tjera.” Njeni prej bashkvuejtësave të tij në burg pat thanë: Padër Meshkalla asht njeriu ma i madh qi kam njoftë. E ky njeri u ndeshkue shumë rreptë, pikërisht sepse guxoi dhe e vuni figurën e Padër Meshkallës përmbi figurën e Enver Hoxhës dhe të Stalinit “të madh”.

E prandaj burrave si Ai, do t’u kujtohen veprat, do t’i këndohen kangë dhe do t’u shkruhen vargje pa fund në gjuhën e Fishtës, mikut të tij dhe njëkohësisht babait të kombit të ri shqiptar.

Padër Meshkalla, meshtar katolik S.J. e të tjerë si Ai, që nuk do t’i lamë pa kujtue në faqet e ardhshme të kësaj gazete, shkruar me gërmat e Fishtës në gjuhë arbnore; ata që me gjak e eshtra i kan mbushë themelet e kombit, janë shenja e forcës së Fesë së Krishterë dhe Lavdisë së Kombit shqiptar në sytë e mbarë botës.

ZËRI YNË PËR LIRI, DREJTËSI, PAJTIM, DITURI DHE BASHKIM KOMBËTAR

Image result for skender kodra

Akademik Prof.Dr.Skënder KODRA,Ph.D


(Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve, Nju-Jork, SHBA)

ZËRI YNË PËR LIRI, DREJTËSI, PAJTIM, DITURI DHE BASHKIM KOMBËTAR

Pikësëpari, do të doja ta falënderoja hartuesin e kësaj Monografie publicistike z. Mehdi Hyseni, që më dërgoi kërkesën për t’i shkruar ca rreshta për Ilir Konushefcin dhe për mjekun Hazir Mala, të cilët si vëllezër dhe ushtarë të pandashëm dhe besnikë të UÇK-së rënë dëshmorë nga dora e zezë e pabesë në Tropojën e Shqipërisë, më 9 maj 1998. Mirëpo, edhe pse kaluan 20 vjet, shteti shqiptar ende nuk ka bërë kurrfarë hetimi dhe kurrfarë gjyqi për t’i nxjerrë përpara gjyqi dhe drejtësisë kriminelët e atij akti terrorist politik. Një heshtje e tillë është absurde, e turpshme, antiligjore dhe antihumane, që bie ndesh me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Image result for mehdi hyseni
Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni,Ph.D

Edhe pse profesioni dhe shkenca ime është mjekësia, nuk hezitova fare që t’i përgjigjem pozitivsht ftesës së z.Hyseni, duke qenë se kam njohuri të bollshme edhe për rrjedhat dhe për proceset historike dhe politike nëpër të cilat ka kaluar populli im shqiptar gjatë shekujve, që nga epoka e lavdisheme e Skënderbeut e deri te figura e ndritshme madhështore e UÇK-së e heroit dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

Image result for gjergj kastriot skenderbeu


Për shkak të përcaktimit tim patriotik në shërbim të kombit dhe të atdheut kam qenë i survejuar, i përndjekur, i arrestuar dhe i burgosur në burgjet e Pejës, të Gjakovës, të Ferizajt , të Prishtinës, të Suharekës dhe në burgun qendror-CZ-në e Beogradit. Si shkak dhe pasojë e gjithë kësaj katrahure jetësore, në vitin 1969 qesh i shtrënguar të emigrojë në Itali. Mëpastaj emigrova në Amerikë, ku pas një viti mora statusin e refugjatit politik.

Image result for adem jashari

E gjithë kjo ndikoi që unë, edhe në Amerikë të vazhdoja me jetësimin e ëndrrës sime, duke punuar dhe studiuar pa ndalur ditë e natë, duke mos e harruar Kosovë dhe popullin tim të robëruar me shpresën e pathyer dhe me besimin e patundur se një ditë, do ta shihja Kosovën e lirë dhe të çliruar nga pushtuesi shekullor barbar serb. Dhe, këtij qëllimi jetësor ia arrita falë mbështetjes së bashkatdhetarëve të mi në Nju-Jork, në Çikago, në Michigan, në Filadelfi, në Boston, në Konektikat, në Uashtington, në Dallas, në Florida e Sanfarncisko etj. Kjo bëri, që ne bashkërisht të mos kursenim as gjumin, as shëndetin, as kohën e lirë, as djersën, as mundin e as paranë për lirinë e Kosovës.

Prandaj, as tani nuk më dhimbset koha e as përpjekjet, që t’i kontribuoj drejtësisë, kur është fjala për zbardhjen e rastit të vrasjes së heroit Ilir Konushefci dhe bashkëluftëtarit të tij të UÇK-së, Dr Hazir Mala.

Image result for ilir konushevci

 Heroi Ilir Konushefci

Për ta përmbushur borxhin ndaj këtyre dy heronjve, me qëllim të njohjes së meritave të jashtëzkanoshme në uniformën e UÇK-së, do të kërkojmë ndihmë jo vetëm nga institucionet dhe nga titullarët e shtetit shqiptar, por, do të trokasim në të gjitha dyert e sistemit të drejtësisë në Amerikë, në Kombet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian për ta vërë në vend drejtësinë për Ilir Konushefcin dhe mjekun Hazir Mala, kush i vrau dhe pse i vrau?. Për këtë qëllim, nuk do të kursejmë asgjë, ashtu sikurse për Kosovën e sotme të lirë dhe sovrane.

Image result for hazir malaj


Prandaj, për këtë arsye, pa asnjë hezitim pranova me kënaqësi, por edhe me dhembje, që të shkruaj ca rreshta për Ilirin dhe Hazirin-heronj të denjë të Kosovës, duke i pyetur pushtetarët e sotëm të Shqipërisë, pse deri më sot (1998-2018) institucionet dhe organet e tyre shtetërore nuk kanë asgjë për zbulimin e vrasësve kriminelë të Ilir Konushefcit dhe të Hazir Malës?!

-Edhe sa 20-vjetësh, duhet të kalojnë, që ligji dhe drejtësia e Shqipërisë të flasin të vërtetën se kush qëndron pas vrasjes së Ilir Konushefcit dhe Hazir Malës. –Kush kishte aq interes të madh, dhe aq përfitim për eliminimin e tyre në formën më barbare (ashtu siç vepronin kriminelët paramilitarë, policë e militarë serbë, duke vrarë, ekzkeutuar dhe masakruar shqiptarët në Kosovë), kur Kosova kishte nevojë për pushkën e tyre si për ujin, për bukën dhe për dritën e syve?

Ky imoralitet, kjo papërgjegjësi dhe kjo padrejtësi 20-vjeçare e shtetit shqiptar ndaj Ilir Konushefcit dhe Hazir Malës më tmerron dhe më shqetëson tej masës, edhe si njeri, edhe si humanist, edhe si institucion, edhe si veprimtar shumëvjeçar i kauzës së shenjtë kombëtare shqiptare.

Në asnjë formë nuk mund të hesht dhe të pajtohem me një padrejtësi të tillë, që ka lënë në ferr, të murkulluar dhe të mjegulluar vrasjen e heronjve Ilir Konushefci dhe Hazir Mala.

Prandaj, unë si viktimë e diskriminuar dhe e terrorizuar me vite nga UDB-a serbo-jugosllave dhe nga klyshët e saj kusilingë shqipfolës, që nga vitet e 60-ta të shekullit XX, si shërbëtor dhe luftëtar i paepër i çështjes kombëtare shqiptare (që nga mosha rinore si nxënës i shkollës së mesme në Pejë dhe në Gjakovë, ku në asnjë vend në Kosovë, organet terrorizuesr policore dhe të sigurimit të UDB-së, nuk më lënin të qetë e me shumë vuajtje, që ta vazhdoja shkollimin) i frymëzuar, i edukuar dhe i arsimuar në shkollën patriotike të familjes sime, ashtu sikurse Ilir Konushefci, Hazir Mala me shumë shokë dhe bashkëluftëtarë të tjerë të UÇK-së, asnjëherë nuk e kam lakuar rrugën dhe nuk kam ndryshuar mendjen, që të tërhiqem nga llogoret e qendresës dhe, për interesin ose për përftimin personal timin, të braktisja idealin tim për lirinë e Kosovës dhe për bashkimin e saj me Shqipërinë.

Këtë ideal dhe atdhedashuri e kam rrënjosur thell dhe me pasion të zjarrtë në vetëdijen e fëmijëve të mi, që ta duan, të luftojnë dhe kurrë të mos e harrojnë gjuhën shqipe, traditat, zakonet, kulturën dhe historinë e kombit dhe të atdhut të vet. Kjo dashuri qe edhe bazë e fortë, që fëmija ta kuptojnë edhe mjedisin dhe realitetin e vendlindjes-Amerikës së bekuar, që na dha bukë, jetë, ekzistencë, edukatë, arsim dhe shumë favore për një jetë normale, të lumtur, të sigurt dhe në mirëqenie të plotë.

Ideali dhe dashuria ime për të parë Kosovën e lirë u bë realitet më 17 shkurt 2008, kur Amerika me aleatët e saj evropiano-perëndimorë ia njohën pavarësinë.

Prandaj, e falënderoj Zotin, Amerikën dhe UÇK-në me heroin Adem Jasharin në krye, që pas 100 vitesh e çliruan dhe e pavarësuan Kosovën nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.

Për këtë qëllim madhor ranë dëshmorë edhe heronjtë e Kosovës, Ilir Konushefci dhe mjeku Hazir Mala. Prandaj, emri, vepra dhe amaneti i tyre i pavdekshëm, edhe nga varri na thërret, që me çdo kusht, ta detyrojmë drejtësinë e shtetit shqiptar, që ta thotë fjalën e vet të fundit, jo vetëm, që këtë plagë të dhembshme t’ia shëronte familjes, por qetësonte edhe mbarë opinionin publik shqiptar se si u vranë dhe kush i vrau Ilir Konushefcin dhe Dr.Hazir Malën në Tropojë, më 9 maj 1998.

f120404.jpg NJUJORK, 12. april (FoNet/AP) - Narednik Isa Kodra, pripadnik americke Nacionalne garde i dobrovoljac ilegalne "OVK", stoji ispred "stroja" dobrovoljaca, u Jonkersu, drzava Njujork, koji ocekuju da iz Njujorka carter letom otputuju u Tiranu. vi/zj . (AP Photo/Stephen Chernin)

Isa Skendër  Kodra(AP Photo/Stephen Chernin) 


Pasiqë UÇK-ja me luftën e saj guerile për shpëtimin e popullit dhe të Kosovës u bë legale dhe doli në skenën ushtarake dhe politike, duke u bërë faktor vendimtar për përcaktimin e fatit të saj, në saje të mbështetjes së Amerikës në Konferencën e Rambujesë në mars të vitit 1999, edhe ne shqiptarët në Nju-Jork Amerikës nuk qëndruam duarkryq, por krijuam forcën tone ushtarake “Batalioni i Atlantikut” ku ndër vullnetarët e tij, u rreshtua edhe biri im I dashur e trim, Isa Kodra, i gatshëm për të luftuar dhe për të dhënë jetën për të çliruar Kosovën nga Serbia çetnike fashiste.

Image result for agim ramadani

Heroi Agim Ramadani 

Kështu, biri im së bashku me djelmoshat sypatrembur të “Batalionit Atlantikut” fluturuan në Kosovë për të luftuar krah për krah me Ilir Konushefcin, me Hazir Malën, me Agim Ramadanin, me Fehmi e Xhevë Lladrofcin dhe me heronjtë e tjerë të UÇK-së ,me qëllim që përgjithmonë ta debonin armikun pushtues serb nga Kosova.
Image result for Fehmi lladrovci

Heroi Fehmi Lladrovci 

Prandaj, moralisht, kombëtarisht dhe ligjërisht si baba i ushtarit të UÇK-së, Isa (Skënder) Kodra) dhe si kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork të SHBA-së, APELOJ Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, që urgjentisht të ngrejë proceset gjyqësore për ndëshkimin e ligjshëm të kriminelëve, që kanë urdhëruar dhe kanë vrarë bijtë më të mirë të popullit, kolonelin e UÇK-së, Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malën, bashkëluftëtarë të tij nga Tropoja e Shqipërisë.

Pra, në emrin tim personal si humanist, si mjek, si shkencëtar dhe si shqiptar, si dhe në emër të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork kërkoj drejtësi për Ilir Konushefcin dhe për Hazir Malën, të cilët Kosovës ia dhuruan jetët e tyre, që populli dhe Kosova ta gëzojnë lirinë dhe pavarësinë e merituar.

Lavdi emrit dhe veprës së tyre heroike dhe patriotike!

Nju Jork,23 Janar 2018

2017/12/21

Letër nga New York-u

Janari - Muaji i Isa Boletinit!

Nga Mimoza Dajçi
New York
Dhjetor 2017

Edhe pak ditë në kalendar hyn muaji janar 2018. Mendja më shkoi ta njoh si Muaji i Isa Boletinit. Pikërisht më 15 Janar të vitit 1864 erdhi në jetë Heroi i Kombit tonë Isa Boletini, por edhe plumbi armikut në këtë muaj i mori edhe jetën më 23 Janar 1916. Çfarë tregon se shkjau dhe pushtuesit osmanë nuk e mirëpritën ardhjen e tij në jetë. E ndien si duket se çfarë humbje do të gjenin prej tij. Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Shalës së Bajgorës. Ai rrjedh nga një familje e njohur për patriotizëm si në Mitrovicë ashtu edhe në tërë Vilajetin e Kosovës. Isa është një nga luftëtarët e paepur të periudhës së Pavarësisë, legjendë e çdo momenti historik për shqiptarët. 
Historia e jetës dhe veprës se Isa Boletinit është historia e një patrioti legjendar që me sakrificat e tij hodhi një gur të madh në themelet e shtetit të pavarur shqiptar. Ishte pikërisht qëndrimi patriotik i tij dhe mijëra burrave të tjerë që mundësuan mbijetesën e popullit shqiptar.  
Isa Boletini ky bir i thjeshtë e i dashur i popullit të Mitrovicës heroike, i pasur, por i varfër deri në vdekje, pasi gjithë pasurinë e vuri në shërbim të vatanit e luftës për paqe e liri. Pa dashur të përfitoj tituj e ofiqe nga veziri i Turqisë kthehet pranë Kullës, familjes e njerëzve të tij për të vazhduar amanetin e të parëve të tij të atit Ademit e vëllait të madh Ahmetit, të cilët u vranë që tokat shqiptare të jenë të lira e të pauzurpuara nga turqit, shkjau apo  pushtuesit e tjerë.
Isa Boletini ishte besnik i Ismail Qemalit, i cili vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë hyn triumfator në qyetin e Vlorës bashkë me trimat e tij të armatosur kosovarë. Më shumë se forca e tyre vlente gjesti dhe mbi të gjitha fjala e përhapur se Ismail Qemalin e ruante Isa Boletini dhe luftëtarët e tij. Kaq mjaftoi që edhe ata shqiptar gjakprishur që ishin kundër Pavarësisë, të mos guxonin të sulmonin Plakun  e Vlorës. Isa i kishte dhënë besën se jeta e tij dhe luftëtarëve që ai drejtonte do ishin për Shqipërinë e lirë dhe në fakt ai nuk e shkeli kurrë besën e dhënë. Isa Boletini nuk dorëzohej e nuk përkulej para askujt, prandaj që në moshën 54 vjeçare fitoi të drejtën të quhej "Bacë" titull që nuk fitohej lehtë ato kohë.  
Një guxim madhor e historik e shtyu trimin e Kosovës martire për të ndërrmarë udhëtimin kalorsiak drejt firmosjes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë. Pavarësisht rreziqeve të rrugës, dimrit të egër e armikut të pabesë, 100 trimat e tij, djem, nipa, e luftëtarë të lirisë nuk e lanë vetëm, sëbashku u nisën drejt Vlorës heroike të Isamil Qemalit. Dhe ashtu me respekt e dashamirësi u prit nga Plaku i urtë e populli i Vlorës, ku u përul plot respekt para Flamurit të Kuq me Shkabën Dy Krenare. Gëzim e brohorima për ditën e madhe - Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Kudo oshëtiu  Sheshi e Vlora mbarë nga ky sihariq vendimtar për të ardhmen e vendit. 
Bacë Isa si një figurë embelemë historike me kapacitete botërore është bërë i njohur përveç të tjerave edhe për ngjarjen në Londër. 1913, kohën kur Delegacioni Shqiptar do të takonte Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë Eduard Grejin. Në hyrje roja i kërkoi me xhentilesë të dorëzonte revolverin. Isa u bind e ja dha pa fjalë. Pasi përfunduan bisedimet Ministri Anglez Greji i thotë me shaka: "Nesër gazetat do të shkruajnë se, atë që nuk e bëri  dot ushtria e pamat osmane e bëra unë. Isa Boletini u çarmatos vetëm në Londër". 
Por përgjigja e Isa Boletinit ishte e menjëhershme: "Jo besa Lord, as në Londër jo". Dhe nxorri një tjetër revolver që e mbante fshehur në brezin e mesit. 
  Shumë ngjarje, sakrifica e mundime do të kapërcente Isa me trimat e tij në kohë e periudha të ndryshme. Vital e i papërkulur del portreti i tij fisnik para çdo kujt qofshin edhe njerëz të pushtetshëm botëror të kohës. Mbi Isa Boletinin serbët përpiqeshin të hidhnin baltë herë pas here, madje për të ngjallur panik në rradhët e luftëtarëve dhjetëditëshin e dytë të muajit nëntor 1912, përhapën lajmin se ai ishte vrarë. Thuhej se gjenerali serb Zhivkoviç e kishte urdhëruar të udhëhiqte sulmin ndaj ushtrisë turke, por Isai i kishte thënë se në vijën e parë duhej të qëndronin serbët e jo shqiptarët. Dhe në sherr e sipër Zhivkoviçi e kishte vrarë duke e akuzuar për tradhëtarë. Në të vërtetë Isa ishte gjallë e po udhëtonte me trimat e tij drejt Vlorës.  
Sipas ngjarjeve të treguara nga nipi i tij Tafil Boletini, i pranishëm në çdo ngjarje dhe udhëtim të axhës Isë, na ka treguar se Isa u vra tradhëtisht nga konsulli frances dhe frocat sllavomalazeze sëbashku me shtatë nga njerëzit e tij në Podgoricë, mbi Urën e Moracës, më 23 janar 1916. Ndërkohë që edhe Konsullata anlgeze e ftoi për ndihmë, por ai si njeri i besës, pranoi ftesën që i afroi i pari konsulli frances, që në fakt ishte ai vrastari i parë dhe i vërtetë, e për këtë akt qeveria francese duhet të kërkojë falje.
Për Isa Boletinin kane shkruar shumë shkrimtarë të huaj austriakë, rusë, francezë, anglezë, gazetarja amerikane Bertha Spencer. Shtypi amerikan i kohës ka shkruar artikullin me titull: "Isa Boletini, heroi që duhet të njihni". Për Legjendën Isa Boletini kujtime dhe shënime nga më të famshmet ka lenë dipllomai anglez Aubrey Herbert, i cili ka patur rast ta takojë Isën dy herë në jetën e tij në vitet 1912 dhe 1913. 
Sot në Mitrovicë "Kulla e Isë Boletinit" njihet e mirëmbahet si Muze Kombëtar dhe është nën kujdesin personal të nipit të tij Gazmend Boletini, i cili kryen një punë vërtetë të shkëlqyer në këtë drejtim e gjej rastin si autore e këtij shkrimi që në emrin e tij e në emër të Familjes Boletini, të falenderoj publikisht biznesmenët e patriotët e njohur te çështjes kombëtare Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, të cilët i kanë dhuruar këtij Muzeu një shumë të konsiderueshme në dollarë. 

***

Dikush më pyeti mua sot: Mimoza pse harxhon kam shumë kohë nga vetja, e gjithë këtë sakrificë që bën për kombin si në Shqipëri ashtu edhe në Amerikë ku sot jeton. Pse e bën për para, për tu dukur apo se e ndjen? 

Me ju tregu të drejtën me preku kjo pyetje sa dashamirëse aq edhe tinzare. Dhe përgjigja ime ishte kjo: Unë nuk paguhem për atë çfarë sakrifikoj për kombin tim Shqipërinë, Kosovën, Amerikën e mbarë popujt në botë. Unë nuk jam e pasur, por kur edhe grante i janë afrur organizatës "Hope & Peace" që unë drejtoj, u kam thënë mikeve të mija se: Mirë do të jetë që ato fonde ti kalojnë të sëmurëve me kancer dhe institucioneve kërkimore që studjojnë këte sëmundje. Për mua Geni mbetet Gen, dhe unë nuk dal dot nga gjaku i të parëve të mi". 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...