Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/02/12

Pritet ardhja e këngëtarës shqiptare - Rita Ora në Kosovë


 Rita Ora released her debut album in 2012

Këngëtarja Rita Ora do të performojë në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Nesër në mbledhjen e Qeverisë do të miratohet buxheti për ardhjen e këngëtares së njohur, Rita Ora.

Buxheti që është parapa të ndahet për këtë eveniment kap vlerën e 300 mijë eurove.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, njëherësh pjesë e Këshillit Organizativ për Shënimin e 10 të Pavarësisë.


“Ky buxhet pritet të miratohet nesër dhe është vetëm një çështje procedurale. Ardhja e yllit botëror në Kosovë, ka shpenzimet e veta, dhe asnjë nga kompanitë vendore nuk mund ta kryejë organizimin pa bashkëpunimin me ndonjë kompani rajonale”, ka thënë Behramaj.

Kujtojmë se ajo përherë e ka përkrahur vendin e saj në pothuajse secilën paraqitje nëpër botë dhe me mburrje ka treguar se vjen nga Kosova.


Deklarata e Pacollit, ka ardhur pasi edhe Qeveria ka sqaruar se Rita Ora do të vijë në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë dhe se nuk ka ndryshuar asgjë rreth organizimit të 17 Shkurtit, ashtu siç dyshohej.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë  se nuk ka asnjë anulim rreth festës dhe organizimit për 17 shkurt, së këndejmi edhe koncerti ku e ftuar është këngëtarja Rita Ora.

Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj.


NJË ROMEO DHE ZHULJETA E KOHËS SONË DHE SEKURITIVI Yahoo /


  • From: Sotir Athanasiou <sotir.mimi@gmail.com>
    To:Flori Bruqi@yahoo.com 
    12 Feb at 13:40
    Miku im, Prof.Dr.FLORI, përshëndetje nga Athina! 




  • Image result for Sotir Athanasiou


  • Me rastin e ditës së SHËN VALENTINIT, bashkë me kënaqësinë time që të gëzoni shëndet të mirë, forcë dhe frymëzim krijus, po Ju përcjell edhe këtë tregim titulluar: 

    "ROMEO, ZHULJETA DHE SEKURITIVI"

    Kam një lutje që tregimi të rrijë I botuar,  më 14, Mars, DITËN E SHËN VALENTINIT edhe pse 
    brënda ka një dramë të fuqishme, në prag të tragjedisë.
    I bindur në mirëkuptimin Tuaj,  ju para falenderoj!  

    Shumë shoqërisht, 
    SOTIR ATHANASI, 
    Athinë, 
    12, Shkurt, 2018! 

           SOTIR ATHANASI
    NJË ROMEO DHE ZHULJETA 
            E KOHËS SONË
           DHE SEKURITIVI
     (Tregim për Shën Valentinin)

    Buqeta me lule qëndronte ende mbi tavolinë. Atë nuk e meritoi as tregimi I fundit që bënte fjalë për sakrificën ditën e Shën Valentinit. Njëzetë kilometra rrugë të përshkuara me këmbë për të takuar të dashurën, u lanë mënjanë e tregimi u rreshtua pranë të tjerave të rëna poshtë si gjethe nga buqeta.  Arsyetimi për t'a vlerësuar ishte jo vetëm llogjik,  por edhe i thjeshtë: Maratonomaku bëri 42 km. e kusur. Vërtet ai shpuri në Athinë lajmin e fitores, por të takosh të dashurën në distancë, mos vallë është më pak triumfuese?
    - Po. Është më pak. Dhe për këtë do të na flasi shekuj më pas, poeti hungarez Sander Petef: “Për dashurinë jap jetën. Por për LIRINË, e jap edhe dashurinë”, - tha poeti I shoqërisë sonë: Luani, për të plotësuar: - Për Atdheun, jepet edhe Jeta, pra edhe Dashuria
    Këtë dëshmi pranuar nga të gjithë, por edhe raskapitjen e  "Maratonomakut-dashnor", e rrëzoi dikush.
    Shkaku? Gradiacion I pamjaftueshëm, - tha njëri nga ne që, vazhdimisht metaforat i gjente pranë shishes së rakisë. 
    - Sepse të ka ndihmuar hapi i parë që duhet të ketë qënë si I  çmëndur, por  veprimi s’qe prej të marri, - tha një I dytë, gjithashtu profesionist në të pirë, por që, kundërtinë e gjërave të dy e nuhasnin dhe dinin t'a argumentonin nga pozicioni i tyre që ua kishte zili çdo mashkull esëll. 
    Rrëzimi pra, ishte llogjik. Kërkohej e padëgjuara.
    Ishim pesë burra dhe të gjithë kishim rrëfyer historitë tona. Secilit nga ne i qe dukur se do të tejshpinte caqet e konturimit në kuotën e buqetës me lule për heroizmin karshi të dashurës së tij.
    Kur erdhi ai ( të cilin unë mezi e prisja), Ai që do t’a meritonte vërtet këtë trofe-simbol, të gjithë,  thuajse e harruan shkakun pse ajo orkide zbukuronte dhe ermonte trapezën tonë. 
    Madje, edhe faktin që, klientela  do të kthente, mepatjetër kryet nga ne. 
    Zilia e sidomos  lakmia për t’a pasur atë që: 
    si një fqinjë e dashur për këdo, tundonte gjithkënd.
    Se ishte dita e Shën Valentinit dhe kjo ndjehej kudo, 
    sidomos në atë lokal mbushur me rini. 
    Veçse. . .
    Dikush madje, i kërkoi një  lule kamarjeres  dhe kur ajo, 
    ngrijti supet e hutuar, ai i tha:
    - Të paktën sillna një buzëqeshje t'a vëmë mbi tryezën tonë.  
    Se është DITA E "SHËN VALENTINIT". 
    Por ajo u hutua edhe më shumë për momentin. 
    Kur e kuptoi, u zgërdhi, gjë që nuk kënaqi askënd, aq më pak  klientin. 
    E qeshura e saj ngjante me një trëndafil të zhgaravitur nga shiu e të flakur në rrugë.
    Gjithsesi. . . .
    Ajo që do të dëgjoni, nuk mund të shpërblehet vetëm me një orkide. Jo.
    Asnjë kopsht I tërë me lule nuk e përmbush dot këtë rekord të ri e të paarritshëm.
    Ne  porositëm birë dhe meze, se të parat I pimë ashtu, thuajse  thatë, ngaqë kamarjeri na kishte sjellë dy pjata të përbashkëta me mëlçi.  Kuptohet që njeriu në shërbim u urdhërua të shtonte një racion  edhe për shokun tonë të sapombërritur.
    - Është rradha jote të tregosh sakrificën për Shën Valentinin, - I thashë unë
    Ai më hodhi një vështrim I befasuar.
    - Vërtet s’e keni marrë vesh?
    - Jo. Pse? Çfarë duhet të dinim?- bëra të paditurin dhe u bashkova me të tjerët që do të mësonin se ç’kishte ndodhur edhe sepse ai e dinte që Sekuritivi I  porsaardhur, ishte baxhanaku im dhe bënte pjesë prej kohësh në shoqërinë tonë të xingografisë, 
    ndonëse i një tjetër profili, ai qe.
    - Vërtet nuk e dini, apo kërkoni t’ua them unë? 
    - përsëriti pyetjen (ky personazh qëndror, për të cilin po shkruaj)
    dhe iu drejtua të tjerëve. 
    Kësaj here, mesadukej, kërkonte të bindej që, sekreti nuk kishte dalë nga unë. 
    Dhe nuk u gabua. Se: për atë ngjarje, krejtësisht të pazakontë, 
    për të mos thënë të pangjarë, por të jashtëzakonshme, 
    duhet të fliste vetë i zoti.
    Të gjithë ngrijtën supet dhe e siguruan se nuk dinim asgjë të veçantë për 'të.
    - Këtë buqetë me lule, do t'a shpinit mbi varrin tim në qoftëse ditën e SHËN VALENTINIT të vitit që shkoido të qe realizuar kurthi që më ngrijti, ish burri i asaj që unë dashuroj dhe që do të bëhet së shpejti gruaja ime.
    Mënjanë hatërmbetjes pse kishte heshtur një vit të tërë. 
    Kaq mjaftoi që të lëmë,  jo vetëm gotat, por edhe mbllaçitjen. Të hapnim mirë veshët e të dëgjojmë. Gara qëndron ende e çelur për fitoren e orkides. Porositë akoma nuk kishin ardhur dhe ne kishim të gjithë kohën e mjaftueshme për të dëgjuar historinë. 
    Edhe diçka tjetër: ishim të ndërgjegjshëm se për emrin e së dashurës, 
    burri i vërtetë, është i heshtur si shkëmbi.
    Në rastin konkret, edhe pse mund të bëhej përjashtim, ne nuk e kërkonim.
    Veprimin po. Dhe Ai, s'kishte pse t'a mbante të fshehtë.

    - Agjensia turistike ku punonte e dashura, ndodhej në katin e shtatë. 
    Kurse, studioja ime e pikturës, siç edhe e dini, është një kat më sipër, 
    por në një pallat dy kuadrate më tutje, - nisi kështu tregimin . . ., mëtuesi I orkidës. 
    - Për dashurinë tonë, (kështu kujtonim ne, si të gjithë të dashuruarit e vërtet)
    nuk kishte dijeni njeri tjetër në atë godinë, përveç sekuritivit në hyrje. 
    Edhe ky rastësisht, tek po dilte nga takimi me të dashurën e tij që punonte  në një klub në të njëjtin kat, na pa duke u puthur teksa ajo po më përcillte në ashensor.  Buzëqeshi dhe u largua.
    Unë, me ‘të nuk është se kisha ndonjë shoqëri, edhe sepse rastiste ndonjëherë të uleshin në një trapezë, këtu si sot. Kjo më bënte që , gjatë hyrje - daljeve,  nuk ia kurseja përshëndetjet e mirësjelljes me buzëqeshje, si vërsnikë rioshë e tani, si të dashuruar rishtas.
    Veçse, më duhet të pohoj që të dyve nuk na pëlqeu kjo. . . , flagrancë, të themi. 
    Se, në fund të fundit e tillë ajo qe.
    Sekuritivi e kishte komshie atë dhe fatmirësisht, kur zbrita, do të më tregonte, se burri i saj 
    kish një egërsi të lindur.
    Kështu do t'a emërtonte ai. - Prandaj edhe fqinja ime, e kishte hedhur dashurinë tek ju, z.piktor, - do të përfundonte fjalinë.  
    Sekuritivi,  kishte vënë re, se ata  grindeshin edhe tek zbrisnin nga ashensori. Se e sillte dhe e merrte vetë nga vëndi i punës. Xhelozia e tij e linte ku e ku atë që kemi parë tek Otello.
    Të gjitha këto,  nuk është se nuk i dija. Mbasi m'i kishte thënë edhe e dashura. Por gjithsesi  vërtetonin fjalët dhe shkaqet e saj, pse s'mund të vazhdonte jetën me atë njeri. 
    - Ji I  kujdesshëm,  por mos iu trëmb, se ai është frikacak dhe, atë që nuk ka guxim të t’a bëjë ty, i zbrazet asaj që ti dashuron.
    Kjo  qe porosia e Sekuritivit.
    Që kishte dorë, edhe unë e dija. Por, s’mund t’i dilja hapur nga që ai zyrtarisht  ishte i shoqi dhe serioziteti e kërkonte, të zhbëhej si i tillë. Ajo njihej ende grua e martuar pavarësisht se jetonin të ndarë  secili në dhomën e vet, brënda një kulmi.
    Kërcënimi se do t’a vriste, po t’a gjente në shoqërinë e dikujt, e tmerronte, me të drejtë, vajzën.
    (Se, lavdi Zotit, ende nuk kishin fëmijë ). 
    Kësaj I trëmbej ajo më shumë se ç'do gjëje tjetër, deri në panik. 
    Gjyqi do të zhvillohej pas dy ditësh,   dhe unë nuk dëshiroja në asnjë mënyrë, 
    që ajo t’a humbte atë proces të cilin e kishte thuajse të fituar për faj të tij.
    Dhe ishim në vigjilje të ditës së SHËN VALENTINIT.
    Të nesërmen, unë kisha vajtur aty në kohën e drekës. 
    Në dorë, siç është e kuptueshme, mbaja një orkide si kjo që keni vënë këtu mbi tavolinë. 
    Nuk kishim këmbyer ende mirë përshëndetjet dhe puthjet  e para, kur më bën zile Sekuritivi me të cilin sapo isha ndarë në hyrje, përpara se të merrja ashensorin. 
    E hapa celularin dhe dëgjoj zërin e tij që folii shkurt, por I alarmuar: 
    - Avulloju! Ai po vjen nga shkallët drejt teje! 
    S'ishte e nevojshme të pyesja se kush. Dihej për kë bëhej fjalë.
    Gjëja e parë që më ra në mënd ishte: më paska përgjuar dhe më ka ndjekur nga pas. 
    Xhelozia çfarë nuk bën. 
    S’kishte kohë për fluturime filozofike. 
    Kërkohej shpejtësi, fshehje të provave fluturimthi, nga unë, kërkohej. 
    Prandaj, së pari rrëmbeva ngutshëm, buqetën e luleve nga tryeza e punës së të  dashurës dhe e vendosa tek ajo  e bashkëpuntores tjetër karshi që, për momentin ishte larguar  me shokun e saj, si gjithë personeli në atë godinë zyrash, si ditë e shënuar që ishte.
    Përvoja në shumëkatëshin ku banoj, më kishte bërë që të mbaja çelësin që e hap portën e kafazit të ashensorit kur ai difektohet me njerëz brënda. Nuk duroja dot thirrjet dhe alarmin e banorëve të bashkëmbyllur  në atë kabine metalike. Fakti që gjithë ditën e kaloj në studion time, më bën të dëgjoj, ndonëse jo shpesh,  komplet rastet  difektoze të atij mekanizmi qytetërues.
    Angari, por falë asaj përvoje të bezdisshme, gjeta ganxhën e shpëtimit. 
    Çështja e së dashurës sime me burrin ligjor, zgjidhej nesër 
    dhe rregullohej kështu një gabim biologjik. 
    Kurse, nderi i saj, me patjetër, duhet të mbrohej sot dhe mbante të pastër e të respektuar karakterin e saj moral.
    Futa dorën në xhep dhe u sigurova se çelsi I ashensorit, ndodhej aty. Sfida kërkonte çmëndurinë. Unë e pranova atë. Prandaj, instiktivisht me ngutin e një shpajtësie-rrufe,  
    hapa portën e kafazit të ashensorit dhe u futa brënda.
    E mbylla atë dhe U kapa në kapriatat metalike.
    Dija që aty, një tip leve mund të pengoje drejtimin që të parandalonte ashensorin të ngjitej deri tek unë. 
    E bëra, por, nuk është se e kisha provuar më parë.
    Prandsj, a do të funksiononte? 
    Çështja ime të rrosh, a të mos rrosh, 
    vendosej nga ai çast,  
    Menjëherë.
    Aty! 

    Më në fund, ashensori u vu në lëvizje.
    Nga ai pus hekurash, shihja makaranë e çelniktë,  tek ulej në njërin krahë dhe kabinën metalike që ngrihej në krahun tjetër. Gjarpri po zbriste poshtë si të të donte të ushqente  përbindëshin i cili po ngjitej lart, drejt meje.  Zemra  po më rrihte me shpejtësi si të qe  kthyer në një kundramekanizëm i cili do të merrte në dorë fatin e jetës sime. Të kryente atë që s'bënin dot as mëndja dhe as krahët e mi. T’a ndalonte koshin metalik.
    Në një çast, me të dhjetat e sekondit, arsyetova:
    mjafton që unë të përqëndroj  shikimin te ajo masë gjigante e cila në një dekikë  të vetëm, m’u duk se nisi rrotullimin mbrapsht. Po.
    Ndaloi dhe vetëm atëhere, kraharori im u  mbush me frymë.
    Ç’kishte ndodhur? Ndonjë difekt. . . , ?
    Apo ishte numurimi kryengulthi i sekondave të jetës sime?
    Nga një tjetër plasaritje, ( gjithmonë në të dhjetat e mbase qindtat e sekondit ) pashë të gjithë procesin gjyqësor që do të zhvillohej të nesërmen dhe fitorja e të dashurës që mori divorcin për shkak xhelozie dbe jo tradhtisë që mëtonte i shoqi  si shkakun e ndarjes.
    Dhe, pas kësaj, vërtet ashensori u rinis dbe mua nuk më doli zemra nga kraharori, veçse tani, shpresëmadh te e pandodhura deri më sot e shihja me sy të zgurdulluar që ai të ndalej. Dhe. . .
    O Zot i madh, ai u ndali një herë e mirë në katin e gjashtë. Kjo vinte pas dy stacioneve dhe ishte e treta, e vërteta. Frenimi i tij i beftë, çuditërisht më ngjau me hingëllimën e një duzinë kuajsh të stërlodhur,  që tërheqin një karrocë dhe që ndalen njëherësh, për të mos shkelur njeriun që u ka dalë befas përballë. Madje, unë kisha ndjesinë edhe të zmbrapsjes së tyre si shkakun e asaj hingëllime-protestë. Thuhet se kuajt nuk e shkelin kurrë me dëshirën e tyre njeriun. Aq më pak, kur nuk e ndjejnë rrezikshmërinë e tij. Të jetë kjo diçka hyjnore, a si paisje e veçantë për të përballuar të papriturat e jetës? Mundet që t'i ketë paisur Qielli këto qënie të çuditshme edhe me cilësi të tilla huazuar nga njeriu? Apo është zhballancim  që bën natyra për të kompensuar të keqen që mund të detyrohemi të përballojmë nga frymorë të tillë mostra?

    (Ndërhyn autori për të shpjeguar paqartësinë dhe hutimin e Personazhit ):

    - Po, miqt e mi. Personazhi ynë, të cilin le ta quajmë Romeo, se dashuria e tij, siç do të vazhdojmë t'a shohim më pas, thuajse një fat të ngjajshëm e një fund tragjik i kishte rezervuar. Është për këtë arsye që, ai me ndërgjeje e priste kështu, t'ia sillte fantazia e tij e trazuar në tru, përfundimin allogjik. 
    -Thashë unë, - ndërhyri shoku ynë I metaforave me pije: 
    - vetëm një I çmëndur nga dashuria, mund të bëjë veprime të tilla. 
    Se dehja nga dashuria,  ia klon të gjitha llojeve të pijeve. Ajo nuk është lëng. E një gjë që s'është lëng dhe ti e do, është SHPIRT që SHPIRTIN tënd kërkon. 
    Prandaj edhe thuhet për një rioshe tërheqëse:  "ishte e bukur SI SHPIRT, QËNIA"! 
    Dhe kur ky shpirt të do siç edhe ti e do, atëhere vjen dehja. Pas saj, dashuria hyn në garë me çmëndurinë. Në finale,  asgjë s'mund të parashikohet.

    - E vërteta, miqt e mi - nisi sërish autori, - ishte krejt ndryshe. Dhe ja sepse: OTELLO, 
    ( le t'a quajmë kështu personazhin tjetër, xhelozin tonë, si mbeturinë e së shkuarës ),
    - Atavist,  - ndërhyri e tha dikush,
    OTELLO, nuk kishte marrë thikë me vete. Atë ia kishte lënë adashit të tij me ngjyrë, por trim.

    Otellua ynë, kishte dinakërinë e ODISESË: 
    Prandaj, hapat e tij, tejet të vrullshme, frenuan te portat e përgjimit.
    Aty nis e merr flatra dinakëria e Odisesë. Sapo qe njohur me metodën e nxjerrjes se njerëzve nga ashensori, që praktikonte ky piktor humanist. Si pasojë, mëndja e tij kishte përpunuar likuidimin e kundërshtarit duke përdorur, pikërisht aftësinë e tij shpëtuese.
    Diallëzia përherë ka bashkëudhëtuar me mirësinë   në mos për t'a zhbërë, të paktën për t'a baltosur atë, të cilën e quante marrëzi. 
    - Akoma s'ka lënë bashkë me shpirtin edhe kockat e asaj që dashuron ? 
     - kishte thënë ai me vete dhe e mori ashensorin në katin e dytë. 
    U nis nga shkallët, për t'a rimarrë në të katërtin dhe të gjashtin. 
    Aty, i mbushur me vetësiguri për çfarë do të bënte, mori shkallët për në të shtatin. 
    Këtu do të ishte edhe vëndi I ekzekutimit.
    Kur vajti në zyrën e gruas së tij në dorë mbante tufën me lule, 
    përzgjedhja e së cilës i përkiste buqetave që shpien në funerale. 
    Në fytyrë,  kishte maskën e shpërfillësit për atë që pritej të ndodhte, 
    përzier me një buzëqeshje deri në skaj të shtirjes.
    - Je gati e dashur? - i tha ai dhe i dha  tufën e luleve.
    Ironia e atij shikimi përkthehej në fjalët: 
    "Ke kuriozitetin të shikosh , budallallëkun, a fundin e bandillit tënd"? 
    Jargavitja në të folur dhe shtirja si ëmbëlsi, tek ajo përkthehej në ftesë për ekzekutim.
    Shpirti i saj, atë sekondë iu përgjigj: 
    "Po. Jam gati vetëm të më hiqesh sysh", - por u përmbajt.
    Tjetri s'qe i denjë as për 'të. 
    Prandaj, ajo e zbehtë në fytyrë e mori  buqetën dhe si  e hodhi në koshin e mbeturinave shkresore i tha:
    - Pse erdhe që sot, apo nuk të durohej deri nesër ku do të shihemi në gjyq?
    Atij nuk i bëri përshtypje ky refuzim, ose u shtir si i tillë, se mepadurim priste t'i thoshte tjetër gjë. 
    - Bashk' për ksi punësh kam ardh'. Me të dhanë ftesën për xhyçsh.  Për mos me mungue. Se e di se ti je ADALET FEMNE, dhe s'pyt përpara asni gjyshi.

    ( Ndërhyn sërish autori për të spjeguar gjuhën e tipit ) :
    - Miqt e mi. Në arsyetimet e këtij personazhi mos u çuditni kur shihni karakteristikat e një të dehuri. Jo. Është normal dhe ka gjuhën e tyre që, të diktuar nga rakia, kur duan të thonë ALAMET, për një femër, gjuha e tyre shkon si metatezë e thonë "ADALET femre".

    - Faleminderit, - tha ajo.- por s'ishte aspak e nevojshme se ma solli posta dhe unë mezi pres të të shoh nesër, në atë XHYÇSH ( e talli ajo të folurën e tij ) .
    Ai vazhdimisht me atë panatyrshmërinë e tij të pasuksesshme kërkonte të fshihte, por edhe të kapardisej me kurthin e ngrijtur fshehtësisht dhe sidomos djallëzisht, për të pangjarën deri tani. 
    - Marrim ashensorin dhe aty kam me t'a tregues një SURPRAIZË.
    Ajo qeshi me sarkazëm e saj, tejet therëse.
    "Do të më mburret, mbase për krimin e përgstitur", 
    mendoi ato çaste dhe bashkë me dridhjen e zemrës, ndjeu edhe një urrejtje e bindje të re në drejtësinë e vendimit të saj për ndarje. Pranë kësaj pretence, qëndronte Përbuzja.  Neveria si për një bishë, gjithashtu.
    - Dhe, miqt e mi,
    ( u ngut të marri fjalën autori e të jepte një shpjegim më lehtësues 
    për atë që do të ndodhte më pas ).
    - Otello iu drejtua ashensorit e madje shtypi edhe butonin e tij, 
    që ai të vinte lart nga kati I gjashtë, si armën vrasëse nga guva e fshehtë.

    Asaj më shumë i klithi zemra, se sa zëri ndonëse me të gjithë fuqinë e shpirtit u mundua t'a lëshojë. Se për 'të, mbërrijta e ashensorit në atë kat, qe baraz me zhbërjen e të dashurit, me humbjen e tij, me vdekjen e saj.
    - Jo! Jo të thashë!  - 
    qe thirrja me sa kishte në kokë. - Do të shkoj me këmbë në . . . , atë GJYÇIN E MADH! 
    Dhe u kthye në zyrë. Nuk arriti t'a mbylli portën, që mbeti për gjysëm hapur. 
    Mëndjen e kishte te bisturia me të cilën do të priste damarët e dorës
    dhe do të shtrihej menjëherë në dysheme. 
    Gjaku nuk e mbajti më në këmbë. 
    Qe e sigurtë se nuk do të dëgjonte ulërimën e të dashurit të saj, 
    kur t'a zinte si në çark, ajo masë e hekurt. Dhe. . . parapëlqeu një fund të tillë, të butë për vete.

    - Nga dritareza e portës së ashensorit dukej koridori i gjatë që ishte gjysëm i ndriçuar, si zakonisht. Tani isha i bindur se një kat më poshtë tij, qëndronte i pa lëvizur, ashensori,
    - do të shpegonte Romeo.
    Mrekullia ndodhi. Ajo nuk ishte e ujqërve, siç kemi dëgjuar të ketë ngjarë një, a dy shekulj më parë për të shpëtuar  nga "ujqërit e bardhë"  një zonjë të vërtetë aristokrate. 
    Romeo jonë, pas asaj britme të së dashurës së tij, në vënd që t'I gëzohej kësaj mrekullie, 
    shqetësohet dhe mundohet të shohi nga dritarja brënda atij kafazi ku U vetëburgos. 
    Vështrimin  atje e kishte  mbajtur gjatë gjithë kohës dhe nuk kuptonte ç'kishte ngjarë.  
    I shqetësuar për  Zhuljetën
    ( le t'a pagëzojmë me këtë emër që na përafron fati i saj ),   
    Romeo, pas asaj thirrje që dëgjoi nga zëri I së dashurës, hapi menjëherë kafazin dhe kur doli jashtë, përplasi portën që u mbyll me rrapëllimë. 
    Ndërkaq mbërrijti Sekuritivi. 
    Të dy u turrën menjëherë brënda zyrës ku panë Zhuljetën e shtrirë
    në dysheme. Gjaku I kishte bërë një njollë të madhe mbi pantallona nga dora që s'rreshtte të rridhte dhe që ajo e kishte vënë mbi këmbë. 
    Pranë, burri i saj ligjor me përhumbjen e një dudumi.
    Ai nuk ngjante gjithaq me një kriminel. Mbase me një gabim biologjik ai shëmbëllente. Dhe juridiksioni nuk e dimë nëse ka ligje për raste të tilla. Fytyra e tij e zbehtë si meit, nuk shprehte asgjë, edhe pse qe motivi i një krimi.
    Romeo me një lëvizje të shpejtë, mënjanoi dudumin dhe ndërsa hoqi nxitimthi këmishën, e shqeu atë me dhëmbë siç do të dëshironte të bënte  me shkaktarin e kësaj drame dhe i lidhi dorën ëndrrës së tij të nëpërkëmbur. Trëndafilit të zhgaravitur në shi! 
    Kur u sigurua se pulsi në dorën tjetër punonte thuajse normal, e mori Zhuljetën përpara krahëve të tij për të zbritur nga shkallët. 
    Por, s'qe aspak e domosdoshme. 
    Sekuritivi qe lëshuar prej tyre rrufe dhe qe ngjitur në katin e shtatë me ashensor. 
    Kuptohet nga lexuesi ynë i vëmëndshëm se: nuk kishte ndodhur asnjë mrekulli. 
    Heroi në këtë mes ishte Sekuritivi.
    Ai e kishte ndjekur rrugën e Otellos me dinakërinë e Odisesë, por me një qëllim tejet human. 
    Se që kujdesur për çfarë? 
    Për atë që ashensori nuk duhet të kalonte katin e gjashtë. 
    Përkitas aty, Ai, I madhi Sekuritiv, uli automatin e siguresave, të cilat I ngrijti kur zbriti poshtë dhe mundi të vijë sërisht në katin e shtatë. 
    Romeo me Zhuljetën përpara duarve, bashkë me Sekutivin u futën në ashensor.
    Edhe natyra bën gabime. Burri biollogjik ishte një shëmbëll i gjallë. Ai mbeti përjashta dhe mori shkallët e zbritjes. Shtatë kate nuk janë shumë. Se mund të ishin edhe shtatëdhjetë e shtatë.

    Buqeta me lule të freskëta, ne menduam se I takonte sidomos Zhuljetës të cilën,
    pas kësaj na digjte dëshira që  t'a njihnim dhe pastaj Romeos. 
    Por, s'duhet të harrojmë se kushti për të cilin shpallëm garën ishte "sakrifica në dashuri"
    Dhe Romeo  pa Sekuritivin, sigurisht që do t'a kishte humbur jetën . . .

    N Ë  E M Ë R  TË  D A S H U R I S Ë.

    Po Sekuritivi?  
    Tek e fundit, detyrën e mbrojtësit të jetëve njerëzore ai ka. Dhe atë, ai bëri shkëlqyeshëm.
    Kështu deklaroi dikush që metaforat I gjente nga Gradiacion I rakisë. Por më duket se ishte e dehur nga që mepsdurim priste fundin e lumtur.

    SOTIR ATHSNASI, 
    Athinë, Red.12, Shkurt, 2018

XHELAL! * In memoriam, XHELAL HOXHËS (elegji)


Image result for XHELAL HOXHA

XHELAL! *

Nga Përparim Hysi

XHelaaaaaaaaaal, të thërres
Vallë, a më dëgjon?
Po hajde që të pimë një"ekspres"
Aty, tek rruga "jonë".

Ne shiheshim gati çdo ditë
Dhe të kisha zili
Në buzë, buzëqeshja-dritë
Trupi i drejtë si qiri.

XHelal,- të thosha,- tregomë"recetën"
Për trupin tënd-fidan
NJë shekull e ca do e shkosh jetën
(Pa më shih mua si jam?).

Më shih si jam, si"lopë barsë"
Barku çdo ditë më rritet
Xhelal vije veç buzën në gaz
-Jetës nuk i dihet?!!!

Tek "rruga jonë" takoj LUFTARIN **
(-Po çdo tek "rruga jonë"?)
Më tha:- Do shkoj të shoh Xhelalin
(Për keq, mendja s'më shkon)

Befas, shoh që paske ikur
Lexoj sot në internet
Ky lajm i zi më ka tronditur
Ta dish, o mik i shtrenjtë.

Gjithmonë të përfytyroj mbi libra
Gjithmonë i ndershëm-shpirtbehar
Gjithmonë behar që përzë dimra
I miri ynë- XHELAL!

I përpiktë gjithmonë në detyrë
NJësoj qe si drejtori dhe aktori
Nga ikja jote nuk ndihemi mirë
Nuk ndihet mirë gjithë auditori.

Mjerisht,ti sot paske ikur
(Patjetër, në Parajsë!)
-Lamtumirë, o mik i ndritur!
Dhe loti im të ndjekë pas.

* Xhelal Hoxha-ish drejtor dhe aktor tek Teatri"Bylis" në Fier.
** Luftar Paja- Artist i Popullit
***"rruga jonë- Rruga e Kavajës ku banoj,në Tiranë.

Tiranë, 12 shkurt 2018


http://telegraf.al/kulture/xhelal-hoxha-kujtim-spahivogli-u-jepte-te-holla-studenteve-te-varfer



2018/02/11

• “MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI, KUSH TË KA QITË ME KRYE N’ HI ?”

Nga Fritz RADOVANI:
11 SHKURT 1945 – 2018: JALTA DHE SHQIPNIA ...
• “MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI,
KUSH TË KA QITË ME KRYE N’ HI ?”
Vaso Pash’ SHKODRANI (1880)

Gjithë Bota i kishte ngulë sytë tek Jalta, prej ku pritej Liria, Drejtësia dhe Demokracia!
Ruzvelti, Çerçilli dhe Stalini ishin që me daten 4 Shkurt 1945 kokë në kokë tue bisedue.
Askush nuk dinte se shka po vendoset atje! Pritej Paqa!.. Kjo ishte e sigurt!

Image result for fritz radovani skenderbeu


Partia Komuniste Jugosllave kishte formue Partinë Komuniste në Shqipni që në 1941, dhe në drejtimin e saj kishte gjetë një terrorist gjinokastrit të quejtun Enver Hoxha, me të gjitha tiparet e duhuna per ata tue fillue nga tradhtia e Atdheut, e deri tek vllavrasja.

Image result for “MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI, KUSH TË KA QITË ME KRYE N’ HI ?”

Me 29 Nandor 1944 partizanët “çlirimtarë” zhigatën edhe Flamurin e Kastriotit me yllin e kuq komunist të Jugosllavisë titiste, dhe e vendosën në unazen e kompanjelit Kishës së Fretenve në Shkoder... Parashikimet e pleqve të dijtun filluen me dalë!


Image result for fritz radovani bijte e stalinit jemi


Nder rrugët e Shkodres ndigjohej kanga e rinisë komuniste: “Bijt’ e Stalinit jemi ne!”

Vendimet e konferencave të Teheranit (1943) dhe të Jaltës (1945) dikund u “dyllosen”!

Ruzvelti i ShBA aty kishte dyllosë edhe mbi 300 letra të shkrueme me doren e tij prej një paralitiku të mësheftë, të cilat, fillonin kështu: “I dashur shoku Stalin!”...

 Besoj, se ky rresht i shpjegon të gjitha ato letra që sollen robninë dhe terrorin stalinist në Europen e robnueme komuniste nga Siberia e largët aziatike e deri tek lumi Elba, në zemer të kontinentit vjeter, ku gjithshka monumentale shekullore u rrokullis deri në vitin 1991...

Mu në zemer t’ Europës, një nga shtetet ma të vjetra të Ballkanit, Shqipnia e Gjergj Kastriotit... “Dikur e permendun nder librat e vjeter të historisë”, nuk zehet me gojë!

Harresë..., apo dashakeqje?! Ma shumë se gjithshka urrejtje!..

Image result for fritz radovani bijte e stalinit jemi
Jalta 1945...

Ja dhe dokumenti i urrejtjes shekullore: “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste. Pesë vendet e tjera, që më vonë u bënë satelitë sovjetikë: Bullgaria, Çekosllovakia, Hungaria, Polonia dhe Rumania patën qeveri koalicioni, në të cilat komunistët ishin më të fuqishem.”

“... Kominformi quajti ‘demokraci të reja’ Jugosllavinë, Poloninë, Çekosllovakinë dhe Shqipërinë...” Henry Kissinger “Diplomacia” faqe 443.


Image result for stalini tito enveri

“Si rezultat , Bashkimi Sovjetik pati mundësi ta kthente pushtimin ushtarak në një rrjet regjimesh satelite” H. Kissinger, faqe 441.

Ruzvelti deklaroi: “Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barren e rindertimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit.” H. Kissinger, fq. 396.

Europa Lindore e Qendrore dhe Ballkani asnjëherë nuk mujten me u shkëputë nga politika dhe okupacioni ushtarak i Bashkimit Sovjetik, pa vullnetin e tij. Qeverisja dhe diktaturat ishin të kontrollueme dhe shpesh të imponueme nga paktet formale sovjetike.

Shqipnia u shkëput nga BS se Byroja Politike kerkoi me ruejtë kolltukët e vet... Por, kjo shkëputje kishte adresen e bashkpunimit vrastarë nepermjet Kinës komuniste...

Image result for ramiz alia enver hoxha

Kur stafeten e qeverisjes e mori diktatori Ramiz Alia, qendrimin e tij e mbështeti pa asnjë mëdyshje edhe Nexhmije Hoxha, të cilët së bashku hapne “pusin e demokracisë”, të rrethuem me vrasje e barbarizma nder piramida, vjedhje dhe shperdorime, demokrat të balsamosun, agjenta sllavokomunistë, polumbarë në Detin Jon, vorreza boshe greke, shpartallues të qendresës kufitare nder Malet e Veriut, Ambasada pa Ambasador...

Image result for fishta

Dhe, pakte e antarsime në “Konferenca Islamike”, me votime të hapta antiamerikane...


 Ibrahim Rugova dhe Osman Kazazi 

E mbi grumbujt e gurve të daltuem t’ oxhakve t’ shembun të shtëpijave historike të Luigj Gurakuqit, At Gjergj Fishtës, Osman Kazazit dhe Prekë Calit me Trimat legjendarë... 


Related image
Një za i fuqishem ushtoi:

“MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI,
KUSH TË KA QITË ME KRYE N’ HI ?”
Melbourne, 10 Shkurt 2018.




Image result for fritz radovani
Fritz Radovani

(Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.)

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...