Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/02/24

Kur ta lutësh shqiptarin e keq je i vdekur për sē gjalli


Image result for mehdi hyseni

Akademik Prof.Dr.  Mehdi HYSENI

  Kur ta lutësh shqiptarin e keq, je i vdekur për së gjalli !


 ***- Megjithatë, qysh në shekullin XX, këtë konstatim, më saktësisht e ka përkufizuar Rilindësi dhe patrioti ynë i shquar, Faik Konica:  “Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”.


***  Kur alla-akademikët dhe liderët politikë diletantë  “bashkojnë mejtet dhe punën” e tyre “politiko-shkencore” për ta misitifkuar dhe blozuar të vërtetën dhe drejtësinë, duke gjetur gjuhë  të përbashkët, janë të  paparashikueshëm dhe me rrezik të  madh për interesin nacional dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike. Me të tillët, mos u takofshim as në drekë, as në dekë  e as në varr! –Ata janë armiq të shqiptarizmit dhe të SHQIPËRISË ETNIKE!


Mirëpo, për ta vënë jashtë loje dhe, për ta paralizuar këtë aleancë të rrezikshme me primesa të brendshme armiqësore dhe destruktive, nevojitet sine qua non të vijë në shprehje pragmatizmi, vizioni dhe  Misioni i intelektualëve të vërtetë patriotë me Akademikun dhe me Rilindësin e mirënjohur shqiptar REXHEP QOSJA në krye  për mbrojtjen e vlerave shkencore dhe kombëtare shqiptare.

Kjo është detyra jonë, kjo është  e vërteta dhe drejtësia jonë, jo politizimi, komercializimi, korrupsioni, frikësimi, prepotenca, arroganca dhe diktati politik represiv për t’i nënshtruar  dhe për t’i mbajtur nën kontroll të tjerët, që mendojnë dhe veprojnë kombëtarisht dhe politikisht ndryshe, duke mbështetur parimin, të vërtetën dhe drejtësinë për të mirën e kombit, të atdheut, të përparimit dhe të diturisë. Kjo është detyra dhe përgjegjësia parësore e një akademiku të mirëfilltë.


        Asimetria që na dallon nga Evropa demokratike dhe e civilizuar dhe nga Albert Einstein

     
Nobelisti i famshëm botëror, Albert Einstein denoncoi aktin terrorist kundër albanologut të shquar kroat Milan Shuflaj, i cili vritet nga shërbimi sekret serb  në Zagreb në vitin 1931, duke kërkuar nga Lidhja Ndërkombëtare  për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Paris, që ta ndëshkonte atë akt barbar terrorist, të kryer ndaj shkencëtarit të mirënjohur kroat, Milan Shuflaj.

Ja, një fragment nga letra origjinale e Ajnshtajnit dhe e shkrimtarit  Hajnrih Man, drejtuar Lidhjes Ndërkombëtare për të Drejtat e Nejriut në Paris: "Albert Einstein and Heinrich Mann sent a letter to the International League for Human Rights in Paris appealing to the global cultural public to protest against the murder of Milan Šufflay appealing for protection of Croat scientists from the Yugoslavian regime. “ (The New York Times, May 6, 1931).

Ndërkaq, sot, në dekadën e dytë shekullit XXI, kur mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut është fundamenti kryesor i së drejtës humanitare ndërkombëtare, i Kartës së OKB-së, i Aktit Përfundimtar të Helsinkit (1975)   dhe i Kartës së Parisit (1990) etj., alla-akademikët e politizuar dhe të komercializuar shqiptarë (emrat e të cilëve nuk ka nevojë të përmenden, as sot e as kurrë) nuk  pranuan ofertën vëllazërore dhe miqësore, që  postmortem të kërkojnë drejtësi për heronjtë e vrarë të Kosovës në Shqipëri (në Tiranë dhe në Tropojë, më 1998).

Pikërisht, kjo është ASIMETRIA që na dallon nga humanisti dhe nga shkencëtari Albert Einstein; që na dallon nga vlerat universale  evro-perëndimore (etika, humanizmi, drejtësia dhe demokracia).

Prandaj, nuk habit fare papërgjegjësia dhe mentaliteti i tillë alla-akademik ballkanik aversiv ndaj dejtësisë, humanizmit, altruizmit  dhe vlerave universale të Evropës Perëndimore.

Mirëpo, as mua, as dëshmorët, që postmortem po kërkojnë drejtësi për të zbardhur “enigmën”, e cila ua shkurtoi jetët e tyre, në asnjë mënyrë, alla-akademikët nuk mund të na poshtërojnë, por, vetëm se e kanë zbuluar maskën e tyre anuese dhe  politizuese sipas “vijave të kuqe” ndërpartiake , ideologjike, mafioze dhe tregtare të padronëve dhe të diktatorëve të tyre politikë dhe shtetërorë, duke mos guxuar, që  t’i bashkohen Apelit  për të denoncuar krimin e terrorizmit politik 20-vjeçar (1998-2018), që mori jetët e heronjve të Kosovës, ILIR KONUSHEVCI, HAZIR MALA DHE AHMET KRASNIQI, të cilët flijuan jetët e tyre për lirinë e Kosovës, të cilën, fatkeqësisht, qe 19 vjet po e “kulltosin” dhe po e shkretojnë së bashku me kriminelët, me urdhëruesit dhe me sponzorët e krimeve të terrorizmit politik.

Patriot, revolucionar dhe shkencëtar i vërtetë është  ai që e pohon, e shkruan dhe e mbron të vërtetën dhe drejtësinë


Virtyt i çdo intelektuali të mirëfilltë, është korrektësia, modestia, etika, humanizmi, parimësia dhe objektiviteti, jo mashtrimi, gënjeshtra, tradhtia, hipokrizia, oportunizmi, shantazhi, egocentrizmi, subjektivizmi dhe prepotenca, duke i përçmuar dhe injoruar të tjerët kinse  në emër të patriotizmit, të  akademizmit dhe të demokracisë së rreme dhe të shpërfytyruar.

Si mund të jenë akademikë ata, që refuzojnë të pohojnë dhe të mbrojnë  të vërtetën dhe drejtësinë, në çdo rrethanë, madje, edhe në burg. Akademikë nuk janë ata, që shantazhohen, korruptohen dhe shndërrohen në hyzmeqarë vasalë të atyre liderëve politikë, të cilët për interesa të tyre karrieriste, latifundiste dhe të luftës për pushtet (deri në vrasjen e oponentëve politikë dhe ushtarakë  për të sunduar me dekada dhe për t'u pasuruar më çdo kusht, në format me kriminale) i abuzojnë akademikët demagogë   dhe poltronë deri në atë shkallë të përuljes dhe të varësisë, duke i frikësuar, duke i pasivizuar dhe duke i disiplinuar, që të mos e pohojnë dhe të mos shkruajnë të vërtetën, e cila është alfa dhe omega e shkencës, e etikës, e ndërgjegjës njerëzore, e humanizmit dhe e drejtësisë.


Ky lloj bashkëdyzimi i panatyrshëm dhe iracional hibrid (akademik+drjetues të shtetit) përbën tragjedinë dhe katastrofën më të  madhe për kombin dhe për shtetin.

Këta eksponentë të “elitës” politiko-akademike janë dëshmuar si përçarës të rrezikshëm, hileqarë, dinakë, përfidë, hipokritë, demagogë, mashtrues, të korruptuar, të pandërgjegjshëm dhe të zhveshur nga çdo parim njerëzor, etik, human, patriotik dhe shkencor...etj., sepse popullin e kanë përçarë deri në palcë mbi baza grupore, ideologjike, partiake, mafioze, mahallore, krahinariste, miqësore, nepotiste dhe sektariste (1990-2018).

Kjo formë e bashkëpunimit (diktat-heshtje-nënshtrim-sabotim) dhe e arritjes së gjuhës së përbashkët ka  ndikuar  në mënyrë fatale në rrënimin dhe në shkretimin e vlerave të njëmendta njerëzore, humane, shkencore, kombëtare, politike dhe progresive e demokratike shqiptare.

Ky është "kontributi" i përbashket e i tyre në "shpëtimin" e lirisë dhe të drejtësisë (1990-2018).

Kjo është fitorja me e madhe historike dhe politike e këtij "binomi" famëkeq, sepse bashkërisht ia arritën, që ta shkatërrojnë në themel bërthamen e mirëfilltë të elitës intelektuale  dhe patriotike shqiptare, duke e braktisur në rrugë, duke e shndërruar në lypësarë, hyzmeqarë, varfnjakë, të papunë, të pastrehë dhe duke e lënë ne "mëshiren" e tyre tiranike, antihumane dhe mizore, ashtu sikurse dikur sundimet e huaja, të egra pushtuese gjenocidale serbo-greko-sllave obskurantiste,  abc-ja e të cilave

 ishte likudimi i kokave të ditura, të arsimuara intelektuale të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, siç ishin AVNI RRUSTEMI, BAJRAM CURRI, HASAN PRISHTINA, ISMAIL QEMALI, LUIGJ GRAKUQI... , qindra e mijëra të tjerë, që luftonin për të drejtat dhe liritë e kombit dhe të atdheut shqiptar.

Kjo amalgamë e dëgjenruar  bajraktariste, fisnore dhe feudale "akademiko-politike", edhe në prag të luftës (vetëm për t’i përmbushur objektivat e saj të ndyra për pushtet, për krim dhe për plaçkë masive sikurse Serbia e Milosheviqit) dhe pas luftës në paqe (1999-2018) ia arriti që ta ndryshojë historinë e vërtetë të luftës çlirimtare kombëtare të UÇK-së, ku mafiozët, hajnat, kriminlët dhe vrastarët i bënë heronj, kryeminisra, ministra, diplomatë e "shkencetarë të argjiltë".

Ndërkaq, AKADEMIKËT E VËRTETË ME TË FAMSHMIN RILINDËS PROF.DR. REXHEP QOSJA në krye, pa fije turpi, pa fije mendjeje, pa asnjë dhimbje dhe, pa asnjë ndërgjegje njerëzore, i braktisën, i izoluan, ashtu sikurse dikur Serbia e Milosheviqit, duke i diferencuar dhe duke i lënë pa bukë, pa vende pune dhe pa kurrfarë mjetesh të jetesës, duke i detyruar që përgjithmonë të  “kalben” në mëgrim me familjet e tyre. Kjo është “merita historike” e tradhtarëve “demokratë”  dhe e satrapëve  të kohës së sotme (1990-2018), të cilët Kosovën dhe Shqipërinë  i shndërruan në feudet e veta private çifligaro-fisnore-mafioze dhe borgjeze.

Kjo është historia e dhimbshme e Kosovë së sotme (1999-2018), të cilën e shkruan dhe e "vizatuan", ashtu si deshën "luanët e xhunglës", jo si deshi dhe si e meritoi POPULLI dhe DREJTËSIA mbi bazën e së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjës, të cilat iu mohuan me imponimin e Republikës se Ahtisarit dhe të grupeve të ndryshme te decentralizimit të Kosovës.


 -Akademikë dhe burra shteti të pavdekshëm, janë ata, që u martirizuan për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, jo  horrat dhe maskarenjtë, që sot, në kohë paqeje po e “kullosin” dhe po e shkretojnë Kosovën (1999-2018).

-HERONJTË DHE DËSHMORET E KOSOVËS, QË U FLIJUAN PËR KOSOVËN E LIRË NGA THEMBRA E HEKURT KOLONIAISTE SHEKULLORE E SERBISË, I KANË MERITAT KRYESORE DHE TË PAPREKURA, QË KOSOVA SOT PO MERR FRYMË LIRISHT NGA SERBIA GJENOCIDALE, jo hajnat, kriminelët, mafiozët, që edhe në kohë lufte, dhe në kohë paqeje kanë vrarë bijtë dhe bijat më të mira të Kosovës, vetëm për ta sunduar  dhe për ta plaçkitur Kosovën.

- ATA DËSHMORË DHE HERONJ SI ILIR KONUSHEVCI, HAZIR MALA DHE AHMET KRASNIQI ME LEGJENDEN HISTORIKE KOMBËTARE DHE PATRIOTIKE SHQIPTARE ADEM JASHARI NË KRYE, JANË AKADEMIKË DHE BURRA SHTETI E KOMBI TË VËRTETË, JO ATA LAHPUZA, QË PËR QËLLIME E INTERESA TË TYRE MESKINE, KARRIERISTRE, KOLLTUKOFAGE DHE MAFIOZE SIPAS VIJAVE PARTIAKE IDEOLOGJIKE I MOHOJNË, I FALSIFIKOJNË DHE I ANATEMOJNË KËTO VLERA SUBLIME TË PAVDEKSHME TË KOMBIT SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE.


AKADEMIKËT E SERBISë, GUXUAN TË SHKRUAJNË MEMORANDUMIN (1986) PËR TA SHKATËRRUAR JUGOSLLAVINË, KURSE ALLA-AKADEMIKËT SHQIPTARË NUK KANË GUXIMIN TA MROJNË TË VËRTETËN DHE DREJTËSINË PËR DËSHMORËT DHE HERONJTË E  UÇK-së DHE TË KOSOVËS, TË VRARË NGA PLUMBAT E TRADHTISË SË TERRORIZMIT POLITIK  NË SHQIPËRI (ILIR KONUSHEVCI, HAZIR MALA DHE AHMET KRASNIQI) NË VITIN 1998.

Sa turp, hipokrizi, antihumanizëm, antidrejtësi dhe antikombëtarizëm, të heshtesh para së keqes, para padrejtësisë, duke harruar se moskërkesa për dënimin e terrorizmit politik, lë të hapur varrin, edhe sot, edhe në të ardhmen, që patriotët e kombit, të vriten si “qeni  në rrush”, e  të mos e ngrejë zërin askush, të mos përgjigjet askush, madje as  vet shteti !?

Kjo indiferencë dhe kjo shpërfillje e parimit të humanizimit dhe të drejtësisë, është e papranueshme dhe e pajustifikueshme në mbarë botën e kulturuar dhe të qytetëruar akademike dhe politike, kombëtare dhe ndërkombëtare.

2018/02/23

Sotir Athanasi: Letër nga Athina

Miku im Prof.Dr.Flori, mirëmbrëma! 
Shpreh kënaqësinë që në faqet e portalit Tuaj, nisi të botojë edhe miku im nga Tirana: Prof. Dr.Remi Osmani. 
Bashkë me dëshirën konstante që të gëzoni shëndet të mirë, familja-risht, Ju dhe bashkëpuntorët Tuaj, si dhe me urimin të gëzoni vrullin e pandalshëm krijues në favor të misionit Tuaj të Shqiptarizmës, po Ju përcjell tregimin: "PËRFUNDIMISHT: SELF DESTRUKTIONS"

Shoqërisht, 
Miku Juaj në Athinë:
SOTIR ATHANASI 
23, Shkurt, 2018z! 




               SOTIR ATHANASI
 PËRFUNDIMISHT: SELF DESTRUKTIONS 
                 ( Paramnezi )
             
Kishim dy javë që e kërkonim “shinandërruesin” shokun tonë, në «kafenenë e preferuar”. Celulari i mbyllur heshtte, ndërsa kompjuteri përsëriste automatikisht:
“Numri i kërkuar mund ta ketë të fikur telefonin”.
Kjo shurdhëri, jo vetëm që s’fliste për ogur të mirë, por na e rriste tensionin e na e shtonte ankthin. Se duhet ta pranojmë: ne njerëzit e letrave, qëmoti, në rininë tonë, kishim vendin e takimit, Bibliotekën në Pallatin e Madh të Kulturës dhe jo në shtëpitë e njëri-tjetrit. Ndërsa tani që kohët ndryshuan, «kafeneja e preferuar” qe kthyer në strehën tonë të përbashkët.Veç kësaj, ky varg i Dritëro Agollit qe bërë shkak të përzgjidhnim, jo vetëm lokalin, por edhe njeriun që na shërbente.
Megjithatë, kohët e fundit kishte ardhur një bashkëmoshatari ynë të cilin e kishin braktisur fëmijët dhe..., jo dhe aq që të plotësonte disi pensionin e varfër, sesa për diç tjetër, luante rolin e kamerierit, ndonëse me kohë të shkurtuar. Për këtë kishte ndërhyrë njëri nga shokët tanë të poezisë.
Vëllimi i tij TRIUMF qe përkthyer në më shumë se pesë gjuhë e kjo ia ngrinte vlerat grupit, si edhe “kafenesë”. Veçse, bashkë me të gjithashtu edhe “kamerierit tonë poet”, megjithëse vargëzimi i tij nuk ngrihej dot mbi bejtet.
Sidoqoftë, autori i TRIUMFIT, me gjerësinë karakteristike, u kishte ofruar, ndonëse shumë në të rrallë, një copë vend krijimeve të tij në organin ku ai punonte, për vargje që ‘ëmbëlsisht’ ia sistemonte për t’u dalluar disi nga ‘vargëzimet’ e rëndomta e pa vlerë. Apo rendjes e renditjeve bajate, karakteristika dalluese të bejtexhinjve.
Hija e fisnikërisë së tij mbulonte, megjithatë, varfërinë ideoartistike të bejtexhiut. E mbase këtu duhet kërkuar edhe arsyeja e ardhjes si kamerier e këtij «poeti”.
E çuditshme, por e njëmendtë. Kohët e fundit, te”kafeneja... nuk mungonte vetëm shoku, por edhe vargëzuesi ynë me tabaka, për të cilin morëm vesh se qe me leje të zakonshme (pak si e çuditshme kjo), si edhe poeti ynë i parapëlqyer i vëllimit aq të suksesshëm TRIUMF.
Dikush nga ne, meqenëse edhe telefoni i këtij të fundit heshtte gjithashtu, kishte shkuar në redaksinë e organit ku poeti qe drejtues dhe ai i kishte thënë se do të rikthehej te “kafeneja... porsa të përfundonte një studim që kërkonte shumë punë e kohë të veçantë.”
Për “shinandërruesin” poeti nuk dinte asgjë. E megjjthatë, kjo s’duhet të qe e vërtetë. Edhe për faktin se në pesëdhjetëvjetorin e lindjes së FISNIKUT, le ta quajmë kështu autorin e TRIUMFIT, shoku ynë nuk ishte parë. Që atëherë kishin kaluar më shumë se dy javë. S’qe dramë, as përkesë rastësore s’duhet të ish, veçse për një befasim, si ato me çudira, sigurisht që duhet të merrej. Ndërkaq, shpura nëpër mend një aksiomë të shkruar nga “shinandërruesi”, që nënvizonte në romanin e tij të fundit: “Një zakon i hershëm rinor kthehet tashmë në sëmundje dhe i ngjet disi të martuarit, i cili, kohë pas kohe, në mos kaloftë nga ballkoni i dashuri-së së tij të parë (të dështuar), në rrugën e shtëpisë së saj këmbët do ta shpien”.
Dhe, o Perëndi! S’kisha mbaruar ende perifrazimin, kur u përballa me... “Shinandërruesin”. Ai, miku dhe shoku im i letrave.
Për të parën herë, ndër vite, që zhdukur pa njoftuar kërkënd nga shokët tanë. Madje edhe mua, që më kishte si më të ngushtin, ma kishte mbajtur të fshehtë. U përqafuam si të kishim vite pa u parë. - U bënë dy javë që je avulluar nga “kafeneja e preferuar...”
- Po, - më tha pa e fshehur aspak shkakun, por edhe pa treguar ende asgjë për të. -
- Në atë “kafe...” nuk do të më shihni më, - dhe sytë iu skuqën.
- Në qoftë se e ke me gjithë mend, a mund të di arsyen? 
Ai heshti për një grimë herë dhe më vendosi krahun. Në paralelen tjetër të rrugës ishte një “Bar-Kafe” që nuk më kujtohet shkaku pse e kishim braktisur. Shkuam deri aty, pa këmbyer asnjë fjalë.
Zumë një kënd dhe porositëm nga një teke përpara se të merrnim kapuçino.
- Ti e di që fëmijët e mi i kam në STOKHOLM.
- Po.
- Aty kam qenë këto dy javë. Kështu u doli oferta se biletën ma parapaguajnë gjithmonë ata dhe koha e ndenjjes është në vartësi të saj. Mund të ishte edhe një muaj. Gjë që do të më torturonte më shumë shkëputja nga shokët, sesa ndarja e përhershme me... dikë.
Mua m’u rikthye fytyra në vend. 
Atij i iku.
- Fenomeni i Elbasanit, edhe mbas gjysmë shekulli, përsëri do të ngrejë krye. Më ndjek sërish një mallkim i papërfillur nga unë, por që më ka kthyer, pa e kuptuar, në «peng të persekutimit».
- Nuk të kuptoj, - thashë. - Fol më shkoqur. Jemi apo jo shokë të rinisë?
- Pse jemi të tillë të them se “kompleksi i shinandërruesit”, bashkë me “fenomenin e Elbasanit”, edhe pse kanë lënë pas një pëllëmbë deka-dash, përsëri ngrenë krye; më mbajnë “peng” e më pezmatojnë, si në kohën e LUFTËS SË KLASAVE. Gjë me të cilën nuk do të pajtohesha kurrën e kurrës.
Unë mbeta pa fjalë.
Ai ma bëri të qartë se çfarë kishte ndodhur, edhe pse e pranonte nofkën “shinandërrues”, ngaqë të gjithë e dinim se në rininë e hershme kishte punuar në hekurudhë. Qe rasti të shpjegonte origjinën e saj:
Përpara viteve ‘70, miku im, një natë, një dhe të vetme, ai ishte i detyruar të vetëvihej për të bërë “shinandërruesin” në linjën e trenit të mallrave.
Qe natë korriku, e errët e pa drita. Por dhe pa yje. Ose më mirë, ata ishin arratisur nga hapësira galaktike për të mos qenë të pranishme në një bëmë tokësore, krejtësisht të keqkuptuar. Mbase në një kasaphanë të pritshme të kësaj bote.
Vullnetarët e nisur për në hekurudhë ishin shtrirë së bashku me pajisjet e tyre në të gjithë hapësirën (përfshi edhe shinat e trenit), si në freskinë e një fushe futbolli e jo në platformën e hekurudhës.
Aty nga ora tre e mëngjesit, kur të gjithë flinin për shtatë palë qejfe, miku im, i pagjumë, në pamundësi për një zgjidhje tjetër dhe për të evituar panikun po të jepte alarm; ndaj rrezikshmërisë që po afrohej, dëgjonte, jo pa një tmerr të paimagjinueshëm, uturimën e trenit, i cili, tërësisht jashtë itinerarit, po i sulej platformës si një tufë egërsirash shqerrave.
Shoku im mbërrin me ngut te pozicioni i këmbimit të shinave. Fatmirësisht, në sekondat e mbrame. Pas vetëm punë sekondash, një garniturë kaloi në linjën e mallrave rezervë.
Makinisti, me pak manovrim, frenoi në kohën e duhur. Por, megjithatë, nuk shpëtoi një dëm i vogël material. Dy vagonave me gabie u qenë thyer dërrasat e ambalazhit e mbase edhe ndonjë gërvishtje në aparaturat që mbartnin.. Veç kësaj, dikush, ai që duhet të kryente rolin e “shinandërruesit”, ia kishte këputur gjumit brenda vagonit, në vend që të ishte në krye të punës. (Ka apo jo lëvizje trenash në ato orë). Kur u zgjua, kuptoi se kishte thyer vetëm këmbën. Jo kokën. Ajo i shpëtoi për t’u gdhirë në burg. Kaq. Asgjë më shumë. Kaq, por dikush e ngatërroi keqas gjendjen. U konsiderua sabotazh. Dhe gjyqi për të ishte i pashmang-shëm. Për më tepër se shoku im e kishte një “kleçkë në biografi”.Tjetri u ndodh bosh dhe ngaqë nuk kuptonte se çfarë kishte ngjarë, përfundoi pas hekurave në atë mugëtirë. Nuk u tha as edhe një fjalë e mirë që shoku im kishte evituar një kasaphanë. Jo. Se këtë heroizëm të vërtetë nuk mund dhe nuk duhej ta bënte një i deklasuar. Absolutisht jo. Jo dhe jo. Po të dilte e vërteta në shesh se vullnetarët ishin lejuar të shtriheshin mbi shina, me siguri që kokat e drejtuesve të stacionit, mbase nuk do të viheshin te binarët, por dy dekada e ca në Spaç do t’i bënin, në qoftë se do të shpëtonin nga “gjysma e lekut “.
Prandaj u gjet më e udhës të dënohej gjumashi me këmbën e thyer dhe të çohej shoku im për riedukim në Elbasan, pas një gjyqi në kolektiv. Sepse paska qenë edhe një shinë tjetër rezervë, që shoku im mund ta shfrytëzonte.
(U harrua që kjo s’qe detyra e tij, prandaj dhe afërmendsh për të mos e ditur. Por ky detaj logjik nuk mund të hynte aty ku vepronte LUFTA E KLASAVE, domethënë marrëzia.)
Të dy shkruanin, se ishin letrarë të rinj. Prandaj iu hoq e drejta për të botuar. Për ta kjo qe, as më pak e as më shumë, se vënie e kokës te binarët. Ose, më e pakta, prerje e duarve për krijimtari. Veçse në atë kolektiv ishte edhe një ziliqar “vargëzuesi” , që ambicien për të botuar në organet letrare të kohës nuk e shihte te mungesa e artit me bejtet e tij bajate të tipit:
          Jam ushtar, 
    E ç’të jem më tepër 
   Për ty PARTI
   Dhe tëndin distinktiv në setër,
   Të ma hedhin / Mbi varrin, 
   do të doja, 
   Si gjyshërve të mi të vjetër.

Por e gjente te militantizmi vulgar e madje edhe në keqinterpretimin apo edhe trillimin e shpifjen për ne të suksesshmit.
Këtu e ka burimin heqja e së drejtës sonë për të botuar. Zanafilla e së keqes, moçalin erërëndë, me bretkosat e saj, aty e gjen.
- The se kemi të bëjmë me fenomenin e Elbasanit, kështu?
- Po. Atje kishte një gazetë lokale dhe unë botoja herë pas here. Derisa doli një “kamerier”, si njeriu me tabaka i “ kafenesë sonë të preferuar”, dhe intrigoi te K/redaktori i gazetës historinë e cunguar të shinandërruesit, domethënë timen. Dhe nuk e mohoj, se më duhej të dëshmoja të vërtetën për ngjarjen. E cila, kuptohet, e ngarkonte me faj shokun tim. Kaq. Edhe vetëm kjo ama mjaftonte që të më mbanin sa më larg e mënjanë redaksisë.
Më bën çudi ngjashmëria e të dy tipave.
Në Elbasan ishte një spitullaq që kënaqësinë e arrinte kur përfliste të tjerët. Qe thjesht një pinguin në prag të periudhës së çiftëzimit, siç e ka nofkuar aq bukur humoristi dhe zv/ kryeredaktori ynë i nderuar i kafenesë. Mbase e teproj po të them se edhe kamerieri ynë është një kopje e tij kur i servir kafenë poetit tonë të suksesshëm. Përkulja e tij e kalon pragun e “pinguinit në çiftëzim”. Ky është vetë akti. Megjithatë kjo s’e ka penguar asnjërin nga ne ta quajmë POET e madje t’i japim edhe ndonjë lëvdatë si bakshish për botimin e tij të fundit, ndrequr aq ‘ëmbëlsisht’ nga FISNIKU.
Shefi i redaksisë, në gazetën lokale, me gjithë vlerat e shkrimeve të mia, u distancua. Ndihej edhe nga të tjerët mungesa e tij në “Barin veror te Lulishtja Portokalli” në Elbasan. Humbjen e shoqërisë me të e vuajta gjatë dhe e durova për shumë kohë, si hekuri ndryshkun kur lihet i pambrojtur nga reshjet. Dekadën e fundit rinisa dhe kam shkruar dy romane, pa llogaritur dhjetëra tregime.
Ngritëm gotat e pijes, pas të cilave ai do të vazhdonte:
- Dhe si një mallkim, afro pesë dekada më pas, në pesëdhjetëvjetorin e lindjes së... shokun tonë poet, autorit të TRIUMFIT, unë të mos ftohem në këtë jubile. E pse? Për një ngjarje komplet të keqinterpretuar.
Ai nuk shtoi më asnjë fjalë. Zëri i kishte marrë atë ngjyrim, pas të cilit vjen dhimbja e të braktisurit nga shokët, trazuar kjo me një pezm të pashmangshëm. Zgrip të cilin unë nuk do t’ia dëshiroja askujt. Aq më pak shokut tim. Kurrsesi një shkrimtari. Duart e tij ishin vënë të dyja në binarë. Natyrisht, nuk pritej që të kalonte treni mbi to, por edhe vetëm stuhia e beftë e virtuale e tij,  të keqen do t’ia sillnin.
Rrugët e asaj redaksie qenë të mbyllura. Por më e keqja nuk ishte këtu. Gjetiu synonte ajo: te hija e zezë e një karakteri të papranueshëm e tërësisht të padrejtë që mbulonte tipin aq të pastër e të panjollosur të shokut tim. Ndryshe binte vlera e synimit. Shënjestra e tij devijohej. Oreksi nuk shuhej. Çiftëzimi i pinguinit nuk kryhej. Por kur realizohej ama, ajo që ai kishte intriguar mbërthente xhaketën dopiopet (sipas modës tre a katër dekada të shkuara) dhe humoristi i grupit tonë do të na thoshte: - A nuk është si M-ja e MacDonald-it ajo pala në shpinën e xhaketës së bejtexhiut tonë?
Gjithsesi, spica të tilla nuk i bënin fare përshtypje kamerierit tonë. Vërtet, ato qenë fishekzjarre përpara intrigantit me peshqirin e kamerierit në dorë dhe bejtet e pashprehura të “poetit”- kamerier.
Unë, për ta ndryshuar disi gjendjen, thashë:
- Nuk e kuptoj, miku im: pse e kemi lënë në harresë këtë lokal anësor, por e kemi zëvendësuar me “Kafenenë e preferuar” në rrugën tjetër paralele? Ai qeshi hidhur. Por qeshi. Dhe kjo për mua ishte zgjidhja. Ja se pse mora hov. Ai nuk më la. Bindja për ndryshimin e “Kafenesë”, m’u shtua.
- Skllavit, miku im, smira dhe zilia nuk është aspak e lehtë t’i hiqet. Ajo nis me fjalët: “I mirë, i mirë, është “iksi”, por në rini ka bërë këtë gabim”. A thua se ai “i ka mbajtur pishën”. Dhe vazhdon kështu me dekada. Edhe pse ti s’je më djalë i ri, por mezi ngrys vitet e muzgut të acartë, veç së tjerash, përmes krizave të vazhdueshme ekonomike e shpërfilljes shtetërore të partive që ndërrojnë dhe shpërdorojnë pushtetet, duke kënaqur vetëm klientët e tyre të babëzitur.
Por le t’i lëmë pushtetarët në PUSHTNINË e tyre. Tiranasit nuk thonë kot: “E keqja nga njeriu del me shpirtin”.
Tani, miku im, që mësove për “shinandërruesin” e ke të qartë “gabimin” që kam bërë. Ose më mirë, keqkuptimin e trashë?
- E di çfarë më ra ndër mend përpara se të takoheshim? - ndërrova temë unë. Ai tundi kryet. “Një zakon i hershëm rinor kthehet në sëmundje... - nisa unë të përsëris perifrazimin nga romani. Ai buzëqeshi për të shtuar:
- Kamarja e atij që ka intriguar ‘dramën’ për tjetrin, të jesh i sigurt që u hap udhën gojëve të tjera të flasin për ‘ tragjedinë’ e tij. Madje ta komediografojnë atë. Ky është ligji i UNIVERSIT...
Shoku im u gjallërua pas kësaj thënieje që, ishte në stilin e tij të të shkruarit. Portreti i ndryshoi disi ngjyrë, siç u ndodh poetëve, kur sapo kanë formuluar një varg vërtet për të qenë. Por unë që e njihja mirë atë, një vlagë dhimbjeje, në mos e lexoja, e merrja me mend, se gjurmët e saj do të mbeteshin. Si një stuhi që kur kalon, do të lërë patjetër tragën e një shkatërrimi. Në portretin e shokut tim unë lexoja: lodhje, hutim, zhgënjim. Ato dy javë ai nuk ishte rruar fare. Shenjë kjo, jo vetëm e një lloj bjerjeje, por edhe e një shpërfilljeje për gjithçka rreth tij. Deformimi shpirtëror mbaresat aty i lë... Prandaj, më befasonte kurajoja e qetësia (së jashtmi), me të cilën ai e rrëfente (dhe përballonte) këtë cunam, vetëm me dy javë shkëputje nga ne, shokët e tij. Dhe, megjithatë, për mua ishte ende larg ajo pamja e tij e zakonshme. Por që patjetër do të shprehte qetësinë, durimin dhe përpjekjen për të përballuar një gjendje.
Ne e ndërruam “Kafenenë...”. Kjo s’qe vetëm ideja ime, por edhe e disa prej shokëve tanë, për të matur nga do të anonte balanca. Nuk e mallku-am. E as hodhëm gurin pas krahëve. Por neveri nuk mund të themi se s’ndiem. Madje edhe tani që po flasim për të. Prania e atij kamerieri, ashtu, i përkulur mbi tabaka, na kujtonte vërtet një “pinguin në periudhën e çiftëzimit”. Duart e tij dridheshin nga alkooli. Ashtu ai qe për t’u mëshiruar...Ne iu rikthyem qoshes sonë të vjetër në rrugën paralele. Të nesërmet që pasuan, shokët nisën dhe ata: një e nga një, të ndiqnin shembullin tonë. Kaluan ditë e mbase edhe javë. Poeti ynë i dashur u përkthye në Amerikë dhe e ftuan atje për të promovuar TRIUMFIN. Kur u kthye, hoqi dorë nga gazeta. U përfshi në një OJQ mbi të drejtat e njeriut. Organin e shtypit tanimë e drejtonte një krijues tepër stigmatizues për shkak të prirjes së tij drejt humorit.
“Shinandërruesit” shefi i ri i redaksisë i botoi një cikël të tërë me poezi shumë të arrira. Urimet tona në Kafenenë e preferuar iu dhanë nga të gjithë shokët. Gëzimi na ishte kthyer thuajse plotësisht. Kamerieri ‘pinguin’ mbeti vetëm me bejtet e tij. Pa poetë. Pa poezi. Pa shokë të artit. Por edhe pa objektin intrigues, lëndën e parë bruto për ta përpunuar. Iu hoq e drejta për të jetuar çastin magjik, atë të pinguinit në prag të çiftëzimit. Iu tret si kripa në ujë motivi i jetës. Mbi shpinë nuk dallohej më as MacDonaldi.
K/redaktori i ri, kur u paraqit “poeti” bejtexhi me vargjet e tij, i kishte thënë:
“Organi ynë, miku im, nuk është revistë arkeologjike. Bejtet tuaja aty e kanë vendin”. 
Kjo e zhgënjeu tejet. Nuk ishte thjesht një përzënie nga fusha e poezisë. Qe më keq. Mbase e barasvlershme me refuzimin e dashurisë së një femre që ai, mëvetësisht dhe verbërisht e adhuronte në distancë, siç mund të biem në dashuri me... HËNËN. Kështu, mbeti tërësisht i braktisur.
Kupën e theu copa-copa rënia e xhiros dhe zëvendësimi në lokal me një djalosh të ri. Por kjo qe vetëm dukja*.
Mua m’u kujtua thënia tiranase: “E keqja te njeriu del me shpirtin”, dhe kafshova gjuhën për të mos e shprehur. Jo.
Zemërata jonë nuk ishte dhe as që shkonte deri këtu. Jo dhe jo. PAFUNDËSISHT JO.
- Jam i sigurt që poeti i vëllimit aq të dashur për ne TRIUMF do të vazhdojë të përkthehet edhe në ndonjë gjuhë tjetër dhe Ai, do ta ketë... “ përfunduar studimin e tij “ dhe do ta kuptojë, më në fund, shkakun e largimit tonë. Kot nuk ia vendosa emrin FISNIK. 
Tani që po hedh këto radhë, më duket se dëgjoj fërshëllimën e TABLET-tit që paralajmëron: mbërritjen e emailit të tij. Përmbajtja e të cilit do të jetë afërsisht kështu: 
“Miku im, mos di gjë ku e pi kafenë “Shinandërruesi?” 
Ose:
“Më duket se e keni ndërruar ‘Kafenenë e preferuar’. A vjen aty ‘Shinandërruesi’, se dua ta pi një kafe edhe me të.
_______
* Në lajmet e mbrëmjes të gjitha kanalet televizive njoftonin për një vetëvrasje. Ose vetëhedhje nga vinçi i një objekti në ndërtim. Ky qe ish-kamerieri në Kafenenë e preferuar, por tanimë plotësisht i braktisur edhe nga ne krijuesit.
Nuk qe zbimi nga lokali shkaku depresiv. Diçka tjetër, më e thellë, më e largët, në kohë e hapësirë, te një pasion, që s’ka të bëjë me poezinë, por me tjetër gjë. Ajo mbase duhet kërkuar: te mania e tejskajshme e cila për psikologët, quhet SMIRË. Dhe kjo duhet të qe e padukshmja: 
“SELF DESTRUCTION “ (VETËSHKATËRRIM), 
do të thoshte anglisht i biri që kishte ardhur nga Londra në ceremoninë mortore; për të cilin thuhej se i qe dorëzuar një copë letër me shënimin e të atit përpara se të bënte zgjedhjen fatale. - ENVY (SMIRA), - ia ktheu sërish anglisht i vëllai më i vogël, tek po i hidhte lulet mbi arkmort.
- SMIRA?!
Thua të lindë bashkë me njeriun dhe e shoqëron deri në të pashmangshmen: GREMINË?

SOTIR ATHANASI,  
ATHINË, tetor 2015
Rired. 23, Shkurt, 2018! 

2018/02/21

Greva e pazakontë në zgafellat e minierës shkatrrojë Jugosllavinë e Titos !


Nga Flori Bruqi 


Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.



Para 29 viteve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu zhbërjen e Jugosllavisë së Titos!

Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën. 

 Me rastin e këtij përvjetori Ndërmarrja Trepça organizon manifestimin tashmë tradicional “Java e Minatorëve” .





Kujtesa kolektive në Kosovë përbëhet nga mungesa e vëmendjes së marrëdhënieve klasore. Modelet ekzistuese të kujtesës institucionale në masë të madhe kanë shpërfillë bazat materiale të punës dhe marrëdhëniet e punës.

Si një qasje kritike ndaj kujtesës kolektive, kjo masterklasë përqendrohet në Grevën e Urisë së Minatorëve të Trepçës që filloi me 20 shkurt 1989 dhe vazhdoi për tetë ditë me radhë. Dhjetë kërkesat e minatorëve ishin kryesisht për të drejtat kushtetuese. Minatorët protestuan kundër heqjes së autonomisë së Kosovës si pjesë e Kushtetutës së vitit 1974 të Jugosllavisë Socialiste. Prandaj, lidhja e identitetit të minatorëve dhe vendit me momentin në kohë – Greva e Minatorëve të vitit 1989 – është e rëndësishme për të nxjerrë një kuptim më të mirë të kujtesës kolektive dhe memorializimit. Minatorët ishin figurë qendrore në ideologjinë e socializmit Jugosllav. Megjithatë, minatorët ishin subjekt i margjinalizuar shoqëror e politik.

Image result for TREPCA DHE GREVA E MINATOREVE

Çfarë e bën grevën të rëndësishme është konteksti i shpërbërjes së Jugosllavisë socialiste dhe ngritja e nacionalizmit në Serbi. Masterklasa shqyrton mënyrën se si greva është reprezentuar, interpretuar dhe kujtuar. Leximi bazohet në të dhënat e shkruara dhe kujtimet personale që rrjedhin nga arkiva, raportimet në media dhe dëshmitë e pjesëmarrësve. Ndërtekstualiteti i vendosur këtu si strategji për ndërtim-kuptim, do të gjurmojë jo vetëm atë që ka mbetur më pak e njohur dhe e pa treguar, por edhe ambiguitetin e vetë grevës. Për më tepër, leximi i Grevës së Urisë së Minatorëve të Trepçës në vitin 1989 do të zbulojë gjithashtu kufizimet e së kaluarës historike dhe historinë e punëtorëve.



Kanë kaluar 29 vjet që kur minatorët shqiptarë të Trepçës në Stan Tërg, nisën një grevë të pazakontë në zgafellat e minierës, një akt që shënoi një erë të re për Kosovën, në luftën e saj për liri, të drejta e pavarësi nga Serbia. Ajo ngjarje pati shumë bujë; dhe më e bujshmja brenda saj, ishte dhurimi i një lope që një mitrovicar ua bëri minatorëve grevistë.

Musa Berani, dhuruesi i lopës, akt që zuri vend dhe në mediat e huaja, sot është 66 vjeç. Edhe ai thotë se greva 8-ditëshe e minatorëve të Trepçës në Stan Tërg ishte themeli i shtetësisë së Kosovës, i bashkimit të shqiptarëve, i krijimit të UÇK-së dhe shkatërrimit të tërësishëm të Jugosllavisë së Titos.


download


Por si e kujton Berani aktin e dhurimit të lopës, që për të është një ndër përjetimet më të rralla dhe më të bukura te jetës së tij sa është gjallë.

“Lopën që dhurova unë nuk ishte asgjë, por bëri një jehonë të madhe në opinion, pasi që me sytë e mi kam para edhe gra të cilat në hyrje të minierës së Trepçës në Stan Tërg, kanë hequr nga fyti varëse të arit e stoli të tjera duke i dhuruar për minatorë, apo dhe persona që dhuronin para, marka dollarë, franga zvicerane”, thotë Berani.

Trepca miners remember the strike of 1989

Dhe vazhdon ai rrëfimin: “Nuk e di saktë datën, ka qenë 21 apo 22 shkurti i vitit 1989, por në atë mëngjes pasi që kisha mjelë lopët në ahurin tim, u ktheva në dhomë brenda ku babai qëndronte i shtrirë pasi që ishte shumë i sëmurë. Ishim duke shikuar lajmet në televizor dhe për një moment babai po më thotë: ‘lehtë është për ty është o Musoo, plotë ahurin e ke me lopë, po ata minatorët atje në Jamë (minierë), ata e kanë shumë të vështirë’, duke ma bëri me shenjë se unë duhesha ta dhurojë një lopë për minatorët. Të nesërmen në mëngjes, ka qenë ditë e shtunë kam shkuar në ahur ku kam zgjedhur lopën më të mirë të cilën e kam marrë dhe e kam dërguar në Stan Tërg”, tregon Berani.

Ai më pas sqaron se tërë rrugën, nga Mitrovica deri në Stan Tërg, rreth 7-8 km, e ka bërë në këmbë. “Kur mbërrita aty, lopën e kam lidhur për rrethojën e oborrit të minierës dhe rojës që ishte aty i thashë se këtë lopë e kam sjellë për minatorët. E di se lopën e kanë therur në minierë, porse mishin në vend që ta hanë jua kanë shpërndarë të varfërve”, sqaron Berani, i cili pra zbulon dhe këtë detaj tjetër kaq interesant të asaj ngjarjeje.

greva_e_minatoreve_te_trepces_

“Unë nuk kam punuar kurrë në minierë, por u solidarizova me minatorët pasi që ata po na mbronin me jetën e tyre nga terrori që po ushtronte Serbia me Millosheviqin mbi shqiptarë e Kosovës. Ka kaluar shumë kohë, pra 27 vite, nuk i kam ra pishman asaj pune, por jam i revoltuar me qeverinë dhe institucionet e tjera të Kosovës që deri më tani nuk kanë bërë gjë për të pasur një të ardhme më të mirë”, qahet ai duke gjykuar kështu mbi realitetin në të cilin ndodhet Kosova.

Ai ka shtuar se ato 8 ditë të grevës së minatorëve të Trepçës i ka përjetuar shumë keq, por se dhe ka qenë krenar pasiqë populli shqiptar jo vetëm në Kosovë, por në tërë Jugosllavinë ku ka jetuar, për herë të parë është bërë i gjithi bashkë, në një gojë.

“Por me lopët nuk më eci mirë”, thotë Berani duke qeshur, dhe shton se gjatë luftës policia dhe paramilitarët serbë ia kanë marrë 3 të tilla, ndërsa njërën ja kanë vrarë.

“Dhe kështu mbeta pa lopë”, shton ai.

Rasti i dhurimit të lopës për minatorët atë botë, bëri aq bujë sa Musa Berani thotë se policia serbe nisi ta kërkonte për ta burgosur.

“Pas dy ditëve, shkova prapë në Stan Tërg për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të minatorëve. Aty, disa policë serbë me rroba civile tentuan të më arrestonin, por disa minatorë e punëtorë të Trepçës reaguan dhe më shpëtuan nga policia duke më futur në një makinë e sjellë në Mitrovicë. Që nga ajo ditë dhe rreth 4 muaj, nuk kam fjetur në shtëpinë time, por tërë kohën e kam kaluar tek dajat e mi në fshatin Zhabar, tek kushërinjtë në fshatin Klinë të Skënderajt, si dhe tek miku i im Ibrahim Vidishiqi, dhe kështu policia nuk mundi të më arrestojë për këtë punë.”

Dhe merak të madh ka faktin se për atë ngjarje nuk ka asnjë fotografi, pra asnjë lloj kujtimi që sytë e brezave të mund ta shihnin.

Related image

“Nuk kam asnjë fotografi nga ajo ditë. Gjatë luftës e humba atë faqe të gazetës ‘Rilindja’, ku krahas një letre përkrahjeje që madhi Bekim Fehmiu iu kishte dërguar minatorëve, ka qenë edhe shkrimi për dhurimin e lopës nga ana ime”, shprehet i pezmatuar Berani.

Musa Berani tani jeton me gruan dhe tre fëmijët e tij në qendër të Mitrovicës, në pension  në kushte të vështira ekonomike. Por në zemër e ndërgjegje ka një pasuri të madhe, kujtimin e bukur të një akti njerëzor e kombëtar, dhurimin e një lope për minatorët grevistë në Stan Tërg.

MINATORËT E TREPÇËS ZHBËREN JUGOSLLAVINË !

Fotografia e Flori Bruqi

Shkruan Jahja Lluka


29 vjet nga greva e minatorëve të Trepçës


Ishin kohë të turbullta kur rezistenca paqësore ndaj një regjimi fashist filloi ndër minatorët.

U bënë 29 vite që kur minatorët e Trepçës filluan grevën e urisë.

Image result for MINATORET E TREPCES

Mbi 1,300 minatorë, kishin hyrë në grevë urie për të mbrojtur autonominë e Kosovës, ky hap i guximshëm po fillonte zhbërjen e Jugosllavisë.

Image result for MINATORET E TREPCES NE ISH JUGOSLLAVI

Greva historike e minatorëve të Trepçës bëri bujë të madhe në vend duke kaluar në rezistencë gjithë popullore, kështu filluan t’iu dridhen themlet Serbisë dhe regjimit të saj e cila si qëllim kishte zhbërjen e popullit shqiptar në Kosovë.

Related image

Poashtu greva nuk kaloi pa bërë bujë në mediat dhe qarqet diplomatike ndërkombëtare të cilat po përcillnin me vëmendje fillimin e zhbërjes së një fuqie të madhe në atë kohë siç ishte Jugosllavia.

Related image

Ky ishte vetëm fillimi i ngjarjeve të njëpasnishme të cilat pëfshien një dekade duke mbaruar me luftëra dhe shkëputje të shteteve të cilat nuk duronin politikat naciste serbe.

Image result for MINATORET E TREPCES

Pas 29 viteve kujtojmë vendosmërinë e vëllezërve shqiptarë të cilët me çdo çmim nuk hiqën dorë nga lufta për liri dhe demokraci sepse zëri i tyre u bë udhërrëfyes për një popull të vuajtur dhe të përndjekur ç’njerëzisht për një shekull.

Image result for TREPCA DHE GREVA E MINATOREVE

Dihet që Trepça ishte një gjigand i metalurgjisë dhe shtyllë kyçe në në zhvillimin ekonimik të Jugosllavisë.

Image result for MINATORET E TREPCES

Veç tjerash Trepça ishte fryma e Kosovës dhe krenaria e saj.

Image result for TREPCA DHE GREVA E MINATOREVE

Dhe sot mbetet e tillë me gjithë pozitën e saj të vështirë në të cilën gjendet.

Related image

Rinormalizimi i Trepçës dhe vënia e saj tërësisht në funksion do ta ringjallte ekonominë e brishtë të Kosovës, e cila po kalon në këtë faze të padëshirueshme tranzicioni.

Related image

Nxitja e investimeve nga vendet perëndimore në Trepçë do ishte e mirëseardhur pasi deri më tani nga qeveritë tjera nuk ka pasur ndonjë program konkret që do ishte frytëdhënës.

Image result for MINATORET E TREPCES NE ISH JUGOSLLAVI

Sot më duhet t’i përgëzoj të gjithë ata minatorë të cilët me gjithë kushtet e vështira kanë motiv për punë dhe e mbajnë gjallë këtë gjiidand metalurgjik të rëndësishëm për Mitrovicën por dhe për gjithë Kosovën.
Related image
Për nder të qendresës së pathyeshme të minatorëve të Trepçës propozoj që në Stantërg të ndërtohet një monument në shenjë falendërimi dhe përkujtimi për stoicizmin e tyre që tejkaloi kohët dhe u vulos me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

EVROPA DHE SHQIPTARËT


Padrejtësia historike e Evropës ndaj shqiptarëve

Image result for SKENDER KODRA

Kryetari i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave,Akademik Prof. dr.Skender Kodra



Shpesh flitej për normalizimin e rajonit të Ballkanit dhe integrimin e shpejtë në BE, por një gjë e tillë është larg sepse nuk janë zgjidhur çështjet e popujve qe përbejnë shtetet e Ballkanit.

Siç shihet Padrejtësia historike e Evropës ndaj shqiptarëve është plagë që duhet të shërohet urgjentisht, në të kundërten pasojat do të jenë të papara edhe për vetë- Evropën.
Zgjidhja e çështjes se shqiptarëve përkundër kompromiseve të bëra nuk ofrojë zgjidhjen për stabilitet të qëndrueshëm në këtë Gadishull.

Fundja, stabilitet s’mund të ketë kur të gjithë janë kundër shqiptarëve dhe të drejtave të tyre në shtetet ku jetojnë?

Andaj situata destabilizuese e sponzorizuar nga faktori politik, përkatësisht Qeveria e Maqedonisë, kërkon reagim të menjëhershëm të faktorit ndëkombëtarë dhe dorëheqjën e parevokueshme të Gruevskit me të tjerë.

Akadamia Shqiptaro Amerikane, në kry me Akademik Prof.Dr. Skënder Kodra- kryetar, po ndjek me shqetësim të madh situatën e fundit në Shqipëri, Kosovë,Maqedoni,Malin e Zi,Preshevë,Medvegjë, Bujanoc,Çamëri ndaj kërkohet që partitë kombëtare shqiptare dhe spektri i gjerë i intelektualëve dhe personaliteteve të pastra publike në Shqipërinë Etnike , të bashkohen si kurrë më parë dhe të bisedojnë konkretisht për kërkesat legjitime me dekada të tëra të shqiptarëve, të cilat edhe pas marrëveshjeve të ndryshme , nuk u implementuan kurrë, por mbeten të mbyllura në sirtarë.


Shqiptarët janë me rrënjë të lashta dhe se as Mbretër e as Krajli s’kanë mund t’i’’ zhdukin’’, e lërë më Z. Janukollovska me bashkëpunëtorë e bashkëmendimtarë.


Ajo me të tillë ka sjell tragjedi,dhunë, tmerr, situatë të jashtëzakonshme dhe pasoja të paparashikueshme për vendin, për të cilat duhet të marrë dënimin e merituar.
Unifikimi dhe bashkërendimi i kërkesave të shqiptarëve është i dimosdoshëm, ndaj hapërimi drejt së ardhmes është i pandalshëm.

Prof.dr. Skender Kodra, kryetar i Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave (The Albanian American Academy of Science – AAAS) theksoi se ka reaguar edhe para ngjarjeve të fundit( ndodhur para rastit Kumanova), lidhur me tensionimet e situatës në Maqedoni dhe gjendjen e shqiptarëve atje.
Kjo Akademi ishte dhe do të jetë përherë pjesë e protestave në Nju Jork dhe Çikago, për alarmimin e pozitës së rënduar të shqiptarëve në Maqedoni.

“Në çdo vend të botës, akademikët orientojnë vendin dhe udhën ku duhet të shkelë një komb i caktuar.” – kështu përgjigjet me një zë të shtruar Akademik profesor doktor Skënder Kodra, një nga psikiatrët klinikë më të shquar shqiptare i cili jep mësim në tre Universitete në Shtetet e Bashkuara.
Një intelektual nuk ka për detyrë vetëm të rrisë veten por edhe ti kontribuojë kombit, vendit dhe rrënjëve të veta dhe ne fakt ai kohë më parë është kthyer nga një takim i rëndësishëm në Maqedoni me kryeministrin Zoran Zaev ku ka lobuar në favor të shqiptarëve për montimin e rastit Kumanova.
Me një kolanë librash në fushën e psikologjisë klinike ai që prej vitit 1995 themelon dhe drejton Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York.

Një figure polihedrike që influencën e tij nuk e kufizon vetëm te gradat e tij shkencore por e shtrin edhe më tej në politike dhe në aktivitetin e tij patriotik.

Me akademinë Shqiptaro Amerikane ku ka personalitete amerikane dhe shqiptare ai ka ndikuar në lirimin e Ramush Haradinaj, në tërheqjen pas të botimit të parë të Enciklopedisë maqedone denigruese ndaj shqiptarëve. Personaliteti i Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri. etj.

Kam lindur në Istog të Kosovës më 13 maj 1946, sigurisht nga një familje patriotike atdhetare e të
gjithë berzave. Familja ime shpërngulet nga genocidi i kralit të kohës për në Shqipëri dhe vendoset në Mamurras, periudhë kjo që përkon me sundimin e mbretit Zog. Ç’është e vërteta populli e ka pritur mirë, por edhe qeveria i ka përkrahur dhe strehuar.

Në atë kohë, siç më ka treguar baba, Mamurrasi kishte shumë pyje dhe në to rriteshin kuaj të egjër, të cilët i zbutshin. Po kështu, duke prerë pyjet, i shndërruan në toka pjellore. Krahas këtyre punëve, babai ka punuar me rërë, ka mbledhë rërë nga ora 4 e mengjesit me buaj dhe krijuan një pasuri jashtëzakonisht të madhe.

Vitet iknin dhe babës po i kalonte mosha për të krijuar familjen e tij, ndaj në moshën 35 vjeçare kërkon nonën time, që ishte me origjinë nga Gjakova të stabilizuar në Shijak. Siç tregonte babai, ai kishte dhënë 25 lopë për ta marrë nonën time, që ishte atëherë 16 vjeçare.

Më vonë, kur okupatori gjerman premtoi që trojet shqiptare pas luftës aty ku i thonë bukës bukë e ujit ujë, do të ishin tonat, i gjithë populli u angazhua. Mirëpo prindërit e mi nuk u morën me asnjë aktivitet gjerman, por duke besuar se do të jemi më në fund një shtet shqiptar, u kthyen përsëri në Kosovë, afër Mitrovicës, ku kishin tri fshatra të vetat si pronë: Tucep, Veric, Osojan dhe kur kaluan nga Shqipëria atje e morëm përsëri pasurinë. Aty punonin si argat 100 shkie edhe shkina, burrat korrshin dhe gratë shkina mbledhshin duaj e grurit, misrit, ndërsa në shtëpi nuk i pranonim si shërbëtorë. Arësyeja e këtyre fatzinjve qe, se kishin frikë se mos i vrisnim dhe donin vetëm sigurinë e jetës.

Me kalimin e kohës, bisedohej në ato fshatra që ka filluar një lëvizje komunistash dhe kryetari i komunës së kohës, Zeqir Rexha, edhe vëllau i tij, Beqir Rexha, u kërkoi të gjithë fshatarëvet që të mobilizohen kundra komunistëve dhe të gjithë me kuaj shkuan në Pejë.

Kur arritën në Pejë, zonjat thanë se cilët janë këta njerëz me kuaj të armatosur, a janë budallenj, apo si e kanë hallin, kur komunizmi i ka marrë të gjitha trojet shqiptare e këta duan me na marrë në qafë e me na rrezikuar jetën.

Dhe kur e panë situatën se si ishte, u kthyen mbas pasi kishin takuar shumë komunistë, njerëz të veshur keq, të pistë, pa kulturë, morracakë dhe menduan që s'kanë për të fituar, se nuk ua mbushën syrin, që këta do jenë ndonjë rrezik për vatanin, për Atdheun dhe u kthyen nga erdhën.
Më vonë komunistët u forcuan, vranë, dhunuan dhe shkaktuan 12 mijë dëshmorë të kohës dhe dëmin më të madh e ka bërë brigada e pestë e Shefqet Peçit.

Në atë kohë kalamajtë e axhës, të Halil Kodrës i internuan në Beograd, kurse baba dhe nona erdhën në Istog, ku edhe kam lindur unë. Komunizmi kishte marrë çdo gjë, por ajo më e tmerrshmja ishte, se në lisa vendosnin kutia, ku çdo serb që kishte ndonjë pakënaqësi me shqiptarët, i shkruanin dhe i qitshin aty dhe i merrnin këto ankesa dhe vinte OZNA, sigurimi i asaj kohe dhe i dhunonte fizikisht dhe u grabiste pasurinë dhe pse doktrinën e kishin mos me i prekun. Shqiptarët nuk kishin të drejtë ta bënin këtë gjë për serbët.

Nga fëmijët, unë isha i pari, më pas lindi Zeqiri, Enveri dhe motra Aishja; tre djem dhe një gocë.
Shpesh mendoj se cilët kanë qenë shtysit e mi për të ndjekur rrugën e dijes dhe nuk mendoja që dikush më ka drejtuar andej, por sot e them me bindje që ka qenë nëna dhe babai im, të cilët pa shkuar asnjë ditë në shkollë dinin të shkruanin dhe të lexonin, bile nëna ime krijonte poezi, fabula, anektoda dhe si një aktore profesioniste interpretonte para nesh. Ata nuk e thoshin me fjalë, por me sy, me sjellje, me shpirt, me dëshirë, të pamundur ekonomikisht, por që sakrifikuan bukën e gojë për ne, gjashtë fëmijët për t’u shkolluar… mund të di, zoti Kodra cila ka qenë tradita familjare në fushën e arsimit dhe cili ka qenë shtysi kryesor i arsimimit tuaj?

- Baba im ishte shumë fisnik, por i pashkolluar, nuk e donte shkollën, donte armën, burrërinë,
krenarinë, veshjen kombëtare, të cilën nuk e hoqi kurrë, bile ka vdekur me tesha kombëtare. Ndërsa nona ishte një grua gjakovare me një mendje të mprehte dhe një dashuri të jashtëzakonshme për shkollën.
Pasi linda unë, pra në moshë fëminore, baba më tregojke ngjarje të ndryshme për Kosovën dhe Shqipërinë, për të cilat kishte një dashuri të madhe e kjo dashuri bëri vend tek unë, ndoshta para kohe, që fëmijë.

Në kohën time, për në klasën e parë i merrshin shtatë vjeç, por, kur unë isha gjashtë vjeç, isha tuj lujt me ujë, vjen një shoku im, Muharrem Zeka, me të cilin më vonë kemi kaluar shumë peripeci bashkë nëpër burgjet e Serbisë, dhe më tha që të shkoja me të në shkollë. Pa i treguar nonës, bashkë me shokun tim, shkova në shkollë. Mësuesi me një dashuri që s’mund ta përshkruaj, erdhi pranë dhe më pyeti sesa vjeç isha. Edhe pse i tregova të vërtetën, mësuesi më mbajti në shkollë.
Kur i thashë nonës se kam konë në shkollë, ajo më tha që s'munesh, se je gjashtë vjeç. Kur i tregova që isha pranuar në shkollë ajo nuk më pengoi, përkundrazi më përgëzoi duke më rrokur për qafe. Në fillim mësuesi nuk ma shkruajti emrin, por kur unë kalova klasën më regjistroi dhe mora klasën e parë.

Nuk mbaj mend asnjë mësues, apo profesor të ndryshëm që kam pasur gjithë jetën time ngado që kam mësuar e studjuar, por mbaj mend vetëm mësuesin e klasës së parë që e quanin Muhamet, babën e kishte hoxhë, se më solli kënaqësi të jashtëzakonshme, se doja të mësoja dhe të rrija me Muharremin.

Në shkollë shkojshim herët dhe lujshim me pesë gurësh, (guracak) me shokët derisa fillonte mësimi. Pas mësimit merrshim me bagëtinë, kujdeseshim për delet dhe për lopët. Sapo vinim nga shkolla, nona na priste me bukën në dorë, shumë bukë dhe pak djathë e unë i thosha: “Pse pak djathë e shumë bukë se s'mund ta haj”, por ajo më thoshte: "E han e han, ti...” dhe më jepte një shpullë duke qeshur.
Mbarova tetë - vjeçaren shkëlqyeshëm dhe gjithmonë kam qenë i shkëlqyshëm në shkollë. Kur isha në Istog, kam kry shkollën bashkë me Rugovën. Ai vinte nga fshati Xerxë 7 km në këmbë, pra 14 km në ditë. Më pas shkova në Pejë në shkollën Normale për mësues. Si student në shkollën e mesme dështova, se e qëllova me shpullë një profesor serbë, (profesorin e frëngjishtes) dhe prej Peje shkova në Gjkovë dhe u regjistrova në normalen e Gjakovës. Tek dajot në Gjakove, (familja Rugova) u lidha me profesor Kadri Kusari, Ali Riza Boshnjaku, Kimet Gojani, Sabahat Shehu, Hysni Shala i Suharekës. Profesor Kadri Kusari ishte kordinatori kryesor, kundër makinerisë serbe. Adem Demaçi ishte kryetari, por ai ishte i burgosur (1963). Profesor Kadri Kusari na mblidhte vetëm pesë minuta dhe na ndajke detyrat: na pyetke se nga cili vend ishim dhe na porosiste të ngremë flamurin në orën 12, ditën e enjte. Kështu shpërndaheshim të gjithë dhe flamujtë kombëtarë ngriheshin përnjëherë në të gjithë Kosovën. Atëherë bëhej rrëmujë e madhe, se flamurin e Titos e lidhinim tek një qen pas bishtin me një kanaçe dhe për këtë arësye jam denu disa herë.
Krahas studentëve që ishin angazhuar me lëvizjen kombëtare, kishte ndonjë që spiunonte. Ishte një student, që nuk dua t’i përmend emrin, ua vinte studentëve flamurin në palë të librit dhe nuk vononte shumë, vinte policia, i kontrollonin dhe i arrestonin, në një kohë që as vetë studentët nuk e dinin që kishin flamurin në çantë.

Duke e parë me këndvështrimin e sotën e quaj krejtësisht të gabuar, se pjesa më e mire e bijve të Kosovës u vranë apo mbushën burgjet me lulen e rinisë. E pse baba im më thoshte merru me punë, por çka ti bëjsha se edukimi ynë ishte shumë emocional dhe jo vetëm nga mësuesit po edhe nga nëna.
Si student në shkollën e mesme dështova për arësyen që thashë, se autoritetet qeveritare serbe më burgosnin herë pas here për motive patriotike nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës, deri në Ce Zene të Beogradit dhe vecanërisht në burgun e Pejës.

Duke provuar tmerre në burgjet e Serbisë, vendosa të arratisëm për në Shqipëri, ku na zunë në kufi dhe bëra përsëri një muaj burg. Mirë që na zuri policia serbe, se po të na kishte kapur policia e Enver Hoxhës, ose do na pushkatonte, ose do na dënonte 25 vjet burg. Vetëm nga ky fakt, e them me bindje; vërtet Titoja ishte i egër me shqiptarët e Kosovës, por Enver Hoxha ishte shumë herë më i keq se Tito.

Kur dola nga burgu, isha bashkë me tre çuna në kafene, mora një gotë raki edhe kur e shoh fotografinë e Titos, hipa në karrike e mora dhe e theva. Atëherë një serbë më tha: “Çka po bën?” dhe i mblodhi copat dhe i fshehu.

Shkova në shtëpi gjeta babën me duart në kokë. Ngrita gruan nga gjumi dhe fëmijët i lashë aty dhe shkova në Itali në një kamp. Lashë dy vajzat dhe nuk e harroj natën kur ika, vajza që ishte në djep u zgjua dhe më nguli sytë e mua më dukej sikur sytë e saj më thoshin: “Ku po më lini mu!” Kur shkova pas shumë vitesh Melihati ishte në shkollë e nuk po e din që isha baba i saj. Nuk pranoi të vinte me mua, veç më tha: “Po erdhi gjyshja, do vij edhe unë!” e s’erdhi, por ndenji me nonën e babën tem.
Kjo ndodhi në vitin 1969 dhe pas një viti përfundova në SHBA, ku mora menjëherë “Statusin e emigrantit politik”. Fillimisht punova si taksist, më pas kreva Akademinë e Policisë dhe në vitin 1986 përfundova shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”. Pas një viti laurohem me titullin “Master degry” në studimin “Diferencimi i trurit të mashkullit dhe i femrës”. Në vitin 1991 mbroj doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe marr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D.

Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike,
Doktorova në sëmundjen e Skizofrenisë.

3. I nderuar Prof. Dr. Kodra, jo më kot e nisa bisedën me ju që nga fëmijëria, që jo vetëm unë, por gjithë lexuesit të binden se po ndoqe rrugën e dijes, drita e saj do të dërgojë përtej imagjinatës fëminore, ajo të bën të shohësh përtej maleve, pa pasur nevojë t’i kalosh ato me këmbë, të bën që ëndrrat të realizojnë njëra - tjetrën dhe të krijojnë ëndrra tjera deri në pafundësi… ndaj do ishte me interes për lexuesin shqiptar të dinim rreth veprimtarisë suaj në SHBA…
- Veprimtaria ime është në tre pozicione: si psikolog, si profesor dhe si shkencëtar. Kam një
veprimtari të gjatë në psikollogjinë klinike, të cilën e kam pasuruar me përvojën e gjatë, ku dhe ende punoj të spitalit Ushtarak në New York, ku në dhjetë vjet jam marrë me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës në Vjetnam.

Jap mësin në tre Universitete, ku përgatitim kuadro nga i gjithë rruzulli tokësor dhe tash e njëzet vjet, kam qenë këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë të Shtetit të New Yorkut. Dua të theksoj dhe të pranoj, se jam më shumë doktor sesa profesor, por puna në universitete më jep një kënaqësi të veçantë. Kjo punë është si shplodhje për mua, por mendoj që është fat për studentët, ngaqë e kryej mrekullisht lidhjen e teorisë me një mori shembush nga praktika ime shumëvjeçare. Kështu mësimi në këto universitete është një kordinim perfekt i teorisë me praktikën, besoj kjo është shumë e rëndësishme për kuadrot e ardhshëm, të cilët do zëvëndësojnë ne.

Dhe pozicioni tjetër në jetën e përditshme është studimi shkencor, studime që për të mbetur brezave i kam pasqyruar nëpër disa nga librat e mi si: “Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër” Library of Congress (June 11. 2001), “Definition of Personality” Tiranë Library of Congress (2003), “Drugs and its Impact” Tiranë Library of Congress (June, 11. 2004), “Road Map Opportunities in Cilinical Psychology” Tiranë Library of Congress (June 12. 2006), Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559 – 6000.

Krahas punës individuale shkencore jap kontributin tim edhe në Shoqatën e Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, jam gjithashtu Anëtar i Shoqatës të Sëmundjeve Psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri...

Një punë të vazhdueshme kam bërë në publikimet e ndryshme në revistën “Dituria”, Organ i Akademisë Shqiptaro - Amerikane me qendër në New York, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjoze në SHBA dhe Shqipëri.

Nga studimet e mia në lidhje me personalitete të larta të Kombit tonë, që fatkeqësisht u është dashur të lënë Atdheun për të shpëtuar jetën, kam vënë re që krahas veprimtarisë së tyre në SHBA, apo gjetkë, kurrë nuk e kanë harruar mëmëdheun e jo vetëm kaq, po në një formë, apo tjetrër kanë dhënë një kontribut të çmuar… më thoni Prof. Dr. Kodra, si ka qenë kjo lidhje mes jush dhe atdheut?
- Para viteve ’90, përveç dëshirës që na vlonte në gji, nuk kishim asnjë lloj mundësie të jepnim
ndihmesën tonë, por me hapjen e kufijve dhe ndryshimeve demokratike në Shqipëri, shpreha dëshirën për të punuar dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës Psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës duke ligjëruar leksione të ndryshme dhe me dëshirë dhe kënaqësi i dhurova kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë të psikiatrisë klinike amerikane. Po kështu gjatë kësaj kohe, shërbeva në spitalin psiqiatrik numur 5 në mënyrë vullnetare.

Unë menaxhoj 150 doktorë nga mbarë bota, por kjo nuk më pengon mua që kur diçka nuk e shikoj në rregull në klinikë, ta sistemoj, apo dhe të pastroj, por në spitalin e Tiranës, edhe pse vlen të përmenden shumë mjekë të zotë, por më çudiste fakti se në mengjes ata që ishin demokratë merrnin gazetën “RD” dhe të majtët “Zëri i Popullit”, në vend që të merrnin seriozisht detyrat nga mjeku i rojës së natës, kjo ishte për mendimin tim e tmerrshme. Pacientët nuk janë as të majtë, as të djathtë, ata kanë vetëm një emër, pacientë dhe mjeku ka vetëm një emër, specialist. Kjo më shqetësonte dhe mendoj që kjo është katastrofa më e madhe në Shqipëri, politika është futur në çdo institucion dhe karrierën apo gradat shkencore i ngre dhe ul politika, gjë që për Amerikën janë absurde.

 Nuk dua t’i përmend, po është e pafalshme që doktori të rrahë të sëmurin, apo të pijë raki me të sëmurin. Në atë kohë në spital ishte një aparat (elektroshot) që e kishte sjellë Franca, por ai është për policinë e jo për spitalet, ai është shumë i dëmshëm për pacientët, në vend që të shërohen, dëmtohen edhe më shumë. Truni ka fushat e veta dhe çdo gjë zhvillohet në atë fushë, kështu prish dhe fushat tjera, ndaj urdhërova dhe e hoqa nga përdorimi.

Duke pasur dëshirën e madhe për të kontribuar për qartësimin e masave të gjëra, isha i ftuar në Radio Tirana në një Rubrikë të përjavëshme me temë nga psikiatria.

Gjatë këtyre viteve, pra pas viteve ’90 kam vizituar shpesh edhe Kosovën, sigurisht jo vetëm si turist, por kam zhvilluar një veprimtari të vazhdueshme shkencore dhe patriotike, ku klinikën e ktheva në instikam lufte. Për këtë arësye, serbët e bastisën disa herë dhe më detyruan të paisem me dokumenta serbe, gjë që nuk e pranova, ndaj u detyrova për herë të dytë të largohem nga vendlindja ime. Ika, por me mend e shpirt isha në Kosovë, Shqipëri e kudo që jetojnë shqiptarë, jetoja me shqetësimet dhe mendoja për mënyrat se si të jepja kontributin tim.

Kështu gjatë Luftës së Kosovës shkova në kampet që u ngritën në Shqipëri me të dëbuarit nga Kosova, po kështu kam sherbyer edhe në spitalin Ushtarak. Krahas ndihmës sime, djali im ushtarak, Isai, lindur e rritur në SHBA, u bashkuar me radhët e UÇK - së në Kosovë, si disa të afërm të tjerë ta familjes sime. Kjo nuk është gjithshka, ndihma dhe përkushtimi im dhe i familjes sime nuk mbaron me kaq, gjithë jeta ime do jetë në shërbim të kombit.

Kam dërguar për botim një roman me titull “Rrjedha” dhe nga ç’po bisedojmë bashkë, njëri nga personazhet e librit më duket sikur jeni ju, sikur janë të gjithë ata shqiptarë intelektualë që egërsia e armiqve tanë të jashtëm e të brendshëm i detyroi të emigrojnë në vende të ndryshme të botës, veçanërisht në Amerikë, ku dhanë maksimimin e tyre intelektual dhe shkencor… ju më lart përmendën Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro - Amerikane, ku ju, i nderuar Prof. Dr. Kodra, jeni President i saj, mund të na thoni se si u lindi ideja e krijimit të saj, se për nga përbërja jam më se e sigurtë që ka anëtarë të denjë, të cilët me kontributin e tyre profesional dhe shkencor janë një “rrjedhë” e ndërsjelltë për ta pasuruar dhe freskuar Akademinë tonë të Shkencave këtu në Tiranë.
Kjo ka qenë ideja e Profesor Martin Camajt, por nuk u realizua për arësye se ishin standartet
Amerikane për me u plotësu me ligjet. Kur u krijuan kushtet e favorshme e krijuam Akademinë Shqiptaro - Amerikane të Shkencave dhe Arteve, ku filozofia e saj është “Çështja Kombëtare”.

Vërtet aktiviteti i kësaj Akademie është i larmishëm, gjithpërfshirës të problemeve dhe arritjeve të kombit tonë, por dua të përqëndrohem pak në arësyen e ardhjes sime së fundmi në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, si përfaqësues i kësaj Akademie për problemin e mprehtë të shqiptarëve në Maqedoni e konkretisht mbi ngjarjet në Kumanovë, për të bashkëpunuar me Akademitë e këtyre tre shteteve, me Qeveritë dhe politikanë të ndryshëm që ngjarje të tilla tragjike të mos ndodhin më.
6. Po, i nderuar Prof. Dr. Kodra, ky fakt na mblodhi dhe më dha rastin të njihemi dhe komunikojmë së bashku, se çdo plagë e kombit dhemb tek të gjithë intelektualët e ndershëm shqiptarë, kudo që jetojnë e punojë.

 Unë e kam theksuar edhe në një shkrim tjetër, që para se të trokasim nëpër dyert e botës, të trokasim në portat e qeverive tona, për të bashkuar mendimet dhe forcën për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë në trojet e tyre dhe, më vjen mirë që në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar të Drejtave të Njeriut me seli në Kumanovë, keni bërë një kërkesë Kryeministrit shqiptar, zotit Edi Rama, me shpresë të realizohet për të mirën e shqiptarëve, më thoni ju lutem opinionet tuaja në lidhje me çka dini mbi këtë masakër dhe çfarë mendoni të bisedoni me kryeministrin Rama?

Kjo ngjarje tronditi botën e ne, shqiptarët, u drodhëm, u rrënqethëm. Akademia Shqiptaro - Amerikane e Shkencave dhe Arteve në New York, si institucion i lartë intelektual, ndjek me vemendje zhvillimet e ngjarjeve në mëmëdhe, ashtu si gjithë bashkësia shqiptare në Amerikë, por ngjarjet e fundit në Kumanovë jo vetëm na kanë tronditur, por na kanë mobilizuar që të kontribuojmë në zbardhjen e shkaqeve dhe nxjerrjen e përgjegjsve realë të kësaj gjakderdhjeje. Bilanci i kësaj masakre ku dhanë jetë 14 vetë, mbi 30 të arrestuar, 68 objekte të shkatërruara, prej të cilave 18 shtëpi shkatërruar plotësisht, na bën të mos reshtim gjer të vihet në vend drejtësia.

Kështu që lind detyrë imediatë që të bëhet një analizë e gjerë dhe të kërkohet më ngulmin zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit me të gjitha kërkesat e saj, se me mbi 30% në Maqedoni janë shqiptarë, të cilët në çdo hap të jetës së tyre ndjehen të diskriminuar dhe të keqtrajtuar.

Ky është dhe qëllimi i bisedës sime me Kryeministrin Rama, se Shqipëria ka marrdhënie normale me Qeverinë Maqedonëse, sidomos në fushën ekonomike, por krahas tyre, duhet të ndikojë fuqishëm edhe në ruajtjen e dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoni. Ne përshëndesim qëndrimin e qeverive të Tiranës dhe Kosovës për këtë problem, por mendoj që duhet qëndruar dhe insistuar që këto akte vandale të mos ndodhin më me shqiptarët.

Akademia Shqiptaro - Amrikane e Shkencave dhe Arteve kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shqiptarët të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre në Maqedoni. Akademia u kërkon liderëve politikë të shqiptarëve që të marrin përgjegjësi atdhetare e demokratike dhe të bashkëkohen midis tyre, pavarësisht nga nuancat politike që ka secila, ata duhet të tregojnë vendosmëri politike ne mbrotjen e të drejtave te popullit shqiptar në Maqedoni dhe kjo është dhe arësyeja që ne kemi kërkuar kontakt me Kryeministrin Edi Rama, që shpresojmë se do na realizohet, për të qenë qënë në krah të vëllezërve shqiptarë, ashtu si të gjithë bashkëkombasit kudo që ata punojnë e jetojnë.

Unë e kam deklaruar edhe herë tjetër, se qëllimi ynë është që t’i ofrojmë mbështetje familjeve të të paraburgosurve, por edhe avokatëve, përmes këshillave dhe logjistikës nga ana e ekspertëve dhe avokatëve amerikan. Për rastin e Kumanovës kemi zhvilluar disa takime në Nju Jork dhe Uashington, ku kam kërkuar mbështetje për të pasur një proces transparent. Prej tani do të jemi në koordinim me Forumin për të Drejtat e Njeriut IGFM dhe kryetarin e saj Idriz Sinanin si dhe këshillin emergjent të Lagjes së Trimave. Do të bëjmë çmos që të zbardhet e vërteta.

Flori Bruqi &Zyba Hysa

2018/02/20

In memoriam : Jorgjie Dhimitër Prifti(Sota)



2018-02-20 9:04 GMT+01:00 Perparim Hysi <perparimh@gmail.com>:
Jorgjie!
      In  memoriam,Jorgjie  Dhimitër Prifti (Sota)


    Tregim


Nga   Përparim  Hysi

Mësuesi është si puna e prindit. Çdo prind  dëshiron që ta lërë këtë botë,gjithmonë para fëmijëve të tij. Kjo"sindromë" është dhe për mësuesin: asnjë prej mësuesëve nuk dëshiron që,qoftë dhe një nxënës i vetëm, të iki para tij. Mirëpo nga anët tona ka dy kute për të"matur" vdekjen: merr një të moshuar që lëngon gjatë dhe quhet "hankovdekje" dhe,kur merr një që nuk e ka kohën,quhet vdekje e zezë.
Vdekje e zezë është dhe kjo që mori,para kohe, një nga nxënëset e mia nga më të mirat që kam nxjerrë në dyzet një vjet dhe jo vetëm nxënëse  e mirë,por një mësuese shumë e mirë për gjuhën e letërsinë shqipe: mori JORGJIE DHIMITËR PRIFTIN (SOTA) nga Fieri. Ky tregim imi është si një homazh për të dhe familjarët e saj. Mund ta quaja dhe homazh,por është më shumë se kaq: kam qenë"nuni" që e bëra mësuese dhe në një  homazh nuk ke  se si i thuaj  të tëra. Ikja e saj kaq papritur, ta them hapur: më stresoi! Kurrë nuk e prisja dhe, kur djali i saj- dhe ky mësues shumë i mirë- lajmëroi në fejsbukun e tij, gati u hodha përpjetë nga dhimbja. Natyrisht,ngushëllova me dy-tri strofa atje në faqen e tij,por unë mendoj se JORGJIA  meriton më shumë se aq.

                                             *     *    *   
Unë e kam filluar punën si mësues në shkollën 7-vjeçare më 1 gusht të vitit 1959. Më  emëruan në fshatin Ndërnënas,pothuaj 15 km nga Libofsha dhe,po t'i shtoje dhe kilometrat që bëja nga shtëpia ime,bëheshin rrumbullak 25 -km.  25- km,por në atë kohë nuk kishte as xhade dhe as makina. Vetëm në këmbë dhe,natyrshëm, flija në fshat.
7-vjeçarja kish nga një klasë për çdo rend dhe ne, mësuesët,që jepnim mësim qemë vetëm tre. Të tre me shkollë të mesme dhe,nga të tre,vetëm unë kisha mbaruar ditën dhe isha i freskët në dije.Dy të tjerët kishin kohë që kishin mbaruar me korrespodencë dhe ishin  nga ata që në arsim i quanin: pellazgë (për arsye moshe). Një nga"pellazgët" qe drejtor dhe ishte me normë të kufizuar,kështu që unë,i freskëti, jo vetëm punoja  me mbingarkesë,por jepja në të tria klasat,pothuaj,lëndët kryesore:edhe gjuhë,por edhe mathematikë,edhe kimi dhe,si djathëtësi, fiskukturë dhe muzikë. Vetëm  vizatim nuk dhashë se  kam qenë,pothuaj mbetës në këtë lëndë. Aq nuk ia thosha për vizatim, sa,kur pashë në televizor ca vite më vonë një  numër estrade që vinte në lojë një mësues të paaftë vizatimi "që niste të vizatonte një zok dhe dilte një maçok", brenda shpotisë thosha:- Mos e kanë patur për mua? Kjo mbingarkesë imja vazhdoi tërë semestrin e parë të vitit shkollor 1959-1960. Kur filloi semestri i dytë, në fund të janarit,u shtua  dhe një  mësues. Ky qe shoku im i klasës, Ismet Hoxha nga Luari i Roskovecit. Ismeti (të më ndjejë atje ku prehet) më hoqi gjithë matematikën dhe bronket e mia u mbushën me"ozon".
                                                     *   *   *
Jorgjia,kur fillova unë punë,ishte në klasën e gjashtë. Klasa e shtatë (më kujtohet si sot),kish gjithësej 14 nxënës dhe gjysma e tyre qenë për në fillore. Me një"shoshë të rëndë":qenë 50% me 50%. Sidoqoftë,unë e kisha me pasion dhe ata që  qenë për në fillore i atashova si"të kombëtares". Shkelja mbi programin vetëm e vetëm për të mos i konsideruar:si të"njerkës". 50% cilësorë,pothuajse që të shtatë u bënë mësues,se shkuan  në pedagogjike. Ata,të tjerët, në rezervat 2-vjeçare dhe,për çudi, u ngulën me shtëpi në qytet se punonin  në naftë.Cilësorët në fshat. Sakën se i afroheshin qytetit si"shterpari" i Naimit që nuk i qasej stanit.
                                              *    *    *
Në vitin shkolor 1960-1961 Jorgjia qe në klasën e shtatë. Klasa e shtatë kish 25 nxënës dhe në dyzet e një vite të mia në arsim, kurrë nuk kam hasur një klasë me një përparim të tillë. Klasa kthehej në një "kantier" ku nxënësit ta merrnin fjalën nga goja dhe mësuesi (padyshim dhe unë), ishte në hall kujt t'i vinte katër e kujt t'i vinte pesë. Flitet kur nota më e mirë qe pesa. Jorgjia qe me pesa,por me pesa qenë mbi dhjetë nxënës. Jorgjia,e pasionuar pas letërsisë, dhe më kërkonte për të lexuar libra.  E mbaruan po me nota shumë të mira dhe,pothuaj shumica e tyre, prisnin të vazhdonin  shkollën e mesme. Atëherë kish bursa me shumicë dhe, në atë kohë,bursat i ndante drejtoria e shkollës duke u bazuar tek përparimi i tyre. Shkresa që shoqëronte bursat nga rrethi,porosiste që të bënim kujdes që bursistët mos kishin cene në biografi dhe,ca më pak, të kufizuara për bijtë e klerikëve. Pra,Jorgjia, sipas shkresës qe gati e privuar.
Unë jo vetëm ngulmova që t'i jepej bursë, po bëra çmos që ta bindë drejtorin e shkollës, ANDON GJERAZI nga Libofsha, që, pse mos ta them: ka qenë burrë zotëri. E binda atë dhe,pasi e mora shkresën në xhep, fillova "negociatat" me të  atin: At  DHIMITRIN!
                                             *   *   *  
At DHIMITËR PRIFTI qe nga Libofsha dhe,ngaqë detyra ia kërkonte të ishte pranë idhujtarëve të tij,ish vendosur në fshatin Ndërnënas. Jorgjia qe fëmija i parë. At Dhimitri qe nga ai lloj klerikësh që nuk ia hante qeni shkopin dhe,krahasuar me fshatarët e tjerë, rronte ku e ku  më mirë. Nuk ishte nga  ata që bëhej me të tërë. Jo.Shërbente në kishën e fshatit dhe, më tutje, shikonte punët e tij si familjar dhe s'para se të bënte mik kollaj. Epo nuk të bënte mik, po do më bënte mua,se do i rregulloja Jorgjien  për mësuese. Më thotë një vendas i vjetër,kur e pyeta:- Aha,- më tha ai,- s'para bie në kular për mik Papu, ama , në hyre në konak të tij,pritje më të ngrohtë nuk gjen. Me këtë "informacion" në xhep dhe"asin nën mëngë"(bursën e Jorgjies),thashë unë:-Do të hyj në konak! Pa tjetër. Fillova që ta testoja At Dhimitrin ashtu larg e larg.
Papu,- i thashë një  ditë prej ditësh,- sikur ta rregulloj Jorgjien për mësuese unë, e shtron një drekë  apo darkë?
Në vend,- më tha.
Ika me mendje të mbledhur dhe e lashë pak që "të ftohej pilafi" dhe,një mbasdite (kishim filluar pushimet e verës), thirra para portës së shtëpisë. Doli dhe, pasi u përshëndetëm, nxora nga xhepi vendimin për bursën. Tek e mori,veç buzëqeshi dhe, tek mendoja që do më  merrte në krahë për të më futur brenda, më tha:- Epo tynjatjeta!!! Unë që"kisha prehur dhëmbët me limë" për darkën si tek At Dhimitri e nuk ka tjetër, mbeta i zhgënjyer. I zhgënjyer,por gojën gjithmonë e kam patur brisk:- Ore,-protestova,- unë bëra gjithë këtë mundim dhe ta rregullova çupën për mësuese dhe ti vete dhe më mbyll portën?!
Ti,- ma priti me shpoti ai,- mos ke ngritur ndonjë "fambrikë" aty në Mbrostar ku rri dhe fambrikon"bursa". Ti je veç "kaçator" (korrier apo lajmës), pa bursën ma ka dhënë partia dhe pushteti popullor, muana,- tha duke e shtuar bishtin e hostenit. Shkurt: më bëri për ujë të ftohtë apo gjete kishë ku të falesh. At Dhimitri kish një zgjuarësi natyrale që t'i lexonte teskeretë nga xhepi. Epo kot nuk thonë,ty nuk të qasin në fshat  dhe vete kërkon shtëpinë e priftit.
Zhgënjimin tim e ndava me  Xha  Zarikun. Ia numërova të tëra dhe, pasi më dëgjoi, tha:- Kush e di se si e ka patur punën, por do ta shlyejë shakanë, digjo këtë xhixhanë këtuja.
                                                 *    *    *
Qe meskorriku dhe,sado që isha me pushimet e verës, isha rikthyer në Ndërnënas se të nesërmen do zhvillonim ndeshje futbolli me  kooperativën e fshatit "Agim". Në perëndim qe dielli dhe tek po shkoja për te dhoma ku flija, prapa portës pashë Papun: At Dhimitrin! I fola.Erdhi më takoi dhe,pasi pyeta mbarë e prapë, i thashë:- Epo natën e mirë,Papu! Ai,ashtu si  nëpër gojë:- Po pse nuk vjen këtej nga unë sonte? Ai, si nëpër gojë, po unë veshët i kisha brisk dhe  i thashë- Ja, ku erdha?
- Ku do vesh?- shpotiti ai.
-Po, brenda në shtëpi.
- Në shtëpi, bëri sikur pyeti ai, por unë do nisem për SHËN KOZMA!
-Daç për SHËN KOZMA,daç për SHËN THOMA,... dhe hyra brenda. Hyra brenda dhe,tek zura një qoshe pranë oxhakut të shtëpisë, pashë Papun që erdhi më tha:-Mirëse erdhe! Kjo "mirëse erdhe" qe e një zoti shtëpie që i hanin  brirët për miq,por,kur vërente ndonjë "shaka të rëndë" si ajo e një"kaçatori" si puna ime,dinte mirë si  i priste drutë. Darkën e shtroi  me gjithë të mirat dhe doli fjala e xha Zarikut:- At  Dhimitri ishte nga ata që qe gati ta mbante mikun në krah,se dhe mua,"kaçatorin" në krahë më mbajti.
                                                                                     *    *   *
  Jorgjia mbaroi  pedagogjiken dhe doli mësuese dhe kurrë as Papu dhe as Jorgjia nuk e harron"nunin" made in "kaçator". Ajo u bë një mësuese e mirë jo vetëm në zonë,por dhe në rreth.
                                                                                   *   *   *
Në vitet kur erdh demokracia unë u emërova inspektor për gjuhën e letërsinë në Drejtorinë Arsimore Fier.Dhe krahas zonës së Mbrostar-Ura, mbuloja dhe zonën e Libofshës. Unë,"kaçatori", ngjaja me nëdetësen 105 tek "Ballë për ballë" që po kthehesha në"bazën e nisjes". Frymën në Ndërnënas dhe,krahas shumë dashamirësve dhe ish- nxënësve të mi,kërkova dhe AT Dhimitrin që,mjerisht,kish ndërruar jetë. Mësuese Jorgjien e gjeta në shkollën e fshatit"Agim" ku kish krijuar familjen. Unë i hoqa "spaletat" e inspektorit tek shihja ish-nxënsen time tek shpejgonte me pasion. Ky raport inspektor- mësuese vazhdoi për katër vjet dhe në vitin 2000 unë ika  në Amerikë.  Në Amerikë qëndrova gati 12-vjet dhe duhet të ketë qenë 15 gushti i vitit 2011,kur  ata nxënësit e asaj klasës aq të mirë,kishin vendosur të festonin 50-vjetorin që kishin marrë dëftesën e lirimit dhe isha i vetmi nga kolegët e mi,që mora pjesë në festë. Pa dyshim,këtu ritakova të gjithë ata që ishin gati për të dalë në pension, Takova dhe Jorgjien. Sa m'u bë qejfi, që,tek më fliste për fëmijtë e saj, më tregoi që i biri,YLLI SOTA, si pema që bie nën pemë, kishte dalë mësues.  Jo vetëm kaq: YLLI SOTA, djali i Jorgjies, u bë për disa vite drejtor i asaj shkolle "THanas Laska" ku kish  mësuar mamaja e tij. Ylli Sota ka dhe ky, karizmën e tij: iu fut punës me përkushtim për të bërë historikun e shkollës dhe,në vitin  2016,kur shkolla bëri 100-vjetorin, YLLI SOTA dhe mësuesja pasionante DRITA DOMI (ardhur nga Divjaka si nuse në Ndërnënas, e martuar me ish-nxënësin tim të ndjerë,agronomin MITI JANI DOMI), botuan librin  monografi për shkollën e Ndërnënasit. Me kohë, unë isha vendosur në Tiranë dhe Jorgjia me familjen e saj,kishin zënë qytetin e Fierit.
Dje, YLLI SOTA, djali i JORGJIES dha "alarmin" për ndarjen nga jeta të mamasë së tij. Unë jo vetëm u befasova,por u traumatizova. Iku para kohe. Dhe nuk e di a do besoni: tërë natës jam marrë me këto impresione. Jam tip"virusal": më zë e keqja e tjetrit. Kjo e keqe i shtrin përmasat e saj,kur ndjej dhimbje. Po. Ndjeva dhimbje dhe goja nuk më thotë që t'i them lamturmirë JORGJIES aq të mirë. Fatkeqësisht, e vërteta është e rëndë!  Prehu e qetë, o shpirt i brishtë dhe i bukur! Ti rron jo vetën në zemrat e familjarëve të tu, të kolegëvë që të njihnin  dhe tek qindra e qindra nxënësve që kanë dalë nga dora jote e ngrohtë! Të qoftë dheu i lehtë! Amen...
                                
                          Tiranë, 20 shkurt 2018

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...