2018-03-01

ASHASHA: Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi, revolton edhe shqiptarët në Maqedoni


Marrëveshja për demarkacionin e kufirit shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, e negociuar që nga viti 2009, me ndërmjetësim ndërkombëtar të Bashkimit Evropian, e nënshkruar gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor, më 27 gusht 2015, në Vjenë të Austrisë, ka krijuar pakënaqësi, revoltë dhe kundërshtime në popullin e Kosovës, në qarqet akademike, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe në diasporën shqiptare, si dhe në partitë politike opozitare të Kosovës, të cilat gati një vit protestojnë fuqishëm kundër kësaj marrëveshje

Image result for kufiri i kosoves me malin e zi si ka qene para vitit 1974



(Lidhur me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, e nënshkrua më 27 gusht 2015, në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë.

Related image

Kjo marrëveshje, për palën kosovare u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Igor Llukshiq, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Rashko Konjeviq. Dëshmitarë të nënshkrimit të saj ishin, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz.)
Related image

AKADEMIA SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE – NJU JORK



Duke marrë parasysh se,

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, e negociuar që nga viti 2009, me ndërmjetësim ndërkombëtar të Bashkimit Evropian, e nënshkruar gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor, më 27 gusht 2015, në Vjenë të Austrisë, ka krijuar pakënaqësi, revoltë dhe kundërshtime në popullin e Kosovës, në qarqet akademike, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe në diasporën shqiptare, si dhe në partitë politike opozitare të Kosovës, të cilat gati një vit protestojnë fuqishëm kundër kësaj marrëveshje, bashkë me banorët e Komunës së Pejës, të Rugovës dhe Podgurit, të cilët protestojnë sidomos për mënyrën e imponimit të kësaj marrëveshje, me kushte të padrejta dhe poshtëruese ndaj qytetarëve të Kosovës, duke kërkuar për shkëmbim të liberalizimit të vizave për qarkullim të lirë në zonën e Shengenit, t’i falin shtetit fqinj, Malit të Zi, një territor prej afërisht 82 kilometër katrorë.

Përderisa, pala malazeze është shprehur se marrëveshja është shembull për rajonin dhe paraqet konfirmim se rajoni është i përkushtuar në procesin e integrimit në BE dhe NATO, ndërsa pala kosovare nënshkruese e marrëveshjes konsideron se ajo është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke konsideruar se Kosova tanimë e ka përmbyllur procesin e demarkacionit të kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë dhe tani me Malin e Zi, me shpresë që së shpejti kjo çështje do të përmbyllet edhe me Serbinë, në anën tjetër, pakënaqësia e popullit të Kosovës, përmes subjekteve politike dhe qarqeve akademike vazhdon të rritet, me tendencë të përshkallëzimit të situatës dhe cenimit të sigurisë dhe rendit kushtetues të vendit.
Related image
Me faktin se, ratifikimi i kësaj marrëveshjes për demarkacionit është caktuar nga BE-ja si kriteri i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka kërkuar që të bëhet ratifikimi i kësaj marrëveshje, si kusht i fundit për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës, opozita kosovare disa muaj me radhë është duke e bojkotuar punën e Kuvendit, duke konsideruar se një kusht të tillë nuk e ka pasur asnjë shtet tjetër për liberalizim të vizave, madje as Kroacia, e cila akoma ka probleme me Slloveninë për demarkacionin e kufirit mes tyre, ku çështja është dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit. Prandaj, konsiderojmë se, edhe për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi mund të veprohet në këtë mënyrë, me formimin e një komisioni të ri, të përmirësohet ky version dhe pastaj të ratifikohet në Kuvend, apo në rast të mospajtimit mes palëve të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.
Related image
Mbetemi me shpresë se, Bashkimi Evropian nuk mendon seriozisht që ta përdor këtë çështje si kusht për zvarritjen e mëtutjeshme të liberalizimit të vizave, pavarësisht se Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, konsideron se pa zgjidhjen e çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Duke marrë parasysh se, kundër ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit në këmbim të liberalizimit të vizave, qytetarët e Pejës kanë organizuar protesta masive, ndërsa është nënshkruan edhe një peticion nga qytetarët e Kosovës, ku mbi 200 mijë qytetarë janë deklaruar kundër kësaj marrëveshje, edhe shumë organizata joqeveritare, akademikë, profesorë dhe intelektualë janë deklaruar kundër saj, të cilët i kanë drejtuar apele Qeverisë, Parlamentit dhe Presidentit të Kosovës që kjo marrëveshje të mos ratifikohet nga Parlamenti. Edhe deputetët e partive opozitare janë deklaruar se nuk do të kthehen në Kuvend derisa të mos hiqet nga rendi i ditës ratifikimi i kësaj marrëveshje.

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka thënë se marrëveshja e demarkacioni duhet të ratifikohet patjetër, por nuk ka thënë që të bëhet pikërisht siç e ka vendosur komisioni qeveritar, duke i falur afërsisht 82 kilometër katror tokë Malit të Zi.

Duke u bazuar në argumentet e paraqitura, ekspertët e kësaj çështje konsiderojnë se kjo kërkesë nuk ka ardhur nga Bashkimi Evropian, por nga vetë klasa politike kosovare, e cila me dinakëri mundohet ta mashtrojë popullin dhe t’i falë Malit të Zi pjesë nga territori i Kosovës, pa kushte të njohura për opinionin e vendit dhe atë ndërkombëtar. Madje, disa zyrtarë të lartë të vendeve anëtare të BE-së nuk janë në dijeni se si ka rrjedhur që kjo marrëveshje të jetë kusht për liberalizimin e vizave, përderisa nuk ka qenë kusht për asnjë shtet tjetër.
Duke marrë parasysh se, marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi ende nuk është sjellë në Kuvend për ratifikim, dhe në ndërkohë vazhdon të jetë kusht për liberalizim të vizave, shumica e kosovarëve mendojnë se BE-ja duhet ta kuptojë që Kosova nuk mund të bëhet gjithmonë kurban i Ballkanit, për faljen e territoreve të veta shteteve fqinje.

Ekspertë të kësaj çështje theksojnë se, pikërisht tek vendkalimi i Kullës, në rrugën Pejë–Rozhajë, kufiri është i vendosur pesë kilometra brenda territorit të Kosovës dhe me këtë rast Kosovës i janë marrë 12 mijë hektarë tokë, të cilat i takojnë me kadastër Komunës së Pejës.

Njohës të së drejtës ndërkombëtare konsiderojnë se kjo marrëveshje ndërshtetërore nuk e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare, si dokument që e cakton vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, dhe nisur nga ky fakt, edhe Kuvendi i Kosovës nuk e ka të qartë se me çfarë procedure duhet ta bëjë ratifikimin e saj.
Image result for kufiri i kosoves me malin e zi si ka qene para vitit 1974
Duke konsideruar se, ekspertët parashohin dy rrugë kushtetuese përmes të cilave mund të bëhet ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, edhe atë: e para, është nëpërmjet votimit në Kuvend, ku pa votën ,,për” të dy të tretave të deputetëve nuk mund të ratifikohet asnjë marrëveshje ndërkombëtare, që ka të bëjë me territorin e shtetit. Por, ka marrëveshje për një listë çështjesh të tjera, në të cilën nuk bën pjesë çështja e territorit, të cilat ratifikohen pas nënshkrimit nga presidenti i shtetit.

Qytetarët e Kosovës, subjektet politike opozitare dhe shumica e ekspertëve të kësaj çështje konsiderojnë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk do të prodhojë paqe, dhe se kushti i BE-së për Kosovën është i padrejtë, duke qenë kërkesë vetëm për Kosovën, që të ratifikohet kjo marrëveshje e demarkacionit si kusht që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në zonën e Shengenit.
Image result for kufiri i kosoves me malin e zi si ka qene para vitit 1974
Disa akademikë, intelektualë, profesorë, studiues dhe profesionistë të kësaj çështje, nga një tubim shkencor i organizuar në Tiranë, janë bashkuar në thirrjen drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë lidhur me marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke apeluar që t’i thuhet Jo dhënies së territoreve për viza!

Këto forca intelektuale, duke e ndjekur me shqetësim vendosjen e një kushti të paprecedent për popullin e Kosovës, sa i takon përfitimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen, konsiderojnë se, pasi që Republika e Kosovës i plotësoi të gjitha kushtet dhe kriteret e vendosura, edhe pse ato qenë ndryshe dhe më shumë se për të gjitha shtetet e tjera që morën liberalizimin e vizave, BE vendosi një kusht shtesë, që t’i jepet Malit të Zi një pjesë e territorit të Kosovës, të cilin e konsiderojnë si një kusht i padrejtë, i paarsyeshëm dhe denigrues për çdoshqiptar.
Image result for kufiri i kosoves me malin e zi si ka qene para vitit 1974
Ju përkujtojmë se,

Pozita gjeografike e trojeve shqiptare, me pasuri të mëdha nëntokësore dhe mbitokësore, përherë ka qenë tragjike për popullsinë autoktone shqiptare, e cila përjetoi pushtime të njëpasnjëshme përgjatë shekujve, sidomos pas Paqes së Shën Stefanit, Kongresit të Berlinit, Konferencës së Londrës, kësaj radhe edhe Samitit të Vjenës, ku shembulli i trojeve shqiptare mund të jetë i vetmi në botë, ku kushtëzohet vetëm pala shqiptare, edhe pse harta politike e shtetit të tyre kufizohet nga të katër anët me trojet e veta etnike të grabitura nga shtetet fqinje.

Ashtu siç ndodhi në mënyrë të dhunshme copëtimi i territoreve në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe përgjatë shekullit njëzet, me ndikimin dhe vendimin e Fuqive të Mëdha, pavarësisht kundërshtimeve të popullsisë autoktone shqiptare, me ndikimin e Rusisë dhe luajtjen e rolit të e viktimës nga popullsia sllave e gadishullit Ballkanik, duke i shpërblyer me toka shqiptare, drejtpërsëdrejti ndikuan në formimin e shteteve të reja sllave në territoret etnike shqiptare, në këtë rast edhe formimin e shtetit të Malit të Zi dhe atë të Maqedonisë.
Image result for kufiri i kosoves me malin e zi si ka qene para vitit 1974
Mali i Zi synim kryesor përgjatë historisë ka pasur zgjerimin në territoret shqiptare, siç kërkoi nga Kongresi i Berlinit, aneksimin e Plavës dhe Gucisë. Mbasi ushtria e Malit te Zi nuk mundi ta pushtojë me luftë Plavën dhe Gucinë kërkoi nga Kongresi i Berlinit që t’i jepen Hoti dhe Gruda, por pasi nuk arriti ta pushtoi as Hotin e Grudën, Mali i Zi kërkoi nga Kongresi i Berlinit që t’i jepet një zonë tjetër, Ulqini dhe Tivari.

Me gjithë vendimet e Fuqive të Mëdha për aneksimin e këtyre territoreve Malit të Zi, popullishqiptarasnjëherë nuk u pajtua më këtë ndarje dhe gjatë gjithë kohës bëri rezistencë të armatosur dhe kurrë nuk e njohu pushtimin malazez.

Populli shqiptar nga Plava, Gucia, Ulqini, Tivari, Ana e Malit, Hoti, Gruda, Trieshi, Koja e Podgorica gjithmonë qëndruan të rreshtuar në ballë të luftërave për çlirimin e këtyre territoreve të aneksuara. Mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, si republikë e ish federatës jugosllave, Malit të Zi iu dha edhe Rozhaja, e cila ishte nën administrimin e Pejës deri në vitin 1945.

Duke konsideruar se, demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk duhet të konsiderohet si çështje formale dhe teknike, por si çështje politike që e cenon sovranitetin shtetëror dhe tërësinë e trojeve etnike shqiptare, si e tillë nuk është vetëm çështje e Kosovës, por edhe çështje e tërë kombit shqiptar, duke marrë parasysh luftën dhe përpjekjet shekullore për mbrojtjen dhe ruajtjen e tërësisë tokësore të trojeve etnike.
Related image
Edhe pse ekspertët kanë ofruar shumë fakte për këtë çështje, siç është Kushtetuta e Malit te Zi e vitit 1947, e cila e përshkruan saktë vijën kufitare, ku shihet qartë se vija kufitare ka qenë Çakorri dhe Kulla, por këto fakte të ofruara më herët Qeveria e Kosovës nuk i ka marrë parasysh, prandaj, apelojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta rishikojë edhe një herë këtë çështje dhe të sjell vendim të drejtë, duke pasur parasysh përherë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës.

Duke pasur parasysh këto fakte, u bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos pranojë kushte që e vendosin vendin në pozicione të pafavorshme krahasuar me vendet tjera të rajonit, duke konsideruar se Qeveria e Kosovës nuk është e detyruar të pranojë kushte të padrejta dhe të pabarabarta, krahasuar me shtetet tjera, në dëm të integritetit territorial.
Image result for kufiri i kosoves me malin e zi si ka qene para vitit 1974
Ndërsa, Qeveria e Republikës së Shqipërisë të mos jetë indiferente ndaj copëtimit të mëtejshëm të territoreve shqiptare, por t’i përdorë të gjitha mundësitë për eliminimin e këtij kushti të padrejtë dhe të dëmshëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në shtetet e Bashkimit Evropian.

Demarkacioni i kufirit është çështje midis dy vendeve sovrane, Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk mund të bëhet peng për marrëveshje ndërkombëtare që Kosova lidh me palë të treta, në këtë rast me vendet anëtare të marrëveshjes Shengen të BE-së.
Image result for kufiri i kosoves me malin e zi si ka qene para vitit 1974
Qeveria e Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarët kudo që janë, duhet ta ndalojnë krijimin e precedentit që për çdo të drejtë anëtarësimi në marrëveshjet evropiane të detyrohen t’u japin territore fqinjëve të tyre ballkanikë.
Image result for kufiri i kosoves me malin e zi si ka qene para vitit 1974


U bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, TA RISHIKOJNË MARRËVESHJEN PËR DEMARKACIONIN E KUFIRIT SHTETËROR MES KOSOVËS DHE MALIT TË ZI, dhe të sjellin vendime të drejta, në interes të qytetarëve të Kosovës, të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit, paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, vlerave të demokracisë perëndimore për qarkullimin e lirë të njerëzve, ideve dhe kapitalit, si dhe kultivimin e fqinjësisë së mirë mes vendeve dhe popujve të Ballkanit.



Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve – Nju Jork

Kryetari, Akademik Prof. Dr. Skender Kodra

Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve – Shkup

Kryetari, Akademik  Prof. Dr. Abdulla Mehmeti

Nju Jork-Shkup, 11 korrik 2016

Vija kufitare e komunave dhe shtetit të Kosovës është e pandryshuar në periudhën 1974-2016.

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror sot ka dale sërish me një komunikatë, përmes së cilës heq dyshimet ndaj procesit të demarkacionit.
Komisioni thekson se vija kufitare e komunave dhe shtetit të Kosovës është e pandryshuar në periudhën 1974-2016.


Duke iu referuar dokumenteve kushtetuese, ligjore e hartografike, si edhe praktikave të ndjekura nga të gjitha shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, Komisioni i quan të paqëndrueshme dhe të pakuptimta derklaratat se “nuk është humbur territor i komunës, por është humbur territor i shtetit!”.

Image result for kufiri i kosoves me malin e zi si ka qene para vitit 1974

Komisioni ka dëshmuar katërçipërisht se:

Nuk ka territor të shtetit që nuk është territor brenda një komune të caktuar.
Nuk ka territor të komunës e që ai territor nuk i takon shtetit dhe se shuma e territoreve të komunave e përcakton territorin e shtetit, përkatësisht sipërfaqen e Kosovës.
Dhe se, secila komunë e ka territorin e regjistruar me të gjitha pronat private, shtetërore, publike, shoqërore, fetare.
Po ashtu, janë hedhur poshtë pretendimet pa asnjë bazë se në zonën kufitare, ka hapësira të paregjistruara (tokë të askujt – terra nullius)

Komisioni, po ashtu, ka numëruar taksativisht të gjitha llojet e parcelave, të tipit pronë shoqërore të regjistruara edhe parcelat e tipit pronë private që e prekin vijën kufitare me Malin e Zi.

Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror garanton që Republika e

Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes së saj dhe se ajo është në përputhshmëri të plotë me të gjitha dokumentet zyrtare nga Kushtetuta e vitit 1974 deri në vitin 2016.

Vija kufitare e komunave dhe shtetit të Kosovës është e pandryshuar në periudhën 1974-2016
Image result for kufiri i kosoves me malin e zi si ka qene para vitit 1974
Vija administrative ndërmjet katër komunave Junik, Deçan, Pejë dhe Istog të Kosovës dhe tri komunave Plavë, Berane dhe Rozhajë të Malit të Zi është njëkohësisht vija e kufirit ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në periudhën 1974 deri më sot gusht 2016.

Siç shkruan edhe në ligjin Kufijtë administrativ të komunave të Kosovës neni 3.1. Kufijtë administrativ të Komunës janë kufijtë administrativ të zonave kadastrale që e përbëjnë territorin e Komunës në pjesën që kufizohet me komunën fqinje ose përputhet me kufijtë administrativ shtetëror të Republikës së Kosovës.

Patjetër duhet kuptuar se të gjitha ish Republikat dhe Krahinat në ish Jugosllavi e kishin territorin e përbërë nga komunat. Kjo do të thotë se çdo parcelë së pari është pjesë përbërëse e Komunës e pastaj e Republikës përkatësisht e Krahinës. Edhe sot shtetet e krijuara nga shpërbërja e Jugosllavisë janë të përbëra nga komunat. Kufijtë komunal të ish-republikave dhe krahinave në ish-Jugosllavi, janë vendosur mbi parimin e vendbanimeve, të zonave kadastrale që i përkasin asaj komune, kështu është edhe sot në gusht të vitit 2016.

Prandaj, nuk mund të humb territor shteti pa humb territor komuna.

Related image

Fakte:

nuk ka territor të shtetit pa qenë ai territor brenda komunës,
nuk ka territor të komunës e që ai territor nuk i takon shtetit,
secila komunë e ka territorin e regjistruar me të gjitha pronat private, shtetërore, publike, shoqërore, fetare.
Këto fakte nuk mund të injorohen e as të tjetërsohen nga askush.

Është shumë e paqëndrueshme dhe e pakuptimtë kur thuhet se nuk është territor i komunës por është territor i shtetit?!!!
Related image
Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, para dhe pas vitit 1974, sipas Ligjit e kishte autorizuar: Drejtorinë Krahinore të Gjeodezisë të KSA të Kosovës për matjet e terrenit të territorit të Kosovës dhe për zbatimin e ligjit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, sikurse është Agjencia Kadastrale e Kosovës nga viti 2000.

Për shënjimin dhe mirëmbajtjen e vijës së kufirit, Komisioni shtetëror është bazuar në parimet botërisht të pranuara (Legaliteti, Regjistrimi dhe Uti posiddetis) dhe detyrimet që lindin në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në bazë të Deklaratës për Shpalljen e Pavarësisë.

Metodologjia e shënimit të vijës kufitare është konform parimeve ndërkombëtare të shënimit të vijës kufitare ndërmjet të ish Republikave dhe Krahinave pas shpërbërjes se Jugosllavisë. Gjithsesi shënimi i vijës kufitare është në përputhje të plotë me marrëveshjen.

Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës 2007 që është dokument absolutisht i detyrueshëm, sepse përmban Marrëveshjen e shkruar dhe hartën me vijën kufitare shumë të qartë të cilat janë të arkivuara dhe në shfrytëzim. Duhet sqaruar se ajo vijë kufitare në hartën e Marrëveshjes së cekur lartë është rikthim i vijës administrative të KSA të Kosovës të vitit 31 dhjetor 1988.
Related image
Mënyra e realizimit të parimit të legalitetit dhe regjistrimit është e sqaruar nëpërmjet fakteve të prezantuara për pronat të cilat prekin vijën kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës me Malin e Zi por që njëkohësisht i takojnë territorit të Komunës së Pejës.

Përputhshmëria e të dhënave për territorin dhe sipërfaqen e Komunës së Pejës dhe të territorit të Republikës së Kosovës në periudhën 1974-1988- 1999-2016 është konfirmim i drejtë i punës se Komisionit Shtetëror. Në tabelën më poshtë janë të gjitha zonat kadastrale përgjatë vijës kufitare me sipërfaqet e tyre. Sipërfaqja e përgjithshme e 18 zonave kadastrale përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është 43,389 ha. Sipërfaqja e zonave kadastrale në komunat kufitare është si me poshtë:

Komuna e Istogut (1 zonë kadastrale) me sipërfaqe 2,184 ha, Komuna e Pejës (14 zona kadastrale) me sipërfaqe 23,562 ha, Komuna e Deçanit (2 zona kadastrale) me sipërfaqe 10,175 ha, Komuna e Junikut (1 zonë kadastrale) me sipërfaqe 7,486 ha.



Nr Komuna Zona Kadastrale Sipërfaqja (ha)

1 Istog Kaliqan 2184

2 Pejë Jabllanicë e madhe 3027

3 Pejë Jabllanicë e vogël 2376

4 Pejë Rekë e allagës 1448

5 Pejë Bogë 994

6 Pejë Drelaj 1581

7 Pejë Joshanicë 1009

8 Pejë Koshutan 1642

9 Pejë Kuqishtë 1199

10 Pejë Lipë 2168

11 Pejë Shtupeq i vogël 3081

12 Pejë Novosellë 2397

13 Pejë Pepiqi 1030

14 Pejë Haxhaj 561

15 Pejë Shkrel 1049

16 Deçan Irzniq II 3226

17 Deçan Isniq 6949

18 Junik Junik 7468

Totali i sipërfaqes (ha) 43389



Të gjitha 18 zonat kadastrale të komunave Junik, Deçan, Pejë, dhe Istog, e që shtrihen në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, që nga viti 1974 e deri më sot, nuk kanë pasur asnjëherë ndërrim të kufijve dhe sipërfaqeve të tyre.

Vlen të theksohet se i gjithë dokumentacioni origjinal që nga themelimi i kadastrit në këto komuna e deri më sot, gjendet në zyrat përkatëse të komunave. Në hartën 1. është paraqitur shtrirja e të gjitha zonave kadastrale të brezit kufitar.

Informacione mbi të dhënat për pronat të cilat shtrihen përgjatë vijës kufitare për komunën përkatëse janë marr nga Sistemi i Informacioneve Kadastrale të Tokave në Kosovë (SIKTK). Këto të dhëna, në kontinuitet janë azhurnuar nga viti 1974 e deri më sot gusht 2016. Të gjitha pronat brenda kufijve të zonave kadastrale të komunës përkatëse janë krijuar përmes matjeve gjeodezike. Këto prona brenda zonave kadastrale kanë qenë dhe janë të regjistruara si prona të personave fizik (privat) dhe juridik (ndërmarrje publike, komunale, shtetërore etj.).

Mirëmbajtja nëpërmjet azhurnimit të vazhdueshëm të dhënave mbi pronat e paluajtshme, është bërë dhe bëhet vetëm në Zyrat Kadastrale të Komunës ku gjenden ato prona.

Përgjatë vijës kufitare janë të regjistruara të gjitha llojet e parcelave, të tipit pronë shoqërore me sipërfaqe prej 10, 870 ha. Gjithashtu janë të regjistruara edhe parcelat e tipit pronë private qe e prekin vijën kufitare me Malin e Zi

Titullarët e pronave shoqërore e publike janë si më poshtë:

PASURI SHOQËRORE – EKONOMIA E PYJEVE
PASURI SHOQËRORE – BASHKËSIA E KOPERATIVAVE BUJQËSORE
PASURI SHOQËRORE – DREJTORIA E KULLOSAVE, PEJË
PASURI SHOQËRORE – KOSOVODRVO, PRISHTINË, ORGANIZATA PUNUESE GJERAVICA
PASURI SHOQËRORE – UJRAT
PASURI SHOQËRORE – RRUGËT
PASURI SHOQËRORE – EKONOMIA PYJORE PROKLETIJA
N.P.T. ELKOS SH.P.K.QIRAMBAJTJA 99 VITE
PASURI SHOQËRORE – KUVENDI KOMUNAL, PEJË
PASURI SHOQËRORE – E FSHATIT
Sqarim: Emërtimet e titullarëve të lartcekur janë ekstraktuar nga regjistri zyrtar i pronave të paluajtshme SIKTK-T.

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, duke ofruar këto fakte dhe faktet e tjera, të ofruara qe nga fillimi i punës se tij, në kontinuitet garanton që

Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes së saj. E gjithë kjo është në përputhshmëri të plotë me të gjitha dokumentet zyrtare nga Kushtetuta e vitit 1974, sipas kufirit të KSA Kosovës me 31 dhjetor 1988 dhe gjendjes së tanishme 2016. Kjo vijë kufitare është në përputhje të plotë me Deklaratën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, më 17 Shkurt 2008, me

Kushtetutën e Republikës së Kosovës 2008 si dhe me rezolutën e Kuvendit të Kosovës 2015. Përputhshmëri e plotë e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi është edhe me gjithë dokumentacionin tjetër zyrtar të aprovuar dhe nënshkruar edhe nga kundërshtuesit momental të kësaj vije. Prandaj, Republika e Kosovës e ka territorin e përkufizuar për 1305 zona kadastrale brenda 38 komunave, dhe këto 38 komuna e përbëjnë shtetin e Republikës së Kosovës. Gjendja e tillë, nga Komisioni Shtetëror është e konfirmuar pa ndryshime për periudhën 1974-2016.

*****


Komisioni: KFOR-i u vendos 5 km nga vija e jashtme e kufirit të Kosovës



Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, përmes një komunikate ka sqaruar opinionin dhe kundërshtarët e marrëveshjes aktuale të demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se është në përputhje të plotë me të gjitha dokumentet dhe hartat.

Sipas Komisionit, vija e sigurisë e vendosur në kohën kur në Kosovë kanë hyrë forcat e NATO-s, janë vendosur 5 kilometra nga vija e jashtme e kufirit aktual me Malin e Zi.

Komunikata e plotë


Një nga çështjet kryesore pas mbarimit të luftës është aspekti i sigurisë së qytetarit dhe siguria e kufirit. Në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës në Kosovë janë vendosur forcat ndërkombëtare të sigurisë, KFOR-i, që kanë pasur për detyrë të ofrojnë një mandat të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të njëjtën kohë t’i kontrollojnë dhe mbikëqyrin kufijtë e Kosovës dhe të mundësojnë hapësirë për vendosjen e organizatave ndërkombëtare në Kosovë.

Në pajtim me këtë marrëveshje janë caktuar gjithashtu edhe zonat e sigurisë, zona ajrore e sigurisë dhe zona tokësore e sigurisë. Pika (d) thotë, zona e sigurisë ajrore është definuar si zonë prej 25 kilometrash dhe tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë dhe Malit të Zi.

Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 kilometrash, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë dhe Malit të Zi.


Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 Qershor 1999

U arrit ndërmjet NATO-s dhe RF Jugosllavisë të ndërpritet bombardimi i filluar nga NATO me 24 Mars 1999 dhe përfundoj pas 78 ditësh më 09 Qershor 1999. Sipas Planit të Ahtisaarit dokumentit të dorëzuar dhe hartës që Serbia përkatësisht RFJ duhet të tërhiqet nga territori i Kosovës.

Këtu shtrohet pyetja cili ishte territori i Kosovës?


Përgjigja është në dokumentin e Ahtisaarit pikërisht në Marrëveshjen tekniko ushtarake të 03 Qershor 1999. Përshkrimi i territorit të Krahinës së Kosovës dhe harta e bashkangjitur në këtë marrëveshje është në përputhje të plotë me vijën administrative të Krahinës se Kosovës e zbatuar nga viti 1974 e deri më sot, gusht 2016. Në bazë të kësaj harte është bërë vendosja e forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR-it. Nga marrëveshja tekniko ushtarake e 03 Qershor 1999, në vijim janë shkëputur disa paragraf për qartësim më të mirë për lexuesin.

“Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 Qershor 1999

Ndërmjet Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”) dhe Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme

Palët në këtë Marrëveshje riafirmojmë dokumentin e paraqitur nga Presidenti Ahtisaari te presidenti Millosheviq dhe i miratuar nga Parlamenti Serb dhe Qeveria Federale më 03 qershor 1999, për të përfshirë vendosjen e Kosovës nën kujdesin e OKB-së të një pranie efektive civile dhe të sigurisë ndërkombëtare. Palët më tutje theksojnë se Këshilli i Sigurimit ka përgatitur për të miratuar një rezolutë ……….” lidhur me këtë çështje. Dokumenti i plotë mund të shkarkohet nga ëeb faqja në vijim:Military-Technical Agreement betëeen the International Security Force and the Governments of the Federal Republic of Yugoslavia and the Republic of Serbia, signed in Kumanovo on 9 June 1999, available at www.nato.int/kosovo/docu/a990609a.htm.

Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme nga marrëveshja janë të shkruara në paragrafin (e). “Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) është përcaktuar si një zonë 5 kilometërshe që zgjatet jashtë territorit të Krahinës së Kosovës, në brendi të pjesës tjetër të territorit të RFJ-së. Kjo përfshin terrenin e zonës brenda atyre 5 kilometrave”. Territori i Krahinës së Kosovës ishte i njohur atëherë dhe tash dhe harta e KFOR-it është në përputhje të plotë me kufirin ndërmjet Krahinës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Zona e sigurisë ajrore është e definuar si zonë prej 25 km, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës, në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.
Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 km e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.
Më 09 Qershor 1999 paragrafi 1 pika (e) shkruan qartë: Nga EIF +11 ditë, të gjitha forcat e RFJ-së në Kosovë do të kenë përfunduar tërheqjen e tyre nga Kosova (bashkëngjitur harta në Shtojcën A të kësaj Marrëveshjeje) në Serbi jashtë Kosovës dhe jo brenda 5 km të Zonës tokësore të sigurisë (ZTS).
Nga kjo shihet se harta dhe marrëveshja është në përputhje të plotë pa ndryshim nga vija administrative 1974-1988-1999 – 2008 dhe kufirit të shënuar nga Komisioni shtetëror dhe i nënshkruar në Vjenë.

Më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën 1244 (1999), në bazë të G-8 që u pajtuan me parimet nën Kapitullin VII duke autorizuar vendosjen e Kosovës nën mbikëqyrjen e OKB-së, vendosjen e një Pranie ndërkombëtare civile – Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK),

Shiko në vijim nga ëeb faqja: United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at www.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htm

Kronologjia e lirisë së Kosovës www.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htmderi me futjen e UNMIK:

03 qershor 1999 miratimi i marrëveshjes së RFJ me NATO-Forca e Sigurisë
05 qershor përfaqësues të NATO-s dhe të Qeverisë Jugosllave finalizuan detajet në përgatitjen e një marrëveshjeje ushtarake-teknike.
08 qershor G-8 Ministrat e Jashtëm, në një takim të mbajtur në Këln, arritën një marrëveshje mbi një projekt-rezolutë për Kosovën për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, i dërguari Ahtisaari u takua me presidentin kinez dhe ministrin e jashtëm kinez në Pekin.
09 qershor 1999, pas 78 ditë të fushatës ajrore dhe nën presionin e Rusisë, Serbia pranoi kushtet e armëpushimit dhe nënshkruan marrëveshjen ushtarake-teknike
10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e aprovon Rezolutën 1244.
Dokumentet e aprovuara e kanë fuqinë e plotë dhe janë absolutisht obligative për Kosovën sepse marrëveshja dhe harta në këtë periudhë janë në tavolinën e vendimmarrësve. Teksti i marrëveshjes u citua dhe harta është e bashkëngjitur në vijim. United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at www.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htm. Included as Annex 1 to United Nations Security Council resolution 1244, op.cit.

Forcat e Republikës Federative të Jugosllavisë, nuk do të hyjnë, nuk do të hyjnë përsëri, dhe nuk do të qëndrojnë në territorin e Kosovës, pa pëlqimin e komandantit të forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR. KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pajtim me Marrëveshjen teknike- ushtarake, dhe aneksin e hartave të kësaj Marrëveshje (harta e bashkëngjitur).

Në hartën e 09 Qershor 1999 në vijim është paraqitur kufiri i Kosovës dhe zona e sigurisë tokësore prej 5km.

harta

Kur thuhet nuk do të hyjnë në territorin e Kosovës, apo,KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare nënkuptohet që ajo vijë dhe ai territor është i përcaktuar në hartën e NATO/KFOR i cili është plotësisht në përputhje me vijën administrative 1974-1988-1999-2008 dhe 2016.

Derisa autoritet e Malit të Zi, nuk kanë pasur qasje në ketë zonë 5 km brenda territorit të Malit të Zi, gjatë kësaj kohe qytetarë të Kosovës, kanë hyrë, qëndruar dhe lëvizë në këtë zonë, pa u penguar nga autoritetet e Malit të Zi. Qytetarët e Kosovës, gjithashtu kanë shfrytëzuar këtë zonë edhe për kullosa. Disa prej tyre edhe kanë zhvilluar disa biznese pompa të derivateve të improvizuara,kontrabanda me cigare dhe kafe.

Në vitin 2004 është marrë një aksion i KFOR-it me policinë e Kosovës dhe nga kjo zonë janë larguar qytetarët e Kosovës. Janë larguar bizneset e improvizuara, është sekuestruar një sasi e derivateve të naftës, kafes dhe cigareve, janë larguar gypat me të cilin është bërë kontrabandë me derivate të naftës deri në fshatin Novosellë të Pejës.

Kompetencat e Policisë së Kosovës

Fillimisht, pas luftës në Kosovë, vetëm KFOR-ika qenë autoritet për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve të Kosovës. Me krijimin e Shërbimit Policor të Kosovës, tani Policia e Kosovës, me ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj, ka filluar të kontrolloj dhe mbikëqyrë kufijtë e Kosovës, së bashku me KFOR-in, përmes patrullimeve të përbashkëta. Kufirin,këtë që ishte nga viti 1974-1988 e deri më sot gusht 2016 me Malin e Zi, Policia e Kosovës, ka filluar ta kontrolloj dhe mbikëqyr së bashku me KFOR-in nga viti 2001. Për këtë është dorëzuar edhe harta e marrëveshjes së Ahtisaarit të bashkëngjitur në këtë shkrim.

Me krijimin e infrastrukturës ligjore për Kufij, Ligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e kufijve, si dhe me avancimin e bashkëpunimit me policitë kufitare të shteteve fqinje dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim policor ndërkufitar, KFOR, pas heqjes së zonës së sigurisë / zonës ajrore dhe tokësore të sigurisë në vitin 2008, ka filluar bartjen e kompetencave për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit në Policinë e Kosovës. Kjo bartje e përgjegjësive është bërë marrëveshje në mes të KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës, si dhe EULEX-it, pasi që janë vlerësuar kapacitet humane dhe teknike të Policisë së Kosovës, për marrjen e këtyre përgjegjësive, në këto marrëveshje është zbatuar kufiri / vija kufitare në bazë të Marrëveshjes teknike ushtarake KFOR:

03 Shtator 2011KFOR-i ka dorëzuar të Policia e Kosovës kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit me Malin e Zi.
Policia e Kosovës, sot ka Protokolle për Patrullime të Përbashkët me policitë kufitare të shteteve fqinje: Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Këta kufij patrullohen bashkërisht nga autoritetet e shteteve respektive.
Komisioni: KFOR-i u vendos 5 km nga vija e jashtme e kufirit të Kosovës
Policia e Kosovës e kontrollon dhe mbikëqyrë kufirin Kosovë / Mali i Zi, kufirin / vijën kufitare e cila është dorëzuar nga KFOR te Policia e Kosovës, në pajtim me Rezolutën 1244, Marrëveshjen teknike ushtarake të 09 Qershorit 1999 ( aneksi i hartave ), kufi i cili është përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974, me Planin e Ahtisaarit, i cili plan është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe me të cilin është shpallur Pavarësia e Kosovës, dhe me këta kufi, Kosova është njohur nga shtetet e botës.

Marrëveshja për trafikun lokal ndërkufitar

Kosova ka të nënshkruar me Malin e Zi, Marrëveshjen për trafikun lokal ndërkufitar. Trafiku kufitar lokal, është kalimi kufirit nga banorët e zonave kufitare me qëllim të qëndrimit në zonën kufitare të palëve për arsye sociale, kulturore, sportive, arsimore, ekonomike, familjare, fetare, apo për arsye të tjera të ligjshme.

Kjo marrëveshje iu mundëson qytetarëve të shteteve respektive, të kalojnë kufirin Kosovë – Mali i Zi, jashtë pikave të kalimit të kufirit, në vendet më të përshtatshme për ta. Të qëndrojnë, lëvizin dhe ushtrojnë veprimtari, në territoret respektive. Kjo lëvizje, qëndrim, kullosa shtrihet deri 30 km nga vija kufitare në brendësi të territoreve respektive.

Gripi përsëri në mesin tonë

Nga : Flori Bruqi

grip-bebi


Gripi është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi i familjes orthomyxoviridae. Është një sëmundje sezonale dhe shkakton dëmin më të madh midis të moshuarve dhe fëmijëve.

Si epidemi e gripit ose grip i rëndë merret kur 10-20 % e popullsisë së një regjioni janë të infektuar. Bartësit më aktivë dhe njëherit kryesor të infektimit janë fëmijët.

Shkaktarë të epidemisë dhe pandemisë janë viruset epidemik të grupit A dhe rrallë herë të grupit B. Këta virus janë në gjendje të ndërrojnë gjatë kohës molekulat antigjene të sipërfaqes : Hemaglutin (H) dhe Neuraminidase (N) dhe më këtë gjatë një ri-infektimi depërtojnë sistemin e imunitetit të njeriut.

Për këtë shkak në vitin 1948, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një rrjetë prej 110 laboratorëve, në të cilët punohet për lokalizimin, identifikimin dhe përcjelljen e krijimit të varianteve të reja të viruseve. Në bazë të rezultateve të këtij rrjeti, organizata parashikon rrjedhat e zhvillimit të varianteve, për të cilat i informon shtetet anëtare.

Pandemitë e shekullit XX janë emërtuar nga vendi, nga i cili rrjedhin :

1918 - 1920 "Gripi spanjoll" ka lënë pas vete 20 - 50 milionë të vdekur.
1957 - 1958 "Gripi aziatik" ka lënë pas vete diku 1 milionë të vdekur.
1968 - 1969 "Gripi i Hongkongut" ka lënë pas vete diku 1 milionë të vdekur.

Pandemia edhe më tutje në kohën e tashme është një rrezik i vërtet për shëndetin në mbarë rruzullin tokësor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përhapja e një epidemie të gripit paraqet një ndër rreziqet më të mëdha duke llogaritur sistemet e mbingarkuara shëndetësore në shumë vende të botës.

Image result for gripi

Pandemia e gripit e vitit 1918 e njohur si Gripi spanjoll, është gripi që ka marrë më së shumti jetë deri më tani.
Kjo ka infektuar 500 milionë njerëz në mbarë botën, përfshirë njerëzit në ishujt e largët të Paqësorit dhe në Arktik, dhe rezultoi në vdekjen e 50 deri në 100 milionë (tre deri në pesë për qind të popullsisë së botës), duke e bërë atë një nga fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse në historinë njerëzore.

Sëmundja tashmë kishte kufizuar shumë jetëgjatësinë në fillim të shekullit të 20-të. Në vitin e parë të pandemisë, jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara ka rënë për rreth 12 vjet. Shumica e shpërthimeve të gripit vrasin në mënyrë joproporcionale pacientë të mitur, të moshuar ose tashmë të dobësuar; në të kundërt, pandemia e vitit 1918 mbizotëronte kryesisht nga të rriturit e rinj, transmeton lajmi.net.

Ka disa shpjegime të mundshme për shkallën e lartë të vdekshmërisë së pandemisë së influencës së vitit 1918. Disa studime sugjerojnë se variantet specifike të virusit kishin një natyrë jashtëzakonisht agresive. Një grup hulumtuesish e gjetën virusin nga trupat e viktimave të ngrira dhe zbuluan se transfekcioni në kafshë shkaktoi një dështim të shpejtë respirator në frymëmarrje dhe vdekje nëpërmjet një stuhie të citokinës (tejpërcaktimi i sistemit imunitar të trupit ). Më pas u përcaktua se reaksionet e forta të imunitetit të të rriturve të rinj shkatërruan trupin, ndërsa sistemet imunologjike të dobëta të fëmijëve dhe të rriturve të moshës mesatare rezultuan me vdekje më të pakta në mesin e atyre grupeve.

Hetimet më të fundit, bazuar kryesisht në raportet origjinale mjekësore nga periudha e pandemisë, gjeti se infeksioni viral në vetvete nuk ishte më agresive se çdo gripit të mëparshme, por që rrethanat e veçanta promovuan superinfektimin bakterial që vrau shumicën e viktimave zakonisht pas një shtrati vdekjeprurës disi të zgjatur. Të dhënat historike dhe epidemiologjike janë të pamjaftueshme për të identifikuar origjinën gjeografike të pandemisë. Ishte i implikuar në shpërthimin e lethargica të encefalit në vitet 1920.
Image result for gripi
Kur një person i infektuar teshtinë ose kollitet, më shumë se gjysmë milioni grimca virusi mund të përhapet tek ata që janë afër. Lagjet e ngushta dhe lëvizjet masive të trupave të Luftës së Parë Botërore nxitën pandeminë, dhe ndoshta edhe rritën transmetimin dhe shtuan mutacionet; lufta mund të ketë rritur edhe vdekjen e virusit. Disa spekulojnë se sistemet imunitare të ushtarëve u dobësuan nga kequshqyerja, si dhe streset e sulmeve luftarake dhe kimike, duke rritur ndjeshmërinë e tyre.

Një faktor i madh në shfaqjen mbarëbotërore të këtij gripi ishte rritja e udhëtimit. Sistemet moderne të transportit e bënin më të lehtë për ushtarët, detarët dhe udhëtarët civilë për të përhapur sëmundjen.

Në Shtetet e Bashkuara, sëmundja u vëzhgua për herë të parë në Haskell County, Kansas , në janar të vitit 1918, duke bërë që mjeku lokal Loring Miner të paralajmërojë revistën akademike të Shërbimit Shëndetësor të SHBA. Më 4 mars 1918, kompania gatuan Albert Gitchell raportuar të sëmurë në Fort Riley, Kansas . Deri në mesditë më 11 mars 1918, mbi 100 ushtarë ishin në spital. Brenda ditëve, 522 burra në kamp kishin raportuar të sëmurë. Deri më 11 mars 1918, virusi kishte arritur në Queens , Nju Jork. Mungesa e masave parandaluese në mars / prill u kritikua më vonë.

Vdekshmëria

Shkalla globale e vdekshmërisë nga pandemia e vitit 1918/1919 nuk dihet, por rreth 10% deri në 20% e të infektuarve kanë vdekur. Me rreth një të tretën e popullsisë botërore të infektuar, ky raport i rastit fataliteti do të thotë se vdiq nga 3% në 6% të të gjithë popullsisë globale. Gripi mund të ketë vrarë deri në 25 milionë njerëz në 25 javët e para. Vlerësimet më të vjetër thonë se vrau 40-50 milionë njerëz, ndërsa vlerësimet e tanishme thonë 50-100 milionë njerëz në mbarë botën u vranë.

Kjo pandemi është përshkruar si “holokausti më i madh mjekësor në histori” dhe mund të ketë vrarë më shumë njerëz sesa vdekja e zezë .Thuhet se kjo grip vrau më shumë njerëz në 24 javë sesa SIDA mbyti në 24 vjet, dhe më shumë në një vit se vdekja e zezë u vra në një shekull. Megjithatë, një artikull i vitit 2016 në The Atlantic thotë se vdekja e zezë, gjatë rrjedhës së dekadës së viteve 1340, vrau më shumë se 10% të popullsisë botërore, ndërsa pandemia e gripit të vitit 1918 vrau më pak se gjysmën e kësaj përqindjeje.

Image result for gripi

Sëmundja është vrarë në çdo cep të globit. Deri në 17 milionë vdiqën në Indi, rreth 5% e popullsisë. Numri i të vdekurve në rrethet e regjimit britanik të Indisë ishte vetëm 13.88 milionë.

Në Japoni, nga 23 milionë njerëz të prekur, 390,000 vdiqën. Në Indiet Lindore Holandeze (tani Indonezia ), 1.5 milion ishin supozuar të kishin vdekur në mesin e 30 milion banorëve. Në Tahiti 13% e popullsisë vdiq vetëm gjatë një muaji. Ngjashëm, në Samoa 22% e popullsisë prej 38,000 vdiq brenda dy muajve, përcjell lajmi.net.

Në Iran , ndikimi ishte i madh dhe sipas një vlerësimi, midis 902,400 dhe 2,431,000 ose 8.0% dhe 21.7% të popullsisë së përgjithshme vdiqën.

Në SHBA, rreth 28% e popullsisë u infektuan, dhe 500,000 deri në 675,000 vdiqën. Fiset amtare amerikane ishin veçanërisht të goditura rëndë. Vetëm në zonën Katër Kënde , 3293 vdekje u regjistruan në mesin e amerikanëve vendas. Komunitete të tëra fshati u zhdukën në Alaska. Në Kanada 50.000 vdiqën. Në Brazil 300,000 vdiqën, duke përfshirë presidentin Rodrigues Alves. Në Britani, rreth 250,000 vdiqën; në Francë, më shumë se 400,000. Në Afrikën Perëndimore një epidemi e gripit vrau të paktën 100,000 njerëz në Ganë. Tafari Makonnen (e ardhmjaHaile Selassie , perandori i Etiopisë) ishte një nga të parë Etiopisë që kontraktuar gripit, por mbijetoi, edhe pse shumë prej subjekteve të familjes së tij nuk e bëri; vlerësimet për viktimat në kryeqytet, Addis Abeba , shkojnë nga 5.000 në 10.000, ose më të larta. Në Somalilandin Britanik, një zyrtar vlerësoi se 7% e popullsisë vendase vdiqën.

Image result for gripi

Ky numër i madh i vdekjeve u shkaktua nga një shkallë jashtëzakonisht e lartë infeksioni deri në 50% dhe ashpërsia ekstreme e simptomave, të dyshuar se shkaktohen nga stuhitë e citokinës . Simptomat në vitin 1918 ishin kaq të pazakonta që fillimisht gripi ishte gabimisht diagnostikuar si dengue , kolera , apo tifo . Një vëzhgues shkroi: «Një nga ndërlikimet më të vështira ishte hemorragjia nga mukozat, sidomos nga hunda, stomaku dhe zorrët. Gjithashtu u vranë gjak nga veshët dhe hemorragjitë petehike në lëkurë. Shumica e vdekjeve ishin nga pneumonia bakteriale , një i zakonshëminfeksion dytësor që shoqërohet me gripin, por virusi gjithashtu vrau njerëzit drejtpërdrejt, duke shkaktuar hemoragji masive dhe edemë në mushkëri.

Sëmundja jashtëzakonisht e rëndë vrau deri në 20% të të infektuarve, në krahasim me normën e zakonshme të vdekshmërisë epidemike të gripit prej 0.1%.

Modelet e vdekjes

Sëmundja famë keqe që vrau 100 milion njerëz, përsëri në mesin tonë

Pandemia kryesisht vrau të rriturit e rinj. Në 1918-1919, 99% e vdekjeve të gripit pandemik në SHBA ndodhën tek njerëzit nën moshën 65 vjeç dhe pothuajse gjysma në të rriturit e rinj 20-40 vjeç. Në vitin 1920, shkalla e vdekshmërisë në mesin e njerëzve nën moshën 65 vjeçare kishte rënë gjashtëfish deri në gjysmën e vdekshmërisë së njerëzve mbi 65 vjeç, por ende 92% e vdekjeve ndodhën tek njerëzit nën 65 vjeç . 69 Kjo është e pazakontë, pasi gripi është zakonisht më vdekjeprurës ndaj të dobëtve individë, të tillë si foshnjat (nën moshën dy vjeçare), shumë i vjetër (mbi moshën 70 vjeçare) dhe imunokompromituar . Në vitin 1918, të rriturit e moshuar mund të kenë pasur mbrojtje të pjesshme të shkaktuar nga ekspozimi ndaj pandemisë së gripit 1889-1890 , i njohur si gripi rus. Sipas historianit John M. Barry, më të prekshmit nga të gjithë – “ata që ka shumë të ngjarë të vdesin”, ishin gratë shtatzëna. Ai raportoi se në trembëdhjetë studime të grave të hospitalizuara në pandemi, shkalla e vdekshmërisë shkonte nga 23% në 71%. Nga gratë shtatzëna që kanë mbijetuar lindjes, mbi një të katërtën (26%) e kanë humbur fëmijën.

Një tjetër çudi ishte se shpërthimi ishte i përhapur në verë dhe vjeshtë (në Hemisferën Veriore ); Gripi zakonisht është më keq në dimër.


Image result for gripi

Zonat më pak të prekura

Në Japoni, 257.363 vdekje i atribuohen influencës deri në korrik 1919, duke dhënë një shkallë vdekjeje prej 0.425%, shumë më të ulët se gati të gjitha vendet e tjera aziatike për të cilat disponohen të dhëna. Qeveria japoneze kufizoi rreptësisht udhëtimin detar në dhe nga ishujt shtëpiak, kur pandemia u godit.

Në Paqësor, Samoa Amerikane dhe Kolonia Franceze e Kaledonisë së Re arritën gjithashtu të parandalonin edhe një vdekje të vetme nga gripin përmes karantinave efektive . Në Australi, gati 12,000 u zhdukën.

Image result for gripi

Deri në fund të pandemisë, ishulli i izoluar i Marajos , në Deltën e lumit Amazon të Brazilit, nuk kishte raportuar një shpërthim.

Helmimi me aspirinë

Në një artikull të vitit 2009 të botuar në revistën ” Sëmundjet Infektive Klinike ” , Karen Starko propozoi që helmimi me aspirinë i kontribuonte ndjeshëm viktimave. Ajo e bazoi këtë në simptomat e raportuara në ato që vdesin nga gripi, siç raportohet në raportet post mortem ende të disponueshme, si dhe kohën e vdekjes së madhe të vdekjes në tetor të vitit 1918, që ndodhi menjëherë pas Kirurgut të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara , dhe Gazeta e Shoqatës Mjekësore Amerikane të dy rekomanduar doza shumë të mëdha të 8 deri 31 gram aspirinë në ditë. Këto nivele do të prodhojnë hyperventilation në 33% e pacientëve, si dhe edemë të mushkërive në 3% të pacientëve. [90]Starko gjithashtu vë në dukje se shumë vdekje të hershme treguan “të lagura”, ndonjëherë mushkëritë hemorragjike, ndërsa vdekjet e vonuara treguan pneumoni bakteriale. Ajo sugjeron se vala e helmimit të aspirinë ishte për shkak të një ” stuhie të përsosur ” të ngjarjeve: Patriku i Bayerit për aspirinë skadoi, kështu që shumë kompani nxituan për të bërë një fitim dhe në masë të madhe e shtuan furnizimin; kjo përkoi me epideminë e gripit; dhe simptomat e helmimit me aspirina nuk ishin të njohura në atë kohë.

Image result for gripi

Si një shpjegim për shkallën e vdekshmërisë universale, kjo hipotezë u mor në pyetje në një revistë të botuar në prill të vitit 2010 nga Andreë Noymer dhe Daisy Carreon nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine dhe Niall Johnson nga Komisioni Australian për Sigurinë dhe Cilësinë në Kujdes shëndetësor . Ata vënë në pikëpyetje këtë zbatueshmëri universale duke pasur parasysh shkallën e lartë të vdekshmërisë në vende të tilla si India, ku ka pasur pak ose aspak akses në atë kohë në krahasim me normën kur aspirina ishte e bollshme. Ata arritën në përfundimin se ” hipoteza e helmimit salicilate [aspirinë] ishte e vështirë për të mbështetur si shpjegim kryesor për virulencën e pazakontë të pandemisë së influencës 1918-1919″. Në përgjigje, Starko vuri në dukje dëshmi anekdotike të përdorimit të aspirinëve në Indi dhe argumentoi se edhe në qoftë se aspirina mbi recetë nuk kishte kontribuar në shkallën e lartë të vdekshmërisë indiane, ajo mund të kishte qenë faktor edhe për shkallët e tjera të larta në zonat ku paraqiten faktorë të tjerë që rëndojnë në Indi luajti një rol më pak.

Image result for gripi

Fundi i pandemisë


Pas valës së dytë vdekjeprurëse të goditur në fund të vitit 1918, rastet e reja ranë papritmas – pothuajse në asgjë pas kulmit në valën e dytë. Në Filadelfia, për shembull, 4,597 vetë vdiqën në javën që përfundon më 16 tetor, por deri më 11 nëntor, gripi pothuajse u zhduk nga qyteti. Një shpjegim për rënien e shpejtë të vdekshmërisë së sëmundjes është se mjekët u përpoqën më mirë në parandalimin dhe trajtimin e pneumonisë që u zhvillua pasi viktimat kishin kontraktuar virusin, megjithëse John Barry deklaroi në librin e tij se studiuesit nuk kanë gjetur prova për ta mbështetur këtë.

Një tjetër teori pohon se virusi 1918 mutonte shumë shpejt në një lloj më pak vdekjeprurës. Kjo është një dukuri e zakonshme me viruset e influencës: ekziston një tendencë për viruset patogjene që të bëhen më pak vdekjeprurëse me kalimin e kohës, pasi që ushtritë e shtameve më të rrezikshme priren të vdesin.

Ndikimi afatgjatë
Një studim i vitit 2006 në Journal of Economic Politics zbuloi se “kohortat në utero gjatë pandemisë shfaqën ulje të nivelit arsimor, shkallë më të lartë të aftësisë së kufizuar fizike, të ardhura më të ulëta, status më të ulët socio-ekonomik dhe pagesa më të larta të transferimit krahasuar me grupet e tjera të lindjes”.


&&&&


Image result for gripi

Gripi, kujdesi, trajtimi dhe disa këshilla


Gjatë stinës së dimrit në qarkullim kemi dhe shumë viroza të cilat janë kryesisht të rrugëve të sipërme respiratore . Sëmundja më e rëndësishme për këtë sezon ështeë gripi i cili e ka fillimin në fund të nentorit, pikun në janar- shkurt.

Është një nga sëmundjet që ka vdekshmëri të lartë në çdo vend të botës dhe ku të rrezikuar janë të gjithë sidomos të rinjtë.

Gripi stinor është një infeksion akut viral respirator i shkaktuar nga viruset e gripit

Egzistojnë disa tipe virusesh që shkaktojnë gripin si tipi A, B e C. Tipet e viruseve A e B janë shkaktarët më të shpeshtë të gripit. Virusi I gripit ka vetinë e shndërrimit të strukturës së tij prandaj dhe kemi çdo vit tipe të ndryshme të këtij virusi.

Image result for gripi
Si përhapet gripi?

Gripi stinor është një infeksion akut viral shumë ngjitës. Rruga e transmetimit është ajo orofaringeale. Gripi stinor transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtimave ose indirekt nga dhënia e dorës një personi të infektuar apo prekja e objekteve të ndotura me virusin e gripit stinor dhe më pas ata prekin sytë,gojën apo hundën. Viruset përhapen në ajër dhe nëpërmjet grimcave të ajrit kalojnë në grykë e hundë, shtohen dhe mbas 1-4 ditë japin shenjat e gripit stinor.( Në shtëpi pulti i televizorit është nga më të ndoturit)

Përsa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët?

Personi i infektuar me virusin e gripit mund të jetë infektues për të tjerët, 1 ditë para se të sëmuret dhe 5 ditë pas shënjave të gripit. Por veçanërisht te fëmijët, apo personat me imunnitet të ulur, periudha infektuese mund të jetë pak më e gjatë.

Image result for gripi

Kush rrezikon prekjen nga gripi stinor?

Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit stinor dhe ta përhapë atë tek të tjerët. është sëmundje që kap më shumë moshat e reja sidomos nxënësit e shkollave pasi në ambjentet e mbyllura mundësia e përhapjes është më e madhe , personeli mjekësor shitëset e dyqaneve, lokalet pasi mundësia e kontaktit me njerëz të sëmurë është më e madhe të gjithë jemi të rrezikuar nga gripi por një grup popullate është më në rrezik se të tjerët për arsye se e kalojnë më rëndë sëmundjen dhe janë më të prirur për të bërë ndërlikimet e gripit.

Në rrezik më të madh janë:

Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç ,sidomos deri në 2 vjeç

Njerëzit 65 vjeç e sipër

Image result for gripi
Gratë shtatzëna.

Njerëzit me sëmundje kronike,si: Astma, Diabeti, Sëmundjet e zemrës, Sëmundjet e mushkrive, Sëmundjet e veshkave, Sëmundjet e mëlcisë, Sëmundjet e gjakut, Sëmundjet me ulje të sistemit imunitar si HIV/AIDS, kancer, etj. Kushte neurollogjike,si epilepsia,distrofia muskulare,vonesa të rënda të zhvillimit,etj. Njerëzit obezë.Të rinj nën 19 vjeç që kanë përdorur gjatë aspirinën.

Klinika apo shenjat e zakonshme të gripit stinor janë:

Karakteristikë e klinikës së gripit është se fillimi i sëmundjes është I menjëhershëm aq sa i sëmuri mban mend dhe orën e fillimit.

Shenjat kryesore të gripit janë ;

Temperaturë e lartë, kollë, dhimbje fyti, dhimbje muskulore, dhimbje të artikulacioneve, dhimbje mesi, dhimbje koke, dobësi e theksuar, skuqje sysh lotim , teshtima, mungesë oreksi,

Por mund të shoqërohet dhe me shenja të tjera klinike sidomos tek fëmijët; mund të kemi lodhje, të përzjera, diarre, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve, marrje mendsh, kollë e thatë ose me mucus, etj
Image result for gripi
Zakonisht gripi zgjat 3-5 deri 7 ditë por lodhja dhe dhimbjet muskulare vazhdojnë më gjatë. Zakonisht gripi kalon dhe pa ndihmën e mjekut me rregjim për dy ose tre ditë por duhet te drejtoheni tek mjeku në rastet kur tek fëmijët vëreni që:

Shenjat paralajmëruese për emergjencë

Fëmijët shfaqin:

Temperaturë të lartë mbi 39 dhe që ulet më vështirësi

Frymëmarrje e shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen

Ndryshim të ngjyrës së lëkurës

Nuk konsumon lëngje të mjaftueshme

Nuk ka gjallëri ose nuk bashkëvepron

Bëhet nervoz aq sa fëmija nuk dëshiron të mbahet as në krahë


Rrikthim të shenjave të gripit por me ethe dhe kollë të keqe

Ethe me një skuqje të lëkurës

Fortësim i qafës

Të vjella me presion

Të rriturit shfaqin:

Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim

Dhimbje apo presion në gjoks apo bark

Marramendje e papritur

Konfuzion mendor

Të vjella të menjëhershme ose të vazhdueshme temperaturë e lartë më shumë se 5 ditë

Kollë fortë

Ndërlikimet më të shpeshta të gripit janë sinozitet , tonsilitet purulente bronshitet bronkopneumonia encefalitet dhe sindroma Reino sidomos tek ata që përdorin aspirinën për temperaturë dhe fëmijët. Gripi mund të çojë deri në vdekje

Çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten nga virusi i gripit stinor?
Image result for gripi
Mënyra më e mirë e parandalimit të gripit është vaksinimi me vaksinën anti-grip.

Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit.

Vaksinimi duhet të bëhet çdo vit pasi ka shumë lloje virusesh dhe çdo vit dalin vaksina të reja që mbrojnë nga nëntipe të reja të virusit. Vaksina përmban dy nëntipe të virusit A dhe virusit B të gripit.

Image result for gripi

Vaksinimi kundër gripit bëhet në muajt shtator–dhjetor.

Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë kulmin e ka pas nje muaji mbas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit.

Injeksioni i vaksinës kryhet në pjesën e sipërme muskulare të krahut. Për njerëzit që vaksinohen për herë të parë rekomandohen dy doza të vaksinimit të ndara me një muaj nga njëra tjetra

Vaksina kundër virusit të gripit i rekomandohet të tërë popullsisë por vëmendje të veçantë kanë;

Fëmijët mbi 6 muaj

Personat mbi 50 vjeç

Personave të grupit që kanë rrezik më të madh për të marrë virusin e gripit

Personelit shëndetësor

Grave shtatzëna

Personave që jetojnë në kolektiv apo të sëmurëve me sëmundje kronike

Personat kujdestarë për të tjerë si edukatoret e çerdheve, kopshteve, kujdestarët e moshave të treta etj.

Vaksina kundër virusit të gripit NUK i rekomandohet :

Personave që kanë alergji nga veza

Gjëndje akute me temperaturë

Sindroma Guillain–Barre

Personat që kanë patur reaksion të mëparshëm

Fëmijët nën 6 muaj

Megjithatë dhe të sëmurët me alergji nga veza dhe ata me reaksione të mëparshme mund ta përsërisin vaksinimin por vetëm nën mbikqyrjen e mjekut dhe pranë qendrave shëndetësore

A jep vaksina efekte të padëshirueshme ?
Image result for gripi
Po jep siç mund të japë çdo gjë e huaj që futet në organizëm por efektet e saj janë të lehta dhe të mirëadministrueshme nga mjeku dhe më shumë ka efekte të padëshiruara lokale ( në vendin e injeksionit skuqje apo dhimbje ) të cilat zhduken pas 1 ose dy ditësh

Masa parandaluese shumë të rëndësishme janë edhe:

Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini me shami.

Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool

Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.

Përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë.

Ushqehuni shëndetshëm

Pini sasi te konsiderueshme të lëngjeve

Bëni aktivitet fizik

Bëni gjumë të mjaftueshëm.

Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni

Mundohuni të eleminoni qëndrimin për një kohë të gjatë në ambjente të mbyllura

Masë parandaluese është dhe marrja e vitaminës D

Mjekimi

Related image

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me ilaçe kundër gripit.

Zakonisht mjekimi i gripit është siptomatik domethënë në varësi të shenjave klinike që keni vetëm në rastet e rënda të gripit ata me ndërlikime apo të sëmurët kronike mund të mjekohen me Antiviralët

Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

Kujdes!!!

Antiviralët jepen vetëm me rekomandimin e mjekut infeksionist

NUK duhet përdorur aspirine për temperaturë kur jeni të sëmurë me grip

Antipiretikët ( ilaçet për temperaturë ) përdoren në temperaturë mbi 38 gradë

Nëse jeni të sëmurë me grip apo keni të sëmurë në shtëpi duhet të mbani parasysh:

Qëndroni në shtëpi. Mundësisht regjim shtrati

Qëndroni veç nga të tjerët
Image result for gripi
Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë

Mbuloni gojën dhe hundën me shami kur kolliteni apo teshtini

Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime

Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj

Evitoni sa më shumë të mundeni kontaktet me njerëzit

Pastroni dhe dezinfektoni mjediset e banesës

Ajroseni sa me shpesh dhomën e të sëmurit

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...