Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/04

Pse shkruajmë me dorën e djathtë dhe 10 fakte që duhet të dini për mëngjarashët


Studimet e ndryshme kanë vërtetuar se tek pjesa më e madhe e njerëzve, hemisfera e majtë e trurit sundon mendjen, trupin e njeriut dhe gjuhën e folur.

Detyrat kryesore të njeriut kryesisht kontrollohen nga aktiviteti i trurit në hemisferën e majtë, por ndodh që nga hemisfera e majtë e trurit të kontrollohet ana e djathtë e trupit të njeriut, ku përfshihet syri, krahu dhe këmba.

Kjo është arsyeja se përse njerëzit zakonisht me dorën që shkruajnë, kanë tendencën të bëjnë gjithçka tjetër po me atë dorë, si për shembull të ushqehen me të djathtën, të mbajnë objekte me të djathtën, etj.

Kështu, fakti se hemisfera e majtë funksionon më mirë se e djathta, ndikon edhe në kontrollin dhe tendencën për të kryer një pjesë të aktiviteteve me krahun e djathtë të trupit.

E megjithatë, tashmë shkenca e ka vërtetuar katërçipërisht se të jesh mëngjarash, nga pikëpamja neurologjike, ka një numër të madh avantazhesh: kreativitet, mendim i shpejtë dhe një predispozitë më e madhe për të zgjidhur probleme të ndryshme.

Por a e dini se sa për qind e njerëzve janë mëngjarashë? Ja disa fakte që duhet të dini për ta.

1- Mëngjarashët përbëjnë 11 për qind të njerëzve në të gjithë botën.

2- Përgjithësisht të gjitha gjërat janë të dizenjuara për njerëzit që përdorin dorën e djathtë

3- Dhënia e dorës së majtë është një shenjë mosrespekti.

4- Unazat e martesës të veshur në gishtin e tretë të dorës së majtë dolën nga grekët dhe romakët, të cilët i mbanin ata për të mbrojtur të keqen e lidhur me dorën e majtë.

5- Përdorin më shumë anën e djathtë të trurit

6- Nëse jeni mëngjarash mund të merrni në konsideratë kandidimin për president. Presidentët e mëparshëm amerikan si Barack Obama, George H.E Bush, Bill Clinton etj kanë qenë mëngjarashë.

7- Studimet kanë treguar se njerëzit me dorën e majtë shpesh janë më të mirë në zgjidhjen e problemeve të matematikës. Një studim i kohëve të fundit tregoi se nxënësit që shkruajnë me dorën e majtë shënojnë midis 5 dhe 10% më shumë se shokët e tyre që shkruajnë me dorën e djathtë në testet e matematikës komplekse. Mëngjarashët, mendohet të jenë zgjidhës të mëdhenj të problemeve, sepse ata zakonisht përdorin anën e djathtë të trurit, e cila është e lidhur me mendimet abstrakte dhe arsyetimin hapësinor, sesa ata që shkruajnë me dorën e djathtë.

8- Një nga njerëzit më të pasur të Amerikës, bën pjesë në grupin e mëngjarashëve. Në fakt, filantropisti dhe gjiganti i Microsoft është një ndër të paktët biznesmenë amerikanë që përdor dorën e majtë, përfshi Henri Ford, Xhon Rokefeller dhe ish-kreun e IBM-së, Lou Gerstner.

Kërkimet tregojnë se mëngjarashët janë të prirur të fitojnë më shumë se sa kolegët e tyre që përdorin dorën e djathtë, por nuk ndodh e njëjta gjë me gratë. Një studim i bërë nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike (NBER) përcolli idenë se mëngjarashët kanë mënyrë të menduari më të dallueshme, sidomos për sa i përket kreativitetit.

9- Sipas legjendës, Napoleoni kundërshtonte praktikën ushtarake të marshimit në krahun e majtë të rrugës me armët e në duart e djathta. Mëngjarashët si puna e tij, ai i vendosi në një disavantazh strategjik. Perandori francez – edhe gruaja e të cilit, Jozefina, ishte mëngjarashe – urdhëroi ushtrinë e tij të ndërronin krahët e përdorimit të armëve.

Edhe qytetarët e vendeve që ai pushtonte duhet të bënin të njëjtën gjë. Kjo është arsyeja se pse britanikët (të cilët e mundën Napoleonin) akoma i ngasin makinat në krahun e majtë.

10- Leonardo da Vinçi, një nga njerëzit më brilantë të historisë, shkruante nga e djathta në të majtë. Historianët kanë një numër të madh teorish kreative që shpjegojnë të ashtu-quajturin “shkrim i pasqyruar” (quhej kështu sepse të nevojitej një xham për ta lexuar atë lloj shkrimi).

Një tjetër argument shpjegues është më i çuditshëm por më i logjikshëm: Të shkruante nga krahu i majtë në të djathin ishte më e vështirë për një mëngjarash si Leonardo. Historianët thonë se shkrimi në këtë mënyrë i Da Vinçit, është pjesë e gjenialitetit të tij që e bënte të mendonte në formë tjetër. Tjetër artist që shkruante me dorën e majtë ishte dhe Mikelanxhelo.

Testi psikologjik i Frojdit: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!



Ky test psikologjik i Sigmund Frojdit do t’ju ndihmojë që ta njihni më mirë veten, t’ia dilni mbanë me anët tuaja psikologjike në të cilat mbase nuk keni pasur guxim të depërtoni… Para jush janë disa pyetje.

Rregullat më e rëndësishme – përgjigjja e sinqertë – se si ndiheni dhe e para përgjigje që ju bie në mend, transmeton Telegrafi.

Pyetjeve të ndryshme është e mundshme t’u jepni përgjigje të njëjta, por që nuk duhet t’i shikoni rezultatet. Dhe tani merrni letrën dhe lapsin në duar dhe fillojani:

1. Jeni duke shikuar detin (ndjenja juaj e parë, mund t’i mbyllni sytë…).

2. Jeni duke shëtitur nëpër mal dhe shikoni ku shkelni me këmbë (Çfarë ndjenje keni? Koha për përgjigje nuk është më e gjatë se 30 sekonda).

3. Jeni duke shikuar fluturimin e pulëbardhave (Çfarë ndjenje kini?).

4. Jeni duke shikuar një kope kuajsh (Shkruani se çfarë ndieni, mos mendoni shumë).

5. Në shkretëtirë shihni mur me vrimë të vogël pas së cilës ndodhet oaza (Në këtë rast nevojiten veprimet tuaja, mos mendoni, shkruani se çfarë do të bëni).

6. Sërish shkretëtira. Jeni të lodhur nga udhëtimi i gjatë. Shihni një enë me ujë (Çfarë do të bënit? Mbase ju duket banale, mirëpo shkruani përgjigjen në letër).

7. Keni humbur në mal. Ju ka zënë mbrëmja. Shihni një shtëpi në dritaren e së cilës ka një dritë (Çfarë do të bënit? Shkruani).

8. Keni hyrë në mjegull (Veprimet tuaja por edhe ndjenjat?) Si do të silleni, shkruani).

REZULTATET:

1. Qëndrimi juaj ndaj jetës, emocioneve, ndjenjave.

2. Si ndieni veten në familjen tuaj.

3. Qëndrimi juaj ndaj femrave.

4. Qëndrimi juaj ndaj meshkujve.

5. Strategjia juaj jetësore themelore, qëllimi. Si i zgjidhni problemet tuaja.

6. Jeta juaj seksuale. Zgjedhja e partnerit.

7. Gatishmëria juaj për martesë.

8. Qëndrimi juaj ndaj vdekjes.

Gjermania i kërkon Serbisë marrëveshje me Kosovën, ndryshe s’ka anëtarësim në BE


Kancelarja gjermane Angela Merkel, i tha sot në Berlin presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se vendi i saj mbështet integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por pasi të ketë arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Presidenti serb tha vendi i tij është i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Prishtinën, ndërsa përsëriti se kjo do të nënkuptonte një marrëveshje në të cilën të dyja palët humbin njësoj.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën në Berlin se Serbia duhet të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Zonja Merkel i bëri këto komente pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç me të cilin siç tha ka diskutuar pjesërisht edhe për rrugët e arritjes së marrëveshjes me Kosovën.

“Bisedimet për anëtarësim mund të jenë të suksesshme me reformat e mëtejshme në fushën e sundimit të ligjit dhe në dritën e marrëdhënieve me Kosovën”, tha zonja Merkel, por nuk foli se si mund të duket një marrëveshje e tillë.

Presidenti serb, Vuçiç, tha se vendi i tij është i gatshëm për një marrëveshje kompromisi me Prishtinën.

“E dimë që para nesh është pengesa e rëndë që është çështja e zgjidhjes së marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nuk e fsheha para kancelares Merkel se me sa shumë probleme përballemi, çfarë është ajo që duhet dhe mund të bëjmë. Ne do të punojmë për këtë, sepse i thashë kancleares, më me rëndësi është ta duam tokën e fëmijëve tanë sesa tokën e pararendësve tanë. Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi. Serbia është e gatshme për zgjidhje në të cilën edhe njëra edhe pala tjetër do të humbin diçka”, tha presidenti serb.

Ai shkoi në Berlin një ditë pasi që në Beograd u takua me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili po qëndron në rajon në dritën e strategjisë së zgjerimit të Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë. Zoti Juncker tha se përmendja e vitit 2025 si periudhë e anëtarësimit të Serbisë dhe Malit të Zi, si dy nga vendet me shkallë të përparuar të bisedimeve, nuk është zotim, por një inkurajim për vendet kandidate, ndërsa nënvizoi se në Bashkimin Evropian nuk mund të pranohen vendet që kanë probleme të hapura.

Presidenti Juncker, të mërkurën pasdite pritet të qëndrojë në Prishtinë, në përmbyllje të vizitës në Ballkanin Perëndimorë. Strategjia e zgjerimit e përfshinë Kosovën në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të integrimit në BE.

Të hënën dhe të martën në Bruksel të dyja palët mbajtën një raund të ri bisedimesh teknike ndërsa së shpejti mund të priten takime të reja në nivelin më të lartë politik për të diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do t’u mundësonte të dyja palëve përshpejtimin e proceseve integruese, ndonëse Kosova është e fundit në rajon.

Publikimi i strategjisë zë zgjerimit në fillim të këtij muaji është një nga zhvillimet e rëndësishme për rajonin gjatë këtij viti. Në muajin prill, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e përparimi të vendeve të rajonit, ndërsa në muajin maj në Sofje, pritet të mbahet takimi i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Strategjia e zgjerimit do të diskutohet më pas në qershor në takimin e lartë të Bashkimit Evropian, kur Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë të marrin datën e hapjes së bisedimeve, ndërsa në korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Këto zhvillime shihen si një përpjekje e ripërtërirë e Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus e kinez, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019.

Sulme kibernetike në kompjuterët e Qeverisë gjermane


Zyrtarët gjermanë thanë se janë duke hetuar një krim kibernetik në kompjuterët e qeverisë, edhe pse mohuan të komentojnë raportet e mediave që fajësojnë një grup rus për pirateri.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë tha se agjencitë e sulmuara kanë marrë masa për të hetuar rastin dhe për t’i mbrojtur të dhënat.

“Sulmi është izoluar dhe është sjellë nën kontroll brenda administratës federale”, tha zëdhënësi duke mos dhënë më shumë detaje.

Mediat gjermane raportuan se një grup hakerësh rusë ka depërtuar në rrjetet kompjuterike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Jashtme të Gjermanisë dhe se kanë vjedhur të dhëna.

Agjencia e lajmeve DPA citoi burimet e saj të sigurisë të kenë thënë se sulmi piraterik është kryer nga grupi APT28, i njohur po ashtu si “Fancy Bear”.

Komuniteti i inteligjencës në Shtetet e Bashkuara ka konstatuar se “Fancy Bear”, duke vepruar me urdhër të Qeverisë ruse, ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Kremlini i ka hedhur poshtë këto akuza.

Pas vendimit të Gjykatës Federale Administrative në Gjermani shtohen kërkesat ndaj industrisë së automjeteve për të modifikuar teknikën e motorëve dizel.

Gjermania ndalon veturat dizel, bien menjëherë çmimet! Mijëra vetura nisen drejt Ballkanit...


Pas vendimit të Gjykatës Federale Administrative në Gjermani shtohen kërkesat ndaj industrisë së automjeteve për të modifikuar teknikën e motorëve dizel. Po ashtu rriten shitjet drejt Lindjes, edhe në Shqipëri e Kosovë.

Vendimi i fundit i Gjykatës Federale Administrative të Gjermanisë që u lejon bashkive të qyteteve ndalimin e hyrjes në qendrat e qyteteve të automjeteve me motorë dizel më të vjetër, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit ka sjellë një valë reagimesh në Gjermani. Ndalimi do të prekte jo vetëm personat privatë që kanë automjete dizel të vjetër, por edhe zanatçinjtë gjermanë që përdorin më së shumti automjetet dizel. Shumë kërkojnë që përmirësimin e motorëve ta marrë përsipër vetë industria e automjeteve, edhe shoqata gjermane e zanatçinjve.

Edhe politika ka reaguar. Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe E Majta kanë kërkuar që motorët e vjetër dizel të pajisen me aparatet që përmirësojnë emetimin e gazrave ndotës, dhe koston për këtë ta përballojë industria e automjeteve. Po qe se koncernet e automjeteve kanë ndershmëri dhe mendojnë me perspektivë duhet që ata t’i modifikojnë motorët e vjetër vullnetarisht tha kreu i grupit parlamentar të Të Gjelbërve, Anton Hofreiter të enjten (01.03). “Ata mund ta bëjnë këtë”, tha ai duke pasur parasysh fitimet miliardëshe të kësaj industrie. Hofreiter e quajti skandaloze qëndrimin e qeverisë gjermane që e ka lejuar deri më tani refuzimin e koncerneve. Ndërsa politikani socialdemokrat, përgjegjës për politikën e transportit, Matthias Stein u shpreh se industria nuk duhet t’ikë përgjegjësisë për modifikimin e motorëve dizel.

Kristiansocialët gjermanë (CSU) janë kundër ndalimeve të automjeteve. Ministri bavarez për Transportin e Punët e Brendshme, Joachim Herrmann u shpreh se “ne jemi kundër që t’u ndalohet shoferëve të automjeteve dizel përdorimi i tyre”. Ai apeloi edhe ndaj koncerneve të huaja të automjeteve në Gjermani të japin kontributin e tyre. Ministrja gjermane e Mjedisit, Barbara Hendricks është shprehur se ndalimi i automjeteve dizel do të prekë vetëm disa qytete. “Ai do të jetë në masë të gjerë i mënjanueshëm”, tha Hendricks në Berlin. Në 70 qytete gjermane tejkalohen vlerat e gazrave të oksidit të azotit (NOx), në 50 prej tyre vetëm në masë të vogël. 20 qytete janë më problematikë, sipas ministres gjermane dhe aty qeveria po përpiqet të marrë masa përmes modifikimit të autobuësve urbanë apo përmirësimin e trafikut.

Rënie e menjëhershme e çmimeve – shitje drejt Shqipërisë e Kosovës

Debati për ndalimin e motorëve dizel ka bërë që të ketë rënie të madhe të çmimeve të automjeteve dizel. Shumë vetë nuk mund ta shesin më automjetin me çmimin e shpresuar. Ajo që dihet është se motori dizel krahasuar me motorin me benzinë emeton më pak dioksid karbonik, por shumë më tepër grimca të oksidit të azotit, që kategorizohen si shumë të rrezikshme për shëndetin.

Ndërkohë shumë më tepër automjete dizel po shiten nga Gjermania në vendet europianolindore. Në vitin 2017 ka pasur një rritje dukshëm më të madhe krahasuar me 2016-n, rreth 233.000 automjete dizel janë shitur jashtë Gjermanisë, sidomos në Lindjen europiane, bën të ditur revista gjermane “Java Ekonomike” të enjten (01.03). Rritje të madhe ka shënuar shitja e automjeteve dizel drejt Shqipërisë, Kosovës, Rumanisë, Slovakisë etj, thekson revista ekonomike gjermane.

Letër nga Zef Pergega

GJIN DONA NE PREHER TE ZOTIT NGA MIRDITA NE RAPSHE TE HOTIT…
ZEF PERGEGA
Detroit 3 mars 2018
       Sa here jam i lodhur nga ngarkesat e dites, disa prej te cilave ia shtojme pa te drejte vetes, por si duket shpna e jone eshte mesuar me ta, sa here qe dicka nuk me shkon ashtu sic e kerkoi ne menyure korrekte, sa here me vijne tufane mendimesht se, pse nuk e keputa nje lule ne Malin e Shenjte ne Orosh, pse nuk e mora nje gurralec te shendritshem ne lumin Fan, sic kishte bere nje misionar amerikan, pse nuk e mora nje gucke dhe nje yll deti ne Shengjin, pse nu karrita te coi nje ekspedite te benim zbullime ne qytetin e nedhehsem te Bassanias ne fshatin tim…pra sa here kam brenga malli per vendin tim, Maroi njeri nga binjaket mi lexon mendimet. Ngrihet nga vemendja e tij dhe me vjen ne dhome dhe menjehere shtyp butonin e kengeve te Gjin Dones. Mbaron e para e fillon e dyta dhe une si nje vale e nxehte vij e qetesohem si dallaga ne breg.
         Ndodh qe udhetoj ne mbremje dhe me mua vjen Mario. “Fike stacionin e radios Amerikane e degjoje kengen e Preng Markoles! Po pse e pelqen kete kenge dhe kengen e Shpelles se Akullit te Mark Llesh Dodes prej Lajthizes?! –pyet ai me kureshtjen e tij gati deri ne bezdi nga se ne jemi ndonjehere te padurueshem ne dhenjen e spjegimeve. Ne kohen tone nuk na fliste kush as per familje, as per shoqeri as per fis e krahine dhe as per orgjine. I kryente te gjitha partia
         Dhe ia shpjegova, duke i thene prere: “Degjo me vemendje se nuk ta shpjegoi dy here! Se pari se zani i kengetarit Gjin Dona eshte nje ze kontemporant qe e mbush nje mal deri ne preher te zotit. Ai i ka kenduar shtate kenge te bukura Mirdites e nuk ka per tu dalur pa e derdhur ne vargje edhe pese te tjera per ti bere 12 bajrake. Prej kenges se tij lisat burojne kroje e gurrat qeshin neper bojlera vashash…Ne Shpelle te akullit serbet i varane shtate mirditore, te cilet mbronin Ded Gj’lulin, prijesin e flamurit te Maleise se madhe, te cilin e vrane edhe ate.!
   “Prit,  prit ose ne gjuhen nagleze me thote te pres nje minut se nuk po kuptonte agje!
       Athere e nisa ngadale pasi degjova te shtate kenget e Gjinit. Ne jemi nga Oroshi me origjine te vjeter. Nga lagjia Lagje. Gjin Dona eshte nip ne Orosh. Jeton ne Rreshen dhe e njeh gjyshin, dajen dhe mamin tend. Eshte njeri i nderuar, artist me performance te larte artistike. Njerezor dhe i komunikueshem. Zeri i tij eshte ftese ne histori. Njeriu qe e nderon vendin ne sofren e artit. Kenga e tij ta ben pranvere shpirtin…!” Keto e shume te tjera ia thashe edhe ne shqip edhe ne anglisht!
E ai me tha: “Po per zotin, e pelqej shume kete djale..!”
  Qellimin e kisha qe ta kuptonte djali qe shkollohet ne Amerike dhe ndoshta une nuk i thashe te gjitha ato vlera artistike qe kane telat e zjarrte te Gjin Dones e ne kete pike dua mirekuptimin e tij.
    …Tek po shkruaja dicka per mikun tone te ndjere poetin Dede Shkurti, i cili u nda nga jeta, por jo nga shpirti i vargut… bie nje zile telefoni. Ishte Prof. Anton Lajcaj shpirti i ansamblit “Rapsha” …e si dikur e tash ne Rapshe te Hotit. Me ftoi ne aktivitetin e pervitshem te ketij ansambli folklorik me i organizuari dhe me nje performance profesionale, ku ka femije te vegjel e te rinje e te reja qe demostrojne kengen e vallen bukur burimore shqipe. Ky ansambel nuk financohet nga ndonje institucion, apo dikuash tjeter qe e kane parcelizuar kulturen ne sherbim te fitimin,. Ai eshte fytyra me e paster artistike ne diaspore…Mora vesh se ne kete koncert ishte ftuar Gjin Dona dhe Anjeza Ndoi, tashme e martuar ne Detroit.
  Tek po flisja ne telefon Mario e degjoi emrin e Gjin Dones dhe ai me qetesi me tha: “Do ate vij ta shoh Gjon Donen. Kam qene i vogel ne Rreshen kur e kam pare…!”
   “Po une du ate shkoj me mamin!
   “Do ti marr leje mamit! –tha dhe mori telefonin te bisedonte me nenen e tij. Ajo ia dha lejen dhe keshtu shkuam ne koncert.
    Malesoret e priten Gjon Donen e Anjeza Ndoin sic pret udhetari yllin e mengjezit. Ata kenduan lirshem kenget me te bukura shqiptare. Ishte nje koncert si prane sofres, ku u mbodhen “robte e shtepise’’. Aty kercenin, aty kendonin bashke me ta, aty pinin dicka si dikur ne Rapshe te Hotit! Vete e mbanin kengen me Prof Antonin e te tjere, se vete ai ne profesion eshte per matematike ne shkollat amerikane, por kengen, instrumentat i perdor si me i miri profesionit. Ai i ka dhene ketij ansambli nje regji mjeshtrore ne te cilen tradita perkundet ne djepine fineses. Kete po e vrente Gjin Dona qe kishte ardhur per here te pare.
  “Eshte nje rast i vecante – tha Gjini, qe ne karrieren time artistike te jem kaq i vlersuar dhe aq miqesor me ta sikur kemi jetuar shume vjet bashke!”
      Mirditori ka nje shprehje “Shume vjet bashke, Gjin!”

Vrasja e Oliver Ivanoviçit, zbulohet emri i pronarit të makinës që përdorën atentatorët

Image result for flamur sefaj

Flamur  Arif Sefaj 

Ministri i Brendshëm, Flamur  Arif Sefaj në Interaktiv të KTV-së ka bërë të ditur se Policia e Kosovës e di emrin e pronarit të veturës nga e cila dyshohet se është kryer vrasja e Oliver Ivanoviqit.

“Ka ndodh një vrasje në rajonin verior. Vrasja është bërë ndaj një personaliteti politik. Policia menjëherë ka filluar me hetimet. Pas asaj janë dërguar njësitë nga qendra, pra nga Prishtina, dhe kanë marrë të gjitha materialet dhe janë duke u bërë të gjitha ekzaminimet rreth këtij rasti”, është shprehur Sefaj në një intervistë në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka konfirmuar se dy policë të Kosovës të komunitetit serb ishin të përfshirë në manipulimin e provave në këtë rast, ndërsa ka bërë të ditur se është identifikuar pronari i veturës prej së cilës dyshohet se është kryer vrasja.



“Fatkeqësisht kemi parë se dy policë të Kosovës të komunitetit serb, kanë qenë të përfshirë në këtë rast dhe është bërë arrestimi i tyre. Të gjeturat e para i ka bërë menjëherë policia, ka mbërritur në gjurmët e makinës prej së cilës siç duket është kryer vrasja dhe kemi arritur që të identifikojmë pronarin e makinës. Pronari gjendet në Serbi, kemi kërkuar nga policia serbe që të fillojnë hetime ndaj pronarit të makinës. Në këtë mënyrë e kemi përfshirë në hetime policinë serbe. Informatat e tyre kanë qenë mjaft të përgjithshme dhe ende është duke u hetuar. Presim që të ketë informata edhe nga pala serbe. Ne kemi emrin dhe mbiemrin e këtij qytetari serb, shtetas i Serbisë”, është shprehur ai.

Ai më tutje ka shtuar se, “kemi kërkuar edhe t’i takojmë pikërisht për shkaqe operacionale por nuk kemi marrë përgjigje fikse dhe nuk ka ardhur deri të takimit. Ne gjithmonë kemi qenë për bashkëpunim”.

Sefaj thotë se Serbia e ka politizuar shumë këtë rast, dhe të njëjtën nuk e ka bërë Kosova.

“Janë duke u ekzaminuar materialet dhe nuk kam detaje të tjera. Rezultatet që ne po i kërkojmë, ato informata deri tani nga ana e Serbisë nuk janë të mjaftueshme. Ne nuk e kemi politizuar aq sa e ka politizuar Serbia”, shprehet ai.

I pyetur nëse e njeh Milan Radoiçiqin, Sefaj thotë se nuk e njeh dhe nuk e di se çfarë roli ka ose çfarë fuqie.

“Nuk e di kush është ky person, por nuk e njoh dhe se di se çfarë roli e ka apo çfarë fuqie ka. Ne i përcjellim të gjitha rrugët për hetime. Nuk mund të bazohemi jo vetëm nga ato që lansohen nga media, i marrim parasysh por nuk janë esenciale”, thotë ai.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...