Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/04

Sulme kibernetike në kompjuterët e Qeverisë gjermane


Zyrtarët gjermanë thanë se janë duke hetuar një krim kibernetik në kompjuterët e qeverisë, edhe pse mohuan të komentojnë raportet e mediave që fajësojnë një grup rus për pirateri.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë tha se agjencitë e sulmuara kanë marrë masa për të hetuar rastin dhe për t’i mbrojtur të dhënat.

“Sulmi është izoluar dhe është sjellë nën kontroll brenda administratës federale”, tha zëdhënësi duke mos dhënë më shumë detaje.

Mediat gjermane raportuan se një grup hakerësh rusë ka depërtuar në rrjetet kompjuterike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Jashtme të Gjermanisë dhe se kanë vjedhur të dhëna.

Agjencia e lajmeve DPA citoi burimet e saj të sigurisë të kenë thënë se sulmi piraterik është kryer nga grupi APT28, i njohur po ashtu si “Fancy Bear”.

Komuniteti i inteligjencës në Shtetet e Bashkuara ka konstatuar se “Fancy Bear”, duke vepruar me urdhër të Qeverisë ruse, ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Kremlini i ka hedhur poshtë këto akuza.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...