Nuk ka autor të akuzuar apo arrestuar nga Policia shqiptare edhe pse për ta flasin të gjithë se kush i vrau :Ministrin e Mbrojtjës së Republkës së Kosovës Ahmet Krasniqin, furnizuesit e UÇK-së me armë, Ilir Konushefci si dhe mjekut dr.Hazir Mala.
Si mund të jesh hero i një populli dhe i një shteti,
e të mos zbulohet se kush ishte vrastari i tij?!
***
Çlirimi i Kosovës e bëri realitet ëndrrën e të gjithë dëshmorëve tonë, e bëri realitet ëndrrën, mundin dhe gjakun e të gjithë heronjve, luftëtarëve, veprimtarëve dhe martirëve të lirisë, i bëri realitet aspiratat dhe dëshirat e shumë brezave të popullit tonë.
Pothuaja çdo herë më rastin e përvjetorëve të këtyre tre heronjve zhvillohën homazhe në Tiranë me pjesëmarrjen autoriteteve të larta të Kosovës dhe ish oficerë të UÇK-së, duken si një mesazh për zbardhjen e kësaj ngjarje
Ministri i Mbrojtjës, Kolonel Ahmet Krasniqi
Në kronikat e kohës përmendet ekzekutimi i vëllait të Agimit, Bislim Demiri, për hakmarrje për vrasjet në pritë, por zyrtarisht kjo dosje është e pazbardhur.
Kolonel Ahmet Krasniqi është lindur më 15 janar 1948, në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, Kosovë, në gjirin e familjes së patriotit të mirënjohur Aziz Zhilivoda.
Shkollën Fillore katër vitet e para i kreu në fshatin e lindjes, pastaj e vazhdoi shkollimin deri ne klasën e tetë ne Hade ku banoj tek dajtë, lagjja Avdijaj (Grajqevcët) ndërsa shkollën e mesme teknike në Prishtinë (1964-1969), ku banoj tek mbesa Elife Grajqevci, pasi që mundësitë e udhëtimit nga vendlindja në atë kohë ishin të pamundura, gjatë kësaj kohe dallohet për veprimtarinë e tij patriotike, si bashkëpunëtor i afërt i patriotit të devotshëm, Metush Krasniqi dhe pjesëmarrës aktiv në demonstratat studentore të ‘68-tës në Prishtinë.
Shikisti Fatos Klosi nuk u ngop me vrasje të shqiptarëve të Kosovës
Pas kryerjes së shkollës së mesme Ahmet Krasniqi arrin të regjistrohet në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë Tokësore në Beograd, ku dallohet si njëri nga kadetët më të aftë dhe arrinë të diplomojë me sukses të lartë, në afatin rekord (1969-1973). Oficeri i ri shqiptar nuk kënaqet me kaq dhe, i vazhdon studimet në Akademinë Komanduese të Shtabit Komandues, që e kryen me sukses të plotë (1981-1983).
Pas kësaj e fillon karrierën ushtarake në Zagreb, e pastaj caktohet komandant në Garnizonin e Gospiqit, ku e zë lufta kroato-jugosllave.
Si njohës i mirë i historisë, i realitetit të kohës, i përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të federatës jugosllave, eksperti ushtarak, Kolonel Ahmet Krasniqi, i kishte plotësisht të qarta qëllimet e luftës së nxitur nga hegjemonizmi serbosllav, prandaj, në rastin e parë që i krijohet mundësia e ikjes, dezerton nga radhët e APJ-së dhe vihet në anën e luftës kroate, së cilës i bën shërbime të larta e shumë të dobishme, çfarë nuk kishin mundur t’ia bënin as institucionet ushtarake kroate.
Mirëpo, puna dhe mundi i tij i jashtëzakonshëm, jo vetëm që nuk i vlerësohen, por përçmohen dhe përbuzen deri në denigrim të plotë nga ana kroate, që pasi kryen punën e vet, ia kthen shpinën dhe e le në pamëshirën e armiqve serbë, të cilët e hetojnë aktivitetin pro-kroat të Kolonelit Krasniqi, prandaj e burgosin, me akuzën për “Rrënimin e fuqisë mbrojtëse të Forcave të Armatosura të RSFJ-së” !
Të vranë,të shanë,të thanë tradhtor o i madhi Liberator!
Pas hetimeve të para në burgun e Rijekës, Koloneli Krasniqi ekstradohet në Beograd. Bie në gojën e ujkut, dhe kur gjithçka duket se po i afrohej përfundimit, në rrëmujën e luftës serbe kundër Kroacisë, Kolonelin e nxjerrin nga burgu dhe dërgojnë në frontin e luftës, ku i punon fati : arrin të ik dhe përkohësisht strehohet në Kosovë, pastaj kalon në Maqedoni, në Shqipëri dhe nga Shqipëria prapë kthehet në Kroaci.
Pushteti i Tuxhmanit dhe individë të lartë ushtarak, edhe pse e dinin kontributin e Ahmet Krasniqit në luftën kroate, kthimin e tij nuk e mirëpresin, sepse e kishin vështirë të t’ia pranonin meritat madhështore një oficeri shqiptar, prandaj e lënë nën hije, si një qytetar të rëndontë, i cili duhet të luftojë për kafshatën e bukës, të cilën e fiton si punëtor fizik.
Ahmet Krasniqi,me shokë
Në këtë kohë, Kolonel Ahmet Krasniqi kontakton me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila duke e njohur mirë personalitetin e tij të lartë patriotik dhe profesional, e emëron Ministër të Mbrojtjes dhe Komandant të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës.
I vetëdijshëm për situatën në Kosovë dhe i lumtur që iu dha rasti për t’i shërbyer atdheut të tij të robëruar, Ahmeti i rreket punës me përkushtim të zjarrtë, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Mirëpo, këtë objektiv nuk arrin ta realizojë deri në fund, sepse duke parë angazhimin e tij serioz dhe dëshirën e vërtetë, për të ta bërë Kosovën me ushtri sa më të mirë, një dorë e zezë, (padyshim dorë tradhtie) e qëllon fshehtazi dhe e vret, në natën e vonë të 21 shtatorit 1998, në Tiranë.
Tre tribun liberator :Ahmet Krasniqi,Ilir Konushevci ,Azem Hajdari
Ishte ky një atentat i kurdisur tradhtie, që e indinjoi opinionin e gjerë liridashës shqiptar, i cili, tek Kolonel Ahmet Krasniqi kishte mbështetur shpresën e luftës çlirimtare dhe çlirimin e definitiv të Kosovës.
Pjesëmarrja tepër masive e njerëzve në ceremonialin e përcjelljes mortore, që iu organizua në kryeqytetin e Shqipërisë, ishin dëshmi e dashurisë dhe adhurimit të figurës madhore të Ahmet Krasniqit, ushtarakut dhe luftëtarit të devotshëm atdhetar, oficerit me përgatitjet me te larta shkollore dhe ekspertit të dëshmuar për aftësi të jashtëzakonshme në artin luftarak, që spontanisht dhe pa asnjë dilemë ia ofruan zgjedhjen Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK, në të cilat detyra u vra me atentat, për t’u përjetësuar në dhembjen krenare duke zënë vendin e nderit në panteonin e figurave më të shquara të kombit shqiptar.
Ahmet Krasniqi
Kolonel Ahmet Krasniqi është autor i shumë punimeve studimore e publicistike, që janë botuar nëpër gazeta e revista profesionale.
Gjithashtu, ka lënë të pabotuara edhe disa dorëshkrime dhe një ditar, që janë interesante dhe me interes. Nga shënimet e tij shihet se ka qenë një lexues i pasionuar i krijimtarisë letrare, ka shkruar vjersha dhe ka qenë adhurues shumë i madh i pikturës.
Nga shokët dhe miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër, mësohet se ka qenë një njeri i tepër i vacant, me virtyte të larta njerëzore, human, trim i vendosur, guximtar e besnik, optimist dhe modest, një patriot i pastër, besimtar i madh në forcën e popullit të tij. Ahmet Krasniqi la pas dy fëmijët e tij Florentin dhe Teuten.
*****
Ilir (Halit )Konushefci u lind më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë ( komuna e Podujevës). Ishte fëmija i tretë i Halitit dhe nënës Nazmie. Ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj. kanë një vajzë - Nertilën.
Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes. Shkollën fillore e kreu në fshatin Lluzhan, të mesmën në Podujevë dhe u regjistrua në Shkollën e Lartë në Ferizaj të cilën nuk arriti ta përfundojë për shkak të aktiviteteve.
Familja e Ilir Konoshevcit u shpërngul nga fshati Konushefc dhe është vendosur në fshatin Llugë të Podujevës.
Rrjedh nga një familje me tradita patriotike ku gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte pjesëtarë që u mobilizuan në radhët e forcave progresive.
Kjo traditë u vazhdua edhe gjatë luftës së fundit kundër pushtuesit serb ku në radhët e para të UÇK-së, përpos Ilirit, ishte edhe vëllai i tij Saimir Konushefci, i cili dha një kontribut të madh pas legalizimit të UÇK-së në Llap, në shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj.
Ishte në moshë te re kur në Kosovë ndodhnin ngjarje të rendësishme,protesta, demonstrata, greva etj., përmes të cilave shqiptarët shprehnin qëndrimet e tyre kundër pushtetit serb, i cili pretendonte të bëhej absolut në Kosovë ne mesin e te cilave e gjejme Ilirin si në Ferizaj, Prishtinë etj.
Viti 1989 mbeti i paharruar për Ilirin; u vranë dy bashkëfshatarët (idolët) e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Në atë kohë Iliri theksonte: “Këto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnë edhe më shumë moralin dhe idealin tonë në rrugën e çlirimit të Kosovës”.
Fundi i viteve nëntëdhjetë karakterizohet me paraqitjen e jetës plurale, pluralizëm i cili konsiderohej si front legal i organizuar kundër synimeve nënshtruese të okupatorit, ku në këtë lëvizje Iliri dha një kontribut të jashtëzakonshëm, mirëpo, Iliri dhe shumë shokë të tij, shpejt e kuptuan se filozofia e një politike të pritjes është e pasuksesshme.
Kështu filluan që të mendojnë për gjetjen e rrugës së mundshme për realizimin e çështjes madhore, lirisë së Kosovës, përmes luftës së armatosur. Si pasojë e kërkimit të rrugëve të tjera për çlirim, pas bisedimeve dhe konsultave të shumta me 13 maj 1992 , Ilir Konushevci , së bashku me shokët: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin ilegal apolitik me emrin “Shqiponjat“, i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake..
Kjo vërehet në betimin e dhënë, ku thuhet: “Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë”.
Ky grup, në vitin 1993 (qershor), bie në kontakt me LKÇK-në. Edhe pse në mes tyre kishte disa dallime të vogla sa i përket mënyrës së organizimit, megjithatë gjendet mënyra për bashkëpunim, sepse të dy palët mendonin se çlirimi i Kosovës mund të realizohej përmes luftës së armatosur.
Njësiti “Shqiponjat“ pranon që t`i ndihmojë ata në shpërndarjen e organit të LKÇK-së “Çlirimi”. Ky bashkëpunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.
Ilir Konushevci
Pas vrasjes se Zahirit, Hakifit dhe Edmondit më 31 janar 1997, në fshatin Pestovë afër Vushtrrisë, me sugjerimin e shokëve (Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri), kalojnë në ilegalitet në një banesë në Prishtinë për disa ditë dhe nga këtu vendosin që të kalojnë në Shqipëri.
Nga ajo kohë, Iliri, në rrethanat e krijuara në Shqipëri, ndryshoi formën e veprimit të tij, por duke mos u larguar asnjëherë nga betimi i dhënë për të luftuar gjer në fund për çlirimin e Kosovës.
Ilir Konushevci dhe Dr.Hazir Mala
Atje filloi të bashkëpunojë me bashkëluftëtarët e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me të cilin ishte i pandarë deri në vdekjen e Adrianit., Qerim Kelmendin, Mujë Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin etj.
Ilir Konushevci në Shqipëri punoi në furnizimin me armatim në nivel të vendit, detyrë e cila ishte shumë e vështirë. Këtë detyrë e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes së Luan Haradinajt).
Pasi formuan rrjetin e bashkëpunëtorëve, Iliri dhe Ardiani disa herë erdhën në Kosovë, me qëllim të riorganizimit të radhëve të UÇK-së, si dhe koordinimit të punëve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes së Zahir Pajazitit shumçka nuk ishte si më parë.
Pas vdekjes së Zahirit, Iliri e përfaqësonte ZOLL-in në Shtabin Qendror.
Me 16 tetor 1997 vritet dhe Ardian, gjate nje sulmi te Stacionit te policisë serbe në Kliqinë të Pejës.
Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për shokët, për UÇK-në e veçanërisht për Ilirin, sepse ata pos të tjerash ishin edhe shokë të pandarë të aksioneve.
Pas këtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokët me rolin kryesor për sjelljen e armatimit në Kosovë.
Gjatë gjithë kohës sa punoi në këtë detyrë, ai hyri në Kosovë mbi tridhjetë herë, duke sjellë armatim të llojllojshëm, nga armët e brezit e deri tek armatimi kundërtank. Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumë edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë.
Kur pritej që përmes Ilir Konushevcit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998 atje ku me se paku pritej, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Dr.Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim.
Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Dëshmori Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në në përgjithësi dhe per ndere te Tij Komanda e Logjistikës së TMK-së, me krenari e mban emrin Tij...
“Mbrëmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala dhe një pjestar i UÇK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit.
Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit.
Rreth orës 02.00 pas mesnate, kamioni ka ndeshur në një pengesë që u kishte bllokuar rrugën sapo kalon fshatin Miliskajë.
Një grup personash të armatosur ka qëlluar drejt kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, duke plagosur shoferin e kamionit dhe kosovarin Ilir Konushevci.
Si rezultat i zjarrit të hapur nga Konushevci është plagosur rëndë dhe më pas ka gjetur vdekjen një nga autorët e pritës, i cili më pas rezultoi se ishte nga Tropoja.
Shoferi i kamionit është tërhequr duke hapur zjarr në një pozicion më të sigurt dhe ka mundur ti mbijetojë pritës.
Dr.Hazir Mala
Ndërsa mjeku 60-vjeçar Hazir Mala ka hedhur mbi shpinë Konushevcin e plagosur dhe është nisur drejt fshatit më të afërt për të kërkuar ndihmë.
Mjeku Mala ka ecur për më shumë se një orë me Konushevcin e plagosur mbi shpinë, deri sa ka ndeshur serish në autorët e pritës. Këtë radhë sulmi ndaj tyre ka qenë vdekjeprurës dhe trupat u janë bërë shoshë nga plumbat.
Vrasësit janë mundur të fshehin gjurmët, duke i hedhur trupat e masakruar të dy dëshmorëve të UÇK-së poshtë një ure, dhe mëpas i mbuluan me gurë.
Fatmir Haklaj
Mediat shqiptare të kohës raportojnë se Fatmir Haklaj është njoftuar për vrasjen dhe ka shkuar në vendngjarje.
Të vrarë ishin miku i familjes Ilir Konushevci, dhe mjeku Hazir Mala, babai i shoferit të tij, Arjan Mala.
Sipas këtyre raportimeve, kur merr vesh se në Bajram Curri po atë natë ka patur një tjetër të vrarë (Agim Demiri), atëherë Fatmir Haklaj bën lidhjen mes viktimës dhe pritës së Miliskajës.
Për Fatmir Haklajn, sipas medieve shqiptare, nuk kishte më dyshim se Demiri kishte qenë autor i pritës së Miliskajës, dhe për këtë shkak u hakmor aty për aty, duke i vrarë dhe të vëllain, Bislim Demirin, në qytetin e Bajram Currit.
Vrasja e dy dëshmorëve të UÇK-së, Konushevcit dhe Malës, vazhdon të jetë e pazbuluar nga organet e drejtësisë.
– Kush ishte vënë në dijeni për lëvizjen e kamionit me armë drejtë Tropojës atë natë?
– Kë kishte takuar Mërgimi në kryeqytet përpara se të nisej drejt Bajram Currit?…etj.etj. Edhe pas 20 vjetësh ngjarja e Miliskajës mbetet e mbuluar me mister!
Izet Haxhia
Iliri ishte kala ne vete ,dhe njeriu me besnik qe kishte struktura e UÇK-se, sepse ai vepronte si urë lidhëse dhe ne afrimin e bashkëpunimin e te gjithë atyre veprimtarëve që donin të rreshtoheshin ne luftën e UÇK-së, dhe kjo nuk i shkonte në favorë armikut , por edhe disa individëve apo grupeve qe vetën e quanin „komandantë te SHP“e qe kryesisht qëndronin ne Tirane dhe disa vende te perëndimit.
Ku ishte SHIK i Shqipërisë, por edhe ai i Kosovës që nuk e parandaluan vrasjen e tij, ku janë këto shërbime qe edhe sot e kësaj dite nuk dhanë informacion para familjes dhe organëve te drejtësisë së Kosovës se kush dhe pse u vra Ahmet Krasniqi , Ilir Konushevci e Hazir Mala!?
Pse dhe ku humbi pa gjurmë kamioni me plotë armatim dhe dy punëtore te SHIK-te, qe ishin ne përcjellje te komandantit e te cilët janë te njohur për shikistin Fatos Klosi.
Nëse ! Me te vërtet nuk dine asgjë atëherë del se nuk kanë funksionuar dhe punuare ne shërbim te ruajtjes se integritetit te shtetit dhe figurave me ndikim !
Atëherë linde pyetja, për cilin shërbim kane punua , nëse për këtë vrasje dhe vrasjet e tjera qe janë bë nuk dine asgjë!?
Ku janë institucionet e dy vendeve qe edhe pas 20 viteve nuk kanë filluare as te vetmin hetim për zbardhjen e vrasjeve makabre!
Pse gjate gjithë këtyre viteve u tentua qe te zbehet dhe minimizohet veprimtaria e tyre nga ata „komandantë e përfaqësues politik te UCK-se“ duke mos bere as edhe një hape ne prezantimin e veprimtarisë se tyre para opinionit , por edhe ne ndriçimin e vrasjeve!
Pse informimi i mbare opinionit Shqiptare nga RTK-se, por edhe mediume te tjera nuk ka qene ne nivelin dhe transparencën e duhur , duke mos i dhënë hapësire sikur ne raste te atyre dëshmorëve qe ishin pjese e strukturave te LPK-se apo edhe te LDK-se.Kjo është e turpshme ! Dhe le shume për te dyshuare!
Ku janë ata „komandantë dhe përfaqësues politik te UCK-se“ te cilët nuk përkulen para varrit te tij ne Tirane tani e 20 vite .
Jo jo ! ju „komandant e përfaqësues politik te UCK-se“ por edhe institucione te vendit nuk e dini as për familjen e tyre ku jetojnë dhe si , sepse ata nuk ishte vegël dhe nënshtrues të ideologjive dhe politikave destruktive te disa nga udhëheqësit e partive politike qe ishin përçarëse ne mes te popullit .
Ata ishin të drejtë dhe të përkushtuare për ta çuar amanetin e bashkëluftëtarëve, por edhe te gjithë atyre qe ne kohëra te ndryshme u flijon për lirin te cilën e gëzojmë ne sot.
Pse heshtni ! Ju institucione te Kosovës qe lirinë ua sollën mijëra dëshmorë me sakrificën dhe gjakun e tyre!
Veproni se e keni obligim kombëtare e kushtetues, veproni me drejtësi për ta ndalur dhimbjen dhe lotët e fëmijëve të tyre dhe shume nenave e fëmijëve te tjerë..veproni sa nuk është bere vone se do te ju bie mallkimi ne fëmijët tuaj .
Ahmeti, Iliri ,Haziri etj.ishin dhe do te mbesin gjithmonë ne zemrat e popullit te cilët dine ta nderojnë dhe respektojnë kontributin e tyre për lirin e Kosovës ....
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment