2018-03-06

Izet Haxhia sulmon Fatos Klosin: Ju tregoj emrat që morën vendimin për eliminimin e Haklajve

Gjykata e Lartë në Turqi ka miratuar këtë të mërkurë ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë. Ai ndodhej në arrati i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të vitit 1998. Ish-truproja i Sali Berishës gjatë kohës që ky ka qenë President i vendit u dënua me 25 vite burg. Nga ajo kohë ai jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik.

Vetë Izet Haxhia ka deklaruar për News 24 se është njohur sot me vendimin e gjykatës. Sipas tij është e çuditshme që “u kujtuan pas 12 vitesh për ekstradimin e tij dhe tashmë që janë arrestuar peshqit e mëdhenj”. Gjatë gjithë këtyre viteve Haxhia dhe Berisha kanë shkëmbyer akuza të forta për njëri tjetrin.



Vrasja e Azem Hajdarit

Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme.
Image result for azem hajdari
Sipas prokurorisë ishte Izeti ai që telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku 10 minuta më pas u ekzekutua në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet ende i paqartë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie.

I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e 3 personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari.

Gjatë hetimeve u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar Fatmir Haklaj, i cili u ekzekutua më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm për “vrasjen e shekullit”, ishte Fatmir Meta i cili u lirua në sallën e gjyqit.

Image result for izet haxhia

Izet Haxhia do të ekstradohet drejt Shqipërisë, por ardhja e tij në vendin tonë ka trazuar shumë shpirtra. Është vënë re nisja e një konflikti dhe sulmi që i është bërë Haxhisë hapur nga Fatos Klosi.

Ish-kreu i SHIK është shprehur se Haxhia duhej t'i kishte nxjerrë informacionet e tij kohë më parë, në kohën kur zhvillohej gjyqi për Azem Hajdarin dhe jo tani, pasi këto dëshmi nuk do të shërbejnë për asnjë gjë.

Këto deklarata prej ditësh kanë shkaktuar përplasje virtuale me akuza dhe kundërakuza mes Klosit dhe Haxhisë.

Image result for izet haxhia

Në një prononcim për "Pamfleti", Izet Haxhia sqaron arsyen pse Klosi është aktivizuar me sulme ndaj tij, teksa paralajmëron se çështja Hajdari do të rihapet dhe se më në fund ka garancinë të dëshmojë përballë një drejtësie që nuk është e kapur.


Pas vendimit për ekstradimin tuaj drejt Shqipërisë, ka nisur një përplasje virtuale mes jush dhe ish kreut të SHIK, Fatos Klosi. Qartazi duket një konflikt i mbartur mes dy njerëzve që kanë shumë informacione…
Related image
Në fakt konflikti ka lindur që kur Klosi ishte “de facto” në krye të grupit të prokurorëve të çështjes Hajdari. Pasi ata prokurorë shumicën e kohës e kalonin tek zyrat e SHIK-ut që drejtohej asaj kohe nga Fatos Klosi, ndërsa në darkë takoheshin tek Kartodromi i trafikantit të drogës Miri i Xhikes, ku i ‘qeraste ‘ Klosin e prokurorët e çështjes Hajdari me Moldavjanët që i kishte për miq të veçante. Më vonë kur u bë arrestimi i vëllezërve të mijë për çështjen Hajdari, Klosi është munduar me anë të tretëve të hyjë në kontakt me mua që të dëshmoja kundër Berishës në çështjen Hajdari, dhe për këtë dëshmi unë do të shpëtoja vëllezërit dhe veten nga burgu.

Image result for izet haxhia

Këtë ofertë të ndyrë e kam refuzuar në mënyrë kategorike. Nga ana tjetër Klosi si një dhelpër e vjetër e edukuar dhe e stërvitur në kuzhinat e shërbimit sekret Bullgar dhe KGB ruse kishte mbaruar edhe operacionin për zhdukjen e Haklajve në bashkëpunim me njerëzit e Berishës në Tropojë. Nga ana tjetër Klosi hiqej si mik i Haklajve dhe mbante kontakte me ta nëpërmjet babait të Jaho Mulosmanit dhe vetë Jahos. Nga ana tjetër ndërtonte central telefonik tek shtëpia e hasmëve të Haklajve duke ju siguruar edhe mjet logjistike të vëzhgimit, armatimit dhe bomba të telekomanduara për komandën që ishte ngarkuar të eleminonte Haklajt. Edhe vrasja e dy punonjësëve të OSBE-s në Tropojë në 1999 u bë sepse u zbulua nga Haklajt që këta kishin instaluar centralin telefonik të Klosit tek shtëpia e hasmëve të Haklajve në malin sipër fshatit Luzhe. Pra ky është Fatos Klosi i vërtetë që nga një anë u hiqej si miq Haklajve, nga ana tjetër ndihmonte komandon që vrau Haklajt.

Image result for izet haxhia

Ju pretendoni se Fatos Klosi së bashku me klikën e kohës kanë tentuar eliminimin tuaj? Ku bazoheni?

Në fakt vendimi për vrasjen e Haklajve dhe tonën u mor në dhjetor 1998 në marrëveshjen e Rognerit, mes Berishës, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës. Pasi u hap gjyqi i çeshtjes Hajdari ku u akuzuam unë dhe dy vëllezërit e mijë, Klosi bashkë me Berishën në anën tjetër kanë qenë me aktivet në gjetjen e dëshmitarëve të rremë për që t’na akuzojnë ne si vëllezër.

Related image


Por kur Klosi pa që ky gjyq po shkonte drejt dështimit thirri në ndihmë Jaho Mulosmanin, të strehuar nga frika në Kosovë, tek miqtë e Klosit dhe grupit të Rognerit. Pasi ja dërguan familjen në Amerikë dhe i premtuan se do të denohej jo më shumë se dhjetë vjet burg, Mulosmani në dëshminë e tij në polici të hartuar nga Klosi dhe të tijët thoshte se po të mos kishte qenë Izet Haxhia, Azem Hajdari do ishte gjallë. Por në gjygjin e bërë Mulosmani heshti duke mos folur asnjë fjalë dhe sot e kësaj dite nuk ka guxuar të flasë për ato që di dhe për lidhjet e tij me Klosin dhe grupin e Rognerit.

Pse mendoni se po iu sulmon pikërisht tani Fatos Klosi?

Por aktivizimi i Klosit me deklarata kundër meje dhe fjalë fyese si burracak, sikur unë dua të jem në qendër të vëmendjes erdhi pas deklaratës time të bërë në media pas vendimit të gjykatës turke për ekstradimin, se organizatorët e vrasjes së Hajdarit është Grupi i Rognerit, ZEKA ME DAJEN dhe Klosi si miku i tyre . Kjo e turbulloj Klosin sepse ai kujtonte që kjo gjë nuk dihej dhe vetëm kishte pasur përshpëritje në lidhje me këtë të harruara tashmë. Pasi Berisha dhe Klosi e quajnë të mbyllur njëherë e mirë çështjen Hajdari.

Image result for izet haxhia
Nga frika e ekstradimit tim dhe përballjes time me të në gjykatë, Klosi si një mashtrues i rafinuar po përpiqet ti mbushe mendjen opinionit se çështja Hajdari nuk mund të hapet se unë e kam humbur shansin për të folur se duhej të flisja atëherë kur donte Klosi e si të donte Klosi përpara një grupi prokurorësh e gjykatësish që ishin të gjithë të zgjedhurit e Klosit, por unë i them këtij manipulatori se do vije dita që do të përballemi me ty dhe Berishën në gjykatë. Ti si organizator i vrasjes së Hajdarit dhe Berisha si nxjerrësi në pritë i Hajdarit. Keni pak durim profesori i vrasjeve me rrezatim radioaktive …

*****
Izet Haxhia: 

Pse e vrau Fatmir Haklaj Azemin dhe skenari i Klosit për ta çuar Sali Berishën në Guantanamo



Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, në një status të tijin në “Facebook” ka shpjeguar sipas tij arsyet e vërteta të vrasjes së Azem Hajdarit nga Fatmir Haklaj.

Haxhia shkruan se ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi kishte një plan për të sulmuar ambasadën amerikane dhe për të dërguar në Guantanamo Berishën.

Sipas tij, plani ishte që Azem Hajdari të merrte kreun e PD-së. Madje, në këtë plan ishte edhe Fatmir Haklaj, të cilit i kishte rënë në dorë një kasetë e takimit të Klosit me shkrimtarin De Villers, të librit “Shqipëria: Mision i Pamundur”.

Ndaj, Izet Haxhia shkruan se Fatmir Haklaj shkoi të takonte Azemin për kasetën në fjalë, për të cilën ai donte sipas Haxhisë, që ta dërgonte te Ambasada Amerikane.

Por Haxhia shkruan se Haklaj kuptoi që Hajdari ishte i lidhur me Klosin dhe i frikësuar për jetën e vrau që askush të mos e dinte se ai kishte në dorë kasetën në fjaë.

STATUSI I HAXHISE

Libri i De Villers, zbulon të verteten se perse e vrau Fatmir Haklaj, Azem Hajdarin. Vrasja e Azem Hajdarit, sipas drejtesise shqiptare, që ka dhene vendimin në të gjitha shkallet per të, eshte pa motiv. Perse e vrau Fatmir haklaj, Hajdarin.

Sepse kishte dore në vrasjen e vellait Shkelqimit? Nese do të kishte qene bash ky motivi i Fatmirit, ai nuk do të shkonte ta vriste Azemin para selise se Pd -se.

Fatmiri mund t’ia kishte bere priten azemit até nate në shume vende, rruges per në shtepi. Azemi nuk mund të mos e dinte nese Fatmiri ka shkuar per ta vrare, keshtu që nuk do të dilte nga selia, por do njoftonte Policine.
Image result for izet haxhia
Si debutet dhe kryetare i Komisionit Parlamentare të Mbrojtjes që ishte Azemi, Policia ishte e detyruar të vinte ta ruante nga ata që kishin ardhur per ta vrare. Azemi i doli para Fatmirit se ishte i sigurte që ky nuk do ta vriste. Nese Azemi kishte arme në dore, kete e kishte Jo per tu mbrojtur nga Fatmiri, se persa i takon ketij do kishte vepruar ndryshe, dhe Azemi e dinte shume mire që nuk mund ti dilej perpara nje Fatmiri që kishte ardhur per ta vrare me pistolete apo kalashnikov.

Fatmiri shkoi ta takoj Azemin, per nje çeshtje që e dinin të dy. Fatmiri kishte shume burime informimi. Atij i kishin dhene nje kasete të nje bisede në Paris, mes Fatos klosit dhe De Villers, shkrimtarit francez që do shkruante librin ”Shqipria: Mision i Pamundur ”,i porositur dhe i paguar nga Klosi.

Image result for izet haxhia

Ne kete kasete Klosi i jepte udhezime De Villers per skenarin e librin, ku duhet të tregohej se si do behej nje atentat ndaj Ambasade amerikane, ku organizatore ishte nje terrorist Arab dhe Fatmir haklaj si bashkepuntor i tij.

Ne variantin e pare të librit, që u ndryshua per shkak të vrasjes se hajdarit, kete kerkonte ta vriste Fatmir haklaj, sepse kishte mesuar per planın e atentatit.

Domethene e kishin parashikuar edhe vrasjen e hajdarit, ne skenar, si të gjithe të tjereve, fatmirit ,mua etj Fatmiri i tronditur shume shkoi të takonte Azemin dhe t’i thoshte që te shkonin bashke në ambasaden amerikane per të dorzuar kaseten dhe denoncuar skenarin e klosit me atentat ndaj ambasades.

Azemi hezitonte sepse ai kishte lidhje me klosin, i cili i kishte garantuar se atentati do t’i ngarkohej salı berishes, dhe per kete do të perdorej si nje kamikaz i sajuar, Izet Haxhia siç trajtohet në librin e De Villers.

Fatmiri do të eleminohej nga Shiku, që të humbnin gjurmet e atentatit. Salı berisha do të dergohej në Guantanamo, që me të do të inagurohej si burg e keshtu azemi do të mbetej lideri i PD.

Nese gjerat do të kishin shkuar keshtu, sipas skenarit të klosit, do të ishte nje krim ndaj të gjithe të permendurve me perjashtim të Sali berishes që duhet të kishte patur kete fat që me 1997 per krimet e tij.



Pse Fatmiri nuk shkoi vete në ambasaden amerikane do thoni? Ai sapo mori kaseten ate dite dhe e kuptoi se ajo kasete ia rrezikonte jeten. Ai duhet të vepronte me shpejtesi. Nese shkonte vete në amabasade, mund të mos e prisnin akuzohej kerkohej per vrasje.

Nese u tregonte se cfare kishte në dore per të siguruar takım, njerzit e klosit do ta mesonin dhe do të kerkonin ta zhduknin bashke me kaseten ,para se të merrte takım me amerikanet.

Prandaj Fatmiri deshi ta takonte azemin, i bindur se edhe ky do të kishte interes të shkonte ne ambasade me të pasi në bisede permendej edhe azemi që i ishte vene koka në loje në skenar. Fatmiri as e imagjinonte se Azemi nuk do ta refuzonte të shkonte në ambasade.

Ne biseden e shkurter me azemin, Fatmiri, kuptoi se ky azemi ishte bere zarı i klosit per të shpetuar koken nga berisha dhe per të marre PD. Fatmiri u nervozua shume se e kuptoji që azemi do ta spiunonte direk tek klosi.

Ne keto kushte nervozizmi Fatmiri vrau azemin. Pas kesaj as që mund te imagjinohej që Fatmiri të shkonte në ambasade. Ne të vertet Fatmiri nuk kishte as besim te keta të ambasades per shkak të lidhjeve qe kishin me klosin. Ai donte të gjente nje lidhje direkte ne Uashington që të dergonte kaseten.

Ne librin e De Villers Fatmir haklaj bashkepunon me nje terrorist Al -Qaeda, të quajtur Hasan Mohamed Al -Jafari, ish shefi i sherbimeve sekrete sudaneze, njeri i rrjetit terrorist të Bin Laden per të cilin në liber thuhet se ngriti rrjetin e bin ladenit ne shqiperi. Ku Al Jafari, që në liber paraqitet sikur strehohet në Tropoje në shtepine e Fatmir haklajt, në fakt eshte sajuar si personazh nga De Villers mbi bazen e nje personi konkret, egjiptjanit Salah El -Sayed, nje terrorist i rrezikshem që erdhi në shqipri si nje punonjes i Fondacioneve bamirse arabe. Al -Jafari na jepet ne liber si të gjithe të dhenat e Salah El -Sayed, ai ishte i martuar me nje femer shqiptare, kishte shtepi në zonen e Oxhakut në Tirane, ku banonte familja e tij.

Salah El Sayedin e egzekutoi Renea në tetor 1998 në shtepine e tij në Tirane, ku e gjeten të fshehur në nje lavatriçe. Kete Salah el Sayed kishin bere plan ta conin në Tropoje, tek shtepia e Fatmir haklaj, me rekomandimin e klosit, por pa e ditur Fatmiri se cili ishte që ta kompromentonin.

Do t’i benin disa foto apo filmime me ane të agjenteve të tyre (edhe shume filmime tek emisioni ”Xhungel ”jane të bera fshehtas në ate kohe nga agjentet e klosit ),mund te ma prezantonin edhe mua si bamirse Arab pa e ditur se cili ishte ai. Ne liber Al-Jafari bisedon me Fatmir haklajn per atentatin, ben plan bashke me të, dhe të dy udhezojne Britan Maten, emri më te cilin paraqitem une Izet Haxhia në liber, se ku duhet ta çoje kamionin e ngarkuar me eksploziv në Tirane.

Kur të ndodhte atentati në realitet, Jo ne liber, se në liber do të pershkruhej me vone ,pra kur të ndodhte atentati tek ambasada amerikane, do të nxirrnin si prova fotot e Fatmiri dhe te mijat me kete Salah el -Sayed si prova, t’ua jepnin amerikaneve, që te dergonin Apache per të vrare fatmirin, se mua do më kishin vrare të paketuar brenda në kamjonin që do shperthente tek Ambasada amerikane në Tirane.
Image result for azem hajdari
Te gjithe kete skenar të vertet e prishi vrasja e azem hajdarit, pas refuzimit të tij per të shkuar tek ambasada amerikane me Fatmir haklajn. Fatmir e regjistroi biseden e shkurter me azemin, ashtu siç kishin regjistruar Haklajt ngjarje të tjera. Dy kaseta kishte që Fatmiri i mbante me vete në trup në nje kuti metalike speciale, si kutite e duhanit. Kaseten që i derguan me biseden e Fatos klosit me De villers në Paris, dhe kaseten me biseden me Azemin mbremjen kur e vrau në Tirane.

Image result for azem hajdari

Te dy keto kaseta ia moren në trup kur u vra naten e 4 nentorit 1999 dhe ato rane në doren e klosit. Botimi i pare i librit të De villers eshte ne 20 janar 1999. Libri ka 256 faqe në botimin e pare në frengjisht. Ne kete liber ngjarjet arrijne deri në mes të nendorit 1998. Per sa kohe e shkroi librin De villers ,duke llogaritur kohen që ju desh për redaktimin per procesin shtupshkrimit masiv. A mund të besohet që De villers e shkruajti librin per e shumta gjashte jave? ??

Nje liber që ben fjale per nje vend të panjohur për autorin, ku ai pershkruan sakte vende që nuk i ka njohur apo shkelur kurre, si ato në Tropoje apo Tirane. Ne Tirane ai pa vetem rrugen nga hotel ”Rogner ”,deri tek zyrat e shik, ku e priti klosi. Si shpjegohet që De villers pershkruan më saktesi disa muaj para se të ndodhte nje nga atentatet që iu bene fatmir haklajt gjate vitit 1999.


Image result for azem hajdari
Libri i De villers permban te dhenat që mungojne që të zbulohet e verteta e vrasjes se Azem hajdarit. Te gjitha pyetjet që kane ngelur pergjigje gjate hetimeve të vrasjes,marrin pergjigje duke perdorur si prove në hetime kete liber. ……………………Ne ditet në vazhdim do tu tregoj rolin e berishes ne nxjerrjen nga selia të hajdarit. .kush e sajoi alibine e telofonates per azemin dhe pse? Pse nuk u kerkua kurre të gjendej telefoni i humbur i hajdarit. ..etj. .

No comments:

Post a Comment

“O mercenarë të rrenës dhe mashtrimit”- Donika Gërvalla eskalon në gjuhë ndaj gazetarëve pasi s’u prit nga askush në SHBA

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar me një gjuhë të pazakontë ndaj gazetarëve, pas raportimeve se atë nuk e priti askush në SHBA. Gë...